Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/07

Nga Flori Bruqi : Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari



 Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të manifestimit për shënimin e 19 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.


Për të përkujtuar luftën e lavdishme dhe rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, në këtë akademi ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë, Prof.Dr. Hajredin Kuçi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Prof.Dr.  Haki Demolli, familjarë dhe bashkëluftëtarë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, deputetë, dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.




Para të pranishmëve të shumtë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli përkujtoi luftën dhe heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Familjes Jashari.



Ndërkaq, në emër të familjes Jashari, të pranishmit i përshëndeti Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

***



Fjala e ministrit  të FSK-së ,Prof.Dr. Haki Demolli , në Akademinë Përkujtimore:

Ne sot, 19 vjet pas, po përkujtojmë ngjarjet heroike të marsit të vitit 1998, ngjarjet e një marsi të zymtë, kur Kosovën dhe popullin e saj e kishte kapluar pushtimi i egër i okupatorit serb, e që njëherë njihet edhe si marsi i lavdisë kombëtare.

E bëri këtë periudhën më të lavdishme të vendit tonë, vepra e Komandantit Legjendar Adem Jashari, i cili kishte vlerësuar se liria e vendit është më e shtrenjtë se jeta e tij, se jeta e familjarëve të tij dhe më të dashurve të tij, duke ia bërë me dije popullit, se tani e tutje do të kishte ushtrinë e cila përfundimisht do ta çlironte Kosovën nga okupimi shekullor.

Lufta, rezistenca dhe rënia heroike e familjes Jashari, ishte një ngjarje, respektivisht një sakrificë dhe flijim i pashembullt për lirinë e kombit dhe të atdheut, çfarë historia jonë kombëtare por as ajo botërore, as nuk kishte parë e as dëgjuar kurrë më parë.Kjo luftë, shërbeu si një frymëzim i jashtëzakonshëm për mobilizimin e tërë popullit të Kosovës dhe të diasporës tonë, në angazhimin përfundimtar për çlirimin e vendit. Si rezultat i këtij mobilizimi gjithëpopullor, pas Epopesë së marsit ‘98, ushtria e Komandantit Adem Jashari me shpejtësi të meteorit, u rrit dhe u strukturuar në formacione ushtarake, duke çliruar dhe vënë nën kontroll zona të tëra të vendit tonë.Sukseset e shumta në fushëbeteja, të ushtrisë së komandantit legjendar dhe formacioneve të tjera ushtarake në Kosovë, ndikuan që të aktivizohet edhe diplomacia ndërkombëtare, e cila duke e vlerësuar si të drejtë luftën për çlirimin e Kosovës, fillojë të gjykonte dhe dënonte krimin dhe gjenocidin shtetërorë serb të kryer ndaj popullit tonë liridashës.

Image

Të gjitha këto zhvillime, rezultuan me organizimin e Konferencës së Rambujesë, e cila u pasua me bombardimin e caqeve policore-ushtarake të Serbisë nga forcat aleate të NATO-së, e që për epilog përfundimtar, pati kapitullimin e Serbisë dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.Andaj, në këtë akademi përkujtimore, duhet thënë se shteti ynë dhe kombi ynë përjetësisht do të jenë mirënjohës për të gjithë dëshmorët e rënë, për të gjithë ata që sakrifikuan gjakun dhe mundin për pavarësinë dhe lirinë të cilën është duke e gëzuar populli ynë.Jemi dëshmitarë se para tri ditëve, një gjykatë franceze ia shtyu edhe për një muaj ndalimin në shtetin e Francës, njërit prej komandantëve më të lavdishëm të UÇK-së, ish kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.Reagimi i organeve shtetërore dhe qytetarëve të Kosovës, ndaj një vendimi të tillë të gjykatës franceze ka qenë i menjëhershëm dhe i zëshëm.Kjo dëshmon se, populli dhe shteti ynë i çmojnë jashtëzakonisht shumë, luftën çlirimtare dhe sakrificën për liri, dëshmon se i çmojnë çlirimtarët dhe luftën e tyre çlirimtare të UÇK-së.Respektin dhe nderimin e popullit për luftën e UÇK-së, për lavdinë e luftëtarëve të lirisë, nuk mund ta zbehin as Gjykatat Ndërkombëtare e as Gjykatat Speciale, sepse UÇK-ja dhe luftëtarët e saj, kanë zhvilluar në përgjithësi një luftë të drejtë çlirimtare kundër makinerisë ushtarako-policore e vrastare të pushtuesit shumëshekullor, pra të Serbisë.Pasur parasysh situatat e këtilla si dhe sfidat politike me të cilat është duke u ballafaquar vendi ynë, në këtë periudhë të tranzicionit dhe të integrimeve, kërkojmë nga të gjithë akterët politikë, që të lënë anash interesat parciale politike, interesat e grupeve apo partive vetanake dhe të kenë parasysh vetëm interesin e përgjithshëm të popullit dhe shtetit të Kosovës, ashtu siç e kishte edhe Komandanti Legjendar me bashkëveprimtarët e tij, dhe të angazhohen në gjetjen e zgjidhjes së çështjeve politike të cilat janë tejet të rëndësishme për jetën e popullatës tonë dhe funksionalitetin e shtetit tonë të ri.




Në shkurt të viti 2008 mbi sakrificën e dëshmorëve, mbi gjakun e derdhur për liri, mbi mundin dhe angazhimin shumë shekullor të gjithë popullit tonë, Republika e Kosovës u shpall shtet i pavarur dhe sovran, i cili duhej të krijonte edhe organet dhe institucionet e saj. Në kuadër të krijimit të institucioneve të reja të shtetit tonë, u themelua edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, , që sot paraqet Forcën e Sigurisë të Kosovës së pavarur. Tash në përvjetorin e 19-të të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, shteti i Kosovës, pra Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në vazhdën e angazhimit për konsolidimin e organeve të veta më vitale shtetërore, do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese për transformimin e Forcës së Sigurisë.Që ky transformim është detyrë mbi detyrat e klasës tonë politike e dëshmon edhe votimi unanim kohë më parë, i Rezolutës për FSK-në, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i cili votim u bë pas debatit disa orësh lidhur me mandatin e ri të FSK-së.Forcat e Armatosura të Kosovës, përveç mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, objektivë tjetër madhore do të kenë edhe anëtarësimin në NATO, si dhe gatishmërinë për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse dhe humanitare në vende të ndryshme jo vetëm të Evropës, por edhe më gjerë.

Ngritja e shtyllës kryesore të shtetësisë së Kosovës, pra themelimi i Forcave të Armatosura, paraqet plotësimin e një dëshire tjetër të popullit të Kosovës, dëshire të Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.Shteti dhe Qeveria e Kosovës, përmes krijimit të Forcave të Armatosura dhe akterëve tjerë të sigurisë, do të ngritin shkallën e sigurisë së vendit, në nivel të tillë, ku të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të ndihen të lirë dhe të barabartë, pa dallim të përkatësisë etnike, religjionit, racës apo bindjeve politike, sepse ne jemi duke ndërtuar një shtet demokratik, me vlera civilizuese perëndimore. Pra thjesht Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë të të gjithëve dhe për të mirën e të gjithëve.Mirëpo, Qeveria e Kosovës dhe klasa e saj politike do të përmbush edhe obligime të tjera për popullin dhe shtetin e Kosovës.Konkretisht do të angazhohemi për ndërtimin dhe sforcimin e shtetit bashkëkohor të Kosovës, pra për ndërtimin e një shteti ku sundon ligji, shtet i cili iu ofron të gjithë qytetarëve, e në veçanti të rinjve, një perspektivë të ndritshme ekonomike, sociale, arsimore, kulturore si dhe mirëqenie të tërësishme.Pra do të punojmë për të ndërtuar shtetin që do të plotësojë kriteret dhe standardet për anëtarësim në NATO dhe integrime të tjera euroatlantike, ku do të bashkëveprojë me SHBA-të dhe aleatët tjerë që përkrahën çlirimin dhe ndërtimin e shtetit tonë.Në fund duhet thënë, se ndërtimi i shtetit të tillë të Kosovës, si një shtet i lirë i pavarur dhe demokratik, paraqet realizimin më të mirë të ëndrrës së Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari, të gjithë dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe luftëtarëve të lirisë.Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Lavdi familjes së madhe Jashari.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.

Ju faleminderit.


*****


Fjalim i ashpër i Kukzim Adem Jasharit: E keqja është shtrirë në institucionet e Kosovës

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Lulzim (Adem)  Jashari, biri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, pati kritika ndaj udhëheqësve të institucioneve.

Bashkë me Lulzim Jasharin, ishin edhe nipat e komandantit legjendar Adem Jashari.

Por, edhe pse ishte nën patronatin e tij, nuk erdhi në akademi kryeministri Isa Mustafa.

Por, biri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari me të marr fjalën nuk pati përshëndetje për asnjëri nga udhëheqësit e institucioneve, për të cilat pati shumë kritika. Theksoi se Kosova nuk po udhëhiqet nga idealet e atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Jashari: Kosova udhëhiqet nga individ që kanë harruar rrugën që na solli këtu


“Kosova nuk udhëhiqet nga ideali i të rënëve për lirinë. Sot Kosovën e përfaqësojnë individë sikur e kanë harruar rrugën që na ka sjell këtu ku jemi. Përfaqësues të Kosovës duket se nuk e kujtojnë thënien e Abdyl Frashërit. Qëllimi i Kuvendit të Lidhjes shqiptare, ishte t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit tanë. Përfaqësuesit tanë, kuvendarët tanë, duket se kanë harruar fjalët, lidhja shqiptare, besa shqiptare, trojet tona, madje kanë harruar edhe fjalët gjysh e stërgjysh, me një fjalë janë shkëputur nga tradita”, tha Jashari.

Jashari pati edhe disa pyetje për ata, që sipas tij, kaq lehtë e harrojnë traditën. Madje, ai ua kujtoi atyre një thënie të Luigj Gurakuqit, se qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti për t’ia ndërruar fytyrën Kosovës.
Image
Lulzim Adem Jashari: Qeveritarët tanë shpesh po e lënë Kosovën pa fytyrë

“A po përpiqen institucionet tona t’ia ruajnë fytyrën Kosovës, përgjigjja është jo. Madje qeveritarët tanë jo rrallë po ë lënë Kosovën pa fytyrë. Kohëve të fundit ka zhvillime që mund ta dëmtojnë rënd të sotmen dhe të ardhmen. Prandaj institucionet tona, duhet të jenë shumë të përgjegjshme që të mos cenohet e ardhmja e Kosovës. Ka një kohë të gjatë që institucionet tona të përkrahura nga ndërkombëtaret, po kërkojnë normalizimin e raporteve me Serbinë. Pra po kërkojnë normalizim dhe pajtim. Si mund të ketë pajtim me ata që nuk e njohin shtetin e Kosovës, si mund të ketë normalizim dhe pajtim me ata që përpiqen ta zhbëjnë Kosovën, si mund të ketë pajtim me ata që nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë bërë, madje siç thotë populli, u ka mbetur merak pse nuk kanë bërë më shumë të zeza. Nuk e di a ka një popull në botë që është viktimizuar, që ka qenë i pushtuar, të sillet në atë mënyr ë, sikur do t’i kërkojë falje ish pushtuesit”, shtoi ai.

