Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/06

NJË BOTIM DOMETHËNËS, PËR HISTORINË E SHKOLLËS SHQIPE, NË MIRDITË…


Në prag të Festës së 7 Marsit:

NJË BOTIM DOMETHËNËS, PËR HISTORINË E SHKOLLËS SHQIPE, NË MIRDITË…

Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë

Nga: Prof.Murat Gecaj , publicist e studiues
1.
Ishte një kënaqësi e veçantë për mua, kur miku im nga Mirdita, Fran Nikolli, më solli një botim të ri. Kjo gjë kishte disa arsye. Së pari, atë e mora në pragun e 7 Marsit, “Ditës së Arsimit Kombëtar Shqiptar”. Së dyti, sepse ky libër lidhet me fushën, me të cilën jam marrë gjatë tërë jetës sime. Pa i përmendur të gjitha dhe duke u kërkuar ndjesë lexuesve të këtyre radhëve, tregoj se punën e parë në jetë, pasi kreva shkollën e mesme në Tiranë, e nisa mësues në një shkollë 7-vjeçare të vendlindjes, Malësi e Gjakovës (Tropojë). Pastaj, gjatë shumë viteve në shtypin tonë qendror (gazetat “Pionieri”, “Bashkimi” e “Mësuesi”), përherë kam patur rubrikat e arsimit. Po kështu, temën time të disertacionit e kam mbrojtur në fushën e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar. Së fundi, me një grup studiuesish, të kryesuar nga prof.Baedri Dedja-Akademik, isha bashkautor dhe redaktor letrar i Veprës ‘Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”(Tiranë, 2003).
Me gjithë këto “arsye”, që rendita, shënoj këtu se, më poshtë, nuk do të bëj një analizë të hollësishme të këtij libri. Pra, do të paraqes vetëm një recension të thjeshtë, për lexuesit.

2.

Libri i ri, “Rrugëtim I Diturisë-Arsimi në Mirditë, nga shkolla e Velës, 1632 e deri më sot”, është botim i Zyrës Arsimore të rrethit Mirditë(Shtypur nga “Mirgeeralb”, Tiranë, 2017). Kordinator është Gëzim Kaçorri, përgatitur e redaktuar nga Ndue dedaj, me recensentë Ndue Gegën e Nikollë Lokën dhe artin grafik nga Valbona Cako. Për librin bashkëpunuan: Bardhok Pulaj, Pjetër Deda, Bardhok Filopati, Valbona Beleshi e Nikë Nikolli dhe botues është Gjon Jaku.

Duke e vlerësuar këtë libër, me fjalë dashamirësëse, parathënien e tij e ka shkruar bija e asaj krahine, tani ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Ndërsa, në vazhdim, është botuar shkimi i drejtorit të ZA të Mirditës, Gëzim Kaçorri, “Kujtesa historike dhe shkolla e shekullit XXI”. Në 13 faqe, në vend të hyjes, është shkrimi i studiuesit Ndue Dedaj: “Mirëdita, nga “shkolla” e kullave, te auditorët universitarë”. Këtu, të bien në sy edhe fotot e humanistit Gjon Gazulli (shk.XV), Atë Ambroz Marlaskaj e Marie Tuci. Përmbledhurazi, ai nënvizon se, në këtë botim: “Përvijohet një vazhdë historike pesëshekullore e arsimit në Mirditë, në disa “stacione”, që nisin nga shkolla e Velës 1632), shkolla e Oroshit(1899), Konvikti “Mirëdita”(1925), shkollat e kurset e 1945-sës, shkolla 7-vjeçare në Rreshen(1949), Gjimnazi i Rrëshenit (1960), Shkolla e Mesme Industriale në Rubik (1969), shkolla e mesme profesionale jopublike “Shën Jozefi Punëtor”, në Rrëshen(2004)…”.

3.

