Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/04

Heshtja, zoti Rama, për ju si Kryeministër i Shqipërisë, është “Kapak floriri”



Nga Beqir Sina


Shqiptarët, sot kan shumë halle dhe probleme të tjera, bile shumë më të rëndësishme se urimet dhe faleminderimet, e tua, mbasi :"Jeni i vetmi Kryeministër dhe i vetmi politikan në botë, që 4 muaj mbas zgjedhjes së Presidenti të SHBA, merresh ende me urime dhe faleminderime......!"
Besojë, se nuk ka shqiptarë në botë, të mos i gëzohet këtij mesazhi - dhe është i pritur dhe dihej se do të bëhej, heret ose vonë, nga Presideit i 45 -të i SHBA, Donald J. Trump.

Që, megjithse, është një praktik zyrtare, një rutinë e ndjekur nga Shtëpia e Bardhë, dhe u shpërndahet të gjithë, Prisedenteve, Kryeministërave, Mbretërve dhe udhëheqësve të lart, nëpër botë, që i kan dërguar një urim Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjen e tij.

Në se u kujtohet, zgjedhja e Presidentit Barak Obama, në 2008, dhë mënyra se si u përgjegjë, ish Presidenti i Venezuelës, i ndjeri Hygo Chavez, dhe, në se do ti paralelizonim ato, ajo është identike më këtë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe ndoshta më e rëndë.

Pra, çfarë tha Hugo Chavez për Obamën, dhe më pas Obama, jo vetëm që e faleminderojë, për urimin e tij - por ata u takuan të dy, në një takim me liderit e Amerikës së Jugut, kohën kur u zgjodhë Presidenti Obama, dhe, ai me shumë diplomaci dhe kortezi, pranojë edhe peshqeshin e “armikut” të perbetuar tê SHBA, një libër….ky me nëshkrimin e tij.

Ngjarja, bëri bujë të madhe, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, se “Hugo Chavez, dikur i hedhur në sulme të ashpëra anti Amerikane, dhe duke e quajtur SHBA - "Imperializmi Amerikan rrezik për gjithë Botën", i pari dhe i forti Venezuelës, erdhi duke “zbutur” tonin, dhe duke u bërë i “dashur e miqësor” me një dhuratë, për Presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama”. Duke u bër nga "ujk" në 'dele"!

Chavez, madje i kishte paraqitur si dhurat Presidentit të SHBA, Barack Obama, një kopje të një libri të titulluar, "Venat e hapura të Amerikës Latine: Pesë Shekujt e plaçkitjes së një Kontinenti", pasi të dy presidentët, u takuan mjaft miqësisht në Samitin vjetor të Amerikave në Trinidad dhe Tobago.

Libri, u tha se është quajtur si “traktat” i shënimeve të një gazetari të famshëm uruguajan -Eduardo Galeano, dhe tregon mbi shfrytëzimin e jashtme të rajonit, nga SHBA.
Chavez, tha se ai vet e nënshkroi atë, me shenimin: "Për Obamën, me një faleminderim dhe miqësi të ngrohtë".

Megjithse, ai :”Është, një libër i jashtëzakonshëm, që e ka ndihmuar të kuptoj Amerikën Latine, kur Chavez, ishte i ri, me historin e Kontinetit, dhe realitetin e tyre", Chavez, mesa duket i dha Obamës, një kopje të librit në spanjisht - një gjuhë, që ai nuk flet, per të treguar pak diplomaci, si ndodh në raste të tilla me politikanët e mëdhenjë - burrshtetasit, liderit boteror.

Marrëdhëniet e SHBA-Venezuelës, dihet se kanë qenë të tendosura, her te mira dhe her te veshtira, prej se kur një lider Marksist Leninist si Hugo Chavez, erdhi në krye të vendit, ato u perkeqesuan edhe me shume,sidoms, kur Chavez, tha se “George W. Bush, është Satanit- Djall”, në një fjalim në Kombet e Bashkuara, sapo Hugo Chavez fitoi zgjedhjet ne vendin e tij.

Ndërkohë, që ai e quajti më pasë Obamën, kur ai ishte kandidat, për t’u bër President, një "Injorant të varfër.”

Ose, kur Barack Obama, erdhi në Shtëpinë e Bardhë, i ndjeri Presidenti Chavez, ka thënë për Obamën, se : ”Ju jeni një turp për të gjithë njerëzit Zi" - "Chavez i Venezuelës, e ka quajtur Obamën" Injorant "dhe një" turp për Amerikën "“- Hugo Chávez, ishte ai që sulmoi presidentin Barack Obama, si një" Klloun, i cili i kishte kthyer Shtetet e Bashkuara në një "katastrofë", pasi Obama, kritikoi lidhjet Venezuelës me Iranin dhe Kubën.

Por, çfarë ndodhi, deri sa Hugo Chavez, vdiq nga një sëmundje e rëndë, :“Marrëdhëniet, e tyre, instutucionale kan qënë, në çdo takim shumë “miqësore”, me më shumë buzëqeshje, dhe shume shtrëngime duarsh", kështu të paktën ka deklaruar, edhe ish zëdhënsi i Obamës, Summers.

Kurse, komentaorët dhe analistët politik , por edhe vetë politikanët, ka thënë se :“Personalitetet e larta politike, dhe udhëheqësit e mëdhënjë, burrështetasit, liderit botëror janë ata : “Që dinë të lënë mënjanë,”amiqësit”, mes tyre dhe të tregohen politikan, duke e bërë atë në më të mirën e vendeve të tyre”.

Por, a është dhe a diti Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të tregojë, dhe të bëj fare pak pak veten, në këtë rast, si një :” Personalitetet i lartë politikë, Kryeministri i një vendi, apo si edhe udhëheqësit e mëdhënjë, burrështetasit, liderit botëror, mbasi atij po i thon në Tiranë, edhe “Lider i Ballkanit”, ashtu si e “fryjnë” zëdhënsit e tij( shtypi partizan i Ramës në Tiranë, ai militant), dhe disa analistë në Shqipëri e Kosovë.

Ngaqë, Jo! mendojë se Kryeministri i Shqipërisë, as sot ai nuk duhej ta publikonte atë mesazh elektronik., sepse :"Shqiptarët, sot kan shumë halle dhe probleme të tjera, bile shumë më të rëndësishme se urimet dhe faleminderimet, e tua, mbasi :"Jeni i vetmi Kryeministër dhe i vetmi politikan në botë, që 4 muaj mbas zgjedhjes së Presidenti të SHBA, merresh ende me urime dhe faleminderime......!"

Por, edhe Jo! se nuk është mirë për të treguar se miqësia dhe lidhja e Shqipërisë - e popullit shqiptar me SHBA, popullin Amerikan,egzitojne dhe janë shumë të mira - dhe më të mirat në historinë e tyre!?

Por se : “Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, duhej të tregohej pak diplomat dhe pak politikan, dhe jo ta “nxirrte” këtë mesazh elektronik, të Presidentit të 45-të, të SHBA, Donald J. Trump, mbasi, po me vones “TemA dhe Top Chanel” - Mero Baze dhe Sokol Balla, i zbuluan atij të parët, mesazhin e urimit të dërguar prej tij, para dias javeve.
Dhe, më keq, që vet Rama, në llogarinë e tij në rrjetin social Fb, tani në kohë fushate, dhe pikërisht kur dje tek e ashtuquajtura “Çadra e Lirisë”, ishte me mesazhe të forta i pranishëm në çadrën e protestës së opozitës , edhe Jason Emert, i cili është kryetari i Bashkimit të Forumeve Rinore të partive të Djathta si dhe Sekretar i Pergjithshem i Forumit Rinor Republikan në ShBA, dhe anëtar kabineti i Presidentit Trump.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pra tani nga që dha ato deklerata, dhe ai është po ai që po u “mburret” demokratëve dhe opozites, eshte po ai që po u “kundërvihet” atyre, duke bërë edhe fushat, me Shtepine e Bardhe, duek shfrytezuar urimet e faleminderimet e tija.

