Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/09

Turp të kesh president i FYROM-it Gjorge Ivanov!


Presidenti antishqiptar i FYROM-it  Gjorge Ivanovi përsëri i ankohet Zannier-it për Deklaratën shqiptare

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka pritur sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Gjatë takimit janë shkëmbyer qëndrime rreth gjendjes aktuale politike në vend. Nga kabineti i Ivanovit thuhet se ai ka përsëritur qëndrimin e tij edhe para Zannier-it se Deklarata nga Tirana duhet të denoncohet dhe hidhet poshtë, si dhe gjithashtu ndërhyrja në punët e brendshme të Maqedonisë, të cilët nuk ndihmojnë në angazhimin për marrëdhënie fqinjësore, në stabilitet dhe siguri në rajon.

Zannier ka shprehur shqetësim për tensionet ndëretnike, duke apelauar që të gjithë të veprojnë me hapa konstruktive për tejkalimin e krizës. Ai poashtu është pajtuar me Ivanovin se liderët nga rajoni duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme.

Ivanov dhe Zannier poashtu kanë shkëmbyer edhe qëndrime në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për krizën me refugjatët dhe emigrantët.

Kryetari i Maqedonisë, ka shprehur për bashkëpunim të mëtejshëm me OSBE-në dhe mbështetjen e tyre në sfera siç është sundimi i ligjit, policia, gjyqësori dhe promovim të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesë.



Nga partia thonë se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE gënjejnë, provokojnë dhunë, urrejtje, tensione në shoqëri, luten në vendet e huaja për të qëndruar në pushtet me një objektiv të vetëm – ta thellojnë krizën politike në vend.

“Ajo nuk ka të bëjë me interesat kombëtare dhe interesat e popullit, thuhet në një komunikatë me shkrim nga LSDM-ja. Qytetarët e dinë se ata janë përpjekje të dëshpëruara të Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij për të shpëtuar nga përgjegjësia personale për krimet e pasurimit në kurrizin e qytetarëve, tani 11 vite. Nuk është e mundur! Kushdo që vodhi dhe ka bërë vepra të këqija do të përgjigjen, sepse kjo është dëshira e shumicës. Qytetarët në zgjedhje votuan për drejtësi në Maqedoni, për ndryshime dhe për jetë. Dhe prioriteti i qeverisë së re është për një standard më të mirë jetësorë, kthimi i parave tek qytetarët, arsim cilësor dhe shëndetësi, institucione të pavarura që do të sigurojnë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për qytetarët. Fitoi koncepti për “Një shoqëri për të gjithë”. Humbi skenari i ndarjes dhe izolimit”, thuhet më tutje në kumtesën e partisë.

Sipas tyre, Gruevski duhet të pranojë se ai më nuk pyetet.

“Gjorge Ivanov është i detyruar për të mos ta mbrojtur kriminalitetin e Gruevskit, por ta respektojë Kushtetutën dhe për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve, dhe të siguroj një transferim të qetë te pushtetit në Republikën e Maqedonisë “, potencojnë nga LSDM-ja”, përfundon LSDM.


Protestat kundër gjuhës shqipe dhe platformës së partive shqiptare, kanë shënuar ditën e 11 të protestave nën iniciativën “Për Maqedoni të Përbashkët”.



Protestuesit janë mbledhur para qeverisë dhe kanë marshuar deri të kuvendi. Ata kanë kundërshtuar sërish “platformën nga Tirana” kurse kanë falenderuar kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov për vendimin e tij për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaev.

Protestat me iniciativën “Për Maqedoni të Përbashkët”, janë mbajtur edhe në qytete tjera të Maqedonisë.









Bashkimi Evropian nuk merr në konsideratë letrën e  presidentit të FYROM-it  Gjorge Ivanovit

Bashkimi Evropian nuk merr në konsideratë letrën e presidentit Ivanov dhe nuk i ndryshon asnjë presje qëndrimit të shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini. Në përgjigjen drejtuar televizionit Alsat lidhur me komentimin e letrës së kreut të shtetit që kërkonte dënimin dhe hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga Brukseli, zëdhënësja Maja Kocijançiq tha se mesazhet e dërguara një javë më parë nga Mogerini ishte të qarta dhe është presidenti ai që duhet ta rishqyrtojë vendimin e tij.

“Jemi në dijeni të letrës së presidentit Ivanov. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë presidentit, të respektojë rezultatin zgjedhor, të veprojë në përputhje me Kushtetutën, të respektojë shumicën e qartë parlamentare, të lejojë procesin demokratik të rrjedh. Kështu, i bëjmë thirrje presidentit që ai të rishqyrtojë qëndrimin e tij aktual dhe të mundësojë formimin e qeverisë së re”, deklaroi Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së.

Bashkimi Evropian komentoi tërthorazi edhe platformën shqiptare. Ky dokument, sipas Brukselit, si pjesë e mundshme e programit qeveritar duhet të jetë në përputhje me kushtetutën.

“Sikurse kemi theksuar disa herë, nuk do të spekulojmë ose komentojmë mbi ndonjë program qeveritar specifik i cili duhet sigurisht të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Por ne presim formim të shpejtë të qeverisë së re e cila duhet të jetë e angazhuar në implementimin e reformave të prapambetura. Do të vazhdojmë të këmbëngulim në zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioriteteve nga Reformat Urgjente. E gjithë kjo është thelbësore, në mënyrë që të rikthejmë vendin në rrugën e BE-së, atë që dëshirojnë dhe meritojnë qytetarët e vendit”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së.

Brukseli ritheksoi fuqishëm mesazhet e qarta të dërguara javën e kaluar rreth marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, për hir të paqes, stabilitetit dhe ardhmes evropiane të rajonit si një i tërë. Kocijançiq përsëriti thirrjen drejtuar cilitdo aktori dhe qytetari, që të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që mund të nxisin tensione, sikurse edhe ato ndëretnike, apo që mund të minojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.


ljubco georgievski


Ish kryeministri i Maqedonisë njëherësh dhe lideri i VMRO-Popullore, Ljupço Georgievski: Ivanov po rrezikon izolimin e Maqedonisë


Ish kryeministri i Maqedonisë njëherësh dhe lideri i VMRO-Popullore, Ljupço Georgievski, në një reagim të tijin për situatën politike në Maqedoni, ka thënë se Ivanov e ka shkelur 2 herë deri më tani Kushtetutën, dhe se me këtë po rrezikon që ta izolojë ndërkombëtarisht vendin e tij.

“Ivanov po rrezikon izolimin ndërkombëtarisht të Maqedonisë, të ndezë ndjenjat etnike dhe ta shkatërrojë demokracinë. VMRO-DPMNE-ja nuk duhet t’i prishë të gjitha urat lidhëse me partitë politike shqiptare pasi Ivanov nuk mund të luajë me stabilitetin e vendit”, ka thënë Georgievski.

Lidhur me Deklaratën Shqiptare, Georgievski ka thënë se kjo deklaratë e mohon Marrëveshjen e Ohrit, që sipas tij tashmë është e mbyllur, duke shtuar se LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja e legjitimuan Deklaratën, duke diskutuar per te dhe duke mos e refuzuar.



OSCE Secretary General (8226543327) cropped.jpg
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier“Tejkalimi i krizës politike dhe kthimi i stabilitetit duhet të jetë prioriteti kryesor", tha ai

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, pas përfundimit të vizitës së sotme në Maqedoni shprehu shqetësime për gjendjen në vend dhe ju bëri thirrje liderëve t’i japin fund krizës politike në interes të qytetarëve.

