2017-05-01

Njoftim publik nga Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve "Naim Frashëri" Përmet



Ligor Shyti,shkrimtar



Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve "Naim Frashëri" Përmet, në kuadrin e konkursit mbarëkombëtar të poezisë lirike, në 25 maj 2017, për të nderuar Ditëlindjen e Poetit tonë të Rilindjes sonë Kombëtare, Naim Frashërin, shpall konkurrentët e natës finale, të cilët janë të ftuar të jenë në Përmet më datën 25 maj 2017, ora 18.00, si më poshtë:

1. Adem Xheladini, Kërçovë -Imazh i praruar
2. Afërdita Saliu, Preshevë – Faji i buzës
3. Agim Xheka, Tiranë - Burimi i përjetshëm
4. Agim Bajrami, Durrës - Mbrëmje përmetare
5. Anila Mihali, Përmet –Dritare e poetit
6. Asllan Qyqalla, Prishtinë – Lora pa vello
7. Dashamir Malo, Sarandë – Të jesh e dashuruar
8. Dhimitraq I. Miti, Përmet – Po... si?
9. Elmira Rama, Fier – Mëngjes i ri
10. Elida Rusta, Shkodër – Dashuri me Naimin
11. Flori Bruqi, Prishtinë – Shpresa të djegura
12. Farida Ramadani, Shkodër – Endem brenda vetes
13. Koçi Qorri, Gjermani - Ëndërr
14. Lediona Braho, Tiranë – Në gjumë është Hëna
15. Lumo Kolleshi, Përmet – Ikje si në baladë
16. Majlinda Rama, Tepelenë – I dashur
17. Matilda Dushku, Fier – Biri im.
18. Nezir Prokshi, Drenas – Dhe një ditë vendosa ta zë diellin.
19. Odise Plaku, Fier – Jam njeriu më me fat.
20. Paskal Zoto, Përmet – Moj me sy të zi
21. Rustem Keko, Përmet – Mullixhiu
22. Sami Velçani, Durrës – Galop resh
23. Skënder Lazo Trebeshina, Itali – Nëse zoti do më jepte zotësinë e tij
24. Petrit Ruka, Tiranë – Dita e humbur
25. Xhelal Tosku, Rrogozhinë – Mizorja

Soren Jessen-Petersen, ish shef i misionit të OKB-së në Kosovë: BE-ja t’ia bëjë të qartë Serbisë të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare

Ish shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e ka cilësuar si ‘skandaloz’ veprimin e Serbisë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar si një ‘përpjekje të qëllimshme për ta minuar Kosovën’.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Jessen Petersen, tha se ‘Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin’ dhe se ajo ‘qëllimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja “ka përgjegjësi të caktuar që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe t’ia bëjë të qartë Serbisë se duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

Sipas tij, “BE-ja duhet t’i tregojë Serbisë se [kjo sjellje] do të ketë implikime për ambiciet e saj në procesin e integrimeve”.

Soren Jessen-Petersen ishte në krye të misionit të OKB-së në Kosovë, në kohën kur, atëbotë, kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Zoti Jessen-Petersen, një gjykatë në Francë e ka liruar Ramush Haradinajn dhe nuk do ta ekstradojë në Serbi, siç e kanë kërkuar autoritetet në Beograd. Çfarë paraqet ky zhvillim?

Soren Jessen-Petersen: E shoh gjithë këtë zhvillim si thellësisht të papranueshëm ose skandaloz. Por ai tregon dy gjëra; e para, se Ramush Haradinaj është një njeri që në të kaluarën ka respektuar rendin dhe ligjin, me shumë vështirësi të theksuara, por ai e ka respektuar rendin dhe ligjin.

Ai është liruar dy herë nga një gjykatë ndërkombëtare dhe nuk ka pasur nevojë që të ketë një apel të dytë por ai e ka pranuar këtë. Për dallim nga Ramushi, është e qartë se Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin dhe mbase as edhe e dinë se çfarë do të thotë rendi dhe ligji. Mendoj se është skandaloze që ata kanë vazhduar përgjithësisht të veprojnë në këtë mënyrë.

Megjithëkëtë, urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë parë përgjithësisht si ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës?

Soren Jessen Petersen: Po kjo është mbase edhe arsyeja kryesore pse Serbia e mbanë qëndrimin e saj, sepse të gjithë e dimë se disa udhëheqës politikë atje, përfshirë edhe ata që janë në pushtet sot, ende nuk e pranojnë se Kosova është një shtet i pavarur. Kosova në fakt është një shtet i pavarur dhe Serbia qëllimisht po ndërhynë në çështjet e brendshme.

Por, atëherë çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare me këto urdhër-arreste dhe me, sic thoni ju, ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Kosovës?

