Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/18

Largimi i filmave të komunizmit,propozim dashakeq!

Artistët shqiptarë shprehin indinjatë për propozimin e shkrimtarit Agron Tufa për të hequr nga transmetimi filmat e periudhës së komunizmit.


Ndalimi i filmave të komunizmit, Luftar Paja: Mos hidhni gjakun dhe djersën që kanë derdhur artistët


Duke folur për IN Tv, aktori Luftar Paja e cilëson mendim të mbrapshtë këtë propozim, i cili sipas tij vjen nga njerëz dashakeqë e që nuk e duan Shqipërinë.
Luftar Paja: Shpreh indinjatën time për këtë mendim të mbrapshtë që hidhet, për të vetmen arsye se çdo popull ka një histori. Është mëkat i madh të shkelësh me paturpësi të madhe mbi gjakun dhe djersën që kanë derdhur kineastët dhe artistët, kushdo qofshin.
Aktori Luftar Paja thotë, se me këtë logjikë, duhet të retushohet edhe veprimtaria e shkrimtarëve të shquar shqiptarë të para viteve ’90.
Luftar Paja: Po t’i referohesh thënieve të tyre, atëherë Ismail Kadare duhet të retushojë të gjithë krijimtarinë e tij që ka bërë gjatë atij shekulli që kaloi, po ashtu edhe Dritëro Agolli.
Aktori vlerëson faktin, se brezi i ri i ndjek me qejf dhe ëndje këta filma. Sipas Pajës, nuk mund të hidhet baltë mbi djersën dhe mundin e një armate të tërë artistësh, që për vlerat e tyre janë krahasuar edhe me aktorët botërorë.


A duhet të rikthehet Fatos Nano në politikë? Ja përgjigja e sondazhit


Duke marrë shkas nga një polemikë e zhvilluar ditët e fundit nga gazetarët Artur Zheji dhe Andi Bushati nëse Fatos Nano duhej rikthyer në skenë politike kundër Berishës dhe Ramës, Tirana Observer zhvilloi një sondazh me lexuesit.

A duhet të rikthehet Fatos Nano në politikë? Ja përgjigja e sondazhit

Të pyetur “A duhet të rikthehet Fatos Nano në politikë”, lexuesit janë treguar të dyzuar.

Në sondazh morën pjesë 439 qytetarë, nga të cilët 216 kanë votuar kundër rikthimit të Nanos në politikë dhe 210 pro. Në këtë mënyrë pjesa që ishte kundër rikthimit të Nanos ishte vetëm 6 vota më shumë se ata që ishin pro rikthimit.

Rezultatet e plota të sondazhit

A duhet të rikthehet Fatos Nano në politikë?

Jo 216 vota

Po 210 vota

Nuk e di 13 vota

Kongresi amerikan: Zgjedhjet në Shqipëri rrezikohen nga Rusia

Kongresi amerikan: Zgjedhjet në Shqipëri rrezikohen nga Rusia

Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë.

Në këtë përfundim kanë dalë 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët duke u nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.

Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse “Russia Today” apo “Sputnik News” gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.

Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

“Zyrtarët rusë, thuhet në rezolutë, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremistë, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”.

Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike.

Edhe në Tiranë është përmendur shpeshherë dyshimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama para disa ditësh deklaroi në emisionin “Top Story” se opozita po mbështet nga disa qarqe të huaja të cilat sipas tij “nuk janë miq të Shqipërisë”

Kësaj deklarate iu është përgjigj kreu i PD-së, Lulzim Basha duke i konsideruar këto deklarata si “përralla”.

Basha që para disa ditësh u takua me ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandër Karpushin, mohoi që PD të ketë kontakte me qarqe ruse për të diskutuar fatet e Shqipërisë.

