Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/16

“Panama Papers”: reagimet nëpër botë

“Panama Papers”: reagimet nëpër botë

“Panama Papers” ka shkaktuar një valë cunami nëpër botë, si në rrjetet sociale edhe nëpër titujt e gazetave. Ndikimi është gjithëpërfshirës; nga debatet midis lexuesve, tek zyrtarët e përfshirë në histori, qeveritë, prokurorë dhe autoritetet e ndryshme ligjzbatuese.

Në vetëm disa ditë “Panama Papers” ka sjellë zemëratë dhe protesta në rrugë, teori konspiracioni dhe denoncime, po ashtu kanë dhënë indicie për hetime qeveritare dhe procedime penale.

Projekti e ka fillesën tek një rrjedhje të dhënash nga një zyrë shërbimesh ligjore, Mosak Fonseka (Mossack Fonseca), me bazë në Panama, që ofronte shërbime offshore. Dokumentet u siguruan nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe u shpërndanë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativ (International Consortium of Investigative Journalists (ICIJ) në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP).

Ja cilat janë disa nga reagimet dhe ndikimi që ka kjo rrjedhje të dhënash nëpër botë.

Prokuororët, autoritetet e Tatim-Taksave dhe policia kanë patur indicie nga leximi i materialeve për të vepruar si më poshtë:

Francë – Prokurorët kanë filluar një hetim të hënën për të vërtetuar nëse institucione financiare të ndryshme franceze kanë përdorur Panamanë për t’iu shmangur taksave, raporton Wall Street Journal.
Gjermani – Një zëdhënës i Ministrisë së Financave tha se autoritetet ishin duke e parë me kujdes situatën. Autoriteti Federal i Mbikqyrjes Financiare (BaFin) po e ndjek çështjen, raporton Huffington Post.
Mbretëri e Bashkuar – Autoritetet e taksave në Britani kanë kërkuar akses tek “Panama Papers”, raporton BBC. Jennie Granger, zyrtare e lartë, u shpreh: Kemi kërkuar që ICIJ t’i ndajë të dhënat që ka edhe me ne. Do t’i shohim me kujdes për të marrë masat e duhura.
SHBA – Departamenti i Drejtësisë po konstaton nëse ka prova të mjaftueshme për të nisur procedim penal, raporton CNBC. Një zyrtare e Departamentit të Thesarit u shpreh se Thesari po i shihte me kujdes të dhënat e “Panama Papers”. “Aty ku do të vëmë re shkelje, do të marrim masat të ngrejmë një çështje të fortë ligjore, që të ndërmarrim nisma në përputhje me sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme amerikane”, u shpreh ajo për Wall Street Journal.
Australia , Zelanda e Re, Austria, Suedia dhe Hollanda gjithashtu kanë nisur hetime raporton Reuters.
Në Azerbaixhan, Presidenti Ilham Aliejev i mohon akuzat –“ Panama Papers” nxorrën në pah se familja e Presidentit kontrollonte më shumë asete se ç’ishte e deklaruar. Një zëdhënës i presidentit te Azerbaixhanin, fëmijët e të cilit kanë emrat si pronarë të kompanive offshore, shprehet se një praktikë e ktillë nuk ndalohet nga asnjë ligj, duke shtuar më tej për personat e përmendur se “ ata janë qytetarë azerë të maturuar”, raporton BBC…

Loja “Jo” e bukur: FIFA përfshihet nga skandale të reja – “Panama Papers” nxorrën në pah se një anëtar i rëndësishëm i Komitetit Etik të FIFA, lojtari uruguajan Juan Pedro Damiani, ishte i lidhur me Eugenio Figueredo, një zyrtar i akuzuar per korrupsion, dhe me dy biznesmenë të korruptuar. Dhoma e Procedimit Etik në FIFA tha se ka hapur një hetim për të vërtetuar dyshimet në lidhje më Damianin, raporton CNN.

Rusia e mohon… – Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dimitri Peskov, ka mohur që gruaja e tij të ketë në pronësi ndonjë kompani offshore, edhe pse dokumente nga “Panama Papers” tregojnë se ajo ka themeluar një të tillë në 2014, raporton the Guardian. Kremlini i ka quajtur “Putinofobi” dokumentet e siguruara nga rrjedhja e informacionit. “ Putinofobia ka arritur një shkallë të atillë ku është e pamundur që të flasësh apriori mirë për Rusinë, ndaj është e domosdoshme të flasësh keq”, shprehet Peskov.

Kremlini thotë se këto të dhëna nuk kanë thënë “asgjë të re”. Peskov gjithashtu aludoi se “Panama Papers” janë një komplot “ për të destabilizuar situatën në Rusi tani përpara zgjedhjeve.”

Ai vazhdon më tej duke thënë se besonte që pas konsorciumit të gazetarëve që zbuluan “Panama Papers” janë të përfshirë shumë ish pjesëtarë të DASH dhe CIA, si edhe të shërbimeve të tjera inteligjente, raporton Guardian.

Por Lituania e konfirmon Rrjetin Financiar të Sergei Roldugin- Sipas Washington Post raportohet se Kremlini ka mohuar çdo lloj përfshirje të mundshme në aferën 2 miliard $ me transaksione offshore të mikut të Putinit, violinçelistit Sergey Roldugin. Por sot nga autoritetet ligjzbatuese lituaneze vjen një lajm që thotë se janë verifikuar të dhëna që flasin për dërgesa parash nga katër kompani offshore në Lituani, drejt rrjetit Roldugin, raporton OCCRP .

Ndërkohë, në Ukrainë… – BBC raporton se Presidenti I Ukrainës, Petro Poroshenko , ka mohuar të gjitha akuzat duke deklaruar se në veprimtarinë e tij nuk ka asnjë evasion fiskal. Megjithatë një politikan ukrainas ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Poroshenkos, por është hedhur poshtë me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme për krim. Poroshenko gjithashtu postoi në Facebook se ; në kohën kur u bë president ai ia kish deleguar gjithë menaxhimin e aseteve të tij firmave të ndryshme ligjore dhe atyre të specializuara për këshillim ligjor.

Edhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Kameron, përballet me hetime – “Panama Papers” nxorrën në pah një kompani offshore të babait të kryeministrit anglez, Ian, që e kishte themeluar kohë më parë. Të martën , raporton BBC, laburistët kanë bërë thirrje për një hetim jo vetëm të familjes Kameron, por edhe të atyre qytetarëve britanikë që janë të lidhur me akuza për evazion fiskal.

Kryeministri i Islandës në luftë me zjarrin – Të hënën, 24 mijë shtetas të Islandës firmosën një peticion i cili kërkonte dorëheqjen e kryeministrit të Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson. Mijëra dolën në rrugë pas refuzimit të tij për të dhënë dorëheqjen, duke goditur me joghurt dhe vezë godinën e Parlamentit. Kjo solli që të nesërmen Gunnlaugsson të jepte dorëheqjen nga presioni i popullit dhe ai politik, i ushtruar ndaj tij si rezultat i përmendjes së emrit të tij tek “Panama Papers” , raporton the Guardian.

Mos qaj për mua Argjentina – Huffington Post raporton se partitë opozitare në Argjentinë kanë kërkuar sqarime nga Presidenti Mauricio Makri, i qëndrës së majtë, për kohën kur ai ishte drejtor i një kompanie offshore në Bahamas, e cila ka lidhje me pasurinë dhe bizneset e babait të tij. Makri në një intervistë të shkurtër televizive, mohoi të kishtë bërë ndonjë gjë të gabuar, dhe se kompania që i ati kishte themeluar ishte e ligjshme.

Ti biem nga Kina – Sapo dolën të dhënat e para, Kina e limitoi hyrjen në internet dhe kërkimin për “Panama Papers”. Nga mediat në Kinë kjo rrjedhje informacioni u quajt si një goditje që Perëndimi po i bën udhëheqësve jo Perëndimorë, raporton Reuters. Censura e materialeve është rezultat i përmendjes së një familjari të udhëheqësit kinez tek “Panama Papers.

Reuters raporton gjithashtu se autoritetet e Hong Kongut janë të gatshëm të ndermarrin masat e duhura për çdo rast të mundshëm, pa komentuar ndonjë rast specifik ose aksion të mundshëm. Këto masa janë marrë si pasojë e ligjit të taksimit në Hong Kong, i cili parashikon ruajtjen e sekretit për aksione të ktilla.

Loja e fajësisë: Mosak Fonseka & Bankat – Firma ligjore me bazë në Panama, që ndodhet në qendër të stuhisë, Mosak Fonseka , botoi një përgjigje për hetimin tek gazeta Guardian duke pohuar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme, pavarësisht dështimit të saj të madh për t’i ofruar kujdesin e duhur klientëve së saj .

Firma thotë 90 për qind e klientëve të saj janë institucione financiare të ndërmjetme, firma ligjore dhe banka që janë të rregulluara nën juridiksionin e tyre të të bërit biznes .

Firma gjithashtu foli për ndërmarrjen e masave ligjore ndaj gazetarëve dhe mediave që kanë publikuar dokumentet, duke thënë se “marrja e dokumentacionit është e paautorizuar”.

“Ne besojmë se ju jeni në dijeni të plotë që përdorimi i dokumentacionit/të dhënave të siguruara në rrugë joligjore përbën krim, dhe se nuk do të hezitojmë aspak që të ndërmarrim gjitha masat ligjore, penale apo civile, ” shprehet Mosak Foneska.

Ndërkohë bankat HBC dhe Credit Suisse, të përmendura tek “Panama Papers” si të përfshira për ndihmesën e dhënë për ndërtimin e strukturave komplekse financiare, i kanë mohuar akuzat duke thënë se nuk kanë dhënë një ndihmë të atillë, raporton Reuters.

Wall Street Journal shkruan se një zyrtar i bankës franceze Societé Générale ka pranuar që të këtë dhënë ndihmesë për ngritjen e kompanive në Panama. “Por kjo nuk shkel asnjë ligj”, është shprehur zyrtari.

Kryeredaktori i gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung, Wolfgang Krach, thotë se mbi 1000 gjermanë janë të përfshirë tek “Panama Papers”, dhe se ata kanë përdorur banka të mëdha si Deutsche Bank, Commerzbank, HypoVereinsbank dhe Bayerische Landesbank.

Fjala e fundit i takon Panamasë – “Kemi zero tolerancë ndaj aktiviteteve financiare të paligjshme” , është shprehur Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, për BBC. Ai premtoi se do të bashkëpunojë fuqishëm me çdo vend për hetimet.