Soren Jessen-Petersen: Unë besoj se BE-ja ka përgjegjësinë kryesore. BE-ja e ka zhvilluar këtë dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i bazuar mbi mirëkuptim dhe një dialog ndërmjet dy shteteve. Prandaj BE-ja ka një rëndësi të madhe për dialogun. Ajo ka të drejtë kur thotë se dialogu është i rëndësishëm. Por mendoj se është një përgjegjësi e caktuar për BE-në që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe që ta informojë qartë Serbinë se ajo duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Gjithashtu se do të ketë implikime për ambiciet e Serbisë në procesin e integrimeve, sepse kjo shumë qartë është bërë për ta minuar Kosovën.

Meqë po flasim për BE-në, rasti Haradinaj ka patur një ndikim të drejtpërdrejt në dialog. A po shndërrohen urdhër arrestet në pengesë më të madhe të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Soren Jessen-Petersen: Natyrisht se po, sepse urdhër arrestet janë të bazuara në të kaluarën. Serbia asnjëherë nuk ka treguar gatishmërinë për pajtim. Ajo duhet të përqëndrohet në sundimin e ligjit brenda saj. Ashtu siç e thash edhe më heret, BE-ja duhet ta informojë qartë se ky dialog është në konceptin e përpjekjeve të BE-së për të ecur përpara në rajon, të punojë në ndërtimin e marrëdhënieve të sinqerta me vendet e tjera të rajonit duke ecur drejt një momenti kur të gjitha këto vende do të mund të integrohen në BE.

Gjithnjë përderisa kemi një shtet, që qartazi nuk do të sillet në këtë mënyrë dhe këtë e shohim në ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, rajoni nuk do të mund të ecë përpara prandaj përgjegjësia kryesore bie mbi BE-në që ta bëjë të qartë se cilat janë kërkesat.

Por, BE-ja përballet sot me problemet e saj të brendshme, përfshirë këtu edhe BREXIT-in. Kjo përputhet me kohën kur Ballkani Perëndimor nuk e sheh një perspektivë të qartë Evropiane. Marrë parasysh gjithë këtë, a po e shohim në rajon kthimin e sjelljeve nacionaliste?

Soren Jessen-Petersen: Nuk e di nëse në përgjithësi shohim kthimin e një lloj sjelljeje dhe qasjeje nacionaliste. Por, është e qartë se gjithnjë përderisa BE-ja vepron në këtë mënyrë, kur sic mund të imangjinohet ata nuk shohin asnjë problem në rajon dhe në anën tjetër nuk ecin përpara aktivisht për ambiciet e rajonit që të integrohet në BE, me këtë pasivitet nga ana e BE-së ekziston një rrezik që nacionalistët shkatërrues në rajon e shohin një rast që të trazojnë paqen që ekziston në rajon.

David Philips: SHBA duhet të angazhohen më shumë me Ballkanin


Eksperti i çështjeve ballkanike, David Philips, thotë se Rusia po përpiqet ta fusë Ballkanin brenda sferës së saj të influencës, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet ta shtojnë angazhimin e tyre në këtë rajon, ku ende ka vende me demokraci të brishtë. Zoti Phillips është Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të Nju Jorkut dhe ka shërbyer si këshilltar i çështjeve të jashtme për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama.

Zëri i Amerikës: Prof. Philips, vendet e Ballkanit po përjetojnë përherë e më tepër tensione sociale: Maqedonia po përjeton një krizë politike dhe një rritje të tensioneve ndëretnike; Bosnje-Hercegovina përballet me një sërë problemesh që burojnë nga kushtetuta e vendit; Shqipëria ndodhet në mesin e një krize politike. A mendoni se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe rajoni të priret drejt një vale të re pakënaqësish sociale dhe dhune?

David L. Philips: Sigurisht, që ka shumë mundësi që rajoni të priret drejt një vale pakënaqësish sociale, në një masë të madhe, ngaqë udhëheqësit politikë nuk kanë të treguar se janë të aftë që t’i udhëheqin këto vende gjatë tranzicionit të tyre. Por ka edhe faktorët ë jashtëm që nxisin mungesë stabiliteti dhe ato duhen marrë në konsideratë.

Zëri i Amerikës: Në këtë kontekst, a mendoni se përpjekjet e kohëve të fundit të Rusisë për të patur ndikim tek këto vende do të materializohen? Në një artikull të botuar kohët e fundit ju thoni se fronti i parë i Luftës së Ftohtë të Rusisë është Ballkani. A mund të na jepni më shumë detaje për këtë?

David L. Philips: Ato janë materializuar tashmë, Rusia, në mënyrë sistematike, është duke mbështetur regjime anti-perëndimore, duke u përpjekur të minojë ndikimin amerikan; synimi i Rusisë është t’i errësojë sytë e Perëndimit, për të penguar rrugën e integrimeve euroatlantike në vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më në fund, për të kthyer mbrapsh statusin e Kosovës si një shtet sovran e i pavarur.

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit, si kryeministri i Shqipërisë edhe Presidenti i Kosovës, kanë bërë deklarata, duke aluduar për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, në se zbehen shanset e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. Cili është komenti juaj?

