2017-07-04

Fahri Xharra : Serbëve iu çjerrim maskën – Patrikana e Pejes është shqiptare


partiarka_para_maskimit_fahriu
E dini që me 13 korrik 2003, Patrikana e Pejës është vënë nga UNESCO-ja në listën e pasurive të mbrojtura botërore., si trashëgimi historike serbe ? 
The precise date of the foundation of the Patriarchate is unknown.Pra data e vëetetë e ndërtimit të këtij monumenti të lashtë shqiptar historik është i pa njohur . Se kisha ishte shqiptare nuk ka dyshim . Ishte shqiptare bile deri vonë  deri në kohen turke të Mehmet Pashë Sikoloviqit-(MEHMED PASA SOKOLOVIC, OBNOVITELJ PECKE PATRIJARSIJE – rindertuesi i i patrikanes së Pejes . Ishte shqiptare deri vonë në ditet tona , deri sa turku na bëri që të urrejmë vetvetën. Serbi-shtirësi , turku –bërësi, shqiptari- humbësi (Sredinom XVI veka, 1557 godine, patrijarh Makarije Sokolović obnavlja patrijaršiski presto)themelet_argument_shqiptareine_fahriu
Pra në mesin e shek. XVI , 1557 patriarku Makarie Sokoloviq  ( vëllau i Mehmet Pashë Sokolloviqit) . Ta kemi të qartë , se  Kishat ortodokse edhe ato shqiptare si kjo e Pejes ishin të mbrojtura nga Sulltani , Ishte koha e Sulltan Selimit II , te birit te Hyremit dhe Sulejmanit të Madhërishëm. Shqiptarët e mbanin plisin e bardhë edhe në atë kohë edhe të Sveti  Saves , por edhe  në kohën e Solloviqëve,
varrimi_shen_saves_fahriu
Shqiptarët e shkekullit  13- ishin edhe ortodoks ose kriptokatolik , dhe Kishat ishin të tyre – dokument i gjallë freskat e mbrendshme dhe të jashtme të Kishës . Dokument edhe më bindës shkatërrimi i tyre me qellim nga serbet për të humbur gjurmët shqiptare . (“Edhe nje informacion shtesë që shumë pak njerzë e dinë pse u lejua ngjyrosja e Manastirit te Pejes me ngjyrë te kuqe ( te mbulohen simbolet e gdhendura Shqipetare) dhe pse u lejua te ndertohet godina e gjykates ne Gjakove ( kur mendohet se aty ishin varreza te ortodoksëve Shqipetar nga Gjakova)???? Keto dy taste duhet te hulumtohen nga Arkeologet dhe historians sa me shpejt!!!
rrushi_motive_stella_fahriuafresk_shkaatrr_fahriuafresk_i_demtuar_fahriu
afresku_hy_shkat_fahriu
afresk_jashtem_dem_fahriu
Keshtu me kesi maskarenjesh e shpirtera te shitur jo vetem qe na u zhduke nje pjese e mire historise faturen e te ciles sot po e paguajme , tentohet te zhbehet edhe ky komb qe ka mbete keshtu i ndare ne 4 fe e disa sekte!!!!! Linde pyetja te ciles veshtire ti ipet pergjigje tani kur na mungojne faktet pasi tipa si Qosja u munduan ti zhbenin tere kohes bile edhe sot !! :
hyrja_kishe_patriarkana_fahriu
Ku mbeten Shqipetaret Ortodoks te Kosoves ? Ku mbeten Shqipetaret e Kishes se Manasirit te Deqanit e te Pejes? Pse nuk ngrite zerin asnjeri, Humbja e ketyre 2 kishave dmth Humbja e Kosoves !!!!!! O Shqipetare te gjore. Skenari eshte i thjeshte , A ka xhami me te vjeter se Manastiri i Deqanit , JO , atehere sipas Qoses e ndjeksve te tijë i bie që ne të jemi ardhacak!!!! ( nga Merita Demiri ) ) kisha_themme_shqiptare_fahriu
(Nga inf e fundit qe ju kam ndjekur,per mbulimet dhe lyerjen e qellimshme te detajeve dhe gdhendieve te shenjave historike te manastirit te Pejes,vertet duhet te protestojne historianet ,politikanet dhe ministrite e kultures dhe prokuroria per fallsifikimin e objekteve te vjetra qe tjatersojne dhe zhdukin fillesat e ndertimeve te te pareve tane…N.q.se akademiku I nderuar prof .
patriarkana_sateliti_fahriu
Rexhep Qosja qendron indiferent perballe ketyre fakteve,ka ardhur koha “Kronos”te shprehet se cila eshte strategjia e tij per kahun e Kosoves drejt Europes apo do ta gozhdoje perfundimisht ne mentalitetet lindore te mesjetes….Kronos….( e kerkon KOHA).. nga Jani Tane.). 
patriarkan_sot
(Foto prej vizites time ne Patrikanen e Pejes në Nëntor të vitit 2015 shihet kjart shkatërrimi i qellimshëm i muraleve te vjetra ne muret e objektit si jasht po ashtu edhe mrenda saj dhe ishin ne panik apo te tmerruar nuk lejonion te fotografohet apo te pytet diqka rreth Patrikanes.
afreska_dem_fahriu
Mrenda shiheshin muret e goditura me dalta per zhdukjen e muraleve me simbole Iliro-Shqiptare,Nese kish qenè e tyne siq pretendonin ata nuk do te lejonin e vinte ne ket gjendje dhe milionat do te derdheshin per restaurimin e tyre,Sa i perket ngjyres dihet shum mir qe e kan ber per ta ndryshuar identitetin e saj Origjinal me qellim te personalizohet ne Kishë te tyre : nga  Agim Zhuti )
guri_varrit_fahriu
Patrikana e Pejës ka filluar së ndërtuari edhe një mur rrethues. Si edhe më parë, kur kishte ndërtuar një mur mbi 3 metra të lartë dhe mbi 500 metra të gjatë.
Afresku_patriarkana_pejes_fahriu
Pra  shqiptar të nderuar , shkatërrimi i freskave të para , te fillimit në muret e jashtme dhe te mbrendshme të manstirit , ngjyrosja e mureve të  jashtme të të gjithë objektit flet shumë.
partiarka_para_maskimit_fahriu
Serbët , ardhacakët e vonëshëm duke iu falemnderuar ndarjse së kishave (1054  )i gjetën në këto anë edhe shqiptarët ortodoks. Kishte edhe katolik por edhe kripto-katolik. Faktet flasin , dokumentet edhe pse përditë e më shumë në praninë tonë zhduken , ato janë.
themelet_percj_fahriu
Më vjen keq që asnjë prijës fetar shqiptar musliman nuk e tha që këto objekte i takojnë trashëgimisë dhe cultures së lashtë shqiptare . Nejse , e themi ne të tjerët që nuk jemi të mvarur as  nga Beogradi e as nga Sytambolli. Një porosi serbëve : Kishat ortotokse të Kosovës janë shqiptare .
Fotot:Agim Zhuti
Fahri_xharra_fjalimiFahri Xharra,09.07.16
Gjakovë

“Para 3000 vjetëve janë shkruar vepra shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe.”


prof.rizaj
Prof. dr. Skënder Rizaj


Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë.

Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga rradhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonumisa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë kosovare.

hoxha_tahsini_3000_vjetet_023

Që në krye më duhet të përmendi një të dhënë me interes. Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi ( Serbia e sotme), në afërsi të lumit Danub, d.m.th. në Dardaninë shumë të lashtë, kanë gjetur: portretin (busten) e profetit Adam të gdhendur në gur; themelet e faltoreve në dy forma “A” qëq e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenë (Librin e Shenjtë); disa tekste të shenjta të gdhendura në gurë me shkrimin pellazgjik.

Speleologët serë, me rastin e hulumtimit të shpellës së Gadimës (pranë Prishtinës0, kanë hasur në kafkën e njeriut adamian, kafkë kjo e gurëzuar me stalagmite dhe stalagmitet, e kam parë me sytë e mi, me rastin e vizitës së shpellës në fjalë. Speleologët serbë këtë kafkë e kanë shkoqur dhe e kanë dërguar në Beograd për ta studiuar, mirëpo këtë zbulim epokal për arsye që vetëm ata i dinë nuk e kanë publikuar deri më sot.

Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorësa së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (venkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor.

Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi All-llah në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja…); Familjen gjuhësore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja…). Për më tepër, profeti Dhylkarnejni (= Dybrinori) – Skënderi i Madh- Aleksandri i Madh (në formë të greqizuar) (para 2.400 vjetëve) në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), në Afrikën Veriore dhe në Azi deri në Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e këtyre viseve dhe me ushtarët e vet me gjuhën amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetëm kur është kontaktuar me jexhuxhë- mexhuxhët (turqit) në Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotësisht gjuhën e tyre.

Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe një shkrim i ditëve tona, sipas të cilit:”Hulumtuesit u befasuan kur në zonën midis Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit hasën një popullsi krejt të ndryshme nga ata që e rrethonin. Derisa popujt përreth ishin aziatikë, shihej qartë nga shikimi i parë se kjo popullsi ishte evropiane, domethënë e racës së bardhë. Hulumtimet e hollësishme nxorën në shesh të dhëna edhe më befasuese. Vendi quhet Hundëza (nga shqipja hundë), sepse përfundon vërtet me një hundë, në një vend moçalik Balta, kurse banorët e quajnë veten hundëzakë.

Gjuha e tyre nuk është e shkruar. E quajnë burreshski (gjuhë burrash). Një fis që jeton në mal quhet Kalash (ka lashtë- ka lashtësi- është i vjetër- është i moçëm). Kryeperëndinë Kalashët e quajnë Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithë – di – jshëm), kurse në dyert e tyre skalisin dy brirë dhije (trashëguar që nga Aleksandri i Madh,q ë i përdori në përkrenare edhe Skëndereu). U shënuan edhe plot fjalë shqipe, të cilat përdoren ende: shkruam në… unë jam…, kam, baj, çila (çela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishë (këmishë), Rakjaposht (Ra-kah – poshtë (Ra pjertas, Ra të poshtë, të poshtëze) emër mali etj.

Eshtë për të përmendur se hundëzakët e kanë pranuar me vështirësi islamizmin, se pinë verë (me ujë) si ilirët, se jetojnë gjatë (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimë etj… Një valle e përhapur është vallja e shpatave (si vallja e Rugovës). Kryetari Hundëzës e ka titullin I Miri. Gratë nuk i përfillin rregullat e Fesë Islame që të mulohen. Viti i Ri festohet më 21 mars (si te pellazgët) dhe quhet Na urosh. Të gjitha martesat bëhen në një ditë të dhjetorit. Tradita gojore rrëfen sesi ata janë vendosur aty që nga koha e Aleksandrit të Madh, mbretit të Maqedonisë (para 2400 vjetëve), nëna e të cilit ishte ilire. Edhe të dhënat historike tregojnë se 6000 luftëtarë ilirë pas vrasjes së Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetën përafërsisht në këtë vend ku janë hundëzakët sot.

Hundëzaku në fotografi i ka 108 vjet. Jeton në një shtëpi përdhese e ndërtuar prej gurëve dhe prej baltës. Dera e shtëpisë është e ulët, ashtu që njeriu për të hyrë në shtëpi duhet të përkulet. Misafirët, sikurse shqiptarët e katundeve tona, i pret me zemër dhe i shërben me çaj dh eme tamel”.

Shqipja jo vetëm që ishte gjuhë universale e të folurit, por ishte edhe gjuhë e shkrim-leximit, në të cilën janë shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me këtë të vërtetë të pakontestueshme kryetari i “Akademisë së Dijetarëve Shqiptarë” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, në organin e Akademisë në fjalë “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar:” Para 3000 vjetëve janë shkruar veprat shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe…”. Kështu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhë e shkrim-leximit janë formuar shumë më vonë, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.

Djepi i pellgazve (pell;azgëve) ishte Pellgu i Dardanisë, e cila jo vetëm që ishte dhe është e pasur me pellgje, por në këtë pellg të gjerë- në Pellgun e Dardanisë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë sot e kësaj dite të gjitha kushtet optimale për paraqitjen e njeriut dhe të zhvillimit të qytetërimeve.

Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe erë të llojllojshme.

Në Iliadën e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgët hyjnorë përmenden si banorë të Larisës pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.

Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgëve hyjnorë dhe të Dodonës (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtë, shenjtore në Epir- Shqipëri) ku janë shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitë, parashikimet, ajetet) orakle) të Zeusit (Zotit).

