Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/02

Maqedonia moniste në luftë me nënshtetasit e vet!



Nga Isuf B.Bajrami

Për aparatin shtetëror monist në Maqedoni nuk janë të rëndësishëm njerëzit, sepse për të është i rëndësishëm sistemi i sundimit! Për të s’është e rëndësishme jeta, sepse për të është e rëndësishme ideologjia. Maqedonia “shtet” që nuk mund të jetë e stabilizuar, sepse nuk është e siguruar me lirinë e nënshtetasve të vet. Ajo është “shtet” i ndjekjeve ideologjike, politike dhe policore, i burgjeve, i masakrave dhe dëbimeve masovike.”Shtet” që filozofi politike ka dhunën, metodë – manipulimin e rezultat – frikën e përgjithshme të qytetarëve të saj.



“Shtet”, që në emër të “demokracisë” mbrohet prej mendimeve të lira të qytetarëve të saj! Që me kundërshtarët e vet politikë, flet nëpër grykën e pushkës! Që prej mendimit të lirë dhe prej kritikës, mbrohet si prej armikut!



”Shtet” që nuk donë të kuptojë se ligjet dhe normat shtetërore dhe shoqërore, teoritë politike, letrare dhe artistike, njësoj janë sot që të mund të tejkalohen nesër prej ligjesh, normash, teorish më të reja dhe më të drejta! Thotë se gjatë historisë çdo gjë ka ndryshuar, por vetë mendon se është e pandryshueshme dhe e përjetshme.



”Shtet” që kudo dhe kurdo e krijon dhe e kërkon të njëjtën, njëjtësinë, që, për këto arsye, le shkretëtirë në shpirtin e njerëzve. Pasojë e kësaj filozofie politike është kriza e rëndë shpirtërore dhe morale që përjetojnë sot dhe që do të përjetojnë të gjithë nesër. Është domosdoshmëri psikologjike dhe historike dalja prej këtij pellgu – diktaturë dhe prej këtij “shteti” – kamp. Të gjithë këto janë një e djeshme, por një e djeshme që i sjellë përvojë të hidhur të sotmes dhe të nesërmes.



Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, nuk kërkojnë gjë më tepër, ata duan të trajtohen si qytetarë të barabartë me maqedonasit. Në qoftë se kjo politikë diskriminuese do të vazhdojë edhe në të ardhmen, atëherë shqiptarët do të kërkojnë t’i jepnin fund kësaj gjendjeje jo normale dhe do të kërkonin të ndaheshin nga Maqedonia. Pa asnjë hezitim e diskutim, kjo do të sillte shpërbërjen dhe zhdukjen nga harta evropiane të kombit maqedon. Sikurse politika e pushtetmbajtësve maqedonë t’i përmbahej porosive dhe mësimeve të Goce Delçevit; “Kombet të bëjnë gara kulturore dhe jo gara të dhunës dhe të intrigave”! Sikurse pushtetarët maqedonas t’i ktheheshin politikës reale dhe miqësore ndaj popullit shqiptar,që është populli më i vjetër dhe autokton në Maqedoni. Në mënyrë demokratike të pranonte t’u njohë shtetasve shqiptar barazinë sociale, politike, nacionale, qytetare dhe shtetërore, kjo do të ishte ajo politikë që do të nxirrte nga pellgu i pafund këtë vend ballkanik. Kjo do të shërbente si një faktor i rëndësishëm për ekzistencën e “shtetit” të Maqedonisë. Me barazi të plotë në çdo fushë, pa dhunë dhe diskriminim midis të gjitha nacionaliteteve që bashkëjetojnë sot në Maqedoni.



Në shërbim të veprimeve destruktive të politikës antishqiptare u vu ushtria dhe policia maqedonase, e cila, nëpërmjet dhunës e terrorit, bastisjeve, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve! Pushteti maqedonas, kërkon të shuan aspiratën e shqiptarëve për të drejtat e tyre legjitime kombëtare. Këto veprime banditeske të autoriteteve dhe policisë-politike maqedonase janë një shprehje e urrejtjes së thellë që ata ushqejnë ndaj popullsisë shqiptare, me veprimet e të tyre antihumane, antikulturë, gjë që është e pashembullt për çdo vend evropian. Këto veprime kryhen në një kohë kur udhëheqës të ndryshëm politikë, personalitete të larta maqedonase flasin me të madhe për “barazinë” e popujve, për ”respektimin” e të drejtave dhe të lirive të njeriut. E kjo është hipokrizia më e madhe e mashtrimi më i ulët që shfaqet aktualisht në Ballkan, sidomos në trojet ku banojnë kryesisht shqiptarët.



Nuk është parë dhe dëgjuar që në një vend evropian të ushtrohet dhuna e terrori, të përdoren armët dhe të derdhet gjaku ndaj një populli që lufton për të drejta kombëtare, arsimin në gjuhën amtare. Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim sllavo-ortodoks; Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi, në këto vende ballkanike që njihen për egërsinë dhe barbarinë e tyre.



Gjakderdhja, terrori i egër ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë, na kujton pa dashur kohën e mesjetës kur shkencëtarët digjeshin të gjallë, ngaqë shkenca e tyre u hapte sytë njerëzve të pashkolluar, na kujtojnë Xhordano Brunon që u dogj i gjallë në sheshin e Romës për arsye të zbulimeve të tij të mëdha shkencore për planetin e Tokës. Ky atentat i qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve është në të njëjtën kohë edhe një atentat ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat ndër të parat e njohën Republikën e Maqedonisë pas “shkëputjes” së saj nga ish Jugosllavia titiste. Do të ishte mirë që qeveritarët maqedonas të nxirrnin përfundime pozitive nga qëndrimi realist i qeverisë shqiptare që ishte i vetmi shtet dhe komb fqinj i maqedonasve që e njohu ekzistencën e kombit dhe të shtetit maqedon. Në barazinë e plotë midis popujve qëndron edhe formula e stabilitetit të brendshëm të Maqedonisë. Në qoftë se nuk kuptohet realisht kjo gjë, atëherë pasojat do të jenë më të mëdha me përmasa katastrofike.



Është koha që shqiptarët t’i kuptojnë miqtë dhe armiqtë e tyre, çiltërsinë dhe hipokrizinë, fjalët nga veprat. Po jetojmë në një kohë historike kur vendoset për fatin e Kryeqytetit të Dardanisë – Shkupit,këtij trualli historikisht Ilir, të çlirohet apo të mos çlirohet?! Gjendemi në udhëkryq historik: ta kemi fatin e rëndë të gjertanishëm, apo të kemi fat më të mirë. Kjo politikë që ndiqet nga qarqet sunduese maqedonase është një politikë dritëshkurtër, pa asnjë të ardhme, një politikë që është në dëm edhe të vetë interesave të popujve maqedonas. Por duhet ditur se ekzistenca e vetë Maqedonisë si shtet rrezikohet tej mase, duke nëpërkëmbur një popull autokton, që ka gjuhën dhe zakonet e veta, kulturën dhe traditat e tij. Është e pamundur të nënshtrohet dhe të shtypet populli më i vjetër në Maqedoni, siç është populli shqiptar. Historia shumëshekullore e popullit shqiptar dëshmon për luftërat që ka bërë ai për të ruajtur identitetin e tij, për të mbrojtur trojet e tij nga pushtuesit e ndryshëm qysh në kohët më të hershme e gjer më sot.