David L. Philips: Kjo është një Shqipëri normale, tashmë ka çështje që i lidhin të dy vendet; në se shqiptarët duan të bashkëpunojnë më nga afër, ata duhet ta bëjnë këtë. Dështimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën ka ngritur çështje serioze nëse Europa dëshiron t’i integrojë territoret shqiptare, apo dëshiron t’i përjashtojë ato. Nëse do t’i përjashtonte, atëhere territoret etnike të shqiptarëve të të bashkohen, për t’u shërbyer interesave të tyre kombëtare dhe për të mbrojtur sigurinë e tyre të përbashkët…Objektivi i Rusisë është të provokojë një konflikt në mes Serbisë dhe Kosovës dhe pastaj ta përdorë atë konflikt si pretekst që Moska të demonstrojë forcë në rajon. SHBA mund ta parandalojë këtë përmes një angazhimi më të thellë diplomatik dhe komercial me Kosovën dhe me Shqipërinë. Populli serb nuk duhet të mashtrohet, Rusia nuk po vepron në interes të tij, por vetëm për interesat e veta të ngushta, duke e përdorur atë që të fillojë një luftë me Kosovën dhe ta përdorë këtë si një pretekst që Rusia demonstrojë forcën e saj në rajon.

Zëri i Amerikës: Kriza dy-vjeçare në Maqedoni ka hyrë në një fazë të rrezikshme. A mendoni se ky vend do të jetë i aftë të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme ndaj tensioneve etnike atje?

David L. Philips: Problemi nuk janë tensionet ndëretnike, problemi ka të bëjë me qeverisjen dhe dështimi i maqedonasve për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve, për të formuar koalicione dhe për të shkuar në një drejtim nga i cili të përfitojnë të gjithë, për të çuar përpara interesat e të gjithëve në Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë ka dështuar për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, ka polarizuar shqiptarët etnikë dhe ka krijuar një situatë të rrezikshme, që bën të mundur fragmentimin dhe konfliktin. Është koha kur udhëheqësit politikë në Maqedoni duhet t’i lenë mënjanë interesat personale dhe provinciale dhe t’u shërbejnë interesave të shtetit, të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, që u siguron të drejta pakicave, dhe të ndalojë minikonfliktet, që janë duke rrezikuar të çojnë në një degjenerim më të madh të Maqedonisë.

Zëri i Amerikës: Koalicioni i partive politike në Maqedoni perceptohet si një kërcënim nga disa politikanë në Maqedoni. Një grup i quajtur "Për një Maqedoni të bashkuar", e akuzon kryeministrin e Shqipërisë fqinjë, Edi Rama, si autorin e vërtetë të idesë së koalicionit. Ju si mendoni?

David L. Philips: Koalicioni u krijua nga partitë shqiptare në Maqedoni, ashtu siç u krijua VMRO jashtë vendit. Pati një takim në Tiranë, ku u diskutuan interesat e përbashkëta të partive shqiptare. Ideja se kjo mund të jetë një farë strukture e huaj ose se synon të dëmtojë sovranitetin e Maqedonisë, është më tepër një justifikim i politikanëve të Maqedonisë, të cilët dështuan të trajtojnë problemet thelbësore të vendit për mirëqeverisjen, të drejtat dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit që parashikon plotësimin e nevojave të pakicave.

Zëri i Amerikës: Serbia ka qenë një aleate tradicionale e Rusisë, madje tani po merr edhe ndihmë ushtarake nga Rusia. Ndërkohë, vendi kërkon gjithashtu lidhje më të ngushta me BE-së. Cili do të ishte komenti juaj?

David L. Philips: Nuk mund t’i ketë të dyja. Nuk mund të ketë baza ushtarake me pajisje të dhuruara nga Rusia; nuk mund të mirëpresë një bazë spiunazhi në Nish, ndërkohë që Beogradi thotë se dëshiron lidhje më të afërta me BE-në. Do të duhet të zgjedhë si kujt do t’i qëndrojë besnike. Nëse dëshiron integrimin evropian, atëherë duhet të demonstrojë vlera evropiane dhe të ndjekë kushtet e anëtarësimit. Nëse dëshiron të jetë pjesë e orbitës së Rusisë dhe ta lejojë veten të manipulohet nga Moska, e cila kërkon të ushqejë konfliktin me Kosovën, atëherë do të jetë zgjedhja e tyre politike. Interesat e Serbisë gjenden në Perëndim dhe së toku me Evropën. Presidenti i zgjedhur Vuçiç duhet ta pranojë këtë gjë, dhe në vend që t’i bindet Putinit, duhet të dalë në mbrojtje të interesave të Serbisë dhe ta zhvendosë vendin më pranë institucioneve euro-atlantike.

