Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/08

Si përgjohën telefonat mobil nga policia etj.


Mënyrat e përgjimit nëpërmjet celularit ose në vende publike


Përgjimet telefonike arrihen vetëm me aparatura super të shtrenjta


Strukturat e shtetit tonë përdorin dy lloj përgjimesh. I pari është nëpërmjet telefonave, ku më të thjeshtit janë telefonat e shtëpisë, më pas mesazhet në celularë dhe më të vështirat janë thirrjet telefonike. Ndërsa i dyti është përgjimi ambiental, i cili bëhet në ambiente publike, pasi në ambiente private është i ndaluar, por në rrugë antiligjore, për motive të ndryshme, nga persona apo subjekte të ndryshme përdoret edhe në pronat private. Por, si realizohen këto dy lloj përgjimesh. Ato janë sa të thjeshta, aq edhe të ndërlikuara.



Përgjimi ambiental

Përgjimi ambiental është i njohur jo shumë në vendin tonë për faktin se aparaturat kanë munguar dhe në të shumtën e rasteve janë blerë jashtë vendit. Por, vitet e fundit, çmimet e përgjuesve ambientalë, ku kemi renditur disa prej tyre, kanë zbritur ndjeshëm, sa mund të blihen edhe nëpërmjet internetit. Kryesisht, këto aparatura blihen për konkurrencë biznesesh, për tradhti bashkëshortore, ose për motive të tjera.

Image result for prisluskivanje telefona

Megjithatë, nuk përjashtohen rastet, kur përdoren edhe nga strukturat shtetërore, sidomos për të arritur në zbardhjen e ndonjë krimi ose në denoncimin paraprak të tij. Por, strukturat shtetërore, për përgjimet ambientale përdorin mjetet më të sofistikuara dhe më të arrira, ndryshe nga ato që mund të përdoren edhe nga privatët.


Image result for prisluskivanje telefona

Një prej këtyre aparaturave janë makinat, të pajisura me të gjithë teknologjinë e nevojshme për video dhe audio, që kryesisht instalohen në furgonë, për të mbajtur nën vëzhgim elementë kriminalë, sidomos në zbulimin e korrupsionit, ose parandalimin e ndonjë ngjarjeje të rëndë. Në pamje nga jashtë, makinat duken normale, ndërkohë që brenda tyre, kanë kamera të sofistikuara, mikrofona me valë që thithin zërin deri në 300 metra dhe programe të posaçme për regjistrimin e tyre, ose filtrimin, kur kemi të bëjmë me zona urbane dhe audio mund të çakordohet. Por, mikrofona të tillë, kryesisht përdoren në zona të hapura dhe banesa të veçuara, megjithëse për to, ekzistojnë edhe antipërgjuesit.


Përgjimi i telefonit

Ajo që për shqiptarët mbetet një enigmë e madhe është përgjimi telefonik, saqë shpeshherë themi na kanë vënë në përgjim telefonin, pavarësisht se mund të mos ketë asnjë arsye.

Image result for prisluskivanje telefona

Realizimi i përgjimit telefonik bëhet në disa mënyra dhe nga struktura të posaçme. Përgjimet e telefonave fiks janë më të lehtë, për vetë arsyen se në shërbimin e telefonisë fikse, zëri nuk kriptohet.

Image result for prisluskivanje telefona

Kjo do të thotë se kushdo që lidhet paralel me linjën tuaj të telefonit fiks mund të dëgjojë atë që ju dëgjoni apo flisni. Më vështirë paraqitet çështja për thirrjet me celularë.

Image result for prisluskivanje telefona

Fillimisht, për një përgjim celulari duhet të identifikohet personi që përgjohet. Por, kjo arrihet nëpërmjet kompanive celulare, të cilat e kanë detyrim ligjor regjistrimin e abonentëve.


