2017-07-28

Wall Street Journal/ Walter Russell Mead: Kriza e re në Ballkan dhe parashikimi për ‘Shqipërinë e Madhe’

Wall Street Journal/ Walter Russell Mead: Kriza e re në Ballkan dhe parashikimi për ‘Shqipërinë e Madhe’


Walter Russel Mead

Profesori i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, Walter Russel Mead, në një koment për “Wall Street Journal” ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian

“Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirëinformuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë.

Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po ‘ndezin tenxheren’. Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, Serbi dhe Shqipëri, për t’i ndihmuar ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit.

Qeveria serbe mori mbështetjen e Rusisë, që të mund të aneksonte pjesët më të mëdha të Bosnjes të populluara me serbë etnikë. Mbështetja turke, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe”, shkruan Russel Mead.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur. “Ky kurs i ngjarjeve megjithatë nuk ka gjasë të ndodhë.

Meqenëse disa nga territoret e pretenduara për Shqipërinë e Madhe janë në Serbi, dhe do të ishte e vështirë që dy vendet të bien dakord për një hartë të re.

Ekziston një realitet i rëndë i cili bazohet në shqetësimet e Gjermanisë. Ballkani po zhbllokohet, edhe Perëndimi tani duhet të shqetësohet më shumë për ndërhyrje ruse.

Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë pushtet në NATO dhe pavarësisht raporteve Turqi-Rusi, Erdogan po bashkëpunon ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin”, thuhet në komentin e profesorit të punëve të jashtme.

“Turqia dhe Rusia janë bashkuar nga kundërshtimi i tyre ndaj Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. Rusët jo vetë që e urrejnë NATO-n, por e shohin BE-në si pengesë ndaj rolit historik të fuqisë së Rusisë në Evropë. Turqia, po ashtu, është kthyer kundër Bashkimit Evropian, dhe po kërkon vepra kundër Gjermanisë dhe anëtarëve tjerë. Për Rusinë dhe Turqinë, aftësia për të shkaktuar probleme në Evropë dhe në Ballkan është me rrezik, dhe me kosto të vogël. Perspektiva e anëtarësimit në BE për vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja ka bërë më shumë se çdo gjë për ta ruajtur paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor. Çdo vend ballkanik do të ishte më tepër pjesë e BE-së, sesa aleat i Rusisë apo Turqisë”, thotë ai.

Profesori pretendon se vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohen në BE edhe për një periudhë më të gjatë.

“Por, shpresat për anëtarësim afatshkurtër në BE po veniten. Evropa po e humb Britaninë dhe ka pasur shumë kohë të menaxhojë marrëdhëniet me anëtarët si Hungaria dhe Polonia. 27 anëtarët e BE-së kanë pak dëshirë që të marrin shtetet ballkanike, të cilat do të prisnin ndihmë financiare nga BE-ja kur buxheti i kësaj të fundit pas Brexit tashmë do të zgjerohet.

Serbët dhe shqiptarët po sinjalizojnë se nëse Perëndimi largohet, ata do të orientohen më në lindje, dhe kjo do të thoshte një kalim në një agjendë nacionaliste me ndihmë ruse dhe turke”, thuhet në komentin e tij.

“A do të bëhet SHBA pjesë e lojës? Angazhimi në grindjet në Ballkan nuk është ideja e Donald Trump për politikën e zgjeruar.

Ashtu si presidenti Bill Clinton i cili luftoi dy vjet për të mbajtur SHBA-të jashtë luftërave të Jugosllavisë, Trump mund të jetë skeptik në ndërhyrjen dhe trajtimin e një raundi të ri për luftërat ballkanike, me ndjeshmërinë që Obama e shfaqi së fundi në Siri. Kjo do të ishte një gabim i rëndë.

