2017-07-21

Ramush Haradinaj: Është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova



Është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe njësoj si në vitin 2004 kur ishte nevoja e bashkimit të forcave për unitet politik, përballë sfidave të kohës, Presidenti Rugova pa hezitim theu paragjykimet për të kapërcyer ndasitë artificiale të atëhershme dhe për t’i dhënë fund armiqësive absurde mes shqiptarëve dhe me dha mbështetjen për Kryeministër të Republikës së Kosovës, edhe sot u ndjeva njëjtë kur mora mbështetje për misionin tonë të përbashkët të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nga Familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Historia e re e Kosovës është histori e afrimit dhe besimit në mes njerëzve, rezultat i luftës, sakrificës, mirëkuptimit dhe tolerancës. Këtë strategji kombëtare e ndiqte presidenti dr. Ibrahim Rugova, për te bërë shtetin dhe qeverinë e Kosovës. Tani e kemi shtetin tonë te pavarur të Kosovës, por këtë shtet duhet zhvilluar, ndërtuar dhe integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar. Ky edhe ishte përkushtimi dhe amaneti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin bëmë koalicion qeverisës në Nëntor të vitit 2004, duke besuar thellësisht në vlerat kombëtare, patriotike dhe integruese. Bashkëpunimi me familjen Rugova u vazhdua edhe më vonë, kur Ukë Rugova kandidoi i renditur në vendin e dytë në listën e përbashkët AAK-Lista Ibrahim Rugova. Bashkëpunimi me këtë familje të nderuar nuk është ndalur për asnjë moment, andaj sot në frymën e afrimit dhe filozofisë së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ne po e konfirmojmë mbështetjen, bashkëpunimin e përhershëm dhe respektin e ndërsjellët. Unë si i nominuar për kryeministër të Republikës se Kosovës, me kënaqësi e pranoj mbështetjen e familjes emblematike të Presidentit Rugova dhe zotohem që do të bëj ç ‘mos për ruajtjen e vlerave dhe mësimeve të Presidentit Rugova, për ruajtjen e miqësisë të përhershme me SHBA-të, BE dhe NATO. Objektivat e përhershme për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në familjen evropiane, për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj, për sundimin e ligjit dhe rendit, do të jenë prioritete në agjendën e qeverisjes sime!
Gjithashtu, do të kemi respekt dhe kujdes të veçantë për familjet emblematike dhe legjendare, siç është familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, familja Jashari si dhe familjet e tjera që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.
Shfrytëzoj rastin që nga kjo shtëpi, t’i bëj ftesë të gjithë atyre që përqafojnë idetë e Presidentit Rugova, e në veçanti kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, që të mbështesin formimin sa më të shpejt të qeverisë së vendit dhe bashkimin e forcave shtet-formuese, për të përshpejtuar agjendën e forcimit të Republikës se Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.
Zoti e bekoftë përjetësisht jetën dhe veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim RUGOVA!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!
Juaji,
Ramush Haradinaj

Labinot Tahiri: Ramush Haradinaj e meriton të bëhet kryeministër, uroj që t’i sigurojë votat



Nënkryetari dhe deputeti i zgjedhur nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë se Ramush Haradinaj e meriton të bëhet kryeministër i Kosovës dhe ka thënë se shpreson se deri tani Haradinaj i ka siguruar votat për kryeministër.
“Sa i përket ne aspektin se a i ka siguruar Votat Ramush Haradinaj, unë nuk e di! Uroj që t’i ketë siguruar, por unë veproj gjithnjë në aspektin partiak sepse jam anëtar dhe nënkryetarë i partisë sime dhe se unë i respektoj vendimet e partisë”, ka thënë Tahiri për rtv21.tv
Po ashtu nënkryetari i AKR-së ka thënë se është mirë që dikush si Haradinaj të bëhet kryeministër përballë Serbisë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendet Kosova.
“E shof shumë njeri të Zoti, Ramush Haradinaj, dhe si njeri që do të jap kontributin e tij sikurse në luftë ashtu edhe nê paqe! Ramush Haradinaj, e meriton shumë të behet Kryeminister i vendit. Unë besoj në vullnetin e tij, sepse edhe vet jam ai që dua të kontriboj për vendin edhe pse punet e mia tani per tani i kam me mire se 70 perqind te elites politike ose te asaj si estradë e artit ne vendit tone. Pra une e ndjej atë se cfarë Ramushi don që ta bëj për vendin tonë! Njekohesisht, mos të harrojmë me mirë është të behet dikush si Ramushi përballë Serbisë në këto rrethana ku ne si shqiptarë të Kosovës kemi pengesa që na bllokon Serbia në anëtarësimet ndërkombëtare, dhe se në negociata me ta duhet të shkojnë ata që ishin përballë tyre në kohërat e luftës”, ka thënë Tahiri.

Teuta Ibrahim Rugova: Vazhdimësi e traditës së babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, që të respektojmë marrëveshjet dhe të bëjmë kompromise të mëdha.




Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për besimin që më keni dhënë që t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht uroj të gjithë kolegët që janë zgjedhur dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të gjithë së bashku të punojmë me përgjegjësinë më të lartë për shtetin tonë. Më vije keq për koleget të cilët nuk janë zgjedhur, duke u ndëshkuar nga elektorati për arsye të respektimit të vendimeve të partisë, në votimet e ndryshme që kemi pas në Kuvend.
Unë e di se me qëndrimin tim në sallën e Kuvendit dhe me pjesëmarrjen time në votimin për president ne shkurtin e vitit te kaluar mund të ju kam zhgënjyer, mirëpo kjo ka qenë drejtpërdrejtë vazhdimësi e traditës së babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, që të respektojmë marrëveshjet dhe të bëjmë kompromise të mëdha.
Babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, gjithmonë ka punuar për një Kosovë të Pavarur, Demokratike e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të. Presidenti Rugova nuk e ka krijuar LDK-në për opozitë, sepse LDK është thelbi i shtetësisë së Kosovës dhe gjithmonë do të jetë.
Sot familja jonë priti në një vizitë miqësore z. Ramush Haradinaj në shtëpinë tonë. Ishte një takim shumë miqësor sepse z. Haradinaj është një mik i madh i familjes tonë që nga viti 2004 kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi Kryeminister, prandaj vizitat e tij gjithmonë janë shumë të mirëseardhura për ne. Unë jam deputete e zgjedhur e LDK-së dhe ashtu si kam vepruar e votuar në të kaluaren do të veproj edhe gjatë këtij mandati duke pasur interes primar gjithmonë ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Nëse dikush dëshiron inate dhe bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica, ja ku është inati me BE-në që po na mbanë të izoluar, ja ku janë shtetet që nuk na njohin dhe ja ku janë grupet politike që anatemojnë shtetin tonë! Unë e di se si do të kishte vepruar babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova! E dini edhe JU! Andaj veproni!
Demokracia zhvillohet kur të fuqizohet pavarësia e shtetit tonë, sakaq edhe trinomi i babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova: Liri, Pavarësi dhe Demokraci që nënkupton lirinë qe e fituam më 1999, pavarësinë e Kosovës të njohur më 17 shkurt 2008, por duhet të punojmë shumë që të bëhemi shtet anëtar i plotë i OKB-së dhe atëherë e kemi sigurinë tonë dhe mund të përqendrohemi në demokratizimin e vendit si pikë e tretë e trinomit të Presidentit Rugova. Demokracinë tonë në Kosovë që është ende e re, po e mbanë peng reforma shumë e nevojshme zgjedhore, që duhet të ndodhë sa më parë, me qëllim të tejkalimit të ngërçeve që po ndodhin secilën herë pas proceseve zgjedhore.
Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.
Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me Ramush Haradinajn. Unë ju siguroj se babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në situatën e sotme kurrsesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në në asi mënyre që të bllokoj proceset dhe të injoroj rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHBA-ve dhe BE-së. TR

Propozim-ideja e Vuçiqit për ringjalljen e Jugosllavisë së Titos, një pordhë e ftohtë për Ballkanin




Akademik Prof. Dr. Mehdi Hyseni


***

 This is the last time that Serbia replies and paid for three (3) its the genocides committed against Croatian, Bosnia and Kosovo, not to seek re-establishment of Tito’s Yugoslavia, because it is dead by fascist Greater Serbia (1990-1999). There’s no more alive Tito’s Yugoslavia, and Milosevic’s Greater Serbia on the Balkans. Thank you for that stupid “Yugoslav idea”. You can keep it for your undemocratic Serbia.

Serbo-Jugoslavia e Titos është ngordhur përgjithmonë! -Atë e ka vrarë nazifashizmi dhe atavizmi etnocentrist çetniko-radikal i Aleksandar Vuçiqi së bashku me: “babain” e tij Vojislav Sheshel, Tomislav Nikoliq, Zhelko Razhnjatoviq-Arkan dhe Slobodan Milosheviq…etj., duke kryer tri luftëra gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës për ta rizgjeruar Serbinë e Madhe të Ilija Garashaninit, të Vaso Qubriloviqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit dhe të Kishës Politike Ortodokse Serbe (1990-1999).

Mirëpo, ja çfarë sërish kërkon presidenti i sapozgjedhur dhe i kontestuar i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes një interviste të gjatë, dhënë “Politiko-s”: “Duam të rikrijojmë një Jugosllavi të Titos me ish-republikat e saj dikurshme plus(+) Shqipërinë për të krijuar një treg të madh bizensi ekonomik e tregtar ballkanik, i cili do të ndihmonte afrimin e popujve, bashkëpunimin e tyre,si dhe shtendosjen e marrëdhënieve politike me vendet tona fqinje. Këtë mund ta bëjmë lehtë sipas shembullit të dikurshëm të Jugoslavisë së Titos, i cili, vërtet, ishte axhustator, por edhe i mençur, sepse diti lidhë dhe t’i bashkojë njerëzit. Kjo na duhet edhe neve, që t’i lidhim njerëzit. Kjo është e rëndësishmja.” (http://www.politico.eu/article/q-and-a-with-aleksandar-vucic-serbia-prime-minister-president-election/).

Duhet ta themi të vërtetën se ideja e presidentit të ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “ringjalljen” e Jugosllavisë së Titos, është shpërfaqur me një vonesë të madhe marramendëse 27-vjeçare, pas vrasjes së saj nga vetë Aleksandar Vuçiqi, Tomislav Nikoliqi dhe Slobodan Milosheviqi (1990), të cilët shkaktuan tri luftëra dhe agresione gjenocide nga të cilat gjetën vdekjen afro një million viktima në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).

