2017-07-09

Lufta tjetër e Rudolf Scharpingut – për Kosovën! Plani “Patkoi” është aprovuar me 1998, atë e zbuloi shërbimi sekret austriak



Rudolf Scharping

“Ditët e Maincit në kritikën televizive”, organizuar nga kanalet televizive ZDF, 3SAT dhe PHOENIX pas luftës në Kosovë, dhe rolit të televizionit gjatë sulmit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe.

Pika kulmore e takimit ishte biseda midis shefit të kanalit ZDF, Nicolaus Brender, dhe ministrit gjerman të atëhershëm të Mbrojtjes, Rudolf Scharping, i cili gjatë dhe pas luftës së Kosovës ka qenë cak i sulmeve dhe i kritikave të politikanëve opozitarë, si dhe i disa mediave të shkruara dhe eletronike gjermane.

Megjithatë, Scharping qëndroi konsekuent në krahun e Aleancës Veriatlantike dhe është, mbase, politikani më meritor që Gjermania nuk lëvizi nga ky pozicion gjatë tërë fushatës ajrore 78-ditëshe.



Ju sjellim më poshtë tekstin e botuar më parë në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”, nga kjo bisedë e gjallë dhe shumë atraktive, ku pos dy protagonistëve të lartpërmendur, inkuadrohen edhe Ruprecht Eser, Thomas Deichman (“Novo”) dhe Dieter S. Lutz (Instituti i Kërkimeve për Paqe në Hamburg), i cili , veç tjerash, njihet edhe si kundërshtar i madh i intervenimit të NATO-s në konfliktin e Kosovës dhe si kundërshtar këmbëngulës i ekzistimit të planit serb “Patkoi” dhe masakrës së Reçakut, ashtu siç kishte pohuar Scharping në media dhe në librin e tij mbi Kosovën
BRENDER: Mua më duket shumë bukur që pikërisht pas debateve të kaluara, të cilat ne i kemi zhvilluar në dy ditët e kaluara, dëshmojnë fuqishëm se sa kritikë janë gazetarët me raportet e tyre mbi luftën; kemi këtu ministrin e Mbrojtjes, Rudolf Scharping, i cili gjatë luftës së Kosovës shpesh ishte cak i kritikave. Ne së bashku kemi një gjë të përbashkët: ministri i Mbrojtjes dhe mediat televizive. Në periudhën e atëhershme ne ishim të detyruar të merreshim me fotografi. Ne, sepse si media televizive nuk mund të bënim tjetër gjë, dhe ministri i Mbrojtjes, sepse ai shpeshherë i përdori fotografitë, që për të legjitimuar këtë luftë solli dëshmi, fotografi, për ta bindur po ashtu popullatën gjermane, si dhe ushtarët për domosdoshmëri dhe për legjetimitet të luftës?



TË GJITHAT MEDIAT PERËNDIMORE KISHIN MANGËSI NË KOHËN E BLLOKIMIT HERMETIK TË KOSOVËS

SCHARPING: Nëse më kujtohet me përpikëri, atëherë në vjeshtë të vitit 1998 kishim jo vetëm dhjetëra mijëra të dëbuar, por edhe fotografi për këtë. Reaksioni i politikës nuk ishte lufta. Reaksioni i politikës ishte negociata. Në janar të vitit 1999 pati fotografi nga Reçaku. Reaksioni i politikës nuk ishte lufta, por ftesa ultimative për bisedime në Rambouillet dhe në Paris. Në kohën e këtyre bisedimeve rritet numri i të dëbuarve shqiptarë në 400,000. Ndër të tjera, për këtë mungonin fotografitë. Dhe, unë jam mjaft i sigurt se të gjitha mediat perëndimore, përfshirë këtu edhe kanalin ZDF, kishin mangësi në kohën e bllokimit hermetik të Kosovës. Këto media nuk mund të kishin në dispozicion fotografi për të pasqyruar vuajtjen e popullit serb në diktaturë dhe vuajtjet e popullit shqiptar në fazën e fillimit të dëbimit të qindra-mijëra njerëzve. Në këtë pikëpamje, unë e konsideroj një konstruksion, i cili pas kësaj e vë politikën në varshmëri të kërkesës së legjitimitetit për luftë, megjithëse politika kishte marrë vendime krejt tjera, konkretisht gjithçka për të evituar luftën.
Natyrisht, është e vështirë të interpretohet në fografi, kur zoti Milosheviq thotë: “Nëse unë për çdo ditë e asgjësoj, atëherë NATO-ja nuk do të intervenojë!”. Nuk është mjaft spektakulare. Ky ishte mesazhi. Dhe, ai ka thënë një fjali shumë të çuditshme dhe aty njeriu mund të fillojë që të tërheqë paralele. Zoti Milosheviq i ka thënë ministrit të Jashtëm Gjerman, Joshka Fischer, por jo vetëm atij, se midis jush dhe meje ekziston një dallim: “Unë mund të shkel mbi kufoma!”.
BRENDER: Ju vazhdimisht i keni përdorur fotografitë e ngjarjes së Reçakut. A ishte kjo për Ju një simbol i ilustruar për përligjjen e luftës? Prej nga e dini Ju?…
SCHARPING: Unë i kam përdorur fotografitë e një masakre në një fshat të vogël me emrin Rogovë, fotografi që ishin bërë nga vëzhguesit gjermanë të OSBE-së, fotografi që për herë të parë u publikuan në fund të marsit dhe të cilat mua për herë të parë m’i treguan në avion gjatë fluturimit për në Samitin e NATO-s në Washington. Reçaku, me njerëzit e vet të vrarë, në mesin e tyre pleq, fëmijë, ishte shkaktar për thirrjen e takimit të Grupit të Kontaktit, i cili përbëhet nga SHBA-ja dhe Rusia, Britania e Madhe dhe Franca, Italia dhe Gjermania, për të dhënë një afat të definuar rreth bisedimeve të Rambouillet-it.

BRENDER: Për këtë arsye tani unë citoj edhe librin tuaj, në të cilin Ju rastin e Reçakut e keni vënë shumë në kontekst me gatishmërinë në rritje të Evropës që të fillohet lufta. Këtë e keni shkruar Ju vetë. A e dini, prej nga dolën këto fotografi, kush i ka bërë ato dhe si u realizuan ato?

Image result for rudolf scharping

EKZISTOJNË NGJARJE TË LLAHTARSHME PËR TË CILAT NUK KA FOTOGRAFI, POR VETËM RAPORTE

SCHARPING: Ato janë bërë, për aq sa është fjala për tablo të fotografuara, nga disa fotografë të agjensive perëndimore.
BRENDER: A u besoni Ju agjensive perëndimore ?
SCHARPING: Po qe se Ju më jepni një dëshmi, përse unë duhej të mos e bëja, do të isha mirënjohës. Fundja, besimi im përforcohet për këtë arsye se nga një ekip i ngarkuar nga OSBE-ja, i formuar nga mjekë finlandezë, lidhur me masakrën e Reçakut, ekziston po ashtu edhe një ekspertizë e mjekësisë ligjore.
BRENDER: Ekziston një ekspertizë e mjekësisë ligjore, por e cila zhvillimin e ngjarjes nuk e përshkruan në tërësi. Është e saktë se të vdekurit gjindeshin aty, se janë fotografuar dhe dokumentuar. Mirëpo, që të flitet në kontekstin e një masakre të qëllimshme serbe, kjo nuk është dëshmuar deri më sot nga askush. Çështja është, nëse fotografi të caktuara kanë mundur të shfrytëzohen për arsyetimin e veprimeve luftarake?
SCHARPING: Nëse ju i shfrytëzoni vetëm fotografitë, atëherë jeni në një rrugë të rrezikshme për të gabuar. Sepse ekzistojnë ngjarje të llahtarshme për të cilat nuk ka fotografi, por vetëm raporte. Dhe, besimi në fuqinë e fotografisë nuk guxon të kalojë me një humbje të fuqisë së fjalës dhe në vërtetësi të fakteve. Unë isha për pashkët ortodokse në Kosovë. Dhe juve dua t´u shpjegoj diçka, për të cilën s´ka fotografi. Unë shkova atje në një sallë, e cila përdoret nga Gjyqi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara në Den Haag për të mbledhur raporte rreth masakrës dhe që të gjejë dëshmi për këtë, para së gjithash, edhe gjërat që të konstatohet përgjegjësia për këtë. Aty ekziston një rrëfim i një refugjati se shtëpia është hedhur në ajër dhe njerëzit janë groposur. Ky është një rrëfim, pas të cilit shkohet. Tani ekspertët e mjekësisë ligjore dhe ekspertët e kriminalistikës konstatojnë se e vërteta është në atë vend, për të cilin ka rrëfyer refugjati: në një shtëpi ishin detyruar të tuboheshin 116 njerëz. Shtëpia është hedhur në ajër me 116 njerëz brenda saj, pastaj tërë rrënojat dhe kufomat ngarkohen në kamion dhe dërgohen në një luginë lumi të largët. Për këtë ngjarje nuk ka fotografi. Megjithatë, shëmtia mbetet.
BRENDER: Më 24 mars Ju keni thirrë “Tagesschau”-n (është fjala për emisionin qendror të lajmeve të kanalit televiziv ARD – shënim yni) në Hamburg dhe gjithë mllef jeni ankuar. A jeni shprehur me mllef edhe herave të tjera lidhur me atë se ndoshta mediat gjermane kanë dhënë raporte, të cilave për shkak të informacioneve të njëashme të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s u ka munguar objektiviteti?




