2017-09-04

Tritoli i Edit për Akademinë e Shkencave

REXHEP SHAHU

PORDHËT E KRYEMINISTRIT NË FB TRITOL PËR AKADEMINË E SHKENCAVE

Dy statuse të Kryeministrit Rama në fb, dy ciu-ciu, dy pordhë të tij, një para mbledhjes së sotme zgjedhore të Akademisë së Shkencave, me 4 shtator 2017, dhe një pas mbledhjes, shfaqën diktatorin që ai nuk e fsheh por dëshiron ta demonstrojë, shfaqen totalitaristin, shfaqën njeriun që i urren ata të cilët bëjnë gjëra të cilat ai nuk mundet ti bëjë. Ai nuk mundet të jetë akademik. Nuk ka bërë punë shkencore, botime shkencore e nuk ka kontribut që ta mendojë veten si të tillë as në ëndërr.
Dy pordhë në fb, e para tymuese, paralajmëruese kërcënuese dhe e dyta asgjësuese, shembje me tritol, gjuatje me apash bënë që të vjellin zjarr grykat televizive që nuk u bazuan kurrë te mendimi akademikëve dhe dinjitarëve të vendit por tek qeveritarët si zgjatime politike të bizneseve me politikë.
Një kryeministër brilant, kaubojs, i paparë, gjigant që e ka transferuar zyrën në fb, që nuk ka kabinet, që është fillikat vetëm, që vran e kthjell, që vdes e ngjall vetëm, që rri gjithë ditën duke bërë garë me vetem sa lart e hedh shurrën,  që vetë shkruan e vetë vulosë, nuk flet si zyrtar, si shtetar, nuk mendon se është kryeministër institucion por mendon se është zot. Ai nuk merr vendime qeverie, ai merr vendime vetëm si Edi Ramë. Ai nuk ka Këshill Ministrash që të diskutojë edhe formalisht ndonjë gjë, por ai vetëm dikton. Ai nuk propozon projekt ligje, ai shpall ligjet vetë në fb. Çfarë shkruan e flet ai është ligj. Çdo pordhë e tij është ligj.
Me dy pordhë sot hodhi në erë Akademinë e Shkencave.
Akademia e Shkencave nuk është institucion engjujsh, e dimë të gjithë. Nuk është institucion përmes të cilit merr frymë Shqipëria, por është Shtëpia e Akademikëve, të mirë apo të këqij ata që janë tonët, nuk na i ka sjellë këtu as Moska as Beogradi as Athina.
Kryeministri thotë me pordhët e tij ne fb se ky vend nuk udhëhiqet me ligje, nuk është shtet ligjor, nuk ka ligj, por ka kryeministër i cili thotë ligji jam unë. 
Kryeministri thotë me pordhet e tij në fb se ky vend nuk ka parlament që nxjerr ligje por ligjet i nxjerr unë si kryeministër. Kryeministri nuk nxjerr vetëm urdhëra që ia njeh kushtetuta, por ai nxjerr i vetëm, pa mbledhë qeverinë Vendime qeverie, (VKM) ai nxjerr ligje pa kaluar asnjë ekspertizë, asnjë komision ligjesh, asnjë debat parlamentar. Edhe ligjin e buxhetit e bën vetë dhe e shpall në fb. Edhe Akademinë e Shkencave të vendit, që ka shumë më autoritet moral se çdo qeveri, si ta ketë kopshtin privat të tij ai e len pa fonde, i hedh akademikët në udhë të madhe.
Sepse kryeministri i vendit nuk i njeh, nuk i përfill, nuk i takon kurrë, nuk u shkon në Akademi kurrë, nuk i thërret ti këtë në krah kurrë sepse kryeministri ka kompleks, është inferor para secilit akademik. Ca i ka të nënës e ca i ka të njerkës. Dikujt i shkruan letër apo sms në fb apo i përgjigjet e dikujt ia fsheh edhe letrën e i thotë nuk më ke shkruar po të dojë ai. E vërteta dhe e drejta është si të dojë e ta çmojë zoti kryeministër.
Kryeministri i bën reformat, të gjitha reformat pa akademinë, pa mendim e këshillë e konsultë akademike.