Zëri i Amerikës: Në një artikull të kohëve të fundit, ju thoni se "SHBA duhet t'i përgjigjen agresionit të Rusisë, duke intensifikuar kontaktet e tyre ekonomike dhe diplomatike. Kjo mund të ndihmojë në stabilizimin e shteteve me demokraci të brishtë në Ballkan përmes kooperimit për sigurinë, që synon parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe për t'iu kundërvënë terrorizmit." Si e shikoni ju rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan?

David L. Philips: Shtetet e Bashkuara e kanë neglizhuar Ballkanin gjatë viteve të fundit të administratës Obama. Megjithatë, kjo nuk i zhvlerëson marrëdhëniet shumë të ngushta ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-së, ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve në veçanti. Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që rajoni të jetë i qëndrueshëm, duhet të angazhohen me to më nga afër. Por, ekziston një shqetësim i madh, të cilin nuk mundet ta neglizhojmë. Rusia po luan një lojë të pandershme. Po mundohet të provokojë një konflikt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si një pretekst që Rusia të projektojë forcën ushtarake në rajon. Shtetet e Bashkuara duhet ta parandalojnë këtë zhvillim, duke u angazhuar në këto vende, duke u treguar se qëndron pranë tyre. Afritë dhe çështjet që shqiptarët kanë të përbashkëta janë një bazë krejt normale për marrëdhënien ndër-shqiptare, që shtrihet përtej kufijve të tanishëm ligjorë.

Zëri i Amerikës: Profesor Phillips, ju falenderoj për kohën që na kushtuat.

David L. Philips: Ju falenderoj për mikëpritjen.

Paraja vret njerëz dhe popuj!

(Me rastin e 1 Majit, Dita ndërkombëtare e punës)





Nga Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D 


Nga kohët e lashta, mesjeta dhe deri në shekullin njëzet, luftërat janë zhvilluar për territore, pasuri të mbretërive të rëna, flori dhe diamante; më vonë për tregje, resurse dhe burime energjetike; kurse sot luftërat zhvillohen për financa, para të gatshme, të fituara shpejtë dhe lehtë.

Domethënë, asgjë nuk ka ndryshuar në esencë. Edhe më tej politika dhe lufta janë mjete, ndërsa ekonomia, pasuria dhe financat, janë qëllim.

Mos u habitni pse aktualisht edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, të lobeve, fondacioneve dhe korporatave të mëdha ndërkombëtare, gjatë kohës së fundit i sjellin në pushtet dhe përkrahin përfaqësuesit e bandave kriminale, oligarkët dhe menaxhuesit e trafiqeve të mëdha të drogës, karburanteve, armëve dhe transferit të parave, të cilët mund të ngrihen edhe në nivel të diktatorëve lokal në shtetet e tyre.

Kjo ndodh sepse, organizatat me ndikim global nuk financohen nga tatimet e qytetarëve, nga buxhetet e shteteve, por përmes fondeve të zeza nga kontrabanda, kompanitë mashtruese fitimprurëse, si korporatat energjetike, të telekomunikimit, rrjeti i kazinove dhe bastoreve sportive etj., ndërsa oligarkët, makrotë dhe bosat e trafiqeve u shërbejnë atyre si punkte për grumbullimin, vjeljen e financave.

Edhe diktatorët e mëdhenj modernë, si Sadami, Gadafi dhe të tjerë, u kanë shërbyer si arka këtyre organizatava dhe shërbimeve të huaja, deri sa nuk janë zëvendësuar nga thesarë të tjerë të ri më të leverdishëm dhe efikas.

Mos harroni, organizatat, shërbimet dhe bosat e mëdhenj të kapitalit botëror nuk mbledhin tatime nga qytetarët, por pasuri dhe para, kapital të gatshëm marramendës të akumuluar nga oligarkët lokalë dhe rajonalë, duke i korrur dhe vjelur sipas nevojës kokat e këtyre diktatorëve e oligarkëve të krijuar nga vetë ata.

Kush e ka radhën në Ballkan, pas Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij?

Po, si “marshohet” për pushtet me atë që të vret?!

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D


Jo, “shumë mirë keni marshuar” , e shpëtuat Zoran Zaevin, e Zijadin Selën e harruat të përgjakur nën kthetrat e terroristëve sllavomaqedonë, të cilët e bënë, të përfundonte në spital (Klinikën Interne të Shkupit). Ja, ky ishte hapi i parë” i suksesshëm” i marshit politik të Talat Xhaferit dhe Ali Ahmetit në SOBRANIA-n e kryeliderit të LSDM-së, Zoran Zaev, më 27 prill 2017.

Derisa liderët shqiptarë të participojnë në qeverinë dhe në “Sobrania” të FYROM-it(qoftë në pushtet qoftë jashtë pushtetit), do të fajësohen, do të rrahën si qentë, do të vriten dhe do të torturohen për vdekjse sikurse lideri politik dhe patrioti i shquar Zijadin Sela., më 27 prill 2017 në seancën e parë themeluese të SOBRANIA-s të Sllavomaqedonisë.

