Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/10

Eruditizmi shkencor dhe letrar i Prof.Dr.Eshref Ymerit !

Related image


Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Botime
Image result for eshref ymeri


Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015



Floripress


*************




“Përkthimi – një histori pasioni” i Prof.Dr. Eshref Ymerit


perkthimi

Pak fjalë për një libër që meriton shumë



Në një cikël emisionesh për historinë e Kinematografisë, që e pata ndjekur vite më parë, jepej një detaj tepër interesant e domethënës. Duke bërë fjalë për një dokumentar për peshkatarët, autori theksonte se ”ai peshk që ju hani në restorant apo në shtëpi, në një mjedis komod dhe e shijoni për shtatë palë qejfe, ndofta as që ju shkon në mëndje se sa mund e djersë është derdhur, për të përfundar ai peshk tek pjata juaj…”. Dhe autori, përmes një retrospektive, kthehej tek gjuetia e peshkut në një ditë jo të zakonshme, por në një det me dallgë e stuhi që e bënte peshkimin aq të vështirë sa që të rrezikonte dhe jetën e peshkatarëve. Më pas ai tregonte rrugën që bënte peshku i zënë deri sa përfundonte tek pjata jonë.

M’u kujtua kjo histori tek po lexoja librin e Prof. Dr. Eshref Ymerit, botuar tani vonë, me një titull tepër tërheqës: ”Përkthimi, një histori pasioni”.

Lexuesi, me të drejtë, mund të habitet nga kjo përqasje: e ç’lidhje ka peshkimi me përkthimin? Në vështrim të parë edhe unë bashkohem me të. Por, më lejoni ta shpalos deri në fund idenë që më lindi nga përqasja e mësipërme. A nuk kënaqemi dhe ne, tek lexojmë një roman, përmbledhje me poezi apo tregime, në mos dhe çdo libër të ndonjë fushe tjetër dhe, ndofta, jo për fajin tonë, as që na shkon ndër mend se atë kënaqësi po na e jep jo vetëm autori por dhe ai që e ka sjellë aq bukur, natyrshëm në gjuhën tonë sa ne jo vetëm që e kuptojmë plotësisht por dhe e shijojmë estetikisht. Për hir të së vërtetës duhet thënë se jo gjithmonë i jemi mirënjohës edhe përkthyesit krahas autorit, ndonëse ai, për të na e sjellë në gjuhën tonë, ka derdhur mund e djersë, në mos sa ai peshkatari në dallgë e stuhi, por shpirtërisht e mendërisht, është lodhur e cfilitur jo më pak se ai. E, pra, me punën krijuese por dhe të vështirë e të mundimëshme të përkthyesve, pse jo dhe me heroizmin e heshtur të tyre, na njeh libri i sipërcituar.

Autori shkruan diku se : “njëlloj siç njohim arrtistin e madh në secilin prej roleve që ai luan, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer gjejmë se cili është përkthyesi i shquar që domosdoshmëisht duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i fjalës artistike me artin që prodhon pena e vet.” Më tej ai shtjellon bindshëm idenë se për një përkthim cilësor është e domosdoshme jo vetëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës burimore por dhe i shqipes, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore por dhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njera tjetrën.Ajo çka mund të shprehet me mjete morfologjike në një gjuhë, në tjetrën mund të kompensohet me mjete leksikore.

Por, ky aspekt i përkthimtarisë është vetëm njera nga trajtesat e shumta që përmban libri. Autori e ka parë këtë veprimtari intelektuale në shumë plane e prerje, horizontale e vertikale. Ai e nis shtjellimin e kësaj teme që nga orgjina e lashtë, si lindi vetë termi përkthim, si një nga llojet e hershme të veprimtarisë së njeriut dhe, kapitull pas kapitulli, vjen deri në ditët tona. Ndërkohë që je duke lexuar librin, ti iu je përgjigjur një sërë pyetjeve që edhe mund t’i kesh pasur që më parë në mëndje apo që t’i ofron vetë autori si fjala vjen, pse lindi nevoja e përkthimit; sa lloj përkthimesh kemi; a ka dallim midis përkthimit të një vepre artistike dhe të një tjetre tekniko-shkencore, të biznesit e të tregëtisë, diplomacisë apo të gazetarisë e të publicistikës.

Po në vetë letërsinë artistike, a përdoren të njëjtat mjete e rrugë për të sjellë në gjuhën tonë prozën e poezinë? A e vlen të ripërkthehen veprat e përkthyera tashmë, qoftë dhe nga mjeshtër të shquar të fjalës shqipe, si Fan Noli, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi e plot të tjerë? Parë në këtë prizëm libri, krahas kënaqësisë që të jep të pasuron edhe me një informacion të bollshëm. Për të qënë sa më bindës autori nuk mjaftohet thjesht me shpalosjen e mendimevet të veta por iu hap derën dhe krijuesve e përkthyesve të tjerë për të plotësuar sa më gjerë e sa më thellë përgjigjet për pyetjet që shtruam më sipër e për shumë të tjera që gjallojnë në faqet e këtij libri.

Do të mjaftonte gjithë sa thamë më lart për të përligjur botimin apo dhe leximin e tij. Por, po ta linim me kaq do të bënim një mëkat të madh se libri përmban dhe shumë e shumë informacione e trajtesa të tjera, njera më interesante se tjetra. Autori përveç shtjellimit teoriko-shkencor të kësaj veprimtarie të vyer intelektuale e sheh atë edhe në një sërë planesh psiko-sociale. Ai ndalet gjerësisht tek puna kolosale, po, po e përsëris, kolosale e një brezi të tërë përkthyesish që kanë sjellë në gjuhën tonë kryevepra botërore, jo vetëm të letersisë artistike por dhe politiko-shkencore-shoqërore dhe që jo vetëm nuk u shpërblyen materialisht për atë stërmundim prej sizifi por, për arsyet që merren me mënd nga ne që e kemi jetuar atë kohë, emri i tyre nuk është vënë as në ballinën e shumë e shumë botimeve voluminoze. Le të përmendim, fjala vjen përktheysit e veprave të klasikëve të Marksizëm-Leninizmit.

Mos e paragjykoni nga përmbajtja apo konotacioni i keq që mori kjo rrymë e shkencave shoqërore me dështimin e utopisë komuniste. Por, a e merrni dot me mend se ç’punë e madhe është bërë për të sjellë në gjuhën tonë vepra të tilla si “Kapitali”, “Teoritë e Mbivlerës” e plot të tjera, kur edhe terminologjia e përdorur në to thuajse mungonte fare.

Parë në këtë prizëm, autori, që është edhe vetë një përkthyes i njohur, i bën një homazh të shkëlqyer atij brezi që punoi pa u lodhur, me sakrifica të mëdha, për të pasuruar fondin e literaturës tonë politiko-shoqërore, apo dhe atë të terminologjisë përkatëse. Është kjo arsyeja që autori, këtë libër, siç e pohon vetë që në faqet e para të tij, ua blaton “të gjithë atyre Njerëzve të Shquar të Kombit Shqiptar, që ia kushtuan jetën artit të përkthimit, duke dhënë një kontribut të paçmueshëm për pasurimin e kulturës sonë kombëtare me thesare të kulturës botërore, paçka se disave prej tyre, si pasojë e luftës së klasave që e ushtroi me aq dhunë diktatura komuniste, ose thjesht për tekat autoritariste të kësaj të fundit, emrat nuk u figurojnë në ballinat e veprave të përkthyera dhe ata mbetën heronj të heshtur.” S’ka si të mos ndjesh dhimbje në shpirt kur lexon një nga rrëfimet e sjella në libër të një koleges së tyre, Violanda Canko: “Fatkeqësia është se ndokënd nga përkthyesit e përkryer të asaj kohe, e ndesh rrugës, të katandisur mos më keq, në një pleqëri të mjerë ekonomikisht dhe të mbaruar shpirtërisht.”

Me shumë interes janë dhënë nga autori apo dhe nga ata që ia kanë përcjellë atij mbrest e tyre, portretet e shumë përkthyesve të shquar, duke nisur me Gjon Shllakun që solli në shqip “Iliadën” e Homerit, e deri tek Isuf Vrioni që përktheu në frengjisht Kadarenë.

Por, edhe me këtë parantezë që bëmë nuk i treguam gjithë shtigjet që ka çarë autori për të plotësuar tablonë e përkthimtarisë në vendin tonë. Jo pa qëllim e theksojmë këtë aspekt se ne, ndryshe nga tërë bota, edhe në këtë fushë kemi specifikën tonë. Brezi im nuk e ka vështirë ta marrë me mend se përse e kemi fjalën. A ju kujtohen veprat “madhore” të diktatorit që përktheheshin e botoheshin në tërë ato gjuhë të botës? Me siguri që iu kujtohet por jo të gjithë e dinë se si është punuar për to dhe sa kanë kushtuar. Në libër jepet një tablo e saktë dhe e plotë e tërë asaj pune të jashtzakonshme që kanë bërë përktheysit e Shtëpisë Botuese “8 nëntori” për t’i përkthyer ato jo më nga një gjuhë e huaj në shqip por në drejtim të kundërt. Vetëm kush është marrë sadopak me të tilla punë mund ta kuptojë se sa e mundimëshme ka qënë ajo. Jo vetëm kaq, por siç vë në dukje autori, mjaft prej atyre “veprave të shquara”, duhet të përktheheshin shumë shpejt se “mezi i priste proletariati botëror e marksist-leninistët në tërë rruzullin për t’u njohur me përvojën e shkëlqyer shqiptare dhe me mendimin teorik të udhëheqësit të shquar ku i pat drejtuar sytë gjithë bota”. Ato vepra, thekson autori, duhet të përfundonin në duart e antarëve të grupeve dhe të partive M-L, të cilat kishin për mision të “zgjonin proletariatin botëror për tu çuar peshë në këmbë që të hidhej në revolucion, për të marrë pushtetin me grykën e pushkës.” Pohime të tilla janë njëkohësisht tragjike e komike kur mendon se sa mund e djersë është derdhur për to e, bashkë me to dhe paret e një populli ekstremisht të varfër që s’ngopej as me bukë. Kujtojmë me këtë rast, se ato libra u botuan me letër shumë të shtrenjtë, me kapak të fortë e me lidhje speciale, pra bëhet fjalë për miliona e miliona dollarë. Tragjizmi merr përmasa edhe më të mëdha kur njihesh me fatin e tyre, shumica e të cilave, në mos të gjitha, përfundonin në koshin e plehrave.

