Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/11

Kosovë : Votat e ndryshimit të sovranit?!

Vetëvendosje: Jemi rritur për dy herë më shumë, i kemi 34% të votave të qytetarëveJemi rritur për dy herë më shumë, i kemi 34% të votave të qytetarëve


Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në një konferencë për media ka thënë se LVV ka dalë subjekti i parë.


“Është votë e ndryshimit. Është e Vetëvendosjes. Është votë për Republikën. Vota për Vetëvendosjen, tregon se qytetarët kanë votuar për ndryshim. Kanë votuar me zemër. Për ta luftuar të keqen që ka kapur shtetin. Këto rezultate kërkojnë edhe një qeveri ndryshe duke dyfishuar votën për Vetëvendosjen. Ne do ta bëjmë këtë qeveri ndryshe”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se “nga rezultatet nga tereni tregojnë se jemi rritur më shumë se dy herë i kemi dikun rreth 33 deri 34% të votave të qytetarëve”.
Sjediu ka thënë se kjo është një fitore e LVV-së dhe e qytetarëve.

“Lëvizja Vetëvendosje duke e parë panikun e koalicionit të natës e të krimit jemi mobilizuar jashtëzakonisht shumë për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve, në këtë drejtim kemi angazhuar gjatë ditës së sotme 8 mijë persona përfshirë këtu vëzhgues, komisionar, por edhe ekipe të tjera logjistike dhe mobile”, tha Haxhiu.

Për Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë një proces fer edhe pse gjatë ditës ka pasur shkelje dhe raportime të ndryshme nga ana e komisionarëve tanë.

“Më lejoni të tregoj që ne sot kemi deponuar një kallëzim penal, kallëzim ky që ka të bëjë me një organizatë fantome që është kredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar zgjedhjet dhe kjo organizatë ka angazhuar rreth 5 mijë vëzhgues apo them me saktë militantë të PDK e AAK-së dhe Nismës për të prishur procesin zgjedhor”, tha ajo.



Isa Mustafa nuk i beson Exit Pollit, thotë se është i porositur 

Mustafa nuk i beson Exit Pollit, thotë se është i porositur (Video)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)t, Isa Mustafa, ka thënë të dielën se Exit Poll i prezantuar nga televizioni Klan Kosova është i porositur nga koalicioni i territ dhe është përpiluar para dy javësh.


“Rezultati që është prezantuar sonte është dhënë nga Klani para dy javësh, tani vetëm është paketuar ndryshe. Kjo është një përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Ne konsiderojmë se kutitë e votimit janë Exit Poll i vetëm dhe rezultati i vetëm i këtyre zgjedhjeve. Qëllimi i këtij Exit Poll është që të prejudikojë rezultatin dhe t’i prezantohet si i vërtetë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se LDK fton të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe menaxherët e qendrave të votimit që të numërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i sovranit në favor të LDK-së dhe partnerëve të saj.

“LDK fton edhe mediat që të mos bien pre e politikës ditore për të dëmtuar një proces zgjedhor fer dhe transparent. Vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet nga organizata, e cila ka histori të njëanshmërisë politike dhe Exit Poll-et e tyre në shumicën e rasteve kanë qenë të gabuara”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Madje edhe vet përfaqësuesi i kësaj organizate publikisht e pranoi se rezultatet mund të jenë të gabuara dhe jemi të bindur se ashtu do të dalë në fund, kur të numërohen votat.

“Lidhja Demokratike dhe partnerët e saj janë duke e pritur me qetësi rezultatin zgjedhor i cili pa asnjë dyshim do të nxjerrë fitues koalicionin e djathtë. LDK e kundërshton Exit Poll-in e porositur dhe të prezantuar në Klan Kosova dhe ju bën thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë sepse rezultatet e zgjedhjeve ndodhen në kutitë e votimit”, ka thënë në fund kryetari LDK-së.




Ramush Haradinaj: Do ta bëjmë Qeverinë të vetëm

Haradinaj: Do ta bëjmë Qeverinë të vetëm

Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga PDK-AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj në një intervistë për KosovaPress tha se fitorja e koalicionit është më bindëse se sa ajo që kanë publikuar Exit-Pollet.