Saqë, nuk duhet ti besosh syve dhe mremorjes,”Sepse, a nuk është, ai pikërisht, që kur gjithë bota, ia urojë zgjedhjen e Presidentit SHBA, në kohë dhe momentin e duhur, dhe Kryeministri i Shqiperise, nuk e bëri atë, deri sa opozita e ngriti zerin e saj në Parlament, me pyetjen “si mundet që Kryeministri Rama, nuk po i dërgonte një mesazh zyrtar urimi në emër të Qeverisë të Shqipërisë, Presidentit Trump”.

Por, Edi Rama, i shquar me mëndjen e tij, sjellet si “arbitërare” si “arrogante” si “mospërfillëse" si Kryeministër, që ka injoruar të gjithë ata që mendojnë jo si ai.
“Jo vetëm në këtë rast, por disa her prej kur është bër Kryeministër, heren e parë zgjodhi gazetarët dhe medien afër tij, që të dalin ataTemaA, Top Chanel, me lajmin se "zbuluan” letërn e Ramës, për Presidentin Donald Trump, për të treguar veten sa se është “krenar”, dhe jo i “penduar” sado pak, që kishte bërë një gabim shumë të madh në politik…..që edhe mund t’i “kushtonte” karjeren e tij në politik, por në asnjë mënyrë marredheniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sepse, Edi Rama, ishte ai, i cili ka deklaruar se nëse Donald Trump, do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, do të prishë marrëdhëniet, që ka me SHBA , pasi ai është kërcënim për vetë SHBA-të dhe marrëdhënien e Shqipërisë me to, dhe se, “Trump është fatkeqësi për SHBA-në”.

“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”. Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump, të zgjidhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqë-soheshin marrëdhëniet diplomatike, mes shqiptarëve dhe amerikanëve. -

Mirëpo, si do të shohësh dhe ti bësh një “këndëshikim” këtij mesazhi elektronik presidencial të Shtëpisë së Bardhë, sot je apo nuk je, me Edi Ramën, “Mesazhi i Trump, është shumë domethënës, dhe, më e pakta per vet zotin Rama, që gjej kohe dhe menyre të reflektojë në heshtje, të shtrëngojë, neser publikisht doren me Presidentin e SHBA, dhe të buzëqesh dhe të jet miqësor” sikur nuk ka ndodhur asgje, ashtu si dhe besojë dhe se vë në dyshim që është ai vet me SHBA, "por ja që gabimet politike janë gabime…"

Rama, nuk është as i pari dhe as i fundit që bën gabime të tilla, me Donald Trump, por të tjeret, jane nga të medhenjet e vendeve dhe politikes dhe dine, ti mbyllin keto gjera me Ameriken.

Sakaq, askush nuk ka pse të personalizojë, ose bëjë “pronë” të tij, lidhjet dhe marrdhënjet tona me Washingtonin, SHBA dhe popullin Amerikan, ose, të ngrej dhe të bëj fushat mbi qëndrimet personale dhe miqësit e Amerikanëve, me shqiptarët qoftë edhe në nivel shtetror e institucional, nuk ka të drejt dhe nuk duhet të shfrytëzojë, raste të tilla dhe takime, as pozita as opozita, dhe as kushdo qoftë, si në Shqiperi, Kosovë, e trojet shqiptare.

Sepse, të gjithë e dimë dhe jemi kontribues, së bashku me udhëheqësit tanë, politikanët, dhe përfaqësuesit tanë, në Shqipëri, Kosovë, e trojet shqiptare, duke mos përjashtuar në mënyrë të veçantë, shqiptarët e Amerikës, të cilët, jan ata që jo vetëm se i kan mbajtur gjallë, kur për 50 vjet regjimi i Enver Hoxhës, i prishi lidhjet dhe marrëdhëniet më Amerikën, por, edhe sot ku i kan çuar ato, deri aty ne kulmin e tyre, sa që:“Marrëdhëniet e SHBA, me Shqipërinë, Kosovën dhe Shqiptarët, kudo që jan, të jenë të shkëlqyera dhe më të mirat në historë e tyre”

Por, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama( ska përse ti bjer hunda), dhe më parë se shkruante këto dy rreshta, “Faleminderimi drejtuar Presidentit Trump”, për mesazhin e tij të ngrohtë, dhe të mbetej i sinqert me Shtëpinë e Bardhë, dhe Presidentin Donald Trump, dhe gjithë shqiptarët, le të tregonte në mënyrë pak më diplomatike, tamam si ndonjë personalitet dhe burrështetas, se përse e bëri ato deklerata me “insistim”, me gjithse, ai e pa se përse po i “tërhiqej vrejtja” nga gazetarët - kurse ai me “fodullek” tha se “ Unë jam ky që jam”.

Pra, para se të bëhej President Donald Trump, dhe ishte kandidat me Hillary Clinton, Rama, ishte ai që kishte marr “guximin”, dhe u tha të gjithë shqiptarëve, dhe nëpërmjet CNN dhe NYT, të gjithë ndërkombëtarve, dhe po ai vet e argumentojë se përse, i bëri ato deklerata, që në asnjë mënyrë s’duhet të bënte, tani pse Jo!.

Pavarësisht, se kush i besojë, dhe kush nuk i besojë Ramës, Kush e “duartrokiti” dhe i thoshte i “Madh je! Lider i madh i Ballkanit”, Ramës, apo kush e sulmoi rëndë, ato tani i përkasin së “kaluarës”. Ngase, ato jan komentuar e stër-komentuar, deri sa kan kaluar edhe kufijtë e komenteve,dhe jan "pllak e mbyllyr gramafonit"...!

Mbasi edhe vet Mesazhi i Shtëpisë së Bardhë - Presidentit Donald Trump, sot i mbyllte të gjitha, për të i treguar Ramës, se me dekleratat e politikanve, duhet ber më shumë diplomaci, pavarësisht se je politikan, i një vendi t? vogël apo të madh, a kan të bëjnë deklerata të tilla më lidhjet e SHBA, dhe Presidentin e saj, Mesazhi, sot është për të filluar, një erë e re në vetkuptimin Kryeminsitrit Rama, me Presidentit e SHBA, Donald Trump, dhe Rama, të bëhet një her “politikan”.

Dhe aspak që tani Kryeministri Edi Rama, të dalë e të “mburret”, dhe të kërkojë me këtë rast, që ta “hedh gurin” më larg, dhe të nisë e të bëjë një fushat, gjë, që nuk është aspak , e sinqert , politike, apo diplomatike, si do ta shikojnë të gjithë pozitë dhe opozitë.

Do të ishte më mirë, që këtë mesazh, nga :”Presidentii Donald Trump, që i ka shkruar Ramës - mesazhin e tij të ngrohtë ku shkruhet :
“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit. Sinqerisht i Juaji, Donald J.Trump”, ta mbante në protokollet e Kryeministrisë.

Urimi i Edi Ramës, dhe faleminderimi i tij, për Presidentin e SHBA, Donald Trump, të gjithë e din se jo vetëm jan të vona, por tani tregojnë se Edi Ramën nuk eshte aspak politikan, dhe se ai po bie nga një “gabim”, në nji “gabimin” tjetër, sikur këta Amerikanët të mos jenë politikan, dhe të mos i kuptojnë udhëheqësit e botës, dhe politiken e botes.

Heshtja, për ato deklerata dhe qëndrime, qe ishin të “pa-përrgjegjëshëme” dhe jo reale, që ndoshta nuk jan as të vet Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra në fushatën Presidenciale 2016, kundrejt ish kanditatit Republikan për President të SHBA, Donald J. Trump, dhe perkrahje ndaj mikes së madhe të Shqiptarve, ish kanditates Demokrate Hillary Clinton, dhe jo një her,…. por në mënyrë të ripërsëritur, deri sa kulmojë në CNN - veçse dy javë më parë se Donald Trump, si për “inat” dhe shpërfytyruar vet “politikanin’ Kryeministrin e Shqiperise Edi Rama, do të ishte mire tani mbasi Daonald Trump është President i SHBA( i mire apo i keq per Amerikanet) si i thonë shqip, të heshtë Rama, se edhe “ Heshtja, është Kapak floriri”.

Sepse, ai nuk është dasht ti bëj ato deklerata dhe mbaj ato qendrime me Presidentin e SHBA, cilido qoftë ai, dhe se tani ska përse të tregojë me kaq të madhe se ka bër një urim dhe një faleminderim, ka plot kohë që me Donald Turmp, Rama të takohet dhe ta shprehi miqësin dhe lidhjet…

Racizmi i Ivanovit, izolon Maqedoninë nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika!



