2017-07-04

Rrustem Geci- “Çamëria është gjaku i gjithsecilit shqiptar …”

Koha  është  ta  ngrejmë  në  këmbë  të
vërtetën  e  fshehur  dhe  të  vrarë  nga 
gënjeshtra,  dhe  heshtja.
Çamëria  është  gjaku  i  gjithsecilit  shqiptar. 
Shqipëria  dhe  shqiptarët  duhet  ta 
thonë  hapur  të  vërtetën  s´e  Shqipëria
në  Greqi  ka  17  mijë  e  5  qind  kilometra
sipërfaqe,  tokë  denbabaden  shqiptare,
dhe  mbi  4 milion  banor  çamë  dhe arvanitë.
Greqisë  duhet  t´i  themi  hapur  s´e  shqiptarët 
nuk kemi tokë për të falur.
Grekët  provuan  të  na  e  vjedhin  hapur 
popullin  Arvanitas, por,  Arvanitasit 
shqipen  e  kanë  gjuhë  të  nënës, dhe  e
pohojnë  vet  identitein  e  tyre  shqiptar.
 
Rrustem  Geci,  2017

Madheshtinë e një Kombi e sjelle arsimimi i tij…




“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave kur ta cenojnë integritetin, historinë e kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhedashuri dhe asnjëherë nacionalizëm.”




Fahri Xharra

Aktivitete Kombëtare: Për çështjen Çame, dy eurodeputetë në Vlorë

Në datën 02.07.2017 , në lokalin ” Barakuda “ pranë Petroliferës, Vlorë u mbajt konferenca për çështjen Çame . Konferenca u iniciua e u organizua nga Shoqata Demokratike “Çamëria” me qëndër në Holandë, dega Vlorë.
E veçanta ishte se në këtë veprimtari morën pjesë dhe dy eurodeputetë : Yerohen Gerk dhe Yohan Angelo Klarence.
 
Ata erdhën me misionin e fakte-mbedhësit për tragjedinë çame. U pritën me nderim e emocion nga pjesëmarrësit . Pas disa kumtesave të shkurtra informative erurodeputetët intervistuan mbi 25 çamë e çame të moshuar të mbijetuar nga genocidi grek ndaj popullsisë çame, në vitet 1914-1945. Rrëfimet rrënqethëse të çamëve të moshuar shkaktuan drithma e lotë te eurodeputetët.
 
Ata u habitën për kasaphanën që kishin bërë grekët ndaj çamëve. Ishte i paimagjinueshëm fakti i një të moshuari çam : Grekët i kishin pjekur e djegur në zjarr fëmijën e tij! U dëgjuan dëshmi të gjalla si : çarja e trupave të nënave shtatzëna (për të shfarosur ripërtëritjen e rracës shqiptare ) për të mos lindur më çamë.
 
Treguan masakrat e grekërve ndaj çamëve rrugës për në Shqipëri… Një nënë kërkoi të hidhte në lumë fëmijën e vet ngaqë ai qante! …. e mund të vriteshin të gjithë prej grekërve! Prindërit e këtyre të mbijetuarve kishin marrë nga një grusht gurë nga vendlindjet e tyre. Këta gurë ruhen edhe sot në shtëpitë e çamëve .
 
– Do t’i kthejmë këta gurë në vendlindjet tuaja! – tha njëri nga eurodeputetët.
 
Çamët u ngritën e, me lotë në sy, përqafuan eurodeputetin. Vetë eurodeputetët thanë fjalët më prekëse dhe premtuan se do ta udhëheqin punën për rikthimin e çamëve në pronat e tyre. Në kumtesat që mbajtën zotërinjtë : Idajet Jahaj , Rrustem Geci , Bardhosh Gace , Xhemil Lato, Hajdar Fejzullau , Hasie Selishta (Kryeziu) , Tomorr Lelo , etj…. falënderuan zotërinjtë eurodeputetë duke i cilësuar “ miq të sinqertë të popullit shqiptar ”.
Gjithashtu veprimtari Rrustem Geci bëri një ekspoze për veprimtarinë e qeverisë çame dhe punën e jashtëzakonëshme të Kryeministrit z. Festim Lato.
 
Në mbarim të këtij aktiviteti dy eurodeputetët shkuan në Sarandë e kaluan tej kufirit, në tokën çame, ku filmuan hapësira e fshatra të braktisura nga shovenët.
 
Poetët Kombëtare për Çështjen Çame: Rrutem Geci dhe Idajet Jahaj
Vlorë, dt. 3 korrik 2017
Letërsi Kombëtare: NË SELINË QENDRORE TË OVL TË UÇK-SË, U BË PROMOVIMI I LIBRIT “SANDOKANI RRON” TË POETIT ZYMER MEHANI



NË SELINË QENDRORE TË OVL TË UÇK-SË, U BË PROMOVIMI I LIBRIT

“SANDOKANI RRON” TË POETIT ZYMER MEHANI
MR. FATMIR HALIMI
RECENSION


Zymer Mehani: “Sandokani rron” botues Sh.B “ProkultPress”, Prishtinë, 2017.