Në tërësi, ky libër është i ndarë në katër pjesë. Në pjesën e parë, flitet për shkollat e para të Mesjetës e të Rilindjes Kombëtare, duke u ndalur te Kuvendet Benediktine të Shpalit, Oroshit, Rubikut e Nërfushës. Më tej, me interes është shkrimi për shkollën historike të Velës, e vitit 1632 dhe, në vazhdim, për Kuvndin Françeskan të Rubikut, shkollat e Oroshit (1671 e 1899) dhe shkollën e parë të Rrëshenit, hapur në tetor 1900. Po në këtë pjesë, jepen dëshmi për shollat e periudhës së Pavarësisë: Shkollat e para të Mirditës, Konvikti i Oroshit (1925), shkollat e Mirditës gjatë Luftës II Botërore etj.
Në pjesën e dytë, lexuesi gjen të dhëna të shumta për shkollat, që ul çelën në krahinën e Mirditës, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, siç ishte ajo e Shpalit (dhjetor 1944). Vend me rëndësi zë edhe kujtesa për mësuesit e periudhës 1944-1950 dhe ai për mësues Ndrecën, kur ishte në shkollën e Zllakuqanit të Kosovës. Aty trajtohet edhe lufta kundër analfabetizmit, një plagë e rëndë, që u trashëgua nga e kaluara e asaj krahine dhe e tërë Shqipërisë.
Jo vetëm për brezin e sotëm, por edhe për ata, që do të vijnë pas nesh, është kureshtje të mësohet se kur e si u bënë përpjekje të parreshtura për t’I hapur shkollat e para, në fshatra të tjerë të këtij rrethi, si: Gjegjan e Gojan, Kashnjet, Ungrej, Kalor, Baz e Bushkash.

Dikur ishte një ëndërr edhe për mirditorët, që fëmijët e tyre t’i çonin për të mësuar në shkollat 7 e 8-vjeçare dhe, më tej, në ato të mesmet.Kështu, ndër të tjera, në këtë libër marrim të dhëna për shkollat 9-vjeçare, që hapën dyart për mirditorët e vegjël, në: Rrëshen, Tarazh, Ujë Shtrez, Gëziq, Ndërfushaz e Bukmirë etj. Disa shkolla 9-vjeçare u hapën edhe në zona të tjera të Mirditës, si: Bisakë, Klos, Xhuxhë,Dardhaz, Sang, Thirrë etj.

Ndërsa, një ngjarje me shumë rëndësi për Mirditën, ishte hapja, për herë të parë, e shkollës së mesme të përgjithshme të Rreshenit, në vitin 1960. Edhe aty kanë shërbyer me përkushtim dhjetëra drejtues e mësues, të cilët nuk kursyen dijet as djersën e vetë, për t’u dhënë dituri e kulturë fëmijëve të bashkakrahinasve të tyre. Ja, sjell këtu në kujtesë se, për këtë punë të palodhur të tyre, më ka folur plot pasion edhe një nga drejtueset e njohura të Gjimnazit të Rrëshenit, Marie Nikolli-Brozi.

Në këtë vazhdë, jeta arsimore e atij rrethi u pasurua edhe me hapjen e shkollës së mesme industriale të Rubikut, që në vitin 1969.Gjithashtu, kjo vatër diturie e kulture luajti rol me rëndës,i për aftësimin profesional të fëmijëve mirditorë.

Në këtë libër, një vend me rëndësi zënë shkrimet, që pasqyrojnë punën e përpjekjet e parreshtura të drejtuesve e mësuesve të shkollave të Mirditës, në periudhën pas vitit 1990, pra me ardhjen e demokracisë në vendin tonë. Kshtu, aty flitet për projektet, në të cilat u përfshinë shkollat, për ndihmesën e dhënë nga disa shoqata mike të Shqipërisë, për kopshtet e fëmijëve, për institucionet arsimore jopublike etj.

Në pjesën e katërt dhe të fundit, lexuesi do të gjejë shkrime me interes për jetën e punën e palodhur të mësuesve veteranë, për stuentët që kryen shkollat e larta jashtë vendit tonë, për bij e bija mirditorë pedagogë në universitet tona etj. Po aty, flitet për drejtuesit e arsimit në rrethin e Mirditës, që nga viti 1944 e deri sot. Po kështu, me interes janë të dhënat për rolin dhe punë e Kabinetit Pedagogjik dhe drejtimin e arsimit, në nivel qarku.

Përmbyllje e këtij libri është shkrimi i drejtorit të DAR të Lezhës, Bardhok Pulaj, me titullin, “Mirdita, në të djeshmen dhe të ardhmen arsimore të saj”. Ndër të tjera, ai nënvizon: “Mirdita i ka dhënë vetes shansin për të hyrë në histori, përmes nismave unike arsimore, qysh nga Mesjeta, për modelet bashkëkohore që ka sendertuar në arsim dhe bijve e bijave të saj, të përveçëm në lëmin e diturisë, në nivel kombëtar”.