Prof.dr.Mehdi Hysen


Barometri diplomatik



*** 


Fashistët, racistët, ekstremistët dhe terroristët nuk kanë vend as në Amerikë, as në BE e as në NATO! Këtë të vërtetë, duhet ta mbajnë parasysh si Ivanovi, si Gruevski, si Zaevi, si Ahmeti, si dhe të gjithë shtetasit e tjerë në Maqedoni dhe kudo tjetër në Ballkan. Për Maqedoninë nuk do të ketë NATO, as BE e as Amerikë, duke shtypur dhe mohuar lirinë dhe të drejtat historike dhe legjitime të shqiptarëve (1945-2017).

*** Pa shqiptarë të barabnartë me sllavomaqedonët nuk mund të ketë Maqedoni multietnike, pluraliste evropiane demokratike e as amerikane, por vetëm incidente, konflikte, krizë dhe paqëndrueshmëri të vazhdueshme deri në zhbërjen përfundimtare të saj.

Këtë, me të drejtë e ka pohuar edhe kryeministri aktual i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama: “ Zotëri Ivanov, gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por e kombit shtetformues të Maqedonisë. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur president”. (http://flaka.info/sq/rama-mesazh-ivanovit-pa-shqiptaret-nuk-ka-maqedoni-i-dashur-president/).

Prandaj, Ivanovët, Gruevskit dhe Zaevët, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, pa njohjen e plotë të të gjitha të drejtave të shqiptarëve, nuk do të kenë kurrfarë gjase reale, që të integrohen në NATO, në BE, e as të kenë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Ivanov, të mos ndjekë rrugën dhe shembullin nacional-scialist dhe fashist të Slobodan Milosheviqit!

-Sepse thirrja e sllavomaqedonëve në këmbë për t’i sulmuar shqiptarët dhe për t’u mohuar gjuhën shqipe kinëse në emër të mbrojtjes së Kushtetutës dhe të sovranitetit të Maqedonisë, është kopje origjinale e politikës çetnike fashistoide dhe raciste e Slobodan Milosheviqit, i cili përmes organizimit dhe mbajtjes së mitingjeve populiste serbe që nga Kosova deri në Kroaci gjoja në emër të mbrojtjes së interitetit të Jugosllavisë së Titos, ishin gënjeshtër, manipulim dhe mashtrim sui generis, sepse prapavija e tyre, emërues të përbashkët kishte ushtrimin e gjenocidit mbi popullin kroat, mbi mysliman boshnjak dhe mbi popullin shqiptar në Kosovë, me qëllim të zgjerimit të kufijve territorial të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844) në kurriz të territoreve të huaja (kroate, myslimane boshnjake dhe shqiptare).

-Vetëm Hitleri, Musolini dhe Milosheviqi urrenin, vrsinin dhe shfarosnin popuj të racave, të etnive, të kulturave dhe të religjioneve të ndryshme, me qëllim që t’i pushtonin dhe shfarosnin dhe t’i tjetërsonin tokat, identitetin, të drejtat dhe liritë e tyre.

Mirëpo, ajo “matemaikë” e fashiszmit dhe e racizmit të tyre me të drejtë u ndëshkua nga Koalicioni Antifashist Antihitlerian me Amerikën dhe me Bashkimin Sovjetik në krye. Ndërkaq, Slobodan Milosheviqi (1999) u ndëshkua, po ashtu, nga Amerika dhe nga aleatët e saj evro-perëndimorë (NATO dhe BE-ja) për tri (3) gjenocidet e tij në ish-hapësirat e Jugosllavisë (Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë).

Prandaj, presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov nuk duhet ta ndjekë shembullin shovinist, fashist dhe racist të Musolinit, të Hitlerit dhe të Milosheviqit kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, sepse ajo rrugë, tanimë, u provua e gabueshme dhe fataliste (1990-1999), jo vetëm për viktimat e shkaktuara të pafajshme të 3 gjenocideve të Serbisë, por edhe për vetë serbët, sepse asgjë nuk kanë fituar veç turpërimit, urrjetjes, aversionit dhe përçmimit në sy të botës, si dhe rrudhjes dhe izolimit në kufijtë e dikurshëm të Pashallukut të Beogradit.

Nëse presidenti Gjorgji Ivanov nuk e do gjuhën zyrtare shqipe dhe shqiptarët e as NDRYSHIMIN e Kushtetutës, atëherë e do ndarjen-Republikën e Iliridës, secili në shtëpinë e vet.Kjo do të ishte zgjidhja më e drejtë dhe më racionale si për shqiptarët, ashtu edhe për sllavomaqedonët. Mirëpo, meqë Evropa po kërkon dhe po mbështet një Maqedoni multietnike dhe pluraliste, atëherë, Ivanov, duhe t’u bindet sugjerimeve dhe ndërhyrjes qëllimmirë të BE-së, në mënyrë që të zgjidhet kriza institucionale dhe të shmanget shpërthimi i konflitkit të armatosur ndëretnik, që pa dyshim, do të çonte në copëtimin e Maqedonisë.

Mirëpo, klasa politike shqiptare me kërkesat e saj nuk po kërkon ndarjen e Maqedonisë së Titos, por po kërkon minimumin e minimumit, kompromis politik reciprok, koekzistnecë me sllavomaqedonë në një shtet të përbashkët, por vetëm të barabrtë me ta, si element shtetformues. Kjo është formula më e kapshme dhe më e pranueshme për palën sllavomaqedone për ta rujatur pushtetin e tyre nën “ombrellën” e Maqedonisë së Titos. -Vërtet, vetëm në këtë mënyrë, do të kultivohej dhe jetësohej “parulla” e përbashkësisë multietnike dhe pluraliste në atë Maqedoni të brishtë dhe të pakuptimtë për interesat jetike të shqiptarëve, të cilët, sipas Kushtetutës së racistit dhe shovenistit Ivanvon, janë minoritet-qytetarë të rendit të dytë, ashtu sikurse dikur në kohën e regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos (1945-1991).

Kërkesa e palës shqiptare është minimale-barazimi ligjor dhe kushtetues me sllavomaqedonët dhe me maqedonishten zyrtare!

Kjo është garancia e vetme për të mbijetuar Republika multietnike e Maqedonisë, si dhe realizimi i ëndrrave të saj për t’u integruar në NATO dhe në BE.

Pra, o të barabartë me statusin kushtetues të maqedonëve, o secili në shtëpinë e vet! Nuk ekziston tjetër opsion politik dhe kushtetues për zgjidhjen e konfliktit ndëretnik në Maqedoni. Këtë e kam pohuar dhe shkruar që nga vitit 2001, kur doli në skenë Ushtria Çlirimtare Kombëtare(UÇK).

Mirëpo, që atëherë, e, edhe sot, një zgjidhije e tillë nuk është arritur, edhe për fajin e qeverisë sllavomaqedone, edhe për fajin e partive politike shqiptare në pushtet (PD dhe BDI) për shkak se flertonin dhe manipulonin me Marrëveshjen e Ohrit ( 13.08.2003) gjoja se ajo ishte zgjidhja më oportune e problemit ndëretnik shqiptaro-maqedon. Mirëpo, ipso facto ajo pati vetëm efektin pozitiv të përmbylljes së konfliktit të armatosur. Asgjë tjetër.

Këtë e dëshmoi edhe koha e pastajme (2003-2017) e marrëdhënieve të këqia dhe konfliktuoze mes shqiptarëve dhe qeverisë sllavomaqedone, e cila plot 14 vjet nuk pranoi që të ndryshonte Kushtetutën e vitit 1991, në mënyrë që edhe shqiptarët sikurse maqedonët të ishin të barabartë si element shtetformues, duke qenë se janë komb, jo minoritet, ashtu si i sannksionoi juridikisht kjo Kushtetutë diskriminuese antishqiptare.

Jo shqiptarët, por vetë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, do të duhej të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, ku do të përfshinte edhe shqiptarët si komb dhe shtetas të barabartë me maqedonët, sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të ruhet kjo Maqedoni-ngrehinë artificiale e Jugosllavisë së Titos (1945-1991).