Tash, pas gjithë asaj tragjedie të fundshekullit XX kush do të ishte ai idiot dhe ai i çmendur, që do ta pranonte idenë-fantazmë të Vuçiqit për restaurimin e SFRJ-së së Titos?
Askush tjetër përveç çetnikëve fashistë piromanë serbomëdhnj me Vuçiqin në krye, tjetërkush nuk do t’i përgjigjej idesë-fantazmë të tij, i cili ka ambicie të sëmura dhe narcisoide, që të “bëhej një Tito i vogël” për t’i sunduar popujt e tjerë, sidomos shqiptarët dhe Shqipërinë në Ballkan.
Me gjithë këtë psikopatologji të Vuçiqit, duke pare ëndrra për rikthimin e “baltës së gjallë” të kolonializmit dhe të neokolonializmit të Jugosllavisë së Titos, e cila de fakto dhe de jure ishte Serbia e Madhe prej Gjevgjelisë deri në Trigllav (1945-1990), shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë më parë do ta pranonin vdekjen sesa të hynin sërish nën “ambrellën” e Serbisë së Madhe, të quajtur “titova Jugoslavija” të drejtuar nga shajkaqa terroriste dhe gjenocidale e Vojislav Sheshelit, e Tomislav Nikoliqit, e Aleksandar Vuçiqit, e Ivica Daçiqit “mali Sloba”…etj.
Vuçiqi, politikan pa kurrfarë etike revizionuese

Sa “ i moralshëm, sa krenar dhe sa normal është” Vuçiqi, edhe pas kryerjes së tri(3) gjenocideve ndaj kroatëve myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999), ka fytyrë, që t’u propozojë popujve dhe vendeve të dëmtuara dhe të shkatërruara deri në themel (Kroacia, Bosnia dhe Kosova”, që të rikthehen dhe të hyjnë në të njëjtin “thes” me Serbinë gjenocidale të Jugosllavisë së Slobodan Milosheviqit (Serbia+Mali i Zi), duke simuluar me emërtimin e SFRJ-së së Josip Broz Titos!
Idenë fantazmë të Jugoslavisë së Vuçiqit nuk do ta blenin as Rusia e as Bjellorusia, lëre më Shqipëria, Kosova dhe Kroacia!

Lërëni presidentin Aleksandar Vuçiq le të “krenohet se është serb i mirë” (por mos le t’i harrojë kurrë viktimat e tri gjencideve të Serbisë së Slobodan Milosheviqit 1990-1999); lini le të ngopet dhe të kënaqet me idenë e SFRJ-së Titos (1945-1980); le të kënaqet me “akrobacionet” dhe me aranzhmanet ekonomike, politiko-propagandistike dhe militariste me Rusinë e Putinit, me Bjellorusinë e Alaksandar Llukashenkos dhe me Republika srpska të Millorad Dodikut. S’ka lidhje, le të bëjnë anshlluse dhe aleanca për të destabilizuar Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, përkatësisht Ballkanin, por, a ma le ta mbajnë parasysh faktin se në Jugosllavinë-Serbinë e Madhe të Aleksandar Vuçiqit, as Kroacia e Dr.Franjo Tugjmanit, as shqiptarët, as Kosova e Adem Jasharit e as Shqipëria e Ismail Qemalit, kurrë përjetë nuk do të hyjnë në atë greminë të pafund-famëkeqe dhe vdekjeprurëse serbojugosllave-Serbinë e Madhe.

Nëse e lyp nevoja, SHQIPTARËT edhe me dreqin do të bashkohen në një aleancë, por kurrë me Serbinë gjenocidale të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili, sikur ta kishe dashur Jugosllavinë e Titos, nuk do t’ia digjete edhe dheun, edhe popujt e saj joserbë (kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët), duke kryer tri (3) gjenocide (1990-1999).

Pavarësisht nga ambiciet e sëmura politike të Vuçiqit, që të bëhej “një Tito i vogël” (mirëpo, për atë nuk e ka kokën, as bythën, as dijen e as vizionin) për t’i rimashtruar kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët, këtë ide absurde dhe iracionale, kurrë nuk do ta mbështesin, asnjëri nga popujt dhe nga vendet e dëmtuara e të shkretëruara nga gjenocidet serbe (1990-1999)

Për shqiptarët Serbia ka vdekur (ashtu sikurse Jugosllavia e Titos më 1980), që nga ripushtimi kolonizues dhe fashistoid soldatesk dhe policor i Kosovës, më 1989!

Ashtu, sikurse Jugoslavia e Titos, e cila “hanger fiq e vdiq” pikërisht, pse, së bashku me Serbinë e Madhe i ka diskriminuar dhe shtypur shqiptarët, duke mos ua njohur të drejtën e vetëvendosjes, me qëllim që ta ruante të paprekur Serbinë e Madhe kolonialiste (1912-1999).

E, ajo çfarë ishte më tragjikja, çetnikët fashistë serbomëdhenj me Slobodan Milosheviqin, me Sheshelin , me Nikoliqin, me Vuçiqin dhe me Daçiqin…etj. (pas dyzet vitesh favorizimi të Serbisë dhe të serbomëdnjeve) “ e shpërblyen” Titon, duke ia bombarduar dhe gjenociduar Jugosllavinë e tij, si hakmarrje, pse Kosovës i kishte njohur një lloj “autonomie të zgjebosur” nën Republikën e Serbisë, përkatësisht të Jugosllavisë.

Kosova dhe Shqipëria janë bashkuar në BE dhe në NATO!

