Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/01

Letra e gazetares arabe, Nadine Al-Budair: Imagjinoni sikur të krishterët të…



Nadine Al-Budair


Me një artikull të bukur në të përditshmen kuvajtiane, “Al-Rai”, gazetarja arabe, Nadine Al-Budair, ftoi lexuesit e saj islamik për një refleksion.

“Imagjinoni sikur të rinjtë perëndimore të vijnë këtu dhe kryejnë misione vetëvrasëse në një nga sheshet tona në emër të Kryqit. Imagjinoni të ndieni zëra që vijnë nga kisha dhe vendet e tjera të lutjes brenda dhe jashtë botës arabe, që ulërasin në altoparlantë dhe hedhin akuza kundër myslimanëve, duke i quajtur të pabesë dhe kënduar: ‘Zot, vriti myslimanët, mposhti të gjithë’.

Këto imazhe janë larg atyre të terroristit arab dhe mysliman, sepse Perëndimi është njerëzor dhe qytetari perëndimor refuzon që t’i përgjigjet kështu krimeve barbare të terroristëve islamikë. Pavarësisht terroristëve të Al-Kaedës dhe ISIS-it, ne qëndrojmë në krah të Perëndimit pa pasur aspak frikë apo shqetësim. Ata nuk përfaqësojnë islamin, por vetëm veten e tyre”, shkruhet në letrën e gazetares.

Simboli ynë antik/ Nga ilirët te Skënderbeu, historia e shqiponjës me dy koka


Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si një ndër simbolet më të lashtë të botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik, që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë.

Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?

Një histori e shkurtër

Në tempullin e vjetër summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.

Shqiponja me dy koka është simbol që tregon përgjithësisht një kërkesë për trashëgimi kulturore nga Perandoria Romake. Ajo është përdorur nga Perandoria Bizantine dhe Perandoria e Shenjtë Romake si në pjesën Lindore ashtu dhe atë Perëndimore. Në Perëndim nuk u përdor më zyrtarisht me shpërbërjen e Austro-Hungarisë, ndërsa në Lindje vazhdon të përdoret në stemën e Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, të gjitha këto që kishin lidhje me perandorinë bizantine. Ajo është përdorur edhe në flamurin e Kishës Ortodokse Greke. Në stemën bizantine, kokat përfaqësojnë Perandorin që ka autoritetin mbi çështjet laike dhe fetare. Gjithashtu nënkuptojnë dominimin e perandorëve bizantinë në Lindje e Perëndim. Ndërsa në Perandorinë Romake të Shenjtë atao përfaqësojnë kishën dhe shtetin

Origjina

Shqiponja me dy koka është përdorur gjatë periudhës së dinastisë Paleologu, si simbol i perandorit dhe anëtarëve të rangut të lartë të familjeve perandorake. Shqiponja me dy koka mund të gjendet në mbetjet arkeologjike të qytetërimit Hittite, që daton nga një periudhë që shkon nga shekulli 20 deri në shekullin e 7 para Krishtit. Gandaberunda është një tjetër shembull i një zogu mitologjik me dy koka, e cila është në përdorim në Indi. Shqiponja me dy koka u pa gjithnjë e më pak gjatë periudhës së fundit të Hittite (nga shekulli 9 deri në shekullin e 7 para Krishtit) dhe tërësisht u zhduk pas kapitullimit të perandorisë.
Perandoria Bizantine

Shqipe me dy krerë e Perandorisë Bizantine

Kostandinopoja ishte pasardhësja e Romës, dhe grekët bizantinë vazhdonin përdorimin e stemës së shqiponjës me një kokë në rrobat e tyre. Edhe pse rrënjët e transformimit të shqiponjës me dy koka janë të lidhura me Azinë e Vogël, detajet e miratimit të tij janë të pasigurta. Ajo shfaqet në vepra arti bizantine në fillim të shekullit të 10, por është konfirmuar në përdorim nga ana e Perandorisë si e tillë vetëm shumë vite më vonë, në periudhën e dinastisë Paleologu, kur ajo është përdorur si një simbol i perandorit dhe anëtarëve të rangut të lartë të familjeve perandorake. Kryqi u bë gjithnjë e më shumë i përdorur në standardet ushtarak megjithatë shqiponja me një kokë vazhdoi të përdoret si simbol i autoritetit perandorak.