Ndryshe, çdo opsion tjetër politik (me shiptarët si minoritet jashtë Kushtetutës së Maqedonisë), do të përshpejtonte copëtimin e Maqedonisë së Titos. Në thelb, kjo zgjidhje (ndarja), do të ishte në favorin e kërkesës së drejtë dhe legjitime të shqiptarëve, që të formonin shtetin e tyre Iliridën, sepse çdo kompromis tjetër politik me palën sllavomaqedone, është vetëm përmbushje e kërkesës minimale të palës shqiptare në favorin e ruajtjes së Republikës sllavomaqedone të Titos. Pra, në afat të gjatë, kjo nuk mund të quhet zgjidhje e drejtë përfundimtare për të dy palët, por vetëm një lloj “ngrirjeje” e përkohshme e problemit të pazgjidhur ndëretnik. Asgjë më tepër, sepse pa njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së plotë, shqiptarët në Maqedoni, do të jenë vetëm “një lodër” dhe një dekor i dëshirueshëm dhe i justifikueshëm i politikës shtypëse dhe të aparteidit të pushtetit sllavomaqedon.

Pala shqiptare, asnjë koncesion politik Ivanovit dhe Gruevskit!

Përfaqësuesit e partitve politike shqiptare, që kanë fituar votat në zgjedhjet parlamentare të fundit, duhet të jenë këmbëngulës në përmubushjen e kërkesave të parashtruara të Platformës së tyre strategjike, O NDRYSHIM TE KUSHTETUTËS ( shqiptarët të barabartë, si komb dhe si shtetas me sllavomaqedonët), o NDARJE-SHTET ME VETE!

-Çdo kompromis tjetër i keq, do të jetë në dobi të sllavomaqedonëve dhe të bishtave e larove të tyre shqipfolës.

Ivanovi t’i pranojë kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe instruksionet e Federica Mogherinit (prëfaqësuese e lartë e politikës së jashtme dhe e sigurisë së BE-së), që ta ruajë Maqedoninë multietnike, e cila po pretedon të hyjë në NATO dhe në BE. Ndryshe, presidentit Gjorgji Ivanov nuk i mbetet tjetër veçse të vete në Bullgari ose në Serbi, nëse gjuha zyrtare shqipe ia verbon sytë! Mirëpo, shqiptarët autoktonë nuk kanë ku të shkojnë jashtë Iliridës së Shqipërisë Etnike!

Nëse Ivanovi dëshiron që edhe më tej, të jetë president i Maqedonisë së Titos, Ai, para të gjithë liderëve politikë sllavomaqedonë (Gruevski dhe Zaev), do të duhej të propozonte dhe të votonte për NDRYSHIMIN e Kushtetutës, ku edhe shqiptarët, ashtu sikurse sllavomaqedonët, do t’i realizonin të drejtat dhe liritë e tyre politike, juridike dhe kushtetuese.

Ky do të ishte shpëtimi i përkohshëm i Maqedonisë së Titos, ndryshe s’ka opsion tjetër veç ndarjes së Maqedonisë në dy shtete të pavarura.

Mirëpo, në këtë rast, do të rrezikoheshin interesat strategjike të axhendës së integrimit të BE-së dhe të NATO-s në Ballkan.

Prandaj, në interesin naconal dhe shtetëror të Maqedonisë, do të ishte që presidenti Gjorgji Ivanov të rishqyrtonte vendimin e tij të gabuar, që Zoran Zaevit, kryeliderit të LSDM-së, t’ia besonte mandatin ligjor dhe kushtetues për formin e qeverisë, i cili në zgjedhjet parlamentare ka fituar shumicën parlamentare të votave, jo të deklarohej kundër Zaevit, se gjoja “ Platforma e tij politike është në funksion të shembjes së shtetësisë dhe të sovranitetit unitar të Maqedonisë”.

Ky konstatim i presidentit maqedonas, është gënjeshtër dhe manipulim sui generis, sepse është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën në fuqi (1991), sipas së cilës, është i detyruar, që të përfill rezultatin e dalë nga zgjedhjet parlamentare në Maqedoni (11 dhjetor 2016), të cilat i ka fituar LSDM-ja e Zoran Zaevit.

GAZETAT E BEOGRADIT E "ZBULOJNË UJIN E NXEHTË',JAPIN DETAJE PËR PROTESTË E SOTME POPULLORE PËR RAMUSH HARADINAJN


Protesta e sotme e organizuar në Prishtinë për Ramush Haradinajn ka ngjallur reagime të shumta edhe në Serbi. Një e përditshme nga Beogradi ia ka kushtuar një shkrim këtij organizimi për gjeneralin e UÇK-së së Rajonit të Dugagjinit.
Image
Duke iu referuar inteligjencës së tyre, ata thonë se është duke u përgatitur një sulm ndaj serbëve ditën kur do të mbahet kjo protestë. Poashtu, ata kanë cituar edhe kryeministrin kontraverzë serb, Aleksandar Vuçiç i cili, sipas tyre, paralajmëroi sulmin në Vranjë.

Në protestën e thirrur ,sot për të shtunën kanë paralajmëruar pjesëmarrje gjitha subjektet opozitare, pjesëtar të shoqërisë civile, OVL-UÇK si dhe shumë organizata të tjera.

Ndryshe, Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb.

2017/03/03

Flori Bruqi : Duhani shkaktari kryesor i kancerit



Duhani (nikotina) është një bimë e famiiljes Solanaceae. Të njëjtës familje i takojnë edhe domatja dhe patatja.

Duhani mund të përdoret në shumë forma të ndryshme, por asnjë nga to nuk është e mire per shendetin tone.

Duhani, i njohur në gjuhën shkencore tabako, e kemi “peshqesh” nga fiset maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë


(Organizata e Shëndetit Botëror) në shekullin e 21-të do të gjejnë vdekjen nga sëmundjet që shkakton duhani rreth 1 miliard njerëz





Gjatë shekullit të 20-të imagjinohet të kenë vdekur nga sëmundjet që shkaktohen nga duhani rreth 100 milion njerëz. Sipas një raporti të bërë nga WHO .



Kjo ndodh pasi Shtetet e Botës nuk marrin masat e nevojshme për parandalimin e cigares.

Duhanin eshte i rrezikshem per grat shtatzena sepse kur te lindin foshnjet e tyre do te jene 200g me pak se sa foshnjet te cilat lindin nga grat qe nuk pine duhan,dhe gjate periudhes se shtatzanise nese nje grua konsumon duhan menjeher demton edhe femijen.

Shtetet çdo vit marrin taksa nga cigarja mbi 200 miliard dollar,por mesa duket kjo shumë nuk është e mjaftueshme për parandalimin e cigares. WHO (Organizata e Shëndetit Botëror) në raportin e saj për shtet e botës nënvizon 6 pika të rëndësishme.



Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato dëme që influencohen apo rëndohen prej tij, lista do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.


Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. 

Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat,kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. 

Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohen gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular dhe atë të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmtimin Arteriosklerotik të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës, dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. 

Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon enët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Kolinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinapsë (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).
Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës.

 Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i shtohet stresi, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. 

Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. 

Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar të konsumojnë shumë duhan. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por duhani e shton akoma më shumë, por ne, nuk e ndjejmë. Duhani është i ndaluar rreptësisht në ambjentet publike.

Perdorimi i tij dëshmohet qysh ne kohet e lashta, ka nje perdorin te gjere ne bot, ku numerohen mbi 2 miliard perdorues te rregull te duhanit, ku pjesa me e madhe e tyre jan adoleshent. Duhani u be i njohur ne vitet 1800 ku e pinin me nje cubuk, me pas filoi te pinin me te dredhur dhe me pas te shitura ne paketa. Policia thote nqs ky produkt do te ishte perhapur ne kete kohe atehere ai do te ishte i ndalur me ligj qe te mos shitej dhe pihej.


1 - Rrritja e çmimeve dhe taksave të cigares,
2 - Ndalimin e reklamave,promocioneve dhe sponsorizimeve,
3 - Mbrojtja nga duhani e personave që nuk e përdorin nga ata që e përdorin duhanin
4 – Paralajmërimi i njerëzve ndaj rreziqeve të duhanit,
5 – Duke ju ofruar ndihmë personave që kërkojnë të braktisin cigaren,
6 – Ndjekja e rregulltë e përdorimit të cigares gjatë rritjes dhe pakësimit të saj.