Image result for pergjimet telefonike

Vendndodhja

Në ndryshim nga telefonia fikse, celulari të lejon të flasësh edhe kur zhvendosesh nga një vend në tjetrin. Sipas specialistëve, sistemi i gjeneratës së dytë të telefonisë celulare GSM mundëson të përcaktojë vendndodhjen e një abonenti, bazuar në qelizën (cell) që atij i shërben. Kjo vendndodhje nuk është e përpiktë dhe në qytet lëviz, në një rreze më të vogël se dy km, ndërsa për zona rurale shkon deri në rreze teorike prej 35 km, pasi kjo varet nga antenat e vendosura nga kompania përkatëse celulare.


Image result for pergjimet telefonike

SMS-të

Mesazhet përgjohen lehtësisht, pasi përdoret serveri i kompanisë, të cilit mund t’i vendosen parametra të ndryshëm, si për kohëzgjatjen e ruajtjes së SMS-ve, apo edhe për parametrat e kujtesës. Bashkë me tekstin e mesazhit ruhen edhe të dhënat e tjera identifikuese, si emri i marrësit apo dërguesit, ora e saktë dhe telefoni i përdorur.

Image result for pergjimet telefonike

Përgjimet e SHISH-it  dhe AKI-së 

Po ashtu, në sistemin GSM, mund të përgjohen edhe bisedat telefonike. Ky lloj përgjimi është shumë i sofistikuar dhe kërkon shpenzime të mëdha në pajisje. Sipas specialistëve, sistemi GSM i mundëson çdo abonenti të ketë një kod të veçantë, për çdo bisedë që ai kryen, kështu që është shumë e vështirë që të realizohet shkodimi i bisedës. Megjithatë, duke përllogaritur miliona algoritma në sekondë, është e mundur të bëhet transkriptimi i bisedës.

Image result for prisluskivanje telefona

Kjo pajisje kushton disa milionë euro dhe mund të instalohet si në centralet e telefonisë celulare, ashtu edhe në qendra përgjimi shtetërore. Sipas informacioneve, SHISH-it  ,  AKI-së ,Policisë ,EULEX-it etj.,  zotërojnë  pajisje të sotisfikuara kibernetike. Po ashtu ka sisteme të tjera në Shqipëri të aplikuara prej të huajve, që kanë kapacitete të konsiderueshme dhe mund të transkriptojnë disa dhjetëra thirrje në sekondë, bazuar në fjalë kyçe, që përbëjnë probleme si p.sh drogë, armë etj.

Image result for pergjimet telefonike

Përgjimet e tjera

Veç kësaj, përgjimi i celularëve bëhet vetëm nëse dekodifikon informacionin që kalon nga celulari tek antena (Cell). Po të dish kodin Ka dhe algoritmin COMPv2, kjo mund të bëhet pa shumë mundim. Mjafton të jesh afër celularit që do të përgjosh.

Image result for prisluskivanje telefona
 Por, kodin Ka e dinë vetëm kompanitë celulare dhe e vënë në dispozicion vetëm për strukturat shtetërore. Praktikisht nuk ekziston ndonjë aparaturë e tillë dhe e gjithë loja luhet rreth kodeve Ka, të cilat gjenden në databazat më të sigurta të kompanive celulare.

Image result for prisluskivanje telefona

Nëse dikush arrin të vjedhë databazat e një kompanie, ka në dorë informacionin më të vyer sot për sot. Personi mund të klonojë çdo lloj numri dhe të përgjojë pafundësisht.

Image result for pergjimet telefonike

Klonimi i kartës

Të klonosh një celular do të thotë të krijosh një kopje identike të një numri dhe të marrësh thirrjet e telefonit origjinal. Por edhe në këtë rast, nuk mund të përgjosh kurrsesi pa pasur kodet Ka, të cilat vihen në dispozicion nga kompanitë celulare. Vite më parë është arritur që të thyhen këto kode, por kompanitë futën në qarkullim një version të ri.

Image result for pergjimet telefonike

Klonimet / Hackerat

Para disa vitesh një hacker nga Serbia arriti të zbulojë algoritmin e dekodifikimit që përdorin shumica e kompanive botërore, të cilën e quajti COMPv1.