Prandaj, shqiptarët nuk kanë kurrfarë nevoje dhe, nuk shohin kurrfarë ëndrrash të shkreta, që të rikthehn nën hudhrën dhe çekanin e sundimit të egër kolonial dhe hegjemonist të Serbojugosllavisë së Titos-Rankoviqit-Milosheviqit-Sheshelit dhe Vuçiqit (1912-1999), sepse kanë AMERIKËN-SUPERFUQINË BOTËRORE me të cilën janë dhe do të jenë përjetësisht aleatë dhe miq të pandashëm. Kjo është perspektiva dhe e ardhmja e shqiptarëve në Ballkan, jo SERBOJUGOSLLAVIA E Alekasandar Vuçiqit, e cila ka kryer tri (3) gjenocide mbi popullin shqiptar, mbi popullin kroat dhe mbi popullin mysliman boshnjak të Bosnjës (1990-1999).
Sa më sipër, presidenti Vuçiq mund të jetë “filozof I mençur” duke ndjekur dhe zbatuar “busullën politike” të Titos, vetëm për Serbinë e tij, por, jo edhe për Kosovën dhe për Shqipërinë, sespe Zot i tyre janë SHQIPTARËT dhe AMERIKA DEMOKRATIKE, e jo Serbia e Madhe me pretendime territorial ndaj Kosovës, përkatësisht SHQIPËRISË ETNIKE.

Mirëpo, nëse e dhe më tej , presidenti Vuçiq sheh “ëndrra në diell” për jugosllavizimin-serbizimin titist të Kosovës dhe të Shqipërisë, ashtu siç është duke i mbajtur peng Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, do ta humbasë edhe “Pashallëkun e Beogradit”.

Pse “fetarët besimtarë nuk mund të jenë patriotë”, o të çmendurit e shekullit XXI?!


BAROMETRI KOMBËTAR


Image result for mehdi hyseni


Akademik  Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Sipas bagëtisë proletare islamofobe shqipfolëse: “Ai që është fetar, nuk mund të jetë patriot” !!!



***

Këtë gënjeshtër, mashtrim dhe injorancë të horrave dhe të maskarenjve atesitë dhe mafiozë, që urrejnë fenë, e përgnjeshtron edhe ky konstatim vleror kombëtar dhe patriotik i shkrimtarit dhe poetit tonë të shquar JERONIM DE RADA: “SIKUR TË MA DHURONIT GJITHË BOTËN, MEGJITHËSE JAM SHUMË I VARFËR, NUK DO VIHESHA NË SHËRBIM TË ASKUJT KUNDËR INTERESAVE TË ATDHEUT TIM, BIJTË E TË CILIT JEMI NE.”

***

 O tempora o mores!- Me çfarë absurdesh dhe paradoksesh anormale , negative, regresive, antiqytetëruese dhe iracionale po ballafaqohen feja, kombi dhe atdheu shqiptar!!!

-Mirëpo, këtë filozofi të mjerimit gjithëshqiptar po e fuqizon dhe po e majmëron, edhe më shumë heshtja e varrit, oportunizmi, demagogjia, hipokrizia, indiferenca, karrierzmi, lakmia për pasuri enorme në kurrizin e popullit, bajraktarizmi i elitave politike, shtetërore, fetare dhe akademike, sepse asnjëri nga përfaqësuesit e tyre, që i thonë vetes sheikë e klerikë fetarë e besimtarë (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), liderë politikë, shtetarë dhe akademikë nuk duan të kacafytën me dukuritë negative dhe regresive, që e kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

Këtë shembull të çoroditur dhe kurrë të pranueshëm për një shoqëri, që pretendon të jetë humane, e drejtë, progresive, solidare, civiliziuese dhe demokratike evropiane dhe amerikane, më së miri e ilustron ky vlerësim aksiomatik i nobelsitit të shquar hebre , Albert Einstein : “ The world is a dangerous place to live, not because of the people who are evil, but because of the people who don’t do anything about it.”

Nuk ka dyshim se kjo “diagnozë” kritike objektive, është pasqyrimi më adekuat i injorancës, i pasivitetit dhe i hipokrizisë së qarqeve përfaqësuese civile dhe shtetërore të shoqërisë shqiptare.

-Çfarë hoxhe, çfarë prifti, çfarë intelektuali, çfarë akademiku, çfarë lideri politik mund të jesh, kur nuk guxon të hapësh gojën kundër së keqes, kundër padrejtësisë dhe kundër atyre antivlerave reaksionare, që po nëpërkëmbin dhe po e rrzikojnë fenë, kombin, shtetin dhe atdheun shqiptar në Ballkan (1990-2017)?

-Jo, jo, kurrë nuk pajtohem me këtë heshtje varri dhe me këtë formë kapitulluese kolektive të ajkës shqiptare, e cila është dorëzuar para së keqes, para padrejtësisë dhe para antivlerave çnjerëzore, antifetare, ankombëtare, antiatdhetare dhe antihumane ndërkombëtare.

Të gjithë ata hoxhollarë e priftërinj, shkencëtarë e politikanë, që nuk e mbrojnë të vërtetën dhe drejtësinë, ata nuk janë as me Zotin, as me Popullin, as me Atdheun, as me Humanizmin, as me Amerikën e as me Evropën Perëndimore.

Pse “fetarët besimtarë nuk mund të jenë patriotë”, o të çmendurit e shekullit XXI?!

-O të pafe, o të pabesë, o injorantë, po ju, sikur edhe 100 shekuj të jetonit, nuk mund të jeni më humane, më të ditur, më besënikë, më fetarë, më patriotë, më kombëtar dhe më vizionarë sesa mendja dhe dritat e syve të RILINDËSVE SHQIPTARË, që i dhanë emër KOMBIT dhe SHQIPËRISË ETNIKE.