PLANIN “PATKOI” MA DHA JOSHKA FISCHER

SCHARPING: Në konferencat e shtypit në Bonn shumë herë kam bërë ankesa rreth politikës informative të NATO-s dhe kam kërkuar ndryshime. Kjo ndodhi po ashtu, jo vetëm në personel. Një demokraci nuk guxon të sillet me qëllim të manipulimit apo të influencimit mbi mendimin e publikut, apo sigurimit të legjitimitetit me fakte të rreme, ose në kuptim të shtypjes ose në kuptim të tendencës. Kjo nuk guxon të ndodhë.
BRENDER: Mirëpo, a nuk keni vepruar edhe Ju vetë, teksa një plan, të ashtuquajturin plani “Patkoi”, e përdorët si një nga pikët kryesore për të përligjur luftën e NATO-s kundër Serbisë? Megjithatë, deri më sot, përveç faktit që ne kemi marrë, ky plan rrodhi nga kuzhina informative e shërbimit sekret bullgar, nuk ka asnjë dëshmi për një plan të tillë të presidentit Milosheviq?
SCHARPING: Shpresa se z. Milosheviq e vë planin në faks dhe na e fakson neve, është pak naive. Fundja, ky plan nuk erdhi nëpërmjet shërbimit sekret bullgar, kjo është e njohur publikisht, për këtë arsye rreth kësaj çështjeje mund të them se ai erdhi nëpërmjet shërbimit informativ austriak, i është dhënë ministrit të Jashtëm gjerman, Joshka Fischer, dhe më 5 prill unë e mora prej tij. Pastaj, ne e kemi vlerësuar dhe botuar. Çfarë kërkonit Ju të bënim tjetër?
BRENDER: Prokurorja e Gjyqit të Hagës ka refuzuar ta pranojë këtë plan si material dëshmues në procesin e saj…
SCHARPING: Prej nga e dini Ju këtë?
BRENDER: Sepse ajo vetë ka thënë…
SCHARPING: Ku?
BRENDER: Ajo ndodhet në Den Hag?
SCHARPING: Jo më. Ku e ka thënë ajo këtë?
BRENDER: Ajo e ka thënë këtë para gazetarëve në një konferencë shtypi ose në një bisedë për shtyp. Ajo nuk do ta pranonte këtë plan si material në padinë e saj, sepse burimet janë shumë të pazbërthyeshme?
SCHARPING: Pra, z. Brender, së pari, sa i përket planit “Patkoi”, ai ekziston. Janë një mori faqesh me informacione mbi atë se si të realizohet mënyra e veprimit, cilat njësite marrin pjesë për këtë dhe më tutje. Këtë e kemi sheshuar me informacionet sekrete, të cilat i posedoj dhe rreth të cilave nuk mund të flitet në publik. Ndoshta Ju e dini se në kuadrin e NATO-s Armata gjermane (Bundeswehr) e kishte në Adriatik të ashtuquajturën Flotën e Shërbimit Detar. Kjo nuk është tjetër veçse përgjim sistematik i transmetimit valor. Pra, të transmetimit valor, i cili zhvillohet ndërmjet njësiteve e kështu më tej. Pastaj, ekziston edhe mundësia tjetër, që të përgjohet deri diku transmetimi i largët valor. Dhe vetëm, pasi e gjithë kjo ishte shoshitur, ne filluam që të flasim publikisht.
BRENDER: Informacionet e mia shkojnë deri atje se një plan i tillë (plani “Patkoi”) ekziston, por ai ka të bëjë me UÇK-në dhe jo me dëbimin e tërë popullsisë?
SCHARPING: Në kohën e luftës së Kosovës kam përdorur fjalën “gjenocid” dhe për këtë kam qenë shumë i qortuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anann, përdori të njëjtën fjalë me rastin e 50-vjetorit të miratimit të Konventës Kundër Gjenocidit në Gjenevë. Veç kësaj, i pari e përdori dhe theksoi: Ne po jetojmë nën mjegullat e errëta të gjenocidit. Dhe, ai e ka thënë këtë me plot të drejtë. Ngaqë, kjo konventë përmend katër kritere alarmi për gjenocidin. Ajo nuk thotë, ai duhet të ndodhë që të mund të flitet për gjenocid. Ajo vë në dukje katër kritere alarmi, pastaj fillon gjenocidi. Dhe këto katër kritere: dallimi i një etnie, përcaktimi i njësiteve, përcaktimi i mënyrës së veprimit dhe pastaj veprimet faktike. Nëse kjo ndodhë atëherë fillon gjenocidi: Qëllimi i konventës është megjithatë që t’i emërtojë kriteret, tek të cilat masat e marra parashihen si ofertë për të penguar gjenocidin. Dhe, e njëjta është me nocionin e masakrës. Po qe se ne jemi të detyruar të nisemi nga ajo – unë shpresoj se këtë nuk e bën askush, që të themi, po, kjo është rrjedhojë normale e veprimeve luftarake që të humbin jetën të paimplikuarit, kjo nuk është masakër, po qe se vriten mbi 60 njerëz civilë, ose vritet një vajzë 13 apo 14- vjeçare, kjo nuk është masakër, kjo është rrjedhojë normale e luftës. Kush argumenton në këtë mënyrë, ai duhet që zemërimin e tij moral ta reduktojë pak në rastin e goditjes së gabuar të autobusit, sepse atëherë edhe kjo është rrjedhojë normale e luftës.
BRENDER: A e keni parë Ju si detyrë të veçantë që, gjatë luftës së Kosovës, mediat, para së gjithash, shtëpitë publike televizive ta mbështesin dhe ta legjitimojnë edhe këtë?

Image result for rudolf scharping

PËR DISA NGJARJE NUK EKZISTOJNË FOTOGRAFI, ATO VETËM MUND TË RRËFEHEN
SCHARPING:

Këtu unë mendoj ngjashëm me mikun tim të vjetër, i cili mjerisht është i vdekur, më saktë Hanns Joachim Friedrichs: Të mos futet çështja nën rrogoz. I vëmendshëm, sensibil, iluminist, i hollësishëm, por pa futur çështjen nën rrogoz. Në demokraci kurrë nuk duhet një politikan të presë që qëllimi i tij të mbështetet.
Unë jam fuqimisht kundër botëkuptimeve të mbyllura. Mirëpo, unë besoj se demokracisë i duhet edhe ky orientim dhe këtu ne mund të bisedojmë gjatë mbi shumë gjëra. Pastaj këtu gjithnjë do të thuhet, po, legjitimiteti i luftës, por prapa saj fshihet diçka tjetër. Këtu në të vërtetë transmetohet mesazhi, ata dëshiruan ta legjitimojnë luftën, ministri i Jashtëm, kancelari federal dhe kështu më tutje: mashtrimin e publikut dhe ta tërheqin në rrugën, të cilën njerëzit nuk e dëshirojnë vërtet. Së pari, unë nuk e konsideroj për asgjë këtë formë të pushtetit përfaqësues, i cili thekson se njerëzit nuk e dëshiruan këtë fare. Dhe së dyti, unë thjesht shoh më pas, çfarë mund të shikohet në anketa. Me lejen tuaj, nuk ka patur aspak nevojë të kujdesemi për legjitimitet manipulativ.
BRENDER: Në cilën fazë ka luajtur fotografia rol të veçantë për të përligjur luftën?
SCHARPING: Ajo gjithmonë ka luajtur një rol. Ka fotografi, të cilat nuk më largohen nga koka. Ato nuk luajnë rol publik, ndoshta ato luajnë rol vetëm për mua. Unë i pata ftuar vëzhguesit e paarmatosur të OSBE-së të më shpjegojnë se çfarë kanë përjetuar në Kosovë në periudhën para 22-23 marsit 1999. Nuk ka fotografi nga vëzhguesi, i cili e merr lajmin e vrasjes së disahershme, ai dëshiron të kontrollojë, ndërsa në anën tjetër të rrugës qëndron një ushtar jugosllav, i cili ia vë në fyt kallashnikovin me siguresën e hequr dhe i thotë: këtej nuk mund të kalosh. Ai u përpoq sërish dy orë më vonë, por atëherë aty ndodhej tabela me mbishkrimin: mina. Nuk ka fotografi nga vëzhguesi i OSBE-së, përkthyesi i të cilit është ekzekutuar nga forcat serbe, pasi vëzhguesi e kishte lëshuar Kosovën. Për këtë nuk ekzistojnë fotografi, kjo mund vetëm të rrëfehet.
Po ashtu, nuk ekzistojnë fotografi për atë se si njerëzit janë ulur mbi njëri-tjetrin, pjesërisht të traumatizuar, të penguar, vajtueshëm, ngaqë janë vrarë familjet e tyre, vetëm për shkak se ata kanë strehuar vëzhguesit e OSBE-së. Ekziston vetëm një fotografi, pikërisht se një pjesë e këtyre njerëzve ishte gati që më pas në një konferencë shtypi të nxjerrë gjithçka. Dhe, unë kurrë nuk do ta harroj, si këta njerëz gjatë një bisede të gjatë e hapën pakëz ndjenjën, zemrën e tyre dhe qanin me të madhe.
BRENDER: Gjatë luftës Ju ishit të varur nga informacionet e Armatës së SHBA-së, vetë nuk kishit fare mundësi të shpjegonit…

Image result for rudolf scharping


PËRSE USHTRIA SERBE E LËSHOI FUSHËN E SHENJTË TË MËLLENJAVE DHE KOSOVËN?

SCHARPING: Kjo është thjesht e gabueshme. Problemi im ishte tjetër. Unë kisha një mori të fotografive satelitore. Unë nuk i kisha kuptuar vetëm të dhënat sekrete, por edhe as të neutralizoheshin në mënyrë të njëanshme. Ndoshta do të ishte më mirë për mua, po të kishim mundur, për shembull, më herët t´i publikonim fotografitë satelitore nga aksionet e dëbimit të popullsisë shqiptare. Në ato fotografi i ke të gjitha. Mijëra makina në kufi, kolonat e refugjatëve dhe kështu më tej. Sidoqoftë, më pas unë këtu në Republikën Federale të Gjermanisë thjesht kam vendosur, po qe se nuk më lejohet t´i publikoj fotografitë tjera ose vetëm me vonesë mund të publikohen, atëherë do t´i publikoj gati komplet. Këtë edhe e kemi bërë. Dhe, për këtë arsye ne jemi orientuar me vështrim në pikat tjera, pikërisht në efikasitetin e masave ushtarake, pastaj në pjesën tjetër të këtij informacioni. Sa i përket kuotës goditëse, këtë e konsideroj si debat shumë interesant. Me këtë çështje do të merren edhe shumë kohë edhe historianët ushtarakë. Le të shpresojmë se me atë rast një çështje nuk do të harrohet. Po qe se kjo ka qenë krejt keq, përse ushtria serbe e lëshoi Fushën e shenjtë të Mëllenjave dhe Kosovën? Përse? Duhet të ketë ekzistuar një arsye.
BRENDER: Ndërsa, Milosheviqi qëndron ende në pushtet, aty ku qëndronte më parë?
SCHARPING: Ministri i Jashtëm Joschka Fischer ka thënë: kasapi i fundit në Evropë.
BRENDER: A nuk është kjo një shprehje, e cila, në fund të fundit, vështirëson raportet racionale me luftën?
SCHARPING: Nëse mendoni mirë t´i orientoni veprimet në një qëllim, kjo ju shpie që Ju t´i bëni më të padukshme emocionet tuaja. Atëherë çfarë përgatisni Ju aty? Pra, në gjuhën e thjesht gjermane domethënë: do të vijë deri te kjo teknokraci e pashpirt, të cilën përndryshe ne në politikë shpesh me më dëshirë e vajtojmë. Po ashtu, unë nuk kam synim të flas vetëm me fjalë të qeta për këtë, ngaqë në Ballkan midis viteve 1989 dhe 1999 janë vrarë mijëra njerëz vetëm për atë, sepse ata ishin të një prejardhje tjetër. Vetëm për këtë arsye. Edhe sot zemërohem kur lexoj raportet e masakrës në Srebrenicë. Po ashtu, edhe sot inatosem, hidhërohem dhe tmerrohem, kur ende shoh këtë çfarë shoh në Kosovë. Shkoni Ju njëherë, si e kam përjetuar unë këtë në Krushë të Madhe, në një shtëpi, prej të cilës kanë mbetur vetëm katër mure, katër me katër. Gjithçka e djegur. Një, nuk e di, 10 apo 15 centimetra shtresë e lartë, e zezë, masë e padefinuar. E dallueshme vetëm për shkak se nga masa shquhen skeletet, më shumë në kënd, sesa në mes të hapësirës. Nëse ishte pritur që një politikan do të qëndronte indiferent para faktit, se një eksperte angleze e mjekësisë ligjore u shpjegon me saktësi kompletimin e skeletit dhe në atë pështjellim se duhet të bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare; po qe se pritja është që aty njeriu duhet të qëndrojë i ftohtë, atëherë Ju tek unë jeni në adresë të gabuar.
BRENDER: A keni mbështetur Ju dezinformacione gjatë kohës së kësaj lufte, edhe nga pala juaj?
SCHARPING: Mua nuk më është e njohur. Që nga fillimi unë pata një rregull. Janë përdorur vetëm të tilla infromacione në publik, të cilat të paktën ishin nga dy burime të ndryshme. Vetëm atëherë.
RUPRECHT ESER: Është cituar Hajo Friedrich. Atëbotë unë pata një problem të vogël me fjalinë e tij: mos e vë një gjë nën rrogoz, po ashtu, jo një gjë të mirë. Ne kemi bërë poshtërsi. Në luftën e parë të Irakut, në parim edhe në luftën e Kosovës. Dhe, pyetja ime, e cila më shumë është pyetje për neve vetë: a nuk prisni Ju nga ne atë që prisni nga politika dhe, prapa çështjes së raportit me fotografi në të nuk qëndron tjetër gjë, veç që gazetarët duhet të marrin një qëndrim, po qe se në të ardhmen bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe po qe se Bundeswehri në një formë edhe më tej angazhohet?

