Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/10

Refleksion nga Fritz RADOVANI: Për romanin: “Saga e Abelëve” – “Saga degli Abele”




Pjesa e parë, “Anmiku i Popullit” – “Il Nemico del Popolo”

Imazh

Nga shkrimtari Daniel Gàzulli.



Një nandori gdhiu nën një qiell të randë, plumb…
Ky asht rreshti i parë i romanit të Daniel Gàzullit, me titull krejt të panjohun nga të rijtë, as të vjetër, “Saga e Abelëve”, pjesa e parë “Anmiku i Popullit”. Shumë prej nesh kërkojnë me mend ndër fletët e mëshehuna të memories se:
“Ku e kam ndigjue dikund, këte mbiemën të harruem…ose ma mirë me thanë të veshun po me këte epitet “Anmiku i Popullit”..?” – E, dashje ose padashje, ndalojmë për një moment…
Po, asht kenë pikërisht, “Anmiku i monarkisë” Don Gjon Gàzulli, Ai, që u var…në 1927 e, po, asht edhe vëllaj i Tij, Don Nikoll Gàzulli, që u vra tradhëtisht nga komunistët shqiptarë, në vitin 1946…si, “Anmik i Popullit”…E, pse..? Sëpse, të dy ishin Atdhetarë, Klerikë Katolikë Shqiptarë por, edhe dishka ma shumë se shumë të tjerë me këta epitete: Ishin dijetarë dhe shkencëtarë të historisë e gjuhës së Popullit Shqiptar…të cilët, duheshin zhdukë vetëm, se, ishin të tillë!
Nga rrajtë e mbetuna të shermashekut në muret e “Rozafës”, aty ku, retë e zeza të Nandorit të vitit 1944, po vazhdonin me u rrotullue, tue pritë ku me u shprazë me duhi e një rrebesh të papamë mbi tokën Arbnore, e, kur, asnjë rreze dielli ma nuk po depërtonte me mujtë me ngjallë pak shpresë për kohën e ardhshme, pikërisht, Aty, buloi një gem gati “i thatë”…
Aty, në votren plakë por me gaca të mbulueme, u panë do xhixha shprese, xhixha të fjetuna nën hi që shpërthyen si fishekzjarre…e, gëzuen edhe hatllat e shtëpisë, kur u lajmue far’ e fisi:
“Ka le Danieli ndër Gazullorë..!” E, mbarë qytet e malësi i besuen “Dorës së Zotit”, se: “Nuk shuhet, jo, i miri..!”…Qe, pra, sot, Danieli pason Paraardhësit e vet…E, jo, vetëm, Gazullorët, po, ashtu, si dikur, Shqipnia krenohej me dijetarët Gazulli, sot, Zadrima e Shkodra e Tyne krenohen me shkrimtarin Daniel Gazulli, kur merr në dorë librin e Tij “Saga e Abelëve”, të shkruem në vitin 1968, atëherë, kur, të tjera re të zeza e, edhe ma të zeza, se mund të mendohet nga gjithë Evropa, ato mbuluen dhe rroposën qendren e qytetnimit Evropjan në Trojët Shqiptare, tue shkatrrue e qitë fare, traditën, kulturën, librat, bibliotekat, muzeumet, monumentët, statuja, fugure, vepra arti, kisha, xhamija, faltore, tyrbe e deri edhe gurt e minareve që sherbëtorët e “Revolucionit ideologjik e kultural”, i morën për me ndertue shkallat shtëpijave të tyne të zbukurueme me shalldanat e Kathedrales së Shkodres, ndertue pra, në kohën e pushtimit turk…Ky, ishte ai “revolucion i 1967” që kryesoi në Shkoder e mbare Veriun, pasuesi i diktatorit Hoxha, fanatiku Ramiz Alia.
Pasqyrë e atij mjerimi asht libri i Danielit, ku, njerzit fluturonin pa ditë ku shkojnë, kuadri i formuem nga shkollat e vendeve “demokratike” lindore e edhe sovjetike, nuk dihet ma ku ka fundin e vet…në fshat, në malësi, në ferma, në kooperativa e…edhe ndër burgje…mbasi janë të dyshimtë…derisa, të japin prova “riedukimi”…Gjithkund dyshim, frikë, survejim, hetime, heshtje, pushime nga puna, transferime, shpifje, mbledhje kolektivi, demaskime…gjyqe, parulla, ateizem, aksione, e të gjitha bashkë: “Vigjilencë” që domethanë: “Spijunllek..”.
Kjo ishte fryma me të cilën komunistët kerkonin edukimin e “moralit komunist” nga i cili, lindte “Njeriu ynë i ri, vepra më e shkelqyer e partisë”…Shemtimi ma i mnershëm që ka mujtë me pa historia e qytetnimit Evropjan ndër njëzet shekuj…
Lexoni, me kujdes dhe, vëreni se, me sa kujdes Autori ven penelatat e tija, ndonse i ri aso kohe, po, aq me realizëm përshkruhet ambjenti, muret, shtëpijat, mejhanat e deri tek servilët komunistë me gota konjaku ndër kafet e fshatit “ku, i ka dergue partia” me u “riedukue”, tue i sherbye asaj parti edhe pse shumica kanë braktisë familjet, veç, si e si, me rifitue “besimin e saj” e, me mujtë me marrë në qafë edhe “mikun apo shokun”, tue u ba vegël e përjetëshme e sigurimit komunist, nga i cili vinte terrori e frika që dridhnin edhe fëmijët në barkun e nanës, siç, deklaronte në degën e mbrendshme të Shkodres, para të torturuemit Prof. Sami Repishti, xhelati i njohtun Zoji Themeli.
Ata që nuk e njohtën komunizmin shqiptar dhe diktaturën e ushtrueme prej tij, zbatue nën parullën e “luftës së kllasave” nga sigurimi i shtetit, tue marrë në dorë këte libër, besoj se, do të formojnë një ide të pergjithshme, nga e cila, në vijim me pjesët tjera do të plotësojnë kuadrin ku u katandis Populli Shqiptar dhe nga konkluzionet e nxjerruna, do të arrijnë me kuptue se sa pasoja tragjike i ka sjellë familjes shqiptare, rinisë sonë dhe moralit e traditës shqiptare diktatura e pashembullt komuniste që shpartalloi për një gjysëm shekulli Shqipninë e porsalindun Evropjane dhe Popullin e Saj liridashës!
Me këte rasë duhet falnderue dhe siti italian, i cili, nëpërmjet këtij rromani, do të prekun edhe zemrat e Rinisë italiane, e cila mendoj se di shumë pak për banorët tej detit Adriatik, jo, për fajin e Tyne, sa nga vetizolimi komunist i Shqipnisë Evropjane.
Tue falnderue Autorin Daniel Gazulli, unë kryej një detyrim qytetar, por tue i kerkue vepra tjera atëherë, kryej një detyrë ma të madhe, që Gazulli, besoj e ban me po atë përkushtim që do ta kryente, sikur, dikund,.. të gjente të shkrueme: “Daniel, amanet…vazhdo punën tonë!”..
E, i lumtë mendja e dora, në kjoftë se plotëson “amanetin” e Gazullorve të Parë..!

