Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/16

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, njofton për dy skema të reja pensionale, atë invalidor dhe familjar


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka treguar se javën që lamë pas, grupet punuese finalizuan të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale, të fillojnë së aplikuari, brenda disa ditësh.

Ministri ka treguar se bëhet fjalë për pensionin invalidor të punës, që nënkupton pension për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës dhe pensionin familjar, që nënkupton pension i rregullt mujor për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune.

“Këto dy skema të reja përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullaksojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetëtore në fushën e pensioneve”, ka thënë  Arnan Abrashi. “Ditëve në vijim ju njoftojmë saktë, se kur mund të fillojë aplikimi për këto skema”, ka shtuar më pas.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në popullatën e Kosovës.

Thaçi: Serbia do të ballafaqohet me padi për krimet në Kosovë

Ai duke folur në një debat me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medieve në Garaçanicë ka thënë se e gjithë bota e ka ditur kush e ka nisur luftën në ish-Jugosllavi.

Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka rrënuar xhami, texhe e kisha katolike.

“Gjithë bota e dinë kush e ka provokuar luftën, gjithë spastrimi e gjenocidi është kryer nga shteti i Serbisë, lufta në Kosovë është udhëhequre direkt nga Beogradi. Gjatë tërë luftës janë rrënuar diku rreth 300 xhami, disa texhe dhe 7 ose 8 kisha katolike. Tëra këto rrënime kanë pasur vlera të përmasave gjigante historike, dhe këto shëmti janë orientuar dhe dirigjuar nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë. As edhe një monument i komunitetit serbë gjatë tërë periudhës së luftës nuk është cenuar. Dhe ky është fakt i pakontestueshëm sepse lufta ka qenë për pavarësi e jo kundër popullatës civile, për këtë arsye edhe e kemi fituar luftën bashkë me miq”, ka thënë Thaçi.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore :“MARSI 2017”


Në Prizren e Gjakovë kontrollohen 16 lokale për prostitucion

- Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në këtë rast njësitet për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Prizren dhe Gjakovë së bashku me inspektorët komunalë, me qëllim të luftimit të të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore, sot, më 16.03.2017, kanë zbatuar planin operativ “MARSI 2017”, i cili ka rezultuar me kontrollin e disa lokacioneve nën dyshimin e bazuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’ .

Në Prizren janë kontrolluar gjithsej 15 lokale të cilat gjenden në hapësirat e objekteve biznesore tek tregu i gjelbër, ku janë hasur duke punuar gjithsej 17 punëtore femra (13 shtetase të Shqipërisë dhe 4 shtetase të Kosovës). Prej tyre dymbëdhjetë (12) lokale janë mbyllur me vendim të Inspektoratit Komunal të KK Prizren, për shkak të parregullsive që janë gjetur. Janë konfiskuar 2 dokumente të shtetaseve të Shqipërisë, të cilat dokumente do t’iu dorëzohen zyrtarëve të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Në stacion policor është shoqëruar një femër së bashku me një fëmijë 7 muajsh, e cila është hasur duke punuar në njërin nga lokalet e kontrolluara. E njëjta është duke u intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Në Gjakovë, NJHTQNJ në mbështesje të inspektorëve të tregut, sanitar, të punës dhe të ATK-së, si dhe njësiteve tjera relevante policore, kanë kontrolluar një lokal në Gjakovë, në të cilin janë legjitimuar gjithsej 4 femra (2 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetase e Maqedonisë dhe 1 shtetase e Kosovës). Dy punëtoret shtetase të Shqipërisë pas intervistimit pritet t’i dorëzohen Njësitit për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Në mungesë të dokumentacionit lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë në Gjakovë.

Kur Serbia i thotë JO Ushtrisë së Kosovës, shqiptarët urgjentisht, duhet ta bëjnë atë!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni



Lidershipi i Kosovës, sa më parë të jetë e mundur, do të duhej që FSK-në ta transformonte në Ushtrinë e rregullt të Kosovës për t’u treguar serbomëdhenjve, se në Kosovë ZOT janë shqiptarët, JO Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

Me një fjalë, qeveria, kuvendi dhe presidenca e Serbisë mund të vdenosin dhe të nxjerrin ligje vetëm për qytetarët e tyre brenda Republikës së Serbisë, jo në Kosovë, në asnjë mënyrë mbase kjo është shteti pavurur dhe sovran, që nga 17 shkurti 2008.