Libri shoqërohet me fortografi të shumta dhe jepen burimet e shfrytëzuara, për hartimin e tij.
…I përgëzojmë të gjithë ata, që dhanë ndihmesën për përgatitjen dhe botimin e këtij libri dhe mësuesit mirditorë, bashkë me nxënësit e prindërit e tyre, duke ju uruar:

-Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Arsimit tonë Kombëtar!

Tiranë, 6 mars 2017

2017/03/04

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës Prof.Dr.Hajredin Kuçi s`e votoi raportin e Komisionit për Matjen e Territorit




Zv/kryeministri i Kosovës Prof.Dr.Hajredin Kuçi s`e votoi raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës 


Dje në mbledhjen e qeverisë, zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Prof.dr.Hajredin Kuçi nuk mori pjesë në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili u prezantua sot nga Hivzi Islami. Arsyet se pse nuk e ka votuar këtë raport zv. Kryeministri Hajredin Kuçi nuk i ka bërë publike.




Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa: Raportin e Komisionit e aprovuam, tani i mbetet Kuvendit ta ratifikojë Demarkacionin


Aprovimi i raportit të Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, Kryeministri Isa Mustafa e konsideron si dëshmi për gjeneratat e ardhshme se Kosova nuk ka humbur territor nga Demarkacioni me Malin e Zi

Mustafa ka thënë se mbetet i përkushtuar që Kuvendi ta ratifikojë marrëveshjen për shënjmin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.


“Për mua si Kryeministër i Kosovës është me rënësi të veçantë se Komisioni i ekspertëve ka konstatuar të vërtetën për territorin e Kosovës.




 Mbetem shumë i përkushtuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ratifikojë Marrëveshjen për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, sepse e konsideroj tepër të dobishme për vendin dhe qytetarët tanë, por vendimi për këtë i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës në një proces të ardhshëm”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.


Postimin e tij të plotë:

Qeveria sot aprovoi Raportin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Raporti konstatoi se sipërfaqja e Kosovës nuk ka ndryshuar për asnjë metër katror si pasojë e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.


Ky Raport është një dëshmi për këtë gjeneratë dhe për gjeneratat e ardhshme se Kosova nuk kemi humbur territor dhe, po ashtu, në mënyrë të qartë tregon përkushtimin e kësaj Qeverie që të pasqyrojë faktet e drejta para qytetarëve tanë dhe për ta mbrojtur dhe dëshmuar çdo pëllëmbë të këtij vendi.
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka bërë pazare me territorin e saj për liberalizim të vizave, ashtu siç nuk do të lejojë të cenohet asnjë pëllëmbë e këtij territori.


Për mua si Kryeministër i Kosovës është me rënësi të veçantë se Komisioni i ekspertëve ka konstatuar të vërtetën për territorin e Kosovës. Mbetem shumë I përkushtuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ratifikojë Marrëveshjen për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, sepse e konsideroj tepër të dobishme për vendin dhe qytetarët tanë, por vendimi për këtë i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës në një proces të ardhshëm.

REPUBLIKA E KOSOVËS PËRBALLË SHTRIRJES SË INTERESAVE STRATEGJIKE TË RUSISË



Analistët vlerësojnë se faktori ndërkombëtar po i zbeh këto ndikime

Alarmi është ndezur, me konstatimin se elementet ruse synojnë ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit, për të shtrirë sferën e ndikimit në këtë pjesë të Evropës, dhe tani kërkohet edhe nga politika kosovare të jetë syçelë dhe vigjilente ndaj ndikimeve të tilla të shfaqura, sa haptas, po aq edhe në mënyrë sekrete

