Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/02

TUNGJATJETA PAQËSORË QE I TREMBENI LUFTËS SË LULZIM BASHËS!

Nga REXHEP SHAHU

JU qe u trandet nga “lufta” e Lulzim Bashes,
A i trembeni paqes qe debon perdite shqiptare nga atdheu dhe po e ben kete vend azil pleqsh, kullote dhensh.
A i trembni ndopak lajmit te kobshem se vetem gjate vitit 2015 u trafikuan vetem ne Angli 600 vajza shqiptare, vajza dhe motrat tona.
A i trembeni lajmit se 2 miliard euro droge jane per blerje votash.
A i trembeni lojes se ulte te kryeministrit qe i con fjale Amerikes permes Anglise se po shkoj me Rusine.
A i trembeni ndopak megallomanise kryeministrore qe nuk e llogarit njeriun per njeri.
A i trembeni flakjes se njerzve ne rruge te madhe.
Mos iu trembni Lulzim Bashes cfare do fjale me lufte qe te thote. Pasi Lulzim Basha ka vec nje arme lufte, qeshjen dhe ju te gjithe e dini mire kete.
Arma me efikase e Lulzim Bashes eshte qeshja.
JU kesaj i trembeni ne fakt, qeshjes se tij.
Lulzim Basha njehere doli nga natyra e tij dhe ju u drodhet si mijte ne sekonda termeti. Ne fakt u shtiret si viktima lufte.
Po kryeministri yne qe shtiret, genjen dhe mashtron, dhunon e persekuton pa iu skuqe tulla 25 ne 24 ore nuk ju shqeteson fare dhe nuk ju tremb aspak.
JU mos u shtirni se po trembeni nga lufta e Lulzim Bashes, por trembuni nga qeshja e tij nga argumentet dhe fuqia e argumenteve, trembuni nga nje veprim i thjeshte e i ligjshem i tij: mosmarrja pjese ne zgjedhje e forces se tij politike. Dhenia e gjithe fuqise, dhenia e zgjedhjeve pushtetit aktual. Kete mundet ta beje Lulzim Basha duke qeshe – te mos marre pjese ne zgjedhje dhe duke ia uruar gjithe fitorjet madheshtore Edi Rames.
Te dashur paqesore, te dashur engjej te paqes shqiptare, te dashur e shume te nderuar ju qe u trembet nga lufta e Lulzim Bashes!
Dilni nga bunkeret tuaj, dilni mos u tutni. Nuku ka lufte.
Basha nuk di te beje lufte. Ai di te qeshe. Plumbat e tij jane te qeshurat e tij.
Mos u tutni pse e nge zetin Basha ndonjehere. Basha nuk e ka fuqine te ngritja e zerit, por te argumenti e kerkesa e kthjellte qe ben e artikulon, te vendimi i bute qe ai ka fuqine ta marre, te qartesia qe tashme e ka.
Ndaj mos u tutni nga lufta e Bashes, nga defekti i Bashes, nga zeri i larte i Bashes, as nga gishti i Bashes. Tutjuni atij Bashes tjeter qe qesh dhe merr vendime te forta duke qeshe.
Ai me argumentet qe po jep, me qartesine e argumenteve, me thjeshtesine qe po artikulohet, po thote nuk ka zgjedhje me friken se vidhen, me friken e vjedhjeve te votave apo blerjen e votave nga qeveria e droges se shumefishuar.
Ai me keto argumente po afron njerez, me ze te larte e gisht po largon ato qe duhen e duheshin larguar me kohe.

Kryeministrin Rama pse e paska lëshuar zemra?!


Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Përmes faqeve të internetit, u njoha me një deklaratë të Kryeministrit Rama në një intervistë për gazetën angleze “The Telegraph”. Në këtë gazetë thuhej:
“Ballkani është në rrezikun e rrëshqitjes nën influencën ruse nëse administrata Tramp injoron rajonin. Kështu shprehet kryeministri shqiptar Edi Rama”.
Në atë intervistë Kryeministri Rama paska deklaruar se pa mbështetjen e Bashkimit Europian “Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim” (Citohet sipas: “Rama, presion administratës Tramp: po na braktisët, na marrin rusët”. Marrë nga faqja e internetit “lapsi.al”. 24 shkurt 2017).
Kjo deklaratë e Kryeministrit Rama është befasuese. Sipas tij, Republika e Shqipërisë, pa përkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, do t’u katandiska në një “jetime” hesapi dhe, automatikisht, “do të përfunduaka” në prehërin e Rusisë!!!
Në deklaratën e Kryeministrit Rama bie në sy një disfatizëm i kulluar. Ky disfatizëm është larg qëndrimit të tij burrëror nga foltorja e Kuvendit më 03 nëntor 2016, kur ai, në debatin me Vangjel Dulen, me këtë mohues të Çështjes Çame, Athinës zyrtare ia përplasi të katër të vërtetat në fytyrë jo vetëm për krimet barbare që Greqia pati kryer kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë, por edhe për qëndrimin që ajo ka mbajtur dhe mban ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët i detyron të ndryshojnë emrat dhe bindjet e tyre fetare. Ai qëndrim i Kryeministrit Rama atë ditë të 03 nëntorit në foltoren e Kuvendit për një Çështje Kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme, s’ishte vënë re në karrierën e asnjë kryeministri shqiptar që prej vitit 1920. Por deklarata e tij në intervistën e lartpërmendur është tepër zhgënjyese. Sipas kësaj deklarate, u dashka që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ta kenë vazhdimisht nën përkujdesje Republikën e Shqipërisë, se, për ndryshe, rusët e Putinit i paskemi “prapa derës”!!! Por a nuk e mendon Kryeministri Rama se, në mënyrë të veçantë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kenë nën përkujdesje Republikën e Shqipërisë, vetëm nëse klasa politike shqiptare ka ndër mend të ndërtojë një shtet ligjor, në mënyrë që, të gjithë, pa përjashtim, të jenë të barabartë para ligjit?
Dikur, andej nga fillimi i viteve ’90, në vendin tonë pati ardhur për vizitë Zhozef DioGuardi dhe në takimet që pati zhvilluar me përfaqësues të lartë të politikës shqiptare, pati lënë porosi që ata të ndërtonin në Shqipëri një demokraci të modelit amerikan. Që asokohe ka kaluar një çerek shekulli dhe demokracia e modelit amerikan në Shqipëri është vite drite larg nesh. Atëherë lind pyetja: po si qenka e mundur që Republika e Shqipërisë ta merituaka përkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përderisa klasa politike shqiptare nuk dëshiron ta ndërtojë shtetin ligjor, kur në parlamentin shqiptar janë të pranishëm deputetë me të kaluar kriminale, kur politikanët janë shndërruar në oligarkë të fuqishëm që s’duan t’ia dinë për hallet e popullit, kur hendeku i varfërisë midis pasanikëve dhe skamnorëve ka ardhur duke u bërë edhe më i thellë gjatë këtij çerek shekulli, kur reforma në drejtësi nuk fillon të zbatohet, para së gjithash, për politikanët e korruptuar, duke nisur nga krerët e lartë të shtetit dhe deri te gjykatësit dhe prokurorët, deri te profesorët e universiteteve dhe mësuesit e shkollave, deri te mjekët e spitaleve, ku qytetarëve të thjeshtë u ripen shtatë palë lëkurë, paçka se sa për sy e faqe është deklaruar për shërbime shëndetësore falas?
Në këto kushte, vështirë se mund të shpresohet për një mbështetje në vazhdimësi për vendin tonë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse shteti antiligjor që ka ndërtuar klasa politike shqiptare, është kopje tipike e shtetit antiligjor që ka ndërtuar Vladimir Putini në Federatën Ruse. Prandaj tingëllon e çuditshme thirrja e Kryeministrit Rama për përkrahje nga ana e administratës amerikane, ndërkohë që në Shqipëri klasa politike ka ndërtuar modelin putinian të qeverisjes së vendit.
E kam të pamundur të deklaroj me bindje të plotë nëse Kryeministri Rama, përsonalisht, nuk dëshiron të ndërtojë një shtet ligjor, apo ai është i kapur keq nga oligarkët e fuqishëm, të cilët nuk e lejojnë ta ndërtojë një shtet të tillë. Sidoqoftë, deklarata e tij për “rrezikun” e rënies së vendit tonë nën ndikimin rus, dëshmon se ekziston një prirje e theksuar e majtizmit shqiptar për t’i kthyer “antenat” nga Lindja me aromë ruse. Por majtizmi shqiptar harron që Rusia ka qenë varrmihësja e pamëshirshme e Çështjes Kombëtare Shqiptare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës dhe deri te qëndrimi ndaj Republikës së Kosovës. Qëndrimet thellësisht armiqësore të politikës dhe të diplomacisë ruse ndaj kombit shqiptar, i kam argumentuar me fakte konkrete në disa artikuj që kam pasë botuar në internet. Artikulli më i fundit me fakte të tilla, me titull “Mirënjohje për profesorin e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut”, është botuar në internet më 25 dhjetor 2016.
Me deklaratën e lartpërmendur, Kryeministri Rama dëshmon se ose vetë është i pazoti, dhe prandaj e ka lëshuar zemra, për të ndërtuar një shtet ligjor, ose ai ka hyrë në pazare me oligarkët e fuqishëm që ka rreth vetes, të cilët nuk e dëshirojnë ndërtimin e një shteti të tillë. Sido që të jetë e vërteta, qoftë Kryeministri Rama, qoftë oligarkët rreth tij, nuk kanë as besim, as respekt ndaj popullit shqiptar, i cili, nën udhëheqjen e një klase politike me dinjitet të lartë kombëtar, është në gjendje të bëjë mrekullira. Prandaj deklarata disfatiste e Kryeministrit Rama më kujton një deklaratë po kaq disfatiste të Enver Hoxhës në vitet e para të pasluftës, i cili shpëtimin e vendit tonë e shikonte te bashkimi me Jugosllavinë titiste. Asokohe dhe pikërisht më 15 dhjetor 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike, ai pati deklaruar:
“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin de facto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.
Pra, sipas Kryeministrit Rama, Republika e Shqipërisë, nëse nuk e ka pëkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na rënka nën “pëkujdesjen” e Rusisë putiniane. Me fjalë të tjera, ajo nuk na qenka “e aftë” të mbijetojë vetë, si shtet i pavarur dhe sovran. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Shqipëria mund të mbijetojë për bukuri si një shtet i pavarur dhe sovran dhe, duke ndërtuar një shtet ligjor dhe me një demokraci të konsoliduar, ajo, automatikisht, do ta gëzojë përherë përkujdesjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, te populli shqiptar, shikojnë aleatin e tyre më besnik në krejt kontinentin evropian. Por është halli se klasa politike shqiptare nuk e dëshiron ndërtimin e një shteti ligjor dhe konsolidimin e një demokracie të vërtetë, sipas së cilës të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Kjo është plotësisht e mundur të arrihet, sepse shembullin e kemi të gjallë, para syve tanë. Kemi shtetin zviceran, i cili shërben si model i ndërtimit të shtetit ligjor. Çfarë e pengon Republikën e Shqipërisë të ndërtojë një shtet ligjor të modelit zviceran?
Republika e Shqipërisë, si një truall pjellor për politikanë oligarkë që janë kundër ndërtimit të një shteti ligjor, me sa duket, nuk nxjerr dot kurrë nga gjiri i vet politikanë të kalibrit zviceran. Personaliteti i njohur politik zviceran Kuke, ka pasë deklaruar para do kohësh:
“Zvicra bashkëkohore është një vend mjaft i pasur dhe mund t’i lejojë vetes për një periudhë të gjatë t’u përmbahet parimeve të një integrimi te rezervuar, i cili është në gjendje të minimizojë presionin e Bashkimit Evropian dhe të sigurojë ruajtjen e specifikës së vet, domethënë ruajtjen e nivelit të fitimit të sektorëve të caktuar të ekonomisë kombëtare”.
Shqipëria është shumë më e pasur sesa Zvicra, si me pasuri mbitokësore, edhe me pasuri nëntokësore. Por në Zvicër është konsoliduar një qëndrim krejt tjetër ndaj vetë thelbit të Bashkimit Evropian. Analistët zviceranë janë të mendimit se struktura e egër federative që kërkon të përvijojë Brukseli, gjoja sipas modelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mund të shërbejë si model për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit politik të Bashkimit Evropian. Shenjën e parë të këtij dështimi e dha Anglia, me vendimin që mori për largimin nga strukturat e Bashkimit Evropian.
Kryenistri Rama, për arsyet që përmenda më lart, është ligështuar, e ka lëshuar veten dhe po përjeton çaste dobësie në ushtrimin e detyrës së tij, duke i kujtuar popullit shqiptar se vendi ynë “ka rrezik” të bjerë nën ndikimin rus. Me këtë rast, Kryeministrit Rama dëshiroj t’i kujtoj një këshillë të artë të shkrimtarit dhe të publicistit amerikan Robert Grin (Robert Green – 1959), autor i veprave të njohura publicistike për psikologjinë dhe mekanizmin e funksionimit të pushtetit në shoqëri dhe në politikë, si edhe për veçoritë e të menduarit strategjik dhe ligjet e mashtrimit. Ai thotë:
“Kur e ndieni veten më të dobët, mos hyni në betejë në asnjë mënyrë për punë nderi. Është më mirë të kapitulloni… Mos i jepni kënaqësi fitimtarit të ndeshet me ju, kapitulloni paraprakisht”.