Perandoria e Shenjtë Romake

Përmendja e parë e shqiponjës me dy koka në Perëndim daton që nga viti 1250, në një listë të armëve të Mateut të Parisit për perandorin Frederik II të Perandorisë së Shenjtë Romake. Zakonisht ishte e zezë në një sfond të artë, dhe zëvendësoi shqiponjën me një kokë, dhe më pas u miratua në emblemat e shumë qyteteve gjermane dhe familjeve aristokrate. Pas shpërbërjes së Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, shqiponja me dy koka është mbajtur nga Perandoria Austriake, dhe shërbeu gjithashtu si stemë e Konfederatës Gjermane.

Në principatat ruse simboli i shqiponjës me dy koka është i njohur që nga koha e Jani Beg Khan (1342-1357), i cili ishte pjesëmarrëse aktiv në politikën e brendshme të principatave ruse, dhe u vulos në monedha me simbolin e shqiponjës me dy koka.

Shqiponja me dy koka ishte një element kryesor i stemës së Perandorisë Ruse (1721-1917), e modifikuar në mënyra të ndryshme nga mbretërimi i Ivanit III (1462-1505) e më tej edhe gjatë sundimit të Pjetrit të Madh (1682-1725). Ajo vazhdoi në përdorim deri në Revolucionin Rus në vitin 1917 dhe u rivendos në vitin 1993, pas krizës kushtetuese të atij viti dhe mbetet në përdorim deri në ditët e sotme.


Në Shqipëri

Shqiponja me dy krena e flamurit të Shqipërisë

Në Shqipëri, shqiponja me dy koka u prezantua për herë të parë nga familja Kastrioti. Ky simbol është përdorur nga Skënderbeu si stemën e Lidhjes së Lezhës, lëvizjes së rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15. Flamuri përbëhej nga një sfond i kuq me një shqiponjë të zezë në mes. Në vitin 1912, Ismail Qemali, ngriti një version të ngjashëm të atij flamuri në Vlorë. Flamuri ka kaluar nëpër shumë alternacione deri në 1992 kur u prezantua flamuri aktual i Shqipërisë.

Shikim i shkurtër mbi shqiponjën me dy koka dhe heraldiken

Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka, njëra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. Është emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolike kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj.

Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende. Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e globit.

Ngjyra e zezë e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autoreve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror.

Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera, apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin. Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zezë në betejë.
Jaho Brahaj: Shqiponja e Skënderbeut

Emblema Kastrioteve dhe flamuri më 1912

Historia e Flamurit tonë ka një rrugë po aq të komplikuar sa vetë historia jonë si komb. Nga fillesat e kësaj historie kur dokumentohet për herë të parë forma grafike e shqiponjës e deri më sot, ka shumë fakte interesante e kthesa të befta historike.

Studiuesi Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare, ka botuar librin “Flamuri i Kombit Shqiptar”, ku shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme, të bazuara në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenore, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh. Në një intervistë të dhënë në media studiuesi Jaho Brahaj flet edhe për enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenore, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë, me besimet dhe kultin e këtij shpendi. Ja ccfarë thotë ai për shqiponjën me dy koka të përdorur nga Skënderbeu:


“Meqenëse simbolin e flamurit tonë ne kemi shqiponjën me dy krerë, duhet që patjetër të rikthehemi në historinë e lashtë të popullit tonë dhe të bëjmë pyetjen: e kishim apo nuk e kishim kultin e shqiponjës ashtu siç e kanë pasur edhe popuj të tjerë? Nga dokumentet arkivore, mitologjike apo kultet, faktohet se shqiponjën, shqiptarët e kanë pasur tipar të botës së tyre shpirtërore. Kjo derisa vijmë në shekullin e VI para erës së re, ku e kemi shqiponjën të dokumentuar në artefakte arkeologjike. E kemi në Ilirinë e Veriut, në mburojën e një luftëtari ilir të gdhendur në gur, e kemi në tumat e Matit në disa variante, e kemi edhe tek kultura ilire e zbuluar nga prof Muzafer Korkuti në afërsi të Apolonisë.

Kjo pati një vazhdimësi tek ne si iliro-shqiptarë, derisa u shfaq në Europën e zhvilluar të shekullit XI-XI heraldika, e cila ishte e përcaktuar saktësisht në mënyrë grafike se cila do ishte shenja që do të mbanin administratat, administrata kishtare, formacionet e ndryshme ushtarake, shtetet, princërit, etj. Që aty ne sërish kemi të dokumentuar shqiponja qoftë me një kokë, që e kemi tek shteti i parë i Arbërit në shek XII dhe në shek XII-XIII tek familjet feudale shqiptare si tek Muzakaj, Dukagjinët, tek Kastriotët tek Gropajt e Ohrit dhe Dibrës, etj”.



