Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/05/03

NGA PËLLUMB GORICA : ULQINI, NJË HISTORI E VJETËR ILIRE


Të prekësh Ulqinin
Në çdo udhëtim të përshkruar është bërë zakon të prekim copëza përjetimesh të gjalla për natyrën, historinë e vendeve, dhe kulturën e tyre të lashtë. Dendësia e përshtypjeve, është aq e madhe sa nuk di çfarë të shkruash  më parë. Kështu ndodhi edhe në udhëtimin tonë drejt Ulqinit. Ftesa e miqëve tanë për të marrë pjesë në “Veprimtarinë hulumtuese shkencore të trashëgimisë së kulturës pagane të Krajës”, ishte një rast i mirë për të mos e lënë të anashkalohej. Por kjo dha, edhe një shtysë më tej për të njohur këtë qytet të lashtë shqiptar me plot ngrohtësi e diell, dhe me vlera të spikatura njerëzore, kulturore, historike e materiale. Edhe nëse e ke shkelur më parë, dhe ke lexuar për historinë e tij, kur e vizitojmë atë dhe trevat përqark, të befasojnë përsëri natyra, arkitektura, deti, mikpritja gati proverbiale…
Jemi të përhumbur me panoramat e shumta, që parakalojnë përtej xhamave të autobuzit. Megjithëse të përqëndruar, në rrugën me gjarpërimet e saj, sfondi i qiellit dhe majat e maleve shkëmbore, për ne reflektonin aq shumë pasuri natyrore. Autobuzi vijon herë kodrinave apo rrezë tyre, e herë luginave pjellore vende-vende me një rrezatim dendurie nga gjelbërimi, ku ndjehet aroma e frutave, dhe fëshfërima e gjetheve të vjeshtës. Në hapsirat e sistemuara, si të qendisura, të gëzon syrin pamja e vendbanimeve me shtëpitë që parakalojnë, dhe si në një sfilatë mode të dhurojnë pafundësi të tjera ndjesish. Ulqini shquhet për historinë e vendbanimeve të lashta. Ngjitur tyre andej nga kalonte rruga të shfaqen tabela orientuese të vendeve me një të kaluar të largët historike. Shasi, qyteti antik i mbuluar nën rrënoja të trazon, e vë në lëvizje mendimet tona me historinë, dhe 365 kishat e tij. Duke u përthithur në ca labirinthe bisedash për udhëtimet në hapësirat shqiptare, ato mbështillen rreth motivimeve krijuese, dhe takimeve me njerëzit e artit, kulturës e historisë sonë. Bashkëudhëtarja jonë nga Tirana, Luljeta Dano, poete dhe studiuese e njohur, flet me pasion për këto gjëra.
-E copëtuan kombin tonë dhe e ndanë në shtete të tjera, por tani erdhi koha t’i vizitojmë dhe të jemi të pranishëm në veprimtaritë e tyre.
Veçse ky udhëtim këtu krijon të tjera ndjesish kënaqësie, për urtësinë dhe madhështinë ulqinake. Janë bisedat me miq të njohur dhe të rinj, të këtij vendi, që paraprijnë fjalët, dhe u japin atyre të tjera përmasa.
  trokitje  historike…
Të zhytur në ndjesitë e panoramave, dhe bisedave mbresëlënëse aty nga mesdita mbërritëm në Ulqin. Ashtu me plot emocion, duke anashkaluar lodhjen, në orët në vijim shëtitëm qytetin. Ai shtrihet mbi ca bregore të gjelbërta, dhe kalaja e lashtë buzë detit Adriatik me arkitekturën e veçantë, të krijojnë ndjenja të papërsëritshme nderimi e respekti për banorët, dhe për këtë trevë të njohur. Ulqini është një nga qytetet turistike interesante të bregdetit Adriatik. Për të njohur më mirë në brendësi atë, dhe rrethinat e tij nga Ada e Krryçit deri në grykderdhjen e Bunës nuk mjafton një ditë. Kalojmë përmes qytetit në rrugët të potershme, që ngjajnë si një panair me një kolor përndritës. Limfa  e turistëve, dhe e jona shkrihet në atmosferën e tij, duke e bërë të dukshme me ecjaket.
Ndërtimet në Ulqin kanë ruajtur të freskët vokacionin e kohëve të largëta me një urbanistikë tipike, një pjesë e të cilave u ngjiten kodrave. Aty, bie në sy ndërthurja e tyre me ato moderne, por këtu ekziston mentaliteti, që e vjetra është relike, e cila duhet ruajtur. Vezullojnë reklamat  e bar - kafeve, restoranteve, hoteleve, dhe dyqaneve me punime artizanale, që të tundojnë për t’i blerë, dhe t’i bësh pjesë të katalogut tënd.
-Ulqinakët - thotë Nexhati, pronari i hotelit, ku bujtëm - shquhen për zejtari, për këngë, për kultivimin e ullirit, ku gjen ekzemplarë 700 vjeçar, por më shumë ne jemi të njohur si detarë e tregëtarë, por edhe kusar deti, që i sulmonin anijet e Venedikasve, Dalmatëve, Francezëve etj. Qyteti ynë i bujshëm me kalanë, si një trashëgimi e shekujve, gjithmon ka qënë i lidhur me rrënjë të thella shpirtërore me udhët e ‘’paudha’’ të detit, që nga koha e anijeve liburne.
Faktet e përdritësimit të kujtesës, të bëjnë me dije, e të nxisin kureshtjen për të depërtuar në terë dimensionin e të shkuarës ulqinake.
Në truallin e Ulqinit historia ka hipotetikuar lashtësinë, që mund të lexohet shumë qartë, ndonëse e mbuluar me eklipse e dallgëzime kohësh. Por, po të hysh thellë në shekujt e tij mëson shumë gjëra të reja. Herë duke u zmadhuar, e herë duke u tkurrur historiku i saj ka trashëguar mbishkrime, dorëshkrime dhe gjetje të hershmet, që nga epoka e bronxit, edhe pse luftrat rrënuese i kanë fshirë asaj shumë gjurmë. Kur flasim për të gjitha këto domosdo do të shkruajmë, edhe për rrjedhat  e jetës. Zanafillë e lidhur me periudhën plot labirinthe të lashtësisë sonë ilire. Këtu në këtë trevë të lashtë jetonin ilirët e fisit të labeatëve me madhështi emrash, kalash e vendesh historike. Është kalaja që mbreti i tyre, Genti e vizitonte herë pas here. Ndërsa Balshajt në Mesjetë e kishin selinë e tyre. Historia e Ulqinit  me psiko-hapësirat e zhurmshme të luftrave, shkatërrimeve, ka