Herodoti (484-425), ndërkaq, në veprën e vet të shquar “Historia e”, për pellazgët jep edhe këto të dhëna: me jonët (një nga shumë fiset e pellgazëve) u përzien arkadasit pellazgë; pellazgët që jetonin (në kohën e Heroditit) në Kreston (qytet në bregdetin e Trakisë) banonin në Tesali; pellazgët e kanë themeluar Plakenë dhe Skylakenë në Helespot (Dardanele); pellazgët dikur jetonin me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazgjike, emri i të cilëve është ndryshuar; pellazgët janë popull barbar (jo grekë, sepse grekët të cilët nuk e dinin pellazgjishten, pellazgët i quanin barbarë) dhe kanë pasur gjuhë barbare (jo e folur nga helenët); popullsia e Atikës (gadishull) në juglindje të Greqisë,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer në helenë (grekë), harroi të folmën e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (në kohën e Herodotit) e ruajnë gjuhën e vet: pellazgët duke përdorur gjuhën helene (greke) nuk u shtuan kurrë, përkundrazi, helenët që ishin në pakicë, u shtuan derisa u bënë një popullsi e madhe.

D.m.th. pellazgët hyjnorë dhe të qytetëruar qysh në kohën e Herodotit kishin filluar të asimilohen në helenë (grekë), pra, pellazgët autoktonë dhe të qytetëruar të Ballkanit kishin filluar të shkrihen në helenë ardhacakë dhe barbarë. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit të pellazgëve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetërimit të helenëve (grekëve), ose më mirë me thënë, pellazgë duke e harruar gjuhën e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetërsuan. Në këtë mënyrë qytetërimi pellazgjik filloi të shndërrohet në qytetërim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike në gjuhë artificiale greke.

Historia e mëshehur – Si lindi Serbia ?


Fahriu_reja_foto



Shkruan: Fahri Xharra



Nuk po shkoj aq larg në kohë, se ku të prekësh del shqiptari ; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por t`i mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve , si ato të mirat ashtu edhe ato të këqijat e t`i futnim në një kompjuter “gjigant” për analizim ; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë,jo!

Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë Kelmendasit , Malin e zi e bëmë ne me shqiptarë katolik , mysliman dhe ortodoks . Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane , për 500 vjet . Turp apo krenari ? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia , Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i mëshehin faktet , i mohojnë formuesit , e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë , vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre.

A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetvetën , historianin , hoxhën , priftin, popin , rabinin apo dreqin e mallkuar ,pse më së voni u krijua Shqipëria ? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2 ? Pse jo më shumë ?

Por , sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin , më një “mësheftësi “serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të mëshehin se shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb.?

Në vitet e krimeve serbe të Luftës së parë botërore ( 1914 ) , një serb me ndjenja të njeriut , Dimitrije Tucoviq thoshte: “ Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet , dhe na mësoi shkrim lexim “

Sot pra , do të flasim për Kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit , nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb . Pse turqit e quanin Gjergji i Zi ( Karagjorgje ) ?


Një libër ,me plot fakte bindëse ,me burime te pamohueshme arkivore, nje libër që kishte për të qenë nderë sikur ta bënin shqiptarët . Por , nejse ! Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” – Karagjorgjeviqët – Histori e mëshehur “ lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim , jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë , por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vet arkivat serbe. Mjerë, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetës.

Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë prejardhje nga fisi katolik i Kelmendasve. Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës,dhe se tek pas këtij viti a ta kalojnë festimet ortodokse. Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tija raportonte që Kargjorgjeviqët ishin Kelmendas shqiptar. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve , deri në luftën e II-të Botërore , e pohonin prejardhjen e tyre kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë , e zakonshme për fisnikët shqiptar.

Libri është i ndarë në tre kapituj- E vërteta e prejardhjes se Karagjorgjeviqëve-Dinastia e di ( e dinte ) rrënjen e tyre-Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete.

Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale pë fisin e Kelmendeve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste ( Itali) , dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse ) në Trieste , ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendeve”.

Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107 , ruhet dokumenti “ Jugosllovenska poshta”nr. 3535 e datës 07.01.1940 “ Klimenti i njihovi oseçaji “ ( Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq . Fakte, fakte.. sikur të citoheshin të gjitha , do t`i humbët karakteri i këtij shkrimi publicistik.Por , shqiptarët duhet hapur sytë.

Autorët e librit më tej shtojnë : “ duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindë për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e pa publikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi,dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit:Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument , ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi , Kelmendi, “Vasojeviqët”” Bratonozhiqët” , Biberajt dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët ( shqiptarët mysliman fxh) , të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze :

Dhe kështu , ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip , dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në mëshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët , saktësisht kelmendasit.

Louis Arnaud: Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë

SHQ_VJETER

Athinë, 19 dhjetor [1912]

Shqiptarët që lexojnë Shekspirin – njoh nja katër a pesë -, prej disa javësh e kanë patur të pamundur për të mos sjellë e risjellë në mendje monologun e famshëm të Hamletit To be or not to be, that is the question. Për ta çështja që shtrohej ishte: A do të jetë Shqipëria një mbretëri e pavarur, apo serbi a greku, pavarësisht nga përpjekjet e Vienës apo Konsultës [Italisë] do të vërsulen për të copëtuar territorin e saj?

Por, së pari, ç’është në të vërtetë Shqipëria? Pyetje e çuditshme, të themi. Por jo dhe aq sepse, megjithëqë hasen shqiptarë kudo në Ballkan, nga perëndimi i Vardarit gjer në rrethinat e Athinës dhe në pjesën veriore të Peloponezit drejt Kanalit të Korinthit, Megarës dhe ishujve, ku që prej tre shekujsh ata përbëjnë bazën e popullsisë, prapë është tepër e vështirë të përcaktohen teorikisht kufijtë e një vendi që do të mbante emrin Shqipëri.

Me përjashtim të kohës së Skënderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujës, që luftoi si hero epopesh kundër turqve të Muratit, nuk ka patur kurrë mbretëri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes së tij, që ndodhi në Lezhë më 1466 [1468], trupat turke rinisën pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa më thellë të futemi në histori, do hasim shqiptarët. Janë banorët më të hershëm të gadishullit dhe dorët, që pushtuan Greqinë në shekullin XII [p.e.s.] duke i dhënë fund qytetërimit kretë me themelimin e fuqisë së Spartës, ishin, brenda të gjitha gjasave, një fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i përafron me pellazgët dhe me fiset italoste. Në atë kohë të largët, ata mbushnin krejt Maqedoninë.

