Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/04/16

Shkrimtari më famë botërore: Ismail Kadare: Kërkoj të hapet dosja ime e kohës së komunizmit

Image result

Autori Kadare ka thënë se po provon të bëjë letërsi normale në një shtet jonormal, kur shkruante në kohën e komunizmit.

Le Parisien sot shkruan për Kadarenë dhe për deklaratën e tij të fundit.

“Unë kërkoj të hapet dosja ime e kohës së komunizmit”- kësisoj ka thënë autori shqiptar për AFP. Autoritetet shqiptare së fundmi kanë pasur qasje në Dosjet e Sigurimit Shtetëror të kohës së Enver Hoxhës, ndërsa në debat është përfshirë edhe autori i cili gjithmonë është akuzuar se po fshehë diçka në këto dosje.

Autori Kadare ka thënë se po provon të bëjë letërsi normale në një shtet jonormal, kur shkruante në kohën e komunizmit.

“Megjithatë kërkesa ime nuk është aprovuar. Ajo dosje gjithmonë ka shkaktuar tensione, për arsye tanimë të ditura” tregon Kadare, pasi i është drejtuar edhe medieve shqiptare, duke thënë se hapja e dosjeve të Sigurimit do të ishte edhe mënyrë e mirë që Shqipëria të mund të ndryshonte faqen e zhvillimit të tanishëm.

Gjatë kohës 1944-1991, nën sundimin shqiptar kanë vdekur rreth 6 mijë persona dhe rreth 100 mijë ishin internuar nëpër kampe.

“E bukura dhe bisha” shënon rekord, hyn në listën e filmave miliarderë

Filmi i Disney “E bukura dhe bisha” nuk ka zhgënjyer pritshmëritë , duke tejkaluar të ardhurat miliardere dhe duke përfunduar në listën e filmave që kanë mbledhur më shumë të ardhura në historinë e Hollywood.

I dalë në 16 mars, filmi me protagonistë Emma Watson dhe Dan Stevens javë pas jave ka shënuar rekord në të gjithë botën ku 436 milionë dollarë janë fituar në SHBA dhe 557 të tjerë në kinematë botërore.

“E bukura dhe bisha” shënon rekord, hyn në listën e filmave miliarderë

Disney ka të gjitha arsyet për të festuar “E bukura dhe bisha” është filmi i dytë live action që arrin një miliard dollarë pas “Alice in Wonderland” të 2010.

Ndërkohë në listën e filamve miliarderë, 14 tituj nga 29 janë vepra të Disney. Filmat më të afërt janë “Rogue One: A Star Wars Story”, “Capitain America: Civil War”, “Alla ricerca di Doris” e “Zootropolis”.

Filmi me regji të Bill Condon u mbështet në një promocion të madh dhe një kast yjesh. Përveç Dan Stevens dhe Emma Watson në rolet e Bishës dhe të Bukurës, gjejmë edhe Luke Evans në atë të Gaston, Emma Thompson në atë të Mrs. Bric, Kevin Kline ka rolin e babait të Të bukurës, Josh Gad atë të Lefou, Ian McKellen është ora Tockins, ndërsa Ewan McGregor ka rolin e Lumière.

Filmat miliarderë:

1)”Avatar” 2.78 miliardë

2) “Titanic” 2.18 miliardë

3) “Star Wars – Il risveglio della Forza” 2, 06 miliardë

4)”Jurassic World” 1.67 miliardë

5) “The Avengers” 1.52 miliardë

6) “Fast & Furious 7″ 1.52 miliardë

7)”Avengers: Age of Ultron” 1.40 miliardë

8) “Harry Potter e i Doni della Morte – Parte 2” 1.34 miliardë

9) “Frozen” 1.28 miliardë

10) “Iron Man 3” 1.21 miliardë

11) “Minions” 1.16 miliardë

12) “Captain America: Civil War” 1.15 miliardë

13) “Transformers 3” 1.12 miliardë

14) “Il signore degli anelli – Il ritorno del re” 1.12 miliardë

15) “Skyfall” 1.10 miliardë

16) “Transformers 4 – L’era dell’estinzione” 1.10 miliardë

17) “Il cavaliere oscuro – Il ritorno” 1.08 miliardë

18) “Toy Story 3” 1.07 miliardë

19) “Pirati dei Caraibi – La maledizione del forziere fantasma” 1.07 miliardë

20) “Rogue One: A Star ëars Story” 1.05 miliardë

21) “Pirati dei Caraibi – Oltre i confini del mare” 1.04 miliardë

22) “Jurassic Park” 1.03 miliardë

23) “Alla ricerca di Dory” 1.03 miliardë

24) “Star Wars: Episodio I – La minaccia fantasma” 1.03 miliardë

25) “Alice in Wonderland” 1.02 miliardë

26) “Zootropolis” 1.02 miliardë

27) “Lo Hobbit – Un viaggio inaspettato” 1.02 miliardë

28) “The Dark Knight” 1 miliard

29) “La Bella e la Bestia” 1 miliard

Në Klinikën e Syve, për tre muaj u kontrolluan 11895 pacientë - 792 prej tyre kryen operacione

Në Klinikën e Syve, për tre muaj u kontrolluan 11895 pacientë - 792 prej tyre kryen operacione
Klinika e Oftalmologjisë (Syve), në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës.

