Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/02

Nga Flori Bruqi : Qeni-qenin , se han!!!

Mogherini kërkon nga Ivanov që t’ia japë mandatin shumicës
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini,kërkon nga Gjorge  Ivanov që t’ia japë mandatin shumicës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të reflektojë pas vendimit për mos dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë, Zoran Zaevit.

Pas takimeve me liderët Mogherini ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e BE-së për Maqedoninë dhe ka shtuar se pret që të ketë reflektime pas takimeve që ka pasur sot.

“Kam pasur takime me liderët dhe takim shumë të gjatë me presidentin Ivanon dhe për këtë arsye u vonova”, tha në fillim të fjalimit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini.

Ajo tha se është e rëndësishme që çdonjëri të respektojë shumicën parlamentare, pasi kjo është në pajtueshmëri me vlerat demokratike dhe të NATO.

“Kërkoj nga presidenti të rishqyrtojë vendimin në interes të qytetarëve dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit dhe t’i japë mandatin partisë që ka siguruar shumicën parlamentare”, theksoi Mogerini gjatë fjalimit të saj.


Rusia: Ndërhyrja në Maqedoni dëshmi e Tiranës për projektin e “Shqipërisë së Madhe”

Rusia: Ndërhyrja në Maqedoni dëshmi e Tiranës për projektin e “Shqipërisë së Madhe”

Rusia ka akuzuar Shqipërinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian se po përpiqen të imponojnë qeveri pro-shqiptare në Maqedoni.

Një ditë më herët presidenti maqedonas Gjorge Ivanov refuzoi t’i jepte mandatit LSDM-së dhe koalicionit me partitë shqiptare për të krijuar qeverinë në Maqedoni, “për shkak se kjo platformë përfshin edhe përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe”.

Lëvizja e Ivanovit është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian, ndërsa Rusia ka dalë në mbrojtje të vendimit të presidentit maqedonas.

“Me bashkëveprim me Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit shqiptar, po imponohet në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Rusia thotë se një lëvizje e tillë është dëshmi për pretendimet e Shqipërisë për zgjerim në rajon si pjesë e projektit të quajtur “Shqipëria e Madhe”.

Në letrën e Moskës akuzohet edhe Kosova për përfshirje në Maqedoni dhe thotë se Perëndimi dëshiron që humbësit të marrin fuqinë e udhëheqjes.

“Është e domosdoshme që të ndalen intervenimet e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në njoftim.

                        Qeni-qenin ,  se han!

Gruevski i shtrin dorën “armikut” Zaev: Bashkë kundër shqiptarëve


Aq e vështirë ka qenë për t’u pranuar nga Nikola Gruevski, ideja e një qeverie koalicioni mes LSDM-së në opozitë dhe partive shqiptare, sa e ka shtyrë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit armikut të vet të madh.

Agjencia maqedonase e lajmeve “MIA” raporton se Gruevski është ofruar ta mbështesë Zoran Zaevin për një qeveri të pakicës, nëse ai heq dorë nga kërkesat e platformës së Tiranës, për të cilat pretendon se do ta transformojnë tërësisht Maqedoninë dhe do të çojnë drejt ndarjes së vendit në linja etnike.

Mesazhi i Gruevskit për Zaevin është se do të marrë 51 votat e VMRO-së për implementimin e programit të tij politik, e madje po të dojë mund edhe ta burgosë, nëse zotohet të mos prekë themelet e shtetit.

“Ne jemi të përgatitur të mbështesim LSDM-në në pushtet, si parti pakice, po rrëzoi ligjin e gjuhës, platformën e Tiranës dhe propozimin për të ripërvijuar e degraduar Maqedoninë. Nëse Zaevi këmbëngul kaq shumë që të jetë shef i ekzekutivit, atëherë do ta lëmë të zbatojë programin e tij, për sa kohë nuk sulmon shtetin dhe interesat kombëtare. Mund të na godasë neve po deshi, por jo shtetin. Do të dal vullnetar, nëse kjo do të jetë dëshira e tij, që të arrestohem, burgosem, sulmohem dhe VMRO-ja sërish do ta mbështesë qeverinë e tij. Le të më sulmojë mua, por jo themelet e shtetit, dhe këtë mund ta konsiderojë si një ofertë të hapur nga ana ime”, deklaroi Gruevski në një intervistë për televizionin “TV Sitel”.

LSDM-ja arriti javën e kaluar një kompromis me BDI-në dhe partitë e tjera shqiptare për ngritjen e shqipes në statusin e gjuhës zyrtare në të gjithë Maqedoninë, diçka që shkon përtej marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001.

Në këmbim, Zaev mori prej tyre premtimin e 61 firmave që i nevojiten për të marrë mandatin e krijimit të qeverisë, megjithatë Ali Ahmeti ende po mendohet nëse do të bashkohet në koalicion me LSDM-në, apo thjesht do ta mbështesë si qeveri pakice. VMRO-ja ka 51 vende në Parlament dhe nëse Zaev e pranon propozimin e saj, atëherë do të ketë 100 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri.