Haradinaj është i bindur se i kanë numrat që ta formojnë Qeverinë së bashku me partnerët e koalicionit parazgjedhor.

“Ne kemi rezultate, por nuk po spekulojmë derisa nuk është KQZ-ja që do t’i jep rezultatet, por fitorja është bindëse më bindëse se sa që u tha në Exit poll. Na është mundësuar për të vepruar me tutje dhe është një fitore bindëse e qëndrueshme dhe e cila mundëson formimin e Qeverisë”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Ai tha se do t’i bashkohet festës së paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu” ku pritet që qytetarëve t’u adresohet kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Besoj që do të organizojmë një festë të përbashkët më vonë, por jemi në procedura të brendshme të takimeve me degët, por po”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se me të marrë punën si kryeministër i vendit do të veprojë në mënyrë të efektshme që zbaton normat etike ligjore.

“Ne kemi shumë punë, lista është e gjatë duhet të veprohet si qeverisje efektive që zbaton normat etike ligjore dhe që nuk vepron në mënyrë korruptive apo korrupsionit, me rend dhe ligj, në tërësi kemi shumë punë. Fokusi është në krijimin e vendeve të punës, pra përkrahja e sipërmarrësve bujqësit si prioritet që kemi”, tha Haradinaj.

“I uroj qytetarët e Kosovës, për zgjedhje të lira, fer e demokratike. Kosova e ka dhënë provimin , e uroj sovranin për votën e tyre. Besimi ju ka dhënë koalicionit PAN, fitorja është më bindëse se që e thotë Exit Polli”, ka thënë Haradinaj.Ai në fund ka uruar të gjithë për zgjedhjet e sotme. 
Nisma: Fitorja jonë është më bindëse, nuk i besojmë Exit Pool-it


Nisma: Fitorja jonë është më bindëse, nuk i besojmë Exit Pool-it

Anëtari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë se procesi i numërimit të votave do të përfundoj qysh edhe është më së mirti. Ai Exit Pool-in e ka konsideruar si një instrument por jo edhe gjithmonë që tregojnë rezultatin përfundimtar.


Sherifi gjatë një konference për media ka theksuar se nuk do të kenë probleme për formimin e qeverisë

“Përgëzoj qytetarët për kulturën e treguar. Si Nismë jemi të përëendriar qe edhe procesi i numërit të përfundoj mas mirti. Exit Pool është një intrument por jo gjithmonë e tregojnë rezultatin përfundimtar. Presim qe fitorja të jetë shumë më bindese se sa rezultati i exit poolit”, është shprehur Sherifi.

“Ne nuk do të kemi probleme në formimin e qeverisë. Presim qe edhe deputetët e mundshëm nga alternativa dhe Akr të jenë të gatshëm për bashkëpunim”, ka përfunduar Sherifi.

Deputeti rus kërcënon haptas Kosovën: E di se çfarë ka bërë Thaçi, NATO mori një pozicion proshqiptar

Deputeti rus kërcënon haptas Kosovën: E di se çfarë ka bërë Thaçi, NATO mori një pozicion proshqiptar (Video)

Përfaqësuesi i Komitetit për mbrojtje të Dumës ruse, Viktor Zavarzin, duke folur në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës, për mediat serbe ka rikujtuar intervenimin e NATO-s më 1999 dhe bisedimet që Rusia atëbotë i kishte zhvilluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Ne rusët do ta mbrojmë Kosovën, por po e presim miratimin tuaj. Ne, në të gjitha fushat e mohojmë Kosovën e pavarur. Ekziston rezoluta 1244. Vetëm ju mobilizohuni, e ne do t’ju përkrahim”, ka porositur Zavarzin.

Ai kishte thënë se NATO-ja do t’i godiste objektet civile, duke shtuar se pas fillimit të “agresionit” ka parë vetëm bombardim të objekteve civile, të trenave më udhëtarë, fabrikave dhe aeroportit të Sllatinës në Prishtinë.

Deputeti rus rikujtoi se si serbët e Kosovës i kishin pritur ushtarët rusë.