Kryeministri kërcënon akademikët, ju nxjerr në rrugë, ua marr shtëpinë, ua pres fondet se kështu më teket mua dhe nuk shkon të flasë me to çfarë hallesh e problemesh ka Akademia, si të bëhet akademia dinjitoze që edhe Shqipëria t'i referohet asaj psh si Serbia. Jo, nuk ndodh kjo sepse kryeministri hyn në ujë para akademikëve po të takohet me to.
Kryeministri Rama është trim. Ai ka treguar trimërinë disa herë si me sopatë në dorë, si me buton për shpërthimin e tritolit për shembje pallatesh aty ku i shëmtohet pamja atij.
Kryeministri Rama njëri ndër pushtetarët më jetëgjatë në këtë vend është ndër më debitorët ndaj Akademisë së Shkëncave. Ai jepte çelësa Tirane për shou, për këngëtarë serbë, jepte tituj e ndere për kë të dojë por jo për akademikë.
Akademikët e bëjnë të duket i vogël, të duket bosh si këmbanë pa thumb.
Ai nuk e di dhe nuk e ndjen albanologjinë, dramën e vajin e saj. Ai po hyn në mandatin e dytë qeverisës dhe në vend që të çojë urgjent për studime të paktën nga dy të talentuar për osmanologë, latinistë, helenistë, në vend që të derdhë nëpër arkivat e botës nga dy studiues e jo nga njëzet sa dërgon Serbia e Greqia, Mali i Zi apo Kroacia, në çdo arkiv të Turqisë, Italisë, Vatikanit, Kroacisë, Francës, Anglisë etj etj, ai kërcënon mbylljen e Akademisë.
Rama si kaubojs që është, si sovran mbi sovranë, të dërgojë 50 specializantë për albanologjinë nëpër botë, sa një e teta e atyre që dërgonte për shkollim mbreti Zog.
Mbyllja e Akademisë, brakstisja e saj do të ishte një shërbim i shquar ndaj kundërshtarëve të Shqipërisë. Qoftë dhe mbyllja formale do të ishte një shërbim ekselent në dobi të jo shqiptarëve.
Ato që ka më pak Shqipëria janë akademikët. Edhe cilësia e tyre e produktit të tyre mundet të lërë shumë për të deshiruar, por këtë nuk e mat dot kurrë asnjë kryeministër i cili në kafe me telefon në dorë ose në tualet nxjerr telefonin dhe jep vërdikte, pret koka institucionesh, shpall vdekje institucionesh, heq fonde apo nxjerr nga godina akademikët sikur të ishin drejtori vartësie të ndonjë ministrie të mykur.
Kisha menduar se në dalldinë që e kap kryeministrin, në deliret e madhështisë së tij do të shkrepë ndonjë gjë e mirë dhe do të bëhet ndonjë gjë për albanologjinë që nuk është bërë prej 30 vitesh.
Akademia e Shkencave nuk është çeshtje domatesh, specash apo kastravecash, as çeshtje e lopëve të racës gjëra të cilat i zgjidh vetë privati dhe tregu. 
Akademia e Shkencave është çeshtje dinjiteti të shtetit, është pa levedri biznesi por ivestim për komb e atdhe.
Unë besoj se ende duhet kombi e atdheu. Por këtë e çmon më mirë kryeministri.
Unë nuk aspiroj për akademik, shumë shumë unë aspiroj për kryeministër. Por Akademinë do e mbroja, nuk do e zhvendosja as qeverinë as Akademinë e debatet për të në fb, te kjo gazetë popullore, që mundet të të japë vota të rreme popullore për tu bërë kryeministër por jo vota akademikësh.
Nëse kryeministri im mendon se nuk kemi nevojë për Akademinë e Shkencave, për shkencëtarët, unë them me zë më të lartë se nuk kemi nevojë fare për godinën e Kryeministrisë. I mjafton telefoni kryeministrit dhe një kafe ku të rrijë e të bëjë pordhë në fb.