Duke qënë shef i asaj redaksije, autori ndjen keqardhje për atë punë që i qe ngarkuar. Ja si shprehet ai: “Më vjen keq për kolektivin e redaksisë që punonte duke gogësitur mbi makinat e shkrimit, që raskapitej me orar aq të stërzgjatur dhe në fund të pesëmbëdhjetëditëshit, (siç paguheshin rrogat asokohe), nuk merrte asnjë shtesë mbi rrogën. Ajo ishte një grabitje e pastër e punës intelektuale, të cilën, përveç mohimit të mbishpërblimit material, shteti e shoqëroi edhe me mohimin e pronës intelektuale, duke mos lejuar shënimin e emrave të përkthyesve dhe të redaktorëve në ballinat e librave të përkthyer.”

Por autori nuk bije në pozita qaramane, por sheh me objektivitet dhe anën tjetër të medaljes se, siç thotë një fjalë e urtë, çdo e keqe e ka dhe një të mirë. Mund të them me bindje të plotë, - pohon ai, - se puna në atë Redaksi ka qënë një “kudhër” e vërtetë, një “universitet i dytë”, siç e quan me shumë të drejtë përkthyesi i njohur Edmond Tupja. Pra, ajo djersë e derdhur atje për gati dy dhjetvjeçarë, nuk shkoi dëm për përgatitjen e gjithanshme shkencore të përkthyesve, të cilët, pas shpërbërjes së Shtëpisë Botuese, u larguan me disa gjuhë të përvetësuara dhe me një bagazh të admirueshëm kulturor e profesional, çka bëri të mundur që ata të gjenin veten pa vështirësi në kushtet e reja të ekonomisë së tregut.

Në libër është pasqyruar edhe puna e vëllimshme që është bërë jo vetëm në atë shtëpi botuese por dhe në Radion e Jashtëme e në ATSH.

Libri nuk është vetëm një pasqyrë e përkthimtarisë tek ne dhe as një paradë e sukseseve të saj por, në të njëjtën kohë, edhe një vështrim kritik për të meta e dobësi që vërehen në këtë fushë, veçanërisht të theksuara këto pas ndryshimit të sistemit. Me të drejtë autori vë në dukje se shumë shtëpi botuese, që mbas ’90-ës mbinë si kërpudhat pas shiut, tashmë janë të lira të përkthejnë e të botojnë ç’të duan, mjafton që të tërheqin vëmëndjen e lexuesve e të shesin libra, duke shkelur me këmbë parimet aq të domosdoshme për një përkthim dinjitoz, siç e vumë në dukje më lart. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj të vërtete të thjeshtë. Të më falë lexuesi që po rrëfej një përjetim timin: sa herë që shkoj në Shqipëri, mbushem me libra të autorëve të ndryshëm. Pa ekzagjerim mund të them se më ka ndodhur disa herë që librat e përkthyer nga ato gjuhë që nuk i zotëroj, të botuara në shqip, nuk i kam marrë vesh, jo më fraza e paragrafe por jo rrallë edhe pjesë të tëra të librit. Ndaj, me të drejtë në veprën që po diskutojmë, tërhiqet vëmëndja se përkthime të tilla jo vetëm që i bëjnë një shërbim të keq autorit të përkthyer por dhe vetë lexuesve me shijen e keqe që iu lënë. Gjuha shqipe, - shprehet në një intervistë autori i librit, - është shpirti dhe zemra e kombit shqiptar, “dritarja” përmes së cilës, nëpërmjet përkthimit, thesaret e kulturës botërore, në lëmin e letërsisës artistike, vijnë e bëhen pjesë e pandarë e thesarit të kulturës sonë kombëtare se, siç thotë një nga teoricienët e shquar të praktikës dhe të teorisë së përkthimit, J.I.Recker, “ Përkthyesi ka për detyrë të përcjellë me mjetet e një gjuhe tjetër, në mënyrë tërësore dhe të përpiktë, përmbajtjen e orgjinalit, duke respektuar veçoritë e tij stilistikore dhe shprehëse”.

Për të evidentuar bukurinë e Shqipes autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike, nga tre autorë të ndryshëm, të sjella në gjuhën tonë nga tre përkthyes të njohur. Këtu, thekson ai, kemi të bëjmë me një lidhje të goditur martesore të gjuhës së huaj me atë amtare.

Edhe pse voluminoz, libri me atë mozaik formash e polifoni zërash që përmban, paraqitet tepër i larmishëm dhe si i tillë lexohet me një frymë, nga fillimi në fund. Autori ka kombinuar bukur memoristikën e përsiatjet e veta me intervista të të tjerëve, me kuriozitete nga tërë bota që lidhen me këtë temë. Aty këtu, në funksion të ideve që hedh, ka futur citate e aforizma që të ngelen në mëndje për nga forca përgjithësuese e tyre. Ai ka shpalosur në të edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes por dhe si pedagog i përkthimit në Universitetin e Tiranës. Pa e tepëruar, mund të themi se ai është si një enciklopedi që hedh vështrimin në tërë aspektet që lidhen me përkthimtarinë.

Ne e pamë këtë libër nga këndvështrimi i lexuesit por ai është në të njëjtën kohë dhe një manual i vyer për përkthyesit e rinj, nëse duan t’i përkushtohen kësaj veprimtarie sa të vlertë aq dhe të bukur e të vështirë njëkohësusht. Siç vë në dukje Mira Meksi, në parathënien e librit, ky libër i Prof.Dr. Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtazakonshme njohëse. Kam bindjen, përfundon ajo, që kjo vepër e përmasave encikopedike do të jetë një traktat plot vlerë për studentët e degëve të gjuhëve të huaja”,thotë në mes tjerash studiuesi i mirënjohur shqiptar PROF.DR. ANDON DEDE,nga New Yorku.

*******


Image result for eshref ymeri


Përkthimi, një histori pasioni

perkthimiLibri “Përkthimi, një histori pasioni”i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat


Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat. Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme. Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot)në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”. Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.

Nënkuptohet që është e vështirë, në mos e pamundur, të zbresësh në “fushëbetejën” e përkthimit pa një përgatitje të shëndoshë shkencore, çka nënkupton përgatitjen gjuhësore, filologjike dhe kulturore të përkthyesit. Këtyre tre aspekteve të rëndësishme në veprimtarinë e përkthyesit, autori u ka kushtuar faqe të tëra, duke ndarë me lexuesit edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes, por edhe si pedagog i përkthimit me një stazh të gjatë pune në Universitetin e Tiranës.

Pikëpamjet e ndryshme që kanë pas ekzistuar për mënyrat e përkthimi, duke filluar që nga lashtësia e deri në ditët tona, përbëjnë një tjetër temë interesante që rrihet në faqet e këtij libri. Autori ka sjellë këndvështrime të ndryshme për këto mënyra përkthimi, si përkthimi i fjalëpërfjalshëm, që ka qenë karakteristik përgjithësisht për përkthimin e teksteve biblike, përkthimi logjik, i formuluar nga Ciceroni dhe Shën Jeronimi (përkthim jo nga fjala te fjala, por nga mendimi te mendimi) dhe përkthimi i lirë që ka pas qenë praktikuar në përkthimet e Plutarkut nga letërsia e lashtë greke dhe në përkthimet në frëngjisht të veprave të Shekspirit. Për përkthimin logjik, Eshref Ymeri thekson me të drejtë se duhet respektuar gjithçka që është karakteristike për vetvetësinë (individualitetin) e autorit, për koloritin kombëtar dhe historik të tekstit. Këtu ai nxjerr në spikamë këndvështrimin e Pushkinit, sipas të cilit çdo tekst i huaj duhet t’i nënshtrohet vullnetit krijues të përkthyesit dhe, për pasojë, ligjeve të gjuhës amtare. Ndërsa mënyra e përkthimin të lirë, në këtë libër trajtohet si një kundërvënie ndaj përkthimit mekanik, fjalë për fjalë. Ajo kishte për qëllim që përkthimin ta afronte sa të ishte e mundur e më shumë me lexuesin, ta bënte këtë të fundit të harronte se kishte në duar një përkthim, të zhdukte kufijtë midis tij dhe origjinalit. Por përkthimi i lirë, siç theksohet në libër, çonte në rrumbullakosjen e vlerave artistike të origjinalit, në venitjen e koloritit kombëtar dhe në reduktimin në maksimum të veçorive sociale, historike dhe individuale të tij.

Autori flet edhe për pikëpamjet e Humboldtit, njërit nga themeluesit e gjuhësisë, si shkencë në tërësi, dhe të gjuhësisë së krahasuar, në veçanti, i cili e pati çuar më tej doktrinën për gjuhën, si një proces të pandërprerë krijues, dhe për formën e brendshme të gjuhës, si shprehje e botëkuptimit individual të popullit. Nisur nga ky këndvështrim, Humboldti i përmbahej pikëpamjes se përkthimi është i pamundshëm. Në këtë libër sqarohet bindshëm se ky këndvështrim pesimist për përkthimin e kishte burimin në përfytyrimin mistik për gjuhën, si një pasqyrim i drejtpërdrejtë irracional i shpirtit të popullit, i cili nuk mund të ketë barasvlera në një gjuhë tjetër.

Pikëpamjet e Humboldit gjenin njëfarë mbështetjeje edhe te shkencëtarë të tjerë . Kjo për faktin sepse fjalët që merren si barasvlerës, në të vërtetë, ngjallin përfytyrime të ndryshme te mbartësit e gjuhëve të ndryshme. Pikëpamjet për pamundësinë e përkthimit mund të shpjegoheshin edhe me vështirësitë që dilnin para përkthyesve, sidomos në rastet kur gjuha burimore dhe gjuha përkthimore u përkisnin kulturave të ndryshme.