“Rusia, e cila në atë kohë nuk ka qenë shumë e fortë, ka bërë gjithçka që ka mundur”, ka shtuar Zavarzin.

Ai tha se fushata ajrore e NATO-s ka qenë agresion.

“Do të vijë koha kur edhe NATO do të japë përgjegjësi. Veçanërisht për faktin se nuk ka pasur miratim të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast është shkelur e drejta ndërkombëtare. Si rrjedhojë, e patëm skenarin e revolucionit me ngjyra”, u shpreh Zavarzin.


Ai ka shtuar se Moska zyrtare kurrë nuk e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës.

“E njoh Thaçin dhe e di se çfarë ka bërë ai. KFOR-i ka marrë një pozicion të njëanshëm pro-shqiptar. Tregti me armë, narkotikë – gjithçka ka pasur, NATO ka mbyllur sytë”, deklaroi Zavarzin.

Duke kujtuar vitet e nëntëdhjeta, Zavarzin tha se serbët duhet të jenë krenarë më ushtarët e tyre të asaj kohe.

Заварзин вспомнил бомбардировки Югославии силами НАТО на заседании в Сербии


https://www.youtube.com/watch?v=shLd34aQ5wY

Rusët alarmojnë Serbinë: Në qershor nis projekti për “Shqipërinë e Madhe”


Përveçse medieve serbe, tanimë edhe ato ruse kanë filluar të merren me atë që ata po e quajnë “projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Rusët alarmojnë Serbinë: Në qershor nis projekti për “Shqipërinë e Madhe”
Sipas medieve serbe,  bëhet fjalë për një portal rus Izvestija.ru i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”.

Gjithashtu sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.

“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski.

Zbulohet inskenimi serbo-rus për zgjedhjet e sotme në Kosovë!


Organet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë dekonspiruar një operacion serbo-rus, i cili ka pasur për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor të  sotëm (11 qershor 2017)  në vendin tonë.

Zbulohet inskenimi serbo-rus për zgjedhjet e nesërme në Kosovë! (Video)


Qëllimi i këtij operacioni ka qenë inskenimi i një vrasjeje në veri të vendit, të cilin gjoja do ta bënin shqiptarët.

Të dhënat flasin se operacioni ka filluar disa ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, përkatësisht më 22 maj të këtij viti, kur së paku një oficer rus i spiunazhit ka humbur jetën në një atentat në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, 4-5 kilometra brenda Serbisë. Besohet se, zyrtari rus ka qenë i ngarkuar me punë në të ashtuquajturën “Qendër Humanitare Ruso-Serbe” në Nish, e cila njihet nga perëndimi si qendër spiunazhi. Për këtë, një portal prorus në veri të vendit ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadën ruse në Beograd, ku siç dëshmon edhe audio-incizimi, diplomati rus i ka ikur përgjigjes.

Për çudi, ngjarja është mbyllur shumë shpejt për opinionin dhe më tej nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga asnjëra palë. Kjo e konfirmon faktin se operacioni ka qenë tepër sekret.

Të dhënat flasin se e tërë ngjarja mund të ketë ndodhur duke marrë parasysh nivelin e lartë të sekretit, dhe së këndejmi zyrtari rus ka qenë cak i sulmit të grupit kriminal serb nga veriu. Këtij grupi kriminal i printe Millan Radojçiq, i cili njëkohësisht është edhe bashkëpunëtor i lartë i shërbimeve serbe të sigurisë për komunat veriore.

Pas vrasjes së oficerit rus, shërbimet e të dy vendeve, serbe dhe ruse, janë dakorduar që kufomën ta përdorin për vrasjen që do të duhej të ndodhte më 11 qershor në veri. Kështu, për këtë vrasje, të dy shtetet përkatëse do t’i akuzonin shqiptarët, përkatësisht institucionet e Republikës së Kosovës në mënyrë që procesi zgjedhor të diskreditohej rëndë. Kjo do të ndodhte në rast të pakënaqësisë me rezultatin e zgjedhjeve për Listës Srpska. Rrjedhimisht, gjendja në veri do të eskalonte dhe i tërë procesi zgjedhor atje do të dështonte.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiqi dhe BIA po përpiqen t’i manipulojnë zgjedhjet në Kosovë!?