Mos e vajtoni Rusinë, por Shqipërinë e copëtuar Etnike(1878-2017)!


Barometri diplomatik



Prof.Dr.Mehdi HYSENI



***

Me injorancë, me nepotizëm dhe me servilizëm nuk bëhet as politika, as diplomacia, as drejtësia, as demokracia, as patriotizmi, as shkenca e as përparimi dhe lulëzimi i një kombi.

***

Sepse Vitaly Churkinin ka kush ta zëvendësojë mbase Rusia ka më shumë diplomatë sesa që ka shqiptarë në Ballkan.


Sikur të mos e “hanim vetëvetën”, duke mos ia njohur meritat njëri-tjetrit (të mos ishim të përçarë dhe të copëtuar në dhjetra e qindra parti politike…etj.) dhe vetëvetja të na dhimbsej më shumë sessa na dhimbsen të huajt, sgurisht se shqiptarët, qëmoti, do të kishin shtetin e vet kombëtar të ribashkuar nën çatinë e Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit.

-Andon Zako Çajupi ynë i madh ka pasur të drejtë të pikëllohej shumë për vdekjen e vëllait të vet Naim Frashëri, të cilin e vajtoi me këtë përkushtim dhembjeje të zemrës së lënduar dhe shpirtit të tij të madh human, kombëtar dhe atdhetar shqiptar: “Vdiç Naimi, vdiç Naimi, moj e mjera Shqipëri, mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai…”, sepse, vërtet, pas vdekjes së tij, nuk lindi edhe një Naim Frashër si Ai!

Asimetria paradoksale dhe servilizmi diplomatik




Ndërkaq, Besiana Kadare nuk ka pasur asnjë arsye të “shokohej” aq shumë për vdekjen e ambasadorit të përhershëm në OKB, Vitaly Çurkin, sepse si Atë, Rusia ka me dhjetra e qindra ambasadorë e diplomatë të tjerë, më shumë sessa ka shqiptarë në Ballkan. Kështu që, Çurkinin ka kush ta zëvendësojë, por, jo edhe Sokrat Plakën, ish-zëvendsministrin e Jashtëm dhe ish-ambasadorin më të shquar shqiptar, i cili në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të vitve të 80-ta të shekullit XX (si ambasador në Beograd dhe Vjenë ) luajti një rol të rëndësishëm dhe dha një kontribut të madh në ndihmën dhe në bashkërendimin e aktivitetit diplomatik zinxhiror të ambasadve shqiptare Beograd-Ankara-Sofje-Budapest-Bukuresht-Vijenë-Varshavë-Pragë-Romë-Bruksel-Bernë-Bon...etj. në mbështetjen dhe në përgatitjen e demonstratave historike revolucionare-studentë-popull të vitit 1981-1982 në Kosovë kundër regjimit terrorist dhe shtypës të Serbo-Jugosllavisë.