-Ushtria e Kosovës e as shqiptarët nuk e rrezikojnë Ballkanin, as Evropën e as botën, por “Velika Srbija” ka qenë ajo që ka shkaktuar luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore për t’i mbrojtur interesat strategjike të Aleancës së sllavëve jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Lindore dhe në atë Juglindore. Ky ishte shkaku i vrasjes së trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinand, më 28 qershor 1914 në Sarajevë nga atentatori terrorist serb Gavrilo Princip, i cili, njëherazi ishte edhe aktivist i Organizatës së fshehtë terroriste serbe “Dora e zezë”, e drejtuar nga koloneli serb Dragutin Dimitrijeviq (Apis).

Ballkanin e rrezikon “Velika Srbija”, jo Ushtria e Kosovës!

Kjo është arsyeja kryesore, pse Kosova, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, duhet që sa më parë ta legalizojnë Ushtrinë e Kosovës.

Sepse Ushtria e Kosovës nuk rrezikon Ballkanin, por hedhurinat dhe mbetjet-recidivat e fashizmit, të kolonializmit, të hegjemonizmit, të ekspansionizmit dhe të militarizmit të Serbisë së Madhe (1844-2017). Ky është problemi serioz i Ballkanit, i cili edhe pas kryerjes së tri gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjë dhe Kosovës (1989-1999), kjo, edhe sot ushqehet me pretendime territoriale ndaj Kosovës, me qëllim që ta rikthejë nën sundimin e dikurshëm kolonial (1912-1999).

Ushtria e Kosovës i ka vënë në lëvizje të të gjithë armiqtë e pavarësisë së Kosovës!

Riaktualizimi i formimit, përkatësisht i legalizimit të Ushtrisë së Kosovës ( mbase UÇK-ja është formuar qysh gjatë viteve të 90-ta të shekullit XX, kur ushtria, policia dhe forcat barbare paramilitare të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit patën ripushtuar dhe rikolonizuar Krahinën Autonome të Kosovës, më 1989) pothuajse është bërë “temë sensacionale” jo vetëm për Serbinë kolonialiste, por edhe për Ballkanin dhe për Evropën saqë ekspertët dhe analistët e tyre me oirentim të mbështetjes së strategjisë ruso-sllave evropiane dhe ballkanike kanë shkuar aq larg me komentet dhe me analizat e tyre “profesionale” politike saqë tarnsformimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës e kanë cilësuar si faktorin kryesor strategjik të formimit të ashtuquajturës “SHQIPËRIA E MADHE”.

Kjo është parullë propagandistike antishqiptare e Beogradit dhe e partnerëve të tij sllavë ballkanikë dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye, plotësisht simetrike me parullën e dikurshme çetniko-fashiste serbomadhe se “pavarësimi i Kosovës, do ta destabilizonte Ballkanin”! Mirëpo, kjo shpifje dhe kjo akuzë e politikës, e propagandës, e diplomacisë, e Kishës Ortodokse Serbe, e publicistikës dhe e kuazishkencës serbe në praktikë ngeli vetëm si parullë e shkruar në letër, asgjë më shumë (ndonëse shfrytëzohej si pretekst për survejimin, arrestimin, burgosjen dhe dënimin drakonik të shqiptarëve, të cilët kërkonin dhe vepronin, që Kosova të fitonte statusin e Republikës mbi parimin e kombësisë sikurse republikat e tjera të ish-RSFJ-së së Titos), sepse koha 9-vjeçare (17 shkurt 2008-2017) e pavarësimit të Kosovës dëshmoi krejtësisht të kundërtën e parullës së theksuar serbomadhe mbase Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës nuk rrezikoi as minoritetin serb, as Republikën e Serbisë, e as nuk e përflaku rajonin ballkanik, por vetëm se varrosi përgjithmonë ëndrrat dhe aspiratat e sundimit kolonial shekullor të Serbisë së Madhe (1848-2017).

Pikërisht, ky realitet i sotshëm ia verbon sytë politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë së pareformuar dhe të pademokratizuar (2000-2017), e cila po pretendon të hyjë në BE, por duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur e as formimin e Ushtrisë së saj!?

Kjo strategji antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane e Serbisë, duhet të shkallmohet politikisht dhe diplomatikisht nga ana Uashingtonit, e Brukselit, e Brelinit, e Parisit, e Romës, e Vjenës e Otavës dhe e Kanberas, sepse rrezikon ineteresat afatgjata strategjike të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan.

Edhe ambasadori serb Slaven Terziq versus Ushtrisë së Kosovës!

-Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk mbështesin, as nuk janë në dijeni për kurrfarë “Shqipërie të Madhe” në Ballkan, por stimulojnë vetëm integrimin e vendeve ballkanike në BE, që njihet me emrin “Ballkani Perëndimor”!