“Tejkalimi i krizës politike dhe kthimi i stabilitetit duhet të jetë prioriteti kryesor. Çelësi për zgjidhjen e krizës është në duart e aktorëve politik të cilët duhet të ballafaqohen me rreziqet dhe të zgjidhin krizën politike për të mirë të qytetarëve”, tha Zannier.

Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor të vitit 2016 sigurojnë bazë solide për formimin e qeverisë dhe bëri thirrje Parlamentit të fillojë me punë, në përputhshmëri me parimet demokratike dhe në pajtim me sundimin e së drejtës.

Zannier i dënoi mesazhet nxitëse dhe incidentet të kohës së fundit të cilat mund të çojnë drejt përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe theksoi se Marrëveshja e Ohrit është me rëndësi të madhe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve.


Ambasadori gjerman Kristian Helbah në Maqedoni: Platforma shqiptare nuk është pengesë


I dërguari special i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ambasadori Kristian Helbah, ka zhvilluar sot disa takime me përfaqësues të partive politike në Maqedoni.

Gjatë një konference për medie, ai ka thënë se duhet sa më shpejt të formohet qeveria e re në Maqedoni. Ai është shprehur se nuk sheh asgjë shqetësuese në Platformën Shqiptare dhe se më e rëndësishme për vednin është qeveria e re.

Helbah i ka bërë thirrje presidentit Ivanov që t'i hapë rrugën formimit të qeverisë së re.

"Jemi të bindur se Ivanov duhet t'i lejoj shumicës parlamentare që sa më shpejtë në Kuvend të formoj qeverinë e re. Është shumë e rëndësishme që Specialja te vazhdoj me punën e saj në bashkëpunim me institucionet tjera.

Partitë politike të kenë kujdes dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes, tensionet duhet të ulen", u shpreh Helbah.

Kujtojmë se gjatë takimit të sotëm, ambasadori gjerman u takua me me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin, ku kanë diskutuar për çështje me rëndësi për Maqedoninë, si rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas njoftimit të MPJ-së, ata folën edhe për nevojën për përforcimin e integrimit evropian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe prosperitetit të rajonit.

"Sfidat e brendshme të Unionit, kriza e migrantëve dhe kërcënimet nga ekstremistët janë përkujtues i mirë për atë sa jemi të lidhur me BE¬në", tha Poposki.

Në takim u riafirmua përkrahja nga Gjermania për përpjekjet e Maqedonisë drejt integrimit evropian.

Helbah u takua edhe me liderë të disa partive politike në Maqedoni ku kanë diskutuar për krizën politike.


Deklarata e PDSH-së pas takimin me gjerman të dërguarin special gjerman për Europën Juglindore dhe Turqinë, z. Kristian Helbah.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, sekretari i përgjithshëm Azem Sadiku dhe anëtari i kryesisë qëndrore dhe zëdhënësi PDSH-së, Bekim Fazliu, u takuan sot me të dërguarin special gjerman për Europën Juglindore dhe Turqinë, z. Kristian Helbah.

Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike. Z. Helbah shprehu brengosjen për situatën e krijuar me theks të veçantë për mardhëniet ndëretnike, për ngecjen e proceseve integruese, ngecjen e reformave në gjyqësor etj.

Përfaqësuesit e PDSH-së thanë me këtë rast se mbështesin çdo iniciativë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta si dhe me proceset integruese të vendit.

Përfaqësuesit e PDSH-së konstatuan se avancimi i vërtetë i të drejtave të shqiptarëve, ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit të shtetit, reformat e mirëfillta si dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike, arrihen vetëm nëpërmjet demokracisë konsensuale me parlament dydhomësh.


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke përgatitur pastrim të madh të partisë, kanë deklaruar burime partiake në BDI për disa mediume maqedonase.

Sipas tyre, pas 15 viteve në politikë, Ali Ahmeti do të përshëndetet përfundimisht me bashkëpunëtorin e tij më të afërt, Musa Xhaferin, sepse ai cilësohet si kuadër i papranueshëm për LSDM-në dhe kryetarin e saj Zoran Zaev.

Gati për të njëjtat arsye, por edhe për shkak të rejtingut të ulët në elektorat, mediumet shkruajnë se nga rrethi më i ngushtë i Ahmetit do të largohen edhe shefi aktual i kabinetit, Artan Grubi, por dal ngadalë edhe deputetët Talat Xahferri, Xhevat Ademi dhe Ejup Halimi.

Ende nuk dihet as fati i disa funksionarëve tjerë të partisë, të cilët janë në fazë “hetimi”.

Gazeta Lajm tentoi të verifikojë këto informacione në BDI, mirëpo nuk arritëm një gjë të tillë, për shkak të kokëfortësisë së kësaj partie që të mos prononcohet për Gazetën Lajm kur ua parashtrojmë pyetjet në gjuhën shqipe.



Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral Arben Taravari në takimin me të dërguarin special gjerman Kristian Helbah i cili sot gjendet në Shkup, e kanë informuar atë për situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.

Ai tha se partitë politike shqiptare janë të vendosura dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët. Sipas tij, presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.

Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike.

Sela këto ditë kishte takime intenzive pothuajse me gjithë ambasadorët e shteteve të BE-së si dhe me atë të SHBA-ve duke i informuar për hapat e metutjeshëm të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët.


Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah ka thënë se me diplomatin kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm.

Ai tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin e shtetit të Gjermanisë dhe përkrahjen që Maqedonia të del nga kjo krizë, në të cilën krizë sipas Kasamit, vendin e kanë futur politikanët e papërgjegjshëm.

“Jam optimist që politikanët do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre janë të rëndësishme dhe përcaktuese, determinuese për fatin e çdo qytetari këtu në Maqedoni dhe në këtë drejtim edhe veprimet serioze dhe veprime që para interesit personal do ta vendojnë interesin e qytetarëve”, ka thënë gjatë takimit Kasami.









Ambasada shqiptare në Shkup u akuzua për terrorizëm, ja përgjigja

Nuk janë të pakta akuzat e këtyre ditëve të një pjese të maqedonasve kundër shqiptarëve në Maqedoni por edhe ndaj Shqipërisë. Ato madje po shndërrohen në një fushatë të ashpër deri në luftë-nxitëse jo vetëm nga VMRO-DPMNE por edhe nga gazetarët e saj të tërbuar që ‘fajtorin’ për gjasat e dërgimit të partisë së Gruevskit në opozitë. Këtë situatë në krijim e sipër, Ambasada e Shqipërisë në Shkup e quan të pabazë, sepse siç thotë problemet e brendshme të krijuara në Maqedoni e kanë origjinën dhe burimin pikërisht brenda vet Maqedonisë.

Së fundi akuza të këtilla janë bërë edhe në emisionin e mbrëmshëm "Në qendër", të gazetarit kontrovers Vasko Eftov që emetohet në televizionin maqedonas ‘Kanal 5’. Eftov, për më tepër akuzave që vijnë nga VMRO-DPMNE e Kryetari Gjorge Ivanov se Shqipëria po ‘përzihet në punët e brendshme’ të Maqedonisë kur u ofroi tryezën e takimeve partive politike shqiptare të Maqedonisë, e akuzoi Shqipërinë se në territorin e shtetit shqiptar kinse “ndodhen rreth 3000 terrorist shqiptarë të cilët do të vijnë në Maqedoni për ta destabilizuar sulmuar Maqedoninë.” I pyetur nga "Zhurnal", rreth kësaj deklarate të këtij gazetari maqedonas Ambasada Shqiptare në Shkup tha se “deklarata të tilla janë qesharake dhe nuk meritojnë vëmendje,” duke i mohuar kategorikisht pretendimet e këtilla të njerëzve si Eftovi.

