Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/05/03

Pesë krimet më misterioze dhe më të çuditshme

Çdo krim në vetvete është i frikshëm. 
Por, përpos frikës, disa krime vazhdojnë që të shoqërohen edhe me mistere të mëdha....
Image
Tmerri në dhomën 1046
Ky krim i mistershëm është plot me ngjarje jo të rëndomta dhe mbetet i pashpjegueshëm. Gati është e sigurt se kurrë nuk do ta dimë të vërtetën. Hetimi rreth vrasjes së personit me emrin Ogletree u rihap shkurtazi në vitin 1937, pasi detektivët vërejtën një ngjashmëri midis vrasjes së tij dhe të një të riu në Nju-Jork, por as këto hetime nuk çuan askund. Ky rast mbeti i pazgjidhur dhe në errësirë deri më tani, me përjashtim të një incidenti të çuditshëm dhjetë vjet më parë. Bëhet fjalë për vrasjen e vitit 2012 nga John Horner, një bibliotekist në Kanzas Siti, i cili kishte bërë hetime të mëdha rreth misterit Ogletree. 
Image
Vrasja e Joe Elwellit 
Joe Elwell ishte autoriteti kryesor në lojën me letra dhe vrasja e tij e çuditshme mbetet e pazgjidhur. Në fakt, kurrë nuk ka pasur asnjë njeri të dyshimtë. Nëse ju pëlqejnë krimet në dhomat e mbyllura, atëherë ky do të jetë krimi juaj i preferuar.
Image
Vrasjet e çuditshme të kutive të akullit 
Ku dhe kur: Hjuston, në qershor të vitit 1965. Çka: Fred dhe Edwina Rodgers, 81 dhe 79 vjeç, u vranë, e më pas u vendosën në frigoriferin e tyre, në Ditën e babait të vitit 1965. Pse është aq e frikshme? Fred dhe Edwina në fakt ishin vrarë një javë para se të vendoseshin në frigoriferë. Edwina ishte rrahur dhe ishte vrarë me armë, kurse Fredit i ishte shtypur koka dhe i ishin nxjerrë organet jashtë. Djali i tyre, Charles 43 vjeçar, është i dyshuari kryesor, por ai u zhduk pas këtij akti. 
Image
Rastet tmerruese të vrasjeve të kryera nga familja Bender
Familja Bender dukej e rëndomtë në Kanzasin juglindor në pranverën e vitit 1872. Pjesëtarët e saj nuk dukeshin të ishin të jashtëzakonshëm në asnjë aspekt. Thjesht, vetëm edhe një familje imigrantësh që ishte larguar nga qytetet lindore, për ta provuar fatin në perëndim. Sikur edhe shumë të tjerë, ata vetëm donin një jetë të re. Por, metodat e tyre për realizimin e këtyre gjërave, ishin shumë të ndryshme nga ato të të tjerëve. 
Image
Vrasjet në Snoutaun 
Vrasjet në Snoutaun (të njohura edhe me emrin vrasjet e kufomave në fuqi) ishin një seri vrasjesh të bëra nga John Bunting, Robert Wagner dhe James Vlassakis midis gushtit të vitit 1992 dhe majit të vitit 1999, në Australinë jugore. 

The Independent: Mund të jemi shfarosur deri në 2050-ën


Sipas studimeve rreth të ardhmes së Inteligjencës Artificiale, raca njerëzore mund të zhduket brenda jetës sonë.

Jeff Nesbit, ish-drejtor i çështjeve legjislative dhe publike në Fondacionin Kombëtar të Shkencës dhe autor i më shumë se 24 librave, ka shqyrtuar mendimet më të fundit mbi aftësitë e Inteligjencës Artificiale.

Ai konkludon se raca njerëzore mund të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2050 – ose që ne të bëhemi të pavdekshëm.