Nga raporti tremujor i punës, rezulton se janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore, ka pasur 11895 vizita ambulatore dhe 1481 vizita sub-specialistike.

“Gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me 3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër. Janë shënuar rezultate në ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim, ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, pra statistika e këtij tremujori flet për shtim të vëllimit të punës”, thuhet në një njoftim të QKUK-së.

Nga kjo klinikë ka pasur 658 aplikime të avastinës, po ashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.

Klinika e Oftalmologjisë ka tre salla operative, ambulancat specialistike (5), diagnostika - kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë.

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina: Shërbimi shëndetësor në Kosovë kërkon disiplinë ushtarake

Image result for flora brovina

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, ka reaguar për rastin e lindjes së foshnjës në pllaka të QKUK-së.

Dr.Flora Brovina në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se janë duke pritur raportin e Komisionit përgjegjës dhe nëse personi përgjegjës e ka neglizhuar këtë rast duhet të përgjigjet para Komisionit Disiplinor, në mënyrë që të jetë mësim për mjekët e tjerë.

“Jam e informuar indirekt për këtë gjë dhe unë si person publik pres raportin e Komisionit përgjegjës që ta kuptoj mirëfillin se çka ka ndodhë me të vërtetë dhe a ka qenë rastësi apo neglizhencë. Nëse ka qenë neglizhencë personi në fjalë që ka qenë obligues ta përcjellë këtë nënë deri në fund duhet të përgjigjet para Komisionit Disiplinor dhe hiq më pak të marrin mësim edhe të tjerët. Por gjëra të tilla ndodhin edhe në klinika më të rëndësishme”, ka thënë Brovina.

Dr.Flora Brovina që edhe vet është mjeke, ka thënë se shërbimi shëndetësor në Kosovë kërkon disiplinë ushtarake.

Ajo ka thënë se për avancimin e sistemit të shëndetësisë duhet funksionalizimi i odave të mjekëve, odave të infermierëve dhe shërbimeve të tjera.

“Jam ndër mjeket rigoroze, kërkoj nga kolegët e mi që ta kuptojnë që shërbimi shëndetësor është një sektor që kërkon disiplinë ushtarake, pikërisht edhe përgjegjësi ushtarake. Përveç ligjit të Hipokratit kërkon edhe disiplinë ushtarake”, ka thënë ajo.

Sa i përket mbylljes së Qendrës së Rehabilitimit “Nëna dhe Fëmija”, drejtoreshë e së cilës ka qenë vetë Dr.Flora Brovina ka thënë se mbyllja e kësaj të fundit për ndërtim të një qendre për komunitetin ka mundur të bëhet në një lokacion tjetër. Ajo ka thënë se është befasuar me reagimin e Komunës së Prishtinës e sidomos nga kryetari.

“Ne nuk kemi pasur asnjë solucion përveç se të dalim jashtë dhe të mbyllet qendra dhe në fjalën e rastit në mbledhjen e Kuvendit Komunal u tha se do të jetë një vendim i nivelit qendror qeverisës që e dëgjova për herë të parë në atë mbledhje nga mediet dhe kjo është për t’u çuditur sepse kryetari i komunës është profesionist i çështjeve sociale dhe do të kishte një sens më të madh për këto kategori shumë të ndjeshme”, ka pohuar ajo.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani: Data e zgjedhjeve është dekretuar, politika të gjejë zgjidhje

Nishani: Data e zgjedhjeve është dekretuar, politika të gjejë zgjidhje
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani komenton krizën politike në vend, ku opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Ai thotë se, “Jam optimist se politikanët do të orientohen me ndihmën e Zotit dhe me respekt për njëri -tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja”.

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe pretendimeve të opozitës, duke folur sot nga Gjirokastra, Nishani tha se data është vendosur.

Ai deklaroi se, “Presidenti e ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Të shpresojmë se do të gjendet zgjidhja e ngërçit dhe kjo ditë do ta ndihmojë politikën.