GAZETARËT DUHET TË KENË QËNDRIM

SCHARPING: Se gazetarët duhet të kenë qëndrim, unë e konsideroj krejt të padiskutueshme. Ata duhet disi të kenë kritere, me të cilat ata përzgjedhin, cili është Nr.1 “sot ” dhe cili Nr. 2. Pa një qëndrim të brendshëm, dhe unë bëj lutje të bëhet një dallim shumë i kujdesshëm nga bindja politike e aspak politike, ose ndryshe, askush nuk ia del mbanë në këtë botë të shpejtë e të furishme.

Image result for DIETER S. LUTZ

DIETER S. LUTZ (INSTITUTI I KËRKIMEVE PËR PAQE NË HAMBURG):

Unë po filloj me fotografinë e pjesëtarëve të OSBE-së, të cilët qajnë. Këtë fotografi ende e kisha në kokë, qysh para se të fliste zoti Scharping. Ata kanë qarë për vrasjen e mikëpritësve, përkthyesve të tyre e kështu me radhë. Mirëpo, ata po ashtu kanë qarë të pafuqishëm dhe të zemëruar lidhur se atë se një pjesë e kolegëve të tyre ka bërë punë spiunazhi dhe për këtë arsye përkthyesi e të tjerë janë vrarë si kolaboracionistë. Është fjala për saktësi. Veç tjerash, ata kanë qarë edhe nga një arsye tjetër, pikërisht, sepse ata ishin të detyruar ta lëshonin Kosovën. Përkundër asaj se opinioni publik nuk dëshironte që ata të tërhiqeshin nga Kosova. Dhe para se ata ta bënin këtë, janë ulur së bashku dhe kanë qarë.
Z. Scharping në të vërtetë nuk foli lidhur me masakrën e Reçakut, por për atë në Rogovë. Në rastin e Rogovës pati 24 shqiptarë të vrarë, plus një polic serb. Dhe, 24 të vrarët ishin të gjithë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë polici gjerman (fjalën e ka për Henning Hensch, ish-vëzhgues gjerman i OSBE-së, i cili kundërshton mendimin se në Rugovë ka patur masakër – shënim yni), i cili i pari shkoi në vendin e ngjarjes. Pastaj, deri në ç´masë mund të flitet për një masakër, ne duhet të diskutojmë. Rreth Reçakut ekzistojnë shumë gjëra për t´u thënë. Për shembull, se aty nuk ishin shumë fëmijë, por ishte vetëm një i vetëm. Për shembull, se ata nuk u qëlluan nga afërsia dhe aspak të përkulur në gjunj, ashtu siç është raportuar. Mirëpo, çështje vendimtare për ne është: përse raporti i Rantas, patologes finlandeze, u mbajt i kyçur? Përse nuk lejohet të shikohet ai raport ? Çfarë përmban, që ne si publik nuk mund ta shohim? Dhe Milosheviqi?

Ju e lëni mënjanë arritjen e shkëlqyer të UÇK-së, e cila dëshmohet nëpërmjet raporteve të saj. Në analizën e situatës të shtëpisë suaj televizive, një ditë para fillimit të luftës, thuhej për shembull, se UÇK-ja do të përpiqet edhe më tej që nëpërmjet aksioneve të njohura të provokonte reaksione masive të ushtrisë serbo-jugosllave, me shpresë se këto në përfundimet e tyre, për sa i përket shkatërrrimit dhe refugjatëve, do të provokonte goditjet e menjëhershme ajrore të NATO-s. Një ditë para fillimit të luftës dhe një ditë më vonë faktikisht edhe ndodhi kjo, ashtu siç thanë njerëzit tuaj. Dua të them diç edhe rreth planit “Patkoi”, është një lojë e lehtë të thuhet se ai plan është sekret. Ekziston një vështrim në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, i cili i vlerëson informacionet: një plan “Paktoi”, i cili dëshmon se dy vjet më parë ishte planifikuar i tërë zhvillimi i ngjarjeve, duke përfshirë edhe dëbimin e popullsisë – nuk ekziston aty.
“PATKOI” ËSHTË APROVUAR NË NËNTOR/DHJETOR 1998

SCHARPING: Së pari, plani “Patkoi”: Më sa duket në udhëheqjen serbe ai është diskutuar dhe aprovuar në periudhën nëntor/dhjetor 1998. Kjo ka lidhje direkte me shkarkimin e gjeneralit të atëhershëm Perishiq, i cili ishte një kundërshtar i implikimit të forcave tokësore ushtarake kundër popullsisë civile. Dhe, nga ana tjetër, njeriu duhet vetëm ta shikojë realitetin për të parë si ishte mënyra e veprimit dhe se a përputheshin ato me këtë plan.
Sa i përket rastit të Rogovës, ai është një fshat i vogël, në të cilin në kuadrin e luftimeve u vranë 24 shqiptarë. Për këtë arsye, në lidhje me këtë unë kurrë nuk kam thënë se ajo ishte masakër, porse vetëm kam tërhequr vëmendjen si është vepruar me njerëzit e vrarë dhe fundja edhe me kufomat e këtyre njerëzve, thjesht për ta bërë të qartë se me çfarë brutaliteti të tmerrshëm kishim të bënim. Dhe, kjo është e dokumentuar nga një pjesëtar i OSBE-së, i cili, ndër të tjera, ishte atje para zyrtarit të policisë – një rastësi e marrë e lidhur, veç tjerash, edhe me fotografët e AFP-së dhe i kishte bërë fotografitë, krejt privatisht dhe ato ai m’i dorëzoi mua. Po ashtu, aty njeriu mund të shohë shumë saktë, edhe në përqasje me fotografitë e AFP-së, çfarë ishte aranzhuar aty, para se aty të ishin lejuar zyrtarisht OSBE-ja dhe gazetarët.
Mirëpo, për këtë arsye i tërë diskutimi më duket i njëanshëm, sepse pas gjithë kërkimeve në gabime, të cilat janë bërë, krijohet përshtypje se nuk është dashur të bëhet kjo luftë e NATO-s kundër Serbisë. Atëherë, unë i shtroj pyetje vetes, cili shans nuk është shfrytëzuar, cilat negociata nuk janë zhvilluar, cili udhëtim nuk është ndërmarrë për në Beograd, cilat oferta nuk janë bërë për ta lagruar Milosheviqin nga ajo që të mos bëjë në Kosovë edhe njëherë çfarë kishte bërë në Bosnjë dhe vende të tjera. Ku? Do të ketë gjithnjë vuajtje, mjerim, do të ketë njerëz të ligj e violentë dhe në dëshpërim, si dhe diktatorë, dhe njeriu duhet të ketë shansin të bëjë diçka kundër.
E kam të vështirë t´i akceptoj dy gjëra pranë njëra-tjetrës. Njëra është se Ju thuani që aty ekzistojnë shumë hollësi, të cilat njeriu duhet rrënuar me të pyetur, por tmerri i madh, i cili më pas shuhet dalëngadalë. Më vjen keq, unë s´kam gjë kundër që këto hollësira të verifikohen, kjo është e domosdoshme. Unë desha t´ju tërheq vëmendjen se ka rrezik që në një dialog të shmangemi nga hollësirat, të cilat i humbin sërish kriteret, pa qenë ne tani në gjendje t´ i sqarojmë plotësisht hollësirat. Për mua pati përvojë shumë interesante. Human Rights Watch publikoi një raport mbi një ngjarje në kohën e luftës, në afërsi të një fshati, i cili quhet Meja. Ky raport së pari u botua në një gazetë amerikane. Unë e lexova këtë, dhe bëra përpjekje të merrja informacione tjera. Unë flas publikisht rreth kësaj dhe shpjegoj se çfare ishte nevoja për të marrë prej raportit të Human Rights Watsch dhe informacioneve tjera. Një kolonë refugjatësh, burrat i kishin seleksionuar e grumbulluar në fushën e afërme dhe i kishin pushkatuar të gjithë ndërmjet moshës 18 dhe 60-vjeçare. Sipas njoftimit të Human Rights Watsch, ata ishin detyruar të uleshin në gjunj. Unë e kam quajtur këtë “seleksionim”. Dhe, kjo është kështu. Pastaj, unë kam patur përvojë të çuditshme ngaqë ky informacion është kritikuar që në momentet e para, se këtë e kishte thënë ministri i Mbrojtjes, që në momentin e parë. Kjo është shumë interesante. Dhe kjo e dallon, veç tjerash, një pjesë të caktuar të publikut gjerman nga publiku në Britani të Madhe apo në SHBA, vetëm që të përmenden dy shembuj, të cilët nuk mund t´i lidhë një shtysë iluministe.
THOMAS DEICHMANN (“NOVO”): Z. Scharping, Ju folët për ngjarjen e Rogovës. Më leni të citoj nga libri i Juaj. Aty thoni: “Kur i shikoni fotografitë, të ngjallin neveri “. Pastaj vazhdoni më tutje: “Në konferencat e përditshme për shtyp njoftova unë: ne do t´u prezentojmë juve një fotografi të një masakre, e cila ka ndodhur qysh më 29 janar. Natyrisht , për këtë unë këshilloj t´i përmbani mirë nervat “. Kjo domethënë, Ju jo vetëm se keni folë qartë për një masakër, por sipas meje këtu keni përgatitur edhe një veprim propagandistik, në kohën kur Ju një ditë më parë keni njoftuar se do të sillni material përkatës fotografik. Në fund të fundit, Ju e keni hedhur problemin lokal në zemërim. Nga një politikan pres gjithçka tjetër më shumë se sa zemërimin dhe shikimin tmerrues nga qëndrimi moralist. Sipas mendimit tim, me moralizim, me zemërim, shmangeni nga çështja kryesore politike, e cila këtu nuk është tematizuar fare: shkelje e kushtetutës, shkelje e të drejtës ndërkombëtare e të tjera.

DEMOKRACIA JETON PREJ ASAJ SE GABIMET ZBULOHEN

SCHARPING: Pra, në radhë të parë, ky është një konstatim i “gëzueshëm” : shkelje e kushtetutës, shkelje të drejtës ndërkombëtare. Ekzistojnë pikëpamje të tilla, janë mendime të pakicës. Në rregull. Mendimi është tjetër. Në fund të fundit, unë do të mund t´ia bëja më lehtë. Do të kisha mundur që nga ditari im t´i hiqja thjesht fjalët e përdorura gabimisht. Mirëpo, unë i pranoj gabimet, të cilat i bëj, sepse unë nuk njoh asnjë njeri, i cili nuk bën gabime. Dhe demokracia jeton prej asaj se gabimet zbulohen dhe jeta e përbashkët njerëzore jeton nga ajo që me këtë të sillemi më gjakftohtë, sesa që është e mundshme mjerisht për disa ideologë.
BRENDER: Z. Scharping, faleminderit përzemërsisht. Në të vërtetë qëndrimi është i nevojshëm. Mirëpo, mos shkoni aq larg si qëndrimi i korrespondentit ushtarak anglez i BBC-së, Mark Latey. Ai e ka përfunduar intervistën e drejtpërdrejtë me Solanën me urimin e përzemërt që Solana të jetë fitues i luftës. Tani Mark Latey është njeriu i dytë i Jami Shea-s. Këtë formë të qëndrimit unë nuk e dëshiroj në parim?
SCHARPING: Shikoni. Para një kohe të gjatë kam zhvilluar një bisedë të gjatë me Danny Goldhagen. Dhe, ai ma shtroi një pyetje, të cilën ia kishte shtruar disa herë kritikëve të caktuar. Ai theksoi: kujdes me rrezikun e madh, ngaqë ti nuk e ke di se në çfarë familje ke lindur, në cilin vend të botës dëshiron ti në të vërtetë të jesh i lindur, nëse jo në Gjermani ? Ndoshta në Rusi apo në SHBA, Brazil, apo Afrikë të Jugut, në Indi apo Kinë, në Egjipt apo diku tjetër ? Pyetja tërheq vëmendjen se me çfarë vështirësishë identifikohen gjermanët dhe unë e di se sa problematike është kjo të thuhet në kontekst me Kosovën, përkatësisht një kontakt gjakftohtë, i qetë, pjesërisht siguri krenare në vete, me atdheun e vet, me suksesin dhe dështimin e tij.. Do të ishte shumë mirë. Vetëm, meqë Helmut Kohli e ka argumentuar në të njëjtin drejtim, nuk është gjithçka gabim, çfarë ka bërë ky njeri. Ai e realizoi bashkimin gjerman, pa pasur vërshim të nacionalizmit dhe pa e dëmtuar integrimin evropian të Gjermanisë. Unë këtë e konsideroj arritje historike.
BRENDER: Sot, zoti Scharping, jeni mbrojtur mirë këtu edhe kundër kritikave të diskutimit dhe unë besoj se s´ka tjetër vend në Evropë, në të cilin kjo temë diskutohet me aq autokritikë në media.