Të bën përshtypje fakti që Eshref Ymeri, në faqet e këtij libri nuk ka lënë jashtë vëmendjes përkthimin e prozës joartistike, siç janë tekste të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, tekste të dokumenteve të fushës së biznesit dhe të tregtisë, tekste të dokumenteve të fushës së diplomacisë, si edhe tekste të fushës së gazetarisë dhe të publicistikës. Mendoj se në këtë libër për herë të parë trajtohet te ne përkthimi i letërsisë joartistike. Autori ka nënvizuar me shumë të drejtë se përkthimi që në vitet e para të pasluftës i teksteve të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, pati luajtur një rol të jashtëzakonshëm për pasurimin e terminologjisë shkencore në vendin tonë, çka shërbeu paskëtaj si zanafillë për hartimin e fjalorëve terminologjikë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Një kapitull të posaçëm, autori ia ka kushtuar përkthimit të prozës politike dhe filozofike dhe konkretisht përkthimit të veprave të klasikëve të ideologjisë komuniste. Ai ka bërë vlerësime mjaft objektive të gjithë asaj pune kolosale që përkthyesit e Redaksisë së përkthimit të veprave në fjalë patën përballuar për sjelljen e tyre në gjuhën shqipe. Përkthimi i tyre e pasuroi ndjeshëm gjuhën shqipe me terma të shumta nga fusha e filozofisë, e politikës dhe e ekonomisë. Ata përkthyes punuan në shenjtërinë e mjeshtërisë së tyre të heshtur, ndërkohë që shteti komunist ua mohoi pronën e tyre intelektuale, duke mos lejuar vendosjen e emrave të tyre në ballinat e veprave të përkthyera, vëllimi i të cilave ka arritur deri në 44 600 faqe. Eshref Ymeri ka manifestuar respektin e vet intelektual ndaj emrave të përkthyesve të shquar të Redaksisë së klasikëve të ideologjisë komuniste pranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”, duke dhënë vlerësime konkrete për secilin prej tyre, duke filluar me përkthyesin mitik Sami Leka, e mëpastaj Sergei Sherkon, Mina Qiricin, Mesaret Kumbaron dhe Rexhep Hidën.

Në këtë pjesë të librit, autori ka përfshirë edhe mbresat mjaft interesante që, me kërkesën e tij, ka dhënë përgjegjësja e asaj Redaksie në periudhën e ndërviteve 1980-1989, Jolanda Canko.

Problemeve të përkthimit të prozës artistike, autori u ka kushtuar gati gjysmën e pjesës së parë të këtij libri. Në këndvështrimin e tij, proza artistike përfaqëson një dukuri estetike të papërsëritshme, prandaj edhe “ripërsëritja” apo rikrijimi i saj në përkthim mbetet një dukuri relative. Pra, përkthimi i saj përbën një dukuri unikale, në të cilën është mishëruar thelbi artistik i prototipit, pra, i tekstit burimor.

Nisur nga kjo ai nënvizon se, për të respektuar stilin e autorit, pëkthyesi, gjatë ballafaqimit të tekstit të origjinalit me tekstin e gjuhës amtare, duhet të ketë parasysh se në ç’masë është arritur individualizimi i personazheve, pra, karakterizimi i tyre ligjërimor, portretizimi i botës së tyre të brendshme, cili është vlerësimi i autorit për personazhet e veprës dhe si ai i tipizon ato tërthorazi, si është përcjellë ana figurative dhe fryma metaforike e veprës, sa kanë dalë në pah ana emocionale e saj, hollësitë artistike dhe forca shprehëse e fjalës, se si paraqitet në vepër raporti mes nuancave të ndryshme në strukturën kuptimore të fjalës.

Në prozën artistike një rol veçanërisht të rëndësishëm luajnë mjetet shprehëse emocionale, si anafolat (aluzionet), loja e fjalëve apo kalamburet, aforizmat, mënyrat e ndryshme sintaksore dhe stilistikore etj., të cilat, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet t’i përcjellë në gjuhën amtare po me atë përkushtim e përkujdesje si edhe vetë autori i origjinalit.

Eshref Ymeri nënvizon me të drejtë se letrat botërore nuk njohin prurje të mëdha në shkrimtarë të talentuar, dhe ca më pak në përkthyes të talentuar. Kjo për faktin se përkthyesi, sipas tij, përveç intuitës artistike dhe talentit letrar, duhet të jetë i pajisur edhe me dije enciklopedike, duhet të ketë aftësinë për të jetuar në dy botë paralele.

Në këtë libër, autori e ka vënë theksin në tre probleme kyç të përkthimit të prozës artistike.

Së pari, përkthimi i prozës artistike është art. Për këtë, thekson ai, duhet që përkthyesi të zotërojë me mjeshtëri artin e rimishërimit, e ritrupëzimit. Ai duhet të zhvendoset shpirtërisht dhe mendërisht brenda qenies së autorit dhe të përjetojë po ato brenga zemërtallazuese që ka përjetuar autori, i cili, po ashtu, di të ritrupëzohet aq bukur në botën e personazheve të veta. Gjykoj se Eshref Ymeri qëllon në shenjë kur artin e përkthyesit e krahason me artin e aktorit. Sepse ashtu si puna e përkthyesit, edhe aktori e ka të domosdoshme që, me tërë forcën e përceptimit të drejtpërdrejtë, ta shikojë atë realitet konkretë, atë jetë të gjallë, e cila fshihet prapa fjalëve që ka shkruar autori. Në formë ilustrimi, ai është ndalur në dy rrëfenja domethënëse nga jeta e artistëve të shquar Bekim Femiu dhe Kadri Roshi dhe në një fragment nga jeta e poetit të madh rus Aleksandër Pushkin, në të cilat bëhet fjalë pikërisht për rimishërimin artistik, që, ashtu si dy artistët e mëdhenj dhe poeti i shquar, duhet ta bëjë të vetin edhe përkthyesi i prozës artistike, rimishërim ky që duhet të jetë pjesë e pandarë e dimensionit të tij profesional.

Mëpastaj, Eshref Ymeri vjen në një përfundim mjaft domethënës për artin e përkthimit, kur thotë se, njëlloj siç rinjohim artistin e madh në secilin prej roleve që ai luan, ndonëse ai paraqitet i ndryshëm gjithsaherë, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer, gjejmë se cili është përkthyesi i shquar, që domosdoshmërisht, duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i fjalës artistike, me artin që prodhon pena e vet. Kjo për faktin se në një vepër të përkthyer, individualiteti i përkthyesit shpërfaqet si objekt i asaj veprimtarie njohëse që quhet art. Sa më afër ta përcjellë ai realitetin e pasqyruar në origjinal, aq më i fuqishëm bëhet reagimi i lexuesit dhe aq më dukshëm del në pah efekti i bashkëpërjetimit të përkthyesit me autorin.

Së dyti,përkthimi i prozës artistike është krijim. Suksesi i përkthimit të prozës artistike varet jo vetëm nga erudicioni i përkthyesit, por edhe nga të kuptuarit e veçorive komunikuese të ligjërimit dhe të vështirësive të natyrës gjuhësore. Me punë krijuese të përkthyesit të prozës artistike, nënkuptohet një veprimtari e veçantë gjuhësore që ka për pikësynim rikrijimin e origjinalit në gjuhën përkthimore, një veprimtari kjo që kërkon një përgatitje të lartë profesionale, shprehi dhe aftësi. Për arritjen e këtij pikësynimi, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet të operojë me nocione të tilla, si “intuitë”, “mendjemprehtësi”, “nuhatje gjuhësore”, “shkathtësi në përkthim”.

Përkthimi i prozës artistike, si një veprimtari me përgjegjësi të lartë intelektuale, kërkon një orientim të caktuar krijues që lidhet me atë që quhet “teknika e përkthimit”. Sepse specifika e këtij përkthimi duhet parë në prizmin e veçorive gjuhësore dhe të sistemit figurativ të prozës artistike. Prandaj puna krijuese e përkthyesit është e pamundur pa zotërimin e teknikave të përkthimit, të cilat, mbështetur në veprën e shkencëtarëve Darbelnje (Jean Darbelnet) dhe Vinje (Jean-Paul Vinay), në këtë libër janë shtjelluar konkretisht.

Së treti, përkthimi i prozës artistike është shkencë. Në këtë libër sqarohet bindshëm se për një përkthim cilësor është i domosdoshëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës përkthimore dhe i gjuhës burimore, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore, por edhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njëra tjetrën. Trajtat e foljeve në njërën gjuhë mund të shprehen me mjete morfologjike, kurse në gjuhën tjetër ato mund të kompensohen me mjete leksikore. Vetëm përgatitja shkencore e përkthyesit në zotërimin e të dyja gjuhëve, bën të mundur që ai të mos ndodhet para të papriturave në procesin e përkthimit.Veç kësaj, saktësia e një përkthimi, pasi atij i është dhënë dora e fundit, mund të vlerësohet shkencërisht vetëm duke pasur parasysh veçoritë e të dyja gjuhëve.

Në këtë libër, autori i ka lënë një hapësirë të konsiderueshme përkthimit të poezisë, këndvështrimeve të autorëve të ndryshëm për përkthimin e saj, si Dante, Bualo, Gëte. Zhukovski, Prosper Merime, Samuil Marshak, Aleksandër Tvardovski, Oktavio Paz, Kadare, Agron Tufa, Edmond Tupja, Mira Meksi, Alket Çani etj. Eshref Ymeri e ka vënë theksin në faktin se përkthyesi i poezisë, në radhë të parë, duhet të ketë parasysh raportin mes ritmit dhe intonacionit. Sepse janë fort të mundshme rastet kur masa e vargut të origjinalit dhe të përkthimit të jetë e njëjtë dhe atëherë respektimi i njërës ose i tjetrës mënyrë formale merr rëndësi edhe si qëllim, edhe si mjet që bën të mundur arritjen e shkallës më të lartë të barasvlerësisë estetike me origjinalin. Ai ka nënvizuar se ashtu si përkthimi i prozës artistike është krijim, edhe përkthimi i poezisë është krijim, madje ca më shumë. Në këtë aspekt, në përkthimin e veprave poetike të autorëve të ndryshëm, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët tona, përkthyesi duhet të kërkojë dhe të gjejë diçka të ngjashme në botën e ndjenjave të veta. Prandaj, – vë në dukje ai, – përkthyesi i poezisë duhet ta ruajë dhe ta përcjellë me shumë kujdes frymën e origjinalit, natyrshmërinë e tingëllimit të vargut, masën dhe ritmin e tij, brenda caqeve të “lirisë dhe të domosdoshmërisë” përkthimore, për të respektuar idenë kryesore të autorit.

Për përkthyesin e poezisë, mjeshtëria e ritrupëzimit, e rimëshërimit në qenien e autorit, të cilën Eshref Ymeri e ka përmendur edhe në përkthimin e prozës artistike, merr një rëndësi të dorës së parë. Prandaj përkthyesi duhet ta bëjë të vetën mënyrën se si autori e strukturon vargun, duke i qendruar besnik gjuhës amtare dhe individualitetit të vet poetik.

