Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/08

Djaloshi më qeleshe të bardhë në librin e Noel Malcomit me titull"“Kosova një histori e shkurtër” është Ramë Syla i Januzajve




Image result for noel malcolm
Noel Malcolm

Djaloshi i cili u bë ikonë e librit të historisë sonë kombëtare që është shkruar nga studiuesi anglez Noel Malcolm, është komshiu i parë i imi mësuesi i pensionuar Ramë Sylë Januzaj, nga katundi Isniq, Komuna e Deçanit, i cili rastisë që te fotogafohet dhe të bëhet pjesë e librit kushtuar Kosovës.Noel Malcolm me librin “Kosova një histori e shkurtër” e cila pershkruan historinë e Kosovës nga periudha antike e deri në kohët moderne!
Image result for noel malcolm

Ramë Sylë Januzaj ,plotë dyzetë vjetë punoi dhe i edukoi në aspektin kombëtar dhe shkencor shumë nxënës të Rrafshit të Dugagjinit! Ai ishte shqiptari që e shoqëroj këtë libër në kopertinë!

Image result for noel malcolm

Ai është gjallë sot ka 75 vite,dhe po mbahet mirë,por vitet kan kaluar e djaloshi ende e ka te freskët kujtimin,kur e fotografuan në vitin 1969,e kujton me mallë atë periudhë,ai e tregon një rast kur kjo kopertinë në një format të madhë u vendos në Londër,dhe komuniteti serb donte ta shqyente,por shqiptarët ishin perleshur fizikisht ta mbrojnë fotografinë e djalit me qeleshe te bardha e me plis!..

2017/03/07

EDI RAMA ZBATON AMANETIN E BERISHES PER BASHKIM KOMBETAR


Fotografia e Flori Bruqi
Rexhep Shahu



Z. Rama ti gjithçka mund te jesh e mund te behesh, por jo patriot, nuk di as mundesh, te mungon ky dimension, kjo permase reale.

Per ta patur kete dimension ti behesh karikature, deformohesh, cenon rende ate Ramen real qe je, Ramen natyral te vetmjaftueshem.


Mjaft duke kopjuar z. Rama, ju nuk mund ta kopjoni deri ne kete shkalle Berishen. Nuk mund te beheni ai qe nuk je kurre ne asnje rrethane apo menyre sepse nuk eshte koha, nuk te favorizon koha dhe gjithe jeten tende publike ke punuar kunder te qenit patriot, kunder kesaj permase te munguar te dimensioneve tua.


Te gjitha rolet te kane hije, din ti besh te gjitha, bash te gjitha, por jo patriotin. Ti mund te behesh çfaredo qe nuk je, por nuk behesh dot patriot. Behesh karikature dhe une ndjehem keq qe kryeministri im te behet karikature dhe ta tregojne me gisht edhe me inferioret ne rajon si karikature qe botohet dikund ne fund te gazetes me mbushe hapsirat boshe.


Provove vjeshtave te shkuara te shkoje e te shkelqeje ne Beograd, por ra kallaji shpejt sepse nuk ishe ti qe je atje, por thjeshte karikatura jote, ishe kukulla Rama qe kurdisej gjetke nga e si te ecte, cfare e si te fliste, ke e sa te zemronte, si e pse te shitej ai qe nuk ishte ne thelbin e vet.



 Edhe me tallavasportin e pazarin politik te ndeshjeve ku shite e bleve çfare te thane dhe kishe veç nje qellim, te fitoje ndonje buzeqeshje nga Vuçiqi dhe ata qe te derguan atje per te krijuar liderin e ri rajonal...
Image result for edi rama dhe aleksandar vucic

Ti je me i natyrshem, me i ndershem, me i besueshem duke i dhene çelesin e Tiranes kengetarit serb te kallashit qe nxiste e motivonte ushtaret serbe kunder shqiptareve ne luften a betejat e fundit shqiptaro-serbe se sa si patriot shqiptar qe "lufton" per Kosoven ne Beograd kunder Vuçiqit, apo ne tavoline ne zyren tende ngjyre moteli duke pozuar me drejtuesit politike te shqiptareve ne Maqedoni, apo duke bere tallavambledhje qeverie me Hashimin apo Mustafen, apo duke bere llogje fjalesh neper studio ne Prishtine, ku ende askush nuk te ka pyete troç, çfare ke bere konkretisht per Kosoven?

Image result for edi rama dhe droga

Pse nuk e rregullon punen me Vuçicin qe te lejohet transmetimi i energjise dhe nuk frymezon gazeta per flete rrufe patriotike apo fleta nderi me korniza per patriotizmin tuaj te madh e te shndritshem. Berisha beri Udhen e Kombit duke u kundershtuar prej teje, po ti cfare bere per Kosoven?


Berisha thirri mes stadiumit ne Shkup, djem punoni per bashkimin kombetar, ti thirre ne zyre drejtuesit shqiptare dhe u kujdese qe te shfaqej deri te Trump fotoja jote e patriotit duke bere bashke shqiptaret, duke zbatuar amanetin e Berishes, djem, punoni per bashkimin kombetar.

Image result for edi rama dhe droga

Gjeje veten z. Rama, mjaft duke kopjue Berishen se je kopje e keqe shume larg origjinalit.

"Mësuesit e mijë të dashur :Maxhun Bruqi, Xheva Bruqi-Hajdari,Ali Hjdari, Sabrije Hajdari "!



Fotografia e Dardane Balaj

Prof.Xheva Bruqi-Hajdari

Xheva Bruqi- Hajdari(1937), ish profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë  shqipe në njërën nga shkollat  fillore të Kosovës, ka arritur që me ngrohtësinë e sajë  t'i bëjë për vete nxënësit me të cilët ajo  punojë mbi dyzetë vjetë në arsim. Këtë po e dëshmojnë tani shumë letra të nxënësve adresuar asajë që është ende  gjallë dhe shëndosh !

****

Të fitosh zemrat e nxënësve si një mësuese  fshati e moshës së re, e para mësuese  nga fshati  me Normale të kryer në Prishtinë - në Rrafshin e Dugagjinit  ishte  thuajse sikur ta prekësh pikën më të lartë të  horizontit apo vetë Hyjin!




Prof. Maxhun Bruqi (25.12.1928-02.04.2016)

Yjet shëndrrisin në qiell netëve të vona shumë ...,  që në të nesërmen ta furnizojnë me energji mësuesën  tonë të dashur Xheva Bruqi-Hajdari,  e cila  punojë  mbi dyzetë vjetë  më devotshmëri kombëtare -sistematike  me ne nxënësit e sajë ....Ajo  fill pas Luftës së II-të Botërore kishte një cak që ia kishte dhënë për obligim dhe amanet i vëllai i sajë  , njeri prej mësuesve të gjenratës së dytë të Normalës së Gjakovës(1948/49 ) profesori  i gjeografisë , i ndjeri Maxhun(Rexhep) Bruqi. 


Vëlla dhe motër   synuanë   hapjen e  shtigje të reja udhërrëfyese për jetën e nxënsve të tyre :

Akademik Prof.Dr. Isuf Krasniqit, Prof.Dr. Sylë Tahirsylaj, Prof.Nepe Binakaj - Peraj, Prof.dr.Mirlind Bruqit; Prof.dr.Musa Rizajt,Dr.Burbuqe Bruqit,Dr.Smajl Avdimetajt, Dr.Sylë Bruqit,Dr.Arif Tahirsylajt  e mijëra nxënësve tjerë !!!


Drita e yjeve mishëron punën e zellshme e sublime  edhe të një mësueseje tjetër  të dashur katundi-Sabrije Hajdarit , pedagoge  subtile, edhe atëherë kur nxënësit dinin  t'ia cingërisin nervat  shumë shpesh këtyre mësuesve fshati.