“Nuk mendojmë se ka vërtetë njerëz të cilët besojnë se problemet e Maqedonisë vijnë nga Shqipëria, aq më pak kur kriza në vend vazhdon prej dy vjetësh. Megjithatë, duhet theksuar se deklarata të tilla janë shumë të rrezikshme pasi kanë për qëllim devijimin e vëmendjes nga problemet reale dhe shpikjen e një armiku imagjinar për të nxitur e shfrytëzuar frikën e njerëzve të cilët duan të mirën e vendit të tyre por janë thellësisht të pa informuar,” thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së Shqipërisë. Për më tepër në përgjigje rikujtohen edhe qëndrimet e para disa ditëve të thëna në Shkup nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE) Federika Mogerini.

Ajo “... u shpreh qartë kur tha se kriza në Maqedoni është politike dhe institucionale por ajo rrezikon të kthehet në krizë ndëretnike”, përkujtoi Ambasada Shqiptare në Shkup, dhe bëri thirrje edhe ndaj partive politike dhe përfaqësuesve institucional të Maqedonisë që të jenë më të matur dhe të kujdesshëm në kualifikime dhe synime të këtij lloji për të kërkuar adresa të tjera jashtë Maqedonisë për të gjetur ‘fajtor’ gjetiu.

“Ne nuk duhet ta lejojmë absolutisht një gjë të tillë. Andaj aktorët politikë në vend (Maqedoni) duhet që të tregohen shumë të kujdesshëm në atë çfarë thonë pasi i kanë vetë në dorë fatet e vendit të tyre” tha Ambasada e Shqipërisë, për të ritheksuar se Shqipëria është “ ...vend mik” i Maqedonisë. “...është në interesin tonë e të gjithë rajonit që Maqedonia ta tejkalojë këtë krizë dhe t’i rikthehet procesit të integrimit euro-atlantik. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në rajon do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë në këtë pjesë të Ballkanit,” tha Ambasada Shqiptare në Shkup.

“Dëshirojmë dhe urojmë që të gjithë qytetarët në Maqedoni të jetojnë me të drejta të plota e me dinjitet në vendin e tyre por theksi është tek ‘të gjithë’, përfshirë shqiptarët si popullsi shtet-formuese në atë vend. Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në një shtet demokratik dhe drejtësia duhet të kujdeset që ta parandalojë atë, pasi ne e dimë nga eksperienca se ajo errëson arsyen dhe vjedh të vërtetën duke sjellë vetëm vuajtje,” shkruhet në fund të përgjigjes së saj.

Javëve të fundi, përkatësisht që prej partitë shqiptare nuk arritën që të gjejnë pajtim me VMRO-DPMNE për të kushtet shqiptare për të formuar qeverinë e koalicionit me partinë e Nikolla Gruevskit, dhe sidomos prej se BDI, LR-PDSh vendosën që të marrin pjesë në qeverinë e pritur të ardhshme, por të bllokuar nga Gjorge Ivanov, VMRO-DPMNE dhe vet Ivanov gjenden në një fushatë të egër në të akuzuarit e Shqipërisë për “përzierje” në punët e brendshme të Maqedonisë. Edhe mjetet e informimit të këtij krahu politik maqedonas janë bërë pjesë e kësaj fushate e cila po merr një formë tejet të ashpër dhe po bëhet e përditshme. E këtij lloji dhe në kuadër të kësaj fushate bëhen edhe deklaratat e gazetarëve si Vasko Eftov-it, i cili pretendon se grupe të armatosura Shqiptarësh nga Shqipëria qenkan formuar dhe kinse paskan në plan që të futen në Maqedoni.

Flori Bruqi

Shefqet Kafixholli: Beg Rizaj është dorëzuar, Mirsad Ndrecajn e kam parë në stacionin policor në Kisella Vodë


Në seancën gjyqësore për rastin “Kumanova” ka dëshmuar i akuzuari Shefqet Kafixholli i cili sikur edhe anëtarët e tjetër të grupit tha se kishte ardhur në Maqedoni për shkak të pakënaqësive të shqiptarëve nga moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Në Kumanovë tha se ka ardhur me 5 maj i ftuar nga Xhafer Zymberi.

”Me 8 maj është dashur të largohemi, Mirsadi i ka bërë presion grupit që ka qenë në Hotel të vijë në Lagjen e Trimave. Mirsadi na tha se do të qëndrojmë edhe një javë dhe se ai i di arsyet për këtë.



Me 9 maj unë kam qenë roje, kam parë vetura të dyshimta, e kam njoftuar edhe Mirsad Ndrecajn, por ai me tha të qëndroj i qetë pasi që ka çdo gjë nën kontroll” – dëshmoi i akuzuar Shefqet Kafixholli.

Sipas Alsat-M, Kafixholli ka deklaruar se mbi shtëpinë ku kanë qëndruar vazhdimisht ka inçizuar një dron nga i cili sipas tij mundet të nxirret shumë dëshmi mbi ngjarjet në Kumanovë. Ai tha se Beg Rizjan e ka parë duke u dorëzuar, ndërkohë Mirsadin e di se ka qenë prezent në stacionin policor të Kisella Vodës.

”Grupi ka dashur që të dorëzohet nga orët e hershme të mëngjesit nga ora dhjetë , por armëpushimi nuk është plotësuar nga ana e ministrisë së punëve të brendshme, këtu u konstatua që në stacionin policor Kisella Vodë ka qenë prezent edhe Mirsad Ndrecaj , këtë e dëshmoj Shefketi pasi që ka dëgjuar një të akuzuar e ka identifikuar të njëjtin te njësisë policore të ndjerin Mirsad Ndrecaj” – deklaroi avokati Naser Raufi.

Sipas Kafixhollit në bisedat e publikuara janë fshirë biseda mes zyrtarëve të Maqedonisë dhe përfaqësuesve të OSBE-së, por edhe zyrtarëve shqiptarë në të cilat është biseduar për armëpushimin, largimin e civilëve dhe çështje tjera.
”Nuk ekzistojnë bisedat me Sasho Mihajllkovin, Gordana Jankullovën dhe Mitko Çavkovin bisedat e Artan Grubit, Ali Ahmetit dhe të OSBE-së janë prezantuar pjesërisht. Në këto biseda janë prera pjesët ku grupi ka kërkuar që të ketë armëpushim, që të largohen civilët, dorëzimi me kusht dhe pjesë të bisedave me OSBE-në ku kanë biseduar me Ministrinë e Punëve të Brendshme” – dëshmoi i akuzuar Shefqet Kafixholli

Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës është caktuar për me 13 mars ku pritet që të dëshmojnë Hajrush Avdija dhe Betim Kabashi

Flakët e lirisë



Mehmet Bislimi


.
Life of Shaban Jashari



1.
sonte
në Prekaz
flakët e lirisë
Komandantin përkujtojnë
me shkëlqimin e flakës
lirisë njerëzishëm ia hapem derën
më në fund erdhën lulet edhe nder ne
se bashku me pranverën
sakrificë e paparë
e padëgjuar nder shekuj
shqiptarët qëndruan të pathyer
kurrë nuk e mohuan rrënjën e vet
o botë e madhe a dëgjon
këngët tona të fuqishme
që luftëtarët e lirisë i kënduan
një shekull këngë
një shekull rrugëtim
një shekull qëndresë
deri me sot
sot në agim
gjithë kjo rrugë e këngës sonë
për t’u kënduar sonte
tek Jasharët
me zemrën tonë
tek të pavdekshmit
tek të gjallët
tek kulla të gjithë
së bashku
me Jasharët

2.
Adem
sonte pa ty
këngët e lirisë nuk do të kishin kuptim
pa ty
pranvera nuk do t’i sillte lulet e lirisë
pa ty
marsi do të ishte muaj i rëndomtë
pa ty
nuk do të kishin harmoni notat e melodisë
Adem
ylli i hyjnisë
Adem
frymëzim i djalërisë
Adem
palca e shqiptarisë
Adem
sonte do thërrasim deri në kupë të qiellit
në Prekaz
aty ku ka lindur s’pari
rrezja e diellit


3.

