Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/03

Qverisja e Shqipërisë nga Ismail Qemali deri te Edi Rama


Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) 1913-1914 dhe
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) viti 2017

Harallamb (Llambi) Kota
Studiues i Historisë

Kuvendi Kombëtar i Vlorës: Shqipëria Shtet i Mosvarur

Më 28 Nëndor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli: “Shqipëria sot bahet më vehte, e lirë e mosvarme”. Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i Qeverisë së përkohshme, që u bë simbol i themelimit të Shtetit Kombëtar Shqiptar, ishin akte të udhëhequra nga Patrioti dhe Burri i Shtetit Ismail Qemal Vlora, që sëbashku me përfaqësuesit e krahinave Shqiptare u mblodhën në Vlorë dhe ringritën flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Firmëtarët e pavarësisë, e shpallën Shqipërinë, shtet të mosvarur nga Perandoria Osmane dhe zgjodhën qeverinë e parë shqiptare me kryeministër Ismail Qemalin. Por situata shumë e rëndë dhe e ndërlikuar, e brendëshme dhe ndërkombëtare, nuk lejonte punën normale të qeverisë shqiptare. Ndërsa shtetet ballkanike, Serbia, Greqia, Bullgaria, e Mali i Zi, përfaqësoheshin vetë në takimet ndërkombëtare dhe ishin absolutisht kundra pavarësisë së Shqipërisë, Shqipëria përfaqësohej ende nga Turqia, e cila mbronte vetëm interesat e saj. Në mesin e dhjetorit 1912, Ismail Qemali dërgoi një delegacion në “Konferencën e Ambasadorëve në Londër”, për të paraqitur qëndrimin e qeverisë së Vlorës, lidhur me njohjen e kombit shqiptar dhe shtetit të shqiptarëve.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër
Në mbledhjen e parë më 17.12.1912, Konferenca e Ambasadorëve vendosi që Shqipëria të shpallej shtet “Autonom” (Principat) nën Sovranitatin e Sulltanit, të vihej: “nën garancinë e kontrollin ekskluziv të gjashtë fuqive” dhe të shpallej asnjanëse.Vendimi i marrë nga “Konferenca e Ambasadorëve në Londër”, shënonte një hap prapa me “Kuvendin e Vlorës” dhe vinte në kundërshtim të hapët me zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri. Në “Principatën Shqiptare” u përfshi vetëm gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën krahinat më pjellore, që ishin edhe vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.Pamvarësisht përpjekjeve dhe vullnetit për ta qeverisur shtetin shqiptar, qeveria e parë shqiptare nuk mund të ushtronte veçse një pushtet simbolik, pasi ajo gjëndej thuajse e izoluar. Ekzistonte një lloj dypushteti, ku veç Qeverisë së Vlorës ishte edhe ai Ushtarak Osman. Qëndrimi i administratës dhe i ushtrisë turke, ndikonte e ushqente ambiciet e shteteve fqinje ballkanike për pushtimin e trojeve të banuara nga shqiptarët. Me vendimin përfundimtar të 29 korrikut 1913, Shqipëria u njoh si “Principatë Sovrane”, duke përjashtuar ç’do lidhje varësie nga Perandoria Osmane.

Shqipëria Principat: nën Pushtetin e KNK (Komisioni Ndërkombëtar Kontrollit)

Më 22 janar 1914,si rezultat i grindjeve,përçarjeve,komploteve e humbjes së besimit ndaj tij nga austro-hungaria, mbështetësja kryesore për krijimin e Shqipërisë, Ismail Qemali, i udhëzuar edhe nga KNK, u detyrua të japë dorëheqjen. Pushteti i kaloi KNK-së, që kishte marë tashmë funksione qeverisëse, duke mënjanuar qeverinë e Vlorës. Komisioni Nërkombëtar i Kontrollit ishte Pushtet Ekzekutiv i dërguar nga Gjashtë Fuqitë e Mëdha dhe kishte një mandat 10-vjeçar i zgjatshëm në rast nevoje. KNK e qeverisi Shqipërinë në periudhën 22 Janar 1914 – 7 mars 1914.
F.2



Shqipëria Principat:nën Pushtetin e KNK (Komisioni Ndërkombëtar Kontrollit)

Më 22 janar 1914, në kushtet kur sundonin disa qeveri, si rezultat: i grindjeve, përçarjeve, komploteve dhe humbjes së besimit ndaj tij nga austro-hungaria, mbështetësja kryesore për krijimin e Shqipërisë, Ismail Qemali, i udhëzuar edhe nga KNK, u detyrua të japë dorëheqjen. Pushteti i kaloi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, që kishte marë tashmë funksione qeverisëse, duke mënjanuar qeverinë e Vlorës. Komisioni Nërkombëtar i Kontrollit ishte Pushtet Ekzekutiv i dërguar nga Gjashtë Fuqitë e Mëdha dhe kishte një mandat 10-vjeçar i zgjatshëm në rast nevoje. KNK e qeverisi Shqipërinë në periudhën 22 Janar 1914 – 7 mars 1914.



Shqipëria Principat: Princ Widi

Mëngjesin e 7 marsit 1914, Princ Widi mbërriti në Durrës. Çifti Mbretëror u prit me një atmosferë festive në prani të popullit, të Parisë Vendore dhe shtatë anëtarëve të KNK. Pas Princ Vidit, në Durrës mbërriti edhe at.Noli, i cili organizoi në gjuhën shqipe meshën e shejtërimit të pushtetit mbretëror. Dy organizatat politike shqiptare, Federata Panshqiptare “VATRA” në Amerikë dhe “Krahu Kombëtar” në Shqipëri, i organizuar nga vatranët Sotir Peçi dhe Koço Kota me nxitjen e Fan Nolit, morën përsipër organizimin dhe udhëheqjen e Lëvizjes Kombëtare për mbrojtjen e çështjes shqiptare.



Rebelimi i Turkomanëve të nxitur edhe nga Grekomanët

Rebelimi kundër Vidit, shkruan Vllamasi, filloi në një kohë të volitshme për armiqtë e vendit, e pikërisht kur populli i Shqipërisë së Jugut ka qenë i angazhuar në një luftë për vdekje me grekët, për të mbrojtur vendin e vet kundër invadimit, kundër autonomisë “vorio-epirote” dhe qeverisë së saj të kryesuar nga Zografosi. Lidhur me këtë situatë, studiuesi dr.Bido sqaron: ”Ndërhyrja e Principatës Shqiptare ndaj kryengritësve “vorioepirotë” u ndalua pas ndërhyrjes së Jakovit dhe Voilës. Ndërkaq, Princ Vidi do të gjëndej përballë një kryengritje të ngjashme, këtë herë nga myslimanët stërfalë të Shqipërisë së Mesme. Ata nisën një grusht shteti, me qëllim rikthimin në gjëndjen e para Pavarësisë.
Lëvizja rrebele dhe antikombëtare drejtohej nga Mustafa Bej Ndroqi dhe Haxhi Qamili. Ajo ishte një lëvizje që drejtohej nga muslimanët, por nuk u kundërvihej të krishterëve. Lëvizja e Shqipërisë së Mesme ishte otomaniste, kërkonte të rikthente sistemin e mileteve dhe të rigjallëronte bashkësitë fetare, duke i fuqizuar ato. Haxhi Qamili arrestoi të gjithë ata që e kishin futur Germanosin në burg.
Lidhja mes kryengritjes “vorioepirote”, kryengritjes së Shqipërisë së mesme, Jakovit dhe Athinës, thotë dr.Ardit Bido, do të qartësohej vetëm në fund të qershorit të vitit 1914…Synimet e Jakovit ishin të qarta. Kryengritësit kishin kërkuar me ngulm që qeveria shqiptare të mos sulmonte “vorioepirotët”.
F.3

Lufta e parë Botërore

Shqipëria arenë luftimesh midis dy palëve ndëluftuese



Janar 1916: Ardhja e ushtrive austro –hungareze.

Qendra e Korps-Komandës austro-hungareze dhe e administratës qendrore shqiptare u bë Shkodra. Ushtria austro-hungareze, mori në dorë administratën dhe mobilizoi disa batalione me ushtarë. Prefektura drejtohej nga një gjeneral me autoritet civil dhe ushtarak. Më 29 janar 1916, në Elbasan mbritën trupat bullgare dhe një forcë ushtarake e përbërë nga fuqitë e Ahmet Zogut. Ushtria austrohungareze marshoi nga Shkodra dhe u vendos në teritorin e kufizuar deri me lumin Shkumbin. Matanë Vjosës, në krahinën e Vlorës ishin vendosur ushtritë italiane, ndërsa në krahinën e Korçës hynë forcat Franceze. Pa humbur kohë, Ushtria austro-hungareze që zotëronte teritorin shqiptar nga Shkodra deri në vijën e Shkumbinit, avancoi me shpejtësi në drejtim të Vjosës dhe maleve të Korçës. Disa reparte ushtarake austrohungareze të mbështetur nga vullnetarë matjan, lushnjarë e myzeqar nën komandën e Zogut zunë Vjosën, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë e ndihmuar nga vullnetarë shqiptar nën komandën e Sali Butkës iu drejtua Korçës. Autoritetet ushtarake përkrahën autonominë kulturore, lejuan ngritjen e flamurit shqiptar, hapjen e shkollave shqipe, organizuan administratën civile me nëpunës shqiptar, por nën vartësinë dhe kontrollin e plotë ushtarak të tyre. Organizimi austrohungarez i qeverisjes lokale, funksionoi mirë. Aqif pashë Elbasani dhe komanda ushtarake bëri emërimet e prefektëve në Berat, Durrës, Elbasan, të nënprefektëve në Fier, Lushnjë, Mallakastër, Skrapar, Peqin, Gramsh dhe disa kryetar komunash, duke formuar një administratë legale shqiptare në vend të asaj të Esad Pash Toptanit. Aqif pash Elbasani, i cili kishte qenë ministër i P.Brendshme gjatë periudhës së Princ Vidit, dhe Ahmet Zogu, u përpoqën të organizonin edhe një mbledhje në Elbasan për të krijuar e zgjeruar administratën legale shqiptare, por autoritetet ushtarake Austro-Hungareze e ndaluan. Krahas administratës civile, u krijuan dhe njësi vullnetarësh shqiptarë, për të siguruar rendin, qetësinë dhe për të marrë pjesë në operacionet ushtarake. Vullnetarët shqiptarë edhe pse nën komandën austro-hungareze, ruajtën ndjenjën kombëtare dhe interesin publik kombëtar.