Mundësia e shtrirjes dhe ndikimit të interesave strategjike të Rusisë në Ballkan, e në këtë rrafsh edhe në Kosovë, ka kohë që është bërë temë e nxehtë debati në mesin e partive të ndryshme politike dhe analistëve. Por, sa janë të përgatitura institucionet kosovare dhe politika që të mos lejohet ndikimi i politikës shtetërore ruse në Kosovë, e cila, sipas analistëve të ndryshëm, ka marrë hov në vendet e rajonit, si në Mal të Zi, Serbi e së fundi edhe në Maqedoni. Alarmi është ndezur, me konstatimin se elementet ruse synojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit për të shtrirë sferën e ndikimit në këtë pjesë të Evropës, dhe tani kërkohet edhe nga politika kosovare të jetë syçelë dhe vigjilente ndaj ndikimeve të tilla të shfaqura, sa haptas, po aq edhe në mënyrë sekrete. Sipas prof. universitar dhe njohës i fushës së zhvillimeve politike, Muhamet Kelmendi, çështja e paraqitur tani si temë e interesave strategjike ka rëndësi vitale jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin, deri edhe për vetë sigurinë në Evropë. "Kam besim se ndikimi rus do të hasë në rezistence. Kjo jo shumë nga organet e Kosovës, për faktin se janë të papërcaktuara, si dhe me një kapacitet të vogël, që të parandalojnë ndikimet dhe veprimet kriminale serbo-ruse, që ato të hetohen dhe të kapen, por mburoja është më e sigurt nga mekanizmat ndërkombëtarë, si BE-ja dhe SHBA-ja, që kanë po ashtu interes vital të ndalojnë këtë ndikim armiqësor", theksoi ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Presidenti i kapur

Sipas Kelmendit, në Kosovë gjithashtu akoma nuk kemi një vullnet të mirë dhe një gatishmëri të organeve vendore që të merren me çështjet e tilla. "Ne nuk po shohim asnjë veprim nga Qeveria, policia dhe Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës- AKI, të cilët mund të dëshmojnë se kanë bërë ndonjë përgatitje dhe kanë ndërmarrë masa adekuate kundër ndikimit të klikës serbo-ruse në Kosovë", tha prof. Kelmendi. Ai thotë se aktualisht ka të dhëna se në veri të Kosovës janë njësitë e veçanta serbo-ruse që veprojnë, disa të futura në administratë, disa në ekonomi dhe disa edhe zyrtarisht po shëtisin nëpër veri, duke u paraqitur si grupe sportive, kulturore etj. Por, edhe në Policinë e Kosovës me shumicë serbe në veri të Kosovës ndaj veprimit të të cilave po heshtin institucionet e Kosovës. "Kemi deri në Policinë e Kosovës në veri, me uniformë të shtetit tonë, kriminelë serbe dhe rusë, të shitur si serbë, të cilët po veprojnë. Tëra këto veç dihen. Po policia e Kosovës hesht. Ministri i Brendshëm kurrë nuk dha ndonjë deklaratë. Kryeministri vepron sikurse mos të ndodhte asgjë. Atë e ka kapur frika e koalicionit dhe po bënë çmos që të kalojë Demarkacioni, në mënyrë që koalicioni të jetojë. Ndërsa, presidenti paraqitet si person i madh. Ka dëshirë të shitet si i tillë, edhe pse shumica nuk e njohin", tha Muhamet Kelmendi. Ai ka pohuar se presidenti e di që Kosova rrezikohet nga ndikimi rus, por nuk reagon, edhe kjo e ka një shpjegim, sipas tij. "Presidenti është i kapur dhe i kërcënuar nga disa drejtime, në njërën anë, Gjykata Speciale, e në anën tjetër, akuzat e mosformimin të ushtrisë, presioni për veprimtari kriminale dhe për korrupsion. Tëra këto e kanë frikësuar këtë njeri dhe tash e ka vetëm këtë temë Kosovën dhe Hashimin. Njëra duhet të humbë dhe tjetra duhet të fitojë", u shpreh Kelmendi...

Nga Flori Bruqi : Në Qeverin e Kosovës fyhen e kërcënohen kundërshtarët e demarkacionit


Demarkacioni me Malin e Zi, hartat dhe kontestimet 



Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, si një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit drejt BE-së, tashmë është nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015). Por, ndërsa nga opinioni malazias lajmi për këtë është mirëpritur, në Kosovë ka shkaktuar shqetësime shtesë, si një tkurrje e re e territorit të Republikës, padrejtësi e radhës.

Ndërsa institucionet e vendit ende nuk i kanë për publike dokumentet e as procedurat rreth kësaj marrëveshjeje që duhet të ketë rëndësi historike, burime të tjera i kanë vënë ato në dispozicion Floripress.

Në raportet mbi negociatat (të filluara në nëntor të vitit 2012) rreth përcaktimit të kufirit shtetëror me Kosovën në veçanti përmenden mospajtimet e Komisionit të Kosovës për vijën kufitare në segmentin e Haxhajve të Rugovës dhe të Kullës, për të cilat edhe opinioni kundërshtues i demarkacionit në Kosovë ka vërejtje.