*** Prandaj, askush nga deputetë e rinj shqiptarë, të mos mburret kot, që pa bërë “hop, kërceva përroin”, vraponi dhe marshoni drejt KUVENDIT SHQIPTAR të HASAN PRISHTINËS, JO drejt SOBRANIA-s sllavomaqedone të Ivanovit, të Gruevskit, të Zaevit, të Ali Ahmetit, sepse, nuk do të fitoni asgjë të vlefshme për shqiptarët sikurse këtu e 27 vjet më parë (1991-2017).

Pasi qenkeni dëshmuar hero i marsheve në betejat e UÇK-së, pse, pas zgjedhjes si kryetar i ri i SOBRANIA-s së Zaevit, TI, ALI AHMETI, EDHE DEPUTËT e tjerë nuk MARSHUAT drejt sikurse në luftë për ta MBROJTUR BASHKËDEPUTETIN E JUAJ, ZIJADEN SELA, por vrapuat ta shpëtonit Zoran Zaevin!? – Çfarë turpi, çfarë hipokrizie dhe tradhtie?! – Ja, kjo është politika vetëmohuese “sill e biri veti”, mbroje Zaevin e shqiptarin Zijadin Sela, jo!

-Ja, kjo qyqari e marshuesve dhe e mashtruesve të Ali Ahmetit provoi qartazi, se edhe me Zoran Zaevin së bashku në SOBRANIA, që në hapin e parë marshues kanë dështuar në politikë, sepse e braktisën “bashkëluftëtarin e plagosur” Zijadin Selën, duke e lënë nën torturat dhe nën “mëshirën” e terroristëve sllavomaqedonë.

-Lëvdohuni pasi ta bëni shtetin e juaj të pavarur shqiptar, sikurse Adem Demaçi dhe Adem Jashari Kosovën, jo duke e mbrojtur SOBRANIA-n e FYROMIT të sllavomaqedonëve!

-Është çmenduri politike, të pohosh: “po marshoj në SOBRANIA”, duke ditur se, nuk mund të ketë “marshim” për shqiptarët derisa janë robër dhe vasalë të sllavomaqedonëve si “minoritet etnik”, pa kurrfarë të drejtash kombëtare dhe shtetërore; janë jashtë Kushtetutës sllavomaqedone si KOMB SHTETËFORMUES (1991-2017).

-Agimi ishte minister, por nuk kishte asgjë në dorë, që ta urdhëronte policinë dhe forcat e sigurisë për ta mbrojtur Sobrania-n e përgjakur!

Pra, edhe ministri i Policisë së qeverisë sllavomaqedone, Agim Nuhiu (që ofroi dorëheqjen) ishte shqiptar, por nuk bëri asgjë, nuk pati autorizime as de fakto dhe as de jure ( vetëm në letër,sepse sllavomaqedonët ua “rrahin tupanin”, ashu sikurse funksionarëve të tjerë shqiptarë), që të mbronte seancën themeluese të “Sobrania-së”, më 27 prill 2017, sepse pushtetmbajtësit sllavomaqedonë e kanë fjalën kryesore për marrjen e vendimeve me inetres shtetëror, jo ministrant, as zëvendësminustrat, as deputetët e as ambasadorët shqiptarë. Prandaj, drejtësia dhe interesi i përgjithshëm i shqiptarëve e thotë, mos “marshoni” symbyllazi as në atë “SOBRANIA” e as në farë qeverie tiranike, sepse ato nuk janë në interesin e shqiptarëve, por të mbrojtjes me çdo kusht të FYROM-it të Titos.

Sela u “nokautua” nga terroristët sllavomaqedonë, sepse nuk ishte sikurse vasali Ali Ahmeti!

Politika armiqësore sllavomaqedone me eksponentët e saj ekstremistë shtetërorë: Gjorgje Ivanov (president) dhe Nikola Gurevski (-ish kryeministër dhe kryelider i VMRO-DPMNE) e “NOKAUTOI” Zijadin Selën, pse nuk ishte kompromisagjinj i keq, manipulues, mashtrues, hipokrit dhe vasal si Ali Ahmeti.

-Logjikisht, nuk mund të bëhet kompromis politik me ata që ua mohojnë lirinë dhe të drejtat kombëtare shqiptarëve, duke burgosur dhe vrarë popullin shqiptar (1945-2017). Ata liderë politikë dhe politika shqiptare, që mbrojnë një pushtet të tillë, nuk mund të quhen ndryshe, veçse kolaboracionistë, tradhtarë, shitës dhe bashkëpjesëmarrës të armiqve shqiptarë.

Derisa shqiptarët të burgosen dhe të vriten si qentë, pa dhënë llogari askush, dhe, derisa të jenë “minoritet”, mund të flasësh e të shkruash shqip, mund të kesh pasaportë sllavomaqedone-shqiptare (në dy gjuhë) sikurse shqiptarët e Kosovës dikur, mund të jesh president, kryeministër, kryeparalamentar, ministër e ambasador sikurse shqiptarët e Kosovës (1945-1999), të cilët kishin gjuhën zyrtare shqipe, universtetin, administratën, qeverinë, kuvendin, kishin pasaportat jugosllave, ishin kryetarë qeverie, kryetarë kuvendi, ministra e nënministra dhe ambasadorë, por nuk kishin atë KRYESOREN- TË DREJTËN E VETËVENDOSJES, sikurse “Makedonskata Republika” dhe republikat e tjera të Jugosllavisë së Titos.

