Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/07/25

Diversionet antishqiptare të Mustafa Nanos!


Prof.Dr. Enver Bytyçi 


Mustafa Nano duket se ka vendosur të bëhet interesant. I ardhur vetë pas vitit 1992 nga Skrapari në Tiranë i pyet tironsit se si kanë ndikuar këta të ardhurit nga veriu për psikologjinë e tironsave?!

Dhe e bën thjesht për diversion, për të acaruar një marrëdhënie ashtu ende të brishtë midis shqiptarëve që pas shembjes së komunizmit erdhën në Tiranë e rrethinat e saj me vendasit! E bën gjithashtu për të vënë në konflikt pjesën jugore të vendit të ardhur në Tiranë sipas një plani strategjik të regjimit diktatorial komunist, me këtë pjesë veriore të ardhur në kryeqytet me shumë vështirësi, pa ndihmën e përkujdesjen e shtetit. Pra, Muç Nano na shfaqet si kredoja e këtij konflikti!

Ky diversion i pastër antishqiptar erdhi pas deklaratave të tij të bujshme kundër “myslimanëve”, duke u vetëshpallur thjesht për modë si ateist. Jam i bindur se ndërgjegja e tij është një përzierje ndjesish dhe besimesh nga paganizmi deri te ateizmi. Por me qëllim provokimin e shoqërisë shqiptare ai i përmbahet tezës se “është ateist” dhe refuzon të respektojë besimin e shqiptarëve, sidomos të atyre që janë besimtarë të islamit. Por as në rastin e parë, as në këtë të fundit nuk mundi të bëhet interesant.

Prandaj vendosi të shkojë diku më larg. Të shpallë se Skënderbeu më shumë ishte i krishterë sesa shqiptar dhe se shqiptarizmi i tij ishte i diskutueshëm, sepse nënën e kishte me origjinë serbe. Ndërsa kur pa se mediat serbe nuk u morën me këtë tezë të tijën, atëherë u ç’vendos nga mesjeta në kohën e sotme dhe nga Kruja në Cetinjë. Muçi hodhi “bombën”, tha se “malazezët nuk janë malazezë, por janë serbë”?!

Kësisoj kemi të bëjmë me një të ashtuquajtur analist e publicist, i cili është vënë në kërkim të famës. Një famë e një lloji të veçantë, përmes egos së çmendur njerëzore, e cila realizohet nga ana e tij përmes fantazisë, llogaritjeve për reklamë, në shërbim të qarqeve antishqiptare, në rastin konkret të serbëve. Nuk ndalet derisa të rrëmbejë vëmendjen e Beogradit e më pas të Moskës!

Një ego që realizohet përmes vetëofrimit për të shërbyer, për të zënë vend në media dhe për t’u rënë sy qarqeve të interesuara për shërbime të tilla! Sepse Mustafa Nano nuk na ofron asnjë studim për origjinën ose përkatësinë e Skënderbeut as edhe të njerëzve të tij, nuk ka realizuar asnjë studim dhe kërkim shkencor për etninë e malazezëve, nuk ka asnjë të dhënë për lëvizjet demografike, migracionin, ose rrethanat e kushtet në të cilat është kryer ai. Pra, gjithçka që thotë Mustafa Nano është pjellë e “logjikës” së tij pa logjikë dhe realizohet thjesht për të provokuar.

Megjithatë provokimet e Mustafa Nanos nuk janë pa ndikim, sidomos në rastin e deklaratës së tij për përkatësinë etnike të malazezëve. Është një tezë e pastër e Beogradit. Madje edhe në Beograd bartësit e kësaj teze hedhin hipoteza, nuk i përmbahen strikt filozofisë sipas së cilës “malazezët janë serbë”! Ndërsa Muçi thjesht është informuar mediatikisht për këtë lloj teze nacionaliste të përpunuar nga Kisha dhe Akademia e Serbisë dhe provokon me “origjinën serbe” të etnisë malazeze. Me këtë rast ai mbron gjithashtu “të drejtën e opozitës në Mal të Zi, të Beogradit e të Moskës”, për të penguar orientimin atlantik të Podgoricës.