Nesbit shpjegon teorinë e njohur si SAI, ose ‘super-inteligjencë artificiale’, e cila tregon se IA do të zhvillohet në një super kompjuter, i cili mëson kaq shpejt, sa e tejkalon inteligjencën njerëzore dhe zgjidh të gjitha problemet.
The Independent: Mund të jemi shfarosur deri në 2050-ën
Teoritë kundërthënëse

Nga njëra anë, janë shpresëplotët si Ray Kurzveil që na luten të mos i frikësohemi inteligjencës artificiale, duke theksuar kërcënime më të vjetra dhe më të ngutshme, si bioterrorizmi apo lufta bërthamore. Në fakt, Kurzveil argumenton se aftësitë mendore janë rritur nga IA dhe ai thekson se normat globale të dhunës, luftës dhe vrasjeve, kanë rënë në mënyrë dramatike.

Ai gjithashtu argumenton se IA ka ndihmuar për të gjetur shërime për sëmundjet, për të zhvilluar burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe për t’u kujdesur për të paaftët, por duke sjellë edhe dobi të tjera.

Kurzveil e vendos datën e ‘Inteligjencës artificiale në nivelin njerëzor’ në vitin 2029, gjë që na jep kohë të mjaftueshme për të “hartuar standarde etike”. Pastaj është Rollo Carpenter, krijues i softuerit Cleverbot, i cili ka fituar rezultate të larta në testin Turing – që do të thotë, shumë njerëz e kanë ngatërruar me një njeri, kur komunikojnë me të.

“Unë besoj se ne do të mbetemi në kontroll të teknologjisë për një kohë të gjatë, dhe do të çlirojmë potencialin e saj, dhe do të kuptojmë potencialin e saj për të zgjidhur shumë porbleme të botës.

Ai shpjegon se aftësia për të zhvilluar algoritmet e nevojshme për të arritur inteligjencën e plotë artificiale është ende disa dekada larg, dhe shpjegon: “Ne nuk mund ta dimë atë që do të ndodhë nëse një makinë e kalon inteligjencën tonë, kështu që nuk e dimë nëse në fund do të ndihmohemi prej saj, apo injorohemi, lihemi mënjanë. Ose edhe shkatërrohemi prej saj.

Sipërmarrësi miliarder Elon Musk, pionier i parave digjitale dhe makinave elektrike, u ka thënë studentëve në një intervistë, se ne po “thërrasim demonin” me IA.

Duke folur në Simpoziumin AeroAstro Centennial në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Musk bëri këto komente:

“Nëse më duhej të gjeja se cili është kërcënimi ynë më i madh ekzistencial, do të thoja ndoshta inteligjenca artificiale. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me inteligjencën artificiale ne po e thërrasim demonin”.

Në një letër të hapur të vitit 2015, Musk dhe Profesor Stephen Hauking shkruajtën mbi idenë se IA mund të lejonte zhvillimin e armëve autonome, të cilat do të revolucionarizonin luftën – dhe jo për më mirë.

Armët autonome janë ideale për detyra të tilla si vrasjet, destabilizimin e shteteve, nënshtrimin e popullatave dhe vrasjen në mënyrë selektive të një grupi etnik të caktuar.

Fillimi i një gare armatimi të IA është një ide e keqe dhe duhet të parandalohet.

Hauking, i cili është në gjendje të komunikojë nëpërmjet një teknologjie që përdor një formë bazë të inteligjencës artificiale, gjithashtu kishte këtë deklaratë për BBC:

“Zhvillimi i inteligjencës së plotë artificiale mund të sjellë fundin e racës njerëzore”.

Ai gjithashtu e konsideron mundësinë dhe rreziqet potenciale të ISA, duke shpjeguar se IA mund të shkëputet dhe të vetëprojektohet me një ritëm gjithnjë në rritje. Njerëzit, të cilët janë të kufizuar nga evolucioni i ngadalshëm biologjik, nuk mund të konkurrojnë dhe do të zëvendësohen. Por të gjithë ata bien dakord për një gjë – diku në 30 vitet e ardhshme apo më shumë, një super kompjuter do të replikojë trurin e njeriut dhe do të zhvillohet në super-inteligjencë, ose ASI.

Tim Urban, autor i blogut ‘Prit, por pse?’ e përshkruan kështu të ardhmen: “Ndërsa shumica e shkencëtarëve që unë kam takuar e pranojnë se ISA do të kishte aftësinë për të dërguar njerëzit drejt zhdukjes, shumë besojnë gjithashtu se aftësitë e ISA, nëse përdoren në mënyrë të dobishme, mund të shpien njerëzit dhe gjithë specien drejt… pavdekësisë.