Dhe maqedonët, që shtinë në dorë, me Aleksandrin në krye, Greqinë e Jugut, Egjiptin dhe Azinë, për aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhësit e tyre. Por, mjaft t’i thuash një heleni, as më shumë e as më pak që “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë”, e veç kur do ta shohësh të iki nga mendja apo të arrijë kulmin e shovinizmit.

Një mbrëmje, kur isha në Apirantos për ekskursion, i lodhur pas një marshimi tërë ditën nën diell dhe nëpër dhiare, apo në shtigje mushkash, me potinat që m’u bënë copë, pyeta një naksiot: “Ishulli juaj është i banuar që prej tremijë e pesëqind vjetësh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumë më tepër! Naksiotët janë bij të pellazgëve, të atyre pellazgëve hyjnorë, siç thotë Homeri. – Bukur, thashë, po si shpjegohet atëhere që, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndërtuar në ishull as edhe një rrugë të vetme?” Më nguli ca sy të çuditshëm, por jo gjatë, për të më thënë: “Po ne këtu s’jemi në Europë dhe s’kemi nevojë për rrugë!”

Kurse tek shqiptarët, ca më keq akoma. Që prej katër mijë vjetësh a më shumë, ata flasin gjuhën e tyre dhe ende nuk e shkruajnë atë. Shqiptari kurrë nuk ka shkruar dhe kurrë nuk ka patur një libër të tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas për libra modernë botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristë të Athinës dhe Epirit kanë botuar me germa greke këngë shqipe dhe rrëfenja popullore. Por alfabeti grek i përdorur në shqip është i pamjaftueshëm sepse i mungojnë dy a tre germa, j dhe v, për shembull. E njëjta vërejtje vlen edhe për turqit në përpjekjet e tyre.

Po e njëjta vërejtje dhe për librat shqip të shtypur me germa latine. Shqiptarë të greqizuar, që flisnin me lehtësi pothuaj të barabartë frëngjisht, greqisht e shqip, si lexuan një faqe të një broshure shtypur në Siçili, më thanë: “E kuptojmë si gjuhë, si të kuptonim greqisht me germa franceze. Për ne është një ortografi artificiale dhe shumë nuanca të shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe që përdorin germat greke janë shumë më të vështira për t’u kuptuar”.

Dhe kësaj mungese të një alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dëmtimi i kësaj gjuhe gjatë tridhjetë shekujsh nga ndërhyrje dukurish të tilla që e ndryshojnë pa kuptuar fonetikën, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalëve greke, turke, serbe, italiane apo nga të gjithë popujt me të cilët shqiptarët kanë qenë në lidhje. Nga Shkodra në Himarë, gjuha vjen e ndryshon, ose të paktën në drejtim të prapashtesave dhe të shqiptimit, sepse Himara pothuaj është greqizuar. Po kush do të jetë gjuha e vërtetë? Ja pra vështirësitë për ortografinë. Dhe vetë kjo fjalë, “ortografi”, a është shqip? Shohim kështu të kapen pas njëri-tjetrit filologë, gjuhëtarë dhe gramatikanë.

E megjithatë, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpërthyese, me përralla gjithë fantazi, me këngë djepi gjithë ngrohtësi, me këngë vaji, satirike a humoristike, si në llojin e pastishit të famshëm të Prosper Merimesë, apo me këngë dashurie e luftarake, që kujtimet e çmuara i kanë regjistruar prej shekujsh të paprekura në kujtesën e këtyre fshatarëve dhe malësorëve kaçakë që kurrë nuk kanë shkruar a lexuar një rresht të gjuhës së tyre. Ja pse ekziston nje Shqipëri.

Por këtë, nuk duhet t’ua kërkosh as grekëve që, ashtu si serbët e reduktojnë në një shirit toke midis liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatëve të Romës apo të Vienës, që kanë arsyet e tyre për ta zgjeruar sa më shumë. Më treguan një hartë austriake ku fjala “albanien” fillon në zemër të Malit të Zi, kur ky vetë aq i ngushtuar, dhe përfundon në det, më poshtë se ishulli i Korfuzit. Me një fjalë, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit në gjirin e Artës.

Ç’përfitim për Austrinë sikur sulltani të kishte njohur me një marrëveshje të fshehtë protektoratin e saj në tërë këtë breg mbi treqind kilometra të gjatë!
Shqiptarët e idesë së madhe, sepse ka gjithashtu një ide të madhe shqiptare nuk do të guxonin të pretendonin aq shumë. Shqipëria e madhe për ta është një territor i kufizuar nga një vijë shumë e çrregullt, me pikënisje Artën e Epirit, për t’u ngjitur në drejtim të Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovës, dhe që andej drejt Shkodrës, kryeqyteti i tyre i vërtetë.

Dhe pretendimet e tyre mbështeten mbi një arsyetim shumë të habitshëm: “Gjithë vendi ku flitet shqip, është i yni, më thotë G., një shqiptar himariot. Në fakt, gjuha jonë, si më e vjetra, përherë e më shumë është prapsur nga gjuhët e reja, duke i lënë vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas për turqishten, ndaj së cilës është e kollajtë për t’u mbrojtur. E megjithatë, në Artë e në Janinë, madje edhe në perëndim të Manastirit e në Shkup flitet në radhë të parë shqip…”, thotë G., dhe këtu kuptohet përfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unë mund edhe t’i përgjigjesha: “Dafni, dhjetë kilometra larg Athinës, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt më grekë nga vetë Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Më mirë të dëgjoja. Sepse të paktën, kështu mëson diçka.

Një tjetër, me mendim më të moderuar, që kërkon thjesht Shqipërinë, dhe jo Shqipërinë e madhe, përshkon me gisht një vijë mbi hartë. “Shqipëria, thotë ai, kufizohet nga një vijë që do duhej të nisej nga pika më veriore e liqenit të Shkodrës, drejt Prizrenit, dhe që andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lënë në të djathtë Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve të Ohrit e të Prespës gjer në jug të Haxhii-Sarandës përmbi detin Adriatik [Jon]. “

Po mua nuk më takonte në këtë mes të flisja, për më tepër që, për mendimin tim të ndrojtur, vetë Shqipëria nuk e di ku ndodhet me saktësi brenda kufijëve të saj, ndonëse ekzistenca e saj është mëse e sigurt.