-Merrni vesh, o të sakatosur dhe kokëtharë, se KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE nuk e kanë krijuar komunistët bolshevikë atesitë, as reaksionarët barbarikë fashistët të Benito Musolinit dhe të Hilerit, as “demokratët” dhe “socialsitët” e sotëm (1990-2017), por MENDJENDRITURIT dhe PATRIOTËT E PENËS dhe të PUSHKËS Së EPOKËS SË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE dhe të LIDHJES SHQIPTARE të Prizrenit (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë).

***

-Po, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Jeronim de Rada, At Shtjefën Gjeqovi, Papa Kristo Negovani, Fan S.Noli, Hasan Tahsini, At Anton Harapi, Hafiz Ali Korça…, nuk ishin fetarë dhe patriotë të denjë shqiptarë për komb dhe për atdhe? -Të gjithë RILINDËSIT ishin fetarë, patriotë dhe atdhetarë me famë historike gjithëkombëtare shqiptare. Kështu flet historia kombëtare shqiptare (1878-2017). Gjithë kësaj plejade të epokës së lavdishne të RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE nuk i pengoi feja, që njëherazi të ishin edhe patriotë të devotshëm të KOMBIT, të ATDHEUT-SHQIPËRISË ETNIKE.

-E tash, pas shumë shekujsh tradite të përbashkësisë dhe të koekzistencës paqësore dhe vëllazërore mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksve shqiptarë, kush janë ata “patriotë” shqipfolës antifetarë të agjenturave të ndryshme, që po krijojnë mjegulla të dendura, kunfuzion dhe dyshim në popull, se gjoja “ata që janë fetarë nuk janë patriotë”?!

-Kjo përfolje politiko-propagandistike e fashistëve dhe e neokomunistëve ateistë shqipfolës, është gënjeshtra më e madhe dhe dezinfomimi më i paskrupull, që në format më çnjerëzore dhe më antihumane po i bëhen popullit shqiptar në Ballkan, dhe më gjerë (1990-2017).

Sepse historia kombëtare shqiptare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Ballkan (1878) e deri te lufta e drejtë vetëmbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së me kryekomandanin dhe me kryeheroin legjendar Adem Jashari (1999) ka dëshmuar të kundërtën, nëse nuk je njeri i mirë dhe besimtar i mirë, nuk mund të jesh as patriot e as atdhetar i mirë.

Në këtë vështrim, ia vlen t’i rikujtojmë miqtë dhe armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të SHQIPËRISË ETNIKE, se shqiptarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë (gjatë historisë së tyre të derisotme) kurrë nuk kanë pasur grindje, mosmarrëveshje dhe konflikte mes vetes, por gjithmonë kanë bashkëvepruar dhe jetuar në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin, të bashkuar si një trup i vetëm qoftë në luftëra dhe në kryengritje për lirinë dhe për pavarësinë e gjithë kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNKE (4 Vilajeteve shqiptare:Janinë, Manastir, Shkodër dhe Kosovë).

Këtë unitet, dashuri dhe harmoni të shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë nuk ka mundur ta shkatërrojë asnjë perandori, asnjë superfuqi dhe asnjë mbretëri në Ballkan, sepse edhe para Zotit, edhe para Kombit, edhe para Atdheut ishin të palëkundshëm dhe të lidhur me besa-besë për ta çliruar, pavarësuar dhe bashkuar SHQIPËRINË ETNIKE.

Ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe Memorandumi historiko-politik i Komitetit të Përhershëm për Lirinë e Shqipërisë (1907), ku thuhet : “ Shpëtimi dhe liria jonë varet prej nesh, këto janë në duart tona…Të bashkohemi sa jemi shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, e të lidhim besën si etërit tanë në Prizren, për t’ia mbushur mendjen Europës se kështu në robëri s’mund të jetojmë më, se ne shqiptarët si populli më vjetër i Ballkanit duam lirinë dhe pavarësinë tonë me një princ shqiptar, të zgjedhur prej nesh…” (Shqipëria Etnike, 1944:190).

Në këtë kontekst po i rikujtojmë vetëm disa nga figurat më të shquara kombëtare dhe patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Lëvizjes Kombëtare për pavarësimin e SHQIPËRISË ETNIKE (28 Nëntor 1912): Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Haxhi Zeka, Vaso Pashë Shkodrani, At Gjergj Fishta, Hil Mosi, Ndre Mjeda, Fan S. Noli, Asdreni, Hasan Tahsini, At Shtjefen Gjeçovi, Ded Gjo Luli, Petro Nini Luarasi, Çerçiz dhe Bajo Topulli, Mihail Grameno, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Luigj Bumçi, At Anton Harapi, Isa Boletini, Shaban Polluzha, Adem Demaçi, Adem Jashari…., e qindra e mijëra patriotë të tjerë shqiptarë (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë).

Këtë histori shumëshekullore (XVIII,XIX, XX XXI) të unitetit, të harmonisë, të besës dhe të paqes për komb, për atdhe , për kulturë dhe për qytetërim, duhet mbrojmë, ta afirmojmë dhe ta avancojmë në shkallën më të lartë qytetëruese. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine a bindjeje politike dhe religjioze, sepse, edhe pse kemi tri religjione, që me shekuj kanë dëshmuar ekumenizmin, vllazërimin, bashkimin dhe paqen mes tyre, jemi një trup i pandashëm (histori, gjuhë, gjak, komb, atdhe, flamur, kulturë dhe qytetërim).