Meqë jemi te Kastriotët duhet thënë se sipas dokumenteve këtë stemë nuk e kishte vetë Skënderbeu, pasi ai e trashëgoi nga familja e tij, pra shqiponja dykrenore në fushë të kuqe ishte e trashëguar nga paraardhësit e tij. Në 1444 në Kuvendin e Lezhës, u vendos se ky do të jetë simboli i ri i kombit shqiptar, pasi Skënderbeu u zgjodh si kryekomandant.”

Bizanti i merr simbolin ilirëve

Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenore, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë me besimet dhe kultin e këtij shpendi. “Perandoria Bizantine e mori shqiponjën me dy krerë, si simbol, nga ato popullsi mbi të cilat u shtri e u zhvillua. Pjesë e Bizantit ishte edhe popullsia ilire ballkanase. Ne e kemi të dokumentuar shqiponjën dykrenore në shekullin VI, dhe mund të thuhet se Bizanti e mori këtë simbol nga ne. Fati e solli që shqiponja me dy krerë të ishte emblemë e derës së Kastriotëve, ashtu siç thotë Barleti. Duke qenë se në mbledhjen e princërve shqiptarë në 2 mars 1444 Skënderbeu u vendos komandant i përgjithshëm, atëherë flamuri i tij ishte edhe flamuri përfaqësues i të gjitha forcave ushtarake të arbërve. Prej këtu fillon të jetë flamur përfaqësues i kombit shqiptar, për të mbërritur në ditët e sotme”.

Territori kaq i madh që humbëm nga ‘dashuria’ për turkun e islamin


Brunilda Ternova

– Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 f. 99. Abdyl Frashëri, “Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër“, fq. 100.

– Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare, f. 100. Dr. Muhamet Pirraku, “Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq.11-20, “Dielli”, nr. 21/27, 1979.

– Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr. Kolë Krasniçi, “Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët“, Vjenë 1996, fq. 56-58.


Harta e trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane, 1880

– Në fund të shek. 19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti, “Çështja shqiptare“, Koha, nr. 14/1991, fq.26, ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti, “Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24.

Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2, që iu shpërndau shteteve fqinje me bekimin TURQISE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq. 6.

– Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës me bekimin e TURQISE më 1913, i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503. Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq. 12.


Vetem ne Kosove kontributi anti-shqiptar turk, në bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave, që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash, kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.

Programet kryesore famëkëqija ishin:
– “Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
– Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937
– Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
– Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
– Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
– Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,

– Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi, veçse zbatonin këto projekte e programe.

Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve … në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllavë… Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

4 vilajetet me shumicë shqiptare në kohën e pushtimit turko-osman kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km2, që e humbuëm dhe tani Shqipëria e Kosova kanë rreth 39.600 km2.

Shqiptarja Klejda Bega ishte vjetë kandidate për çmimin Nobel

klejda-bega

 Klejda Bega

Shkencëtarja shqiptare, Klejda Bega nga Elbasani,ishte vjetë  në prag të çmimit Nobel, pasi në arritjet e saj në shkencë, ka gjetur një formulë që mund të lëvizë atomet sipas dëshirës nëse përdor një procedurë të veçantë dhe disa pajisje sipas skemës së krijuar prej saj.


Që në fillim, Bega ka qenë një nxënëse e shkëlqyer duke u rreshtuar në studentët ekselentë dhe fituese e vazhdueshme e Olimpiadave të Matematikës dhe Fizikës në Shqipëri.


Arritjet bënë që ajo të përfundojë Universitetin në Zvicër për t’u pranuar më pas nga Universiteti i Kalifornisë, i cili është ndër më të mirët, për sa i përket fizikës dhe 33 pedagogët, që japin mësim aty kanë marrë çmimet Nobel. Pas përfundimit të studimeve ajo vijoi të ishte pjesë e këtij universiteti, por si pedagoge.


“Ishte pikërisht biografia e Mari Kyrisë që i dha ngacmimin fillestar. Unë as që e njihja se çfarë ishte fizika, por meqë kjo shkencë i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisë) aq pasion, me siguri duhej të ishte diçka e mrekullueshme. Dhe thashë: Unë do të bëhem fizikane.


 Matja e elektroneve përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në fizikë. Është një matje shumë e rëndësishme. Duket si diçka e thjeshtë. Por në fakt këtu qëndron baza e ligjeve të fizikës.