2017-07-05

NJË PLAGË E HAPUR QË S’PO GJEN SHËRIM


Image result for ESHREF YMERI

AKADEMIK PROF. DR. ESHREF YMERI



Ky libër i akademikut Prof.dr. Flori Bruqit që po vihet në dorën e lexuesve, shërben si një“ekranizim” i fateve të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti dhe të mbarë kombit shqiptar në tërësi. Ai është dëshmi e gjallë etragjizmit të fqinjësisë së kombit shqiptar me kombin serb, i cili, gjatë një harku kohor prej më shumë se një shekull e gjysmë dhe deri në ditët tona, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, ka nxjerrë nga gjiri i vet tufa të tëra egërsirash politike, me nxitjen dhe me mbështetjen e fuqishme të akademikëve të krimit dhe të kishës kriminale serbe.Këta akademikë të krimit, autori i ka nxjerrë lakuriq në faqet e këtij libri.Këto egërsira politike serbe me prejardhje ruse, Perëndimi evropian ika pasë trajtuar gjithmonëme tërë përkujdesjen e vet, çka solli si pasojë që edhe në fundin e shek. XX, t’i lejojë të organizojnë atë kasaphanë të tmerrshme kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës.
As në kohët e largëta të inkuizicionit mesjetar nuk kanë pasë qenë organizuar masakra të atilla, si ato që egërsirat politike serbe organizuan në Bosnjë dhe në Kosovë.
Nëse Perëndimi evropian do të jetë në gjendje që, në shekujt pasardhës, të nxjerrë ndonjëherë nga radhët e veta mendje të ndritura, që do të kenë si yll karvani vetëm të vërtetën, kam bindjen se banjat e tmerrshme të gjakut që egërsirat politike serbe organizuan në Evropën Juglindore në fundin e shek.XX, ato do t’i vlerësojnë si një damkë turpi në ballin e qytetërimit evropian.
Skenat e masakrave të tmershme që përshkruhen në faqet e këtij libri, janë tej përfytyrimit të mendjes njerëzore: njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, deri te fëmijët e vegjël, të masakruar, të përçudnuar, të vrarë dhe të groposur në varre masive, të djegur me benzinë, të karbonizuar nëpër konteniere fabrikash, të mbyllur nëpër kamionë frigoriferikë dhe të flakur në lumin e Danubit, nuk do t’i trajtonin në këtë mënyrë as tigrat e egër që enden pyjeve dhe brigjeve të Amurit siberian në kulmin e urisë së tyre shtazore në piskun e dimrit.Kur u njoha me ato skena të tmerrshme krimesh në përshkrimin e akademikut Flori Bruqi, kujtesa me çoi larg.

Fotografia e Flori Bruqi

FLORI   BRUQI

Së pari, më erdhi ndër mend një artikull i Mihal Gramenos, me titull “Gjakpirësit, katilët dhe vandalët”, i botuar në gazetën “Koha”më 17 prill 1914. Autori shkruante:
“Vetëm prej një kombi barbar, i cili jeton për turp në shekullin e 20-të në Evropë, mund t`i tregojë botës së qytetëruar barbarizmin e tij të pashembullt dhe të veprojë vandalizmat që ngjanë në Korçë dhe ngjasin në Shqipëri të jugës! Dhe ky komb s`mund të jetë veçse kombi grek. Një komb, i cili është gatuar nga llojish lëngërash nuk mund të kuptojë ç`domethënë turp dhe njerëzim, se ay është bërë për gjakpirësi, për katillëqe dhe për vandalizma! Kurrë nuk besojmë të gjendet njeri, i cili të shkruajë historinë e ngjarjeve të fundit në Korçë e të tregojë hollësisht shkaktarët e kësaj lëvizjeje meqenëse shkaktare e vërtetë e kësaj lëvizjeje është qeveria greke, e cila deshte që t`i përvëlonte e t`i shuante vendet e Toskërisë nga faqe e dheut dhe programin e saj e tregoi fort bukur se ka afër një mot që kur konferenca e Londrës vendosi kufinjtë e Shqipërisë, por qeveria greke vendosi të shpërndajë armë....Gjithë lufta që u bë në Korçë ishte organizuar nga Greqia me oficerë dhe ushtarë grekë… që të mbushnin qëllimin e poshtër dhe barbar e të rrëzojnë themelimin e Shqipërisë...” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi.“Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”.07 maj 2007).
Së dyti, m’u kujtuan krimet e bishave fashiste greke në Çamëri dhe m’u fanit testamenti i egërsirës me fytyrë njeriu Napoleon Zerva:
“Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë!”. (Citohet sipas: “Ja amaneti që la Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që masakroi qindra shqiptarë”. Faqja e internetit “VOAL”.01 janar 2017).

Akademiku Flori Bruqi nxjerr në pah rolin e pazëvendësueshëm që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës nga shfarosja masiveqë kishin planifikuar egërsirat politike serbe, duke zbatuar planin e tyre barbar me emrin “Patkoi”, sipas të cilit duhet të kryhej spastrimi tërësor etnik i territorit, kurse banorët që mbeteshin të fshehur nëpër male, duhej të shfaroseshin krejtësisht.