***

Besiana Kadare (ambasadore e Shqipërisë në OKB) : “Shocked and saddened to learn the sudden passing away of the Russian ambassador to the UN, Vitaly Churkin. May he Rest in Peace!”( “E shokuar dhe e pikëlluar nga vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin. U prehtë në paqe!”(Twitter).

-Ç’është ky “shok” dhe ky “pikëllim” aq i skajshëm për vdekjen e Vitaly Churkinit, po vajtoni dhe qani për vetëvetën (për Shqipërinë e copëtuar etnike), o, të gjorë, se Rusia e Putinit ka më shumë diplomatë e ambasadorë sesa i gjithë numri i shqiptarëve të copëtuar, të kolonizuar dhe i atyre të pavarur (Shqipëria londineze dhe Kosova amerikane) në Ballkan.

-Qani, vajtoni dhe pikëllohuni për gjendjen dhe për fatin e mjerë të më se 3 milionë shqiptarëve, të cilët, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, politika dhe diplomacia proruse shqiptare ( pa dhimbje dhe, pa asnjë “shok”) i ka lënë nën sundimin e egër kolonial shekullor të sllavëve të Ballkanit (1878-2017).

-Mos derdhni “lotë krokodili” për ambasadorët dhe për diplomatët sllavë, se ka kush t’i vajtojë, nuk kanë ngelur ata, që të vajtohen nga shqiptarët, të cilët po “e hanë vetëvetën”, duke luftuar për pushtet, për interesa parciale dhe karrieriste, si dhe për të krijuar shtete për të tjerët, e vetën e kanë lënë në “ terr e zi” nën robërinë shekullore sllave ballkanike.

Austro-Hungaria krijoi shtetin e parë të Shqipërisë ( 28.11.1912), kurse Amerika Kosovën e pavarur (17 shkurt 2008)!

-Pa sugjerimin , pa ndihmën dhe pa garancinë e këtyre dy shteteve (në periudha të ndryshme historiko-poltike), nuk do krijohej as Shqipëria e Ismail Qemalit dhe e Isa Boletinit e as Kosova e Adem Demaçit dhe e Adem Jasharit!

Mirëpo, gjatë historisë së derisotme të huajt, sidomos Rusia cariste-komuniste, Turqia Osmanllike, Mbretëria serbo-jugosllave, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, asnjëherë nuk kanë pasur dhimbje për ne, përpos, Austro-Hungarisë, e cila pengoi Fuqitë e Mëdha të Evropës (1912), që Kombin Shqiptar ta linin pa shtetin e tyre-pa SHQIPËRINË e sotme londineze, të cunguar 50% të territorit dhe të popullit etnik shqiptar në saje të vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913).



Ndërkaq, në kohën më të re të fundshekullit XX, 1999, ndër të huajt, që derdhën lotë për ne dhe na ndihmuan, që 2 milionë e gjysmë shqiptarë kosovarë, të shpëtonin nga gjenocidi serb i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), ishin : Presidenti historik i SHBA-së, Bill Clinton; Madeleine Albright (sekretare e shtetit), William Walker ( diplomat amerikan dhe shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili alarmoi Uashingtonin dhe Evropën për masakrën gjenocidale të Reçakut, ku forcat paramilitare serbe barabarisht masakrun 47 civilë shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë); Wesley Clark (gjeneral amrikan), komnadanti i operacioneve luftarake të NATO-s në bombardimin 78-ditësh të objektivave ushtarake të forcave militare, parailitare dhe policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (24 mars – 10 qershor 1999).



Kjo ishte hera e parë në historinë e derisotme të shqiptarëve, që një shtet i huaj (një superfuqi botërore), t’i merrte në mbrojtje dhe t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës nga shfarosja e gjenocidit serb (1989-1999).





Amerikanët dhe Amerika, duhet të na dhimbsen neve, sepse çdo vdekje e tyre qoftë brenda, qoftë kudo në botë është pikëllim, dhimbje dhe humbje e madhe për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë.



Amerika ka meritat kryesore, që sot Kosova është shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, jo Rusia, as aleatët e saj të dikurshëm dhe të sotshëm.



Pa Amerikën dhe pa aleatët e saj tradicionalë evro-perëndimorë, shqiptarët janë të “vdekur” në Ballkan.




Prandaj, është i tepërtë “shoku” dhe “pikëllimi” i Besiana (Isamil) Kadares për vdekjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin në Nju-Jork, më 20 shkurt 2017.

Serbia ka të drejtë të pikëllohet shumë për Çurkinin, por jo edhe Shqipëria dhe Besiana Kadare!

Sepse ambasadori Vitaly Chrukin në Këshillin e Sigrimit të OKB-së e ka “ngrirë” statusin e pavarësisë së Kosovës (2008-2017), duke u betuar se “Russia will never support Kosovo to become the member of the United Nations, but will uphold the UN Resolution 1244 which recognizing Serbia's territorial integrity”.

(http://www.tert.am/en/news/2010/08/04/churkin/1262498).

Kjo veto e Rusisë në bllokimin e pavarësisë së Kosovës (2008-2017), si dhe vetoja saj në Rezolutën e Srebrenicës së vitit 2015 (gjoja se Serbia nuk ka kryer gjenocid), janë arsyeja kryesore, pse presideneti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka dekoruar postmortem VItaly Churkinin, duke shtuar se “Derisa të kemi miq të këtillë në orgnaiztat ndërkombëtare, nuk besojmë se do të ndodhë ndonjë befasi, që Këshilli i Sigurimit, ta njohë pavarësinë e Kosovës, apo të mirtatojë ndonjë rezolutë kundër nesh.