Fotografia e Dardane Balaj


Prof.Ali (Metë)Hajdari

Xheva Bruqi- Hajdari, profesoreshë e  gjuhës shqipe;Sabrije Hajdari ,mësuese e artit figurativ ;profesor Ali Hajdari (i ndjerë) ;profesor Maxhun Bruqi(i ndjerë) ishin pishtarët e arsimit shqip në Rrafshin e Dugagjinit në një  shkollë  fillore që ishte njera prej shkollave eksperimentale  më të mira në ish Jugosllavi   , kanë  arritur që me ngrohtësitë e tyre  t'i bëjnë për vete nxënësit me të cilët  ata  punuan  mbi dyzetë vjetë më ditarë në dorë ...


Fotografia e Dardane Balaj

Prof.Sabrije(Metë) Hajdari

Këtë po e dëshmojnë tani shumë letra të nxënësve adresuar atyre  , por njërën prej tyre që do ta shpalosim më poshtë është pikante dhe atë e ka shkruar një  burrë mbi 64 vjetë  që i falënderon për dashurinë që kanë  treguar  këta mësimdhënës - përherë me ta dhe shokët e tyre!


Fotografia e Nebih Bunjaku

Unë Flori Bruqi ,të gjithë këta i kisha mësues shkolle  në Shkollën  fillore  "Liria" të Isniqit(tash Sh.F."Isa Boletini në Isniq të Deçanit), në emër tim  dhe të shokëve  dhe dhe shoqëve të klasës( Nepe Binakaj-Peraj,Xhavit Rexhahmetaj,...e qindra të tjerëve) i Falenderojë nga zemra!



"Mësuesit e mijë të dashur  :Maxhun Bruqi, Xheva Bruqi-Hajdrai,Ali Hjdari, Sabrije Hajdari "!

Mënyra si na trajtuat dhe se  si na përcollet  mësimin, bëri që të dashurohemi me  të gjithë ju  dhe përmes jush ,të dojmë edhe librin  !


Gjithçka që shkruhej në to, mundohem  ta transferoja në hardiskun tim të trurit përmes sqarimeve t'juaja  të mrekullueshme dhe t'i ruaj ato për të mos u fshirë asnjëherë nga truri im!


Gjithëmonë me respekt, ish  nxënësi  i juaj i dashur!


 Flori Bruqi 



Në Prishtinë,7 mars 2017.

Letër mësuesit tim!

10419398_891508314203263_4428088464980274818_n

Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet nga dita, në të cilën u ula në bankën e klasës së parë, kujtimi i asaj dite për mua ka mbetur i freskët.

Xhiroj së prapthi shiritin e kujtesës dhe ja tek më shfaqen përpara imazhet e asaj dite të paharruar, në të cilën ti mësues i dashur, na mirëprite me buzëqeshje, me ëmbëlsi, sikur të ishe prindi ynë, pasi ti i tillë u shndërrove, për aq vite sa ishim nxënësit e tu.

Mësuesi im! Mënyra se si na trajtoje, se si na e përcillje mësimin, bëri që të dashurohem me librat, që të mos më duken gogol, por përkundrazi, të më dukeshin si shokë, me të cilët të kaloja pjesën më të madhe të ditës, të përkujdesesha për ta, t’i mbështillja që të dukeshin bukur.

Gjithçka që shkruhej në to, mundohesha ta transferoja në hardiskun tim të trurit. Më pas aty i jepja komandën e ruajtjes pa të drejtë fshirjeje, derisa të jem gjallë.

Mësuesi im! Ti jo vetëm që më prezantove me të gjitha shkronjat e gjuhës tonë, por dhe më mësove t’i shkruaj bukur, e me to të krijoj fjalë, e fjalëve t’i jap kuptim.

 Gjithë këtë, vetëm ti e bëre o mësuesi im. Çdo mëngjes zgjohesha me gëzim, pasi do të vija e do të takohesha me ty, të më mësoje; të më këshilloje; të më qortoje; të gjitha këto ndikuan pozitivisht në ndërtimin e personalitetit tim.

Ti zgjodhe një profesion fisnik, atë të mësuesit; të edukuesit; të përçuesit të dijes; dhe atë e kreve e je duke e kryer me shumë sukses. Këtë e dëshmojnë dhe ish nxënësit e tu, një prej të cilëve jam dhe unë. Përpara se të ishe një mësues shëmbëlltyrë, ti ishe një njëri model, me virtyte të larta të moralit. Ti ishte gjeneratori dhe katalizatori që zgjove dhe u dhe jetë energjive dhe talenteve të mia. Ti ishe dhe je burim i suksesit tim në çdo fushë që kam lëvruar.

Sa herë që vinte 7-Marsi, ti nuk prisje prej nesh as dhurata dhe as buqeta lulesh, pasi ti na konsideroje buqetën tënde me lule shumëngjyrëshe, që lëshonin aroma nga më të këndshmet. Ti na ftoje në shtëpinë tënde dhe na gostisje sikur të ishim mysafirët e tu më të shtrenjtë. Ti përpara se të na hapje portat e dijes, na hape portat e zemrës tënde, dhe me bagazhin e pashterur të dijes që posedoje, vadisje, ujijse dhe pasuroje intelektin tonë të etur.

Çdo fjalë që ti thoje, më dukej e madhe; çdo lëvizje dhe punë e jotja më dukej e matur; çdo vlerësim i yti ndaj meje më inkurajonte pa masë dhe më shtynte të punoja më fort; të përpiqesha më tepër; të të kënaqja me arritjet e mia.

 Të shëndriste fytyra sa herë që vinim të përgatitur në mësim. Sa herë që përmend emrin tënd, njeriun e mirë kujtoj; sa herë që është në fokus portreti i një mësuesi shembullor, imazhi yt më paraqitet para syve. Sa herë që më pyesin se kujt ia dedikoj suksesin tim të deritanëshëm, përgjigja ime je ti, pasi një pjesë të mirë të rrugës që kam ndjekur, ma tregove ti. Gjurmët e tua tek unë, nuk ishin të përkohshme, por të përjetshme.

I dashur mësues! Sot, për fat të keq ka ndryshuar perceptimi dhe syri me të cilin shihen mësuesit nga nxënësit. Ka ndryshuar gjithashtu edhe konsiderata dhe këndvështrimi edhe për librat, si dhe për dijen në përgjithësi. Sot, librat shihen si një barrë e rëndë që u ka rënë mbi kurriz nxënësve dhe që duan të lirohen prej saj një orë e më parë. Në ditët e sotme, mësuesit nuk gëzojnë të njëjtin respekt nga ana e nxënësve të tyre. Shkollat nuk shihen më si djepi i dijes dhe arsimi nuk konsiderohet më si elementi kryesor dhe bazamenti i lartësimit të një individi, të një shoqërie dhe të një kombi.

Nga ana tjetër shohim mësues, të cilët janë zhveshur nga përgjegjësia dhe amaneti i përçimit të dijes tek brezat e rinj, tek filizat e sotëm dhe nesër ndërtuesit e së ardhmes.

 Dikur mësuesit i motivonte puna përpara rrogës, ndërsa sot ndodh e kundërta. Dikur, s’kishte prind që të mos shtynte dhe të dërgonte në shkollë, me hir ose me pahir, fëmijët e tij, ndërsa sot ka prindër që s’duan t’ia dinë për arsimimin dhe edukimin intelektual të fëmijëve të tyre.

Dikur fëmijët i gjeje nëpër shkolla, ndërsa sot do të gjesh me qindra e me mijëra nëpër rrugë duke punuar punë të ndryshme, dhe e gjithë kjo nga skamja e madhe që ka goditur familjet e tyre, apo do të gjesh edhe nga ata që merren me vese të ndryshme negative dhe të pakontrolluar nga prindërit.
Sot, për fat të keq, shkollat tona të cilat në teori dhe praktikë duhet të jenë djep i dijes dhe qytetërimit, janë shndërruar në vatra të degjenerimit, të shthurrjes dhe të degradimit.