Këtë të vërtetë, duhet ta mbajnë parasysh talat xhaferët e rinj, deputet të rinj në “Sobrania” të Sllavomaqedonisë e të mos marrin “ yrysh” së bashku me sllavomaqedonët në “beteja të reja” për mohimin e së DREJTËS SË VETËVENDOJES së shqiptarëve (50%) në Sllavomaqedoni, sepse duke burgosur dhe shtypur popullin shqiptar, nuk ka forcë që do ta mbrojë-mbajë të gjallë FYROM-in e Titos, të Llazar Kolishevskit, të Kiro Gligorovit, të Llazar Mojsovit…, të Ivanovit dhe të Nikola Gruevskit.

Në betja të UCK-së keni marshuar briliantë, por në politikë keni dështuar, që në hapin e parë të “marshit paqësor”.

- Talat Xhaferi, kryeparlamentar i sapozgjedhur i Kuvendit të prishur nga terroristët sllavomaqedonë (në të cilin u përgjak për vdekje deputeti dhe lideri politik , patriot dhe demokrat shqiptar Zijadin Sela) , i cili ka deklaruar se “unë di vetëm të marshoj përpara”, duhet të dijë se politika nuk është si betejat luftarake.

Pavarësisht nga “radiusi” i afinitetit politik të Talat Xhaferit, kësaj here ka “marshuar” gabimisht, në një strukturë legjislative të pushtetit të huaj sundues, për ta mbajtur gjallë me pikë të zorit, FYROM-in e Titos, të Gligorovit, të Ivanovit , të Gruevskit dhe të Ali Ahmetit, sepse, sikur këtu e 27 vjet më parë (1991-2017), nuk ka për të ndryshuar asgjë në favorin e VETËVENDOSJES së shqiptarëve, po qe se, edhe Ivanovi dhe Gruevski do flisnin shqip dhe “ligjërtat politike” të tyre, do t’ i mbanin në gjuhën shqipe, jo sllavomaqedonishte, kjo nuk është kurrfarë garancie për shqiptarët derisa kanë statusin e minoritetit sipas kushtetues ekzistuese të Sllavomaqedonisë, si dhe derisa shqiptarët të rrahen, të burgosën dhe të dënohen me nga 10, 20, 30 vite burg për shkak të bindjeve dhe të veprimeve politike në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të popullit shqiptar (mbi 50%) në Sllavomaqedoni.

-Mos harroni, se dikur, edhe pse shqiptarët në Kosovë kishin statusin e shumicës dërrmuese mbi 90% (flisnin dhe shkruan në gjuhën zyrtare shqipe në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974), mirëpo, ata nuk gëzonin TË DREJTËN E VETËVENDOSJES si KOMB SHTETFORMUES, sikurse republikat e tjera të RSFJ-së.

Këtë e provoi, edhe ripushtimi dhe rikolonizimi i Kosovës nga ana e ndërhyrjes policore dhe ushtarake në vitin 1989, ku me dhunë, me terror dhe me agresion mbylli dyart e Kuvendit të Kosovës, si dhe e zhveshi Kosovën nga një lloj autonomie që kishte pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974.

Rasti i Zijadin Selës, vërejtje për të gjithë shqiptarët!

Edhe rasti i plagosjes së liderit politik shqiptar, Zijadin Sela, është vërejtja e fundit për politikën shqiptare në Maqedoni, që të braktisin atë qeveri dhe atë kuvend derisa shqiptarëve (mbi 50%) t’u njihet e drejta e vetëvendosjes, ashtu sikurse sllavomaqedonëve. Ndryshe, çdo participim i liderëve shqiptarë në institucionet dhe në organet shtetërore të Sllavomaqedonisë, është FIKTIV ( vetëm në letër) në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve .

Ziajdin Selën e plagosën për vdekje terroristët e Ivanovit dhe të Gruevskit dhe politika e gabuar kuislinge sllavomaqedone.

Këtë e vërtetoi edhe dështimi i ministrit Brendshëm i Sllavomaqedonisë, i cili nuk nxori policinë dhe sigurimcat për ta mbrojtur Kuvendin nga bandat terroriste sllavomaqedone, të porositura dhe të ndihmuar nga “kupola” e pushtetit Ivanov-Gruevski.

-Zijadinin tonë, e përgjakën dhe e torturuan mizorisht për vdekje, sepse (në asnjë aspekt)nuk ishte mik , klysh, zagar dhe shërbëtor i parapaguar i qeverisë kuislinge sllavomaqedone, por lider politik i urtë, i guximshëm, transparent, parimor me dinjitet, që donte drejtësi dhe barazi për shqiptarët, duke mbrojtur identitetin historik, gjuhën shqipe, lirinë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Sllavomaqedoni.