Ardhja e ushtrive Franceze në Shqipëri

Në teritorin juglindor të Shqipërisë, që sundohej nga ushtria greke, papritur situata pësoi një ndryshim të madh. Në tetor 1916, zbret nga gryka e Mborjes një fuqi ushtarake franceze prej 400 kalorësish, të cilët hynë në Korçë dhe menjëherë u dhanë ultimatum autoriteteve greke që të largoheshin nga Korça e të tërhiqeshin në Janinë. Në Selanik ishte instaluar Esat pashë Toptani me një fuqi të vogël milicësh, që përfaqësonte sipas tij, “Qeverinë Shqiptare” të emigruar. Në Selanik ishte vendosur edhe Venizelua me një fuqi ushtarake të përbërë nga civilë anadollak dhe ushtarë me veshje të regullta, që kishte krijuar sipas tij një “Qeveri Vorioepirote”, aleate me anglo-francezët.


F.4


Në këtë kohë çetat shqiptare të organizuara nga austriakët dhe që komandoheshin nga Salih Butka e Themistokli Gërmenji, në marëveshje edhe me Francezët thurnin plane për ta çliruar Korçën të okupuar nga grekët. Më 8 dhjetor 1916, Themistokliu me shokë, me një fuqi të armatosur prej 3000 veta hyri natën në Korçë. Më 10 dhjetor 1916 u shpall “Republika Shqiptare e Korçës”. Me largimin e austrohungarezëve dhe ardhjen e francezëve, situata qeverisëse në Shkodër ndryshoi. Në kushtet e reja, organizata “Krahu Kombëtar”, që ishte drejtuar edhe nga dr.Koço Kota, u shfaq me emërin “Komiteti Kosovës” dhe kryesohej nga Hoxha Kadri Prishtina.




Çështja Shqiptare pas përfundimit të “Luftës Parë Botërore”

Më 30 tetor 1918, përfundoi Lufta-I Botërore. Koalicioni i Boshtit, ku reshtoheshin: Turqia e xhonturqve, Autro-Hungaria, Bullgaria dhe Gjermania u mund. Ç’do të ndodhte me Shqipërinë?.



Qeverisja e Shqipërisë nga “Komanda Ushtarake Italiane”.

Pas largimit të Austro-Hungarisë, vëndi qe i pushtuar nga italianët, me përjashtim të Korçës dhe Shkodrës, që kontrolloheshin nga francezët. Ndërkohë u hapën zëra për shpërbërjen e Shqipërisë në favor të Greqisë dhe Jugosllavisë. Për normalizimin e kësaj situate, në 1 nëntor 1918, Myfit Libohova i kërkoi komandës italiane në Shqipëri, të lejonte ngritjen e një qeverie shqiptare nën përkrahjen e Italisë. Ministri i jashtëm i Italisë, Sonino, kërkoi të thireshin në Romë Turhan Pasha, Myfit Libohova dhe Mihal Turtulli për të biseduar për krijimin e një qeverie të re shqiptare nën ndikimin e tyre. Mehmet Konica dhe Myfit Libohova, pas kthimit në Shqipëri nga takimi në Romë me qeverinë italiane, e thirrën Kongresin në Durrës që ishte ende kryeqytet i Shqipërisë. Më 25 dhjetor 1918 u krijua qeveria shqiptare e kryesuar nga Turhan Pasha.
Lidhur me qëndrimin italian ndaj çështjes shqiptare, reagoi fillimisht Federata Panshqiptare “Vatra” në Amerikë dhe organizata politike “Krahu Kombëtar” në Shqipëri. Krahas dy formacioneve kryesore politike, reaguan edhe Shoqëritë Patriotike brenda dhe jashtë Shqipërisë, Komitat, disa individ me të kaluar kombjare, etj. Sipas Akademikut Beqir Meta, në librin “Federata Panshqiptare Vatra”, “Vatra” kritikoi qysh në fillim politikën italiane dhe vuri në dukje ndryshimet e thella që ekzistonin midis saj dhe qëndrimit të Austro-Hungarisë në lidhje me Shqipërinë. Vatra vlerësonte ultimatumin e Austro-Hungarisë kundër Serbisë për largimin nga territoret shqiptare dhe mobilizimin e ushtrive të saj për të shpëtuar Shkodrën, ndërsa organi i saj Dielli, dënonte heshtjen e Italisë për pushtimin e Shqipërisë së Jugut nga ushtritë greke. Për këtë arësye patriotët shqiptarë të Amerikës kishin patur më shumë besim tek politika e Austro-Hungarisë”.


F.5

Konferenca e Paqes: Mosmarrëveshjet Politike të Shqiptarëve

Pak ditë pas formimit të qeverisë së re shqiptare, në fillim të janarit 1919, mori rrugën për në Romë ish-kryeministri shqiptar Ismail Qemali, i cilësuar për politikën italiane si anti-italian. Sapo hyri në tokën italiane, Profeti i shqiptarëve, u prek nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të mbërijë në Romë. Vdekja e tij e papritur, e ardhur pas kongresit të zhvilluar në Durrës, përhapi dyshime se mund të ishte helmuar. Mosmarëveshjet politike të patriotëve shqiptar dhe qëndrimet armiqësore midis tyre në përzgjedhjen e aleatëve, kishin krijuar terenin e përshtatshëm për fqinjin tonë jugor lidhur me pretendimet e tij ndaj teritoreve të cunguara shqiptare në vitin 1913. Si pasojë, në “Konferencën e Paqes” që po zhvillohej në Paris, qysh nga 12 shkurti 1919, ishte diskutuar problemi grek, që kishte të bënte me synimet e hershme të tyre mbi Shqipërinë Jugore. Një komision i posaçëm nisi të shqyrtonte kërkesat greke.


Misioni Amerikan: Shqipëria e Aftë për tu Vetqeverisur

Për të qartësuar situatën lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, Presidenti amerikan Wilson emëroi konsullin e SHBA në Torino, Josef Haven, si delegat për të bërë hetimet e nevojshme në Shqipëri. Qeveria e Turhan Pashës dhe Komanda ushtarake italiane e mirëpritën ardhjen e tij dhe i vunë në dispozicion gjithçka mundën për mbarëvajtjen e misionit që konsulli kishte marë përsipër. Konsullin e shoqëronte Tefik Mborja, sekretari i Këshillit të Ministrave. Prej Brindizi, konsulli amerikan niset me një torpidnier për në Vlorë. Komisioneri Josef Haven, pasi kontaktoi në teren me banorët e krahinave Jugore të Shqipërisë dhe konstatoi përkatësinë shqiptare të tyre, në mbarim të misionit të tij, hodhi poshtë pretendimet greke dhe deklaroi: Shqipëria është e aftë për tu Vetqeverisur. Qëndrimi i Presidentit amerikan Wilson lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, dhe deklarimi i tij që “shqipëtarët janë të aftë për vetqeverisje”, nxitën besimin e popullit shqiptar tek politika proshqiptare Amerikane. Patriotët shqiptar në pragun e mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris, hartuan dhe paraqitën para Fuqive të Mëdha dy dokumenta historike të asaj periudhe: Memorandumi i Aleksandrisë dhe Memorandumi i Beratit.



Memorandumi i Aleksandrisë: Shqipëria Natyrale

Adresuar: Konferencës Paqes në Paris !

Konferenca e Paqes, nuk i përfilli kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar, për të ruajtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe për të rishikuar kufijtë në favor të tij, duke përfshirë brenda tyre ato territore shqiptare që ishin shkëputur më 1878 e 1913.
Memorandumi i Aleksandrisë u pregatit në Kajro nga N.Kasneci e A.Zako Çajupi. Më 8 dhjetor 1918, Komisioni i zgjedhur nga Mbledhja P.Shoqërive Shqiptare të Egjiptit, anëtar i të cilit ishte edhe Llambi N.Kotta, i mbledhur në shtëpinë e Filip Shirokës, e miratoi tekstin dhe e firmosi memorandumin.

F.6


Memorandumi, i hartuar në favor dhe interes të mbrojtjes së të drejtave të shtetit shqiptar të pavarur dhe Sovran, nga ambiciet dhe synimet antishqiptare që shtetet shoviniste fqinje i kishin paraqitur Konferencës së Paqes, iu dërgua ambasadorëve të Shteteve Aleate, Anglisë, Francës, Italisë dhe SHBA me seli në Kajro, me lutjen që ta dërgojë secili në Ministritë e Punëve të Jashtme të shteteve që përfaqësojnë dhe kësisoj të arrijë në duart e delegatëve të tyre në Konferencën e Paqes. Krahas Memorandumit, Komisioni hartoi edhe telegrame, që ju dërguan: Presidentit të SHBA z. U. Uillson; Ministrave të Punëve të Jashtme të Francës, Anglisë, Italisë e SHBA; Shoqërisë “Vatra” në Amerikë, Shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër; z.Mehmet bej Konitza në Londër, Pandeli Cale në Lozanë, Pandeli Evangjeli në Bukuresht, Kol Rodhe dhe Tefik Mborja në Romë, Kristo Luarasi në Sofje, Sotir Kotta në Korçë; filo-shqiptarëve Herbet në Londër, Miss Durham në Boston dhe Nerve në Paris. Dy anëtar të komisionit, Llambi N.Kotta e Leonidha Naçi shkuan në Skënderie (Drenicë-Kosovë hk) për tu marrë vesh me vëllezërit shqiptar të atjeshëm.



Memorandumi i Beratit: Shqipëria nën Mandatin Amerikan

Adresuar: Komandos Franceze në Shkodër !

Mbas punëvet të Gjirokastrës, të cilat u pregatitën e u bënë vetëm prej Mufid beut, jashtë dëshirës e mendimit të popullit, duke u bashkuar me vendimin e fundit të Guvernës Provizore në Durrës, e cila kundërshtoi rreptësisht protektionin Italian në Shqipërinë e lirë, e shohim të arësyshme edhe ne populli i Beratit të çfaqim pranë Shkelqesisë s’Uaj ndjenjat atdhetare, duke Ju lutur të kini mirësinë e të ia paraqitni Qeverisë Madhështore e Mirdashëse, kërkesat e popullit të qarkut të këtushëm. Me këtë rast shpresoim se do të pranoni nderimet e të përzemërta e të qiruara:

I-Populli shqiptar duke u mbështetur në parimet kombëtare qi u vunë në veprim, dëshiroi t’i njihen të drejtat e tij qi ka, për të rojtur në sinisië Ballkane i lirë e indepandant, pranoi nji qeveri provizore e dërgoi delegate të posaçëm në Konferencë të Paqes, vetëm për të mprojtur indepadancën e plotë e tërsiën toksore të Shqiprisë me kufit e sajë etnografike e kombëtare.
II-Delegatët shqiptarë qi u dërguen në Konferencë të Paqes, kanë në dorën e tyre nji program të nënshkruar e të pëlqyer prej të gjith antarëve të qeveris së Durrësit, qi ky program tregonë kompetencën e tyre dhe e përfytëron idealain e kombit shqiptar, qi ka për independencën të papërkufizuar për vendin e tië.
III- Në kioftë se shtetet e mëdhenj qi po mëshirokan për liriën e popujve të vegjël, e sidomos për ne shqiptarët qi jemi populli ma i vjetër e ma i famshëm dhe mjerisht më i piklluar e më i përgjunjëzuar i Europës; nuk mundet ti pushojnë intrigat e Ballkanit dhe në e shohin të domosdoshme qi shteti shqiptar të mbetet nën mandate të nji Guvernes së madhe, atëherë na dëshirojëm mandatin amerikan, qi kështu të mundim të sigurojëm e t’i apim nji frymë kombëtare zhvillimit e lulëzimit të vendit tonë. Shtojëm se ket deshirë e vërtetojën edhe dokumentat qi janë dhanë konsulit amerikan qi shetiti Shqipërinë.
F.7