Adem
po
me ty erdhi pranvera
me ty
krenarinë kombëtare madhështojmë
me ty
të kaluarën e lavdishme nderojmë
në flakën e zjarrit që sonte për ty ndizet
u dogj robëria e gjatë
në Prekaz
në arenën legjendare
ku kanë rënë si me le burrat dhe gratë
atje ku themeli i lirisë është i lashtë
atje ku loza jote sonte shkëlqen flakë
atje ku lirisë i këndohet gjatë
atje ku burrat e dheut flasin pak
atje ku krisma e mitralozit të lirisë
ndihet larg
atje ku flakë do të ndezim prapë
e prapë do ringjallesh ti
për Plavë Ulqin e Guci
Preshevë Medvegjë e Çamëri
për Bujanoc Tetovë e Strugë
për Kerçov Gostivar e shqiptari
atje në Prekaz
ku po linden përditë
Adema të ri
atje ku ngrihemi dhe biem me emrin Shqipëri
atje ku ëndrrat i shohim shqip
atje ku ti ke vënë s’pari këmbën mbi dhe
atje ku kemi shumë shokë e miq
atje ku trimërisht këngën e the
për liri
për atdhe
për besë e dhe
Adem
flakë e rrufe


4.

sonte
zjarret do ndezim
sonte do qajmë e do qeshim
sonte do vallëzojmë deri në mëngjes
sonte lot do qesim
nga malli e mallëngjimi
për ju nëna
për ty nënëmadhja Zahide
nënë e të gjitha nënave
nënë e Mic Sokolave
nënë e shtojzovalleve
nëna e zanave
nëna jonë arbërore
sonte në gjunjë do biem për ty
lokemadhja Zahide
nusja e Shaban Plakut
motra e bacë Osmanit
nderi i konakut
bija e Llaushës
mbesa e Shaban Polluzhës
nëna e Ademit djalit
nënë e Hamzës
nëna e shqipeve të malit
nëna e Zarifës e Hidajetës
nëna e Igballit e Valdetës
nëna e Igballës e Feridës
nëna e Afetës e Besimit
nëna e Selvetës e Blerimit
nëna e Fatimës e Blerinës
nëna e Adilës e Fitimit
nëna e Kushtrimit
nëna jonë
nëna e madhe e shqiptarisë
nëna e lirisë
lavdia e Shqiptarisë

Mars, 2017

TESTAMENTIN E LOTIT NUK E TRESIN SHEKUJT



Nebih Bunjaku është nga Poliçka e dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë të Gjilanit.

Në Gjilan kreu shkollën e mesme, ndersa studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe i mbaroi në Prishtinë.

Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike, duke punuar fillimisht në Shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në Gjimnazin e Dardanës, në Shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore në Banullë- Gllogofc, në Gjimnazin e Lypjanit, në Shkollën teknike të Kastriotit.

Që nga viti 1993 punon në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Prishtinës, ku ishte drejtor i kësaj shkolle.
Ka botuar këto vëllime me poezi: “Dalje nga balada” (1994),”Gramatikë zemre”(2004),
“Terapia e dashurisë” (2005), “Një samimt për një simit”(2007), “Prushimë buzësh (2008), Zemra nuk ka dimër (2009), “Testamenti i lotit” (2012) dhe “Kopshti i shpirtit” është në procesin e botimit.

Nebih Bunjaku bashkëpunon me shumë gazeta dhe revista shqiptare, ku ka botuar edhe poezi të ndryshme. Disa poezi i janë shpërblyer me vendin e parë, të dytë dhe te tretë nëpër konkurset letrare. Cikle poezish i janë botuar edhe në turqisht, anglisht, polonisht....

Ky autor është i prezantuar edhe në disa libra të ndryshëm. Përpos poezi, Nebih Bunjaku ka botuar edhe shkrime publicistike për personalitete te ndryshme të shquara shqiptare: për Mulla Idriz Gjilanin, Lot Vakun etj.

Për krijimtarinë poetike të Nebih Bunjakut kanë shkruar disa nga penat e shquara të letërsisë: Rushit Ramabaja, dr. Faik Shkodra, Abdullah Konushevci, Spiro Xhavara, Zef Pergega, Shefik Shkodra, Xheladin Mjeku, Shefqet Dibrani, Pëllumb Gorica, Naim Kelmendi,Spase Thanasi, Hasan Hasani, Shahbaze Vishaj, Vezir Ukaj, Reshat Sahitaj, Krishtaq Shabani, Selatin Novosella, Tefik Selimi, Flori Bruqi, Hya Haxhiu, mr. Kadri Mani, Rrustem Geci, Hysen Këqiku, Shaban Cakolli, Bilall Maliqi, Sinan Sadiku...

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton në Prishtinë.

_Floripress:Flori Bruqi

_____________




PËLLUMB GORICA


(‘‘Testamenti i lotit’’, vëllim poetik nga Nebih Bunjaku)

Testamenti i lotit është i përjetshëm. Është një testament që buron nga dhimbja ndaj është i rëndë, sepse mbart me vete peshën e saj dhe gëzimin. Njeriu loton sepse është njeri, dhe këto lot burojnë nga ndjesi shpirtërore të lindura, nga gëzimet e mëdha, nga dhimbjet e mëdha. Njeriu, prandaj është në këtë botë që t’i përjetojë ato me dinjitet e me shpresë perëndie, të dyja, edhe fitoret, edhe humbjet.