Autori është ndalur edhe në këndvështrime të ndryshme të autorëve francezë për përkthimin poetik, si Delavinji (Delevigne), Rene Gil (René Ghil) dhe Prosper Merime (Mérimée), i cili një poezi të Pushkinit e pati përkthyer në prozë.

Në këtë libër, autori u bën homazh përkthyesve të poezisë në vendin tonë, të cilët kanë dhënë modele të shkëlqyera të përballjes së gjuhës shqipe me gjuhët e huaja, duke filluar që nga veprat poetike të antikitetit. Ai përmend disa nga kryeveprat poetike të letërsisë botërore dhe emrat e përkthyesve tanë të mirënjohur, emra këta që kanë hyrë një herë e përgjithmonë në galerinë e figurave të shquara të kulturës sonë kombëtare.

Një tjetër temë shumë interesante që shtjellohet në librin e Eshref Ymerit, është tema e raportit përkthyes / përkthim artistik. Kjo për faktin, se, siç thekson ai, jo dokushdo mund të jetë përkthyes i prozës artistike. Sepse, në këndvështrimin e tij, duhen plotësuar disa kushte.

Së pari,përkthyesi duhet të ketë dhuntinë që quhet ndjenja e gjuhës, domethënë që mendimet e veta të dijë t’i hedhë bukur në letër. Me fjalë të tjera, aftësitë letrare janë më se të domosdoshme për një përkthyes, se përkthimi i tij është dhe duhet të jetë vepër artistike.

Së dyti, përkthyesi duhet ta zotërojë përsosmërisht gjuhën amtare, duhet të hyjë në hollësirat e saj, ta njohë mirë pasurinë e saj frazeologjike, drejtshkrimin, gramatikën dhe rregullat e përdorimit të pikësimit. Së treti,përkthyesi duhet të ketë një nuhatje të hollë në zotërimin e gjuhës amtare.

Brenda temës së raportit përkthyes / përkthim artistik, autori shtjellon edhe nëntemën “ndikimi i krijimtarisë artistike në përkthim dhe ndikimi i përkthimit në krijimtarinë artistike”. Për këtë problem mjaft interesant, ai ka marrë edhe mbresat e disa autorëve që janë në zë në letërsinë shqipe, të cilët janë të mirënjohur edhe si përkthyes letrarë. Mendoj se me mbresat e tyre, autori i ka dhënë më shumë zhdërvjelltësi shkrimit të kësaj vepre, duke krijuar një atmosferë shumë interesante dhe krejt të veçantë. Lidhur me këtë, ai ka bërë hulumtime interesante dhe ka paraqitur në këtë libër edhe një listë me 28 emra shkrimtarësh dhe poetësh të dëgjuar që figurojnë në mbarë botën edhe si përkthyes të talentuar.

Në kapitullin “Përkthyesit, kuajt postarë të qytetërimit”, del në pah më së miri raporti autor/përkthyes, roli i përkthyesve shqiptarë të letërsisë artistike për pasurimin e kulturës amtare me kryevepra të letërsisë botërore, qëndrimi moskokëçarës i shtetit shqiptar (me përjashtime të rralla) ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të përkthyesve të letërsisë artistike në pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe. Autori këtu e ka vënë theksin edhe në faktin se në ç’masë zotërimi i disa gjuhëve të huaja ndihmon në përsosjen e mjeshtërisë së përkthimit, duke u ndalur edhe në pikëpamjet e gjuhëtarit amerikan Uorf(Benjamin Lee Ëhorf). Këtu ai ka marrë edhe mbresat e Shpëtim Çuçkës, i njohur në kulturën shqiptare si një përkthyes i talentuar nga disa gjuhë të huaja. Për të nënvizuar hijeshinë e shqipes në përkthim, autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike nga tre autorë të ndryshëm (njëri klasik, tjetri neoklasik, kurse i treti autor bashkëkohor), të sjella në gjuhën shqipe nga tre emra të njohur të botës së përkthimit në vendin tonë. Ai ka bërë një vlerësim kritik të përkthimit të këtyre tre fragmenteve, duke nënvizuar se ato janë një pikëtakim i frymës dhe i shkronjës së origjinalit brenda tekstit në gjuhën shqipe. Këtu, – ka vënë në dukje ai, – kemi të bëjmë me një “lidhje të goditur martesore” të së huajës me amtaren. Përkthyesit kanë pasur parasysh natyrën e gjuhës nga kanë përkthyer, nisur gjithmonë nga pikësynimi për të qëmtuar të tilla fjalë dhe shprehje të gjuhës shqipe, të cilat, në një masë të admirueshme, riprodhojnë ritmin dhe frymëmarrjen e brendshme të origjinalit. Kjo, – nënvizon ai, – është, si të thuash, një “punëdore filologjike” që ka sjellë në vijim krijimin e thurimës leksikore dhe sintaksore, duke respektuar tiparet e origjinalit.

Në të njëjtën kohë, Eshref Ymeri ka përmendur edhe raste kur shqipja ka çaluar keqas në përkthim. Ai ka nxjerrë shembuj përkthimi (fraza) nga vepra e një klasiku francez (Balzaku – “Kushërira Betë”) dhe nga vepra e një autoreje të njohur bashkëkohore irlandeze, si Sesilia Ahern (Cecelia Ahern), autore romanesh me temë dashurie. Frazat që Eshref Ymeri ka shkëputur nga përkthimi i dy veprave të lartpërmendura, dëshmojnë se përkthyesit nuk kanë aftësi krijuese, prandaj edhe origjinalin e kanë përkthyer fjalë për fjalë. Kjo ka bërë që sintaksa e shqipes të tingëllojë e pazakontë, e stisur. Prandaj ai rekomandon që këto dy vepra duhen ripërkthyer, për të respektuar shijet e lexuesit të kulturuar.

Vitet e fundit, në vendin tonë, ka qenë e mprehtë tema e diskutimit për domosdoshmërinë e ripërkthimeve, çka vazhdon të jetë në rend të ditës edhe në vende të tjera, për çka në këtë libër flitet me fakte konkrete. Pikërisht kësaj teme, Eshref Ymeri i ka kushtuar në këtë libër një kapitull të posaçëm. Ai ka bërë një sintezë të diskutimeve të disa krijuesve, përkthyesve dhe kritikëve të mirënjohur të përkthimit në vendin tonë. Ai ka theksuar se shqetësimi i pjesëmarrësve në diskutimin rreth kësaj teme është i drejtë. Sepse gjuha shqipe, me kalimin e viteve, vjen e pasurohet gjithnjë e më shumë dhe leksiku i përkthimeve të dikurshme edhe mund të tingëllojë paksa si i pazakontë për shijet e breznive të reja. Për mundësitë e kufizuara të vendit tonë në periudhën e diktaturës komuniste, e cila i kushtonte jo pak vëmendje luftës me “mullinjtë e erës”, ishte e pamundur që të përballoheshin shpenzime për të pasur disa përkthime paralele të veprave kryesore të klasikëve të letërsisë botërore. Ndërkohë, diskutuesit e mësipërm, ripërkthimin e quajnë të domosdoshëm edhe për faktin se para vitit 1990, disa vepra janë përkthyer nga gjuhë të dyta, kurse disa të tjerave u është vënë edhe gërshëra. Në këto kushte, domosdoshmëria e ripërkthimeve është kërkesë e kohës. Por, në këtë mes, Eshref Ymeri ngre një problem: “A kemi ne dhe a do të jemi në gjendje të nxjerrim nga radhët e talenteve tona përkthyes të të tillë formati, si Fan Noli, Frano Alkaj, Gjon Shllakut, Mark Dema, Mitrush Kuteli, Nikollë Dakaj, Pashko Gjeçit, etj, etj., përkthyes që të zotërojnë në nivel të lartë disa gjuhë të huaja, të jenë të pajisur me dije enciklopedike dhe të jenë mjeshtër të gjuhës shqipe, që të risjellin në kulturën amtare vepra artistike, duke filluar që prej lashtësisë grekoromake? Ne tani e kemi një brez të mesëm dhe të ri përkthyesish mjaft të talentuar. Le të shpresojmë se nga radhët e përkthyesve tanë të rinj do të dalin të tjera talente të tilla, si mjeshtrat e lartpërmendur të artit të përkthimit”. Pjesa e parë e këtij libri mbyllet me mendimin kritik për përkthimin. Autori është ndalur te Shën Jeronimi, pikëpamjet e të cilit shënojnë zanafillën e shkencës së kritikës së përkthimit. Më poshtë ai flet për veprimtarinë e Leonardo Brunit, shkrimtar dhe historian, njëri nga shkencëtarët më të famshëm të periudhës së Rilindjes italiane. Në vazhdim ai përmend kritikun francez të përkthimit, Joakim Dy Belenë (Joachim Du Bellay), i cili, një shekull më pas,i kritikon ashpër “përkthyesit-tradhtarë”, duke vënë në dyshim vetë mundësinë e përkthimit artistik. Më tej, në libër theksohet sepasi ka kaluar edhe një shekull tjetër, njëri nga anëtarët e Akademisë Franceze, Bashe de Meziriak (Claude Gaspard Bachet de Méziriac),poet, gjuhëtar dhe përkthyes, shkruan një traktat të hollësishëm me titull “De la traduction” (Nga përkthimi), në të cilin i bënte një analizë kritike punës së “korifeut të përkthyesve” të shek. XVI, Zhak Amios (Jacques Amyot)-përkthimit në frëngjishte të veprës së Plutarkut “Jetë paralele”. Pas trajtimit shkurtimisht të kritikës së përkthimit në përiudhën e romantizmit gjerman dhe të mendimit kritik rus për përkthimin, autori hedh dritë mbi mendimin kritik shqiptar për përkthimin, që zë fill me këndvështrimin e Kristoforidhit për përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe, vazhdon me pikëpamjet e kritikëve të ndryshëm të periudhës mes viteve 1924-1944. Autori trajton më hollësisht mendimin kritik të Aleksandër Xhuvanit dhe të Mitrush Kutelit, duke e përmbyllur këtë pjesë të librit me këndvështrimet e kritikëve të përkthimit pas vitit 1990 deri në ditët tona.

Image result for eshref ymeri

Pjesën e dytë të librit, autori e ka titulluar “Universiteti i përkthimit në gjuhë të huaja”.