Bisedë me nxënësit dhe mësuesët e shkollës 9 vjeçare “Razip Sadikaj” Lubonjë

Imazh
26 tetor. Muaji i letërsisë duket tej i vakët!? Thua ta kenë harruar? Pse kjo gjendje apatie? Mos vallë kaq pak vëmendje i kushtohet letërsisë në qytetin tonë?! Oh,ç’ mëkat!
Gjithsesi pragvjeshta e pasme po galopon për t’ia lenë vendin stinës së mantelit të bardhë dhe për çudi koha është e mrekullueshme, si në pranverë. Isha ftuar nga drejtoria e shkollës së qytezës Lubonjë, e cila ndodhet gjatë rrugës që shkon për Armen –Selenicë. Gjendet vetëm 15 km larg nga qyteti i Vlorës. U nisëm për të qenë në kohën e duhur. Megjithë troshitjet e makinës nga rruga e plagosur prej kohëtranzicionit që kushedi se kur do të marrë fund, bashkëshorti im, Fitim Haxhiraj dhe unë ishim të emocionuar.
Mbrritëm...
Pozicioni gjeografik i Lubonjës duket si një vend strategjik, ku gjysma e kufirit të saj rrethohet nga kodra të gjelbëruara, kurse këmbët kjo qendër i ka shtrirë sa gjatë e gjerë në fushën aluvionale e mjaftë pjellore buzë lumit Shushicë, që bashkë me ujin sjellë copëza jete Labërie, të cilën e përshkon mespërmes. Herë e qetë, herë vjen gjithë tërsëllim sepse Shushica është lum malor, vetëm në rrjedhën e poshtme(në këtë zonë) kthehet në lum fushor. Pasi ndan fushën e Risilisë e të Llakatundit nga perëndimi me fushën e Armenit në lindje, që quhet Mesarak(arat mes lumenjve) pasi kjo fushë e pamatë ndodhet mes Lumit Vjosë e degës së tij, Shushicës që derdhet në veriperëndim të kësaj fushe. Duke rrjedhur mes këngësh dhe ligjërimesh, herë sjell ninullat e gjysheve, herë këngët e trimave, herë hakërrimën e maleve të rënduar nga pesha e borës , pse jo nuk sjell edhe hallvitet e njerëzve të lodhur. Pastaj për të qetësuar sjell polifoninë e bukur e të pakrahasueshme labe, që u këndon djemve që kanë marë rrugën e mërgimit.
Dikush me të drejtë mund të pyes se pse ishim të emocionuar ne si çift... ?
Shkolla “Razip Sadikaj”ku unë isha e ftuar me rastin e muajit të letërsisë, është çelur për herë të parë si shkollë verore në gushtin e vitit 1956 nga një djalë i ri nga Armeni, Fitim Haxhiraj, i cili sapo kishte mbaruar politeknikumin e Durrësit. Meqë kishte nevojë për mësues, të riun, si shumë të tjerë e trainuan në një kurs pedagogjik disa mujor dhe e emëruan mësuesin e parë të kësaj shkolle që nuk kishte as godinë, as banka dhe as mjete mësimore. Gjithsesi Fitim Haxhiraj pati mbështetjen e njerëzve që e donin arsimin, ndaj autoritetet përkatëse e ndihmuan dhe e përkrahën. Për t’i dhënë kurajo këtij djali pa arsimin përkatës dhe pa përvojë, erdhi dhe e prezantoi mësuesin e ri, Kryeinspektori i seksionit të Arsimit, Muhamet Golemi, një mësues dhe metodist model. Bashkë me të ishte dhe Leonidha Prifti, drejtor i grupshkollave (Armen, Lubonjë, Picar dhe Mesarak, me qendër në Armen), të cilët kanë krijuar atë plejadë mësuesish të sakrificës për arsimin.
Ai gjeti mbështetjen e Shefit të Sektorit të Fermës,Maliq Çino sepse Lubonja ishte sektor bujqësor e blegtoral që varej nga Ferma e Llakatundit. Jo më pak se të tjerët e ndihmoi Xhebro Gjika, përgjegjës i blegtorisë së fermës, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të blegtorisë, Hasan Muço. Kurse bujaria e Imer Gjoligut i kaloi caqet, duke liruar një nga dhomat e shtëpisë së tij që e shndëruan në shkollë. Merita e ziles së parë të shkollës së parë në Lubonjë, i takon z.Fitim Haxhiraj që e kujton me nostalgji këtë ngjarje të bukur për t’u dhënë dije, të mësonin të shkruanin e të lexonin gjuhën e ëmbël shqipe fëmijët e rritësve të kopeve me bagëti që vinin nga zonat e ftohta të Korçës për të dimëruar në klimën e butë të Vlorës. Në pranverë edhe mësuesi i tyre migronte bashkë me familjet vllahe për të vazhduar procesin mësimor pa shkëputje si në Kulmak. Ishte punë e vështirë për të se punonte me 4 klasa kolektive duke alternuar klasën e parë me të tretën dhe të dytën me të katërtën, por ishte bukur kur dëgjonte që ata vocërrakë lëçisnin në gjuhën e mëmës, në gjuhën e vjetër shqipe. Pikërisht këto kujtime solli ndërmend Fitim Haxhiraj qysh kur nisëm rrugën për aty.
Krenaria është e drejta e tij legjitime, sepse është mësues i parë i Lubonjës, gjë të cilën e kanë harruar pa dashje apo është mohuar me vetëdije. Ndaj ai i kujton me nderim gjithë këta zotërinjë që e ndihmuan për mbarëvajtjen e punës, madje edhe prindërit që u kujdesën si për fëmijët e tyre edhe për mësuesin që rrugëtonte në shi e në të ftohtë, që të mos ngelej pa ngrënë. Si mund ta harrojë mësuesi i parë i kësaj shkolle prindin shembullor Naqe Xhavara?!Çdo shkollë apo institucion ka një ditë të parë fillestare. Ndaj shkruhen ngjarjet,datat në histori që ajo të mos shtrembërohet dhe të tjetërsohet.

Takimi me stafin pedagogjik të shkollës së Lubonjës

Drejtoresha e shkollës, znj. Fiqirete Sheremetaj, e vetmja që jeton me familjen dhe fëmijët në Lubonjë, na mirëpriti ashtu siç dinë të presin gratë labe dhe aq më tepër kur janë të arsimuara, respektin e kanë të dyfishtë. Bëri njohjen time me stafin pedagogjik prej 10 mësues dhe dy edukatore kopshti, që janë nën drejtimin e saj. Ky kolektiv me 13 mësuesë u japin mësim 125 nxënësve nga të cilët 32 janë parashkollorë dhe 93 nxënës që vazhdojnë programin mësimor në 9 klasa. Sipas bisedës me drejtoreshën mësova se ka rënie të numrit të nxënësve, krahasuar me vitet e kaluara. Kurse për vitin akademik në vazhdim 2016 -2017 me vitin e kaluar 2015-2016 nuk ka ndonjë ndryshim. “Ky fakt më kënaq si drejtuese se është një tregues që nuk do të kemi paksim të numrit të nxënësve. Kjo është edhe meritë e stafit pedagogjik që është i përgatitur, secili ka profilin e vet dhe kanë përvojë të gjatë në mësimdhënie.Gjithashtu u jam mirënjohëse pushtetit vendor që siç e shihni është i pranishëm në këtë takim letrar edhe administratori i komunës, anëtar i këshillit bashkiak të Bashkisë Selenicë, z.Haxhi Sulaj si dhe kryetar i bordit të prindërve z. Zaho Revaj, që jo vetëm na janë gjendur pranë në çdo situatë,por edhe na plotësojnë kërkesat për materialet që mësimi të kryhet normalisht. Siç e shihni numri i nxënësve është i vogël dhe mësuesit kanë krijuar marrëdhënie shumë të mira me ta, pasi edhe si kolektiv ne kemi harmoni. Natyrisht në kushte të tilla që varen nga ne si mësues, mësimi zhvillohet brenda të gjitha kritereve metodike dhe kërkesave bashkëkohore.Ka shumë mangësi që duhen plotësuar. Meqë disa nxënës banojnë jashtë Lubonjës vijnë në shkollë dhe kthehen në shtëpi me autobuzin e mësuesëve, të cilët banojnë të gjithë në Vlorë. Gjithë stafi pedagogjik është i angazhuar për aktivitete edukative konkurse historie, gjeografie, koncert për mbylljen e semestrit të parë dhe Krishtlindje. Psh: sot do të shpallim fituesit e konkursit letrar dhe vizatim”- përfundoi ajo dhe më ftoi në një sallë të madhe, ku më prisnin fëmijët e ciklit të lartë të shkollës dhe gjithë stafi pedagogjik. Takimin e drejtonte mësuesi i letërsisë Delo Aliaj, kurse kordinator i këtij takimi letrar ishte Fitim Haxhiraj, i cili përzgjodhi poezitë dhe parapërgatiti recituesit .

*Mes fëmijëve, atyre që do të jenë e nesërmja e kohës...

Ambienti ishte i këndshëm, fëmijët na pritën me duartrokitje dhe u çuan të gjithë në këmbë. Në tabelën e zezë kishin shkruajtur me shkronja të mëdha shtypi: “Takim Letrar me Shkrimtaren Vilhelme Vranari Haxhiraj” kurse në mur në një stendë ishin varur punimet e nxënësve në vizatim dhe pikturë., si dhe mjaftë thënie filozofgike për letësinë , për shkollën, librin...
Takimin e çeli mësuesi i letërsisë z. Delo Aliaj , i cili pasi më prezantoi para nxënësve ia dha fjalën Drejtoreshës.
Fjalën e saj znj. Fiqirete Sheremetaj e nisi me një urim mirëseardhjeje për autoren dhe përfaqësuesin e pushtetit vendor, z.Haxhi Sulaj, kryetarin e bordit të këshillit të prindërvez.Zaho Revaj, si dhe mësuesin e parë që hapi shkollën e parë në Lubonjë, z.Fitim Hxhiraj, që njëkohësisht është kordinator i takimit...
“E quaj nder për shkollën tonë që sot në këtë takim të muajit të letërsisë është e pranishme shkrimtarja më e vlerësuar në qarkun tonë, znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj, e njohur si brenda edhe jashtë atdheut. Ajo sot do të bisedojë me ju për letërsinë që ju e pëlqeni si lëndë, pasi keni thurur poezi, keni krijuar tregime, përralla. Cila është shkrimtarja jonë , që kemi mysafire.” -Ajo foli për jetën, arsimimin, mohimin që i është bërë autores, veprimtarinë e saj shoqërore lidhur me emancipimin e gruas dhe të gjithë shoqërisë. Më pas kaloi në jetën letrare, një jetë e mbushur me botime dhe shumë e suksesshme. Ka botuar 40 libra në disa gjini, prozë e shkurtër: tregim, novelë, skicë: Prozë e gjatë: roman, ku përfshihen 20 të tillë, publicistikë, studim, letërsi për fëmijë dhe skenarë për të vegjëlit. Është përfshirë në mbi 20 antologji shqip, anglisht, italisht , rumanisht, greqisht,arbërisht etje.
Suksesin e saj e tregojnë një serë çmimesh letrare, që e kalojnë numrin 20, Ku mes tyre unë do të veçoja: Çmimin e Karrierës, Çmimin Internacional, Gj.K.Skënderbeu( Itali), Premio Internazionale di poesia(2010-2012-Itali),”Pena e Kristaltë” –Suedi, Çmime në Prizren, Bukuresht, Greqi, Çmim të parë në Mal të Zi, përsëri çmim të parë në Suedi, Personalitet i shquar i Labërisë, Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë, Medalje Argjendi, Nga presidenti i Republikës ka marë Urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Penës”, shoqëruar me Medalje Ari etje... Është kënaqësi për mua që shkrimtarja të bisedojë me Ju”- dhe ma dha fjalën.