-Dy faktorë kryesorë ndikuan që deputeti i zgjedhur Zijadin Sela, të lëndohej për vdekje nga terroristët sllavomaqedonë në seancën e Kuvendit të Sllavomaqedonisë, më 27 prill 2017 : 1) I pari, se Zijadin Sela është patriot i palëkundshëm, që mbron interesat jetike të popullit shqiptar, jo të politikës dhe të praktikës së deritashme antishqiptare të Anshlusit të turpshëm dhe tradhtar sllavomaqedon-shqipfolësr ( 1945-2017); 2) I dyti, se Zijadin Sela është një lider politik me vizion kombëtar dhe evropian paqësor, që mendon dhe vepron kombëtarisht, jo qysh t’i “fishkëllojnë” “elita” pushtuese sllavomaqedone=kuislinge: Gjorgje Ivanovi, Nikola Gruevski e Buçkarovski…, si dhe partnerët e tyre shqipfolës (1991-2017), të cilët e kanë fajin kryesor, që për 27 vite të kaluara nuk zgjidhën asnjë problem të shqiptarëve në Sllavomaqedoni, sepse ishin të sëmurë për lavdi, për pasuri dhe për karrierë politike, për t’u bërë kulakë-çifligarë dheministra e ambasadorë etj., që t’u ndihmonin sllavomaqedonëve në ruajtjen e pushtetit terrorizues dhe shtypës.

Sa më sipër, armiqtë kolonialistë dhe terroristë sllavë në Ballkan, gjithmonë kanë njollosur, kompremetuar, arrestuar, dënuar, plagosur dhe vrarë ata shqiptarë, që kanë rrezikuar interesat e tyre hegjemoniste, ekspansioniste dhe kolonialiste ndaj shqiptarëve (1878-2017), jo zagarët dhe klyshët e tyre kuislingë shqipfolës, të cilët për një karrige, për një grusht dinarë dhe për një asht qeni, kanë lehur dhe janë aliazhuar në qeveritë e tyre sunduese antishqiptare vetëm për t’ua mohuar të drejtat dhe lirinë popullit shqiptar.

-Ndaj, me shekuj, armiqtë sllavoballkanikë, në format më tinzare, më bizarre dhe më ataviste i kanë torturuar, terrorizuar, vrarë dhe shfarosur patriotët e vërtetë shqiptarë, jo ali ahmetat, të cilët e tradhtuan luftën e UÇK-së dhe popullin shqiptar, duke e lënë pa të drejta kombëtare, pa liri, pa vetëvendosje , të burgosur, të rrahur dhe të përgjakur sikurse në rastin më të ri të patriotit, demokratit dhe vizionarit kombëtar dhe evropian , ZIJADIN SELA!

Media zvicerane: Zgjerohen dyshimet ekzistenciale mbi Maqedoninë, ja gabimi i Platformës Shqiptare

Fitim Dika

28 prill: Protestuesit nacionaliste në Shkup. (Foto: Ognen Teofilovski / Reuters)


Duhet të evitohen bastisjet në parlament dhe tensionet inter-etnike që Maqedonia të mund të krijojë qeverinë e re. Vendi është më labil se kurrë më parë.

Me bastisjen e parlamentit në Shkup, kriza në Maqedonia është ngritur rrezikshëm. Në natën e së premtes një grusht simpatizantësh të partisë së djathtë nacionalste OBRM kanë mësyer “shtëpinë e deputetëve” dhe kanë sulmuar fizikisht deputetet e social demokratëve dhe shqiptarë. Me pistoletë u mbrojt jeta e liderit të LSDM, Zoran Zaev. Prapseprap ai u plagos në kokë. Policia nuk kishte vullnetin ose nuk ishte në gjendje të mbrojë objektin, përkundër që nacionalistët e OBRM prej kohësh kishin kërcënyar me mësymje nëse opozita sëbashku me partitë shqiptare krijojnë qeverinë.

Një qeveri e tillë kreu hapin vendimtar duke zgjedhur Talat Xhaferin si kryetar të parlamentit, i cili duhet ti paraprijë krijimit të qeverisë, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane “NZZ”.

Qeveri inter-etnike

Komisioni i BE “njohu votimin” e Xhaferit dhe paragjykoi rëndë sulmin. Në anën tjetër OBRM paralajmëroi për “struktura paralele dhe ilegale”. Nikola Gruevski që udhëheq prej dhjetë vjetësh me Maqedoninë, ka frikë se me ndryshimin e qeverisë duhet të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg, si pasojë e akuzave të rënda për korrupsion dhe shpërdorim detyre të dala nga përgjimet e video-incizimeve.