Kjo është e vërteta. Mirëpo, këtë të vërtetë me qëllim e shpërfytyrojnë eksponentët nacionalistë dhe shovinistë të Serbisë dhe të “bishtave” të saj të amalgamës sllave ballkanike dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye (piemontin e sllavizmit).

Ambasadori i Serbisë në Moskë, Slaven Terziq ka deklaruar se “Qeveria e Serbisë po llogaritë në reagimin e shpejtë të KS të Kombeve të Bashkuara lidhur me krijimin e ushtrisë së Kosovës. Kujt dhe për çfarë qëllimesh po i duhet destabilizimi i rajonit dhe çfarë kuptimi gjeopolitik ka procesi i qartë i krijimit të Shqipërisë së Madhe”?

Vërtet, asnjë njeri normal nuk e ka të qartë kundërshtmin e Serbisë ndaj legalizimit të Ushtrisë së Kosovës!?

Së pari, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënministri i tij Ivica Daçiq përmes deklaratave dhe intervistave të tyre dhënë masmediave të ndryshme serbe dhe të huaja kanë kundërshtuar ashpër krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke ushtruar ankesa politiko-propagandistike BE, NATO-s, që të pengonin qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, të mos miratonin Ligjin për transfomimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës, me motivacionin absurd dhe të paqëndrueshëm gjoja se “Formimi i ushtrisë së Kosovës, da ta rrezikonte minoritetin serb në Kosovës, si dhe do ta prishte paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajonin ballkanik”!?

Në këtë vështrim, qeveria e Serbisë ia “tërheq vërejtjen” qeverisë dhe kuvendit të Kosovës, se pa pëlqimin dhe pa votën e deputetëve dhe të ministrave serbë në qeverinë dhe në kuvendin e Kosovës, nuk mund të formohet ushtria e Kosovës!?

Çfarë absurdi ky, Beogradi, duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës po kërkon që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet të merret pëlqimi i minoriteteve në Kosovë!?

Pse kjo ndërhyrje e Serbisë, kur Kosova është vetëm një shtet fqinjë i saj, as më pak e as më shumë?

Çfarë “standardi ligjor” dhe “demokratik” na qenka sugjerimi serb, se Kosova nuk mund ta formojë ushtrinë pa pëlqimin e minoriteteve etnike?

Ky farë “standardi” i sugjeruar nga kryeministri Vuçiq dhe nënkryeministri e ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, të sjellë në kohën shkuar, kur Serbia kërkonte zabatimin e “standardit” të decentralizimit të Kosovës, kur Kosova ende nuk kishte kurrfarë shteti centralizues, por prapavija e tij ishte copëtimi i territorit të Kosovës sipas enklavave etnikisht të pastra serbe ( duke i shndërruar edhe fshatrat në komunat serbe).

Një objektiv të tillë Serbia e arriti në saje të koncesoneve të bëra nga ana e lidershipit të dobët politik të Kosovës dhe të zbatimit të “Planit të Marti Ahtisarit” sipas të cilit, minortiteti serb fitoi më shumë të drejta sesa shqiptarët si shumicë dërrmuese në Kosovë (90%).

S’ka dyshim se “decentralizimi” i Kosovës ishte padrejtësia më e madhe, që iu bë shqiptarëve ngase iu tjetërsua pasuria, territori dhe pushteti nga formimi i komunave etnikisht të pastra serbe. Ndër tjera, në këtë rast u shkel edhe parimi edhe standardi “multietnik”, sepse u krijuan komuna dhe territore njëetnike serbe, të cilat me ndihmën e Serbisë, do të bëjnë përpjekje afatgjatë për kantonizimin e tyre gradual në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Pse Serbia e centralizuar nuk u decentralizua?

Pikërisht, në këtë pikëvështrim është cenuar standardi uniform, sepse , së pari, do të duhej të dencentralizohej Serbia e centralizuar nga regjimi social-komunist i Slobodan Milosheviqit, i cili me tanke policore, ushtarake dhe paramilitare ripushtoi Kosovën(1989-1999), si dhe kreu tri (3) gjenocide kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës.

Pse nga bashkësia ndërkombëtare nuk u kërkua,që së pari, të decentralizohej Serbia si vend agresiv, pushtues dhe gjenocidal, por e detyroi Kosovën-viktimën e terrorit dhe të gjenocidit serb?- Ky ishte gabimi fatal i zbatimit të “standardit të dyfishtë” të Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën (të cilin qarqet drejtuese të Kosovës e pranuan pa kurrfarë reserve) sipas të cilët minoriteti serb u barrikadua nëpër enklavat e tij etnikisht të pastra.