*Nga fjala e autores

Në rrëfimin tim unë u fola shkurt se si lindi shkrimi në botë, etapat e zhvillimit të letërsisë evropiane dhe asaj shqiptare.

“Të dashur fëmijë! Është kënaqësi që sot ndodhem mes jush. Në fshatin tuaj jam emëruar mësuese kur sa dola nga bangat e shkollës pedagogjike.Kjo godinë e shkollës suaj është e re. Më kujtohet se më16 gusht 1962 jam paraqitur në një godinë të vjetër dykatshe, nën rrugë. Pas 2-3 ditë regjistrimesh, më transferuan në ciklin e lartë të shkollës së Armenit.
Para se të merresha me krijime letrare, unë kam qenë mësuese e gjeografisë dhe edukatës qytetare, si profesori juaj. Kam filluar të shkruaj vonë në moshën 52 vjeçe. Rregullisht nisa të shkruaj në moshën 54 vjeçe dhe ende vazhdoj të botoj libra. Letërsia si shkencë është e bukur, të bënë për vete, sepse në faqet e librave njeh jetën dhe mëson prej tyre. Është lënda që të hapë portat e jetës. Në lashtësi njerëzit merreshin vesh mes tyre përmes figurave të vizatuara apo të gdhendura nëpër mure shpellash a faqe malesh e kodrash.
Jeta mbi tokë nisi me lindjen e njeriut. Më pas lindi fjala si mënyrë komunikimi. Ende nuk kishte lindur shkrimi, pasi mungonin shkronjat,letra, lapsi, boja. Filimisht u zhvillua letërsia gojore që transmetohej nga njeri tek tjetri, nga brezi në brez në formën e gojëdhënave. Ose këndohej nëpër rrugë si bejte apo rapsodi.
Shkrimi i parë që i takon shek XVIII pr.Kr.është gjetur në Lindjen e Mesme, në Babiloni (Mesopotami) që gjendej mes lumenjve Tigri dhe Eufrati, në veri të Indisë. Të shkruara mbi pllaka të mëdha guri më1900, arkelogët gjetën Ligjet e Hamurabit (mbret i Babilonisë)i cili vdiq rreth vitit 1750 pr.Kr, që njihen si të parat kode ligjore të shkruara në botë. Me lindjen e papirusit e me zbulimin e bojës në Kinë ( Lindjen e Largët) filloi shkrimi. Më vonë prodhimi i letrës bëri që të nisë botimi i veprave letrare. Letërsia nisi në Greqinë dhe Evropën antike. Autorët e parë ishin Homeri, Sokrati, Sofokliu, Platoni etje, ndërkohë mori hov letërsia latine me autorët: Virgjili, Horaci, Tibuli, Katuli, Dante, Petrarka, Karduçi Leopardi etje
Në Lindjen e Mesme, Omar Khajami shkruajti “Rubairat”; Saadiu shkruajti “Gjylistani” e “Bostani”, kurse në Afganistan u shqua poeti Rumiu.
Vlera e kësaj letërsie është po aq e madhe sa në lashtësi. Po veçoj vetëm tre autorë:
*Homeri në Greqinë e lashtë, me poemat “Iliada dhe Odisea”, të cilat erdhën si gojëdhënë nga shek VIII pr.Krishtit dhe u shkruan në shek VI pr.Kr sepse mungonte alfabeti.
*Omar Khajami lindi Nishapur të Babilonisë më 1048 dhe vdiq 1123 shkoi “Rubairat “- që u përkthyen në shqip nga Fan Noli dhe Hafiz Korça më 1924
*Dante Aligieri lindi në Firence, 1265 - vdiq më 14 shtator 1321), poeti më i madh i Italisë, që i takon fundit të mesjetës feudale dhe fillimit të epokës së re( Rilindjes Evropiane.) Vepra e tij, “Komedia Hyjnore”, që është quajtur si kryevepra e letërsisë së të gjithë kohërave. Këto tri vepra letrare janë të paktat që janë studiuar e studiohen në çdo kohë në shkollat tona.
Më pas u kalua në Rilindjen Evropiane dhe ajo e kohës moderne, ku u shquan shumë autorë si në Itali, Francë, Angli, Gjermani, Austri, Rusi etje...

Lindja dhe zhvillimi i letërsisë në Shqipëri.

Si vend i pushtuar ndër shekuj,tek ne letërsia u zhvillua pak më vonë,në shekujt XV-XVI. *Letërsia e vjetësr lindi si letërsi gojore si rapsoditë, gojëdhënat, bejtet me autorë: Muhamet Kyçyku, Nezim Berati.

*Shkrimi i parë në gjuhën shqipe është Formula e Pagëzimit që i përket vitit 1462, me shkronja latine në dialektin gegërisht: “Un t’pagzoj n’emn të atit, t’birit e shpirtit t’shejt!”,
*Më 1497 Arnold fon Harf ka shkruar në shqip pjesë nga ungjilli.
*Në vitet 1508-510 Marin Barleti shkroi “Historia e Skënderbeut”,libri i parë në gjuhë shqipe.
* Gjon Buzuku më 1555 shkroi “Meshari-n” që u botua pas1600.
*Të kësaj kohe janë veprat kushtuar jetës nga Pjetër Budi,Pjetër Bogdani dhe FrankBardhi.
*Rilindja shqiptare nisi me librin “Këngët e Milosaos” me autor Jeronim De Radën,të cilin e pasoi Naim Frashëri, rilindasi më i denjë që ndryshe quhet “Aligieri shqiptar”.Letërsia kryesisht u zhvillua në emigracion, kurse në vend, si qendra letrare u dalluan Elbasani, Shkodra, Gjirokastra,Janina dhe si qendër e veçantë ishte Voskopoja e viteve 1720-1770. Qyteti më i zhvilluar i Ballkanit jugëlindor, ku u ndërtua Akademia, Biblioteka dhe Shtypshkronja. Aty u shkruan veprat e para filozofike nga Anastas Kavalioti. Autor të kohës ishin Çajupi, Mihal Grameno, Asdreni, Ndre Mjeda etje. Kalabria u bë djepi i Rilindjes shqiptare me shumë autorë: Gavril Dara i Ri, Zef Serembe, Jul Variboba,Lek Matranga, Francesko Krispi, Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi etje. Në vitet 1900 e në vazhdim shquhen Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, me të cilët nisi epoka moderne që u ndikua nga letërsia dhe filozofia perëndimore. Kjo u pasua nga autorët e viteve 1930 si: Migjeni, Zef Valentini, Tajar Zvalani, Pashko Gjeçi,Mehdi Frashëri, Haki Stërmilli,Petro Marko, Isuf Luzaj,Nebil Çika ( autor i revistës Minerva),Arshi Pipa, Kuderet Kokoshi, Anton Harapi, Nonda Bulka, Eqerem Çabej, Namik Resuli, Krist Maloki, Branko Merxhani e të tjerë. Pas viteve 1950 nisi një letërsi dogmatike e drejtuar, e orientuar nga politika., përballë së cilës u zhvillua letërsia e ndaluar ose e sirtarëve (që nuk lejoheshin të botoheshin). Këta të fundit ose dënoheshin me burgim, ose u ndalohej botimi dhe qarkullimi i veprave. Pas viteve 1990 letërsia mori hov, një letërsi bashkëkohore, e cila më shumë lëvrohet në emigracion. Por letërsia që të krijojë shtratin e saj, fizionominë e saj autentike shqiptare ka nevojë për kritikë të mirfilltë dhe të jetë e organizuar në mënyrë institucionale, që të shoshitet cila ka vlerë dhe cila vepër jo.Të dashur nxënës, ju këshilloj që të lexoni sa më shumë letërsi me vlera,sepse ajo ju hap horizonte të reja. Që nesër të jeni “Dikush” duhet të ndiqni këshillat e mësuesve tuaj, që janë prindër të dytë për ju, nuk u shkon mundi dëm prindërve tuaj dhe ju do të ndiheni krenar për veten . Ju faleminderit që më dëgjuat!