Historia e jashtëzakonshme e CIA-s, mes komploteve, tradhtive dhe vrasjeve


Historia e jashtëzakonshme e CIA-s, mes komploteve, tradhtive dhe vrasjeve
Emri i plotë: Central Intelligence Agency- Agjencia Qendrore e Zbulimit
Për më tepër se një shekull, të gjitha shtetet kryesore të botës, përveç SHBA zhvilluan dhe kultivuan shërbimet sekrete informative. Kodi i pashkruar kombëtar amerikan i etikës nuk mund të toleronte apo të stimulonte spiunazhin.
Në fund të vitit 1929, ky lloj qëndrimi ishte shprehur në thënien e Sekretarit të Shtetit, Henri Stimson, kur Herbert Yardley i ofroi atij kopje të dokumenteve të huaja të apokriptografuara: “Zotërinjtë e vërtetë nuk i lexojnë postën njëri-tjetrit!”
Lindja e CIA-s
Megjithatë shërbimet sekrete informative të zbulimit u zhvilluan fare shpejt në SHBA.
Pas Luftës së Dytë Botërore, presidenti Harry Truman shpërndau Office of Strategic Services (OSS 1941-1945) duke argumentuar se asnjë agjenci amerikanë nuk kishte nevojë të kryente spiunazh ndërkombëtar, derisa sigurisht filloi Lufta e Ftohtë e shtyrë nga Kremlini.
I alarmuar nga spiunazhi mbarëbotëror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, Trumani nënshkroi Aktin e Sigurimit Kombëtar në 1947 (National Security Act) duke krijuar CIA-n si organizatë e përhershme spiunazhi e qeverisë së SHBA.
Karta e statutit të CIA-s e vendos atë në kontrollin e NSC (National Security Counsil)-Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili është nën drejtimin e qeverisë ekzekutive, por njëkohësisht është dhe nën mbikëqyrjen e Kongresit. Përgjegjësia kryesore e CIA-s është të “mbledhë dhe të vlerësojë informacion”, por njëkohësisht të “kryejë dhe detyra të tjera” që i specifikon NCS.
Krijimi i CIA-s u kundërshtua energjikisht me tepër nga drejtori i FBI (Zyrës Federale të Hetimeve), J. Edgar Hoover. Hoover i kundërvihej presidentit Truman dhe disa anëtarëve të Kongresit, duke argumentuar se krijimi i CIA-s veçse do të dublikonte përpjekjet dhe informatat e mbledhura nga FBI, për të cilat deri në 1947 ishte përgjegjës ai. Hooveri u provua që ishte gabim. Shpesh herë, mbas shpërndarjes së OSS, FBI dhe shërbimet informative ushtarake ofronin informacion të dobët dhe të paanalizuar që me tepër ngatërronte dhe prishtë punë se sa informonte.
Që t’ia dilte mbanë me këto informata të ngatërruara dhe që të përballonte me mire rrezikun dhe kërcënimin komunist, Trumani krijoi Grupin Qendror të Informacionit (CIG) nën komandën e Nën-Admiralit Sidnëy Soures.
Kur NSC-Këshilli i Sigurimit Kombëtar beri mbledhjen e tij të parë në 19 dhjetor 1947, i dha urdhër Admiralit Roscoe Hillenkoettër, drejtorit të parë të CIA-s të mbikëqyrtë operacionet e maskuara në Itali, që do të parandalonin komunistët të merrnin pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme.
Hillenkoetër dhe njerëzit e tij iu futën punës, duke përdorur presion ushtarak, politik dhe ekonomik në një fushatë masive propagande për të siguruar humbjen e komunistëve në zgjedhje. Ky sukses i madh i CIA-s shtoi besimin se agjencia mund të ishte shume efektive në punët e çdo shteti të huaj, duke krijuar kështu një urdhër të rrezikshëm për të ardhmen.
Fillimisht agjencia u krijua nga veteranë të guximshëm dhe me përvojë luftë të ish-OSS, por e spastruar nga elementët komunistë që kishin infiltruar në OSS gjatë Luftws sw Dytw Botwrore
Këta veteranë u ngjanin me tepër ‘bastexhinjve” që loznin me vdekjen sesa intrigantëve.
CIA nuk ishte ndonjë shërbim sekret modern, deri në shkurt të vitit 1953, kur drejtor i saj u be Allen Dulles, ish shef i operacioneve të OSS në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ardhja e Dulles (Alen Dalas) në krye të CIA-s solli një ekspert të madh në pozicionin që ai kishte, duke sjellë për herë të parë në pah pikëpamjen se CIA ishte e zonja të infiltronte dhe të vepronte dhe të ndërhynte në punët e brendshme dhe në shtatë jomiqësore me SHBA si Irani, Zaire, Guatemala, Indonezia, Kili dhe Egjipti.
Teknika e CIA-s nuk ishte e ndryshme nga teknika që përdornin agjencitë e tjera të informacionit.
Këto përfshinin ryshfetet, shantazhet, dizinformacionin, propagandën negative, luftën guerrile, sabotazhin deri dhe vrasjet.
Agjencia filloi të mblidhte dhe të analizonte informacion, duke shtuar njëkohësisht dhe operacionet e maskuara. Në 1953, nën drejtimin e gjeneralit Uolltër Bedel Smith, CIA dërgoi agjentët e saj në Iran për të mbështetur largimin e kryeministrit Mohamed Mosadef, i cili u largua duke e lenë vendin e vet në një kaos politik.
E barabartë me KGB-në dhe dueli me të
CIA u bë e barabartë me KGB si forcë spiunazhi kur Alen Dallas mori komandën e saj në 1953.
Një vit më pas, regjimi i influencuar nga komunistët i Jakobo Arbensit në Guatëmala u përmbys me mbështetjen e CIA-s. Në 1955 CIA mbikëqyri hapjen e Tunelit të Berlinit që i lejoi ekspertët e saj të përgjonin komunikacionet sovjetike, telefonatat diplomatike dhe rrjetet telefonike në Berlinin Lindor.
Në 1956, CIA arriti të siguronte raportin tepër sekret të Kongresit të XX të PK Sovjetike, ku Hrushovi dënonte krimet e Stalinit, fill një ditë pas Kongresit.
Dështimi i operacionit kundër Kastros
Për 4 vjet, nga 1956 deri në 1960 CIA drejtonte aeroplanët spiunë në qiejt e BS, operacion që përfunduan kur piloti i aeroplanit U-2, Geri Fransis Pauers që u godit nga sovjetikët u burgos. Me vonë ky pilot do të shkëmbehej me spiunin e famshëm të KGB Rudolf Abel.
Ishin raportet e informacionit të CIA-s ato që binden presidentin Kenedi të fillonte operacione “joluftarake” në Vietnam në 1961. Në të njëjtin vit CIA dështoi në operacionin e përmbysjes se Kastros në Kubë, duke dërguar trupa kubanezësh të arratisur si guerrile të pa trajnuara dhe jo të mbështetura nga forcat ajrore të SHBA.
Operacioni në Gjirin e Derrave ishte një grusht i madh kundër reputacionit të CIA-s, por dështimi i këtij operacioni ishte me tepër nga ngatërrimet në komunikim midis CIA dhe presidentit Kenedi, sesa nga paaftësia e saj.
Që të evitoheshin në të ardhmen të tilla ngatërresa, sekretari i mbrojtës nën administratën e Kenedit, krijoi DIA (Agjencinë informative të Mbrojtjes) si filtër informacioni të të gjitha shërbimeve sekretë jo-ushtarake të SHBA.