Ndaj them që vëllimi poetik “Testamenti i lotit“ i poetit Nebih Bunjaku, është i ngjizur me qiej mjegullorë dhe gjemba hidhërimi si pasojë e ngjarjeve tragjike të Kosovës, sythe gëzimi të lumtur, fryt i zemrës dhe i mendjes, si bazë rrënjë plot pulsim i një të ardhmjeje plot hapësira. Poeti, duke dashur të depërtojë në çdo qelizë të jetës dhe të rrokë thelbin e gjëravë me të domosdoshme, e ndan vëllimin e tij “Testamenti i lotit”, në katër kapituj me tituj metaforikë, që të mbeten në mendje e nuk të shkulen lehtë, si “Testament i i lotit”; “Vula e shpirtit”; “Në ishullin e mallit” dhe “Stina e harrimit”.
Motiv kryesor i këtij libri, është qëndresa e një populli të lidhur ngushtë me tokën e tij dhe historinë, me diellin dhe shiun, me djersën dhe gjakun, përmes një dashurie të sinqertë e përherë të ndezur që përtërin brezat. Në këtë libër gjithçka është thënë përmes intensitetit të mendimit e ngjyrimit të vargut të qashtër poetik. Gjithmon sipas poetit, testament i lotit përshkruan breznitë, duke vulosur gjithçka me një shpirt që, herë përvëlon me zjarrin e dëshirave, herë vishet me pritje malli në ishullin e tij të lotit dhe pastaj ngjizet me ndjenjësi njerëzore, që të përjetohet pa e njohur kurrë stinën e harrimit. “Në ritualin e Pritjes/ Testament i lotit/ Lëbyrur nga dielli/ Lagur nga shiu”. (Poezia “Testamenti i lotit”) Kur shkruan me një sintezë të fuqishme poeti dhe ashtu thjesht e natyrshëm ke kuptuar se simboli dielli dhe shiu përfaqësojnë dy botë krejtësisht të kundërta, botën e gëzimit dhe botën e vuajtjeve. Poezia e Nebih Bunjakut shkruar me pathos e dashuri, përshkon etapa të rëndësishme të historisë, dhe nxjerr në pah atdhedashurinë shqiptare, dashurinë vëllazërore dhe gëzimin mbarëshqiptar. Ekzistenca e kombit dhe psikologjia e tij është e lidhur me gjuhën dhe traditën, me legjendën dhe luftën, me tërësinë tokësore, duke përfshirë edhe Kosovën martire, edhe Çamërinë, dhe gjithë shqiptarët e shpërndarë nëpër botë, të cilët i bashkon një ideal, ku rrjedh i njëjti gjak në damarë dhe u kumbon ndjenja e fuqishme e lirisë. Ndaj poeti shkruan: “Lot i shpirtit Çamëri/ Lumë i dëbuar nga shtrati/ Kush t’i ngatërroi ëndrrat/ Djalli a lugati”. (Poezia “Lot i shpirtit Çamëri”)
Është e qartë se autori ndërthur rrjedhat e dëshmive-kohë, për të kumtuar qëndresën e shqiptarit me rezistencën e tij ndaj rrebesheve të historisë, por edhe në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe zakoneve, dhe këto ai i portretizon nëpërmjet ngjarjeve historike, që mbajnë themelet e kombit tonë, nëpërmjet përkushtimit qytetar të heronjve, idealistëve, poetëve e artistëve. Këtë qëndresë poeti e simbolizon me “lisat që puthin hapësirat dhe shtrijnë rrënjët gjer në det”. Kullon shpirtësia e poetit e mbështjellë nga furtuna e dhimbjes së kohërave, të cilat zezonin qiellin gri të Kosovës. Ndaj ai shkruan me vargje që burojnë nga zemra e rrezatojnë jo vetëm dhimbje, por edhe respekt e kulturë si për heronjtë e Lidhjes së Prizrenit, po ashtu për Bekim Fehmiun, Ali Podrimjen, etj. “Ura e shenjtë u përkul për Ty/ S’rrodhi ujë por Lot Ali”. (Poezia “Rrugës pa kthim”, Ali Podrimjes)
Më bukur se poeti nuk e thotë askush tjetër botën e vrarë të emigrantit, që kanë fatin e keq të zvarriten udhëve të huaja. Në poezinë “Emigrant”me katër vargje plot sintezë e metaforë, poeti përshkruan takimin e dy botëve në një zemër të përvëluar për liri, një mendje të etur për ëndrra, që të tjerët i ndrydhën pa mëshirë. Veçse kjo poezi e thurur nga shpirti duhet lexuar përtej rreshtave për kalvarin e gjatë e tepër të mundimshëm të emigrantëve tanë udhëve të botës, ku pasqyrohet me së miri se sa e vështirë është të ndihesh i huaj në dhe të huaj. A thua ky fat do të vazhdojë të ndjekë edhe për dekada të tjera shqiptarin?: “Valixhja e vjetër me ëndrra plot/ Dhëmbja e botës emigrant/ Në zemër gjak në sy lot/ Varrin bosh shpirtin vakant”. (Poezia “Emigrant”)
Për poetin Nebih Bunjaku, që njeriu të sfidojë udhët e vështira të jetës, e dallgët e viteve, nuk mjafton vetëm trupi e mendja, por duhet edhe një botë e pasur shpirtërore, një zemër e madhe që të lindë vetëm dashuri e mirëkuptim, duhet deti i ndjenjave që të lindë këngën e durojë dhimbjen me dinjitet. Dhe duke nënkuptuar se baza e të gjitha përtëritjeve dhe e qëndresës është dashuria, poeti një cikël të bukur poezish ia kushton kësaj ndjenje të thellë njerëzore. Duke e konsideruar dashurinë si ndjenjë fisnike që buron forcë e shpërthen romantikë, dhe si domosdoshmëri për ripërtëritjen e jetës, poeti shkruan: “Ç’të bëj unë pa ty/ Si toka pa qiell/ Si qielli pa yje/ Si dita pa diell”. (Poezia “Ç’të bëj unë pa ty”) Dashurinë poeti e ngre deri në lartësi qiellore dhe e konsideron nënën e çdo mësimi: “Nëna e çdo mësimi/ Është veç dashuria/ Akademia e jetës/ Dhe vetë Perëndia”. ( Poezia “Akademia e jetës”) Jeta i ka dhe i pranon të gjitha, por edhe për njeriun që ka marrë misionin ta ndërtojë dhe ta dojë jetën, duhet t'i pranojë ashtu siç janë të gjitha, edhe të qeshurën, edhe vajin, edhe dashurinë, edhe hidhërimin, edhe lumturinë, edhe dhëmbjen... Dhe, në ndërthurjen e tyre merr kuptim ajo: “U martova me dhëmbjen/ Më të trishtën në botë/ Lulen e rinisë/ Ma kalbi me lot”.( Poezia “Martesë me dhimbjen”)
Në fund të librit “Testamenti i lotit“, të duket vetja sikur ke dalë nga një udhëtim i bukur, dhe pastaj je ulur të pushosh nën hijen e një lisi të moçëm, që nuk plaket kurrë, dhe aty nis e mendon për peripecitë e jetës, por bën seleksionim të atyre që të duhen, dhe s’të duhen dhe bilanci të del gjithmonë pozitiv. Kjo jetë ia vlen të jetohet, sepse, siç shkruan poeti: “Ne nuk jemi të humbur/ Jemi në themelet e Lirisë”.


"NJERIU ELEKTROMAGNETIK" NË MJEDISIN ELEKTROMAGNETIK


Së pari, Akademikut të shquar, Profesor, doktor BARDHYL GOLEMIT i kërkoj ndjesë për vonesën e shkrimit tim modest. Nodhi për shkaqe fare subjektive: kur u kujtova që ta blija librin e tij me vlerë (shitej në hollin e Akademisë së Shkencave), mbeta me duarët thatë: librat ishih shitur që të tëra se ofertat qenë të papërballueshme në raport me sasinë që u vu në shtije. Sidoqoftë, më mirë është vonë se sa kurrë.

Promovimi u bë në një nga sallat e Akademisë së Shkencave "Aleks Buda" në datën 14 nëntor ora 11.00. Pjesëmarrja qe jo vetëm e madhe, por dhe mikste. Kur them "mikste", kam parasysh se në auditorin të mbushur plot (kish që promovimin e ndoqën në këmbë), pjesëmarrja qe heterogjene. Se ç'peshë kish ky promovim, tregonte veç tjerash, se nderonte me pjesëmarrjen e tij edhe Kryetari i AKademisë së Shkencave, Profesor, doktor Muzafer Korkuti dhe persona të tjerë të nderuar në fushën e elektro-magnetikës dhe të shkencave të natyrës, "simotra" që konvergojnë me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, në këtë sallë të madhe, të mbushur plot, dy radhë i zinim ne, shokët e miqtë e Akademikut të shquar Bardhyl Golemi, që kemi punuar në fusha të ndryshme dhe, si të ftuar nominalë, bujtëm atje, për ta dëgjuar atë në atë ligjërim me aq vlerë. Stafi i të nominuarëve është i tillë që nuk më lejon që të mos i përmend me emra. I përmend se secili prej tyre, pa dashur se mos ekzagjeroj, e kanë ballin të bardhë dhe, tani, kur kanë vjete që kanë dalë në pension. Të tillë janë Inxhinieri navigator, koloneli në lirim, Fatosh Voshtina; nënkoloneli në aviacion dhe ish-pedagog në shkollën e aviacionit, Agim Nanaj; ekonomistët me emër, si: Harilla Papajorgji, Niko GJyzari, Luan Çipi, Minella Mosko, Laver Muçohasani; inxhinierët: Viktor Hoxha, Sabavet Ymeri, Gudar Toto, Taulla Bino, Axhem Gjoni, Vangjel Ndrio, gazetari e shkrimtari veteran Duro Mustafai, shkrimtari dhe poeti Reshat Kripa dhe të më falë ndokush që mund ta kem harruar.

