Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/19

Kryeministri i Serbisë, dhe kandidati për president, Aleksandr Vuçiq : : Nuk mund ta vizitojë Kosovën pa leje


Kryeministri i Serbisë, dhe kandidati për president, Aleksandr Vuçiq ka thënë se ka dëshirë tejet të madhe për të vizituar Kosovën gjatë fushatës parazgjedhore.

Ai ka deklaruar se këtë nuk mund ta bëjë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës zyrtare, duke shtuar se nuk do të donte të shkaktonte probleme.

Pas hapjes së stadiumit të atletikës në Novi Pazar, Vuçiq ka thënë se Beogradi dëshiron vazhdimin e procesit të dialogut, dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë.

Duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ai ka thënë se Hashim Thaçi po insiston dhe po ngutet me këtë vendim.

Ai foli edhe për për vendimin që Kosova t’i merr pasuritë e Jugosllavisë, duke thënë se është momenti i fundit që BE-ja të reagojë, duke i cilësuar këto vendime si shkelje të marrëveshjeve të Brukselit.

Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës asnjë motiv për të dalë në zgjedhjet presidenciale në Serbi

Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI

Shkruan:  Mr.Sci.Refik HASANI

Paralajmërimi se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen në muajin tjetër më 2 prill,prandaj shqiptarët e krahinës që përfshin komunën e Medvegjës,Bujanoci dhe Preshevës jo që nuk do të duhej t’i përgjigjen kësaj pjesëmarrje pa nuk kan asnjë motiv për këto zgjedhje. Në një Rajon ku shumica jan të banuar si një kolektivitet homogjen dhe shteti vazhdon t’i diskriminon në të gjitha kuptimet, si mundë të dalin në këto zgjedhje. Edhe subjektet politike që veprojn në këtë krahinë do të duhej të mos i përgjigjen daljes në këto zgjedhje. Të gjithë presidentët që nga vitete 90-ta asgjë nuk kan ndërmarrë në të mirë të ruajtjes së drejtave të njeriut dhe atij kolektiv për shqiptarët në Medvegjë Bujanoc dhe Preshevë prandaj edhe nuk kan asnjë motiv për këto zgjedhje. Mbajtja dhe organizimi i zgjedhjeve për president të Serbisë edhe në Kosovë nuk do të duhej lejuar.

19 Mars 2017




2017/03/18

Hartat e reja të Erdoganit që kërkon rikthimin e Perandorisë Osmane

Hartat e reja të Erdoganit që kërkon rikthimin e Perandorisë Osmane

Prezenca turke në Mosul, ku zhvillohet një betejë kundër Shtetit Islamik si dhe disa deklarata të presidentit Erdogan për Traktatin e Lozanës, kanë tërhequr vëmendjen mbi objektivat e reja të politikës së jashtme turke. Lidhur me këto ndryshime që nuk janë pa pasoja, revista e njohur “Foreign Policy” shkruan në shkrim të këtyre ditëve për një dukuri që po i jep shkëndija të reja nacionalizmit turk, të riadoptuar nga islamikët turq në formën dhe shprehitë e parashtruara më herët nga qemalistët. Natyrisht këtu janë shtuar edhe dozat fetare, që shihen qartë te “apeli për vëllezërit sunitë”, një shpallje e hapur kjo e agresivitetit në politikën e jashtme drejtuar për nga bota arabe.

Turqia ka një mburojë historike për të luajtur këto karta, qoftë edhe simbolikisht: Perandoria Osmane, e cila dikur sundonte në territore të gjera që shkonin nga Lindja e Mesme e deri në Ballkan. Në mbështetje të kësaj qasjeje të Erdogan janë hedhur edhe mediat.

“Krahas lajmeve për avionët turq që bombardonin forcat kurde në Siri dhe atyre për tensionet me avionët grekë në Egje, mediat proqeveritare turke kanë dëshmuar një interes të sapozbuluar për një seri hartash, të pasakta dhe shpesh mizore, të Turqisë me kufij të rinj”, shkruan revista.

Ky “irredentizëm kartografik” që po gjen shprehje të ndezura hedh dritë mbi sentimentet që po gatuan Erdogan në Turqi, prej nga ku nuk ka muaj që të mos prodhohen lajme që në një mënyrë apo tjetër vënë në diskutim rendin aktual.

“Hartat në veçanti zbulojnë peshën e madhe të nacionalizmit turk, një element jetëgjatë i shtetformimit, tashmë i rigjallëruar me disa aspekte të rishikuara historike dhe një dozë të shtuar fetare. Por nëse e shkuara na mëson diçka, ajo është fakti se ndërhyrjet ushtarake dhe retorika konfrontuese që ky nacionalizëm frymëzon mund të përkeqësojë pozitën e sigurisë së Turqisë në rajon”, vijon autori i shkrimit.

Nuk ka pra në themel një përpjekje për neootomanizëm si objektiv real dhe angazhues, por për një Turqi të Madhe, çka e bën ambicien e Erdogan shumë afër projekteve të ngjashme ballkanike. Ndryshimi i vetëm është madhësia e Turqisë dhe popullsia e saj që bashkë me aspektin fetar dhe pozitën i japin një rëndësi të posaçme. Erdogan po ecën më tej në këtë drejtim kur duke e parë hijen e Ataturkut si pengesë për ambiciet e veta, ka nisur të “mbështesë një narrativë alternative në të cilën gatishmëria e Ataturkut për të braktisur përmes Traktatit të Lozanës territore si Mosuli dhe ishujt e Egjeut, tashmë në zotërimin e Greqisë, nuk ishte një akt pragmatizmi, por një tradhëti”.

Tashmë që në rajonin kufitar Siri – Irak po vendosen ekuilibra të rinj, pra ka shanse të rishikimit të kufijve, Turqia po ndërhyn, gjithnjë me synime territoriale. Këtë sugjeron nacionalizmi i ri kartografik, por edhe ky është leximi që po i bëhet kësaj politike. Mbajtja e Mosulit nga Iraku rregullohet nga një Traktat ndërkombëtar dhe çdo lojë për të, do të sillte rrëzimin e tij. Nga ana tjetër objektivi i Erdogan në Siri lexohet të jetë në thelb vetëm një: likujdimi i PKK-së, pra një objektiv në themel nacionalist dhe antikurd.