Ai nuk u ndal me kaq, tha se sot e keqja është shtrirë në institucionet e Kosovës dhe se kjo duhet të ndalohet.

Image


Ndërsa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli vlerësoi lartë sakrificën e familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sipas kreut të Kuvendit, UÇK-ja ka qenë lëvizja më sublime e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Ai premtoi se shumë shpejt Kosova do të bëhet me ushtri.

2017/03/06

Nga Flori Bruqi : Vdiç shkrimtari shqiptar Arif Demolli(1949-2017)

Arif Demolli.jpg

Shkrimtari Arif Demolli ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, i lindur në 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës.Demolli vdiq sot me datën  6 mars 2017 në Prishtinë.


Në vendlindje mori mësimet e para, vazhdoi në Shkollën Normale dhe në Fakultetin Filozofik – gjuhë dhe letërsi shqiptare, në Prishtinë. Punoi në arsim, në gazetën “Bota e Re” të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në Televizionin e Prishtinës, në revistat “Fjala” e “Pionieri” dhe në Ministrinë e Arsimit.Dy nga veprat, librat “Ballkonet e një qyteze” dhe “Pëllumbat e kujtimeve” i janë ribotuar edhe në Tiranë. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit, shkollorë.

Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin Pjetër Bogdani të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori Çmimin letrar Vehbi Kikaj.



Para një viti, në 15 shkurt, në ambientet e Ministrisë së Kulturës të qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, të vlerësuuar nga një juri profesionale, për shkrimtarin e mirënjohur Arif Demolli, në një ceremoni të veçantë me rastin e ndarjes së çmimeve letrare për veprat më të mira, aktivitet ky i organizuar në kuadër të axhendës zyrtare të manifestimeve për shënimin e 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Image result for arif demolli

MYSAFIRI I MENGJESIT ARIF DEMOLLI 04.02.2014

https://www.youtube.com/watch?v=QEnAhCiUMz4



Me atë rast, laureati i shpërblimit më të rëndësishëm kosovar në letërsi, Arif Demolli, u shpreh se, “vetë edhe formulimi për vepër jetësore, pak më tingëllon si trishtueshëm, sikur erdh tek një pikë, sikur ka marrë fund gjithçka. Mirëpo unë besoj, kam dëshirë, dhe uroj të gjithë ata që e kanë fituar këtë çmim dhe do ta marrin, që kjo pikë të bëhet presje, dhe jeta të na vazhdoj dhe të krijojmë diçka të re”.
Related image


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi sot familjen Demolli. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit të shquar të Kosovës e mikut tim të dashur, Arif Demollit. Ndarja nga jeta e Arifit, është një humbje e madhe për familjen, për miqtë, për letërsinë shqipe dhe për shtetin e Kosovës”, shprehet kryeministri.

Mustafa vlerëson se, Arifi me veprën e tij letrare dhe veprimtarinë intelektuale dha kontribut shumë të madh për zhvillimin e krijimtarisë artistike e letrare, si dhe të jetës arsimore e edukative në Kosovë.


“Brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta përkujtojnë përherë jetën dhe veprën e Arif Demollit .

Related image

Andaj, më lejoni që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe”, thekson në mesazhin e ngushëllimit kryeministri Mustafa.

Related image

Telegram ngushëllimi familjes Demolli i ka dërguar edhe  Presidenti i  Akademisë së   Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane në New York Akademik Prof.dr.Skënder Kodra, duke u shprehur se, “ Shkrimtari Arif Demolli, me krijimtarinë e tij, ka dhënë shumë për artin letrar,shkollën shqipe .Ai deri në frymën e fundit punoi me devotshmëri duke dhenë një  kontribut të lart kombëtar  në pasurimin e jetës intelektuale, shkollore  e edukative për breza të tërë në  Republikën e Kosovës”.



Ndërsa, Prof.Dr.  Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në telegramin e ngushëllimit thekson se, “Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza”.


Arif Demolli shkroi këto v eprat letrare dhe tekste shkollore : 


Pëllumbat e kujtimeve 1978
Ballkonet e një qyteze 1979
Lushi si askushi 1980
Fjalim para tokave të vjetra
Njeriu i blertë
Ante portas
Shkullësit e përjetshëm
Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie 1993
Lushi në kopshtin e magjepsur
Druri ku duan të jetojnë të gjithë
Vdekja e Akanit 1990
Pse gjirafa ka qafë të gjatë
Farët magjike
Lulevera dhe Ylberi
Si mbetën gjallë shqiptarët
Pëllumbat e kujtimeve
Kur je më i vogli
Nën kafaz-tërë gaz,  2010
Plaku Zemërbardhë
Në gjuhë të tjera
Es war ein Dorf in Kosova,  Waldgut Verlag, Frauenfeld 2011

Tekste shkollore

Leximi 1-Leximi i klasës së parë
Leximi 2-Leximi i klasës së dytë
Leximi 3-Leximi i klasës së tretë

Skenar filmi

Klasa e 2-Klasa e dytë
Klasa e 3-Klasa e tretë
klasa e 4 klasa e katert

Përkthime

Pushtimi i lumturisë i nobelistit Bertrand Russell

Çmime

Çmimi letrar Ymer Elshani, për veprën më të mirë të botuar brenda dy karvanëve për veprën Në kafaz për gaz (2011).

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” për vitin 2015

“Mirë se na vjen president Nishani në Preshevë!

1 Nishani
Me ftesë të kryetarit Kamberi, presidenti shqiptar Bujar Nishani me 7 mars do vizitojë Bujanocin dhe Preshevën. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” nga kabineti i presidentit shqiptar, respektivisht nga këshilltari i presidentit Nishani prof.dr. Flamur Gashi, ai ka konfirmuar vizitën e presidentit Nishani, që do t’ia bëjë nesër në Lugines se Presheves.

Në anën tjetër Presheva dhe Bujanoca tashme janë pushtuar me flamuj kuqezi dhe bilborda te presidentit shqiptar Bujar Nishani me mbishkrimet “Mirë se na vjen president!..”

Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Ish-kreu politik i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanovcit dhe KKSH-së z.Jonuz Musliu është shprehur se “Kosova Lindore sot ka festë. Ketë feste e kemi pritur qe me shekuj qe te na vizitoj nje president shqiptar në Luginen e Preshevës dhe ja, më në fund u realizua ëndrra jonë. Ardhja e Nishanit ne Bujanoc dhe Presheve ka nje domthënje të madhe, eshte kjo nje vizite historike, vizite e mileniumimi tonë, meqë ky shekull do te jete i shqiptarëve..”

Musliu ne ketë interviste per agjencie e lajmeve “Presheva Jonë” ka sqaruar se “Nukloci nuk eshte president. por Nishani për shqiptarët e Luginës. Nishanin, ne nuk e presim si president te Shqiperisë, por të shqiptarëve. Si mund ta quajmë Nikolicin presidenti i ynë kur na e kthen pushken, kur kerkon lufte me shqiptaret?!. Ai, sikur të ishte vertete president i yne, do ta kishte vizituar bile një herë Preshevën. E dini se gjatë hostorise se Lugines se Presheves, kurrë kembë enje presdieni të Serbise nuk ka shkelur ?!..”

“Prandaj, zoti Nishani eshte edhe president i i yni te cilet i deshirojme mirsderdhje si ne shtëpine tij, buke kripe e zemër. Insitucione tona lokale, shoqatat e qytetaret te gjitha përgatitjet i kanë bëre nga tepia e kuqe deri tek kërkesat tona për presidentin e shqipareve. “, ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”, Musliu.

Se cfare do te bisedoni dhe kërkonin nga Presiudinti Nishani z.Musliu ne vazhdim ka pohuar se “bisedat do te perqëndrohen kryesisht rreth intensfikimit te bashkepunimit dhe vizitave me te shpeshta mes Tiranes dhe Presheves. Natyrisht do te prezentoje rpblmet , sheqëtsimet tona ne rarfshin kombëtar përballë politikave diskriminuese nga Beogradi. Derisa serbet kerkojne ndihme nga vëllezërit rus armatim, tanke e MIG luftarak, ne do t’i kërojme nga Tiranë nga vëllezrit tanë shqiptare përmes presidentit Nishanit lapsa, fletore dhe libra…”

Musliu ne fund ka theksuar se “nga Nishani si nje president i nje vendi, tashme me ndikim, anetare e NATO-s si nje faktor kyq i paqes dhe stabilitetit ne rajon, qe në bashkepunim nderkombëtarët te ushtrojne presion ne Serbi për të njohur diplomat e studentëve ku Beogradi dhe Prishtina qe 5-6 vjet luajne pingpong politik ne Bruksel me shqiptaret e Luginës duke avancuar statusin e serbëve në Kosovë..”

Populli shqiptar në Maqedoni nuk është shtetformues! Nga Skënder Karaçica



Nga Skënder Karaçica


(Rreth artikullit të Harry Bajraktarit me titull,,Me politikë kundër shqiptarëve nuk mund të zgjidhet kriza në Maqedoni,,botuar në gazetën,,Dielli,,më datën 3 mars 2017

Kundërshtimi i platformës politike shqiptare nga ana e presidentit Ivanov,që ka të bëjë me zgjedhjen e qeverisë së re dhe të institucionit ligjvënës të parlamentit të Maqedonisë,padyshim se ka krijuar krizë politike dhe me shenja të keqësimit të situatës në shkallë ndëretnike.Përkitazi me gjendjen e krijuar në këtë vend për shkak se proceset demokratike janë vonuar dhe kanë mbetur peng i politikës së keqe tash e sa vjet,ku me këtë krizë janë anashkaluar dhe anatemuar çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën e vet etnike në Maqedoni.