Vuçiqi dhe BIA po përpiqen t’i manipulojnë zgjedhjet në Kosovë!? (Video)

Pushteti i Serbisë, përkatësisht presidenti i këtij vendi fqinj, Aleksandër Vuçiq, përfshihet direkt në manipulimin e votave të serbëve në Republikën e Kosovës.


Historia në vazhdim dëshmon përfshirjen e shtetit fqinj në tentimin serioz për ta manipuluar procesin zgjedhor në Kosovë.

Ndërhyrja e Beogradit zyrtar në zgjedhjet e Kosovës, duke kërcënuar e shantazhuar partitë e tjera rivale të Listës Serbe, është raportuar nga RTK gjatë ditëve të fundit.
BIA përpilon profilet e politikanëve serbë në Kosovë: Serbia po e humb ndikimin te serbët e Kosovës


RTK sot ka arritur që ta dëshmojë se ndërhyrja lidhet direkte me presidentin e tashëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, i cili jo më larg se dje ngriti “zërin” për reagimin e vendeve të QUINT-it në Kosovë lidhur me kërcënimet që po u bëhen serbëve nga Beogradi zyrtar:

Këtë Vuçiqi e tha pas incidentit në Leposaviq, me rastin e arrestimit të Aleksandar Jabllanoviqit, e me theks te lirimi i tij “kinse me vendim politik të autoriteteve kosovare”.

RTK ka arritur të sigurojë një material me zë, ku flet njëri nga njerëzit e përfshirë në zgjedhjet e Kosovës, i cili dëshmon se është pikërisht Vuçiqi ai i cili në radhë të parë është duke ndërhyrë direkt në proceset zgjedhore, me ndihmën e BIA-s dhe grupeve kriminale të veriut.

RTK e njeh personin në fjalë dhe autenticiteti i këtij materiali është i verifikuar nga organet përkatëse në Kosovë. Gjatë tërë fushatës zgjedhore është vërejtur një tensionim shumë i madh mes partive politike serbe të Kosovës. Madje ka pasur edhe konfrontime fizike në veri ku pjesëtar të listës serbe e kanë sulmuar në mënyra të ndryshme Aleksander Jabllanoviqin.


Situata mjaft të tensionuara ka pasur edhe në Graçanicë mes listës serbe e cila kontrollohet direkt nga Beogradi Zyrtar dhe Partisë Liberale Serbe të Sllobodan Petroviqit.

Madje, sipas informacioneve, shume përkrahës te Sllobodan Petroviqit janë larguar nga puna vetëm pse e përkrahin Partine Liberale Serbe.

BIA përpilon profilet e politikanëve serbë në Kosovë: Serbia po e humb ndikimin te serbët e Kosovës

BIA përpilon profilet e politikanëve serbë në Kosovë: Serbia po e humb ndikimin te serbët e Kosovës

RTK ka arritur që ta sigurojë një dokument të organeve të sigurisë të Serbisë, i cili ka krijuar profile të disa politikanëve serbë të Kosovës.


Në esencë, dokumenti në përgjithësi tregon shqetësimin që e ka Beogradi zyrtar për mungesën e një lidershipi më të qëndrueshëm të serbëve të Kosovës, lidership i cili, sipas tyre, nuk mund t’i shtyjë mjaftueshëm pretendimet e Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

Ekzistencën e këtij dokumenti e ka konfirmuar edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), por që nuk kanë dashur të pohojnë ose mohojnë vërtetësinë e saj.

Shqetësimet kryesore që shihen në këtë dokument janë mungesa e kuadrove profesionale e akademike që renditen tek Lista SRPSKA, por edhe për politikanët e tjerë të cilët dokumenti i quan “rivalë të SRPSKA-s”, e ku bëjnë pjesë Sllobodan Petroviqi – kryetar i SLS-së, Nenad Rashiqi – kryetar i PSD-së, Oliver Ivanoviqi (në të cilin Beogradi ka më së paku besim) dhe Aleksandar Jabllanoviqi tashmë kryetar i PKS-së.