Nëse marrim si model të politikës së jashtme këtë lexim që na ofron FP për Turqinë në Irak, është e lehtë të imagjinohet se asosacioni që po bëhet së fundmi mes Tiranës zyare dhe Ankarasë për çështje të politikës së jashtme, është i ekzagjeruar. Kjo sepse duke parë se pretendimet e Turqisë ndaj Greqisë janë për ishujt e Egjeut, hedhja në aksion e Shqipërisë me axhenda të fryra nacionaliste, apo njësoj si akuza se marrëveshja e detit u ankimua nga PS-ja për llogari dhe interes të një pale të tretë, na jep të kuptojmë se Tirana ka vetëm një rol taktik instrumental në këtë histori.

Një presion në rritje ndaj Greqisë, ndaj së cilës me mënyrën sesi po vihet në tryezë çështja çame, i jep asaj një dimension subversiv, parë nga optika greke, i ndihmon kërkesave turke në Egje.

Ky implikim që i atribuohet së fundmi Shqipërisë, mundet të jetë edhe një keqkuptim, pasi në çdo rast, dhe kjo duhet theksuar – kërkesat e komunitetit çam për pronat dhe kompensimin e tyre, JANË LEGJITIME. Por ai qëndron në një kontekst të ndërlikuar dhe me shumë ndërveprime.

Nuk ishte e rastit edhe që prania shqiptare në misionin e NATO-s në Egje u kundërshtua nga Greqia, e cila qoftë përmes medias, qoftë përmes zyrtarëve të vet, nuk po e ndan dot axhendën shqiptare nga të qenit pararojë e Turqisë.

Do të ishte për të ardhur keq që një çështje që po merr udhën e trajtimit të paketohej nga të tjerë për qëllime që vetëm Shqipërisë nuk i shërbejnë.