Është i njohur fakti se opozita në Mal të Zi është kryesisht opozitë e pakicës serbe në këtë vend. Serbët në Mal të Zi përbëjnë 33 për qind të popullsisë, ndërkohë që malazezët 43 për qind, myslimanët e Sanxhakut 16 për qind dhe shqiptarët 7 për qind. Mali i Zi u pavarësua më 2006-ën me vetëm 55.4 për qind të votave të qytetarëve të këtij vendi, sepse serbët në këtë vend ishin kundër pavarësisë.

Ata përfaqësohen nga partia më e madhe opozitare, e cila vitin e kaluar në prag të anëtarësimit në NATO organizoi protesta të fuqishme e të dhunshme kundër qeverisë properëndimore të Podgoricës. Madje ishte mbështetja kryesore e projektit dhe akteve monstruoze të Rusisë për të realizuar një grusht shteti me vrasje e akte terrori në kryeqytetin malazez.

Sigurisht që Mustafa Nano i njeh këto zhvillime në Mal të Zi dhe me qëllim vetëofrohet e vetëshërbehet si antishqiptar e antiperëndimor kur popullsinë e këtij vendi e shpall pa asnjë provë, pa asnjë dokument, pa asnjë fakt si “popullsi serbe”! Mesazhi i tij është i qartë: - Pavarësia e Malit të Zi është jolegjitime, e padrejtë dhe orientimi properëndimor dhe proatlantik i qeverisë malazeze është gjithashtu i gabuar! Ai nuk I referohet së paku Milan Shuflajt, sepse nëse do t’i referohej atij do të thoshte se së paku gjysma e popullsisë së Malit të Zi ka origjinë shqiptare! Por kjo nuk i intereson Muçit. Është jashtë kornizave të shërbimeve të tij antishqiptare., sepse një shërbim pro së vërtetës e njëkohësisht proshqiptare nuk i sjell as famë, as para!

Ndërkohë besohet se Mustafa Nano i lanson të tilla teza edhe si i përkëdheluri i pushtetit në Tiranë. Nuk dua të them se dikush i fuqishëm, me lidhje të ngushta me Beogradin, e mbështet tezën e tij antishqiptare për të nxit konflikt brenda vendit dhe midis një vendi fqinj me një vend tjetër ballkanik. Por gjithashtu nuk besoj se Mustafa Nano i vetëm kërkon të ndezë fitila tritoli në Shqipëri e në rajon! Megjithatë jam i bindur se ai po luan një lojë të rrezikshme, fundin e së cilës nuk e sheh as vetë!

Spartak Ngjela e quajti islamik të paguar nga Beogradi, reagon Mustafa Nano: Je idiot, e ke trurin sa një gogël


nano-ngjela
Shumë veta po shprehen kundër jush, ç’mendoni ju për gjithë këtë?

Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë.

Duket se shumë veta janë lënduar e provokuar, sidomos nga “nëna serbe e Skënderbeut”…

Lënduar? Unë nuk e pranoj konceptin e të lënduarit prej një opinioni a një qëndrimi. Është një koncept mesjetar. Kjo është një çmenduri që ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva.

Ju nuk gjeni asgjë racionale në kritikat që janë bërë?

Ju i quani kritika? Ky është një tërbim.

Ju vijoni t’i qëndroni mendimit tuaj?

Sigurisht që po. (Nano qesh).

Pse qeshni?

Sepse e gjitha kjo është surreale. E dini çfarë ka ndodhur? Isha duke bërë një bisedë me disa maturantë e studentë në Vlorë. As që e dija që po regjistrohej, por në këtë rrethanë jam i lumtur që është regjistruar. E midis të tjerash, në fund, u thashë atyre diçka lidhur me identitetin tonë të lëvizshëm në kohë. Për ta ilustruar, u thashë se në shekullin XV, identiteti fetar ishte më i rëndësishëm se ai etnik, se martesat mes sllavëve e shqiptarëve nuk ishin një gjë e pazakontë, madje mes feudalëve e aristokratëve ishte një gjë e kërkuar, me synimin për të fuqizuar pushtetin e ndikimin, se Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë sesa shqiptar, dhe se e ëma e heroit tonë nacional ka qenë me origjinë sllave.

Po jeni ju në gjendje ta provoni këtë të fundit?

Nuk është ky momenti e vendi për të ma kërkuar këtë. Dhe nuk është fare kjo çështja.

Po cila është?