                 Zoran Zaev me 67 mandate, 
                 refuzon  Nikola Gruevskin

Zaev me 67 mandate, refuzon Gruevskin



Prej orës 14, afat kur ishte parashikuar dorëzimi te presidenti George Ivanov i argumenteve për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë, udhëheqësi i LSDM-së, Zoran Zaev gjendet në zyrën e kreut të shtetit, i cili gjithsesi pritet ta marrë vendimin në ditët e ardhshme.

Nga burime të MIA-s brenda kabinetit të presidentit Ivanov, mësohet se Zaev ishte nisur t’i parashtronte kreut të shtetit nënshkrimet e 67 deputetëve nga LSDM-ja, BDI-ja, Besa dhe Aleanca e Shqiptarëve, një sinjal ky që nënkupton se udhëheqësi i LSDM-së nuk e ka pranuar “shtrirjen e dorës” nga ana e Gruevskit për të formuar një koalicion të madh, vetëm e vetëm për të kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve.

Pas konsultave me krerët e partive politike parlamentare në Maqedoni më 1 shkurt, Ivanov kishte deklaruar se do t’i jepte mandat për formimin e qeverisë, partisë apo koalicionit që do t’i vërtetonte krijimin e shumicës në Kuvend.


Zaev: BE-ja pret reflektimin e Ivanovit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, theksoi se është i lumtur që pas kësaj vizite BE-ja po mbetet edhe më tej e përkushtuar në ardhmërinë e Maqedonisë deri në anëtarësimin e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Zaev theksoi se 67 mandate janë kusht demokratik normal për të marrë mandatin për formimin qeverisë.

“Prej këtu janë edhe pritjet e BE-së, se qeveria e re në rast se jep rezultate në përmbushjen e reformave, atëherë BE-ja përmes institucioneve të saja do të ketë një arsye shtesë që të angazhohet në përshpejtimin e procesit për fillimin e negociatave të Maqedonisë, për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike. Shpresoj se Ivanovi do ta rishqyrtojë vendimin e tij dhe vërtetë do t’i respektojë proceset demokratike. Proceset demokratike, përmes zgjedhjeve definojnë numrin e mandateve. Për momentin 67 mandate, nënkuptojnë 700 mijë vota dhe këtë nuk mund ta anashkaloni”, tha Zaevi,


Gjorge Ivanov nuk i jep mandatin  Zoran Zaevit, shkas platforma shqiptare


Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit, shkas platforma shqiptare




Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandatojë për kryeministër, liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme, Presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë.

“Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mos dhënien ashtu siç ndërkombëtarët nuk reaguam për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar në Tiranë.


Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë


Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Ahmeti ka thënë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk ishte cenim për shtetin maqedonas e as nuk ishte bërë për ndarje ndëretnike.
Sipas Ahmetit, partitë shqiptare nuk janë fajtore për krizën e shkaktuar në Maqedoni dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë.

Ky është postimi i Ali Ahmetit në Facebook:

Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohën në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga percarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë. Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmëritë e shqiptarëve dhe e këtë e kam thënë në çdo prononcim timin publik që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016.

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cenon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shëndëruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakëftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne.

Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkarisht të vërtetën e jo trillimin.


Liderët e tri partive të shqiptarëve deklarohen pas takimit me Federica Moghernin

Vizita e Mogerinit tregon se Maqedonia nuk është e vetmuar, në këtë krizë të thellë të cilët na futën partitë politike prej qeverisjes VMRO-BDI, për periudhën 8 vjeçare të mbështetur mbi krimin, korrupsionin, kapjen e institucioneve etj.

Kështu ka shprehur bindjen Bilall Kasami i Lëvizjes Besa.

“Ne vlerësojmë lartë përkrahjen e BE-së dhe besojmë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë proces”, tha tutje Kasami.

Zijadin Sela tha se deklarata e përbashkët e partive shqiptare është deklarata e arritjes në këto 25 vjet demokraci në Maqedoni.

“Ne duhet të jemi kujdestarë për të cilët ky shtet i mban peng të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Të drejtat e deklaratës janë ato të drejta që ne duhet t’i mbrojmë. Ivanovi me veprimin e tij tregoi se nuk është gjë tjetër veçse vegël e Gruevskit. Bashkimi Evropian në esencë është multigjuhësor dhe multikulturor, prandaj nuk mund që askush të na pengojë të drejtën e gjuhës. Vetëm nëpërmjet gjuhës kemi mësuar shumë gjera, nga historia, gjeografia dhe çdo gjë qe na rrethon, prandaj e drejta e gjuhës është një e drejtë universale qe i takon çdo qytetari të lirë. Prandaj çdo qytetare mbrohet vetëm me gjuhen e tij. Prandaj duhet një shtet me të drejta për të gjithë dhe ky shtet po ashtu duhet t’i garantojë te drejta për çdo qytetar dhe kështu për çdo shqiptar në RM”, tha Sela.

Ndërsa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se qëndrimi skandaloz i Ivanovit vetëm se i vërtetoi tezat, platformën dhe programin e PDSH-së gjatë zgjedhjeve.