 Pala malazeze disa herësh i ka prezantuar dhe propozuar Komisionit të Kosovës harmonizimin e segmenteve kufitare të diskutueshme në bazë të vijës kufitare të vitit 1929, 1952 e 1974, sipas tij – në të gjitha këto vite identike, si argument për validiteti, ky i fundit kërkonte kohë për të analizuar situatën, duke theksuar se kishte hyrje në territorin e Kosovës të njohur me kufijtë kushtetues të vitit 1974.

Pala malazeze ndërkohë për territorin nga Çakorri deri afër Kuqishtës, ku kontestohej kufiri nga pala e Kosovës, konfirmoi pronësinë e 34 familjeve shtetase të Kosovës, por që si territor i përket Malit të Zi.

Pronarë tokash të shtetasve të Kosovës që shtrihen në territorin e Malit të Zi në fakt ka edhe në segmente të tjera të kufirit midis dy vendeve. Por, çështja e pronësisë rregullohet me marrëveshje të tjera.

Përfundimisht në bazë të dokumentacionit kadastral të të dy palëve dhe dokumentacionit tjetër përkatës përcaktohen kufijtë mes dy vendeve, që rezultoi me Marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë nga përfaqësues të autorizuar të të dy vendeve.

Koha.net ka në dispozicion edhe hartat mbi kufirin mes dy shteteve, të cilat flasin me gjuhën e vet.

I tërë kufiri shtetërore në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës (në gjatësi 75.6 kilometra) është vijëzuar në gjashtë harta topografike, në përputhje me dokumentacionin kadastral, me koordinatat e pikave ndarëse kufitare që nga trekufiri Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, deri në trekufirin Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë.


Në Qeverin e Kosovës  fyhen e kërcënohen kundërshtarët e demarkacionit

Nga Qeveria e Kosovës janë lansuar të premten kërcënime, fyerje e ofendime për të gjithë ata që janë duke e kundërshtuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Populli është etiketuar si hajdut e profesionistët janë paralajmëruar me pasoja ligjore.

Është vepruar kësisoj, ani se ekzekutivi kishte thirrur mbledhjen për të shqyrtuar raportin e një komisioni të cilin e kishte themeluar vetë për matjen e territorit të Kosovës.

Komisioni kishte për detyrë ta maste territorin konform kufijve që parasheh Marrëveshja e demarkacionit e parafuar gati dy vjet më parë me fqinjin perëndimor, por e cila ende nuk është ratifikuar shkaku se ajo kundërshtohet gjerësisht. Dhe, në mbledhjen e Qeverisë ku është miratuar raporti i këtij komisioni ka pasur një shfryrje ndaj kundërshtarëve të versionit aktual të caktimit të vijës kufitare me Malin e Zi.


demarkacioni-me-malin-e-zi-web1440342677-780x439

Opozita do t’ia shprehë Federica Mogherinit kundërshtitë për Asociacionin e Demarkacionin më Malin e Zi 

Edhe liderët e subjekteve politike opozitare do të takohen me përfaqësuesen e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, gjatë vizitës që të shtunën ajo do ta realizojë në Kosovë. Asaj do t’i paraqiten kundërshtitë për Asociacionin e Demarkacionin.

Mogherini, e cila është edhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, do të ndodhet në Prishtinë në kuadër të turit që është duke e zhvilluar në rajon. Ajo do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe kryeministrin Isa Mustafa. Do të vizitojë edhe urën qendrore në Mitrovicë që prej pasluftës ka simbolizuar ndarjen e qytetit që në jug të Ibrit banohet nga shqiptarët e në veri nga serbët.

Midis porosive që ajo pritet t’i lërë në Prishtinë, është zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë, dhe të ndërmjetësuara nga vetë ajo. Midis tyre është edhe Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila është konfirmuar të jetë jokushtetuese në shumë pika të saj. Veç kësaj, pritet të kërkojë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si një nga dy kushtet e vetme për liberalizim të vizave që i kanë mbetur Kosovës.

Me Haradinajn, Franca po dështon në drejtësi


Harry Bajraktari


Shtyrja e vendimit për herë të dytë për lirimin e liderit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe ndalja e tij edhe më tej në Francë nga një gjykatë lokale e Colmarit për shkak të një flet-arresti të Serbisë, lëshuar shumë vite më parë, është e pa drejtë dhe ka ngjyrim politik, një absurd që nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë.