mbështjellë misteret, fatet njerzore, përplasjet, kurthet, brengat, pabesitë, mugëtirat e moteve, zvenitjet dhe copëzimet e trojeve. Në çdo kohë është lakmuar nga pabesitë e reve të zeza të stepave, dhe erës së egërsuar përtej detit, e cila u përplaste me furi brigjeve të tij heroglife fjalësh të religjoneve. Kjo bëri që një pjesë e popullatës, duke u përballuar stuhive të fuqishme të historisë, kanë qënë të shtrënguar t’i lëshojnë vatrat e tyre shekullore. Ky detyrim buroi edhe si pasojë e represionit sllav, që më së shumti kërkonte të zhdukte jetesën, pasurinë e shqiptarët në këto troje si kudo ku banonin ata. Dhe jeta ka rrjedhur  mes vështirësive, e sërish ulqinakët e mbanin gjallë shpresën, dhe rigjenin veten me forcën të mbijetojnë, duke i qëndruar me besnikëri të pashoqe kësaj toke të bekuar.
Gjurmime ritesh, që flasin ilirisht
Kultura, asnjëherë nuk shuan etjen  me promovime vlerash, mbasi në kohën e sotme ndodh që vlerat sulmohen nga antivlerat. Ndaj veprimtaritë e trashëgimisë kulturore janë si shtylla ku mbështeten vlerat. Larmia e pasqyrimit të tyre në sfonde mediatike janë të rralla dhe të cekta, kjo edhe për vetë faktin e politikës, ku dhe pamjet e kriminalitetit marrin vendet në faqet e para. Në këtë këndvështrim, edhe fondet për kulturën janë të tkurrura nga që menaxhimi i tyre le për të dëshiruar.  Por në Ulqin studiues, historianë, arkeologë të Ulqinit, dhe krahinave shqiptare në Mal të Zi, të Krajës e Shestanit, gjithmonë kanë intensifikuar  misionet e tyre hulumtuese, duke tejkaluar vështirësitë. Në këtë kontekst, kohët e fundit po larmojnë në formë, dhe në trajta idesh, të spikatura në organizim veprimtarish studimore iliroshqiptare. Përveç ruajtjes së trashëgimisë kulturore- historike, pasqyrimi dhe afirmimi risjell filozofinë e e tyre, si pjesë e ndërtimit të identitit tonë. Trevat shqiptare të Malit të Zi, Kraja dhe Shestani njihen nga të gjithë për traditat e palëkundura kombëtare. Trashëgimia e kulturës pagane e tyre deri më tani ka mbetur larg syrit të studiuesëve, dhe turistëve të huaj. Ashtu siç mendon studiusi i ri ulqinak, Arben Berjashi “Për të njohur dëshmitë arkeologjike, etnografike, etnologjike etj, duhet ende shumë punë për të krijuar parakushtet e një pike të vizituar gjithnjë në rritje të trashëgimisë sonë”
Si bletët, studiues dhe njohës të trashëgimisë kulturore pagane nga treva të ndryshme shqiptare, së toku me këtë frymëmarrje, u mblodhën në zgjojen e fjalëve në Ulqin, të ftuar në veprimtarinë e trashëgimisë kulturore të Krajës. Pavarsisht skajeve gjeografike, ku gjenden ata në Tiranë, Elbasan, Kukës, Shkodër, Malësi e Madhe, Krajë, Ulqin, apo edhe në Kosovë, u gëzohen këtyre takimeve domethënëse. Ndonëse diçka e thjeshtë në dukje, dhe gjithë kuptim në thelbin e saj, njihen dhe shkëmbejnë mendime, ndaj janë ngjarje të rëndësishme e sinqerisht përjetohen këndshëm nga ata. Nuk është e lehtë për të dhënë të plotë thelbin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore, dhe promovuese të trashëgimisë së kulturës pagane në Krajës, për të cilin desha të shtoj dhe të përforcoj, interesimin nga jo pak ulqinakë dhe krajanë. Mendimi se duke ju larguar formave të vjetra të trashëguara nga koha e sesioneve shkencore steriotipe, kur analizohej një studim pompoz nga individë të graduar shkencor, ky promovim i shërbeu gjithë organizimit dhe studiuesëve, si një konvergim protagonist të kreaturës së tyre me përbashkësi vlerash qëmtuese. Ka jo pak studiues të secilës moshë, pozitë shoqërore apo formimi kulturor, dhe me angazhime të shumta frytdhënëse,që po konturojnë  prezencën e tyre shkencore. Studimet dhe argumentet e tyre janë depërtuese, të thella e të qarta. Dhe çka është më e rëndësishmja zhbirime tyre, po u përmbahen rrënjëve të thella të tabanit kombëtar, ku gjurmimi synon për të zbuluar të veçantat. Natyrisht kishte evidentim me përgjegjshmëri, dhe aftësi njohëse-trajtuese e profesionale ndërmjet ekspozimeve fotografike, të cilat tërhoqën vëmëndjen për thesaret e epokës pagane, si pjesë civilizim ilir në trevën e Krajës dhe më tej. Është fakt që të gjitha studimet korrespondonin mes veti rreth riteve pagane, dhe kulteve zanafillore të pashkëputur nga ilirët, arbërit deri tek shqiptarët e sotëm, për figurën e Gjarpërit, “Diellit, “Hënën e Re”,”Banerin” “Buzmin, “Ditën e Verës”, “Ditën e Shengjergjit”, “Ditën e qethjes së deleve”etj. Ato përbënin edhe trungun e veprimtarisë së këtyre kulteve të kulturës pagane. Në qasjet e thella shkencore, u theksua motivi sublim për të çmuar traditat pagane, dhe thasaret e trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e të tjerave treva shqiptare si pjesë e ndërtimit të identitetit tonë kombëtar. Brenda veprimtarisë u ngrit edhe një problem, që sot shqetëson kulturën tonë, tradita tona, të cilat po rrezikohen deri në zhbërje.
-Në trevat shqiptare të Krajës dhe Shestanit e përtej-, do të theksonte në paraqitjen e tij, studiuesi nga Ulqini, Mr. Arben Berjashi - janë ruajtur e kultivuar rite të shumta pagane, si pjesë e identitit iliro-shqiptar. Ata kishin shumë perëndi, me atribute vendesh, objektesh e fenomenesh të natyrës, disa të përbashkët e disa të veçantë. Në Krajë shquhet “Baneri”, që është një dru i gjatë, që vishet me gjethe të njoma dhe lule të bukura. Ai praktikohet edhe sot e kësaj dite. Interesant është, Riti i bartjes se gurit sa më të madh në majën e malit të Rumisë, por edhe “Dita e Rrëshajave”.