Qeveria e Kosovës formohet së shpejti:Arrihet marrëveshja PAN-AKR?


Arrihet marrëveshja PAN-AKR?

Sapo është arritur një marrëveshje mes koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Aleancës Kosova e Re.


Burimet e "Floripress"-it nga një udhëheqës i lartë i  AAK-së dhe AKR -së , kanë bërë të ditur se para pak çastesh është arritur kjo marrëveshje  dhe se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës  së Kosovës do të mund të mbahet të enjten ose të premten.

Skenderbeu,strategu që sfidojë perandorinë otomane

Shkruan Flori Bruqi




Related image

Skënderbeu ose Skënderbej (nga Turqishtja osmanishte: اسکندر بگ İskender Bey; emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti Skënderbeu) lindi në vitin 1405 dhe vdiq të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (اسکندر, Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Skënderi "(Gjergj Kastrioti)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej (بگ) që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

pio-II-770x300

Në kulmin e pergatitjeve të kryqëzatës së vendeve europiane, kundër pushtuesve osmanë, vdiq më 14 Gusht 1464 ne menyre te papritur dhe te mistershme( thuhet qe u helmua), Papa Piu II, frymëzuesi dhe organizatori i saj.Ai ishte papa i 210 i kishes katolike, Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 19 gusht 1458 dhe deri më 14 gusht 1464. Paraardhës i tij ishte papa Kalisti III ndërsa pasardhësi papa Pali II

Ai e shpalli fillimin e kryqëzatës, në nëntor 1463 dhe ushtritë kryqëtare po grumbulloheshin në skelat e Italisë, për tu nisur kundër turqve. Po atë vit midis Skënderbeut dhe Venedikut u përfundua Traktati I Miqësisë dhe aleanca në luftë kundër pushtuesve turq. Edhe Venediku me Hungarinë, përfunduan një lidhje ushtarake. Në Shqipëri Skënderbeu u pajtua me Dukagjinët dhe u bënë aleat të ngushtë. Të gjitha këto si dhe nxitje e presionet e ushtruara nga Papa dhe nga Venediku e detyruan Gjergj Kastriotin të prishë marrëveshjen e Paqes me Mehmetin e II në Prill të vitit 1463 dhe të solidarizohet me kryqëzatën, duke kryer një varg aksionesh ushtarake në zotërimet turke. Por shpresa e Skënderbeut për t’a lidhur rezistencën shqiptare, me luftën e popujve europianë, u fashit me vdekjen e Papës, që pruri në dështimin e kryqëzatës. Me dështimin e saj, shqiptarët mbetën përsëri të vetëm përballë furisë turke, barrikadë e vetme, në mbrojtje të civilizimit europian.










Image result for cilesite fizike te skenderbeut

Ishte Dhimiter Frângu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime. Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut. Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe.

Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.

Image result for cilesite fizike te skenderbeut


Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli,Sami Frashëri, Sabri Godo, Fatos Daci.



Legjenda

Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ia kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.


Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe se Sulltan Mehmedi i II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.

Image result for cilesite fizike te skenderbeut

Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.

Related image

Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.

Gjergj Kastrioti.jpg

Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.

Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të "një luzmë mysliman".

Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-1510), botoi një katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar së pari në latinisht.



Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë libri Barleti ishte përkthyer në një numër të versioneve të gjuhëve të huaja : në gjuhën gjermane të Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade (1567), në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) . Versioni në anglisht ishte një përkthim nga një frëngjisht nga De Lavardin dhe të bëra nga një Zoterinj Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit 16, nën titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbej, Mbret i Shqipërisë; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës dhe fitoret paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit.


Gibbon nuk ishte i pari që e vënë re se Barleti është nganjëherë i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga sëmundja nën muret e Krujës. Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti 's ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" është botuar në latinisht në vitin 1636.
Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur."
Image result for cilesite fizike te skenderbeut
Kopertina e "Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epirit

Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747). Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij ushtarake. Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke."


                                                                Portreti i Skendërbeut

Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Scanderbeg, i frymëzuar nga Krime të Luftës.
Në haxhit e gjatë poetike përrallë Çajld Harold's (1812-1819), që Bajroni filloi të shkruajë, ndërsa në Shqipëri, Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në kushtet e mëposhtme : "Toka e Shqipërisë ! ku Iskander rose, Theme e rinj, dhe fener i urtë, dhe ai adash e tij, të cilit All-habitur armiqve të zvogëluar nga veprat e tij të emprize kalorësiak : Toka e Shqipërisë ! më lejoni të bëj sytë e minave Në ty, ti infermiere i thyer i papërsëritshëm ushtarak Thënë shkurt ! Kryq zbret, minaret e tua dalin, Dhe shkëlqen zbehtë hënë në lugore, Përmes zabel shumë një selvi brenda ken çdo qytetit. "Canto II, XXXVIII." Ashpra janë fëmijët e Shqipërisë, por ato nuk mungojnë virtytet, ishin ato virtyte më të pjekur . Ku është armiku që ndonjëherë e panë prapa tyre? Kush mund të mundohem ashtu edhe të luftës duroj? tyre amtare fastnesses nuk më të sigurt se ata në kohën e trazuar të dyshimta duhet : zemërimin e tyre si vdekjeprurës ! Miqësia e tyre por i sigurt, Kur Mirënjohjes ose ofertat e tyre rrjedh gjak trimëri palëkundur nxiton mbi where'er shefi i tyre mund të çojë. " Canto II, LXV.George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë.






Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori.[69] Sir William Temple konsiderohet Skënderbeu të jetë një nga të shtatë krerët më të madh pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe William Heshtur.

Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull Skënderbeu (e parë e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François Francœur (e parë e interpretuar 1763).



Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).

10644269_684579874945812_2960063042306735499_o


"Sipas legjendes thuhet qe ne kete mulli ka bluar Gjergj Kastrioti “Skenderbeu” me ushtrine e tij ngaqe ushtria osmane i kishte djegur te gjithe mullijte .Ky mulli arriti te shpetoje ngaqe ishte i fshehur mes malesh.

Pasi mbaron se bluari kur Skenderbeu largohet e bekon mullirin me fjalet- sa qofsh, blofsh ! Edhe me nje lot uje ti gur u rrotullofsh!

 hqdefault
Mulliri Fall gjendet ne jug te fshatit Gallate ne rrethin e Kurbinit. Ai eshte një objekt mjaft interesant i datuar qe ne shekullin e XV. Mulliri Fall, që do të thotë (“mulliri falë-falas”), kishte marre kete emertim sepse ata qe bluanin nuk kishin detyrim per mullirin qofte ne vlere monetare qofte ne vlere natyrore( miser apo grure). Mulliri ka qene prone e Kishes se Shen Prendes ne ate fshat, sikurse del nga dokumentacioni historik, dhe eshte perdorur rregullisht qe nga koha kur ne kete zone kryente luftimet kunder osmaneve Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Edhe pse ka qene funksional deri para 30 vitesh, pasi per here te fundit eshte restauruar ne vitin 1974 , moskujdesja dhe mosmirembajtje e kesaj vepre te veçante ne llojin e vet, e ka lene jashte vemendjes se mbrojtjes si monument kulture", shkruan studiuesi Edmond Brozi.


Ndërsa studiuesi dhe gazetari Gjon Keka në shkrimin e tij"Imazhi dhe jeta reale e Gjergj Kastriotit Skënderbeut", në mes tjerash thotë :

"Edhe pse shumë studiues nuk kanë qenë shumë të fokusuar në detajet e jetës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë qenë të interesuar, por mbi të gjitha ata e kanë njohur Gjergj Kastriotin si një personalitet të madh, vizionar dhe trim e mbrojtës të civilizimit të përbashkët evropian.


Prandaj, detajet se sa ka qenë i madh, çfarë imazhi apo si ka ngrënë e si është veshur, nuk u kanë interesuar aq shumë autorëve që kanë shkruar për të, se sa vepra dhe gjurmët që ai ka lënë gjatë lidershipit të tij dhe luftës kundër pushtuesit barbar osman.

I vetmi që ka shkruar ka qenë Marin Barleti në veprën e tij me disa detaje, për shkak se ai ishte bashkëkohës, dhe se vetëm bashkëkohësit mund ta dinë se si ishte në tërësi ai personalitet.

Për të parë më mirë imazhin e plotë të këtij personaliteti mbikohor të kombit tonë, do të veçoj këtu fjalët e një nga bashkëkohësit e tij i quajtur Petruzi, nga letra dërguar Senatit Venecian. Këtu janë përzgjedhur disa nga karakteristikat që i nënvizon mbi Gjergj Kastriotin dhe jetën e tij si më poshtë :

“Një hundë butësisht e lakuar si shqiponjë, një fytyrë të bardhë e përzier me pamje të skuqur dhe të shëndetshme, si rezultat i aktiviteteve te tij në diell, ballë të lartë të gjerë, sy të zi në të kaftë dhe mjekër të stilit të heronjve të vjetër me reputacion…

Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…

Ai ka një trup të fuqishëm dhe të pazakontë fizik dhe unë e kam parë disa herë atë në beteja…


I veshur me të gjelbër me një rrip shumë të mirë në mes… pantallona të gjera me shtrese tek këmbët të çorapeve ne të kuqe dhe çizme te verdha janë stolia e tij e zakonshme…

Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati.

Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)…

Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)…

I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…

Me pak fjalë, bota është shpirti i tij, nga zemra e tij njihet vetë ai.

Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…

I urtë dhe i kujdesshëm në këshillat e tij, ai i shqyrton planet e sukseseve ose dështimeve të tij, por kur ai i dizajnon planet njëherë, ai i ekzekuton ato me vendosmëri dhe shpejtësi si rrufeja.

Përveç gjuhës së tij amtare, ai flet plotësisht turqishten, tatarishten, sklavonishten, latinishten, persishten dhe Velshisten; po ashtu ai e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake: librat më të preferuar të tij janë jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentaret e Cezarit.

Ai përdori historinë e vjetër të Livit dhe përshkrimet(direksionet) e tij duke i nxjerrë ato si rregulla për qeverinë e tij dhe mënyrën e jetës prej tyre…”!,thotë studiuesi Gjon Keka.


Opinionisti i gazetës "Tema" ,Mero Baze në artikullin e tij me titull "Provokatorët realë të Skënderbeut!" shkruan pos tjerash edhe këtë :

"Vjet për Kurban Bajram pati një histeri qysh në mëngjes. E kishin kapur me Skënderbeun. Qysh herët në mëngjes, të njëjtët njerëz që sot kanë vënë kujën për Skënderbeun e “mbuluar”, po krenoheshin që gjunjëzuan myslimanët besimtarë të Tiranës, dhe i “detyruan” t’i faleshin Skënderbeut. E postuan e ripostuan një foto të besimtarëve në gjunjë para kalit të Skënderbeut, ndërkohë që mua nuk më dukej e tillë. Myslimanët falen duke u drejtuar andej nga u thotë feja e tyre, çka koincidon me pozicionin e monumentit të Skënderbeut.


Aq e neveritshme u bë zhurma që “myslimanët ishin gjunjëzuar” para Skënderbeut, që edhe mua që jam ateist dhe kam një bezdi nga këto ritet fetare kolektive nëpër sheshe, filloi të më vijë keq që ua paskan bërë me hile këtyre myslimanëve dhe i kanë “gjunjëzuar”.

Sot në mëngjes që në orën 06:00, ma nxori gjumin një prej këtyre tipave. Kishte pritur se si do t’ua “dhiste” Skënderbeu prapë myslimanëve. Por pa që dhjetë metra para Skënderbeut, tabela elektronike e reklamave pengonte pamjen e Skënderbeut. Në pozicionet e tjera Skënderbeu dukej normalisht, por me rëndësi ka fotua që nuk duket, e që quhet se është “mbuluar” Skënderbeu. Dhe nisi një histeri e re.

Nga Kosova, një miku më shkruan se i kanë vënë burkë, një tjetër thotë i kanë mbuluar dhe koqet kalit. Në fakt, ato duken po të ulesh poshtë, siç falen ata (me një fjalë, i kanë rrujt koqet, siç thotë populli në këtë rast).

Kjo është një histeri e shëmtuar, nga ato provokacionet e ndyra që duan doemos konflikt mes myslimanëve dhe feve të tjera në Shqipëri.

Nuk e vë në dyshim që dikush është kujdesur për skenografinë që edhe Skënderbeu të mos mbulohej, por dhe të mos shikohej nga të gjithë, duke e penguar skena. Ka aty brenda një zell politiko-fetar kundër tij, duke kujtuar natyrisht dhe “triumfalizmin” e vitit të kaluar, të atyre që i “tallën” se ju gjunjëzuan Skënderbeut. Por këta histerikët që bëjnë si “gardistë” të Skënderbeut, janë në fakt autorët e vërtetë të kësaj beteje false.

E donin vitin e kaluar, duke “u tallur” me besimtarët se ua kishte futur Erion Veliaj dhe i kishte vënë të faleshin para Skënderbeut dhe po i provokojnë sivjet kur shpikin sikur kanë mbuluar Skënderbeun.


Më e neveritshme është pastaj që gjithë llumi i shoqërisë, ata që duan të bëhen protagonistë, ata që duan të bëhen “pro-perëndimorë” me Skënderbeun, dhe pro turq në grabitje të vendit, vazhdojnë histerinë.

Ky është një rast i mirë për të hartuar një rregullore të përdorimit të sheshit “Skënderbej” për festa fetare, manifestime politike, apo festa kombëtare, dhe këtu merr fund debati.

Skënderbeu nuk ka nevojë as të “gjunjëzojë” besimtarët myslimanë, as të gjunjëzohet prej tyre. Atij i janë gjunjëzuar gjithë shqiptarët duke e pranuar si simbolin unifikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh. Ai është aty për të na kujtuar historinë dhe rrënjët e kombit dhe i ka mbyllur betejat me të gjallët më 1468, gati 550 vjet më parë.