10 sekretet e errëta të Perandorisë Osmane

10 sekretet e errëta të Perandorisë Osmane
Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglindore, Turqinë, Shqipërinë dhe Lindjen e Mesme. E themeluar nga kalorësit  turq, perandoria e humbi shpejt vitalitet e saj origjinal. Shteti perandorak osman kishte një lloj mosfunksionimi të çuditshëm, duke u fshehur brenda të gjitha llojet e sekreteve më të errëta. Nga vëllavrasja, haremi, ekzekutimet e deri te Ali Pashë Tepelena, njihuni me sekretet e errëta të perandorisë osmane që praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët.
10- Vëllavrasja
Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e të drejtës së lindjes, ku djali i madh trashëgon gjithçka. Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm nganjëherë pretendonin fronin dhe që ditët e para të saj, perandoria u mbush me pretendues, të cilët tentonin të gjenin strehë në shtetet e armikut dhe t’i shkaktonin probleme për vite me rradhë.
10
Kur Mehmet Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij që nga muret. Mehmeti e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme.
Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla foshnjë që e mbyti në djep. Më pas, ai nxorri ligjin famëkeq: “Dhe cilitdo prej bijve të mi që do të marrë Sulltanatin, për hir të rregullit të botës, do i duhet të vrasë vëllezërit e tij. Shumica e Ulemave e lejojnë këtë. Pra, le të veprojë në këtë mënyrë”. Nga kjo pikë e tutje, çdo sulltan i ri duhej ta merrte fronin, duke vrarë të gjithë të afërmit e tij meshkuj.
Edhe pas raundit të parë të vrasjeve, të afërmit e sulltanit nuk ishin të sigurt. Sulejmani i Madhërishëm shikonte në heshtje nga prapa një dritareje, ndërsa djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt.
9- Kafazi
9
Politika e vëllavrasjes në Perandorinë Osmane nuk ishte popullore mes publikut apo klerit fetar, kështu që kjo politikë u braktis në heshtje kur Ahmedi I vdiq papritmas në vitin 1617. Në vend të kësaj, trashëgimtarët e mundshëm për fronin u mbyllën në Pallatin Topkapi në Stamboll, në apartamente që njiheshin si kafazet. Një princ i Perandorisë Osmane mund të kalonte tërë jetën e tij i burgosur në kafaz, i monitoruar vazhdimisht nga rojet.
Burgimi ishte zakonisht luksoz, por i zbatuar në mënyrë rigoroze, dhe shumë princa u çmendën nga mërzia ose u bënë të varur nga alkooli.
Kërcënimi i ekzekutimit ishte konstant. Në vitin 1621, Myftiu i Madh refuzoi të lejojë Osmanin II që të mbyste vëllanë e tij. Por kryegjykatësi i Ballkanit dha një kundëropinion, dhe princi u mbyt gjithsesi. Vetë Osmani u përmbys më pas nga ushtria, të cilës iu desh më pas që të nxjerrë vëllain e tij të mbijetuar nga kafazi, duke hequr çatinë dhe duke e ngritur me një litar. I gjori kishte qëndruar dy ditë pa ushqim dhe ujë dhe ndoshta ishte shumë i çmendur për të vënë re se ishte bërë sulltan.
8- Pallati ishte një ferr i heshtur
8
Edhe për sulltanin, jeta në pallatin Topkapi mund të ishte mbytëse deri në ekstrem. Konsiderohej e pahijshme për sulltanin që të fliste shumë, kështu që u fut një formë e gjuhës së shenjave dhe sundimtari e kalonte shumicën e kohës, i rrethuar nga një heshtje e plotë.
Intrigat në pallat ishin të zakonshme, teksa vezirët, oborrtarët, eunukët luftonin për pushtet. Për 130 vjet, gratë e haremit fituan një ndikim të madh dhe kjo periudhë u bë e njohur si “sulltanati i grave.” Dragomani (shefi i përkthyesve) ishte gjithmonë i pushtetshëm dhe gjithmonë ai ishte grek. Eunukët ndaheshin përgjatë linjave racore, dhe Krye-eunuku i Zi dhe Krye-eunuku i Bardhë ishin rivalë.
I zënë shpesh në mes të kësaj çmendurie, sulltani ndiqej kudo ku shkonte, kështu që Ahmeti III i shkroi vezirit të tij të madh, duke u ankuar se: “Nëse unë shkoj në një nga dhomat, 40 njerëz janë vënë rresht; nëse më duhet të vesh pantallonat, nuk ndihem aspak rehat, kështu që shpata-mbajtësi duhet t’i lërë të largohen, mbani vetëm tre apo katër burra që të jem rehat”.
Për shkak se i kalonin ditët e tyre në heshtje totale, vazhdimisht të ruajtur, në një atmosferë helmuese, një numër i sulltanëve osmanë u sëmurën mendërisht.
7- Ekzekutimet
7
Qeveria osmane e mbante mbi jetën dhe vdekjen banorëve të perandorisë dhe nuk kishte frikë ta përdorte atë. Gjykata e parë e Pallatit Topkapi, ku mblidheshin kërkuesit dhe vizitorët, ishte një vend i tmerrshëm.
Aty spikasnin dy shtylla ku ekspozoheshin kokat e prera dhe një burim i veçantë vetëm për ekzekutuesit, që të lanin duart.
Osmanët as nuk e morën mundimin që të krijonin një trupë xhelatësh. Në vend të kësaj, kjo detyrë u ra kopshtarëve të pallatit, të cilët e ndanin kohën e tyre, mes vrasjeve dhe krijimit të shumë prej luleve të bukura, që ne njohim sot.
Shumicës së viktimave të tyre thjesht u pritej koka. Por ishte e ndaluar që të derdhej gjaku i familjes mbretërore dhe zyrtarëve të nivelit të lartë, kështu që ata mbyteshin në vend.
Veziri i famshëm, Kara Mustafai, u bë shumë i respektuar për shkak se e përshëndeti ekzekutuesin e tij me një “Ashtu qoftë!” të përulur. Më pas, u ul në gjunjë që ai t’i vendoste telin përreth qafës.
Por në vitet e mëvonshme, standardet ranë.
Në fakt, guvernatorin e shekullit të 19, Ali Pashë Tepelenën, i cili luftoi aq shumë kundër ushtrisë të Sulltanit, e vranë tradhti duke qëlluar plumba nga poshtë dyshemesë së shtëpisë së tij.
Ali_Pashas_in_Tepelena
Ndërsa disa variante të tjera thonë se u tradhtua nga njerëzit e tij.
6- Gara e vdekjes
Në Perandorinë osmane, kishte një mënyrë për një zyrtar besnik, që t’i shpëtonte zemërimit të sulltanit. Duke filluar në fund të shekullit të 18-të, u bë zakon që një vezir i madh i dënuar, mund t’i shpëtonte fatit tragjik, duke mundur një kopshtar në një garë nëpër kopshtet e pallatit.
6
Zyrtari thirrej në një takim me krye-kopshtarin dhe pas shkëmbimit të përshëndetjeve, vezirit do t’i dorëzohej një gotë sherbet e mbuluar me akull. Në qoftë se ajo ishte e bardhë, sulltani i kishte ofruar atij edhe një shans. Në qoftë se ajo ishte e kuqe, ai do të ekzekutohej. Sapo shihte sherbetin, veziri duhej të niste vrapin menjëherë.
Ai vraponte nëpër kopshtet e pallatit, nëpër hijet e selvive, i ndjekur nga sytë e fshehur prapa portave dhe dritareve të haremit. Gara përfundonte tek Porta e Tregut të Peshkut në anën tjetër të pallatit. Nëse veziri mbërrinte te porta përpara kryekopshtarit, ai thjesht dërgohej në mërgim.
Por kryekopshtari ishte më i ri dhe më i fortë, dhe shpesh ndodhte që ai e priste me litarin e tij të mëndafshtë. Kështu që, shumë pak vezirë ia dolën.
5 – Turmat
Vezirët e mëdhenj ekzekutoheshin ose i hidheshin turmës sa herë që diçka shkonte keq.
5
Sulltani Selim Grim kishte ekzekutuar aq shumë vezirë të mëdhenj sa  që ata filluan tëkishin gjithnjë një dëshirë me vete sa herë e takonin. Dikush iu lut Selimit t’i tregonte nëse do të ekzekutohej. Vezirët gjithashtu duhet të qetësonin popullin e Stambollit, të cilët mblidheshin në pallatin ku bëheshin ekzekutimet. Një vizitor britanik i shekullit të 18, pa se kur një ministër nuk pëlqehej nga njerëzit, brenda tre orëve ai tërhiqej zvarrë dhe i priteshin duart, koka e këmbët.
Turmat e njerëzve nuk kishin frikë të sulmonin pallatin nëse nuk i plotësoheshin kërkesat e tyre.
Në vitin 1730 një ushtar i quajtur Patrona Ali udhëhoqi turmën në pallat dhe arriti të merrte kontrollin e perandorisë për disa muaj. Ai u godit me thikë për vdekje nga një kasap, të cilit i kishte besuar paratë Vllahisë.
4 – Haremi
4
Ndoshta funksioni më i tmerrshëm në pallatin Topkapi ishte Haremi Perandorak.
Ishte i përbërë nga 2000 femra, shumica e tyre të blera ose të rrëmbyera si skllave, që shërbyen si gratë e Sulltanit.
Ato u mbajtën të mbyllura për një kohë të gjatë. Haremi ruhej dhe menaxhohej nga i ashtuquajturi Shefi Enuk i Zi, i cili mbante postin në një nga zyrat më të pushtetshme në perandori.
Kushtet në harem ndryshonin në varësi të rastit. Por një nga perandorët i quajtur Sulejmani i Madhërishëm ra në dashuri me një nga gratë e haremit të tij, e quajtur Rokselana dhe u martua me t. Gjithashtu e bëri atë këshilltare kyçe. Ndikimi i Rokselanës ishte shumë i madh.
Por ishte Sulltanesha Kosem që pati ndikim më të madh se Rokselana. Por fati i saj i zi qëlloi me vajzën e bashkëshortit të saj që e mbyti me perde.
3 – Shfrytëzimi i djemve të rinj
3
Një nga karakteristikat më famëkeqe të sundimit të hershëm osman ishte “koleksionimi”, kontributi i disa djemve të rinj nga vendet e krishtera të Perandorisë.
Shumica e djemve ishin të regjistruar në korpusin e jeniçerëve, ushtria e skllevërve-ushtarë që ishin pjesë e pushtimeve osmane.
Djemtë u morën kur perandoria e ndjeu se kishte nevojë për fuqi ushtarake dhe shënjestrën e drejtoi tek djemtë e moshës 12-14 vjeç nga Greqia, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit. Zyrtarët osmanë thërrisnin të gjithë djemtë në fshat dhe kontrollonin emrat e tyre nga kishat lokale. Ata pastaj zgjidhnin më të fortët, dhe merrnin një djalë nga çdo 40 familje. Djemtë më pas grupoheshin së bashku dhe marshonin në Stamboll, më të dobëtit i linin të vdekur gjatë rrugës.
Osmanët jepnin një përshkrim të detajuar për çdo djalë në mënyrë që ata të vendosnin në fund se kë të zgjidhnin.
Në Stamboll, ata konvertoheshin me forcë në Islam.
Djemtë më të pashëm dhe më inteligjentë dërgoheshin në pallat, ku trajnoheshin për t’iu bashkuar elitës perandorake. Këta djem mund të aspironin për të arritur gradat më të larta, shpesh duke u bërë pashallarë ose vezirë.
2 – Skllavëria
2
Edhe pse koleksionimi i jeniçerëve ishte mbyllur si proces në shekullin e 17, skllavëria mbeti një tipar kyç në sistemin otoman deri në fund të shekullit të 19.
Koha kalonte dhe më shumë skllevër vinin nga Afrika apo nga Kaukazi, ndërsa kishte dhe një kapje të vazhdueshme skllevërish nga rusët, ukrainasit dhe madje edhe polakët. Ata që nuk ishin myslimanë detyroheshin të konvertoheshin.
Studiuesi Bernard Levis argumentoi se skllavëria islamike ishte zhvilluar në masë të madhe në mënyrë të pavarur nga skllavëria perëndimore edhe për këtë arsye kishte një numër dallimesh të rëndësishme. Ishte më e lehtë për skllevërit osmanë për të fituar lirinë e tyre ose të arrinin pozita të larta të pushtetit. Pra, turqit ishin më pak racistë për sa i përket trajtimit të skllevërve të të bardhëve dhe të atyre me ngjyrë. Por nuk ka asnjë dyshim se skllavëria osmane ndiqte një sistem brutal. Miliona njerëz vdiqën në sulmet e skllevërve.
1 – Masakrat
1
Në përgjithësi, osmanët ishin një perandori tolerante. Në fakt ata pritën krahëhapur hebrenjtë pasi këta të fundit u përzunë nga Spanja.
Ata nuk diskriminonin popujt e ndryshëm në rrugën e pushtetit, dhe perandoria praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët.
Por kur vetë osmanët ndiheshin të kërcënuar, ata bëheshin shumë të këqij. Selim Grim, për shembull, ishte shumë i alarmuar nga shiitët, të cilët mohonin autoritetin e tij si mbrojtës i Islamit dhe mund të ishin agjentë të dyfishtë të Persisë. Si rezultat ai marshoi nëpër lindje të perandorisë, duke vrarë të paktën 40 mijë shiitë dhe duke shkaktuar dëme të panumërta në shtëpitë e tyre.
Teksa perandoria ishte drejt rënies, humbi shumë nga tolerance e saj e vjetër, duke u bërë gjithnjë e më shumë e egër ndaj minoriteteve. Në vitin 1915, kur perandoria ishte vetëm dy vite larg nga kolapsi, orkestroi masakrën e më shumë se 75 të popullsisë së saj armene.
Rreth 1.5 mln njerëz vdiqën nga gjenocidi armen, një mizori që Turqia ende refuzon ta njohë plotësisht.