 Dikur shkolla kishte një etikë në veshje që respektohej nga të gjithë, sidomos nga vajzat, ndërsa sot shohim nxënëset e 9-vjeçares dhe të mesmes të veshura si mos më keq, që i drejtohen institucioneve arsimore, me një veshje e cila nuk ta jep përshtypjen se janë duke shkuar për në shkollë, por për në vendet e degjenerimit dhe shthurrjes.

Sot, për fat të keq, çantat e nxënseve që janë në moshën e adoleshencës nuk janë më të mbushura me libra, por me mjetet e makiazhit dhe celularë. Sot, me qindra nxënës e nxënëse të kësaj moshe delikate, nuk shkojnë në shkollë me synimin për të nxënë dije, por për të konkuruar se kush e ka celularin më të fundit, për t’u ekspozuar se kush është veshur më trendy, se cilit djalë apo vajzë do t’i bjerë në sy. Mësimi nuk zhvillohet më si më parë.

Gjatë orëve të mësimit, më shumë shkëmbehen mesazhe nëpërmjet celularëve sesa i kushtohet vëmendje shpjegimit të mësuesve. Sot nuk i kushtohet më rëndësi kryerjes së detyrave shkollore dhe mësimit të librave pas orarit mësimor, por shikimit me orë të stërgjatura të programeve të ndryshme mediatike, apo nëpër internet kafe, duke luajtur lojëra të ndryshme, me të cilat po humbasin kohën kot dhe nuk po rriten shëndetshëm.

I dashur mësues! Ka shumë prej mësusve të sotshëm që nuk i ngjajnë dhe nuk i afrohen në parime dhe synime mësuesve të dikurshëm. Sot shumë prej tyre e shohin arsimin si biznes, si tregti fitimprurëse. Dijet që kanë nuk ua përcjellin nxënësve në shkolla, atje ku duhet, por nëpër kurset e ndryshme private, të cilat i kanë hapur, me qëllim që t’i rrjepin xhepat e shqiptarëve. Shumë prej tyre janë materializuar, vetëm paraja u hyn në sy.

Sërish erdhi 7-Marsi, dita kur vlerësohet kontributi i mësuesve, por sot ndryshe nga dikur, nxënësit ndihen të imponuar dhe të detyruar që t’i ofrojnë mësuesve të tyre dhurata shumë të kushtueshme, qofshin në sende dhe objekte materiale apo të holla kesh.

Më e keqja që ndodh sot, është se pseudomësues të pa-arsimuar, të cilët nëpërmjet diplomave fallco apo shfrytëzimit të lidhjeve miqësore dhe shoqërore, si dhe nëpërmjet dhënies së parave nën dorë, arrijnë të fitojnë vendin e punës, duke marrë kështu në qafë një brez të tërë, dhe as që i bren ndërgjegja për veprimet e tyre të pahijshme.

Sigurisht, nuk përfshij në këtë vorbull të gjithë, pasi ende ka nxënës, prindër, mësues dhe shkolla që krenohemi me to dhe me arritjet e tyre, por fenomenet negative të lartpërmendura po na dalin para syve pothuajse çdo ditë; na irritojnë dhe na bëjnë që të shpërthejmë. Edhe pse po përjetojmë një situatë të tillë, ne nuk jemi pesimistë, pasi shpresojmë që gjendja të ndryshojë për mirë. Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë veten e tyre. Kështuqë, ne nuk duhet të presim nga të tjerët që të ndryshojnë pa filluar me veten tonë. Ne nuk mund të presim ditë më të mira, nëse nuk mundohemi dhe kontribuojmë për një të ardhme më të ndritur për veten, familjen dhe fëmijët tanë.

Jo vetëm 7-Marsi, por çdo ditë e vitit dhe çdo vit i jetës, duhet të shërbejë për të ndërgjegjësuar të gjithë mësuesit për rolin e tyre që duhet ta kryejnë me pastërti dhe profesionalizëm. Të kuptojnë privilegjin dhe përgjegjësinë që kanë përsipër.

Le të mos harrojnë se në dorë kanë amanetin më të shtrenjtë, thesarin më të çmuar, dritën e syve të çdo prindi. Le t’i trajtojnë si të tillë dhe le të kujdesen për ta; le t’i pajisin me dije të dobishme si dhe me edukatë që do t’u vlejë në jetë.

I dashur mësuesi im! Falëndërimet e mia ndaj teje nuk kanë mbarim, pasi ti më dhe gjithçka kishe. Ma huazove pa kursim, pa kthim dhe më vlejti shumë në çdo drejtim. Sa ndryshe do të ishte vendi ynë sikur të kishte më shumë mësues si ty?!

Do të kishim një brez më të ditur, më të edukuar, më shpresëdhënës, etj. Lusim Zotin e gjithësisë që të sotmen e arsimit, shkollave, mësuesve, nxënësve dhe prindërve ta bëjë më të mirë sesa e djeshmja dhe të nesërmen më të mirë sesa e sotmja! Amin!

Fakti që po të shkruaj edhe pas kaq vitesh tregon sesa i rëndësishëm ke qenë dhe ke mbetur tek unë. Këtë letër timen, pranoje si dhuratë modeste dhe si shenjë mirënjohjeje. Sa të kem jetë e sa të rroj, ty kurrë s’do të të harroj, gjithmonë për mirë do të të kujtoj, o mësuesi im.

QANI  SULKU


Profesor Dr Besim Spahiç nga Sarajeva: Karagjorgjeviqët dhe Novak Gjokoviq janë shqiptarë!








Mediat serbe dhe ruse, respektivisht B92 dhe Sputnik raportojnë se profesori me prejardhje boshnjake nga Sarajeva, Besim Spahiq, ka thënë se dinastia serbe, Karagjorgjeviq dhe familja e tenistit Novak Gjokoviq janë me prejardhje shqiptare.


Ai kohë më parë në një tribunë të mbajtur ka nxjerr në pah shumë të dhëna sipas të cilave praktikisht gjithçka rrjedh nga shqiptarët, thekson portali më i madh rus, Sputnik.

Bob Dole
Robert Dole

“Dinastija Karagjorgjeviq rrjedh nga fisi shqiptar Klement. Tre Papa të Vatikanit ishin shqiptar. Nënë Tereza është shqiptare, Robert Dole, senator amerikan, është me prejardhje shqiptare. Momentalisht në Amerikë janë shtatë senatorë, shtetas amerikan, nga Shqipëria. Gjashtë kryebashkiak të Çikagos kanë qenë me prejardhje shqiptare…”, ka thënë Spahiq.

Profesori i rregullit i Universiteti të Sarajevës, i cili vlen si njëri nga teoricientët me të famshëm në rajon në aspektin politik, merret edhe me publicistikë dhe teori të kulturës.


Novak Gjokoviqi 

“Thonë, Novak Gjokoviqi është i ynë – serb. Qysh serb, kur është Gjokaj, katolik shqiptar nga Tuzi dhe kur vëllai i tij edhe më tej quhet Dragan Gokja”, ka thënë Spahiq.

Kush është Prof. dr. Besim Spahić,mund ta lexoni këtu (kush di boshnjakisht ) : 

Prof. dr. Besim Spahić (1953 - ) je doktor komunikologije i redovni profesor Fakulteta političkih nauka u Sarajevu.

Rođen je 1953. godine u Travniku. Počeo je raditi kao novinar na RTV Sarajevo. Poslije 2,5 godine rada u toj medijskoj kući, prelazi na Fakultet političkih nauka u Sarajevu, na odsjek za žurnalistiku. Tokom rata profesor Spahić je živio u Ljubljani, radeći kao kreativni direktor u agenciji "Studio Marketing".
Jedan je od najznačajnijih teoretičara s područja političkog marketinga u regiji. Bavi se publicistikom i teorijom kulture. Do sada je objavio niz knjiga iz tih oblasti. Napisao je 18 knjiga iz oblasti reklame, političkog komuniciranja, političkog i kulturnog marketinga, imidža, poslovnog komuniciranja i dizajna, a bio koautor njih 5.
Kao slobodni umjetnik potpisuje različite muzičke, teatarske i književne projekte. Pisao je i pjesme za mnoge muzičke zvijezde sa prostora bivše Jugoslavije (Nikša Bratoš, Seid Memić Vajta, Giuliano…). Tečno govori francuski, slovenski, italijanski i engleski jezik.
Besim Spahić je marta 2012. dospio u žižu javnosti nakon predavanja održanog u Kaknju, kojim oštro kritikuje sadašnje stanje u Bosni i Hercegovini i poziva na prevazilaženje etno-religijske podijeljenosti.