Image result for prisluskivanje telefona

Hapi i dytë ishte gjetja e kodit brenda SIM Card, që u arrit duke testuar SIM Card-in shumë herë dhe duke llogaritur sa është kodi i famshëm i kriptimit. Kështu dolën software të veçantë që gjenin kodin Ka, ku bazohej gjithë kriptimi. Në momentin që di kodin Ka, kartat mund të klonohen.


Image result for pergjimet telefonike

Disa nga përgjuesit



Sim Card

Mekanizmi është një kuti e vogël, në të cilën futet një kartë SIM, pa PIN. Aparatura lihet në një vend, ku do të përgjosh dhe më pas, nëpërmjet telefonit i bie numrit që ke lënë brenda saj. Ai numër hapet automatikisht dhe mikrofoni thith audion në një rreze prej 3 metrash

Image result for prisluskivanje telefona

Varëse rrobash

E varur në mur, kjo përdoret zakonisht për në ambientet e brendshme të zyrave apo shtëpive, pasi në pjesën e sipërme të saj ka të instaluar një minikamera, e cila i shkarkon videot me fishë normale kompjuteri. Ato mund të përdoren edhe në tualete të ndryshme në vende publike

Image result for pergjimet telefonike

Orë me kamera speciale 

Ora është futur ndjeshëm si një mjet përgjimi audio dhe video, saqë përdoren ora muri, ora dore, ora tavoline, të cilat janë të pajisura me minikamera që filmojnë me cilësi të lartë audio dhe videoje. Ato zakonisht përdoren për përgjime në ambiente të ndryshme të brendshme

Image result for pergjimet telefonike

Syzet e ndryshme speciale

Syzet prej pak vitesh njihen si një mjet që përdoret për përgjim, në të cilat ka kamera të instaluara. Kryesisht janë përdorur syzet e diellit, por me zhvillimin e teknologjisë, ato janë sofistikuar. Ato përdoren edhe syze profesionale, ose syze uji. Ato filmojnë deri në 4 orë

Image result for pergjimet telefonike

Libër spiun

Nëse keni nevojë për diçka që nuk bie në sy është “libri kamerë”, i cili e bën këtë punë. Ai vendoset në raftin e librave dhe kamerën e ka të instaluar brenda, të cilën mund ta komandosh me një pult me valë “wireless”. Libri është i pajisur me kanal transmetues 2.4 GHz

Related image

Çakmak

Quhet Timystik dhe duket tamam si një çakmak, por në fakt është një kamera e fshehur me rezolucion të lartë, i cili mund të përdoret edhe si ueb-kamera. Është i lehtë në përdorim, thjesht duhet të shtypësh një buton. Ka memorie 4 GB dhe rezolucion VGA. Shkarkon në kompjuter

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Ventilator

E vogël, tamam si një freskuese që mund ta vendosësh në tavolinë, ose pranë vendit të punës. Është mjeti për të përgjuar më së miri punonjësit, si në kompani private, ashtu edhe shtetërore. Ajo vihet në punë me korrent dhe me kabull mund të shkarkosh filmimet deri në 7 orë

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Çelës makine

Tashmë ka dalë çelësi më i ri në qarkullim. Në variantet e mëparshme, çelësi-kamera, i cili i ngjan një pulti makine, jepte një sinjal drite, që mund të binte në sy dhe shkatërronte përgjimin, por tashmë, çelësi më i ri e fik dritën sapo aktivizohet për të regjistruar video

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Kanoçe për pije

Njerëzit mund të mbajnë me vete një kanoçe me pije joalkoolike kudo që shkojnë dhe të tjerët do të mendojnë se janë fryrë me aciditet. Mos mendoni kështu. Kjo është mënyra për të marrë informacion me video dhe audio deri në 4 GB. Kjo kamera regjistron me rezolucion 640×480

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Kopsë

Kur vishen me kostum, kur xhaketa është e mbyllur, një kopsë mund të mos jetë si të tjerat. Ajo është minipërgjues, i lidhur me një USB. Zakonisht, profesionistët, kur marrin përgjues të tillë, kujdesen që edhe kopsat e tjera të jenë të njëjta. Edhe kjo ka një memorie prej 4GB