Si nisi Perandoria Osmane?

A ishte një nga perandoritë më të fuqishme në historinë botërore dhe si u krijua? Çfarë e bëri atë të rrëzohej? A ishte perandoria më jetëgjatë në histori?

Një sulltan duke ecur nëpër Stamboll

Një sulltan duke ecur nëpër Stamboll


Ky debat është aq kompleks sa vështirë të thuhet në pak fjalë. Por kjo fuqi e madhe botërore ka qenë gjithnjë në ndryshim – një rrjet islamik i përbërë nga vendet e bregdetit të Mesdheut (përveç Italisë) – filloi në vitin 1299 dhe përfundoi afro 700 vjet më vonë.

Kjo do të thotë se ajo sigurisht e ka tejkaluar Perandorinë Britanike në aspektin e jetëgjatësisë. Në varësi të datave, mund të thuhet se Perandoria Romake ka zgjatur më shumë, duke filluar në shekullin e parë para Krishtit deri në shekullin e 5 pas Krishtit.


Si nisi Perandoria Osmane?

Emri vjen nga themeluesi i parë i dinastisë, Osman I, i cili udhëhoqi Perandorinë. Zona e njohur si Anadoll, ose Azia e Vogël, ishte e ndarë në shtete të shumta turke pas përfundimit të Sulltanatit mesjetar të Rum. Në të njëjtën kohë, perandoria Bizantine (emri i së cilës iu dha nga Perandoria Romake) ishte duke rënë. Osmani dhe ndjekësit e tij, shkuan atje për të kryer bastisje të shumta.

Në fillim, baza e pushtetit osman ishte një nga të shumtët në rajon. Djali i Osman, Orhan, megjithatë ishte më shumë i interesuar për pushtimet, dhe kështu zgjeroi tokën e tij deri në Ballkan. Ai gjithashtu bllokoi rrugët e tregtisë për të zvogëluar kontrollin bizantin në perëndim dhe në veri, të cilat lejuan zgjerimin e mëtejshëm të perandorisë osmane.

Në fund të fundit, thesari më i madh i kapur në të gjithë hemisferën ishte qyteti i Kostandinopojës, selia e Perandorisë Bizantine për 1000 vjet.

Osman I, sulltani i parë otoman

Osman I, sulltani i parë otoman


Ishte ky një marshim drejt madhështisë?