“Ai na përkujtoi se ne shqiptarët duhet të kërkojmë ndryshimin e Kushtetutës së RM-së që t’u mundësohet shqiptarëve të jenë të barabartë me maqedonasit. Gjatë takimit shprehëm shqetësimin e madh se ky konflikt politikë shumë shpejt po dhëndërohet në konflikt etnik. U apeloj shqiptarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve”, tha Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kush qëndron pas arrestimit dhe izolimit të Haradinajt në Francë?


“Policia franceze ka arrestuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Bazel të Zvicrës. Ai nuk u arrestua nga policia zvicerane, por nga ajo franceze, në gjysmën e aeroportit që i takon atyre. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti lokal të lëshuar nga Serbia..”, ishte ky lajmi më i keq për Kosovën që u plasua në këtë vit. Kjo ndodhi në kohën kur lideri Ramush Haradinaj kishte marrë ftesën për pjesëmarrjen në ceremoniën e inagurimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi.

Image

Duhet theksuar se gjatë këtyre dy muajve të izolimit të Haradinajt në Francë, shqiptarët e zhgënjyer me arrestimin dhe izolimin e tij, organizuan rreth 100 protesta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe perëndim ku u kërkua njëzërit kthimi i tij në Kosovë. Njëkohësisht, gjatë këtyre dy muajve të fundit, pati mbi 200 deklarata të personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare për lirmin e tij.

Jo vetëm kaq, për ish-kryeministrin e Kosovës, pati reagime edhe nga institucionet ndërkombëtare në botë, si në Bruksel, Gjenevë, Hagë, Uashington dhe KS të OKB-së New York.


Gjykata ndërkombëtare e Hagës për Haradinajn

Po bëhen pothuajse dy muaj që nga arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë si pasojë e një fletarresti të bërë nga Serbia. Deri tash pos disa deklaratave “n’hava” me këtë rast nuk është marrë apo protestuar nga askush seriozisht nga shteti, të cilit i takon Haradinaj, përveç partisë së tij, OVL dhe popullatës shqiptare brenda dhe jashtë Kosovës. Themi kështu, sepse autoritetet franceze kanë deklaruar se deri tash nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Prishtina për lirimin e tij.

“Haradinaj më parë në Hagë se në Serbi. Serbia pret prej autoriteteve franceze që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, thotë për Deutsche Wellen, prokurori i gjykatës serbe për krime lufte, Milan Petrovic.
Image
Protesta në mbështetje të Haradinajt


Mediat e Kosovës dhe ato serbe kanë shkruar se “Haradinaj paska dy zgjidhje: Beogradin ose Hagën”. Sa i përket kësaj të fundit “Presheva Jonë” ka siguruar nga dy gjykatat ndërkombëtare (ICTY dhe Specialja për Kosovën) se Ramush Haradinaj nuk ka lidhje me to dhe se ai vendin nuk e ka në Hagë, por në Kosovë.

“Haradinaj u ndalua në Francë për akuzat që Haga e shpalli të pafajshëm”, ka thënë avokati i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është shumë i brengosur për ndalimin e Haradinaj në Francë.

Liliana Pitesa, zyrtare në kabinetin e kryeprokurorit të ICTY në Hagë ka deklaruar se “Haga e ka kryer punën me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai është i lirë. Për këtë ai ka dëshmuar dy herë në Hagë. Fundja ashtu-kështu për Haradinaj s’ka vend ne Hagë, sepse kjo gjykatë e ka vetëm emrin dhe hijen”.

Ngjashëm ka deklaruar sot edhe Avis Benes nga Gjykata Speciale për Kosovën.

“Tribunali special nuk ka lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, ndryshe ai do të arrestohej në Kosovë dhe jo atje. Prandaj, kjo aferë s’ka asgjë të bëjë me Specialen”, ka pohuar Benes, zëdhënëse e Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës e cila u gjend në krye të TPI-së për krime në ish-Jugosllavinë për gati një decenie rresht, pas disa vitesh paraqitet sërish në një intervistë të, ku flet për rolin e ICTY, e cila sivjet mbyll dyert e veta në Hagë. Ajo ka folur edhe për arrestimin dhe izolimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt në Francë, sipas së cilës, ai një gjë të tillë nuk e meriton.


Kush qëndron pas arrestimit dhe izolimit të Haradinajt në Francë?

Se çfarë mendon për arrestimin dhe izolimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë, znj. Carla Del Ponte në këtë bisedë është përgjigjur se “ish-kryeministri Haradinaj mendoj se nuk e meriton të maltretohet në Francë, i cili dy herë ka hyrë dhe ka dalur i pastër nga dyert e Hagës. Më duket e pakuptueshme arrestimi dhe mbajtja e tij në Francë nga autoritetet e atjeshme, sipas një fletearresti nga Serbia. Se çfarë është duke u zier pas kësaj, nuk di çfarë t’ju them, se a është fjala për akuza të mëparshme për të cilat ai është përgjigjur dy herë, apo për ndonjë akuzë te fundit. Sa i përket kësaj të fundit, duket se që kur Haradinaj doli i lirë për të dytën herë nga Haga deri tash në rajon me sa di unë s’ka pasur luftë?!..Veç n ‘paq shku ai n ‘Serbi me pas ba diçka të zezë, që ne nuk e dimë. Nëse dikush shpreh dilema se Haradinaj do të dërgohet në Beograd apo Hagë, për këtë të fundit unë po ju heq, se Haga s ka çfarë të bëjë më me të. Ashtu-kështu, Haga edhe pak muaj e mbyll dyert e veta. Çka po ndodhë vërtetë me Ramush Haradinaj mund të dijë vetëm Beogradi, Parisi apo edhe Prishtina, nëse nuk është far biznesi apo lojë politike”, ka thënë Del Ponte.