Një rishfaqje vlerash të lashta me vëzhgime antropologjike do të sillte këtu, edhe kumtesa e antropologes nga Tirana, Luljeta Dano.  Intepretim i argumentuar  me një lexim fotografik, të përqëndruar rreth veshjeve të lashta, e sidomos të xhubletës, e figurave si ajo e gjarpërit. Duke nxjerrë në pah këto vlera, që zgjuan një interesim nga mediat për temën e trajtuar  ajo meritoi, edhe përgëzime të veçanta nga të gjithë.
Edhe autori i këtyre radhëve në studimin e tij parashtroi ritet pagane të “Ditës së Verës” dedikuar kësaj feste, që praktikohet edhe në ditët e sotme. Ndaj dhe festa e “Ditës së Verës” ka lidhje historike dhe kulturore me Ulqinin dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, të lidhura me Tempullin e Dianës në Dioklea.
Ndërsa studiuesja Vera Istrefaj nga Kuksi, prezantoi vlerat më të bukura të trashëgimisë së lashtë kulturore që ka treva e Kukësit, kaq e pasur dhe e veçantë.
Kurse drejtuesi i kalasë së Ulqinit, Gazmend Kovaçi në një ligjeratë interesante, si njohës i mirë i aseteve të trashëgimisë së Ulqinit, përshfaqi mendime për të ndërtuar edhe një strategji unike të turizmit të qëndrueshëm në këtë trevë, e më gjërë.
“Buzmi” dhe “Hëna e Re” ishin referimet e tjera përmbyllëse të kësaj veprimtarie të Mimoza Rexhvelaj dhe Arlinda Sukaliqi nga Malsia e Madhe, dhe Ulqini.
Natyrisht kjo veprimtari pati vlerat e saj, të pallogarishme dhe anën shpirtërore aspak të shtrirë nën trysninë e triumfalizmit. I ndjeje emocionet, dhe nuk mund të mos rrish pa shprehur përshtypjet, që rrallë mund përsëriten. Ishte një ditë që foli më shumë se çdo fjalë në një mjedi të biblotekës publike të këtij qyteti, ku doli në pah, jo vetëm promovimi i gjurmimeve të trashëgimisë ilire në trevat shqiptare, por edhe organizimi i përsosur i drejtueses së biblotekës, Ardita Ramaj.  Një vlerë e shtuar, që dhuroi emocione ishte bashkëbisedimi me poetin Ibrahim Berjashi, dhe kranjotët Irfan Domnori, Suada Millla, Miliha Gjecbritaj, që performuan veshjet popullore të krahinës së tyre.
Kalaja e Ulqinit,  jehonë lashtësie
Kalaja Ilire e Ulqinit, që ngrihet madhështore në një kodër shkëmbore buzë detit, kulmon si një dëshmi e gjallë arkitektonike, dhe të flet me zërin e heshtur të historisë. Ajo vlersohet ndër  monumentet më të bukura të trashëgimisë kulturore, jo vetëm në Adriatik, por në gjithë Ballkanin. E ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë tashmë është kthyer në një qëndër historike, e cila vizitohet çdo ditë nga turistë. Ajo është një muze i vërtetë, i identitetit dhe kulturës ilire me histori, edhe të periudhave të mëvonëshme, të cilat nuk mungojnë, e kanë rëndësi të veçantë.
Në Kala ngjitim, shëtisim e zbresin shkallët e kalldrëmta me pllaka guri shumëngjyrëshe, nën shoqërinë e mikpritësit tonë, Arbenit. Kalaja është e banueshme, dhe gjithandej aty shtëpitë, bar kafetë, restorantet, kompleksi muzeal janë ndërtuar me gur të skalitur me aq mjeshtëri, çka i kanë dhënë atyre qëndrueshmëri të lartë. Është e natyrshme, që këtu do të ndeshësh e gjurmët e kulturave turke, veneciane, etj si pasojë e pushtimeve në kohë me ndërtime fragmentare të ruajtura  mirë. Duke u endur nga njëri cep në tjetrin, e ndjejmë thellë madhështinë e historisë, e mëndja përrmes mjegullës së shekujve e lexon atë në muret e lashta. Kërkojmë mes morive të gurëve ciklopik të kalasë,Bindin e gdhendur, që i ngjan shqiponjës, dhe e vështrojmë atë për një kohë të gjatë. Prej bedenave të saj mijëra vjeçare, të shplara nga dallgët, por edhe në frëngjitë e portat e harkuara, të hapet si në një dritare të madhe sipërfaqja e detit me një shkëlqim marramendës. Që nga këtu në kohë me mot të kthjellët mund të shikohet Kepi i Rodonit, Kepi i Gjuhëzës, Ishulli i Sazanit, dhe Gadishulli i Karaburunit.
Historiania e kalasë, Zenepe Draga e hap udhën nëpër ndërtesat muze të zbardhëlyra, ku shpalosen para nesh të harmonizuara  më së miri, dhe të detajuara me motive të jetës thuajse të gjitha periudhat kohore me objekte të llojeve të ndryshme. Thesaret arkeologjike, të zbuluara këtu gjatë gërmimeve, por edhe ormanentet e veshje popullore, armët luftarake, etj, të ekspozuara në jo pak stenda plotësojnë njohjet tona  mbi këtë qytet me aq histori, tradita e qytetërim të lashtë. Me këtë rast ne u njohëm, edhe me moketin e kalasë, që në vitin 1956 nga punonjësit e saj.
-Rreth kalasë ndërlidhen shumë legjenda -të thotë Zenepja. -Një nga legjendat e shumta ka të bëjë edhe me Servantesin, shkrimtarin e njohur spanjoll, autorin e romanit “Don Kishoti i Mançes”. Por, kjo është vetëm një legjendë. Dhe aq sa janë thurur legjenda për kalanë, aq edhe Ulqini është kthyer në një legjendë për kohën e largët dhe për ditët tona.
E shijojmë me kënaqësi një kafe në “Kullën e Balshajve”, një kompleks interesant nga pikpamja arkitekturore, ku modernia dhe antikja janë bashkuar më së miri me një harmoni të përkryer edhe elegancë.  Ne e vlersojmë xhestin patriotik të pashprehur me fjalë, për shqiptarin nga Kosova që e bleu këtë objekt. I bashkohet kësaj kënaqësie me bisedat e tij interesante Gazmend Kovaçi, zyrtari i kalasë.