(http://balkans.aljazeera.net/vijesti/nikolic-posthumno-odlikovao-curkina-zbog-veta-na-rezoluciju-o-srebrenici./).

Berati i Buzhalës le t’i largojë kriminelat nga Kosova e pastaj t’i shesë dëngla shtetit amë…



Nga Elida Buçpapaj

Berat Buzhala nga Prishtina po i jep orientime shqiptarëve në shtetin amë se ç’ka u duhet të bëjnë me Edi Ramën, me ambasadorët e huaj, ndërsa Ilir Metës po i çon selam që të mos e mbështesë më piktorin!

Heu Berat Buzhala, po a mos vallë je ka ble nga malli që shitet me shumicë nga shteti amë dhe t’u ka bo mendja dhallë ?

A i ke krye ti punët e tua në Kosovë që tash i je kthy Shqipnisë?!

A e ke pastru skenën politike të Kosovës, a i ka largu hajnat, kriminelët, abuzuesit me pushtetin, a e ke futë në punë 24 orë non stop Gjykatën Speciale ?!

A i ke zbardhë Dosjet e Enver Malokut, Xhamail Mustafës e gjithë shqiptarëve të vrarë pas luftës ?

A e ke deligjitimu presidentin e Kosovës që uzuropoi pushtetin nga shitblerja e votave, ku votat u shitën sikur tutorët i shesin prostitutat e tyne me poste ambasadorësh e konsujsh;

A e ke çmontu koalicionin më rrugaç që ka njojtë historia e parlamentarizmit të Kosovës, kur Isa Mustafa u lidh me Thaçin tuj e pasë kundër gjithë elektoratin;

Hë pra Berati i Buzhalës !

A e ke kthy Kosovën në një shtet demokratik, ku vepron ligji, ku nuk vepron politika e ndyrë, klientelizmi, nepotizmi e krimi i organizuar ?

A e ke pastru krejt skenën politike të Kosovës nga rrumpallat, nga rrugaçat analfabetë, sallahanat e hajvanat;

Meqë je tuj fol nga ex cathedra a i ke vendos pikat mbi “i” për çështjen e demarkacionit pa i dhuru në tabaka territore të Kosovës Malit të Zi ?

A i ke rrëzu gjithë muret e ngritura në veriun e Mitrovicës, e në vend të tyne a ke ndërtu ura; ai ke kthy shqiptarët të banojnë në trojet e të parëve të tyne; po trenave që vijnë nga Beogradi a ua ke qartësu se destinacioni ku mberrijnë asht në Mitrovicë të Kosovës;

A e ke mbyllë çështjen e Trepçes, që është pasuri kombëtare e Kosovës, a i ke shujtë ma në fund pretendimet e Serbisë edhe gati pas dy dekadash që kur e humbi luftën dhe NATO e detyroi si pushtuese që t’i largohej Kosovës ?

Po Zajednicën a e ke heq prej fjalorit politik, sepse qëllimi i saj i mbrapshtë ishte me e leopardizu Kosovën sipas modelit të pistë të Republika Sërbskas, ndarje sipas etnisë dhe fesë, kur pakica serbe gëzon të gjitha të drejtat dhe asht pjesë e popullsisë së Kosovës;

Po dialogun Prishtinë-Beograd a e vendose në shinat e duhura, të barazisë dhe riciprocitetit, sepse dada Editë me Thaçin dialogun e ka kthyer në bindje të verbër puthadore ndaj diktatit të egër, që vijon t’i trajtojë shqiptarët e Kosovës si qytetarë të dorës së fundit;

Po Beogradin e binde se nuk mund të ketë dialog midis dy vendeve,

nëse Serbia nuk anullon të gjithë mandatet e arrestit për ata që luftuan regjimin kriminal të Milosheviçit;

nëse Serbia nuk i kthen të gjitha sigurimet e paguara të pensioneve të shqiptarëve të Kosovës, dhe po ashtu

nëse Serbia nuk ia jep Kosovës të gjitha dosjet e shërbimit sekret të shqiptarëve të rekrutuar …

Nëse i ke kry punët e mësipërme ti me shokët e tu atëhere hallall kthejuni shtetit amë, që ta vini në vijë edhe atë !

Po jam e interesume të di nëse a e ke pyt noj herë veten se si asht e mujtun që duke qenë ti Berati i Buzhalës me ca harambashë të tjerë opinionista syleshë,

Kosovën ka tash tre vjet që nuk e njeh as një kokërr shteti ?

Pse nuk po të del zani Berat?

Po ta jap unë përgjigjen:

Sepse klasa politike që ka në dorë shtetin e Kosovës nuk ka as kredibilitet dhe as reputacion ndërkombëtar!

Kosova asht tuj u dergjë sepse klasën politike dhe elitën e ka kundër, ndërsa ti je pjesë e agjitatorëve!

Kosova ka pasur elitë, sepse prej elitës u zhvarros çështja e pavarësisë deri në finalizimin e saj, por elita e Kosovës tash asht e varrosun, ca të vramë, ca të helmumë, ca të vdekun prej pabesisë shqiptare!