Në këtë pjesë shtjellohet përkthimi i letërsisë politike dhe propagandistike në gjuhë të huaja në periudhën e regjimit komunist. Autori i ka bërë një homazh të shkëlqyer punës rraskapitëse që kanë përballuar përkthyesit e Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. Ai, si përgjegjës i Redaksisë në fjalë gjatë një periudhe 8-vjeçare (1981-1989), e ka vlerësuar atë si “një dritare të hapur drejt Perëndimit” apo si “një oaz të kulturës perëndimore” në kushtet e diktaturës komuniste. Edmond Tupja, punën në atë Redaksi, e ka cilësuar saktësisht si një “universitet të dytë”, kurse unë, si punëtore e përkthimit në sektorin e spanjishtes, në mbresat e mia për atë Redaksi, që ia kam dërguar Eshref Ymerit me kërkesën e tij, e kam quajtur “parajsa intelektuale dhe profesionale”. Autori ka bërë vlerësimet e veta për tetë sektorët e gjuhëve të huaja, për sektorin e gjuhës shqipe dhe të daktilografimit, për çdo përkthyes dhe redaktor të veçantë, si edhe për bashkëpunimin me shtypshkronjën “8 Nëntori”. Pasqyrimi i punës së Redaksisë është pasuruar edhe me mbresa, që, përkthyes të tjerë të çdo sektori të gjuhëve të huaja, ia kanë përcjellë autorit me kënaqësi posaçërisht për këtë libër. Në mbresat e veta, vlerësime mjaft dashamirëse, tepër objektive, ka bërë për Redaksinë edhe Jolanda Canko, e cila e drejtoi atë prej fundit të vitit 1989 deri në vitin 1992. Në këtë pjesë është pasqyruar edhe puna e vëllimshme e përkthyesve që është përballuar edhe në Radion e Jashtme të Radio Tiranës dhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Pjesa e tretë e këtij libri përbëhet nga një shtojcë, në të cilën përfshihen tri intervista që autorit ia kanë kërkuar dy organe të shtypit të përditshëm. Gjykoj se ky libër i Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtëzakonshme njohëse. Ai është rezultat i përvojës së gjatë të autorit, si përkthyes i letërsisë politike në gjuhë të huaj, si përkthyes i letërsisë artistike në gjuhën shqipe dhe si mësimdhënës i lëndës së përkthimit në Universitetin e Tiranës. Kjo vepër është, përpos të tjerash, edhe një memoristikë e mrekullueshme e udhës së gjallë të shumëvështirë e të gjatë të përkthimit në Shqipëri dhe të pelegrinëve të saj. Kam bindjen që kjo vepër e përmasave enciklopedike do të jetë një traktat plot vlerë për pedagogët e përkthimit të degëve të gjuhëve të huaja të universiteteve tona dhe udhërrëfyes për studentët e këtyre degëve, të cilët mund të kenë dëshirë t’i futen një ditë me pasion artit të përkthimit. Porse sigurisht, ky libër mund t’i japë në dorë fillin e Arianës kujtdo që ka interesa intelektuale për fushën e përkthimit dhe dëshiron të mirëorientohet labirinteve të koklavitura të tij,shkruan shkrimtarja e mirënjohur nga Tirana Mira Meksi.







Ali Dhrimo/ Edmond Tupja/ Eshref Ymeri - Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe
Fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.

Autori:

Ali Dhrimo/ Edmond Tupja/ Eshref Ymeri
Titulli:

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe

Përkthyesi:

-
Gjinia:Fjalor
Çmimi:1800 Lekë
Nr. faqesh:708
ISBN:

978-99943-920-7-0

Shtëpia botuese:

EDFA

Përshkrimi


Ky fjalor ndihmon të gjithë ata:
- që nuk u bie ndërmend një fjalë e caktuar,
- që nuk e dinë me përpikmëri kuptimin e një fjale,
- që nuk duan të bëhen të mërzitshëm me përsëritje
fjalësh të njëjta,
- që kërkojnë larmi shprehjeje dhe larmi stilistike,
- që dëshirojnë të zgjerojnë fjalorin e tyre aktiv,
- që duan t'i shprehin mendimet e tyre me përpikmëri.


Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi 

Një këngëtare e talentuar me zemër të plagosur rëndë

Image result for eshref ymeri

Nga Prof.dr. Eshre Ymeri


Në mjediset shqiptare hasen shumë këngë të larmishme, gazmore, poraty-këtu edhe trishtuese, me ritëm të shpejtë dhe të ngadaltë, të cilat lidhen me ndofarë ngjarjesh nga jeta e njerëzve të ndryshëm. Ato janë të pëlqyeshme për tekstin e gjetur dhe muzikën e bukur. Kur i dëgjon këngë të tilla, çdokush përjeton një flatrim ndjenjash. Se kompozitori dhe këngëtari, në zemrën e gjithkujt, zbulojnë pranverën dhe dashurinë.
Para më shumë se dy vjetësh, tek po shtegtoja nëpër faqet e youtubit në kërkim të këngëve shqiptare, hasa në një mrekulli të vërtetë. Gjeta këngën me titull “Thrret Prizreni mori Shkodër”, të ekzekutuar nga bukuroshja bjonde Barbana Dini.E hapa menjëherë dhe e dëgjova me një kënaqësi të jashtëzakonshme. Që asokohe, kjo është bërë këngë shumë e parapëlqyer për mua, të cilën, sikur ta kisha libër tavoline që i rikthehem kohë pas kohe për ta rilexuar, e dëgjoj sa herë më kaplon malli për Shqipërinë tonë të dashur, e cila ende vazhdon të mbetet me troje etnike, të hallakatura nëpër shtetet e tjera të siujdhesës sonë.
Që asokohe, këtë këngë e kam dëgjuar edhe në ekzekutimin e artistëve të tjerë, si Adem Ramadani, Afrim Muçiçi (me çifteli), Maria Lajçaj, Shkurte Fejza dhe Zef Beka. Megjithatë, për mua, ekzekutimi i kësaj kënge nga zonjusha Barbana Dini, të ngjall të tjera emocione, shumë më të fuqishme, edhe për arsye të orkestrimit mjeshtëror.
Përmbajtja e këngës është me të vërtetë emocionuese. Për të mësuar historikun e krijimit të kësaj kënge, si tekst dhe si melodi, lexuesit e nderuar mund të njihen me artikullin e zotërisë Valmir Gallopeni, me titull“Thrret Prizreni mori Shkodër” - Historia e këngës dhe autorët e parë të saj. Faqja e internetit “alb365.com”. 11 Nëntor 2016.
Është tepër kuptimplote koha e krijimit të tekstit të kësaj kënge. Ishte fillimi i dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar, kur perandoria komuniste e vendeve të Evropës Lindore ndodhej në grahmat e fundit. Kësisoj edhe mikroperandoria e stisur jugosllave po merrte tatëpjetën. Prandaj autorët e tekstit dhe të muzikës, mendonin se kishte ardhur koha për ringjalljen e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe me këtë këngë, tërthorazi, i bënin thirrje klasës politike shqiptare që të zgjohej nga gjumi i gjatë letragjik dhe të ndërgjegjësohej se Çështja Kombëtare Shqiptar duhet të gjejë zgjidhjen e vet përfundimtare: të ribashkohen trojet tona etnike në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur.
Sipas atij artikulli, teksti i këngës është shkruar fillimisht në Rab të Kroacisë, në muajin shkurt të vitit 1991 dhe është ekzekutuar për herë të parë më 27 gusht 1991, në fshatin Bllacë të Kosovës. E patën kënduar Rrahman Pagarusha dhe Hamëz Llapqeva.
Me kalimin e viteve, teksti i këngës ka ardhur dhe është pasuruar me vargje të reja, në të cilat tingëllon ushtima për ribashkimin e trojeve tona etnike, duke filluar nga Çamëria, deri në Tivar, Mitrovicë dhe Manastir. Ekzekutimi i këngëtares së talentuar Barbana Dini, në këndvështrimin tim, është i magjishëm. Ajo zbulon mjeshtërinë aktoriale përmes këngës. Se këngëtari është aktor, i cili zërin e shfrytëzon si instrument. Çdo frazë muzikore e Barbara Dinit rrëfen një histori, e cila, gjithashtu, përcillet përmes gjuhës së trupit, shprehjes së fytyrës, shqiptimit dhe dinamikës së zërit. Duke u përgatitur për ekzekutimin e kësaj kënge, këngëtarja ka pasur mirë parasysh idenë që rrezaton çdo varg i saj. Një gjë e tillëështë e domosdoshme, për të kuptuar idenë dhe për ta ndier shpirtin e këngës. Ajo ka parasysh se ç’thotë kënga në letër dhe si t’i përcjellë emocionet e saj në mënyrën më të qëlluar me zërin e saj të magjishëm Në këngën e saj, kjo pjesë e artit të ekzekutimit nuk është më pak e rëndësishme sesa studimi i linjës së vokalit, të ritmit dhe të fjalëve. Prandaj edhe kënga e saj përcjell te dëgjuesit çiltërsinë e ekzekutimit.
Kjo është një këngë që të përkëdhel ndjenjat, të ngre peshë me strukturën e vargut, i cili të mahnit me joshën e linjës melodike dhe me bukurinë e rimave gjëmimtare që shpërthejnë aq ëmbël në zërin magjepsës të këngëtares Barbara Dini. Gjithë videoklipi është ndërtuar në një mënyrë të shkëlqyer, me përcjelljen e zërit të Barbanës herë nga maja e motoçikletës, të ndjekur nga një vargan motoçiklistësh me pamje hijerënda, herë nga mjediset e studios së regjistrimit, herë drejtpërdrejt nga natyra, ku Barbana emocionet e ekzekutimit na i sjell edhe me lëvizje aq të zhdërvjellta të trupit, a thua se kemi para syve një mjeshtre të vërtetë të gjimnastikës. Edhe orkestrimi i këngës është fantastik
Kënga e bukuroshes bjonde Barbara Dini të ndez fantazinë. Emocionet e kësaj kënge me vlera të jashtëzakonshme epike, m’i nxiti shumë më tepër një intervistë e saj, të cilën e ndoqa në videon e botuar në faqen e internetit “Lapsi Lajme” të datës 05 mars 2017. Intervista e saj titullohej:
“Barbana: Aksidentin e Ergit e mësova nga një gazetare që më pyeti: “A jeton Ergi?””.
Nga ajo intervistë mësova për tragjedinë e rëndë që paska goditur Barbanën dhe familjen a saj për vdekjen tragjike, në moshën 22-vjeçare, të vëllait të saj të shtrenjtë, këngëtarit të talentuar Ergi Dini, gjatë një aksidenti me motoçikletë në unazën përballë Tajvanit, më 22 nëntor 2016. Intervista e saj shoqërohej me shumë qëndisma trishtimi që të lëndonin zemrën. Tronditja ndihej tej mase në notat e zërit të saj. Megjithatë, nga intervista e saj tepër brengosëse, lihej të kuptohej se ajo nuk do ta lejonte veten të binte pre e dhimbjës së thellë që i kishte pushtuar çdo qelizë të trupit të saj. Ajo ishte e bindur se veprën e Ergit të saj të dashur, të cilit vdekja ia preu talentin në mes, do ta çonte më tej me këmbënguljen e saj të jashtëzakonshme. Prandaj tha:
“Në këtë jetë kam një detyrim më të madh, për të jetuar për dy”.
Ndërsa komentatori që fliste diku në prapaskenë të asaj videoje tronditëse, u shpreh:
“Sa ishte mes nesh, ai nuk mori vlerësimin që meritonte”.
Bukuroshja Barbana Dini, e cila, në atë intervistë, në një mënyrë simbolike, mbante syze tepër të errëta, vazhdoi me një zë dridhërues që të prekte telat e shpirtit për atë të vërtetë tragjike që shqiptoi:
“Jetojmë në një vend, ku, sa më i talentuar të jesh, aq më shumë dyert mbyllen”.
Ka shumë të drejtë këngëtarja e talentuar zemërplagosur. Në Shqipëri nuk është vlerësuar kurrë mendja, talenti, prandaj edhe populli ynë vazhdon të endet në botën e militantizmit partiak, të politikanëve oligarkë dhe të bandave të gjithfarëllojshme, të cilat, me bëmat e tyre kriminale për kanabizimin e vendit, me përkrahjen e gjithanshme të politikës, Republikës së Shqipërisë ia kanë nxirë faqen para komunitetit ndërkombëtar.
Fjalët e zonjushës Barbana Dini, e cila e thotë publikisht një të vërtetë tragjike, më sollën në kujtesë një intervistë të zonjës Helena Kadare, në të cilën ajo ka përcjellë diçka tepër domethënëse:
“Para ca ditëve mori në telefon një gazetar amerikan qe kërkonte një intervistë me Is. Dhe bëmë pak muhabet mbasi ai dinte ca frëngjisht. E dini ç’më tha? Në Amerikë shqiptarët e arsimuar që kanë ardhur këtu, bëjnë një përshtypje të jashtëzakonshme. Janë të dijshëm, shumë të zotë, dinë rrjedhshëm nga tri gjuhë të huaja, që i përdorin pa problem, gjë që nuk është aq e lehtë për një amerikan. Shqiptarët e tillë janë shumë të mirëpritur në Amerikë. Unë vetë kam qenë në Shqipëri dhe jam mahnitur nga bukuria e këtij vendi. Dhe kam pyetur veten, përse ky vend me këto kapacitete njerëzore, me këtë natyrë e klimë të mrekullueshme, nuk arrin ta ngrejë kokën, ka përherë probleme, nuk ecën përpara, ashtu siç do të ishte dashur të ecte…”(Citohet sipas: “Helena Kadare: Edhe në Paris jetoj me Tiranën. IntervistoiMiraKazhani. Faqjaeinternetit“LapsiLajme”. 08 mars 2017).
Të vësh duart në kokë! Talentet na i vlerëson bota, kurse klasa politike në vendin tonë i ka zënë frymën popullit, duke e braktisur në prehrin e varfërisë dhe duke shpërfillur talentet që dalin nga gjiri i tij. Sepse talentet janë themeli i ndërtimit të një shteti me norma juridike perëndimore, ku të gjithë, që nga kreu i vendit dhe deri te qytetari më i thjeshtë, duhet të jenë të barabartë para ligjit.
Intervistën e zonjushes Barbara Dini e bënte edhe më lënduese një fakt fort dëshpërues që lidhej me vdekjen e të vëllait. Një gazetare cinike, duke mos njohur normat më minimale të edukatës, e kishte marrë në telefon dhe i qenkej drejtuar me pyetjen e lartpërmendur “A jeton Ergi?”, ndërkohë që Barbana nuk dinte absolutisht asgjë se çfarë i kishte ndodhur të vëllait. Kjo pyetje e kishte flakur në humnerën e përsiatjeve të pafundme për cinizmin e asaj gazetareje. U revoltova tej mase tek ndiqja intervistën e Barbanës, e cila, me një zë plot dridhërimë, gati sa s’po shpërthente në lot. Prandaj thashë me vete:
“Mbaju, Barbanë! Kjo botë është plot me njerëz të gjithfarëllojshëm. Në qenien e dikujt prehet engjlli, kurse në qenien e dikujt tjetër prehet djalli. Fatkeqësia, - thotë Balzaku, - është guri i provës për karakteret e njerëzve”.
E kuptoj shumë mirë gjëndjen tepër të rënduar shpirtërore të këngëtares së talentuar Barbana Dini dhe dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të thella për të, për prindërit dhe për të afërmit, për atë tragjedi aq të rëndë që i goditi atë ditë fatale të 22 nëntorit 2016, dhe, njëkohësisht, t’i uroj asaj të mbahet si burrneshë dhe të ketë sa më shumë suksese në botën e artit muzikor.
Santa Barbara, Kaliforni
10 mars 2017