........

“Thuhët, se veç në dy vende funksionon komunizmi, së pari, në qiell... ku nuk i nevojitet askujt, dhe, së dyti, në Ferr, ku e kanë pasë kohë ma parë...”

Vasili iku refugjat me të parët, atëherë kur u hapën ambasadat e populli u dynd në to duke menduar t’i fliste botës edhe pse me një formë që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. E sigurt masa e madhe e njerëzve, duke marrë parasysh se, më mirë se aty ,ku kishte ngrënë dru nga mëngjesi deri në darkën e jetës, kudo që ta shpinin do të ishte. Vasili kishte hyrë në ambasadën Gjermane. Në Gjermani gjërat ishin më të organizuara. U pajisën me letrat e nevojshme e duke punuar me kokën poshtë por me nder ndihmonte me sa mundej nënën dhe babanë që kishin mbetur prapa. Kujtonte me mall e nostalgji qytetin e tij dhe kur flisnin në telefon mallëngjehej e mezi priste të shkonte e të takohej me prindërit e me sa kishin mbetur aty. Qeshte kur kujtonte sa bukur , megjithë varfërinë që ishte gjithmonë mysafire ,kalonin festat. Por kur kujtonte vitin e Ri nuk mund të mos mallëngjehej. Natën e pritjes së vitit që vinte, tavolina ishte plot. Hanin pinin e këndonin dhe pastaj ata që ishin të rinj sapo hynte viti , dilnin e takoheshin të gjithë shokët e ishte megjith ment diçka që e ,mallëngjente, sepse ishte viti i tretë që nuk kishte qënë as në shtëpi netët e Vitit të Ri sepse i duhej të punonte. Ishte shofer autobuzi e si i tillë nuk kishte pushim kur donte, por kur ja caktonin. Por atë vit të ri kishte vendosur të shkonte në qytetin e tij. nuk mund të duronte më. Ditët kalonin dhe ja ku erdhi në shtëpi. Kishte vetëm një javë lejë. Java iku shumë shpejt.31 Dhjetori dhe ! janari si gjithmonë ishin të gëzuara e , edhe dy ditë e do ti duhej të kthehej. Atë vit dy janari ra të hënën. Doli që në mëngjes prej shtëpisë dhe kur u kthye në drekë , mamaja i buri përpara ...pjatën me ..fasule. U ngrit solemnisht dhe tha ashtu si thoshte për vit në të njëjtën ditë, përpara të njëjtës pjate me fasule, të cilën mamaja nuk harronte ta ofronte , sepse veç fasuleve , asgjë tjetër nuk kishte...Mire se u ktheva në atdhe-- tha duke treguar pjatën e fasuleve. Si gjithmonë e shoqëruan të qeshurat. Po!Pjata me fasule ishte Atdheu, të tjerat ishin një ëndërr që mbaronte shumë shpejt. Filloi të hante, por pas lugës së parë nuk mundi të mbushte të dytën e me fytyrë të shtrembëruar i tha së ëmës se fasulet diçka kishin, nuk ishin të shijshme!
--Të infektuara janë—Dëgjoi të atin. Janë fasule me komunizëm —Vazhdoi ai si të thoshte me..kolerë. Këtej nuk ka për tu shkulur komunizmi mor bir!Ajo flamë ka hyrë edhe dyqind pashë në dhe e si e shikon ka helmatisur edhe fasulet. Nuk shkulet e keqja prej këtu. Flije mendjen...Vasili u ul dhe sikur të mos i vinte turp do kishte qarë. Gjithë lezeti i rrugës ishte të çmallej me prindër dhe me ...fasulet..
Prindët i gjeti të rrëgjuar dhe fasulëdhen të ... infektuar... Si do ti vejë filli këtij vendi? . Pyetjen e bëri me sytë mbi pjatën e pashijshme të fasuleve. Kur do ti gjente ato ashtusi ishte mësuar ti hante? Vallë ishte e vërtetë ajo që i tha babai? Ishte me të vërtetë kaq thellë ajo kolerë komuniste?
Nuk do të shkulej kurrë prej atij vendi vallë!?

Ksenofon M. DILO,

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar


MONUMENTE

Vazhdimësia e jetës , shtrirja e saj në përjetim nuk mund të mos na bëjë të mendohemi se çfarë do tju lemë brezave që do të vijnë. Sigurisht që e vërteta duhet të mbizotërojë e duhet të jetë e qartë me përcaktime korrekte të vendit ku ndodhën ngjarje të caktuara e të rëndësishme historike, të kohës në të cilën ndodhën ato , dhe sidomos rrethanat në të cilat ato lindën dhe u zhvilluan.
Këtë nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm. Secili duhet t’i japë historisë dhe brezave të ardhshëm gjithçka që do të shërbejë për qartësimin dhe rritjen e figurës së Shqipërisë. Nëse do të vijë hera që dikush duhet të flasë me përgjegjësi për kohën dhe për ngjarjet që jetoi , gjithkush pa u kursyer duhet të flasë por sidomos me dokumente të gjalla, sepse jeta e kaluar e një populli do të përcaktojë të ardhshmen e tij gjithmonë duke gjykuar se të mirën duhet ta mbrojmë dhe ta rritim e ta zbukurojmë, dhe të keqen ta luftojmë të mos e lejojmë të vazhdojë të bëjë punën e vet e gjendjen të keqësojë. Nuk mund të mos ndjej përgjegjësinë që më takon të flas e tu le brezave që do vijnë, ato që di për punën dhe jetën e Ilia Dilo Sheperit.
Gjithashtu jam i vetëdijshëm se do çmohet çdo moment i jetës së tij dhe vlera do të njihet sepse puna e tij këmbëngulëse është puna e një patrioti të denjë, që rrjedh nga një familje , e cila me gjithë pjesëtarët e saj, të mëdhenj e të vegjël kishin në mendje Shqipërinë e në zëmra Shqiptarizmin. Kishin vetëdijen se duke qenë shqiptarë , nuk mund të mendonin pa ndjerë dashuri dhe respekt për këtë truall që ju kishte mbetur amanet prej të parëve, për këtë tokë të zhuritur që kishte histori të dhembshur, luftëtare, heroike, legjendare..
Kur kujtoj gjyshin tim të mirë , aty mes malesh të zhytur në studime në bibliotekën e tij vigane, me plot kuptimin e fjalës, unë nuk mund të mos vlerësoj ,në këto momente, që shkruaj e lexoj së bashku me gjithë shqiptarë , gjuhën për të cilën shkriu jetën e tij, me gramatikat dhe studimet e pafundme. Shtëpia në Sheper është një monument i gjallë. Nuk shtoj asgjë, Të gjithë janë dëshmitarë dhe do ti vërtetojnë fjalët e mija për sa i përket rolit që ka luajtur Ilia Dilo Sheperi në gjuhën amtare
Por ajo shtëpi nuk është vetëm për këtë një monument. Djemtè e tij, me ne krye JANIN (fanua si thone pèr Te. Strategu qe, luftoi me pushke e pene aq burrerisht kunder te huajve dhe kunder sllavokomunizmit)gjithashtu punuan e luftuan për kombin duke marrë prej historisë emrin e çmuar :ATDHETARË.Edhe brezi i ri me , ETIENIN , PIRON , VANGJELIN , VASILIN etj. gjithashtu u derdhën si shqipe për atdheun dhe secili në fusha të ndryshme punoi pa u lodhur deri në fund. Mendoj se një prove e punës së tyre të palodhur , është sjellja e egër e komunistëve .
Duke gjykuar punën shkatërruese të komunistëve deri ne gjakosjen e pragut te kesaj shtepie me gjakun e KALIOPI DILO-s akoma te patharè , se, drejtesia vret Drejtesine,krimbat si ne zakon te tyre mblidhen te mmbulojne plage...mënyra se si u soll me familjen patriote të Dilo—ve, është një provë që jep dritë e vërtetësi qe u përndoqën, u dënuan u persekutuan dhe përndjekja vazhdoi edhe pas vdekjes.
Si është provuar, komunistët u sollën kështu vetëm me inteligjencën shqiptare, dhe kjo që në atë kohë shkaktoi aq shumë dhimbje tani na bën krenarë, sepse do jetë një pasqyrë e gjallë e punës së tyre të palodhur dhe një ballafaqim me ata që e rropën popullin të gjallë.Ja ku po e përsërit:familje të tilla stoli e kombit, duhet të mbeten në breza rreze drite.
Monumenti dhe heroi duhet të jenë në të njëjtin vend, aty ku ju takon të jenë, në ballë . Muzetë që duhet të ndërtohen në Shqipëri do të japin ngjyrën dhe forcën e së vërtetës e cila duhet të ngrohë e të ndriçojë . Unë kam besim se brezat e ardhshëm duke u njohur me punën dhe lavdinë e vërtetë, do të çmojnë të mirën dhe do ta ngrenë atë në piedestal, aty ku i takon të jetë.
Një popull kur ruan të kaluarën, ka të ardhme, dhe kur e kaluara të mëson me mirësi e tashmja mund të jetë e vështirë por e ardhmja patjetër që do të ketë dritë. Shumë dritë.E shkëlqyer do të jetë!!!