Brezat e sotëm janë të tendosur mendërisht, fizikisht dhe moralisht: po përpiqen që ta ndërrojnë gjendjen e trashëguar aq të hidhur. Brezat e sotëm po bëjnë shumë, por kush e sheh realisht gjendjen në të cilën jemi. Po jetojmë në kohën kur në hapësirat e perandorive të fundit në kontinentin evropian po krijohen shtete të reja kombëtare.



Ngjarjet ecin me një ritëm të shpejtuar, por nuk munden të mos vërehen se ne ecim me vonesa, me turr dhe improvizime, kurse para institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare dalim si grup etnik e jo si Komb. Çështjen shqiptare nuk e kemi shtruar si çështje të pozitës së Kombit shqiptar në tërësi, në Ballkan, prej zgjidhjes të së cilës varet se a do të ketë, a jo rend drejtësie, humanizmi dhe paqe në Ballkan.



Është një kohë, ku si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë titiste, bëhet ri konsolidimi politik dhe shtetëror i “shteteve” të Ballkanit, e neve krijimi i shteteve të reja kombëtare në hapësirën e ish Jugosllavisë titiste, na zë pa e vendosur se çka duhet të kërkojmë. Ne, megjithatë, ballafaqohemi me disa vështirësi të brendshme në jetën politike dhe morale me të cilat janë ballafaquar edhe paraardhësit tanë.



Po krijohet një rend i ri botëror, i cili i ka disa parime të cilave u përmbahet, e ne nuk e dimë qartë se cili mund të jetë vendi ynë në atë rend. Çështja shqiptare është “ndërkombëtarizuar”, por nuk guxojmë të harrojmë se ndërkombëtarizimi nuk është bërë drejt. Ne jemi i vetmi Komb në kontinentin evropian, që mbi gjysma e popullit dhe territorit është nën sovranitet të huaj. Vendoset për ardhmërinë e gjysmës së Kombit shqiptar, e kjo më në fund, domethënë për ardhmërinë e krejt Kombit shqiptar. Në qoftë se deri dje synohej për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare, sot duhet të synohet bashkimi i popullit të ndarë.



Kjo është një rrugë e drejtë, drejt idealit shtetëror, domethënë drejt bashkimit, për popullin shqiptar më në fund është rrugë drejt mundësisë, që të jetë i barabartë me popujt e tjerë ballkanikë dhe europianë, është rrugë drejt përparimit, mirëqenies dhe lumturisë. E them kështu sepse duke synuar barazinë e popullit shqiptar me popujt e tjerë ballkanikë, synohet rend e drejtësi, humanizëm e paqe në Ballkan.

Të luftojmë në shërbim të jetës

Nga Aurel Dasareti*

* Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)



Kërcënimet dramatike ndaj mbijetesës së individit apo të kombit shqiptar na obligojnë të luftojmë në shërbim të jetës. Duhet të hapim rrugën për të shembur çdo dogmatizëm, çdo provincializëm dhe rivalitet të sëmurë midis nesh.
***
Zyrtarët shqiptarë kanë fjetur në orën e mësimit. Zinxhirët udhëhiqen nga një bandë e pleqve të çmendur të cilët janë duke shkuar drejtë atje ku merret alarmi i merituar. Ata janë të sigurt që të dridhen në pantallonat e veta! Por ata duheshe… Një rrobaqepës është gjithmonë në përputhje me kohën.
Politikanët dhe qeveritarët shqiptarë përherë kanë qenë trimat më të mëdhenj në botë, jo sepse askujt nuk i tremben por për asnjë send nuk turpërohen.
Shqipëria / Kosova kanë dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor. Shkaku? – korrupsioni. Vendit i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të pavarur, të guximshëm.
Domosdoshmërish, edhe ne duhet të themelojmë “Shërbimin e Sigurimit Policor – Shërbimin Informativ Ushtarak” – shumë sekret, shumë të pavarur, shumë të kualifikuar, shumë demokratik, shumë patriotik, shumë efikas – ashtu që, sipas nevojës, të pastrojnë llogaritë me plehrat biologjik që e kalojnë vijën e kuqe. Secili Shtet Ligjor për njerëzit të cilët nuk respektojnë Ligjet e Shtetit, kryen represion.
Në një shoqëri nuk ka asgjë më mirë se kur kriminelët e vrasin njëri-tjetrin. Por, nuk do të lejojmë që ende ta poshtërojnë, dhunojnë, shtypin, mashtrojnë, shfrytëzojnë, plaçkitin, grabitin, frikësojnë, masakrojnë popullatën. Ne do t`i varrosim aq thellë sa që ata kurrë nuk do të vijnë lartë përsëri.
Jo krimit, haraçit, kontrabandës, vrasjeve politike! Kriminaliteti dhe vrasjet e përditshme në vend kërkojnë domosdoshmërish të mblidhen armët. Të çarmatosim trojet shqiptare nga psikopatët, frikacakët, kriminelët, minjtë dhe karkalec. Këta burrec, për motive banale, keqpërdorin armën duke dëmtuar vëllezërit/motrat e gjakut. Si qyqar nga natyra, asnjë plumb nuk e shkrepën në okupatorët gjakatarë sllavo-ortodoks në luftërat për çlirim kombëtar (1988-2001). Atëherë ikën apo u fshehën pas fustaneve, dimive të grave, të cilat tani i keqtrajtojnë.
Shqiptarë, gjithë së bashku domosdoshmërish të punojmë për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë (gjithë shqiptarisë) në botë! Nuk mund të ndryshohet Shqipëria pa ndryshuar diçka në mentalitetin tonë. Për të ndryshuar Shqipëria secili prej nesh domosdoshmërish të ndryshohet pak: në qasjen tonë ndaj problemeve, në mentalitetin tonë, në zakonet tona të punës. Kjo sepse Shqipëria është një koleksion i të gjithë neve: në marrëdhënie me jetën, në marrëdhënie me punën, në marrëdhënie me përgjegjësinë, në marrëdhënie me familjen, në marrëdhënie me veten e tij dhe ambicien e tij.
Duhet hequr imuniteti politikanëve sepse nuk funksionon – Keqpërdoret. Imuniteti parlamentar është një mbrojtje e një anëtari të Parlamentit (Kuvendit) kundër persekutimit të mundshëm politik nga ekzekutivi (policia).
Në vendet demokratike të gjithë njerëzit e zgjedhur në pushtet (deputetët) gëzojnë imunitet parlamentar sipas kushtetutave, përafërsisht: Asnjë anëtar i Parlamentit (Kuvendit) pa pëlqimin e parlamentit nuk mundet të ndiqet penalisht ose të burgoset, përveç nëse ai është kapur në flagrancë.
Kur policia dyshon se një deputet ka kryer një krim, i kërkon Parlamentit (Kuvendit) të heqë imunitetin para se ajo ngre një akuzë. Normalisht se Kuvendi përmbush menjëherë kërkesat e tilla, pasi kuptimi (qëllimi) i imunitetit nuk është se deputetët mundet të jenë në gjendje për të thyer ligjin pa pasoja, por vetëm për t`i mbrojtur kundër persekutimit të motivuar politikisht.
Humbja e traditave – Një traditë është një praktikë sociale, një shfaqje, një institucion apo produkt që është transmetuar mbi nyje të shumta (për shembull, nga brezi në brez), në një shoqëri ose në një grup. Detyra e traditës është që të lidhë së bashku të vjetra dhe të reja për të krijuar një vazhdimësi historike të një grupi ose anëtarëve të komunitetit. Përmbajtja e traditës është e lidhur shpesh me objekte kulturore, që janë veçanërisht të vlefshme, sepse ato formojnë një pjesë integrale të një shoqërie ose trashëgimit shoqëror të një grupit. Është diçka e bukur kur një familje e vjetër është e lidhur me shtëpinë e vet, por ajo do të rinohet dhe madhërohet vetëm nëse bijtë do të kenë qëllime më të larta se ato të familjes.
Asimilimi – “Ta bësh të njëjtë.” Shikuar nga aspekti i psikologjisë kulturore, asimilim do të thotë se një grup i pakicës përshtatet duke ulur karakteristikat e veta dhe duke fituar (përvetësuar) gjuhën dhe kulturën e shumicës. Një lloj i strategjisë e cila është përdorur ose përdoret ndaj individëve apo grupeve që në një mënyrë apo tjetër janë përcaktuar si të huaj. Asimilimi në përgjithësi konsiderohet si një politikë që një shtet apo një qeveri përballet me një minoritet gjuhësor apo kulturor apo një grup emigrantësh për ta bërë më të ngjashëm me popullsinë shumicë. Kjo do të thotë që individët apo grupet pranohen në shoqërinë e gjerë me kushtet e shoqërisë së gjerë. Kjo është një proces vetëm për vajtje (rrugë në një drejtim, pa biletë kthyese) në të cilin ata që asimilohen domosdoshmërish t`i ndryshojnë vlerat e tyre themelore kulturore .

