Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/08

‘The Times’ shkruan për suksesin e Era Istrefit , Rita Orës dhe Dua Lipa



‘The Times and Sunday Times’ kanë bërë një shkrim dhe storie për këngëtaret shqiptare që famën e kanë shtrirë edhe jashtë kufinjëve shqiptarë.

Në këtë storie të publikuar në faqen e tyre në Facebook, përshkruhet shteti i Kosovës për nga madhësia dhe popullsia, e më pas tregohet që ndonëse shtet i vogël, nga aty kanë dal emra të mëdhenj të muzikës pop.E para, më famën më të madhe është Rita Ora. Pas saj vjen Dua Lipa kurse për fund si ëmbëlsirë mbet Era Istrefi dhe hiti i saj ‘BonBon’.

https://web.facebook.com/timesandsundaytimes/videos/1543855675643709/

How Kosovo is producing the best female pop stars.

-0:47


Pëllumb Kulla : Sa mirë bëre që vdiqe, o Dritëro!


Të qoftë i lehtë dheu që të hodhën përsipër, o njeri, por më e lehtë të qoftë balta, e paktë vërtet, por rëndesa e saj është mizore.

Po ti bëre mirë që vdiqe dhe na jep rast neve, që të deshëm, të duam dhe të nderojmë, që të merremi me të, sepse dheut nuk kemi se ç’i bëjmë.

Sa mirë, që ta zgjidhim këtë nyjë, po mundëm!

Vdekja jote, o Dritëro, na jep përparësi të themi ato që në të gjallë tënd nuk i thamë dot, ngaqë ti i dole zot vetë kaq e kaq herë. Ne jemi edhe më të zemëruar se ty, sepse ti ishe i vdekur. Dhe të vdekurit nuk zemërohen, paçka se ato që t’u thanë në vdekje janë qjndra herë më revoltuese, më shpifëse, më të padrejta dhe më të ndyra. Më të shumtët nga ata që të shanë ishin të paemra, ca edhe me gjysmëemra, por që të gjithë njësoj demagogë, njësoj sokëllitës, njësoj uluritës, njësoj mallkimtarë të diktaturës.

Çfarë thanë për ty, mund të t’i kishin thënë edhe sa ishe gjallë, edhe bile teksa lëngoje në shtrat. Do të të kishin gjallëruar. Do të të kishin ngritur në këmbë, më mirë se çdo doktor e çdo medikament! Aq revoltuese ishin.

Por pritën sa të vdisje.

Zhburrat mezi i presin vdekjet se ndihen më komodë pa atë njeriun që shajnë. Vdekjet u vijnë për mbarë shkarashkruesve që këndojnë trimëritë e veta, që mbushin

memuarët si ua do qejfi, që shtrembërojnë dhe pikturojnë ca realitete, që të vdekurit nuk ua kundërshtojnë dot.

Ti nuk i kundërshton dot teksa janë duke të thënë që ishe një nga pinjollët më të rëndësishëm të diktaturës! Ti, o Dritëro, paske qenë Luciferri i botës së artit. Ti, thonë ata, ishe koburja vrastare me të cilën Enveri vriste shkrimtarët dhe artistët, se ty diktatura të merrte pëlqimin, – dhe ti e jepje! – për çdo burgim dhe pushkatim! Ti këto mund të mos i kesh ditur as vetë, bile këta që të vërsulen të egërsuar, as t’I faktojnë dhe as t’i dokumentojnë këto. E nuk ndjejnë nevojën për fakte e dokumenta! Phë! Ata duan që ti të kesh qenë ashtu, e ti nuk thua dot jo, se nuk gjen në historinë e njerëzimit asnjë të vdekur që të thotë jo, pasi ka dhënë shpirt.

Ca bëjnë bè, – dhe nuk kanë pikën e turpit, – se ti veç gjysmën e kohës rrije në Lidhjen e Shkrimtarëve, se gjysmën tjetër e harxhoje në Ministrinë e Brendshme, duke firmosur urdhëra arrestesh e varjesh në litar!