Prof. dr Besim Spahić: Novak Đoković je Albanac, Dinastija ...


http://www.balkanplus.net/prof-dr-besim-spahic-novak-dokovic-je-albanac-dinastija-kardordevic-i-trojica-papa-su-albanci-video/

Prof. dr. Besim Spahić o predrasudama prema Albancima



http://www.info-ks.net/zabava/naj-video/72046/prof-dr-besim-spahic-o-predrasudama-prema-albancima

Prof. dr. Besim Spahić gost Senada Hadžifejzovića na FaceTV ...
"Ekstremni nacionalizam je bolest. Oduzima nam energiju, ide na želudac, stvara nam tenzije i stresove. Ne možemo živjeti slobodno, ne možemo normalno gledati svijet..." Prof. dr. Besim Spahić: Budi glavni junak u svome životnom filmu! Onaj koji nije studirao, kao i onaj koji, bar sa poznanikom koji studira, nije prisustvovao jednom od predavanja prof. dr. Besima Spahića, ne može ni zamisliti koliko je bitnih i zanimljivih stvari propustio. Ovaj izuzetni čovjek, vrhunski stručnjak iz oblasti komunikologije, glumac, tekstopisac, muzičar, jednom riječju - svestrani umjetnik, u razgovoru za portal eKapija.ba govori o sebi, karijeri, hobijima, uspjesima... 

Prof. dr. Besim Spahić rođen je u Travniku gdje je završio osnovnu školu i klasičnu gimnaziju (jednu od najboljih u BiH). Još od svojih dječačkih dana je pokazivao izuzetan talenat za muziku i pozorište, čime se poluprofesionalno bavi i danas. "I u majčinoj i u očevoj familiji je bilo mnogo obrazovanih ljudi, a kasnije su, u turbulentnim zbivanjima gubili socijalnu i materijalnu poziciju. Preci sa majčine strane su uglavnom bili trgovci, urari, zlatari i šnajderi, dok su sa očeve strane bili uglavnom urari i muzičari.

 Gotovo svi su svirali harmoniku", kaže profesor Spahić za portal eKapija.ba, te dodaje kako je već kao četrnaestogodišnjak odlučio nastaviti akademsko obrazovanje i u tim okolnostima povratiti intelektualni ugled familije. "Iako sam htio studirati glumu i muziku, sudbina me je odvela na novinarstvo i politologiju, što sam i završio u rekordnom roku. Ali time se nisu ostvarili moji glumački i muzički snovi", ističe profesor Spahić. Pored uspješno ostvarene karijere u oblastima za koje se obrazovao, on kaže kako su mu muzika i gluma i dalje ostale najveća želja. 

Ove dvije djelatnosti je, kako kaže, "prebacio" u hobi kojim se danas uspješno bavi pišući pozorišne komade za djecu i odrasle, te komponujući glazbu. Mnoge glazbeno-scenske projekte je realizirao na području Hrvatske, Slovenije i Italije, a nedavno je u BiH prezentiran i mjuzikl "Kulin ban – Nadaleko znan", koji postaje multiprojekt. U nedostatku najviše izobrazbe na muzičkom polju, izuzetnu pomoć pri realizaciji ovih projekata mu pružaju Adnan Mušanović iz Goražda i Grega Forjanić iz Ljubljane. Zanimljivo je da su mnoge pjesme koje je, čak prije više od decenije, napisao za mnoge estradne zvijezde iz regiona, postale evergrini, što je još jedna potvrda vrhunskog talenta. 

"Cijeli život sam učio i učim idalje sve ono što me zanima. Imam i u pedesetim godinama strašnu volju, energiju i elan. To je unutrašnje, iz mene. Niko me ne mora tjerati", kaže profesor Spahić. Prvi profesionalni posao je, petogodišnjeg angažmana u Pozorištu mladih u Sarajevu, kao novinar dobio na RTV Sarajevo. Poslije dvije i po godine rada u toj medijskoj kući, prelazi na Fakultet političkih nauka u Sarajevu, gdje na Odsjeku za žurnalistiku radi na poziciji asistenta. U ratnim godinama profesor Spahić je boravio u Ljubljani, gdje je radio kao urednik oglašavanja i kreativni direktor u agenciji "Studio Marketing". Nakon toga, pet godina je imao status slobodnog umjetnika, kada je i realizirao spomenute glazbeno-scenske i književne projekte. Napisao je 18 samostalnih i 5 koautorskih knjiga sa područja reklame, političkog komuniciranja, političkog i kulturnog marketinga, imidža, poslovnog komuniciranja i dizajna. 

U Sarajevo se vraća 2000. godine i na Fakultetu političkih nauka i Akademiji likovnih umjetnosti dobija status profesora. Pored toga što govori francuski, slovenski, italijanski i engleski jezik, profesor Spahić poznaje i tajne urarskog zanata, te je kako kaže, u stanju popravljati stare satove, što je za mnoge urare mlađih generacija nepoznanica. Na pitanje koja je njegova životna i poslovna filozofija, profesor Spahić kaže da je najbitnije razbiti predrasude koje imamo prema drugim ljudima i misliti svojom glavom. "Procijeni za šta te je Bog stvorio i budi glavni junak u svome životnom filmu. Misli svojom glavom, gledaj svojim očima, slušaj svojim ušima i ne budi statista u svome sopstvenom životu, državi, gradu. Aktiviraj sopstveni aktivitet i ne čekaj da ti drugi riješe probleme", savjet je profesora Spahića.

Pročitajte više na: http://www.info-ks.net/zabava/naj-video/72046/prof-dr-besim-spahic-o-predrasudama-prema-albancima



*******



Ne ka emra qe kane lene gjurme te pashlyera ne Seline e Shenjte dhe ne mbare krishterimin ata jane papet me origjine shqiptare. Misheruan, ne stadin me te larte, virtytet dhe vlerat e kombit tone. Demonstruan urtesi, devotshmeri, zgjuarsi e mbi te gjitha atdhedashuri. Ndaj edhe besimtaret e krishtere, ane e kend rruzullit, perulen dhe nderojne me respekt te vecante keta barinj te fjales se Zotit. Nuk eshte e rastesishme qe Papa Klementi XI renditet i katerti per nga rendesia ne te gjithe historine e pontifikatit ndersa Iliria ishte percaktuar si “Ishulli i Shenjtoreve”.

Ardhja e papeve ne krye te Selise se Shenjte e ka zanafillen qe kur Roma u kthye ne perandori dhe krishterimi u be pjese e sundimit te saj. Shqiptaret, si nje nder popujt me te lashte ne Evrope, ishin te paret ne kontinent qe e perqafuan ate. “Shenjtet” te tille si Shen Eleutherius, Papa Klementi XI, Shen Kajus, Papa John IV, Shen Dardani, Shen Jeronimi, Shen Ashti etj, tashme ndodhen ne perjetesi.

Qindra peshkope nga Iliria moren pjese ne Sinodin e Pare te Romes themeluar ne vitin 130 pas Krishtit Ky fakt jep deshmi per ekzistencen e nje administrate te mire-organizuar te kishes ne Iliri gjate shekullit te 2-te eres sone. Elementet, qe perbejne themelet e doktrines se krishtere, shtate kodet e para ekumenike, jane pikerisht nga territoret "Ishulli i Shenjtoreve" . Kjo eshte deshmia me e mire e kontributeve qe shqiptaret kane bere per qyteterimin evropian ne vecanti dhe ate boteror ne pergjithesi.