Fiaskoja në Kuba bëri që presidenti Kenedi të kërkoftë dorëheqjen e Alen Dallesit, (ai që ishte ideatori i vërtetë i fluturimeve të U-2 mbi BS dhe përgjegjësi i fiaskos së Gjirit të Derrave ishte ndihmësi i tij, Ricard Bizell).
Një vit më pas, CIA e rifitoi reputacionin e mirë kur nën drejtimin e Xhon Mek’Konë, një nga aeroplanët spiunë mori foto të raketave me rreze të largët veprimi sovjetike që po vendoseshin në Kubë.
Ky informacion çoi në konfrontimin historik të Kenedit me Hrushovin, e njohur në histori si kriza kubane e raketave, në të cilin kryeministri sovjetik doli i mundur dhe raketat bërthamore u tërhoqën nga Kuba.
Kur presidenti Kenedi u vra në 1963, CIA u kritikua përsëri seriozisht sepse vrasësi Li Harvi Osualld ishte identifikuar më parë si i rrezikshëm politikisht, por CIA i kishte humbur gjurmët e tij. Në fakt, veprimtaria e Osualldit në SHBA ishte nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e FBI. CIA nuk ka të tilla detyra apo të drejta në SHBA, por vetëm jashtë saj.
Në 1964, përsëri nën drejtimin e Mek’Kon, CIA ndihmoi rebelët që hodhën poshtë dhe vranë kryeministrin kongolez Patris Lumumba. Mek’kon u zëvendësua nga admirali Uilliam Rejborn (1965-1966), drejtoria e të cilit kaloi pa ngjarje të jashtëzakonshme.
Vietnami
Pasardhësi i Rejborn, Ricard Helms (1966-1973) u përqendrua me tepër në luftën e Vietnamit, duke i tërhequr operativët e CIA-s në botë, për ti dërguar në Sajgon.
Rreth 1000 agjentë të CIA-s vepronin në ketë zonë. Gjithashtu operacione të CIA-s u zhvilluan dhe në pjesë të tjera të Vietnamit, në Laos dhe në Kamboxhia. Në këtë rast CIA pati dhe forca të veta ajrore që vepronin nën maskën e shoqërisë ajrore “Air America”. Në Amerikë, presidenti Lindon Xhonson, përgjegjës për rritjen e ndërhyrjes amerikanëenë Vietnam, i kërkoi Helmesit që të spiunonte në disidentët amerikanë, opozitarë të luftës në Vietnam. Helmsi i rezistoi presioneve presidenciale që ishin kundër statutit të CIA-s.
Informacioni i brendshëm ishte një punë e FBI që Huveri refuzoi ta bëntë dhe CIA presupozoi se kjo ishte një detyre ilegale.
Megjithatë skandali “Uotërgejt” nuk provoi asnjëherë ngatërrim të CIA-s në të.
Helmsi pati një sërë ndihmësish të çuditshëm: Ricard Bizell, ekspert në truke të ndryshme dhe Xhejms Xhizus Angelltonin në krye të kundërzbulimit, që ishte i fiksuar me zbulimin e agjentëve sovjetikë brenda CIA-s.
Presidenti Nikson e hoqi Helmsin si drejtor të CIA-s në 1973, padyshim nga mosdëshira e këtij të fundit për të mbuluar skandalin “Uotërgejt”. Helmsi u caktua si ambasador në Iran, por e la këtë post për të dëshmuar para Kongresit për sekretet e Agjencisë. Përballe Komitetit Senatorial të Marrëdhënieve me jashtë, Helmesi u kap duke gënjyer në tentativë të mbrojë sekretet e CIA-s. Ai u gjobit me 2000$ si dënim dhe iu dha mase burgimi dyvjeçare, nëse do ta bënte përsëri.
Imazhi si Gestapo
Gjatë periudhës së Uilliam Kolbio, i cili ishte drejtor i saj, CIA humbi karakterin e saj si organizatë zbulimi me integritet.
Marrja e hapur e informatave nga qytetarë të SHBA i dhanë asaj imazhin e një “Gestapoje”, një armikeje të publikut amerikan.