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Makinë llogaritëse

Sërish në zyra mund të biem viktima të përgjuesve lehtë. Makinat llogaritëse janë të adaptuara për të kryer filmime, duke i lënë të ndezura, sikur po nxjerr bilancet e fundit të vitit. Ajo mund të regjistrojë deri në dorë, por kur karikon bateritë sërish, vazhdon regjistrimi

Related image

Kuti letrash

Kjo është një risi. Zakonisht, femrat mbajnë kuti për letra duarsh, sidomos të lagura. Një dhuratë e tillë mund të jetë e rrezikshme, pasi veç funksionit të mbajtjes së letrave, kutia kryen edhe funksionin e një kamere të fshehur, që nuk dallohet nga një person i thjeshtë

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Stilolaps

Shanset janë që me një stilolaps, mund të shohësh edhe televizion. Bëhet fjalë për shumë funksione njëherësh, pasi stilolapsi është i pajisur me minikamera dhe lidhet me wireless. Thjesht shtyp butonin, sikur do të shkruash dhe pamjet transmetohen në vendin e paracaktuar

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Arushi

Të bën për vete kur e shikon dhe falënderon nga zemra njeriun që ta ka bërë dhuratë. Por, është një ndër mekanizmat më të sofistikuar për përgjim ambiental, pasi edhe filmimet i ka të një cilësie shumë të lartë dhe kamera nuk e dallon asnjë se ku është, veç atij që e dhuron

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Kollare

Veçse tregon pamjen zyrtare, tashmë kollarja përdoret edhe për përgjim. Mund të regjistrojë deri në 6 orë dhe komandohet me një flash, i cili ka edhe memorien brenda, që mund ta mbash në xhep, ose ia jep dikujt tjetër që nuk ndodhet shumë larg kollares-përgjuese. Duhet kujdes

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Vazo lulesh

Kjo përdoret zakonisht kundër hajdutëve. Familja që del për një darkë dhe lë shtëpinë vetëm, mund të aktivizojë regjistrimin e një kamere të vendosur në vazo për të regjistruar gjithçka brenda një harku kohor të caktuar. Nëse USB-ja lihet në kompjuter, videot ruhen dy herë

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Rrip mesi

Kur dështojnë kopsat, kollarja, stilolapsi apo ndonjë mjet tjetër përgjimi që vendoset në trup, tashmë është shtuar edhe rripi i mesit. Xhaketën nuk mund ta mbash mbyllur në një ambient të brendshëm, kështu që përgjimet mund t’i kryesh edhe me anë të minikamerës në një rrip

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Kapele sportive

Kapelja përdoret kryesisht në plazh, e cila shkon edhe me syzet. Pikërisht në vendin që ajo lirohet ose shtrëngohet sipas përmasave të kokës është edhe vendi i shkarkimit të videove që bëhen nga një kamerë e vendosur në pjesën ballore të saj, por të kamufluar nga specialistët

Image result for pergjimet me telefon nga policia

Detektor duhani

Në çdo dhomë hoteli gjeni një detektor duhani. Por mund të mos jetë i tillë. Ai mund të jetë përgjues i sofistikuar, me audio dhe video që komandohet nga një distancë e caktuar, i cili është vendosur me qëllim të caktuar, që t’ju përgjojë juve. Provoni më parë cigaren se sekretin


Image result for pergjimet me telefon nga policia

Si përgjohën telefonat mobil nga policia etj.



Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund të ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar nga dikush tjetër, ose jo.