Ndonëse grindjet në Ballkan janë të parëndësishme krahasuar me problemet më të mëdha në vende tjera, ajo që ndodhë në Ballkan nuk qëndron gjithmonë aty, dhe NATO dhe BE-ja mund të tronditen në thelb nga një raund tjetër gjakderdhjeje në Ballkan. Kriza ka potencial për të ripërcaktuar raportet SHBA-BE për dekada të tëra”, është shprehur profesori i Universitetit të Brandit.

“Evropianët argumentojnë se ka investime të vogla amerikane, dhe diplomacia aktive dhe ndërtimi i forcave amerikane në Kosovë do të mund të shkojnë më shumë.

Evropianët që shqetësohen për paqen në Ballkan duhet të mendojnë se si ta bindin Shtëpinë e Bardhë për tu angazhuar më shumë për këto çështje. Solidariteti i NATO-s, mbrojtja nga Rusia, mund të mos jenë të mjaftueshme për Trumpin”, përfundon komenti i Walter Russel Mead.

“I dashur xhaxhi Edi!” Letra prekëse e 7 vjeçares që kërkon...


Video/ “I dashur xhaxhi Edi!” Letra prekëse e 7 vjeçares që kërkon ndihmë, drejtuar Kryeministrit


Një vajzë 7 vjeçare ka vendosur t’i shkruajë një letër kryeministrit Edi Rama. Mikaela është fëmija i tretë i një nëne të divorcuar e cila përballet me një jetë jashtëzakonisht të vështirë pasi i duhet t’i sigurojë bukën e gojës 3 fëmijëve të saj, vetëm me një rroge prej 25 mijë lekë.

Familja jeton me qira në Tiranë dhe në 5 vitet e fundit kanë ndërruar me dhjetëra shtëpi pasi asnjëherë nëna e Mikaelës nuk ka ja dalë mbanë të paguajë qiranë deri në fund. Vetë ajo tashmë është e sëmurë dhe e operuar, e nuk mund as të punojë. Për rrjedhojë nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e saj.

Kësaj here është Mikaela ajo që ka vendosur të rrëfejë me fjalët e saj pak historinë e familjes, përmes rubrikës “Njerëz” në Tirana Today me shpresën që lutja e saj e vetme që ata të kenë një shtëpi të tyren e të mos enden rrugëve të Tiranës, të bëhet realitet.

“Nuk e kuptoj pse mami thotë që me zor fiton bukën e gojës”-është mënyra naive e vogëlushes e cila, dashje pa dashje, tregon që bota e saj fëminore është dëmtuar nga lotët e nënës dhe fakti që nuk i percepton dot gjithë vështirësitë ekonomike me të cilat përballet kjo familje.

Aktualisht ata marrin një ndihmë modeste ekonomike dhe nëna e Mikaelës shpreson të mund të përfitojë një bonus qiraje edhe nga Bashkia e Tiranës. Por zgjidhja më e mirë e vuajtjeve të kësaj nëne dhe 3 fëmijëve të saj do të ishte të kishin një shtëpi të tyren.

TiranaToday

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq kërkon autonomi për pjesën veriore të Kosovës


Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodhë me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie.

Brnabiq, në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg, tutje ka thënë se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset fare në fund të rrugëtimit.

“Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vetë Kosova nëse do t’u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit”, ka thënë ajo, duke shtuar se “çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit”.

Rusia është, po ashtu, përkrahësi më i madh i Serbisë në raport me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, që është edhe një prej pengesave më të mëdha për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, po ashtu, ka folur edhe për aspiratat e vendit të saj për anëtarësim në BE. Ka deklaruar se nëse Serbisë do t’i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet kah kjo e fundit.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i saj, presidenti Aleksandër Vuçiq, për ta bërë vendin e saj gati për anëtarësim në BE deri në fund të mandatit të saj, më 2020.