Tradhtia


“Në kundërshtim me atë që ana juaj mashkullore mund të mendojë, ju mbase nuk jeni në qendër të universit të saj”

Tradhtia ndodh. A ndodh ajo shpesh? Mbase jo. A do t’ju tradhtojë partnerja juaj? Shpresojmë që jo. Në një studim të bërë në 2016-n, mbi 35% e grave treguan se do t’i tradhtonin partnerët e tyre nëse ata nuk do ta zbulonin kurrë.

Është një fakt i trishtë, por marrëdhënia perfekte nuk ekziston. Kështu, edhe nëse ju dashuroni gjysmën tjetër tuaj, ekziston një shans që ajo mund të jetë duke ju tradhtuar. Në kundërshtim me atë që ana juaj mashkullore mund të mendojë, ju mbase nuk jeni në qendër të universit të saj.Ne kemi bërë një listë të 10 shenjave që tregojnë se partnerja po ju tradhton. Secila shenjë është një lloj paralajmërimi që diçka nuk po funksionon në lidhjen tuaj.Në varësi të rrethanave, mbase do t’ju duhet të shikoni për të tjera shenja tradhtie.


1. Bëheni i parëndësishëm për të

Çfarë mund të jetë më keq se sa një e dashur që ju anashkalon për pothuajse çdo gjë? Po për dikë që as nuk e vë më re që ju jetoni? Asaj nuk i bën më përshtypje nëse nuk doni të shkoni në një mbrëmje baleti me të, ajo do të gjejë dikë tjetër me të cilin do të shkojë. Dhe pavarësisht mendimit që ju mund të keni për pamjen ose ndjenjat e saj, ajo i kthehet me një përgjigje të vakët. Me fjalë të tjera, ju nuk ju kushton të njëjtën rëndësi se çfarë mendoni ose bëni.



2. Ajo mban të fshehtë orarin e saj

Ajo mund të deklarojë se nuk ka më kohë për takime mbas mësimit me ju. Kur ju jeni i fundit që dini vendndodhjen e saj kjo tregon se diçka nuk shkon. Zbulimi i planeve të saj në minutën e fundit kjo nuk do të thotë se po ju harron, por që po ju lë jashtë axhendës së saj.


3. Nuk ka interes të kryejë marrëdhënie seksuale me ju

Kur marrëdhënia juaj ishte në fillimet e veta, të dy ishit plot pasion dhe të hapur ndaj dashurisë spontane. Kurse tani është ndryshe, ju bëni dashuri me partnere tuaj vetëm kur do ajo. Ajo papritur mund të ndjehet e mërzitur nga performance juaj dhe fillon të mendojë për dikë tjetër kur ju bëni dashuri. Pra nëse ju nuk jeni në gjendje ta kënaqni atë seksualisht, atëherë dikush tjetër po jua “rrëmben” atë.


4. Ajo bëhet e pavarur

Një nga shenjat më të mëdha që ajo po ju tradhton, është pavarësia e saj. Ajo nxjerr nga fjalori i saj fjalën “ne” në këmbim të fjalës “unë”. Për më tepër, ajo fillon të bëjë më shumë gjëra për vete, dhe ndalon së diskutuari me ju për planet e së ardhmes. Ajo sillet në mënyrë që t’ju tregojë juve se nuk jua ka më nevojën. Fillon të shpresojë që ju do të largoheni nga jeta e saj sepse nuk ka nerva të merret me ju.


5. Ajo bën sa më shumë përpjekje që të duket seksi

Ju e pëlqeni atë ashtu siç është, por kjo nuk do ta ndalojë atë të përmirësojë pamjen. Ashtu siç ju u përpoqët t’i bënit përshtypje asaj në fillim të marrëdhënies suaj, ajo do përpiqet sa më shumë të përmirësojë stilin e saj, të ndryshojë makeup-in dhe pamjen e saj fizike për një mashkull të ri në jetën e saj. Kështu, ndërsa dëshira e saj për t’u dukur më seksi është njëra anë e medaljes, të mos kushtuarit vëmendje të opinionit tuaj, është ana tjetër.