Mafia italiane pastron paratë në Afrikë

“Panama Papers”, mafia italiane pastron paratë  në Afrikë

Dokumentet e publikuara tregojnë për një lidhje të njohur biznesi midis një mafiozi të dënuar dhe djalit më të ri të presidentit Sam Nujoma, Zaki Nujoma.

Dokumentet e dala në dritë flasin se si i biri i Vito Palacolo, një mafioz italian i dënuar, dhe i biri i Kontit Roki Agusta, shoku i tij i ngushtë, arritën me anë të një ish bankieri gjerman të mbanin gjallë bizneset e etërve të tyre.

Po ashtu, më tej ka detaje për lidhjet e biznesit midis italianëve dhe biznesmenit namibian Zaki Nujoma, djali i vogël i Presidentit Sam Nujoma.

Edhe pse gjendet në burg Vito Roberto Palacolo, financier i një sindikate kriminale italiane, perandoria mafioze ende vazhdon që të lulëzojë, dhe kjo fal një firme në Panama që mbulonte evazionin e tyre fiskal në Itali, Namibi dhe Afrikën e Jugut me anë të shfrytëzimit të parajsës fiskale në Ishujt Britanik Virxhin.

Kjo ka bërë të mundur dhe fshehjen e të ardhurave nga hetimi i mundshëm në këto vende edhe për mafien Siçiliane, Koza Nostra.

Të dhënat nga firma me bazë në Panama, Mosak Foneska, të marra nga gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung dhe të bëra publike së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarisë Investigative (International Consortium of Investigative Journalists (ICIJ), këto të fundit të lidhur me njësin Investigative të Namibisë, tregojnë se si familja Palacolo, e njohur edhe si Von Palace Kolbatshenko, kanë regjistruar kompani të ndryshme në Ishujt Virxhin.

Me ndihmën e Volf-Peter Berthold, një bankier gjerman me bazë në Hong-Kong, del në pah se Palacolo-t i kanë shfrytëzuar këto firma që të mund të trashëgonin bizneset familjare nga një brez në tjetrin. Kjo është trajtuar edhe më parë tek seria e artikujve “Mafia në Afrikë”.

Lidhja kryesore midis familjes Palacolo dhe firmës Mosak Foneska është pikërisht Bertholdi, me anë të firmës së tij Deutsche Investment Corporation, me bazë në Bahamas, që zotërohet nga i biri i Vito Robertos, Peter Von Palace Kolbatschenko.

Në vitet e shkuara Palacolot e përdorën kompaninë e Bertholdit që të hapnin së paku shtatë kompani në Ishujt Virxhin.

SEKSERI

Firma Deutsche Investment Corporation u themelua në 1996 në Bahamas nga bankieri Berthold, dhe u regjistrua në Hong Kong. Në pamje të parë, duke qënë se emri “Deutsche” të evokon shërbimet e gjigandit gjerman Deutsche Bank, kompania e Bertholdit duket e besueshme.

Ai ishte vendosur në Hong – Kong që më 1977, dhe është ish-punonjës i Deutsche Bank (Azi). Por nuk ka asnjë lloj lidhje midis Deutsche Banka dhe Deutsche Investment Corporation.

Së fundmi, nëpërmjet Mosak Foneska, Bertholdi me kompaninë e tij arriti që të regjistronte disa kompani offshore në Ishujt Virxhin.

Dokumentet tregojnë për shtatë firma të Perandorisë Palacolo: Diamond Ocean, Deutsche Investments Consultants (Asia) Ltd, Benway International Ltd, Gold Enterprises Limited, Goldfield International Ltd, Silver Group Ltd and Natural Earth International Ltd.

Parajsat fiskale si në Ishujt Virxhin bëjnë të mundur që kompani – ose kriminelë të kamufluar nën strukturat e korporatave – të fshehin identitetin dhe aktivitetin financiar duke përdorur sekretin bankar. Kjo si rezultat i vakumeve ligjore që bëjnë të mundur fshehjen e personave të përfshirë.

Një prej këtyre subjekteve, Diamond Ocean Enterprises Ltd, themeluar në shkurt të 2005, është listuar si kompani që ofron ekspertizë për një prodhues dhe pastrues diamantësh me bazë në Namibi.

Të dhëna nga Mosak Foneska e listojnë Deutsche Investment Consultants (Azi) Limited si drejtor të Diamond Ocean. Tek aksionerët e kompanisë përfshihen Kolbatschenko, Berthold dhe Giovanni Agusta.

Duke u bazuar edhe tek hetuesit italianë, familja Agusta luan një rol kyç në ruajtjen e interesave ekonomikë në Afrikë. Kërkesës sonë me anë të emailit për një intervistë, Bertholdi nuk i dha përgjigje.

FAMILJA AGUSTA

Familja fisnike italiane Agusta, me lidhje në Mynih dhe në Afrikën e Jugut, njihet për një krijimin e nje dizenjoje helikopteri dhe kompaninë e prodhimit Augusta Spa, që iu shit në vitin 2000 Westland ( më pas kompania u quajt Augusta Westland).

Ndryshe nga i ati që kishte qejf helikopterët, i biri, Konti Roki Augusta, kishte më qejf makinat e shpejta dhe jetën luksoze. Që ne vitet ’80 ai u zhvendos në Afrikën e Jugut , ku krijoi dhe familje, por formoi gjithashtu një miqësi të ngushtë me financierin e Cosa Nostra-s, Vito Palacolo-n. Së bashku u përfshinë në menaxhimin e bizneseve në Afrikën e Jugut, duke përfshirë vinotekat dhe vreshtat nga më prestigjozet.

Paolo Piçineli, kreu i njësisë që arrestoi Vito Palacolon në Tailandë, pretendonte se mafiozi ia kishte shitur pronat e tij në Afrikën e Jugut, Kontit Augusta, që t’i shpëtonte nga konfiskimi.

Agustat duket se e kanë një rol në perandorinë financiare të drejtuar nga Palacolo-t. Dokumentet e tregojnë Agusta Enterprises Holding Company Ltd, si një nga subjektet e menaxhuara nga Mossack Fonseca, kliente të Deutsche Investment Corporation (Azi) Ltd, kompania qendrore e aleancës Berthold – Palacolo .

Bertholdi, bankieri gjerman, del se është i lidhur me të dy familjet: Palacolo-t e Cosa Nostra-s dhe Augustat, të dyja partnere në biznese në Afrikën e Jugut.

Pacolo dhe Augusta nuk dhanë asnjë përgjigje për pyetjet që dërguam me anë të mediave sociale.

LIDHJA ME ZAKI NUJOMAN

Një hetim ndërkombëtar kohë më parë, midis Investigative Reporting Project Italy (IRPI) dhe African Network of Centres for Investigative Reporting (ANCIR) nxorri në pah se si Diamond Ocean lidh Vito Roberto Palacolo me Zacharias ‘Zacky’ Nujoma.

Në 2007, Nujoma i quajti “histori e lashtë e CIA-s” lidhjet e Pacolos me krimin e organizuar, por më vonë pretendonte se nuk kishte dijeni për të shkuarën e Pacolos. “Më parë unë nuk e njihja atë, por tani gjërat kanë ndyshuar,” është shprehur Pacolo. Nuk kanë qënë partner biznesi, veç “të njohur”, tha ai.

Kompania e Pacolos dhe Zaki Nujomës , Nu Diamonds, është pjesë e kompanisë De Beer’s- njëra prej blerëseve të autorizuarava e diamantëve në Namibi. Nu Diamonds është e lidhur gjithasht me dy kompani të tjera namibiane që kontrollohen nga Diamond Ocean.

Në 2005, Nujoma legalizoi në Namibi dy kompanitë offshore, Avila Investments and Marbella Investments.

Menjëherë sapo Avila dhe Marabella fituan licensa për prerje dhe blerje diamantësh në Namibi, 90 % e kapitalit të tyre u transferua tek Diamond Ocean Enterprises Limited.

Drejtor i Avila u caktua i biri i Palacolos, Kolbatschenko – duke qënë edhe aksioner i Diamond Ocean. Që atëherë Avila dhe Marbella janë shpërbërë.

Rrjedhja e informacionit nxjerr në pah edhe një lidhje tjetër midis Palacolos dhe Nujomas.

Natural Earth International Ltd, kompani e regjistruar nga Deutsche Investment Corporation (Azi) Ltd, del në pah nga një marrëveshje që përfshin Nujomën, lidhjet politike të të cilit ishin kyç në sigurimin e një marrëveshje të rëndësishme për industrinë e uraniumit në Namibi.

Në 2006, Zaki Nujoma themeloi Ancash Investments (Pty) Ltd, një kompani minerare për uranium.

Shumë shpejt, Ancash fitoi shtatë licensa ekskluzive për kërkim uraniumi nga Ministria e Minierave dhe Energjisë e Namibisë. Më pas , në shatator 2006, Palacolo investoi 10 mln $ si “ndihmë financiare” tek Ancash, për mbështetjen në kërkime minerare.

Pas investimit të Palacolos, një kompani kanadeze për kërkim uranium, Forsys Metals Corp, njoftoi për dëshirën e saj që të bëhej partnere me firmën Ancash.

Forsys, në deklaratën e saj thoshte se: “Ancash ka lidhje të forta ndërkombëtare Natural Earth International Ltd, pjesëtare e Deutsche Investment Corporation (Azi) Ltd me bazë në Hong Kong”.

Si rrodhën ngjarjet me “Panama Papers”, kjo fjali duhet të lexohet më mirë : “Ancash ka lidhje të forta ndërkombëtare me Palacolot, financierin e Cosa Nostra-s.”

Këtë javë Nujoma refuzoi që të fliste për marrëveshjet e tij të biznesit me Palacolon. “ S’ka asgjë për të fshehur aty, shkruani ç’të doni,” u shpreh ai Nujoma, duke shtuar më tej se namibianët janë kureshtar për të shkuarën.



SINJAL I KUQ

Në gusht të 2015, e-mailet e shkëmbyera nga Departamenti i Ankesave të Mosac Foneskas flisnin që të tregohej kujdes për lidhjet midis kompanive në Namibi me finacierin e mafies.

Këtu përfshiheshin shënime për “burimin e fondeve” dhe letra residence dhe reference për kompaninë Diamond Ocean.

Në saj të lidhjeve familiar më Vito Palacolo-n, identiteti i Peter von Palace Kolbatshenko si aksioner ishte i rrezikuar.