Fotografia e Lec Mara

Ish kryeministri i Kosovës z. Haradinaj ka dalë i pafajshëm nga dy gjykime të gjata në Tribunalin e Hagës dhe ishte i vetmi që u gjykua dy herë për pretendime të krimeve të luftës që nuk i ka bërë.

Fotografia e Lec Mara
Pas gjithë kësaj, ai sot po mbahet peng në Francë pa asnjë argument të mundshëm. Është e habitshme sesi drejtësia franceze, e cila ka një demokraci të gjatë, të jetë ndikuar nga farsat e politikës sheveniste serbe, duke pritur gjoja" fakte" shtesë të pa qena dhe të falisifikuara.

Fotografia e Lec Mara

E tërë bota e di se krime masive kryen serbët kundër shqiptarëve, e jo luftëtarët e lirisë ndaj civilëve serb. E drejta nuk mund të gjykohet.

Fotografia e Lec Mara


Shtetet tona, Kosova dhe Shqipëria, duhet të bëjë shumë më shumë për kthimin e z. Haradinajt në atdhe.

Tendenca për të ndjellë re të zeza në qiellin e trazuar të Kosovës


Ajet Avdyli


Kosova me Ramushin në Francë A do të ja dal Kosova ta mbaj vetën, të përballet me këto probleme të shumta, që besoj shumë se, edhe një shtet si Gjermania e Turqia do ta kishin të vështir të i`a dilnin me këto probleme. Na mbetet të shohim në ditët në vijim, të shohim se ; çfarë do të sjellin këto re të zeza që e kanë mbulue qiellin e Kosovën. Ramush Haradinaj i cili po mbahet padrejtësisht në Kolmar të Francës, me aktakuzë të vitit 2004, të lëshuar nga Sërbija, apo ka diçka tjetër për tej kësaj mbetet të shifet në ditët në vijim, të presim edhe datën 06.04.2017, e të shofim se a do të marrë epilog ky problem që goxha shifet të jetë hijerëndë për Kosovën, duke e parë se jemi në krizë, në rrugëtimin e një identiteti politikë.



Qeveria e Kosovës e institucionet e saja, ishin në rrugë të mbarë drejt kërkesave të tyre për lirimin e Ramush Harandinat, kishte fakte e veprime konkrete të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Ministrisë së punëve të brendshme, këtë e dëshmoi edhe vllau i Ramushit Dauti në një emision.

Fotografia e Lec Mara


 Por përpjekjet institucionale sikur nuk po ja arrijnë ta qetësojnë masën, por edhe disa lider tashmë të kërkuara nga Gjykata Speciale, e cila tani shumë shpejt pritet të filloj me ngritjen e aktakuzave të para. Grat thonë ra kjo dekë e u pamë, rasti Haradinaj në Francë sikur ka nxjerrë probleme të mëdha që priten të lëvizin tani e tutje. Pikrisht dje në Parlamentin e Kosovës kishte disa përfaqësues të dalur nga lufta, nuk e di a kanë qenë të ftuar apo të paftuar, por sigurisht se të ftuar, me që miku i paftur është jo i mirëseardhur.





Tani që shefi i Paralmentit të Kosovës Kadri Veseli që është përgjegjësi kryesor, për drejtimin e Paralementi, por edhe për rregull e qetësi, si duket ka ndrruar mëndje tani, dihet se Vv, me disa përfaqësue të sajë e thanë publikisht se kanë qenë të furnizuar me gazë lotësjellës kryesisht prej tijë, e tani kemi kërcnime të drejtperdrejta edhe ate, duke u ngjitur në foltoren e Kuvendit, të një grupi që kryesisht thirren të jenë përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta.

Fotografia e Lec Mara

 A është ky një alarm për Bashkimin Evropjan, se Gjykata Speciale mund ta destabilizoj situatën në Kosovë dhe më gjërë, mendoj se po, pikrisht nga Z. Veseli. Kush i pregaditi e kush i orkestroi grupet e perfaqësuesit e dalur nga luft të futen në Paralamentin e Kosovës?, mendoj se kjo pytje kërkon pergjegjje në të ardhmen.

Fotografia e Lec Mara

Ne kemi ndëgjuar se, ka kërkesa e zëra në Kosovë, të subjekteve të ndryshme, kryesisht të atyre që po kërkojn « Rishikimin e ligjith mbi Gjykatën Speciale », në këtë temë i gjenë të bashkuar, disa subjekte politike, por edhe disa lider që janë koxha të fuqishëm në institucionet e shtetit të Kosovës.