Për gjendjen aktuale të krizës politike në këtë vend multietnik,ku populli shqiptar si popull i dytë shumicë me një përbërje kombëtare 40 përqind,ende me aktin më të lartë juridik të Kushtetutës e ka statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,ashtu siç shkruan në artikullin e tij Harry Bajraktari.Po i tregojmë H.Bajraktarit siç ka vënë në dukje,,keqpërdorët Kushtetuta dhe ligjet,të drejtat tjera që u takojnë shqiptarëve me aktin më të lartë juridik,,me këto të dhëna të H.B.nuk mund të pajtohem,ndonëse Kushtetuta e ka vendos si parim se,,shteti i Maqedonisë është i popullit maqedonas dhe të tjerëve(!).Kush mund të jenë ata të tjerët,.prandaj z.H.Bajraktari populli shqiptar sipas të këtij akti të lartë juridik janë pakicë kombëtare dhe jo shtetformues.Mos të lejojmë që para faktorëve relevantë ndërkombëtar të flasim me faktet që shkon ndesh kundër të vërtetës historike se çështja shqiptare në Maqedoni ende nuk është zgjidhë në frymën e barazisë kombëtare të subjektivitetit në shkallë kushtetuese si shtetformues,por ka mbetur në pozitën e pakicës kombëtare që nga viti 1945 e deri me sot.

Pa ndryshimet e Kushtetutës aktuale dhe të amendamenteve ku pozita e popullit shqiptar si popull i dytë shumicë do të avancohet në shtetformues,duke e lanë pozitën e sotme denigruese të pakicës kombëtare në muzeun e kohës së pushtetit antishqiptar sllavo-maqedon,prandaj në këtë rrafsh H.Bajraktari dhe të tjerët mos të ngatrrojnë konceptin kushtetues që shqiptarët i ka lanë tash e një shekull në margjinat ligjore të pakicës me barasvlerën me pakicat tjera në këtë vend multietnik.

Këso kohe po me këto ,,vlerësime,,rreth krizës politike në Maqedoni,janë paraqitur edhe institucionet në Tiranën dhe Prishtinën zyrtyare,duke aluduar në ,,ligjet kushtetuese se ,,shqiptarët janë shtetformues,,si dhe ,,gjuha shqipe është zyrtare,,(!)duke i dhënë alibi aparatit shtetëror se ai nuk ka të drejtë të kundërshtoj çështjen shqiptare,kur po ky pushtet në Maqedoni përmes Kushtetutës i ka denigruar shqiptarët deri në atë shkallë që edhe përmes skandaleve ,,shkencore,,të Akademisë së Shkencave e të Artit në Shkup,për shqiptarët dhanë alarmin se ata paskëshin ardhur nga malet dhe në një tokë të ,,huaj,,e vërteta ata janë me shekuj në tokën e vet etnike.

Për fund po ritheksojmë se Harry Bajraktari në këtë paraqitje nga Nju Jorku,çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni e ka interpetuar nga distanca pa hedh dritë sa duhet ne realitetin e kohës se për pakicën kombëtare në Maqedoni vendos ,,shumica,,e bashkësisë sllavo-maqedone dhe jo bashkësia e dytë shumicë shqiptare etnike.Kur flasim dhe shkruajmë për krizën në Maqedoni dhe në takimet tona me miqtë tanë nëpër botë dhe Amerkikë,duhet të prezentojmë realitetin e hedhur të ligjeve antishqiptare që ka akorduar pushteti dhe segmente të caktuara me Kushtetutën e këtij vendi,që ndaj shqiptarëve ka vendosur pozitën e pakicës dhe jo shteformues.Shpresoj se H.B.këtë shpalosje të problemit të (pa)zgjidhur shqiptar në Maqedoni do të marrë me konsideratë!

******



Nga Prof. dr. ESHREF YMERI : Një komedi e shpëlarë grekoevropiane që s’dihet se kur do t’i ulet sipari


Image result for eshref ymeri

U bënë kaq kohë që analistët e “gjithëditurisë”, me llafet e tyre të pafundme nëpër gazeta dhe ekrane televizive, po u rrokanisin kokën njerëzve me krizën greke. Greqia na është bërë si puna e atij njeriut epileptik që s’dihet se kur do të shembet në tokë pa mend e pa gojë.

Në analiza të mëparshme nëpër faqet e internetit, kam theksuaer se Greqia ka qenë dhe vazhdon të mbetet kështjella e gënjeshtrës, e hajdutërisë, e hipokrizisë, e mashtrimit dhe e pabesisë. Se domosdo që Greqia nuk mund të jetë ndryshe, përderisa ajo ka notuar dhe vazhdon të notojë në detin e legjendave të stisura, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten thjesht legjenda, me lëndën e mashtrimeve të kulluara brenda vetes.

Sa herë që bie fjala për Greqinë, më kujtohet gazetari dhe shkrimtari francez Edmond Abu (Edmond François Valentin About – 1928-1885), autor i librave “La Grèce contemporaine” (Greqia bashkëkohore), “L’Homme à l’oreille cassée” (Njeriu me vesh të thyer), “Le Roi des montagnes” (Mbreti i maleve) etj.

Në librin “Greqia bashkëkohore”, të cilin e pati shkruar në vitin 1851, ai thekson:

“Greqia bashkëkohore është i vetmi shembull i njohur i një vendi, i cili ka falimentuar që ditën që është krijuar… Në vitin 1846, ministria e financave nuk hartoi një buxhet orientues dhe që asokohe kjo erdhi e u shndërrua në një normë të zakonshme për qeverinë greke… Kur rezervat e krijuara nga borxhet e jashtme qeveria i pati shteruar plotësisht, fuqive të huaja që e kishin marrë në mbrojtje Greqinë, për forcë të shpirtmirësisë së tyre, iu desh t’i përballonin vetë ato, sipas përqindjeve: sepse Greqia s’kishte para për t’i larë ato borxhe… Taksapaguesit grekë janë të mendimit se kryeedrejta e njeriut është e drejta për të mos paguar taksa… Ministria e luftës u paguan 600 mijë dhrami, kurse ministria e marinës – 250 mijë dhrami njerëzve, të cilët nuk janë as ushtarë, as marinarë” (Citohet sipas: Kristian Mijo. “Atlantico”. “Greqia ka falimentuar që ditën që është krijuar”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 28 janar 2013).

Pikërisht për këtë “kryetëdrejtën” e grekëve për të mos paguar taksa, 161 vjet më pas, bashkatdhetari i Edmond Abusë, kritiku i… restoranteve dhe shkrimtari Kristian Mijo (Christian Millau – 1928) vazhdon:

“Në Greqinë e Lashtë nuk ka pas ekzistuar një fjalë e tillë, si ekonomia. Por ama kjo do të thotë se të bësh politikë ekonomike në kushte të tilla, është, gjithashtu, e pamundur, apo jo? Jemi në gushtin e vitit 2012. Një kontroll tatimor në restorantin e portit në ishullin Hidra, erdhi e u shndërrua në rebelim. Pronarin e lokalit e nisën për në polici për faktin se llogarinë ai nuk ua kishte paraqitur asnjëherë klientëve të vetë. Por atë po e përkrahnin të gjithë sipërmarrësit e tjerë, të cilët bllokuan të gjitha rrugët detare për në Athinë. Ja se çfarë deklaruan ata për t’u shfajësuar:

“Ne në Hidër asnjëherë nuk kemi paguar taksa. Dhe po ju themi me saktësi se nuk kemi ndër mend të fillojmë ta bëjmë një gjë të tillë”” (po aty).

Këto mendësi paradoksale për të mos paguar taksa, të shoqëruara edhe me mendësi të tjera egoiste dhe anarshiste, si mosrespektimi i ligjit, grevëthyerja etj., grekët janë munduar t’i kultivojnë edhe në vendet ku kanë pas emigruar. Kjo ka qenë edhe arsyeja që banorët vendës herë-herë kanë protestuar fuqishëm kundër emigrantëve grekë.

Aleksandra Filindra, me prejardhje greke, profesore e asociuar e Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Ilinoisit, në një artikull të saj, flet për emigrantë grekë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada në vitet e para të shek. XX. Ajo rrëfen:

“Në vitin 1909, komuniteti grek u vu në shënjestër të sulmit të banorëve të qytetit Omaha të shtetit Nebraska, sepse pronarët e uzinave i shfrytëzonin punëtorët grekë si grevëthyes. Një turmë prej 3 mijë amerikanësh, iu afrua lagjes greke për t’i dhënë një ultimatum:

“Nëse dëshironi të mbeteni gjallë, largohuni nga Omaha”.

Në Nju Jork, pronarët e restoranteve kishin varur nëpër vitrina tabela me mbishkrimin:

“Ushqim i pastër amerikan. Pa minj dhe pa grekë”.

Diasporës greke në Amerikën e Veriut, gjatë disa dhjetëvjeçarëve, i është dashur të përplaset me racizëm, me ksenofobi dhe me një izolim social në kontinent, i cili pranonte si qytetarë vetëm “të bardhët”, kurse grekët i vlerësonte si një racë të ulët. Antropologjia sociale e asaj epoke i pati klasifikuar grekët si një komb i pazhvilluar në aspektin biologjik dhe moral. Prandaj argumentet racore të kësaj natyre i shfrytëzonin shteti dhe punëdhënësit, të cilët shkelnin të drejtat e emigrantëve grekë. Amerikanët i përbuznin grekët, meqenëse i vlerësonin ata të padisiplinuar, të pistë, të prirur për dhunë dhe kishin krijuar bindjen se grekët nuk janë të aftë për patriotizëm dhe për fisnikëri që vendi (Amerika) kërkonte prej tyre… (Citohet sipas: Aleksandra Filindra. “Pa minj dhe pa grekë”. Gazeta “Kathimerini”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru” 09 nëntor 2012).

Aleksandra Filindra përmend edhe një episod të ngjashëm me atë të qytetit Omaha që qe përsëritur nëntë vjet më vonë, më 1918, në qytetin Toronto të Kanadasë. Ajo thekson:

“…ky incident në historinë e Kanadasë ka një rëndësi të veçantë për ne, grekët, meqenëse në shënjestër të kanadezëve ishin emigrantët grekë. Në gusht të vitit 1918, më shumë se 5 mijë kanadezë sulmuan “grekët e pistë” që jetonin në Toronto” (po aty).

Lind një pyetje e thjeshtë: po si shpjegohet që në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX, banorë vendës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë, mes emigrantëve evropianë, sulmonin pikërisht emigrantë grekë dhe jo emigrantë, fjala vjen, polakë, hungarezë, austriakë, francezë, e le më pastaj gjermanë apo skandinavë etj.? Me sa duket, egoizmi dhe anarkizmi, që përbëjnë tiparet karakteristike të formimit psikologjik të grekëve, duhet të kenë qenë arsyeja kryesore që patën ngjallur revoltën e amerikanëve dhe të kanadezëve kundër emigrantëve grekë.