Ksenofon M. DILO

... Po flas, se boll kam heshtë!…


ESHTNAT E AT GJERGJ FISHTËS O.F.M. JANË NË RËMAJ !…

Një prift i ri, kur pat takue At Meshkallën dhe i tregoi se Imz. Ernesto Çoba, i kishte mësue këtij kushtet që duhet me heshtë, Mëshkalla i tha: “Shko e thuaj Monsinjorit, me të mësue kushtet që duhet me folë, se me heshtë kemi heshtë boll!…
Edhe unë, tue rikujtue porosinë e At Meshkallës, po flas, se boll kam heshtë!…

Aty rreh vitit 1980, kam shkue ndër vorre të Rëmajt me u interesue për një vorr të një familjarit tem. Kam takue të Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue për problemin personal, Gjoni me një dashamirësi dhe me njëfarë afrimiteti, më mori për krahu dhe u nisëm në drejtim të Kapelës së vorreve.
Mbas pak minuta heshtje, më tha: “Do të shkojmë bashkë në një vend sekret, kam besim se nuk ke me folë me njeri, mbasi kjo që po të tregoj asht gjithmonë me rrezik ba me folë…”

Ecëm nga ana e majtë e Kapelës, kaluam vorrët e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katërta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty më shikoi në sy dhe, më tha: “Fritz, Pashë Shpitnat e Atyne të vdekunve që ke në këte vend, dhe që, nga njohja me Ta, po të besoj edhe ty, të lutem mos me folë me asnjeri pa ardhë ajo kohë që ti ke me pasë mundësi me tregue,… se je i ri e njëditë…
këtu, unë kam futë një thes qimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtës…”.

U stepa në vend. Pak minuta nuk kemi shkëmbye asnjë fjalë. Për me sigurue kujtesën teme, kam shikue pranë vorrin e një grues së re që kishte një foto në porcelan. Kam numrue edhe njëherë selvijat dhe jemi kthye me Gjonin në drejtim të Kapelës. Aty jemi ndalue prap.
Gjoni më kuptoi mirë vetëm me të shikueme se cila mund t’ishte pyetja ime: “Si mundën me kenë në Rëmaj Ato Eshtna shumë të përfoluna dhe të “tretuna” në lumin Drin, pranë Urës së Bahçallekut?”….

Më shpjegoi se: “Ka shkue në një mbasdreke, rreth orës 15.00 në shtëpi të Gjonit, ish Drejtori i Ndermarrjës që merrej me riparimin e Kinema Puntori (ish Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri Rrjolli, dhe i ka kërkue me shkue për një problem urgjent në Rëmaj. Gjoni ka marrë çelsat, ka hypë në makinën e Shyqyriut dhe janë gjetë për 3 minuta aty, nga rruga Canej ku banonte Gjoni.

Kanë hy me makinë deri tek Kapela, janë ndalue dhe, kanë shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me varrosë “thesin e qimentos”. Gjoni me një lopatë ka hapë një gropë të vogël, po Shyqi, i ka marrë lopatën dhe e ka thellue ai vetë ma shumë gropën, tue shkue afro 50 – 60 cm. thellësi. E kanë mbulue dhe porosia ishte që Gjoni nuk duhët të fliste me asnjë përson.

Shyqyriu i kishte tregue Gjonit, se dikush e kishte urdhnue me i nxjerr Eshtnat e Fishtës nga Kisha dhe me i tretë në lumin Drin. Shyqyriu ka urdhnue një punëtor me i futë Eshtnat në thes dhe me ia çue në zyre, prej ku, mbas orarit të punës Shyqyriu do të shkonte dhe ti hidhte në lumin Drin.
Mbasi punëtori ka lanë thesin në zyre të Shyqyriut ka ikë, po Shyqyriu e kishte mbajtë thesin tri ditë në zyre dhe kur ka vërejtë se asnjeri nuk interesohet ma për atë çeshtje, ka shkue tek Gjoni, dhe i ka besue për veprimin që kanë krye bashkë me te në vorrezat e Rëmajit”.
Për këte çeshtje, mbas vitit 1992, unë kam vue në dijeni tre përsona, Anton Benussin, Ernest Përdodën dhe në 1995, kur po riparohej Kisha Françeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili, mund ta ketë bisedue me At Z.Pëllumbin. Unë dhe A.Benussi jemi gjallë… tjerët jo!…

Mendoj, se nuk duhët vazhdue ma mos me folë, edhe pse “demokratët” shqiptarë janë bijtë e baballarëve që kanë çvarrosë At Gjergj Fishtën. Por, tue u nisë se, ndoshta, ka mbetë ndër to një tjetër “Shyqyri Rrjoll”, që asht pak e vështirë me e mendue se ka, pranova me tregue këte sekret, për të cilin po ndodhi një përsëritje e së keqës maparshme me At Fishtën:
TURPI DO TI MBETËT VETËM SHKODRËS DHE VETËM ASAJ!

Shenim:
•Në muajn Tetor 2007, kam vue në dijeni me këte letër Institucionet Fetare Katolike të Shqipnisë, të cilët, nuk janë denjue me mu përgjigjë.

•Amanetin e të Ndjerit Gjon Gjergji nuk mendoj me e marrë me vedi.

•Mekenëse At Fishta ishte mik i babës sem, të Ndjerit Kol Radovani, për shpenzimet e hapjes së gropës ku asht sot dhe bajtjes deri tek Vorri simbolik në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, në Shkoder, ju përgjigjem personalisht, mbasi të përfundoni punimet.

Fritz RADOVANI

1946 VITI MA FATZI PER POPULLIN SHQIPTAR !

Nga Fritz RADOVANI:

11  MARS  1948 – 2017
DOSJA  NR. 1302/II-A


DISHMITARЁT  SHEKULLOR

1946 VITI MA FATZI PER POPULLIN SHQIPTAR !
■Fillon me mbylljen e vatrave arsimore dhe kulturore të Shkodres dhe me Gjyqin e disa grupeve të montueme nga Sigurimi i shtetit komunist, i cili, drejtohet dhe kontrollohet nder të gjitha hallkat nga agjentët e pranishem sllavokomunistë jugosllavë.
Mbas pushkatimeve të Grupeve të “tradhtarëve të Popullit”, vazhdohet me Grupin e Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, per me shfarosë pak ma vonë disa qinda fshatarë, të akuzuem me “Lëvizjen e Postribës” me 9 Shtator.., tek fusha e aviacionit dhe tek një kanal mbas fabrikës së venës, që lidhej me kanalin mbas Vorrezave të Rrëmajit...
■Të gjitha kanalet e mbetuna të hapun nga Lufta... U mbushen nga të vramit tanë!
SHKODRA KISHTE 26 BURGJE...
TË MBUSHUNA ME BURRA E GRA PA VARREZA !..
■Me 15 Nandor 1946 Kuvendi i Fretenve në Shkoder, këthehet në Burg, ku torturohen, hetohen, masakrohen e gjykohen mbi 800 të burgosun, shumica pa dijtë “Pse”?!
Hetimet në zyret e Sigurimit baheshin me praninë e “shefave” jugosllav deri në 1948.
Nga viti 1945 që filluen arrestimet e Klerikëve Katolik dhe deri në Janar të 1948, kishte disa Klerikë që ishin të arrestuem dhe vazhdonin me u torturue se nuk pranonin akuzat.
■Grupi ma i madh ishte Ai i Fretenve, i akuzuem per “futjen e armëve në Kishën e Tyne” e, që duhet theksue se organizatorët e kësaj tragjedije Zoji Thëmeli, Hulusi Hako e Dilaver Sadikaj, të derguem në Shkoder nga Enver Hoxha vahdojnë me kenë “heronj”!
Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol vertetë u kthye në burg dhe thirrej Burgu i Kishës së Fretënve, por ky burg ishte ma i mnershëm i komunizmit në Shqipni, e pse jo, i krejt Lindjës komuniste.    Porosia jugosllave ishte: “Të shkatrroni kulm e thëmel çerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye FRANÇESKANËT!” ...
■Mbas 16 muejsh tortura Gjyqi kunder Klerikëve Katolik filloi në vitin 1948...
“Pretenca e Prokurorit u dha me 8 janar 1948, ditë e enjte, në ora  9.00 para dreke u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si më parë duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari Shaban Dautaj (deri këtu kemi një frazë fallco, se gjyqi u zhvillue në mensen e kuvendit dhe jo me praninë e popullit, pra krejt i mbyllun).
■Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe përfundimisht kërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2, 7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të  nenit 4 po të kësaj ligje kërkoi dënimin e të pandehurve. Po atë ditë vazhdoi gjyqi: 
NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR:
            Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Zonës Ushtarake të Shkodrës i formuar me:
            ■Kryetar Kapiten i I-rë  Misto Bllaci, Anëtar  N/Toger Anastas Koroveshi,
            Anëtar  N/Toger Xhemal Bejtja. Duke qenë gati Prokurori, Kapiten Namik Qemali dhe Sekretari, Shaban Qamil Dautaj.
            Në audiencën publike me datën 8 janar 1948, ka dhënë këtë:
■V E N D I M
Në çështjen penale të rregjistruar nën Nr. 17 të Radhorit Themelor për vitin 1948, kundra: 1. Për të pandehurit: Monsinjor Frano Gjini, Padër Mati Prennushi dhe Don Nikoll Deda nga Shkodra me Vdekje, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë dhe, me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.
2. Për të pandehurin: Don Tom Laca nga Shkodra me privim lirije e punë të detyruar për jetë, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.
3. Për të pandehurit: Padër Gjon Karma e Don Ndoc Sahatçija me 15 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike e civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.
4. Për të pandehurin: Padër Mëhill Miraj me 7 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.
5. Për të pandehurin: Zef  Haxhija nga Shkodra me 5 vjet privim lirije e punë të detyruar.
6. Për të pandehurit: Don Nikoll Shelqeti dhe Zef Gjeto Pëllumbi nga 3 vjet privim lirije dhe punë të detyruar.Të dënuarve u ngarkohen 162 lekë shpenzime gjyqi.
■Ky vëndim i referohët Gjykatës Naltë Ushtarake për aprovim përsa u përket të dënuarve me vdekje, kurse për të tjerët mundet të bëhet ankim po në Gjykatën e Naltë Ushtarake, mbrenda tetë ditëve nga datë 8 janar 1948 që u çpall vendimi.
Shkodër, më 8 janar 1948.
Sekretari d.v.    Antari d.v.     Antari d.v.    Kryetari d.v.  (Vetëm firmat)”
■Përballë të arrestuemve do të shënoj disa nga bishat hetues të Sigurimit:        
Imzot Frano Gjini ishte përballë kasap kap. Lilo Zenelit e aspirant Ali Xhungës, At Mati Prennushi, përballë kap. Nesti Kopalit, At Çiprian Nika përballë kap. Nesti Kopalit, Don Nikoll Deda përballë kap. Fadil Kapisyzit, Don Tom Laca përballë aspirant Ali Xhungës e kap. Fadil Kapisyzit, At Donat Kurti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Frano Kiri përballë major Zoi Themelit e kap. Zoi Shkurtit, Don Nikoll Shelqeti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Gjon Karma S.J. përballë aspirant Pjerin Kçirës, Don Ndoc Sahatçija përballë toger Bilo Bregut, xhakoni Zef Pëllumbi përballë kap. N. Kopalit, At Mëhill Miraj përballë aspirant Pjerin Kçirës (nëpunës në Sigurim, që mbante rrjetin e spijunëve ), dhe Ali Xhungës etj. etj. Tek libri At Konrrad Gjolaj “Çinarët”, do të gjeni edhe detaje që ka tregue bashkvuejtësi i Fretenve të Shqipnisë per hetuesitë e burgjet e tyne.
■Dhe... porosia e mësuesëve jugosllavë po zbatohej perpikmënisht nga nxanësit e tyne...
11 MARS 1948, ora 5.00 e mengjesit, në Zallin e Kirit... Mbas Pendës së Kirit, në token e Zef SYLЁS, drejtë me çinarin e dytë të Rrëmajit...
U ekzekutue Grupi i Drejtuesve të Klerit Katolik: Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Imz. Nikollë Deda, At Çiprian Nikaj. Po atë ditë u pushkatuen edhe disa të dënuem...
■Për Lëvizjen e Postribës së 9 shtatorit 1946, Ata ishin Martirët e Nderuem : Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Abdullah Kazazi, Pjetër P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli që, edhe sot nuk dij a figurojnë apo jo në rregjistrin e të pushkatuemëve...
***
■I vetmi njeri i penduem që kam njohtë në vitin 1982, pjesëmarrës i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku, i cili më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si i kanë vendosë arkat aty. Tregonte se Fra Ndue Vila, nuk i kishte dhanë çelsat dhe ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë përsonale ndër fretën, mbasi kishin informata nga xhakoni Ndoc Vasili. Në fund të bisedës, thonte: “Nuk dij sesi, Zoti nuk ka premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë populli katolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër të ultë që kemi ba, tue çue në plumb At Mati Prennushin e At Çiprian Nikën krejt të pafajshëm, e sa të tjerë, me vite të tana në kampet e burgjet e mnershme të shfarosjës ku edhe kanë vdekë. Kur rashë në burg vetë, kishte edhe priftën që më njifnin mirë, e dinin se shka i kam ba klerit dhe më jepnin cingare e bukë që ma shumë më mungonin, pa ua kërkue ...” (Dishmi gojore 1982)
***
■Në ekzekutimin e këtij grupi, asht thirrë mjek ligjor Doktor Papavrami, i cili kur ishte në Shkoder, në vitin 1993... Më ka tregue:             
Dr. Papavrami shpjegonte se, atë ditë më 11 mars, rreth orës 04.30 të mëngjezit, kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për t’ i pushkatuar, në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhur ingj. Fahri Rusin, 28 vjeç djalë. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe mos i turpëro të Parët e familjës sate!” - Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj se kush nga fisi em ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dy shejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi i një gropës 4 X 2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin e dytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Përëndim. Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargonj me drynjë aty maje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë, edhe pse kanë kaluar 50 vjet qëndrimi burrëror i klerikëve katholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën e këtueshme kishte triumfuar ideali i lartë i fitorës së Parajsës me vuajtjet e tyre që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk krahasohen as me Kalvarin.
■Shtinë me armë mbi ato gjokse burrash që dukeshin si lisa ... Ranë andej stomit ... kur u afrova për të vërtetuar vdekjën... nuk arrijta dot të vizitoj asnjërin, kishin rënë në gropë dhe ishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri ... asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé. Atëherë, nuk dija me kuptuar si falët gjykatësi dhe toga e pushkatimit kur je i pafajshëm ...
Krishti, Papa dhe Shqipëria ishin Ideali i tyre! ...” (Shpjegim gojor në vitin 1993).
***
■Kur u interesova me gjetë këte Gropë “pa Emna”... Një fshatar i ardhun nga Lezha, me emnin Nikoll... që kishte ndertue shtëpinë dikund aty siper vendit ku pushkatoheshin Martirët e Shkodres, më tha: “Na prishe hardhijat...Po erdhe neser, do të vras!”...
Edhe pse ishte viti 1993... Ata kishin prap “të drejten” me vra... si sot!
■DERI KUR KЁSHTU PLOT ME VARRE PA EMNA, O SHQIPTARЁ... !? 

Melbourne, 10 Mars 2017.

2017/03/09

Çfarē shteti është FYROM-i ?!

Dhunohet ndertesa Muzeale e Gjuhes Shqipe ne Manstir!

Nga Astrit Tota

<astrit_tota@yahoo.com>

     Te nderuar (dy presidente Shqiptaro-Amerikane) Prof. Dr. Z. Skender Kodra president i Akademise Shqiptaro-Amerikane e Shkencave  dhe Artit ne NY dhe Poeti e shkrimtari Z Adnan Mehmeti i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane ne Sh.B.A..

     Se bashku me intelektuale Shqiptaro-Amerikane ne NY e perreth, i'u drejtohemi juve si dy drejtues shqiptare me te rendesishem ne Sh.B.A. mbasi jemi teper te indinjuar me ngjarjen e sotme ne Manastir, rreth idese shkateruese te keqdashesve ne Maqedoni, duke demtuar objektin muzeal me te cmuar te shqiptareve; ndertesa e nje shekulli me pare, ku u vendos perfundimisht Alfabeti Gjuhes sone Shqipe.

     Shprehim bindjen e plote, se Ju, udheheqes te dy institucioneve intelektuale me te rendesishme ne Amerike, do formuloni (dhimbjen tone) ligjerata akademiko-shkencore me se te domosdoshme, per mbrojtjen e objektit Muze ne Manastir, identitetin e Shtetit nder me te vjeter Shqiptar ne Ballkan.
         

Me respekte te perbashketa Shqiptaro-Amerikane, (piktori-skenograf)

Astrit Tota

NY

Turp të kesh president i FYROM-it Gjorge Ivanov!


Presidenti antishqiptar i FYROM-it  Gjorge Ivanovi përsëri i ankohet Zannier-it për Deklaratën shqiptare

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka pritur sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Gjatë takimit janë shkëmbyer qëndrime rreth gjendjes aktuale politike në vend. Nga kabineti i Ivanovit thuhet se ai ka përsëritur qëndrimin e tij edhe para Zannier-it se Deklarata nga Tirana duhet të denoncohet dhe hidhet poshtë, si dhe gjithashtu ndërhyrja në punët e brendshme të Maqedonisë, të cilët nuk ndihmojnë në angazhimin për marrëdhënie fqinjësore, në stabilitet dhe siguri në rajon.