Të mos keqinterpretohet Vaso P. Shkodrani me “parullat patriotike” bolshevike komuniste allasllave

-Maksima patriotike e Vaso Pashë Shkodranit: “Mos shikoni kisha dhe xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”, nuk duhet keqkuptuar dhe keqinterpretuar, se gjoja për të qenë patriot, shqiptarët, duhet të braktisin e fetë e tyre. Përkundrazi, Vaso Pasha , me kohë ka tërhequr vërjtjen, që shqiptarët e tri besimeve(myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), të mos e shikojnë syshtrembër njëri-tjetrin, duke shkuar nëpër kisha dhe xhamia, se kemi një gjak, një gjuhë, një komb dhe një atdhe të përbashkët. Ky është mesazhi fetar, kombëtar, patriotik dhe atdhetar i Vaso Pashë Shkodranit. Me një fjalë, ai nuk ka apeluar, që shqiptarët të zhvishen nga fetë e tyre ekzistuese.

Mjerisht dhe fatkeqësisht me këto parulla ateiste sllavo-komuniste, mercenarët, shpifësit, gënjeshtarët dhe kuislingët shqipfolës të agjenturave të ndryshme në Ballkan, qe më se 30 vjet po luftojnë, që t’i indoktrinojnë shqiptarët, me qëllim që t’i fusin në grindje dhe në luftë vllavrasëse(myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), se gjoja për t’u bërë patriotë, duhet braktisur fenë?!

Mirëpo, as myslimanët, as katolikët e as ortodoksët nuk duhet ta gëlltisin këtë karrem të rrezikshëm antifetar, që shpie në katastrofën dhe në tragjedinë në përmasa mbarëkombëtare shqiptare.

Duhet të jemi largpamës dhe të mobilizuar në çdo çast, që ta ndëshkojmë dhe ta paralizojmë këtë të keqe kërcënuese të shemtuar dhe anticivilizuese, e cila është e paparanueshme dhe e dënueshme edhe nga Amerika, edhe nga Evropa Perëndimore, sepse asnjëra dhe as tjetra nuk ndihmojnë ato qarqe dhe banda mafioze antishqiptare, që propagandojnë dhe apelojnë shqiptarët, që të grinden dhe të luftojnë mes veti mbi bazën fetare. Përkundrazi, si Amerika, ashtu edhe Evropa Perëndimore bashkërisht i luftojnë këto dukuri negative shëmtuese, njësoj sikur çdo terrorizëm islamik në botë.

Ato forca të errëta retrograde dhe reaksionare shqipfolëse, që po luftojnë t’i fusin në grindje ndërfetare shqiptarët, pa dyshim se, do të luftohen nga Amerika dhe nga aleatët e asj evro-perëndimorë, njësoj, sikurse fashizmi, komunizmi, ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi islamik. Fundja, kot e kanë islamofobistët ateistë, që me shpifjet, me gënjeshtrat, me kërcënimet dhe me aksionet e tyre subversive propagandistike, t’i “disiplinojnë”, t’i frikësojnë, t’i njollosin dhe t’i shantazhojnë shqiptarët patriotë, nacionalistë dhe demokratë, që mbrojnë identitetin fetar, kombëtar dhe atdhetar të SHQIPËRISË ETNIKE.

Mirëpo, kot e kanë terroristët dhe islamofobistët fanatikë sllavo-bizantinë shqipfolës, se me veprimet primitive anticivilizuese, me moralizimet, me pafytyrësinë, me injorancën, me shpifjet, me gënjeshtrat, me ofendimet, me diktatin, me frikësimin dhe me kërcënimet e tyre, kurrë nuk do të mund t’ia arrijnë objektivit të tyre, që shqiptarët myslimanë, katolikë dhe të krishterë, t’i fusin në luftë vëllavrasëse, sepse ata me veprat e tyre kriminale antinjerëzore dhe antihumane, nuk janë as në rrugën e Zotit, as në rrugën e Kombit Shqiptar, as në rrugën e drejtësisë, as në rrugën e HUMANIZMIT dhe të DEMOKRACISË së AMERIKËS, e as të EVROPËS PERËNDIMORE.

Për më tepër, për t’I heshtur dhe neutralizuar terroristët dhe islamofobistët shqipfolës, duhet ngritur në këmbë të të gjithë shqiptarët (popull-shtet).Ndryshe, këto dy viruse të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikuara, do të prishin stabilitetin, sigurinë dhe paqen e të gjithë popujve në Ballkan, si dhe do të rrezikojnë mbarë Evropën e integruar dhe demokratike.

Të gjykohen terroristët, jo të akuzohen të gjithë shqiptarët e komunitetit mysliman, sepse nuk janë të gjithë terroristë!

Prandaj, si Serbia e Slobodan Milosheviqit, që UÇK-në dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës i denonconte si “terroristë” (për t’i fsheur gjurmët dhe viktimat e krimit të saj terrorist dhe gjenocidal në Kosovë dhe jashtë Kosove në Serbi), ashtu edhe shpifësit dhe akuzuesit islamofobistë, duhet ta mbyllin gojën njëherë e përgjithmonë nga akuzat e tyre të rreme dhe të ndyra, se gjoja “të gjithë shqoptarët myslimanë janë terroristë”, sepse të gjithë shqiptarët nuk janë terroristë!

Pra, të gjithë islamofobositët filoserbë e sllavë etj., duhet ta kenë të qartë se Amerika dhe Evropa Perëndimore nuk janë luftë me të gjithë shqiptarët myslimanë në Ballkan dhe në diasporë, as me të gjithë botën islame, por vetëm terroristët dhe me kriminelët e ndryshëm, që po e shkatërrojnë botën me krimet e tyre terroriste barbarike.