Në vijim janë disa nga profilet e këtij dokumenti:

BRANIMIR STOJANOVIQI në dokumentin serb të organeve të sigurisë paraqitet si një i ri që ka pretendime të mëdha për t’iu prirë serbëve të Kosovës dhe atë me çdo kusht ta bëjë këtë. Megjithatë, STOJANOVIQI, nuk ka bagazh intelektual e autoritativ për ta bërë një gjë të tillë. Por, pengesa kryesore që BRanimir STojanoviqi nuk mund të jetë një lideri mi mirëfilltë i serbëve të Kosovës është se, “ai dyshohet si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të Kosovës dhe disa shërbimeve evropiane”. Sipas këtij dokumenti, Branimir Stojanoviqi është afruar shumë me qarqe të sigurimit të Kosovës në fillim të vitit 2014, pak muaj pasi u zgjodh kryetar i komunës së Graçanicës.

Branimir Stojanoviqi, përveç dyshimeve që ka lidhje me shërbimet sekrete të Kosovës, në shkurt të vitit 2014, me nismën e AKI-së, pati dhënë një intervistë për një medium të Kosovës, ku kishte folur shqip dhe kishte thënë se është i gatshëm që të punonte për zhvillimin e mëtejmë të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. E metë tjetër e madhe sipas këtij dokumenti, është se ai është i korruptuar dhe këtë e ka treguar në fillim të karrierës së tij si kryetar i komunës së Graçanicës. Stojanoviqi ka keqpërdorur fondet e komunës për të mira personale. Kështu ai ka ndërtuar shtëpinë e vet gjatë kësaj kohe. Beogradi zyrtar është i bindur se Branimir Stojanoviqi në rastin e parë do të pajtohet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, por me kushtin që të jetë kryetar i Asociacionit të Komunave Serbe.


SLLOBODAN PETROVIQI sipas organeve të sigurisë së Serbisë profilizohet si një lider serb i Kosovës, i cili megjithëse ka bashkëpunuar shumë me “institucionet e përkohshme në Kosovë”, ka besueshmëri te serbët lokalë. Dokumenti thotë se Petroviqi ka inat të madh me liderët e SRPSKA-s dhe nuk është bashkëpunues me liderët e veriut. Petroviqi megjithëse është njeri i terrenit dhe e njeh mirë popullin serb në Kosovë, ai ka dëshirë të madhe të jetë serb elitar dhe merret shumë me tenis dhe shëndet personal.

Petroviqi megjithëse shpeshherë ka treguar afërsi me politikanët shqiptarë të Kosovës, në momente të caktuara ka ditur që t’ua kthejë shpinën dhe të bëhet i dëgjueshëm tek Beogradi. Sipas këtij dokumenti ai quhet si “babai i shumicës së liderëve serbë të Kosovës”, duke marrë parasysh karrierën e tij të gjatë në politikë.

NENAD RASHIQI në dokument profilizohet si lider tejet i butë për të qeverisur me serbët e Kosovës. Madje, ai konsiderohet edhe si njeri që nuk i thotë askujt JO. Karakteri i butë i Rashiqit reflektohet edhe tek anëtarësia e partisë së tij, ku sipas dokumentit që e ka parë RTK, anëtarët e partisë së tij e shantazhojnë atë shpeshherë dhe shpesh ka dalje nga partia. Partia e Rashiqit konsiderohet si një “HAN”, ku hyn kushdo dhe dalin menjëherë! Dobësi tjetër e Rashiqit është edhe fakti se ai është shumë i afërt me “institucionet e përkohshme të Kosovës”, siç quhen në dokument institucionet e Republikës së Kosovës.

ALEKSANDAR JABLLANOVIQI në këtë dokument quhet njeri kokëfortë dhe i përkulshëm vetëm para interesit ekonomik. Si djali i një politikani të vjetër serb, Aleksandar Jabllanoviqi është projektuar si lider i serbëve të Kosovës, por karrierën e tij e shkatërruan protestat e shqiptarëve, kur u largua nga detyra e ministrit në Qeverinë e Kosovës në vitin 2015. Këtë e pati shfrytëzuar më së miri Branimir Stojanoviqi, i cili kishte deklaruar në Beograd se serbëve të Kosovës iu duhet një lider që vjen nga jugu i Ibrit dhe jo nga komunat veriore.