Veçse është për të ardhur keq për paqen europiane dhe për zhvillimin industrial e tregtar të popujve të vegjël ballkanikë që Austria, e mbështetur nga ambiciet e pashpallura të aleates së saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime të tilla.

Që pas sukseseve të tyre të para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatët, për fat të keq, zunë e hallakateshin përherë e më shumë. Dhe, së bashku me ta, edhe ne. Malazezët merrnin vijën Alesio [Lezhë] – Skutari – Gjakovë, serbët vijën Shkup – Prilep – Durrës dhe grekët vijën Manastir – Vlorë. Shqipëria vazhdonte të ekzistonte me Elbasanin dhe fushën e tij të pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautëve, aq shumë e tkurrur. Dhe ja ku Shqipëria shpall sot pavarësinë e saj dhe Austria ua ndalon serbëve dorën mbi Durrësin, dhe Italia, nga ana tjetër, grekëve mbi Vlorën. Të plotëfuqishmit e Londrës do kenë kështu një problem të koklavitur për t’u zgjidhur.

Si përfundim, Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka gjuhë, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinë e fuqishme që e lakmon për të mbajtur Adriatikun, dhe Italinë që e dëshiron me të madhe për të mbajtur nën kontroll edhe flotën austriake. Sigurisht që është shumë nga ana e tyre.

Ne francezët, për qetësinë e Europës, për përparimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të gadishullit, dhe në interesin e vetë katolicizmit – dhe këtu e kam fjalën për Serbinë – ne duhet të urojmë një Shqipëri të vogël, por zotëruese të vetvetes, të mbrojtur dhe të siguruar ndaj tekave të politikës midis një Serbie tepër të zgjeruar dhe një Hellade të fortë e të lulëzuar.

ÇAMËRIA ËSHTË THESPROTIA VIJIMËSISHT PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE


Artur_vrekaj_princi_dardan

Dodona Pellazge është orakulli më i lashtë i Zeus që përcillej në qiell të hapur në viset e Çamërisë së sotme që në fillimet e para të besimit pagan në Pellazgji. Para se të quheshin Thesprotë këta Pellazgë ishin quajtur Dodonianë prej orakullit që konsultonin. Një nga kultet e saj thuhet nga disa studjues se ishte në pjesën që populluan Dodonianët (më vonë u quajtën Thesprotë) pas maleve të Pindit që më vonë e thirrën Thesali atje ku i vunë emrin vëndit, fqinjë me fise të një gjaku Pellazg.
E parë nga ishujt e Mesdheut toka e Europës kontinentale të Pellazgjisë është thirrur edhe Epir që në gjuhën Shqipe ne nënkuptojmë: e sipërme, e ngritur mbi det, më e lartë ose më lart. Por zyrtarizimi i emrit të Epirit vjen më vonë në kohë.
Cameria_Thesprotia
Pas emrit Dodonë për Epirin, kemi emrin Thesproti në territorin e të cilës përcillej nga banorët orakulli i Dodonës.
Vendndodhja e Dodonës, e kryeqëndrës së saj është ende mister. Por po sjell për ta ilustruar se çfarë mendohet edhe më ndryshe për tempullin qëndror të saj apo kultet e tjera të saj që u bënë qëndra fetare të Pellazgjisë, por që është e lidhur edhe me emrin e banorëve të lashtë Pellazgë të Çamërisë, Dodonianët që më vonë u quajtën Thesprotë.
Ja se ç’shkruan W. Smith : “Pindar përshkruan Epirin duke filluar tek Dodona dhe zgjatet prej këtu në detin Jon që prej kësaj ne mësojmë se Dodona ishte në frontin lindor të Epirit dhe se ishte afër maleve të shumta të Pindit në frontin e lindjes që mund të ndikohet nga mënyra se si flet Eskili për malet e Dodonës, prej epitetit “epirutos” që i ishte ngjitur këtij vëndi nga i njëjti poet dhe prej “dhisheimeros” i dhënë nga Homeri. Il, XVI, 234.
E dhëna e shkatërrimit nga Etolianët tregon se ishte në frontin lindor të Epirit. Polibi thotë se Etolianët marshuan në drejtimin e pjesëve të sipërme të Epirit, fjalë të cilat janë të njëllojta me Epirin e Sipërm ose pjesët shumë më të largëta nga deti në drejtimin qëndror të vargjeve të maleve.”1)
Më e shpjeguar mundësia e vëndndodhjes së kryeqëndrës së Dodonës bazuar në autorët e lashtë jepet edhe nga studjuesi Kujtim Mateli në librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, që duke ju referuar autorëve më në zë, të lashtë e të sotëm, përcakton malin e Trebeshinës si malin Tomar dhe tempulli i Dodonës mendohet të ketë qënë në brinjë të saj, atje ku sot është ende një kala Ilire dhe ku dëgjohen fare mirë ujërat e Vjosës në Grykën e Këlcyrës që jehon si dhe dy luginat e Dëshnicës dhe Vjosës që krijojnë gjashtë malet e Përmetit.
Ndërkohë, diskutohet edhe mundësia vëndndodhjes së një kulti të Dodonës sipas gojëdhënave dhe të toponimeve të derisotme me emrin e Dodonës e aq më tepër me emrin ende të malit Tomorr që ne Shqiptarët e vlerësojmë dhe shkojmë pelegrinë edhe sot si mal të zotit që e kemi.
Ndërkohë, një kult i saj është edhe afër Janinës, në luginën e Carakovicës ku u zbuluan edhe sende dhe Karapano e vlerëson si Dodona kryeqëndër, por që gjetjet dhe vendosja gjeografike nuk përmbushin detajet kryesore nga çështë shkruar nga autorët antikë.
Pra, nga sa më lart territori gjeografik i Dodonës Pellazge që ka në të edhe territorin gjeografik të Çamërisë është një njësi unike me besim, popullsi,territor dhe me gjuhë e zakone të vëndit.

