2017-05-01

Media zvicerane: Zgjerohen dyshimet ekzistenciale mbi Maqedoninë, ja gabimi i Platformës Shqiptare

Fitim Dika

28 prill: Protestuesit nacionaliste në Shkup. (Foto: Ognen Teofilovski / Reuters)


Duhet të evitohen bastisjet në parlament dhe tensionet inter-etnike që Maqedonia të mund të krijojë qeverinë e re. Vendi është më labil se kurrë më parë.

Me bastisjen e parlamentit në Shkup, kriza në Maqedonia është ngritur rrezikshëm. Në natën e së premtes një grusht simpatizantësh të partisë së djathtë nacionalste OBRM kanë mësyer “shtëpinë e deputetëve” dhe kanë sulmuar fizikisht deputetet e social demokratëve dhe shqiptarë. Me pistoletë u mbrojt jeta e liderit të LSDM, Zoran Zaev. Prapseprap ai u plagos në kokë. Policia nuk kishte vullnetin ose nuk ishte në gjendje të mbrojë objektin, përkundër që nacionalistët e OBRM prej kohësh kishin kërcënyar me mësymje nëse opozita sëbashku me partitë shqiptare krijojnë qeverinë.

Një qeveri e tillë kreu hapin vendimtar duke zgjedhur Talat Xhaferin si kryetar të parlamentit, i cili duhet ti paraprijë krijimit të qeverisë, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane “NZZ”.

Qeveri inter-etnike

Komisioni i BE “njohu votimin” e Xhaferit dhe paragjykoi rëndë sulmin. Në anën tjetër OBRM paralajmëroi për “struktura paralele dhe ilegale”. Nikola Gruevski që udhëheq prej dhjetë vjetësh me Maqedoninë, ka frikë se me ndryshimin e qeverisë duhet të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg, si pasojë e akuzave të rënda për korrupsion dhe shpërdorim detyre të dala nga përgjimet e video-incizimeve.

OBRM e paraqet krej ndryshe situatën. Ata akuzojnë partinë opozitare maqedonase që sëbashku me partitë shqiptare kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë. Në fakt partitë shqiptare kanë nënshkruar një Platformë të përbashkët. Nuk bëhet fjalë për federalizimin, por për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndarje të barabartë të buxhetit dhe “diskutime të nevojshme” mbi simbolet shtetërore: Ata kërkojnë që pas maqedonasve të quhen kombi i dytë shtetformues në Maqedoni. Edhe Prokurorisë Speciale duhet ti zgjaten mandati. Platforma - që është diçka më shumë sesa një gabim i bukur (e metë) - u nënshkruajt me ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Tiranë. Është e kuptueshme që kjo ka prekur shumë maqedonas dhe që lidhet me komentimin e fundit të Ramës për Shqipërinë e madhe dhe përzierjen në punë të brendshme. Por gjithashtu është një pretendim mbrojtjeje thënia e ideologut të OBRM, Cvetin Cilimanov i cili Platformën e paraqet si rrezik për destabilizim të rajonit. Çfarë OBRM në fakt ka frikë është largimi nga Pushteti dhe fuqizimi i shtetit ligjor.

Për ta parandaluar këtë është e gatshme të luajë me zjarrin. Prej muajsh mediat e tyre shkruajnë kundër shqiptarëve nacionalistë, tradhtarëve socialdemokratë dhe kundër miliarderit Xhorxh Soros. Mbi të gjitha propaganda anti-shqiptare mund të rezultojë e rrezikshme për emocionet e shqiptarëve, që përbëjnë rreth 25 përqind të popullatës.

Mjaft e kuptueshme: Konflikti inter-etnik do zhbënte koalicionin me socialdemokratëve dhe partive shqiptare, që do mundësonte edhe më tej qeverisjen e OBRM. Raportet mes dy komuniteteve janë më të këqija prej konfliktit të 2001 ku vendi për pak sa nuk shpërtheu në luftë qytetare. Nuk janë shtuar vetëm paragjykimet mes njëri-tjetrit, thotë juristja Besa Arifi. Janë shtuar edhe bashkëveprimet. Bile ka elemente të shoqërisë multi-etnike, që ngrihen kundër “regjimit”.