Po si duhen kuptuar gjithë ato pekule të Evropës Perëndimore për Greqinë, sidomos pas pranimit të saj në Bashkimin Evropian?

Pas shembjes së sistemit komunist, Greqia, me përkrahjen e fuqishme të Bashkimit Evropian, i pati mbushur mendjen vetes se vetëm ajo mund të bëhej “padronia” e Ballkanit, për, demek, “kultivimin” e vlerave të “demokracisë” në ish-vendet komuniste të këtij gadishulli. Për më tepër, në raport me Shqipërinë, ajo u bind përfundimisht se “mund ta vinte në jetë” ëndrrën e vet mbinjëshekullore për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Prandaj, në dhjetor të vitit 1990, kufijtë me Shqipërinë, po me aprovimin e heshtur të Bashkimit Evropian, ajo i hapi kat e kat, sikur të kishin qenë portat e ndonjë shtëpie publike, në mënyrë që emigrantët shqiptarë, të varfëruar deri në skajshmëri prej regjimit kriminal të Enver Hoxhës, të dyndeshin valë-valë drejt qyteteve greke. Sipas Karolos Papuliasit, ish-ministër asokohe, emigrantët shqiptarë do të shfrytëzoheshin si karrem për klasën politike të Tiranës, së cilës do t’i kërkohej të bënte lëshime pas lëshimesh, siç edhe i ka bërë faktikisht, për kënaqjen e epsheve të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipërinë e Jugut. Fill pas dyndjes së emigrantëve, Greqia mori masa të menjëhershme për dërgimin në Shqipëri të komisarit të vet politik, Anastas Janullatosit, i cili, duke shfrytëzuar veladonin e kryepeshkopit të kishës ortodokse, do të shërbente si kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë.

Kësisoj u krijuan rrethanat që Greqia, si “pararoja e demokracisë” në Ballkan, t’i drejtohej Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për t’i ofruar asaj kredi kolosale për mishërimin në praktikë të “vlerave të demokracisë” greke në ish-vendet komuniste të Evropës Juglindore, sidomos për përballimin e shpenzimeve për qindra mijë emigrantë të ardhur aty. Nevojën për sigurimin e këtyre kredive e bënë më të ngushme edhe përgatitjet për organizmin e Lojërave Olimpike të vitit 2004, në të cilat Athinës i duhej të mburrte me të madhe madhështinë e lashtësisë së qytetërimit të vet, i cili duhej të shërbente si “shembull” për qytetërimet e tjera. Kështu, “dashnores së Perëndimit” nuk ia prishën qejfin për asgjë, borxhet iu ofruan me zemërgjerësinë më të madhe, aq më tepër kur të gjithë në Perëndim ia kishin mbushur mendjen vetes se pas shembjes së komunizmit, vetëm Greqia mund të luante rolin “e pazëvendësueshëm” të “dados zemërmirë” në Evropën Juglindore. Dhe “dadoja” e zellshme greke, duke notuar në detin e kredive shumëmiliardëshe perëndimore, i ktheu mirë sytë nga Shqipëria. Këtu ajo, pas lëshimeve tradhtare që i bëri Tirana zyrtare, në dëm të interesave tona kombëtare, dhe me dijeninë e Bashkimit Evropian, vendosi të ngrinte varreza, memoriale dhe manastire për ushtarët kriminelë grekë që kishin rënë gjatë luftës italo-greke, duke siguruar paraprakisht blerjen e eshtrave të të vdekurve shqiptarë dhe reklamimin e tyre si eshtra të ushtarëve të vet. Për një pazar të tillë të pistë eshtrash, i cili del bukur në spikamë në filmin e regjisorit të talentuar Edmond Budina, duheshin shpenzuar shuma kolosale, të cilat Athina nuk i kurseu asnjëherë, se ato ishin “drekët” e taksapaguesve evropianë. Shuma të tjera kolosale ajo i shpenzoi për ndërtime kishash greke në mbarë territorin e Shqipërisë së Jugut, deri edhe në Tiranë, ku ka ngritur një kala gjigante ortodokse, tërësisht me simbolikë greke, për hapje shkollash greke, për pagesa pensionesh për qytetarë shqiptarë në moshë pensioni, të cilët jo vetëm që nuk kanë punuar në Greqi as edhe një ditë të vetme, por që as nuk e dinë fare se ku e ka adresën Greqia, për rekrutime spiunësh të të gjitha kategorive, deri edhe në sfera të larta të politikës shqiptare. Për të gjitha këto bëma të shtetit grek në Shqipëri, Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht në dijeni. Se diplomatët e vet këtu, në kryeqytetin shqiptar,i ka patur dhe i ka, dhe nuk mund të mos u ketë rënë në sy kalaja janullatiste që kur iu hapën themelet dhe derisa u përfundua mu në kryeqendrën e Tiranës, një kala kjo që u ka zënë frymën, deri në dritare, disa dikastereve qendrore të administratës shtetërore. Pra, Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht në dijeni që Janullatosi dhe administrata e tij grekoortodokse, si kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë, ka vepruar dhe vepron si një shtet shumë më i fuqishëm brenda shtetit zyrtar shqiptar. Se ndryshe si mund të siguroheshin mjete aq të shumta financiare për bëmat e lartpërmendura janullatiste, të cilat shteti shqiptar nuk do të ishte në gjendje t’i përballonte dot kurrsesi.

Bashkimi Evropian nuk mund të mos ketë qenë në dijeni për armatimin kolosal që Greqia pati grumbulluar me kalimin e viteve. Ato armatime sigurisht që u blenë me malet e parave që kreditorët e huaj i jepnin Greqisë pa kursim. Po pse i duhen Greqisë gjithë ato armatime? Me kë mendon ajo të hyjë në luftë? Me Republikën e Turqisë, para së cilës i shkojnë tetë në qase? Apo mos ndoshta me Shqipërinë, të cilën Greqia nuk e zë fare në hesap, se në të tillë derexhe e ka katandisur vendin tonë Tirana zyrtare. Ku ta dish? Mos ndoshta prandaj ajo edhe vazhdon ta mbajë në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940?

Veç kësaj, Greqia mori përsipër shpenzimet për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, me vetëdeklarim të kombësisë dhe të fesë, në mënyrë që të ndryshohej përbërja e saj etnike në favor të Greqisë. Dhe për këtë regjistrim ajo kishte marrë bekimin e plotë të Bashkimit Evropian, i cili, me sa duket, i kishte ngarkuar Greqisë rolin e krishterizimit ortodoks të popullsisë shqiptare. Prandaj edhe për realizimin e një vetëdeklarimi të tillë duheshin shpenzuar shuma marramendëse për blerje shqiptarësh “pa identitet”.

Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi në praktikë se cila ishte fytyra e vërtetë e Greqisë dhe sa ishte në gjendje ajo, sipas politikës dritëshkurtër të Bashkimit Evropian, të kryente misionin e “demokratizueses” së Ballkanit.

Në tallazin e krizës së rëndë që pllakosi Greqinë në vitin 2008 e në vazhdim, është kërkuar që të shpiken edhe “koka turku”, të cilat na qenkan “fajtore” për gjendjen ku është katandisur vendi. Kështu, mitropoliti Pirej, si përfaqësues i lartë i klerit grek, “i paska gjetur fajtorët”. Sipas mendimit të tij, përgjegjësinë për të gjitha problemet që ka shkaktuar kriza greke, na e paskan hebrenjtë e mbarë botës. Më 24 dhjetor 2010, në efirin e njërit prej kanaleve televizive kryesore të vendit, ai deklaroi:

“Për të gjitha fatkeqësitë tona ekonomike, fajin e kanë hebrenjtë e mbarë botës”(Citohet sipas: “Për krizën ekonomike të Greqisë fajtorë janë hebrenjtë”. Marrë nga faqja e internetit “poiskpravdy.com”. 24 dhjetor 2010).

Mitropoliti Pirej njoftoi teleshikuesit se lëvizja sioniste botërore, si edhe bankierët hebrenj, të tillë, si, fjala vjen, baroni Rotshild, qenkan përzier në një “komplot” që paska për qëllim dobësimin e kishës së krishterë ortodokse. Këto janë përçartje grekësh të lajthitur nga trutë që nuk duan ta kuptojnë se çfarë marrëzish nxjerrin nga goja. Mitropoliti Pirej do të bënte mirë të zbulonte faqe botës të vërtetën lakuriq se cila ishte arsyeja që Greqia, në vitet e Luftës II Botërore, shkatërroi me themel varrezat hebraike në Selanik dhe dhjetra mijëra hebrenj, në bashkëpunim me nazizmin gjerman, i degdisi për në kampet gjermane të shfarosjes në masë.

Ndërkohë, ditët e fundit, një tjetër mendje e lajthitur greke, del para opinionit publik grek dhe botëror me një tjetër deklaratë paradoksale, në të cilën kërkohet të bëhet kokë turku dikush tjetër për krizën greke. Analisti Meral Tamer shkruan:

“…vëmendjen time e ka tërhequr libri i ministrit të financave Janis Varufaksis (Yanis Varufaksis), me titull “Minotauri global”. Me gjithë rreptësinë e vet shkencore, libri është shkruar në një stil letrar që është befasues për një ekonomist. Duke bërë një paralelizëm me minotaurin e Kretës, të cilit athinjotët ishin të detyruar t’i paguanin një haraç, Varufaksisi i quan “minotaur global” Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, duke filluar prej viteve ’70 të shekullit të kaluar, vjelin një haraç nga pjesa tjetër e botës për financimin e buxhetit të vet dhe për deficitin e bilancit tregtar” (Citohet sipas: Meral Tamer. “Gjatë 200 vjetëve të fundit, flamurin e bardhë të falimentimit e patën ngritur 83 vende”. “Milliyet”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru’. 03 korrik 2015).

Duhet të jesh prift apo politikan i lajthitur grek që të dalësh në publik me deklarata të tilla marroqe. Sipas tyre, “fajin” për malet me para që Greqia ka marrë borxh nga kreditorët e huaj, e paskan hebrenjtë e mbarë botës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Sipas mendësisë greke, nuk mund të jetë ndryshe, se grekët gjithnjë janë mësuar vetëm të zhvatin dhe kurrë të mos japin. Se, sipas tyre, siç u përmend më lart, kryeedrejta e njeriut na qenka, demek, mospagimi i taksave! Një paradoks i pastër ky me autorësi greke.