Ndaj figurave të tilla të mëdha, do ketë gjithnjë njerëz që do hedhin gurë, apo njerëz që do t’i ngjiten pas bishtit të kalit, që të duken si ai, por kjo nuk e prek atë.

Ata që gëzojnë dhe vajtojnë, duke përmendur emrin e tij, thjesht kanë axhendën e tyre, ku Skënderbeu është i keqpërdoruri i madh.

Nëse i bën keq dikush Skënderbeut në këto kohë, janë pikërisht këta që e duan Skënderbeun, anti-mysliman, katolik apo ortodoks.

Lëreni të qetë majë kalit dhe altarit të kombit shqiptar, se as ata që ulin kokën poshtë tij, e as ata që duan të rrijnë në krah të tij, si “Skënderbej” të rinj, thjesht e bezdisin. Siç bezdisnin në të gjallë mizat kalin e tij, kur i hynin nga poshtë",shkruan Mero Baze.

2017-08-21

AKADEMIK PROF.DR.SKENDËR KODRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PAS NDARJES NGA JETA TË DR.BAJRAM REXHEPIT

Image result for skender kodra




Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , Akademik Prof.Dr.Skendër Koda, me Stafin e Akademisë, ka ngushëlluar sot Familjen e ish premierit të parë të Kosovës
dr.Bajram Rexhepit , pas ndarjes nga jeta .

Në telegram, Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Akademië dhe Akademikëve Shqiptaro-Amerikan për Familjen Rexhepi.

Në telegramin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane thuhet:

E nderuara Familje Rexhepi,

Ne emër të Akademisë së Shkencave dhe Artëve Shqiptaro-Amerikane dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së luftës dhe paqës , Dr.Bajram Rexhepi.

Dr.Bajram Rexhepi  ka lënë gjurmë të pashlyeshme në politikën kosovare .

Të gjithë Akademikët Shqiptaro-Amerikan bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Ngushëllime!

Akademik Profesor Dr.Skënder Kodra

AKR-ja lëvizë drejt zgjidhjes së nyjës politike

Të enjten është përpjekja tjetër e parlamentit të Kosovës, për të votuar kryeparlamentarin. Prej kohësh koalicioni PAN ka bojkotuar pjesëmarrjen në kuvend, ndërsa tani beson se ka gjetur numrat për të krijuar qeverinë, shkruan “Der Standard”. Për këtë mendohet se do ndihmojë biznesmeni milioner me pasaportë zvicerane, Behgjet Pacolli. Ai pritet të marrë drejtimin e një “superministrie”, ndërsa kryeministër do zgjidhet Ramush Haradinaj, ndikimi i të cilit shtrihet kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Haradinaj në vitet e kaluara ka qenë në frontin opozitar, ndërsa me koalicionin e fundit ai kërkon përfundimisht vijimin e tij në skenën politike.






Bllokada e formimit të institucioneve të Kosovës, e cila ka nisur që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive e Kuvendit të Kosovës, mund të shkojë drejt fundit, paralajmërojnë zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky politik brenda koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë pati thënë se një Qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për zhbllokimin e nyjës politike për formimin e institucioneve.

Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në rast se subjektet politike parlamentare, përfshirë edhe partnerët me të cilët është në koalicion AKR-ja, vazhdojnë të ngecin në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës, atëherë mundësitë e zgjidhjes do të kërkohen edhe jashtë koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, që nënkupton me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN.

“Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake”.

Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, të dielën, ka autorizuar liderin e kësaj partie, Pacollin, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë, të shohë mundësi të gjetjes së daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Driton Selmanaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re.

“Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t’i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër”.

Por, Matoshi thotë se e gjithë situata pritet të sqarohet brenda pak ditësh.

“Mendojmë që në këtë moment është më i rëndësishëm procesi dhe është më e rëndësishme Kosova, sesa interesi i një subjekti politik. Tashmë jemi shumë vonë. Unë besoj që kjo javë do të duhej të sqaronte gjithçka. Kemi mbetur shumë vonë, ne po hyjmë në shtator, ende pa institucione”, thekson Matoshi.

Në anën tjetër, Selmanaj thotë se kriza politike është shqetësim i të gjitha subjekteve politike.