Zannier ka shprehur shqetësim për tensionet ndëretnike, duke apelauar që të gjithë të veprojnë me hapa konstruktive për tejkalimin e krizës. Ai poashtu është pajtuar me Ivanovin se liderët nga rajoni duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme.

Ivanov dhe Zannier poashtu kanë shkëmbyer edhe qëndrime në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për krizën me refugjatët dhe emigrantët.

Kryetari i Maqedonisë, ka shprehur për bashkëpunim të mëtejshëm me OSBE-në dhe mbështetjen e tyre në sfera siç është sundimi i ligjit, policia, gjyqësori dhe promovim të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesë.



Nga partia thonë se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE gënjejnë, provokojnë dhunë, urrejtje, tensione në shoqëri, luten në vendet e huaja për të qëndruar në pushtet me një objektiv të vetëm – ta thellojnë krizën politike në vend.

“Ajo nuk ka të bëjë me interesat kombëtare dhe interesat e popullit, thuhet në një komunikatë me shkrim nga LSDM-ja. Qytetarët e dinë se ata janë përpjekje të dëshpëruara të Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij për të shpëtuar nga përgjegjësia personale për krimet e pasurimit në kurrizin e qytetarëve, tani 11 vite. Nuk është e mundur! Kushdo që vodhi dhe ka bërë vepra të këqija do të përgjigjen, sepse kjo është dëshira e shumicës. Qytetarët në zgjedhje votuan për drejtësi në Maqedoni, për ndryshime dhe për jetë. Dhe prioriteti i qeverisë së re është për një standard më të mirë jetësorë, kthimi i parave tek qytetarët, arsim cilësor dhe shëndetësi, institucione të pavarura që do të sigurojnë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për qytetarët. Fitoi koncepti për “Një shoqëri për të gjithë”. Humbi skenari i ndarjes dhe izolimit”, thuhet më tutje në kumtesën e partisë.

Sipas tyre, Gruevski duhet të pranojë se ai më nuk pyetet.

“Gjorge Ivanov është i detyruar për të mos ta mbrojtur kriminalitetin e Gruevskit, por ta respektojë Kushtetutën dhe për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve, dhe të siguroj një transferim të qetë te pushtetit në Republikën e Maqedonisë “, potencojnë nga LSDM-ja”, përfundon LSDM.


Protestat kundër gjuhës shqipe dhe platformës së partive shqiptare, kanë shënuar ditën e 11 të protestave nën iniciativën “Për Maqedoni të Përbashkët”.



Protestuesit janë mbledhur para qeverisë dhe kanë marshuar deri të kuvendi. Ata kanë kundërshtuar sërish “platformën nga Tirana” kurse kanë falenderuar kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov për vendimin e tij për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaev.

Protestat me iniciativën “Për Maqedoni të Përbashkët”, janë mbajtur edhe në qytete tjera të Maqedonisë.









Bashkimi Evropian nuk merr në konsideratë letrën e  presidentit të FYROM-it  Gjorge Ivanovit

Bashkimi Evropian nuk merr në konsideratë letrën e presidentit Ivanov dhe nuk i ndryshon asnjë presje qëndrimit të shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini. Në përgjigjen drejtuar televizionit Alsat lidhur me komentimin e letrës së kreut të shtetit që kërkonte dënimin dhe hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga Brukseli, zëdhënësja Maja Kocijançiq tha se mesazhet e dërguara një javë më parë nga Mogerini ishte të qarta dhe është presidenti ai që duhet ta rishqyrtojë vendimin e tij.

“Jemi në dijeni të letrës së presidentit Ivanov. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë presidentit, të respektojë rezultatin zgjedhor, të veprojë në përputhje me Kushtetutën, të respektojë shumicën e qartë parlamentare, të lejojë procesin demokratik të rrjedh. Kështu, i bëjmë thirrje presidentit që ai të rishqyrtojë qëndrimin e tij aktual dhe të mundësojë formimin e qeverisë së re”, deklaroi Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së.

Bashkimi Evropian komentoi tërthorazi edhe platformën shqiptare. Ky dokument, sipas Brukselit, si pjesë e mundshme e programit qeveritar duhet të jetë në përputhje me kushtetutën.

“Sikurse kemi theksuar disa herë, nuk do të spekulojmë ose komentojmë mbi ndonjë program qeveritar specifik i cili duhet sigurisht të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Por ne presim formim të shpejtë të qeverisë së re e cila duhet të jetë e angazhuar në implementimin e reformave të prapambetura. Do të vazhdojmë të këmbëngulim në zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioriteteve nga Reformat Urgjente. E gjithë kjo është thelbësore, në mënyrë që të rikthejmë vendin në rrugën e BE-së, atë që dëshirojnë dhe meritojnë qytetarët e vendit”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së.

Brukseli ritheksoi fuqishëm mesazhet e qarta të dërguara javën e kaluar rreth marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, për hir të paqes, stabilitetit dhe ardhmes evropiane të rajonit si një i tërë. Kocijançiq përsëriti thirrjen drejtuar cilitdo aktori dhe qytetari, që të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që mund të nxisin tensione, sikurse edhe ato ndëretnike, apo që mund të minojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.


ljubco georgievski


Ish kryeministri i Maqedonisë njëherësh dhe lideri i VMRO-Popullore, Ljupço Georgievski: Ivanov po rrezikon izolimin e Maqedonisë


Ish kryeministri i Maqedonisë njëherësh dhe lideri i VMRO-Popullore, Ljupço Georgievski, në një reagim të tijin për situatën politike në Maqedoni, ka thënë se Ivanov e ka shkelur 2 herë deri më tani Kushtetutën, dhe se me këtë po rrezikon që ta izolojë ndërkombëtarisht vendin e tij.

“Ivanov po rrezikon izolimin ndërkombëtarisht të Maqedonisë, të ndezë ndjenjat etnike dhe ta shkatërrojë demokracinë. VMRO-DPMNE-ja nuk duhet t’i prishë të gjitha urat lidhëse me partitë politike shqiptare pasi Ivanov nuk mund të luajë me stabilitetin e vendit”, ka thënë Georgievski.

Lidhur me Deklaratën Shqiptare, Georgievski ka thënë se kjo deklaratë e mohon Marrëveshjen e Ohrit, që sipas tij tashmë është e mbyllur, duke shtuar se LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja e legjitimuan Deklaratën, duke diskutuar per te dhe duke mos e refuzuar.



OSCE Secretary General (8226543327) cropped.jpg
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier“Tejkalimi i krizës politike dhe kthimi i stabilitetit duhet të jetë prioriteti kryesor", tha ai

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, pas përfundimit të vizitës së sotme në Maqedoni shprehu shqetësime për gjendjen në vend dhe ju bëri thirrje liderëve t’i japin fund krizës politike në interes të qytetarëve.

“Tejkalimi i krizës politike dhe kthimi i stabilitetit duhet të jetë prioriteti kryesor. Çelësi për zgjidhjen e krizës është në duart e aktorëve politik të cilët duhet të ballafaqohen me rreziqet dhe të zgjidhin krizën politike për të mirë të qytetarëve”, tha Zannier.

Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor të vitit 2016 sigurojnë bazë solide për formimin e qeverisë dhe bëri thirrje Parlamentit të fillojë me punë, në përputhshmëri me parimet demokratike dhe në pajtim me sundimin e së drejtës.

Zannier i dënoi mesazhet nxitëse dhe incidentet të kohës së fundit të cilat mund të çojnë drejt përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe theksoi se Marrëveshja e Ohrit është me rëndësi të madhe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve.


Ambasadori gjerman Kristian Helbah në Maqedoni: Platforma shqiptare nuk është pengesë


I dërguari special i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ambasadori Kristian Helbah, ka zhvilluar sot disa takime me përfaqësues të partive politike në Maqedoni.

Gjatë një konference për medie, ai ka thënë se duhet sa më shpejt të formohet qeveria e re në Maqedoni. Ai është shprehur se nuk sheh asgjë shqetësuese në Platformën Shqiptare dhe se më e rëndësishme për vednin është qeveria e re.

Helbah i ka bërë thirrje presidentit Ivanov që t'i hapë rrugën formimit të qeverisë së re.

"Jemi të bindur se Ivanov duhet t'i lejoj shumicës parlamentare që sa më shpejtë në Kuvend të formoj qeverinë e re. Është shumë e rëndësishme që Specialja te vazhdoj me punën e saj në bashkëpunim me institucionet tjera.

Partitë politike të kenë kujdes dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes, tensionet duhet të ulen", u shpreh Helbah.

Kujtojmë se gjatë takimit të sotëm, ambasadori gjerman u takua me me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin, ku kanë diskutuar për çështje me rëndësi për Maqedoninë, si rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas njoftimit të MPJ-së, ata folën edhe për nevojën për përforcimin e integrimit evropian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe prosperitetit të rajonit.

"Sfidat e brendshme të Unionit, kriza e migrantëve dhe kërcënimet nga ekstremistët janë përkujtues i mirë për atë sa jemi të lidhur me BE¬në", tha Poposki.