Departamenti i Ankesave të Mosac Foneskas citonte një dosje të Lexis Nexis që thoshte se “interesat e krimit të organizuar nuk mund të përjashtohen.”

Nga krahasimi i firmave tek dokumentet e Panama Papers me ato në Namibi, mundet që të konfirmojmë se Peteri që fshihet prapa Diamond Ocean ështe në fakt Peter von Palace Kolbatshenko, i biri i Vito Palacolo-s, jo i vëllai i Vitos. Kjo arrin të provojë se mafia e ka kaluar stafetën brez pas brezi.

Kur Bertholdi krijoi këto kompani offshore, Palacolo nuk ishte arrestuar ende. Në këtë rast nuk është e gabuar të hamendësojmë se Vito ia transferoi gjithë bizneset të birit në rast se atë e arrestonin dhe dënonin.

Vito Palacolo tashmë ndodhet në burg, dhe nën akuzën e krimit të organizuar dhe organizatë mafioze atij i mohohen të drejtat si të tjerët edhe në burg.

Pra, me ç’duket e vetmja zgjidhje ishte që ai t’i linte perandorinë e tij të birit, Peter.

Pas aludimeve për lidhje me mafian të Diamond Ocean, në e-mailet që kjo e fundit i dërgon Mosak Foneskës shkruhet : “Duam që ta falimentojmë kompaninë. Ka qënë për një kohë të gjatë e fjetur. Nuk ka aseste, dhe s’kemi asnjë qëllim ta përdorim në të ardhmen.”

Si rrjedhojë , Diamond Ocean u mbyll, ç’ka do të thotë se asetet e çmuara i kaluan në një kompani tjetër.

Dokumentet tregojnë se kompanitë e tjera të lidhura me Mosak Foneskan, dhe kryesorja Deutsche Investment Corporation (Azi) Ltd, janë ende active dhe drejtohen nga Bertholdi dhe Kolbatshenko, i biri i Palacolo-s.

Nuk është e qartë se ku është takuar Bertholdi me Viton, por ajo që dihet është se e kanë nisur karrierën e hershme sit ë punësuar tek Deutsche Bank.

Karriera bankare e Palacolos filloi ne te njëzetat e tij tek filiali i Deutsche Bank në Hamburg. Shumë shpejt ai do të bëhej edhe bankieri privat dhe “keshilltari fianciar” i mafies siçiliane.

Deutsche Bank u pyet nëse kishin ndonjë shqetësim për emërtimin e njëjtë nga kompania BVI që kishte lidhje me mafian. Përgjigjia ishte se Bertholdi nuk ishte punonjës i saj dhe se nuk e kishte ajo ekskluzivitetin e fjalës “Deutsche”.

Ky artikull u shkrua nga Njësia Investigative “The Namibian” në bashkëpunim me Cecilia Anesi dhe Guilio Rubino nga Projekt për Raportimin Investigativ në Itali (IRPI) dhe Khadija Sharife e Qëndra Afrikane për Investigimin (ANCIR) me mbështetjen e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ.

Historia e shkatërrimit të Kalasë së Tiranës, përgjegjësit pa ndëshkim


Odiseja si u ngrit nën hundën e shtetit perandoria e ndërtimeve pa leje brenda Kalasë qindra vjeçare. Në pese vite institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar për ndërtimet e kryera mbi Kala, që prej disa muajsh janë nën sekuestro, duke nxjerrë kështu në shitje si lokal nate edhe monumetin e kulturës


Historia e shkatërrimit të Kalasë së Tiranës, përgjegjësit pa ndëshkim

Kalaja e Tiranës po shkon drejt zhdukjes nga ndërtimet pa leje të kryera gjatë viteve të fundit në këtë zonë arkeologjike. Sot, nëse kalon përgjatë rrugës “Murat Toptani” është e vështirë të identifikohet ky monument. Ndërtimet e kryera në mënyrë të paligjshme pranë Kalasë e kanë mbuluar thuajse plotësisht monumentin, ku dallohet thjesht një mur i parrëzuar ende në anë të rrugës. E sikur të mos mjaftonte kjo, Kalaja mesjetare e Tiranës rrezikon të shitet si lokal nate duke hedhur kështu qindra vite histori që mbart ky monument kulturor i kryeqytetit.

Të gjitha ndërtimet e kryera në zonën e Kalasë si restorant “Valle Verde”, klub “Folie Terrace”, klub “Mumja” si dhe një pjesë e Kinema Millenium janë pa leje dhe në pronësi të biznesmenit Alban Xhillari, i njohur në Tiranë për lidhjet e tij të afërta deri para pak kohësh me Kryeministrin Edi Rama. Bashkia e Tiranës i tha investigim.al se ndër vite nuk ishte dhënë asnjë leje për zhvillim ndërtimor brenda zonës së Kalasë. Pavarësisht kësaj, këto ndërtime ishin kryer nën juridiksion e saj terrritorial dhe pak metra larg pushtetit vendor. Fillimisht rreth vitit 2001 nisi rikonstruksioni i Qendrës Kuturore të Fëmijëve për ta transformuar në një kinema që njihet sot si Kinema Millenium 2. Kompania “IDA Sh.a”, në pronësi të biznemenit Alban Xhillari, përfitoi marrjen me qira të Qendrës Kuturore të Fëmijëve për një periudhë 20-vjeçare nga Ministria e Ekonomisë. Termat e qirasë kishin të bënin me shfrytëzimin e godinës ekzistuese, por investitori zgjeron hyrjen për Kinema Millenium 2.

Në vitin 2007, Xhillari lidh një marrëveshje me trashëgimtarin e Fronit Mbretëror të shqitarëve, Leka Zogu I, për të zhvilluar disa prona të Familjes Mbretërore brenda Kalasë së Tiranës. Dy vite më pas, më 27.07.2009, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR) firmos 3 projekte për biznesmenin Xhillari, përkatësisht: kompleks rekreativ te “Fusha e zezë”; rikualifikim i lulishtes “Millenium”; ndërtim i restorant “Valle Verde”. Miratimi i këtyre projekteve mban firmën e sekretarit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, Valter Shtylla dhe ministrit të Kulturës në atë kohë, Ardian Turku. I kontaktuar nga investigim.al, Shtylla u shpreh se kishte hedhur fillimisht firmën dhe nuk ishte më pas në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij, ndërtimet u bënë kur ai kishte dalë në pension.

Ndërsa ish-ministri i Kulturës, Ardian Turku i pyetur nga investigim.al, sqaroi se ndërtuesi i kishte paraqitur rreth 7 projekte për zhvillimin e kësaj zone, por ishin miratuar vetëm 3. Sipas tij, për t’u vënë në zbatim projektet duhet të kalonin më parë nga Bashkia e Tiranës dhe të nxirreshin lejet përkatëse. “Është marrë një vendim pasi i janë bërë shumë vërejtje idesë së paraqitur për zhvillimin e kësaj zone dhe gjithsesi nuk ishte leje ndërtimore sepse për të kaluar në leje ndërtimore secila pjesë e këtij projekt ideje për zhvillimin e Kalasë së Tiranës dhe territorit ngjitur me Kalanë do të duhej të përkthehej në projekte konkrete etj., t’i kalonte pushtetit vendor dhe kështu me radhë”, u shpreh Turku.

Miratimi i 3 projekteve nga KKR do të mjaftonin për biznesmenin Xhillari për të nisur një seri ndërtimesh brenda zonës arkeologjike të Kalasë. Kështu, gjatë periudhës post-zgjedhore të vitit 2009, “IDA Sh.a” kishte shembur ish-bar “Kalanë” dhe në vend të saj kishte nisur ndërtimi i restorant “Valle Verde”, ku sipas procesverbalit të asaj kohe evidentohej edhe një shtresë betoni të vendosur mbi murin historik të Kalasë. Ish-ministri i Kulturës thotë se ndërtuesi kishte paraqitur një projekt për restaurimin e bar “Kalasë”, por jo ndërtimin nga fillimi të një restoranti. “Për dijeninë time, ky lokal nuk ka lidhje me atë vendim që është marrë sepse ka dalë jashtë çdo kriteri. Nuk i është nënshtruar hapave të tjera të domosdoshëm për të kaluar në ndërtim, nuk ka marrë lejet e caktuara, është tjetërsuar nga leja fillestare”, sqaron ish-ministri i Kulturës, Ardian Turku. Investigim.al disponon kërkesë-pezullimin e Ministrisë të Kulturës drejtuar Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar dhe Inspektoriatit Urbanisitik të Tiranës për ndërprerjen e punimeve për restorant “Valle Verde”. Në kërkesë rrëzoheshin edhe pretendimet e biznesmenit Xhillari se kishte marrë 3 projekte nga nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Një pjesë e rrënojave të Kalasë së Tiranës

Një pjesë e rrënojave të Kalasë së Tiranës


Pak muaj më vonë, në mars të vitit 2010, në një memo të hartuar nga Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore tërhiqej vëmendja ndaj indiferencës së institucioneve qendrore dhe vendore. Në memo, një kopje të cilën e disponon investigim.al, thuhet se Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Tiranë ka kallëzuar penalisht Inspektoriatin Urbanistik Kombëtar për mosveprim ndaj punimeve që po kryheshin pa leje në Kalanë e Tiranës. Ky ishte edhe reagimi i fundit institucional deri në fillim të vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe 5-vjeçare, ndërtuesi Alban Xhillari ngriti një perandori investimesh pa leje brenda Kalasë së Tiranës. Aty u krijuan dy nga klubet më të mëdha të kryeqytetit, “Mumja” dhe “Folie Terrace”, të dyja këto ndërtime pa leje. Gjithashtu sipër murit antik të Kalasë së Tiranës u ngrit me dy kate restorant “Valle Verde”. Për këto investime, biznesmeni Xhillari kishte marrë një kredi të konsiderueshme në një nga bankat e nivelit të dytë. Kjo kredi nuk u shlye dhe në fund të vitit 2015, “Folie Terrace” e ndërtuar mbi territorin e Kalasë së Tiranës vihet nën sekuestro nga një shoqëri përmbarimore për detyrimin e pashlyer prej 1.3 milion euro. Tashmë fati i kësaj hapësire të Kalasë së Tiranës mbetet i paqartë, nëse do të shitet si lokal nate apo do t’i mbetet kryeqytetit si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Familja Mbretërore

Ndërtimet brenda hapësirës së Kalasë janë bërë edhe me përfshirjen e Familjes Mbretërore që ka godinën e saj aty pranë. Familja Mbretërore e cila zotëron disa prona rreth Kalasë së Tiranës, më 06.04.2007, lidhi një marrëveshje biznesi me sipërmarrësin Alban Xhillari. Pjesë e kësaj kontrate ishin disa investime brenda zonës së monumentit kulturor, me qëllim gjenerim të ardhurash. Ish-ministri i Kulturës, Ardian Turku, shprehet se biznesmeni Xhillari shfrytëzoi këtë kontratë që kishte me Leka Zogun, për të kërkuar leje zhvillimore në zonën e Kalasë së Tiranës. “Familja Mbretërore ia kishte dhëne në mënyrë ekskluzive të drejtën e zhvillimit një përfaqësuesi që ishte biznesmen që merrej me ndërtime. Pavarësisht kësaj, qoftë pronë publike apo pronë private rregullat e zhvillimit janë të tilla që duhet të miratoheshin me leje nga institucionet shtetërore”, shprehet Turku.