Nëshkrue:

1.Hekur be Vrioni:Kryepari Katundaris 2-Zarif Aga Haznatari:Kryetar klubit Bashkimi
3-Fevzi Ruli: Advokat 4-Themistokli Kassapi: Notablë i krishter
5-Kostaq(Koço)Kota: Inspek.Arësimi 6-Salih Gjuka: Direktor Arsimi
7-Adem Shehu: Sekretari i Arësimit 8-Islam be Vrioni: Notabël muhamedan
9-Melek be Frashëri: Kapitanë, 10-Xhevdet Mehqemea: Advokat
11-Zejnel be Prodani: Notabël 12-Teki be Selenica: Notabël
13-Zoj Tonçi: Tregtar 14-Todi Naska: Nëpunës drejtësie
15-Bektash H.Berberi: Zanatli 16-Gaqe papa Zaharia:Direktor Kanc Prefekturës
17-Emrullah Psarizi: Sek.Perlimentars 18-Hajredin Kuçi: Notabël
19-Andon Capo: Tregtar 20-Hysni aga Kafasi: Këshilltari i Perlimtares
21-Nuri O. Smundja: Sek.Drejtësis.
Nji kopje për Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.
Nënshkrue Fevzi Ruli d.v.
Berat 30.04.1919



Kongresi Kombëtar i Lushnjës

Kongresi Kombëtar i Lushnjës, ishte me rëndësi të veçantë dhe mori vendime për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar, për sigurimin e pavarësisë, mbrojtjen e tërësisë teritoriale të tij dhe shënoi fillimin e një kthese historike dhe një etapë të re. Shqiptarët sfiduan vendimet, projektet dhe planet antishqiptare të diplomacisë Europiane në Konferencën e Paqes dhe i dolën zot fateve të vendit. Kongresi i Lushnjës krijoi për herë të parë organet e larta të piramidës shtetërore.


Shqipëria dhe situatat Social-Politike

Shqipëria trashëgoi nga Perandoria Osmane një prapambetje të thellë social ekonomike dhe kulturore. Sipas shifrave të publikuara edhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë analfabetizmi rrokte 90% të popullit shqiptar.Rreth 75 % e analfabetëve,sipas llogaritjeve të kryera nga dr.Koço Kota, i takonte popullsisë muslimane. Kjo situatë e shoqëroi qeverisjen e Shqipërisë edhe gjatë viteve 1912-1921, në prag të zgjedhjeve të para parlamentare të organizuara nga qeveria e drejtuar nga Iliaz Vrioni.
Situata u rëndua edhe më keq, me fillimin e konflikteve politike dhe zëvëndësimin e interesave kombëtare me interesat individuale e pasurore. Grupimet shoqërore të ushqyera me këto mentalitete u organizuan për të kundërshtuar vendimet e Kongresit të Lushnjës dhe shpallën zgjedhje parlamentare në vënd të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese. Qeveria e dalë nga këto zgjedhje, kishte si qëllim punësimin në administratën shqiptare të elementëve militantë dhe përkrahës të saj, që siç kuptohet fare kollaj, janë gjithmonë ata që i përkasin shtresave shoqërore injorante, analfabete, apo me vese të ulta e qëllime përfitimi. Mirëpo ndërtimi i administratës shqiptare me këto shtresa, ishte arësyeja themelore e mbajtjes së Shqipërisë në prapambetje dhe injorancë. Qeverisja e Shqipërisë u deformua qysh në “shpërgajat foshnjore”.
F.8


Shtresa shoqërore e përparuar, musliman e të krishterë, është përpjekur pambarimisht të shpëtoj nga kjo e keqe e madhe, por e mbetur në minorancë “s’ka mujtur”. Llogjika turkoshake, pësoi ndryshime gjatë qeverisjes së shtetit shqiptar nga Mbreti Zog-I dhe nga Diktatori Hoxha, por fatkeqësisht u rikthye si model qeverisës pas ndryshimeve politike në Shqipërinë e shek.XXI.
Modeli qeverisës i zgjedhur nga klasa politike pos-komuniste, është model i keq dhe antikombëtar, pasi në strukturat shtetërore, në administratën e lartë qendrore e lokale dhe të drejtësisë, janë punësuar edhe militantë partiak, pa arësim apo me diploma të fabrikuara, që pranojnë vëndin e punës në këmbim me vlerat apo antivlerat që disponon njeriu, morali, paraja, angazhimi.



Reforma në Drejtësi dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Miratimi i Ligjit për Reformën në Drejtësi, nga klasa politike shqiptare më 21 korrik 2016, ndoshta është shpresa e vetme për tu larguar nga errësira orientale dhe dalja në diellin oksidental. Kjo shpresë do na mbajë gjallë dhe do na ngroh, sa kohë do të ndjejmë praninë vëllazërore, vëmëndjen dhe përkrahjen e bashkësisë euroatlantike.
Ardhja e komisionerëve euro-amerikanë “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit” (ONM), lidhur me vetingun dhe nisja e proçedurave për zbatimin e “Reformës në Drejtësi”, është një shpresë e shtuar për të ardhmen e popullit shqiptar.

Falenderojmë publicistin e mirënjohur shqiptar për dërgimin e materialit për botim në Agjencionin Floripress






NE TREGUAM SE E KEMI SHPIRTIN, PLOT ME DASHURI NJERËZORE...


(Nga Filadelfia, përcjellje për në Atdhe, e të ndjerit ALTIN HAXHIRAJ)

Llazar Vero,publicist-Amerikë


Për ne, janë gëzimet dhe hidhërimet!? Por gëzimi shtohet dhe hidhërimi pakësohet, me shokë dhe miq. Për t’u gëzuar së bashku, ne shqiptarët, sikur bëhemi më sqimatarë. Ndërsa në fatkeqësi bëhemi të gjithë bashkë, afrohemi dhe i gjendemi pranë njëri - tjetrit, siç i thonë, pa dallim moshe, krahine, bindjeje. Dhe kjo është gjë e mirë. Shumë e mirë! Por sikur t’i kalonim ca më shumë së bashku edhe në gëzimet, hallet e vogla, të mirën e përbashkët, do të ishte më mirë. Jeta i kërkon të gjitha. Larg Atdheut, ca më shumë.

Shkak për këto shënime u bë një fatkeqësi, që ndodhi në bashkësinë tonë , në Filadelfia të Amerikës. Bashkatdhetari ynë, nga Memaliaj, Altin Haxhiraj u nda nga jeta papritmas, pas një sulmi të rëndë në zemër. Nuk i kishte mbushur ende të 45 pranverat.

Pra, ishte i ri. Njeri i dashur dhe i shkuar me të gjithë bashkatdhetarët. Për të, flasin mirë dhe me respekt: kuksiani dhe fieraku, dibrani dhe gjirokastriti, të gjithë . Njeri, që dhuronte dashuri, pa kursim. I ndjeshëm dhe zemërgjërë, që falte dhe kërkonte përherë dashuri dhe respekt të pastër. Punëtor i palodhur dhe bujar, si ai...

Unë, që po shkruaj këto rradhë për Altinin, nuk e njihja nga afër. Ky portret, apo skicë porterti për atë, u bë me ndihmën e shokëve dhe miqëve të tij: Marselit, Florit, Mexhitit, Neritanit...

 Ishte Flori dhe Marseli, që më dhanë të parët lajmin e ndarjes së tij nga jeta. U thashë se duhet të takoheshim së bashku, te ndërtes e Shoqatës "Bijtë e Shqipes", të nesërmen mbrëma. Njoftova kryesinë e Shoqatës sonë dhe pkrisht të nesërmen, në lokalin e saj, u mblodhën, jo 3-4 veta, por rreth 20. Ishin: kryetari i Shoqatës, që si zot shtëpie, priste të gjithë bashkatdhetarët, zëvendëskryetari dhe përgjegjës i financës së shoqatës, Bujar Gjoka, Marseli, Flori e Neritani. Pak më vonë erdhën: baca Ahmet Shabani, nga Kukësi e Mexhit Kaboci, me tjerë shokë...

Disa, megjithëse vinin për herë të parë, përshëndeteshim, si miq të vjetër. Kishte dhimbje dhe shqetësim në fytyrat e të gjithëve.

Kryetari i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Tajar Domi njoftoi bashkatdhetarët për fatkeqësinë, që kishte ndodhur, ndarjen e papritur të Altin Haxhirajt nga jeta, duke shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe detyrat për organizimin e lamtumirës, këtu në Filadelfia dhe përgatitjet për udhëtimin e fundit të tij, për në Shqipëri, pranë familjes. "Për të gjitha këto, - tha ai, - duhen një shumë të hollash, që ne mendojmë se mund t'i mbledhim së bashku. Këtë e kemi bërë edhe më parë, siç ndodhi me bashkatdhetarin tonë, nga Kukësi , të ndjerin Hasan Kotarja”. Ende pa mbaruar fjalën, Marseli, Mexhiti fajlëpak e punëshumë, Neritani, Flori, baca Ahmet... shprehën gatishmërinë për të përballuar nevojat nga ata vetë, si fillim.

Pastaj kryetari Tajar Domi ndau detyrat për secilin.

Ndërkohë, Bujar Gjoka me Florin, kishin përpiluar lajmërimin për humbjen e Altinit dhe e shumëfishuan atë. Të gjithë donin të bënin diçka. U tha që lajmërimet të afishoheshin në të gjitha kafenetë shqiptare, në Northeast dhe Riçmond të Filadelfias, të shoqëruara me një fletë- listë, për dhuruesit. Bile, që aty, në sallën e kafenesë së Shoqatës, filluan dhurimet e para.

U tha që arkivolin, me të ndjerin Altin Haxhiraj, në udhëtimin e tij të mbramë për në Shqipëri, duhej ta shoqëronte dikush. Dhe, mënjëherë, Neritan Manushi dhe Florian Ferko shprehën gatishmërinë për ta kryer këtë detyrë dhe nder, ndaj shokut dhe mikut të tyre.

Shumë shpejt filluan të mblidheshin paratë. Në fillim, 5.700 dollarë, pastaj 9.850... Baca Ahmet Shabani, që shkonte mengjezeve në çdo kafene, filloi të ndihej më i qetë për realizimin e qëllimit. Mexhit Kobaci lajmëronte me telefon shokë e miq, për fatkeqësinë, që kishte ndodhur dhe ndihmën, që duhej siguruar.