Gjatë viteve të drejtimit të Kolbit (1973-1976) CIA u bë subjekt i pyetjeve në disa komitet kongresiale. Agjencia u gjet ngushtë dhe e pa ndihmë pas nënshkrimit të Aktit të Lirisë së Informacionit. Deri dhe shërbimet sekretë miqësore të Britanisë, Izraelit dhe Gjermanisë kishin ndrojtje të shkëmbenin informacione me të, nga frika se dhe sekretet e tyre mund të dilnin në shesh.
Rikthimi i normalitetit
Në 1979, presidenti Xhimi Karter, i normalizoi pak kufizimet që nuk lejonin veprimtarinë e CIA-s, duke lejuar drejtorin e saj, Admiralin Stënsfilld Tërnër (1977-1981) të kryente operacione të maskuara, përfshi këtu dhe survejimin e qytetarëve amerikanë në disa shtete të huaja. Madje Karteri e lejoi Tërnërin të kryente operacione klandestinë pa e informuar atë vetë. Por Tërnëri nuk ishte përkrahës i zbulimit të pakontrolluar, kështu që nuk i përdori lehtësimet e dhëna nga Karter.
Në 1980, presidenti Karter nënshkroi gjithashtu Aktin e Mbikëqyrjes së Zbulimit, që kufizonte të drejtat e Kongresit për të vëzhguar CIA-n, duke lënë vetëm Senatin dhe DIG si dhe vetëm 8 anëtarë të Kongresit të marrin informacion special dhe ketë nën rrethana të jashtëzakonshme për veprimtarinë e CIA-s.
Rikthimi i fuqishëm dhe ndërtimi i godinave në Lenglli
Fuqia e tepërt që iu dha dhe mundësia për të dhënë më pak informacion për veprimet e saj u shfrytëzua mirë nga drejtori i mëvonshëm i saj, Uilliam Kejsi (1981-1987) i venë aty nga presidenti Regan. Numri i operacioneve të maskuara u rrit, si dhe buxheti dhe numri i punonjësve të CIA-s. Nën drejtimin e Kejsit, CIA rifitoi imazhin e saj si agjenci zbulimi e fuqishme.
Arritja e Kejsit ishin zyrat qendrore të CIA-s, që përfshin 140 hektarë në Langli, Virxhinia, në një kompleks ndërtesash që kushtoi 46 milion dollarë vetëm për tu ndërtuar. Mbi 10 mijë persona punojnë në Langli, gati 50 % e efektivit të përgjithshme të CIA-s. Pjesa tjetër (mijëra të tjerë janë të shpërndare në zyra të ndryshme të CIA-s në SHBA si dhe në trupat diplomatike amerikanë anembanë botës. Sot, ashtu si në epokën e Kejsit, CIA ka një forcë të jashtëzakonshme pune me ekspertë në çdo gjuhe të huaj, në kriptografi, kimi, kompjuterike, demografi, agronomi, luftë guerile si dhe sisteme komunikacionesh.
Katër divizionet
Katër divizione të ndara formojnë forcën punëtore të agjencisë. Divizioni i Zbulimit, që merret me mbledhjen e informacioneve nga botime publike, fjalime, dokumente sekretë dhe raporte nga shtete të ndryshme. Problemet shkencore dhe teknike janë nën varësinë e Divizionit të Kërkimit. Divizioni i Mbështetjes koordinon operacionet e shtabit me agjentët në veprim. Divizioni i Planit, merret me mbikëqyrjen e të gjitha operacioneve të maskuara.
Të gjitha këto divizione ishin nën drejtimin e Uilliam Kejsit. Ai krijonte operacione të maskuara me ambicie të palodhshme.
Nën mbështetjen e Reganit, CIA ndihmoi rebelët afganë kundër pushtimit sovjetik, armatosi grupet paramilitare iranianë kundër Ajatollah Khomeinit dhe regjimit të tij fetar si dhe haptazi mbështeti rebelët që luftonin qeverinë majtistë në Nikaragua.