Referuar kontratës, biznesmeni Alban Xhillari do të investonte 5.4 milion euro në pronat e Familjes Mbretërore në Tiranë dhe Durrës. Kontrata përfshinte bashkëpronësinë në investim te Kalaja e Tiranës si dhe te Vila Mbretërore në Durrës, por pasi biznesmeni të kishte përfituar shumën prej 5.4 milion eurosh nëpërmjet të ardhurave nga investimi. Gjatë viteve 2007-2009, Xhillari mbulon të gjitha shpenzimet për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pronave të Leka Zogut. Biznesmeni madje ndihmon Familjen Mbretërore për të privatizuar Qendrën Kulturore të Fëmijëve, të kthyer tashmë në Kinema Millenium 2. Kështu, Leka Zogu bëhet pronar i Kinema Millenium 2 për pak kohë deri në fillim të vitit 2009, por që më pas kjo pasuri i kalon në pronësi Alban Xhillarit, kundrejt çmimit prej 1 milion euro që përfiton Familja Mbretërore.

Investigim.al kontaktoi me përfaqësues të Familjes Mbretërore nëse në marrëveshjen me biznesmenin Alban Xhillari ishin planifikuar ndërtime pa leje, por një gjë e tillë u mohua. “Ndaj biznesmenit Alban Xhillari ka pasur ndër vite denoncimet për ndërtimet pa leje të kryera në zonën e Kalasë së Tiranës, por në shumicën e rasteve institucionet nuk kanë reaguar”, pohojnë përfaqësues të Familjes Mbretërore. Lidhur me ndërtimet mbi lulishten përpara Kinema Millenium, Familja Mbretërore shprehet se është një pronë e tyre, por që për shkak të vlerës kulturore ajo i ka kaluar shtetit. “Pavarësisht kësaj, shtetasi Alban Xhillari e ka shfrytëzuar për ndërtimin e klub ‘Folie Marine’. Nuk dihet nëse ka marrë leje për këtë, por kjo hapësirë është pjesë e monumentit të kulturës dhe nuk mund të kthehet në diskotekë”, vijon reagimi zyrtar i Familjes Mbretërore.

Burime për investigim.al theksojnë se Familja Mbretërore gjatë periudhës 2007-2009 është përfshirë nga një konflikt i brendshëm, ku Princi Leka kundërshtonte veprimin e të atit, Leka Zogut, për marrëveshjet e lidhura me biznesmenin Alban Xhillari. Të nxitur nga konflikti familjar, por edhe nga zhgënjimi ndaj biznesmenit, Leka Zogu nis një proces gjyqësor në vitin 2009 për ndërprerjen e kontratës së bashkëpunimit. Por kjo kontratë e nënshkruar me biznesmenin Xhillari dhe më pas anulimi i saj do t’i kthehet në bumerang Familjes Mbretërore. Pas 6 vitesh zvarritje gjyqësore, Gjykata e Apelit në Tiranë e kryesuar nga gjytari Alaudin Malaj la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke vendosur më 05.02.2015 që Princi Leka, trashëgimtar i pronave mbretërore t’i paguajë shumën prej 3.3 milion euro biznesmenit Alban Xhillari. Kjo shumë llogaritej si pjesë e investimit që biznemeni Xhillari kishte kryer në pronat e Familjes Mbretërore, kryesisht në zonën e Kalasë së Tiranës. Pasi fitoi 3.3 milion euro, në fillim të 2015-s, Xhillari zgjeron sërish ndërtimet në Kalanë e Tiranës, kësaj here mbi sipërfaqen e lulishtes. Instituti i Monumenteve të Kulturës vëren këtë situatë të paligjshme dhe pezullon punimet, madje gjobit edhe investitorin.

Kaluan pak muaj dhe specialistë të Drejtorisë Rajonale të Kulturës njoftuan se në Zonën Arkelogjike të Kalasë së Tiranës po vijonin sërish punimet e paautorizuara. Kjo drejtori iu drejtua Policisë së Tiranës dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me shkresën e datës 14.05.2015, ku bëhet me dije se subjekti “Folie” po kryen punime me karakter ndërtimor të paautorizuara dhe kërkohet marrja e masave ndaluese si dhe vënia e gjobës ndaj subjektit. Pjesë e denoncimit ndaj Alban Xhillarit bëhet edhe Familja Mbretërore e cila deri para pak vitesh i kishte dhënë të drejtën ekskluzive këtij ndërtuesi për të shfrytëzuar territorin brenda Kalasë së Tiranës. Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit reagoi pas 3 muajsh duke kallëzuar penalisht “IDA Sh.a” ndërsa shemb edhe objektin pa leje. Ndërkohë IKMT nuk ndërmorri asnjë veprim për të shembur ndërtimet që ishin pa leje brenda këtij territori.

Restaurimi i dështuar

Për njohësit e monumenteve të kulturës, Kalaja e Tiranës mbart disa karakteristika të veçanta, shtuar faktin që është ndër të paktat ndërtime historike të qytetit. “Nuk është ndonjë objekt me ndonjë vlerë jashtëzakonisht të madhe por Tirana atë ka. Ka një lloj vertikaliteti, ka ato blloqet e mëdhenj, ka një lloj pompoziteti në vetvete dhe nuk është monument i shëmtuar, është i bukur. Fundi së fundit një kryeqytet do mundohet që të ketë ato të vetat. Në kohën e komunizmit për fat të keq ai pazari i vjetër që ishte u shkatërrua që mund të dëftente që ky qytet lindi, u zhvillua, u krijua sa një qytet që lind nga hiçi, nga balta”, shprehet Apollon Barçe, i cili ka drejtuar Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Në maj të vitit 2009 Komisioni Europian financoi një projekt për restaurimin e Kalasë Mesjetare të Tiranës. Projekti përfshinte një urë xhami mbi kullë, vendosje sinjalistike si dhe punimet për rehabilitimin e infrastrukturës së ujit, korrentit dhe telefonisë. Pas një viti punime, Komisioni Europian ngriti shqetësimin për zbatimin e projektit të restaurimit për Kalanë e Tiranës. Në të njëjtën kohë, në vitin 2009, interesin për të restauruar Kalanë e Tiranës e kishte shfaqur edhe biznemeni Alban Xhillari. Ai i paraqiti Këshilli Kombëtar të Restaurimit 3 projekte që më pas u miratuan. Pjesë e projekteve ishte restaurimi i ish-bar “Kalaja”, por që në fakt ky ambient u prish dhe mbi muret e Kalasë u ngrit restoranti. “Ajo që është përmbi mureve të Kalasë është komplet e gabuar. Gabim kanë bërë. Kur kam qenë aty jam mundur ta heq atë lokal nga vendi, është bërë edhe në mënyrë të pakuptueshme. Kanë miratuar një gjë që nuk duhej”, shprehet Apollon Barçe.

Më 16 qershor 2010, Komisioni Europian financon projektin e dytë të restaurimit të Kalasë së Tiranës, kësaj here me ndryshimet e propozuara nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Për profesor Barçen, projekti i parë i restaurimit ishte i dështuar pavarësisht se fondet e KE-së ishin shpenzuar. “Për mua ishte një projekt gjysmë i marrë, ku i nxirrte ato fondamentet e Kalasë dhe i shikoje brenda me xhama, me dru, ndërkohë që ndalohet në mënyrë kategorike që të ndërhyhet në themelet. Këtë të paktën e anulova”, thotë shprehet Barçe, i cili gjatë projektit të dytë ishte në krye të KKR.

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Dëshmia më e lashtë e kryeqytetit ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin Tiranën dhe pastaj krejt Shqipërinë, veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranës bëhet rezidencë e sundimtarëve të rinj të saj, Toptanëve të ardhur nga Kruja, të cilët ndërtuan dy shtëpi njërën për banim dhe tjetrën për pritje që janë dhe sot. Përgjatë shek. XX kur humbet një pjesë të mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon të kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotë stilistik. Kalaja e Tiranës është “Zonë Arkeologjike” e kategorisë A, e shpallur me vendim qeverie që në vitin 2009.

Ndihmuan studentët Besar Bajraktari dhe Olsjan Topalli

* Ky projekt mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit

Skandali me Mozaikun e Tiranës, zhduket dosja e restaurimit

Skandali me Mozaikun e Tiranës, zhduket dosja e restaurimit

I lënë në mëshirë të fatit prej disa vitesh, nga dosja për restaurimin e mozaikut “Shqipëria” mungojnë shkresat zyrtare si dhe projektet e paraqitura nga autorët e veprës për ndërhyrjen. Drejtori i Muzeut kundërshton projektin e qeverisë për ndërhyrjen në mozaik pa marrë parasysh mendimin e specialistëve

Nga Avushe Zhuka dhe Sonila Mesareja

Skandali i dëmtimit të monumenteve të kulturës në vendin tonë vazhdon të thellohet edhe më tej. Nuk bëhet më fjalë vetëm për monumente në zona të largëta e të lëna në harresë. Në zemër të kryeqytetit gjendet një tjetër monument kulture i rëndësishëm mozaiku “Shqipëria” i lënë në mëshirë të fatit drejt degradimit të plotë. Në 6 vitet e fundit të gjitha institucionet përgjegjëse si Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Monumenteve kanë heshtur duke mos vënë dorë mbi veprën nga ku janë shkëputur pjesë të tëra.