Ndonëse nuk ka statistika të sakta, të dhënat që prezantojnë organet kompetente në Kosovë flasin për rreth 800 raste të reja të kancerit në vit. Numri më i madh i rasteve, i takon kancerit të mushkërive, atij të gjirit dhe lëkurës, i cili sipas ekspertëve shëndetësorë, ndërlidhet shumë me duhanin dhe duhanpirësit.

Suzana Manxhuka-Kërliu, kryetare e Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit dhe gjithashtu e Task Forcës Kosovare kundër Kancerit, i ka thënë se në vendet me buxhet të ulët, siç është edhe Kosova, numri i njerëzve të prekur me kancer, rrezikon të përfundojë me vdekje deri në 70 për qind, derisa te vendet më të zhvilluara deri në 30 për qind.

Kërliu, tërheq vërejtjen edhe për rrezikun që shkakton duhani dhe ndërlidhjen që ka me sëmundjen e kancerit.

“Pirja e duhanit është e lidhur ngushtë me sëmundjen e kancerit, sidomos atë të mushkërive, laringut, veshkës dhe kur t’i shtohen faktorët tjerë të rrezikut si alkooli, ajri i ndotur mënyra e ushqimit, mungesa e aktivitetit fizik, infeksionet e ndryshme. Të gjitha këto ndihmojnë zhvillimin e kancerit”, thotë Kërliu. Kanceri i mushkërive, në Kosovë aktualisht paraqitet sëmundja më agresive", thekson Kërliu.
Në anën tjetër Faik Hoti, në cilësinë e zyrtarit nga grupi punues për ligjin për kontrollin e duhanit ka bërë të ditur se që kur ka hyrë në fuqi Ligji për kontrollin e duhanit, në vitin 2013 deri në vitin 2015, ka pasur rënie graduale të importit të duhanit.

Por me gjithë masat e rrepta që janë marrë, sipas tij, del se qytetarët e Kosovës shpenzojnë 185 milionë euro në vit për duhan. Kjo shifër është aq sa edhe buxheti i tërësishëm për shëndetësi.

“Kur merren parasysh këto fakte, hidhen poshtë argumentet e industrisë së duhanit se janë kontribuues të mëdhenj në buxhetin e vendit. E vërteta është se industria e duhanit, përkatësisht importuesit, i japin buxhetit të vendit 100 milionë euro, e i marrin 180 milionë euro , pa llogaritur këtu edhe shpenzimet indirekte që janë të përafërta me shpenzimet e drejtpërdrejta”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka prezantuar edhe fakte dhe rezultate nga hulumtimet shkencore që dëshmojnë për rrezikun e lartë që bartë pirja e duhanit për shëndetin e njeriut.

“Të dhënat shkencore të bazuara në hulumtime tregojnë se duhani përmban 4 mijë substance kimike, prej tyre 60 kanë afinitetin për ta shkaktuar kancerin sidomos të mushkërive, ku 85 për qind të rasteve të kësaj sëmundje janë të lidhura me pirjen e duhanit”.

“Gjithë ata që konsumojnë duhan,e kanë 30 për qind më të lartë shkallën e prekje nga sëmundjet malinje, dhe duhet pasur kujdes që të mos konsumohet duhani, pasi shkakton kancer”, ka thënë Hoti.

Nga të dhënat botërore konstatohet se janë 14 milionë raste të reja ne vit me kancer dhe parashihet që deri në vitin 2030 të shtohet deri në 21.7 milionë, ka thënë zonja Kërliu.

Ndërkaq, ajo ka shtuar se sa i përket vdekjeve nga kjo sëmundje, aktualisht vdesin 8.8 milionë njerëz në botë dhe parashihet që deri në vitin 2030, ky numër të arrijë në 13 milionë njerëz.

Sidoqoftë, hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra.

http://www.medicinenet.com/images/illustrations/lung_cancer_metastasis.jpg


Ata thonë se janë disa faktorë që do të mund të ndikonin pozitivisht në parandalimin e sëmundjes së kancerit, si ndalimi i tymosjes së duhanit, pasi që një ndër shkaktarët e sëmundjes së kancerit të mushkërive, shkaktohet pikërisht nga tymosja.

Zbulimi i hershëm i kancerit thuhet se zvogëlon shumë efektin financiar të kancerit, jo vetëm që shpenzimet e trajtimit të kancerit janë shumë më të vogla në stadet e hershme të kancerit, por edhe njerëzit gjithashtu mund të vazhdojnë të punojnë dhe të përkrahin familjet e tyre nëse mund t’i qasen trajtimit efektiv me kohë.

Në vitin 2010, sipas OBSH shpenzimi i përgjithshëm ekonomik vjetor i kancerit përmes shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe humbja e produktivitetit ishte përllogaritur në 1.16 miliardë dollarë.


*****




Duahni ,një ves me pasoja për jetën


Duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 5 milionë njerëz sipasojë e pirjes së duhanit - këto janë vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërsa në Kosovë, zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se, sipas hulumtimeve, rreth 500 mijë njerëz në vendin tonë e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Megjithatë, Kosova ka një Ligj anti-duhan, zbatimi i të cilit mbetet problematik. Dhe, si rrjedhojë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë iniciativë për ndryshimin e ligjit.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se institucioni në fjalë, është në proces të hartimit të një drafti të ri, për kontrollin e duhanit, ku në fund të këtij muaji edhe do të dërgohet në Qeverinë e Kosovës.




“Esenca e ndryshimeve të Ligjit për duhanin lidhet drejtpërdrejt me hapësirat publike ku ndalohet pirja e duhanit si, vendet e punës, institucionet shëndetësore, institucionet edukativo-arsimore, vendet ku zhvillohen aktivitetet rekreative, të jenë të liruara 100 për qind nga duhanpirja”, bën të ditur Hoti.

Edhe Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë( KADC), po merr pjesë në ndryshimin e Ligjit për duhanin. Shkumbin Spahija, zyrtar në këtë organizatë, pohon se iniciativa për ndryshim ka ardhur si pasojë e moszbatimit të Ligjit për duhanin, në ndarjen prej 70 për qind pa duhan dhe 30 për qind ku lejohet pirja e duhanit.

“Në kuadër të KADC-së, është themeluar një koalicion anti-duhan, 100 për qind në hapësira publike, e që i ka 17 anëtarë dhe në draft-memorandumi që është nënshkruar, kanë qenë të përfshira shumë institucione, si dhe shumë profesionistë shëndetësorë. Ne kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me monitorimin që i ka bërë KADC-ja inspektoratit dhe iniciativa për ndryshim të ligjit për 100 për qind pa duhan, ka ardhur si pikë e parë, për shkak të vështirësisë së zbatimit të ligjit nga inspektorati sanitar”, pohon Spahija.



Të rinjtë dhe duhani



Por, kryesues të Shoqatës së kafe-bareve dhe restoranteve të Prishtinës, mendojnë se nëse bëhen ndryshime në Ligjin kundër duhanit, të shkohet nëpër faza, e jo të ndalohet 100 për qind pirja e duhanit sikur nëpër institucione, po ashtu edhe në kafeteri. Leonora Henci, kryetare e kësaj shoqate, jep më shumë hollësi:

“Pronarët nuk mund ta luajnë rolin e inspektorit, nuk mund t’iu ndalosh klientëve dhe është e vështirë t’i kontrollosh, andaj edhe nuk është duke u zbatuar sa duhet. Nëse bëhen ndryshime, unë propozoj të kalohet nëpër faza, siç ka ndodhur edhe në vendet perëndimore, për shkak se dëmtohet biznesi nëse ndalohet 100 për qind pirja e duhanit. Pastaj, dikush e respekton e dikush jo, sepse duhanpirësit shkojnë aty ku pihet duhani”, thotë Henci.

Por, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, deklaron se në fund të muajit mars ligji do të dalë në shqyrtim publik, ku edhe do të mund të merren mendime rreth ndryshimit të ligjit, si nga subjektet e ndryshme, po ashtu edhe nga grupe interesi, e publiku.