Të hartojnë me zell lista mëkatesh me emra shkrimtarësh dhe artistësh që ti duhej t’u kishe dalë zot, sepse ishe çoban i tyre dhe të deshin të kishe protestuar, se ata po dënoheshin për faje që ndëshkonte diktatura, por ti duhej të betoheshe se kjo nuk ishte e vërtetë.

Dhe këta që të fajësojnë, o i dashur Dritëro, janë bashkëkohësit e tu. Nuk janë çunakë të rritur tani kur shahen ndyrazi pa ferrë në këmbë, pushtetarë të gjallë e të vdekur.

Fajësuesit e tu janë demagogë të paskrupull, që nuk të shajnë ty se, ta zemë, i paske lënë në baltë, kur ata kishin dalë të protestonin se po varej poeti Avzi Nelaj, po burgosej Minush Jeroja, apo syrgjynosej Spahivogli e prisnin t’u dilje në krye ti, me grushtat e tua përpjetë. Nuk ka rëndësi që ata nuk dolën për protesta hiç dhe as u pat vajtur në mend ajo gjë. Ta kërkojnë ty atë heroizëm!

Në atë kohë viheshin përpara skuadrës së ekzekutimit, ministra, komandantë repartesh partizane dhe partizanë të thjeshtë, por asnjeri nuk i kërkon asnjeriu që t’i kishte shpëtuar ata. Ty të kërkohet të kishe shpëtuar shkrimtarët! Unë, me stilin e kërkesës së Artur Zhejit, do t’i kërkoja Themie Thomajt, Ministres së Bujqësisë, të kishte shpëtuar nga burgu tërë bujqit dhe blegtorët! Por ata e fisnikërojnë kërkesën ndaj teje dhe bile, të duan të kishe shpëtuar eshtrat e Fishtës që u flakën në Bunë, të mbroje poetët që ty të bënin hije dhe ata që nuk ta rrezikonin famën hiç!

Ty, o i ëmbli poet, të kërkojmë tani që vdiqe, të kishe vdekur nja 50 vjet më parë në sheshin Skënderbej, duke I vënë flakën vetes, si Jan Palaku çek, në mbrojtje të shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë!

***

Por kjo nuk është veçse një zhurmë e poshtër, demagogjike, reaksjonare dhe antikombëtare. Këta shkurtabiqër që nuk bëjnë dot hije mbi dhè, e kanë dashur Shqipërinë e asaj kohe një shkretëtirë me thatësirë të zgjatur, me diell të ashpër, pa hije dhe pa oaze. Këta kërkojnë ca hije për staturën e tyre të shëmtuar duke u çjerrë tani se e deshën Shqipërinë e atëherëshme pa një Ismail dhe pa një Dritëro. Për nevojat e tyre dijallëzore ata ulurijnë të pakënaqur që vendi i tyre kishte vjersha dhe këngë! Meqë ishte diktaturë deshën që njerëzit të mos qeshnin, të mos mrekulloheshin nga pikturat, të mos përloteshin nga këngët e trimërisë! Nuk deshën këmbë aktori nga ata që të linin me gojë hapur, këngëtarë që i kthenin në skenë dy dhe tri herë. Këta i deshën mësuesit të mos u tregonin nxënësve bukuritë e gjuhës shqipe, deshën arsimtarë që të kundërshtonin programet e të mos i vinin shkollarët e vegjël të bënin hartime për luftën, të mos recitonin vjersha për qingjat, për malet me borë, për Partinë dhe për Enverin.

Këta maskarenj e dijnë fare mirë se po kërkojnë të pamundurën!

E kërkojnë tani dhe nuk guxuan ta kërkonin atëherë, jo më në Zërin e Rinisë, por as në një kafenè.