Por ajo çka e bën edhe më të rëndë situatën është zhdukja e shkresave zyrtare nga dosja për restaurimin e mozaikut, në të cilën për fat të keq gjendeshin vetëm tri dokumente, një projekt-ide, një projekt i miratuar dhe relacioni për gjendjen. Gjithashtu në dosje mungonte edhe një marrëveshje e firmosur mes Ministrisë së Kulturës, një subjekti privat dhe Institutit të Monumenteve për ofrimin e një fondi për restaurimin e mozaikut. Të kontaktuar nga investigim.al , zyrtarë apo ish-zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve të Kulturës apo dhe Drejtorisë Rajonale të Monumenteve për Tiranën, thonë se ka pasur një marrëveshje, por nuk kanë dijeni se ku është kjo shkresë, për çfarë shume flitej se do investohej dhe për çfarë arsye u bë tërheqja e njëanshme nga ana e institucionit të kulturës. Por marrëveshja nuk është dokumenti i vetëm që mungon në këtë dosje, madje rezulton që të mos jetë futur ndonjëherë aty. Aty mungojnë edhe dy projektet e paraqitura nga autorët e veprës në bashkëpunim me kreun e Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi.

Mungesa e disa projekt-propozimeve për restaurimin e plotë dhe të pjesshëm të mozaikut hedh edhe më shumë dyshime mbi faktin se përse në gjithë këto vite drejtuesit e institucioneve kanë deklaruar publikisht se do ta zgjidhnin çështjen e restaurimit të monumentit, kur në fakt asnjë prej tyre nuk e mbajti këtë premtim. Në fakt, ky nuk është skandali i vetëm i konstatuar gjatë investigimit tonë, pasi në dosje gjendet edhe një projekt i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Projekti i miratuar në vitin 2010 për restaurimin e pjesshëm të mozaikut është dergjur sirtareve të institucioneve, duke mos u vënë kurrë në zbatim, madje rezulton se as nuk është amenduar me një vendim të dytë nga ky Këshill.

Në dosjen e veprës së shpallur monument kulture në vitin 2007 gjenden pak dokumente si historiku i veprës, relacioni i studimit të veprës viti 2010 dhe relacion mbi gjendjen e mozaikut i vitit 2014. Po kështu dosja përmban miratimin e projekt idesë së miratuar nga KKR në datën 04.05.2010 dhe projekti i miratuar më 12.10.2010. Nuk ndodhen në të marrëveshjet e nënshkruara me kompaninë private për restaurimin e tij dhe as projekt-idetë e propozuara nga autorët në bashkëpunim me Muzeun. Për këto projekt-propozime të cilat nuk gjetën mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe IMK-së flet drejtori i Muzeut Historik, Melsi Labi. Ky i fundit deklaron se në bashkëpunim me autorët e veprës kanë paraqitur dy projekt- ide për restaurimin e mozaikut. Labi thotë se u është drejtuar herë pas here institucioneve për këtë problem, por nga ana e tyre ka marrë reagime të vakëta. “Bëmë një projekt me autorët e veprës dhe ia prezantuam Ministrisë. Në projektin tonë ne jepnim një garanci 80-vjeçare për jetëgjatësinë e mozaikut. Ky projekt kapte shifrën e 800 mijë eurove. Ndërkohë që autorët propozonin edhe një ndërhyrje të pjesshme, projekt që kapte shifrën 150 mijë euro. Projekti i pjesshëm i zgjaste jetën 10 vjet mozaikut. Por pas paraqitjes së këtij projekti në Ministri, nuk u dha një zgjidhje konkrete për veprën”, deklaron Labi.

Ministria e Kulturës pranon se dokumentet e vetme janë ato që ndodhen në dosjen për mozaikun. Bëhet fjalë për një marrëveshje të nënshkruar në korrik të vitit 2010 midis Ministrisë së Kulturës dhe një kompanie private. Kjo marrëveshje do të sillte për pasojë vënien në zbatim të projektit restaurues. Por gjithçka mbeti vetëm në kuadër të prezantimeve e fjalëve, ndërkohë që skela e ngritur nga kompania private për restaurimin e mozaikut shërbeu vetëm për reklamimin e emrit të saj pa pagesë në qendër të Tiranës për muaj me radhë. Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve për Tiranën, Arbër Kadia thotë se projekti i miratuar në vitin 2010 nuk u zbatua për mungesë fondesh, megjithëse vepra ka nevojë për ndërhyrje urgjente. “Ndërhyrja nuk u realizua për çështje fondesh. Ne e kemi paraqitur në atë kohë si nevojë për restaurim. Pastaj akordimi i fondeve nga buxheti bëhej nga institucionet përgjegjëse, si dhe nga lista e caktuar që kishte Ministria se kujt do t’i jepej përparësi në restaurim”, pohon Kadia. Ai shton se gjatë vitit 2010 u bë marrëveshja midis Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Monumenteve dhe kompanisë privatë që merrte përsipër financimin e restaurimit të mozaikut. “Nuk e kam të qartë se përse nuk u zbatua marrëveshja, por mesa di unë ka qenë çështje procedurash dhe ishte Ministria e Kulturës ajo që u tërhoq nga marrëveshja”, thotë Kadia.

Drejtoria e Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” i është përgjigjur kërkesës për informacion të “Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi” duke sqaruar se një projekt për restaurimin e këtij mozaiku është miratuar në vitin 2010. Ndërkohë më herët ishte hartuar një projekt-ide për ndërhyrjen në mozaik që u miratua në parim nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR). Në projektin që mban firmën e shefit të sektorit të Artit, Agron Islami dhe sekretarit të KKR-së Apollon Baçe, konstatohen dëmtimet si dhe përshkruhet qartë se ku do të kryhen ndërhyrjet restauruese në mozaik. Preventivi i parashikuar për këtë projekt është në shumën e rreth 18 milionë lekëve të vjetra dhe plus TVSH-në vlera totale shkonte në shumën e 21 milionë e 500 mijë lekëve. Rreth 35 vjet nga realizimi i veprës, kjo ishte hera e parë që ky mozaik kalonte një fazë të tillë studimi e diagnostikimi.

Në vitin 2008 u konstatuan dëmtimet e para të mozaikut, duke filluar me plasaritjen dhe me rënien e teserave (pllakëzave përbërëse), ndërkohë që vetëm në vitin 2010 u krye një studim me qëllim analizimin e diagnostikimin e nivelit të degradimit, problematikave dhe dëmtimeve. Studimi dhe diagnostikimi i veprës u realizua nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, si Agron Islami, Edlira Caushi, Arbër Kadia, Klejdi Zguro, Lavdie Birbo, Arben dhe konsulentët Carlo Usai e Massimo Aragno. Në relacionin dërguar Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK), pasi kanë konstatuar gjendjen e veprës, përcaktohet si nevojë që të ndërhyhet për trajtimin e problematikave të hasura. Sipas ekspertëve, arsyeja e prishjes së mozaikut zë fill që nga keqkonceptimi fillestar ose keqbërja si pasojë e mungesës së eksperiencës në realizimin e veprave të tilla. Në relacionin e vitit 2010 konstatohet se në mozaik nuk mund të bëhet një riparim i defektit e se vepra është në një gjendje që po shkon drejt degradimit total për shkak se duke mos qenë e mirëkonceptuar do të tentojë në vazhdimësi degradimin e mëtejshëm. Ndaj restauratorët sqarojnë se qëllimi i ndërhyrjes në vepër është pengimi i degradimit, zgjatja e jetës së veprës dhe riparimi i defekteve të rënda, më të dukshme, për t’i rikthyer vlerën estetike veprës për një kohë sa më të gjatë të mundshme.

Mozaikui i dëmtuar i Tiranës
Mozaikui i dëmtuar i Tiranës


Vetë autorët e mozaikut thonë se kanë vite që presin të bëjnë restaurimin e veprës së dëmtuar nga kalimi i kohës. Njëri prej tyre, Aleksandër Filipi tregon se si 2 vite më parë ata u thirrën nga drejtuesit e Muzeut Historik Kombëtar ku kanë paraqitur edhe një projekt për restaurimin e veprës. Projekt-ideja e tyre propozonte një rikonstruksion total të mozaikut, ndërkohë që autorët jepnin garanci për zgjatjen e jetës së veprës me 80 vjet. Sipas Filipit, kjo vepër mund të jetojë edhe më shumë se sa ka ekzistuar nëse do të vihet dorë mbi të. Autori tjetër, Josif Dobroniku sqaron se kanë paraqitur në drejtorinë e Muzeut dy plan projekte. Propozimi i parë ka të bëjë me konservimin e veprës duke mos lejuar degradimin e mëtjeshëm të mozaikut dhe propozimi tjetër kishte si qëllim restaurimin e tij. Duke mos i kuptuar zvarritjet e institucioneve për të ndërhyrë konkretisht në vepër, Dobroniku shprehet dyshues lidhur me vonesën që nuk ka lejuar zbatimin e projektit të miratuar në Këshillin Restaurues 5 vjet më parë. “Patjetër që vepra ka shpëtim edhe pse ka degraduar dhe vazhdon të dëmtohet në kohë. Nuk besoj se është e vështirë të gjenden fonde për të ndërhyrë, por ajo që më lihet të kuptoj qartë është se mungon qëllimi”, shprehet Dobroniku. Duke ndalur tek materialet dhe fondet që duhen për të restauruar këtë mozaik, Dobroniku tregon se materialet, konkretisht teserat nuk mungojnë. Që nga momenti që u realizua vepra në depon e Muzeut janë të vendosura thasë të tërë të mbushur me tesera (pllakëza) dhe gjatë kësaj kohe ato mund të ishin përdorur për të restauruar veprën.

Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani deklaron se vepra do të mbahet në jetë duke u restauruar. Dollani sqaron se është parashikuar një projekt për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar, ku do të përfshihet edhe restaurimi i mozaikut. “Nuk kemi asnjë preventiv apo të dhënë konkrete në shifra se sa mund të jetë kostoja dhe fondi që do të kërkojë restaurimi i kësaj vepre. Kjo do të kryhet nga ata që do të fitojnë projektin për restaurimin e Muzeut”, pohon Dollani. Pak kohë më parë Kryeministria dhe Ministria e Kulturës shpallën konkursin kombëtar për rivitalizimin dhe ripërdorimin e “Kuartetit Kulturor” i përbërë nga katër ndërtesa ndër të cilat edhe Muzeu Historik Kombëtar. Në këtë konkurs në restaurimin e Muzeut përfshihet edhe mozaiku “Shqipëria”. Bëhet fjalë për një konkurs që është shpallur i hapur për restaurimin e katër veprave ndër të cilat është muzeu, ku në fund të vitit pritet të shpallet fituesi. Marrëveshja do të nënshkruhet në muajin janar-shkurt dhe gjatë vitit 2016 bëhet prezantimi dhe miratimi i studimit ndërkohë që zbatimi i projektit mbetet për periudhën kohore 2016-2017, i papërcaktuar qartë. Pyetja që shtrohet tashmë është: A do të rezistojë edhe dy vite mes dëmtimesh e shkatërrimesh të vazhdueshme mozaiku i cili vende-vende sipas ekspertëve restauratorë ka dëmtime që shkojnë mbi një metër?