Asimilimi konsiderohet si një nga perspektivat e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet në mes të komuniteteve pakicë dhe shumicë – si rrjedhojë, të asimiluarit, anëtarët e pakicës do të kenë të njëjtat të drejta individuale si njerëzit e tjerë. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të ekzistojë si një minoritet i veçantë me kulturën e vet, por duhet të shkrihen në bashkësinë e anëtarëve të kulturës së shumicës.
Ka një numër shembujsh të strategjisë asimiluese ku janë përdorur masa jashtëzakonisht të rënda dhe barbare, ku grupit të asimiluar në realitet nuk i është njohur e drejta e dinjitetit të barabartë dhe të drejtat e njëjta si popullsia shumicë. Këtë e kemi sidomos te asimilimi me dhunë i shqiptarëve të kolonizuar nga ana e grekëve, serbëve, bullgarëve, malazezve. Në historinë e Shqipërisë (natyrale) gjenden gjithashtu shumë raste ku turqit osmanlinj, megjithëse pakicë në trojet tona, në forma të ndryshme kanë asimiluar shqiptarë duke i bërë ata anëtarë të plotë të grupit etnik të tyre.
Termi “asimiluar” i referohet një strategjie ndaj pakicave etnike, kjo do të thotë se shumica përpiqet për të detyruar pakicën që krejtësisht të heqë dorë nga kultura e tyre, dhe të bëhet pjesë e kulturës së shumicës. Asimilimi është përkufizuar në shkencat sociale si proces tjetërsimi ku një minoritet (emigrantësh) heq dorë nga identiteti i tyre etnik, dhe kjo, nga pikëpamja kulturore, bëhet identike me anëtarët e shoqërisë mikpritëse (nikoqire).
Shqiptarët e diasporës, duke filluar nga brezi dytë, me siguri do të asimilohen. Stërgjyshërit e nënës sime (arbëreshe, lindur në Australi) kanë ikur prej Shqipërie në Itali në vitet (1500-1512). Dhe, unë jam gjenerata e tretë (nga ana e babait) që kam lindur në Perëndim. Akoma mbahemi…
Shqipëria nuk është anëtare e BE. Për momentin, fatmirësisht për ne. Kjo sepse humbjet do të ishin shumë më të mëdha se përfitimet. BE nuk e përfillën Shqipërinë. Me siguri se do ta detyronte vendin të pranon me milion azilkërkues afrikan-aziatik, që mesatarisht lindin 5-6 fëmijë. Pasojnë ribashkimet familjare me të afërmit nga atdheu i tyre, martesat e përziera (me femrat shqiptare). Kriminaliteti do të dhjetëfishohet, Ligji i Sheriatit (nga arabët, somalezët, pakistanezët…) do kërkohet, Atdheu i copëtuar edhe më tepër do të tkurret, shqiptaria do të tjetërsohet…
Më ngacmoi: “Ne serbët jemi historikisht të vlefshëm – për dallim nga shqiptarët. Çfarë janë shqiptarët? Shqiptarët janë shoqërisht të padobishëm, historikisht njerëz të parëndësishëm.”
Marrëveshja Kosovë – Serbi ishte vetëm një Kapitullim i vullnetshëm, pa rezistencë!
Politika shqiptare synon interesat e pushtetit të politikanëve jo interesit të popullit. Për hir të karrigeve, gjatë historisë, shqiptarët kanë sakrifikuar territore.
Brukseli – me miratimin e shqiptarëve, e ndau Mitrovicën. Pse u bë lufta e UÇK-së?!
Krahu sllavo-ortodoks dhe grekët bëjnë politikë profesioniste ndërkaq shqiptarët politikë diletante. Lejojmë kolonizatorët të marrin gjithçka që kërkojnë prej nesh. Është koha e fundit që shqiptarët të mos veprojnë ndaras. Kudo që gjenden të bashkohen në një front. Vetëm të bashkuar do të munden të ballafaqohen me aktivitetet antishqiptare të tradhtarëve dhe kolonizatorëve.
Unë nuk e di ku ka filluar tragjedia jonë por e di ku gjendemi tani. Propozoj të fillojmë me një fletë bosh përndryshe shpejt do të zhdukemi nga faqja e dheut. Sillemi pa busull në shtrëngatën e madhe. Delet duhet ta gjejnë dashin që prinë kopenë. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë më t`i udhëheqë një Dash i tredhur por një Dashi i këmborës. Shqiptari nuk duhet të ketë pretendime të vogla në listë, kur ai është duke kërkuar udhëheqës të rinj, duhet kërkuar njerëz me “aftësi të jashtëzakonshme” nga aspekti qeverisës por edhe ushtarak e policor.
Njeriu nuk mund të zgjedh se ku do të lind ose ku do të vdes, por mund të zgjedhë ku do të jetojë.