Image result for prisluskivanje telefona


Para së gjithash,  ju duhet të kontrolloni nëse telefoni juaj celular është i nxehtë, edhe pse ju nuk e keni përdorur.
Galaxy S8 shfaqet me një foto të re në publik (FOTO)
Në qoftë se ka një luhatje të dukshme të temperaturës, kjo do të thotë se telefoni juaj është subjekt i një aktiviteti, dhe për këtë arsye duhet të merren këta dy hapa:

1. Shtypeni kodin *#06# në aplikimin për të bërë thirrje, pas së cilës do të shfaqet kodi IMEI

Image result for prisluskivanje telefona

2. Pastaj në Settings, gjeni opsionin që përmban informacionet në lidhje me telefonin.

Për pajisje Android, ky opsion është në parametrat (Settings), nën “About device” (Rreth pajisjes) në të cilën ekzistoni opsioni “Status”.
Image result for prisluskivanje telefona
Aty do të jenë të shënuar informacione të rëndësishme në lidhje me telefonin tuaj, duke përfshirë edhe kodin IMEI.
Meizu M5s vjen javën e ardhshme!

Nëse dy shifrat e fundit janë të njëjta si në kodin e mëparshëm,  kjo do të thotë se ju, gjegjësisht telefoni juaj nuk është duke u përgjuar. Nga ana tjetër, në qoftë se numrat tuaj ndryshojnë, kjo do të thotë që keni qenë apo edhe jeni nën vëzhgim të dikujt.

iPhone 8: Publikohen dëshmi se Apple po punon në modelin e ri të iPhone me ekranin e lakuar
Në telefonat iPhone kodi IMEI është i vendosur nën “About” në rregullimet e përgjithshme.

Gjithashtu, në qoftë se ju përpiqeni për të fikur atë, telefoni juaj refuzon të bëjë një gjë të tillë, është e mundur që ju gjithashtu të jeni të përgjuar.

Nga Flori Bruqi : Kosova beson në pafajësinë tënde Gjeneral Ramush Haradinaj !




Nën moton “Drejtësi për Haradinaj” përfaqësues të forumeve politike rinore dhe organizatave rinore të shoqërisë civile u mblodhën para selisë së Ambasadës se Francës në Tiranë për të protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje dhe për lirimin e Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).
Të rinjtë në fjalën e tyre i bënë thirrje autoriteteve franceze të mundësojnë lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës dhe rikthimin e tij në Kosovë.

“Ne sot kërkojmë drejtësi dhe kemi besim se Franca do i thotë ‘JO’ Serbisë. Ne të gjithë bashkë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe rikthimin e tij në Kosovë”, u shprehën të rinjtë.
“Ne besojmë, u shprehen të rinjtë se mbajtja e z. Haradinaj në paraburgim në Francë, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 është e papranueshme dhe një fyerje për çdo shqiptar”.

“Ne besojmë po ashtu se është detyrimi ynë që të reagojmë ndaj kësaj padrejtësie që nuk prek një individ, por çdo shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, në diasporë. Prandaj ju ftojmë të na bashkoheni edhe ju për të ngritur zërin deri në lirimin e Ramush Haradinaj”, apeluan të rinjtë pjesëmarrës në protestë.


Avokati i liderit të AAK-së, ka thënë se është shumë i brengosur për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.


Guy-Smith: Haradinaj u ndalua në Francë, për akuzat që u shpall i pafajshëm në Hagë

“Jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur, për arsye se mendoj që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet fundamentale të sundimit të ligjit”, tha Gregor Guy-Smith,

Guy-Smith, që ka përfaqësuar Haradinaj në Tribunalin e Hagës, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se klienti i tij është shpallur i pafajshëm pikërisht për këto akuza, të cilat i përfshin edhe fletarresti i Serbisë.

“Rasti kundër Haradinajt është gjykuar në Tribunalin e Hagës dy herë tashmë, dhe gjatë atyre gjykimeve ai është shpallur i pafajshëm në 37-të aktakuza. Edhe në rigjykim ai është shpallur i pafajshëm. Fletarresti i vitit 2004 përfshin të njëjtat akuza në të cilat ai është shpallur i pafajshëm”, tha ai.



Avokati nga Serbia: Ekstradimi i Ramush  Haradinajt kërkohet me prova të reja


Serbia kërkon ekstradimin e Ramush Haradinajt për veprat e reja që nuk kanë qenë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, thotë për agjencinë Tanjug, avokati Toma Fila.