Shikoni, I will give you the benefit of the doubt, d.m.th. po e zë se unë e kam gabim, se unë ia kam futur kot, se unë po spekuloj. Por lind pyetja: Ç’ka për t’u tërbuar në këtë mes? Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me “shkjetë”. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë e mëdhenj të historisë sonë? Duhet te themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?

Një pyetje të fundit: Cili reagim ju ka bërë përshtypje më shumë?

Ka qenë i gjithë kori. Më saktë, mentaliteti i tifozërisë së këtij kori. Më është dukur këto ditë sikur i kisha te dera e shtëpisë, duke më klithur, “për inatin tim”: O sa mirë me qenë shqiptar! Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës “sllav”, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik (në këtë pikë më ngjajnë me ata besimtarët fanatikë që elektrizohen kur u përqeshet profeti), që të revoltuar ia bëjnë “mjaft, mjaft, mjaft”, apo që në alarm bëjnë pyetjen “pse, pse, pse”. Më janë dikur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që s’e pati për gjë të më bënte islamik të paguar!!!! E dini? Mua më duket e pabesueshme kjo dalldi e këtyre njerëzve. Shpresoj t’u vijë turp një ditë. Jo që m’u vërsulën mua, por që e treguan faqe botës se ma kanë trurin sa një gogël.

Zhurma që shkaktoi Muç Nano : Skënderbeu me nënë serbe

Një deklaratë e publicistit dhe gazetarit Mustafa Nano, si i ftuar special në shkollën verore të lidershipit, që UET organizoi pak ditë më parë në Vlorë, ka shkaktuar prej disa ditësh një zhurmë mes studiuesive, intelektualëve dhe historianëve…Çështja është historike, kur Muç Nano ka thënë ndër të tjera para studentëve të UET dhe maturantëve se: Skëndërbeu është më shumë i krishterë se shqiptar. Nënën e kishte sllave.

Një deklaratë e publicistit dhe gazetarit Mustafa Nano, si i ftuar special në shkollën verore të lidershipit, që UET organizoi pak ditë më parë në Vlorë, ka shkaktuar prej disa ditësh një zhurmë mes studiuesive, intelektualëve dhe historianëve…





Çështja është historike, kur Muç Nano ka thënë ndër të tjera para studentëve të UET dhe maturantëve se: Skëndërbeu është më shumë i krishterë se shqiptar. Nënën e kishte sllave.

Nuk është hera e parë që Nano tërheq vëmendje masive përmes shkrimeve të tij, apo librave publicisitike, siç është edhe rasti i fundit i botimit “Sandwich. A është mirë me qenë shqiptar?”, botimet UET-Press, promovuar pak ditë më parë në mjediset e UET.

Një gazetar karizmatik Muçi ka krijuar një idividualitet që realizon në natyrën e tij qëllimin e pastër të nxitjes së debatit duke u shndërruar pothuaj në një fenomen mediatik. Ky rast ka ndodhur pas takimit me studentët në Vlorë.

Nano i pyetur për botimin e tij të fundit, është ndalur në çështje të etnisë dhe identitetit shqiptar, si një nga temat e tij më të preferuar, ku jo pak herë ka nxitur përplasje. Ndër të tjera gazetari është shprehur: “…në shek. XIV etnia, identiteti kombëtar, nuk ka qenë shumë i rëndësishëm. Ne themi që Skënderbeu ka qenë i joni, shqiptar, ai më shumë ka qenë i krishterë kur u bë i famshëm sesa shqiptar. Ai nënën e ka pasur sllave, etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë, martesat mes shqiptarëve dhe serbëve bëheshin pa problem. Këtu një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, ka një kimi të munguar, këtu për mua thonë një gënjeshtër të madhe. Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve dhe shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindi nacionalizmi ballkanik, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin”.

Ndërsa reagimit të mënjerëshëm në rrjetet sociale të mjaft personazheve të njohur të jetës publike e intelekuale shqiptar, Mustafa Nano u është përgjigjur në gazetën “Mapo”, të ditës së hënë, në shkrimin me titull: “Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar?”.

Aty Nano ka marrë në konsideratë faktin se nuk është hera e parë që del në dritë kjo çështje, sidomos pas vitit ’90-të.

Analisti nuk e lëshon anësimin në tezën e tij, se po thotë një të vërtetë: Nëna e Skëndërbeut ka qenë serbe, një tezë që sipas tij mbrohet nga të gjithë studiuesit tanimë.