Lulzim Basha tregon braktisjen e Edvin Kristaq Ramës nga faktori ndërkombëtar: Është bërë subjekt i barcaletave në Bruksel dhe Uashington

Basha tregon braktisjen e Ramës nga faktori ndërkombëtar: Është bërë subjekt i barcaletave në Bruksel dhe Uashington

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Edi Ramës ndaj politikanëve të huaj që mbështesin kauzën e zgjedhjeve të lira. Duke iu referuar rastit më të fundit me senatorin Italian Aldo Di Biagio dhe sulmeve ndaj tij të kryeministrit, Lulzim Basha dha një mesazh.

“Mbrëmë ky lëshoi traktin e radhës kundër senatorit të nderuar italian. Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe është bërë subjekt i barcaletave në qarqet diplomatike dhe politike nga Brukseli në Uashington.

I dëshpëruar nga ky realitet shkruan trakte natën kundër miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ia çon fletushkave të tij që ta botojnë herët në mëngjes dhe pastaj pasdite boton në Facebook këtë që paska botuar fletushka e tij që në fakt është trakt i Edi Ramës që ka shkruar vetë natën.”

Basha e quan këtë lëvizje si vazhdimësi të antagonizmit të tij ndaj mbështetësve që vijnë nga Europa drejt Sheshit të Lirisë.

“E mbani mend apo jo si iu vërsul Presidentit Donald Trump duke e quajtur në CNN, turpi i civilizimit? E mbani mend si iu vërsul, krahut të djathtë të kancelares Merkel, Gunther Kriuchbaum, e quajti deputet skutash. Ky që nuk ka lënë të burgosur për narkotrafik dhe përdhunim pa bërë deputet dhe kryetar bashkie, i thotëKriuchbaum, deputet skutash. Dje sulmoi senatorin e nderuar di Biagio. Një njeri që ka luftuar jo vetëm me fjalë, por edhe më armë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e popujve të Ballkanit.”

Një paralelizëm e hoqi mes miqve të kryeministrit dhe atyre të kauzës së qytetarëve për zgjedhjet ë lira e të ndershme.

“Aldo di Biagio është luftëtar me armë për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer nën komandën e një gjenerali shqiptar në luftën për pavarësinë e Kroacisë, i cili quhet gjeneral Agim Çeku. Aldo di Biagio ka qenë me mision ushtarak, krahë për krahë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitit 1998 e deri në çlirimin e Kosovës. Pra, ka ndihmuar jo me konferenca shtypi, por si pakkush, luftën çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë Si e ka ai që ha dreka e darka dy herë në javë me Ramën? Vuçiç dhe Daçiç. E çfarë kanë qenë këta kur luftonte di Biagio për pavarësinë e Kosovës?

Njëri ka qenë, zëdhënësi i Millosheviçit, tjetri ka qenë Ministri i Informacionit i kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviç. Me këta ulet e ha drekë e darkëçdo javë. Ndërsa çlirimtarët, italo-kroatin që ka luftuar për pavarësinë e Kroacisë, që ka luftuar me armë për pavarësinë e Kosovës, vjen dhe e baltos këtu. Çfarë t’i themi këtij, a mund t’i themi patriot?”

Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama e ka katandisur vendin të parin për drogën dhe pastrimin e parave port ë fundit për rritje ekonomike, çmimin e lartë të naftës, fuqinë blerëse të qytetarëve dhe të fundit për shifrat e punësimit në vend.

Opozita kosovare mbetet kundër, analistët kërkojnë unitet politik,vizita e ndërkombëtarëve nuk kryejnë punë


Image


"Vetë kushti i Demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave, paraqet formën më të vrazhdë të presionit politik të ndërkombëtarëve ndaj politikanëve të korruptuar kosovarë, praktikë kjo e paprecedent në vendet e rajonit", tha Florim Zeqa

Pavarësisht mesazheve të fuqishme dhe në formë ultimatumi që erdhën së fundi nga diplomatët ndërkombëtarë për politikën e Kosovës, për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pozita dhe opozita akoma vazhdojnë të jenë larg një konsensusi për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi, i cili gati tash dy vjet po e mban peng jetën institucionale në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, tha se nuk ka ndryshim në qëndrimet e këtij subjekti politik, derisa përgjegjësia u takon atyre, që, sipas opozitës, e kanë firmosur këtë marrëveshje të dëmshme. "Qëndrimi ynë vazhdon të jetë po ai që ka qenë edhe deri më tani, ata që kanë firmosur marrëveshje, e cila cenon territorin e Kosovës herët apo vonë do të përgjigjen jo vetëm para votuesit, por edhe para ligjit", tha Berisha.