Kur plasi skandali Iran-Kontra, Oliver North tha se Kejsi dhe CIA ishin të fshehur pas këtij operacioni. Por Kejsi i thirrur në Kongres për të dëshmuar nëse Agjencia ishte përfshirë apo jo në këtë skandal, nuk arriti të dëshmojë pasi vdiq në 1987.
Në fund të viteve ’80 kur agjencia ishte nën drejtimin e ish-shefit të FBI, Uilliam Uebstër dhe në mes të viteve ’90, CIA u përndoq përsëri. U akuzua për lavazh truri sistematik të qytetarëve kanadezë 30 vjet më pare, teknika të cilat në atë kohë i kundërviheshin lavazheve të trurit të përdorura nga sovjetikët, Kina dhe Korea e Veriut.
U akuzua se ishte përzier në eksperimente të tmerrshme mjekësore, vrasje, sabotazh dhe vdekje të mjaft qytetarëve të pafajshëm.
Lufta kundër terrorizmit
2996 vetë gjetën vdekjen në 11 shtator 2001, kur SHBA u godit nga sulmi më i rëndë terrorist në histori. Gishti u drejtua menjëherë tek organizata terroriste Al Kaeda, që udhëhiqej nga Osama bin Laden.
Presidenti Bush foli për “luftë kundër terrorizmit”, duke u betuar se do të luftonte grupet terroristë dhe vendet që strehonin terroristë. Më vonë, kjo çoi në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut – falë raporteve të shërbimeve të fshehtë në lidhje me armët e shkatërrimit në masë.
Administrata Bush i kushtoi shumë rëndësi një Vlerësimi të Inteligjencës Kombëtare me titull “Programi në vazhdim i Irakut për armët e shkatërrimit në masë”, që CIA e kishte analizuar për tre javë, përpara se të konkludonte se Sadam Huseini kishte armë të tilla.
Në të vërtetë, burimet e CIA-s ishin të paktë dhe nuk mund të kishte siguri. Në vitin 2013, programi BBC Panorama zbuloi se kishte patur dy burime të besueshëm brenda qeverisë së Sadamit të cilët kishin siguruar se nuk kishte armë të tilla. Këta burime u kontrolluan nga CIA, por informacionet e tyre u injoruan. Dosja me shumë pasaktësi u publikua në 24 shtator 2002, duke i dhënë SHBA justifikimin për të shkuar në luftë në 20 mars 2003.
Shumë shpejt, skepticizmi në lidhje me armët e shkatërrimit në masë erdhi duke u shtuar, por pretendimet nuk u ndalën.