 Kiço Kokthi, me të dy djemtë, ishin ndër të parët, që dhanë ndihmesën e tyre.
Pastaj filluan të vijnë ndihma dollarë, nga Nju Jersi dhe Nju Jorku, nga miq dhe të njohur të të ndjerit dhe familjes së tij. Listat po mbusheshin njëra pas tjetrës. Vetëm në kafenenë e Shoqatës u mbushën dy të tilla, me një shumë të konsiderueshme.

Ajo çka ishte e veçantë, në këtë aksion, ishte pjesëmarrja e madhe e bashkatdhetarëve dhe kjo të bënte të ndjeheshe mirë, në mes të ketij hidhërimi.

Dhuruesit ishin nga të gjitha krahinat e vendit tonë, duke filluar nga Kosova e Çamëria, Gjirokastra dhe Shkodra, Korça dhe Durrësi, Fieri dhe Tirana... E kishin marrë vesh nëpërmjet fejsbukut të Shoqatës , lajmërimeve të afishuara, telefonatave me njëri-tjetrin...nëpërmjet dhimbjes dhe dashurisë.
Më 27 shkurt 2017,në orën 6.00 pm, në shtëpinë e funeraleve Fluer &Sons Inc. në 3301-15 Cottman Ave. të Filadelfias, Shoqata Atdhetare "Bijtë e Shqipes", së bashku me shokë dhe miq të të ndjerit, organizuan ceremoninë e lamtumirës, për bashkatdhetarin tonë, Altin Haxhiraj. Në emër të Shoqatës dhe të dy bashkatdhetarëve nga Kukësi, Mexhit Kobaci dhe Ahmet Shabani, u vendosën dy kurora me lule. Pastaj edhe shokë të afërt të Altinit sollën buqeta me lule.

- Por ju, sikur thatë se nuk ka asnjë nga familja dhe të afërmit e tij?!, -foli një punonjës i moshuar, i shtëpisë së funeraleve.

-Ja, ne jemi familja e tij këtu, - iu përgjigj njëri nga shokët e Altinit, si i fyer - Nuk mjaftojnë !?
Vërtetë, ne ishim, si një familje e madhe. Në sallë e mori fjalën Llazar Vero. Në emër të Këshillit Drejtues të Shoqatës "Bijtë e Shqipes", lexoi letrën, që do t’u dërgohej: nënës, motrës dhe vëllezërve të Altinit, në Memaliaj. Aty shprehej ngushëllimi e dhimbja, për ndarjen nga jeta e njeriut të tyre të dashur dhe mikut tonë të prbashkët. Pas leximit, ai i ftoi pjesëmarrësit për të mbajtur një minutë heshtje, në nderim të jetës dhe kujtimit të të ndjerit.

Pas ceremonisë, në shtëpinë e funeraleve pjesëmarrësit u ftuan për një kafe, në ndërtesën e Shoqatës. Lokali u mbush plot, shumë shpejt. Selfo Muça, që kishte ardhur bashkë me djalin, kishte sjellë me vete edhe nje shishe raki Shqipërie. Tek ekspresi i kafesë shërbente ing. nga Kosova, Fitim Hamzai, i ndihmuar nga agronomi prej Elbasani, Bashkim Bërdufi dhe Llazari shërbente rakinë...

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës, Tajar Domi e mori fjalën. Pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit , jo vetëm në këtë ceremoni por në të gjithë aksionin për mbledhjen e të hollave. I përmendi me emër ata, që ishin në krye të punëve, si: Bujar Gjoka, Llazar Vero, Mexhit Kobaci, Ahmet Shabani, Marsel Meçe, Neritan Manushi, Florian Beka dhe Florian Ferko...

Po kështu, i informoi pjësmarrësit për shumën prej 19.875 dollarësh, të mbledhur deri në atë çast, pa llogaritur ato, që ishin duke ardhur orëve të fundit. Ai falenderoi edhe pronarët e lokaleve: Petro Kukuri, Kalosh Kupa, Nevin Abedinaj, Spiro Lica, Sefret Ferko, Krenar Hoxha eFoto Kopali, që morën përsipër të grumbullonin dhurimet, që do të bëheshin. Po ashtu, sqaroi pjesëmarrësit edhe se si ishte menduar të shpenzoheshin këto shuma. Pas mbulimit të shpenzimeve për shtëpinë e funeraleve dhe biletat e udhëtimit për shoqëruesit, shuma tjetër do t'i dorëzohej nënës së Altinit të ndjerë, në nderim të jetës dhe dashurisë sonë për të.

Për të gjitha këto , vazhdoi më tej Tajar Domi, do të kishim një informim të detajuar dhe të dokumentuar në ëeb-in dhe fb e Shoqatës, në ditët që pasonin.

- Ju faleminderit dhe u takofshim vetëm për gëzime! - ishin fjalët e mbylljes së kryetarit të Shoqatës.
Pastaj e mori fjalën Neritan Manushi, që lexoi një falënderim, të ardhur në celularin e tij, nga një vëlla i Altinit, në Memaliaj. Folën edhe shokë e miq të afërmt të Altinit, si Marsel Meçe etj.
Kishim të gjithë një dhimbje, por zemrën e kishim të ngrohtë. Kishim bërë një punë të mirë. Nderuam veten dhe bashkatdhetarin tonë. Jo për nga vlera monetare. "Ka një kapital pa vlerë në treg,- thotë miku im i mirë, Sefedin Çela, në Tiranë.- Ai të mban në këmbë dhe bën të ndihesh i pasur: dashuria, zemra plot, shpirti plot. Një komb shpirtzbrazur nuk është i varfër, është i vdekur!?"

Kështu, të gjithë së bashku, ne treguam se e kemi shpirtin plot me dashuri njërëzore, se e duam jetën dhe njëri-tjetrin.

Filadelfia, 28 shkurt 2017

2017/03/02

Nga Flori Bruqi : Gjorgje Ivanov iu shpalli luftë shqiptarëve të Maqedonisë


Ish Kryeministri shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha: Ivanovi albanofob, 
po rrezikohet Maqedonia

Ish Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar atë që po ndodh në Shkup pas refuzimit të Presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov që t’ia japë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev edhe atë për shkak të platformës shqiptare, që për Ivanovin e cenon karakterin unitar të shtetit.

“Në perpjekjet e tyre për t’i dhënë vendit qeverinë pas zgjedhjeve të përgjithshme, forcat politike shqiptare, në interesin më të mirë të shqiptarëve por në të vërtetë të të gjithë qytetarëve dhe vet Maqedonisë, parqiten bashkarisht një seri kërkesash, ndër të cilat përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë si platformë të tyre për të marrë pjesë në formimin e qeverisë së ardhshme”.

“Këto kërkesa fillimisht ju ofruan të mandatuarit për krijimin e qeverisë së re nga presidenti i republikës, ish kryeministrit Gruevski. Zoti Gruevski refuzoi nga pozita ultranacionaliste, paketën e forcave politike shqiptare dhe dështoi në krijimin e qeverisë. Rivali i tij, kryetari i LSDM, Zaev pranoi kerkesat e shqiptarëve dhe siguroi firmat e deputetëve të forcave politike shqiptare për krijimin e qeverisë. Në një akt absurd, të rrezikshëm për stabilitetin e vendit, presidenti Ivanov refuzoi t’i japi mandatin z. Zaev, duket për shkak të albanofobisë së tij të papranueshme ndaj gjuhës shqipe. Ky është një akt i rëndë që dëshmon se ultranacionalizmi aleksandrin është një rrezik serioz për stabilitetin e vendit fqinj” – thotë Berisha.

“Me këtë rast, duke shprehur mbështetje të plotë forcave politike shqiptare për kontributin e tyre madhor ne Maqedoni, ju bëj thirrje të qendrojnë të palëkundura në kërkesat e tyre që janë jetike për ngushtimin e hendekut ndëretnik dhe zbatimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit në vendin e tyre”– shton ish-kryeministri shqiptar.

“Uroj gjithashtu që presidenti Ivanov, që me kushtetutë është president i të gjithë qytetarëve të vendit të tij, të çlirohet sa më shpejt nga fobia e gjuhës shqipe dhe të realizojë se dygjuhësia përbën një pasuri të madhe dhe domosdoshmëri jetike për liritë, të drejtat e shqiptarëve por edhe për zhvillimin, prosperitetin, integrimin e Maqedonisë” – shkruan Berisha.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta : Retorikat nacionaliste anti-shqiptare të Ivanovit  cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike në Maqedoni 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet një deklarate për media për situatën në Maqedoni, ka shprehur keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.

Ai ka shprehur shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe ka inkurajuar të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.

“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë”, ka thënë Meta.


Presidenti i Republikës së Kosovës ,
zt. Hashim Thaçi godet presidentin maqedon Gjorge  Ivanovin


Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit, kështu shprehet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndaj vendimit të Gjorge Ivanov për mos dhënie të mandatit Zoran Zaevit.

“Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti.

Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit.

Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë.

Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, shkruan Hashim Thaçi në fejsbuk.



Maqedonia ka rrezik nga konflikti civil

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka deklaruar se nuk do t’ia japë mandatin Zoran Zaevit për shkak se ai ka pranuar platformën shqiptare.

Këtë veprim analisti dhe gazetari Xhelal Neziri e sheh si të motivuar politikisht ngaqë VMRO-DPMNE ndihet e rrezikuar nga qeveria e re.

Sipas tij, pasojat e këtij vendimi do të jenë të rënda për të gjithë qytetarët, por edhe për vetë shtetin.

“Për herë të parë në historinë demokratike në Maqedoni është vënë në pikëpyetje tranzicioni paqësor i pushtetit. Kur ndodh kjo, është e pritshme që të ketë përshkallëzim të krizës”.

“Nëse nuk kemi një intervenim më të theksuar ndërkombëtar, vendi shumë shpejt mund të rrëshqasë drejt një konflikti civil. Kriza në Maqedoni zgjatë tani më dy vjet dhe tash, në vend të zgjidhjes, kemi një nxitje shtesë nga presidenti i shtetit”, ka thënë Neziri .

Ai ka thënë se VMRO-DPMNE qëllimisht po e shtyn vendin drejt thellimit të krizës, përmes së cilës ka për qëllim që të shpëtojë politikanë nga hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion nga ana e Prokurorisë Speciale në Shkup.

Ndërsa zhvillimet gjatë ditëve të ardhshme, sipas Nezirit, lidhen me formimin e kabinetit të ri qeverisës nga LSDM me partitë shqiptare, përderisa ai pret një presion më të madh ndërkombëtar.

“Nesër në Shkup vjen përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Frederika Mogerini. Një trysni më e madhe ndërkombëtare pritet në ditët në vijim me qëllim të preventimit të një destabilizimit të mundshëm”.