“Për të dalë nga kjo krizë politike, të shkaktuar nga koalicioni i PDK-së, ne duhet të kemi një pajtim që do të dalë si rezultat i bisedimeve të brendshme që mund t’i kemi ne si koalicion, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të marrë drejtim tjetër, të kemi institucione dhe më pas të fillojmë me kryerjen e obligimeve kushtetuese”.

Kohë më parë, lideri i AKR-së, Bengjet Pacolli, ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj. Matoshi, ka thënë se pas këtij takimi, Pacolli nuk ka pasur ndonjë takim tjetër me Haradinajn dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete.

Kush e montoi ‘Rastin e Kumanovës’?!

Naile Ejupi

NGA NAILE EJUPI

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka thënë se kur do të bëhet zëvendëskryeministër i vendit, do ta zbardhë “Rastin e Kumanovës”, në të cilën vdiqën dhjetëra shqiptarë nga Kosova në luftime me policinë e Maqedonisë.

“Unë nuk kam instrumente në dorë, por që në ditën e parë do të jem i interesuar që si zëvendëskryeministër ta zbardhë tërësisht këtë situatë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shtuar se kjo situatë ishte montuar nga qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Ndërsa analistët, thonë se ndoshta mund të zbardhet “Rasti i Kumanovës”, nëse Menduh Thaçi bëhet zëvendëskryeministër dhe ekzistojnë mundësitë që rasti të jetë montuar nga qeveria paraprake, kjo për ta larguar vëmendjen nga incizimet e publikuara në atë kohë nga ana e  Zoran Zaev.

auto_3022798951480187408

Sipas analistit Fejzi Hajdari, secila parti që do të vjen në pushtet pas zgjedhjeve, përveç partisë aktuale VMRO- BDI, do mund ta zbardhë rastin.

“Mendoj se secila parti që do të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përjashto partitë aktuale qeverisëse VMRO-BDI, shumë shpejt dhe lehtë, do të mund ta zbardhë rastin e Kumanovës – Lagjja e Trimave. Mjafton që partitë që do të jenë në pushtet pas 11 dhjetorit (pra ditën e votimeve për zgjedhjet parlamentare), të bashkëpunojnë me seriozisht me Prokurorinë Speciale Publike, në kontekst të zbardhjes së rastit të Kumanovës”, shprehet Hajdari për gazetën Bota sot.

Sipas tij, partnerët aktualë të koalicionit qeverisës, VMRO-BDI kanë bërë pengesa publike, por edhe të fshehura ndaj Prokurorisë Speciale për ta larguar vëmendjen e opinionit nga incizimet që kishin filluar të publikohen.

Ai thotë se këto pengesa bëjnë që dyshimet kryesore të bien mbi ata dhe mund që ata ta kenë inskenuar rastin e Kumanovës.

“Një gjë të tillë nuk po e bëjnë partnerët aktualë të koalicionit qeverisës, VMRO-ja dhe BDI-ja, të cilët në çdo mënyrë po bëjnë obstruksione (pengesa) publike dhe tinëzare, ndaj Prokurorisë speciale, e cila nuk është nën kontrollin dhe ndikimin e qeverisë. Kjo tregon se ndoshta janë shumë të bazuara dyshimet, që VMRO dhe BDI bashkërisht ta kenë inskenuar rastin e Kumanovës, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga incizimet që filluan të publikohen në atë kohë nga ana e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, e që nxirrnin shumë mega-afera dhe skandale, që kishin të bëjnë me krimin dhe keqpërdorimet gjigande të njerëzve të parë të qeverisë respektivisht të partive BDI dhe VMRO-DPMNE”, përfundoi Hajdari.

Ndërsa analisti, Xhenis Sulimani, në një prononcim për gazetën Bota sot, ka thënë se çdo premtim i bërë para fushatës zgjedhore duhet të merret me rezerva, por edhe nuk mund të thuhet kategorisht se Menduh Thaçi nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë.

“Çdo premtim që jepet tash gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni duhet të merret me rezerva. Por edhe nuk mundemi të themi kategorikisht se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë, derisa nuk është pjese e ekzekutivit. Rasti “Kumanova” është rast specifik, që nga disa përgjime që u publikuan pamë se shumë anë janë të kyçura, … mandej në përgjime dëgjuam edhe zëra të agjentëve-pjesë të shërbimeve sekrete maqedonase dhe kjo edhe më shumë e komplikon rastin kur kihet parasysh se Drejtoria e Sigurimit dhe kundërzbulimit në Maqedoni është tejet e mbyllur, madje e njëjta ka qenë e mbyllur edhe karshi deputetëve dhe përgjegjësisë që duhet ta jep para Kuvendit”, shprehet Sulimani.