Papet me origjine shqiptare 

Ekzistojne dy mendime lidhur me numrin e tyre. Kater jane “puro” me gjak shqiptar. Por sipas enciklopedise italiane dhe vepres gjeniele te Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum”, rezulton se nga viset tona kane qene tete pape qe drejtuan Vatikanin. Ata jane Shen Eleuteri, Shen Urbani I, Shen Kai, Shen Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI.

Shen Eleutherius (Pope Saint Eleutherius 175-189) 

Lindi njeqind vjet pas Krishtit ne qytetin e Nikopol, nje vendbanim i njohur ne Epir. Ishte arsimuar ne Rome nen Papa Shen Aciteti (papati i te cilit zgjati 11 vjet, 157-168), ku mori urdher te shenjte. Ne 177 AD, Shen Eleutherius u emerua Pape dhe mori fronin e Shenjte ne Shen Pjeter. Gjate papatit te tij, Shen Eleutherius perhapi Biblen ne shume vende te Perandorise Romake. Bazuar ne te dhenat ekzistuese, me mirekuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglise, Shen Eleutherius dergoi misionaret per te predikuar krishterimin si besim ne kombet e qyteteruara evropiane dhe qe mbeti mbizoterues edhe ne ditet tona. Ne 192 AD, pas 15 viteve te papatit te tij, Shen Eleutherius u martirizua nga idhujtaret e Romes. Ai eshte qarte nje paraardhes i ilireve te shqiptareve, lindur dhe rritur ne Epir ku sundoi Pirro si mbret ne 277 p.e.s. Eshte shenjteruar nga kisha. Festa e tij eshte fiksuar me 26 maj. Sipas besimtareve eshte mbrojtes i udhetareve te anijeve. Nje portret i tij eshte punuar me mjeshteri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet ne katedralen e San Pietros ne Vatikan, nje veper e jashtezakonshme ne llojin e vet.

Pape Shen Urbani I Pope Saint Urban I 

Vertetohet se ka origjine Ilirie. Datelindja e panjohur. Vdiq me 23 maj te vitit 230. Eshte shpallur martir. Mban fronin papnor ne vitet 222-230. Festa e tij eshte fiksuar me 25 maj. Renditet i tetembedhjeti ne listen e papeve.

Shen Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296) 

Mjaft historiane pranojne se ai ishte i afert i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u be Pape. Perandori zbuti persekutimet ndaj te krishtereve. Vdiq me 22 prill 296. U varros ne kishen e Shen Kalistit. Shtepia ku jetoi ai u kthye ne kishe. Me 1631, eshtrat e tij u vendosen poshte nje lteri te madh. Ne vitin 1880 ne kete vend u vendos Ministria e Luftes se Italise, eshtrat u vendosen ne nje kapele ne Barberini. Festa e tij eshte me 22 prill.

Gjoni IV, Pope John IV (640-642 ) 

Vertetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i skolastikut Venantius. Ishte prift ne Rome, kur me 24 dhjetor 640 u be Pape. Denoi me ashpersi monotelitizmin ne nje Keshill qe mbajti ne Rome. Beri shume per bashkatdhetaret e tij, skllever te sllaveve dhe avareve, qe kishin pushtuar vendin, duke ua blere lirine me para. Ndertoi nje kishe me emrin e shenjtorit ilir Venantius (keshtu quhej edhe i ati). Ne kete kishe edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq me 12 tetor 642, duke pasur keshtu nje pontifikat te shkurter. U varros ne katedralen e Shen Pjetrit.

Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 Qershor 1476 – 18 Gusht 1559) 

Mban fronin papnor ne vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njezet e pesti ne listen e papeve. Gjate kohes se tij, me 1555 botohet ne gjuhen shqipe "Meshari" prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim nje fshat arberesh te Kalabrise (ne Katanzaro) qe mban emrin Karafa.

Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 – 27 Gusht 1590) 

U ngjit ne fron 1585. Papati i tij zgjati deri me 1590. Renditet i dyqind e njezet e nenti ne listen e papeve. Familja Pereti emigroi ne Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721) 

Gjon Francesk Albani, ose Klementi XI 

Gjon Francesk Albani, ose Klementi XI eshte me origjine nga Shqiperia. Eshte Papa qe njihet me mire ne opinionin e gjere shqiptar. U be Pape, vetem 46 dite pasi u shugurua meshtar. Pati fillim te shkelqyer te pontifikimit. Beri shume per atdheun e tij te origjines dhe vendlindjen Urbinone ne Itali. Vdiq ne moshen 71 vjec pas nje pontifikimi prej 21 vjetsh. Varroset ne katedralen e Shen Pjetrit.

Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740) 

Lorenzo Corsini, ose Klementi XII eshte me origjine shqiptare nga nena. Ne damaret e tij rridhte gjaku i Kastrioteve. Korsinet ishin nder familjet me fisnike te Italise. Lorenci beri karriere si ambasador i Papes, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij permendet si kandidat per fronin papnor ne shume asamble kardinalesh. Me ne fund u zgjodh, kur ishte 71 vjec. Eshte i pari Pape, qe vendoset ne Quirinale. Roli tij ne zhvillimin e arsimit ne Shqiperi eshte i krahasueshem me te Klementit XI. Ai u angazhua shume ne veprimtarite misionare neper bote. Vdiq ne vitin 1840.

Papa Clementi XI – Gjon Francesk Albani-Laci, nje “zot” shqiptar ne pontifikat 

Papa Klementi XI eshte nje nga ata njerez qe zbresin rralle nga qielli ne toke. Shqiptaret ndjehen nje popull i nderuar ne glob qe u perfaqesuan nga nje Shenjt i tille. Pati nje pontifikat te shkelqyer. Familja Albani e ka prejardhjen nga dy emigrante shqiptare Gjergji dhe Filipi, dy djemte e Mehill Lacit qe dikur kishin qene luftetare nen urdhrat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Atdhetare dhe trima, duke mos duruar zgjedhen turke, u larguan nga atdheu dhe u strehuan ne Urbino, Itali. Ne fillim u njohen me mbiemrin Albanezi qe me vone Altobeli, djali i Gjergjit, e ktheu ne Albani. Me tej, nga Altobeli (1495-1564), lindi Hanibali (1530-1591),nga Hanibali Lindi Horaci (1576-1653). Nga djali i tij Karli (1623-1684), martuar me Helena Mosken nga Pezara me 1649 lindi Gjon Francesku. Sipas historiografise nga familja Laci linden pape, kardinale, diplomate dhe burra te shquar shteti.

Qe ne femijeri, Gjoni u dallua per zgjuarsi e shkathtesi. Ne moshen 11 vjec filloi studimet ne Rome ne kolegjin roman te jezuiteve te cilin e perfundoi me rezultate te shkelqyera. Bie ne sy te mbretereshes Cristina Sversia e cila vendos qe ta ndihmoje. Pasi perfundoi filozofine dhe teologjine, ju fut me devotshmeri e perkushtim katolicizmit. Shpejt fitoi simpatine e Papes qe e caktoi ne detyra te ndryshme te nivelit te larte si Ipeshkv i Rietit, pastaj i Sabines e Orvietas e deri sekretar i letrave papnore. Ne vitin 1690, Papa Aleksandri i VIII e shuguroi kardinal.

Zgjuarsia dhe aftesite e tij te medha intelektuale, sjellja e shkelqyer, dinjiteti i jashtezakonshem, njohja e thelle e situates politike e fetare, aftesia e formulimit te mendimeve, respekti qe imponoi nder besimtare, puna e palodhshme dhe perkushtimi ne Krisht bene qe ai te adhurohej nder kardinale. Historiane dhe piktore te kohes e pershkruajne njeri te pashem, fisnik, krenar, mendjemprehte, ze tingellues, me kujtese fenomenale, erudit dhe te drejte. Zoteronte mjaft mire gjuhen greke dhe latine.

Ulja ne fron e Papa Klementit XI perben edhe rilindjen shpirterore per kishen katolike shqiptare. Nen kujdesin e tij mblidhen dokumente fetare nga te gjitha trevat shqiptare me qellim qe te kompletohet permbledhja “Illirikum Sacrum” e Daniele Farlatit . Behej fjale per dokumente te rendesishme, qe flisnin per historine e trojeve te pareve tane nga lashtesia ne Iliri deri ne ate periudhe.