6. Ajo ju largon nga prioritetet e saj

Nëse ajo është e përfshirë në një lidhje me dikë tjetër, ju do të ndjeni një largim nga prioritetet e saj ditore. Papritur nuk ka më të diela të përkushtuara ndaj njëri-tjetrit sepse del gjithnjë diçka që do të hyjë në mes. Ato kanë një tendencë të planifikojnë sa më shumë takime që të munden, që më vonë sjell mospërfillje të angazhimeve të mëparshme.


7. Ajo i shmanget pyetjeve të thjeshta

Duhet të filloni të dyshoni për të dashurën tuaj kur ajo refuzon t’i përgjigjet edhe pyetjeve më të drejta dhe më të thjeshta ose kur përsërit pyetjen që ju i keni bërë. Zakonisht kjo shenjë tregon se ajo po mendon një gënjeshtër gjatë kësaj kohe të shkurtër. Kini kujdes kur ajo kthehet në shtëpi në mesnatë dhe ju kërkon: “Pse do ta dish se në çfarë ore u largova nga dyqani i kafesë?”. Nëse ajo merr natyrë defensive atëherë me siguri do të jetë duke fshehur diçka ose dikë.

8. Ajo ka një shok misteriozSipas gojëdhënave një shenjë që femra juaj po ju tradhton lind kur në mes futet një “shok i ri misterioz”. Nëse është dikush për të cilën ajo thotë se është shok pune ose një mik i vjetër, ajo e mban të fshehur këtë miqësi dhe heziton të japë hollësira mbi të, e aq më pak t’jua prezantojë.

9. Ajo ju “sulmon” vazhdimisht

Ditët që ju komunikonit në harmoni të plotë tanimë kanë ikur. Tani, çdo ndjenjë ose mendim që ju shprehni ajo gjen një arsye për t’a kthyer kundra jush. Duke ju sulmuar juve e ndihmon atë të justifikohet për gabimet e veta. Kështu, nëse ajo fillon të diskutojë çdo të metë tuajën, atëherë me siguri do të pyesni veten se çfarë po ndodh realisht. Kjo është një shenjë që ajo po ju tradhton.

10. Ajo qëndron larg familjes tuaj

Fakti që ajo kërkon të mos jetë më pjesë e funksioneve të familjes tuaj ose të qëndrojë me miqtë tuaj është një nga shenjat që po ju tradhton. Kjo shenjë mund të jetë tregues i pendesës së saj, gjë që mund ta bëjë të ndjehet fajtore për tradhtinë. Sa më pak të ballafaqohet me njerëzit e rrethit tënd që të kujtojnë vazhdimisht gabimet e saj, është një dhimbje mendore më pak për të.

Prof.Dr.Sali Berisha tregon se ku kanë ngecur negociatat: Edi Rama nuk pranon të…


Fotografia e Sali Berisha
Ish  presidenti dhe kryeministri shqiptar Profesor Dr.Sali Berisha ka reaguar ne rrjetet sociale pas takimit mes Rames dhe Bashes, duke treguar se ku kane ngecur negociatat. Ai thote se Rama po e shtyn vendin drejt humneres pasi nuk pranon nje kryeminister teknik.

STATUSI I BERISHES:

Karrigia e Norieges se Shqiperise, Edi Rames, po shtyn vendin drejt humneres!
Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me cdo çmim te karriges se tij!

Te dashur miq, Noriega i Shqiperise pranon cdo gje tjeter por jo nje kryeminister teknik sepse nuk i njeh vetes asnje pergjegjesi per Narko-Republiken qe ndertoi.

Ne kater vite ai nuk iu tregon dot shqiptareve nje veper publike, rruge, shkolle, spital, ujesjelles, kanalizim apo premtim te mbajtur por vetem narko- polici, narko-deputete, narko-pushtetare, narko-fermere, ara te pafundme kanabisi, tunele, magazina shteterore me kanabis dhe laboratore nder me te sofistikuarit per drogen dhe, njelloj si Noriega, banken e tij per larjen e parave te droges!


Narko-Republika eshte mjedisi qe vret voten e lire te shqiptareve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit te Edi Rames.

Ai nuk ndjen asnje pergjegjesi per lirimin nga burgjet per qellime elektorale te vrasesve serial, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit.