Këta të kujtojnë ata gazetarët amerikanë që Ilia Ehrenburgut, shkrimtarit, që vinte nga vendi i sovjetëve, pasi Stalini në një fushatë të egër pat vrarë dhe shfarosur mijëra e mijëra shkrimtarë dhe gjeneralë, kur shkeli në aeroportin e Nju Jorkut e pyetën: “Po ty zotëri që na zbret nga Moska, a nuk të vjen turp që ke mbetur gjallë?!” Poetët tanë të shquar kanë shkruar ca poema që edhe unë nuk do të desha t’i kishin shkruar, por ata nuk mund të bënin pa to. Në historinë e Europës së qytetëruar nuk pat shpëtuar dot nga këto haraçe as Gëtja, as Betoveni, as Pushkini dhe as Molieri. Shkrimtari gjerman Bertolt Breht ka shkruar një esse të tërë për “dredhitë që duheshin për të thënë të vërtetën” Këtyre poetëve tanë brilantë, udhëheqësi dhe partia e tij ua deshën vargjet si oksigjenin. Por vargjet e tyre nuk ndryshuan asnjë mendje dhe nuk shndërruan asnjë urrejtje në dashuri. Dredhia e këtyre dy mjeshtërve në dhënien e haraçit, bëri që ata të kapnin lartësira dhe mundësira të nxirrnin vepra që mbeten në visaret e kombit, ua bëri voli që të ushqenin shpresën popullit, lartësuan gjuhën e bukur shqipe, dhanë me bollëk nënkuptime, lëvruan alegoritë e “Kalit dhe Gomarit” dhe të kinezërive shqiptare të importuara tek “Koncerti” Këta autorë madhorë u bënë pararendësit e demokratizimit të shoqërisë së asfiksuar shqiptare.

Korpusi i artë i veprave që bënë, do të ndrisë në shekuj dhe pastaj, në shekuj, asnjeri nuk do t’u shtrojë më kurrë kërkesa të marra dhe idiote për ato që nuk bënë dot.

Vende të tjerë në botë kanë patur shkrimtarë që i kanë bërë ballë më me trimëri diktaturave. Atyre vendeve këta tanët, ua kishin zili jo shkrimtarët, por diktaturat.

***

Në këto ditë zije dhe unë pata publikuar ca kujtime dhe me keqardhje përballa me durim ca sulme të paemrash që ndynin veprën dhe emrin e Agollit. Bile, pa pritur të vdisja, nuk mënuan të më sulmonin dhe mua, një krijues modest, që nuk pata shkruar as “Nënën Shqipëri” dhe as “Përse mendoheshin malet.” Me fraza parafabrikate më fusnin, me të drejtë, në kategorinë e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, por nuk më nxinin dot me asgjë. I vetmi mëkat ishte kategoria, ajo që më përkiste, meqë kam botuar vëllime, drama, komedi e kam angazhuar aktorë në qindra komedijëza skenike dhe televizive. Dhe unë duhet të skuqem për to?! A nuk duhet të më thuhet një fjalë e mirë dhe të falenderohem për tërë gazin dhe buzëqeshjet, që kam shkaktuar, unë “shkrimtari i socrealizmit?!” E nëse pranoni dhe ju se nuk paskam asnjë mëkat “komunist”, qënka faj të të kenë sjellë hyjnitë të jetosh në kohëra diktatoriale?! Mirë, atëherë:

Ti, o kritizeri im i pafytyrë dhe ju, o sharamanë pa gravitet tokësor, që kërkoni heroizmat e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, nuk ju vjen turp që nuk kryet ju vetë një akt heroik?! Akti heroik nuk ka nevojë as për emra, që ju s’I kishit, as për stilograf, as për penel dhe as për piano e violina. Do t’ju kërkoj pra, atë që i kërkoni Dritëroit dhe Ehrenburgut:

Nuk ju vjen turp që keni jetuar në diktaturë?! Dhe as që keni mbetur gjallë nuk ju vjen turp?!

Nga: David L. Phillips : Ndikimi i “America First” në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kosovës



Në botën “America First” të presidentit Donald Trump, nuk duhet të pyet Kosova vetëm atë se çfarë mund të bëjë SHBA për të, por edhe të konsiderojë çfarë Kosova mund të bëjë për SHBA.