“Do të jetë një sfidë, nëpër të cilën kanë kaluar edhe shtetet tjera, por duke e parë nevojën që shëndeti i popullatës të mbrohet nga duhanpirja pasive dhe ajo aktive, Ministria e Shëndetësisë ka filluar këtë fazë. Me ligjin e ri do të shkohet që të mos pihet duhani 100 për qind. Gjatë këtij muaji ky draft do të hartohet dhe do të dërgohet në Qeveri dhe më pastaj në Parlament për miratim”, sqaron Hoti.

http://files.nur-islami.webnode.com/200000203-5366f5460e/duhanpirja%5B1%5D.jpg

Ndërkaq, Shkumbin Spahija thotë se në ligj janë bërë ndryshime edhe në reklamimin e duhanit dhe janë sqaruar brenda disa neneve në ligj, që në vendet publike nuk guxon të reklamohet duhani. Spahija mendon se mbështetja nga Kuvendi për miratimin e këtij ligji nuk do të mungojë.

“Unë besoj se do të gjejmë përkrahje nga Parlamenti dhe të zbatohet ky ligj, sepse dihen pasojat e duhanit, dhe është shkaktari më i madh i sëmundjeve, por që mund të parandalohet”, thekson Spahija.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, tashmë kanë deklaruar se të dhënat nga hulumtimet e bëra për duhanin, tregojnë se 20 për qind të grave shtatzëna konsumojnë duhan në mënyrë aktive, derisa 60 për qind në mënyrë passive…


Duhani dhe kanceri i mushkërive


Kanceri në mushkëri është një sëmundje fatale dhe fajin për këtë duket se e ka duhani. Shkencëtarët thonë se sikur duhani të eleminohej, rastet e kancerit në mushkëri do të pakësoheshin deri 90 përqind. Ata thonë se kanceri i mushkërivë tani ka filluar të bëhet më i shpeshtë edhe mes personave që nuk pijnë duhan. Gjatë 10 vjetëve të fundit, shtimi i rasteve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se këta persona megjithëse nuk pijnë duhan, punojnë, ose jetojnë në mjedise ku pihet duhan. Gjithashtu ka shumë njerëz që nuk e pranojnë që pijnë duhan, madje edhe kur shkojnë tek mjeku, ngulin këmbë duke thënë se nuk pijnë duhan. Një sjellje e tillë është e rrezikëshme, veçanërisht në rastet e grave shtatzëne.

couple smoking cigarette


Çdo vit me kancer në mushkëri diagnostikohen 28 mijë amerikanë të cilët kurrë nuk kanë pirë cigare. Mjekët besojnë se këta të semure kanë jetuar ose punuar në mjedise ku pihet duhani. Kanceri i mushkërive ka pasoja shumë të këqia. Para disa ditësh, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vdiq nga kjo sëmundje, dhe thuhet se ai pinte shumë duhan. Gjithashtu komentatori i njohur amerikan Peter Jenings, vdiq vitin e kaluar nga kanceri në mushkëri. Ai e kishte lënë duhanin para 15 vjetësh, por e filloi përsëri dhe vetëm pak muaj pas rifillimit të duhanit, kanceri iu shfaq në mushkëri. Si presidenti Rugova edhe komentatori Jenings vdiqën në moshë relativisht të re, pak mbi 60 vjeç. Sipas të dhënave, jetë-gjatësia e një personi që pi duhan shkurtohet deri me 10 vjet, ndërsa vdekjet mes grupmoshave që pijnë duhan janë 5 herë më të larta se mes atyre që nuk e pijnë atë.


Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pa mbrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikëshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët bëhet shkak për infeksione në gjoks, bronkit dhe infeksione të veshit dhe asthmën. Por të rriturit që nuk pijnë duhan por që qëndrojnë në mjedise me ajër të ndotur nga tymi i duhanit, mund të preken nga kanceri në mushkëri e sëmundje të zemrës. Këto të dhëna e bëjnë më të rëndësishme e të domosdoshme për prindërit që të dijnë në se fëmijët e tyre ndeshen me ajrin e ndotur nga tymi i duhanit. Prindërve tani u vjen në ndihmë një analizë e re e urinës. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nënsubstancë e nikotinës.

Skeda:Tobacco.jpg


Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëne kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar në se janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti pasi prindi tjetër pi duhan.

TobacAlert ka filluar të përdoret edhe nga ndërmarrje private ndaj punënjësve të tyre. Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan.


Madje disa ekspertë thonë se në se duhani eleminohet, pra në se lihet duhani, atëherë edhe ata që nuk pijnë duhan nuk do të ishin më në rrezik prej tij. Ekspertët thonë se me një hap të tillë, rastet e kancerit të mushkërivë mund të pakësoheshin deri në 90 përqind. Pra mendimi i përgjithshëm si dhe mesazhi është ky: Duhani është i rrezikshëm dhe ndaj tij, të gjithë duhet të kenë kujdes.




Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeqare shkaku është pirja e duhanit.

- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.

- Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan.

- Cigarja është armik i vitaminave.

- Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera.

- Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin.

- Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.

- Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat nuk pinë.

- Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar.

Çështë pirja pasive e duhanit?

Pirja pasive e duhanit quhet thithja e tymit të duhanit që është përhapur rreth e përqark. 

Tymi i duhanit përmban 4000 përberës të ndryshëm kimik,shumë nga të cilet janë të dëmshëm për shëndetin e, ndërsa 50 prej tyre e shkaktojnë kancerin.

15% e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan ndërsa 85% e tij kalon në ajër.

Një njeri që nuk pin duhan, por që qëndron në një vend të mbyllur ku pihet cigare, për një kohë prej katër orësh merr një sasi nikotine që është barabart më atë që do të merrte nëse do të kishte pirë 10 cigare.

A e dini se?

Nëse e lini duhanin, pas njëzet minutave nga pirja e cigares së fundit e deri pas një viti trupi juaj do të ndjejë një sërë ndryshimesh të dobishme:

1. Pas 20 minutave tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperature e duareve dhe këmbëve normalizohen.

2. Pas 8 orëve përmbajtja e dioksid karbonit në gjakë zbret në nivelin normal.

3. Pas 24 orëve pakësohet rreziku i krizave të zemrës.

4. Pas 48 orëve përfundimet nervore fillojnë të rriten, permisohet nuhatja dhe aftësia e shijimit.
5. Pas dy javëve deri në tre muaj përmisohet qarkullimi i gjakut, ndërsa aftësitë funksionuese rriten mbi 30%.

6. Pas një viti rreziku i sëmundjes koronare të zemrës pakësohet dy herë.

Tetë këshilla nga specialistët për ta lënë duhanin

1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.

2. Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares.

3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhani.

4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.

5. Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.

6. Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan.

7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonje frut.

8. Mjaft me duhanin! Me duhanin që po pin i dogje mushkerit!

 Lere atë të shpëtosh.

Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata që braktisin duhanin?

Sipas specialistëve, te përsonat që braktisin duhanin ndodhin këto ndryshime:

1. Shtohet oreksi

2. Gjumi do të jetë i thellë i qetë dhe ata nuk do të vuajnë nga pagjumësia

3. Zvogëlohet rreziku i infeksioneve

4. Pakësohet lodhja

5. Shtohet aftësia dhe fuqia për punë

6. Qetësohet sistemi nervor

7. Merr fund dëmi që i shkakton familjes dhe shoqërisë

8. Pakësohet dëshira pë të konsumuar pije alkoolike

9. Nuk ndjehet erë e keqe nga goja etj.





Pirja e duhanit brenda objekteve shkollore, është bërë dukuri shqetësuese si për zyrtarë institucional, po ashtu edhe nga nxënësit që nuk tymosin duhan.Udhëheqës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thonë se vetëm zbatimi 100 për qind i ligjit kundër duhanit, do të mund ta zvogëlonte numrin e duhanpirësve brenda objekteve shkollore.


Rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan. Kjo shifër vjen sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare që merren me vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e duhanit.

Ledri Thaçi, nxënës i shkollës fillore “Hasan Prishtina”, thotë se pirja e duhanit është një temë që duhet të diskutohet. Sipas tij, duhani pihet prej nga mosha 14-vjeçare apo edhe më herët.

