Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/06

Shkupi zyrtar reagon ashpër ndaj premierit shqiptar Edvin Kristaq Ramës: Kërkon të largojë vemendjen nga problemet në Shqipëri, duke ndezur zjarrin tek fqinjët

ramaaaaa

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edvin Kristaq  Rama, gjatë një interviste në ‘Klan Kosova’ mbrëmjen e së enjtes.

“Politikanët nga vendet fqinje, që kërkojnë me këmbëngulje të tërheqin vëmendjen nga problemet në vend, duke ndezur zjarrin te fqinjët janë në kundërshtim me vlerat europiane”, thotë Ministria e Jashtme maqedonase.

“Natyrisht që, më tërheqëse – thuhet në deklaratë, – është të merren me vendet fqinje, në kushtet kur kanë vështirësi me nevojat reale të qytetarëve në vendin e tyre”.

Shkupi zyrtar kërkon që si Tirana, edhe Prishtina më mirë të përkushtohen në reformat që janë shumë të nevojshme, para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon.

Edhe pse në deklaratë thuhet se nuk duan që të përmendin emrat, se kush është duke u përzier në Maqedoni, kuptohet që ajo ka të bëjë me reagimet e Edvin Kristaq Ramës dhe Hashim Thaçit në Prishtinë.

A po mbështet vertet DASH qendrimet e Donald Lu në Shqipëri?

170126-department-of-state-ok-1502_137947ea74c16b373ab2991881993ecb.nbcnews-ux-2880-1000

Qendrimi i ashpër i ambasadorit Donald Lu ndaj Kryeprokurorit Llalla, por edhe vendimi për të revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorëve përveçse ka prodhuar shumë debate ka ngritur edhe një pikëpyetje të madhe: Aështë ky një qendrim i tij personal apo është qendrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit? Deri tani nuk ka asnjë deklaratë të mirëfilltë zyrtare nga DASH, kjo mbase edhe për faktin se shumë zyrtarë amerikanë janë dorëhequr pas mbërritjes së administratës Trump dhe emërimet e reja ende nuk janë bërë. Por mediat kanë kërkuar një reagim nga DASH dhe konretisht Zëri i Amerikës.

“I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse veprimet e ambasadorit Lu në Tiranë përfaqësojnë qëndrime personale dhe jo të Departamentit të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Mark Toner u shpreh se “politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi”, shkruhet në lajmin e VOA.

Më tej thuhet se zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashkuara”.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike”, përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner për Zërin e Amerikës.

Siç shihet, kjo deklaratë është tejet strikte dhe përfaqëson qendrimin e mëparshëm të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Mark Toner nuk i jep përgjigje të drejpërdrejtë pyetjes nëse Donald Lu po vepron personalist apo institucionalisht.



Departamenti i Shtetit shprehu të premten mbështetjen për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse veprimet e ambasadorit Lu në Tiranë përfaqësojnë qëndrime personale dhe jo të Departamentit të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Mark Toner u shpreh se "politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm."

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen një ditë pas shkëmbimit të akuzave publike mes Ambasadorit Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ambasadori Lu e akuzoi prokurorin e përgjithshëm për pengim të reformës në drejtësi. Zoti Llalla u kundërpërgjigj duke e akuzuar zotin Lu për shantazh dhe ndërhyrje ndaj institucionit të tij.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha të premten se "Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë", u shpreh zëdhënësi.

"Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike", përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani: Projekti 1 miliard euro i shpallur nga kryeministri është pastrim parash

Manjani-Ylli

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se projekti 1 miliard euro i shpallur nga kryeministri Rama është pastrim parash.

Me anë të një shënimi në Facebook, Manjani shkruan se kultivimi dhe tregtia e hashashit ka mbledhur 1 miliard euro, por u duhet një vend për t’i fshehur.

Ai nënvizon se mënyra më e mirë është investimi. Sipas tij, investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.

“Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale)”, thekson Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë shkruan se oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve.

“Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash”, bën me dije ai.

Ndër të tjera, Manjani, thekson se kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertës së vet. Ndërsa, shton se kushtu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë.

“Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit publik. Konsensionet jane borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i regjistron si boxh menjëherë”, shkruan ai.

Sipas ish-ministrit, tani i mblodhen paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe tregtimit të hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme, thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria!

“Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan denimit! Trafikantët e vërtëtë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë”, shkruan Manjani.

Ndër të tjera, ai, thekson se sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të fillojnë të dalin në sipërfaqe.

“Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht. Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet”, shkruan ish-ministri.

Ndërkaq, Manjani, bën me dije se çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet.

Ai thekson se me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.