“Si Plan B në Shkup mendohet të mblidhet Parlamenti, ku LSDM me partitë shqiptare ka shumicën parlamentare, të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe të votohet mosbesim qeverisë kalimtare. Më pastaj të votohet edhe kabineti ri qeverisës dhe programi i tij. Kjo natyrisht do të nxitë VMRO-DPMNE-në edhe zyrtarisht t’u bashkëngjitet protestave që janë duke u mbajtur në tre ditët e kaluara kundër formimit të qeverisë se udhëhequr nga LSDM”, ka deklaruar Neziri



Rusia: “Platforma shqiptare sjell Shqipërinë e Madhe”


Rusia sërish është prononcuar për krizën në Maqedoni. Ministria e Punëve të Jashtme ruse nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e saj të internetit shpreh, siç thuhet, “shqetësimin për thellimin e krizës politike në Maqedoni të provokuar nga ndërhyrjet e ashpra nga jashtë në punët e brendshme të vendit”.

 “Maqedonisë, me ndihmën edhe të vendeve të NATO-s, po përpiqet t’i imponohet e ashtuquajtura ‘Platforma shqiptare’, e arritur në Tiranë në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë. kjo sjell Shqipërinë e Madhe, duke e ilustruar me pretendime territoriale ndaj zonave të mëdha të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Është veçanërisht shqetësuese se në këtë Platformë ishin të përfshirë dhe autoritetet e shpallura në mënyrë të njëanshme të Pavarësisë së Kosovës. Ne besojmë se kjo linjë është jashtëzakonisht e rrezikshme, qëllimi i së cilës është shkatërrimi i shtetit të Maqedonisë dhe destabilizimi i Ballkanit si tërësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

 “Do të donim të përkujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, që u mbajtën me këmbënguljen e SHBA-ve dhe BE-së, u shënua fitorja e partisë aktuale në pushtet nga Nikolla Gruevski. Tani, Perëndimi dëshiron që nëpërmjet pakicës shqiptare, të sjellë në pushtet opozitën dhe të pranojë kërkesat e shqiptarëve, duke çuar kështu në shkatërrimin e themeleve kushtetuese të vendit.

 Përpjekjet e vazhdueshme destruktive dhe të imponuar nga jashtë, në kundërshtim me vullnetin e votuesve të Maqedonisë, vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Është e nevojshme të ndalohen ndërhyrjet e huaja në punët e brendshme të Maqedonisë.

Qytetarët e Maqedonisë duhet të respektohen dhe të vendosin vet për fatin e tyre në përputhje me parimet themelore demokratike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.



Eurodeputetët: Gjorge Ivanovi e rrezikon perspektivën evropiane të Maqedonisë


Nuk janë ndalur reagimet ndaj kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov rreth vendimit të tij që mos i jep mandat Zoran Zaevit për të krijuar qeverinë e re. Këtë herë janë pronocuar Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein të cilët kanë thënë njëzëri se Ivano ka rrezikuar perspektivën evropiane të Maqedonisë. ”Vendimi i fundit i Ivanov mund të ketë ndikim të dukshëm mbi perspektivat evropiane të shtetit në rrugëtimin për t’u afruar BE-së. Siç qëndrojnë punët, shumë lehtë mundet që Parlamenti Evropian që të anulojë votimin për Raportin e progresit për vitin 2016 për Maqedoninë” thuhet në reagimin e përbashkët të Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein.


Eksperti juridik Osman Kadriu: 
Pas vendimit të Ivanovit, tani duhet të veprojë
 Kuvendi i Maqedonisë 


Eksperti juridik Osman Kadriu ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Gjorge Ivanov për mosdhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re, partive që mendojnë Platformën shqiptare ta përfshijnë në Qeveri. Sipas tij, tani duhet të mbrohen shteti dhe institucionet.

“Ivanov nuk ka vepruar sipas dispozitave kushtetuese, mbetet të shihen cilat opsione tjera i ofron Kushtetuta. Qeveria duhet formohet, të gjitha kompetencat tani i kalojnë Kuvendit. Kuvendi duhet të mbledhë forcë dhe të konsituoet. Ka koalicion, ka shumicë parlamentare, koha është që shumica të thirrë kuvendin”, deklaroi Kadriu.

Ai mendon se, pa asnjë kusht Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin përfaqësuesit të partisë ose koalicionit që përmbush kushtet, e që është sigurimi i shumicën parlamentare- 61 deputetë.




Nesër do të zgjedhet kryetari i Parlamentit të Maqedonisë!




Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së Federika Mogerini gjatë vizitës së nesërme në Shkup pret të zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit të Maqedonisë.

Këto fjalë janë të shkruara në agjendën e saj që pasditën ishte dërguar nga ana e shërbimit evropian për korrespodentë nga jashtë, njofton Novatv.

“Nga ora 18 deri 19 takim me liderët politik ku do i paraprijë takim protokollar me kryetarin e Parlamentit (ende nuk është zgjedhur, por pritet të zgjidhet deri kohën e kësaj vizite)”, shkruan në agjendën e Mogerinit.





Deputetja shqiptare Mesila  Doda:
 Maqedonia prej sot s’ekziston më!


Mesila Dode deputetja e Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të presidentit të Maqedonisë Gjorgji Ivanov ku ai tha se mandatin nuk ia jap liderit të LSDM-së shkaku i Platformës Shqiptare.

Sipas Dodës Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më.

“Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më. Fundin e saj e ka nënshkruar vetë Presidenti me i turpshëm ne historinë e këtij shteti të sajuar, Gjorgje Ivanov.

Me nje akt antikushtetues shpalli armik gjysmen e popullsise se ketij vendi laboratorik, ku nuk dihet ende se si mendojne te bashkejetojne 2000 vitet e ardhshme.

Sot shqiptaret e ish Republikes Jugoslllave te Maqedonise kane dy rruge: ose Sot shpallin mevetësine dhe ne te gjithe ndihmojme me te gjitha menyrat qe ata ta sigurojne ate, ose te shkarkojne Presidentin e lige te laboratorit ku po i shtrengojne te jetojne.

Për një pakt të madh mbarëkombëtar

Ne shqiptaret kemi vetem nje mundesi mbijetese në këtë vend ku na vuri Zoti dhe s’duhet te kemi asnjë kompleks ta themi.. të shtrëngojme duart me njeri-tjetrin e të ecim bashkë drejt nje shteti te vetem…

Sepse kemi Veç nje Atdhe” ka shkruar Mesila Doda.


Deklarata e  Zoran Zaevit pas takimit me  Federica Mogerini-n




Jemi të gëzuar me faktin se BE-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen e Maqedonisë. 67 mandatet janë një kusht normal për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë, ndërsa BE-ja do të mbështesë qeverinë e ardhsme për anëtarësim të shpejtuar në këtë organizatë.

Kështu u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me përfaqësuesen e lartë evropiane, Frederika Mogerini .

Ai kërkoi edhe njëherë nga presidenti i vendit ta analizoj vendimin e tij, përfaktin se pas 67 mandateve qëndrojnë afët 700 mijë votues. Sipas tij, prolongimi dhe vonesat mund ta përkeqësojnë dhe të eskaloj situate në Maqedoni.

Lideri i LSDM-së porosi se mbeten të përkushtuar në gjetjen e vendime të shpejta por edhe të mencura.
“Këtë nga ne e presin qytetarët, por edhe Bashkimi Evropian”, theksoi ai

Deputeti me origjinë shqiptare nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri: Gjorgje Ivanov iu shpalli luftë shqiptarëve të Maqedonisë





Deputeti me origjinë shqiptare nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka vlerësuar se presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, bëri grushtshtet me vendimin për të mos ia dhënë mandatit Zoran Zaevit nga ky subjekt.

“Ivanov me vendimin e tij bëri grushtshtet klasik dhe njëherit u shpalli luftë shqiptarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar ai gjatë një bisede për “Zërin”.

Por, megjithëkëtë, ai ka konsideruar se shqiptarët nuk kanë humbur asgjë nga ky vendim i presidentit maqedonas.

“Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë, humbësi më i madh mund të jetë vetëm Maqedonia dhe qytetarët e saj”, është shprehur Zekiri.

Ai madje, është shprehur i bindur se partia e Zaevit do të vijë në krye të qeverisjes.

“LSDM gjithsesi do të vijë në pushtet, pasi që ky është vullneti i shumicës së qytetarëve në Maqedoni, bashkë me partitë shqiptare”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, ka thënë se vendimi i djeshëm i presidentit, ka ndarë përfundimisht VMRO-në prej të tjerëve.

“Me vendimin e djeshëm të Ivanovit është ndarë shapi prej sheqerit, VMRO dhe klika kriminale e tyre me një anë dhe gjithë të tjerët jemi në anën tjetër, në anën e së drejtës”, ka përfunduar Zekiri.

Ndryshe, presidenti Gjorgje Ivanov, dje ka marrë vendim që mos ta mandatojë Zoran Zaevin, i cili i takon partisë së dytë më të madhe në vend, ani pse lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dështoi ta formonte qeverinë e re.

Këtë vendim, Ivanov e mbështeti mbi atë, se kinse platforma e përgatitur nuk ishte në përputhje me kushtetutën e Maqedonisë, pasi që ajo siç Ivanonv u shpreh, është hartuar nga një tjetër shtet.

“Ajo është e përgatitur nga një shtet tjetër dhe me ndërmjetësim të një shtetit tjetër. Përmbajtja e saj është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë. Me këtë platformë Maqedonia është e kërcënuar, ndërsa unitariteti dhe pavarësia është vënën në rrezik”, ka deklaruar Ivanov.

Kryetari i LR-PDSH-së dhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët Ziadin  Sela pas takimit me Federica Mogerinin ‘sulmon’Gjorgje Ivanovin






“U takuam me Mogerinin dhe përfaqësuesit e BE-së – mik të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë, folëm për gjendjen politike, pas vendimit të djeshëm të të ashtuquajturit president i shtetit, në lidhje me mosdhënien e mandatit”, tha kryetari i LR-PDSH-së dhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini.

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, të nënshkruara këtu. Nuk ia japim të drejtën vetes si politikanë që të jemi kujdestar, të cilët i mbajnë peng të drejtat e një popullate të tërë, ne jemi përfaqësues të të drejtave të shqiptarëve, ndërkaq ato të drejta që janë të shkruara në Deklaratën Shqiptare, për ato kanë nevojë shqiptare. Të drejtë aspak nuk e ka ai që i thotë vetes president i shtetit, që me aktin e tij tregoi se është marinetë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së”, tha Sela.


Profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka: Shqiptarët nuk do të lejojnë një Maqedoni ruse


Profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka duke komentuar situatën politike në Maqedoni ka thënë se shqiptarët nuk do të lejojnë krijimin e një Maqedonie ruse.

Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se vendimi i presidentit maqedon, George Ivanov për të mos i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë subjekteve që kanë shumicën në Kuvend është i gabuar si në aspektin juridik ashtu edhe në atë politik e gjeopolitik.