Fotografia e Rexhep Shahu

Jo vetëm populli shqiptar i Kosovës, por mbarë kombi shqiptar, duhet t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve Presidentit Klinton(Bill Clinton - 1946), Kryeministrit Britanik Toni Bler (Tony Balir - 1953), Sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt(Madeleine Albright - 1937) dhe Kryekomandantit të forcave të NATO-s Uesli Klark (Wesley Clark - 1944), nderimi ndaj të cilëve e meriton të përjetësohet me shtatore hijerënda që duhet të ngrihen në kryeqendrat e trojeve tona etnike.
Roli parësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgatitjen e bombardimeve kundër Serbisë,ishte i padiskutueshëm. Ndërkohë, ka pasur një kundërshtim të heshtur të Perëndimit evropian, sidomos të Francës, por edhe një stepje të ministrit të jashtëm anglez kundër fillimit të bombardimeve, çka dëshmohet fare qartë në një intervistë të gjeneralit rus Leonid Ivashov (1943), ish-këshilltar ushtarak i Kryeministrit Çernomëjrdin (1938-2010), dhënë revistës “Itogi” dhe botuar në faqen e internetit “russmir.info” të datës 27 gusht 2010.
Ndërhyrja e NATO-s, përmes bombardimeve të Serbisë për çlirimin e Kosovës, ishte një leksion me një prapavijë tepër domethënëse për shovinizmin rusomadh, armikun e betuar të kombit shqiptar, mbështetësin e paturpshëm të pjellës së vet të përbindshme serbe, shovinizmit serbokriminal.
Në këtë libër, akademik Bruqi hedh dritë edhe mbi qëndrimin e theksuar antishqiptar të Prokurores së Tribunalit të Hagës Karla del Ponte(Carla Del Ponte - 1947), për të cilën avokati anglez i Ramush HaradinajtBen Emerson(Ben Emmerson - 1963)ka ngulur këmbë që ajo t’i kërkojë falje Haradinajt për akuzat e rreme që pati ngritur kundër tij. Ishte pikërisht po kjo Karla Del Ponte, e cila, armiqësinë e vet kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe veçanërisht kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e patishpalosur paturpësisht me gënjeshtra të pafundme në faqet e librit të vet me titull“The Hunt: Me and the War Criminals” (Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës), në italisht “La caccia: Io e i criminali di guerra”, të botuar në vitin 2008.
Libri i Karla Del Pontes ishte rezultat i vizitave të saj të shpeshta në Beograd dhe i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Kremlinit, përmes Kryetarit të Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Marrëdhënie Ndërkombëtare Konstantin Kosaçov(1962).Ishte pikërisht ky Kosaçovi që vuri në lëvizje edhe anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti (Dick Marty- 1945), i cili e çoi edhe më tej shpifografinë e Karla Del Pontes, me akuzën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjoja trafikim organesh tëserbëve të vrarë. Pra, në Perëndimin evropian po synohej që kriminelët serbë të shndërroheshin paradoksalisht në viktima.
Në faqet e librit jepet një listë e tërë krimesh dhe kriminelësh, e cila është siguruar pas një pune të pandërprerë hulumtuese, gjatë së cilës autori ka shfrytëzuar më shumë se 200 burime të mediave vendase dhe ndërkombëtare. Kjo është një punë me të vërtetë heroike që ka kryer autori i këtij libri, të cilën jo dokushdo mund ta përballojë për të nxjerrë në dritën e diellit kaq shumë të vërteta tragjike.
Nëtë njëjtën kohë,të bëjnë përshtypje dhe të tronditin thellë faktet që sjell akademiku Flori Bruqi për përpjekjet e gjithanshme që bëri regjimi kriminal i Millosheviçit (1941-2006) për fshehjen e gjurmëve të krimit. Por fshehja e atyre gjurmëve vazhdoi po në atë mënyrë edhe kur Millosheviçi u rrëzua nga pushteti, përfundoi i prangosur në Tribunalin e Hagës dhe deri sa iku në botën e përtejme. Nuk mund të ndodhë ndryshe që kjo fshehje e atyre krimeve vazhdon edhe në ditët tona, sepse pushtetin politik në Beograd e trashëguan bashkëpunëtorët e ngushtë të Millosheviçit që janë në krye edhe sot e gjithë ditën.Prandaj krimet e egërsirave politike serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, vazhdojnë të mbeten ende të pandëshkuara.Dhe Perëndimi evropian vazhdon të heshtë.Madje po përgatitet ta pranojë Serbinë në radhët e Bashkimit Evropian. Këtë qëndrim shpërfillës ndaj krimeve të bishës fashiste serbe në Kosovë, Perëndimi evropian e manifeston në qëndrimin e tij jo vetëm ndaj popullit shqiptar të Kosovës, por edhe ndaj kombit shqiptar në tërësi.Ky qëndrim shpërfillës doli më shumë në pah edhe gjatë krizës së fundit në Maqedoni dhe në Shqipëri, kur Bashkimi Evropian u tërhoq përfundimisht nga zgjidhja e saj. Madje ambasadorja gjermane, e shtetit më me peshë në Bashkimin Evropian,Susanne Schütz, deklaroi para do kohësh pa iu dridhur qerpiku:
“Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t'i njohim” (Citohet sipas: Ambasadorja gjermane: Do t'i njohim zgjedhjet edhe pa PD”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”.02 maj 2017).
Kjo ishte një deklaratë jo vetëm absurde, por edhe skandaloze, e cila, po të mos kishte ndërhyrë Departamenti i Shtetit me përfaqësuesin e vet që dërgoi në Tiranë dhe në Shkup, do të kishte bërë që situata të përcillej me pasoja të rënda, që mund të shoqëroheshin edhe me shpërthimin e luftës civile,si në Shqipëri, ashtu edhe në Maqedoni. Ja, ky është Perëndimi evropian në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Ky është pikërisht po ai Perëndim evropian që soditi me aq shpërfillje vrasjen dhe groposjen në një varr masiv të 8 000 njerëzve të pafajshmën në Srebrenicënë verën e vitit 1995, një gjenocid itmerrshëm ky në fundin e shek. XX, në kryerjen e të cilit, përveç bishave fashiste serbe, morën pjesë edhe kriminelë me damkë, të ardhur si vullnetarë nga Rusia dhe nga Greqia.
Tepër prekëse janë faqet e librit që autori ia kushton figurës emblematike të popullit shqiptar të Kosovës, intelektualit të shquar të mbarë kombit shqiptar, Ukshin Hotit, i cili në themel të filozofisë së tij politike kishte ribashkimin e trojeve tona etnike. Të tmerruar nga një filozofi e tillë politike e këtij Prometeu shqiptar, egërsirat politike serbe bënë çmos që Ukshin Hotin ta zhdukin pa lënë asnjë gjurmë. Për këtë hero të kombit shqiptar, akademiku Flori Bruqi ka përfshirë në faqet e këtij libri mbresa të përsonaliteteve të shquara të kulturës shqiptare, si Ismail Kadare, akademik Esat Stavileci, Prof.dr. Agim Vinca, Dritëro Agolli, akademik Bedri Dedja, Adem Demaçi, akademik Rexhep Qosja dhe dr. Moikom Zeqo.
Më kanë bërë përshtypje të jashtëzonshme ca mbresa mjaft të goditura të Ismail Kadaresë për Ukshin Hotin. Siç thekson autori i librit, në një intervistë që Kadarea ka dhënë në vitin 1996, ka deklaruar:
“… e vetmja gjë që për mua ka qenë e qartë sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenë përgatitja e lartë profesionale. Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir. Ka qenë tragjedi e vjetër… e shqiptarëve, përpjekja për të mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjeje, e një populli apo shteti, njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, - thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e mbrapshtë, logjika e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket, do t’i shkaktojë ende dëme të ndjeshme çështjes shqiptare… Më fort se kurrë kombi shqiptar ka nevoj për njerëz të aftë e me nivel të lartë.Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme”.
Këto fjalë e detyrojnëlexuesin të përsiatë paksa për atë që ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë me fatet e kombit shqiptar, në radhët e të cilit nuk vlerësohen dhe nuk nderohennjerëzit e aftëdhe me nivel të lartë, sipas logjikës së triumfit të mediokritetit, siç flet dhe qëllon në shenjë Kadarea.Sepse mediokritetiështë një tokë pjellore për lulëzimin e djallëzisë, e gënjeshtrës, e hajdutërisë, e hilesë, e hipokrizisë, e imoralitetit, e karrierizmit, e mashtrimit, e mercenarizmit, e pabesisë, e pasurimit pa djersën e ballit, e përçarjes, e smirës, e spiunllëkut, e tradhtisë etj.
Sundimi gati katërshekullor otoman figuron si një njollë e errët në ekranin e historisë sonë kombëtare.Vetëm aty nga fundi i viteve ’40 të shek. XIX patën shpërthyer ca kryengritje në jug kundër Reformave të Tanzimatit, pra, kundër taksave të reja që pati vendosur asokohe Porta e Lartë, dhe asgjë më tepër. Ndërkohë, fqinji ynë jugor kishte gati njëzet vjet që kishte fituar pavarësinë, kurse në katër vilajetet shqiptare s’kujtohej kush për çlirimin nga zgjedha otomane. Vetëm në gjysmën e dytë të shek. XIX, disa pena të shquara dhe figura politike hodhën themelet e Rilindjes Kombëtare që çuan në krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por edhe gjatë zhvillimit të punimeve të saj, shqiptarët nuk folën me një zë, ishin të përçarë: disa ishin për autonomi, disa ishin për pavarësi nga perandoria otomane. Në ato kushte, Lidhja e Prizrenit nuk qe në gjendje të merrte në dorë fatet e vendit dhe të jepte kushtrimin, sidomos pas vendimeve kriminale të Kongresit famëkeq të Berlinit për fillimin e copëtimit të trojeve tona etnike, të krijonte forcat e armatosura dhe të nxirrte në krye një prijës me autoritet mbarëkombëtar, siç ndodhi në Greqi, prandaj edhe dështoi dhe u shtyp nga perandoria otomane.
Vendi fqinj i përtejdetit nxori në skenëGaribaldin (Giuseppe Garibaldi - 1807-1882), i cili, pas betejash të shumta, arriti, më në fund, që të krijojë një shtet të bashkuar italian më 17 mars 1861. Në testamentin për brezat pasardhës, Garibaldi ka shkruar:
“Unë po lë trashëgim dashurinë time për lirinë dhe për të vërtetën dhe urrejtjen time për gënjeshtrën dhe për tiraninë”.
Viktor Hygoi (Victor Hugo 1802-1885) ka bërë këtë vlerësim për Garibaldin:
“Ç’është Garibaldi?Njeri.Asgjë më shumë.Por njeri në kuptimin më të lartë të kësaj fjale.Njeri i lirisë, njeri i natyrës njerëzore.A ka ushtri?Një grusht vullnetarësh.A ka municione?Nuk ka.Vetëm disa fuçi baruti. Armët ia ka rrëmbyer armikut. Po ku qëndron forca e tij? Çfarëia siguron fitoren? Çfarë qëndron në mbrojtje të tij?Shpirti i popujve”.
Vendi ynë asokohe, për fat të keq, nuk qe në gjendje të nxirrte në skenën e historisë një “Garibald” shqiptar.
Po ashtu, Bismarku (Otto von Bismarck -1815-1898),të cilin e kanë quajtur “kancelar i hekurt”, pas betejash të përgjakshme, arriti të realizojë bashkimin e Gjermanisë më 18 janar 1871. Një aforizëm i tij për lirinë, e meriton të shkruhet me shkronja të arta:
“Liria është njëluks, të cilin mund t’ia lejojë vetes jo dokushdo”.
Përçarja ka qenë shoqëruesja e përhershme tragjike e kombit shqiptar.Faik Konica thotë se Shqipërinë e ka shpëtuar rastësia. Nuk dihet se si do të kishin rrjedhur ngjarjet, sikur Ismail Qemali të mos kishte ngrënë atë dackën në parlamentin turk: vallë a do të kishte dalë ndokush tjetër që të ndërmerrte nismën për shpalljen e pavarësisë? Në Kuvendin e Vlorës, pas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali, në praninë e përfaqësuesve nga të gjitha trojet etnike, menjëherë duhej të kalohej në krijimin e forcave të armatosura. Vendimet kriminale të Konferencës së Londrës për copëtimin e trojeve tona etnike, duhej të kishin shërbyer si një kushtrim, si një sinjal alarmi për të ngritur më këmbë të madh e të vogël, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar. Fatkeqësisht, nuk u lëshua kurrfarë kushtrimi, kurrfarë thirrjeje për një kryengritje mbarëshqiptare dhe punët morën drejtimin që dihet.Përçarja ndërshqiptare e bëri të vetën.
Lulëzimin më të shkëlqyer, mediokriteti që thekson Kadarea, e arriti në periudhën e diktaturës komuniste, kur u zhdukën rrënjët e nacionalizmit shqiptar dhe në vitet ’80 të shek.XX vendi ynë arriti në nivelin më skandaloz të varfërisë, saqë mbarë Perëndimi evropian e tregonte me gisht. Mediokriteti ka vazhduar të lulëzojë edhe pas ndërrimit të sistemit komunist, kur në Kuvendin e Shqipërisë, kanë zënë dhe vazhdojnë të rrinë në ndenjëset e tij mediokër të të gjitha niveleve, me përjashtim të një pakice nga tëdy krahët që shfaqet herë pas herë në folëtoren e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku mediokriteti kalulëzuar dhe vazhdon të lulëzojë në qejfin e vet.
Murat Jashari i është drejtuar me 104 pyetje ish-Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-ministrit të mbrojtjes në qeverinë e përkohshme të Kosovës Azem Syla (1951). Kam shkëputur vetëm tri pyetje me një kuptim mjaft domethënës:
“Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338, të cilët unë t’i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jasharin) dhe një për Flamurin (Gafurr Elshanin)?Komandant Kumanova dhe Flamuri m’i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju, po me ata snajperë, t’i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafien e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së?(Citohet sipas: “Vëllai i Ismet Jasharit, komandantit “Kumanova”, me 104 pyetje për Azem Sylën”.Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”.20 janar 2016).
Ja, pra, çfarë bën në Kosovë mediokriteti që stigmatizon Kadarea: vret ushtarët më të mirë të lirisë, që të lulëzojë mercenarizmi, tradhtia në shërbim të Beogradit.
Disa faqe të librit, në krye të të cilave është vënë titulli “Monumenti kulturor i Millosheviçit”, akademiku Flori Bruqi ia kushton kishës serbe“Sveti Spas” (Krishti Shpëtimtari”)në oborrin e Universiteti të Prishtinës.Ajo kishë u ndërtua arbitrarisht gjatë viteve ’90, kur Kosova ishte e pushtuar nga kolonizatorët serbë, me të vetmin qëllim që t’i zinte frymën Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në një mënyrë të jashtligjshme në sistemin kadastral të atij universiteti dhe duke zaptuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë.
Lind pyetja: si duhet vepruar me këtë ndërtim të paligjshëm? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po përcjell paraprakisht një informacion nga Beogradi:
“Një xhami shqiptare që gjendej në Beograd është rrëzuar në mëngjesin e sotëm. Kjo xhami në Zemun të Beogradit, sipas autoriteteve, u rrëzua për shkak të lejes së ndërtimit” (Citohet sipas: “Rrëzohet xhamia shqiptare në Beograd”. Faqja e internetit e gazetës “Zëri”.26 maj 2017).
Pra, xhamia shqiptare në Beograd u rrëzua se ishte ndërtuar pa leje.Po atëherë edhe kisha serbe qëështë ndërtuar në një mënyrë të jashtëligjshme para Universitetit të Prishtinës, pse nuk rrëzohet nga autoritetet vendore të Prishtinës? Përgjigjja është e thjeshtë:
Xhamia shqiptare u rrëzua në Beograd se Serbia ka në krye të shtetit burra të politikës, kurse kisha e paligjshme sebe para Universitetit të Prishtinës nuk mund të rrëzohet se Kosova ka në krye të shtetit lepuj të politikës.
Me këtë rast, akademiku Flori Bruqi, me një elegancë intelektuale, pa bërë asnjë koment të vetin, e nxjerr tërësisht zbuluar presidentin Hashim Thaçi kur ishte kryeministër, lidhur me qëndrimin e tij ndaj kishës së paligjshme serbe. Ai shkruan:
“Në një emision të Radio Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi, i pyetur për objektin e ngritur pa leje të kishës ortodokse serbe në ambientet e Universitetit të Prishtinës, e ka quajtur atë një vepër të shëmtuar.Ai ka thënë se kjo kishë, në fakt, është monument i Sllobodan Millosheviçit.Por kur është pyetur se cili duhet të jetë fati i saj, kryeministri ka dhënë një përgjigje diplomatike: “Kemi punë më të mëdha për të bërë, por do t’i vijë radha edhe asaj””.
Interesante! Por autoritetet e Beogradit nuk pritën sa të bënin “punë më të mëdha”, por e shembën menjëherë xhaminë shqiptare që qe ngritur pa leje.
Pra, në sytë e popullit shqiptar të Kosovës, Thaçi mundohet ta reklamojë veten si “atdhetar”, ndërsa kur i kërkohet mendim se si duhet vepruar me atë kishë të paligjshme, ai zbulon servilizmin dhe mercenarizmin e tij ndaj Beogradit. Sepse servilizmin dhe mercenarizmin e vet ndaj Beogradit ai e ka faktuar shumë herë me lëshimet skandaloze që i ka bërë shovinizmit serb, në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën dhe me Edita Tahirin, që prej 19 prillit të vitit 2013 dhe deri tani.
Mercenarizmit dhe tradhtisë së treshes Thaçi-Mustafa-Tahiri,ia nxjerr bojën përfundimisht Aleksandër Vuçiçi, i cili para do kohësh ka deklaruar për një marrëveshje të arritur në Bruksel. Në një informacion, të botuar në faqet e internetit, thuhet:
“Aleksandër Vuçiç ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës”.
Ai ka deklaruar:
“Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptar të mos vërë këmbë në Veri të Kosovës”(Citohet sipas: “Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit është që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës”. Faqja e internetit “VOAL”,30 maj 2017).
Pas kësaj ndërhyrjeje të Vuçiçit në mjetet e informimit masiv, ka reaguar Edita Tahiri, e cila ka deklaruar:
“Serbia duhet ta heqë sëmundjen e nacionalizmit”(Citohet sipas: “Edita Tahiri demanton Vuçiçin: zëvendësdrejtori i policisë në Veri është shqiptar”. (Faqja e intenetit “Infopress”. 30 maj 2017).
Ministrja e dialogut kot e akuzon Serbinëdhe Vuçiçin për nacionalizëm! Sikur Serbia dhe Vuçiçi të ishin nacionalistë, ata meritojnë nder dhe respekt, sepse nacionalizmi është mbrojtje me dinjitet e vlerave kombëtare, e gjuhës dhe e trashëgimisë kulturorë. Por as Sebia, as Vuçiçi dhe as mbarë kopeja e egërsirave politike serbe, nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë nacionalistë në qëndrimin ndaj Kosovës. Ata kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenëvetëm shovinistë të egër, sepse në kushtetutën serbe Kosovën e konsiderojnë pjesë të territorit të Serbisë. Se jo më kot kryepeshkopi Irinej, komisari politik i udhëheqjes serbe, ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh. Por është për të vënë duart në kokë që treshja pa dinjitet kombëtar Thaçi-Mustafa-Tahiri, në bazë të marrëveshjeve që ka nënshkruar me Beogradin në Bruksel, në heshtje dhe në fshehtësi nga populli shqiptar i Kosovës, Mitrovicën e Veriut e konsideron territor serb. Mirë do të ishte që ministrja e dialogut të thellohej në kuptimin leksikor të fjalëve“nacionalizëm” dhe “shovinizëm”, në mënyrë që të bindej se çfarë dallimi të thellë kanë ato nga njëra-tjetra.
Mjaft interes ngjallin faqet e librit, ku autori shtron pyetjen: “A do të bashkohen shqiptarët në një shtet?”.
Çështja e ribashkimit të trojeve tona etnike vazhdon të mbetet e ankthshme që asokohe kur Perëndimi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, i copëtoi në mënyrën më barbare nga trungu amë. Kjo Çështje Madhore e kombit shqiptar kërkon zgjidhje, kërkon zhbërjen e padrejtësisë që atij iu imponua me dhunë nga fuqitë e mëdha evropiane.
Akademik Flori Bruqi ka parashtruar në faqet e këtij librit ecurinë e kësaj Çështjeje, me një nëntekst të qartë: kombit shqiptar duhet t’i kthehet borxhi që i është marrë më shumë se një shekull më parë. Kërkesa për kthimin e atij borxhi ushton në vargjet poetike, në këngët e artistëve të talentuar apo në intervista dhe artikuj publicistikë.Ja ç’vargje ka hedhur në letër Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ne s’kemi ëndërr të madhe,/ Aq sa hap krahët shqiponja,/ Shqipërinë Natyrale,/ Katër vilajetet tona.
Politikanët shqiptarë, këta servilë të regjur të Beogradit, të Athinës dhe të Brukselit, politikanë pa dinjitet kombëtar, le të kërkojnë në youtube këngën me titull “Kurrë s’i ndan shqiptarët kufini”, një këngë kjo me vargje bubulluese që ekzekutohet aq mjeshtërisht nga këngëtarët e talentuar Marie Lajçaj dhe Pëllumb Vinca. Duke pasur parasysh vëllezërit tanë përtej kufirit të Shqipërisë Londineze, kënga ushton: Na ndan zjarri e na ndan pragu, /na bashkon gjuha dhe gjaku./ Trojet thrrasin me nji za:/ Pa u bashku s’durohet ma,/Ka ardh koha që kem dasht,/Kangë e zemra me i ba bashkë. /Kurrë përjetë s’i qajmë do halle,/Për pa ithanë Shqipni e Madhe,/Pa na kthy borxhin Evropa/Që na ndau në copa-copa.
Për të theksuar kotësinë e përpjekjeve të politikanëve shqiptarë për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pa realizimin paraprak të ribashkimit të trojeve tona etnike, akademiku Flori Bruqi ka cituar Dritëro Agollin. Duke vlerësuar lart figurën e Ukshin Hotit për vënien në jetë të idealit të tij kombëtar për ribashkimin e trojeve etnike, Dritëroi ka deklaruar:
“Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropianizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropianizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropianizohet kurrë. Kë do të evropianizosh ti, tre milionë banorë do të evropianizosh? Po tre milionë të tjerë? Domethënë, problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropianizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s’qe një nuk je i civilizuar plotësisht.Dhe Ukshini e trajton këtë problem”.
Çështja kombëtare shqiptare vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Ajo përbën një plagë të madhe që s’po gjen dot shërim për faj të politikanëve shqiptarë, të cilët i gënjen mendja se me servilizmin e tyre para Perëndimit evropian gjoja do të fitojnë simpatin e tij. Në të vërtetë, me qëndrimin e tyre pa dinjitet kombëtar, ata janë shpërblyer me përbuzjen e tij të heshtur.
Me botimin e librit të ri me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, akademiku Flori Bruqi ka dhënënjë kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e shumë të vërtetave tragjike për popullin shqiptar të Kosovës në veçanti dhe për kombin shqiptar në tërësi. Shumë nga këto probleme të mprehta që ai ka parashtruar në këtë libër-monument, duhej ta kishin shqetësuar me kohë e me vakt Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë dhe mbarë klasën politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë Shkup. Atyre u takonte t’i grumbullonin këto fakte tronditëse, të përgatitnin dosjet përkatëse, t’i përkthenin në gjuhët kryesore dhe t’ua nisnin kryeqyteteve të Perëndimit evropian, Brukselit, Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit Amerikan dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të zhvlerësonin tërësisht gjithë literaturënshpifografike kundër kombit shqiptar, me të cilën Beogradi dhe Athina kanë përmbytur bibliotekat e institucioneve të lartpërmendura ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kryepolitikanët shqiptarë le të mundohen që, të paktën, një herë të vetme në jetën e tyre, ta kësibëjnë nga vetja servilizmin para të huajve, të bëhen burra të politikës dhe,nga folëtoret e Brukselit, e Departamenti të Shtetit, e Senatit dhe e Kongresit Amerikan, deri në folëtoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të ngrenë zërin për ribashkimin e trojeve tona etnike
Mendoj dhe propozoj që akademiku Flori Bruqi, në perspektivë, të përgatitë dhe të botojë një tjetër libër interesant, ku, me mjeshtërinë që e karakterizon, të trajtojëkodin moral tëegërsisë grekoserbe përballë kodit moral të fisnikërisë shqiptare, në mënyrë që të dalë mirë në pah e vërteta se shqiptari, tradicionalisht, as hasmin e vet, as armikun që ia ka behur si pushtues, pasi e ka vrarë, nuk e ka pasur zakon ta poshtërojë, ta përçudnojë, ta groposë në varre masive, t’ia djegë kufomën me benzinë apo t’i përdhunojë vajzat dhe gratë dhe aq më pak të vrasë fëmijë, gra, pleq dhe plaka. Dukuri të tilla barbare kanë qenë dhe mbeten të papërfytyrueshme për kodin moral të fisnikërisë shqiptare. Por duhet të theksojmë se kodin e shëndetshëm të moralit fisnik shqiptar, na e ndoti keq krimineli Enver Hoxha, sipas urdhrave që merrte nga emisarët kriminalë jugosllavë gjatë viteve të luftës. Në një radiogram që i dërgonte Korparmatës I më 21 shtator 1944, ky kriminel dhe agjent i regjur i Beogradit, urdhëronte:
“Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni” (Citohet sipas: “Dokumenti, si u vra Llazar Fundo me urdhër të Enverit”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”.02 tetor 2014).
Kodin e egërsisë morale serbosllave, krimineli Enver Hoxha e praktikoi gjerësisht kundër përfaqësuesve të shquar të nacionalizmit shqiptar gjatë tërë periudhës së sundimit të tij dikatorial.Ndonjë shfaqje e shëmtuar e atij kodi moral barbar u vu re edhe në ngjarjet tragjike të vitit 1997, kur me kufomën e oficerit të vrarë të SHIK-ut Lek Qoku, tallej një turmë studentësh të ndërkryer në njërin nga auditoret e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe kur një femër e përbindshme mundohej t’i pinte gjakun.
Gjithsesi, akademiku Flori Bruqi, si një figurë e shquar me përgatitje enciklopedike, si një intelektual i nderuar erudit, e ka kryer dhe do të vazhdojë ta kryejë gjithmonë me nder detyrën e shenjtëruar para kombit shqiptar.
Nderim dhe respekt të thellë për këtë punëtor të palodhur të letrave shqipe me vlera të rralla shkencore, intelektuale.
Santa Barbara, Kaliforni
08 qershor 2017