Shumë qytetarë e shohin urrejtjen nacionaliste si manipulim të elitës udhëheqëse. Por kjo mund të rezultojë e suksesshme. Vendi i ndarë etnikisht, përveç anëtarësimit në BE, kanë shumë pak gjëra të përbashkëta. Kriza e tanishme mund të zgjerojë lehtë pyetjen ekzistenciale për Maqedoninë.

Fatos Lubonja:Zgjedhja e Ilir Metës president, çështje bandash!



Fatos Lubonja e quan zgjedhjen e Ilir Metës si president, produkt të sistemit antidemokratik që përfaqësojnë partitë politike në Shqipëri.

“Problemi më i thellë i kësaj që po ndodh është se në të njëjtën kohë shtrohet pyetja: A ka kuptim që të kemi disa parti për të përfaqësuar vetëm këtë grusht njerëzish?

Deri dje ishte kështu pasi ky grusht njerëzish përdornin edhe PS, edhe PD, për të grabitur shqiptarët, sepse njëra bandë kishte Tiranën, tjetra kishte shqipërinë.

Sot është krijuar një situatë ku nga njëra anë punët e kësaj pakice varen kryekëput nga partia e Ramës dhe nga ana tjetër populli i ka hequr shpresat se mund të sjellë ndryshim me këto banda.

Ai prandaj i është nënshtruar statuskuosë, duke zgjedhur ose ikjen nga vendi ose punësim në plantacionet e kanabisit”, shkruan Lubonja .

Lubonja flet edhe për një skenar eleminimi të PD-së që buron nga ky sistem dhe përplasja mes “bandave politike”, si dhe mungesën e besueshmërisë te opozita dhe revolucioni demokratik i shpallur prej saj:

“Pra, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk duhen parë si lojtarët e vetëm në eliminimin e PD-së.

Ata duhen parë në kontekstin e sistemit të grabitjes që kanë ngritur së bashku me “rremtarët” kriminalë me të cilët bashkëpunojnë për të çuar anijen shqiptare drejt theqafjes përfundimtare.

Eliminimi i PD-së në udhëtimin e tyre drejt kësaj theqafjeje po mundësohet pikërisht nga logjika e punës dhe e interesave të këtyre njerëzve.

Nëse do të kërkojmë përgjegjësinë e PD-së në këtë lojë, duhet thënë se kryesorja është se ajo ka aplikuar të njëjtën logjikë, pra se nuk ka ditur të jetë përfaqësuese e popullit.

Prandaj thirrjet e Berishës për “revolucion demokratik” tingëllojnë sot si ato thirrjet e atij bariut që gënjeu disa herë njerëzit se ujku po i hante delet, dhe, kur ujku erdhi vërtet, nuk shkoi më njeri që t’ia shpëtonte“.

“Nje akt i ri per thellimin krizes!

Ish presidenti shqiptar Prof.Dr.Sali Berisha e ka komentuar zgjedhjen e presidentit të Republikës, me një lumë akuzash kundër Edi Ramës, por pa e thënë asnjë gjysmë fjale kundër Ilir Metës.


Ja si shprehet Berisha:

“Nje akt i ri per thellimin krizes!

Dje parlamenti i “aleances se qelbesirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.

Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit. Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.

Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!! sb”

President i zgjedhur ne shkelje te procedures ?! Dhe ne konflikt te hapur interesi ?!


Nga Romeo Gurakuqi

President i zgjedhur ne shkelje te procedures ?! Dhe ne konflikt te hapur interesi ?!

A mund te ngrihen pyetjet: e meposhtme:

1. A mund te pranohet kandidatura per president pa dhene doreheqjen nga drejtimi i partise politike dhe nga drejtimi i Parlamentit?!

2. A jemi ne shkelje te procedures, qe seancat e kryesise qe percakton afatet, datat e procesit te votimit per zgjedhjen e Presidentit te Republikes te hapen dhe te mbyllen nga kandidati per president?! Po seanca e votimit nga kush do te drejtohet? Cilat jane kushtet e sigurise ne salle? A mund te vendoset kutia e votimit poshte kameras?

3. A eshte e mundshme qe pas zgjedhjes si President, te mbahet edhe me tutje posti i Speaker-it te Parlamentit?!

4. A duhet te marrin pjese ne votim bashkeshortja e kandidatit per President? Ose a mund te kete dy bashkeshorte MP ne te njejten kohe?