Zymer Mehani një profesor i gjuhës shqipe dhe një krijues i talentuar, krijimtarinë e tij letrare e filloi pas luftës së fundit kryesisht në poezi, kritikë letrare, pra me recensione të veprave të autorëve të ndryshëm, prozë dhe publicistikë. Zymer Mehani autor i mese dhjetë librave nga fusha letrare, por pena e tij shquhet edhe në publicistikë, ku botoi librin monografi: “Shkolla dhe arsimi në Halabak, në Tërrnavë dhe në Bellopojë“ Prishtinë 2010. Pas këtij libri vijnë veprat e tjera me poezi lirike dhe sidomos shquhen këta libra: “Gjithçka ke atdhe “ Prishtinë 2011, “Arbora për ty“ Prishtinë 2013, “Shtrëngoj dorën tënde“, Prishtinë, 2015, “Yjet e qiellit tim“, Prishtinë, 2017. Zymer Mehani në letrat tona është i njohur si poet me lirikat e tij kushtuar atdheut, dashurisë ndaj atdheut, luftës së lavdishme të UÇK-së etj. Me lirikat e tij për heronjtë tanë kombëtar të luftës së UÇK-së para lexuesve të tij të shumtë ai ka ngjallur dhe rritur ndjenjën e atdhedashurisë, ndjenjën që ta duam dhe ta ruajmë atdheun tonë deri në flijim, ashtu siç bënë heronjtë tanë të mëdhenj si: Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Abedin Rexha e shumë të tjerë.
Vepra me poezi e poetit Zymer Mehani “Sandokani rron“ botuar këtyre ditëve nga SH.B. “ProkultPress“ më obligoj për dy arsye që të shkruaj. Së pari duke pasur parasysh veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komandantit Abedin Rexha – Sandokani në radhët e UÇK-së, deri në flijim të jetës së tij për lirinë tonë që sot ne e gëzojmë dhe së dyti duke qenë botues, pasi që drejtoj shtëpinë botuese “ ProkultPress” dhe redaktor i librit. Pra, si botues dhe si redaktor kisha një kënaqësi të veçantë, një ndjenjë shumë sublime t’i botoj dhe redaktoj vargjet e një poeti që shkruan një vepër për një figurë kaq madhore, kaq të rëndësishme të çështjes sonë kombëtare, për njërin ndër heronjtë më të mëdhenj të UÇK-së, siç është komandanti Abedin Rexha. Komandanti Sandokani edhe nga të tjerët është cilësuar si figurë monumentale e çështjes sonë kombëtare, prandaj mund të them se edhe vepra poetike “Sandokani rron“ e Mehanit është monumentale. Kur them termin “monumentale” në kritikën letrare ka kuptim shumëdimensional, pra edhe “Sandokani rron” është një vepër shumëdimensionale, për arsye se lexuesi përmes vargut, figurës stilistike, motivit dhe narracionit të temës që trajton informohet dhe merr perceptimin si atë historik, social, kulturor e kronologjik për kohën ambientin dhe rrethanën, në të cilën veproi dhe jetoi heroi që e trajton poeti e në këtë rast, lexuesi lidhet ngushtë me jetën dhe të bëmat e komandantit Abedin Rexha. Ne si kritik letrarë, por edhe si lexues të rëndomtë kemi hasur të lexojmë dy-tre poezi përkushtuese për një hero kombëtar brenda një libri, por shumë rrallë na rastisë të lexojmë një libër të tërë përkushtues për një figurë të caktuar kombëtare. Por këtë e bëri poeti ynë Zymer Mehani dhe unë them se kjo arrihet me një zell dhe me një punë të madhe përkushtuese, pra kjo mund arrihet vetëm duke pasur një lidhje shumë të fortë emocionale me figurën që trajton, çka edhe vërehet në vargjet e poetit se ai është i lidhur ngushtë shpirtërisht me emrin e heroit tonë Komandant Sandokanit.
Si përmbyllje poetit Mehani i them të lumtë pena, ndërsa familjes Rexha u them ndjehuni krenarë që patët një bashkëshort, një baba dhe një vëlla si komandant Abedin Rexha.

Fahri Xharra : Kush njëllos figurat e kombit shqiptar, që popujt e civilizuar i kan për lakmi?