Papa Klementi XI ishte pasardhesi i 261-te i Selise se Shenjte .Ai e drejtoi per 21 vjet kete Seli. U interesua shume per rilindjen politike dhe fetare te atdheut te vet. Shqiperia ne ate periudhe vuante nen thundren e sundimit osman. Periudha e lavdishme e Skenderbeut pothuaj ishte harruar nga kancelarite e Europes. Per vendin kish ardhur momenti i arte. Tre vjet pasi u zgjodh pape, Klementi XI urdheroi qe te mblidhej Koncili i Dheut te Arbrit. Ky Koncil u mbajt ne Merqi te Lezhes ne vitin 1703 ne kishen e Shen Gjonit. Ai u mor me problemet kyce te jetes se krishtere.

Ne kete kohe Papa leshoi disa urdhra, te cilet kishin qellim forcimin e unitetit te popullit rreth kishes katolike. 

Por Papa Klementi XI dha nje kontribut te jashtezakonshem ne perhapjen dhe mesimin e gjuhes shqipe. Nga prilli i vitit 1711 deri ne fund te shek. XIX u mesua gjuha shqipe. Gjate gjithe periudhes kur sundoi ne Seline e Shenjte, ai u interesua per zhvillimin e kultures shqiptare. Posti papnor, ndikoi qe edhe ne mjedise te tjera letrare dhe shkencore te zgjohej interesimi per gjuhen shqipe. Ai mbeshteti fuqimisht botimin e vepres se albanologut Luibnici, ku shfaqeshin pikepamjet mbi origjinen ilire te shqiptareve, botuar me 1709. Hapi nje seminar arberesh ne Palermo duke i dhene nje hov te padegjuar deri atehere levizjes se gjere patriotike dhe kulturore, dhe me 20 prill 1711, po me iniciativen e tij, hapet e para kateder e gjuhes shqipe ne Universitetin e kryeqendres se Perandorise Romake, ne Rome.

Ishte modest deri ne perulesi. Pati deshiruar te varrosej me nje ceremoni te thjeshte dhe ashtu u be. Eshtrat u varrosen ne dyshemene e korit te Bazilikes se Shen Pjetrit ku prehen edhe sot pas rreth 3 shekujsh, mbuluar nga nje pllake e thjeshte mermeri ku eshte skalitur me germa ari. Veprimtaria e Klementit XI per ceshtjen kombetare, shqiptare ishte aq e madhe, sa edhe emri i tij Albani ishte ceshtje krenarie per vete ate. Nen kujdesin e tij jane thirrur 15 koncile, jane gjetur 1412 letra, 28 ligjerata, 2 biseda me rendesi te vecante dhe shume materiale te tjera te rendesishme. Prandaj edhe studiues te ndryshem mendojne se pavdekesia e ketij Pape qendron ne aktivitetin e tij te vazhdueshem ne mbrojtjen e shqiptareve dhe krishterimit.

Eruditizmi sistematik i prof.dr.Shefkije Islamaj

Shefkije Islamaj.jpg

Shefkije Islamaj

Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në fshatin Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1968, ndërsa shkollën Normale në Mitrovicë më 1972. Më 1977 mbaroi Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ndërsa në vitin vijues 1978 u regjistrua në studimet pasuniversitare të këtij fakulteti. Magjistroi me temën “Sinonimet në gjuhën shqipe” më 1982. Në vitin 1999 mbrojti me sukses edhe tezën e disertacionit “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës” me të cilën mori gradën ‘doktor i shkencave filologjike’. Dr. Shefkije Islamaj gjatë studimeve ka punuar në arsim, një kohë në shkollën fillore “Liria” në Isniq, pak kohë në Qendrën e Shkollimit të Mesëm “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Ka punuar si ligjëruese e lëndës Kulturë gjuhe në Fakultetin e Arteve Dramatike gjatë viteve 2001-2004. Fill pas përfundimit të studimeve, në vitin 1977 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, në Sektorin e Leksikografisë, në fillim si asistente, më vonë si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore. Sot punon në Institutin Albanologjik dhe ka titullin këshilltare shkencore. Jeton në Prishtinë.
Veprimtaria shkencore e profesionale

-përmban mbi 200 studime, artikuj, trajtesa e kritika për çështje të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e të kulturës së gjuhës, të botuara në organet shkencore e profesionale në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
-pjesëmarrëse në shumë se 40 sesionet, simpoziumet e konferenca shkencore të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi –rubrika në përpunim e sipër
-redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore të Institutit e jashtë tij.

-Fjalori suedisht-shqip - (S.Zendeli.) 2004, Stokholm, edhe në formë elektronike, botim i Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë;
Fjalori kroatisht-shqip (M. Ndreca) 2010, botim i Sht.b. “Školska knjiga” Zagreb,
Fjalori shqip-serbokroatisht i (M.Ndreca) 1988 EBT, Prishtinë
Glosar (Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit, (H.Ulqinaku) 2003, IA, Prishtinë
-kryeredaktore e revistës shkencore të Institutit Albanologjik "Gjurmime Albanologjike", Seria filologji 2005 -
-anëtare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik 1982-
-anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Grupit për Çështje të Leksikut (për Kosovë) në kuadër të këtij këshilli.
-shefe e Degës së Gjuhës në Institutin Albanologjik 1982-92
-nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe 2002-
- pjesëmarrëse në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).

Projektet

-Fjala dhe fjalori – projekt i Institutit Albanologjik 2007-2010
-Tekstet e diasporës – Teksti i gjuhës dhe Teksti i letërsisë, për tri cikle, projekt zviceran dhe i MASHT-it
-Fjalor serbisht shqip (bashkautore), projekt i Institutit Albanologjik, 2010-2012

Botimet - Veprat

1. Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1985;

2. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore). Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987;

3. Gjuha e Jakov Xoxës; Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2000;

4. Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2002;

5. Gjuha, ligjërimi dhe fjala, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004;

6. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman, Toena, Tiranë, 2004 (disa fragmente janë përkthyer në gjuhën bullgare dhe janë botuara në revistën “Ballkani” Sofje, nr. 4, dhjetor 2005).