Në 11 gusht 2003, ish-shefi i CIA-s, George Tenet bëri një deklaratë ku thoshte se i qëndronte raportit të shtatorit 2002. “historia e gjykimit tonë për programet e armatimit të Irakut është e qartë dhe e qëndrueshme”, tha ai. Por në Irak nuk u gjetën armë të tilla.
Tradhtia e madhe e Ejms, tradhtari amerikan më i paguar në histori
Në 1994, ajo që kishte frikë më tepër CIA dhe të gjithë shefat e saj u realizua. Një nëpunës i thjeshtë zyre, Olldric Ejms, i biri i një drejtuesi të CIA-s u ekspozua si spiun sovjetik, tradhtari amerikan më i paguar në histori. Sigurisht që dhe më parë kishte të tillë në CIA, si: Eduart Li Hauard që u shiste sekretë rusëve përpara se të kërkonte azil politik në Moskë; Uilliam Kampiles që u shiti sovjetikëve manualin sekret të satelitëve spiunë të CIA-s; analisti i CIA-s Larri U Tai Cin i lindur në Kinë dhe spiun kinez për rreth 30 vjet para vitit 1986 kur u dënua dhe vrau vetën.

Ejms u zbulua në vitin 1994, por spiunimet ishin bërë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.
Asnjë prej këtyre tradhtarëve nuk i bëri gjë CIA-s po ta krahasojmë me dëmin që ajo pësoi nga Ejms.
I paguar për 2 milion $, Ejms u dha sovjetikëve emrat e informatorëve më të mirë ruse brenda në KGB dhe në qeverinë sovjetikë, duke shkaktuar pushkatimin e të paktën 12 vetave. I dënuar për spiunazh, Ejms beri një marrëveshje në shkëmbim të sekreteve që kishte treguar, duke shpëtuar nga karrikja elektrike, por fitoi burgimin e përjetshëm për veten e vet dhe 5 vjet burg për të shoqen, si bashkëpunëtorëve të tij.
Projekti MKULTRA
Një nga programet e CIAS-s që të rrënqeth më shumë lëkurën dhe ushqen teoritë e panumërta të konspiracionit, Projekti MKULTRA ishte gjithëpërfshirëse dhe program i fshehtë i CIA-s filloi në fillim të viteve 1950 që përfshiu eksperimente në “pyetje kimike” dhe kontrollin e mendjes.
Me pak fjalë, MKULTRA ishte një plan i cili kërkoi të përdorë droga, stres psikologjik, dhe metoda të çuditshme të marrjes në pyetje për të marrë informacion, kontrollin e sjelljes, madje edhe të ndryshojë funksionin e trurit. Për këtë ditë, shumë prej informacionit në projekt mbetet sekret, por ajo që ne dimë është se programi përfshin testimin dhe marrjen në pyetje të qytetarëve privatë – shpesh pa dijeninë e tyre apo pëlqimin-në shërbim të zbulimit apo jo të drogave të caktuara mund të përdoret si serum i vërtetë. Kjo përfshinte dhënien e dozave të mëdha të LSD-së, amfetaminës, dhe meskalinës, si dhe terapia e shok-ut. Në një rast, subjektet ishin dozuar gjoja me acid për 77 ditë me radhë në një përpjekje për të provuar efektet e ekspozimit afatgjatë ndaj drogës. Teoritë konspirative pajtohen rreth qëllimeve të vërteta të projektit, me disa që thonë se ai ishte një program për të krijuar vrasës-zombie përmes kontrollit të mendjes dhe ndërrimit të pikëpamjeve.