“Prokuroria e Hagës e ka akuzuar Haradinajn në mënyrë që ai të lirohet. Prokuroria ka mjetet që aktakuzën, nëse do që ta shkruajë ashtu që të refuzohet, hidhet ose i nënshtrohet statutit të kufizimeve”, ka thënë tha Fila për Tanjug.

Kjo deklaratë e avokatit serb erdhi pas vlerësimeve të ekspertëve të drejtësisë se Haradinaj mund të ekstradohet në Serbi vetëm nëse krimet për të cilat e ngarkon Serbia dallojnë nga ato që për të cilat është gjykuar në Hagë.



Sipas Kurir, ministria serbe e Drejtësisë e ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Mësohet se vendimi është përkthyer në gjuhën frënge dhe i është dorëzuar gjykatës së Colmarit.
Bashkë me kërkesën për ekstradim Serbia ka dërguar edhe dokumentacionin në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendose nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Me këtë vendim pritet përshpejtimi i procedurës në rastin Haradinaj, ndërkohë që ai ndodhet në paraburgim, pasi gjykata kërkoi fakte shtesë nga Serbia.



Arsyet që fajësojnë Kosovën për  Ramush Haradinajn,sipas publicistit kosovar Veton Surroi:

1. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi është , nga këndi i pastër juridik, përpjekjepër rrëmbim të një qytetari të Kosovës me mjete juridike.

2. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e një qytetari të Republikës së Kosovës për krime të supozuara në Kosovë është, po ashtu ,veprim suspendues i autoritetit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

3. Në që të dyja rastet, kemi të bëjmë me agresion ndaj të drejtave të qytetarëve të Kosovës, gjegjësisht rendit Kushtetues të vendit.

Autoritetet e Prishtinës dhe opinioni publik më kot ankohen për veprimet e të tjerëve, adresa është në Prishtinë. Të drejtat e qytetarëve të Kosovës nuk po mbrohen sepse ish kryeministri e tash presidenti Thaçi nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit, me të cilën Serbisë iu hap dera për në anëtarësim në BE. Në atë marrëveshje dhe marrëveshjet e tjera të dala nga ajo nuk ekziston njohja e sovranitetit të Kosovës; në to Kosova dhe Serbia ndajnë sovranitet në Kosovë. Rrjedhimisht, lejen Beogradit për kërkim ekstradim të Ramush Haradinajt , me veprimet e veta ia kanë dhënë Hashim Thaçi dhe vartësit e tij në negociatat e Brukselit.

4. Autoritetet e Kosovës nuk janë zgjedhur për të vajtuar. Janë aty për të mbrojtur interesat e vendit. Duke mos e bërë, qartazi e bëjnë veten të tepërt.


Kosova beson në pafajësinë tënde Gjenral Ramush Haradinaj !






Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest

Në Colmar të Francës nesër vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.


Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.

Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest

Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.


Image result for Kosovo Ex-PM Haradinaj Criticises France for Arrest


Arianit Akil Koci i bindur se Haradinaj do të lirohet


Seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim, do të fillojë në orën 14.00 në Colmar. Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci pohon se “kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pabazuar”, e madje edhe “keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë”. Avokati Koci pohon se kërkesa e Serbisë për ekstratikm “është politike”.



Këto pohime i dëshmon me deklaratat e politikanëve në Serbi: Kryeministrit, ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Jashtëm.



“Mos të harrojmë se Aleksandar Vuçiq ka qenë Ministër për Informacion në kohën e Millosheviqit dhe Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i partisë SPS”, pohon Koci.



Sipas palës mbrojtëse, “pushtetarët e Serbisë nuk do t’ia falin kurrë Haradinajt, anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”. Avokati Koci është i bindur se Haradinaj do të lirohet nesër në Colmar nga të gjitha akuzat.