Çmimin Nobël në Letërsi 2016 - kangtari Bob Dylon Për Himne të Anti-luftës dhe të lëvizjeve të të Drejtave civile të Amerikanve!

Imazh

Legjenda 75-vjeçare e rokut mori çmimin "për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të kangve amerikane - Robert Allen Zimmerman".

Ndryshimi midis Bob Dylan dhe Ismail Kadare
Imazh

Nga pikpamja e substancës së veprave të të dyve bahet krahasimi, pra janë dy persona krejtsisht ekstrem të kundërt në të tana pikpamjet. Vetëm shiqoni fotot e Bob Dylon në asfalt dhe Ismail Kadare pranë kryediktatorit kanibal Enver Hoxha si kushri dhe si trashëgimtar i ideologjis marksiste-leniniste kundër kombit dhe popullit shqiptar;

1. Bob Dylan nuk u atashue në asnji parti në SHBA.

2. Tekstet e kangve u përkisnin shtresës shoqnore ma të dobët në SHBA. Kangët me tekstet e tija ishin jo vetëm ngushëllim, por Mesazhe për qeverine amerikane që të mos ta leji të braktisun në vorfninë e skajshme të shumicës të popullit të Vorfën amerikan.

3. Bob Dylan doli hapun, i vuni gjoksin me guxim qytetar kundër Qeverisë Amerikane si; kundra Plagve Socjale si Vorfnia dhe Diskriminimet raciale. Doli hapun kundra Luftrave Kanibale njipas nji kundër Barbarizmave të Popujve Aziatik për qëllime grabitqare në Rolin e Xhandarit të Botës.

4. Bob Dylani ishte dhe mbeti Heroi i Botës së Lirë të Vorfnve dhe i Zezakve, që akoma vriten nga Plumbat e Shtetit!

Imazh



Ismail Kadare - mik i kryediktatorit Nr. 1 të Shqipris - te Vila e Enver Hoxhës

1. Ismail Kadareja zgjodhi me intuitën dhe porosinë e kryediktatorit Enver Hoxha, qysh i ri të antarsohej, të ingranohej në Kupolën e Makinës Kanibale të Partisë Komuniste e më pas Partia e Punës Shqipërisë(Parti Kanibale) - Bija pjellë e Beogradit.
2. Kadareja zgjodhi të jetë nën hije drejtues Nr. 1 i Politikës ideologjike të Letërsis, Artit dhe Muzikës në funksione paralele me kryediktatorin Nr. 2 - Ramiz Alia.
3. Kadare ishte Sekretar i Partisë për Lidhjen e Shkrimtarve dhe Artistve të Shqipris.
4. Kadare ishte Deputetë i Kuvendit Popullor të Shqipris.
5. Kadareja ishte Zevëndsi i kryediktatores Nexhmije Hoxha në Frontin Demokratik të Shqipris.
6. Kadareja ishte kryemik krejet i kryediktatorit Nr. 1 të Shqipris- Enver Hoxha.
7. Kadare nuk ka asnji fotografi me të vorfnit nën diktaturë dhe pas 1992, por krenohet me koleksione fotografish e video me kryediktatorë dhe me diktatorës si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Mehmet Shehun, Kadri Hazbinë etj.
8. Kadareja vendoste vetë në bashkëpunim me Nexhmije dhe Enver Hoxhën mbi fatin e jetës, karrierës së çdo shkrimtarit, kangtarit, valltarit, koreografit, poetve, kompozitorve, instrumentistave, regjizorve, shefave, valltarve, artistve të teatrit dhe kinemas, të organeve drejtuese të partis dhe administratës e tjera,......., ku konkurentët e tij i ka burgosë pa arritë që t'ja kalojnë Kadaresë në letërsi e kudo.
9. Kadareja nuk i kndoi kurrë Vorfnis Popullit Shqiptar si në diktaturën komuniste dhe në atë neo-komunizmin pas 1992.
10. Kadareja i thuri hymne Diktaturës e në veçanti kryediktatorve; Stalinit, Enverit dhe tjerve në shkarravinat e tija.
11. Ismail Kadare ishte dhe mbeti Agjentë i Institucjonit ma Kanibal atë Sigurimit famëkqe të Shqipris - Vegël e Enver Hoxhës e Moskës, e Athinës, e Beogradit dhe e Londrës.
12. Kadareja për fatin e zi të letërsis së kombit shqiptar vazhdon funksionet e tij si trashëgimtar i kryediktatorit Nr. 2 - Ramiz Alia të komandoji Letërsinë e Shqiprisë, kryesisht atë të Veriut.
13. Ismail Kadare nuk kërkoi Ndjesë për Baltën ndaj Korifeut të poetit kombtar At Gjergj Fishtës.

Si mund ta marri Çmimin Nobël Ismail Kadare me gjithë këtë listë të zi kundër kombit të një vendit si Shqipnia, që vazhdon parreshtun edhe sot e derisa të vdesi me zell komunist sllav-osmanturk?