Tash Kosova jeton nën terrorin e obskurantizmit, injorancës, korrupsionit, krimit të organizuar sepse këtë gjë e lejon ti Berati i Buzhalës. Ti si pjesë e pseudoelitës. Ti nuk çan krye se çka i bahet popullit sepse atdheu yt fillon e mbaron tek Berat Buzhala, tek interesi yt personal dhe se nuk ta ndin fare as për Kosovën dhe aq më pak për shtetin amë.

Ne do të ishim të lumtur, nëse Berati me kompaninë e opinionistëve qyqanë do t’i kishte përmbushë ato detyrimet që ia kam përmendur ma lart dhe pastaj bujrum le të vinin tek ne e të na jepnin leksione elitarizmi për me ndriçu mendjet dhe me zbardh ndërgjegjet e terrosuna që edhe shqiptarët e shtetit amë të shpëtojnë prej tranzicionit të inkriminum prej klasës politike;

Por klasa politike shqiptare asht e unifikueme prej Tirane, në Prishtinë e Shkup dhe asht e keqja e përbashkët e popullit të vet sepse elitat kanë dështuar plotësisht dhe janë bërë pjesë e të keqes, bashkë me Berat Buzhalën me shokë.

Por mos harro Berat, se Kosova asht djepi dhe toka e njerëzve të dritshëm, të guximshëm dhe të sakrificave, që janë 180 gradë ndryshe nga ky që je ti.

Kosova asht toka që ka lindur Hasan Prishtinën e Isa Boletinin, që ka lindur Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin.

Kosova e tashit asht tuj vuajt prej obskurantizmit, injorancës, ku janë bashku e vëllazëru njerëz të inkriminumë dhe abuzues të pushtetit, që janë gati ta shesin e ta lejnë Kosovën me këtë status quo, në agoni e popullin të lëngojë varfërie, veç ata të majmen pasurie dhe si derra të kënaqun pastaj t’i çajnë dërrasa edhe shqiptarëve të shtetit amë !

“Të gatshëm ta mbrojmë me të gjitha mjetet lirinë e Haradinajt”


​Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj shtyrje së gjykimit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj nga drejtësia franceze, duke thënë se janë në gjendje ta mbrojmë me të gjitha mjetet lirinë e fituar, si dhe bashkëluftëtarin tonë, komandantin Haradinaj.

Ky është reagimi i plotë:

Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Dukagjinit, edhe një herë i shtyhet gjykimi nga drejtësia franceze.

Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe një herë i bëhet padrejtësi në emër të drejtësisë.

Luftëtarit emblematik të lirisë së Kosovës, Ramush Haradinajt, i pamundësohet nga drejtësia evropiane që të gjykohet në vendin e tij, në Kosovë, për lirinë e secilës ka luftuar dhe ka sakrifikuar edhe familjarisht.

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, duke përcjellë me vëmendja se çka po ndodh që nga arrestimi i tij, në bazë të një fletë arresti të Serbisë pushtuese, kundër së cilës ka luftuar edhe Ramusha Haradinaj, nuk mund ta marrin me mend se edhe drejtësia evropiane, kësaj radhe e përfaqësuar përmes drejtësisë franceze, mund të bëhet bashkudhëtare e një drejtësie kriminale, siç është ajo e Serbisë. Këtë fakt, se ajo është drejtësi kriminale, Ramush Haradinaj e ka provuar dy herë në gjykimet në Gjykatën për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë dhe, të dy herët ka dalë i pafajshëm, sepse lufta e tij ishte e drejtë dhe ishte lutë çlirimtare.

Por as ky fakt, as shtetësia e Kosovës, nuk janë të mjaftueshme për drejtësinë e Serbisë kundrejt Kosovës dhe sidomos kundër luftëtarëve të saj të lirisë. Mirëpo, derisa për shqiptarët, kudo që janë, ky qëndrim i drejtësisë së Serbisë është i kuptueshëm, si mund të kuptohet drejtësia franceze, e cila me dashje apo pa të, ka rënë në kurthin që i ka ngritur Serbia, përmes Interpolit, duke akuzuar secilin shqiptar që ka luftuar kundër pushtimit dhe kundër robërisë.

Drejtësia franceze, duke shtyrë, njësoj siç ndodh edhe në disa gjykime në Kosovë, herë për një arsye, herë për një tjetër, marrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt dhe kthimin e tij në vendin e tij, në Kosovë, para shqiptarëve dhe para opinionit demokratik evropian, ka vënë në dyshim parimet themelore të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se ajo mbështet në të

dhënat që ia ka vënë në dispozicion një drejtësi kriminale, e dëshmuar edhe në nivelin evropian, nëse është për t’i besuar institucionet e drejtësisë së Evropës, që janë marrë me rastin e Kosovës, si dhe nëse janë për t’i besuar institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, siç është Gjykata e Hagës, e cila ka shpallur të pafajshëm, përveç të tjerëve edhe Ramush Haradinajn.

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së reagojnë në mënyrën më të ashpër kundër kësaj padrejtësie, që i bëhet jo vetëm Ramush Haradinajt, por edhe luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës.

Duke e mbështetur luftëtarin e lirisë, duke u vënë në krahë të komandantit të UÇK-së, duke u ngritur kundër të gjitha padrejtësive që po ju bëhen luftëtarëve të lirisë, andaj edhe Ramush Haradinajt, deklarojmë publikisht, se jemi në gjendje ta mbrojmë me të gjitha mjetet lirinë e fituar, si dhe bashkëluftëtarin tonë, komandantin e nderuar Ramush Haradinaj.