Nano rikthen këtë çështje ku mes të tjerave pohon se: “Të kuptohemi, fakti që Skënderbeu ka pasur nënën serbe nuk do të thotë se Skënderbeu ka qenë serb, apo se serbët kanë të drejtë të pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Jo, Skënderbeu është shqiptar. Çështja e origjinës së Skënderbeut është një muhabet i mbyllur, tanimë. Edhe vetë serbët e kanë pranuar, pavarësisht ndonjë zëri që është dëgjuar, apo ende dëgjohet, se Skënderbeu është i tyre. Të shumtët e studiuesve serbë (ata të huaj, po se po) janë pajtuar pa një, pa dy me faktin që Skënderbeu është i shqiptarëve”.

Nano e ka quajtur histeri gjithë zhurmën që ka lindur përmes mediave rreth frazës së tij, gjatë bisedës me studentë të UET, dhe maturantë në Vlorë, një debat që vjen pas botimit të librit që lidhen me çështje të ndryshme të historisë së Shqipërisë, ku merret edhe me origjinën e Skënderbeut (është fjala për Sandwich-in).

Por as ky tekst botuar një ditë më “Mapo” nuk ka qetësuar ndjeshmërinë e mjaft intelektualëve të cilët prej dy tre ditësh kanë reaguar duke iu kundërvënë tezave të autorit të librit të “Sandwich-it”.

Një prej tyre, përfshirë në këtë debat, duke e kundërshtuar, është Artan Shkreli i cili e ka quajtur këtë një tezë sllave.

Në rrjetin e tij social, Shkreli shkruan: “Përpiqen të argumentojnë, e s’ja gjej dot arsyen e arsyes, por nuk mbërrijnë të nxjerrin askund se Vojsava Kastrioti ishte sllave (madje shkojne deri aty sa në emër te neo-internacionalizmit ballkanik të deklarojne se ishte serbe). Jepen si argument emrat ortodoksë (jo etnike: që mund t’i ketë kushdo serb, arbër, grek a bullgar) kundrejt atyre arbërore (etnike: si Ghin, Ghon, Deda, etj. që normal janë shumë të paktë) dhe luajne pa kokëçarje me një marifet të tillë fëminor. Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave; thjesht është i pari që e ze n’gojë si të bijën e princit të Tribaleve… kaq.

Më pas është Gjon Muzaka i cili e përmend i pari me emër e mbiemër si Vojsava Tribalda e cila vinte nga një derë e fisme, por pa ndaluar në përkatësinë etnike të saj, sikurse dhe Barleti, pasi edhe për të nuk paraqiste ndonje veçanti. E ndërkaq, është po Muzaka që në “Kronikën” e tij, kur flet eper Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ema, e quan atë markez të Tribaldëve; të një gjindjeje pra minimalisht me përzjerje të fortë arbërorësh.

E sikur kaq të mos mjaftonte, G. Von Hahn në “Studimet” e tij, në dijeni të shtesës gjenealogjike të Kostandin Muzakës, i mëshon faktit se Vojsava, bijë e fisnikut Monçini e zot i Pollogut, është me gjak nga të Muzakajve – gjë që mbështetet edhe nga Babingeri.

Historitë dhe historianët e mëpasshëm, nën frymën e ndihmës që u jepeshin popujve sllave për shkeputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idetë pansllaviste por pa filtrin e nevojshëm kritik, e ndofta pa dashje, në kurriz të një populli që ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zotërinjtë sllave u zhdukën si kripa në ujë nga territoret arbërore pas vdekjes së S. Dushanit. Në rrëmujen që pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Araniteve etj në atë zonë, është sot vështirësisht e ndjekeshme, sikundër edhe ajo e vijimësisë aty të pushteteve të Brankoviçeve apo bujareve bullgare (fundi i shek XIV)….”

Duke kundërshtuar tezën e Nanos, një tjetër publicist, Ardian Ndreca ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social të facebook: “A mund të ketë Muq Nano teza historike? As për historinë e katundit të vet…Ky asht nji mjeran që ka nevojë me ja lakue emnin e asgja ma tepër. Me mësue historinë prej Muqit asht si me i kërkue leksione financet Sudes”.