Ka shumë çështje që kjo mund të arrihet. Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa shqiptarët nuk kanë mik më të madh sesa SHBA.

Mbështetja amerikane për Kosovën, si shtet me dy milion banorë në Ballkanin perëndimor, çdoherë ka qenë bipartizane. Me shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës deklaruan pavarësinë në 1992. Administrata amerikane në mënyrë të suksesshme mbështeti demokracinë dhe të drejtat humane në Kosovë, përfshirë këtu edhe vetëvendosjen.

Agresioni serb rezultoi me vdekjen e mbi 10.000 shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e rreth një milionëve. Presidenti Bill Clinton vendosi për bombardimin e forcave serbe dhe ruajti shqiptarët nga gjenocidi i 1999. Presidenti George W. Bush koordinoi deklaratën e pavarësisë në 2008, ku sot 113 shtete kanë njohur integritetin dhe sovranitetin e saj.

Momentalisht Kosova nuk është vend i qëndrueshëm. 20 përqind e territorit të saj, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës dhe lumit Ibër, është nën kontroll të Serbisë. Serbia ndërtoi një mur ndarës në Mitrovicë për të aneksuar atë me “modelin Krimea”.

Kosova gjithmonë ka përkrahur marrëdhënie speciale me SHBA. Pas zgjedhjes së Trump dhe tentimit për të lëshuar pe nga Rusia (mbështetësit serb) dhe kërkesa për t’u marrë vetëm me probleme të brendshme, vendos Kosovën në pozitë të palakmueshme.

Vojislav Sheshel, lideri i Partisë Radikale serbe, u bëri thirrje serbo-amerikanëve për të votuar Trumpin. Ai i ftoi ata për të votuar për të “ardhmen e Serbisë”. Serbët ju gëzuan fitores së Trump për shkak të qëndrimit pro-rus. Ditë pas fitores së tij në Mitrovicë u vendosën shumë postera me fotografinë e Trump ku proklamonte: “Serbët qëndrojnë pas Trump të gjithë sëbashku.”

Kosova nuk është e qetë dhe kjo mund të konstatohet pas udhëtimit të trenit provokativ serb në Kosovë, që u ndal më pas nga njësia speciale ROSU. Pas saj reagoi presidenti serb Tomislav Nikolic duke kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe për të mbrojtur minoritetin serb.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, ofroi garanci për Kosovën duke theksuar: “Kosova është një shembull suksesi se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përkushtohet, angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe interesave të tij.” Ai mbështeti dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas Mattis në Kosovë janë të stacionuar 4600 trupa të NATO prej tyre 650 ushtarë amerikanë të “Camp Bondsteel” në Kosovën lindore.

Ndërkohë që kujtimet e gjeneral Mattis janë të mirëseardhura, durimi i Trump nuk është pa limite.

Elita politike e Kosovës është e njohur për korrupcionin. Disa shqiptarë të Kosovës nuk largohen nga detyrat zyrtare vetëm për t’u ruajtur nga ecuritë penale.

Ekonomia e Kosovës është e rëndë, papunësia arrin deri në 45 përqind, ndërsa te të rinjtë kjo është shumë më e madhe. Me ekonomi të pazhvilluar vendi është i pafuqishëm për të luftuar radikalizmin. Me 90 përqind muslimanë shumë shqiptarë të Kosovës janë zhvendosur në luftime përkrah ISIS në Siri dhe Irak.

Administrata Trump nuk do shkojë larg për të ridefinuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Duam apo nuk duam, “America First” është kredoja momentale për definimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Kosova mund të demonstrojë vlerat e saj si partner i fuqishëm kundër dhunës së ekstremizmit dhe të luftojë terrorizmin. Kosova ka qenë bastion i i tolerancës dhe modernizmit fetar. Mund të jetë model pozitiv për vendet e Europës juglindore.