Prishtinë, 2 mars 2017

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së

Xhavit Jashari, kryetar

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Fadil Shurdhaj, kryetar

Komunikatë për opinion

TRIMI DHE BIJA E PERËNDESHËS SË BUKURISË


Nga Skifter Këlliçi 



Ajo ishte po aq e bukur sa edhe e ëma, perendesha e bukurisë dhe lakmohej shumë nga tërë bijtë e perendive që kërkonin të martoheshin me të. Madje, ishin gati edhe të bënin dyluftime midis tyre, deri sa të të fitonte më i forti. Dhe perëndesha e bukurisë, si u këshillua më perenditë e tjerë, ashtu vendosi- bijën e saj do ta merrte më i forti nga të gjithë bijtë e perendive.

Por e bija nuk donte të martohej me asnjë prej tyre, qoftë ky edhe më i forti. Ajo dëshironte ta lidhte jetën me një djalë trim nga Toka, dëshironte të largohej nga mjedisi i madhërueshëm i botës së perendive, që e shikonin jetën atje poshtë me përçmin dhe që vendosnin si t’u kriste në kokë për fatet e banorëve të saj.

Mirëpo e ëma, që e dëgjoi me vemendje, i tha se po të martohej me një burrë tokësor, do të humbte tërë ato të mira si bijë perendeshe. Por ajo e mori parasysh këtë.

Kësisoj zbriti në Tokë dhe u ndal në në vendin e shqiponjave. Kishte parë nga larg se ky vend kishte djem trima dhe të hijshëm. Njerin prej tyre do të zgjidhte për burrë. Dhe shpejt përhapi lajmin se nuk ishte bija e Perendeshës së Bukurisë, por E Bukura e Dheut .

U mblodhën atëherë me të mëdhenj e të vegjël nga vendi i shqiponjave, që të shihnin atë vajzë që ishte më e hijshmja në faqe të botës. Mbi të gjithë, u mblodhën anë e anës shumë nga trimat e zunë me radhë t’i rrëfenin asaj bëmat e tyre. Ishin histori të çuditshme trimërie, me armiq të vendit të shqiponjave, me kuçedra, me dragonj, me përbindësha që kishin dashur ta robëronin këtë vend dhe që ishin bërë pre e këtyre trimave.

E Bukura e Dheut e kuptoi se do ta kishte të vështirë të zgjidhte midis atyre djemve, që ishin njeri më i bukur dhe më trim se tjetri. Atëherë i vuri në provë. Do të merrte për burrë atë që do të mund të kapërcentë male, lumenj, detra e shkretëtira, deri sa të arrinte më i pari në Malin e Bardhë, atje ku ajo do ta priste…

Dhe të tërë trimat u vunë kush e kush të arrinte më parë te ky mal, sado larg që dukej. Në horizont ata shihnin majën e tij të zbardhëllyer që shfaqej dridhshëm nën rrezet sylëbyrëse të diellit.

Ishin plot trima. Të tërë të fuqishëm, të shkathët, të durueshëm.Rrugëtuan kështu së bashku për ditë e net. U lodhën, u kapitën e sërishmi u vunë në udhë. Por, sapo i afroheshin Malit të Bardhë, ai si me magji u largohej në horizont.

Zunë shirat, nisi të ftohtët. Disa nga trimat u mërzitën.

”Oh, nuk e vlen barra qiranë që të kapërcesh male, lumenj, detra, për t’u të martuar me Të Bukurën e Dheut!”,- u ankuan disa nga trimat e zunë të tërhiqeshin një një nga një.

Mbeti në fund një djalosh. Nga pamja nuk ishte nga më të pashmit, as nga edhe nga më të fortët.Por ai kishte të ngulitur në shpirt dashurinë për këtë çupë tepër të hijshme, që donte me tërë shpirt të kishte burrin e saj një nga trimat midis të cilëve ishte dhe ai. Kjo e shtyu që ta dashuronte edhe më shumë Të Bukurën e Dheut.

Ndaj nuk e trembi as shiu, as breshëri, as dëbora me suferinë, as të nxehtit, as etja.

Flinte ku të mundte, herë nëpër shpella, guva, oaze, por edhe nëpër shkrëtëtira, ku shihte vetem qiellin e hapur dhe të pamatë. U ndesh lloj-lloj kafshësh të egra, pastaj edhe me përbindësha. Sosi në qytete e fshatra dhe kudo pyeti se edhe sa kohë i duhej që të arrinte në Malin e Bardhë. Por edhe më moshuarit , kur e dëgjuan, i thanë se edhe një mijë vjet të kalonin, ai kurrë nuk do të arrinte të shkonte në atë mal të nëmur që kishte marrë sa e sa jetë të rinjsh, të cilët pandehnin se atje do të gjenin lumturinë.

E këshilluan që të kthehej se po humbiste të ritë, jetën për Të Bukurën e Dheut, i ofruan edhe vajza të bukura nga viset e tyre, por ai, hiç, vazhdoi rrugëtimin, edhe pse thinjat kishin nisur t’i zbadhnin kokën dhe rrudhat të ngulmoninn rreth syve të tij, korb të zinj.

Dikur u sëmur, lëngoi në dyshek për ditë e ditë dhe u dobësua. Prapë të moshuar, në vise të tjera, i thanë se do të vdiste, pa arritur në atë të nëmur Mal të Bardhë, por ai sërishmi vijoi rrugën.

Kaloi një të përpjetë të mundimshme, pastaj një monopatat të thiktë, gati sa nuk u rrokullis teposhtë, mbeti ditë pa ngrënë e pa pirë, kaloi një natë rrëzë një kodrine dhe të nesërmen e pa veten në këmbët e Malit të Bardhë.