Pra, gjithçka e thënë deri tani e ka bazën në vërtetësinë e këtyre matjeve. Si rrjedhim ne vërtetojmë ligje të zbuluara dhe ato që mund të zbulohen”, është shprehur Bega për media shqiptare.

Klejda ka një këndvështrim më të gjerë se sa thjesht koncepti fizikë. Madje ajo e sheh këtë shkencë si bazë për të përparuar në fusha të tjera të jetës.

Mustafa Demiri është botanisti më i shquar shqiptar

mustafa-demiri

Para largimit nga kjo botë doktori i filozofisë së shkencave Miti Koçi realizoi studimin Profesor Mustafa Demiri Botanisti më i shquar shqiptar. Sipas familjes së profesorit vijuesi i kësaj tradite e fryme të dijes natyrore ishte ndër të parët që pati dashamirsinë dhe seriozitetin mbi veprën e udhërrëfyesit të tij edhe pse në kushte të rënda shëndetësore
Andi Bica
Portretin e Profesor Mustafa Demirit shkencëtarit të njohur e të panjohur nga breznitë e tanishme e kam njohur vonë madje vetëm përmes veprës së tij konkrete Librin referencë shkencore Flora Eskursioniste Shqiptare e Parkun Natyror prej vitesh shesh xhirimi i famshëm për të sapomartuarit Kopshti Botanik emblemë të Tiranës.
milti-miti-koci

Studimi para disa viteve sot in memoriam i doktorit të shkencave dhe ish studentit e mikut të familjes Demiri Miti Koçi është një amanet i kryer denjësisht para kolegëve të rrafshit të Natyrës Dijes e miqve të vlerave të Botës Shqiptare. Kolana u plotësua me botimin Mustafa Demiri Botanisti më i shquar me trajtesën e disa rrafsheve njerëzor , akademik e pedagogjik jetën e këtij personaliteti mbarkombtar.

Arkitektura e mjedisit ose inxhineria e peisazhit urban janë sot degë të kërkuara të tregut aktual të ndërtimit të metropoleve. Gurë kilometrik për të gjithë profesionistët e dalë nga Universiteti Bujqësor e Fakultetiti Inxhinierisë mbetet vepra themeltare e profesorit vizionar Njeriut pasionant të luleve shqipe.

demiri-mustafa
Para largimit nga kjo botë doktori i filozofisë së shkencave Miti Koçi realizoi studimin Profesor Mustafa Demiri Botanisti më i shquar shqiptar. Sipas familjes së profesorit vijuesi i kësaj tradite e fryme të dijes natyrore ishte ndër të parët që pati dashamirsinë dhe seriozitetin mbi veprën e udhërrëfyesit të tij edhe pse në kushte të rënda shëndetsore.

Studjuesi pasionant e insistues Koçi ia mbërriti me durimin e bletës të mbledhë e filtrojë lëndë të pasur e të plotë nga arkivat e kujtesës studentore , familja Demiri si dhe institucionet shkencore ku gjalloi punën kërkuese pa rreshtur ë harruar misionin e tij .


Vetë studjuesi Miti Koçi i diplomuar në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës dega biologji kimi e më vonë thelluar në filozofi realizoi kualifikime me ambicie te disa rrafshe si gazetari, psikologji, ekologji ekonomi agrare, bioetikë, politika dhe menaxhim të arsimit të lartë. Formimi enciklopedik ia lehtësoi realizimin e botimit si qasje multidisiplinore mbi dy kolonat e veprës së Profesor Demirit.milti-miti-koci demiri-mustafa mustafa-demiri

Roli i tij produktiv shihet në publiçistikë ku përmbledh 100 artikuj e 50 punime shkencore duke referuar si pjesmarrës aktiv te 20 kongrese dhe konferenca ndërkombtare . Tekste e monografi të autorit janë “Njohuri të filozofisë “ “Filozofi e biologjisë”, “Bioetikë”, “Ekologji” dhe finalja ishte kurorzimi i mirënjohjes e vlerësimit ndaj profesorit të tij më të parë “ Personaliteti më i shquar në shkencën e botanikës”.

Sipas studjuesit Koçi në studimin e botuar nga shtëpia botuese Dudaj me mbështetjen e familjes Demir profesor Mustafai portretizohet si Eksplorues i florës së mbarë Shqipërisë .

Shënimet e blloqet e mbajtura nëpërmjet ekspeditave pasqyrohet në harkun kohor ng pranvera e vitit 1952 deri në atë të vitit 1985 .