Pse Serbia nuk u detyrua që standardi i decentralizImit të zbatohej në pjesët e territoreve të saj të banuara me minoritetet kombëtare dhe etnike (Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Vojvodinë)?

Pse Serbia po kërkon diç absurde, joligjore dhe jokushtetuese, që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, së pari të merret pëqlimi nga minoritetet, të përfaqësuara në parlamentin dhe në qeverinë e Kosovës?

Pas shkatërrimit të Armatës Popullore të ish- Jugosllavisë nga ana e Serbisë gjenocidale, Beogradi formoi ushtrinë e Serbisë pa konsultimin dhe pa pëlqimin e minoritetit shqiptar, të minoritetit hungarez, të minoritet mysliman boshnjak, të minoritetit bullgar, të minoritetit kroat, të minoritetit rumun, të minoritetit sllovak dhe të minoritetit rusin etj.!

-E, çfarë tash, ndryshe, jashtë këtij “standardi” vetjak, Beogradi zyrtar po kërkon që NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja, të mos lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës mbase sipas lidershipit të tij, kjo duhet penguar me të gjitha mjetet, sepse “rrezikon pakicat dhe destabilizon Ballkanin”!?
-Nuk është ky “standard i dyfishtë” i Serbisë ndaj Kosovës, Serbia mund të ketë ushtrinë e vet të rregullt, kurse Kosova JO, sepse kështu po kërkon dhe po thotë Serbia?!

Titullarët e institucioneve shtetërore të Serbisë (presidenti, kryeministri dhe ministrat) e as kisha politike serbe nuk kanë të drejtë t’i akuzojnë e as t’i fajësojnë Amerikën, NATO dhe BE-në kinëse për zbatimin e “standardeve të dyfishta” ndaj minoritarëve serbë në Kosovë dhe ndaj Serbisë, kur është fjala për mbrojtjen dhe njohjen e të dejtave të tyre në Kosovë.

-Cilat janë ato “standarde të dyfishta” të cilat Amerika, NATO-ja dhe BE-ja po i “zbatuakan” në Kosovë, duke i favorizuar shqiptarët në kurrizin e të drejtave dhe lirive të serbëve?!

Sipas ambasadori Slaven Terziq, faktorëtt ndërkombëtarë “po zbatuakan standarde të dyfishta, në njërën anë zhvillojnë luftë kundër islamizmit radikal në Lindjen e Afërt, kurse në anën tjetër, të njëjtin radikalizëm e mbështesin në Kosovë”?!

Çfarë idiotizmi dhe iracionalizmi ky konstatim akuzues i ambasadorit Slaven Terziq në adresën e Amerikës dhe të aleatëve të saj evro-perëndimorë (që nuk ka pasur guxim , t’i apostrofojë me emër dhe mbiemër, por sheshit aludon në Amerikën dhe në aleatët e saj evropianë perëndimorë), që janë të pranishëm në Kosovë.

Përkundrazi, në asnjë aspekt nuk qëndron sajimi i kësaj shpifjeje dhe gënjeshtre të këtillë të ambasadorit serb Terziq qoftë në kuptim strategjik, qoftë politik, qoftë ushtarak, sepse as Amerika e as Evropa Perëndimore nuk po nxisin dhe nuk po mbështesin kurrfarë radikalizmi e as kurrfarë terrorizmi islamik në Kosovë e as në Ballkan. Por, përkundrazi, po i luftojnë të gjitha format e shfaqjes së tij, edhe në rajonin ballkanik, ashtu sikurse në vendet e tjera të Lindjes së Afërt, të Lindjes së Mesme etj.

Po, si është e mundur që edhe ambasadori serb Slaven Tërziq në Moskë të merret me çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe, për më tepër, këtë ta ndërlidhë me projektin historiko-politik startegjik serbomadh të “Shqipërisë së Madhe”, e cila qe më se dy shekuj (XIX, XX) u provua si arma më efektshme e mbrojtjes së Srbisë së Madhe (1844-2017).

“Shqipëria e Madhe” nuk është as ide e as kërkesë e kombit shqiptar në Ballkan

Çfarë lidhje paska formimi legal dhe kushtetues i formimit të ushtrisë së Kosovës me konceptin e sajuar serbomadh të “Shqipërisë së Madhe”, e cila sipas ambasadorit Terziq, tanimë qenka “bërë proces i qartë gjeopolitik”?!

Si qenka “bërë porces gjeopolitik Shqipëria e Madhe”, kur ajo nuk ekziston as historikisht, as de fakto e as de jure”, kur kjo “temë” e shpifur dhe e trilluar nga vetë historiografia falsifikatore, nga politika shtetërore dhe nga politika e Kishës Ortodokse, asnjëherë nuk ka qenë objekt shqyrtimi i ndonjë tryeze diplomatike evropiane a ndërkombëtare.