Sipas profesorit Reka, presidenti Iavnov me këtë vendim është afruar më shumë me Rusinë dhe ka injoruar kërkesën amerikane që mandati për formimin e Qeverisë t’i jepet atyre që kanë votat e nevojshme për konstituimin e institucioneve, transmeton Lajmi.net

Më tej, ai ka thënë se Ivanovit sikur deshi të luaj me durimin e shqiptarëve duke i provokuar, por Reka ka theksuar nevojën që shqiptarët të dëshmojnë pjekuri maksimale që të mos instrumentalizohen për skenarët dhe agjendat e huaja. Destabilizimi i Maqedonisë dhe i Ballkanit sipas Rekës, nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por në interes të Rusisë.

 Emin Azemi : Gjuha shqipe, midis dajakut të Komitëve dhe dajakut të Gjorge Ivanovit


“Ivanovi dhe partia e tij duan shqiptarë argatë nëpër institucione, por jo shqiptarë që kanë ide politike. Madje ata duan që edhe gjuhën shqipe ta trajtojnë se gjuhë kurbetçinjësh, sa për një komunikim që do të lehtësonte shitjen e gjizës dhe patateve deri në mbrëmje kur edhe fillon ‘ora policore’ e Komitëve zullumqarë, të cilët bëjnë planifikimin e rrahjes dhe maltretimit të fëmijëve, grave e pleqve shqiptarë nëpër rrugë e autobusë…”,

Deklarata e partive politike shqiptare (pa PDSH-në) është ideuar dhe shkruar në Shkup, por e shpalosur dhe e dakordësuar në Tiranë. Ky dokument politik i është produkt i vetë shqiptarëve të Maqedonisë, sepse problematikat që ngrihen aty janë shqetësime të tyre. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, gazetari dhe publicisti Emin Azemi, sipas të cilit, pas refuzimit të Ivanovit për t’ia dhënë mandatin Zaevit, liderët politikë shqiptarë të Maqedonisë që tani duhet të shpallin bojkotimin dhe braktisjen e të gjitha institucioneve shtetërore derisa të rivendosen kushtet për një kohezion normal social, kulturor e etnik në mes të shqiptarëve e maqedonasve. Gazeta KOHA ju sjell postimin e plotë të z.Azemi:

“Deklarata e partive politike shqiptare (pa PDSH-në) është ideuar dhe shkruar në Shkup, por e shpalosur dhe e dakordësuar në Tiranë. Ky dokument politik i është produkt i vetë shqiptarëve të Maqedonisë, sepse problematikat që ngrihen aty janë shqetësime të tyre. Pas refuzimit të Ivanovit për t’ia dhënë mandatin Zaevit, liderët politikë shqiptarë të Maqedonisë që tani duhet të shpallin bojkotimin dhe braktisjen e të gjitha institucioneve shtetërore, derisa të rivendosen kushtet për një kohezion normal social, kulturor e etnik në mes të shqiptarëve e maqedonasve. Loja e paskrupullt e Ivanovit dhe partisë së tij për të shantazhuar shqiptarët në mënyrë kaq bizare dhe nënçmuese, duhet të merr një përgjigje të duhur edhe nga Brukseli e Uashingtoni.

Serbia e Millosheviqit pati krijuar atmosferë të atillë që rezultonte në krijimin e një atmosfere militariste për dëbimin e shqiptarëve jo vetëm nga institucionet por edhe nga trojet e tyre. Dhe dihet pastaj se çka ndodhi në fund të nëntëdhjetave. A mundet edhe Maqedoninë ta pret një skenar i tillë?

Ivanovi dhe partia e tij duan shqiptarë argatë nëpër institucione, por jo shqiptarë që kanë ide politike. Madje ata duan që edhe gjuhën shqipe ta trajtojnë se gjuhë kurbetçinjësh, sa për një komunikim që do të lehtësonte shitjen e gjizës dhe patateve deri në mbrëmje kur edhe fillon ‘ora policore’ e Komitëve zullumqarë, të cilët bëjnë planifikimin e rrahjes dhe maltretimit të fëmijëve, grave e pleqve shqiptarë nëpër rrugë e autobusë. I vetmi kusht që ata i shpëton nga dajaku i komitëve është të mos flasin shqip publikisht. Atë që komitët po e bëjnë me stupc, Ivanovi dhe partia e tij po e bëjnë me grusht-shtete perfide. Në vitet 60-ta një maqedonas etnik nuk mund të pranohej polic në Tetovë po nuk e zotëronte shqipen. Tani, kanë ndryshuar kohërat. Janë do policë të rinj që duan institucione me shqiptarë, por pa identitet gjuhësor e kulturor. Alibia për të futur Tiranën në këto lojëra të qullura nga parafina e urrejtjes antishqiptare, nëse nuk pengohet sot, mund të lë gjurmët e krimit të planifikuar, që do ta spostonte konfliktin intraetnik brenda-maqedonas, në atë ndëretnik maqedono-shqiptar.

Ka edhe rrugë të tjera, por ato duhet të gjenden…”.

Vejseli me memoradum për rrëzimin e Ivanovit


Partia për Prosperitet Demokratik fjalimin e qytetarit Gjorge Ivanov drejtuar kombit me plot urrejtje ndërnacionale dhe porosi shoviniste e cilëson si thellim të mëtejshëm të krizës më të rëndë politike e ekonomike që e përjeton Maqedonia prej shpalljes së pavarësisë e deri në ditët e sodit. Me këtë rast PPD do të inicojë pranë partive politike shqiptare nënshkrimin e një memorandumi të përbashkët me të cilin qytetari Gjorge Ivanov do të shpallet person i padëshirueshëm për shqiptarët dhe do të kërkojмë dorëhjekjen e menjëhershme të tij. Me aktin e refuzimit të mandatit të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, përmes arsyetimit naiv dhe foshnjarak dhe refuzimit të Platformës së partive politike shqiptare personi Gjorge Ivanov edhe njëherë dëshmoi se Kushtetuta për të nuk është asgjë dhe se kumtesat e partisë së tij janë ligj dhe kushtetutë. PPD edhe njëherë ia bënë me dije personit Ivanov se nuk është ai por Gjykata kushtetuese e cila në pajtim me nenin 31 të Ligjit për partitë politike mund të inicojë procedurë ligjore për kushtetutshmërinë e programeve politike të partive politike në Maqedoni dhe sipas kësaj ky person njëherë e përgjithmonë duhet të esullohet dhe ta respektojë Kushtetutën. Partia për Prosperitet Demokratik e fton personin Ivanov тë esullohet dhe ti dëgjojë këshillat miqësore të SHBA-ve, të BE-së, Komisarit Hahn dhe përfaqsuesve të shteteve anëtare të BE-së dhe urgjentisht ta korrigjojë vendimit e tij të çorroditur për refuzim të mandatit dhe mandatin t’ia jep Zoran Zaev-it me ç’rast do të zgjidhej qeveria reformatore e cilla do ta shpiente vendin drejt zgjidhjes së krizës së rëndë.




Ermira Mehmeti: Shqipëtarët do t’i fitojnë të drejtat sikur afro-amerikanët në SHBA




Përmes profilit të saj në facebook, ish deputetja Ermira Mehmeti ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend. Ajo këtë situatë në Maqedoni e karahason me një ngjarje që ka ndodhur në SHBA, sesi afro-amerikanët të cilët nuk gëzonin të drejtat e tyre themelore të garantuara me Kushtetutw, në vitin 2008 zgjodhën për president një afro-amerikan, njofton Lajm.

Sipas saj edhe shqiptarët do t’a arrijnë barazinë gjuhësore në Maqedoni, sepse kjo është e drejta e tyre kushtetuese. Ajo më tej thekson se, protestat, gjuha e urrejtjes e nxitur nga niveli më i lartë i politikbërjes nuk mund ta ndalojnë këtë proces, pavarësisht se mund ta vonojnë.

“Koha e politikanëve shovinistë në Maqedoni ka mbaruar. Ata këto ditë po japin goditjet e tyre të fundit”,shkruan Mehmeti në facebook.


Reagon edhe OSBE kundër vendimit të Gjorge Ivanovit





Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, reagoi pas vendimit të djeshëm të presidentit, Gjorge Ivanov, që të mos ia japë mandatin Zoran Zaevit të LSDM-së, i cili siguroi shumicë parlamentare.

“Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit, janë bazë solide që të formohet Qeveria e cila do t’u shërbejë intereasave të të gjithë qytetarëve”, shkruan Zanier në Twiter.

lambertozanier



Prof.dr.Milazim Krasniqi: Dhuna në Maqedoni po nxitet nga Gruevski për shkak të humbjes së pushtetit



Maqedonia është duke bërë përpjekje për ta themeluar qeverinë, por pa VRMNO-n, e Nikolla Gruevskit, që nuk pranoi askush të hynte në koalicion me të.

Gruevski bëri thirrje që shqiptarëve të Maqedonisë të mos iu njihet e drejta për gjuhë, duke shkaktuar protesta në këtë shtet dhe sulme në mes komuniteteve.

Shkrimtari Milazim Krasniqi thotë se thirrja për dhunë është duke u nxitur nga Gruevski, pasi sipas tij, humbja e pushtetit për ish-kryeministrin e Maqedonisë do të thotë shkuarje në burg.

Krasniqi thotë se Gruevski është adresa e vetme e kësaj dhune, pasi nuk është duke e pranuar humbjen dhe si rrjedhojë është duke bërë thirrje që t’i mobilizojë maqedonasit me një paranojë anti-shqiptare.

“Gruevski ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur pushtetin me ideologjinë dhe taktikat anti -shqiptare, të njëjtat taktika po përpiqet t’i imponojë tash që e ka humbur pushtetin dhe po mundohet që t’i mobilizojë maqedonasit me një paranojë anti- shqiptare, se gjëja këta po humbasin sovranitetin dhe në fakt, incidentet dhe dhuna e fundit është produkt i thirrjeve të tij për dhunë anti shqiptare. Kështu që në këtë aspekt ai është me siguri adresa dhe fajtori kryesorë për incidente dhe çdo gjë të dhunshme që mund të ndodhë në Maqedoni”, thotë Krasniqi për lajmi.net

Profesori universitar Krasniqi konsideron se funksionon drejtësia me qeverinë e re, Gruevski do të përfundonte në burg.

Krasniqi thotë se Gruevski është përgjegjës për shumë krime në Maqedoni, dhe për këtë arsye është kaq histerik dhe nervoz.