“Kjo temë i preokupon fëmijët dhe të rriturit. Duhani pihet nga fëmijët, gjë që duhet të ndalohet gjithsesi. Një nga hapat që duhet ndërmarrë është duke i paralajmëruar ata për efektet negative që shkakton duhani në trupin e tyre. Mirëpo, ata nuk e dinë se efektet mund të shfaqen pas disa vjetësh. Mënyra më e mirë për ta parandaluar dhe për t’i informuar ata se sa dëme sjell, është edhe duke ju treguar se duhanpirja shkakton sëmundjet e mushkërive, astmës, goditjet në tru, e shumë të tjera”, shprehet Thaçi.


Zanjeta Halimi, nga organizata joqeveritare “Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatarë”, që merret me promovimin e sjelljeve të shëndosha përmes të rinjve nga të rinjtë, thotë se pirja e duhanit konsiderohet si sjellje e rrezikshme, sidomos nga nxënësit, duke e marrë parasysh që 5.4 milionë njerëz në vit vdesin prej duhanit. Andaj, sipas Halimit, me kampanja të ndryshme mundohen që t'i vetëdijesojnë nxënësit për pasojat e duhanit.

File:Pfeifentabak-front.jpg

“Kemi filluar me këtë strategji, sepse të rinjtë zakonisht i kanë model edhe shokët e tyre, që i imitojnë dhe e bëjnë një sjellje të rrezikshme. Një prej sjelljeve të rrezikshme kohëve të fundit është edhe pirja e duhanit. Mundohemi t'i mësojmë për pasojat negative, se çka mund të bëheni nëse jeni duhanpirës aktivë dhe të bëjmë kampanja të ndryshme, qoftë përmes kampanjave mediale, apo broshurave, ku tregojmë se duhani dëmton shëndetin”, thotë Halimi.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se tymosja e duhanit është e dëmshme për secilin, por te të rinjtë dëmet janë më të mëdha.
Skënder Syla, udhëheqës i kësaj organizate, thotë se mënyra e vetme e shmangies së pirjes së duhanit nga të rinjtë brenda objekteve shkollore, është zbatimi 100 për qind i Ligjit kundër duhanit.

“Te ne fatkeqësisht tymoset duhani nëpër shkolla, qoftë nëpër hapësira të ndara brenda shkollave. Kjo ndodh edhe nga arsimtarët, por edhe nga vetë nxënësit. Andaj ne, si OBSH, rekomandojmë fuqimisht që Ligji për duhanin të zbatohet 100 për qind në mënyrë, që të mos ketë asnjë hapësirë brenda objektit shkollor ku pihet duhani”, thekson Syla.

File:Tobaccoscalesinburgundy.JPG

E, shefi i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Prof.Mr.sci. Ibrahim Tërshnjaku, thotë se Inspektorati Sanitar, së bashku me Inspektoratin e Arsimit, kanë bërë një aksion të përbashkët për t'u dhënë një urdhëresë me shkrim gjitha drejtorive në mënyrë që të ndalohet duhani brenda objekteve shkollore.

“Pas kësaj urdhërese, kemi parë një hap pozitiv në këtë aspekt. Ne, tash, do të bëjmë një riinspektim nëpër objektet shkollore dhe do të shohim se cilat drejtori të shkollave kanë lejuar kolegët e tyre të pinë duhan brenda objekteve shkollore. Aty do të shohim se si do ta vetëdijësojmë edhe këtë strukturë të shoqërisë”, tregon Tërshnjaku.

Sipas të dhënave nga hulumtimet e bëra nga organizata joqeveritare, në shkollat e mesme pihet duhani më shumë - nga vetë mësimdhënësit, por edhe nga nxënësit.

Ndonëse kishte hyrë në fuqi që në shkurt të vitit të kaluar, Ligji për duhanin tek tani ka filluar të zbatohet në disa vende publike.


russian cigarette baby 4 New Russian trend: Give your baby a cigarette? (8 Photos)

Blerim Iseni, menaxher i kafeterisë “Rings”, thotë se ky lokal ka ndarë hapësirën prej 30 për qind për duhanpirësit, ashtu siç e parasheh Ligji për duhanin.

“Ne e kemi mirëpritur zbatimin e ligjit dhe ashtu siç edhe parashihet me ligj, në hapësirën prej 70 për qind të mos pihet duhani, e në 30 për qind lejohet pirja, mendoj se kemi kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për ta zbatuar. Kërkohet ambient i veçantë dhe ventilim shtesë aty ku pihet duhani, por mendoj se kemi kushte për ta zbatuar ligjin”, thotë Iseni.

Ndërkaq, qytetarët mendojnë se zbatimi i ligjit është i mirëseardhur. Luljeta Suka nga Prishtina shprehet:



“Mendoj se zbatimi i Ligjit kundër duhanit, sidomos nëpër lokale, aty ku pihet më së shumti, është shumë i mirëseardhur për qytetarët e Kosovës, sepse duhanpirja shkakton problem edhe tek ata që nuk pinë duhan. Ndarja në kthina e lokaleve, për mendimin tim, është shumë e mirë, sepse ata që e pinë duhanin të paktën e dinë ku e kanë vendin dhe nuk i pengojnë qytetarët e tjerë”.

Në anën tjetër, Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se tashmë inspektorët kanë dalë në terren dhe restoranteve e kafeterive do t’u jepen disa ditë kohë deri në zbatimin e plotë të Ligjit kundër duhanit.

“Ministria e Shëndetësisë, e cila është e obliguar që të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji, së bashku edhe me disa subjekte tjera, nuk është e kënaqur sa duhet me zbatimin e tij. Ky ligj në vendet e rajonit po zbatohet me një rigorozitet të theksuar dhe ka mundur të zbatohet edhe në Kosovë”.

File:Melasse.jpg

“Sidoqoftë ka qenë qëndrim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe edhe i vetë shoqërisë civile që të gjendet një konsensus, në mënyrë që kur të fillojë zbatimi i tij, kjo të bëhet si duhet. Andaj do t’u jepet edhe pak kohë derisa të fillojnë masat ndëshkuese”, bën të ditur Hoti.

Ndërkaq, Skënder Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se tymosja e duhanit paraqet një problem mjaft të rëndë për shëndetin publik, duke e marrë parasysh që çdo vit në botë vdesin me miliona njerëz nga pirja e duhanit, si dhe miliona të tjerë sëmuren nga kanceri.

Prandaj, sipas Sylës, është e domosdoshme që ligjet e aprovuara dhe të miratuara, të zbatohen në praktikë.


”Çdo vonesë e zbatimit të Ligjit të duhanit, do të thotë marrje e jetës së njerëzve, sepse tymosja nuk i dëmton vetëm ata që e konsumojnë duhanin në mënyrë aktive, por edhe ata që ekspozohen në mënyrë pasive”, përfundon Syla

http://floripress.blogspot.al/2012/03/duahni-nje-ves-me-pasoja-per-jeten.html

http://floripress.blogspot.com/2012/04/nga-flori-bruqine-shekullin-21-duhani.html#!

*******

Ligji për duhanin nis të mos zbatohet - gjykatat s’merren me shkelësit



Megjithëse që në hyrjen e tij në fuqi në vitin 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka dhënë rezultatet fillestare, në muajt e fundit, thonë zyrtarë që merren me mbikëqyrjen e tij, është shënuar një rritje e shkeljes në zbatim.

Inspektorët sanitarë thonë se kanë deponuar një numër të lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por ajo nuk i ka shqyrtuar ato me prioritet.

Monitoruesit e ligjit thonë se pikërisht ky fakt ka bërë që shkelja e ligjit të jetë e vazhdueshme.

Së fundi, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një Ligj për kundërvajtje, ku gjobat deri në 500 euro mund të shkruhen nga vetë inspektorët sanitarë, duke e futur ligjin në fuqi që prej fillimit të vitit.

Arben Lila, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), thotë se miratimi i ligjit ka mundësuar që lëndët e gjobave deri në 500 euro të mos trajtohen më në gjykata..

“Nëse nuk paguhet gjoba, fillon procesi me përmbarues, dhe ky proces është shumë i suksesshëm. Ligji për kontrollin e duhanit ka një rënie, por muaji shkurt do të jetë muaji për kontrollin e duhanit. Ne, si KADC, jemi për rritje të vetëdijes së qytetarëve përmes fushatave të ndryshme, për dëmin që shkakton duhani. Ne kemi marrë edhe lista të shkelësve dhe po i publikojmë vazhdimisht”, bën të ditur Lila.