Le të shohim se nga e mori emrin Thesprotia, sot Çamëria. Nga disa autorë vlerësohet se fisi Pellazg i Pelasgus të Arkadia është burim i emërtimeve të vëndeve dhe fiseve Pellazgë.
Si bazë nisje e shpërnguljeve mbahet edhe rajoni i Dodonës Thesprote. Mësojmë se Arkadia e populluar nga Pellazgët i qëndroi edhe shpërnguljeve Pellazgo-Ilire nga veriu poshtë apo edhe prej ishujve Mesdhetarë të vetëthirrurve Dorianë në tokën kontinentale në fillimin e Kohës së Errët pas luftës së Trojës. Nga mbretërit e Arkadia, sidomos Lykaon (flitet për dy të tillë) njëri, është edhe bashkëkohës i Kekropit me djemtë e tij u bë protagonist i lëvizjeve të popullsisë, emërtimeve gjeografike në tokën kontinentale të Pellazgëve, në të dy brigjet Joniane ( Thesproti dhe Itali) apo edhe në ishujt e Mesdheut. Njëri nga të pesëdhjetë djemtë e Lykaon, Thesprotus u shpërngul nga Arkadia dhe u vendos në rajonin ku ushtrohej orakulli i Dodonës .
Pouqueville shkruan se, Thesprotus, djali i Lykaonit,(djali i Pelasgus), mbret i Arkadia, erdhi dhe ngriti mbretërinë e tij në tokën që i dha emrin e tij, Thesprotia.
Atë e pasoi djali i tij Ambrakus që i dha emër Ambrakianëve dhe ndërtoi fshatin e Ambrakisë. Ephyrys, djali i Ambrakus që pasoi atë, ndërtoi dhe i dha emrin fshatit Ephyre në Thesproti.2)
Thesprotus për nga linja e gjakut është Pellazg dhe Arkadia Pellazge nga erdhi nuk u pushtua fillimthi nga të quajturit Dorianë që erdhën me kufi pranë tyre, kur u shpërngulën më në Jug si të parët që u vetëdeklaruan ose u emërtuan Helenë.
Homeri jep tek Iliada nëpërmjet Akilit të dhënën e ekzistencës së Zeusit të Dodonës Pellazgjike. Akili ishte Pellazg dhe adhuronte Dodonën. Në Thesalinë Pellazge ku ai jetonte, në mbretërinë e babait të tij, Phthiotis, orakulli i Dodonës kishte influencë të madhe. Jo shumë larg tij në Larisa, kryeqëndër e Thesalisë banonin Pellazgët që ishin aleatë me Dardanët në luftën e Trojës. Mundet që të ketë patur edhe një kult të Dodonës në Thesali, sepse Dodona kishte disa të tillë edhe për hir të shpërnguljeve të Dodonianëve apo më pastaj Thesprotëve në Thesali.
Nuk bëhet fjalë kërrkund në Thesali në kohën e luftës së Trojës për emra vëndbanimesh Hellas apo banorë Helenë në vitet 1200 – 800 vjet para Krishtit. Vepra e Homerit Iliada është dëshmi e plotë e Pellazgjisë dhe e fiseve Pellazge. Gjithashtu, në këtë kohë na vjen një e dhënë se Odiseu vihet në krye të Thesprotëve që luftuan kundër Brigjëve (Bryges), një popull Ilir që ka banuar në krah të Dardanëve në pjesën perëndimore të lumit Vardar dhe në Trakë përreth malit Bermion dhe më tej u shqua me perandorinë e famshme në Azinë e Vogël pas rënies së Trojës.
Në këtë kohë Thesalia njihej me katër provincat e saj Pellazge në krah të Thesprotisë që përfundonte në perëndim me detin Jon.
Thesprotët janë banorët më të lashtë të Epirit dhe është thënë se e kanë marrë emrin nga Thesprotus, djali i Lycaon. Ata ishin Pellazgë dhe vëndi i tyre ishte një nga fronet udhëheqëse të kombit Pellazg. Këtu ishte orakulli i Dodonës qëndra më e madhe e besimit Pellazg. Prej Thesprotëve rrodhën Thesalinjtë që zotëruan territorin që më vonë u quajt Thesali.
Thesalia e vërtetë është një fushë e gjerë që shtrihet midis maleve Cambunian në veri dhe malit Othrys në jug, malet e Pindit në perëndim dhe maleve Ossa dhe Pelion në lindje. I vetmi shteg ishte lugina e Tempe nga mund të vinin pushtuesit nga perëndimi. Provinca e Thesaliotis, pjesa jugore e Thesalisë ishte territori ku u vendosën Thesprotët që erdhën nga Thesprotia. E kufizuar në veri nga Hestiaeotis,në perëndim nga Thesprotia, vëndlindja e tyre, ku ishin Pellazgët e Thesprotisë, në lindje nga Pelasgiotis, nga ku Pellazgët e Larisës morën pjesë në luftën e Trojës si aleatë të Dardanëve, në jug nga Dolopia dhe Phthiotis, zotërimet e babait të Akilit.Thesalinjtë, siç e kemi parë tashmë janë një fis Thesprot.”3)
Sipas Ridgeway, Herodoti na tregon neve se Thesalinjtë e vërtetë ishin Thesprotët që kaluan vargmalet e Pindit për në Thesali dhe u vendosën në atë pjesë që quhet Aeolis ( Herodoti I,176) dhe përfundimisht u bënë mbizotat e Akejve, Magnetëve dhe Perrhabianëve. Ky përparim i Thesprotëve në Thesali ishte shkaku sipas Thucydides (I,12) i lëvizjes së njerëzve që në kohën e tij ishin quajtur Boetianë në Boeti që u ndoqën nga tokat e tyre dhe u vendosën në tokën e Kadmianëve ku disa prej këtij fisi qenë vendosur aty.
Thesprotët e Thesalisë edhe në shtëpitë e reja të tyre nën hijet e malit të Olimpit trashëguan për një kohë të gjatë kultin e Zeusit të Dodonës.
Kur në vitin 196 para Krishtit Thesalinjtë nxorën monedhën e tyre federale, kurora e listë e kokës së Zeusit të Dodonës ishte një model i kësaj prerjeje ( Head.Hist. Num, faqe 264).
Në kohën e poemave Homerike Thesalinjtë nuk kishin hyrë akoma në Thesali, por Thesprotët e kishin pushtuar plotësisht Jugun e Epirit që prej tyre kishte marrë emrin Thesprotia.4)
Nuk ka ndonjë evidencë që të tregojë se këto fise Ilire mbi Thesprotët ( Kaonët, Mollosët dhe fiset Ilire më në Veri) ndryshonin në ndonjë mënyrë prej fqinjëve të tyre Jugorë që quheshin Thesprotë. 5)
Sipas W. Smith, territori ku u vendosën Thesprotët në Thesali ishte jugperëndimi i Thesalisë dhe kufizohej nga Veriu me Hestiatotis, në perëndim nga Epiri,në lindje nga Pelazgiotis, në jug nga Dolopia dhe Phthiotis. 6)
Pra, këta Thesalinj të rinj kishin për fqinjë po Pellazgët se Pellazgji ishte e tërë Thesalia.
Studjuesit thonë se, Ephyraeans , Efiranët ishin një fis në mesin e Thesalinjve ku Kranon, një qytet i Thesalisë ishte që lashtë quajtur Ephyre dhe emri i tij ishte ndërruar në Kranon nga mbreti me këtë emër…7)
Cramer nënvizon se, nga të gjitha kombet që më vonë u quajtën Epirote, ai i Thesprotëve mund të konsiderohet më i lashti. Herodoti gjithashtu afirmon se ata ishin vatra prindërore prej njëherë e kanë prejardhjen Thesalianët që zhvendosën Eolianët nga vëndi që më pas është i njohur me emrin Thesali. (Herodoti, VII,176, Straboni,IX, faqe 443)
Thesprotia paraqitet të ketë qënë froni më i madh i kombit Pellazg, nga ku u shpërndanë Thesprotët në disa territore të Greqisë së sotme dhe dërguan koloni në Italinë e Jugut.( Herodoti II.56, Straboni. VII. 327, Dionis i Halikarnasus I.18.)