Arsyeja e mosmarrjes së Çmimin "Nobël" Kadareja asht Kjo;

Për fatin e zi të kombit shqiptar që vazhdon t'i helmatisi shqiptarët me manipulacjonet e tija prej periudhës së komunizmit edhe pas saj nuk ka se si Komisjoni i Çmimeve t'i napi Kadaresë Nobelin. Kadareja plasi tuj shkrua natë e ditë, asht kthye në nji matrapaz librash e qurravitet nëpër tregje librash për me shitë rrenat e tij që blihen nga tru-shplamit edhe nga akademikë të surdisun n'tru e në zorrën e trashë nga mikrobi i injorancës.
Ndërsa Bob Dylan - nji kangtar i thjesht, tekst-shkrues i kangve mori çmimin Nobel në Letërsi në Stokholm të Suedisë vetëm për një shprehje emblematike për botën e qytetnuem për tetorin e 2016. Ndërsa kadare shet libra nji pas nji sikur të delshin prej furret tava specash hahhaaaaaaaa e nuk i duhen kujt vetëm për me zbukrua muret e tyne boshe.
Nji dramë e zezë i ka ra Kadaresë n'tru; Asht fanatikë i sistemit satanikë të diktaturës komuniste sllave-turke, gja që e ban me shkru marrzina në shërbim të ideologjiesë komuniste - sllave-turke, gja që nuk i duhet kulturës sotme të njerzimit, pasi i përket epokave të dylberve të diktaurës komuniste. Kadare me shkrimet e tija synon të shpëtoji sistemin komunist që vazhdon në Shqipni të sundoji me të gjitha aftsitë e tija djallzore. Të bahesh pengesë e mendimit modern të nji kombi nuk ka se si të marrë çmimit Nobel në Letërsi.

Larg duart Kadare nga Çmimi Nobël!
Nuk përfaqson kombin, popullin, por qeveritë neo-komuniste dhe diktaturën komuniste

Ku ishe 25 vjet pas diktaturës Kadare? Me çka u morë o derzi? I këndove për 25 vjet mrekullinave të grabitjeve, tejpasurimit pronave shqiptare të kryeqeveritarve dhe qeveritarve si trashëgimtarë të diktaturës komuniste si dhe nuk i kndove Skenës së Mjerimit, të Arratisjes në masë të Popullit Shqiptar nëpër botë sipas projektit sllavë-grekë-turke. Ku brodhe? Për 25 vjet rresht nuk le kryeqytetë sllave e grek e në shtete, që nuk duan ta njohin Kosovën për të lobue ty për Nobël, duke mos i thanë asnji gërmë për Kosovën dhe për të kerkue Falje që i kan shkaktue shqiptarve me luftra gjenocidesh. Por kapardisesh në folen tande në Paris dhe vjen vara-vingo edhe në Tiranën e Kuqe e shkruan shkarravina te bar-kafeja e spiunve në Tiranë. Një njeri si ty nuk e tha nji fjalë për kombin shqiptar tash 25 vjet, nuk i akuzoi kurrë kryeministrat, presidentat, ministrat e kryepolitikanët e Shqipnis si autor për vorrin që ja banë dhe vazhdojn edhe sot kundra nji popullit të tanë si nga Tirana dhe nga Prishtina? Nuk të ka borxh gja ty Stokholmi as edhe kombi shqyptar. Arsyeja asht se ti urren ma shum se çdo gja në botë kombin shqiptar e në veçanti Veriun. A e din ti se ti je borxhli ndaj taksave të ktij kombit qysh në diktaturë sepse paret që i ke fitue ti i mban për vedi, ndërsa taksat e popullit kanë ngritë nji piramidë gurësh për vorrin tand nësër kur të vdesësh në Gjinokastër prej 1981 e deri në 2015.
Ndërsa poeti kombtar At Gjergj Fishta akoma denigrohet nga modeli yt në qeverisje për 25 vjet dhe shpia e Tij vazhdon të rrzohet përdhe. Dy ekstreme vazhdojn si në komunizëm ndaj At Fishtës sepse ti nuk u ke dhanë urdhën Tiranës për me rindërtue Shpinë e Atit të kombit shqyptar, pasi ti je Ramiz Alija i Dytë për Tiranën e Kuqe.
Arsyeja e ksaj heshtje asht edhe nji ato që dihen se zgjodhe rrugën e heshtjes për të lobua ty në Stokholm për me të dhanë çmimin Nobël, por Dështove me turp.
largoju ksaj trofeje se nuk të takon kurrë. Populli të mallkon ty.
Fitore që pshtoi Letërsia e Veriut të Shqipnis dha mbar kombi nga nji Dekoratë e nji satanit! Shkodra e Teutës, e Kastriotit, e lëvizjeve demokratike, e Kulturës,e dijetarve të prelatve të Kishës, të At Fishtës, të Koliqit, të P. Anton Harapit etj, e artit e muzikës, e letërsisë, e gjuhës shqipe, e rezistencës ndaj turqve, sllavëve dhe Tiranës antishqiptare nuk e pranon kurrë që t'i përfaqsoji letërsin kombtare - kushrini i E.Hoxhës, fanatiku anti veri I.Kadare në Vendet Nordike. Atë ditë nëse arrin ta marri çmimin Nobel në Letërsi ka me ju hapë nji Vorr i Madh letërsis shqipe për shek. XXI.

Kushdo institucjon nga kryeministri, presidenca, akademia shqiptare dhe vetë Ismail kadare duhet të heqi sa maparë kërkesën për Çmimin "Nobël" sepse vetëm i mban të hapuna dosjen e tij antishqiptare, vetëm i numrohen inventari i listave të zeza kundër Liris dhe Ndërgjegjes së Mendimit të Lirë Shqiptar, ashtë Pengesa e ksaj Lirije në Shqipni. Ka marrë peng Letërsin e Shqipnis Veriut se të Jugut dhe të Mesmes i mban nën shqelma zap me kohë!

Arbër i Maleve
E premte, më dt. 14.X.2016

dt. 20.X.2016 - Nr. 3789

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko.

 E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri

"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani 


Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta


“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.




Material i huazuar nga :
http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=51&t=2049

Pse nuk e merrë Çmimin "Nobël" Kadareja?



Ismail Kadareja e përdori Migjenin si ,,Kalin e Trojës,, për Veriun e Shqypnis

Imazh
Ismail-Kadare - kryeministri i Malit të Zi Igor-Lukshiq - Podgoricë- 28.X.2011

Spaku duhej për respekt të vehej një Flamur apo Simbol Shqiptar nga qeveria sllave malazeze.

Kjo gja s'e shqetson Ismail Kadarenë nga zgërdhimjet se ka axhendë;

- Lobimin nga Igor Lukshiq për Çmimin Nobël për Ridimensjonimin e birit të tyne sllavë - Migjenin!

Migjeni u manipula keqas për qellime politike si; antiveri dhe antirelixhoze prej diktaturës komuniste dhe në fund të ranies së komunizmit i vuni nji vulë të zi Kadare vedit dhe figurës së Migjenit sikurse vulosi drejtsinë ndaj Migjenit që kishte demostrue Partia Komuniste Shqiptare dhe kryediktatorët E.Hoxha me Ramiz Alinë me anë të librit ma satanike "Ardhja e Migjenit në letërsin shqipe" kush don me e kuptua thellë. Ky libër i zi i shkruejtun në Tiranën terroriste ishte bileta që lejoi të ,, arratisej,, Kadareja për në Parisin e dashtun të komunizmit botnor.
Shkodrën, malet dhe At Gjergj Fishtën i denigroi përfundimisht nën disa vargje satanike të Migjenit. Qellimi i Kadares ishte ta shpëtonte nga sistemi i ri plurarist dmth nga e vërteta e figurës së Migjenit, që ju fsheh për 47 vjet. Migjeni të gëzonte statusin e mos-hulumtimit të jetës tij dhe qellimeve të tij, pra të trajtohet prapë si në komunizëm nga teatri i Shkodrës dhe nga kultura zyrtare aktuale sepse vazhdon të ndodhet Letërsia e Veriut nën urdhnin e Kadaresë sikurse mban nën urdhna Letërsinë e Shqipnis Mesme dhe të Jugut, prandej nuk ka si të marri kurrë çmimin Nobël se vazhdon të manipuloji letërsin kombtare shqiptare si ne diktaturë.
Tuj i mblue Kadareja sikurse letërsia dhe politika e diktaturës komuniste të zezat e Migjenit në krijimtarinë e pakët letrare – në fakt e nxiu duke i hedhë kutinë e karabojës krejt ftyrës dhe krijimtaris së Migjenit. Shkenca letrare lypë objektivitet larg konformizmit politik, fetar, larg subjektivizmës, larg djallzive e synimeve për ta lanë letërsinë e Shkodrës të përçamë duke e hiperbolizue nji letrar të zakonshëm për synime sikurse të diktaturës komuniste edhe për llogari të fqinjve antishqiptare sllave dhe asaj moskovite.
Migjeni ishte një talent i ndjenjës, zani i vogjëlis, por shfaqi urrejtje të madhe ndaj dy besimeve në Shkodër; Asaj ma të theksuem katolike dhe paksa muslimane. I mungonte thellsisht fryma atdhetare sepse ishte i shkolluem vetëm në shkolla sllave. Migjeni i shkolluem për popë, për teologji në shkolla serbe në Shkodër, mal të Zi dhe në Bosnje nuk ishte ateist sikur vazhdon Kadareja ta cilsoi, por nji fetar fanatik ortodoks i modelit sllav. Migjeni kndonte vetëm kangë ruse dhe asnji shqyptare. Asnjë ditë nuk kreu shkollat shqipe. Kurrë nuk deshti të zblonte shkakun e ksaj mjerimit që e kishte ,,për marak,, që ishte qeveria, sistemi, por fajsoi murgeshat duke i erotizue me Krishtin e 30 vjeçar, kishën dhe xhamitë. Ishin ato murgeshat që i pastronin gjakun që nxjerrte prej mushknive dhe i rrinin ditë e natë në sanatorjumin e Italis edhe tuj u lutë Zotit me u shnosh.
Çka i bashkon Kadarenë me Migjenin?
Ismail Kadareja - Strategu i Rideminsjonimit të Figurës së Migjenit

¨Dihet se Ismail Kadareja njihet si strategu i Rideminsjonimit të Figurës së Migjenit me librin e periudhës diktaturës komuniste "Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe"
Ajo që i bashkon dy letrarët - Migjenin dhe Kadarenë janë vetëm Urrejtja dhe xhelozia e thellë katastrofike e tmerrshme ndaj;
- Kulturës së Shkodrës, që përbahet nga krijimtaria gjeniale e At Fishtës dhe shum prelatve të Shkodrës së Veriut.
- Kryesisht ndaj Fesë katolike
- Ndaj Maleve, që ishin Foleja e Shqiponjave, Vatra e Luftrave të Kastriotit kundra osmanve-turk për 25 vjet, Vatra e ruajtjes së Genit Shqyptar, Tribuna e ruejtjes së Flamurit të Kastriotit të Lirë të Shqyptarit në shekuj. Ishin ato Male Shqyptare që shpalosën të lirë Flamurin Shqyptar pas 432 vjetve në Malin e Deçiçit prej burrave të Kojës me n'krye burrin e Maleve - Dedë Gjo 'Lulin.