Problematika shfaqet edhe më shqetësuese, pasi konkursi kombëtar i shpallur nga Kryeministria dhe ministria është bërë pa u konsultuar me drejtuesin e Muzeut. Ky i fundit është shprehur kategorisht kundër një vendimi të tillë që përjashton vetë institucionin e interesuar, çka sipas tij e kthen në një diktaturë këtë vendimarrje. Melsi Labi deklaron se nëse nuk do ketë komunikime zyrtare për projektet ku përfshihet Muzeu dhe mozaiku që ndodhet në trup të tij, nuk do lejojë që projekti të realizohet. “Lidhur me projektin e Ministrisë së Kulturës për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar, përfshi edhe Mozaikun, ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar, asnjë shkresë që të na vërë në dijeni. Madje, ne si grup interesi asqë jemi thirrur në ndonjë tryezë apo të na jetë kërkuar opinioni për këto ndërhyrje. Si mund të bëhet një projekt për rikonstruksionin e Muzeut dhe të mos pyeten specialistët apo dhe drejtuesit e Muzeut?!”, deklaron Labi. Sipas tij, zgjidhja për mozaikun bëhet në rrugë ligjore me amendim për të evituar përplasjen institucionale lidhur me varësinë e mozaikut.

Mozaiku “Shqipëria” është realizuar nga një grup prej pesë artistësh, përkatësisht: Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Josif Dobroniku, Anastas Konstandini e Agim Nebiu. Mozaiku me sipërfaqe mbi 440 metra katrorë u vendos në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar. Ai u pagëzua me emrin “Shqipëria” dhe u inagurua me rastin e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor 1981, në të njëjtën ditë që u hap edhe Muzeu Historik Kombëtar. Që nga momenti i krijimit të mozaikut “Shqipëria” është ndërhyrë vetëm një herë pas viteve 1990. Në atë periudhë në mozaik u hoq simboli i komunizmit, një yll, ndërkohë që nuk është bërë asnjë restaurim tjetër megjithëse ndër vite kjo vepër ka shfaqur dëmtime të cilat me kalimin e kohës janë bërë edhe më të mëdha. Të tilla dëmtime, sipas specialistëve, po e rrezikojnë seriozisht jetëgjatësinë e mozaikut i cili ëshë shndërruar në imazhin e Shqipërisë nëpër botë.

Ndihmuan studentët e gazetarisë Alteo Hysi dhe Kristina Millona

* Ky projekt mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit

VIP-AT E PËRFSHIRË NË SKANDALIN “PANAMA PAPERS”

Ja lista e plotë e VIP-ave të përfshirë në skandalin “Panama Papers”
Më poshtë do të gjeni listën e plotë të personaliteteve botërore që kanë fshehur para në zonat Offshore. Kryetarë shtetesh, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të rëndësishëm, sportistë të njohur, artistë dhe personazhe të njohur të Shoë Bizit. Lexoni të gjithë emrat

Kryetarë shtetesh

Argjentinë; Mauricio Macri, President i Argjentinës
Arabia Saudite; Salman, Mbret i Arabisë Saudite
Emiratet e Bashkuara Arabe; Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Emiri i Abu Dhabit
Ukrainë; Petro Poroshenko, President i Ukrainës
Ish kryetarë shtetesh

Katar; Hamad bin Khalifa Al Thani, ish Emir i Katarit
Sudan; Ahmed al-Mirghani, ish President i Sudanit
Kryetarë qeverish
Islandë Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, Kryeministër i Islandës (dha dorëheqjen më, 5 Prill, 2016)
Ish kryetarë qeverish

Gjeorgji; Bidzina Ivanishvili, ish Kryeministër i Gjeorgjisë
Irak; Ayad Allawi, ish Kryeministër në detyrë i Irakut
Jordani; Ali Abu al-Ragheb, ish Kryeministër i Jordanisë
Katar; Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani, ish Kryeministër i Katarit
Ukrainë; Pavlo Lazarenko, ish Kryeministër i Ukrainës
Moldavi; Ion Sturza, ish Kryeministër i Moldavisë
Zyrtarë të tjerë të lartë

Algjeri – Abdeslam Bouchouareb, Ministër i Industrisë dhe Minierave
Andor – Jordi Cinca, Ministër i Financave
Angola – José Maria Botelho de Vasconcelos, Ministër i Naftës
Argjentinë – Néstor Grindetti, Kryebashkiak i Lanús
Botsvana – Ian Kirby, President i Gjykatës së Apelit dhe ish Prokuror i Përgjithshëm i Botsvanës
Brazil – Joaquim Barbosa, ish President i Gjykatës së Lartë Federale. Eduardo Cunha, President i Dhomës së Deputetëve. Edison Lobão, Anëtar i Senatit dhe ish Ministër i Minierave dhe Energjisë. João Lyra, Anëtar i Dhomës së Deputetëve
Kamboxhia – Ang Vong Vathana, Ministër i Drejtësisë
Kili – Alfredo Ovalle Rodríguez, Zyrtar i Shërbimeve Sekrete
Republika Demokratike e Kongos – Jaynet Kabila, Anëtar i Asamblesë Kombëtare
Republika e Kongos – Bruno Itoua, Ministër i Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit Teknologjik dhe ish Kryetar i SNCP
Ekuador – Galo Chiriboga, aktualisht Prokuror i Përgjithshëm. Pedro Delgado, kushëri i Presidentit të Ekuadorit Rafael Correa dhe ish Guvernator i Bankës Kombëtare
Francë – Patrick Balkany, Anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe Kryebashkiak i Levallois-Perret. Jérôme Cahuzac, ish Ministër i Buxhetit. Jean-Marie Le Pen, ish President i Frontit Kombëtar dhe babai i udhëheqëses së tanishme të partisë, Marin Le Pen
Greqi – Stavros Papastavrou, Këshilltar i ish Kryeministrave Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras.
Hungari – Zsolt Horváth, ish Anëtar i Asamblesë Kombëtare
Islandë – Bjarni Benediktsson, Ministër i Financave. Júlíus Vífill Ingvarsson, Anëtar i Këshillit të qytetit të Reykjavíkut (dha dorëheqjen më 5 Prill 2016). Ólöf Nordal, Ministër i Brendshëm
Indi – Anurag Kejriwal, ish President i Partisë Lok Satta, degë e Delhi.
Kenia – Kalpana Rawal, Shef i Departamentit të Drejtësisë në Gjykatën e Lartë
Malta – Konrad Mizzi, Ministër i Energjisë dhe Shëndetit
Nigeria – James Ibori, ish Guvernator i shtetit Delta
Korea e Veriut – Kim Chol Sam, përfaqësues i Daedong Credit Bank
Palestinë – Mohammad Mustafa, ish Ministër i Ekonomisë Kombëtare
Panama – Riccardo Francolini, ish Kryetar i Bankës Kombëtare të Kursimeve
Peru – César Almeyda, Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës
Poland – Paweł Piskorski, ish Kryebashkiak i Varshavës
Ruanda – Emmanuel Ndahiro, Gjeneral Brigade dhe ish shef i Shërbimeve Sekrete
Arabia Saudite – Muhammad bin Nayef, Princ i Kurorës dhe Ministër i Brendshëm i Arabisë Saudite
Suedi – Frank Belfrage, ish Sekretar i Shtetit për Marrdhëniet Ndërkombëtare
Mbretëri e Bashkuar – Michael Ashcroft, ish Anëtar i Dhomës së Ulët, ish deputet i Konservatorëve për Banbury. Michael Mates, ish deputet i Konservatorëve për Hampshirin Lindor. Pamela Sharples, Anëtare e Dhomës së Lordëve
Venezuela -Victor Cruz Weffer, ish Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Jesús Villanueva, ish Drejtor i PDVSA
Zambia – Atan Shansonga, ish Ambasador në SHBA
Të afërm dhe bashkëpunëtorë të qeveritarëve