Evropa Perëndimore, tradicionalisht, ka ushqyer një dashuri përvëlimtare për Greqinë. Për ç’arsye? Mos ndoshta për pozicionin e saj gjeografik? Për ishujt e shumtë për pushime turistike? Për gjatësinë e vijës bregdetare, e cila, ishullore dhe kontinentale, arrin në 14 mijë kilometra? Apo për monoteizmin e saj ortodoks?

Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se në këtë dashuri çmendurake të Evropës Perëndimore ndaj Greqisë, ka një paradoks: si është e mundur që Greqia, duke mos qenë kurrë një vend demokratik, të gëzonte dhe të vazhdojë të gëzojë gjithë atë përpkrahje të gjithanshme nga ana e Perëndimit demokratik? Se një vend, i cili, ashtu si edhe në mesjetë, vazhdon të mbetet nën pushtetin e fesë, nuk mund të jetë kurrsesi demokratik. Perëndimi vetë e ka larguar me kohë fenë nga shteti, kurse Greqinë e ka toleruar për t’i dhënë fesë një pushtet të pakufizuar. Dhe domosdo që ky pushtet i pakufizuar i fesë në Greqi, nuk mbahet me lëmoshat e besimtarëve, por ka në themel malet me para nga kreditë e huaja që shteti grek ia ka vënë në dispozicion pa kurrfarë kufizimi.

Një tjetër gazetar francez shkruan:

“Në Greqi, kisha, pavarësisht nga autonomia e saj, nuk është e ndarë absolutisht nga shteti. Priftërinjtë janë funksionarë shtetërorë me mjekra të gjata dhe me veladonë të zinj. Ata t’i zë syri gjithandej. Ata përurojnë shkolla në një mënyrë solemne, u thurin himne fitoreve sportive, janë në krye të qoshes në ditët e festave. Dy shtylla ka shoqëria greke: ushtrinë dhe kishën. Kjo ka bërë që, në vjeshtën e vitit 2011, qeveria e Jorgos Papandreut, objektet në pronësi të kishës, t’i çlirojë nga një taksë e posaçme në kohë krizash që e paguajnë të gjithë grekët.

E gjendur nën goditjet e kritikës, kisha qe mbrojtur me njëfarë statusi të veçantë, kurse paskëtaj filloi të tundte flamurin e ndihmës sociale: me kontributin e pamohueshëm financiar në jetën e njerëzve në nevojë” (Citohet sipas: Маtjе Маrtiniеr (Mathieu Martiniere). “Në Greqi kisha është më e fuqishme se shteti”. “Slate.fr.” Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 13 korrik 2012).

Gazetari francez citon fjalët e Effi Fokasit, një sociolog grek ky, drejtor i forumit të feve të shkollës londineze të ekonomisë, i cili thotë:

“Shtetit grek i ka hyrë frika nga reagimi i kishës, sepse kjo, historikisht, ka qenë pjesë përbërëse e rëndësishme e politikës” (po aty).

Duke qenë nën pushtetin e fesë, Greqia e ka pasur të pamundur të përqafonte vlerat e demokracisë dhe të kulturës perëndimore. Jorgos Kraloglu shkruan:

“Ka vetëm një rrugë për lulëzimin e vendit: të punojmë dhe ta sigurojmë vetë këtë lulëzim. Natyrisht që neve të gjithëve na e priste mendja se asgjë nuk mund të ndërtohet mbi bazën e sistemit politik bashkëkohor dhe të parullës së tij: “Shpërndaji të gjitha paratë!”. Një shprehje kjo që kishte hyrë në fondin e fjalëve të urta, me të cilën kryeministri Andreas Papandreu i qe drejtuar ministrit të financave. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi bazën e ujdive të zuzarëve, e shkërmoqjes së shtetit, e mungesës së ligjit, mbi themelet e mashtrimit, të cilat kanë qenë burimet kryesore të të ardhurave, të qarkullimit të parasë dhe të mirëqenies. Asgjë nuk mund të ndërtohet, bazuar në idenë e marrjes së borxheve, për të cilën ne tani jemi duke e pësuar dhe për të cilën kanë për ta pësuar edhe fëmijët tanë, minimumi gjatë dy dhjetëvjeçarëve… Greqia mendon sikur i përket Perëndimit, por, në të vërtetë, ajo nuk ka hedhur asnjë hap përtej Ballkanit… Shtimi i rendimentit të punës në sektorin shtetëror dhe zbatimi me etikë i ligjeve, janë detyrime që do të na krijojnë mundësinë të shkurtojmë prapambetjen nga vendet e kulturuara të Bashkimit Evropian” (Citohet sipas: Jorgos Kraloglu. “Greqia që kemi njohur ka perënduar një herë e përgjithmonë”.“
Capital.gr
”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 28 nëntor 2012).

E pra, ja cila është Greqia e vërtetë, e cila zyrtarisht quhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që, në të vërtetë, edhe si “demokraci”, edhe si “kulturë”, ka qenë dhe vazhdon të mbetet brenda caqeve të Ballkanit, shumë larg standarteve të demokracisë dhe të kulturës së Evropës Perëndimore. Prandaj ka shumë të drejtë analisti amerikan Robert D. Kaplan (1952), i cili Greqinë e quan “dashnore të Perëndimit” dhe “grua të Lindjes” (sipas librit me titull “Greqia – dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes”. Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë, 2002).

Ndërkohë, është vënë re se Greqia, kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike që e ka mbërthyer keqas nga mali i kredive të papaguara, po shikon me bisht të syrit nga “shtrati i burrit të saj të ligjshëm”: e ka kthyer një antenë nga Moska. Siç është bërë e ditur, kryeministri grek Tsipras, para do kohësh ka vizituar Moskën. Mandej, sipas një njoftimi të ditëve të fundit, “…udhëheqësi i SIRIZËS ka parashikuar një tjetër vizitë në Moskë edhe në muajin shtator të këtij viti… për të zhvilluar bisedime me qeverinë ruse” (Citohet sipas: “Vizita e Aleksis Tsipras-it në Moskë”. Marrë nga faqja e internetit “Grekomania”. 02 korrik 2015).

Po si duhet vlerësuar kjo lëvizje e fundit e Athinës drejt Moskës? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le t’ia lëmë fjalën një analisti rus. Ky është Matvej Ganapolski – 1953), i njohur si gazetar, si regjisor teatri dhe si një figurë publike, i cili, që prej vitit 1991, drejton radiostacionin “Jehona e Moskës. Në të njëjtën kohë, ai është edhe drejtues i një rubrike të gazetës “Moskovski komsomolec”. Ai përshkruan një tablo të botuar në faqet e internetit, në të cilën një klysh ariu athinjot, diku, në njërin breg të një ngushticë detare, ka marrë drejtimin drejt një horizonti të kaltër, duke u kapur pas një kthetre të një ariu paqësor rus. Ndërsa përballë tij, në bregun tjetër, në ca degë shkarpash gjëmbaçe, janë varur dy flamuj: poshtë – flamuri i Bashkimit Evropian, kurse lart – flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klyshi i ariut athinjot, me flamurin grek përpara vetes, ka kthyer kokën nga të dy flamujt e lartpërmendur dhe u ka nxjerrë gjuhën.

Dhe analisti vazhdon komentin e vet:

“Dy fjalë për faktin se çfarë fshihet pas asaj tabloje:

Greqia mori një mal me kredi nga Bashkimi Evropian. Pastaj ia mori valles Sirtaki (është një valle popullore që është krijuar në vitin 1964 për filmin “Greku Zorba”. Vallen dhe muzikën që e shoqëron, e ka krijuar kompozitori Mikis Teodorakis (1925). Kjo valle nganjëherë quhet “Vallja e Zorbës” – E.Y.). Paratë mbaruan. Mori përsëri një mal me kredi. Ia mori valles përsëri. Paratë mbaruan. Atëherë bolsheviku kryeministër Tsipras shpalli referendumin nëse duheshin shlyer borxhet. 61% thanë: “të mos shlyhen!” (Në këtë mes duhet nënkuptuar se njerëzit votuan jo vetëm “për të mos i shlyer”, por edhe “për t’i braktisur bisedimet për punën e shlyerjes”, në kuptimin: “unë nuk t’i jap dhe ti mos m’i kujto!”). Domethënë, shumica e njerëzve votoi për t’i braktisur kreditorët. Me sa duket, kjo është braktisja më e madhe masive në histori nga ana e vendit të Sofokliut, të Euripidit dhe të Fidit. Tani Greqia nuk e do më Perëndimin që i pati dhënë para, por do Putinin, sepse ky nuk e do Perëndimin. Sot, Greqia, duke ia marrë përsëri valles Sirtaki, me sa duket, pret ndihmë materiale nga Rusia, sepse, si puna e asaj damës së profesionit të kryelashtësisë, pranon të jetë trevë e subvensionuar e kujtdo qoftë. Si puna e Abhazisë dhe e Osetisë së Jugut, fjala vjen. Për ariun paqësor rus, ky është një shans që, për punë kredish, ta detyrojë Greqinë të dalë nga Bashkimi Evropian, të hyjë në Bashkimin Doganor (që përfshin Bjellorusinë, Kazakistanin, Rusinë, Armeninë dhe Kirkizinë, si një territor unik doganor – E.Y.) dhe të vendosë në territorin e Parfenonit (monument i arkitekturës antike, një tempull i lashtë grek ky që ndodhet në Akropolin e Athinës – E.Y.) nja dy “Iskanderë” (raketa ruse – E.Y.) paqësorë të paanshëm, për të drejtën e grekëve për të vazhduar të hedhin vallen “Sirtaki”, për të dërguar në Moskë ullinj dhe për t’u rrëfyer turistëve për heroizmin e stërgjyshërve, duke demonstruar gërmadha para syve të tyre. Dhe grekët do ta pranojnë një gjë të tillë se ata udhëhiqen nga shpirti i parazitëve të majtë. Të gjitha legjendat për ta janë thjesht legjenda. Përfundimi: referendumi në vendet e plebejve zbulon se masa kryesore e qytetarëve nuk është gjë tjetër, veçse një kope hajdutësh. Greqia, kam shpresë, do të fundoset, duke nxjerrë një mësim të mirë. Kurse historia do ta përfshijë këtë referendum në eposin e saj, sepse ky është monumenti më i thekshëm i saj dhe i historisë së saj të dikurshme, të harruar me kohë e me vakt” (Citohet sipas: Matvej Ganapolski. “Greqia, kam shpresë, do të fundoset, duke nxjerrë një mësim të mirë”. Marrë nga faqja e internetit “politolog.net”. 07 korrik 2015).