Mediat italiane dhe greke: Nexhmije Hoxha e dinte që burri i saj Enver Hoxha ishte homoseksual


Lajmi për arratinë e përkthyesit Bulka në vjeshtën e vitit 1987, ka mbërritur në Tiranë njëherazi me dëshmitë e bujshme për orientimin seksual të Enver Hoxhës, që ai kishte dhënë për shtypin perëndimor.
Mediat italiane dhe greke: Nexhmija e dinte që Enveri ishte homoseksual
Pohimet e Bulkës për anët e errëta të personalitetit të diktatorit, u pritën me interes nga media e huaj dhe në pak ditë bënë xhiron e botës.

Gazeta greke “Vradhini”, 10 nëntor 1987, boton shkrimin me titull: “’Braktisa Shqipërinë për të marrë frymë lirisht…’, tha përkthyesi i Enver Hoxhës”.

Athinë – “Erdha në Greqi për të marrë frymë lirisht. Po. Isha përkthyesi personal i Enver Hoxhës dhe di hollësira të rëndësishme për jetën dhe pasionin e tij prej homoseksuali! Kam jetuar tronditjen që krijohej në mekanizmin e Partisë të Shqipërisë kur ndodhnin arratisje jashtë shtetit. Shtypen të drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, rënie të ekonomisë, censure, devijime morale. Katalogu është i gjatë!”

Gazeta “La Stampa” e datës 11.11.1987, boton një shkrim me titull: “Stalini shqiptar, homoseksual dhe vrasës”, me mbititull: “Një ish-bashkëpunëtor i Hoxhës thotë: Frika se mos e tallnin e çoi deri në paranojë”, dhe me nëntitull: “Të kundërshtoje marrëdhëniet me udhëheqësin, do të thoshte të dënoheshe me vdekje, e megjithatë ishte seksofob dhe e dënonte homoseksualizmin me 7 vjet kamp pune të detyruar”.
Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual që i fshihte prirjet e tij, gjë që e çoi ne paranojë dhe në vrasje, deklaroi Ilir Bulka, ish-bashkëpunëtor i tij që nga viti 1973 deri më 1980, 5 vjet përpara se Hoxha të vdiste, në një intervistë dhënë agjencisë UPI. Bulka ka kërkuar strehim politik në Greqi. “Frika psikologjike se mos e tallnin e bëri atë që të kapej pas pushtetit me të gjitha mjetet, pavarësisht se kjo do të thoshte përdorim i metodave si shfarosjet masive”, tha Bulka, i cili shtoi se Hoxha imponoi një kod të rreptë sjelljeje morale në të gjithë vendin, “solli në fuqi ligje që e dënonin homoseksualizmin dhe ata që shpalleshin fajtorë për këtë krim, dënoheshin me të paktën 7 vjet në një kamp pune”.

Bulka pohoi më pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ka influencuar në historinë e vendit tonë të vogël. Udhëheqësi filloi të hyjë në marrëdhënie homoseksuale në Paris, ku studioi përpara Luftës së Dytë Botërore. Udhëheqësit kryesorë shqiptarë e dinë se ai i vazhdoi marrëdhëniet e fshehta homoseksuale deri ditën që vdiq”.

Refugjati shqiptar, në intervistën e tij, i bëri elozhe udhëheqjes aktuale duke thënë se udhëheqësi i ri i saj “Ramiz Alia po kërkon që të pakësojë me ngadalë influencën e pasuesve të Hoxhës në vend, të atyre që morën prej tij poste të privilegjuara, por, ashtu si Gorbaçovi, ka shumë armiq të rrezikshëm”.

Alia e ka hequr ligjin mbi ndalimin e homoseksualitetit dhe ka bërë disa hapje të matura tregtare dhe diplomatike ndaj Perëndimit.

Gazeta “Il Mesaxhero”, e datës 11.11.1987, boton një artikull me titull: “Zbulimet, Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës” dhe me nëntitull: “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: Enveri i vrau vetë ministrat, dashnoret e tij”…

Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual që i fshihte prirjet e tij dhe për këtë arsye u bë një paranojak dhe vrasës, i cili vrau me duart e tij shumë nga viktimat e tij. Këtë e pohoi dje, në një intervistë dhënë agjencisë amerikane UPI, Ilir Bulka, 38 vjeç, i cili për shumë vjet ishte bashkëpunëtor i Hoxhës, për të cilin çdo ditë përgatiste një përmbledhje të lajmeve kryesore nga bota.