Këso shpifje të rafinuar propagandistike nuk mund të gjesh as në analizat politiko-porpagandistike antisemitiste të Joseph Gebelsit të Gjermanisë naziste.

Kush janë ata që po kërkojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, kur në trojet e Shqipërisë Etnike, nuk ekziston asnjë lider politik, asnjë shtetar, asnjë shkencëtar, asnjë, parti, asnjë lëvizje, asnjë lidhje, asnjë organizatë, asnjë front, asnjë shoqatë dhe asnjë klub politik, që me program a platform të ketë kërkuar ndonjë “Shqipëri të Madhe”?

Cilat qenkan ato shtete evropiane dhe botërore, që e paskan mbështetur dhe bërë “fakt të kryer strategjik” atëfarë “Shqipërie të Madhe” të trilluar të diplomatit serb Terziq, kur kjo nuk ekziston as ide, as si tezë, as si koncept, as si program, as si platformë, as doktrinë e as si praktikë e politikës kombëtare dhe shtetërore shqiptare (1912-2017).

Kjo është një gënjeshtër serbomadhe, e njohur që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit (1844), që do të thotë “të gjithë serbët në një shtet serb”, të krijaur nga territoret e pushtuara të SHQIPËRISË ETNIKE, të HUNGARISË dhe të KROACISË. Këtë strategji të gabuar dhe fataliste e provoi edhe kryekrimineli Slobodan Milosheviq, i cili dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, duke vrarë me qindara e mijëra civilë, me qëllim që t’i zgjeronte kufijtë e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Vuk Karaxhiqit dhe të Jovan Stratimiroviqit.

Manipulimi me togfjalshin politik “Shqipëria e Madhe” është arma më e rrezikshme politiko-propagandistike e Serbisë së Madhe për zhbërjen dhe për mohimin e identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të SHQIPËRISË ETNIKE, të cilën serbomëdhenjtë e quajnë “Velika Albanija”(Shqipëria e Madhe), termë ky, që kur të “përkthehet” në fjalorin gjeopolitik, do të thotë “pushtimin dhe copëtimin” e territoreve serbosllave nga Shqipëria dhe nga shqiptarët.

Mirëpo, këtë tezë me përmbajtje eufemiste serbomadhe nuk e pranojmë për jetë të jetëve, sepse është në funksion të mbrojtjes së Projektit gjeostrategjik dhe gjeopolitik të Serbisë së Madhe, që veç Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Pazarit të Ri, pretendon edhe rikthimin e Kosovës së pavarur në sundimin e dikurshëm kolonial të Serbisë (1878-2017).

Ky është edhe një argument më shumë i justifikimit të kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, të qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, që urgjentisht FSK-në ta transformojnë në Ushtri të rregullt të Kosovës. Çdo minutë e humbur dhe çdo konfuzion në shtyrjen për më vonë (në një kohë të pacaktuar) të kësaj kërkese të domosdoshme, të ligjshme dhe kushtetuese për formimin e Ushtrisë së Kosovës, do të jetë në favorin e politikës së Serbisë, që edhe më tej të ndërhyjë në çështje të brendshme të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Për ushtrinë nuk konsultohemi me Serbinë, ajo nuk ka prona në Kosovë

Hashim Thaçi: Serbët në Kosovë s’janë kundër transformimit të FSK-së, kundër është Serbia



 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një debat të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në Çagllavicë, foli për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, Asociacionin e Komunave Serbe si dhe bojkotin që po u bëjnë deputetët serbë institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast ai u bëri thirrje atyre që të kthehen në institucione, pasi që sipas tij bojkoti i tyre po pengon themelimin e Asociacionit.