Mirëpo, për krimet e tilla antinjerëzore dhe antihumane, terroristët, ekstremistët dhe mbështetësit e tyre, nuk do të kenë asnjë shans, që të amnistohen dhe të fshihen as në Ballkan, as në Evropë , dhe në asnjë vend të botës.

Këtë luftë të pakompromis e ka deklaruar botërisht edhe ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, duke nënvizuar se ne nuk jemi në luftë me botën islame, por me terroristët islamikë: “We are not at war with Islam. We are at war with people who have perverted Islam. Muslim leaders need to do more to discredit the notion that our nations are determined to suppress Islam.” 


Sa më sipër, të gjithë islamofobistët shqipfolës, të mbajnë parasysh mesazhin e deklaratës së theksuar zyrtare të ish-Presidentit amerikan, Barack Obama. Ndryshe, do të bijnë vetë në kurthin, që kanë kurdisur kundër shqiptarëve myslimanë si brenda, ashtu edhe jashtë Ballkanit.

Pra, ashtu siç ka theksuar me të drejtë Barack Obama, duhet të luftohet ekstremizmi, radikalizmi, fundamentalzimi dhe terrorizmi islamik, jo religjioni i tërë botës islame.

-Ata që e respektojnë humanizmin, fenë, kombin, atdheun dhe shtetin, dhe që luftojnë kundër terrorizmit islamik, pa dyshim se kanë mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve të saj evropiano-perëndimorë.

Ndërkaq, ata të pafetë, komunistët dhe ateistët kursesi nuk mund të jenë patriotë, kombëtarë dhe atëdhetarë, sepse feja, kombi dhe atdheu i tyre është proletariati ndërkombëtar komunist, e gjithë bota proletare e Vladimir i. Leninit, është e tyre, jo kombi dhe atdheu ku kanë lindur.- Kjo është “vetëdija e bagëtisë proletare” shqipfolëse dhe e aleatëve të tyre atesitë komunistë ndërkombëtarë.
Mirëpo, AMERIKA dhe EVROPA PERËNDIMORE kurrë nuk do të jenë në mbështetjen e tyre. Përkundrazi, janë në luftë të hapur me bartësit dhe me përçuesit e kësaj ideologjie komuniste shkatërrimtare sidomos për vendet dhe popujujt e vegjës, siç është populli shqiptar në Ballkan.

Terrorizmi shqipfolës, le të denoncohet me emër dhe me mbiemër, jo në formë kolektive përgjithësuese, siç po godasin islamofobistët e tërbuar shqipfolës së bashku me Serbinë dhe me sllavët e tjerë në Ballkan.

Sa më sipër, duhet mbajtur parasysh faktin se terrorizmi dhe islamofobizmi në hapësirat e Ballkanit kanë të njëjtin mision historik dhe politik-kompremetimin dhe shkatërrimin e fesë së mirëfilltë islame, si dhe futjen e “mishit të dhisë” mes shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Kjo është lufta ideologjike, politike, propagandistike, kriminale, palçkitëse, tregtare, ekonomike dhe mafioze, që ka bashkuar interesat profitabile materialiste të terroristëve dhe të islamofobistëve shqipfolës në rajonin ballkanik.

S’ka asnjë dilemë se, këto dukuri të shëmtuara të njerëzimit, duhet luftuar dhe denoncuar jo vetëm Bashkësia Islame e Kosovës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, por edhe të të institucionet dhe organet përkatëse shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe mbarë bota shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

Ambasasorja Sahatqija takim me komunitetin në New York

Related image

Nga Mimoza Dajçi Boletini




Në kuadrin e aktiviteteve të shumta që organizon Konsullata e Republikës së Kosovës në New York, kryesisht nga Ambasadorja Znj. Teuta Sahatqija, u zhvillua edhe takimi i rradhës me përfaqësues të organizatave jo qeveritare që veprojnë në New York e më gjerë.

Të pranishëm ishin Ambasadorja Sahatqija, Konsulli i Përgjithshëm Z. Fatmir Zajmi, Federata Pan Shqiptare "Vatra" përfaqësuar nga Z. Marjan Cubi, Organizata e Gruas "The Women's Organization "Hope & Peace" me përfaqësuese Znj. Mimoza Dajçi, Z. Ismer Mjeku nga Agjensia "Albanian Yellow Pages", ish Drejtori ekzekutiv i KKSHA Z. Avni Mustafa, Z. Marko Kepi nga Organizata "Rrënjët Shqiptare", Organizata "Shokë Klase Përgjithmonë" ku të ftuara ishin Presidentja Zj. Lendita Hoxha dhe Besjana Hoxha.


 Pjesëmarrës gjithashtu ishin titullarë të tjerë të Konsullatës së Kosovës në New York dhe mjeku nga Tirana, ardhur për specializim në SHBA, ish i persekutuari politikë nga rregjimi komunist në Shqipëri Z. Ked Fortuzi.

Fjalën e hapjes e mbajti Ambasadorja Znj. Teuta Sahatqija, e cila si fillim falenderoi të pranishmit dhe parashtroi pikat për diskutim, ku ndër më kryesoret ishin: Pjesëmarrja e diasporës shqiptare në votime (nëpërmjet postës elektronike) për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017 që do të mbahen në Kosovë. Investimet e mundshme të biznesmenëve shqiptarë apo individëve të ndryshëm nga SHBA në Kosovë, ndjekja e studimeve Degree Programs (RIT) dipllomë amerikane që njihet jo vetëm në Kosovë, por edhe në disa shtete të tjera të botës, shkollimi sezonal universitar veror në Kosovë. Paisja me pasaportë të Republikës së Kosovës apo çdo lloj dokumenti indentifikues për shtetasit kosovar, ku përfshihen të gjitha veprimet konsullore.