5. A duhet te fillohej procesi i votimit dhe a duhej te pranohej kandidatura, pa kryer procesin e verifikimit te ndryshimit te mbiemrit, nga Meta ne Metaj, prej anes se Prokurorise se Pergjithshme?!

6. Si mund te jete i paster formulari i dekriminalizimit, pa nje vertetim te Gjykates se Larte, ne te cilen vazhdon te zhvillohet nje proces gjyqesor, ku emri i kandidatit eshte i perfshire ne ceshtje?!

7. A ka nje protokoll strikt qe percakton ndaljen e mundesise se kacercimit te deshirave deri ne shfrenim, te familjareve te Presidentit per te bere edhe deputetin, ne nje kohe qe nderimi ndai figures se Kreut te paanshme te shtetit ne sistem, imponon largim nga cdo funksion publik politik te familjareve te tij?

8. A perben shkelje deklarata qe pavaresisht se jam President Elected, por do te marr pjese ne fushaten elektorale me partine time dhe do te caktoj deputetet e partise sime?

Kushti i Ilir Rxhep Metës: Fahri Balliun e dua zëvendës president sepse ai adhuron Berishën dhe vdes për mua



Ilir  Rexhep Meta pritet që të kërkojë ndryshime të thella kushtetuese. Një nga kushtet kryesore që i vendosi Edi Ramës përpara se të pranonte postin e presidentit ishte edhe vendosja e postit të zv/presidentit, kjo për shkak të kopetencave të mëdha që ka Presidenti i Republikës pas ndryshimeve të Kushtetutës, tha një burim i një gazete pranë PD që financohet nga Meta.

Ilir Meta duke i ditur mjaft mirë, punët e mëdha që e presin për dekorimet e udhëtimet jashtë shtetit iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se zëvendës presidenti i përket opozitës por që do ta zgjidhte vetë ai, thanë burimet.

Më tej burime të pakonfirmuara dhe jo zyrtare pranë Ilir Metës u shprehën se presidenti i ardhshëm, zëvendësin e tij, tashmë e ka fiksuar, në parim ka rënë dakord edhe Edi Rama pas argumenteve të forta që i ka thënë Meta.

“Zëvendësi im do të jetë Fahri Balliu, sepse ai adhuron Sali Berishën dhe vdes për mua”, mësohet t’i ketë thënë Meta, Ramës.

Kryeministri e pranoi me kënaqësi kushtin e vendosur nga Meta, duke theksuar se Fahriu së fundi kishte dhënë informacione të rëndësishme për Rilindjen. Pra duke ditur vesin e tij të vjetër spiunllëkun dhe servilizmin, Edi Rama ra dakord.

I vetmi shqetësim që ka Ilir Meta është fakti se a do të garantojë dot Fahriu futjen e Bashës në zgjedhje pasi të marrë drejtimin e zëvendës presidentit, thanë burimet.

Por në fund Rama e qetësoi duke i thënë: Edhe po stë bëri ndonjë punë, mjafton të rrijë në kuzhinë, të kruajë tenxheret me paçe dhe pilaf, kështu na kursen kostot dhe shpenzimet e presidencës, por vendin pa zv/president nuk e lemë. Më të mirë se ky as vetë Basha nuk do na sillte, theksoi Rama.

Ilir Meta i gëzuar nga konsensusi telefonoi Fahriun për t’i dhënë sihariqin e madh…Edi Rama ndërkohë porositi Edmond Panaritin që të shtonte fondet e ministrisë për koka viçash dhe derrash me ekskluzivitet presidencën./Satirë-CityNews

Korea e Veriut i dërgon mesazh urimi Ilir Metës




Koreja e Veriut, vendi më diktatorial në Botë, me të cilin po përballen sot SHBA dhe Perëndimin i ka dërguar urime Ilir Metës pasi u zgjodh president i Shqipërisë.

Sipas agjensisë zyrtare të lajmeve të Koresë të Veriut (KCNA – Official North Korean News Agency), Kim Yong Nam, nr 2 pas Kim Jong Un-i që është kryetari i Presidiumit të të Asamblesë Supreme të Popullit të djelën që shkoi i dërgoi një mesazh urimi Ilir Rexhep Metës për zgjedhjen e tij si president i Shqipërisë.