Ulqini - të thotë Gazmendi - ka histori të lashtë arkitektonike, dhe tregues të vlerave, që janë ruajtur me fanatizëm. Ndaj është në nderin tonë, që të hershmen ta ruajmë e ripërtërijmë, sikurse është detyrë të nxjerrim nga thellësia e shekujve të vërteta të tjera historike. Dhe është fakt që këtu po punohet në këtë drejtim, që Kalaja e Ulqinit të pranohet në UNESCO si objekt historik i një rëndësie të veçantë. Sepse kurrë nuk është vonë për të dhënë kontributin tonë, e për të vendosur një gur të rëndë në murin e historisë. E shkuara qartësohet kur e di se nga ke ardhur.
*  * *
Të mbetet në mëndje peisazhi i papërsëritshëm i këtij qyteti. Kronika e rrjedhës së jetës, ngjyrat e botës njerëzore, dhe tabloja  monumentale  e tij imponuese për t’u ndjerë i mrekulluar këtu. Mjafton të soditësh pak çaste ato mes atyre reflekseve magjiike, që hedhin rrezet e diellit, dhe qyteti të duket sikur luan vallen e kaltërsisive të detit me përplasjen e dallgëve. Re të bardha si pambuk pikturojnë peisazhin, ku era shtyn tufën e tyre, dhe shfaq e largon copëza qielli. Deti e përshpejton me pamjen dhe aromën depërtuese të tij rendjen tonë. Ca biseda vijnë tek ne me rrokje fjalësh e pasthirrma gëzimi të fëmijëve. Varka dhe skafe të ankoruara lëkunden lehtë nën melodinë e dallgëve. Pushues të rrallë e shfrytëzojnë mundësinë e këtyre ditëve të vjeshtës, që të marrin jodin e tij. Klithma si miklime të pulbardhave me fluturimin e tyre, e marrin vështrimi tonë dhe shprushin emocione. Si një dëshmitar i këtyre çasteve, syri e shpirti e ndjejnë të bukurën, hijeshinë, e sidomos kur e prekin deri në rrënjë. Ndaj nuk mund të fshehësh kurrsesi kënaqësinë frymëzuese të peisazhit buzë detit ulqinak.
Ne pranë mureve të kalasë shekullore, ku oshtijnë dallgët e detit, që përplasen me jehonë shkëmbinjëve, dhe të përzgjuar me lashtësinë ndër sy, marrim udhën prej andej nga kemi ardhur. Ndodh gjithmon që kur largohemi nga një vend, mrekullitë që i shikojmë, i veshim si mantel mbi vete, e i mbartim ato kudo ku shkojmë, duke thënë; ah të jemi përsëri aty, të fotografojmë të veçantën që të magjeps.  Sepse i tillë është Ulqini, vend që flet me gjithçka, me detin, kalanë, diellin, ajrin, dhe historinë e tij të rallë shqiptare.