Image

Hashim Thaçi: Bojkoti i serbëve po pengon themelimin e Asociacionit

“Unë jam president i Republikës së Kosovës dhe partia ime është Kosova. I shërbej gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim partiak fetar etnik. Natyrisht e theksova dhe në fillim se asociacioni i komunave serbe duhet të themelohet në bazë të dokumentit të Brukselit të nënshkruar nga ne. Në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Kosovës është e zotuar që të fillojë këtë proces sa më shpejt që është e mundur. Tani jemi në pritje të rikthimit të Listës Serbe në Parlament dhe Qeveri që ata të marrin pjesë në këtë proces me idetë e tyre, këshillat e tyre, sugjerimet e tyre. Diçka e tillë nuk do të diskutohet me Serbinë, por më përfaqësuesit e Kosovës domosdoshmërisht. Do të ketë dhe mbështetje dhe prezencë të autoriteteve të BE-së. Andaj do të jetë një proces gjithëpërfshirës transparent, kushtetues dhe ligjor. Bëh et pyetja pse s’po themelohet asociacioni. Përgjigjja është e qartë, nga bojkoti i përfaqësuesve serb të Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se Projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ai tha se formimi i ushtrisë së Kosovës është një aspiratë e qytetarëve të Kosovës, e cila ka dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Sipas Thaçit tani janë krijuar kushtet që të lëvizin tutje, pasi që FSK është e gatshme për transformim. Ai tha se edhe pse do të dëshironin që transformimi nga FSK në ushtri të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, një gjë e tillë po pamundësohet nga përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës.

Hashim Thaçi: Kosova është shtëpia jonë e përbashkët

“Përfaqësuesit politik të komunitetit serb të Kosovës, nuk kanë qenë dhe nuk janë të gatshëm të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Anëtarët e Listës ‘Srpska’ e kanë bëre të qartë shumë herë se janë të penguar nga Beogradi që të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin në mes të komunitetit serb në Kosovë dhe përfaqësuesve politik të tyre dhe interesit të Serbisë në anën tjetër. Komuniteti serb në Kosovë është treguar konstruktiv, bashkëpunues dhe i interesuar për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Kosovë në paqe dhe prosperitet. Kosova është shtëpia juaj. Është shtëpia jonë e përbashkët. Është atdheu ynë që po e ndërtojmë të gjithë së bashku”, tha presidenti i Kosovës.

Por ai është kategorik se në atë se nuk do të pranojnë që të konsultohen për këtë me shtetin serb, i cili po tregohet destruktiv dhe po vazhdon ta pengojë Kosovën.

Hashim Thaçi: Serbia ndaj Kosovës ka të njëjtat politika që kanë shkaktuar luftë

“ Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh. Edhe pse kemi nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me shtetit të Kosovës dhe Serbisë, Serbia ndaj Kosovës të njëjta politika që kanë shkaktuar luftë. Serbia ende nuk është një partner konstruktiv, qoftë në Kosovë, qoftë në rajon, por është burim i nacionalizmit, që përjetohet si kërcenim për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit perëndimor. Serbia vazhdon ta pengojë Kosovën në çdo hap. Vazhdon të pengojë konsolidimin e Kosovës. Madje edhe kur është në dëm të tërë rajonit.. Rritja e misionit te FSK-së nuk është kërcenim për paqen dhe sigurinë ne rajon, aq më tepër kërcënim për ndonjë qytetar të Kosovës, përkundrazi”, tha presidenti i vendit.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në lidhje me pronat dje Qeveria e Kosovës vendosi që të gjitha pronat e ish-Jugosllavisë kalojnë në pronësi të shtetit kosovar, presidenti Thaçi tha se Serbia nuk ka juridiksion dhe se nuk ka prona në Kosovë.

Hashim Thaçi: Serbia, s’ka prona në Kosovë

“Prona publike është pronë e shtetit të Kosovës. Kosova ka qenë pjesë e Federatës jugosllave. Federata jugosllave është shpërbërë. Serbia nuk është trashëgimtarë e ish -Jugosllavisë. Serbia është serbi një nga shtete e rajonit. Andja dhe vendimi i djeshëm o Qeverisë së Kosovës, është i drejte, ligjor, kushtetues dhe legal. Prona private është e shenjtë e secilit, është e paprekshme. Unë e kuptoj që kryeministri i Serbisë është në kampanjë elektorale, si pretendim për president i vendit. Ai mund t’i fitoj zgjedhjet në Serbi, por pronat janë të Kosovës. Edhe zgjedhjet mund t’i fitoj por ushtria e Kosovës do të po bëhet. Por i ka dy tema të lezetshme për opinionin publik në Serbi", tha ai.

Presidenti Thaçi tha se Serbia herët a vonë do të përballet me padinë për gjenocid, padi kjo që do ta ngris shteti i Kosovës.

Hashim Thaçi: Do ta padisim Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë

“Serbia herët a vonë do të ballafaqohet me padinë e shtetit të Kosovës për gjenocidin e kryer në Kosovë. Një gjë është e vërtetë që shteti i Serbisë do të ballafaqohet me padinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë“, tha ai.