TUNGJATJETA PAQËSORË QE I TREMBENI LUFTËS SË LULZIM BASHËS!

Nga REXHEP SHAHU

JU qe u trandet nga “lufta” e Lulzim Bashes,
A i trembeni paqes qe debon perdite shqiptare nga atdheu dhe po e ben kete vend azil pleqsh, kullote dhensh.
A i trembni ndopak lajmit te kobshem se vetem gjate vitit 2015 u trafikuan vetem ne Angli 600 vajza shqiptare, vajza dhe motrat tona.
A i trembeni lajmit se 2 miliard euro droge jane per blerje votash.
A i trembeni lojes se ulte te kryeministrit qe i con fjale Amerikes permes Anglise se po shkoj me Rusine.
A i trembeni ndopak megallomanise kryeministrore qe nuk e llogarit njeriun per njeri.
A i trembeni flakjes se njerzve ne rruge te madhe.
Mos iu trembni Lulzim Bashes cfare do fjale me lufte qe te thote. Pasi Lulzim Basha ka vec nje arme lufte, qeshjen dhe ju te gjithe e dini mire kete.
Arma me efikase e Lulzim Bashes eshte qeshja.
JU kesaj i trembeni ne fakt, qeshjes se tij.
Lulzim Basha njehere doli nga natyra e tij dhe ju u drodhet si mijte ne sekonda termeti. Ne fakt u shtiret si viktima lufte.
Po kryeministri yne qe shtiret, genjen dhe mashtron, dhunon e persekuton pa iu skuqe tulla 25 ne 24 ore nuk ju shqeteson fare dhe nuk ju tremb aspak.
JU mos u shtirni se po trembeni nga lufta e Lulzim Bashes, por trembuni nga qeshja e tij nga argumentet dhe fuqia e argumenteve, trembuni nga nje veprim i thjeshte e i ligjshem i tij: mosmarrja pjese ne zgjedhje e forces se tij politike. Dhenia e gjithe fuqise, dhenia e zgjedhjeve pushtetit aktual. Kete mundet ta beje Lulzim Basha duke qeshe – te mos marre pjese ne zgjedhje dhe duke ia uruar gjithe fitorjet madheshtore Edi Rames.
Te dashur paqesore, te dashur engjej te paqes shqiptare, te dashur e shume te nderuar ju qe u trembet nga lufta e Lulzim Bashes!
Dilni nga bunkeret tuaj, dilni mos u tutni. Nuku ka lufte.
Basha nuk di te beje lufte. Ai di te qeshe. Plumbat e tij jane te qeshurat e tij.
Mos u tutni pse e nge zetin Basha ndonjehere. Basha nuk e ka fuqine te ngritja e zerit, por te argumenti e kerkesa e kthjellte qe ben e artikulon, te vendimi i bute qe ai ka fuqine ta marre, te qartesia qe tashme e ka.
Ndaj mos u tutni nga lufta e Bashes, nga defekti i Bashes, nga zeri i larte i Bashes, as nga gishti i Bashes. Tutjuni atij Bashes tjeter qe qesh dhe merr vendime te forta duke qeshe.
Ai me argumentet qe po jep, me qartesine e argumenteve, me thjeshtesine qe po artikulohet, po thote nuk ka zgjedhje me friken se vidhen, me friken e vjedhjeve te votave apo blerjen e votave nga qeveria e droges se shumefishuar.
Ai me keto argumente po afron njerez, me ze te larte e gisht po largon ato qe duhen e duheshin larguar me kohe.

Kryeministrin Rama pse e paska lëshuar zemra?!


Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Përmes faqeve të internetit, u njoha me një deklaratë të Kryeministrit Rama në një intervistë për gazetën angleze “The Telegraph”. Në këtë gazetë thuhej:
“Ballkani është në rrezikun e rrëshqitjes nën influencën ruse nëse administrata Tramp injoron rajonin. Kështu shprehet kryeministri shqiptar Edi Rama”.
Në atë intervistë Kryeministri Rama paska deklaruar se pa mbështetjen e Bashkimit Europian “Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim” (Citohet sipas: “Rama, presion administratës Tramp: po na braktisët, na marrin rusët”. Marrë nga faqja e internetit “lapsi.al”. 24 shkurt 2017).
Kjo deklaratë e Kryeministrit Rama është befasuese. Sipas tij, Republika e Shqipërisë, pa përkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, do t’u katandiska në një “jetime” hesapi dhe, automatikisht, “do të përfunduaka” në prehërin e Rusisë!!!
Në deklaratën e Kryeministrit Rama bie në sy një disfatizëm i kulluar. Ky disfatizëm është larg qëndrimit të tij burrëror nga foltorja e Kuvendit më 03 nëntor 2016, kur ai, në debatin me Vangjel Dulen, me këtë mohues të Çështjes Çame, Athinës zyrtare ia përplasi të katër të vërtetat në fytyrë jo vetëm për krimet barbare që Greqia pati kryer kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë, por edhe për qëndrimin që ajo ka mbajtur dhe mban ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët i detyron të ndryshojnë emrat dhe bindjet e tyre fetare. Ai qëndrim i Kryeministrit Rama atë ditë të 03 nëntorit në foltoren e Kuvendit për një Çështje Kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme, s’ishte vënë re në karrierën e asnjë kryeministri shqiptar që prej vitit 1920. Por deklarata e tij në intervistën e lartpërmendur është tepër zhgënjyese. Sipas kësaj deklarate, u dashka që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ta kenë vazhdimisht nën përkujdesje Republikën e Shqipërisë, se, për ndryshe, rusët e Putinit i paskemi “prapa derës”!!! Por a nuk e mendon Kryeministri Rama se, në mënyrë të veçantë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kenë nën përkujdesje Republikën e Shqipërisë, vetëm nëse klasa politike shqiptare ka ndër mend të ndërtojë një shtet ligjor, në mënyrë që, të gjithë, pa përjashtim, të jenë të barabartë para ligjit?
Dikur, andej nga fillimi i viteve ’90, në vendin tonë pati ardhur për vizitë Zhozef DioGuardi dhe në takimet që pati zhvilluar me përfaqësues të lartë të politikës shqiptare, pati lënë porosi që ata të ndërtonin në Shqipëri një demokraci të modelit amerikan. Që asokohe ka kaluar një çerek shekulli dhe demokracia e modelit amerikan në Shqipëri është vite drite larg nesh. Atëherë lind pyetja: po si qenka e mundur që Republika e Shqipërisë ta merituaka përkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përderisa klasa politike shqiptare nuk dëshiron ta ndërtojë shtetin ligjor, kur në parlamentin shqiptar janë të pranishëm deputetë me të kaluar kriminale, kur politikanët janë shndërruar në oligarkë të fuqishëm që s’duan t’ia dinë për hallet e popullit, kur hendeku i varfërisë midis pasanikëve dhe skamnorëve ka ardhur duke u bërë edhe më i thellë gjatë këtij çerek shekulli, kur reforma në drejtësi nuk fillon të zbatohet, para së gjithash, për politikanët e korruptuar, duke nisur nga krerët e lartë të shtetit dhe deri te gjykatësit dhe prokurorët, deri te profesorët e universiteteve dhe mësuesit e shkollave, deri te mjekët e spitaleve, ku qytetarëve të thjeshtë u ripen shtatë palë lëkurë, paçka se sa për sy e faqe është deklaruar për shërbime shëndetësore falas?
Në këto kushte, vështirë se mund të shpresohet për një mbështetje në vazhdimësi për vendin tonë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse shteti antiligjor që ka ndërtuar klasa politike shqiptare, është kopje tipike e shtetit antiligjor që ka ndërtuar Vladimir Putini në Federatën Ruse. Prandaj tingëllon e çuditshme thirrja e Kryeministrit Rama për përkrahje nga ana e administratës amerikane, ndërkohë që në Shqipëri klasa politike ka ndërtuar modelin putinian të qeverisjes së vendit.
E kam të pamundur të deklaroj me bindje të plotë nëse Kryeministri Rama, përsonalisht, nuk dëshiron të ndërtojë një shtet ligjor, apo ai është i kapur keq nga oligarkët e fuqishëm, të cilët nuk e lejojnë ta ndërtojë një shtet të tillë. Sidoqoftë, deklarata e tij për “rrezikun” e rënies së vendit tonë nën ndikimin rus, dëshmon se ekziston një prirje e theksuar e majtizmit shqiptar për t’i kthyer “antenat” nga Lindja me aromë ruse. Por majtizmi shqiptar harron që Rusia ka qenë varrmihësja e pamëshirshme e Çështjes Kombëtare Shqiptare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës dhe deri te qëndrimi ndaj Republikës së Kosovës. Qëndrimet thellësisht armiqësore të politikës dhe të diplomacisë ruse ndaj kombit shqiptar, i kam argumentuar me fakte konkrete në disa artikuj që kam pasë botuar në internet. Artikulli më i fundit me fakte të tilla, me titull “Mirënjohje për profesorin e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut”, është botuar në internet më 25 dhjetor 2016.
Me deklaratën e lartpërmendur, Kryeministri Rama dëshmon se ose vetë është i pazoti, dhe prandaj e ka lëshuar zemra, për të ndërtuar një shtet ligjor, ose ai ka hyrë në pazare me oligarkët e fuqishëm që ka rreth vetes, të cilët nuk e dëshirojnë ndërtimin e një shteti të tillë. Sido që të jetë e vërteta, qoftë Kryeministri Rama, qoftë oligarkët rreth tij, nuk kanë as besim, as respekt ndaj popullit shqiptar, i cili, nën udhëheqjen e një klase politike me dinjitet të lartë kombëtar, është në gjendje të bëjë mrekullira. Prandaj deklarata disfatiste e Kryeministrit Rama më kujton një deklaratë po kaq disfatiste të Enver Hoxhës në vitet e para të pasluftës, i cili shpëtimin e vendit tonë e shikonte te bashkimi me Jugosllavinë titiste. Asokohe dhe pikërisht më 15 dhjetor 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike, ai pati deklaruar:
“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin de facto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.
Pra, sipas Kryeministrit Rama, Republika e Shqipërisë, nëse nuk e ka pëkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na rënka nën “pëkujdesjen” e Rusisë putiniane. Me fjalë të tjera, ajo nuk na qenka “e aftë” të mbijetojë vetë, si shtet i pavarur dhe sovran. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Shqipëria mund të mbijetojë për bukuri si një shtet i pavarur dhe sovran dhe, duke ndërtuar një shtet ligjor dhe me një demokraci të konsoliduar, ajo, automatikisht, do ta gëzojë përherë përkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, te populli shqiptar, shikojnë aleatin e tyre më besnik në krejt kontinentin evropian. Por është halli se klasa politike shqiptare nuk e dëshiron ndërtimin e një shteti ligjor dhe konsolidimin e një demokracie të vërtetë, sipas së cilës të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Kjo është plotësisht e mundur të arrihet, sepse shembullin e kemi të gjallë, para syve tanë. Kemi shtetin zviceran, i cili shërben si model i ndërtimit të shtetit ligjor. Çfarë e pengon Republikën e Shqipërisë të ndërtojë një shtet ligjor të modelit zviceran?
Republika e Shqipërisë, si një truall pjellor për politikanë oligarkë që janë kundër ndërtimit të një shteti ligjor, me sa duket, nuk nxjerr dot kurrë nga gjiri i vet politikanë të kalibrit zviceran. Personaliteti i njohur politik zviceran Kuke, ka pasë deklaruar para do kohësh:
“Zvicra bashkëkohore është një vend mjaft i pasur dhe mund t’i lejojë vetes për një periudhë të gjatë t’u përmbahet parimeve të një integrimi te rezervuar, i cili është në gjendje të minimizojë presionin e Bashkimit Evropian dhe të sigurojë ruajtjen e specifikës së vet, domethënë ruajtjen e nivelit të fitimit të sektorëve të caktuar të ekonomisë kombëtare”.
Shqipëria është shumë më e pasur sesa Zvicra, si me pasuri mbitokësore, edhe me pasuri nëntokësore. Por në Zvicër është konsoliduar një qëndrim krejt tjetër ndaj vetë thelbit të Bashkimit Evropian. Analistët zviceranë janë të mendimit se struktura e egër federative që kërkon të përvijojë Brukseli, gjoja sipas modelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mund të shërbejë si model për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit politik të Bashkimit Evropian. Shenjën e parë të këtij dështimi e dha Anglia, me vendimin që mori për largimin nga strukturat e Bashkimit Evropian.
Kryenistri Rama, për arsyet që përmenda më lart, është ligështuar, e ka lëshuar veten dhe po përjeton çaste dobësie në ushtrimin e detyrës së tij, duke i kujtuar popullit shqiptar se vendi ynë “ka rrezik” të bjerë nën ndikimin rus. Me këtë rast, Kryeministrit Rama dëshiroj t’i kujtoj një këshillë të artë të shkrimtarit dhe të publicistit amerikan Robert Grin (Robert Green – 1959), autor i veprave të njohura publicistike për psikologjinë dhe mekanizmin e funksionimit të pushtetit në shoqëri dhe në politikë, si edhe për veçoritë e të menduarit strategjik dhe ligjet e mashtrimit. Ai thotë:
“Kur e ndieni veten më të dobët, mos hyni në betejë në asnjë mënyrë për punë nderi. Është më mirë të kapitulloni… Mos i jepni kënaqësi fitimtarit të ndeshet me ju, kapitulloni paraprakisht”.