* * *
E ndjej për detyrë që ta bëj sadopak të njohur për atë pjesë lexuesish që nuk e njohin Profesorin e nderuar, Bardhyl Golemi. Është gjirokastrit që ka lindur në Vlorë para tetëdhjetë e dy vjetësh. Shkollën e mesme e ka mbaruar me medalje ari. Në fakultet për degën e elektronikës ka qenë aq student honor, sa, pambaruar vitin e fundit, është kooptuar edhe si pedagog në atë faklutet. Vjete të tëra ka qenë pedagog në UT dhe, sos të tjerave, për gati 10-vjet ka mbajtur leksione dhe në Universitetin e Prishtinës. Për 10 vjet me radhë ka qenë zëvendës ministër i Arsimit e Kulturës dhe kudo ka punuar me aq dinjitet e skrupuluzitet, sa në të gjitha detyrat i takon dafina e lavdisë. Veç titujve shkencorë që i ka fituar saj dijeve skrupuloze, ai është dhe "Qytetar nderi" i Vlorës. Ky është vetëm një vështrim skiç imi.

* * *
Profesori referoi për "probleme të veçanta të bioelektromagnetizimit". Merita e madhe e lektorit qe se duke parë këtë mjedis kaq mikst, nuk referoi me gjuhën e "rëndë" të fushës, ku, siç dihet, operohet me derivate e integrale. Po ai, në më lejohet të përdor një eufemizëm po nga fusha "simotra", e uli butë "anijen e dijeve në sipërfaqen e hënës". Merita e madhe e këtij Lektori qe: se të panjohurën,e bëri të njohur; abstrakten, konkrete; të vështirën, të thjeshtë e të lehtë. Lakoi dije jo si "konsumim erudicioni", por dije që të vihet në praktikën e përditshme. Nuk bëri astrologji, por shkencë ku vuri pikat mbi i.
Libri "Njeriu "Elektromagnetik" në mjedisin elktoromagnetik" është i ndarë në dy pjesë. Për ta bërë më të "përtypshëm" për lexuesin, Profesori jo vetëm lë vend për rekomandime të veçanta, por tërheq vëmendjen e lexuesit që për ta bërë edhe më të lehtë materialin shkencor, të "zbusin" sadopak dijet abstrakte duke lexuar dy librat të botuar më parë nga autori me titull "Fusha elektromagnetike dhe shëndeti" botuar qyysh në vitin 2004 dhe librin që autori së bashku me R. Mihon kanë botuar në vitin 2006, me titull "Vala, celulari dhe shëndeti".

Se ç'vlera pati promovimi i këtij libri, e treguan me fjalët e tyre pedagogët e kësaj fushe në UT; dy nga pedagoget që morën fjalën folën me superlativa për vlerat shkencore dhe, veç tjerash, për ndihmesën e madhe qoftë dhe me disa leksione të Profesor Bardhylit; po me këtë gjuhë folën dhe kolegë dhe pedagoë nga fusha e mathematikës, të elektronikës, të kimisë e biologjisë që gjenin tek ky libër një "materie" bruto në fusha të veçanta. Veç tjerash, vlera të çmueshme bëhet për çdo njeri kur aq shumë janë të ekspozuar në fusha elektromagnetike (sa njeriu mund të quhet elektromagnetik) dhe, ca më shumë, në përdorimin vend e pa vend të celularëve që shpie në pasoja serioze për shëndetin.

Në përfundim, mund të them: cilido që pati fatin të merrte pjesë në këtë promvovim, pësoi një ndryshim: hyri me mendtë e tij dhe doli me ato të "lektorit". Tek e shihja referimin e tij aq shtruar e kumbues, m'u kujtua xha Myrtja, një plak i zgjuar në fshatin tonë që thoshte:
- Është burrë i mënçëm, or ti! Është i zoti: kullot pa shkop! Aludimi është i qëlluar: "kullot" dhe atje ku nuk "kullot" çdo mendje. Dhe, o Zot, kur has në një thënie të filozofit të shekullit XVI-XVII, Francis Bakon që thotë: "Shkencëtari i mirë operon në fusha që nuk i njeh". Kjo "devizë" e Bakonit i rri mirë pas trupit, shkencëtarit dhe Akademikut, Bardhyl Golemi. Kur e shoh aq vital, sado që i ka kaluar 82-vjetët, si fshatar që jam, më kutjohet bima e jonxhës që, sa më shumë e korr, aq më tepër gjelbëron. Dhe Profesori, sa më shumë kalojnë vitet, aq më vital bëhet. Ka dhe gjelbërimin e përhershmë të ullirit, por dhe jetëgjatësinë e këtij druri shekullor e aq të vlefshëm. Jetë të gjatë, Profesor i dashur! Me libra të tjerë në dobi të qytetarëve që, veç tjerash, qenkan "elektromagentitkë".

Përparim Hysi

Si dhe kur u krijua specialiteti i elektronikës në Shqipëri

1105
Ing. Ramazan Cani tregon detaje rreth katedrës së elektronikës në Universitetin Politeknik të Tiranës. Kontributi i inxhinierëve elektronikë në Shkollën e Bashkuar të Oficerave.