Vetem ne administrate shteterore ai ka sot mbi 400 vete me rekorde kriminale dhe ne grupin parlamentar zevendesoi nje grup vrasesish e trafikantesh me nje grup tjeter, po te markes se tyre. Krimi dhe vetem krimi eshte garantuesi kryesor i pushtetit te tij dhe vrasjen e votes se lire. Ai per karrigen e tij ka shnderruar te gjithe rrogtaret e administrates, ushtrise, policise, gardes, ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te partise shtet!
Fotografia e Sali Berisha
Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai per karrigen e tij do me çdo kusht t’iu rrembeje voten dhe te ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhe Noriegen e Shqiperise ne vendin qe ai meriton!

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon: Qeveria Thaçi ra dakord që demarkacioni të vihet si kusht për vizat

Fajon: Qeveria Thaçi ra dakord që demarkacioni të vihet si kusht për vizat

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon ka thënë të mërkurën se Kosova duhet ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi ose të gjejë një alternativë tjetër, por sipas saj, vendimi duhet të merret nga politikanët e Kosovës.

Ajo në një intervistë për Deutche Welle i ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës të mos i manipulojnë njerëzit dhe të mos përdorin retorikë, pasi sipas saj liberalizimi i vizave është shumë më kompleks se plotësimi i kriterit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Situata në Kosovë është komplekse. Kuptoj ndjeshmërinë e politikanëve të përgjegjshëm të Kosovës, të qeverisë, të parlamentit ndaj kriterit të demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Por dua të vë në dukje që ky kriter për heqjen e regjimit të vizave u vu nga Komisioni Evropian dhe për këtë qeveria Thaҫi ra dakord.

Nëse ka diçka që nuk mund të pranohet tani, që nuk mund të zbatohet tani, atëherë Parlamenti dhe politikanët e Kosovës duhet të propozojnë alternativa, dëshiroj t’i inkurajoj ta bëjnë këtë.

Por kam frikë, druhem se mos përdorimi i retorikës së heqjes së regjimit të vizave po përdoret nga politikanët e Kosovës për situatën e brendshme politike dhe liberalizimin e vizave po e mbajnë peng të kësaj situate.

Uroj që Kosova të ketë sa më parë liberalizim të vizave dhe për këtë po përpiqem në Parlamentin Evropian.

Kosova duhet ose të ratifikojë në Parlament marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi ose të gjejë një alternativë tjetër. Vendimi është për t’u marrë nga politikanët e Kosovës.

U bëj thirrje të mos i manipulojnë njerëzit, të mos përdorin retorika. Liberalizimi i vizave është shumë më kompleks se plotësimi i kriterit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe politikanët e Kosovës janë dakord me këtë”, tha Fajon.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell: Liria e shprehjes dhe e shtypit janë baza e demokracisë

O

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka shkruar në Facebook se liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë.

“Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse”, ka shkruar tutje O'Connell.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i kujtoj të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë”, ka përfunduar ambasadori në Facebook.

SOT TRE MAJI ËSHTË NDRYSHE


Mbesa ime e parë Perla B. Habazaj sapo mbushi 10 muaj



Nga Albert R. HABAZAJ

Sot tre maji është ndryshe,
Për ty, Princeshë, e vogla;
Shoqe ke një dallëndyshe
Dhe shumë kukulla për lodra.

Sot është ndryshe tre maji,
Thotë Perlushja: “Un’ u rrita …
Loz e qesh, gugas e qaj,
Po nis jetën me dy shifra …”

Ndryshe është tre maji sot,
Perla 10 muajshe mbush,
Si unë, gjysh a ka në botë?
Të keqen, o Pupurush!

Të keqen, moj të keqen!
Perlushe, sa jam i lumtur!
Lule maji ti shkëlqen,
E ëmbël dhe shumë e bukur.

Po kur rri në këmbë si ëndërr,
Sheh për Babushin nga dera,
Po kur kërcejmë me këngë,
Bëhet xheloze pranvera.

I hedh hapat me ngurrim,
Hopa një, hopa dhe dy …
Nesër me më shum’ besim -
Lule merr e jep me sy.


Vlorë, e mërkurë, 03.05. 2017


Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...