Në nëntor 2016, policia anti-terror arrestoi 19 persona që kishin përgatitur sulme gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në parim, celula e tyre ishte përgatitur për sulme në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë në Ballkan. Agjencia e Intelegjencës së Kosovës duhet të thellojë bashkëpunimin me zyrtarët amerikanë në fushën kundër-terrorizmit.

Gjykata e Kosovës ka linjë të ashpër për ish ushtarët shqiptarë që kanë marrë pjesë në luftimet jashtë shtetit, duke i dënuar mbi 15 vjet burg me procese gjyqësore të përfunduara brenda gjashtë muajsh. Pas forcës së ligjit, Kosova ka zhvilluar një fuqi për ngritjen e edukimit, zhvillimin ekonomik dhe moderimin e mesazhit nga imamët.

Më shumë mund të bëhet. Politikanët e Kosovës kundërshtojnë idenë se atje ka një problem vijues me radikalizmin. Me ndershmëri dhe vullnet politik, Kosova mund të bëhet lider në parandalimin, përforcimin dhe ri-integrimin.

Kosova kërkon anëtarësim në NATO. Në fund Garda Kombëtare e Kosovës mund te jetë një aset për trupat paqësore të NATO dhe pjesëmarrjen në operacionet stabilizuese. Në rrugën për kthimin e saj në ushtri të Kosovës, qeveria e Kosovës duhet të ofrojë partneritet për forcat e sigurisë së NATO. Krijimi i kapaciteteve mund të integrojë Kosovën në NATO dhe strukturat tjera Euro-atlantike.

Veç kësaj, Kosova ka një eksperiencë ekstensive në pastrimin dhe neutralizimin e minave tokësore. Ekspertët e Kosovës me eksperiencën e tyre mund të japin kontributin e tyre duke punuar në kuadër të OKB për çmontimin e minave në vende të ndryshme të botës.

Kosova ishte një projekt i komunitetit ndërkombëtar për dekada. Për ta ruajtur këtë, Kosova duhet të demonstrojë vlerat e saj përpara administratës Trump. Operacioni më i madh është siguria, që mund të shërbejë për agjendën Trump të “America First” . Do ishte edhe një avancim i interesave të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi: Shqipëria s’mund ta mbrojë sovranitetin e Kosovës


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ditën e martë ishte pjesë e një forum diskutimi në Shqipëri, të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.

“Kosova shtet vetëm sa e ka fuqizuar kombin shqiptar”, tha numri dy i qeverisë së Kosovës, duke theksuar se për të ruajtur sovranitetin e saj Kosova mund të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE, por jo nga Shqipëria.

Kuçi sqaroi se nuk ka asnjë interes në Kosovë që të shqiptarët të bëhen nxitës të ndonjë konflikti në rajon, përkundrazi, ata do të tentojnë që të ruajnë dhe zhvillojnë paqen me fqinjët.

Ai foli dhe për skenarët që u përfolën në media për këmbim territoresh me Serbinë dhe i cilësoi si deklarata e opinione që vijnë nga bota akademike apo intelektuale dhe që s’kanë asnjë lidhje me qëndrimin zyrtar, i cili sipas Kuçit, duhet të jetë i kujdesshëm dhe në pajtim me kufijtë me të cilët Kosova është njohur si shtet prej partnerëve ndërkombëtarë.

“Shpeshsherë flitet deri ku shteti shqiptar mund të ndihmojë shtetin e Kosovës? Unë mendoj që mund ta ndihmojë ashtu siç e ka ndihmuar deri më tani. Por janë 3-4 çështje që ne duhet ti bëjmë vetë”, ka thënë Kuçi.