Atëherë nëse s’paska të bëjë rasti i Haradinajt me Hagën, pse u arrestua dhe mbahet i izoluar në Francë?

Kësaj pyetje dy zyrtarët e Hagës i janë përgjigjur se “ish-kryeministri i Kosovës s’e ka vendin tek ne. Beogradi-Parisi-Prishtina mund ta dinë pse mbahet Haradinaj në Francë.”

Kronologji për Ramush Haradinajn në Francë

-4 Janar 2017: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

-5 janar 2017: Ramush Haradinaj del para Gjykatës në Francë

-7 janar 2017: Protesta e parë në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt

-12 janar 2017: Francë, lirohet me kusht Ramush Haradinaj

-09 Shkurt 2017: Ramush Haradinaj del para gjykatës në Colmare, Francë

-10 Shkurt 2017: Franca shtyn vendimin për kreun e AAK-së Ramush Haradinaj

-12 Shkur 2017:Ramush  Haradinaj del para Gjykatës në Francë

-14 Janar 2017: Huliganët serbë përdhosin bustin e Skënderbeut në Gjenevë dhe sulmojnë Ramush  Haradinajn

-14 Janar 2017: -Protesta për Ramush Haradinaj në Gjenevë, bashkon shqiptarët e diasporës



Shkruan Flori Bruqi : Vendimi i Gjykatës në Francë për gjeneralin shqiptar Ramush Haradinajn , është abuzim me drejtësinë ndërkombëtare


Sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të dalë para gjykatës franceze në Colmar.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi.

E për ta përcjellë seancën e sotme, shumë shqiptarë janë mbledhur para dyerve të gjykatës të cilët po presin lajme të mira për liderin Haradinaj.

Sipas fotoreporterit të Indeksonline, Blerim Uka, në Colmar sikurse edhe gjatë dy seancave të kaluara gjyqësore, nuk po mungojnë as personalitete nga Kosova që kanë shkuar enkas për Haradinajn.

Aty janë parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe karateisti Enver Idrizi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars 2017 .



(AP Photo / Jean-Francois Badias)


Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që nga muaji janar i këtij viti, po mbahet në Francë pas një urdhërarresti të Serbisë të proceduar nga Interpoli. Vetë Haradinaj, në vijimësi ka deklaruar, se ai është peng i politikës.

Ndërkaq spektri politik në Kosovë, kryesisht ai opozitarë, ndalimin e  Ramush Haradinajt në Francë për llogari të Serbisë, e ka komentuar si një kërcënim për çështjen e Demarkacionin dhe Asociacionin.

Ndërkaq pozita e ka mohuar një gjë të tillë, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë reciproke ndaj Serbisë, e cila botërisht dihet se ka kryer gjenocid në Kosovë.

Në këto rrethana, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pak ditë më parë, mblodhi Këshillin Drejtues në një takim të jashtëzakonshëm, për të diskutuar rreth mbajtjes së liderit të partisë, Ramush Haradinajt në Francë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi se Këshilli Drejtues shpreh shqetësimin e tij për ndaljen apo kidnapimin politik të kryetarit Ramush Haradinaj.

Gjithashtu, ai tha se Këshilli Drejtues i bën thirrje autoriteteve kosovare që të reagojnë lidhur me këtë rast, por jo siç kanë bërë deri më sot.

 Sipas tij, ky proces nuk ka të bëjë me individin por ka të bëjë me Kosovën. “Kryetari i AAK-së zt.Ramush  Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, 2 mars 2017, Francë"Haradinaj duhet të qëndrojë në Francë nën mbikëqyrje gjyqësore, derisa rasti i tij është duke u studiuar"




Një gjykatë franceze në Colmar ka vonuar vendimin për ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi, i cili është i ngarkuar për krime lufte.


“Gjykata e Apelit në qytetin verilindor të Colmar , tha të enjten se ka rënë dakord me kërkesën e prokurorit për më shumë informacione. Rasti do të shqyrtohet sërish më 6 prill 2017 ”, shkruan më tej media ndërkombëtare Associated Press.

Sipas një vendimi të mëparshëm, Haradinaj duhet të qëndrojë në Francë nën mbikëqyrje gjyqësore, derisa rasti i tij është duke u studiuar.

AP thotë se qeveria e Serbisë ka kërkuar ekstradimin e Haradinajt, i cili është arrestuar në janar në Francë me urdhër-arrest serb.

“Arrestimi i tij ka shkaktuar zemërim tek ligjvënësit e Kosovës, të cilët e kanë quajtur të skaduar këtë urdhër-arrest dhe kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian për të ndërhyrë dhe për të siguruar lirimin e tij. Haradinaj, një luftëtar guerilas në luftën e viteve 1998-1999 e Kosovës për pavarësi nga Serbia, ishte pastruar për krime lufte nga gjykata e Hagës”, përfundon shkrimin Associated Press.