Tani, së pari, “dashnorët perëndimorë” të “dashnores greke”, duhet të tregohen një çikëz të mëshirshëm dhe t’ia lirojnë pakëz lakun që i kanë hedhur në fyt. Nuk duhen harruar kaq lehtë dhe kaq shpejt vitet e “dashurisë përvëlimtare”, kur Greqia kacagjelohej dhe ledhatohej tërë afsh në prehrin e tyre. Se duhet pranuar që “dashnorët perëndimorë” vetë e kanë fajin se paskan qenë fare kaqolë nga trutë kur “dashnores greke”, për vite e vite me radhë, i dhanë male me para, duke harruar faktin që “dashnorët” asaj i duheshin për qejf, kurse “burrin” ajo e do për hall. Prandaj asaj nuk mund t’i shtrohet kërkesa për kthimin e borxheve gjigante se s’ka ku t’i gjejë paratë.

Së dyti, kreditorët perëndimorë nuk kanë dashur ta marrin parasysh një paralajmërim të ish-presidentit grek Karamanlis, i cili, në vitin 1981, pikërisht atëherë kur Greqia u pranua në Bashkimin Evropian, pati deklaruar:

“Greqia është një azil të çmendurish” (Citohet sipas librit të lartpërmendur të analistit Robert D. Kaplan, f. 40).

Pra, Bashkimi Evropian, në formë kredish, i pati ofruar male me para një azili të çmendurish. Vetë e ka fajin se me azilin e të çmendurve nuk merret kush. Prandaj le të heqë dorë nga kërkesa për kthimin e borxheve. Por mund të gjendet edhe një rrugëzgjidhje. Se Greqia nuk do të jetë në gjendje kurrën e kurrës të shlyejë një borxh prej 350 miliardë dollarësh.

Nga të dhënat e shtypit dhe nga faqet e internetit, është bërë e ditur se politikanët pasanikë dhe oligarkët grekë kanë të depozituar në bankat e Zvicrës një kapital gjigant prej 600 miliardë dollarësh. Kryeministri Tsipras pse nuk i kërkon Bashkimit Evropian ta ndihmojë për t’i ngrirë këto shuma kolosale që ata i kanë grabitur nga kreditë e ardhura nga jashtë vendit dhe t’ia kthejë Bankës Kombëtare Greke? Me këto kapitale financiare mund të shlyhen borxhet për bukuri, vendi të shpëtojë një herë e mirë nga kthetrat e krizës ku e katandisi politika e PASOK-ut dhe e “Demokracisë së Re” dhe krerët e tyre të përfundojnë në bankën e të akuzuarve, si hajdutë kriminelë. Këtë të bëjë kryeministri Tsipras dhe jo të rri e të rrahë gjoksin se gëzuaka përkrahjen e shumicës së popullit grek. Se simpatia e popullit është si puna e shigjetës së peshores: një herë shkon përpara, një herë shkon prapa.

Populli dhe shoqëria

Image result for eshref ymeri

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Para do kohësh, në internet, kam lexuar me mjaft interes tre artikuj emocionues.




 I pari titullohet“Kush do ta çmontojë “bombën politike” në Shqipëri [VOAL, 28 dhjetor 2016], me autor zotërinw Besim Dervishi. I dyti ka për autor profesorin e historisë, zotërinë Rasim Bebo dhe titullohet “Uniteti e bën forcën” (Bota Sot. 06 janar 2017).

 Të tretin e ka botuar Prof.as.dr. Enver Bytyçi dhe mban titullin “Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!”(Agjencioni Floripress. 04 janar 2017).

Para se të shpreh ndonjë mendim modest, dëshiroj të citoj dy personalitete të shquara të kulturës ruse:
Kritiku i shquar Visarion Bjelinski [1811-1848], ka shkruar dikur për Rusinë:

“Ajo përfaqëson në vetvete pamjen e tmerrshme të një vendi.., ku… nuk ka jo vetëm kurrfarë garancish për jetën e njeriut, për nderin dhe për pronën, por madje as rend policor, ama ekzistojnë vetëm korporata gjigante hajdutësh dhe grabitësish të llojllojshëm nëpër zyra” (Citohet sipas faqes së internetit “Adskije novosti”. 09 mars 2014).

Mendoj se fjalët e Bjelinskit, të hedhura në letër mbi një shekull e gjysmë më parë, vazhdojnë të tingëllojnë aktuale edhe sot e gjithë ditën për Rusinë putiniane. Po ama fjalët e tij tingëllojnë mjaft aktuale edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën e ditëve tona. Sepse edhe Shqipëria e qeverisjes së Rilindjes majtiste, edhe Kosova e qeverisjes majtiste, po e vazhdojnë ecjen nëpër shtigjet e Rusisë putiniane. Dhe Brukseli bën sikur nuk e kupton.

Shkrimtari i shquar i ditëve tona Viktor Jerofejev (1947) deklaron:

“Unë jam kategorikisht kundër që popullin rus ta quajmë shoqëri… Shoqëria ekziston pakëz në Moskë… Në vendin tonë shteti është më i rëndësishëm se shoqëria… Kurse shoqërinë që ne e quajmë, gjithsesi, shoqëri evropiane, ajo, përkundrazi, është e mendimit se njeriu është më i rëndësishëm se shteti. Të tillë njerëz ne i kemi të paktë…

 Mendoj se 1% zënë gjithë-gjithë mbeturinat e shoqërisë ose, së paku, ca individë të shpërndarë sa andej-këndej. Inteligjencia… është e përçarë sipas familjeve, sipas profesioneve, po ashtu. Sepse ato profesione që kanë lidhje me shtetin (regjisorët, aktorët), kanë marrë drejtimin për andej, nga ministria e kulturës, ama direktivat atje janë të prera…

Unë jam i arratisur nga ai morg, sepse këtu kemi të bëjmë me “shtëpinë e të vdekurve” (Citohet sipas: “Viktor Jerofejev: Jam kategorikisht kundër që popullin rus ta quajmë shoqëri”. Faqja e internetit “Gordon”. 04 janar 2017).

Ka plotësisht të drejtë shkrimtari i shquar Viktor Jerofejev. Sepse Putini po ndjek gjurmët e carizmit rus dhe të diktaturës sovjetike. Tradicionalisht, Rusia, sidomos që kur erdhi në pushtet dinastia e Romanovëve në vitin 1613 dhe deri sa u përmbys gjatë revolucionit bolshevik të vitit 1917, popullin rus e pati mbajtur vazhdimisht nën psikozën e luftës. Edhe bolshevikët nën të njëjtën psikozë i mbajtën popujt sovjetikë deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

 Le të kujtojmë luftën e përgjakshme civile të viteve 1918-1920, luftën me Finlandën në vitin 1940, ndërhyrjet në Poloni, në Hungari dhe në Çekosllovaki dhe deri te lufta në Afganistan. Pas shpërbërjes së Bashkimit sovjetik, u zhvilluan dy luftëra në Çeçeni, lufta në Pridnjestrovje, lufta në Abhazi, lufta në Osetinë e Jugut, lufta në Gjeorgji, lufta në Ukrainë, aneksimi i Krimesë dhe tani, së fundi, lufta në Siri.

Për të gjitha këto prapësi që ka bërë Kremlini, ku ka qenë populli rus, djemtë e të cilit janë bërë kurban i politikës dhe i diplomacisë ruse? Populli rus ka heshtur, sepse nuk ka shoqëri ruse, siç e vë në dukje me shumë të drejtë shkrimtari Viktor Jerofejev. Sepse po të kishte shoqëri ruse, do të kishte vetorganizim, do të dilnin njerëz të shquar nga radhët e inteligjencies që ta ngrinin popullin peshë më këmbë dhe t’i tregonin vendin klikës së çmendur të Kremlinit, e cila edhe sot e kësaj dite udhëhiqet nga mendësitë kolonialiste të perandorëve rusë për pushtime territoresh të huaja.

Por po të heqim një paralele me popullin rus, ku nuk ekziston shoqëri ruse, mund të thuhet me plot gojën se edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, për analogji, ekziston një popull shqiptar, por nuk ekziston një shoqëri shqiptare. Sepse po të ekzistonte një shoqëri e tillë, me siguri që ajo nuk do të lejonte që populli të shtronte kurrizin para të gjitha prapësive që ka bërë klasa politike gjatë këtij çerek shekulli në Shqipëri dhe gjatë nëntë vjetëve në Kosovë

Këtu mund të radhiten disa ngjarje, për të cilat populli shqiptar ka heshtur në një mënyrë tragjike. Ka heshtur sepse mungon pikërisht ajo shoqëria shqiptare me aftësi vetorganizuese dhe me intelektualë me vetëdije të lartë kombëtare në krye.

Kisha ortodokse ka më shumë se një çerek shekulli që funksionon si filial i kishës shoviniste greke, me në krye një misionar të shovinizmit grekokaragjoz. Por feja ortodokse, siç na mëson Noli i madh, është pasuri shpirtërore e mbarë kombit shqiptar. Populli shqiptar ka heshtur për këtë tradhti të Ramiz Alisë dhe të pasardhësve të tij që lejojnë Janullatosin në krye të kishës ortodokse, të tjetërsuar tashmë.

Populli shqiptar ka heshtur për ngritjen e kishave me simbolikë greke në Shqipërinë e Jugut dhe të katedrales gjigante në qendër të Tiranës, të ndërtuar tërësisht me simbolikë greke. Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka heshtur për ngritjen e varrezave dhe të memorialeve në nderim të ushtarëve agresorë grekë.

Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka heshtur kur presidentët grekë, si Stefanopulos dhe Papulias kanë deklaruar se Korça dhe Himara janë tokë “greke”. Ka heshur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka heshtur kur kryepeshkopi shovinist serb Irinej deklaroi në mes të Tiranës se Kosova është Serbi.

Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka heshtur kur eurodeputetja shoviniste qipriote Eleni Theocharous deklaroi në mes të Tiranës se Himara dhe krejt Epiri i Veriut janë territore greke që nga lashtësia.

Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqiptar ka heshut kur flamuri grek u ngrit në kalanë e Himarës, në përforcim të deklaratës shoviniste të eurodeputetes qipriote.

Ka heshtur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare. Populli shqipat ka heshur kur filloi dhe mbaroi ndërtimi i murit ndarës të “Berlinit shqiptar” në Mitrovicën e Veriut. Ka heshur sepse nuk kemi shoqëri shqiptare.