Në takim u riafirmua përkrahja nga Gjermania për përpjekjet e Maqedonisë drejt integrimit evropian.

Helbah u takua edhe me liderë të disa partive politike në Maqedoni ku kanë diskutuar për krizën politike.


Deklarata e PDSH-së pas takimin me gjerman të dërguarin special gjerman për Europën Juglindore dhe Turqinë, z. Kristian Helbah.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, sekretari i përgjithshëm Azem Sadiku dhe anëtari i kryesisë qëndrore dhe zëdhënësi PDSH-së, Bekim Fazliu, u takuan sot me të dërguarin special gjerman për Europën Juglindore dhe Turqinë, z. Kristian Helbah.

Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike. Z. Helbah shprehu brengosjen për situatën e krijuar me theks të veçantë për mardhëniet ndëretnike, për ngecjen e proceseve integruese, ngecjen e reformave në gjyqësor etj.

Përfaqësuesit e PDSH-së thanë me këtë rast se mbështesin çdo iniciativë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta si dhe me proceset integruese të vendit.

Përfaqësuesit e PDSH-së konstatuan se avancimi i vërtetë i të drejtave të shqiptarëve, ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit të shtetit, reformat e mirëfillta si dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike, arrihen vetëm nëpërmjet demokracisë konsensuale me parlament dydhomësh.


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke përgatitur pastrim të madh të partisë, kanë deklaruar burime partiake në BDI për disa mediume maqedonase.

Sipas tyre, pas 15 viteve në politikë, Ali Ahmeti do të përshëndetet përfundimisht me bashkëpunëtorin e tij më të afërt, Musa Xhaferin, sepse ai cilësohet si kuadër i papranueshëm për LSDM-në dhe kryetarin e saj Zoran Zaev.

Gati për të njëjtat arsye, por edhe për shkak të rejtingut të ulët në elektorat, mediumet shkruajnë se nga rrethi më i ngushtë i Ahmetit do të largohen edhe shefi aktual i kabinetit, Artan Grubi, por dal ngadalë edhe deputetët Talat Xahferri, Xhevat Ademi dhe Ejup Halimi.

Ende nuk dihet as fati i disa funksionarëve tjerë të partisë, të cilët janë në fazë “hetimi”.

Gazeta Lajm tentoi të verifikojë këto informacione në BDI, mirëpo nuk arritëm një gjë të tillë, për shkak të kokëfortësisë së kësaj partie që të mos prononcohet për Gazetën Lajm kur ua parashtrojmë pyetjet në gjuhën shqipe.



Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral Arben Taravari në takimin me të dërguarin special gjerman Kristian Helbah i cili sot gjendet në Shkup, e kanë informuar atë për situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.

Ai tha se partitë politike shqiptare janë të vendosura dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët. Sipas tij, presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.

Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike.

Sela këto ditë kishte takime intenzive pothuajse me gjithë ambasadorët e shteteve të BE-së si dhe me atë të SHBA-ve duke i informuar për hapat e metutjeshëm të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët.


Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah ka thënë se me diplomatin kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm.

Ai tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin e shtetit të Gjermanisë dhe përkrahjen që Maqedonia të del nga kjo krizë, në të cilën krizë sipas Kasamit, vendin e kanë futur politikanët e papërgjegjshëm.

“Jam optimist që politikanët do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre janë të rëndësishme dhe përcaktuese, determinuese për fatin e çdo qytetari këtu në Maqedoni dhe në këtë drejtim edhe veprimet serioze dhe veprime që para interesit personal do ta vendojnë interesin e qytetarëve”, ka thënë gjatë takimit Kasami.









Ambasada shqiptare në Shkup u akuzua për terrorizëm, ja përgjigja

Nuk janë të pakta akuzat e këtyre ditëve të një pjese të maqedonasve kundër shqiptarëve në Maqedoni por edhe ndaj Shqipërisë. Ato madje po shndërrohen në një fushatë të ashpër deri në luftë-nxitëse jo vetëm nga VMRO-DPMNE por edhe nga gazetarët e saj të tërbuar që ‘fajtorin’ për gjasat e dërgimit të partisë së Gruevskit në opozitë. Këtë situatë në krijim e sipër, Ambasada e Shqipërisë në Shkup e quan të pabazë, sepse siç thotë problemet e brendshme të krijuara në Maqedoni e kanë origjinën dhe burimin pikërisht brenda vet Maqedonisë.

Së fundi akuza të këtilla janë bërë edhe në emisionin e mbrëmshëm "Në qendër", të gazetarit kontrovers Vasko Eftov që emetohet në televizionin maqedonas ‘Kanal 5’. Eftov, për më tepër akuzave që vijnë nga VMRO-DPMNE e Kryetari Gjorge Ivanov se Shqipëria po ‘përzihet në punët e brendshme’ të Maqedonisë kur u ofroi tryezën e takimeve partive politike shqiptare të Maqedonisë, e akuzoi Shqipërinë se në territorin e shtetit shqiptar kinse “ndodhen rreth 3000 terrorist shqiptarë të cilët do të vijnë në Maqedoni për ta destabilizuar sulmuar Maqedoninë.” I pyetur nga "Zhurnal", rreth kësaj deklarate të këtij gazetari maqedonas Ambasada Shqiptare në Shkup tha se “deklarata të tilla janë qesharake dhe nuk meritojnë vëmendje,” duke i mohuar kategorikisht pretendimet e këtilla të njerëzve si Eftovi.

“Nuk mendojmë se ka vërtetë njerëz të cilët besojnë se problemet e Maqedonisë vijnë nga Shqipëria, aq më pak kur kriza në vend vazhdon prej dy vjetësh. Megjithatë, duhet theksuar se deklarata të tilla janë shumë të rrezikshme pasi kanë për qëllim devijimin e vëmendjes nga problemet reale dhe shpikjen e një armiku imagjinar për të nxitur e shfrytëzuar frikën e njerëzve të cilët duan të mirën e vendit të tyre por janë thellësisht të pa informuar,” thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së Shqipërisë. Për më tepër në përgjigje rikujtohen edhe qëndrimet e para disa ditëve të thëna në Shkup nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE) Federika Mogerini.

Ajo “... u shpreh qartë kur tha se kriza në Maqedoni është politike dhe institucionale por ajo rrezikon të kthehet në krizë ndëretnike”, përkujtoi Ambasada Shqiptare në Shkup, dhe bëri thirrje edhe ndaj partive politike dhe përfaqësuesve institucional të Maqedonisë që të jenë më të matur dhe të kujdesshëm në kualifikime dhe synime të këtij lloji për të kërkuar adresa të tjera jashtë Maqedonisë për të gjetur ‘fajtor’ gjetiu.

“Ne nuk duhet ta lejojmë absolutisht një gjë të tillë. Andaj aktorët politikë në vend (Maqedoni) duhet që të tregohen shumë të kujdesshëm në atë çfarë thonë pasi i kanë vetë në dorë fatet e vendit të tyre” tha Ambasada e Shqipërisë, për të ritheksuar se Shqipëria është “ ...vend mik” i Maqedonisë. “...është në interesin tonë e të gjithë rajonit që Maqedonia ta tejkalojë këtë krizë dhe t’i rikthehet procesit të integrimit euro-atlantik. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në rajon do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë në këtë pjesë të Ballkanit,” tha Ambasada Shqiptare në Shkup.

“Dëshirojmë dhe urojmë që të gjithë qytetarët në Maqedoni të jetojnë me të drejta të plota e me dinjitet në vendin e tyre por theksi është tek ‘të gjithë’, përfshirë shqiptarët si popullsi shtet-formuese në atë vend. Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në një shtet demokratik dhe drejtësia duhet të kujdeset që ta parandalojë atë, pasi ne e dimë nga eksperienca se ajo errëson arsyen dhe vjedh të vërtetën duke sjellë vetëm vuajtje,” shkruhet në fund të përgjigjes së saj.

Javëve të fundi, përkatësisht që prej partitë shqiptare nuk arritën që të gjejnë pajtim me VMRO-DPMNE për të kushtet shqiptare për të formuar qeverinë e koalicionit me partinë e Nikolla Gruevskit, dhe sidomos prej se BDI, LR-PDSh vendosën që të marrin pjesë në qeverinë e pritur të ardhshme, por të bllokuar nga Gjorge Ivanov, VMRO-DPMNE dhe vet Ivanov gjenden në një fushatë të egër në të akuzuarit e Shqipërisë për “përzierje” në punët e brendshme të Maqedonisë. Edhe mjetet e informimit të këtij krahu politik maqedonas janë bërë pjesë e kësaj fushate e cila po merr një formë tejet të ashpër dhe po bëhet e përditshme. E këtij lloji dhe në kuadër të kësaj fushate bëhen edhe deklaratat e gazetarëve si Vasko Eftov-it, i cili pretendon se grupe të armatosura Shqiptarësh nga Shqipëria qenkan formuar dhe kinse paskan në plan që të futen në Maqedoni.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...