Vetëm në arealin e Zagorisë së Gjirokastrës vërehet kujdesi i botanistit të përkushtuar Demiri si vëzhgues i imët e analizues i natyrës shqiptare .

Një pasuri e rrallë e profesorit nga ekspeditat botanike janë mijëra diapozitiva ku shpërfaqet pothuajse gjeografia floristike shqiptare nga Vermoshi në Konispol e nga Prespa në Durrës. Relievi me malet , fushat, luginat, ranishtat e ligatinat të shkelura e prekura mbi 30 vjet shoqërohen edhe me përshkrime e vizatime të sakta që tregojnë vrojtime topografike e gjeologjike të truallit , një sy i ri mbas luftës së dytë botërore mbi klimën e motin për secilën zonë.

Risia e profesor Mustafa Demirit mbetet edhe lëvrimi i drejtimeve të reja të shkencës botanike si fitogjeografia ose gjeografia e bimëve .
Përhapja gjeografike e llojeve bimore mbi sipërfaqen e Tokës lidhur ngushtë me faktorët klimaterikë dhe motivet mjedisore .
Vepra “ Bimët e egra e të dobishme e të dëmshme të vendit tonë “ u mirprit mirë jo vetëm nga ekspertët e sferës botanike por nga personalitete të lartë të kohës. Personaliteti i njohur Profesor Jakup Mato i Ministrisë së Arsimit e komentoi duke e vlerësuar si “ dhurata më e mirë për një biolog pasi është një vepër e mirëfilltë praktike e shkencore “
Libri është vlerësuar nga opinioni shkencor dhe personalitetet e kohës sepse ngërthen një sintezë enciklopedike me të dhëna shkencore e fitofolklorike të bashkombasve mbi vlerat shumzërshe të bimëve të egra autoktone të njohura si bimë endemike ose sesleria . Njëra prej tyre është edhe princesha e Kështjellës së Krujës emërtuar sesleria Schanderbegi në nder të kryezotit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit.
Profesor Mustafa Demirit nuk iu akordua ndonjë lloj titulli i lartë për realizimin e ndërtimit modern të Kopshtit Botanik Kombtar të Tiranës. Kjo u vlerësua nga ekspertët si vepër monumentale , unike e shkencore mbarkombtare duke i mahnitur vizitorët e pamoshë të kostumeve prej kategorive sociale.
Prania e mungesës së Profesor Mustafa Demirit e dishepullit të tij Miti Koçit larguar me amanetin e kryer dhe ëndrrën e realizuar si miq të lartë të natyrës shqiptare më zgjon tek ekrani i kujtesës një tregim radiofonik:
‘’Bashkudhëtarja e profesorit zyshë Vizhdani mëma e tre djemve profesionistë të zotë e dinjitarë rrëfente para disa vitesh para kasetofoni të gazetares Valdete Antoni se edhe kur bora e ngrica mbulonte kryeqytetin zemra e profesor Mustafait nuk flinte por shkonte në mes të natës për tu dhënë ushqimin e prekjes e përkujdesjes prej merakliu e dashurinë secilës prej miseve të natyrës që flinin tek serra që ruhet edhe sot pranë Kodrës së Diellit. Vetëm pasi bimët ishin të mbrojtura si bijzat e tij të dashura ai mund të flinte një sy gjumë i qetë “
Botanisti Lulëzim Shuka po e vijon rrugën e shtruar me referencë “Florën Ekskursioniste Shqiptare” duke ecur zbulimit të luleve shqiptare me Tulipanët e Shqipërisë e të Kosovës .
Dijetari Mustafa Demiri me vizionin e tij të qartë e të largët na dhuroi me lartësinë e kërkimit të tij e dritën e shpirtit një lule që për nga kualiteti mund të quhet një Miss i Natyrës Shqiptare e Europiane mes bukurive të panumërta ajo quhet Stellina Alpine e stolis si një princeshë kurorën e Alpeve shqiptare!”

“Die Kronne” : Zana Ramadani boton libër kundër islamit politik dhe mbulesës së gruas

Zana Ramadani_libri

Zana Ramadani

“Gratë myslimane udhëheqin në familje. Ato i edukojnë bijat e tyre që të bëhen krijesa amorfe e të pavullnetshme ndërsa bijtë e tyre, maço të llastuar”, thotë Zana Ramadani.

Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia, e cila qe bërë e njohur si bashkëthemeluese e organizatës “Femen” për Gjermani, është paraqitur së fundi edhe si autore e një libri. “Die verschleierte Gefahr” (Kërcënimi i mbuluar) quhet ky libër, i cili në opinionin gjerman po bën jehonë për tonin kritik që autorja përdor kundrejt islamit politik, shkruan gazeta austriake “Die Kronne”, e cila ka zhvilluar një bisedë me Zana Ramadanin.
Është interesante se në këtë prezantim, shqiptarja 33 vjeçare e vë në thumb të kritikës pikërisht gruan myslimane, transmeton albinfo.ch. “Gratë myslimane udhëheqin në familje. Ato i edukojnë bijat e tyre që të bëhen krijesa amorfe e të pavullnetshme ndërsa bijtë e tyre, maço të llastuar”.
Vetë Zana Ramadani është rritur në një familje myslimane (shqiptare nga Maqedonia) dhe ka ardhur në Gjermani si vajzë e vogël 7 vjeçare. Ajo e ka ndjerë në lëkurën e vet forcën (dhunën) e së ëmës dhe e ka vënë atë në fokus të librit të saj.
“Dora e një myslimaneje godet në mënyrë shumë të lirshme mbi të bijën, edhe pse kjo nuk mbështetet në kuran. Gratë e shohin veten si mbrojtëse të një tradite , nga e cila kanë vuajtur vetë ato”, thotë politikania e CDU-së, përcjell albinfo.ch. Ajo nuk e kursen shoqërinë nga kritika për “maninë e tolerancës” së saj në lidhje me mbulesën myslimane të gruas.
Pavarësisht a është fjala për shaminë e kokës apo për burka, që të dyja janë fare qartë kundër barazisë së gruas dhe njëkohësisht janë simbole të islamit politik. Këto veshje simbolizojnë, sipas saj, paaftësimin dhe `defeminizimin`e grave.
Por përse atëherë edhe vetë gratë marrin pjesë në këtë proces? “Për shkak të sigurisë në familje. Shumë nga to nuk kanë jetë jashtë komunitetit të tyre. Ne duhet ta ndërpresim sjelljen tonë që islamin politik dhe diskriminimin e vazhdueshëm të gruas myslimane, duke e minimizuar, e paraqet si respektim të identitetit kulturor. Integrimi dhe arsimimi janë detyra të shtetit dhe jo të shoqatave të myslimanëve”, ka thënë Zana Ramadani në intervistë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka kundërshtuar ashpër versionin aktual të Demarkacionin me Malin e Zi.

AAK_selia qendrore
Në një komunikatë për medie, lëshuar pas publikimit të raportit të Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, AAK u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë këtë version të demarkacionit.

“Deputetët dhe udhëheqja shtetërore do të mbajnë përgjegjësi politike, morale e historike, nëse nuk do ta kuptojnë se nuk kanë as fuqi, as mandat që ta tjetërsojnë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.

AAK paralajmëron se këtë version të demarkacionit do ta kundërshtojë “me të gjithë mekanizmat që janë në dorën e saj”.

AAK ka sugjeruar edhe zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ajo sugjderoi që demarkacioni të rinegocohet me Malin e Zi dhe, në rast nevoje, të kërkohet arbitrazh ndërkombëtar.
“Version aktual i demarkacionit është në kundërshtim me interesin nacional të Kosovs, sepse Kosovës do t’i merren disa mijëra hektarë tokë, prandaj është i papranueshem.

Kalkulimet se ky version i demarkacionit është kusht për vizat, është një kushtëzim i pandershëm që është sajuar nga udhëheqja shtetërore e Kosovës.

Nuk mund të pranohet asnjë kushtëzim në dëm të territorit të vendit. Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazar me territorin, pavarësisht pasojave.

Deputetët dhe udhëheqja shtetërore do të mbajnë përgjegjësi politike, morale e historike, nëse nuk do ta kuptojnë se nuk kanë as fuqi, as mandat që ta tjetërsojnë territorin e vendit.

Çmimi i kalimit eventual të këtij versioni mund të jetë shumë më i lartë se sa kundërshtimi i tij.

Kosova nuk ka pse të jetë rast i ndryshëm nga shtetet tjera që kanë pasur konteste me kufijtë e tyre.

Demarkacioni duhet të mos votohet dhe kjo çështje të shkojë në rinegocim me Malin e Zi, duke mos e përjashtuar edhe arbitrazhin ndërkombëtar si zgjidhje.

AAK do ta kundërshtojë këtë version me të gjithë mekanizmat që janë në dorën e saj”, thuhet në komunikatën e AAK-së

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...