Njoftim nga Nikolla Spathari (POETËT PJESËMARRËS NË FESTIVALIN ''PRANVERA POETIKE DURRSAKE’')

Fotografia e Nikolla Spathari


POETËT PJESËMARRËS NË FESTIVALIN ''PRANVERA POETIKE DURRSAKE’'  


                                                       - 13 maj 2017 ora 11: 00 -


TIRANA



PETRIT RUKA    
PANDELI  KOÇI   
RIZA BRAHOLLI     
LOLA SHEHI             
KUJTIM  STANA
PËLLUMB GORICA 
 AGRON ÇALLIKU         
 LEDIONA BRAHO         
 MANUSHAQE TOROMANI



ITALIA
              
TRANDAFILE MOLLA 



KOSOVA



FLORI BRUQI             LSHK
ARBEN  RASHKAJ         LSHK
   MYRVETE KABASHI    LSHK
SABIT  RRUSTEMI    Gjilan
NEXHAT   REXHA      Gjilam
XHEVAT  LATIFI        Gjilan
BERAT BATIU          Prizren
BEDRI NEZIRI            Kastriot
ADEM  ZAPLLUZHA  Kastriot  
BEDRI TAHIRI               Vushtri 



MAQEDONIA



ADEM XHELADINI             Kërçovë



MALI I ZI



IBRAHIM  BERJASHI          Ulqin-
HAJREDIN KOVAÇI  Ulqin-
ALI GJERÇBRITAJ  Krajë



VLORA
                                                                   
Vilhelme Vranari Haxhiraj 
SINAN  ELMAZI      
MARINELA   BEDINAJ  
RUZHDI BEGAJ  

SHKODRA



MIMOZA REXHVELAJ  
DIANA ÇELEPIA



ELBASANI



FATMIR MUSAJ
BEATRIÇE BALLIÇI 



MATI



HAMDI  HYSUKA     Mat-
FATMIR  NELI   Mat-



POGRADECI



ROZETA KRESTE



KAVAJA



                JOSIF DOJA                    
ALBI  LUSHI    



DURRËSI



MERITA KUÇI
HABI HOXHA   
VASO  PAPAJ      
AGIM  BAJRAMI  
VLADIMIR MUCA
ENTON BIDO
SAMI  VELÇANI
RUZHDI  META 
PËLLUMB  MANE
XHEVAHIR CIRONGU   
RIFAT  PLAKU      
 HASAN SHAHINI   
ILIR PAJA



 KLUBI I SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE DURRËS

 Kryetari
                           
 NIKOLLA SPATHARI


******



SPECIALE E DITËS : NANA SHQIPNI “PUSHOFSH NË PAQË !”


Këte herë me një ndryshim: “Presidentin e Ri na e pershndeti edhe ambasadori Lu.”...

O Shqipni! Këta bisha, a nuk i donë sakrificat Tua, a por kerkojnë me të shue?!



Nga Fritz RADOVANI:

NANA  SHQIPNI

“PUSHOFSH  NË  PAQË !”


                                 “MJAFTOJNË 25 VJET... TANI RIKTHEJMË !”


Image result for ilir meta

Presidenti i Ri i Shqipnisë varrosi “Demokracinë”!

Iliruc Metuci, Presidentuc i shqiptarucve pa  ...uc!

Ju plotsue dëshira Nexhmijes që gjithnjë persëriste: “A do kem fat mos të vdesë pa mbajtur një presidentuc në preher?!!”... “Ja ku e ke “shoqja” Nexhmije, ta solla”, i tha “shoku” Rama... “Ta kam zgjedhur doracak, brumullak e rrumbullak siç e bëri partia!”

“Është i njohur si politikan, se ka lindur në Çorovodë”, prandaj dhe ka qenë Minister i Jashtem i Republikës së Shqipërisë, në polin e tretë... Është i freskët, se njeh ata të Internacionales së Rinisë Socialiste FRESH, kur ishte Kryetar atje në 1995 – 2001.

Aty nga 1990 njëditë u zemrue dhe permbysi regjimin komunist. Flitet se prej “asaj kohë në Shqipëri regjimi komunist nuk bëri më...derisa e ngriti nga permbysja Gramoz Ruci.”

Image result for ilir meta

Gjithnjë “shoku” Enver persëriste: “Qentë le të lehin, karvani ecë perpara!” Dhe kjo, po ngjet edhe ditët e fundit të atij prilli të zymtë që, në ’85 na la edhe pa “shokun” Enver.

Aktiviteti i Iliruc Metucit në strukturat e Partisë Socialiste asht shumë i ngjeshun.

Image result for ilir meta

Ai ishte anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste “Antikomuniste” nga viti 1993, prandej edhe i vuni gishtin “presidenti” atëhershem dhe i paharrueshem i KGB sovjetike, shoku Ramiz Alia, (Ju ateistët nuk thoni ndjesë pastë.., kur këta tiranë perbindsha ngordhin!!).

Image result for ilir meta

Iliruci ka kenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës në periudhën 1997 – 1998, mbas 1990, pra, kur kujtohej si pjesëmarres aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Këto data nuk janë shpikje të mijat, po kështu thonë “dr. Prof.’ që kanë pasë shkrue per demokracinë që solli Ramiz Alia me Ilir Metucat e akademikët e Bllokut!!”

Image result for ilir meta

Metuci asht zgjedhë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, antikomunist i njohun deri aty afer Turqisë...

Image result for ilir meta

Me 27 Prill 2017... Bash ky Iliruc ishte Kryetar i Parlamentit Republikës së Shqipërisë!

E detyruen të shkretin me shkelë ligjët e demokracisë, harroi “pluralizmin per të cilin ka sakrifikue aq shumë” dhe, as nuk ju kujtue mungesa e opozitës në sofren komuniste!

Image result for ilir meta

Me 28 Prill 2017 Bash ky Metuc, u zgjue President i Republikës së Shqipërisë Socialiste, mbasi, perveç “komunistëve të konvertuar në socialistë”, nuk kishte asnjë votues tjeter...
Image result for ilir meta
Festojnë antishqiptarët, hajnat, proshovenistët, filosllavët, filogrekët, filoturqit, filorusët, filokoreanët e Veriut, filokinezët e vjeter, etj.., etj.., si dikur në 1946, kur “Shqipëria, u shpall Republikë Popullore nen zgjedhen komuniste të Titos dhe të Stalinit Madh...”

Image result for ilir meta

Këte herë me një ndryshim: “Presidentin e Ri na e pershndeti edhe ambasadori Lu.”...

Image result for ilir meta

O Shqipni! Këta bisha, a nuk i donë sakrificat Tua, a por kerkojnë me të shue?!