Në këto kushte, uniteti që e bën forcën,sipas profesorit të nderuar të historisë Rasim Bebo, në këndvështrimin tim, është i pamundur. Është i pamundur, sepse, siç u përmend më lart, kemi popull shqiptar, të nënshtruar kokë e këmbë para klasës politike për shkak të varfërisë që e ka pllakosur dhe nuk kemi shoqëri shqiptare, nuk kemi intelektualë me personalitet kombëtar që t’i thonë “ndal!” politikës zyrtare që shquhet për mercenarizmin e saj. Varfëria e popullit është pengesa kryesore për krijimin e shoqërisë shqiptare.

 Ajo është aleati kryesor i klasës politike të Tiranës dhe të Prishtinës. Kjo klasë politike ka bërë të mundur që, nëpërmjet varfërimit shkallë-shkallë të popullit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, njerëzit e panënshtrueshëm të braktisin vendin dhe aty të mbeten vetëm “delet e Krishtit”, ca individë këta kukulur, kurrizshtruar, të cilët i rrinë lepe-peqe klasës së oligarkëve politikë që i shtyp pa mëshirë. Ky është një krim i rëndëqë krerët e politikës në Tiranë dhe në Prishtinë i kanë bërë mbarë kombit shqiptar. Prandaj zotëria Besim Dervishi, në artikullin e lartpërmendur, shkruan me një maraz të thellë në zemër:

“Vaso Çubrilloviçi, Ivo Andriçi, Jani Koleti, Ilia Garashanini kishin planifikuar dëbimin me dhunë të shqiptarëve… Por ata kurrë nuk e kishin menduar se shqiptarët do t’i përzinin vetë shqiptarët. Nuk e kishin menduar se një grusht të vetquajtur politikanë, të cilët do të rrëmbenin pushtetin politik dhe bashkë me të dhe pushtetin ekonomiko-financiar, do të bënin atë që armiqtë më të egër nuk e kishin bërë dot që prej viti 1844. Shpërnguljen e shqiptarëve refugjatë”.

Dikur, princesha Dashkova [1743-1810] e pati pyetur perandoreshën Ekaterina II [1729-1796] se pse po lejonte të hapeshin aq shumë pijetore në mbarë Rusinë. Perandoresha iu përgjigj:
“Është më lehtë për ta qeverisur një popull pijanec”.

Prandaj edhe klasa politike shqiptare, në varfërimin e përhershëm të popullit, shikon mënyrën më të leverdishme për ta sunduar më lehtë dhe për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, duke mos lejuar krijimin e shoqërisë shqiptare

Në një artikull me titull “Domosdoshmëria historikee ribashkimit kombëtar”, të botuar në internet më 03 dhjetor 2012, kam theksuar se për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje ku na ka katandisur kjo klasë politike dhe me këto troje etnike të copëtuara në disa shtete, duhet të dalë në skenë një klasë e re politike, me vetëdije të lartë kombëtare dhe me një program mbarëkombëtar.

Por sot, duke gjykuar me gjakftohtësi për situatën e krijuar dhe të konsoliduar tashmë në mungesë të shoqërisë shqiptare, kur populli shqiptar i rri lepe-peqe klasës politike në pushtet, kurse inteligjencia me formim nacionalist nuk ekziston, e kam të vështirë ta besoj se do të jetë e mundur dalja në skenë e një klase të re politike.

Sepse kush na siguron që edhe klasa e re politike nuk do të mercenarizohet, siç ka qenë e mercenarizuar klasa politike e periudhës së sundimit komunist dhe kjo e tanishmja që po e sundon popullin prej më shumë se një çerek shekulli?

Eshe sikur të ishte e mundur dalja në skenë e një klase të re politike me dinjitet kombëtar, ajo duhet të ketë në krye edhe intelektualë të rinj dhe të moshës së mesme, të shkolluar në vendet perëndimore, të brumosur me normat juridike të shtetit të së drejtës dhe me integritet të admirueshëm nacionalist.
Një javë pas zhvillimit në Tiranë të protestës së qytetarëve shqiptarë më 18 shkurt, të organizuar me thirrjen e opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike zotëria Lulzim Basha, deklaroi:

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin, le t’i bëjë mirë llogaritë, se ndryshe do t’i fshijë nga zyrat.Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak.

Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet.

Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grush. Për çdo padrejtësi, goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund” (Citohet sipas: “Thirrjet për luftë, Prokuroria regjistron procedimin penal për Lulzim Bashën. Sa vite burg meriton”. Faqja e internetit “BalkanWeb”. 27 shkurt 2017).


Nga fjalët e mësipërme të zotërisë Lulzim Basha, në këndvështrimin tim, rezulton se ai u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile dhe për reagim të menjëhershëm para atyre njerëzve të pushtetshëm, të cilët nëpërkëmbin të drejtat e tyre. Kësisoj ai bën thirrje për zgjimin e vetëdijes qytetare të popullit shqiptar, për kultivimin e aftësive vetorganizuese, me qëllim që ai të mbrojë veten në mënyrë të organizuar nga dhuna e heshtur që ushtron pushteti kundër tij.

Pra, ai bën thirrje për krijimin e shoqërisë shqiptare që duhet të jetë mbi shtetin, dhe jo shteti mbi shoqërinë shqiptare, si deri tani.

Në kushtet e diktaturës komuniste kishim të bënim me përballjen me dhunën e hapur të pushtetit, i cili, për një fjalë të shprehur kundër tij, njeriun e thjeshtë e rraste pas hekurave dhe e dënonte me vite burg. Kurse sot, në kushtet e pluralizmit, përkundrazi, kemi përballëdhunën e heshtur të pushtetit, i cili, njeriun e thjesht, në rast mosbindjeje, e lë në mëshirën e varfërisë ekstreme, çka e detyron ose të braktisë vendin, ose të shtrojë kurrizin para tij.

Me fjalë tjera, sot kemi të bëjmë me një diktaturë neokomuniste në kushtet e pluralizmit.
Me mënyrën se si Kryeministri Rama dëshironte të ushtronte një dhunë të heshtur kundër qytetarëve që ishin kundër alternativës majtiste, lexuesit e nderuar janë njohur gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në njërin nga takimet me zgjedhësit, ai pati deklaruar:

“Kush voton opozitën, është budalla dhe PD po bën një fushatë për të mbledhur budallenj. Gratë e demokratëve të ndahen nga burrat e tyre budallenj, të bëhen të zgjuara, domethënë socialiste.


Opozita është destruktive. Nëse votoni kandidatët e djathtë, qytetet dhe fshatrat tuaja nuk do të marrin asnjë investim nga qeveria” (Citohet sipas: Mark Marku. “Unë jam budalla”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 15 qershor 2015).

Kjo ishte një deklaratë paradoksale, sepse Kryeministri Rama, mes masës së votuesve, kërkonte të kultivonte parimin e nënshtrimit kristian, siç predikohet në Bibël:

“Duajini armiqtë tuaj, bekojini ata që ju mallkojnë, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë dhe faluni për ata që ju fyejnë dhe ju përndjekin” (Citohet sipas: Bibla sipas Mateut, 5, 43).

Pra, me këtë deklaratë absurde, Kryeministri Rama kërkonte të grumbullonte rreth vetes njerëz kurrizshtruar, të cilët të ndienin kënaqësi në nënshtrimin dhe në poshtërimin e vetvetes para pushtetit. Me fjalë të tjera, ai, tërthorazi, propagandonte mazokizmin* në radhët e popullit shqiptar.
Prandaj deklaratën e sipërcituar të zotërisë Lulzim Basha e konsideroj si thirrje kundër mazokizmit dhe jo si thirrje për luftë. Me këtë deklaratë, Kryetari i opozitës, në njërën ose tjetrën mënyrë, ka marrë përsipër të krijojë shoqërinë shqiptare në mjedisin shqiptar, që kësisoj të realizohet ajo që thotë shkrimtari i madh rus Viktor Jerofejevi: të kemi një të tillë demokraci, ku, si në vendet perëndimore, njeriu të jetë më i rëndësishëm se shteti dhe jo e kundërta, që shteti të jetë mbi njeriun, siç ndodh në Rusinë putiniane dhe në Shqipërinë “rilindiane” që ka shpikur majtizmi shqiptar në të dyja shtetet shqiptare.

Le të shpresojmë që zotëria Lulzim Basha, si një intelektual i formuar në mjediset e kulturës perëndimore, do ta çojë deri në fund misionin e vet për krijimin e shoqërisë shqiptare, për emancipimin dhe ndërgjegjësimin e saj se pushteti duhet të jetë në shërbim të saj, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të çlirohen një herë e përgjithmonë nga kompleksi i inferioritetit që kanë manifestuar deri tani para dhunës së heshtur të pushtetit.

Në këto kushte, nxitimin e prokurorisë për procedimin e zotërisë Lulzim Basha për shkak të deklaratës së tij, e konsideroj të nxituar dhe naive, ashtu siç edhe rezultoi në të vërtetë.
Santa Barbara, Kaliforni
06 mars 2017
-------------------------
*Në respekt të lexuesve të thjeshtë që nuk e kanë informacionin e duhur, dëshiroj të theksoj se termi mazokizëm(masochism) përdoret në kuptimin: prirje për të gjetur kënaqësi, duke përjetuar poshtërime, dhunë ose tortura. Këtë term e pati përdorur për herë të parë psikiatri dhe nevrologu austriak dhe gjerman Riçard fon Kraft-Ebing (Richard von Krafft-Ebing - 1840-1902) në një monografi me titull “Psikopatia seksuale”(Psychopathia sexualis), të botuar në vitin 1886. Një prirje të tillë ai e pati emërtuar mazokizëm, sipas emrittë shkrimtarit Leopold Zaher-Mazoh (Leopold Ritter von Sacher-Masoch - 1856-1895), në romanet e të cilit janë përshkruar prirje të tilla.

* Artikulli "Populli dhe shoqëria" i botuar në "Bota sot", censurohet nga origjinali  që është  i botuar në "Floripress" nga studiuesi i mirënjohur shqiptar Prof.dr.Eshref Ymeri :

Populli dhe shoqëria


http://floripress.blogspot.com/2017/03/populli-dhe-shoqeria.html

Ndërsa në Bota sot :

Populli dhe shoqëria


http://direct.botasot.info/opinione/665243/populli-dhe-shoqeria/
 Të tretin e ka botuar Prof.as.dr. Enver Bytyçi dhe mban titullin “Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!

Ndërsa teksti orgjinal i profesor Dr.Eshref Ymerit është sa vijon:

Citojmë : Të tretin e ka botuar Prof.as.dr. Enver Bytyçi dhe mban titullin “Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!”(Agjencioni Floripress. 04 janar 2017).

Gjesti i tillë nuk i bënë nderë redaksisë "Bota sot "!