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zt. Ramush Haradinaj porosi Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit nga Franca: Do t'iu përgjigjemi sikur në vitin 1998


Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Colmar-it iu është drejtuar bashkatdhetarëve atje.

Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, Tomislav Nikoliq dhe Ivica Daçiq, gjithmonë do ta kenë përgjigjen e njëjtë nga shqiptarët, atë të vitit 1998.

“Unë veç i kam bërë dy muaj këtu, e po dua të ju them që edhe pse është një situatë jo e mirë jam ndi shumë i përkrahur, shumë i nderuar prej popullit, prej bashkatdhetarëve. Ne e kemi dhënë një betim si shqiptarë, e Vuçiqit, Nikoliqit e Daçiqit atë përgjigje që ua kemi dhënë në '98-n atë kanë me marrë gjithë prej shqiptarëve. Kanë me u mësua të gjithë me jetua me shqiptarët e me të drejtën e shqiptarëve sepse jemi në të drejtën tonë”, është shprehur Haradinaj.

Ai më tej ka treguar se kur do të mbahet seanca e radhës dhe kur do të merret vendimi.

“Gjykata vendosi që të kërkoj më shumë shpjegime në disa pika prej Serbisë. Ky vendim po tregon se është lojë politike. Ia kemi jep shansin ligjit, por për fat të keq politika i ka futur duart thellë në këtë temë. Unë do të mbetem këtu deri më 6 prill, ashtu po thonë, pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgoj ato shpjegime. Ndërsa më 6 prill ballafaqohemi edhe një herë me prova e me fakte, e tek pastaj vendimi kah gjysma e prillit”, ka deklaruar Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës përfundimtare për Ramush Haradinaj edhe për një muaj.

Vendimi i Gjykatës në Francë  është abuzim me drejtësinë ndërkombëtare 

“Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshmë se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë”.

AAK ka shrpehur dyshime se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për menjanimin politik të tij.

“Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj”.

Gjykata e Colmarit në Francë ka marrë vendim që seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj të shtyhet për datën 6 prill.

Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit, akuzohet nga Serbia për krime lufte, që nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.


Lahi Brahimaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se shteti shqiptar ka treguar më shumë interes për lirimin e Ramush Haradinajt se institucionet e Kosovës.

Ai ka deklaruar se pret që Haradinaj të lirohet, ndërsa ka theksuar se për bindjen e tij Ramush Haradinaj është pengesë për kthimin e Serbisë në Kosovë në forma të ndryshme, ndaj edhe po përballet me procese të këtilla.

“Besoj që Ramush Haradinaj do të lirohet, sepse është i pafajshëm. Në bazë të informatave që kemi marrë, Serbia nuk ka sjellë ndonjë material shtesë, përpos atyre që tashmë kanë kaluar në Tribunalin e Hagës”.

“Dihen deklaratat e Aleksandar Vuciq për Ramush Haradinajn. Ai është pengesa kryesore për Serbinë. Haradinaj nuk është njeri i rastësishëm, në të kaluarën dhe në të tashmen. Serbia po do të kthehet në Kosovë në forma të ndryshe dhe si dikur, edhe tash, Ramushi po del pengesë kryesore për planet e tij”.

“Reagimi i shtetit të Kosovës në këtë rast ka qenë i ngathtë, i ngadalshëm dhe joinsistues. Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri do të duhej të thirrnin mbledhje urgjente, menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt”.

“Nuk kemi parë interesim të shtetit për heqjen e emrave të kosovarëve nga lista e Serbisë pranë Interpolit. Ka pasur pastrim selektiv të emrave, pasi janë hequr 137, ndërsa kanë mbetur 20. Janë hequr liderët kryesorë të vendit, ndërsa ka mbetur vetëm Ramush Haradinaj”, ka thënë për Info Magazine ai.

“Zyrtarët e shtetit shqiptar kanë qenë më të angazhuar për rastin e Ramush Haradinajt se ata të Kosovës. Këtu nuk kam parë vullnet nga qeveritarët për t’u marrë me këtë cështje”.

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj : Rasti i Ramush Haradinajt të shpallet çështje e interesit të lartë shtetëror!



Nisma për Kosovën me shqetësim të madh pranoi lajmin për shtyrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradninajt deri në muajin prill të këtij viti nga gjykata e Colmarit.

Sidomos shqetëson fakti se kjo shtyrje është bërë siç thuhet për t’i dhënë kohë Serbisë që të sjellë gjoja ende “prova” kundër Ramush Haradinajt.

Gjenerali i luftës-Heroi i paqës: Fatmir Limaj 

Zhvillimet e ditës së sotme në rastin e Ramush Haradinajt dëshmuan se shteti i Serbisë i ka angazhuar të gjitha mekanizmat shtetëror në funksion të arritjes së qëllimit të tyre, që gjykata të besojë në shpifjet e tyre. Prandaj, para shtetit të Kosovës, si detyrë mbi të gjitha detyrat, shtrohet nevoja e angazhimit të të gjitha potencialeve shtetërore për t’i dalë përballë kësaj tendence të Serbisë.