Në anën tjetër, Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar deklaron për Radion Evropa e Lirë se ndonëse Ligji për kundërvajtje tashmë ka hyrë në fuqi, dispozitat ligjore kërkojnë që duhet të kalojnë rreth 6 muaj deri në zbatimin e tij.

“Pas aprovimit të Ligjit për kundërvajtje, inspektorati sanitar do të fillojë me procedurat e zbatimit të këtij ligji dhe aty parashihen të gjitha veprat kundërvajtëse. Së pari duhet të rregullohet aspekti administrativ në zyrën e kryeministrit, lidhur me përgatitjen e aspektit administrativ të një kodi të posaçëm për shqiptim të gjobave. Gjithashtu, duhet bëhet edhe trajnimi i inspektorëve”, thotë Tërshnjaku.

Ndërkaq, Arben Lila thotë se disa komuna në Kosovë e zbatojnë me përpikëri Ligjin për kontrollin e duhanit, duke specifikuar atë të Drenasit, si lider për respektim të këtij ligji.

“Ligji kryesisht nuk po respektohet, por ka edhe komuna që po e zbatojnë. Një shembull i mirë është komuna e Drenasit, pasi aty po respektohet shumë mirë, si në lokale afariste, po ashtu edhe institucione”, shprehet Lila.

Ndryshe, Inspektorati Shëndetësor në vitin 2016 ka bërë edhe 582 inspektime, nga të cilat 210 janë kryer në institucionet publike shëndetësore – duke shënuar 16 raste të shkeljeve.

Nga 370 inspektime në institucionet private shëndetësore, është shënuar vetëm një rast i shkeljes së ligjit.

Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë shqiptuar masa ndëshkimore në vlerë të përgjithshme prej 3500 eurosh për 7 persona përgjegjës të institucioneve shëndetësore

Kosovës po i ikin kuadrot mjekësore


Institucionet e shëndetit publik në Kosovë po përballen me fenomenin e ikjes së mjekëve specialistë nga vendi.

Kuadri specialistik mjekësor po tregon interesim për punësim në vende të ndryshme të botës, ku pagesat janë shumë më të mira. Edhe infermierët, në shumë raste, kanë ndjekur rrugën e mjekëve specialistë.

Ndryshe, nevoja për mjekë e infermierë në Kosovë, konsiderohet e madhe. Vetëm në Qendrën Klinike Universitare, janë më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë ditës.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me Gertruda Dylën, mjeke specialiste e kardiologjisë, e cila ka vendosur që karrierën e saj prej kardiologe ta zhvillojë në Gjermani. Ajo, që nga viti 2011 punon në një spital privat për kardiologji.

“Në Gjermani kam filluar punën duke iu falënderuar referencave ose rekomandimeve të profesorëve gjermanë, me të cilët kam pasur bashkëpunim. Një ndër ta është Prof. Dr. Eberhard Von Hodenberg, shef i Klinikës Kardiologjike, ose origjinal ‘Herzzentrum Lahr Schwarzwald’ në Gjermani. Ai ligjëron edhe në SHBA”.

“Në Kosovë kam punuar në spitalin e Gjakovës. Nga viti 2001 deri në vitin 2011 kam ligjëruar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Institutin e patologjisë. Kam shërbyer edhe në Afganistan si mjeke”, ka treguar Dyla.

Arsyet pse ka ikur nga Kosova, sipas zonjës Dyla, kanë qenë të shumta. Por, para së gjithash ajo mendon se largimi nga vendi, vjen si zgjidhje në momentin kur vendlindja, shteti yt, nuk të ofron vendin e merituar. Në këso raste, duhet gjetur alternativa tjera, thotë ajo.
Ilustrim
“Të vendosësh që ta lësh vendlindjen, nuk është e aspak e lehtë. Mirëpo, nëse vendlindja nuk të ofron një jetë të qetë, të dinjitetshme, me shpresë dhe perspektivë për veten tënde dhe familjen tënde, atëherë mendoj se secilit prej nesh, kur na jepet mundësia, pavarësisht sfidave e vështirësive që na presin në vendin e huaj, vendos ta lëshojë Kosovën”, thotë Dyla.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se fenomeni i ikjes së stafit profesional nuk po e godet vetëm Kosovën. Sipas tyre me situatën e ikjes së stafit nga vendi përballen edhe shtetet më të zhvilluara, përfshirë edhe Gjermaninë.

Por, ashtu nuk mendon edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla. Ai thotë se në anketën e fundit që është bërë, prej 1 mijë studentëve të anketuar, 73 për qind e tyre kanë deklaruar se do të ikin jashtë vendit.

"Në Kosovë kemi nevojë për 5 mijë punëtorë shëndetësorë më shumë se sa që aktualisht i kemi. Në anën tjetër, vetë Qeveria e përkrah ikjen e tyre jashtë vendit. Ne i shkollojmë, i përgatisim dhe më pas i dërgojmë të gatshëm në shtetet e Bashkimit Evropian”, kishte thënë Syla kohë më parë për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër referente për tërë Kosovën, janë të punësuar rreth 613 mjekë dhe 1,882 infermierë. Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj.

Qytetarët shpenzojnë rreth 150 milionë euro në vit për shërim jashtë Kosovës


16x9 Image

Ariana Kasapolli - Selani


Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 150 milionë euro në vit për trajtime mjekësore jashtë vendit.

Këto shifra i ka dhënë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, duke u thirrur në statistikat e bankës Botërore. Sipas tij, shërbimet mjekësore në vend vazhdojnë të mbesin të mangëta, andaj edhe qytetarët kërkojnë trajtime jashtë Kosovës.

“Konsiderojmë se për shkak të politikave që i kemi dhe mos marrjes së shërbimeve shëndetësore, shpenzohen 120 deri 150 milionë euro në vit nga qytetarët në spitale private (jashtë Kosovës). Sikur këto të holla të investoheshin brenda vendit, shërbimet do të ishin të mira. Këto shifra i ka publikuar Banka Botërore”, ka thënë Syla.

Përveç rasteve individuale të kërkimit të shërbimeve mjekësore jashtë vendit, një pjesë e tyre referohen për shërim jashtë edhe nga vend institucionet e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, gjatë vitit 2016, ka ndarë rreth 6 milionë euro për programin e dërgimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Lulzim Uka, zyrtar për informim tha për Radion Evropa e Lirë se ka pasur 1958 aplikime për shërbime shëndetësore jashtë vendit, të formave të ndryshme. Prej tyre, kanë përfituar 1100 pacientë. Kurse shpenzimet për mbulimin e këtyre rasteve kapin shifrën prej 8 milionë euro.

“Buxheti ka qenë 6 milionë euro, derisa pjesa tjetër është bartur si borxh për këtë vit, gjë që dëshmon se ky buxhet nuk mjafton. Ministria e Shëndetësisë në baza ditore po punon në ngritjen e infrastrukturës në mënyrë që të ketë sa më pak nevoja për trajtim jashtë vendit”, ka thënë Uka.

Në anën tjetër, zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë se rastet që nuk trajtohen brenda kësaj qendre, si institucion terciar referent për tërë Kosovën, referohen për trajtim jashtë vendit.

“Në kuadër të secilës klinikë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ekziston konsiliumi prej tre anëtarësh dhe drejtorit të klinikës, që shqyrtojnë sëmundjet që duhet trajtuar jashtë institucioneve publike shëndetësore. Sëmundjet ndërlidhen kryesisht me leukeminë, por edhe me transplantet që nuk mund të kryhen (këtu)”, ka thënë Fazliu.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, interesimi më i madh për trajtime jashtë vendit, është në citostatik me 187 aplikime, brakiterapi me 34, kardiologji me 637 aplikime.

Po ashtu, interesim për trajtim jashtë ka edhe për kardiokirurgji me 36 , kirurgji me 45, leukemi me 35, nefrologji me 23 aplikime, neurologji me 49, oftalmologji me 341, onkologji me 12, ORL me 42, ortopedi me 299, pediatri me 132 dhe të tjera, ku përfshihen 21 pacientë që kanë aplikuar për trajtim jashtë Kosovës.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...