Cilën betejë kundër forcave serbe e kujton më së shumti gjnerali Ramush Haradinaj?



Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit
Ai ka treguar se si ishte planifikuar krijimi i një ushtrie me të cilën do të luftonin kundër forcave serbe.

Haradinaj ka folur për zhvillimin e kësaj lufte, duke treguar se si arrinin të mbulonin UÇK-ja mungesën e armëve dhe ushtarëve të trajnuar për luftë.

Ai ka përmendur betejën kundër forcave serbe, e cila, për Haradinajn, ishte më e rëndësishmja.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme:


Pse pitë raki kur vdiq Enveri? Valbona Duka tregon si e rrahu Fatmir Xhafaj në zyrë


Valbona Duka, nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermania, ka ndërhyrë live në emisionin “Opinion” dhe ka denoncuar për ushtrim dhune Fatmir Xhafën në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, asaj i vdiq i ati në internim, dhe se pas 3-4 ditësh i shkruan te vendi ku punonte në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.

Ajo tregon se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën, ndërsa i thonin se vëllai i saj kishte thënë se ajo donte të arratiseshe bashkë me të.

Duka theksoi se pranon të dalë përballë Xhafës për t’i treguar torturat që ka pesuar nga ai, pasi sipas saj është ajo që i ka provuar mbi kurriz.

Fatmir Xhafaj ka qenë hetues apo gjyqtar?

Ka qenë hetues i vëllait tim. Jam i sigurt 100%.

Keni një letër që e vërteton?

Ju mund të pyesni edhe te policia vetë. Ai më kërcënoi familjen kur më vdiq babai në internim. Pas 3-4 ditësh më erdhën te puna në Zahari dhe më thanë: hip se të ka ardhur makina e policisë. Ka qenë Fatmir Xhafaj në zyrë dhe Kujtim Luli dhe më kanë thënë se vëllai jot na ka thënë se ti do të arratisesh. Unë nuk dija gjë. më binte me shpulla surratit. Thuaj atij Ngjelës ti ke qenë vetë me vëllain tim në burg në atë kohë. Mund ti dal ballë për ballë Fatmir Xhafës kurdo që të doni. Jam unë ajo që kam hequr atë dhimbje.

Dëshmia juaj duhet të vërtetohet me një letër. Jeni e gatshme të vini nëse do thirreni për të dhënë dëshminë tuaj?

Jam e gatshme kurdo që të thoni. Nuk kam nevojë të gënjej. Kam 27 vite në Gjermani.

Cfarë moshe keni?

Unë jam 50 vjeç.

Përse akuzohej vëllai juaj?

Në atë kohë akuzohej se ka qenë një grup me katër vetë. Kur vdiq Enveri kishin ngritur dolli dhe kishin pirë raki. Pse kanë pirë raki për këtë janë dënuar.

Ishte akuzë politike?

Po. i kanë spiunuar.

Ju u dënuat?

Unë nuk kam qenë e dënuar. Ka krejt Kruja respekt për mua.