Nisma për Kosovën, kërkon që shteti i Kosovës rastin Haradinaj menjëherë ta shpallë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe konform kësaj të ndërmerr veprimet e nevojshme.

Në kuadër të angazhimeve shtetërore, duhet të përfshihen të gjitha institucionet e shtetit, sepse Serbia përmes luftës kundër Ramush Haradinajt ka për synim të godasë Kosovën, prandaj Kosova nuk guxon më ta lërë Ramushin vet në këtë përballje me Serbinë.

Në kuadër të kësaj, Nisma kërkon që Parlamenti i Kosovës të ndërpresë mbajtjen e seancave deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, Nisma për Kosovën në shenjë proteste, do t’i bojkotojë punimet e Kuvendit të Kosovës. Përjashtim do të bëjë vetëm seanca për demarkacionin sepse këtë çështje e konsiderojmë po ashtu si një nga çështjet e interesit të lartë shtetëror. Prandaj, deputetët e Nismës e kanë për detyrë të shkojnë në Kuvend për t’i shpalosur të gjitha faktet se ky version i demarkacionit është i gabuar, dhe si i tillë i pa pranueshëm prandaj edhe duhet rrëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Gjorge Ivanov po nxit luftë ndëretnike në Maqedoni


Në Maqedoni kriza politike po thellohet gjithnjë e më tepër,dhe në këtë lojë fatkeqësisht janë të përfshirë edhe politikanët shqiptarë. Megjithatë sipas njohësve të çështjeve politike në Maqedoni, fillimisht duhet të eliminohen dyshimet për ndonjë tension konflikt ndëretnik ose ndërqytetarë. Ata vlerësojnë, se kriminelët të ciët do të duhej të dilin para drejtësisë janë duke luajtur me zjarrin, vetëm sa për t’i ikur përgjegjësisë.

Njohësi i çështjeve politike Xhelal Neziri ka deklaruar se, gjuha shqipe që nga viti 2002 është gjuhë zyrtare dhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtë ta përdorin në komunikimin e tyre me të gjitha institucionet. Ai ka thënë, se me deklaratën e partive shqiptare, që u quajt Platformë, kemi vetëm një zgjerim të përdorimit zyrtarë dhe sanksionim konkret konform Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit. Andaj, Platforma u shfrytëzua si shkak sepse qëllimi i Ivanovit dhe VMRO-DPMNE-së është të pamundësohet formimi i qeverisë së re dhe njëkohësisht të përshkallëzohet situata.

“Në këtë mënyrë do të pamundësohej edhe puna e Prokurorisë Speciale dhe njëkohësisht do të defokusohej vëmendja nga aferat korruptive dhe kriminale të njerëzve të pushtetit gjatë dhjetë viteve të kaluara. Në këtë lojë presidenti është vetëm një marionetë, ndërkohë lojën e tyre e luajnë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë”, ka thënë Neziri.

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Zudi Xhelili ka thënë, se në Maqedoni kriza politike po thellohet gjithnjë e më tepër ashtu siç pritej. Sipas tij, Presidenti kukull i shërben vetëm një partie, asaj të ish kryeministrit të kriminalizuar Nikolla Gruevskit, pasi disa herë ka sjellë vendime të ngutshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Shokon Haki Abazi: Rasti Kumanovës, demarkacioni e vendimi për Haradinajn të ndërlidhura ngushtë



Njohësi i zhvillimeve në vend, Haki Abazi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka shkruar se rasti Kumanovës, demarkacioni janë të ndërlidhura ngushtë ashtu siç është edhe mbajtja e ish kryeministrit në Francë gjatë kësaj kohe shumë kritike dhe të rëndësishme.

“Nese rasti Kumanova ka qene i kurdisur per te eliminuar nje grup njerezish qe kane mundur te shkatojne "probleme" perballe forcave civilo-paramilitare te SHIK-ut te, a eshte duke u mbajtur Ramushi peng ne France per te perfunduar procesi i Demarkacionit dhe ne nje far forme perfitimet qe nuk i dime te nejrezve te njejte apo te ndryshem qe kane perfituar qe 15 vite ne ndarjen e Mitrovices. Ajo qe profesoret dhe ekspertet epavuaruar jane duke thene eshte se po te lejohet demarkacioni te kaloje nga nje proces i shtremberuar dhe sekret athere duhet pritur qe hapi tjeter i caktimit te kufinjeve te jete i bazuar ne te njeten metode. Nuk e besoj qe Dukagjini lejon nje gje te tille ashtu siq nuk besoj qe jeta e djemeve ne Kumanove edhe atyre qe jane vrare edhe atyre qe po mbahen ne burg do te humbiset. Keto dy tema jane te nderlidhura ngusht ashtu siq eshte edhe mbajtja e ishkryeminsitrit ne France gjate kesaj kohe shume kritike dhe te rëndësishme”, shkruan  Haki Abazi.

Tensionet në rritje e Maqedonia në udhëkryq, veprimet që duhet të marrin partitë shqiptare

.
Naile Ejupi


Naile Ejupi



Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka vendosur të mos i jepet mandati për kryeministër liderit të LSDM-së , Zoran Zaev, duke e llogaritur kështu platofrmën shqiptare si një arsye kryesore. Vendimi i Ivanov nuk ishte pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve, por edhe nga ekspertë të kushtetutës, duke thënë se Ivanov është duke shkelur kushtetutën.