Në këtë debat Thaçi ka përmendur edhe themelimin e Komisionit për të Vërteten dhe Pajtimin, ndërsa tha se ky Komision nuk e zëvendëson drejtësinë, por që duhet ende shumë punë për të bërë për arritjen e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në një debat të hapur me gazetarë dhe analistë politikë të komunitetit serb në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

Presidenti Thaçi ka prezantuar edhe njëherë aty argumentet në mbështetje të transformimit të FSK-në në ushtri të Kosovës, duke thënë se kjo iniciativë e domosdoshme ligjore është ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Me misionin dhe detyrat e reja, presidenti Thaçi ka thënë se FSK-ja do të jetë një ushtri moderne, profesionale, shumetnike dhe e gatshme për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve.

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, presidenti Thaçi ka folur edhe për komunitetin serb dhe përfaqësuesit politikë të tij.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të bëjmë dallimin në mes të komunitetit serb në Kosovë, të përfaqësuesve politikë dhe interesave të tyre në raport me interesat e Serbisë në anën tjetër.

“Komuniteti serb në Kosovë është treguar konstruktiv, bashkëpunues dhe i interesuar për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Kosovë, në paqe dhe prosperitet. Kosova është shtëpia e juaj. Është shtëpi e jona e përbashkët, që po e ndërtojmë të gjithë së bashku”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke përmendur pjesëtarët e komunitetit serb, presidenti ka thënë se ashtu siç kontribuojnë ata për rendin dhe qetësinë publike në kuadër të Policisë së Kosovës, edhe si pjesë e FSK-së kontribuojnë dhe do të kontribuojnë edhe në të ardhmen për paqen dhe stabilitetin për të gjithë.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nevojitet që procesi i dialogut të marrë kualitet të ri.

“Komuniteti serb nuk është kundër transformimit të FSK-së. Serbia është kundër. Serbia ende kundërshton në çdo formë shtetin e Kosovës dhe pengon konsolidimin e shtetit të Kosovës, madje edhe kur kjo është në interes të serbëve të Kosovës, pra duke dëmtuar edhe vetë komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë të qytetarëve serbë të Kosovës që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, sepse, siç ka thënë ai, interesat e qytetarëve që u kanë dhënë votën më së miri mbrohen duke marrë pjesë në punën e institucioneve, jo duke i bojkotuar ato.

“Ndoshta është interes i Serbisë që t’i mbajë jashtë institucioneve të Kosovës përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, por kjo definitivisht nuk është në interes të vetë qytetarëve serbë në Kosovë. Na presin vendime të rëndësishme për të gjithë ne, jo vetëm ky për FSK-në, por edhe vendime tjera strategjike, si ai për Asociacionin, Demarkacionin dhe të tjerë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se e gëzon fakti derisa sheh gatishmërinë tek të gjithë që të bashkëpunojnë për të bërë më të mirën për qytetarët e Kosovës. Por, sipas tij, më e mira arrihet duke punuar në kuadër të institucioneve e jo duke qëndruar jashtë tyre.

Para gazetarëve dhe analistëve politikë të komunitetit serb në Çagllavicë, presidenti ka folur edhe për idenë e tij që në Kosovë të themelohet Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Presidenti Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës është edhe shtet i serbëve të Kosovës dhe të gjithë duhet ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë.


Hashim Thaçi: Për ushtrinë nuk konsultohemi me Serbinë, ajo nuk ka prona në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile serbe në Kosovë, ka deklaruar se Asociacioni i komunave serbe nuk po themelohet për shkak të bojkotit të përfaqësuesve serbë të Kosovës.

Ai ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet dhe Qeveria është zotuar që të fillojë ky proces sa më shpejt.

“Jemi në pritje të rikthimit të listës serbe, diçka e tillë nuk do të diskutohet me Serbinë por me përfaqësuesit e serbeve në Kosovës’, tha ai.

Ai tha se Kosovën e presin vendime të rëndësishme, siç është edhe Asociacioni i komunave serbe, i cili do të ndërtohet në bazë të vendimit të Kushtetueses, por në të njëjtën kohë po presim përfaqësuesit serb që të kthehen.

Hashim Thaçi: Serbia nuk ka prona në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hahsim Thaçi, ka thënë se Serbia nuk ka prona në Kosovë.

Duke u përgjigjur rreth deklaratave të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq për pronat, Thaçi tha se Serbia nuk ka juridiksion në Republikën e Kosovës.

"Serbia nuk ka prona në Kosovë. Prona publike është pronë e shtetit të Kosovës. Vendimi djeshëm i qeverisë është i drejtë, ligjor, kushtetues dhe legal. Unë e kuptoj që kryeministri i Serbisë është në kampanjë elektorale, ai mund ti fitoj zgjedhjet por jo pronën e Kosovës ", tha ai.