Pas luftës me bizantinët, ndërhyrjet e mongolëve, grindjet e brendshme dhe kryqëzatat nga perëndimi, trazirat e luftërat civile gjithashtu nuk mungonin, sidomos kur stërnipi i Osmanit, Sulltan Bajaziti u burgos nga lideri turko-mongol Timur.

Më pas ishte nipi i tij, Mehmed Pushtuesi, i cili fitoi reputacionin si njeriu që mori Kostandinopojën. Gjatë kësaj kohe, qyteti u bë i njohur si “Stambolli” që sipas grekëve do të thoshte “qytet”, por nga ana e vetë qytetarëve do të thotë “plotësisht islam”.

Forcat e Mehmedit kishin marrë kontrollin e zonave që rrethonin qytetin, duke përfshirë pikat e nxehta strategjike në ngushticën e Bosforit, dhe e gjitha përfundoi me fushatën 57-ditore të rrethimit, duke filluar në prill të vitit 1453. Kur Sulltani vuri këmbën në kryeqytetin e ri ai e shpalli veten Cezar.

Ishte një regjim i ashpër, sipas ligjit të Sheriatit?

Është disi e vërtetë kur thuhet se osmanët ishin më brutalët në vendimet që ndërmerrnin se çdo pushtet tjetër evropian i kohës.

Kisha e krishterë ortodokse ruhej shumë, dhe sulltanët gjithashtu krijonin aleanca me sunduesit francezë. Në mes të shekullit të 16, gjatë mbretërimit të Sulejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane u mburr me një popullsi prej më shumë se 15 milionë njerëz nëpër tre kontinente, si dhe duke qenë një nga forcat ushtarake dhe detare më të forta në planet.
Madhështia e Xhamisë Blu, Stamboll

Madhështia e Xhamisë Blu, Stamboll
Çfarë shkoi keq?

Menaxhimi për të ruajtur Perandorinë mbi katër shekuj vështirë se mund të quhet “diçka e gabuar”. Megjithatë, është e vërtetë se në shekullin e 19-të, Perandoria tashmë jo në fuqinë e saj maksimale ishte e njohur si “E sëmura e Europës” – një term i shpikur nga Car Nikolla II i Rusisë, gjatë Luftës së Krimesë.

Rusia doli si një nga kundërshtarët kryesorë të Perandorisë Osmane, dhe Lufta e Krimesë ishte pjesërisht e shkaktuar nga rënia e Perandorisë, si dhe fuqitë evropiane në rritje u përballën për të marrë territoret e tyre.

Pavarësisht shpërbërjes së Perandorisë, forcat aleate europiane dështuan për të marrë përsipër gadishullin turk.

Megjithatë, forcat turke u tensionuan aq shumë sa që firmosja e armëpushimit në vitin 1918 ia dorëzoi Stambollin anglezëve dhe francezëve, që filluan pak nga pak të marrin Perandorinë Osmane

“Europa është një fuçi baruti, Ballkani një fitil”


Eksperti për Ballkanin Norbert Mappes-Diediek në intervistë për DW thekson, se tërheqja e BE-së nga Ballkani mund të ketë pasoja të rënda si për Ballkanin, por edhe për të gjithë Europën.

Deutsche Welle: Në javët e muajt e fundit në Ballkanin Perëndimor (Maqëedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci) toni midis shteteve apo grupeve të ndryshme etnike po bëhet më i ashpër. Të krijohet përshtypja, se rajoni po bëhet përsëri më i paqëndrueshëm. A duhet Europa të preokupohet përsëri për Ballkanin Perëndimor?

Norbert Mappes-Niediek: Unë besoj, që po. Retorika natyrisht në radhë të parë shërben për t’u prezantuar si mbrojtës përpara zgjedhësve. Nëse flet keq për fqinjin e urryer, kjo pritet mirë. Me këtë krijon një lloj ndjenje kërcënimi dhe njëkohësisht u jep njerëzve përshtypjen, sikur je personi i duhur për t’i mbrojtur ata nga kërcënimi. Një shembull i mirë për këtë ishte treni, që qeveria serbe donte të dërgonte në Kosovë. Në tren ishte shkruar “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë. Treni po ashtu ishte zbukuruar me shumë ikona dhe të tjera simbole serbe. Kryeministri serb Aleksander Vuçiq e lejoi këtë, e pastaj e ndaloi trenin pak para kufirit për arsye gjoja të rrezikut. Në këtë mënyrë ai u prezantua njëkohësisht edhe si mbrojtës i Serbisë duke i akuzuar kosovarët, se janë agresivë.

“Europa është një fuçi baruti, Ballkani një fitil”

Pra kjo funksionon dhe u shërben të dyja palëve: kryeministri serb Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë nevojë për njeri-tjetrin. Në fakt kjo nuk mund të jetë e rrezikshme, por mund të bëhet e tillë, nëse prej saj shpaloset dinamika. Kjo është e mundur e faktikisht rreziku ekziston. Sa më shumë të dobësohet BE-ja, dhe sa më e zbehtë të jetë influenca e saj dhe mjetet e presionit, aq më shumë nxitet që një zhvillim i tillë. Unë nuk besoj, që do të ketë një orientim drejt Moskës ose Turqisë, por pozicionet do të ashpërsohen. Çfarë roli luan BE-ja në këtë rajon dhe çfarë mundësie influence ka unioni?

BE-ja në 20-25 vitet e fundit ishte e vetmja alternativë ndaj shteteve të vogla, të cilët nuk i duan të mirën njeri-tjetrit. Perspektiva “ne duam në BE” kudo ka luajtur një rol të madh. Kjo nisi në vitin 1991, kur Sllovenia u pavarësua. Asokohe ministri i Jashtëm Dimirtije Rupel tha, se coptimi i Jugosllavisë dhe bashkimi i Europës janë anët e së njëtës medalje. Pa njërën nuk mund të ndodhte tjetra. Kjo do të thotë, përderisa Europa bashkohet, shpërbëhet Jugosllavia, pasi ata që duan të shkëputen duhet ta bëjnë këtë shpejt tani, e të mos presin, derisa edhe të tjerët të arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë. Sllovenia nuk donte të ishte një vend i vogël, një ishull i izoluar në oqeanin e botës, por donte të ishte një pjesë e një Bashkimi Europian.