Një pikë tjetër që Ambasadorja Sahatqija u ndal ishte edhe angazhimi i Konsullatës së Republikës së Kosovës me OJQ shqiptare - amerikane si partner i përbashkët në Festimet e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Rreth temave që u prezantuan, në diskutim u përfshinë të gjithë pjesëmarrësit, ku çdo njeri paraqiti idetë, opsionet dhe mundësitë për angazhim, si dhe u la që në takimin e arrdhshëm të dilet me plane dhe ide të qarta se si mund të ecet më tej veçanerisht për parapregatitjet e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga makineria kriminale serbe e Millosheviçit.

Konsulli i Përgjithshëm Z. Fatmir Zajmi njoftoi se dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës mes një fondi të përbashkët ishin të gatshme për të investuar në New York me një "Projekt Pilot" për ngritjen e një Qendre Kulturore Shqiptare .

Takimi kaloi miqësor e i përzëmërt në një nga ambjentet e Selisë së Konsullatës së Republikës së Kosovës në Manhattan, ku për mysafirët nuk mungoi, çaji, kafja dhe frutat e stinës.

Manhattan, korrik 2017

Me eruditin e psikiatrisë ndërkombëtare-Akademik Prof.Dr.Skender Kodrën,mburret shqiptaria!

Image result for SKENDER KODRA

Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.

Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, reagoi menjëherë ndaj dhunës së përdorur dhe dënimeve me rastin “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm

NEW YORK : Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në reagimin e saj thotë se:" Dënimet dragoniane, dhuna e përdorur dhe diskriminimi klasik, i shtetit Maqedonas, deri tek vrasjet brutale, ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, në këtë shtet, si dhe rasti “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, mendojmë se i ka ngjallur indinjat dhe ka detyruar të rinjët shqiptarë, të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, të çohen fuqishëm dhe të dënojnë këto veprime që janë në kundërshtim me te gjitha normat, e kartat ndërkombëtare, për lirit e të drejtat e njeriut kudo në botë".

Prandaj thotë kjo akademi përballja me të vërtetën, heqja dorë nga paragjykimi, dhe gjykimet e montuara ndaj popullit shqiptarë, si në kohën e Millosheviqit, do t’u bënte mirë edhe politikave e politikanëve të Shkupit, dhe, vet kryeministrit maqedonas Nikolla Gurevskit, për një Maqedoni europiane dhe e integruar në të gjitha strukturat euro -atlantike, natyrishtë së bashku me Shqipëtarët.

Ndërsa, reagimi ynë që vjen nga SHBA, dhe protestat e shqiptarëve në Shkup, Strugë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër, patjetër, që janë një e drejtë themelore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata janë, në Kosovë, Bujanovc, Medvegje, Preshevë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërinë.

Ne, thuhet në dekleratë kemi pasur një arsye e fortë, që na ka shqetësuar dhe indinjuar vazhdimisht për të mos heshtur dhe reaguar për t'u dalur në krah të shqiptarëve të Maqedonisë, edhe her të tjera, prej se kur kemi dalur në emigracion, dhe ashtu siç ishte edhe rasti më i fundit ai i Enciklopedisë famëkeqe të ideuar nga akademikët ultranacionalist sllavo-maqedonas.

Megjithatë, thuhet në dekleratën e kësaj akademie me bazë në New York, ne mendojmë se për një familje shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë, ajo çfarë po ndodh sot në Shkup, është një dhimbje e madhe dhe një e drejtë për të protestuar në mënyrë paqësore për botën e qyteruar, ndërsa këto ngjarje, provokuar nga dënimet të shqiptarëve për rastin “Monstra” ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, dhe dhuna e përdorur gjatë këtyre ditëve ndaj protestuesve do të mbeten një turp i madh, për Shkupin, dhe botën e qyteruar - kur sheh se qytetarët e një vendi me tradita e zakone të hershme, kulturë e histori perendimore, të trajtohen dhe diskreminohen si qytetar të dorës së fundit, pikërishtë, në zemër të Europës dhe shekullin e XXI-.

Me këtë rast Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof.Dr. Skender Kodra në dekleratë, thotë "Në emër të kësaj akadmie, dua t’ju falenderoj të gjithëve shqiptarët për pjesmarjjen e tyre në këto protesta dhe dëshirojë e lusë qytetarët, që ato të jenë paqësore dhe dhe të mos bien viktima të ndikimeve të çfarë do lloji qofshin ato, dhe që ia prishin dhe dëmtojnë imazhin e shqiptarëve. Është, një kenaqësi e veçantë që të bashkojmë zërin tonë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kundër diskriminimit, kundër , dhunës, vrasjeve dhe dënimeve të motuara siç është edhe rasti Monstra,".

Në fund të kësaj deklerate Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, thotë se beson që SHBA së pari si mik i madh i shqiptarëve por dhe BE, me rolin e tyre do të afrojnë një zgjidhje të këtij problemi si një garanci shumë të madhe ndër popullsinë shqiptare, e cila ka të vetmën shpresë dhe të vetmën mbrojtje, me sy nga Washingtoni dhe Brukseli .

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.
Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.

Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-
Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...