Argjentina – Daniel Muñoz, ndihmëse e ish Presidentëve Cristina Fernández Kirchner dhe Néstor Kirchner
Azerbaixhan – Mehriban Aliyeva, Leyla Aliyeva, Arzu Aliyeva, Heydar Aliyev dhe Sevil Aliyeva, familjarë të Presidentit Ilham Aliyev
Brazil – Idalécio de Castro Rodrigues de Oliveira, sekser i dyshuar i Presidentit të Dhomës së Deputetëve. Eduardo Cunha sipërmarrës portugez
Kanada – Anthony Merchant, bashkëshorti i senatorit Pana Merchant.
Kinë – Patrick Henri Devillers, francez, bashkëpunëtor në biznese i Gu Kailai, i dënuar për vrasjen e gruas, ish Ministër i Tregtisë dhe anëtar i Byrosë Politke. Deng Jiguai, kunati i Presidentit Xi. Jasmine Li, mbesë e anëtarit të Byrosë Politike. Jia Qinglin, Li Xiaolin, bijat e ish kreut Li Peng
Ekuador – Javier Molina Bonilla, ish Këshilltar i Drejtorit të Shërbimeve Inteligjente Rommy Vallejo
Egjipt – Alaa Mubarak, i biri i ish Presidentit Hosni Mubarak
Francë – Frédéric Chatillon, partner në biznes i Marine Le Pen, lidere e Frontit Kombëtar. Arnaud Claude, ish ligjvënës i ish Presidentit Nicolas Sarkozy. Nicolas Crochet, financier i Marine Le Pen
Gana – John Addo Kufuor, i biri i ish Presidentit John Kufuor
Guinea – Mamadie Touré, e veja e ish Presidentit Lansana Conté
Honduras -César Rosenthal, i biri i ish zv/ Presidentit Jaime Rosenthal
Irlandë – Frank Flannery, Këshilltar politik dhe ish Drejtor i Fine Gael
Itali – Giuseppe Donaldo Nicosia, i dënuar për rryshfet tek Senatori Marcello Dell’Utri
Indi – Jehangir Soli Sorabjee, i biri i Prokurorit të Përgjithshëm Soli Sorabjee dhe Këshilltar mjekësor i nderuar tek Spitali i Bombeit. Harish Salve, avokat me famë dhe i biri i of N. K. P. Salve, anëtar i partisë Kongresi Kombëtar në Indi. Rajendra Patil, dhëndër i Kongresmenit dhe Ministrit të Hortikulturës Shamanuru Shivashankarappa dhe gjithashtu biznesmen
Bregu i Fildishtë – Jean-Claude N’Da Ametchi, bashkëpunëtor i ish Presidentit Laurent Gbagbo
Kazakistan – Nurali Aliyev, nip i Presidentit Nursultan Nazarbayev
Malaizi – Mohd Nazifuddin Najib, i biri i kryeministrit Najib Razak dhe kushëriri i tij
Meksikë – Juan Armando Hinojosa, “kontraktuesi i preferuar” i Presidentit Enrique Peña Nieto
Marok – Mounir Majidi, sekretari personal i Mbretit Mohammed VI
Pakistan – Maryam Nawaz, Hasan Nawaz Sharif dhe Hussain Nawaz Sharif, fëmijë të kryeministrit Naeaz Sharif
Rusi – Sergei Roldugin, Arkady Rotenberg and Boris Rotenberg, miq të Presidentit Vladimir Putin
Senegal – Mamadou Pouye, mik i Karim Wade, ky i fundit është djali i ish Presidentit Abdoulaye Wade
Afrika e Jugut – Khulubuse Zuma, nipi i Presidentit Jacob Zuma
Korea e Jugut – Ro Jae-Hun, i biri i ish Presidentit Roh Tae-woo
Spanjë – Pilar de Borbón, motra e ish Mbretit Juan Carlos I. Micaela Domecq Solís-Beaumont, gruaja e Miguel Arias Cañete, Komisioneri Europian për Klimën dhe Energjinë dhe ish Ministr i Agriculturës, Ushqimit dhe Ambjentit në Spanjë. Oleguer Pujol, i biri i Jordi Pujol i Soley, ish President i Katalonjës
Siri – Rami dhe Hafez Makhlouf, kushërinj të Presidentit Bashar al-Assad
Mbretëri e Bashkuar – Ian Cameron, i ati i kryeministrit David Cameron
Kombet e Bashkuara – Kojo Annan, i biri i ish Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Annan
Personalitete të sportit

Juan Pedro Damiani, uruguajani që është anëtar i Komitetit Etik të FIFA
Eugenio Figueredo, uruguajano-amerikani ish President i CONMEBOL dhe zv/president dhe anëtar i Komitetit Etik në FIFA
Gianni Infantino, President i FIFA
Hugo and Mariano Jinkis, biznesmeni argjentinas i përfshirë në skandalin e korrupsionit në 2015 në FIFA
Michel Platini, ish President i UEFA
Jérôme Valcke, ish Sekretar i Përgjithsëm i FIFA
Mattias Asper, Valeri Karpin, Nihat Kahveci, Tayfun Korkut, Darko Kovačević, Gabriel Schürrer dhe Sander Westerveld kishin llogari të krijuara nga Real Sociedad dhe presidenti i tij Iñaki Otegui, nën udhëheqjen e José Luis Astiazarán, Miguel Fuentes, María de la Peña, Juan Larzábal dhe Iñaki Badiola
Gabriel Heinze, ish futbollist argjentinas, llogari (së bashku me të ëmën) gjatë kohës që ishte tek Manchester United
Lionel Messi, futbollist i Barcelonës dhe ekipit kombëtar të Argjentinës
Brian Steen Nielsen, ish futbollist danez dhe drejtor i sportit për Aarhus Gymnastikforening
Marc Rieper, ish futbollist danez
Clarence Seedorf, ish futbollis holandez
Leonardo Ulloa, futbollist argjentinas
Iván Zamorano, ish futbollist kilian, llogari gjatë kohës kur ishte tek Real Madrid
Àlex Crivillé, ish motorist spanjoll në Grand Prix
Nico Rosberg, pilot gjerman i “Formula 1” për Mercedes AMG Petronas
Jarno Trulli, pilot italiani i “Formula1”
Tomas Berdych, tenist profesionist çek për ATP World Tour, aktualisht i shtati në botë
Nick Faldo, anglez, lojtar profesionist golfi tek PGA European Tour, tani është komentator live golfi
Personalitete të Show-Biz

Agustín Almodóvar, spanjoll, producent filmash dhe vëllai i vogël i regjizorit Pedro Almodóvar
Pedro Almodóvar, regjizor spanjoll, skenarist, producent dhe ish aktor
Amitabh Bachchan, aktor indian
Aishwarya Rai Bachchan, aktore indiane dhe ish Miss Bota
Jackie Chan, aktor nga Hong Kongu
Franco Dragone, Belgo Italian, drejtues teatri, i njohur për shfaqjen Cirque du Soleil
David Geffen, manjat i Hollywood-it, bashkëthemelues i DreamWorks
Vinod Adani, biznesmen indian, vëllai i madh i Gautam Adani, Adani Group
Përfaqësues dhe anëtar bordi të Leumi Bank.
Hollman Carranza, i biri i manjatit kolumbian të gurëve të çmuar, Víctor Carranza
Rattan Chadha, biznesmen holandezo-indian, themelues i markës së veshjeve Mexx
Jacob Engel, biznesmen izraelit aktiv në industrinë afrikane të minierave
Luca Cordero di Montezemolo, biznesmen dhe politikan italian
Anthony Gumbiner, biznesmen britanik, kryetar i Hallman Group
Solomon Humes, peshkop bahamez i një dioqeze të vogël
Soulieman Marouf, biznesmen britaniko-sirian dhe anëtar i familjes Nakashi
Idan Ofer, filantrop dhe manjat izraelit me qëndër në Londër, themelues i Tanker Pacific.
Igor Olenicoff, miliarder amerikan
Marianna Olszewski, autore artikujsh financiar, amerikane
K P Singh, biznesmen indian
Frank Timiș, biznesmen rumuno-italian
Dov Weissglass, avokat dhe biznesmen izraelit i lidhur dhe me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, veçanërisht nën Kryeministrin Ariel Sharon.
Teddy Sagi, miliarder izraelit me bazë në Londër dhe themelues i Playtech, aksioner kryesor i Market Tech Holdings, nën pronësi të London Camden Market, dhe dy kompanive teknologjike AIM
Jacob Weinroth, prokuror izraelit, bashkëthemelues i zyrës ligjore Dr. J. Weinroth & Co. Pronar dhe drejtor i Sapir Holdings.
Benjamin Wey, financier kinezo-amerikan dhe President i New York Global Group. Aksioner kryesor i Anheuser-Busch InBev
Mallika Srinivasan, Kryetare dhe Shefe Ekzekutive i TAFE – Tractors dhe Farm Equipment Limited dhe Indira Sivasailam (vdiq në dhjetor 2008)
Abdul Rashid Mir, themelues dhe CEO i Cottage Industries Exposition Limited (CIE) & Tabasum Mir
Zavaray Poonaëalla, i vëllai i miliarderit Cyrus S. Poonawalla dhe shef i Komitetit Menaxhues i Royal Western India Turf Club (RWITC)
Mohan Lal Lohia, i ati i Sri Prakash Lohia, themelues dhe aksioner i Indorama Corporation
Onkar Kanwar, Drejtor i Apollo Tyres
Familja Garware , familja e Abasaheb Garware, industrialist nga shteti Maharashtra në Indi
Shishir K Bajoria, promoter i SK Bajoria Group, ka në pronësi fabrika çeliku
Mario Vargas Llosa, shkrimtar peruan, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi
Të tjerë

Marllory Chacón Rossell, trafikant droge i Guatamalës
Jorge Milton Cifuentes-Villa, trafikant droge kolumbian, shef i organizatës kriminale Cifuentes-Villa dhe partner i Joaquín “Chapo” Guzmán.
Rafael Caro Quintero, trafikant droge meksikan dhe themelues i kartelit tashmë të shpërbërë Guadalajara.
Iqbal Mirchi (vdiq më 14 gusht të 2013), krahu i djathtë i kriminelit më të kërkuar në Indi, Dawood Ibrahim
Gonzalo Delaveu, shefi i degës së agjensisë antikorrupsion kiliane Transparency International (u dorëhoq më 4 prill 2016)

Shqiptarët e përfshirë në “Panama Papers”

Ja kush janë shqiptarët e përfshirë në “Panama Papers” (lista e emrave)

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ICIJ publikoi mbrëmjen e sotme të dhënat mbi të gjitha kompanitë e regjistruara në zona “Off Shore” nëpërmjet studios ligjore panameze “Mossack Fonseca”. Janë të paktën 200 mijë emra personash dhe kompanishë në databazën e studios ligjore, informacion ky që konsiderohet si rrjedhja më e madhe e dokumenteve. Në listën e dokumenteve ndodhen disa kompani shqiptare, aksionerë dhe përfitues, të cilët janë të lidhur me kompani në zonat “Off Shore”.

Por të dhënat e publikuara këtë mbrëmje nuk ofrojnë dokumente. Aty mund të gjenden vetëm emrat e personave shqiptarë, oficerë të lidhur me ta si dhe kompani, shumica e të cilave nuk janë të regjistruara në Shqipëri. Këto të dhëna fillimisht u morën nga një burim anomim i cili i vuri ato në dispozicion të gazetës gjermane Sueddeutsche Zeitung. Më pas dokumentet u shpërndanë në disa grupe mediatike të cilat kanë prodhuar histori në bazë të dokumenteve të studios ligjore panameze. Për shqiptarët e përfshirë në “Panama Papers” nuk ka ende të dhëna rreth veprimtarisë së tyre financiare. Këto dokumente jo domosdoshmërisht konsiderohen si shkelje ligjore për sa kohë nuk janë verifikuar të dhënat e veprimtarisë financiare të shtetasve shqiptarë. Më poshtë do të lexoni listën e emrave dhe kompanive shqiptare dhe atyre që lidhen me Shqipërinë.

Të lidhur me Shqipërinë:

Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)

H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergaëi

PETRAQ SHUMKA

SUNDEEP BANSAL

ERA BANSAL

H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani

Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting

REDËOOD INTERNATIONAL LTD.