‘Në kthetrat e prostitucionit’, dëshmitë e vajzave shqiptare të shfrytëzuar si prostituta (Video)

‘Në kthetrat e prostitucionit’, dëshmitë e vajzave shqiptare të shfrytëzuar si prostituta (Video)


Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri një fenomen që vazhdon, megjithëse në mënyra dhe forma të reja. Vazhdojnë gjithashtu edhe vështirësitë për t’u riintegruar në shoqëri.


Trafikantët si gjithmonë përdorin mashtrimin për një jetë më të mirë. Identiteti i viktimave në materialin që do të ndiqni është mbrojtur, duke modifikuar zërin dhe figurën.

Materiali në vijim është një bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe rrjetit BIRN të gazetarisë investigative.

Stigma i bën vajzat e trafikuara dy herë viktima.

Të gjithë kanë të drejtë për një fillim të ri. Edhe viktimat e trafikimit. Por, shpesh, kur sapo ka marrë fund kalvari i “rrugës” , nis përballja e tyre me paragjykimin, stigmën dhe refuzimin e njerëzve të dashur, familjes dhe shoqërisë.

“Alo mami si je. Më mungoni shumë. Jam edhe e mërzitur. Kur flas me ju më jepni forca.”

Një zë i dashur e familjar mund të të ndryshojë jetën. Po në disa raste është thuajse e pamundur të marrësh atë që të mungon aq shumë.


Kjo 19 vjeçare është një nga mijëra vajzat shqiptare të trafikuara ndër vite. Një nga viktimat e një fenomeni të dhimbshëm që vazhdon, shpesh, me mënyra e forma të reja, por gjithmonë përmes mashtrimit për një jetë më të mirë e me qëllimin e vetëm shfrytëzimin maksimal të viktimës.

Ajo ja ka dalë t’i shpëtojë rrugës, pas vitesh shfrytëzimi jashte Shqipërisë. Prej disa muajsh ndodhet në qendrën “Të ndryshëm dhe të barabartë” në përpjekje për t’iu rikthyer jetës normale. Por, ndërsa ka lënë pas momentet më të errëta të jetës, po përballet me të tjera vështirësi – marrëdhënien shumë të vështirë me familjen për të cilën ka nevojë më shumë se kurrë, paragjykimet e stigmën.