Ndërsa, sipas analistëve politikë, Maqedonia nuk është shtet presidencial, prandaj formimi i Qeverisë mund të fillojë me konstituimin e parlamentit.

“Meqë Maqedonia është demokraci parlamentare, formimi i Qeverise mund të nis me konstituimim e parlamentitin dhe 67 deputetë aq sa ka siguruar LSDM me partite shqiptare ta formojnë Qeverinë” thotë politologu shqiptar, Xhenis Sulimani.

Partitë shqiptare nuk duhet të lëshojnë pe

Sipas Sulimanit, nuk përjashtohen trazira dhe partitë politike shqiptare në këtë moment janë të pafuqishme.

“Por nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia për trazira. Funksionarë të VMRO-s tanimë kanë dalë në rrugë dhe janë kundër çdo koalicioni me Platformën e shqiptarëve, qëndrimin e tyre ata e përcjellin edhe me kërcënime, që krijon mundësi që tensionet më vend të bëhem përditshmëri. Partitë shqiptare në këtë moment kaotik janë te pafuqishme” pohon Sulimani.

Ai thotë se partitë shqiptare nuk duhet të lëshojnë pe rreth platformës së përbashkët.

“Sipas meje, për momentin veprimi i tyre më i mençur do të ishte të mos lëshojnë pe rreth platformës së përbashkët. Nëse edhe Zaev nuk arrinë të formon Qeverinë për shkak presioneve në rrugë nga protestuesit që kërcënohen edhebme dhunë, atëherë zgjedhjet janë të paevitueshme” shprehet Sulimani.

Formimi i qeverisë në udhëkryq

Ndërsa analisti politik, Blerim Hyseni thotë se formimi i qeverisë ka mbetur në udhëkryq.

Hyseni arsyetimet e Ivanovit i quan qesharake dhe të pambështetura në kushtetutë dhe ligje.

“Formimi i qeverisë gjendet në udhëkryq e në veçanti pas deklarimit të presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov përndryshe i zgjedhur në këtë post nga VMRO e Gruevskit, që mos ta mandatojë liderin e opozitës Zoran Zaev për Kryeministër edhe pse i kishte mbledh 67 nënshkrime deputetesh për shumicë parlamentare. Arsyetimet e Ivanovit ishin jo vetëm qesharake, por edhe të pa mbështetura në kushtetute dhe në ligje” shprehet Hyseni.

Sipas Hysenit, veprimi i Ivanovit ka thelluar krizën në Maqedoni, prandaj e vetmja mundësi është që deputetët e nënshkruar të thërrasin seancë kuvendore në mënyrë që të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit.

“Ky veprim edhe me tej ka thelluar hendekun dhe krizën në Maqedoni dhe e vetmja mundësi tanimë ka mbetur që deputetë e nënshkruar të thërrasin seancë kuvendore në mënyrë që të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit. Por, pa dyshim se ditëve në vijim situatë po vjen edhe më tej duke u vështirësuar në këtë plan dhe se ngritjes së tensioneve po i kontribon në një masë të madhe ashtu si edhe në të kaluarën edhe kryetari i shtetit Ivanov” thekson Hyseni.

Hyseni pohon se shqiptarët duhet t’i bojkotojnë nëse vjen deri tek zgjedhjet e parakohshme.

“Sa i takon zgjedhjeve kam thënë që shqiptarët duhet t’i bojkotojnë nëse vjen deri të zgjedhjet e parakohshme edhe pse një vendim i tillë mund të merret vetëm edhe me pëlqimin e partive shqiptare” shprehet Hyseni.

Ai pohon se trazira dhe protesta do të përdoren si formë presioni.

“Trazira, protesta e provokime do të ketë si formë e presionit për qeveri të koalicionit të zgjeruar, por qëllimi është që kriza të shndërrohet në konflikt maqedono- shqiptar nga konflikt VMRO- LSDM” deklaron Hyseni.

Protestat në Maqedoni

Që Kuvendi i Maqedonisë duhet të mblidhet dhe të formohet kryetari, pastaj qeveria pasi që kanë shumicën e votave, është i mendimit edhe analisti politik, Mersim Maksuti.

Sipas Maksutit, nuk ka rrugë tjetër kushtetuese dhe situata është e qartë se çfarë duhet vepruar në këtë moment.

“Kuvendi i Maqedonisë duhet të mblidhet dhe pasi është siguruar shumica e parlamentit duhet të zgjedhin fillimisht kryetarin e Kuvendit dhe me pastaj menjëherë të zgjedhet Qeveria. Nuk ka rrugë tjetër kushtetuese situata është shumë e qartë se si duhej vepruar në këtë moment” deklarohet Maksuti.

Ndërsa, protesta në Maqedoni ka pasur para dhënies së mendimit të Presidentit Ivanov. Protestuesit ishin kundër platformës shqiptare dhe kundër përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Kurse, analistët politikë thonë se ligji për gjuhën shqipe do të varej nga vullneti i institucioneve.