Nga Luan Shtëpani

Specialiteti i elektronikës, fillimet e tij i ka tek specialiteti i rrymave të dobëta i cili bënte pjesë në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Ky specialitet u hap në shtator të vitit 1961. Hapja e këtij specialiteti erdhi si domosdoshmëri e kërkesës për specialistë të lartë në sektorët e telekomunikacioneve dhe në sistemet e radiondërlidhjes dhe radiolokacionit në ushtri. Kjo ishte një dëshirë dhe domosdoshmëri që erdhi pas prishjes së marrëdhënieve me BRSS dhe me shtetet e Europës lindore. Mjaft studentë i kishin ndërprerë studimet në ish BS, Bullgari, RDGJ, Hungari, Çekosllovaki. Prandaj ishte e domosdoshme të krijohej specialiteti i elektronikës pranë universitetit politeknik të Tiranës. Kështu me vendim të ministrisë të arsimit u krijua departamenti i elektronikës ku do të dilnin inxhinierët e parë elektronikë. Ka kaluar një periudhë e gjatë 52 vjet që ka fillesën e saj kjo degë speciale dhe shumë e dashur për studentët. Kjo degë u krijua në saj të kërkesës, nevojave që kishte telekomunikacioni në vendin tonë si dhe nevojave për kuadro të profilit radioteknik që kishte ushtria, sidomos sektorët e ndërlidhjes dhe radiolokacionit. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim kanë dhënë Ing. Jorgji Kushi dhe Ing. Ramazan Cani. Pas një sërë konsultash me specialist të profileve të ndryshme si dhe me pedagogët e degës elektrike u hartua programi mësimor për përgatitjen e inxhinierëve elektronikë si dhe u emërua përgjegjës i katedrës kuadri i përkushtuar, i palodhur dhe me vizion të gjerë në profilin e radiotenikës Ing. Jorgji Kushi. Në ecurinë e këtij specialiteti dhanë kontribut të jashtëzakonshëm pedagogët e jashtëm: Ing.Ramazan Cani, Ing.Tofik Gjinali, Ing.Mihallaq Katundi, Ing.Emin Klosi, Ing.ThomaTamburi, Ing. Andon Tirana, Ing. Bedri Imami, Ing. Alfred Xhufka, të cilët kishin përfunduar studimet në ish-BRSS dhe vënde të tjera. Mbështetje dhe kontribut të madh për funksionimin e këtij profili të ri kanë dhënë pedagogët e degës elektrike, Prof. Bardhyl Golemi, Ali Dedej, Reis Çani, Dhimitër Lluka etj. Në vitin e parë akademik 1961-1962 dhanë mësim pedagogët, Ing.Jorgji Kushi në lëndën Bazat teorike të radioteknikës dhe Ing.Tofik Gjinali në lëndën Llambat elektronike, Ing.Ramazan Cani në lëndën Bazat teorike të radiolokacionit. Me vështirësi u ngritën laboratorët e katedrës për lëndët llambat elektronike dhe të radioteknikës, ku veprimet i kryenin laborantët H.Jazexhiu dhe Dh.Leshnja dhe kur u zgjeruan laboratorët pas vitit 1964 në punimet laboratorike punonin laborantët S. Përnaska dhe N. Berberi. Puna e gjithanshme dhe me përkushtim të pedagogëve të katedrës dhe të atyre të jashtëm bënë të mundur të diplomohen inxhinierët e parë të specialitetit të elektronikës. Në qershor të vitit 1964 u diplomuan 28 inxhinierët e parë. Mbi bazën e specializimeve dhe zgjerimin e lëndëve radioelektronike që mbulonte katedra u bë e mundur që në vitin 1974 të krijoheshin dy katedra: a. Katedra e elektronikës së përgjithsme me përgjegjës katedre Ing.Jorgji Kushi më vonë nga Ing.Thoma Tamburi dhe më anëtarë pedagogët: Ing.H.Jazexhiu, Ing.N.Bardhi dhe tre pedagogë të jashtëm. b. Katedra e elektronikës së aplikuar me përgjegjës Ing.Emil Plumbi dhe me anëtarë T.Gjinali, A.Tirana, J.Agalliu, S.Likaj. Kontribut të veçantë në degën e elektronikës kanë dhënë profesorët Hasan Muçostepa, Pirro Cipo, Luan Karçnaj, Agim Budo, Xhemil Dautaj, Safet Likaj dhe pedagogët e jashtëm Ramazan Cani dhe Androkli Andrea. Puna prodhuese ishte një element i ri në planin mësmor, po kështu dhe praktika mësimore. Kështu lidhja e teorisë me praktikën në degën e elektronikës kishte rëndësi për përgatitjen e inxhinierëve elektronikë, për këtë shërbyen laboratorët e katedrave, uniza e prodhimit të radiove dhe televizionëve në Durrës, Uzina e radiolokacionit dhe radiondërlidhjes në ushtri ku studentët rritnin aftësitë praktike. Me kalimin e kohës dhe duke parë domosdoshmërinë e zgjerimit të njohurve u krijuan katedra e automatikës me përgjegjës katedre Gëzim Karapici dhe me anëtarë pedagogët Ing.Petrika Marango, Ing.Maqo Lakrori, Ing.Jakup Agalliu, Ing.Dhimitër Lluka. Mbas vitit 1999 u krijua departamenti i elektronikës i cili drejtohej nga Prof. Nikolla Bardhi .Ky departament përbëhej nga seksionet: seksioni i bazave të elektronikës, seksioni i telekomunikacionit, seksioni i automatikës, seksioni i inxhinierisë së kompjuterave. Pas vitit 1994 ministria e arsimit e shkencës mbi bazën e propozimit të universitetit politeknik me inisiator Prof.Gëzim Karapici, krijoi sistemin e ri për vendin tonë-sistemin e edukimit në distancë. Programet e këtij sistemi përqendroheshin në lëndët e inxhinierisë së automatikës, informatikës,telekomunikacionit. Dega e elektronikës në universitetin politeknik të Tiranës do të kujtojë me shumë respekt themeluesit e saj Prof.Jorgji Kushi,Tofik Gjinali, Andon Tirana, Emil Plumbi, Thoma Tamburi, Nikolla Bardhi, Haxhi Jazexhiu. Do të ruhet kujtimi dhe respekti i madh për punën e palodhshme, sakrificat në përgatitjen dhe edukimin e mijra kuadrove të specialitetit të elektronikës në vendin tonë.

1100

Kontributi i pedagogëve të elektronikës në shkollën e bashkuar



Për këtë për të bërë të mundur përgatitjen e specialistëve të lartë të radiolokacionit me urdhër të ministrit të mbrojtjes u krijua në shtator të vitit 1973 katedra e radiolokacionit në shkollën e bashkuar për të përgatitur kuadro me arsim të lartë në sistemin radiolokativ të ushtrisë. Përgjegjës i katedrës radiolokacionit me urdhër të ministrit të mbrojtjes u caktua Ing.Ramazan Cani. Në këtë katedër bënin pjesë Ing.Ramazan Cani, Ing.Ferdi Skenduli dhe Ing.Baçahlla Havari si dhe pedagogët: Fahri Allushi, Rrahim Hallaçi, Dhimitër Gegeni, Diana Dedej, Anila Sina, Thanas Gjika, Besnik Hoxha, Mehmet Hoxholli dhe pedagogë të jashtëm: Pirro Kushi, Halo Nanaj, Nikolla Bardhi, Thoma Gjylameti dhe laborantët teknikë:Jorgji Gjoka dhe Edlira Sinani. Në veprimtarinë pedagogjike të mësimdhënies pedagogët e katedrës shumica e të cilëve kishin mbaruar studimet e larta në ish-BS përgatitën literaturën përkatëse në tre profilet e sistemit radiolokativ të ushtrisë. Në shkollën e lartë të oficerëve bënte pjesë dhe katedra e radiondërlidhjes. Në katedrën e radiolokacionit një pjesë e lëndëve kishin të njëjtën përmbajtje me lëndët respektive që zhvillohen në katedrat përkatëse të degës së elektronikës në universitetin politeknik. Në katedër jepeshin lëndët: elektronika, radioteknika,teknika impulsive, instrumentat matës elektronikë, automatika, matjet elektronike si dhe lëndët e sistemit tekniko-ushtarak .Sistemi mësimor ishte 3-vjeçar dhe më vonë 4-vjeçar ku përfshihej dhe praktika mësimore që zhvillohej në uzinën e radiolokacionit,në uzinën e prodhimit të televizorëve në Durrës si dhe në sistemet radiolokative dhe aparatet e drejtimit radiolokativ, në postat radioteknike dhe në aparaturat e drejtimit radiolokativ dhe në aparaturat e drejtimit elektronik të artilerisë kundërajrore. Në sektorin radiolokativ bënin pjesë edhe radiolokatorët e drejtimit të raketave kundërajrore si dhe radarët e drejtimit dhe të përcaktimit të koordinatave të avicionit gjuajtës-bombardues. Të gjithë kuadrot që përgatiteshin në katedrën e radiolokacionit kishin një trajtim të veçantë dhe një pjesë kryenin specializime në Kinë dhe Vietnam.

Një buqetë e veçantë Akademikut,Bardhyl Golemi ! (Skicë letrare)

Fotografia e profilit të Perparim Hysi

Nga Përparim Hysi


Kjo skicë letrare është veç impresioni im dhe po shkruhet pa i marrë leje,atij që i kushtohet. Është një lloj surprize si rezultat i një mbrese pak të veçantë.

E veçantë mbresa dhe po e veçantë dhe buqeta me lule. Unë rashë në gjurmë të kësaj skice, fare rastësisht. Rastësisht, por mbresa që u përftua nga kjo rastësi qe e atyre përmasave që nuk mund ta mbaja vetëm për vete.
* * *
Jemi një grup pensionistësh që, më së paku, dy herë në javë takohemi së bashku. Grupi është pak mikst dhe mos kujtoni se është grupi i vogël.