…edhe më shumë vlen kjo për kombet e tjera. Nuk ka asnjë koncept, se si këto shtete të vogla nacionale mund të mbijetojnë në një botë të globalizuar, nëse nuk ekziston BE-ja. Njerëzit besojnë tek BE-ja, ato e duan BE-në, sepse nuk u besojnë elitave të tyre. Kjo ishte e vetmja histori. Por ajo pësoi një gotije të rëndë, kur më 2014 presidenti i ri i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker bëri të qartë, se në pesë vitet e ardhëshme nuk do të ketë zgjerim. Ndonëse edhe më parë dihej, që kjo është e vërtetë, duke e thënë kaq hapur, është mbyllur edhe një derë.

Marrim shembullin e Maqedonisë; Që prej 11 vjetësh ky vend është kandidat për në BE, por për shkak të vetos së Greqisë nuk mund të nisë bisedimet e anëtarësimit. Këtij vendi iu desh që të orientohet ndryshe e kështu bëri. Atje pati një zhvillim, që po lulëzon tani edhe në vende të tjera të Ballkanit: një udhëheqje gjithnjë e më autoritare, që nuk do t’ia dijë, se ç’mendojnë të tjerët për të. Eshtë një udhëheqje, që herë pas here orientohet nga Moska dhe nuk kujdeset ndaj kërkesave që bën BE-ja për demokratizim dhe shtet ligjor. Çfare keni parasysh kur thoni, që njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë nevojë për BE-në si një korrektiv për elitat e tyre politike?

Njerëzit duan një farë sigurie. Kështu në Maqedoni më kanë thënë, se dikur në ish-Jugosllavi, i janë drejtuar Beogradit kur kishin përshtypjen, që qeveria ka marrë kot ose vepron e influencuar nga grupet e interesit. Duhej të kishte një instancë më të lartë, vetëm me qeverinë në Shkup ishte e vështirë t’ia dilje. Ngjashëm shprehen njerëzit edhe në Beograd: nëse udhëheqja jonë bëhet autoritare, jemi deri në një farë mase të sigurtë, për aq kohë sa kemi shpresën për anëtarësim në BE, në mënyrë që këtyre drejtuesve të mos u shkojë mendja të fusin në burg të gjithë opozitarët. Kjo të jep një farë sigurie, kontroll, mbikqyrje. Njerëzit në këto vende e dinë, se disa qeveri nuk ndjehen të detyruara për të respektuar standardet demokratike dhe ato të shtetit ligjor. Por ato e dinë që në Bruksel është ndryshe dhe ato nuk mund t’i lejojnë të gjitha. Kjo luan një rol shumë të rëndësishëm, nëse bëhet fjalë për mbështetjen e perspektivës europaine, madje kjo është edhe më e rëndësishme se sa liria e lëvizjes së forcave të punës apo paratë nga Brukseli.

Pra ekziston dëshira për një patronazh nga BE-ja?

Në një farë mënyre po. Kjo ka ndodhuu edhe gjatë luftërave në jugosllavi, kur kërkohej një protektorat i Europës. Kjo nuk funksionoi, ose nuk funksionoi mirë. Por në rajon e dëshirojnë deri diku një farë hegjemonie, një dominim të mendimit dhe veprimit europian dhe një demokraci europiane.

A munden vendet e Ballkanit pa një influencë kontrolli të BE-së që të zhvillohen drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standardeve demokratike?

Unë besoj ato munden, por u mungon një motivacion i fortë. Ata, që më së shumti i kanë ndërkombëtarizuar vlerat europiane, kanë humbur një aleat të rëndësishëm. Ata kishin një gur të çmuar në dorë: duke thënë, se nëse bëni kështu si ne, atëherë do të vini në BE. Nëse tani nuk mund ta thonë më këtë, atëherë imazhi i tyre në shoqëri është një ndër shumë të tjerë. Në rastin më të keq donimojnë konceptet autoritare. Anëtarësia në BE nuk është garanci, që nuk mund të ketë zhvillime drejt autokracisë, që nuk mund të ketë kthim pas. Këtë e shohim në Hungari.

A shihni në Ballkan rrezikun, që Rusia të marrë një rol të rëndësihëm, ndoshta në vend të BE-së?

Unë nuk besoj, që këto vende tani do të orientohen nga Rusia, ashtu siç rëndom shprehet kjo drojë. Rusia në thelb nuk ka shumë për të ofruar, përveç energjisë, ky vend do të mbingarkohej duke luajtur tani një rol, siç e ka luajtur deri më sot BE-ja. Këtë e dinë të gjithë. Por rusët mund ta shfrytëzojnë mundësinë, që ta vështirësojnë situatën.

A mbetet Ballkani një fuçi baruti, sikurse thuhet shpesh?

Ballkani në fakt nuk është aspak fuçi baruti. Fuçi baruti është Europa. Por Ballkani është fitili. Kjo është e rrezikshmja. Konfliktet, që krijiohen aty, nuk mbeten aty. Ato nuk mund të izolohen. E pikërisht situata aktuale, ku bota është bërë e paqndrueshme, ku nuk ka një fuqi orientuese, palët e konfliktit në Ballkan e kanë edhe më të lehtë, që të gjejnë aleatë diku mes fuqive të mëdha. E në fakt kjo është situatë si në vitin 1914 – e kësaj duhet t’i trembemi më së shumti.

Norbert Mappes-Niediek është gazetar, ekspert dhe autor për zhvillimet në Europën Juglindore. Ai si gazetar shkruan për gazeta të ndryshme gjermanofone dhe ka botuar disa libra për Ballkanin Perëndimor. Ndër botimet e fundit është libri “Romë të varfër, ciganë të këqinj”.