Thaçi: Për çështje të interesit strategjik si ushtria nuk konsultohemi me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë debatit të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile, ka folur fillimisht për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Ai ka thënë se shumë shtete kanë bashkëpunuar me FSK-në për ngritjen profesionale të saj.

“Ushtarët e FSK-së marrin pjesë në stërvitje ushtarake në tërë botën duke u kthyer shpesh me dekorata”, ka thënë Thaçi.

“Tani janë krijuar kushtet që të lëvizim tutje dhe është e gatshme për transformim. Transformimin e bëjnë të nevojshme dhe zhvillimet në rajon, ishte urgjente, pasi FSK arriti nivelin e duhur që të transformohet në ushtri. Rruga jonë e preferuar ka qenë dhe mbetet përmes ndryshimeve kushtetuese, por nevojitet dhe përkrahja e komuniteteve joshumicë. Megjithatë përfaqësuesit politik serb s’kanë qenë dhe s’janë të gatshëm të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri. Lista serbe e ka bërë të qartë se është penguar për këtë nga Beogradi. Nuk mund të pranojmë që të konsultohemi për çështje të interesit tonë strategjik me Serbinë. Rritja e misionit të FSK-së nuk është kërcenim për paqen dhe siguron në rajon, aq më tepër për ndonjë qytetar. E rëndësishme është që FSK sot dhe nesër si ushtri është multietnike”, tha ai.

Përfaqësuesit politik të komunitetit serb ka thënë ai nuk kanë qenë të gatshëm ta përkrahin transformimin e FSK-së.

Ai më tej ka thënë se për çështje të interesit strategjik si ushtria, Kosova nuk mund të pranojë të konsultohet me Serbinë.

“Anëtarët e Listës Serbe kanë treguar disa herë se janë të penguar që ta përkrahin këtë proces”.

“Duhet bërë dallime mes komunitetit serb në Kosovë, liderëve politik të tyre dhe interesave të Beogradit”.

“Kosova është shtëpinë jonë e përbashkët. Ju kemi lënë vendet e ndara në Kuvendin e Kosovës, në institucione publike dhe universitet në mënyrë që të përfaqësohen”, ka shtuar Thaçi.

Reagon zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, “hap i papërgjegjshëm”

Formimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet një hap të papërgjegjshëm, i cili është “i rrezikshëm” për Ballkanin dhe Evropën në tërësi, ka deklaruar të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova.


Në konferencën e rregullt për media, Zaharova theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Vlerësojmë se transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri të vërtetë të Kosovës, pavarësisht qëndrimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës, paraqet hap absolutisht të papërgjegjshëm. Për më tepër, ai është edhe i rrezikshëm për Ballkanin dhe gjithë kontinentin evropian”, ka thënë Zaharova.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Kosovës Hashim ThaçiNATO: Kosova, vendi më i sigurt në rajon falë prezencës së trupave të KFOR-it




Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes një letre i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në të cilën i jep shpjegime për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Ne mund të konfirmojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka marr këtë letër…”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të lartë të NATO-s dërguar “Presheva Jonë”.

Sipas zyrtarit të NATO-s, qëndrimi i tyre është i qartë dhe NATO nuk lëviz nga pozicionet e deklaratës së fundit të shefit të saj, drejtuar ditë më parë Kosovës.

NATO: Kosova, vendi më i sigurt në rajon falë prezencës së trupave të KFOR-it

Zyrtarët e NATO-s, kanë rikonfirmuar vërejtjet e Stoltenberg-ut dërguar krerëve të institucioneve të Kosovës, që të heqin dorë nga kundërshtitë me faktorin ndërkombëtar rreth transformimit të FSK-së në ushtri.

Mediat në Kosovë kanë raportuar, duke cituar fjalët e Thaçit se “Kosova është e rrezikuar, prandaj është i nevojshëm themelimi i ushtrisë”. Lidhur me këtë, zyrtarët e NATO-s mendojnë ndryshe, pasi sipas tyre Kosova është vendi më i sigurt në rajon, falë prezencës së trupave të KFOR-it.

“Kreu i NATO-s ka bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm, duke iu bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt me faktorin ndërkombëtarë. NATO do të vazhdojë të jetë në kontakt të ngushtë me homologët e Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje ” thuhet në vazhdim në reagimet nga zyrtarët e NATO-s në Bruksel.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg edhe në raportin e tij vjetor të publikuar dje, është treguar shumë i qartë se “NATO-ja garanton paqen në Kosovë dhe Ballkan”.

“KFOR-i mbetet e vetmja forcë ushtarake në Kosovë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon” ka thënë shefi i NATO-s Stoltenberg në raportin e tij të fundit duke folur për rolin e NATO-s dhe FSK-së në Kosovë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...