Prandej kët Migjenin - Kalë Troje ta mbaji te shpija e vet dhe të festoji ditlindjet në Podgoricë, Beograd, Shkupë dhe në Moskë dhe jo në Shkodrën e At Fishtës që ende vazhdon të denigrohet duke ja zenë frymën e letërsis Veriut me Kalin e Trojes duke mos u lejue të futet në librat shkollore si dhe të mos lejohet të rindërtohet Shpia e At Fishtës edhe pas 72 vjetve.

Teoria e Kaosit të Niçes u përvetsue nga Migjeni dhe u ba strategji për botën sllave, komunizmit dhe islamizmit dhe shtete moderne në botë

ImazhImazh
Migjeni, Fridrih Niçe dhe komunizmi



Teoria e Migjenit konsiston në filozofinë e SHKATËRRIMIT DHE TË NDËRTIMIT, TË SHKATRRIMIT DHE PËRSËRI TË NDËRTIMIT QË QUHET TEORIA E KAOSIT ME SYNIM PËR TË REALIZUE PLANET E NJË GRUPI ANTISHQIPTAR KUNDËR SOVRANITETIT TË SHQIPNISË.

Si ndërtohet e pastaj shkatrrohet një kombë sikur shkruan në poezi Migjeni?
Të kujton Ramiz Alinë që deklaronte se Shqipnia as nuk hapet e as nuk mbyllet. Kësaj i thonin ta mbante në kaos vendin sikurse ndodhi. Identike janë edhe mesazhi mazon të vargut të Migjenit

Nuk e di por me rezulton se Migjeni dhe Niçe kanë gjëra të përbashkëta në jetë dhe në koncepte si;
- në një muej që kanë vdekë
- në një qytetë, në Torinë i bashkon ngjarjet dramatike si të Niçes ju shfaqën kriza nervore dhe Migjeni vdiq në Torino.
- Vdiqën të dy të rinjë.

Migjeni e preferoi edhe Niçen edhe Bollshevizmin.
Gati e gjithë krijimtaria e tij poetike e Migjenit mbërthehet nga dykandshi satanik;

- Fridrih Niçe
- Komunizmi bollshevik

Në këtë binom kemi një hibrid që e ka emnin Migjeni niçean - bollshevik, që janë gati dy të kundërta.
Por Migjeni ka krijue Mbinjeriun Hibrid që ka edhe Niçen brenda edhe komunizmin brenda. Prandaj del bindjet e tija nga një arsimim kaotik në shkollat fetare serbe. Ky ka sjellë një portret të Mbinjeirut delirant dhe mbi Zotin, që asht produktë i tij kozmetikë.
Por mendoj se nuk e ndihmoi aspak Migjenin referimi udhëzues nga ky protestant, modeli Niçe me filozofinë e kaosit në formimin e njerzve të dobët mentalishtë.
Të shkruash si Migjeni edhe të ndërtojë edhe të shkatrrojë burri,.të bazuem në një parim edhe i Mao Ce Dunit; "Për të kthjellue detin duhet turbullue njiherë" asht një filozofi e kaosit si rryma të nëndheshme depërtuese nuk e nxjerrë Migjenin një njeri largpamës.
Bota lypë vetëm ndërtim dhe jo shkatërrim sepse shkatërrimi vjen nga luftrat, tërmetet, revolucionet, kryengritjet.

Niçe, ndër të tjera thoshte: ''Liderët fetare përdorin besimin dhe moralin për të skllavëruar njerzimin.''
Po e pranoj se asht ashtu siç pohoi Niçe për nji moment.
Po sot në kohën ku po aplikohet tashmë plurarizmi i ideve në shumë partive në vende moderne të Europës, po vejmë re se popujt janë larguar nga feja dhe morali në mënyrë të dukshme me anë të një politike të dhunshme masone gjoja në emër të lirive të Njeriut e të tjera gjepura të shpikura nga mendja e tyre antimorale.
Jane SHAKTËRRUAR të Dy SHTYLLAT VERTEBRALE TË NJERIUT të shoqërisë dhe familjes. Natyrisht shoqeritë e vendeve perëndimore të Europës tashme jane te degjeneruara plotesisht. Mos te ngaterrohet mireqenia minimale jetike e popullit me keto dy shtylla te nje shoqerie. Nuk eshte ekonomia qe e ben shoqerine perparimtare.
Njeriu i epokes moderne eshte pa besim, pa moral dhe si e tille eshte pa ideal ne jete. E vetmja liri qe ka njeriu ne boten perendimore eshte Jeta seksuale. Ka edhe disa te drejta njeriu qe i ka pase ne shekuj edhe ne epoken primitive ate te levizjes se lire te njeriut, qe ky shekull i botes perendimore ja kufizon nepermjet nje politike raciale, fetare, nacionale,....
Asnje liri tjeter nuk ekziston. Nese din kush se ka ndonje te drejte le te tregoji me shembuj

Me vjen keq se thënia e Niçes bie poshtë, asht ngutur duke u nisur nga gjykimi subjektiv i urrejtjes ndaj Vlerave të Njeriut dhe Shoqerise si besimit fetar dhe atij moral.
Lind pyetja:
Kush ja kufizon të drejtat e njeriut tashmë që fenë e zhdukën nga shpirti i njeriu në disa shtete me mirëqenie materiale minimale të popullit?
Mendoj se janë masonët që ndodhen në krye të politikës së majtë e të djathtë në vendet perëndimore.
A thua popujt nuk jane ma të skllaveruar nga lidere shteterore e partiak?
Sipas fakteve të mjaftueshme sundimi dhe skllavërimi ka kaluar ne anen e pushtetarve perendimore, sepse te gjitha nivelet e pushtetit legjislativ, atë ekzekutiv.... vetëm trashëgohet prej familjeve dhe kodoshave. Mandej brohorisin: Rroftë plurarizmi politik! Rroftë nenshtrimi i popujve pa fe dhe pa moral si dhe mashtrimi!

 Shpend Arbëria

Poshtërimi i Murgeshës dhe Migjeni




Asht mëse e vërtetë prania e murgeshës në shtratin e vdekjes bindëse dhe se ishte besimtar Migjeni në shtratin e vdekjes në Itali? Ju keni vue si përforcim të idesë se ishte fetar përposë thanieve të Arta Franja edhe atë fakt se i ka shërbye një murgeshë katolike. Kush mund të më bindi mue se asht poezija jo blasfemike dhe tjera fjalë të bukura!


Ky fakt i prezencës së Murgeshës si përforcues i asaj që ishte besimtar me del bllof sepse sipas jetëshkrimit tij vdiq në spitalin Tore Peliçe të Torinos. Asht kjo murgesha që i ka kushtue
poezinë ''Kanga skandaloze''. A e meritonte kjo femër, kjo puntore që Migjeni i ka shkrue poezin e mjerimit të fyhet besimi i saj kaq me paturpsi? Ku qendron edukata e tij mbi konceptimin e diversitetit të besimeve fetare?
Vetëm për poshtërimin e kësaj puntore në poezinë kundër Murgeshës ” Kanga skandaloze’’ venë në dyshim moralin e tij ndaj klasës puntore, fshatare që e ngriti në pidestal te poema e ”Mjerimit,,,….
Lexoni miqë poezinë që ja kushtoi Migjeni shërbtores, murgeshës katolike, që përposë që i pastronte gëlbazat e gjakosuna të tij i thoshte edhe lutje për t’u shëndoshë te spitali në Itali. Njifuni me Mirënjohjen Migjeniane ndaj një femne, ndaj puntores, ndaj një figure fetare që përpiqej shpirtnisht ta shëndoshte edhe me fjalë, që janë ilaçi i shpresës dhe i shërimit të sëmurit.

Një besimtar sipas dëshmisë të Arta Stavri Franja nuk besohet sepse i ka dëshmue në poezitë e tija antifetare. Bota moderne e sotme nuk e pranon kulturën poetike klerikale bolshevike-serbe-komuniste të Migjenit.
Migjeni ishte dhe vdiq një ateist, një antikatolik dhe anti islamik i betuar, sepse mori arsimim në shkollat e fetare të seminariumit serbë te ish Mbretëria e Jugosllavisë, mësoi kulturën bolshevike të lenin- stalinit dhe të Marksit dhe si e tillë kulturën e urrejtjes fetare. Prandaj sapo erdhi në Shqipni u lshue me egërsi kundër besimit të popullit të Shqipnisë. Ky e kreu bukur misionin dhe mbrojti diplomën shkëlqyeshëm të shkollës fetare serbe.

Kanga skandaloze

Migjeni
....................................................................
Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der' vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.
O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t'i bij ferrit.
Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.


Nuk e di se si ju e kuptoni kët poezi, por asht fund e krye skandaloze, blasfemike për Murgeshën që i shërbeu me aq përkushtim humanitar e fetar. Ky në këtë poezi dedikuem Murgeshës, shërbtores tij në spital e fajësoi dhe e ngarkoi me mëkatin e vujtjeve të vdekjes që i afrohej nga dita më ditë.
Por në të vërtetë ishte skandaloz për moralin e tij që ja shpërbleu kujdesin e saj me një poezi antinjerzore, antimorale dhe antifetare. Mosmirënjohje ka degjenerue deri në imoralitet antifetar duke e nxjerrë lavire Murgeshën që i shërbeu me dashni fetare, njerzore këtij përbindshi.
Për një çast njeriu revoltohet dhe nxjerrë këtë mallkim për Migjenin, që bani mirë që e mori djalli me vete herët se të vazhdonte ma gjatë me jetue kishte ba ma dame se sa hajr.


Poezia blasfemike – dëshmia e fondamentalizmit ortodoksë të Migjenit kundër fesë Katolike dhe pak asaj islame.
Poezitë e tija ishin dëshmia e një vule e një trashëgimie më tëshëmtuar urryese e Migjenit që la kundër fesë katolike.


”Blasfemi,,

Migjeni
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...