Bulka kërkoi strehim politik në Athinë, në shtator të këtij viti, ndërkohë që po kalonte transit në Aeroportin e Athinës bashkë me një skuadër shqiptare futbolli që do të zhvillonte një ndeshje jashtë shtetit. Duke folur për Hoxhën, Bulka tha se paranoja e tij u shtua sa më shumë që ai plakej dhe e çoi atë deri aty sa të ndalonte këngët e dashurisë, poezitë popullore dhe kërcimet e balerinëve meshkuj e femra në televizionin shqiptar.

Bulka pohoi më pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën, ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetët dhe kompozitorët e rinj shqiptarë në apartamentin e tij luksoz në Tiranë.


Në intervistë, Bulka i bëri elozhe më pas udhëheqjes së tanishme komuniste shqiptare, duke thënë se udhëheqësi i ri Ramiz Alia “po kërkon të pakësojë me ngadalë influencën e pasueseve të Hoxhës në vend, por, ashtu si udhëheqësi sovjetik Gorbaçov, ka shumë armiq të rrezikshëm”.

Enver Hoxha vdiq në prill 1985, në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar të Europës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar.

Sipas Bulkës, “vrasjet e miqve të tij në qeveri, që i kryente me gjakftohtësi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin për shkak te grindjeve midis dashnoreve me huqe, ose ishin krime në bazë të të cilëve ishte pasioni”. “Hoxha bënte rregullisht spastrime në gjirin e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vetë ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij, Mehmet Shehu”, përfundoi Bulka.

Urdhri i Nexhmijes: Shporrini nga Tirana Bulkët

Ilir Bulka, ish-punonjësi i ATSH-së, u arratis më 26 shtator 1987, kur ishte duke shoqëruar ekipin e “Vllaznisë” në rolin e përkthyesit. Në rastin e tij, ndryshe nga reagimi i menjëhershëm ndaj familjeve të të arratisurve, shteti operoi me vonesë. Vendimi për internimin e familjes së Bulkës mban datën 16 nëntor 1987.

“Njëfarë kohe kjo histori u harrua dhe ata mund të shpëtonin, – shprehet njëri nga ish-oficerët e Sigurimit, që është marrë me çështjen, – por një ndërhyrje e rrufeshme e Nexhmijes e futi në tjetër rrjedhë fatin e tyre”.

Gruaja e Hoxhës, sa ishte njohur me deklaratat e Ilirit në shtypin e huaj për figurën e Enverit, kishte urdhëruar prerë: “Shporrini nga Tirana brenda natës!”. Mjaftoi kaq, shton ish-sigurimsi dhe familjarët e Ilirit përfunduan në Fierzë të Dumresë, madje pa dalë as vendimi zyrtar i Komisionit të Internim-Dëbimeve.

Kryeministri Edi Rama ishte në Turqi ku u zhvillua Kongresi Botëror i Naftës. Ai u takua atje me presidentin turk Erdogan por edhe me atë serb Vuçiç.


Foto/ Rama-Vuçiç bashkë në resortin turk
Rama u takua me këtë të fundit në resortin ku duket se pushuan siç zbulohet përmes fotove të publikuara nga vetë “Sunset Grill & Bar” që krenohet me miqtë që priti.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë,” shkruhet në faqen e Instagram të resortit turk.
Foto/ Rama-Vuçiç bashkë në resortin turk
Kryeministri Rama ishte dje i pranishëm në Samitin e Triestes për Ballkanin Perëndimor, ku u takua me liderët europianë, Merkel, Macron, Gentiloni.