“Besoj që edhe qytetarët maqedonas tashmë e kanë kuptuar taktikën e tij fashiste, prandaj edhe ka filluar ai proces i shkëputjes definitive prej tij dhe partisë së tij, ashtu që pritet që përkundër këtyre provokimeve dhe taktikave të dhunës, të formohet qeveria e re, pa Gruevskin, pa VRMNO-në, pra një kualiucion i LSDM-së me partitë shqiptare i cili do të instalojë shtetin ligjor, që jam i bindur se Gruevski do të përfundonte në burg nëse imponohet drejtësia, sepse ai është përgjegjës për shumë krime që janë bërë në vitet e kaluara sa ka qenë kryeministër. Prandaj është aq histerik dhe aq nervoz sepse ai e di që nëse krijohet shteti ligjor, ai do të jetë përgjegjës para drejtësisë”.

Krasniqi thekson se fuqia e Gruevskit është më e limituar se që ka qenë sepse e ka kuptuar se taktika anti shqiptare nuk siguron stabilitet.

“Besoj që nuk duhet të paragjykohet Zaievi, ajo që dihet për Gruevskin është se në 10 vitet e kaluara ka imponuar taktika anti shqiptare, ndërsa ky ende nuk ka filluar dhe nuk ka pushtet. Fuqia e Gruevskit është e limituar dhe e ka kuptuar se me taktikat anti shqiptare, as nuk sigurohet stabiliteti, e as integrimi në struktura euro atlantike, vetëm me bashkëpunim me faktorin shqiptarë mund t’i arrijë qëllimet drejt integrimit”, thotë Krasniqi.

Dje në protesta në Maqedoni janë sulmuar dy gazetarë shqiptarë që ishin duke përcjell protestat. Po ashtu janë raportuar edhe sulme ndëretnike në këtë shtet.

Kujtojmë se Maqedonia po sa ka dal nga zgjedhjet nacionale dhe askush nuk ka pranuar të bëjë koalicion me Gruevskin, ndërsa e drejta për formimin e Qeverisë i është dhënë partisë së dytë LSDM-së.

Ja kujt duhet t’ia japë mandatin Gjorge Ivanovi sipas Federica Mogerinit!


 Federica  Mogerini

https://web.facebook.com/gazetalajme/videos/1080799925359216/?_rdr

Ata që kanë shumicën duhet të lejohen të formojnë qeverinë. Këtë e parasheh kushtetuta, tha komisarja evropiane, Mogerini në pres konferencën për gazetarë të mbajtur pas takimit me liderët e partive politike në Maqedoni, sektorin civil dhe me presidentin, Gjorge Ivanov.

“Në takim me presidentin Ivanov shpreha qëndrimin se mandati për qeverinë duhet t’i jepet partisë e cila posedon shumicën e deputetëve”, ka thënë Mogerini.

Komisionerja evropiane ka theksuar se në Evropë nuk ekziston asnjë vend në të cilin shumica nuk ka mundësi të formojë qeverinë. Ajo ka apeluar te partitë politike që të përmbahen nga retorika dhe hapa provokues. Deklaraten e plote mund ta percillni ne kete

Sputnik: Ivanov dhe Gruevski refuzojnë SHBA-në e BE-në, firmosin luftën me shqiptarët!



Vetëm dy minuta pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgji Ivanov për të mos i dhënë mandatin e kryeministrit Zoran Zaev, Sputniku rus e ka dhënë lajmin ndër të parët duke i dhënë një peshë të madhe pjesës tjetër të deklaratës.

“Rrëzohet platforma e Tiranës” e titullon Sputnik me foton e Zaev që jep edhe lajmin e refuzimit të mandatit.

“Ivanov, i cili nuk është votuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka dhënë dy vendime me dekretin e tij: së pari i ka shpallur luftë shqiptarëve të Maqedonisë dhe së dyti një shteti fqinj si Shqipëria.

Kjo poasi për herë të parë një drejtues i Shkupit zyrtar e thotë troç se nuk do të lejojë një qeveri që i ka shqiptarët partner. Po çdo të ndodhë pas kësaj?

Padyshim ka vetëm një rrugë që kanë zgjedhur Ivanov dhe shefi i tij Gruevski: përplasja me shqiptarët. Një ‘Lagje Trimash’ por me përmasa të mëdha. Sot ka rënë Marrëveshja e Ohrit por edhe Maqedonia në një farë mënyre.

Ivanov ka refuzuar jo një qeveri por shqiptarët në qeveri si subjekt i barabartë. I do vetëm për të ndarë poste por jo plaftorma dhe projekte.

Por ajo që është më e rëndësishme është se Ivanov ka rrëzuar SHBA-në dhe BE-në duke zgjedhur Rusinë.

Vetëm mbrëmë Uashingtoni deklaroi që sot duhet t’i jepet mandate Zaevit. Ivanov e ka refuzuar.

Që sot është hapur një front i ri në Ballkan, një konflikt i ri që pritet të përshkallëzohet nga dita në ditë.

Nëse duhet të ketë paqe, do të duhet që maqedonasit të tërhiqen mbrapsht, gjë që nuk duket se do të ndodhë. Ivanov e Gruevski kanë vendosur për konfliktin. Po shqiptarët çfarë do të bëjnë? Do të zihen me njëri tjetrin? Nuk ka kohë!” , shkruan kështu media ruse Sputnik.

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess L. Baily i bën thirrje Ivanovit ta rishqyrtojë vendimin

 

Jess L. Baily

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess L. Baily, i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov që edhe njëherë ta shqyrtojë vendimin për mosdhënien e mandatit.

Baily u shpreh se deklaratën e jep si përfaqësues i partnerëve strategjikë të RM-së dhe si miq të cilët e respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë.

Baily njëherësh iu bëri thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv, në këtë moment, siç u shpreh, shumë të ndjeshëm politik.

Baily gjithashtu ka theksuar se SHBA-të mbrëmë janë dëshpëruar kur mësuan se Ivanovi nuk i ka dorëzuar mandatin Zaevit, për t’i dhënë kështu mundësinë që të formojë qeveri.

Ambasadori amerikan në Shkup, Baily, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale në Maqedoni. Për mes një statusi në “Tweeter” ai thotë se pajtohet me deklaratën e eurokomisarit Johanes Han i cili e kritikoi vendimin e presidentit Ivanov mos ia dhënë mandatin Zoran Zaevit.

“Maqedonia largohet nga parimet demokratike dhe sundimi së drejtës, të cilat janë vlerat themelore të NATOS”.

A po dështon komploti rus në Ballkan?


Halil MATOSHI

Pas vrasjes së diplomatit rus në Ankara, Rusia dhe Turqia janë në një farë gjendjeje “armëpushimi” mes dy betejash kur ushtarët i fshijnë pushkët. Shteti malazias e ka akuzuar hapur shtetin rus – shërbimet e fshehta – për tentim të një grusht shteti në Republikën e vogël ish-jugosllave.

Rusia me “milici sekrete” po e trazon Ballkanin Perëndimor dhe atë Qendror, duke mbjellë frikë, por edhe duke testuar (Doktrina Gerasimov) nëse këto shtete janë të afta që ta mbrojnë veten nga lufta e llojit tjetër (lufta speciale) ose jo, dhe njëherësh përmes implikimeve në Ballkan të testojë mënyrat e sjelljes së vendeve evropiane në fqinjësi, sidomos shtetet baltike dhe ato nordike.

Marrëdhënie krize mes Turqisë dhe Rusisë, sidomos pas vrasjes së diplomatit Andrey G. Karlov në Ankara, kanë shkaktuar alarm global dhe kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me pasojat më të mëdha.

Këto marrëdhënie i kanë dhënë formë luftës siriane, atje ku rusët kinse duke ndihmuar forcat e Bashar al Asadit po vrasin secilin dhe po shkretojnë vendin për të krijuar ndonjë përparësi ndaj ShBA-së në zonë.

Të dyja shtetet në Siri kanë këndvështrime kontradiktore dhe shpesh mbajnë anët e ndryshme.

Në mediat sociale shumëkush tërhoqi paralele me vrasjen e argjidukës Franz Ferdinand të Austrisë, në Sarajevë më 1914, që merret si Causa Prima (shkak i parë) për të nisur Luftën e Parë Botërore, një krahasim që megjithatë analistët po e refuzojnë.

Një Republika Sërpska që mbahet si konflikt i ngrirë, mes integrimit në shtetin e rikomponuar boshnjak dhe bashkimit me Serbinë, vazhdon të jetë sfiduese për Perëndimin dhe stresuese për Sarajevën zyrtare.

Në anën tjetër, sipas zyrtarëve shtetërorë në Podgoricë, Mali i Zi për pak i shpëtoi një grusht shteti vitin e kaluar, përmes një operacioni të ideuar në Moskë e që kishte për qëllim vrasjen e liderit Milo Gjukanoviq dhe nxitjes së përplasjeve në përmasat e një lufte të kontrolluar civile.

Prokurori Katniç pohoi se shërbimet e sigurisë kanë penguar grushtin e shtetit pas arrestimit të 20 shtetasve serbë, përfshirë një ish-gjeneral të policisë serbe, Bratislav Dikiq.

Më 18 nëntor, Prokuroria Speciale publikoi emrat e dy rusëve – Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov – të akuzuar për organizimin e komplotit.

Sipas tij, kreu i grupit që përgatiti grusht shtetin dhe vrasjen e Gjukanoviqit ishte shtetasi rus Eduard Shirokov, aktualisht i kërkuar nga Interpoli, në bazë të një urdhri të lëshuar nga autoritetet malazeze.

Katniç tha se emri i vërtetë i Shirokovit ishte Eduard Shishmakov.

“Në vitin 2014, Shishmakov ishte zëvendësatashe ushtarak në Ambasadën ruse në Poloni, por u përjashtua pas spiunazhit për Rusinë dhe u shpall persona non grata. Kjo pasaportë (e re) u lëshua për të nga autoritetet ruse dhe ai është një anëtar i shërbimeve ruse të sigurisë”, pretendoi Katniç.

Ai tha se dëshmitari kyç i Prokurorisë, shtetasi serb Sasha Sinxheliq, u ftua në Moskë nga Shishmakov që të qartësohej për misionin.

Shishmakov – me pseudonimin Shirakov – “i kërkoi të punonte për të parandaluar hyrjen e Malit të Zi në NATO. Ky është motivimi i vetëm i këtyre strukturave”, ka thënë Katniç.

Kurse në Kosovën e rrëgjuar e me plot telashe të brendshme Serbia e trimëruar nga rusët dhe duke shfrytëzuar vakuumin e ndërrimit të pushtetit në Washington, por edhe deklaratat kontroverse të presidentit Donald Trump, po ushtronte trysni nëpërmjet provokimit të krizave ndëretnike – pra duke nxitur konflikte të intensitetit më të ulët – siç ishte arrestimi i shefit të policisë kosovare në Serbi, dalja e Listës Sërpska nga Kuvendi dhe nga Qeveria e Kosovës, ngritja e një biçim-muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, paralajmërimi se në Kosovë do të hynte një tren i dizajnuar si kishë e që ishte donacion rus, prandaj në mediat në Prishtinë edhe cilësohej si “treni rus”, dhe së fundmi ndalimi në Kolmar të Francës i liderit të AAK-së dhe ish-kryeministër kosovar, Ramush Haradinaj, sipas një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia në Interpol.