Jabllanoviqi ka autoritet të pazëvendësueshëm sidomos në Leposaviq dhe e keqja e tij më e madhe është se njihet si kuadër i vjetër i socialistëve, përkatësisht partisë që doli nga strukturat e socialistëve – partisë së Vulinit. Jabllanoviqi nuk ka shumë përkrahje në komunat e tjera të Kosovës, e aq më pak në jug të Ibrit dhe kjo e bën atë të pafuqishëm.

BRATISLLAV NIKOLIQI konsiderohet si udhëheqës i fortë i serbëve të Kosovës, porse autoriteti i tij nuk e kalon Shterpcën. Ai ka arritur që të jetë një lider i pakontestueshëm, por ka një rrezik sepse sipas dokumentit dyshohet se mund të jetë i korruptuar. Madje, sipas organeve të sigurisë së Serbisë, ai është i gatshëm që “t’i blejë shumë politikanë në Beograd dhe Prishtinë”.

Sipas këtij dokumenti, e meta më e madhe e Bratislav Nikoliqit është se ai nuk ka ambicie të jetë lider i të gjithë serbëve të Kosovës, duke u frikësuar se do ta humbasë monopolin e përfitimit rreth Brezovicës. Nikoliqi ka afërsi me shumë ndërkombëtarë në Kosovë.

SLLAVKO SIMIQI në dokument quhet si një “çun i lazdruar” që ka merak në skijim dhe nuk ka aspak pretendime politike. Ai nuk ka karakter prej politikani dhe lehtë është i thyeshëm. Nuk mund të jetë një lider i qëndrueshëm, porse është nga të vetmit serbë që ka dëgjueshmëri tek Beogradi zyrtar. Megjithatë, thuhet se edhe Sllavko Simiqi ka rrezik që të kthehet dhe t’iu bindet urdhrave të Prishtinës kur është në pyetje Forca e Armatosur e Kosovës.

MOMÇILLO TRAJKOVIQI konsiderohet si politikan i denjë, porse pengesa kryesore e tij është se ai nuk është shumë luajal ndaj autoriteteve të Republikës së Serbisë. Trajkoviqi e njeh prej më shumë se 30 vitesh popullin serb në Kosovë, i njeh mirë proceset politike, por e ka humbur autoritetin tek gjeneratat e reja të serbëve në Kosovë. Më tej për të thuhet se “do të ishte mirë që Qeveria e Serbisë ta afronte më shumë afër vetes Momën, sepse karriera e tij e gjatë do ta bënte atë liderin e munguar të serbëve të Kosovës”.

Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe spiunë të BIA-s në veri, policia e mohon


Më shumë se 50 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, si dhe spiunë të Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), kanë hyrë gjatë dy ditëve të fundit nga Serbia në territorin e veriut të Kosovës.
Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe spiunë të BIA-s në veri, policia e mohon

Sipas këtyre burimeve, në shoqëri të tyre janë edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, që janë nën urdhrat e bosit të ‘nëntokës’ Zvonko Veselinoviq, të cilët janë mobilizuar në atë pjesë për fitoren e Listës serbe dhe kandidatëve të tyre gjatë zgjedhjeve që po mbahen sot.

Burimet më tej kanë shtuar se këta pjesëtarë të xhandarmerisë kanë të veshura pantallona ngjyrë të zezë me simbole të Republikës së Serbisë, si dhe bluza po ashtu të zeza. Ata janë parë sot, përveç afër qendrave të votimit, edhe në Bllokun studentor numër 5 dhe hotelin ‘Gray’ në veri të Mitrovicës.

Këto informata nuk i ka konfirmuar Policia në veri. Sipas zëvendëskomandantit të Policisë në veri Besim Hoti, Policia nuk ka asnjë informatë për prezencë të këtyre njerëzve në këtë pjesë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...