Fotografia e Lec Mara

Mbrëm në emisionin Click të TV 21, Bilall Sherifi e pranoi publikisht se pajtohet me kërkesat e popullit siq e quan ai, për rishikimin e Ligjit per Gjykatën Speciale, por edhe ka një tendencë të hapur për anulimin e të njejtit. Tani po shifet shumë qart se Demarkacioni, Asociacioni, e të gjitha kërkesat e Opozitës dhe një pjese të disa deputetëve të Pozitës, janë kërkesa të sajuara, e nuk u han palla atyre as për kufirin e as për Asociacionin, por qëllimi është te Gjykata Speciale.

Fotografia e Lec Mara

AAK, me veprimet e saja po e dëmton rëndë Ramushin në Francë, nuk e di por të gjitha veprimet e liderve të AAK, por edhe të disa partive tjera politike po e dëmtojn shumë Ramush Haradinajn, kryesisht me sjelljet e tyre, me zhurmën, me deklaratat e tyre kunder Francës, me shamatën, me protestat në rrugë dhe shumë marifetllëqe që në një shtet demokratik nuk ndodhin këto gjëra, por u lihen institucioneve të shtetit të bëjnë punën e tyre. Dje vonë morrëm vesh se edhe VV ju ka bashkue protestës të ditës së shtunë, ku do të kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt.

Fotografia e Lec Mara

Nuk e di, por po më duket se dalja në rrugë e disave tani në këto momentie, nuk bëhet per Ramushin, por qëllimi i tyre është; mbrojtja e vetës së tyre, destabilizimi i Kosovës, tani po shifet qart. AAK po shifet se është një parti, që nuk ka njerëz për të drejtuar me partinë.

Fotografia e Lec Mara

Si mund të akuzohet Franca, kur Ramushi është në mbajtje pikrisht në Francë, kur dihet se akoma nuk është punë e kryer. A mund të ndikojn dekleratat e disa liderve të AAK por edhe partive të tjera te proceset që po kalon Ramushi në Francë, besoj se po, nuk do të hasin në veshin e shurdhur. Sikur e kam kryejue pershtypjen se disave nuk ju intereson fare Ramushi, por u intereson diçka tjetër!!!!!

Fotografia e Lec Mara

Deri tani ishte problem rasti i Astrit Deharit, tani u hesht nga Albini, u hesht edhe Muri në Mitrovicë me që u rrxue me vendosmërinë e kryeministrit Mustafa, Dardan Molliqaj deklaroi të nesermen se filloi ndertimi i një muri tjeter, u ndal Treni provokues i Sërbisë.

Fotografia e Lec Mara

 E tani uroj që sa më parë të marrë epilog rasti Haradinaj, por prap do të kemi kërkesa të tjera, të sajuara sepse tani na janë bërfë perditshmëri të kësaj opozite por edhe të një pjese të pozitës.

A është Ivanovi pro Maqedonisë, apo vetëm antishqiptar?

Islam Fejzullahu 




Nuk i mjafton Ivanovit të shprehë armiqësi kunder popullit shqipëtar shtetformues i republikes së Maqedonisë,sepse shqipëtaret nuk janë fajtor pse Maqedonija është shpikje artificiale si republikë e Titos sapër të permbushur apetitet serbomadhe per kolonizimin e trojeve shqipëtare dhe shkëputjen e tyre nga toka ëmë Ilire-Shqipërija e sotme!

Një fjalë e urtë popullore thot:Nëse dy vetë qe i takon ne rrugë të thonë qenke i dehur(i pitë),ndalu mbahu për banderi sepse diqka nuk është ne rregull me ty?

Ivanovit edhe në një artikull të më hershem për opinion ia patem perkujtuar se ai është president pion i një shteti artificial i formuar ne kohën e Titos me prapavija te rënda dhe qellime serbosllave për ndarjen dhe kolonizimin e trojeve shqipëtare dhe shkëputjen e tyre nga toka ëmë Ilire- Shqipëria e sotme londineze,është pion pikërisht dorë e zgjatur sllavoruse e cila qyshe heret e ka perfitue Gruevskin(ish kryeministrin) dhe pastaj Ivanovi është dashur definitivisht të jet ne sherbim të tij dhe politikës sllavoruse.Sa është ai pro Maqedon në aspektin kombëtar apo intelektual ai gjithëherë e ka deshmuar qe nga zgjedhja e tij ne atë post ne bazë të dekleratave te tij publike te cilat as konsumi i mbrendshem politik e shtetëror nuk i ka përkrah asnjëherë dhe automatikisht pa kalue 24 orëshi ai është tërhjekë nga deklerata te tilla përmes zëdhënsëve të vet,sepse si duket kapaciteti i tij apo diapazoni i tij intelektual është i kufizuar,i manget,i ceket?