Letërsia si vlerë morale

ndini-bardhi

Nga Ndini R. Bardhi

Nëse, në botën krijuese letrare, shikojmë dhe lexojmë vepra letrare të kohëve, shekujve e gjeneratave shkrimtarësh, të niveleve cilësore, për nga vlera, do të dallojmë specifika, stile, individualitete veçori të dukshme që do të na bëjnë të mendojmë thellë për jetëgjatësinë e tyre morale. Ato kanë ardhur si ekzistencë shpirtërore, si një përmbajtje e një forme të kapshme ideore e strukturore, si një e shumë aspekte të një periudhe historike të racës njerëzore si zanafillë e jetës në tokë, e njeriut të veçantë, të zakonshëm e universal, i veshur ,e ngjyrimet psikologjike të kohës së tyre, të cilët, për letërsinë dhe shkrimtarin kanë sjellë objekte dhe subjekte jetësore e të gjalla e më pas ngjarje njerëzore.

Janë të shumta e të dukshme, si drita e diellit, vlerat morale e artistike të veprës letrare për nga veçoritë dhe refleksionet kohore të shkrimtarëve në botë dhe në të gjithë trevat shqiptare. Ato kanë ekzistuar dhe përsëri ekzistojnë në gjykimin e kohës dhe të subjektivizmit të njerëzve si lexues e individual, që do të thotë se vepra letrare dhe krijuesi shkrimtar janë në përballje të drejtpërdrejt të koherencës, ekzistencës dhe seleksionimit të përhershëm vlerash artistike dhe letrare. Koha është kriteri më i pashkëputshëm dhe më i paanshëm i seleksionimit në precipitat i vlerës dhe i shkrimtarit si autor krijues.

5 001

Historia e letërsisë vërteton se shumë e shumë shkrimtarë jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri, që mes shumë veprave me vlerë artistike në kohën e tyre, kanë mbijetuar pak, shumë pak e aspak si të tilla. Për shkrimtarin, koha është vlerë morale, është jeta e tij e jetuar në kolektivitet, si individ dhe si krijues.

Për të është barometër veçorish të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Përmes një ngjarjeje rastësore, me shumë talent dhe intuitë, vendos në duart e tij një vlerë morale tipike njerëzore nga çdo njeri në shoqërinë që e rrethon, apo në ndjesitë që përjeton në shpirt e në zemrën e tij. Në jetën e tij, shkrimtari mund të nxjerr shumë vepra letrare e artistike, drama e novela, vëllime me subjekte nga jeta e gjallë, me vërtetësi e detaje, me imtësi e saktësi të përpiktë të një kërkimtari të pashoq, saqë proza apo poezia e tij duket sikur ka një lidhje morale të pashkëputshme me kohën, apo sikur diktohet moralisht prej saj, që do të thotë se për të (shkrimtari) ende ekziston shqetësimi i ekzistencës së veprës dhe emrit të tij si autor i saj dhe moralit që ka përcjell në to. Ndonëse i aftë e i karakterizuar nga një imagjinatë, një vetëdije e shqetësuar që mund të shkaktoj çfarëdolloj konvertimi me kohën, jetën dhe njerëzit, ai përsëri, në atë që ka vendosur të arrij si krijues, është energjik, ngulmues, i duruar, i palodhur, i lindur për të punuar e sakrifikuar si moralist dhe idealist. Ky lloj krijuesi, përveç karakterit të fortë që ka e që shfaq, përbën gjendjen shpirtërore më të dukshme njerëzore e më të ndjeshme të asaj, për të cilën është i aftë njeriu si njeri e në të njëjtën kohë edhe si një përmbledhje të aftësisë së tij krijuese, duke na treguar vetveten si individ të moralshëm në shoqërinë e qytetëruar dhe të civilizuar. Ai është edhe një nga personazhet e përjetshme të historisë së njerëzimit; idealist, sublim, ëndërrimtar dhe moralist. Tek ai (shkrimtari) shihet një racë dhe një epokë, emri dhe vepra e të cilit është bërë një vlerë krijuese shpirtërore e njohur nga koha dhe njerëzit. E kjo e gjithçka tregon se shkrimtari si autor i ditës ishte (është) një njeri i veçantë me talent, me shumë energji për të krijuar, i cili me sakrificë ka vizatuar artistikisht, portretin e shkrimtarit të vërtetë, të moralshëm dhe se talenti i tij tashmë është ngritur deri te gjeni letrar.

Një shkrimtar i veprës morale njerëzore është në gjendje të krijojë dhe t’u japë jetë personazheve më të mëdha, në tërësinë e figurave të tij, vendos në qendër të subjektit të veprës personazhe të moralshëm, që bëjnë histori dhe epokë. Autori i mbushur me eksperiencën njerëzore, jetësore e krijuese i paraqet ndjenjat e moralin në mënyrë të njerëzishme tek personazhet.

Që të arrij këtë dhe për t’u marrë me ta në jetën e tyre, krijuesit i duhet një njohje e thellë kritike, studiuese e kureshtare në aspektin profesional, sepse edhe mënyra e tyre e të shprehurit si personazh i shfaqur si objekt dhe subjekt për shkrimtarin, është sa i vlefshëm aq edhe kompleks. Edhe këto personazhe janë tipik, të veçantë, të cilët me aparencat fizike dhe çastet mbresëlënëse të sjelljes aktoreske bëhen mbizotërues dhe të nevojshëm për subjektin e veprës artistike të shkrimtarit. Këto janë gjetje vlerash e s’duhen lënë të fluturojnë në kotësi.

Pikërisht, përmes kësaj përvoje udhëtimesh njerëzore, tek ata gjen tipare interesante e impresionuese, që plotësojnë për shkrimtarin, kuadrin e një fenomeni të çuditshëm që ndodhin natyrshëm edhe në jetën njerëzore, kur subjekti afron njeriun si vlerë shpirtërore dhe morale. Në këtë rast subjekti e çliron vetëdijen duke improvizuar ngjarje të papritura në rrafshin shpirtëror, por edhe social të ditës dhe kohës si realitet i përjetuar.

Vepra si vetvete dhe krijuesi shkrimtar në veçanti të tyre si një kërkim i thelë i fenomeneve tipike njerëzore shfaqin një veçori kualiteti dhe koncepti dukurish, që bëhet përfaqësim i një koncepti të shëndoshë vlerash krijuese.