7. Gjuha dhe identiteti. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2008.

8. Gjuha e Gjergj Fishtës. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2009 (në procedurë botimi).

Studime, artikuj vështrime dhe recensione *

1. Sinonimia - gurrë e pashtershme për pasurimin e gjuhës, Fjala, 15.3.1979, Prishtinë.
2. Roli i sinonimeve në pasurimin e gjuhës, Gjurmime albanologjike, SSHF, XI, 1981, f.117.
3.Çështje të sinonimisë shqipe, në Fjala, gusht, 1986, Prishtinë.
4.Pasqyrimi i sinonimeve në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, në vëll. “Çështje të studimeve albanologjike I, Prishtinë, 1987.
5.Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe, Gjurmime albanologjike, SSHF. XIII,1983, f.13.
6.Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe, Studime filologjike, 4/1986, Tiranë.
7.Roli i sinonimisë në pasurimin e gjuhës, në vëll. Studimi mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë shqipe, III, Tiranë, 1989, f.359.
8.Sinonimia në “Valët e detit” të Spiro Dinos, në ciklin “Këngë dashurie”, Gjurmime albanologjike,SSHF, 18/1988, f.119.
9.Çifti sinonimik në veprën e Pjetër Budit (bashkautore), Gjurmime albanologjike, SSHF,XVIII,1988,f.119.
10.Roli i shkrimtarit në pasurimin e terminologjisë shqipe, në vëll. "Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,1988,f.97.
11.Aspekte të stilit të Xoxës, Rilindja, 4.08.1979.
12.Aspekte të stilit dhe të gjuhës së Mjedjes, Bota e re, 25.V.1983,f.26.
13.Ngjyrimi emocional i përmbajtjeve leksikore, Rilindja, Prishtinë, 30.06.1979.
14.Edhe diçka rreth gjuhës së Buzukut, në përmbledhjen “Meshari” i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare”, Ulqin, 1995, f.220.
15.Çështje gjuhësore e stilistike në “Mrizin e Zanave” të Gjergj Fishtës, në Gjurmime albanologjike, SSHF,XXVI., dhe në Seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturë shqiptare, Tiranë, 1996.
16.Norma, pleonazmi dhe shkurtia gjuhësore, në vëll. Letërsia shqipe dhe gjuha letrare, ASHAK, Prishtinë, 1998, f.245.
17.Kultura e shkrimit sot e nesër, në “Gjuha shqipe”, 2/1998.
18.Mjetët shprehëse dhe norma letrare, në “Gjuha shqipe”, 1/1982, f.18.
19.Ndikimi i mjeteve shprehëse të gjuhës në ngulitjen e normës letrare, në “Zëri i rinisë”, nr.9,28.IX.1981.
20.Malli- fjalë çelës në poezinë e Lasgush Poradecit, në Gjuha shqipe nr.2, 1999.
21.Çështje të normës stilistike, në Gjurmime albanologjike, SSHF, 23., Prishtinë, 1993, f.163.
22.Kongresi i Manastirit, moment i rëndësishëm i kultrurës dhe i historisë shqiptare, Fjala,11,1978.
23.Mërgimi në jetë dhe në letërsi, në vëll. “Letërsia dhe mërgimi”, bot. i Institutit Albanologjik, 1997, Prishtinë.
24.Gjendje shqetësuese në hapësirën tonë kulturore, në “Alternativa”, nr.7,8,Lubjanë, 1990, f.113.
25.Poezia “Qielli- një model i gjuhës poetike, në rev.“Stil”, SHSHM,Shkup, 1998.
26.Vepër me interes për gjuhësinë shqiptare (R.Ushaku, Kërkime filologjike), në “Fjala”, dhjetor, 1985.
27.U ribotua “Fjalori Bashkimit”, Gjurmime Albanologjike, SSHF, XI. 1979.
28. Botim me vlerë shkencore e praktike (Xh. Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, në Universi i librit shqiptar, 2,Tiranë,2000.
29. Studim me interes shkencor (Z. Gjocaj, Struktura leksiko- semantike dhe stilistike e frazeologjizmave të shqipes, Gj. shqipe, 1,2000.
30. Gjuha shqipe - çështje e rendit kombëtar, në Rilindja, korrik, 2000, Prishtinë.
31. Ndihmesë dhe përkrahje për gjuhën letrare shqipe, Xh. Lloshi, Mbështetje për gjuhën letrare, Toena I, 1997, Gjuhën shqipe, 2, 1998.
32.Botim me vlerë të çmueshme - Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe (Xhevat Lloshi), Gjurmime albanologjike, SSHF, XVIII, Prishtinë, 1988, f.267.
33. Botim monografik me interes (Meshari i Gjon Buzukut- monument i kulturës shqiptare), Gjurm. alb., SSHF, XXV, f.171.
34. Sukses i madh në leksikografinë tonë, (Fjalori shqip-serbokroatisht) Rilindja,1982, 1,2 janar.
35. Një kontribut për leksikografinë tonë, Gjuha shqipe, 1/1982,f.35.
36. Një vepër me interes të veçantë e leksikografisë shqiptare, Gjuha shqipe, 1/1982, f.37.
37. Tekst me interes për shkencat e ligjërimit, (Osvald Dykro - Cvetan Todorov, Fjalor enciklopedik për shkencat e ligjërimit), Gjuha shqipe 1/1986, f.67.
38. Fjalor enciklopedik me interes shkencor, Fjala, 15.12.1985.
39. Studime me rëndësi shkencore, (Gjurm.alb.SSHF, XIV,1984) ,Gjuha shqipe 3/1985,f.53.
40.Rezultate dhe detyra të reja në fushën e terminologjisë, Gjuha shqipe 1/1988,f.63.
41. Strukturalizmi ndër ne, Zëri i rinisë, 28.06.1984.
42.Sesioni shkencor “Letërsia shqipe dhe poetika strukturale” (vështrim), Gjurmime albanologjike, SSHF, XIV,1984.
43. U mbajt Konferenca shkencore për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Gjurm.alb. SSHF.VIII, 1978,f.261.
44. Frazeologjia gjuhësore e Xoxës, rev.Glosa FF i UT, 1/1999, f.62.
45. Shprehësia lekiskore në veprën letrare te Jakov Xoxës, në rev.Glosa FF i UT nr 2/1999, f.64.
46. Çështje të frazeologjizmave letrarë në romanet e Jakov Xoxës, Filologji, UP. 1999, Prishtinë.
47. Botim me interes shkencor (Fan S.Noli-monografi), Gjuha shqipe, 1/1985, f.42.
48. Një tekst me vlerë praktike (Shenjat e pikësimit, Rilindja ,21.3.1981.
49. Edhe një sukses i leksikografisë tonë (Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve popullore), Rilindja, 17,07.1982, f,14.
50. Një ribotim i rëndësishëm (Fjalor serbokroatisht-shqip), Fjala, 15.11.1986, f.12; Gjurm.alb. SSHF.XVI,1986,f.285.
51. Leksiku dialektor dhe sinonimet dialektore në tregimin tonë të sotëm, Fjala 1-15 nëntor, Prishtinë, f.4.
52. Faik Konica dhe gjuha shqipe (në monografinë “Faik Konica, jeta dhe vepra), Prishtinë, 1996.
53. Kontribut i çmueshëm në fushën e onomastikës (Gjuha shqipe 1/1987), Fjala,1 gusht.1987.
54. Sinonimet në veprën e Pjetër Bogdanit, Seminari për, Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Sjhqiptare, 1989, Prishtinë.
55. Tribuna me interes shkencor, Gjurm.alb. SSHF, XIV,1989.
56. Strukturalizmi ndër ne, në Zëri i rinisë, 28.06.1984.
57. U mbajtën tribunat e para shkencore në organizim të Institutit Albanologjik, Gj, albanologjike, nr.1 6, 1984; Gj. shqipe, 2, 1984.
58. Sesion shkencor, i mbajtur me temën "Letërsia shqipe dhe poetika strukturale", në Gj. alb. nr.14, 1984.
59. Shqipja përballë anglishtes (Ilir Hoti – Fjalor enciklopedik anglisht-italisht-shqip për bankën, bisnesin, bursën ekonominë, bot. ”Star”, Durrës, 2001), Koha ditore,1.6.2002.
60. Kultura gjuhësore dhe proza jonë e sotme, Seminari i 20 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, Prishtinë, 2002.
61. Pamja jonë gjuhësore në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 1-2001, IA, Prishtinë.
62. Gjuha letrare – shprehje e qytetërimit, Rilindja, 30.7.2001
63. Gjuha letrare – faktor bashkues në shkallë kombëtare, Gjuha jonë, 3-4, 2000, Tiranë.
64. Çështjet e gjuhës –çështje të rendit kombëtar, Zëri, 13 korrik, 2000.
65. Rezultat i lakmuar në frazeografinë shqipe (J.Thomai- Fjalor i frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999), Rilindja, korrik 2000.
66. Gjuha në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 2 – 2001, IA, Prishtinë.
67. Funksioni stilistik i foljes në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, Seminari XXI - Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 20002, Gjurm. Alb.,SF, 2002.
68. Letërsia dhe shkolla, Shkëndija, tetor 2002.
69. Përdorimi i shqipes standarde në mjetet e informimit, Konferenca shkencore ”Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare” , Tiranë, 2004.
70. Gjuha letrare–simbol dhe shprehje e qytetërimit,Tribuna me studentë, më 16.12.2002.
71. Etapë e re e përdorimit të shqipes standarde, Koha ditore, 5.8.2003.
72. .Xoxa, ky mjeshtër i madh i gjuhës, Koha ditore, 15.5.2003.
73. Pasuria gjuhësore e Maqedonisë shqiptare, Fakti, 25.9.2003.
74. Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare, Seminari XXII, 2003.
75. Kultura gjuhësore dhe mjetet e informimit, Kulturë gjuhe, 1, 2003.
76. FSHS – pasuri e madhe kombëtare, Gjuha shqipe, 1-2 2002.
77. Letërsia e sotme shqipe – çështje të leximit gjuhësor-stilistik, Gjurmime albanologjike, SF, 2003.
78. Njësimi i alfabetit dhe njësimi i gjuhës, Zëri ditor, 22. 11.2003.
79.Ndërtimi i standardeve në dy rrafshe të rëndësisë kombëtare, Zëri ditor 20.11.2003.
80 .Një raport real ndaj njëmendësisë sonë gjuhësore, Zëri ditor, 21.11.2003.
81.50 vjet studime albanologjike, Epoka jonë, 17-18.12.2003.
82.Leksikografia shqiptare në rrethanat e reja, Zëri ditor, në shtatë vazhdime, 25 shkurt deri 2 mars 2004.
83.Fjalor që plotëson zbrazëti të ndjeshme, Koha ditore, prill, 2004.
84. Trajtimi i fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare, Gjuha shqipe, 2, 2004.
85.Kujtime historike, politike dhe autobiografike, Koha ditore, 10.7.2004.
86.Gjuha shqipe, kompjuteri dhe interneti, Koha ditore, 31.7.2004.
87.Një fjalor i madh i fjalëve të huaja – kërkesë e ngutshme, Koha ditore, 21.8.2004.
88.Intelektuali në një kohë tipike komuniste, Shekulli, 22.5.2004.
89.Roman i veçantë me gjuhë të veçantë, Koha ditore, 29.5.2004.
90.Gjuha standarde, zgjidhje e vetme për shqiptarët, Shekulli, 24.8.2004.
91.Për një qëndrim të drejtë ndaj prurjeve të reja në gjuhë, Zëri, shtator, 2004.
92.Sqarim i problemeve kryesore teorike e praktike që lidhen me sinoniminë leksikore shqipe, Zëri, 12.3.2005.
93. Një fjalor i pasur dialektor (P.H.,S.A. Fjalor i shqipes së Plavës dhe Gucisë, T. 2004), Koha ditore, 25.6.2005.
94.Një vepër e madhe leksikografike (Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe), Shekulli 4.3.2005.
95.Për një leksikografi bashhkëkohore, përmb. Leksikografia shqipe, Tiranë, 2005.
96. FGJSSH- bazë e mirë për një fjalor të derivacionit semantik, Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 2005.
97. Drejtshkrim kompjuterik, megjithatë një arritje e madhe, Koha ditore, 16.4.2005.
98.Si paraqitet kultura shqiptare në internet, Koha ditore, 9.10.2004.
99. Vepra e Fishtës nër shembujt e paktë të modelimit artistik të historisë sonë, Zëri, 8.10.2005.
100. Pse dhe si ta lexojmë Fishtën sot, Shekulli, 18.10.2005.
101. A i duhet Kosovës një gjuhë e re letrare, Shekulli, 4 12. 200s, Fakti, 30.11.2005, Epoka e re, 30.11.2005.
102.Shqip në Suedi (Fjalori suedisht-shqip), Shekulli, 11.11.2004.
103.Lehtësia e padurueshme e reagimit, Shekulli, 15.12.2005.
104. Shqipja ne kontekstin e ri socio-gjuhësor, Dardania sacra, 2004.
105. Shqipja – gjuhë e vogël apo gjuhë e madhe? Zeri, 26.11.2005.
106. Anglishtja dhe shqipja, zgjerim i mjeteve shprehëse të shqipes, Zëri, 17.12.2005.
107. Shqipja dhe rilatinizimi i shqipes, Gjuha shqipe 1. 2005.
108. Për një korpus letrar dhe për një korpus gjuhësor në interenet, Gjuha shqipe 3, 2005.
109. Kultura gjuhësore dhe terminologjia islame, Tryeza shkencore, ASHAK, 16.11.2005.
110. Kur mendjet e vonuara gjykojnë për gjuhën, Koha jonë, Tiranë. 20.1.2006.
111. Manipulimi me gjuhën, Epoka e re, shkurt 2006.
112. Kultura gjuhësore dhe shkrimet fetare islame, Zëri, 13.5.2006.
113. Lumi i vdekur, monument gjuhësor, Shekulli, Tiranë, 19.3.2006.
114. Fjalori i Benedikt Demës, Zëri, janar, 2006.
115. Era e komjuterizmit në gjuhësi, Shekulli, Tiranë, 1.4.2006.