Dhe në këtë hallakamë, të folurit me lehtësi të padurueshme për luftën, nga liderë të paduruar si Albin Kurti me shokë, mund ta prekë shoqërinë në imunitet, duke i shkaktuar të çara që ndikojnë në përplasje të brendshme mes spektrit politik, fillimisht mes pushtetit dhe opozitës, që zënkat të zgjerohen në konflikt të brendshëm shoqëror.

Thjesht në përplasje, që ka disa karakteristika të luftës civile për t’u përmbushur kështu kushti i parë madhor për ndërhyrje nga jashtë.

Ndonëse lëvizja e Kurtit duket të sillet e çorientuar në këso lojërash – natyrisht se ajo nuk mund të akuzohet kurrë si proruse – porse në Kosovë këtë e priste Rusia, përkatësisht Serbia, që në vendin ku ishte ngritur një monstrum prej tullash të zhvendoste tanket…

Realisht popullizmi nuk e ka zgjidhur asnjë problem të popujve e shteteve, porse shumë sosh i ka shpjerë në luftë dhe shkatërrim. T’u japësh mbështetje shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm, kjo d.m.th. ta shpiesh shtetin në qorrsokak, duke legjitimuar paligjësinë dhe duke e suspenduar Kushtetutën.

Porse, kësaj here, Kosova iu shmang këtij rreziku…

Narrativat me murin dhe trenin janë menaxhuar mirë nga shteti.

Pikërisht muri i porositur nga Qeveria në Beograd ishte menduar si një ngrehinë ku do të shkonin turmat e shqiptarëve të revoltuar dhe do ta përplasnin kokën!

Rusia e Vladimir Putinit u përpoq ta shfrytëzonte vakuumin në administratën amerikane dhe sidomos pasiguritë e Trumpit në deklarimet e tij kontroverse për të krijuar ndonjë avantazh në raport me Evropën dhe NATO-n, mirëpo së shpejti Moska mori përgjigjen nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jammes Mattis, i cili tha se NATO-ja do të forcohet.

A do të rikthehen gjërat në vendin e vet?

Kosova e pavarur ndonëse simbolikisht e ka Osetinë e vet të Jugut në Veri, është kapitull i mbyllur, përderisa në skenën globale po rikthehen çështje shumë më të rëndësishme.

Shqipëria realisht për Bashkimin Sovjetik ka qenë kapitull i mbyllur edhe gjatë Luftës së Ftohtë (askush s’ka qenë i interesuar për inkursion), kurse Kosova tashmë është kapitull i mbyllur, sepse në anën e saj pos që është “shteti i domosdoshëm” SHBA-ja, aty është edhe forca ushtarake KFOR (trupa të NATO-s). Dhe sulmi eventual mbi Kosovën do të thotë sulm mbi NATO-n, sipas Nenit V të Traktatit Veriatlantik.

Lideri serb, Slobodan Milosheviq, më 1989 në Fushë- Kosovë iu pati drejtuar serbëve të mllefosur se askush nuk do të guxonte t’i rrihte, mirëpo kur turma kishte shpërthyer: “Duam armë, duam armë…” ai nuk ishte hamendur t’ua premtonte dhe ato.

Dhe kjo ishte uverturë në luftërat e përgjakshme ballkanike të viteve ’90.

Mirëpo sintagma “duam armë” sikur u rikthye në Ballkan pas 27 vjetëve, kur në të dyja anët e “murit” dhe mes dy stacioneve të “trenit rus” – të stolisur me ikonografinë kishtare ortodokse serbe, dëgjoheshin klithmat e turmave: “Duam armë, lufta sa s’ka nisur”!?

Mirëpo shumë më rrezik sesa lufta e vërtetë për Kosovën dhe kosovarët është korrupsioni galopant që po e gërryen nga brenda stabilitetin e shtetit. Sipas Umberto Ecos, për fjalën korrupsion lista e sinonimeve të mundshme është mjaft e komplikuar, sepse sipas kontekstit mund të bëhet fjalë për: të keqen, rrënimin, prishjen, rrëgjimin, infektimin, kalbëzimin…

E keqja në gjuhën shqipe dëfton cilësinë e dobët.

Pas ndajfoljes “keq” vijnë fjalët keqadministrim, keqan, keqardhje, keqas, keqbesim, keqbërës, keqdashës deri te fjala keqtrajtoj…

Pa të gjitha këto forma e trajta të fjalës këpujë + mbiemër “keq” nuk mund t’i bëhet letra e njoftimit pushtetit kosovar

Së këndejmi, afera “Pronto” dihej që në vitin 2011, kur EULEX-i kishte nisur një hetim të madh që kishte të bënte me korrupsionin në Ministrinë e Transporteve, porse atëbotë kryeministri Hashim Thaçi (president aktual i Republikës) thoshte se ishte vetëm perceptim i keqdashësve, pra i atyre që shohin vetëm zi, dhe vetëm më 2016 skandali u bë publik nga “Insajderi” duke u dhënë mend klasës politike dhe votuesve në Kosovë se kjo ishte lufta e vërtetë që i kanosej Kosovës: qeverisja ekstraktive (përfituese).

Grabovci dhe logjika e “Klanit Pronto” nuk kanë ide se shoqëria u nënshtrohet ligjësive si ligështimit, sëmundjes dhe shpërbërjes (pikërisht sikur trupi që vdes dhe shpërbëhet duke u kalbëzuar), prandaj ata duan ta shfrytëzojnë pushtetin politik – për fuqi, dominim të shoqërisë dhe pasurim nga zyrat publike – duke e kthyer atë në pushtet personal, sepse në thelb pushtetin politik ata e konsiderojnë krejtësisht personal dhe thjesht të fituar me luftë duke u ngritur mbi llojin tjetër: Të mundurit!

Ata pjesëtarët e shoqërisë që e sundojnë i konsiderojnë të shpushtetizuar, të mundur në luftë, pra lloj më të ulët jo vetëm në hierarkinë shoqërore, por edhe në hierarkinë biologjike, ndonëse vetë janë llumi i kësaj shoqërie.

Në këtë rrafsh Grabovci dhe “Pronto” janë më të rrezikshëm për Kosovën sesa Putini dhe putinizmi!

Ngjarjet që kanë një sfond gjeopolitik janë të ndërlidhura mes vete.

Po të ndodhte (gjë që s’ka mundësi të ndodhë!?) invadimi rus në Gjeorgji para festës së 50-vjetorit të NATO-s, më 1999 nuk do të ndodhte intervenimi në Kosovë.

Dhe po të ndodhte mbrojtja e Gjeorgjisë, nuk do të ndodhte Krimeja!?

Prandaj këtë leksion si duket e mësoi Perëndimi, përkatësisht NATO-ja, duke ia prerë “udhën” ariut rus me hungërimat e tij drejt Ballkanit…

Por në histori nuk ka po qe se, nuk ka nëse!?.

Historia njeh faktet e kryera, jo pandehmat, dilemat dhe teoritë e probabilitetit.

Agresioni i hapur rus në Gjeorgji, pos shkeljes flagrante të së drejtës ndërkombëtare, rikonfirmoi se Rusia i përket “boshtit të së keqes” (presidenti Bush nuk i referohej direkt Rusisë kur justifikonte vendosjen e bazave antiraketore në Poloni, ai zinte n’gojë Iranin, Korenë e Jugut…)

Lufta për t’i dhënë fuqi NATO-s (më shumë financime) nuk i pëlqeu Moskës zyrtare (sepse NATO-ja po i afrohej pak si tepër Kremlinit), prandaj përmes qeverisë kukull të Janukoviqit u përpoq që ta mbante Ukrainën në orbitën e vet.

Dhe si masë ndëshkuese ndaj forcave proevropiane ukrainase që e rrëzuan Janukoviqin, Rusia e aneksoi Krimenë.

Duke ua rritur apetitet turmave rusishtfolëse në lindje të Ukrainës…

Mirëpo, në anën tjetër, pasojat afatgjata për Rusinë do të jenë të ndjeshme.

Perëndimi tashti është gjetur para një akti të kryer dhe duhet ta rimendojë kundërveprimin.

Leksioni i Krimesë dhe i rajoneve të tjera ukrainase të “zaptuara” nga forcat proruse duhet të vlejë si thirrje zgjimi për NATO-n dhe BE-në, sepse neglizhimi i rajoneve të ish-Lindjes komuniste i bën ato pre të lehta për hegjemonizmin rus.

Por derisa veriu kosovar nga një konflikt i ngrirë u kthye në një konflikt demokratik, Krimeja nga një konflikt demokratik u kthye në një konflikt të ngrirë…

Prandaj veriu kosovar është në rrugë të duhur që të marrë zgjidhje demokratike.

Dhe kjo fushatë serbe kundër Kosovës nuk bëhet gjithnjë vetëm për përdorim të brendshëm, ngase Serbia më 2017 e voton presidentin, porse ishte edhe një test i qëndrueshmërisë së aleatëve në mbrojtje të Kosovës, përkatësisht testim i administratës së re të presidentit Trump.

Mirëpo deklarata pa hezitim e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis, për formimin e ushtrisë së Kosovës parandaloi vazhdimin e fushatës anti-Kosovë.

Sidoqoftë, testi rus për destabilizimin e Ballkanit, pas sprovës në Shkup e Podgoricë, simbolikisht u ndal së bashku me trenin që mësyu Kosovën, e që në media po cilësohej si “treni rus” (donacion i Moskës për Serbinë), i cili u kthye rikverc!!?

Porse Serbia po e shfrytëzon dendur njëfarë heshtjeje të Brukselit që sikur e sqaron frikën e BE-së përballë Rusisë, që është rikthyer fuqishëm në skenën evropiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdorur si shantazhuese të BE-së.

Gjermania nuk ia del dot e vetme t’i bëhet mburojë kësaj BE-je fragjile e kaotike, e presidenti Trump e sheh me xhelozi forcimin ekonomik të saj.
Në anën tjetër, Kosova nuk ka strategji kombëtare për t’u mbrojtur ligjërisht nga Serbia, ndërkohë që vendet e rajonit me pak demokraci dhe me pak bukë e kanë nisur garën e çmendur në armatim!?

Presidenti i vendit, si komandant suprem i Forcës së Sigurisë të Kosovës, në vend se të angazhohej për protagonizëm, si kundërpeshë duhet ta dekretojë FSK-në, për të marrë detyrën e mbrojtjes së kufijve kushtetues të vendit.

Njëjtë siç shteti izraelit themeloi ushtrinë pa emër buçitës, por ngjashëm me emërtimin aktual të trupës mbrojtëse kosovare, IDF, (forca mbrojtëse izraelite) që është themeluar me një dekret të presidentit të parë të izraelit, Ben Gurion.


Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...