Fushë Kosovë, pesë të arrestuar për marrje me prostitucion


Shpesh, kjo vjen nga mosnjohja për atë që një viktimë ka kaluar. Për orët e saj të errëta.

“Në momentet e mia të këqia kam ndjerë dhimbje. Isha shumë e lënduar, e frikësuar. Më rrihnin. Nuk dija ku isha. Isha krejt vetëm. Mendoja gjëra të frikshme. Kujtoja se nuk do të kthehesha më te familja ime e nuk do të isha më e lumtur.” – rrëfen 19 vjeçarja

Një tjetër vajzë e re, në një situatë të ndryshme trafimkimi, por në të njëjtin makth tregon.

“Gjatë asaj kohe jam ndjerë shumë keq, në fakt. Kam shkuar deri në masa ekstreme. Nuk doja të jetoja më.”

Një pjesë e madhe e viktimave vijnë nga situata dhe familje problematike. Mirëkuptimi dhe dashuria e familjes do të ishte fillimi i rikthimit në jetën normale. Por shpesh janë ato të parat që i refuzojnë.

Sipas Stela Tanellarit, manaxhere projekti në organizatën “Të ndryshëm dhe të barabartë” muajt e parë të riintegrimit janë shumë të vështirë.

“Në shumicën e rasteve viktimat e trafikimit ndihen të refuzuara nga familja e tyre, nga anëtarët e familjes, apo edhe nga komuniteti. Në përgjithësi janë baballarët dhe vëllezrit ata që refuzojnë më tepër vajzën.”


Gjilanasi rreh gruan, babanë dhe vëllanë e saj
Këtë e pohon edhe njëra prej të trafikuarave.

“Dy vëllezërit kanë reaguar shumë keq dhe i kanë thënë babit të mos më pranojnë në shtëpi. Jam ndjerë shumë e lënduar nga vëllezrit dhe nuk e prisja, se janë gjëra që kujtdo mund t’i ndodhin.”

Një nga pengesat e mëdha për të dalë nga situata është edhe ndjenja e fajit, që i shoqëron gjithmonë këto vajza dhe sidomos mos-falja e vetes.

“Në disa momente jam ndjerë në faj e thosha përse e bëra këtë gabim, por më vonë e kuptoja që kam qenë shumë e vogël dhe jam gënjyer”, – thotë 19 vjeçarja.

Anila Trimi ka mbi 20 vjet që punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendëshme. Ka kaluar me dhjetra raste personash të trafikuar dhe është marrë me hetimet konkrete të veprave penale, që kanë pasur lidhje me trafikimin.

Ajo flet edhe për anën tjetër të medaljes, për rastet kur familjet i presin sërish në gjirin e tyre fëmijët e trafikuar, që janë edhe më pozitive, për sa i takon procesit të riintegrimit

“Ka familje që, pavarësisht nivelit të tyre arsimor, pavarësisht, nivelit ekonomik janë mikpritëse të fëmijës, të familjarit të tyre dhe duan të marrin pjesë e asistojnë sa të jetë e mundur integrimin e një personi dhe nuk ka gjë më të mirë se kjo.” – thotë Anila Trimi

“Unë nuk ja uroj askujt atë që përjetova vetë. Gjithmonë prindërit duhet të jetë mbështetja e fëmijevë, në çdo situatë të vështirë që ata mund të ndodhen. Të mos i braktisin kurrë.” – apelon njëra nga vajzat, transmeton voa.

Por paragjykimet, e me raste edhe reagimet negative, hasen edhe në ambiente sociale, madje edhe aty ku mendjojmë se duhet të jemi të mbrojtur.

Ja çfarë rrefen 19 vjeçarja e trafikuar:

“Kur po më shoqëronin në shtëpi më kanë gjykuar, më kanë sharë oficerët. Më kanë thënë fjalë banale gjatë gjithë rrugës. Për 3 orë”.

Shpesh shoqëria është edhe më refuzuese. Sipas Drejtores së Antitrafikut, viktimat e trafikimit vuajnë faktin që nuk trajohen si gjithë të tjerët dhe që ëndrra e tyre është prerë në mes.

Çka dini për masonët?

Vëllazëria sekrete: Historia e vërtetë e masonëve

TRI PRINCIPET E ELITES PER SUNDIMIN E BOTES

Dija eshte pushtet. Shfrytezimi i njerezve eshte shume i thjeshte kur ti ke pak me teper njohuri nga se kane ata. Edhe pse njohurite tona jane te shumta, ekzistojne zonat ku ne nuk dime asgje.

Kjo ndodhe, pikerisht, pse ne nuk e kuptojme se sa te rendesishme jane emocionet dhe se ne jemi gjithnje ne kontrollin e emocioneve te shtypura. Kjo ndodh per shkak se pjesa me e madhe e njerezve nuk dine ate qe dine nje pjese me e vogel, pra faktin se gjerat e medha kontrollohen nga gjerat e vogla.

Nese e shikojme historine e perendimit dhe te disa personaliteteve te rendesishme (qe nga Pitagora e deri tek Njutoni) do te shohim se te gjithe ata ishin te mrekulluar nga OKULTIZMI.

Fjala okultizem, e shpjeguara fare thjeshte, do te thote ee fshehtee dhe pjesa me e madhe e njohurive misterioze fshihet ne tekstin dhe simboliken e librave me te falshem fetar te botes , perfshire edhe Biblen dhe Kurean-in. Shume principe te pergjithshme nga keto vepra jane te kuptueshme dhe te pranuara nga masat por ne to ka mjaft gjera qe mbeten te fshehta dhe te cilat ne nuk i dime.

Andaj ELITA, e njeh mire OKULTIZMIN dhe ne menyre te perfeksionuar sherbehet me principet e tij. Ne vazhdim do teiu parashtrojme tri principe simbolike me origjine nga okultizmi, permes se cilave sherbehet ELITA gjate venies se kontrollit te vete mbi njerezimin. Keto tri principe jane: PRINCIPI I piramides, SPIRALES dhe SATURNIT.

- PIRAMIDA - ne masoneri perfaqeson nje forme te struktures politike dhe ekonomike qe i lejon nje grupit te vogel te njerzeve te kontrollojne nje grup me te madh.

Nese e paramendojme nje piramide dhe ne te nje strukture organizative, do te shohim se ata qe jane ne maje te piramides kane fuqine dhe pushtetin e kontrollit me te madh, nga ata qe jane gjithnje e me poshte ka fundi piramidal . Ne maje te saj eshte syri qe sheh, veren dhe regjistron edo gje. Me kete princip piramidal, sot funksionojne shume organizma shteterore , ushtarake dhe korporatat e medha boterore.

- SPIRALA- perfaqeson evolucionin qe ndodh permes nje veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyres ciklike te sistemeve jetesore, ndersa menyra se si spiralja leviz nga qendra e saj edo here sa rrotullohej, paraqet forcen evolutive qe levize ne menyre periodike.

ELITA ka nisur veprimtarine e vete me pak pushtet, por me shume njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurin e vete te madhe ne pushtet. Ajo, ne menyre permanente investon asetet e veta qe tei rris ato dhe keshtu ne vazhdimesi, derisa ta kontrolloj tere boten dhe njerezimin.

- SATURNI - perfaqeson simboliken e kufizimit te lirive te te tjereve. Sa ma pak dine te tjeret dhe masat, aq me e fuqishme eshte edhe ELITA. Kjo simbolike okultiste perfaqesohet me kete domethenie per shkak te rrethit te tij unazor qe e mbeshtjelle kete planet, ndersa figurativisht nenkupton kufizimet.

KUSH JANE ELITA BOTERORE

Ne nje analize te publicistit te mirenjohur amerikan ADAM PHILIPS, te publikuar me 15.02.1999, me rastin e festes se edites se kryetarite ne ezeri i Amerikese, ne mes tjerash konstatohej se, qe nga viti 1789 dhe presidentit i pare i SHBA-ve, George Washington e deri me sot, nga numri i gjithmbarshem i kryetareve qee kane qene ne krye te timonit te ketij shteti te fuqishem boteror, jane edhe 14 kryetare tjere qe pa dyshim ishin masone.

Qe nga Koha e Washingtonit e deri me sot, masonet kane arritur te futen ne te gjitha nivelet e strukturave politike dhe ekonomike te rendesishme vendimmarrese, si ato amerikane ashtu edhe boterore. Sipas te njejtit autor, vleresohet se masonet ve organizuar mire dhe tejet konspirativ, permes degeve dhe nendegeve te tyre hierarkike, jane te shperndara ne te gjitha shtetet e botes dhe numerojne 4,5 milion anetare.

Hulumtuesi i pavarur britanik DAVIT ICKE, ne librin e vete edhe e verteta do te na lirojee paraqet tabelen e hierarkise sunduese te fuqise ELITE dominuese te botes. Sipas ketij autori hierarkia e elites boterore duket keshtu:

- Ne vendin e fundit, ose te pare nga fundi, eshte i gjithe njerezimi;
- Ne vendin e dyte nga fundi, rangohen MEDIAT E SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE;
- Me PAS organizata e kombeve Te BASHKUARA;
- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtise globale (nafat etj);
- Grupi i Bilderbergut (perbere nga personalitetet me te shquara te elites politike boterore. Ndryshe ne opinion kjo quhet si eqeveria ne hijee);
- Instituti Mbreteror Anglez per Pune te Jashtme;
- Keshilli Amerikan per Pune te Jashtme;
- Komisioni Trelaterar (SHBA-te, Shtetet e zhvilluara te Evropes perendimeore, Japonia nga Lindja);
- Tryeza e Rrumbullaket;
- (ne vazhdim autori le disa nivele te zbalta) ;

- Me pas renditen organizata e fshafte ekaloresit e Maltese (ne dukje shoqate humanitare bamirese qe kultivon traditen mijevjeeare te ndikimit politik dhe ushtarak ne bote. Si anetare ne rrodhet e saj kurorezohen vetem pjesetaret e familjeve tradicionale aristokrate evropiane) ;
- SKULL & BONES (Vellazeri okuliste e me te perzgjedhurve);
- iluminatet, ose ete perndriturite ( po ashtu shoqeri, vellazeri e nje rrethi me te ngushte e me te perzgjedhurve);

- Komiteti 300 (Asociacion i ndertuar nga pjesetaret e 13 familjeve me te pasura te botes);
Te gjitha keto institucione, vazhdon me tutje autori, ede juree duken se jane publike dhe veprimtaria e tyre nuk eshte jashte vemendjes se opinionit te gjere, por ede factoe, JO EDHE AQ!Ee

Ne prapavijen e transparences se tyre, fshihet nje veprimtari tejet konspirative e orientuar kah interesat e ngushta te grupeve ELITE.

Sa me shume qe te shkohet kah emaja e piramidese, numri i rrethit te ndikimit ngushtohet vetem ne disa individ. Thuhet ne dy apo tri prej tyre..

Por, sido qe te jete-KUJDES! Sot ne Kosove eshte bota qe sundon permes UNMIK-ut, dhe ne keto momente tejet te rendesishme per fatin historik te Kosoves, patjeter fjalen kryesore do ta kete mu kjo elite e sipercekur.

Kornizat e rendit te ri boteror kahere jane percaktuar nga ATA, andaj , nuk duhet tena befasoj asgje...









Vëllazëria sekrete: Historia e vërtetë e masonëve


Shumë është folur për masonët. Fshehtësia e kësaj vëllazërie ka shkaktuar diskutime të gjera dhe teori të shumta konspiracioni. Por historia e vërtetë e masonëve është shumë më interesante se gjithë përrallat që rrotullohen rreth saj.

Pak histori

Kohët rreth vitit 1820 dukej sikur ishin kohët më të mira për marrëdhëniet speciale mes urdhrit vëllazëror të masonerisë dhe kombit të ri amerikan. Nuk ishte vetëm, sepse shumë anëtarë të shquar të brezit themelues si George Washington, Benjamin Franklin dhe 13 prej 39 nënshkruesve të Kushtetutës, kishin qenë anëtarë, ishte dhe për faktin se republika që po rritej me shpejtësi dhe shoqëria vëllazërore kishin shumë ideale të përbashkëta.