“Shqiptarët nuk mund t’i lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm! Si fillim nuk duhet të largohet FMN…”, mbyll komentin e tij në Facebook ish-ministri.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kanë lançuar para përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë dhe biznesit nisjen e programit të ri kombëtar të investimeve “Një miliard për rindërtim” në formën e partneritetit publik-privat për 3 vitet e ardhshme.

Presidenti Donald Trump thotë se megjithëse e “respekton” Presidentin rus Vladimir Putin, ata mund të mos kenë domosdoshmërisht një marrëdhënie të mirë.



Në një intervistë për televizionin “Fox News”, Trump tha se “është më mirë të kesh marrëdhënie pozitive me Rusinë dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISIS-­it, një luftë madhore dhe në atë ndaj terrorizmit islamik kudo në botë, do të ishte diçka e mirë”. Por ai shtoi se nuk e di nëse do të arrijë dakordësi me Putin. I pyetur për mizoritë e kryera nga Putin në të kaluarën dhe se si mund ta respektonte atë, duke njohur historinë, Trump e krahasoi Rusinë me SHBA­-të. Trump tha se edhe në SHBA ka plot vrasës. “Si mendoni ju, se vendi ynë është aq i pafajshëm?”- tha ai sipas disa pjesëve të intervistës që “Fox News ” i publikoi, para transmetimit të plotë të saj pas disa orësh. Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch Mcconnell, iu përgjigj këtyre komenteve në një intervistë për CNN­-in, duke thënë se “nuk ka asnjë barazvlerë” mes Shteteve të Bashkuara dhe Putinit.

Kapet rrjeti i madh i prostitucionit në Tiranë me taksistë, tutorë dhe polic

Policia ka publikuar pamjet e operacionit të kryer në Tiranë ku u kapën 22 persona si pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit,mes tyre taksistë, tutore, shpërndarës droge, vajza që shërbenin si prostituta dhe klientët e tyre. Në videon më poshtë është momenti kur policia mbërrin në dhomat e hotelit dhe kap në flagrancë kliente e prostituta. Siç shihet nga pamjet aty është gjetur edhe kokainë.
policia

Seks për 50 euro, kapet rrjeti i madh i prostitucionit në Tiranë me taksistë, tutorë dhe polic

Një rrjet i gjerë prostitucioni me mbi 20 vetë është kapur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj bëri të ditur detajet e këtij operacioni ku u kapën tutorë, prostituta dhe taksistë.
ervin-hodaj

Ai tha se hetimi ka zgjatur 5 muaj dhe është dokumentuar me prova vepra penale e shfrytëzimit të prostitucionit për 11 persona, 1 është në kërkim, ndërsa 10 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Mes të arrestuarve është edhe një polic, Elton Shtrepi, 32 vjeç.

Rekrutuese të vajzave të reja për prostitucionin ishin Ambra I. dhe Fllanxe. A. Organizatorë ishin takistët e arrestuar, Arben Bici, Kujtim Karamuça, Maringlen Ahmetaj. Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro. Vajzat dërgohesin në hotele apo ambiente të tjera për të kryer prostitucion. Këta shtetas, në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.







PERSONAT E ARRESTUAR

Fllanxe.A ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.penal, me preçedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.
Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njëjtën veper penale. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i K. Penal
Anxhela Xh, 36 vjeçe ,banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit “dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”,parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.
Maringlen Ahmetaj, vjeç 33 banues në Tiranë, taksist, ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit”,dhe “Shitjes narkotikëve”parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te K. Penal.
Arben Bici,36 vjeç ,banues në Tiranë,taksist, ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 114 dhe 25 i K.Penal.
Përparim Kola,41 vjeç ,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, taksist, ndaluar për veprën penale të ” Mos kallzimit të krimit”parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Kujtim Karamuça,50 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, taksistn ndaluar për veprën penale të ” Shfrytëzimit të Prostitucionit “dhe Shitjes së narkotikëve, parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te Kodit Penal.
Lendi Stefani, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë .Arrestuar për veprën penale “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge” parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.
Gjergji Rusa, 24 vjeç,lindur dhe banues ne Tiranë.Arrestuar për veprën penale të“Prostitucionit”, neni 113 i K. penal.
Albion Todri, 32 vjeç ,lindur ne Berat dhe banues ne Tiranë . Arrestuar për veprën penale “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “prostitucion” parashikuar nga neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.
Elton Shtrepi, 32 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. Ndaluar për veprën penale të” “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm ” Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim , dhe Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 245/1, 114 / 25 dhe neni 300 i Kodit Penal .
Janë proçeduar në gjëndje të lirë shtetasit:

E.S ,37 vjeç banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
G. K, 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
A.B, 33 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
R.D, 32 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën vepren penale të “Prostitucionit”.
O. P, 26 vjeçe, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale te “Prostitucionit”.
I. Gj, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
J.S, 35 vjeçe , lindur ne Durres dhe banuese në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
A.B ,28 vjeçe, lindur dhe banues në Elbasan.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
M. T, 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
G. H ,32 vjeçe banuese në Tiranë .Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
Shpallur në kërkim shtetasi :

M .K ,banues në Tiranë i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 I Kodit Penal.