Senatori republikan amerikan Lindsey Graham : Do t’ia fusim Rusisë një shqelm në prapanicë


Senatori amerikan: Do t’ia fusim Rusisë një shqelm në prapanicë
Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih – në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.
US-Präsdient Donald Trump ohne Krawatte in Melbourne (Pictue-Alliance/dpa/S. Walsh)




“Mikut tim rus Lavrov dua t’i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat”, deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në dretim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. “2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë.”
Graham kërkon sanksione më të rrepta
Graham kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump masa edhe më të ashpra ndaj Rusisë, ndonëse sulmet e hakerëve në të kaluarën nuk kanë qenë të drejtuara kundër Partisë së tij Republikane, por kundër demokratëve. Senatori paralajmëroi një kërkesë mbipartiake për sanksione të reja kundër Rusisë. “Qëllimi im është që këtë ta paraqes ate në tavolinën e Trumpit dhe shpresoj se ai si mbrojtës i rendit botëror demokratik do të bashkëpunojë me ne, për të denuar Rusinë”, tha Graham.
Nëse Kremlini nuk denohet, edhe në të ardhmen mund të ketë përzierje të ngjashme – këtë vit në Gjermani apo Francë. Republikani njihet si një prej kritikëve më të mëdhenj të Rusisë në Partinë Republikane.

Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz 2017 (Reuters/M. Rehle)
Kremlini hedhë poshtë kritikat

Rusia ka filluar sulmet e hakerëve në kompjuterët e SHBA, ndër ta edhe të qendrës së partisë së demokratëve. Në këtë mënyrë janë përhapur informacione të cilat e kanë dëmtuar kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë fushatës dhe e kanë ndihmuar fitoren e Trumpit. Trumpi në të kaluarën është përpjekur që të ulë rëndësinë e pohimeve për influencën ruse në procesin zgjedhor. Ndërsa Lavrovi para gazetarëve në Mynih foli për një “opsesion të pakuptueshëm të perëndimit për një luftë kibernetike dhe spiunime në internet. Nuk ka kurfarë dëshmie për përzierjen e Rusisë”, tha ministri i Jashtëm
Deutschland Lindsey Graham und Christopher Murphy auf der Münchener Sicherheitskonferenz (Getty Images/AFP/C. Stache)











Senatorët kundër  presidentit amerikan Donald Trumpit
Disa senatorë amerikanë i kanë denuar sulmet e Trumpit ndaj mediave. Graham tha se në Kongres ekziston një mbështetje e madhe për lirinë e shtypit, pavarësisht prejardhjen e kongresm: “Ne do të mbështesin të gjitha mediat për të bërë punën e tyre të lirë”. Senatori ka hedhur poshtë kritikat e Trumpit se “mediat janë armik i popullit amerikan”. Mediat, sipas tij, mund të shkaktojnë ndonjëherë edhe zemërime, por ato nuk janë armik i popullit. “Në një shoqëri demokratike duhet të respektohet liria e shtypit.”
Senatori demokrat Chris Murphy dhe senatorja Jeanne Shaheen kanë kritikuar ashpër deklaratat e Trumpit. Murphy kritikoi Trumpin për një “sulm frontal ndaj lirisë së 
shtypit”. Ndërsa Shaheen theksoi se rreziku nuk vjen nga shtypi i lirë, por “nga kritikat e 
presidentit ndaj mediave.”

Trump trillon një sulm në Suedi
Trump e ka ashpërsuar së fundi retorikën kundër mediave. Gjatë paraqitjes në Floridë ai tha se disa media janë pjesë e një “sistemi të korruptuar”, që nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Paraqitja në Florida ka shkaktuar reagime shumë të ashpra. Trump ka sugjeruar se “Ne jemi këtu për të folur për të vërtetën, të vërtetën e plotë, dhe asgjë tjetër pos të vërtetës”, ai ka shkaktuar shqetësime të thella edhe me një deklaratë tjetër për Suedinë. “Shikoni se çfarë po ndodhë në Gjermani, shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Suedi!” Më pas ai radhiti sulmet e fundit terroriste në Evropë.
Por në Suedi nuk ka pasur kurfarë sulmi dje! Përdoruesit e Twiter dhe disa media e kanë përhapur pohimin e Trumpit dhe nën hashtag #LastNightInSweden, kanë filluar talljet me mesazhe: “Një dollap i Ikeas është ndërtuar gabimisht”, “Kam pirë një birrë, dhe ja futa gjum”… Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt pyet presidentin Trump: “Suedia? Sulm terrorist? Çfarë ka pi ai?”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...