Husamedin Feraj
Vështirë e kam të pranoj dikend në shoqëri i cili e mbanë për këshilltar Prof.Dr.Husamedin Ferajn. Nuk jam për lëçitje por së paku për përrallosje të atyre “intelektualëve “ të cilët të shtyer nga largqoftit u munduan t`i njollosin figurat e kombit , figura të cilat edhe popujt më të civilizuar i kan për lakmi .Të njollosin historinë tonë!
Më vjen mirë që  “ teoritë “ e Huses u pranuan më në fund  vetëm në foltoret e xhamive , atyre xhamive të porositura , të prapametura dhe anti shqiptare. Më vjen keq që besimtari shqipëtar i fesë muslimane  në Shqipëri, Kosovë Maqedoni , Mal të Zi   dhe në diasporë duhet të ndëgjojë ligjërimet  e hoxhëve të porositur dhe të frymëzuar ndër të tjerash edhe nga shkrimet  e  profit tonë nga Tirana . Fajet i ka Shqipëria !
“Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njeh një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapë në kthetrat e lartmadhërisë së saj ish-robërisë.- a po jo Zoti Prof. ? por ti si u mashtrove ?
“KADAREJA, GABI I MENDIMIT SHQIPTAR” shkruan  Husamedini dhe vazhdon:
“Kjo është vetëm një parafjalë, një fillim i butë për mbrapshtitë e shumta të Ismail Kadaresë në fushën e mendimit shqiptar, posaçërisht e mendimit politik. Kadare ka një ngjashmëri me atë që quhet tregu “gabi” në Shqipëri nga që ushtrohet më së shumti nga gabelët, ose së paku kështu perceptohet. Fjala është për tregun që merr në Perëndim mallra të përdorura, të vjetruara ose që thjesht nuk përdoren më nga të zotët e tyre, ndodhë edhe “firmato”, dhe i shet me çmime mjaft të lira, nganjëherë me kile”, thotë Feraj
“Racionaliteti i këtij tregu është se këto lloj mallrash blihen më lirë. Edhe Kadare ka shkuar në Perëndim ku merr ide e mendime të përdorura dikur, të vjetruara tani dhe jua shet shqiptarëve. Problemi është vetëm se i mungon racionaliteti i tregut të gabit (gabelit fxh): tregtarët e gabit i tregtojnë ato mallra, sepse janë më të lira, ndërsa idetë, si të vjetra si të reja kushtojnë njëlloj, në kuptimin se si një libër i shekujve të kaluar, si i sotëm kushton gati njëlloj,” na shkruan filozofi Dr. Hysamedin Feraj, i cili me shkrimet filozofike ka filluar qysh në kohën e monizmit duke shkruar për karakterin reaksionar te rokut..
Na pate lënduar Profesor , por fajet ishin nga Shqipëria që as ajo nuk dinte në atë kohë se çka donte. E kishin trullusur , Shqipërinë e gjorë.
Po Skënderbeu , çka të zuri udhën ? iu frigove asaj statuje të madhe të tij dhe u mundove që së paku ta minimizosh në shkrimet tuaja. Fjala e keqe  vret e shkrimi me qëllime të këqija vret edhe më shumë : “Debati për mendimin politik të Skënderbeut është i hershëm.
Orientimi i tij politik është vënë në dyshim dhe madje është kundërshtar nga një pjesë e shqiptarëve që për të gjallë dhe gjatë kohës së veprimtarisë së tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme. Në dy vitet e fundit ky debat është rikthyer.”( H.F. Debati mbi Skënderbeun).
Ja me pak fjalë, “profesorllyki” i  Husamedin Ferajt.
01.07.17 Gjakovë  

HAMIT TAKA : TI, O POPULLI IM (POEZI)


     TI, O POPULLI IM

Ta them hapur, pa dilemë:
Mos më lexo, se do t’më urresh
Kur unë të vërtetën do ta themë,
“Ç’të duhet ty, o trap”, do ma kthesh.
Po mo po, ti, populli im,
Shoku, miku, i afërmi, vartës a shef!
E mori dreqi e mori, jam gjaku yt legjitim
Dhe më bëre të shkruaj me kaq mllef!
Ti, i çuditshmi, populli im,
Kaq i zhgënjyer, i influencuar përherë!
Ti, që m’i cingëris nervat sa hap sytë
Me atë të troshiturin karakter!
Sot ankohej se ke lakun në fyt,
Nesër brohoret se punët të venë vaj,
Më je bërë si politka pa kokë e pa bisht
Po jo edhe shteti, ta hajë dreqi ta hajë!
Ti, o populli im i ri
Me depresion e drama që në lulen e rinisë,
Me mua je, krejt tjetër njeri
Dhe botës i shitej si dhuratë e perëndisë;
Ti, që veten shan e urren,
Që s’lexon një libër, nëpër kafe ditën ngrys
Të fyhet qytetaria e ndërgjegjja të bren
Kur vriten gazetarët në Paris…
Ndodh që vritet një turist i huaj
Ti mohon veten, kriminel i thua, për ibret
Me injorancën tënde tallesh kur burri vret gruan
Në zgryp është rritur, thua, dashka dhe qytet!
Ti, që intelektin ke në gen
Rropatesh për një falco-diplomë
Për të qënë thjesht ushtar i kavies
Që bota eksperimenton në planetin tonë.
Ti, o populli im vital
I pastër si bora në kreshtat e maleve
Kujton ti se unë përherë do të fal
Të mbushësh me plehë edhe baltën e varreve?…
As pushtuesi, as diktatura as demokracia
S’patën këllqe të të ndryshonin ty
Unë jo se jo, as Perëndimi, mos nesër rinia?
As Zoti as dreqi s’e di.

Trojet shqiptare kur do të kthehën aty ku e kanë patur vendin

demostrata_came

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...