Washington576x572

Vlerat republikane amerikane dukeshin si vlera masonike: vlerësimi i lartë për të mësuarin dhe progresin, dhe për atë që mund të quhet një fetari e gjerë dhe tolerante. Steven Bullock, historian në Institutin Politeknik të Uorcesterit dhe studiues i vëllazërisë malonike në Amerikë, shprehet se masonët “ndihmuan për t’i dhënë kombit të ri një bërthamë simbolike”.

Nuk ishte kot kompasi, katrori dhe emblema të tjera të lidhura me masonët të gdhendura kudo, edhe në bizhuteri, edhe në tavolina që u përkisnin masonëve ose jo-masonëve. Gjithashtu, nuk është pa domethënie fakti se një numër i madh amerikanësh mendonin se Vula e Madhe e SHBA përmbante simbole malonike. Ishte një lloj prirjeje ndaj vëllazërisë që njerëzit ta shihnin influencën e masonerisë dhe atje ku nuk ekzistonte.

Që në kohën e Revolucionit masonët ishin bërë celebruesit gjysmë-zyrtarë të kulturës amerikane civile. Me veshjen e tyre specifike të përbërë nga përparëset, masonët origjinalë, në fakt, ishin gurë-masonët. Ato e kishin zakon që të hidhnin në mënyrë rutinë gurthet e themelit në ndërtesat qeveritare dhe kishat, si dhe merrnin pjesë në parada dhe ceremoni të tjera publike.


Kur Lafayette, tashmë i plakur, bëri turneun e tij në SHBA në vitet 1824-25 anëtarët e “zanatit” (siç quhet masoneria) e pritën në mënyrë të spikatur masonin duke e ftuar të qëndronte në lozhën lokale. Ai udhëtim shërbeu për të rritur anëtarësimin në masoneri, i cili ishte rritur nga 16 mijë anëtarë në vitin 1800, në 80 mijë anëtarë, në vitin 1822.

Si ndodhi atëherë që ajo çfarë dukej si epoka më e mbarë e masonerisë u kthye në tmerr? Përgjigja mund të gjendet pjesërisht në reagimin publik të ndarë në dysh ndaj turneut të Lafayette. Për shumë qytetarë shfaqja e hapur e afeksionit vëllazëror ndaj një fisniku të huaj mbante erë elitiste dhe konspiracionale. Thënë troç, kjo “ngjalli dyshimet e një zanati si një urdhër ndërkombëtar me sekrete dhe të një të shkuare radikale revolucionare”.

Ishte hera e parë që masoneria përballje me një reagim të tillë. Që nga lindja e lëvizjes vëllazërore të organizuar në fillim të shekullit të 18-të në Londër, deri në këtë ditë, masoneria ka qenë objekt kurioziteti të madh dhe dyshimesh të herëpashershme.

Me ritualet sekrete dhe përfshirjen e mençurisë së lashtë e shkencës dhe arsyes së Rilindjes moderne, si dhe anëtarësimin ekskluziv, vëllazëria masonike ka shërbyer si ushqim për teoritë konspirative dhe shkrimtarët oportunistë, të etur për të fituar duke “ekspozuar” në mënyrë imagjinare mënyrat sekrete dhe ambiciet sekrete të vëllazërisë.

Nëse “sekreti i madh” i masonëve, siç thoshte Benjamin Franklin “është se ata nuk kanë asnjë sekret”, ato që sugjerojnë se është ndryshe, duke përfshirë këtu edhe romancierin Dan Brown, thjesht kërkojnë të krijojnë audiencë.

Historia e vërtetë

Historia e vërtetë e masonëve është shumë më interesante se gjithë përrallat që rrotullohen rreth saj. Është e vërtetë që arritjet thelbësore të masonëve në formimin e qytetarëve solidë, krijimin e rrjeteve sociale dhe mbështetjen e kauzave filantropike, janë më të shquarat përballë përpjekjeve për të dëmtuar organizatën. Se si masoneria u ngjit në një pozicion aq të lartë në jetën publike amerikane për të humbur shumë shpejt mantelit e respektit, është një histori që ka filluar në Skoci dhe Angli.



Masonët që e kanë zanafillën në lozhat e shekullit të 17-të në Britani, kur pranoheshin zotërinj të përzgjedhur, zotoheshin për besnikëri ndaj kurorës dhe ndaj zotit. Këta anëtarë të “pranuar” tërhiqeshin nga karakteri social i vëllazërive, si dhe nga ritualet private të ceremonive që dikur i ndihmonin artizanët të ruanin sekretet e zanatit. Lidhjet e masonerisë me arkitekturën e lashtë, gjeometrinë dhe arte të tjera racionale, si dhe shkencën ia rrisnin akoma më shumë joshjen që transmetonte.

Teksa anëtarët e pranuar, të cilët ishin më së shumti anëtarë të Shoqërisë Mbretërore shkencore të Britanisë, filluan të dominonin lozhat, fokusi i jetës vëllazërore u zhvendos tek konsiderata filozofike dhe eksplorimi i lidhjeve ndërmjet ligjeve të zbuluara të natyrës dhe mençurisë së qytetërimeve të lashta. “Ato studionin arkitekturën greke dhe romake për të gjetur çelësin e të vërtetave të humbura të qytetërimeve të lashta”. Në Amerikë, masoneria u përqafuar dhe nga institucioni aristokrat, si dhe nga anëtarët e klasës komerciale që aspironin shtresën aristokrate. Masoneria inkurajoi një lëvizje sociale dhe një elitë më përfshirëse nëpërmjet arsimimit, kultivimit të sjelljes dhe nderit, si dhe tolerancës për diferencën në çështjet delikate të fesë.

Në kohën e Revolucionit, burrat me karakter, talent dhe ambicie, përdorën masonerinë për të ngjitur shkallët sociale. Por, pavarësisht punëve të mira të vëllazërisë, mitet e veprave të errëta vazhdonin ta përndiqnin masonerinë. Por, sfida më e madhe e masonerisë nuk ishte përdorimi në fantazitë konspirative, por dobësimi i pozitës së saj në Amerikë, duke humbur forcën dhe adhurimin e vërtetë të anëtarëve.

Origjina legjendare

Edhe pse të ashtuquajturat “lozha” të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonerisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull, ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së “parë”) ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërinë e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë.

Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliwell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaw (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme. Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave.

Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm referencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti

Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe “shoqërive sekrete”. Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonerisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.

the-most-powerful-freemasons-ever

Masonët e famshëm

Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette.

Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhën e bamirësisë në Vjenë në 1784.

Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë franceze.

88a433ec11e16e11070a3ad13bf5c1f0

“Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin”: Volteri, La Fayete, Garibaldi, Benjamin Franklin, George Washington, Mark Twain, Simón Bolívar, Winston Churchill, Franklin D. Roosevel, J. Edgar Hoover, dhe shumë të tjerë, janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie, sipas “Grand Orient”.

10 fakte që duhet t’i dini

1 – Masonët nuk kanë lidhje me Iluminatin

Teoritë konspirative thonë se Iluminati po kontrollon një organizatë dhe kërkon të themelojë Rendin e Ri Botëror. Duke qenë një organizatë ku figura kyçe të politikës janë anëtarë, teoricienët thonë se ky Rend po qëndron në prapaskenë dhe po i lëviz gjërat pa rënë në sy. Ndryshe nga masonët e lirë, thuhet se Iluminati është një organizatë sekrete që është kundër çdo ndikimi fetar. Origjinën e ka në Bavari në vitin 1776.

2 – Masonët janë bërë subjekt i shumë filmave

Masonët e lirë kanë bërë kuriozë shumë njerëz të painfomuar. Busulla dhe kompasi i famshëm kanë qenë pjesë e shumë filmave në Hollivud, si Aliens, American Gangster, The Ant Bully, Kodi i Da Vincit, Domino, etj.

3 – Gjatë regjimit të Hitlerit u vranë rreth 200 mijë masonë në kampet e përqendrimit

Hitleri deklaroi se masonët të lidhur me hebrenjtë shkaktuan humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore. Ai më vonë tha se masonët ndihmuan hebrenjtë dhe i çuan atje ku ata janë sot në shoqëri. Gjatë sundimit të Hitlerit në Gjermaninë Naziste, u kërkua që të gjithë masonët të shpronësoheshin. Ata u akuzuan për krijimin e një Republike Botërore dhe së bashku me hebrenjtë u bënë të burgosur politikë.

4 – Femrat nuk lejohen në llozhat masonike

Historikisht, gratë lejoheshin në llozha vetëm si zëvendësuese të bashkëshortëve të tyre. Në vitin 1720 masonët hartuan kushtetutën e tyre që i ndalonte gratë nga organizata, megjithatë burrat vazhdonin t’i përfshinin gratë e tyre vetëm në atë që quhej grada e tretë. Rritja e një llozhe masonike vetëm me gra nisi në Angli dhe u përhap shpejt në shumë vende të botës.

5 – Janë të përfaqësuar gjerësisht

Masoneria është një organizatë e njohur në të gjithë botën. Për të kuptuar se si anëtarësimi është përhapur në këtë nivel, duhet të kuptojmë pjesët e kësaj organizate. Trupi qeverisës i Masonerisë së Lirë është i quajtur Llozha e Madhe. Juridiksioni i saj ndodhet mbi një shtet apo një qytet. Politikat ndryshojnë sipas juridiksionit. Vepron si një njësi . Në cepin e çdo shteti apo qyteti, masoneria e lirë është e përfaqësuar gjerësisht.

6 – Simbolet e masonëve

Masoneria ka ekzistuar që nga vitet 1400. Simbolet që përfaqësojnë organizatën janë konceptuar jo nga ndonjë besim supersticioz, por nga praktikat e saj. Po të rikthehemi në Mesjetë, jo të gjithë mund ta lexojnë apo shkruajnë, por kushdo arrin ta njohë një simbol. Klasa punëtore janë anëtarët e parë të masonëve të lirë dhe si simbol janë përdorur mjetet artizanale.

7 – Nga 9 gjyqtarët në Gjykatën Supreme të SHBA-së në vitin 1952, 8 prej tyre ishin masonë

Një e treta e Gjykatës Supreme të SHBA-së ishte masone. Kjo nuk do të thotë asgjë. Pasi masoneria ka qenë një organizatë e themeluar prej shekujsh, dhe fakti që kërkon vend në poste të larta është diçka normale.

8 – Ceremonitë e pranimit

Ceremonitë e pranimit për t’u bërë anëtar i masonerisë variojnë nga çdo person. Nuk ka një program specifik që duhet të ndiqet dhe të bëhet sipas dëshirave të Llozhës së Madhe. Ndërsa është thënë se ceremonitë dhe ritualet janë një sekret i madh i masonerisë, askush nuk tha që ceremonitë janë të mërzitshme. Por duhen disa kritere për t’u bërë pjesë e Masonerisë.

9 – Besimi në Zot

Besimi në Zot, është një nga rregullat themelore të njohura nga Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë, llozha ku ka zanafillën masoneria. Thuhet se “Besimi në një qenie supreme është kusht i anëtarësimit”. Në mesjetë, ata konsideroheshin si njerëz me moral dhe që i frikësoheshin sjelljeve të këqija.

10 – Shtrëngimi sekret i duarve

Ashtu si në ceremoninë e pranimit, masonët respektojnë shumë rituale, përfshi edhe disa shtrëngime sekrete duarsh. Ka një shtrëngim duarsh për çdo gradë në organizatë për të lejuar anëtarët të përshëndeten me njëri-tjetrin. Ka 12 lloje shtrëngime duarsh të përdorura në botë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...