Politikanët serbë bëjnë presion


Së fundi jo vetëm organet juridike dhe krerët e shtetit por edhe disa deputetë serbë kanë kërkuar ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Shefi i deputetëve të partisë SNS (partia e presidentit Nikoliq dhe kryeministrit Vuçiq), Aleksandar Martinoviq ka deklaruar në një takim me dy deputetë francezë, se “Serbia pret ekstradimin e Haradinajt në Serbi”.


 Martinoviq pohon se “të gjithë popujt në rajon kanë qenë viktimë e luftërave të kaluara, por populli serb në Kosovë e Metohi ka qenë një prej viktimave më të mëdha. Ndaj presim nga drejtësia franceze që Haradinajn ta ekstradojë në Serbi.”

Ekstradimi vetëm nëse ka akuza të reja


Christian Tomuschat

Eksperti gjerman Christian Tomuschat ka deklaruar për Deutsche Wellen pak ditë pas ndalimit të Haradinajt në aeroportin e Baselit dhe dërgimit të tij në Colmar, se Haradinaj mund të ekstradohet dhe gjykohet vetëm nëse ka ndonjë akuzë për krime që nuk janë trajtuar në Tribunalin e Hatgës. Ekstradimin në Serbi nuk e besojnë as shumë analistë serbë. Në deklaratat e tyre për DW ata thonë se më parë është i mundur ekstradimi i tij në Gjykatën Speciale në Hagë se sa në Serbi. Ndërsa Haradinaj mendon se kjo nuk do të trajtohet fare si mundësi. “Më Gjykatë speciale se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, i themeluar nga OKB, nuk ka. Dhe atje unë jam shpallur dy herë i lirë”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë me DW, të zhvilluar ditë më parë.

Geoffrey Nice
Ish-prokurori Hagës për REL: Ndalimi i Haradinaj politik, Serbia me akuza të reja


Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha Radios Evropa e Lirë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviq, tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit, ne territorin francez nga policia vendase, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Nice, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë. Zoti Haradinaj është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për akuzat për krime lufte. A janë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi obligative për të gjitha shtetet?

Geoffrey Nice: Jo domosdo. Por, shumica e shteteve, mendoj unë, nëse gjejnë se dikush ka qenë i gjykuar në mënyrë të drejtë dhe është i liruar nga akuzat e njëjta, me të cilat mund të përballet në një shtet të caktuar, do ta marrin parasysh atë lirim. Problemi këtu dhe pothuaj gjasat më të mëdha këtu janë se akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër Haradinajt, do të jenë të ndryshme nga ato, me të cilat ai është përballur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY). Ato mund të paraqiten ose të argumentohet se janë një lloj shtese, por jam shumë i sigurt se Serbia do të provojë që të paraqesë gjëra të tjera ose thelbësisht gjëra të tjera nga ato, me të cilat është përballur ai në Hagë. Nëse kështu ndodh, atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Haradinajn që të thotë se nuk mund të gjykohet në Serbi. Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, unë s’kam dyshim se Kosova do të bëjë presion mbi Francën që ta lirojë atë ose mbrojtja e Haradinajt do të kundërshtojë ekstradimin nëse Franca nis një proces zyrtar të ekstradimit.

Radio Evropa e Lirë: Por, në çfarë rrethanash një gjykatë nacionale mund të rihapë akuzat ndaj zotit Haradinaj, që është liruar nga Gjykata e Hagës?

Geoffrey Nice: Nuk flitet për hapjen e rastit. Do të jetë, mendoj unë, një përgjigje ndaj kërkesës së Serbisë për ekstradim. Mund ta kem gabim, por unë kështu e kuptoj. Prandaj, nëse shikoni akuzat dhe nëse ato janë të njëjtat me ato që kanë çuar në lirim, unë mendoj se për ligjin francez kjo do të jetë një pengesë që ai të ekstradohet në Serbi. Ka mbase edhe shumë arsye të tjera se pse një proces i ekstradimit, bazuar në ligj, mund të bllokohet nga Haradinaj dhe mbase edhe vetë Kosova në emër të tij. Jam i sigurt se ka shumë hapa për të kaluar, por unë supozoj dhe nuk mund të jem shumë i sigurt përtej kësaj, se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion të madh mbi Francën, në njërën ose mënyrën tjetër, që t’ia mundësojë Haradinajt të lirohet. Nëse ai nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t’u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju thoni se kjo është tani çështje politike?