            Melbourne, 3 Maji 2017 

2017/05/02

Terroi i tankeve serbe në Kosovë Linodre

Valon Jashari :Tri rreziqet e kombit shqiptar | Bota Press

Nga  Valon Jashari 

Terrori i tankeve të shtetit serbe nëkëto dy ditët e fundit në Kosovë Lindore, në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, duke defiluar në çdo kohë dhe hapsir shqiptare edhe atë edhe ne meset e banuar me popullat shqiptare civile dhe në mesin e ditës në mes të fëmijve e nxënsve edhe njëher po dëshmohet se politika shteterore serbe me në krye me kryeministrin Vuçiq janë vazhdmisi e politikës hegjemoniste e gjenocidiale anitshqiptare e antiperëndimore. Pasardhsit e nostalgjikët e politikës sëMillosheviqit ende po i reflekton hija e tij në politikbërjen e shtetit serb, dhe shumë larg qëndron shteti serb ndaj parimeve dhe obligimeve që duhet të ndjek ndaj bashkimit europian. Politika serbe është e përqendruar më shumë drejt destabilizimit përkrah asaj politikës ruse që kohëve të fundit në ballkan ka shfaqur interese për destabilizim.
Refleksionet me pretekst të politikës në Maqedoni shteti serb po sjell këto konvoje të tankeve të artileris së rënd luftarake edhe ate duke përqendruar në shumë vendbanime shqiptare, edhe pse shikuar për kokë banori ky rajon ka më së shumti ushtar të përqendruar në këtë rajon dhe mund të konsiderohet rajoni ndër më të militarizuarit në këtë pjesë të europës-juglindore. Ky militarizim i zonës në hapsirën shqiptare ka konatacione të pastra politike atë me elemente të frikësimit e shfaqjes së pasiguris e terrorit shtetror serb mbi këtë popullat shqipëtare e cila është mbetur e lënë nën harresën e mekanizmave ndërkombëtar. Serbia duke dashtur që të demostroj forcën e saj ushtarake në rajon gjë të cilën as që e ka, pasi që është e ngodhrur politikisht e ushtarakisht vetem me manovrime të tilla ushatrake ndaj zonave civile, mundohet të jetë faktor stabiliteti e që në faktë gjithnjë është faktor destabiliteti. Rajoni e Kosovës Lindore shteti serb kohëve të fundit e përdor si trampolin për destabilizim, dhe aq poshtë ka rënë niveli i politikës serbe sa që nuk shkon java duke përdorur kërcnime ndaj edhe liderve lokal shqiptar të cilët janë aq të pa fuqishëm sa që nuk kanë prapa tyre as edhe sa një shoqatë e gjuetarsh për të mbrojtur veten e as për të rezistuar kësaj politike hegjemoniste serbe. Sheti serb në këtë rajon ka filluar të i dalloj shqiptart e mirë dhe ata jo të mirë, ata që duhet favorizuar dhe ata që duhet luftuar, ata që janë irridentista dhe ata lojalista, ata që heshtin gjenocidin shtetror serb dhe ata që ngrisin zërin, me këso fragmentizimesh donë që mos të kenë unifikim kjo provic e harruar, pasi që shumë mirë shteti serb e dinë se sa janë të vendosur politikanët e kësaj ane, dhe sa janë në gjendje të vdesin në këmb se sat ë jetojn në gjunjë.
Konceptet politike për ata lider loka në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegj nuk ekzistojn, ekziston kolltuku për të ngrën ende dinarin e qelbur të serbis që po ja vrasin me atë dinarë edhe perspektivën kombëtare e europiane fëmijëve të tyre, se ajo përulje nuk ka definicion tjetr pos skllevëri dhe se skllevëria më e madhe është të mos kesh liri e të mos konsiderohesh i lirë, dhe lirija është një thelb i vuajtjes së shpirti e mendjes dhe aty ku s’ka liri mendja dhe shpirti janë të vdekura. Dhe fundja paqja nuk mund të ruhet kur tërë ajo popullat ndjehet e përballet me skllevëri, dhe se ora e vëtëdijes kombëtare edhe tek ajo popullat ngadal po afron, dhe se këmbana e liris ka filluar të kumboj.

Valon Jashari:

*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë proces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

SPECIALE E DITËS : TË NDALOHET NGA GJYKATA DHE PROKURORIA E SHTETIT "BORDEL BALLKAN " NGASE : përdhosë vlerat e luftës së shenjtë të ushtrisë çlirimtare

Fotografia e Sokol H Plakolli

Maj 1, 2017

Faktet janë kokëforta shfaqja BORDEL BALLKAN përdhosë vlerat e luftës së shenjtë të ushtrisë çlirimtare. Ndërsa autori i saj është mercenar i kulturës, i rekrutuar në Beograd

Fotografia e profilit të Sokol H Plakolli


SOKOL H PLAKOLLI

Prej kur mercenari i kulturës Jeton Nezeriaj i dha vetes të drejtë që kokë më vete, për përfitime materiale, të marr përsipër realizimin marrëdhënieve ndërkulturore, ku pos shumë e shumë tjerash Kosova prezantohet në Serbi pa stemën e republikës së Kosovës, gjë që është shkelje kushtetuese, asnjë detaj nuk është i rastësishëm në krejt këtë komplot me përmasa të tradhtisë kombëtare. Si pjesë e këtij komploti, jo rastësisht shfaqja e turpit me tematikë dashurie ROMEO E ZHULIETA erdhi premierë në Prishtinë në TKK pikërisht më datën 05-04-2016, në po të njëjtën ditë politikanët barbarë serb, që udhëhiqen nga çetnikët e Akademisë Serbe, kthyen në Kosovë 28 nga 98 trupat e të zhdukurve në masakrën e Rezallës. Pjesë e këtij komploti është edhe përdhosja e flamurit, plisit dhe figurës së komandantit legjendarë Adem Jashari në shfaqjen ENCIKLOPEDIA ZIV, shfaqje kjo e realizuara në Serbi si pjesë e bashkëpunimeve ndërkulturore të mercenarit në fjalë. Krejt kjo në dëm të Kosovës në të mirë të Serbisë. Por, kjo është vetëm para gjella e komplotit. Gostia e madhe ndodhi më datën 28 prill 2017 një ditë pasi në Kosovë shënohet “Dita e të pa gjeturve”. Në këtë ditë në skenën e Teatrit Kombëtar u dha premiera e të ashtuquajturës shfaqje teatrore me titull BORDEL BALLKAN. Ku Kosova prezantohet si shtëpia publike e Ballkanit, shfaqje përmes së cilës pos tjerash fyhen dhe denigrohen rëndë vlerat e shenjta të luftës çlirimtare pra UÇK së, me autor mercenarin e kulturës Jeton Neziraj, në regjinë të një shtetasi serb. Në këtë shfaqje përdhosen rëndë vlerat e ushtarit të lirisë, dhe vlerat e luftës së shenjtë çlirimtare. Komandantët dhe ushtarët e ushtrisë çlirimtare paraqiten si plaçkitës, dhunues, matrapaz, vrasës të pleqve, plakave fëmijëve, tregtues të organeve, pedofil, homoseksual, servil ndaj ndërkombëtarëve përbuzës dhe shkelës të gjakut të bashkëluftëtarëve të tyre.
Fotografia e Sokol H Plakolli
~Cili nga komandantët tanë zbriti nga malet dhe me vete solli vajza të mitura, robëresha të lidhura për me litarë në çaf si kafsha, dhe pastaj ato i shndërroi në prostituta!?