Kim Yong Nam në mesazhin që i dërgonte Ilir Metës i dëshironte presidentit të zgjedhur sukses në punën e tij për prosperitetin e vendit, duke shprehur besimin se marrëdhëniet e gjata të
miqësisë mes dy vendeve do të zgjerohen në terma të mirë në interesat e dy popujve.

Pak rreshta për piktorin e talentuar dhe mikun tim të vjetër : Sfidat e Llambi Blidos


 Nga Andon Dede, Nju York

Edhe pse shumë larg Atdheut, ndjek me aq sa mundem veprimtaritë kulturore-artistike që zhvillohen atje, veçanërisht kur është fjala për miq e të njohur. Kështu, kohë më parë, u informova se piktori i talentuar e miku im i vjetër, Llambi Blido, kishte hapur një ekspozitë personale, duke përfshirë në të edhe punime të kohëve të fundit kur ai thuajse ka humbur shikimin, gjithmonë sipas njoftimeve të Medias. Pra, ai vazhdon të pikturojë, duke sfiduar si rrallëkush fatkeqësinë që e kapi, sigurisht pa patur asnjë faj.

Por, kjo ishte vetëm një nga sfidat e shumta të jetës së tij, kujtimi i të cilave më bëri të shkuaj këto radhë, jo thjesht për respekt ndaj tij, por dhe si një mesazh për tërë ne, që shpesh mërzitemi, bëhemi pesimistë e dorëzohemi jo nga fatkeqësi të këtyre përmasave, por shumë më të vogla e që mund e duhet t’i përballonim pa u ankuar. Duke u shprehur me gjuhën e pikturës, më duhet të pohoj se nuk marr përsipër të bëj portretin e tij por vetëm të hedh për të disa penelata thjesht personale.

E kam njohur Llambin më shumë se gjysmë shekulli më parë, kur ishim të dy nxënës të shkollës së njohur e me tradita, Politeknikumit “ 7 nentori”, madje edhe në të njëjtën degë, Gjeologji. Ai qe dy vite më lart.

Qe nxënës shumë i rregullt dhe merrej me veprimtari shoqërore, por me një përkushtim të atillë që e ndeshje rrallë apo dhe hiç fare, ndër nxënësit e tjerë. Po e ilustroj këtë me një episod fare të vogël.

Po zhvillohej një mbledhje e përgjithëshme me kolektivin e konviktit, lidhur me punën e këshillit dhe rolin që duhet të kishte në mbarëvajtjen e punëve organizata e Rinisë pra, një nga mbledhjet rutinë që shumica jonë e përjetonin me bezdi e mezi prisnim të mbaronte. Pas raportit, nisën diskutimet. Nuk mungonin as atëhere disa tipa që diskutonin në çdo mbledhje. Për ta nuk kishte rëndësi se ç’thoshin, por mjafton që të evidentoheshin e të tregonin se me demek qenë të shqetësuar për punët e konviktit. Pas disave, e mori fjalën dhe Llambi. Ndryshe nga të tjerët, ai qe përgatitur me shkrim, në disa fletë, dhe foli me shumë seriozitet e ngriti një sërë problemesh që nuk i kishte prekur asnjë. Gjithë sa tha, kontrastonte krejtësisht me parafolësit. Dukej që ishte përgatitur prej kohësh për këtë mbledhje. Megjithëse diskutoi relativisht gjatë, serioziteti dhe sinqeriteti i tij iu imponua gjithë auditorit, qoftë nxënësve, po ashtu dhe autoriteteve të shkollës.

Qysh në atë kohë spikati dhe talenti i tij për të pikturuar. Por, në ato vite ai tërhoqi vëmendjen edhe për diçka tjetër: qarkullonin llafe, poshtë e lart, se dashuronte një vajzë nga dega Elektrike, gjë që bënte përshtypje në atë shkollë, thuajse maskiliste e ku nxënëset/femra numuroheshin me gishta. Kureshtja nxitej dhe më tej kur kishim parasysh jo vetëm Llambin e urtë e të rregullt por dhe vajzën kokëulur, që sikur nuk ta linte përshtypjen se do të qe aq e guximshme sa t’i përgjigjej propozimeve të mundëshme në atë moshë. Por, koha tregoi se gjithçka e thënë si thashethem, poshtë e lart, qe e vërtetë. Llambi u fejua e u martua me të. Theksoj edhe një herë se të dy palët gëzonin respektin e gjithë atyre që i njihnin. Kjo qe dhe një nga sfidat e para që i njoha atij.