Mos e vajtoni Rusinë, por Shqipërinë e copëtuar Etnike(1878-2017)!


Barometri diplomatik



Prof.Dr.Mehdi HYSENI



***

Me injorancë, me nepotizëm dhe me servilizëm nuk bëhet as politika, as diplomacia, as drejtësia, as demokracia, as patriotizmi, as shkenca e as përparimi dhe lulëzimi i një kombi.

***

Sepse Vitaly Churkinin ka kush ta zëvendësojë mbase Rusia ka më shumë diplomatë sesa që ka shqiptarë në Ballkan.


Sikur të mos e “hanim vetëvetën”, duke mos ia njohur meritat njëri-tjetrit (të mos ishim të përçarë dhe të copëtuar në dhjetra e qindra parti politike…etj.) dhe vetëvetja të na dhimbsej më shumë sessa na dhimbsen të huajt, sgurisht se shqiptarët, qëmoti, do të kishin shtetin e vet kombëtar të ribashkuar nën çatinë e Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit.

-Andon Zako Çajupi ynë i madh ka pasur të drejtë të pikëllohej shumë për vdekjen e vëllait të vet Naim Frashëri, të cilin e vajtoi me këtë përkushtim dhembjeje të zemrës së lënduar dhe shpirtit të tij të madh human, kombëtar dhe atdhetar shqiptar: “Vdiç Naimi, vdiç Naimi, moj e mjera Shqipëri, mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai…”, sepse, vërtet, pas vdekjes së tij, nuk lindi edhe një Naim Frashër si Ai!

Asimetria paradoksale dhe servilizmi diplomatik




Ndërkaq, Besiana Kadare nuk ka pasur asnjë arsye të “shokohej” aq shumë për vdekjen e ambasadorit të përhershëm në OKB, Vitaly Çurkin, sepse si Atë, Rusia ka me dhjetra e qindra ambasadorë e diplomatë të tjerë, më shumë sessa ka shqiptarë në Ballkan. Kështu që, Çurkinin ka kush ta zëvendësojë, por, jo edhe Sokrat Plakën, ish-zëvendsministrin e Jashtëm dhe ish-ambasadorin më të shquar shqiptar, i cili në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të vitve të 80-ta të shekullit XX (si ambasador në Beograd dhe Vjenë ) luajti një rol të rëndësishëm dhe dha një kontribut të madh në ndihmën dhe në bashkërendimin e aktivitetit diplomatik zinxhiror të ambasadve shqiptare Beograd-Ankara-Sofje-Budapest-Bukuresht-Vijenë-Varshavë-Pragë-Romë-Bruksel-Bernë-Bon...etj. në mbështetjen dhe në përgatitjen e demonstratave historike revolucionare-studentë-popull të vitit 1981-1982 në Kosovë kundër regjimit terrorist dhe shtypës të Serbo-Jugosllavisë.



***

Besiana Kadare (ambasadore e Shqipërisë në OKB) : “Shocked and saddened to learn the sudden passing away of the Russian ambassador to the UN, Vitaly Churkin. May he Rest in Peace!”( “E shokuar dhe e pikëlluar nga vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin. U prehtë në paqe!”(Twitter).

-Ç’është ky “shok” dhe ky “pikëllim” aq i skajshëm për vdekjen e Vitaly Churkinit, po vajtoni dhe qani për vetëvetën (për Shqipërinë e copëtuar etnike), o, të gjorë, se Rusia e Putinit ka më shumë diplomatë e ambasadorë sesa i gjithë numri i shqiptarëve të copëtuar, të kolonizuar dhe i atyre të pavarur (Shqipëria londineze dhe Kosova amerikane) në Ballkan.

-Qani, vajtoni dhe pikëllohuni për gjendjen dhe për fatin e mjerë të më se 3 milionë shqiptarëve, të cilët, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, politika dhe diplomacia proruse shqiptare ( pa dhimbje dhe, pa asnjë “shok”) i ka lënë nën sundimin e egër kolonial shekullor të sllavëve të Ballkanit (1878-2017).

-Mos derdhni “lotë krokodili” për ambasadorët dhe për diplomatët sllavë, se ka kush t’i vajtojë, nuk kanë ngelur ata, që të vajtohen nga shqiptarët, të cilët po “e hanë vetëvetën”, duke luftuar për pushtet, për interesa parciale dhe karrieriste, si dhe për të krijuar shtete për të tjerët, e vetën e kanë lënë në “ terr e zi” nën robërinë shekullore sllave ballkanike.

Austro-Hungaria krijoi shtetin e parë të Shqipërisë ( 28.11.1912), kurse Amerika Kosovën e pavarur (17 shkurt 2008)!

-Pa sugjerimin , pa ndihmën dhe pa garancinë e këtyre dy shteteve (në periudha të ndryshme historiko-poltike), nuk do krijohej as Shqipëria e Ismail Qemalit dhe e Isa Boletinit e as Kosova e Adem Demaçit dhe e Adem Jasharit!

Mirëpo, gjatë historisë së derisotme të huajt, sidomos Rusia cariste-komuniste, Turqia Osmanllike, Mbretëria serbo-jugosllave, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, asnjëherë nuk kanë pasur dhimbje për ne, përpos, Austro-Hungarisë, e cila pengoi Fuqitë e Mëdha të Evropës (1912), që Kombin Shqiptar ta linin pa shtetin e tyre-pa SHQIPËRINË e sotme londineze, të cunguar 50% të territorit dhe të popullit etnik shqiptar në saje të vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913).