Geoffrey Nice: Do ta cilësoja si të tillë. Shumë raste të ekstradimit kanë kënde politike në vetvete. Dhe, megjithëse, shtetet duhet të provojnë që të zbatojnë sundimin e ligjit në mënyrë publike, mund të ndjeni prapavijat politike. Dhe, gjithashtu, mund të gjeni edhe shembuj ndonjëherë kur disa shtete duan të dëshmojnë anën e tyre sovrane duke kthyer dikë prapa, p.sh në Kosovë, dhe kështu ka mundur të ndodhë në këtë rast. Prandaj, është e formësuar të jetë shumë e politizuar. Unë personalisht, në këtë moment, pa i parë akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër tij (mund të jenë akuzat për vitet ‘90), do të isha shumë i befasuar nëse Haradinaj nuk lirohet nga Franca shumë shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë mund të bëjnë autoritetet e Kosovë në këtë rast, marrë parasysh se Kosova nuk është pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë dhe marrë parasysh se ky është urdhër-arrest i lëshuar nga Serbia përmes Interpolit?

Geoffrey Nice: Mendoj se atë që kanë bërë deri tani është të provojnë ta bindin Francën se Serbia nuk ka më juridiksion mbi ngjarjet që ndodhin në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur dhe do të provojnë të thonë se Serbia nuk ka pasur juridiksion mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e ‘90. Unë dyshoj nëse ky argument do të jetë posaçërisht i suksesshëm. Do të isha, gjithashtu, shumë i befasuar nëse Kosova do të vepronte e vetme kur bëhet fjalë për zbatimin e presionit politik. Ka shumë më shumë interesa të evropianëve dhe SHBA-së për të mbajtur tensionet në nivel të ulët. Në kohën kur ka çështje që rrisin tensionet në Bosnjë dhe kur e gjithë pozita e anëtarësimit të Kosovës në OKB është në pritje, mendoj, megjithëse mund të jem në gabim, që këto forca ndërkombëtare do të veprojnë që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, pa rrezikuar që ish-kryeministri i Kosovës të përballet me një gjykim serb, kësaj radhe në territorin e armikut.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju prisni që zoti Haradinaj të lirohet shpejt?

Geoffrey Nice: Është një lloj supozimi, por ky do të jetë parashikimi im. Ka gjithnjë një mundësi të zgjatjes së arrestit shtëpiak, sikur edhe në një rast të një boshnjaku, Ejup Ganiq, si një subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia me kërkesë të ekstradimit kur ishte në Londër. Procedurat zgjatën, por ai u lirua dhe urdhër-arresti nuk u zbatua dhe ai nuk u dorëzua në Serbi. Supozoj se krejt kjo mund të përsëritet këtu; një proces i zgjatur sipas ligjit francez. Por, supozimi im është se, marrë parasysh të gjitha rreziqet e tjera dhe të gjitha objektivat e tjera që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë, pres që të gjenden rrugë që ai të lirohet shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, më lejoni t’ju pyes; cila është mënyra që të hiqen urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës?

Geoffrey Nice: Ky është një problem i madh dhe unë nuk e di përgjigjen. Natyrisht nuk e dimë se sa urdhër-arreste, përveç këtij, janë ende. Në mungesë të një modeli të përgjithshëm të vendeve të tjera që provojnë të zbatojnë urdhër-arrestet e hapura që përmbajnë krime të dyshuara të individëve në konfliktet e viteve 1990, unë do të thosha se duhet sërish një presion ndërkombëtar mbi Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Evropë për dallim nga disa të tjera që duan të dalin nga Evropa, duhet të bëhet presion mbi të që të heqë dorë nga praktika për të arrestuar secilin.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...