Këto, radhë pas radhe tashëm janë si një përmbledhje me një formë të kapshme nga të gjithë, e herë të një periudhe historike, e herë të njeriut universal e ngjarjeve njerëzore si moral i kohës, që jetohet në rrafshin shpirtëror.

Në vështrimin letrar e konceptual që u bëhet krijimeve dhe veprave letrare sot në epokën tonë moderne do të shikojmë me një qartësi të çuditshme, ndjenjat e epokave të ndryshme, instinktet dhe zakonet e njerëzve të natyrshëm, mekanizmat e jetës si funksion dhe ekzistencë, gravitetin dhe drejtpeshimin që mban shoqërinë dhe realizon revolucionin e së ardhmes morale dhe materiale.

Historia e letërsisë dhe kronologjia e jetës së saj në shekuj ka ecur nëpërmjet krijimtarisë së madhe të shkrimtarëve me moral e dinjitet të lartë njerëzor, ku bindshëm e fare mirë shihet shpirti i saj si vetë shpirti i njeriut si qenie që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistoj, thellësia filozofike e madhështisë së letërsisë dhe krijuesit shkrimtar e artist si potencial e si emocionalitet i pakrahasueshëm në të gjitha kohërat. Natyrshëm na lindin shumë pyetje, që kërkojnë përgjigje, se kush jam , kush je ti e kush janë ata, përpara letërsisë si vlerë shpirtërore dhe fenomenale njerëzore? Le të përpiqemi të gjithë së bashku për të kuptuar se ç’ndodh me letërsinë në realitetin e sotëm.

Me gjithë zhvillimin e lartë të gjërave jetësore e njerëzore, ne jemi ende në përpjekje udhëtimi për të mbërritur te një shikim i vërtetë moral i gjërave dhe më qartë, në përgjithësi, ne qëndrojmë përballë letërsisë të pafuqishëm për ta kuptuar e vlerësuar maksimalisht atë. Kohët e tjera, ndoshta të gjitha kohët, të gjitha epokat e hershme deri në ditët e sotme, kanë pasur një ndjenjë më të thellë dhe një kuptim më shpirtëror për vlerat e letërsisë dhe moralit të saj, se sa sot.

Kjo ndjenjë morale nuk është aspak sentimentale, sepse marrëdhëniet e njeriut me letërsinë kanë qenë dhe janë shumë më të hershme dhe të përhershme, prej vetëdijes sonë të mirë, që do të thotë, se ka lindur së pari dashuria jonë ndaj letërsisë.

Synimi ynë për të kuptuar gjuhën e letërsisë, ndjenjën e gëzueshme për shumëllojshmërinë e vlerave morale të saj, nxitjen e brendshme e shpirtërore për të gjetur kuptimin e kësaj gjuhe universale po kaq të vjetër sa edhe vetë njeriu.

Ideja e një të fshehte, e një vullneti të shenjtë pas gjithë kësaj shumëllojshmërie të madhe letrare e krijuese, i ngjason një nëne të re e paslindjes së një foshnje engjëllore që shikon dritën e diellit hyjnor e përpiqet të marr udhën e jetës njerëzore edhe për krijuesin shkrimtar pas të gjitha krijesave letrare, me instinktin e tij të mrekullueshëm ecën drejt fillimit të botës e drejt të fshehtave të fillimit, si energji e letërsisë dhe arteve në gjithëkohësi njerëzore.

Me adhurimin ndaj letërsisë dhe me qëllimin e një kërkimi të zellshëm të saj e për ta pasur si diçka shpirtërore të rrallë, të gjithë përpiqemi me instinktin njerëzor tonin që ta materializojmë si ndjenjë më sipërore kumtuese. Është një mrekulli nëse i tërë njerëzimi i sotëm dashuron letërsinë dhe artin dhe e përjeton shpirtërisht atë si ndjenjë dhe emocion. Ne i adhurojmë format dhe përmbajtjen e letërsisë së vërtetë, kur shkrimtari me realizëm jep shfaqjen e cilësive të brendshme shpirtërore të subjektit, të shprehura nëpërmjet një poetike që përputhet me cilësinë e një vepre të krijuar, qoftë edhe si kohë artistike. Nëse i adhurojmë format e nxehta emocionale të subjektit tek shpirtëzimi i letërsisë, atëherë marrëdhënia jonë me të hyn në veprim si një rrjedhë kohore të përcaktuar dhe për të ekzistuar si vlerë morale njerëzore. Është rruga që shndërrohet në të sotmen apo të djeshmen si dhe në pakohësi, duke shkruar moralshëm gjuhën e saj letrar. E kjo është letërsia. Me letërsi fillon e me letërsinë mbaron gjithçka, dhe megjithatë ajo është në rrugë të pafund. Nëse ne adhurojmë një njeri, shkrimtar, artist, filozof, atëherë kemi arritur të kapim për një çast ekzistencën e tyre si vlerë morale e krijuese si vetja jonë, që do të thotë, se me anë të vlerës sonë kemi vrapuar apo jemi interesuar për një çast emocional drejt një personi të njësuar me vlerat e tij, e për më tej, jemi takuar me njëri – tjetrin e duke thënë, tungjatjeta.

Marrëdhëniet e sinqerta të brezave shkrimtar me letërsinë janë një kohë tjetër e mëvonshme që i ngre prej themeli si madhështi morale e njerëzore.

Është për njeriun, për shkrimtarin e artistin një kohë individuale, që jeton brenda kohës së moralshme kolektive, kur funksionon në mënyrë ritmike krijuese, dhe kur për të krijohet një harmoni letrare dhe i sigurohet një jetë produktive e lakmitare, sepse do ta ndjejë ngrohtësinë e kësaj jete dhe shpirtmirësinë njerëzore në këtë botë të pafundme universale. E në sytë e kësaj bote njerëzore i themi njeri-tjetrit si njeri e si shkrimtar, ja kush jam unë, ja kush je ti, ja kush janë ata.

Çdo gjë e dukshme është një shprehje, e gjithë letërsia është një tablo metaforike, është gjuhë dhe shkrim plotë ngjyra, është moral dhe humanizëm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...