Mbas mbarimit te shkollës nuk pata rast ta takoja për vite me radhë. Unë punova si teknik gjeolog në Mirditë e ai, me sa mora vesh, kishte shkuar me studime jashtë shtetit, në Bashkimin Sovjetik, gjë që e ëndërronte secili prej nesh në atë kohë. Kjo nuk më habiti se ai e meritonte: Politeknikumin e mbaroi me medalje të artë. Por, ajo që më befasoi, ishte fakti që po studionte jo për gjeologji, por në Fakultetin e Grafikës të Akademisë së Arteve “Rjepin”, në Leningrad,(Shën Petërburg). A nuk përbënte dhe kjo një sfidë tjetër të të admirueshme të tij?! I lumtë!

Një ditë prej ditësh, shoh në revistën “Hosteni” disa karikatura me siglën e autorit “BlidoR”. Mua m’u kujtua Llambi, madje edhe më shkoi mendja se mos është ai, por nuk isha plotësisht i sigurt. Sigla në fjalë nisi të duket përherë e më shpesh nëpër faqet e “Hostenit” apo dhe në organe të tjera. Pa shumë vështirësi, mora vesh se nuk isha gabuar: autori i karikaturave ishte pikërisht Llambi.

Prishja e marrëdhënive me Bashkimin Sovjetik, si për shumë e shumë studentë të tjerë, bëri që dhe Llamb të mos i përfundnte dot studimet atje. Por, me hapjen e Institutit të Lartë të Arteve Figurative, Llambi, në mos gabohem, qe ndër studentët e parë të tij. Njihja disa syresh të cilët më flisnin gjithë respekt për të, si talent e si njeri. Vitin e fundit, kur po përgatiste punën e diplomës, u sëmur dhe nuk e mbaroi dot. Unë u ndodha në mbrojtjen e tyre, ceremoni që u zhvillua në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, që ishte pranë Teatrit Popullor. Llambi kishte zgjedhur si temë një subjekt nga bota e fëmijve. Oponent qe Kujtim Buza i cili dha vlerësime të larta për pikturën e pambaruar të Llambit. Madje edhe e theksoi që, ndonëse e pambaruar, në të duket artisti e mjeshtri dhe propozoi që të vlerësohej me notën më të lartë, siç edhe ndodhi, duke rigjistruar kështu, në memorien time, një sfidë tjetër të tij.

Gjatë viteve të mëvonëshme takoheshim herë pas here me Llambin, diskutonim për Letërsinë e Artin apo dhe për jetën në përgjithësi. Kishim të njëjtin mendim për problemet e vështira e herë herë edhe të papërballueshme të realitetit që po jetonim. Vija re se kishte mbetur po ai tip i ndjeshëm që pata njohur dikur, në shkollën e mesme. Përveç se qe pak shëndetlig i duhej të përballonte dhe vështirësi ekonomike.

Në një konferencë të Talenteve të Reja, ku u ndodhëm të dy, pati diskutime nga më të larmishmet, disa lakonike e të tjera tepër të gjata, sa që salla mezi po i duronte. Sidomos një poet i ri e çmendi sallën fare, duke folur e folur pa pushim, mbase rreth një orë apo edhe më tepër. Kur i thashë Llambit opinionin tim për këtë, ai ma ktheu, duke dhënë një mendim krejt të kundërt:”Jo, më tha, ai ngriti probleme të rëndësishme, pavarësisht se u zgjat pak…”. E solla këtë episod për të ilustruar gjithë sa thashë më lart se Llambi kishte përherë mendimin e vet, sado kundër rrymës që mund të ishte ai.