Një tjetër zë i fortë kundërshtues, dje në gazetën “Dita”, shkrimtari dhe arkeologu Moikom Zeqo është shprehur i indinjuar, me shkrimin e tij me titull: Mustafa, lërë të qetë Skëndërbeun”, një replikë ndaj Nanos për të njëjtën arsye, duke quajtur tezën se nëna e Skënderbeut ishte sllave, një marrëzi diletantësh narcistë me dituri sipërfaqësore.

Zeqo në replikën e tij ka sjellë një version të historisë se cila ishte realisht nëna e heroit kombëtar, historinë e Vojsava Tribaldës, bija e sundimtarit të Pollogut, trevë midis Gostivarit dhe Tetovës. Dhe pas këtij sqarimi Zeqo ka lëshuar apelin: Mjaft më, lëreni të qetë të patjetërsueshëm.

“Të thuash se Skënderbeu ishte më shumë “i krishterë, sesa shqiptar”, është gjithashtu një nonsense logjik. Përcaktimi i krishterë është multinacional, joetnik, por ndërkohë italianët, shqiptarët, spanjollët, sllavët, bizantinët etj ishin etnicitete të ndryshme, të ravizuara shumë qartë, të profilizuar si kombe të mëvetshëm, që në Mesjetë, siç e ka vënë në dukje për tërë Evropën, mjeshtri i shkëlqyer i Mesjetës, dijetari farncez Jacques Le Goff”.

Budallallëku i mediave serbe: Inati i medieve serbe ndaj shqiptarëve, kalon kufijtë. Këtë herë ata flasin për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.



“Njerëzit dhe historianët serbë kanë lënë në hije heronjtë e tyre, të cilët janë duke rënë në errësirën e harresës ose thjesht janë përvetësuar nga kombet e tjera”, shkruan gazeta Kurir, duke mos lënë pas edhe akuzuat e ofendimet ndaj historianëve shqiptarë.

“Kurir” shkruan se shqiptarët janë një komb pa origjinë.

“Historiani anglez Eduard Gibbon në librin e tij ‘Historia e venitjes dhe rënies së Perandorisë Romake’ e vitit 1788, në mënyrë të qartë ka shkruar se Kastriotiq e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviqëve të Zetës. Populli dhe historianët serbë e kanë pasur të lehtë të hedhin poshtë kalorësit dhe heronjtë serbë. Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviq Kastriotiq, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar si heroin e tyre kombëtar. Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar”, shkruan Kurir, transmeton “shekulli”.

Duke i cilësuar shqiptarët me emrin “arnautë”, Kurir shkuan se populli jonë ka bërë propagandë për figurën e heroit, duke e bërë të mundur përvetësimin e tij.

“Në mungesë të heronjve të tyre mesjetarë dhe kombëtarë, arnautët zbuluan Skënderbeun. Në vitin 1898 Naim Frashëri botoi një libër me titull ‘Historia e Skënderbeut’, ku deklarohet se ai është heroi më i madh i të gjitha kohërave, duke injoruar faktin se ai ka luftuar kundër myslimanëve”, shkruan Kurir.

“Skënderbeu nuk është thjesht kalorës serb, por historianët tanë hoqën dorë lehtë duke e harruar atë. Arnautët e kuptuan se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimore e të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër të madhe duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në

Hulumtimi i historianit serb, Skënderbeu ishte me prejaradhje serbe

Hulumtimi i historianit serb, Skënderbeu ishte me prejaradhje serbe
Skënderbeu ishte serb historia moderne zbulon të vërtetën në lidhje me origjinën Gjergj Kastriotit! Kështu nis shkrimi në të përditshmen serbe, Kurir, i cili i referohet një hulumtimi të një historiani serb, i cili gjoja e ka vërtetuar prejardhjen e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të cilit thuhet se ai është një serb!, transmeton Indeksonline.


Historiani serb Predrag Petroviq, ka publikuar hulumtimin e tij disa vjeçar për heronjtë e shekullit 15, në të cilin thuhet se Gjergj Kastriot Skënderbeu është me prejardhje serbe dhe jo shqiptare siç thuhet në librat e Historisë!

Në këtë hulumtim personaliteti i Skënderbeut, përshkruhet si shumë i rëndësishme për historinë e rezistencës kundër pushtuesve otomanë në Ballkan.