Madje edhe pasi emri Pellazg u bë i njohur në të dy brigjet e Detit Jon, orakulli dhe tempulli i Dodonës Pellazge që janë pjesë të një institucioni fetar të themeluar fillimisht në territorin e Thesprotëve, mbeti atje të tregojë egzistencën e prejardhjes në këtë rajon.8)
Sipas Clinton, “në kohën e luftës së Trojës pesë shtetet e Thesalisë ishin të udhëhequar nga udhëheqësa Eolianë.” 9)
“Këta banorë (Eolianët, shën.im A.V) erdhën sipas Herodotit nga Thesprotia.” 10)
Pas luftës së Trojës, djali i Akilit, Pirro merr si rob edhe princin Dardan, Skamandërin (Helenin)që ishte profet me shumë autoritet në Trojë, por edhe si i besuar ndër kundërshtarët Pellazgë të Dardanëve i sugjeron Pirros të mbretërojë në një vëndbanim të ri që do të thirrej më pas Mollosi ( sipas emrit të djalit të parë të Pirros me Andromakën, të kunatën e Skamandërit), në territorin midis Thesalisë dhe Thesprotisë, brenda kësaj të fundit që përfshinte Dodonën. Pirro e lë të lirë Skamandërin, i cili ngre qytetin e Butrintit, kalaja e të cilit përngjason me atë të Trojës dhe e quan Kaoni, (sipas emrit Kaon të të vëllait që vrau në gjueti aksidentalisht në Trojë), territorin bregdetar nga Orikumi e deri në portin e Kestrinit në derdhjen e lumit Thyamis, (Kalama).
Kestrini, djali i Skamandërit me Andromakën, ndërtoi qytetin me emrin e tij në breg të lumit Thyamis ( në zonën ku sot është Filati) që ishte kufi ndarës për atë kohë midis Thesprotisë dhe Kaonisë.
Pra, historikisht kemi fise të pavarura Epiriote në tokën që gjeografikisht është quajtur me radhë e tëra Dodonë, Thesproti, Kaoni, dhe Epir kur
Mollosët vijnë në udhëheqje të gjithë fiseve pas Kaonëve, pas vdekjes së Skamandërit bëhen fis i fuqishëm e ruajnë linjën Mollose deri me Aleksandrin dhe Olimbinë e Pirron dhe themelojnë lidhjen Epirote në tokën e populluar nga katërmbëdhjetë fise me rrënjë Pellazgo-Iliro si pjesë e pandashme e trungut Pellazg me Ilirinë dhe Maqedoninë.
Një dëshmi se Dodona ka qënë e lakmuar nga Grekët e Athinës vjen pikërisht edhe nga stujuesi Filhelen, Parke që është munduar si e si ta veshë me emërtimin Grek, si besimin pagan Pellazg të Dodonianëve ashtu edhe adhurimin apo tentimin për zyrtarizimin si të Grekëve, të kultit të Dodonës. Kjo ngjarje që ka për protagonistë Athinjotët dhe mbretëreshën Ilire të Epirit, Olimbinë vë në dukje pastërtinë Pellazgo-Ilire të Dodonës së Epirit dhe mbrojtjen me çdo kusht të saj.
Pas vitit 336 para Krishtit Athinjotët e patën të vështirë konsultimin me Delfi si më parë dhe ata janë konsultuar me orakullin e Dodonës në vënd të Delfi. Në vitin 332 para Krishtit Delfi refuzoi konsultimin e Athinjotëve deri sa të paguanin një gjobë pasi kishin favorizuar me pagesë një atlet të tyre në lojërat Olimpike.
Ja si e përcjell Parke këtë ndodhi : “Kjo (ndodhi) ishte ilustruar nga një paragraf në mbrojtjen e Hyperides nga Euxenippus. Ky fjalim ishte përcjellë nga 330 deri 324 para Krishtit dhe në të, Hyperides përmënd se “”Zeus i Dodonës kishte komanduar Athinjotët në një orakull të dekorojnë imazhin e Dione. Kështu Athinjotët kishin bërë një fytyrë për imazhin dhe e gjitha kjo shkoi shumë bukur aq sa ishte e mundur dhe ata kishin përgatitur dhurata shumë të shtrenjta për perënditë dhe kishin krijuar një ambasadë të shenjtë me një sakrificë, me një shpenzim të madh.””
Nëna e Aleksandrit Olimbia, mbretëresha e Epirit në këtë kohë, dërgoi një letër me indinjatë në Athinë duke protestuar se toka e Mollosisë në të cilën kulti (i Dodonës) qëndronte ishte i saj dhe Athinjotët nuk kishin punë të ndërhynin atje.” 11)
Kjo ngjarje ishte edhe një tentativë e Athinës të bënte për vete Epirin për ta patur më të lehtë si mbështetje në luftën kundër Maqedonisë pas vdekjes së Aleksandër Mollosit, vëllait të Olimbisë në Itali.
Historia e Epirit është në vijimësi Pellazgo-Iliro-Shqiptare. Heronjtë Ilirë (Shqiptarë) i shohim të kenë një gjuhë, një veshje luftarake dhe një lavdi pothuaj të përbashkët e shquar nga qëndresa e tyre. Dimë se edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë u rrit tek dajua, Aleksandri në Mollosi dhe Zeusin e thërriste si zot të Dodonës.
Gjatë gjithë kohës së lulëzimit të Dodonës vetëm Pirro i Epirit e bëri atë më të dëgjuar dhe shkruhet në histori si kujdestari më i madh i Dodonës Pellazge. Pirro i Epirit u rrit në kryeqytetin e Ilirisë në Shkodër nën kujdestarinë e mbretit Glaukas, i cili e rivendosi Pirron sërish mbret në Epir.
Me këtë frymë heroike u rrit edhe Skënderbeu, armët e të cilit janë njëlloj si armët e Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit. Në shekullin e XV historianët Europianë e quajnë Skënderbeun edhe mbret të Epirit, nënkupto gjithë Shqipërinë. Më 1463 Papa Piu II propozoi dhe më pas mblodhi ushtri në Itali të kalonte Adritatikun se vendosi të kurorëzonte Skënderbeun si gjeneral të përgjithshëm të forcave Kristiane dhe mbret të Epirit dhe Shqipërisë, Trakës dhe Rumanisë, por në rethana të paqarta vdiq edhe pse u nis ta bënte këtë.
Më vonë edhe në shekullin e XIX Shqiptarët e Vilajetit të Janinës ku bënte pjesë Çamëria bëhen protagonistë edhe të pavarësisë së Greqisë.
Në studimin “The Cham Albanians of Greece: A Documentary History, Robert Elsie, Bejtullah D. Destani, Rudina Jasini ” shkruhet se:
“Pashallëku i Janinës me Ali Pashë Tepelenën u zgjerua me Thesalinë deri në portat e Selanikut. Më 1864 krijohet vilajeti i Janinës nën adminsitrimin Turk dhe një rol kryesor që rajoni i Çamërisë të mos binte në duart e Grekërve deri më 1912 ka luajtur Çami Abedin Dino, pasha i Prevezës.
Vetëm më 18 Tetor 1912 ushtria Greke e kaloi kufirin shqiptar të Artës dhe më 21 Tetor 1912 morën Prevezën.
Më 6 Mars 1913 Grekët morën me luftë Janinën duke marrë 33000 robër Turq dhe Shqiptarë. Diktatori Grek Metaxas me regjimin racist ndaj popullsisë Shqiptare të Çamërisë na kujton Sulltan Abdyl Hamitin me ndalimin e të folurit Shqip në publik si dhe përdorimin e librave Shqip. Përmbi një shekull në Çamëri është i ndaluar edhe sot përdorimi i Gjuhës Shqipe.”
Ndërkohë, edhe pse Greqia nuk e njeh Çështjen Çame ka një zgjim të Çështjes së Çamërisë në botën diplomatike.
Vendosja e Shqiptarëve nga Shqipëria si emigrantë pas rënies së regjimit komunist e bën më të lehtë mbajtjen gjallë të Identitetit kombëtar Shqiptar të Çamërisë.
Pra, historia po ripërsëritet në Çamërinë që kurrë nuk u la bosh nga Pellazgo-Iliro-Shqiptarët.
Artur_vrekaj_princi_dardan