EDHE PERËNDITË NUK DINË Ç'TË MË THONË

Thani Naqo


Shumica e vjershave e tregimeve,shkruar në moshën adoleshento-rinore, por e ca më vonë, firuan dhe u tretën... Nuk ishin të larushitura me "kromë", por i rrëmbyen erërat se ishin aguridhe e kokrat jo të lidhura aq mirë pas
sythave e degëve...Por, disa prej tyre, nga ato që më pëlqejnë mua tani, them se shpëtuan...

-Pa, hë? Vazhdo...- tha Perëndia e Muzës.

-Janë nja dhjetë a pesëmbëdhjetë vjersha, mbase edhe pesë të tjera, ose, numuri i tyre shkon gjer në sa gishta kam në duar e këmbë.

-Po tregime, - pyeti Perëndesha e Muzës.

-Ca më pak tregime, sa gishta kam në njërën pëllëmbë; paçka se më pëlqejnë mua, pas kaq viteve më duken të pa pjekura... Më vjen keq për to, më vjen edhe të qaj e të qesh e t'i përkëdhel dhe më mirë le të rinë aty ku janë fshehur...

-Edhe goricat e thanat e mollçinat, - më ndërpreu Perëndia e Muzës, - i fshehim e i fusim nëpër kashtëra e barëra dhe, pa dalë dimri, bëhen duca e na shijojnë...

-Kurse mua, - shtoi Perëndesha e Muzës, - më pëlqejnë poeziçkat që ke shkruar dikur për nallemkat, për borziloken, për aguliçen, për manushaqen...

-Oh,- thirri Perëndia e Muzës.- Edhe se jam Perëndi e Muzës, mezi pres të fryjë Juga dhe të shikoj kupat e gjunjëve të Perëndeshës time...

-Ha-ha-hahaaa, -qeshi e mikluar Perëndesha e Muzës. Ma shkeli syrin djallush e më pyeti: - Pa na trego ku e gjete a kujt ia rrëmbeve majanë poetike?

-Nuk e them dot, - u përgjigja e zëri m'u drodh sikur të më kishin zënë në faj. Belbëzova: Me majanë e vjershave që përmende ti, ngjiza e mbusha një shportëz këto dhjetë vitet e fundit. Por edhe dy librat, novela, që kam në proces, janë të pleksura me tregimet që mua tani nuk më pëlqejnë, por edhe me ato që më pëlqejnë...U siguroj se "majanë" poetike e prozaike nuk ua rrëmbeva futuristëve e as modernistëve...Kur unë fillova të shkruaj nuk e dija se ka të tillë...

Mirëpo, Perëndia dhe Perëndesha e Muzës Letrare më shikojnë herë me habi, herë vengër, pastaj më buzëqeshin dhe buzëqeshjet e tyrë m'u dukën i vetmi ngushëllim ...
Perëndi janë e nuk dinë ç'të më thonë...

Amen!


Mars-2017

********
Thani Naqo.jpg


Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.
Veprat e botuara deri me tash :

Tregime e novela:

Shtëpia e përgjumur - 1977
Kabina e kuqe - 1985
Vatra njerëzore - 1987
Skenar i filmit artistik:
"Përsëri pranverë"
Roman "Përgjumje iluzionesh" - 2006
Libra me poezi:
Fate paralele - 2007
Çapkënët e mëhallave të botës - 2008
Simfonitë e stinëve - 2009

Etj.











Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...