Me keqardhje po e them se kohëzgjatjen e tij ne pushtet e kanë ndihmuar ne një menyrë edhe partitë politike shqipëtare si thot një fjalë popullore për të mos dëmtuar kumarinë e tyre me presidentin e vendit.Se a është anti shqipëtar mendoj se as ai vet nuk e din por ket e shef si rrjedhoj e politikës ditore kryesisht të shperndarë pikërisht nga Gruevski i cili ka mbetur jashtë loje per pushtet dhe dihet qka e pret nese bie nga pushteti sepse sllavoruset se mbrojnë dot të xhveshur nga pushteti sepse nuk iu duhet me tej,e për atë qfarë i ka sjellë vendit dhe popullit i kerkohet llogari?

Politika ditore e diktuar nga i tërë spektri nacionalist,hegjemonist e shovenist Maqedon e ka sjellë Maqedoninë ne ket situatë qe tani po perballet me pasoja politike,spikama ehapur e nacionalshovenizmit sllavomaqedon kunder shqipëtarve dhe te drejtave të tyre ka degradue edhe vënë ne pikëpyetje tani egzistencen apo jo të vet shtetit maqedon,por ne një formë edhe lideret shqipëtar i kanë bërë argat asaj politike te cilen do ta vuajnë edhe ata vet por ma teper populli sepse popullin e kanë perqa e shpartallue per interesa partiake vet lideret shqipëtar?

Se qfar ofron BE per Maqedoninë nete ardhmen sigurisht se jo ndonjë shperblim apo perkrahje jo pse ata eksponohen hapur qe nga presidenti e deri edhe teka ta cullaket mbeturina antishqipëtar,por sepse BE është deklaruar se nuk deshiron ndarje të reja dhe kufij të ri në ballkan.Mendoj se lideret shqipëtar po e viktimizojnë fillimisht popullin (elektoratin e vet shqipëtar dhe të tjerë) e pastaj edhe veten e vet duke i shkuar për shtati planit sllavorus ( perqaj e sundo-copto) sikur edhe Millosheviqi ne kohen e tij ne Kosovë.Do duhej qe ata pikërisht të jen unik ne keto zgjedhje qe i paten dhe te ken orijentim të perbashket me te vetmen alternativë të drejtata dhe liritë e popullit shqipëtar ne maqedoni siq janë arsimi,shëndetësija gjuha zhvillimi prosperiteti i tij,punësimi i përpjestuar i garantuar me kushtetutë e shum tjera,por si duket i ka kap edhe ata lakmija shum e madhe sikurse edhe lideret politik Kosovar per pushtet?

Tani si të veprojnë keta lider:Të heshtin para botes qe hapur sulmohen nga falangat sllavoruse te percjellura ne opinion nga Ivanovet,Gruevskat e Mialkovat e tjerë te cilet urrejtjen e shendrrojnë ne retorike politike per kapje të pushtetit gjoja se po mbrojnë kauzen shtetrore?Po sikur neser te deshmohen shqipëtaret dhe te perkrahen per ti ikur shtetformimit të Maqedonisë sikur edhe po kerkojnë sllavomaqedonet,ata e dijnë shum mirë se Maqedonija nuk do të ekzistoj ma tej.Mendoj se lideret politik shqipëtar të bashkohen dhe ti qasen politikes proeuropiane dhe kombëtare dhe te hejkin nga mendja lakminë per pushtet te jenë të sinqert para popullit te gjithë, ekanë një shembull të paster ne trojet tona mbarë shqipëtare,një kryetar komune siq është i nderuari dhe shum i respektuari Rufki Suma,kryetari i komunës së Hanit të Elezit, i pavarur A partiak me një qellim të caktuar:Qlirimi i Kosovës dhe zhvillimi i sajë! Fatkeqësisht edhe ai shum pak gëzon perkrahjen e institucioneve të Kosoves por me forcat e veta dhe te popullit po ia del,prandaj te gjithë lideret politik nete gjitha trojet etnike mendoj se kjo kohë deshmon qe iu duhet uniteti A partiak si bazë parimore shtetin dhe kombin

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...