LËNDA
1) William Smith, A Dictionary of Greek and Roman Geography: Abacaenum-Hytanis, faqe 783
2) François Charles Hugues Laurent Pouqueville, Travels in Greece and Turkey, faqe 345
3) William Smith, Charles Anthon, A New Classical Dictionary of Greek and Roman Biography, faqe 881
4) William Ridgeway, The early age of Greece,vol.1,faqe 341
5) po aty, faqe 342
6) William Smith, Classical Dictionary of Biography, Mythology and Geography, faqe 768
7) Abraham Moore, The odes of Pindar, faqe 336
8) John Anthony Cramer, A geographical and historical description of ancient Greece, , faqe 106
9) Henry-Fines Clinton, Fasti Hellenici, the Civil and Literary Chronology of Greece, faqe 51
10) John Lemprière, John David Ogilby, Bibliotheca Classica, or a Dictionary of All the Principal Names and Terms, faqe 305
11) H.W.Parke, The oracles of Zeus Dodona, Olympia, Ammon, faqe 140-14

Dr. Moikom Zeqo

“Një popull, që nuk i nderon intelektualët ai ka vetëvrarë
të ardhmen e vet.”
Dr. Moikom Zeqo

Flamur Maxharri: Traktati i fshehtë i Lodrës 1915, kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë


Harte_1912Biblioteka e Kongresit Amerikan, publikon hartën famëkeqe të Traktatit të fshehtë të Londrës, i cili kishte hartuar planin për të zhdukur shtetin shqiptar nga harta e Evropës.
Por si do të shkatërrohej Shqipëria sipas Traktat të fshehtë midis Fuqive të Antantës (Francës, Anglisë, Rusisë) dhe Italisë?
Pjesa veriore e Shqipërise që përfshinë Malësinë në veri, në lindje Dibrën, deri në qytetin e Lezhës në perendim, dhe në jug deri të qyteti i Krujeës, ky territor do t’i ipet Serbisë dhe Malit të Zi, transmeton zeri.info.
Pastaj Serbisë i ipet e drejta të projektoj dhe ndërtoj linjën hekurodhore Danum-Adriatik.
Traktati parashihte formimin e një Shteti Islamik Shqiptar, me një territor shumë të vogël i mbikqyrur nga Italia. Italia do të marrë territorin jug-perendimor që përfshin Vlorën, dhe i ishullin e Sazanit.
Greqia do të marrë pjesën jugore të Shqipërisë. Ky ishte një traktat gjenocidial kundër popullit me të vjetër në Evropë, që po të zbatohej do të kishte shuar përgjithmon egzistencën e popullit shqiptar. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...