Në këtë hulumtim cilësohet si e gabuar perceptimi se ishte shqiptar dhe krijues i kombit shqiptar. Karakteri i tij prej luftëtari kundër osmanëve është interpretuar gabimisht, si një luftëtarë për ruajtjen e vetëm të kombit shqiptar dhe personaliteti i tij është paraqitur si simbol kombëtar i shqiptar duke kontribuar në krijimin e kombit shqiptar dhe se si ai kishte ringjallur dhe bashkuar kryengritjen shqiptare kundër turqve.

Paragjykimet e historiografisë serbe: «Skënderbeu është serb»


Olivera MILOSAVLEVIQ

«Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […] Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve , duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […] Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava» (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si «armiqtë» më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e «karakterit» të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e «lindur» të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i «tipareve», «primitivizmit» dhe «grabitjes» së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në «karakter». Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: «Shqiptarët i urrejnë serbët»: ata kanë veti specifike në «karakter» nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy «vetitë» e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
«Shqiptarët i urrejnë serbët»
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët «gjenocid», «shtypje», «plaçkitje», «dhunim», andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të «gjenocidit të planifikuar» ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë «gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb», derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe «dëbimin e serbëve nga toka e tyre», si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe «dhunë brutale».
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi por edhe të një «plani për shkatërrimin e tij fizik». Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si «agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste», qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb «me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike», dhe «ta përvetësojnë tokën serbe» që «me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb». Sipas Bogdanoviq, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhiq „arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët «ua turrin» serbëve «që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër». Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me «vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm» (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është «mjegull arkeologjike» me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për «gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm». Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. «Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem» (Mladenoviq, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në «nxitjen» e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86). Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: «Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë», duke theksuar në veçanti «se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë «manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi», duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, «frymës primitive fisnore» dhe «frymës myslimane» (Jevtiq, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanoviq, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila «ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë». Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend «natyrën e egër të arbanasve», «fuqinë fantastike për riprodhim», «urrejtjen çnjerëzore», «orgji të përgjakshme» (N. Samarxhiq, 1990:56, 60). Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty «arnautët», mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë «në gjak». Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit «carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje» të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare «i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë». Analiza e ngjarjeve historike si «kthimi i borxheve» këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë «nuk kanë qenë adhurues të regjimit», megjithatë Joviçiq konstaton «se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk». Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, «pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet».
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) «sipas mendimeve të ndryshme» është dashur që në vitin 1945 «ta vendosin në një karantinë të veçantë» ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë «armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve», janë bartës të «shovinizmit dhe racizmit agresiv», që dëshmon për «pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi». Ata ndiejnë «urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve», e «sjelljen e tyre gjenocidale» e kanë «punë shekullore». Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Avazi i autorëve bashkëkohorë
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për «inferioritetin historik të shqiptarëve» (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për «gjenocidin e hapur ndaj popullit serb», për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur «plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam» (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë «në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase» (Batakoviq, 1991:38); për «bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe», ashtu siç ka qenë «gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese» (Jevtiq, 1992:542). Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve «serbo-shqiptare», sot thuhet se «paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike», që është në natyrën «e organizimit primitiv fisnor» (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë «më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste» (Qosiq, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si «armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë» (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur «thika, pluhur dhe plumb» (Bdin, 1903:15). Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si «kundërshtarët më të flaktë të serbëve» (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), «armiqtë e serbëve» (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se «serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: » (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143).
Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare.

Mesazh i klerikut mysliman, Fethullah Gylenit në përvjetorin e përpjekjes për grusht shteti në Turqi