~Cili nga komandantet tanë u vra nga bashkëshortja e tij, e cila e kishte tradhtuar gjatë luftës!?

~Cilit prej komandanteve tan iu bë djali homoseksual dhe iu martua me ndërkombëtarët.

~Kush është autori i vërtetë i këtij teksti dhe i kësaj shfaqje !?

~ Për cilin komandantë konkretisht flitet në këtë shfaqje!?


Fotografia e Sokol H Plakolli

Në shfaqjen BORDEL BALLAKN Të gjithë komandantët futen në një thes, dhe kanë një emërues të përbashkët ” Komandant LOPA” e cila theret në skenën e Teatrit Kombëtar!

Fotografia e Sokol H Plakolli


Përgjigjuni në pyetjet në pyetjet e parashtruara me lartë. dhe në shumë e shumë tjera të pa vërteta që iu mveshën ushtarëve të lirisë, që i mbijetuan luftës.

Fotografia e Sokol H Plakolli


Në fund komandanti i luftës shndërrohet në lopë dhe theret në skenën e teatrit, gjaku i ”komandant lopës” rrjedhë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe shih çfarë koiçidence e tërë kjo ndodhë një ditë pasi komandanti i UÇK së Ramush Haradinaj lirohet nga burgjet e Francës ku po mbahej me kërkesën e Serbisë. Por jo vetëm kaq, kjo lojë e cila po luhet me ne është aq mirë e planifikuar nga ana e strukturave serbe që e kanë uzurpuar institucionet e Kosovës sa që rekruti i tyre Jeton Neziraj mban edhe librezën ” ushtarit të UÇK-së.
Fotografia e Sokol H Plakolli
Në këtë të ashtuquajtur ”shfaqje teatrore” Kosova e pas luftës prezantohet si vend i errët pa të ardhme, vend në të cilin nuk jetohet. Ndërsa qytetari i Kosovës dhe ushtari i lirisë, shoqëria kosovare në tërësi si shoqëri e degjeneruar skajshëm. Është hera e parë që lexoi një tekst dramaturgjik ku të gjitha personazhet janë negative.

Fotografia e Sokol H Plakolli

 Dhe secila prej tyre pa dallim ka qëllime të errëta. Me këtë rast “Akademia serbe” përmes rekrutëve të saj të instaluar nëpër institucionet e Kosovës, po vazhdon të realizoi planet e saj me qëllim që Kosovën ta prezantoi para botës si vend pa të ardhme dhe me një shoqëri skajshëm të degjeneruar. Gjuha banale që personazhet e kësaj shfaqje flasin tejkalon çdo limit të normales e shfaqja është përkthyer në gjuhën angleze me qëllim që ta kuptojnë edhe të huajt. Kjo shfaqje shovene arriti të jepet premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, vetëm nën masa të rrepta policore, duke e kthyer kështu tempullin e quajtur teatër, në një institucion të uzurpuar të cilin duhet mbrojtur me polic e ushtarë, derisa të servohet dhunshëm gjella helmuese e përgatitur në laboratoret Serbe.
Fotografia e Sokol H Plakolli
Reagimet e organizatave të dala nga lufta, të destinuara për mbrojtjen e vlerave të luftës u bllokuan institucionalisht. Akoma asnjë debat publik nuk u organizua për të demantuar këtë paturpësi që u servua dhunshëm në TKK. Shfaqje për ushtarët e lirisë e cila po jepet nën masa të rrepta të policisë. Keqpërdorimi i teatrit për të vënë njollë mbi vlerat e shoqërisë kosovare me theks të veçantë ushtrisë dhe ushtarëve të lirisë, pikërisht në kohën kur ndaj tyre po planifikohet të hapen gjyqe ndërkombëtare me qëllim të denigrimit të vlerave të shenjta të luftës, nuk është aspak e rastësishme, por është planë djallëzor i hartuar me mjeshtri nga akademia serbe dhe i realizuar në skenën e Teatrit Kombëtar nga mercenarë e rekrut të shërbimeve sekret serbe që ilegalisht po funksionojnë në shtetin e ri të Kosovës. Krejt kjo në kurriz të artit dhe kulturës Kosovare.

Fotografia e Sokol H Plakolli
 Perfiditeti i këtyre mercenarëve arrin deri në atë shkallë sa realizojnë shfaqje antikombëtare në skenën e Teatrit Kombëtar, ku flitet për qenin e sharit, për pompat e benzinës, për organizatat ndërkombëtare, për krimet e sajuara që u m’ vishen ushtarëve të lirisë dhe në momente kritike kur OVL reagon me qëllim të parandalimit të këtij turpi kulturor. Realizatorët e kësaj shfaqje turpi fshihen nën petkun e artistit. Duke u kamufluar pas metaforave të tyre djallëzore dhe duke iu shmangur çdo lloj ballafaqimi publik, me qëllim që e vërteta të dal në pah. Kjo shfaqje u realizua si pjesë e marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkulturore, ku Kosova prezantohet në kuadër të Serbisë, e jo si nevojë e Teatrit Kombëtar. Në historinë e Kosovës ne kemi pasur vetëm një ushtri, ajo është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Fotografia e Sokol H Plakolli

Mbi vlerat UÇK së po tentohet të vihet njollë. E ministri po vazhdon të shikoi nga distanca. Drejtorët dhe këshilli i teatrit janë pjesë e komplotit. Organizatave të destinuara për mbrojtjen e vlerave të luftës u është mbyllur goja dhe përgjegjësinë e kanë bartur të qytetarët, ndërsa shfaqja jepet nën kontroll të rreptë policor dhe shikuesit që mundë ta shohin shfaqjen janë të selektuar.