Ndërkaq, në kohën më të re të fundshekullit XX, 1999, ndër të huajt, që derdhën lotë për ne dhe na ndihmuan, që 2 milionë e gjysmë shqiptarë kosovarë, të shpëtonin nga gjenocidi serb i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), ishin : Presidenti historik i SHBA-së, Bill Clinton; Madeleine Albright (sekretare e shtetit), William Walker ( diplomat amerikan dhe shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili alarmoi Uashingtonin dhe Evropën për masakrën gjenocidale të Reçakut, ku forcat paramilitare serbe barabarisht masakrun 47 civilë shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë); Wesley Clark (gjeneral amrikan), komnadanti i operacioneve luftarake të NATO-s në bombardimin 78-ditësh të objektivave ushtarake të forcave militare, parailitare dhe policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (24 mars – 10 qershor 1999).



Kjo ishte hera e parë në historinë e derisotme të shqiptarëve, që një shtet i huaj (një superfuqi botërore), t’i merrte në mbrojtje dhe t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës nga shfarosja e gjenocidit serb (1989-1999).





Amerikanët dhe Amerika, duhet të na dhimbsen neve, sepse çdo vdekje e tyre qoftë brenda, qoftë kudo në botë është pikëllim, dhimbje dhe humbje e madhe për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë.



Amerika ka meritat kryesore, që sot Kosova është shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, jo Rusia, as aleatët e saj të dikurshëm dhe të sotshëm.



Pa Amerikën dhe pa aleatët e saj tradicionalë evro-perëndimorë, shqiptarët janë të “vdekur” në Ballkan.




Prandaj, është i tepërtë “shoku” dhe “pikëllimi” i Besiana (Isamil) Kadares për vdekjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin në Nju-Jork, më 20 shkurt 2017.

Serbia ka të drejtë të pikëllohet shumë për Çurkinin, por jo edhe Shqipëria dhe Besiana Kadare!

Sepse ambasadori Vitaly Chrukin në Këshillin e Sigrimit të OKB-së e ka “ngrirë” statusin e pavarësisë së Kosovës (2008-2017), duke u betuar se “Russia will never support Kosovo to become the member of the United Nations, but will uphold the UN Resolution 1244 which recognizing Serbia's territorial integrity”.

(http://www.tert.am/en/news/2010/08/04/churkin/1262498).

Kjo veto e Rusisë në bllokimin e pavarësisë së Kosovës (2008-2017), si dhe vetoja saj në Rezolutën e Srebrenicës së vitit 2015 (gjoja se Serbia nuk ka kryer gjenocid), janë arsyeja kryesore, pse presideneti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka dekoruar postmortem VItaly Churkinin, duke shtuar se “Derisa të kemi miq të këtillë në orgnaiztat ndërkombëtare, nuk besojmë se do të ndodhë ndonjë befasi, që Këshilli i Sigurimit, ta njohë pavarësinë e Kosovës, apo të mirtatojë ndonjë rezolutë kundër nesh.

(http://balkans.aljazeera.net/vijesti/nikolic-posthumno-odlikovao-curkina-zbog-veta-na-rezoluciju-o-srebrenici./).

Berati i Buzhalës le t’i largojë kriminelat nga Kosova e pastaj t’i shesë dëngla shtetit amë…



Nga Elida Buçpapaj

Berat Buzhala nga Prishtina po i jep orientime shqiptarëve në shtetin amë se ç’ka u duhet të bëjnë me Edi Ramën, me ambasadorët e huaj, ndërsa Ilir Metës po i çon selam që të mos e mbështesë më piktorin!

Heu Berat Buzhala, po a mos vallë je ka ble nga malli që shitet me shumicë nga shteti amë dhe t’u ka bo mendja dhallë ?

A i ke krye ti punët e tua në Kosovë që tash i je kthy Shqipnisë?!

A e ke pastru skenën politike të Kosovës, a i ka largu hajnat, kriminelët, abuzuesit me pushtetin, a e ke futë në punë 24 orë non stop Gjykatën Speciale ?!

A i ke zbardhë Dosjet e Enver Malokut, Xhamail Mustafës e gjithë shqiptarëve të vrarë pas luftës ?

A e ke deligjitimu presidentin e Kosovës që uzuropoi pushtetin nga shitblerja e votave, ku votat u shitën sikur tutorët i shesin prostitutat e tyne me poste ambasadorësh e konsujsh;

A e ke çmontu koalicionin më rrugaç që ka njojtë historia e parlamentarizmit të Kosovës, kur Isa Mustafa u lidh me Thaçin tuj e pasë kundër gjithë elektoratin;

Hë pra Berati i Buzhalës !

A e ke kthy Kosovën në një shtet demokratik, ku vepron ligji, ku nuk vepron politika e ndyrë, klientelizmi, nepotizmi e krimi i organizuar ?

A e ke pastru krejt skenën politike të Kosovës nga rrumpallat, nga rrugaçat analfabetë, sallahanat e hajvanat;

Meqë je tuj fol nga ex cathedra a i ke vendos pikat mbi “i” për çështjen e demarkacionit pa i dhuru në tabaka territore të Kosovës Malit të Zi ?

A i ke rrëzu gjithë muret e ngritura në veriun e Mitrovicës, e në vend të tyne a ke ndërtu ura; ai ke kthy shqiptarët të banojnë në trojet e të parëve të tyne; po trenave që vijnë nga Beogradi a ua ke qartësu se destinacioni ku mberrijnë asht në Mitrovicë të Kosovës;

A e ke mbyllë çështjen e Trepçes, që është pasuri kombëtare e Kosovës, a i ke shujtë ma në fund pretendimet e Serbisë edhe gati pas dy dekadash që kur e humbi luftën dhe NATO e detyroi si pushtuese që t’i largohej Kosovës ?

Po Zajednicën a e ke heq prej fjalorit politik, sepse qëllimi i saj i mbrapshtë ishte me e leopardizu Kosovën sipas modelit të pistë të Republika Sërbskas, ndarje sipas etnisë dhe fesë, kur pakica serbe gëzon të gjitha të drejtat dhe asht pjesë e popullsisë së Kosovës;

Po dialogun Prishtinë-Beograd a e vendose në shinat e duhura, të barazisë dhe riciprocitetit, sepse dada Editë me Thaçin dialogun e ka kthyer në bindje të verbër puthadore ndaj diktatit të egër, që vijon t’i trajtojë shqiptarët e Kosovës si qytetarë të dorës së fundit;

Po Beogradin e binde se nuk mund të ketë dialog midis dy vendeve,

nëse Serbia nuk anullon të gjithë mandatet e arrestit për ata që luftuan regjimin kriminal të Milosheviçit;

nëse Serbia nuk i kthen të gjitha sigurimet e paguara të pensioneve të shqiptarëve të Kosovës, dhe po ashtu

nëse Serbia nuk ia jep Kosovës të gjitha dosjet e shërbimit sekret të shqiptarëve të rekrutuar …

Nëse i ke kry punët e mësipërme ti me shokët e tu atëhere hallall kthejuni shtetit amë, që ta vini në vijë edhe atë !