Kjo e shtunë është një kohë e trishtë për historinë e Turqisë, sepse shënon kalimin e plot një viti që prej tentativës së urryer për grusht shteti, e cila shkaktoi që të humbnin jetën qindra njerëz e të plagoseshin me mijëra të tjerë. Me këtë rast, dua të ripërmend edhe njëherë dënimin tij ndaj këtij puçi të pajustifikueshëm dhe gjithë ata që morën pjesë, duke u shprehur ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe të dashurve të atyre njerëzve të pafajshëm që u prekën prej kësaj tragjedie të tmerrshme.
Fatkeqësisht, menjëherë pas këtij incidenti me përmasa tragjike është bërë çdo lloj përpjekjeje për t’ua nxirë jetën sa e sa njerëzve të pafajshëm. Ata janë larguar padrejtësisht nga vendet e tyre të punës, të tjerë janë arrestuar, burgosur, madje edhe torturuar – të gjitha këto kanë ndodhur nën direktivat e qeverisë. Atyre po u privohet çdo lloj mundësie për të jetuar, duke ua shkelur krejtësisht, si dinjitetin, ashtu edhe çdo e drejtë njerëzore, në një mënyrë që tregon se gjithçka po zhvillohet si një gjueti shtrigash për të eleminuar çdokënd që shfaqet jobesnik ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe regjimit të tij.
Ky vit ka qenë shumë i pakursyer ndaj meje, duke qenë se me qindramijëra qytetarë turq të pafajshëm po ndëshkohen mizorisht vetëm e vetëm sepse qeveria vendos se ata janë “të lidhur” në një mënyrë apo një tjetër me mua apo Lëvizjen “Hizmet”; lidhje që konsiderohet menjëherë si krim. Të gjitha akuzat kundër meje, se kam qenë unë pas grushtit janë të pabazuara dhe tërësisht të motivuara nga pikëpamja politike. Sjellja e qeverisë me qytetarët e pafajshëm gjatë këtij viti po e shtyn Turqinë drejt kategorisë së shteteve me nivelet më të ulëta të demokracisë dhe ku shkelen, si parimi i shtetit të së drejtës, ashtu edhe të drejtat themelore të njeriut në botë. Sot, pas një viti, unë po e përsëris edhe njëherë thirrjen time për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar të pavarur hetimor që të hetojë me drejtësi se çfarë ndodhi natën e 15 korrikut të shkuar, duke bërë që shkaktarët e asaj çfarë ndodhi të nxirren përpara drejtësisë. Dua të shpreh edhe njëherë gatishmërinë që, nëse vendimi i këtij këshilli do të jetë kthimi im në Turqi, sepse jam unë fajtori, unë do të kthehem menjëherë.
Në vend që t’i kthejnë përgjigje pyetjes se përse kanë dështuar në përpjekjen e tyre për t’i bindur liderët botërorë se jam unë fajtori, liderët e Turqisë po e ushqejnë publikun në Turqi me gjithfarë teorish konspirative, të artikuluara pa kurrfarë dallimi në të gjitha organet e shtypit që kanë mbetur në vend, të cilat janë kthyer veçse në borizanë të propagandës së qeverisë. Për fat të keq, duke qenë se nuk ekziston asnjë lloj mundësie për të dëgjuar ndonjë narrativë tjetër veç kësaj, lidhur me incidentin e 15 korrikut, populli turk po garon në masë se kush ushqen dhe shpërndan më tepër mesazhe urrejtjeje. Shumë pak kanë mbetur që e kanë kuptuar ngjashmërinë mes flijimit të ndjekësve të kësaj lëvizjeje me flijimin e sa e sa grupimeve njerëzore prej regjimeve fashiste dhe komuniste gjatë shek. XX.
Demokracia, as mund të arrihet as mund të mbrohet përmes mjetesh të dhunshme. Largimi i liderëve politikë nuk mund të ndodhë kurrsesi përmes rrugës antidemokratike, edhe pse ata mund të jenë duke përndjekur qytetarët e tyre, duke u shkelur çdo të drejtë njerëzore. Edhe pse janë përndjekur e torturuar me të gjitha mënyrat e mundshme, ndjekësit e Lëvizjes “Hizmet” nuk kanë ngrituar as grushtin ndonjëherë kundër përndjekësve të tyre. Përkundrazi, ata janë duke kërkuar të drejtat e tyre përmes rrugësh të ligjshme e paqësore. Unë mendoj se kushdo që ka ende dyshime në qëndrimin e tyre kundër dhunës, gjithnjë në kërkim të paqes dhe mbizotërimit të ligjit, pavarësisht gjithë çka ndodhur gjithë këtë kohë, nuk mund të jetë veçse një i verbuar prej paragjykimeve.
Sërish unë kam shpresë se intelektualët turq do ta ngrenë zërin e tyre, duke u solidarizuar me të gjitha viktimat e kësaj përndjekjeje, dhe përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor do t’i rezistojnë trysnisë politike, duke u dhënë përparësi parimeve universale të drejtësisë. I lutem Zotit, sepse nuk ka më të Mëshirshëm se Ai, që ta ruajë atdheun tonë prej kësaj errësire mbizotëruese, duke na çuar drejt një atmosfere më të ngrohtë paqeje dhe qetësie shpirtërore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...