Arrin, ndonjëherë,deri në 20 vetë. Sikur të kopjoja pak nga një skeç humoristik i parademokracisë, ky"grup i vogël yni" të përafron atë skeçin "Do martojmë Malon!".

Natyrisht, pensionistët e këtij grupi kanë bërë punë të ndryshme, por,sidoqoftë, pse kanë gjetur njëri-tjetrin, është pak për t'u patur zili: se, veç tjerash, tanimë jemi dhe të bindjeve të ndryshme.

Po veç bindjeve e punëve të ndryshme,edhe të moshave të ndryshme.

Më i"vogli" i këtij grupi të madh, jam unë që kam hyrë tek 75-vjeçët. Të tjerët:nga 80 e lart. Grup mikst jemi ku dy të tretat janë vlonjatë dhe tre-katër (ku hyj dhe unë, fieraku) jemi nga rrethe të tjerë.

Grupi është i organizuar mirë dhe ka kryetar dhe zëvëndës. Në krye të grupit, kemi zgjedhur, më të nderuarin: Akademikun BARDHYL GOLEMI.

Unë, po si ai djali i njerkës, kam vendin afër kryetarit dhe të tjerët,sado më të moshuar se unë, nuk ma kanë prishur ajkën: e kanë pranuar këtë "status" timin.

Tek i shkruaj të gjitha sa sipër, se dua të jem pak i drejtpërdrejtë me bashkëshokët e mi dhe, në një farë mënyre, dua t'i falnderoj ata që kanë mbyllur një sy dhe kanë bërë sikur nuk e vënë re këtë pozicion pak më të favorshëm timin.

Por, pse të zgjatem. Tani dua që t'u tregoj të gjithëve bashkëshokëve se si lindi kjo skicë.

* * *
Profesor Badhyli (unë dhe jo vetëm unë kështu i drejtohemi), si zakonisht, mbrrin me pak vonesë atje tek klubi "De GOL" dhe, tek afrohet mbështetur mbi shkopin "shok", unë ngrihem, i marr shkopin dhe i liroj rrugën për t'u ulur në krye të tavolinës së madhe të grupit tonë.

Ai ulet dhe,pasi na përshëndet, ndjek me vëmendje tek diskutojmë për tema të ndryshme.

Ne, zakonisht,aty rrimë gati një orë dhe problemeve që"u japim zgjidhje", janë nga më të ndryshme.

Sikur të kishe mundësi e t'i regjistorje të gjitha fjalët tona apo debatet, them që mund të na kishte zili, parlamenti ynë,po se po, por dhe ai klubi "PETEF" i asaj kohe.

 Shpesh problemeve u nxjerrim ujë të zi dhe,si gjithë shqiptarët në botë, anijen e ngasim vetëm në "detin tonë".

Ajo ç'ka e bën të veçantë grupin tonë, është një fakt shumë domethënës: në fund të fundit, mëritë i bëjmë dalje dhe nuk ka hatërmbetje mes nesh.

Jemi si një familje e madhe që kemi në krye një "BABA SHPIRTËROR"(është fjala për AKADEMIKUN,BARDHYL GOLEMI) dhe ky është i panegociushëm dhe fuqiplotë:ashtu siç është një RABIN në një familje hebreje.

* * *
Duke qenë afër tij, sot,si të thuash tete a tete, bëra një bisedë pak konfidenciale me të.

Nisma qe e Profesorit dhe unë,ngaqë nuk e mbaj dot për vete, po e sjell dhe për bashkëshokët e mi.

Siç gjykoj, vlera e këtij shkrimi modest, është e veçantë.


- Urime,- më tha Profesori!

Urime për 7 marsin se ke qenë mësues.

-Po duhet t'ju uroj unë,- ia prita, se ju jo vetëm keni qenë,por jini nga ata INTELEKTUALË TË RRALLË që numërohem me gishta.

Natyrisht, bëri sikur nuk i dëgjoi çfarë thashë për të, po vazhdoi me të tijën.

-Po, hë të erdhi ndonjë urim i veçantë apo jo?

-Profesor,- i thashë,- më erdhën mbi treqind urime, se ish-nxënësit e mi, sikur i "ngacmova" vet.

Shkrova në fejsbukun tim një poezi "Letër nxënësve të mi" dhe,veç kësaj, vendosa dhe një fotografi me ish nxënësit e mi të vitit 1961.

Kështu që u lëshuan me urime e me "like".

Po dhe tani që po flas me ju, nuk arrij të dalloj se kush është ajo nxënësja a mikesha ime me emrin LETA që më përshëndeti me mesazh të veçanttë në celular.

Profesori qeshi dhe nisi të më tregojë...

* * *
Unë kisha dalë me një shok e po pija kafe. Kur më merr gruaja dhe më thotë:- Ka ardhur një ish-nxënës dhe të ka sjell një buqetë të madhe me lule.

U ngrita dhe shkova ta takoja. E mora buqetën dhe, pasi e falnderova, e ftova për një kafe,
Unë të falnderoj,- i thashë,- por të lutem, a mund të më thuash se në ç'vit ke qenë student imi?

- Jo,- më tha. Unë nuk jam studenti juaj, por buqetën me lule jua kam sjell si shenjë mirënjoheje, se libri juaj për ELEKTRONIKËN qe si ai ozoni për mushkëritë. Saj librit tuaj, unë qeshë i suksesshëm në INSTITUTIN "BAUMAN" të MOSKËS!!!

Natyrisht, kur dëgjova këtë pohim kaq emocionues, nuk kisha se si mos pushtohesha nga mbresa të forta dhe, pse mos ta them, nuk shpëtova pa u lotuar.

Tek po ma rrëfente këtë ndodhi kaq prekëse, Profesori, përsëri u lotua dhe unë,ndërhyra, pak me politesë për ta ndalur atë lotim aq domethënës.

Mbresa, mandej, i rriti përmasat e saj, se studenti aq skrupulooz dhe po aq mirënjohës, kërkoi nga PROFESORI se në cilën lëndë bazë t'i përqendronte studimet e mëtejme, në një kohë kur po përgatitej për të mbrojtur doktoraturën.

Takimi qe aq "fluturimthti", sa PROFESORI, as adresën e saktë të këtij studenti "EXTRA" nuk e dinte të plotë,se e kanë lënë për t'u ritakuar sërishmi ku,padyshim,ndihmesa nga AKADEMIKU BARDHYL GOLEMI, për studentin e INSTITUTIT "BAUMAN", do ketë vlera të epërme.

* * *
Tani që i hyra këtij shkrimi, sado që PROFESORI më foli me superlativa për INSTITUTIN "BAUMAN" të MOSKËS, unë,ngaqë nuk mbajta mend ç'më tregoi Profesori, hyra në kërkim dhe vura re që , në vija të trasha, ky INSTITUT është nga më të vlerësuarit( ka emrin e Profesor ZYGMUNT BAUMAN- hebre nga Polonia; që paska vdekur në Angli në janar të këtij viti).

Sikur të lexosh emrat e të lauaruarëve tek ky Institut, shikon emra me peshë të rëndë në mathematikë, elektronikë dhe aeronautikë):Gjen emra astronautësh, igjinierë të aviacionit dhe konstruktorë si TOPULEVI. Aty dhe emri i GEORG MALENKOVIT të famshën për mos vazhduar me të tjerë.

Dhe, së fundi, PROFESOR BARDHYLIT i lutem të më falë që bisedën tonë intime nuk e mbajta dot për vete.

Tiranë, 9 mars 2017

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...