Sheikh Hamed A Al Hamed

Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechoë

Mansour Mohammed Al Rumaih

ENDRIT MALOKU

Huda Ali Al-Tahhan

GREENBELT LTD.

COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH

Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani

SUN MINING LIMITED

Mr. Valter ARIAUDO

ELGALLAL AHMED

Mulleti Ismail

Mohammed Ahmed Bin-Himd

Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq

Kompani të lidhura me Shqipërinë

OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima

Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima

Entela Binjaku: Për pak kulturë më shumë…

Image result for Entela Binjaku

Entela Binjaku


“Kultura është thesari më i çmuar i njeriut të qytetëruar, është stolia e mendjes, lartësimi i shpirtit, shkathtësia e ndjenjave, freskia e spiritës…”,- kështu thoshte më 1938 një ndër personalitetet e kulturës dhe gazetarisë shqiptare, z. Tajar Zavalani.
Por, si arrihet tek kultura? Si mund mbërrihet që ky mendim të kthehet në mendësi dhe bindje shoqërore?
Ky shkrim lindi pikërisht nga një refleksion i tillë mbështetur në nevojën për të njohur shoqërinë në disa dimensione, siç është aftësimi emocional falë kulturës.
Stimulimi emocional që arrihet falë teatrit, filmit, artit muzikor, librit etj., është një domosdoshmëri për vetë ekzistencën e njeriut si një qënie e përmbushur shoqërore. Në mungesë të këtij stimulimi, jeta karakterizohet nga një egërsi dhe agresivitet që shkon vetëm në rritje.
Edhe pse në dukje një parim i universalizuar dhe larg realitetit tonë, një vështrim në jetën e shoqërisë shqiptare mund ta pohojë këtë ide. Raporte ndërpersonale që tensionohen falë moskuptimeve apo keqkuptimeve, ndjesi të pashprehura falë varfërisë në fjalor, empati e kufizuar, indiferencë ndaj përjetimeve emocionale të tjetrit etj., janë disa nga elementët që përshkruajnë tablonë tonë shoqërore.
Edhe pse në këtë çerekshekulli jeta në Shqipëri njohu mjaft aspekte liberalizuese, sërish agresiviteti në shoqëri ka qënë gjithëherë i pranishëm dhe i shfaqur në mënyra e intensitete të ndryshme.
Po të vështrohet jeta e qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin, do të vihet re se për aspekte të stimulimit emocional nuk është menduar aspak, përkundrazi kësaj mungese i janë shtuar vështirësitë ekonomike, të përballimit të mbijetesës, të cilat në kushtet e zbrazëtisë shpirtërore bëhen edhe më të vështira. Shkaku i kësaj apo arsyet për këtë mund të gjenden kudo por në mënyrë të përmbledhur do të thoshim se vetë ngritja e kufizuar kulturore e shoqërisë dha premisa për këtë gjendje.
Pak ose aspak kinema, pak ose aspak shfaqje teatri, pak ose aspak shfaqje të muzikës serioze…kjo është situata e përgjithshme në çdo cep ku jetojnë qytetarët shqiptarë, edhe pse nevoja shpirtërore e tyre është e krahasueshme me cilindo qytetar evropian kudo ku jeton.
Megjithatë gjatë kësaj periudhe një ndër fushat që u pasurua mjaft në vendin tonë, ishte fondi i letërsisë në gjuhën shqipe.
Tituj të panumërt nga fusha të ndryshme të aktivitetit njerëzor, autorë nga më të vlerësuarit në botë, emra përkthyesish që u bënë të njohur, qëndrojnë përkrah emrave nga më mirët e fushës së përkthimit, etj.
Gjatë këtyre viteve shoqëria u njoh me emocionet e”Nobelit”, me konceptin e librave “më të shitur”, u njoh me letërsinë që vinte nga të gjitha anët e botës, duke pasuruar bazën e asaj letërsie klasike me të cilën ishte edukuar shoqëria që në periudhën e para viteve ’90 etj.
Por, a është kuptuar rëndësia e të lexuarit tek shqiptarët? Më tej akoma, në morinë e lexuesve, sa janë gra dhe vajza duke qenë se ato kanë një përgjegjësi të madhe edhe në edukimin e fëmijëve?
Për t’ u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve është e udhës të japim disa përcaktime lidhur me rëndësinë e leximit. Ashtu siç veprojnë edhe studiues të ndryshëm në botë, edhe ne kemi nevojë të rekomandojmë në mënyrë të vazhdueshme lexuesit lidhur me efektet e letërsisë dhe të të lexuarit.
Duke i mëshuar universalitetit të rëndësisë së leximit, nisur edhe nga boshllëqet e sipërpërmendura, duke theksuar idenë se shoqëria ka nevojë për gra dhe vajza që lexojnë, letërsia bëhet një aspekt i domosdoshëm për përparim tek ne.
Jo vetëm si një element i zhvillimit të imagjinatës, as thjesht si mundësia e pasurimit të fjalorit, por tek letërsia qëndron fuqia e pasurimit të botës shpirtërore të njeriut.
Studiues nga kultura të ndryshme në botë kanë arritur në përfundime të rëndësishme sa i takon ndikimit të letërsisë në aspektin psiko- emocional të njeriut.
Konkretisht, disa studiues nga Universiteti i Torontos janë të mendimit se “vlera e letërsisë së lexuar qëndron në përpjestim të drejtë më aftësimin e lexuesit për të kuptuar dhe deshifruar veprimet e të tjerëve”. Sipas tyre, “sa më e vlerë të jetë letërsia e lexuar, aq më e lartë është shkalla e njohjes së përjetimeve emocionale tek të tjerët dhe tek vetja”. Gjatë punës së tyre ata panë se një letërsi e zgjedhur, rriste ndjeshmërinë ndaj emocioneve të të tjerëve duke ju dhënë madje atyre edhe shpjegime mjaft të thelluara.
Duke shqyrtuar edhe lexues të letërsisë “komerciale” e asaj fantastike-shkencore u vu re se edhe pse këto lloj letërsie figurojnë në krye të listës së “librave më të shitur”, nuk mund të japin pot ë njëjtin përfundim si lexuesit e rastit të sipërpërmendur.
Duke u kthyer në vendin tonë, shoqëria duhet të kuptojë se të lexuarit nuk është një mënyrë “për t’u arratisur nga realiteti”, as edhe një mënyrë “për të kaluar kohën”, por është mjeti për të rritur ndjeshmërinë njerëzore dhe forcën shpirtërore për të përballuar veprimtaritë e jetës.
Letërsia, duke na dhënë mundësinë të vendosim veten në vendin e personazheve, na ka ndihmuar të zbatojmë ndjesitë e përjetuara dhe aftësitë e fituara falë tyre, edhe gjatë gjithë aktivitetit tonë jetësor.
Duke njohur agresivitetin e jetës shqiptare gjatë kësaj periudhe, është e domosdoshme të ndihmohet jeta shoqërore duke jua bërë të qartë qytetarëve tanë këtë korelacion që ekziston midis ndjesive emocionale që kultivohen dhe procesit të të lexuarit.
Për të parë efektet që ka letërsia tek lexuesit, studiuesit e universitetit të Torontos shqyrtuan në mënyrë të krahasuar reagimet e lexuesve të letërsisë së lëvruar nga nobelistja Alice Munro, me të cilën është njohur edhe lexuesi shqiptar, me reagimet e lexuesve së një letërsie që kishte përftuar edhe cilësimin “best-seller”.
Elementi kryesor që i dallon këto dy lloj letërsish është fokusi: tek Alice Munro përqëndrimi është më shumë tek personazhet sesa tek veprimi apo intriga në vetëvete. Sipas studiuesve, rrëfimi i saj nuk vendos ato kufij të autoritetit që i kanë të nevojshëm shkrimtarët e tjerë që lëvrojnë letërsinë e tipit ‘best-seller”.
Vetë nobelistja e vitit 2013, Alice Munro me të cilën lexuesit tek ne janë njohur përmes romanit “Virgjëresha shqiptare”, nuk të thotë çfarë të besosh, por ashtu siç ndodh edhe në jetë, ajo nxit vetë lexuesit të paraprijnë reagimin e personazheve.
Është e pamohueshme që letërsia nxit fleksibilitetin emocional i cili është bërë kaq i nevojshëm në këto kohë kur raportet ndërpersonale mes njerëzve janë kthyer në thjesht formale, dhe ku vetë përfshirja emocionale në to është e ulët.
Librat janë një ushtrim i mirë për imagjinatën, e cila njihet për rëndësinë që ka në rezonancat afektive tek njeriu.
Ndaj qytetarët shqiptarë në përgjithësi duhet të kuptojnë se të lexuarit ndikon në kultivimin e atyre cilësive që kanë një rëndësi të madhe në dinamikën e jetës, siç është ndjeshmëria, empatia, thellimi tek aspektet emocionale, aftësia për të paraprirë reagimet e tjetrit etj.
Nëse në radhët e lexuesve, numri më i madh do të ishte nga gjinia femërore, kjo e dhënë do ta shtonte optimizmin tonë për një grua më të edukuar kulturalisht, të pajisur me një botë shpirtërore të pasur, emocionalisht më të përmbushur, me aftësi shprehëse të admirueshme etj.
Në kushtet kur jeta shoqërore në vendin tonë, nuk njeh shumë mundësi stimulimi emocional nga të tjera fusha të artit e kulturës, së paku leximi mund të plotësojë atë pjesë që mbetet në mungesë të tyre.
Një shoqëri më e lexuar në përgjithësi dhe një grua e lexuar në veçanti do të ndihmonte shumë edhe aspektet e tjera të zhvillimit kulturor. Ajo është një domsodoshmëri për shoqërinë, jo vetëm për ekzistencën e saj njerëzore, por edhe për aspektin e saj si qënie shoqërore. Një grua që lexon, ndër të tjera nënkupton një nënë të ardhshme me një botë shpirtërore të pasur, me një fjalor të edukuar, me emocione për të përcjellë, me ndjeshmëri ndaj së bukurës etj.
Për këtë arsye leximi rekomandohet dhe nxitet përmes agjencive të ndryshme që ka ndërtuar shoqëria, siç është edhe media, pjesë e së cilës janë edhe revistat. Ndaj për të mbërritur të përcjellim si një mendësi shoqërore pohimin e z. Zavalani është e nevojshme të “shfrytëzohet” çdo mjet që shoqëria ka krijuar për të përcjellë mesazhin e kulturës dhe të një shoqërie që leximit i avitet me dashuri dhe vullnet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...