Ja si i informonte shefi i komisariatit trafikantët e drogës

Haki Hasanbegasi

“Kthjellimi i kohës” në përgjimet e prokurorisë për kanabisin duket se përkon me fundin e operacioneve të policisë. Bisedat telefonike e tregojnë shefi i policisë Haki Hasanbegasi ishte i angazhuar të informojë kultivuesit në mal mbi situatën.

Haki Hasanbegasi dhe Gani Abazi dyshohen se kanë mbrojtur kultivuesit e kanabisit në zonën e Vlorës, Tepelenës, aty ku Hasanbegasi ishte shef komisariati përpara se të transferohej në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e policisë nuk janë të vetmit që po hetohen për fenomenin e shumëdebatuar të hashashit, pasi edhe shumë drejtues policie janë nën hetim.

Rezultatet e këtyre hetimeve që mund të tronditin kupolën e policisë së shtetit pritet të publikohen në ditët në vijim, pa përjashtuar edhe arrestime të tjera në radhët e uniformave blu.

Në zonat e monitoruara nga Shërbimit Informativ dhe Prokuroria janë evidentuar edhe drejtues të lartë policie të implikuar në kultivimin e narkotikëve.

Nga të dhënat rezulton se shtetasit shqiptar, gjatë muajve Prill dhe Maj të 2016, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasive të mëdha të bimëve narkotike të llojit cannabis sativa.

Nga verifikimet e kryera në vend, rezultojnë parcela të mbjella me bimë narkotike, ku për kultivimin, mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e parcelave, janë aktivizuar një numër personash, të cilët qëndrojnë në kasolle të ndërtuara pranë parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

“Për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal, u bë e mundur këqyrja e disa parcelave në fshatrat “Vajzë” dhe “Velçë”, në Vlorë, ndërsa për arsye sigurie nuk u bë e mundur këqyrja e parcelave të tjera, në fshatrat e tjera”, thotë prokuroria.

Nga këqyrja u evidentuan parcela të mbjella me bimë narkotike që dyshohet të jetë cannabis sativa, duke dokumentuar kështu të dhëna që përputhen me të gjitha përshkrimet e evidentuara në informacionin e policisë gjyqësore.

Nga hetimet e kryera, janë mbledhur prova e të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e faktit kriminal, si dhe po vazhdon dokumentimi për personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët nisur nga forma e organizimit, veprojnë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas përgjimeve të kryera, rezultojnë se janë të paktën 9 persona dhe dy zyrtarë policie të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Tre prej tyre u arrestuan tre muaj më parë dhe fillimisht u tha se policia sekuestroi 2.3 ton kanabis, por vetë drejtori i policisë në një dalje publike tha se bëhej fjalë për 23 kilogramë, pasi kishte një ngatërresë me presjen dhjetore në komunikatën e policisë.

Pas tyre, vetëm pak ditë më parë u arrestuan edhe dy zyrtarët e policisë si dhe një person tjetër që dyshohet si organizator i kultivimit të lëndëve narkotike. Pesë shtetas të tjerë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën nga policia gjatë operacionit.

Sipas përgjimeve që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë në seancën e masës së sigurimit ndaj dy zyrtarëve të policisë, rezulton se Haki Hasanbegasi, me detyrë shef i rendit në Drejtorinë e Policisë Vlorë ka patur disa biseda të përgjuara me persona që kryenin aktivitetin e kultivimit të narkotikëve.

Nga përgjimet rezulton se Hasanbegasi interesohet për operacionet e policisë në zonat ku janë parcelat e të njohurve të tij. “Është goditur Krasti 2 dhe se janë afruar shumë afër, te mua sot”, thuhet në një bisedë mes shefit të policisë dhe një personi tjetër.

Më pas Hakiu i thotë se a erdhën prapë sot? Personi i thotë se po janë nja 300-400 metra larg dhe se a flet dot me njeri?

Hakiu i thotë se do të shikojë dhe se nuk flet dot në telefon.

Në një tjetër bisedë shefi i policisë pyet një tjetër person që ndodhej në Cakran nëse ikën ata.

Personi i thotë se po dhe se do të shkojë në Vlorë pas nja dy ditësh për ta takuar.

Më pas ai i ka telefonuar një tjetër personi, i cili ndodhej “lart në fshat” dhe që interesohej nëse kishin ikur ata. Hakiu i thotë që kanë ikur.