“E para sovranitetin duhet ta ushtrojmë vetë, mos të kërkojmë nga Shqipëria, mbase duhet të kërkojmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE-ja. E dyta në tërësinë territoriale duhet të kërkojmë garanci ndërkombëtare. Besoj që kjo është më e udhës, ne e kuptojmë këtë lloj mbështetje që marrim nga Shqipëria, por duhet të jemi korrekt që të themi se Shqipqria dhe Kosova duhet t’i prijnë asaj që të hyjnë sërish në luftë. Ka patur luftëra mjaftueshëm. E treta duhet që autoriteti i ligjvënies dhe vendimarrjes në Kosovë ti ketë duart më të lira. Por të gjitha këto raporte duhet të jenë të kujdesshme edhe në raport me unionin evropian. Të gjithë ne Kosova, Serbia edhe Shqipëria duam të hyjnë në unionin evropian”, është shprehur Kuçi.

“Të gjithë ne kemi një pjesë të mbetur etnike diku tjetër. Shqipëria ka shqiptarë jashtë saj, po ashtu Kosova, po ashtu dhe Serbia. Hyrja në unionin evropian është rruga e parë në bashkimin e këtyre pjesëve të mbetura etnike në një organizatë. Zbutja e ekstremizmave fetare, fenomen ky më pak i theksuar në Shqipëri, por më shumë në Kosovë”, u shpreh Kuçi ndër të tjera.

I pyetur nga studentët për qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama që këtu cilësohen si nacionaliste, Kuçi iu përgjigj se marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare nuk kanë nevojë të kalojnë në retorikë nacionaliste.

“Ne duhet ta luajmë rolin e partneritetit. Ne kemi thënë që është shteti nënë dhe ne e kemi patur pikë reference, pikë drite, duhet të dalim me logjikën si ne që kemi shqiptar në Maqedoni kudo tjetër, duhet të japim premtime për aq sa mund t’i mbajmë. Por edhe nuk duhet të kërkojmë nga Shqipëria një veprim që e dëmton Shqipërinë”, ka thënë Kuçi.

“Ne duhet të bëjmë veprime të kujdesshme. Ne duhet t’i ikim politikave të inatit. politikave nacionaliste dhe të kemi politika që kërkojnë anëtarësimin në unionin evropian. Askush më shumë në rajon nuk ka nevojë për vlera evropiane se sa kombi shqiptar. Edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kurrë nuk do të kërkojmë prej Shqipërisë diçka që e dëmton shtetin shqiptar, por atë që ka kapacitet për të bërë. Edhe ne do të kërkojmë të njëjtën. Ne do bëjmë për Shqipërinë atë që nuk e dëmton kurrë, por të kundërtën do ta forcojmë Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, është shprehur zëvendëskryeministri Kuçi.

Kush është Driton Gashi, shefi i ri i AKI



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kjo është biografia e shefit të ri të AKI-së e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishte sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie.

Shefi i ri i AKI-së është i lindur në Prishtinë, më 30.08.1977

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Po në Prishtinë ka kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike.

Gashi studimet Master i kreu po në Shkenca Politike, në South East Europian University Maqedoni.

Gashi ishte zyrtar i lartë për Siguri Publike-Zyra e Kryeministrit, ndërsa ka qenë edhe në pozitën e zëvendësdrejtorit për hulumtime kualitative të opinionit publik- Qendra për Studime Politike, asistent i Shefit të Grupit Parlamentar-Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu ka qenë konsulent i UNDP për Strategjinë anti-trafikim me qenie njerëzore;

Ai ishte drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, këshilltar i UNDP në MPB për çështje të anti-trafikimit.

Driton Gashi, së fundi ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Interpol deklarohet: Kosova nuk ka lëshuar asnjë fletë arrest për serbët e dyshuar për krime lufte



Mos njohja e shtetësisë së Kosovës nga disa vende anëtare të OKB-së, ka penguar vendin tonë që të jetë me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare të Interpol-it. Por kjo nuk e ka privuar atë, që të ketë të drejtë që të lëshoj fletë arreste në INTERPOL përmes UNMIK-ut, për personat e dyshuar apo pjesëtarët e ushtrisë e policisë serbe të cilët kanë kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndonëse Serbia ka paraqitur me qindra fletë arreste ndaj kosovarëve në Interpol, që nga paslufta shteti i Kosovës nuk e ka dërguar as edhe një kërkese të vetme për ndalesë të ndonjë pjesëtari të ushtrisë serbe për krime lufte në Kosovë.