“Mendoj që nëse implementimi i një ligji për gjuhen shqipe i lihet ne duar vullnetit të institucioneve ose bartësve të tyre asnjëherë s’do të kemi plotësimin e kësaj të drejtë kushetuese për shqiptarët siç edhe ka ndodhur në të kaluarën. Prandaj, vlerësoj se është e domosdoshme të krijohen mekanizma ligjor me qëllim të zbatimit të dygjuhësisë në Maqedoni” thotë analisti, Blerim Hyseni.

Sipas Hysenit të shikohet sa do respektohej gjuha shqipe, mekanizmat ligjore do të duhej ta mbikëqyrnin atë.

“Mekanizmat ligjore do të nënkuptonte edhe krijimin e një institucioni ose inspektorati shtetëror i cili do të mbikëqyrte këtë të drejtë, edhe atë jo vetëm se sa implemtohet, por me të drejtë që qytetarët të kenë të drejtë ankese pranë këtij institucioni në momentin kur e drejta e tij ligjore nuk do të respektohej në ndonjë institucion shtetëor ose publik” pohon Hyseni.

Njëjtë mendon edhe politologu, Xhenis Sulimani. Sipas Sulimanit, se sa duhej respektuar gjuha shqipe do të varej nga vullneti politik.

“Gjuha shqipe për vendet ku shqiptarët janë mbi 20% është garantuar me Marrëveshjen e Ohrit që nga viti 2002, por e njëjta nuk është zbatuar si duhet e as që është sanksionuar nga institucionet kompetente për moszbatimin e saj. E tani sa do të zbatohet pas formimit të qeverisë prapë varet nga vullneti politik, por edhe gatishmëria që institucionalisht të mbrohet keqpërdorimi i gjuhës shqipe. Në një përbërje qeveritare me VMRO-në ky ligj vështirë se do të jetësohej” pohon Sulimani.

Kërcënimet e Gruevskit

Kurse, në anën tjetër kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski, vazhdimisht kërcënon duke penguar kështu formimin e qeverisë.

Sipas politologut Sulimani, me mosdhënien e mandatit nga ana e Presidentit Ivanov, dyshohet se ai është marionetë e Gruevskit. Sulimani shton se duhet të merren seriozisht këto kërcënime të Gruevskit.

“Presidenti Ivanov me veprimin e tij, me mosdhënien e mandatit për formimin e Qeverisë kreut të LSDM-së Zoran Zaev, edhe pse ky i fundit tashmë ka siguruar shumicën parlamentare, dëshmon se është marionetë e VMRO-DPMNE-së të Nikolla Gruevskit. Me veprimin e tij, ai sikur po pret që gjendja në rrugë- ku po protestojnë protestuesit për “Maqedoni unitare” dhe kundër gjuhës shqipe- të eskalojë dhe pastaj ta arsyetoj qëndrimin e tij dhe të partisë së tij amë se një qeveri e mundshme e LSDM-së me partitë shqiptare do të destabilizonte vendin. Kërcënimet e Gruevskit duhet të merren seriozisht, për faktin se ai gëzon përkrahje të madhe dhe ithtarët e tij dinë të jenë edhe të dhunshëm. Kjo u dëshmua edhe në protestën e djeshme ku u sulmuan fizikisht dy gazetarë. Prandaj, nëse vazhdohet me kësi retorike nuk përjashtohet mundësia e eskalimit të situatës” shprehet Sulimani.

Njëjtë pohon edhe analisti politikë, Blerim Hyseni, i cili thotë se kërcënimet e Gruevskit duhet të merren seriozisht sepse fjalori i tij ndaj shqiptarëve ka qenë kërcënues gjithmonë.

Mirëpo sipas Hysenit, situata nuk do të eskalojë edhe pse provokimet nuk mungojnë.

“Kërcnimet e kryetarit të VMRO Nikola Gruevski duhet mirren seriozisht nëse kemi parasysh veprimin e tij dhe subjektit që udhëheq, sepse që para fushatës zgjedhore, gjate saj dhe më pas fjalori i tij ka qenë kryekëput kërcnues ndaj marrëdhenieve nderetnike në Maqedoni. Nëse pak ndalemi dhe analizojmë në të kaluarën tablon do ta kemi të qartë, sepse çdo herë kur në pyetje kanë qenë të drejtat e shqiptarëve ka pas ngritje të tensioneve dhe obstruksione të ndryshme” thotë Hyseni.

Sipas Hyseni VMRO nëse mbetet në opozitë nënkupton futja prapa grilave.

“Nëse marrim zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës, ndarja territoriale, dezentralizimi e një mori çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve, atëherë Parlamenti i Maqedonisë ka qenë arenë e shfrenimit etnik i cili më pas është reflektuar në rrugët e kryeqyteti Shkupit të lashtë. I njëjti skenar po përsëritet sërish, e njëjta situatë do të përsëritet edhe në Parlament me një ndryshim, sepse tani mbetja e VMRO në opozitë do të thotë atak i drejtpërdrejtë dhe futja prapa grilave e disa funksionarëve të lartë të këtij subjekti politik. Mendoj që situata nuk do të eskalojë edhe pse provokimet nuk do të mungojnë” shprehet Hyseni.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...