Po jam e interesume të di nëse a e ke pyt noj herë veten se si asht e mujtun që duke qenë ti Berati i Buzhalës me ca harambashë të tjerë opinionista syleshë,

Kosovën ka tash tre vjet që nuk e njeh as një kokërr shteti ?

Pse nuk po të del zani Berat?

Po ta jap unë përgjigjen:

Sepse klasa politike që ka në dorë shtetin e Kosovës nuk ka as kredibilitet dhe as reputacion ndërkombëtar!

Kosova asht tuj u dergjë sepse klasën politike dhe elitën e ka kundër, ndërsa ti je pjesë e agjitatorëve!

Kosova ka pasur elitë, sepse prej elitës u zhvarros çështja e pavarësisë deri në finalizimin e saj, por elita e Kosovës tash asht e varrosun, ca të vramë, ca të helmumë, ca të vdekun prej pabesisë shqiptare!

Tash Kosova jeton nën terrorin e obskurantizmit, injorancës, korrupsionit, krimit të organizuar sepse këtë gjë e lejon ti Berati i Buzhalës. Ti si pjesë e pseudoelitës. Ti nuk çan krye se çka i bahet popullit sepse atdheu yt fillon e mbaron tek Berat Buzhala, tek interesi yt personal dhe se nuk ta ndin fare as për Kosovën dhe aq më pak për shtetin amë.

Ne do të ishim të lumtur, nëse Berati me kompaninë e opinionistëve qyqanë do t’i kishte përmbushë ato detyrimet që ia kam përmendur ma lart dhe pastaj bujrum le të vinin tek ne e të na jepnin leksione elitarizmi për me ndriçu mendjet dhe me zbardh ndërgjegjet e terrosuna që edhe shqiptarët e shtetit amë të shpëtojnë prej tranzicionit të inkriminum prej klasës politike;

Por klasa politike shqiptare asht e unifikueme prej Tirane, në Prishtinë e Shkup dhe asht e keqja e përbashkët e popullit të vet sepse elitat kanë dështuar plotësisht dhe janë bërë pjesë e të keqes, bashkë me Berat Buzhalën me shokë.

Por mos harro Berat, se Kosova asht djepi dhe toka e njerëzve të dritshëm, të guximshëm dhe të sakrificave, që janë 180 gradë ndryshe nga ky që je ti.

Kosova asht toka që ka lindur Hasan Prishtinën e Isa Boletinin, që ka lindur Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin.

Kosova e tashit asht tuj vuajt prej obskurantizmit, injorancës, ku janë bashku e vëllazëru njerëz të inkriminumë dhe abuzues të pushtetit, që janë gati ta shesin e ta lejnë Kosovën me këtë status quo, në agoni e popullin të lëngojë varfërie, veç ata të majmen pasurie dhe si derra të kënaqun pastaj t’i çajnë dërrasa edhe shqiptarëve të shtetit amë !

“Të gatshëm ta mbrojmë me të gjitha mjetet lirinë e Haradinajt”


​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj shtyrje së gjykimit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj nga drejtësia franceze, duke thënë se janë në gjendje ta mbrojmë me të gjitha mjetet lirinë e fituar, si dhe bashkëluftëtarin tonë, komandantin Haradinaj.

Ky është reagimi i plotë:

Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Dukagjinit, edhe një herë i shtyhet gjykimi nga drejtësia franceze.

Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe një herë i bëhet padrejtësi në emër të drejtësisë.

Luftëtarit emblematik të lirisë së Kosovës, Ramush Haradinajt, i pamundësohet nga drejtësia evropiane që të gjykohet në vendin e tij, në Kosovë, për lirinë e secilës ka luftuar dhe ka sakrifikuar edhe familjarisht.

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, duke përcjellë me vëmendja se çka po ndodh që nga arrestimi i tij, në bazë të një fletë arresti të Serbisë pushtuese, kundër së cilës ka luftuar edhe Ramusha Haradinaj, nuk mund ta marrin me mend se edhe drejtësia evropiane, kësaj radhe e përfaqësuar përmes drejtësisë franceze, mund të bëhet bashkudhëtare e një drejtësie kriminale, siç është ajo e Serbisë. Këtë fakt, se ajo është drejtësi kriminale, Ramush Haradinaj e ka provuar dy herë në gjykimet në Gjykatën për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë dhe, të dy herët ka dalë i pafajshëm, sepse lufta e tij ishte e drejtë dhe ishte lutë çlirimtare.

Por as ky fakt, as shtetësia e Kosovës, nuk janë të mjaftueshme për drejtësinë e Serbisë kundrejt Kosovës dhe sidomos kundër luftëtarëve të saj të lirisë. Mirëpo, derisa për shqiptarët, kudo që janë, ky qëndrim i drejtësisë së Serbisë është i kuptueshëm, si mund të kuptohet drejtësia franceze, e cila me dashje apo pa të, ka rënë në kurthin që i ka ngritur Serbia, përmes Interpolit, duke akuzuar secilin shqiptar që ka luftuar kundër pushtimit dhe kundër robërisë.

Drejtësia franceze, duke shtyrë, njësoj siç ndodh edhe në disa gjykime në Kosovë, herë për një arsye, herë për një tjetër, marrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt dhe kthimin e tij në vendin e tij, në Kosovë, para shqiptarëve dhe para opinionit demokratik evropian, ka vënë në dyshim parimet themelore të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se ajo mbështet në të

dhënat që ia ka vënë në dispozicion një drejtësi kriminale, e dëshmuar edhe në nivelin evropian, nëse është për t’i besuar institucionet e drejtësisë së Evropës, që janë marrë me rastin e Kosovës, si dhe nëse janë për t’i besuar institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, siç është Gjykata e Hagës, e cila ka shpallur të pafajshëm, përveç të tjerëve edhe Ramush Haradinajn.

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së reagojnë në mënyrën më të ashpër kundër kësaj padrejtësie, që i bëhet jo vetëm Ramush Haradinajt, por edhe luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës.

Duke e mbështetur luftëtarin e lirisë, duke u vënë në krahë të komandantit të UÇK-së, duke u ngritur kundër të gjitha padrejtësive që po ju bëhen luftëtarëve të lirisë, andaj edhe Ramush Haradinajt, deklarojmë publikisht, se jemi në gjendje ta mbrojmë me të gjitha mjetet lirinë e fituar, si dhe bashkëluftëtarin tonë, komandantin e nderuar Ramush Haradinaj.

Prishtinë, 2 mars 2017

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së

Xhavit Jashari, kryetar

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Fadil Shurdhaj, kryetar

Komunikatë për opinion

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...