U ngjit nëpër një rrugë të ngushtë, u ndodh para një porte të madhe e të artë që, sapo iu afrua, u hap. Në hyrje të saj e priste E Bukura e Dheut.

”Sa kohë kanë kaluar që nga ajo ditë?”- e pyeti ai dhe ra në gjunjë të saj.

“Njëzetë vjet”,- iu përgjigj ajo.

Ai u çudit. Njëzetë vjet! Kaq shumë kohë të kishte kaluar për të gjetur Të Bukurën e Dheut?

Atëherë kërkoi që ajo t’i jepte një pasqyrë. Dhe ajo ia dha. Pa veten dhe nuk e njohu. Para tij ishte burrë i kërrusur, me mjekërr të gjatë, të hirtë e të ashpër, me buzë të reshkura, ballë të vruguar… Ja, cili ishte ai.

Si mund të martohej tani me Të Bukurën e Dheut?

Atëbotë, iu drejtua asaj dhe i tha i vrerosur:

”O e bukura e dheut, kështu siç jam katandisur, unë nuk mund të jem burri yt.”

Dhe sytë iu mjeruan.

Por ajo e përqafoi fort.

”Ti luftove për këtë dashuri,- i tha, ajo buzagaz,- e kalove të ritë tënd për të më gjetur mua që nuk jam E Bukura e Dheut, por bija e Perendeshës së Bukurisë. Ky mal që sheh, nuk është Mali i Bardhë, por Mali i Olimpit, ku jetojnë tërë perenditë. Ti e ke hak dashurinë time, sepse u mplake për të. Por ti ke zemër te re, shpirt të ri që nuk vdes kurrë, ndaj ti je imi.”

Perenditë, kur panë se ata u përqafua aq fort dhe nuk shqiteshin nga njeri-tjetri , u mallëngjyen dhe vendosën që t’i kthejnë djaloshit të mplakur rininë, forcën, nurin që kishte pasur. Madje e ftuan që të bëhej bir perendish dhe të mbetej kështu i pavdekshëm, si ata në Olimp. Por djaloshi tha se dëshironte të jetonte në vendin e tij, në vendin e shqiponjave, që kështu të ishte sërishmi një krah më shumë në mbrojtje të atdheut të tij nga armiqtë. Dhe ktheu kryet nga bija e Perendeshës së Bukurisë. Edhe perenditë, krejt të habitur, ashtu bënë dhe pritën fjalën e saj.

” Po ua them pa drojë, pa luhatje,- zuri të fliste ajo. – Do të jetoj e pleqëroj tashmë me këtë djalosh që tregoi shembullin më të lartë se ç’mund të bëjë ai që dashuron përnjëmend.”

Perenditw mbetwn tw shtangur nga kwto fjalw qw kurrw nuk i pritnin. Pastaj, kryeperendia i tyre, Zeusi, i tha vajzws me tw butw, qw tw mendohej mirw, se kwshtu do tw humbiste pavdekwsinw. Por ajo, kwtw radhw, pa ngurrimin mw tw vogwl, ia ktheu:

“ E ç’vlerw do tw kishte pavdekwsia para dashurisw qw ushqej pwr kwtw trim tw $artur, i cili bwri kaq shumw pwr mua?”

Zeusi dhe twrw perenditw u trandwn nga kjo pwrgjigje kaq e guximshme e vajzws. Ve$anwrisht e wma e saj, Perendesha e Bukurisw. Por ajo e kuptoi se e bija kishte marrw njw vendim kaq tw prerw, sepse ia diktonte zemra. Ndaj , megjithwse nuk i mbante lotwt, e pwrqafoi atw.

Atwherw Zeusi, duke iu drejtuar perendive, tha:

“ Le ta bwjmw kwtw krushqi, tw parwn nw historinw e Olimpit, ku njw bijw perendeshe vete e martohet me njw djalw nga Toka, sepse kwshtu ne lidhemi mw shumw me banorwt e saj, qw na na besojnw dhe ngrenw faltore pwr ne.

Dhe kështu u vendos…

Kriminelet e Listës Srpska e quan gjneralin e Kosovës Ramush Haradinajn-kriminel !


Hero në luftë dhe paqë:Ramush Haradinaj 


Lista Srpska ka komentuar për takimin e ish-presidentit kroat, Stipe Mesiç, i cili qëndroi në Kosovë dhe u takua edhe me pjesëtarët e AAK’së. Mesic ka thënë se miku i tij, Ramush Haradinaj duhet të lirohet, ndërsa Lista Srpska thotë se Mesic po e quan mik kriminelin e luftës.


Lista Srpska ka komentuar deklaratën e Stipe Mesicit, ish-presidentit kroat, i cili ka thënë se shpreson në lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, duke e quajtur mik. Kjo parti ka thënë se ish-presidenti kroat po i quan miq kriminelët e luftës.

Lista Srpska që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ka thënë për Tanjug se me dëshirën e Mesicit për lirimin e Ramush Haradinajt, ish-kryeministri kroat po e tregon fytyrën e vërtetë, transmeton Gazeta Express.

“Mesiq është rrënues i shteteve dhe pjesëmarrës krenar në nxitjen e luftës vëllavrasëse, njeriu i cili është krenar me rolin e tij në shkatërrimin e shtetit që shpërbërjen e tij e shtyri në luftë, ku si pasojë u vranë miliona serbë, myslimanë dhe kroatë”, ka theksuar kjo parti.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...