OBRM e paraqet krej ndryshe situatën. Ata akuzojnë partinë opozitare maqedonase që sëbashku me partitë shqiptare kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë. Në fakt partitë shqiptare kanë nënshkruar një Platformë të përbashkët. Nuk bëhet fjalë për federalizimin, por për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndarje të barabartë të buxhetit dhe “diskutime të nevojshme” mbi simbolet shtetërore: Ata kërkojnë që pas maqedonasve të quhen kombi i dytë shtetformues në Maqedoni. Edhe Prokurorisë Speciale duhet ti zgjaten mandati. Platforma - që është diçka më shumë sesa një gabim i bukur (e metë) - u nënshkruajt me ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Tiranë. Është e kuptueshme që kjo ka prekur shumë maqedonas dhe që lidhet me komentimin e fundit të Ramës për Shqipërinë e madhe dhe përzierjen në punë të brendshme. Por gjithashtu është një pretendim mbrojtjeje thënia e ideologut të OBRM, Cvetin Cilimanov i cili Platformën e paraqet si rrezik për destabilizim të rajonit. Çfarë OBRM në fakt ka frikë është largimi nga Pushteti dhe fuqizimi i shtetit ligjor.

Për ta parandaluar këtë është e gatshme të luajë me zjarrin. Prej muajsh mediat e tyre shkruajnë kundër shqiptarëve nacionalistë, tradhtarëve socialdemokratë dhe kundër miliarderit Xhorxh Soros. Mbi të gjitha propaganda anti-shqiptare mund të rezultojë e rrezikshme për emocionet e shqiptarëve, që përbëjnë rreth 25 përqind të popullatës.

Mjaft e kuptueshme: Konflikti inter-etnik do zhbënte koalicionin me socialdemokratëve dhe partive shqiptare, që do mundësonte edhe më tej qeverisjen e OBRM. Raportet mes dy komuniteteve janë më të këqija prej konfliktit të 2001 ku vendi për pak sa nuk shpërtheu në luftë qytetare. Nuk janë shtuar vetëm paragjykimet mes njëri-tjetrit, thotë juristja Besa Arifi. Janë shtuar edhe bashkëveprimet. Bile ka elemente të shoqërisë multi-etnike, që ngrihen kundër “regjimit”.

Shumë qytetarë e shohin urrejtjen nacionaliste si manipulim të elitës udhëheqëse. Por kjo mund të rezultojë e suksesshme. Vendi i ndarë etnikisht, përveç anëtarësimit në BE, kanë shumë pak gjëra të përbashkëta. Kriza e tanishme mund të zgjerojë lehtë pyetjen ekzistenciale për Maqedoninë.

Fatos Lubonja:Zgjedhja e Ilir Metës president, çështje bandash!



Fatos Lubonja e quan zgjedhjen e Ilir Metës si president, produkt të sistemit antidemokratik që përfaqësojnë partitë politike në Shqipëri.

“Problemi më i thellë i kësaj që po ndodh është se në të njëjtën kohë shtrohet pyetja: A ka kuptim që të kemi disa parti për të përfaqësuar vetëm këtë grusht njerëzish?

Deri dje ishte kështu pasi ky grusht njerëzish përdornin edhe PS, edhe PD, për të grabitur shqiptarët, sepse njëra bandë kishte Tiranën, tjetra kishte shqipërinë.

Sot është krijuar një situatë ku nga njëra anë punët e kësaj pakice varen kryekëput nga partia e Ramës dhe nga ana tjetër populli i ka hequr shpresat se mund të sjellë ndryshim me këto banda.

Ai prandaj i është nënshtruar statuskuosë, duke zgjedhur ose ikjen nga vendi ose punësim në plantacionet e kanabisit”, shkruan Lubonja .

Lubonja flet edhe për një skenar eleminimi të PD-së që buron nga ky sistem dhe përplasja mes “bandave politike”, si dhe mungesën e besueshmërisë te opozita dhe revolucioni demokratik i shpallur prej saj:

“Pra, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk duhen parë si lojtarët e vetëm në eliminimin e PD-së.

Ata duhen parë në kontekstin e sistemit të grabitjes që kanë ngritur së bashku me “rremtarët” kriminalë me të cilët bashkëpunojnë për të çuar anijen shqiptare drejt theqafjes përfundimtare.

Eliminimi i PD-së në udhëtimin e tyre drejt kësaj theqafjeje po mundësohet pikërisht nga logjika e punës dhe e interesave të këtyre njerëzve.

Nëse do të kërkojmë përgjegjësinë e PD-së në këtë lojë, duhet thënë se kryesorja është se ajo ka aplikuar të njëjtën logjikë, pra se nuk ka ditur të jetë përfaqësuese e popullit.

Prandaj thirrjet e Berishës për “revolucion demokratik” tingëllojnë sot si ato thirrjet e atij bariut që gënjeu disa herë njerëzit se ujku po i hante delet, dhe, kur ujku erdhi vërtet, nuk shkoi më njeri që t’ia shpëtonte“.

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...