Fotografia e Sokol H Plakolli

 Komuniteti artistik i mbyllur në kazanin e quajtur “Teatri Kombëtar” ku po zihet gjella, ka arritur pikën e vlimit dhe çdo moment ka rrezik të derdhet, intelektualët dhe ushtarët e lirisë janë të shokuar nga perfiditeti dhe djallëzia e këtij komploti, ndërsa shfaqja BORDEL BALLKAN mundë të jepet vetëm nën masa të rrepta të kontrollit policorë. Epilogu i krejt kësaj ngjarje nuk ka ndodhur akoma!

________

*S. Plakolli – regjisor i teatrit

Nga Flori Bruqi : Poeti nga Rahoveci i Republikës së Kosovës Fahredin Shehu shpërblehet në konkursin letrar në Itali


...
  •  

Poeti nga Kosova me famë botërore, Fahredin Shehu, është e shpërblyer në konkursin ndërkombëtar letrar në Itali.

Ky konkurs është organizuar nga “VELIERO” Organizata Artistike për Letërsi dhe Kinema. Kjo organizatë e ka ftuar poetin Shehu që nga 4 deri më 7 maj të vitit 2017 të jetë prezent në Itali. Poeti rahovecian në këtë konkurs ka konkurruar me poezinë “Shirat dhe erërat e mia”, e cila është përkthyer nga Mario Rigli.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 7 maj 2017 në “Grand Hotel BALESRIERI” (Torre Melissa).

Kush është Fahredin Shehu?


Fahredin Shehu lindi në Rahovec në vitin 1972, është shkrimtar shqiptar.

Studimet universitare i kryen ne Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale. Aktivisht mirret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizuel. Jeton dhe punon ne Prishtine

Studiues i trashigimise shpirterore boterore. Shkruan edhe veshtrime estetike per artin vizuel

Krijimtaria

NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,

SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori

NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës

ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë

KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup

*Botimet në gazeta dhe revista:

Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,

Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,

Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,

Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,

Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,

Poezi në Revistën e Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë

Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.

Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë

Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë

Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë

Ese në revisten elektronike SEGURAWEB, Holandë

Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri

Pjesëmarrjet:

Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004

Takimet e 44-ta te poezisë, Sarajevë 2005

Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006

Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006

Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrine e kultures se Egjiptit, Kajro , 2007

Lidhje të jashtme

http://www.horizonti.com/artikujt/artikulli_2004_02_7_1012.php

http://gazetajava.com/artman/publish/article_515.shtml

http://gazetastart.com/index.php?faqe=shfaqlajm&lajmid=458

http://gazetastart.com/index.php?faqe=shfaqpenza&lajmid=1115

http://members.tripod.com/sabahudinh/index-3.html

http://drejtesia1.editboard.com/Kategoria-e-pare-c1/Shkruani-ndonje-ese-f10/LUKMAN-t5.htm
http://www.iliriapost.net/index.php?id=5689

http://drejtesia1.editboard.com/Kategoria-e-pare-c1/Shkruani-ndonje-ese-f10/OSHO-p13.htm

http://www.kontribut.com/intelektualet/index.html
poezi në internet prill 2007

Faqe personale

http://fahredin-sh.blogspot.com/2007/03/art-of-creation-fahredin-shehu_31.html

http://jetonkelmendi.multiply.com/journal/item/139/Fahredin_Shehu_cikel_poetik

http://dardamedia.com/fahredinshehu.html

http://floart.blogspot.com

http://floripress.blogspot.com

http://www.rtvbesa.com/

http://www.rrokum.tv/index.php?id=2&page=10

http://fahredin-sh.blogspot.com/

http://www.worldbulletin.net/author_article_detail.php?id=1075

http://www.libri24.com/index.php/manufacturers_id/83?osCsid=8eind8o7u7lskssiupfm0tjo46

http://publicistika.com/content/category/10/37/70/

http://members.tripod.com/sabahudinh/index-3.html

http://mitglied.lycos.de/metafora/

http://www.proasyl.de/fileadmin/proasyl/fm_redakteure/Newsletter_Anhaenge/110/minor_kos.pdf

http://www.albstudent.eu/glocal/index.php?

option=com_content&task=archivecategory&year=2006&month=10&module=1

http://articulosisabelnunez.blogspot.com/2007_06_01_archive.html - (Italisht)

http://floart-press.blogspot.com/2007/02/poeti-i-nun-eve-mistike-fahredin-shehu.html

http://www.worldbulletin.net/author_article_detail.php?id=1264

http://www.worldbulletin.net/author_article_detail.php?id=1149 - (Anglisht)

http://kosova.albemigrant.com/?p=1424

http://www.cafebabel.com/pol/article/24274/przyszoci-w-kosowie-jest-sztuka-inspirowana-death-.html

http://www.seguraweb.nl/arspoetica/arspoetica.php?id=102

http://www.newropeans-magazine.org/content/view/7917/259/

http://floart-press.blogspot.com/2007/11/fahredin-shehu-plankton-of-ketmans.html

http://drejtesia.blogspot.com/2008/02/mbi-lindjen-dhe-jeten.html

http://jetonkelmendi.multiply.com/journal/item/139

http://www.cafebabel.com/ger/article/24260/kosovo-zukunft-und-death-metal-kunst.html

http://floripress.blogspot.al/2015/10/fahredin-shehu-synojme-te-arrijme.html

Etj.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...