 Kjo e drejtë e paraqitjes së fletë arreste në Interpol, Kosovës iu është mundësuar përmes UNMIK-ut, si urë lidhëse deri në momentin kur pranohet me të drejta të plota në OKB. Zyra e Interpol, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se nuk posedon ndonjë dokument apo kërkesë të tillë nga institucionet e Qeverisë së Kosovës.


 Sanam Dolatshahi, nga zyra e Interpol që është në kuadër të UNMIK-ut në Kosovë ka thënë se për informacione më të hollësishme në lidhje me këtë çështje duhet ti drejtohet Ministrisë së Drejtësisë, pasi që kjo zyre nuk ka ndonjë të dhënë për këtë çështje.


Në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë se Drejtësisë kanë zgjedhur të mos deklarohen fare në lidhje me këtë teme.


Në Kosovë sipas shifrave zyrtare figurojnë 11 mijë e 840 persona që kanë humbur jetën në luftën e vitit 1998-99, nga forcat ushtarake-policore serbe.

Edhe pse ekzistojnë dëshmi të gjalla persona që i kanë shpëtuar masakrave të ndryshme, Qeveria e Kosovës, nuk ka kërkuar që zinxhiri komandues i ushtrisë serbe të ndiqen për këto vepra në mënyrë ndërkombëtare përmes Interpol


Harta e paparë e Shqipërisë së tri detrave! Nga Nishi në Kavall, nga Podgorica në Janinë!

Një hartë e rrallë i është dërguar redaksisë së shqiptarit nga adhurues dhe hulumtues të dokumenteve historike për shqiptarët. Një hartë tepër e rrallë dhe e papublikuar më parë në media, sipas kërkimeve të bëra, rezulton me shtrirjen e shqiptarëve në tri dete, Adriatik, Jon dhe në Egje. Në detin Egje nuk e përfshinte vetëm Selanikun, por edhe Kavallën, një qytet i njohur edhe për mbiemrat që u ka dhënë shqiptarëve, nëse nuk ishin shqiptarët që ia dhanë vetë emrin, bazuar në instrumentin muzikor tradicional shqiptarë Kavallin.


Po ashtu janë edhe shumë qytete të tjera që sot kanë mbetur në Greqi, tërë krahina e Çamërisë, por edhe një pjesë e Atikës, që ishte e banuar, jo vetëm sipas historisë, por edhe të ish diplomatëve grek, nga shqiptarë autokton, arvanitas. Po ashtu janë Brenda Shqipërisë edhe qytete si Larisa. Ndërsa, pjesë e Shqipërisë etnike ishte edhe tërë Maqedonia e sotme dhe një pjesë e Bullgarisë. Po ashtu Shqipëria shtrihet sipas kësaj harte duke përfshirë Brenda territorit Nishin e sotëm, siç njihej kufiri I Mollës së kuqe, që është përtej Nishit. E tërë krahina e Sanxhakut, që sot shtrihet ën Serbi dhe Mal të Zi, me kryeqendrën Pazarin e Ri (Novi Pazarin) ndodhej brenda Shqipërisë, dhe madje edhe qytete si Podgorica, që sot është kryeqytet i Malit të Zi, ndodheshin brenda etnikumit shqiptar, dhe shtrirjes që bota atë kohë e quante Shqipëri. Shikojeni pra sa jën janë gjymtuar territoret e sotme, sa territore ka marrë Bulgaria, e ve[mas Greqia dhe Serbia, por edhe Mali i Zi është dyfishuar nga dhurimi i territoreve prej fuqive të mëdha Rusisë, Britanisë, Francës etj. Edhe një arsye dhe fakt i pakontestueshëm se pse nuk duhet dhuruar asnjë centimetër Malit të Zi.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...