Ndërsa në një tjetër bisedë në shtator të vitit të shkuar, zyrtari i policisë i telefonon një personi dhe e pyet nëse është në mal.

Më pas i thotë se për 10 ditë mbarojnë shirat dhe ata do të takohen.

Në bazë të këtyre përgjimeve, ku ndër të tjera dalin edhe disa komunikime telefonike me Elton Çiçën, i vrarë në Tiranë në maj të vitit të shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg shefin e policisë së Vlorës dhe atë të Tepelenës, Gani Abazi.

Dy të arrestuarit mohuan akuzat, por gjykata vlerësoi si të mjaftueshme provat e prokurorisë për të mbajtur në qeli dy të dyshuarit.

Pjesë nga përgjimet e zyrtarëve të policisë

Më datë 15.08.2016,

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0692xxxxx, të cilit i thotë se ka lexuar në gazetë se është goditur Krasti 2. Personi i thotë se po është goditur Krasti 2 dhe se janë afruar shumë afër, te mua sot. Hakiu i thotë se a erdhën prapë sot? Personi i thotë se po janë nja 300-400 metra larg dhe se a flet dot me njeri? Hakiu i thotë se do të shikojë dhe se nuk flet dot në telefon. Personi i thotë që të vijë nesër në mëngjes dhe ta takojë, Hakiu i thotë që do të vijë nga ora 08:00 – 09:00.

Më datë 19.08.2016,

Hakiu telefonon një person me numrin 0693xxxxxx. Personi i thotë që sapo ka ardhur nga mali se ishte te “vendi i mirë”. Hakiu i thotë se është në Vlorë. Hakiu i thotë se kur do të vijë, personi i thotë se do të vij nesër, se nesër, është e shtunë dhe do të duhet që të vijë shpejt nga ora 09-11.

Më datë 05.09.2016,

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0699xxxx, të cilit i thotë se ku është se vetë iku për në Vlorë. Personi i thotë se është lart nga Cakrani. Hakiu e pyet se a ikën ata. Personi i thotë se po dhe se do të shkojë në Vlorë pas nja dy ditësh për ta takuar.

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0698xxxxx, të cilit i thotë se nga bëhet. Personi i thotë se është lart në fshat dhe e pyet Hakiun se a ikën ata… Hakiu i thotë se po ikën dhe se nuk krijuan ndonjë problem. Personi i thotë “dakord”.

Më datë 17.09.2016,

Hakiu i telefonon një personi përdorues i numrit 0694xxxx, të cilin e pyet nëse është në mal. Hakiu i thotë se si po ia kalon andej, a po lodhet. Personi i thotë se çfarë të bëjë, Hakiu i thotë se ja nja 10 ditë sa të mbarojnë shirat, mbarojnë pastaj dhe se këtej nga fshati është, po të zbresë do ta takojë. Personi i thotë se do ta takojë kur të zbresë nga mali se është lart akoma.

Më datë 28.09.2016,

Hakiu merr një sms nga përdoruesi i numrit 0694xxxxx me tekst “Interesohu me atë, pasi ai miku ka djalin e tij lart në mal dhe e ka kërcënuar pala tjetër. Ta shoqërojnë deri në dalje të vijë në shtëpi.

Më datë 16.10.2016,

Hakiu telefonohet nga një person me numër 0693xxxxxx, të cilin e pyet se ku është. Personi i thotë në Krasë, Hakiu i thotë se si po shkojnë punët andej lart. Personi i thotë “shumë mirë, çdo gjë në rregull”, Hakiu i thotë se i duhen nja një mijë euro për të paguar një detyrim. Personi i thotë “ok”.

Premieri shqiptar Edi Rama reagon për debatin e mbasadorit Lu dhe prokurorit Llalla

edi-rama-dettaglio.jpg;filename_=UTF-8''edi-rama-dettaglio

“Edhe reforma në drejtësi nuk është për ne, është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet për çdo qytetar që tek dera e gjykatës duhet të marë drejtësinë që i takon dhe jo të hajë çekiçin kokës se nuk kishte para të paguante drejtësinë dhe dikush tjetër ia bleu.
Është një reformë thelbësore që kalon përmes Vettingut. Vetingu nuk është as për mua as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm, as për dikë tjetër, është për njerëzit e zakonshëm që më në fund të çlirohen nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që i morën frymën këtij populli për 25 vjet”- kështu ka deklaruar sot kryeministri Rama në një aktivitet të zhvilluar me përfituesit e skemës lehtësuese nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Ky është reagimi i parë publik i kryeministrit që pas përplasjes mes ambasadorit amerikan në Tiranë dhe prokurorit të përgjithshëm gjatë javës së kaluar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...