Nga Fritz RADOVANI : SHKOLLA SHQIPTARE “PA DYER’ E DRITARE”

 Pjesa e V.

SHKOLLA  SHQIPTARE
“PA  DYER’ E  DRITARE”



PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”



Shkruan Fritz Radovani 

■Ishte e vështirë me shpetue nga një “Revolucion shkatrrues kulturor e njerzor i 1967”, që në Shqipni kishte fillue nga viti 1944, kur në 1945 në Jalta Shtetin Shqiptar e mori lumi dhe Shkodra, qendra e kulturës sonë dhunohej nga barbarët sllavë të Ballkanit. Nuk mjaftuen jugosllavët e malazezët komunistë, po sollen edhe grekët me djegë Pazarin...
Në vitin 1962 nga Kabineti Pedagogjik i Shkodres si disenjator, më transferuen në Shkollen Liria, mësues i klasës së parë. Shkolla atje ka një pamje të bukur perballë Kalasë Rozafat, Pazarit Vjeter dhe Liqenit të Shkodres. Ndertesa asht kenë shumë e vjeter dhe nga balkoni i shkollës shihej gjarpnimi i rrugëve të Pazarit po edhe i atyne të Kështjellës. Vetem tue pa muret e shkretnueme të Bigjistenit, mendja më fluturonte tek thëmelet e edukatës sonë morale Shqiptare “Besë, Burrni dhe Bujari”, të ruejtuna nder shekuj e të trashigueme brez mbas brezi, që u zevendsuen me “pabesinë, spijunllekun, poshtersinë” veti të edukatës marksiste leniniste, per t’ arrijtë shkombtarizimin tonë nga shovenistët sllavokomunistë të Jugosllavisë, të Bashkimit Sovjetik stalinist, të laperave kinez të Maos “Madh”, me një grup tradhëtarësh homoseksual ku, ma i dijtuni i tyne Enver Hoxha, jo vetem ishte pa shkollë, po në kokën e tij antishqiptare i kishte mbetë vetem fanatizmi anadollak i mejtepeve të Gjinokastres dhe urrejtja per Kulturën e Veriut, për të cilen, nuk kursente as Kosoven, dhe as Fadil Hoxhen... Perveç, kolltukut vet !
■Aty ku filloi ndertimi i Shtetit Shqiptar me Shkollat e Para Shqiptare në Veri në 1632... pikrisht, aty u zevendsue Formula “Atdhé, Fé, Perparim”, me “Enver, Tito, Stalin”!
Shqipnia u zhyt në llomin e injorancës dhe urrejtjes antiveriore, me kurset që u hapën për “edukimin” e kuadrove terroristë të partisë komuniste dhe të “mësuesëve” në kurset e analfabetëve, që shumë shpejtë i shohim në drejtimin e PKSh, komitetet ekzekutive, seksionet e arësimit, dhe në bankat e deputetëve të Kuvendit Popullor. Sherbimi i tyne per shkombtarizimin e Shqipnisë, u fillue në dy drejtime: Në perdhosjen e Historisë së Shqipnisë, me fallsifikime dhe gënjeshtra tue fillue nga shifra e 28.000 dëshmorëve të “luftës nacional – çlirimtare”, mija gjermanëve të vramë, dhe një së “vertetes” së vetme të pashpallun edhe sot: “Disa mija Shqiptarëve, të vramë e të pushkatuem nga brigadat partizane në luften civile me vllazen të vet në Jug dhe në Veri, gjatë vitit 1941 – 1946...”.
■Ndersa, fronti i dytë ishte kundër “shkollave të Gegënisë”, me heqjen e Emnit të At Gjergj Fishtës në letersi, (atëherë e sot) e deri tek vargu i dijetarëve të vertetë në të gjitha shkencat tona që vazhdojnë me kenë të dëbuem nga shkollat Shqiptare Perparimtare!
Shkatrrimi i Shkollës Shqipe fillon në vitin 1944 me okupacionin e të gjitha Programeve në të gjitha Shkollat Shqiptare nga sllavokomunistët jugosllav të Titos, shpartallimin e thëmeleve tona kombtare dhe, me fallsifikimin e Historisë së vertetë të Popullit tonë. Shkatrrimi i bazave shkencore në Histori dhe në Gjuhësi e Letersi kombtare Shqiptare, që në fillimet e para e deri sot, jo vetem kanë ndikue në formimin e një rinisë pa asnjë dije me baza shkencore kombtare, po edhe i ka dhanë asaj kahun antiatdhetar. Kjo asht kenë një vazhdimsi edhe në periudhën sovjetike staliniste dhe maoceduniste me qellim nga komunistët e Lindjes dhe të Perëndimit, politikë së ciles i kanë sherbye pa kursim tradhtarët tanë të betuem, me vazhdue rrugën e tyne antishqiptare, edhe kur “ata me të vertetë u merziten me ngatrresat dhe vllavrasjen tonë të pashpirtë e mizore”.
■Të gjitha “ideologjitë” antikombtare hynin e dilnin nga shkollat tona pa ma të voglen vështirsi, vazhdonin groposjen e vlerave tona dhe iknin me dafinat e poshtersisë së vume kraheqafë  nga “drejtuesit e shtetit shqiptar dhe akademija e shkencave të RPSSH”, që me paturpësi vazhdojnë me u krenue edhe tue u varrosë të pështymë nga Populli ynë.
■Në gjurmët e tiranëve Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, edhe pse i shohin mirë pasojat e veprimeve të tyne antishqiptare (vetem per me ruejtë kolltukun e vet të paprekun), ata tradhëtarë që me veprat e veta dje shkatrruen lidhjet historike me Europen Perparimtare edhe sot, vazhdojnë me paturpësi si mësuesit e tyne me u paraqitë si “ateistë”, kur në të verteten ata vazhdojnë me fanatizem anadollak porosinë e mësuesit të vet E. Hoxhës: “Shqiptarët duhet ti referohen Kur’anit!” në librin E.H. “Shenime per Lindjen e Mesme” prej të cilit zbatuen piken e parë: “Shqipnia – Antare e Konferencës Islamike 2 XII 1992”.
Nga epshi i mbetun prej robnisë turke, u dashunuen me shovenistët e Titos, dhe pa kalue as tri vjet u shkerdhyen me Stalinin, bolshevikun vrasës rus...E kur Hrushovi i njohu mirë, shkuen me u çveshë edhe nder shiltet kineze të Maos, që u kishin mbetë pa provue.., e ai ju mësoi: “Kur shkoni me fjetë, tek grazhdi mos shkelni barin!!...”(Citatët)
Çka nuk po mësohet nder shkollat e Trojeve tona, perveç Atdhetarizmit dhe Historisë së Vertetë të Popullit Shqiptar, ku tue fillue nga Figura e Heroit tonë Kombtar Kastriotit, ■ASNJË student nuk njeh fare ajken e Kulturës Shqiptare tue fillue me Dijetarët e 1462:
Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI,  At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ,  At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj...

■Shkrimtarët dhe “Akademikët” tanë sot thonë: “Ata që u shemben... U shemben...!”
Dhe, shembja e plotë u perfundue me “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967”!
Detyrë e detyrueshme per “me drejtue...” ishte kenja “agjent i sigurimit të shtetit...”
Ata që u vune në shenjester, shumica perfunduen nder pranga ose edhe ma keq.
Ndersa, nder drejtuesit e vjeter, shohim një zevendsim të mnershëm pothuej nder të gjitha institucionet kulturore, arsimore dhe deri naltë në Byro politike të K.Q. PPSh... Ku pa frikë mund të themi: “Aty ishte mbretnia e injorancës, imoralitetit dhe terrorit!”...
■Nuk po shkoj ma gjatë por me qytetin tim ku, mbas mbledhjeve të mëshefta të Partisë që ato ditë në Shkodër i drejtonte nga Instituti i Naltë Pedagogjik Ramiz Alia, “shokët”: Xhemal Dini, Musa Kraja, Prenk Sokoli, Halit Isufi, Hilmi Habovija, Angjelin Kumrija, Jovan Vujoshi etj., këta agjentë besnikë që ishin ajka e Sigurimit të shtetit per arsimin e kulturen, vëndimet ia përcillnin rinisë mbasi tek “njeriu ynë i ri” ishte mbështetja e tyne dhe piksynimi per shkatrrim. Në mbledhjet e rinisë ma të besueshmit u ngarkonin me detyrat e Partisë dhe vazhdohej me brohoritjet nga kori i vagabondave “e ardhmja e Partisë”: “Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!” Ishte pra, “Vigjilenca” që kishte tregue rinia dhe organizatat e pionjerit me rastin e festave fetare ndër dyert e furrave të lagjëve, me vërejtë dhe me spijunue se kush ban ambëlcina... Sot, kjo farë e keqe mund të jenë edhe “ministra e diplomatë”... E kjo duhej vazhdue kundrejt mësuesve dhe profesorëve të tyne... që kanë “mbeturina të vjetra” dhe kishin perfundue shkollat në Perëndim...
***
■“Kuku per ta, çka na ka gjetë ne...”, thonte një plak që kishte njoh Enverin dikur të ri...
Mundohen “disa” me na mbushë mendjen se “ka pasë ndonjë që e mashtroi Enverin” kryesisht, kur u matufos... Disa po kerkojnë me gjetë edhe “të mirat” që ka ba kur ishte tue ngordhë... Dhe, me paturpësi po mundohen me ua shpjegue rinisë poshtersitë e tij. Jo, jo, ai ishte terroristi që shpjegojnë shokët e shkollës, ai ishte vrasësi i kunatit të vet Bahri Omarit, e që nipi i tij Fatos Omari e njohu mirë dajen,  ai ishte që burgosi kushrinin e vet të njohun në Shkoder Prof. Muhamet Hoxhën... E ai burgosi Foto Balen dhe, në Gjinokaster vrau ke i erdhi perdoresh madje, edhe pafaj!
■HAPJA E DOSJEVE ka me ju nxjerrë bojen! Sot ju nuk jeni tjerë nga ata terroristë që:
“Popullin Shqiptar e keni vra, po nuk mundeni ma me e rrejtë dhe mashtrue!”
Mos harroni se, keni dishrue me pa një Popull pa të ardhme e keni: “Shkatrrue Shkollat”!
Baza e shkatrrimit asht Programi i PPSH dhe i “Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, që pasohej nga ministritë perkatëse dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve... !
■Edhe sot Shkollat tona Shqiptare janë “pa dyer’ e dritare”...
            Vazhdon Pjesa e VI.
Melbourne 6 Mars 2017.






(Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.)

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...