Sa herë që hapeshin ekspozita të arteve figurative, ndalesha posaçërisht tek punimet e tij, që tërhiqnin vëmendjen për orgjinaliteitn e tyre. Kur mora vesh se kishte hapur një ekspozitë personale, nxitova për ta vizituar. Pikturat më pëlqyen, por dhe çmimet m’u dukën pak të larta. “A ke shitur ndonjë?”, e pyeta. “Jo, më tha, nuk kam shitur.” Mbase nuk duhej bërë ajo pyetje apo edhe mund të mos e përmendja këtu, por e bëra këtë jo pa qëllim: për të treguar se ai kishte ngelur po ai i shkollës së mesm, që nuk dinte të shtihej e pse jo, edhe të gënjente e të mburrej, siç bëjnë zakonisht njerëzit, veçanërisht artistët e sportistët.

Perveç si piktor, Llambi Blido njihet edhe si estet arti. Në vitin 1999 përfundoi monografinë “Shkolla ruse e Arteve Figurative dhe kontributi i saj i drejtpërdrejtë në shkollën shqiptare të Pikturës, Skulpturës dhe Grafikës”. Botoi, ndër të tjera, dhe një libër për lexuesin e gjerë se si ta shohim, kuptojmë e vlerësojmë një vepër të arteve figurative, të cilën e lexova me shumë interes e më pëlqeu. Botova dhe një recension për të në “Zëri i Popullit”, duke ndjerë kënaqësi që po i bëja një shërbim sado të vogël një njeriu të mirë e artisti të talentuar e të ndershëm si Llambi. Edhe atij iu bë shumë qejfi e më ftoi për një kafe. Disa herë më pat premtuar se do të më falte ndonjë nga punimet e veta, për miqësinë që kishim por, as ai nuk u kujtua dhe as unë nuk ia zura më në gojë ndonjëherë.

Aty nga fundi i 2002-së, siç e përmenda dhe në fillim të shkrimit, lexova një informacion në një gazetë se ishte keq me shëndet dhe dikush duhet ta ndihmonte. Rrezikohej të verbohej fare, se vuante nga sytë. Sa keq më erdhi! Njerëzit e mirë si ai kanë vuajtur e do të vuajnë përherë se nuk ua hyjnë dot rrugëve të tërthorta për të përballuar po me aq sukses, si në Art, betejat në xhunglën e jetës. Sa e tmerrshme do të ketë qënë kjo goditje për të! Shumë kush ndoshta do të dorëzohej, do t’i flakte tej penelat por Llambi nuk u dorëzua, e sfidoi edhe kësaj here jetën: ai vazhdoi të pikturojë, sado e pabesueshme që të duket kjo. “Për atë që ka njohur magjinë e krijimit nuk është e lehtë të heqë dorë nga krijimtaria, do ta gjejë mënyrën për të shprehur botën e brendëshme, për të dhënë mesazhe me atë gjuhën e artit – thoshte ai në një intervistë. – Errësira, gjëja e parë që bën është të të godasë vetëbesimin. Lëkundesh në mundësitë e tua dhe kjo duhet përballuar, të gjesh mënyrën për shprehur atë që përfytyron…”.

Dhe Llambi e gjeti vërtet, duke i shtuar biografisë së vet një tjetër sfidë. Ai ka hapur tërë ato ekspozita personale. E fundit daton në shkurtin e 2016-ës, në Galerinë e Arteve, me 24 vepra, ku nuk mungojnë edhe nga ato të realizuara pas humbjes së shikimit.

Po nga kronikat e Medias për të, mësova se ai jo vetëm krijon por atje, në atë apartamentin e vet të ngushtë, ka gjetur hapësirën e nevojshme për të dhënë mësime private në pikturë. Me ndihmën e djalit të tij, – vazhdon kronika, – ai mundohet të japë maksimumin e mundshëm për këta fëmijë. As që e vë në dyshim një pohim të tillë. Por, unë do të shtoja se përballimi nga ana e tij i tërë këtyre sfidave të jetës, sidomos kësaj të fundit, na ka dhënë e po na jep një leksion të fuqishëm gjithë neve.

Përmes këtyre rreshtave, i uroj jetë të gjatë e suksese në të mirë të tij, të famijes e pse jo dhe të Artit, si një zë orgjinal e njëkohësisht si një luftëtar i pamposhtur, sidomos për sfidën e fundit që po e përballon burrërisht.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...