Ai mori dhe vlerësime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se “me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria ka bërë progres”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç “heq dorë” nga Kosova: Të mos kërkojmë ta kthejmë atë që e kemi humbur shumë kohë më parë

Vuçiç “heq dorë” nga Kosova: Të mos kërkojmë ta kthejmë atë që e kemi humbur shumë kohë më parë

Presidenti i Serbisë, Akleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Akleksandar Vuçiq, ka thënë se u ka bërë thirrje qytetarëve në Serbi për një dialog të brendshëm rreth Kosovës, në mënyrë që këtë të mos ua lënë gjeneratave të ardhshme.

“Është koha që të mos futemi si struci nën rërë por të përpiqemi të jemi realistë, që mos t’i japim dikujt atë që kemi dhe të mos kërkojmë diçka që e kemi humbur kohë më parë”, ka shkruar Vuçiq në një artikull autorial.

“Pas këtyre gjithë viteve që merrem me politikë në këto hapësira, unë këtë përgjigje e di shumë mirë. Që nga e ashtuquajtura Lidhja e Prizrenit më 1878 ne serbët nuk kemi dashur të jemi mjaftueshëm të ndërgjegjshëm sa duhet që të kuptojmë forcën dhe dëshirën e shqiptarëve”.

Nga ana tjetër, siç ka thënë Vuçiq, gabimi shqiptar, dhe ky i madh, tregon mungesën e të kuptuarit të interesave shtetërore dhe kombëtare të serbëve dhe vlerësimi i tyre.

“Nuk është Serbia për tu nënvlerësuar, me gjithë faktin se shqiptarët, në realizimin e ideve të tyre kombëtare kanë mbështetje të fuqishme të vendeve perëndimore. Serbia e sotme nuk është e dobët si dikur, por ajo as nuk duhet të ishte edhe arrogante si siç ishte jo rrallë herë”, ka thënë ndër tjerash presidenti serb.

Akademiku serb, Dushan Kovaçeviç : Dialogu Kosovë-Serbi, alarmon akademiku serb: Beogradi s’ka më fëmijë për luftë të re, ky do të ishte fundi i saj

Dialogu Kosovë-Serbi, alarmon akademiku serb: Beogradi s’ka më fëmijë për luftë të re, ky do të ishte fundi i saj

Akademiku serb, Prof.Dr.Dushan Kovaçeviç


Pas pësimeve në gjashtë luftëra gjatë shekullit të 20-të, Serbia nuk ka më popull e fëmijë për një luftë të shtatë, meqë kjo luftë e re do të ishte fundi i këtij vendi.

Kështu ka deklaruar akademiku serb, Dushan Kovaçeviç, raportojnë mediat e Beogradit.

Ai ka thënë se qëllimi i dialogut që zhvillojnë politikanët në emër të qytetarëve duhet të jetë pengimi i luftës në të cilën do të vriteshin fëmijët serbë.

Njëri nga intelektualët më të spikatur serb nuk ka mëdyshje sa i përket mbështetjes së thirrjes të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për një dialog të gjerë shoqëror për Kosovën.

Ai ka thënë se ka ndeshur në reaksione të mira kundruall propozimit që me rrugë paqësore të zgjidhen problemet ndërmjet serbëve dhe të shqiptarëve, citohet të ketë thënë akademiku Kovaçeviç.

Autori bashkëkohor më i shquar serb i dramave thirret në përvojën personale diplomatike nga periudha e shërbimit në Portugali si ambasador i Serbisë-Malit të Zi të dikurshëm dhe vlerëson se këtij apeli të Vuçiqit për dialog i ka “kontribuar” edhe presioni shtesë i bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thotë se është i sigurt se pas 50 vjetëve të jetuara në shekullin e 20-të, Serbia kurrë nuk do të duhej të bënte luftë:

Ajo që kurrsesi s’po mund ta kuptoj, thotë ai, “janë njerëzit të cilët sot në Beograd nxisin luftë”.

Sipas tij, politika e jashtme e Aleksandar Vuçiçit është zhvilluar sipas parimit të kompromisit pragmatik.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...