Nga vota kundër versionit të tanishëm të Demarkacionit, sipas deputetes Teuta Haxhiu, nuk do të lëkunden as deputetët e AAK-së. "Jemi për ta përfunduar Demarkacionin me Malin e Zi, ngase me këtë do të duhej t'i hapim rrugë demarkacionit edhe me Serbinë, mirëpo asnjëherë në versionin, të cilin e kanë sjellë tani të nënshkruar Hashim Thaçi, tani si president i vendit dhe Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Jemi për ta ratifikuar një marrëveshje për Demarkacionin me Malin e Zi, por jo në këtë version, dhe ne për këtë i kemi dhënë me kohë edhe arsyet e tona", the deputetja Teuta Haxhiu .

Image

Integriteti territorial, prioritet

Analistët politikë konsiderojnë se veç- mas pas mesazheve të fuqishme të miqve ndërkombëtarë, që i sollën gjatë kësaj jave, pozita dhe opozita duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje të daljes nga kjo situatë.

Analisti politik, Florim Zeqa, konsideron se pavarësisht mesazheve të fuqishme dhe presioneve ndërkombëtare, versioni i tanishëm i Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të duhej të guxonte të kalojë në Parlamentin e Kosovës, madje pavarësisht konsekuencave, që mund të pësojnë partitë politike në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të mbajtjes peng të perspektivës evropiane, mbrojtja e integritetit territorial të vendit duhet të jetë prioritet i pushtetit dhe opozitës pa dallim.

 Ai thotë se zgjidhja për kalimin e marrëveshjes duhet të jetë konsensuale, që të rishikohet ky version, ndaj të cilit ka edhe vërejtje të ekspertëve të fushës, që konstatojnë se Kosova humb territor nga versioni i tanishëm i marrëveshjes.

 "Vetë kushti i Demarkacionit, në këmbim të liberalizimit të vizave, paraqet formën më të vrazhdë të presionit politik të ndërkombëtarëve ndaj politikanëve të korruptuar kosovarë, praktikë kjo e paprecedent në vendet e rajonit.

 Andaj, politikanët kosovarë duhet vetë ta gjejnë formulën e zgjidhjes së problemeve të hapura me fqinjët, në këtë rast të Demarkacionit me Malin e Zi dhe të Asociacionit të komunave serbe.

Kjo është e mundur të arrihet përmes unitetit të subjekteve politike në raport me dy temat e sipërpërmendura, të cilat ekskluzivisht nuk janë kompetencë e veçantë e pushtetit apo opozitës, por janë tema nacionale, që përcaktojnë të ardhmen e shtetit dhe perspektiven evropiane të Kosovës", potencoi Zeqa.

Kalkulimet politike na lënë në izolim

Sipas analistit Hidajet Ahmeti, me këtë situatë të krijuar, Kosova po rrezikon seriozisht të ardhmen e saj euro-atlantike, pikërisht nga kjo klasë politike, pozitë e opozitë, shkaku i inateve dhe kalkulimeve të tyre.

Ai thotë se përgjegjësia i takon megjithatë koalicionit të madh politik së bashku me opozitën, pavarë- sisht që opozita nuk e ka për obligim t'i bëhet vartëse pozitës për t'ia riparuar çarjet që ka brendapë brenda si koalicion, ndër më të fuqishmit në numra që ka pasur Kosova deri më tani.

 "Të stagnosh vendin për tri vite me dy tema, të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mirëqenien qytetare dhe zhvillimin ekonomik është jo e logjikshme, jo e natyrshme, por as veprim politik i kalkulueshëm për të gjitha subjektet politike.

 Të mbyllësh qytetarët brenda kufijve ballkanikë të disa shteteve është vrasje e drejtpërdrejtë e frymës së lirisë së lëvizjes, bashkëpunimit e ndërveprimit reciprok, ekonomik, politik, social e kulturor dhe njëkohësisht është logjikë e bllokimit dhe izolimit", u shpreh ai.

"Nuk dua të paragjykoj versionin përfundimtar të Demarkacionit, por Qeveria e Kosovës ka pasur mundësinë ta përfundojë këtë proces shumë të rëndë- sishëm për vendin, por edhe opozita ish dashur të tregohet më konstruktive karshi këtij procesi, i cili është paraqitur si kusht në raportin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizim vizash", tha Hidajet Ahmeti.

Ai ka shtuar se nga gjithë kjo rrëmujë politike e institucionale, mbetet në dorën e Qeverisë për të gjetur alternativë për përfundimin e procesit të demarkimit, por jo kosto e liberalizimit të vizave të paguhet me territorin e Republikës së Kosovës, pasi që Kosova nuk ka tokë për të falur....

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...