Sipas Sulimanit vetëm ekspertët e huaj mund të zbardhin rastin në fjalë.

Ai nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të përfshihet në atë rast.

“Pasur parasysh gjithë turbulencat politike në Maqedoni mendoj se vetëm ekspertë të huaj mund të zbardhin rastin në fjalë, jo për shkak natyrës së rastit, por për shkak emrave të ndryshëm që përmenden si të implikuar në raste, si në mënyrë të drejtpërdrejt ashtu edhe në mënyrë indirekte. Kërkesa e te akuzuarve që politikanë aktualë, pjesë të pushtetit duhet të dëshmojnë për rastin “Kumanova” flet shumë. Nuk kisha dashur ta paragjykoj se kush mund të jetë i përfshirë. Po presim që në seancë gjyqësore të vijnë në rend dëgjimi I dëshmitarëve politikanë” theksoi Sulimani.

Kurse, analisti Zudi Xhelili i ka thënë se në ngjarjet e Kumanovës janë përfshirë struktura nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.

Ai thotë, se ka mundësi që Menduh Thaçi të ketë dijeni, mirëpo nuk dihet nëse do të zbulohet apo thjesht është premtim parazgjedhor.

“Në ngjarjet e Kumanovës janë të përfshira struktura nga shërbimet sekrete të Maqedonisë. Meqenëse afera përgjimit zbuloi bashkëpunimin e krerëve të partive shqiptare me këto shërbime dhe sidomos miqësinë e tyre me kryeshefin e këtij shërbimi Sashko Mialkov, atëherë ka gjasa që të kenë djeni për komplote të tilla. Nuk di sa do të zbulojnë dhe sa do ta tradhtojnë mikun e tyre. Unë dyshoj në premtimet e tilla, janë vetëm premtime për të tërheq vëmendjen dhe ndoshta edhe ndonjë votë. Këtë dyshim dhe mosbesim e ndajnë shumica e popullit shqiptar në Mk”, shprehet Xhelili.

Sipas Xhelilit, në “Rastin Kumanova”, mund të jenë të përfshirë politikanët e dy shteteve, pra nga Kosova dhe Maqedonia.

“Ashtu si flitet janë të përfshirë politikanët të lartë nga dy palët. Nuk dua të përmendi emra por disa emra me qarkullojnë në rrjetet sociale. Të përfshirë mund të jenë politik-bërësit nga dy shtetet si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia. Procesi gjyqësor është në rrjedhojë dhe me kohë do të zbardhet në tersi” shprehet Xhelili.

Ai thotë se ka gjasa që i gjithë rasti të jetë montuar nga qeveria e mëhershme.

“Ka gjasa të jetë e montuar nga qeveria e mëparshme. Për të tërheq vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar se shqiptarët janë problemi i Ballkanit. Nikolla Gruevski u gjend në pozitë të vështirë pas publikimit të përgjimeve. U zbuluan afera të rënda tronditëse dhe ai duhej të kapet nga protestuesit dhe të nxirrej para drejtësisë. Për t’u shmangur kësaj situate ai dhe shërbimet serbe inskenuan rastin e Kumanovës. Pjesëmarrësit shqiptarë treguan mos aftësinë për të penguar raste të tilla, apo ndoshta i shërbejnë dikujt në Kosovë”.

Ndërsa gazetari, Hamdi Nuhiju, thotë se deklarata e Menduh Thaçit është në korniza të luftës për mbijetesë në skenën politike.

Ai thotë se Thaçi mund të zbardhë vetëm rastin e Brodecit, Kondovës dhe trazirave të brendshme në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë.

“Menduh Thaçin dhe politikanët tjerë shqiptarë është duke i pritur një betejë e rëndë politike tash në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai nuk e ka të sigurt kësaj here mbijetesën politike në skenën politike shqiptare të Maqedonisë për shkak të shpërndarjes së trupit votues shqiptarë në shumë subjekte politike duke përfshirë edhe LSDM-në opozitare e cila në këto zgjedhje me ofertë iu është drejtuar edhe elektoratit shqiptar, jo vetëm atij maqedonas. Deklarata e tij është në korniza të luftës për mbijetesë në skenën politike, gjë që e ka bërë vazhdimisht gati se në të gjitha ciklet zgjedhore në Republikën e Maqedonisë. Thaçi mundet të zbardh vetëm rastin e Brodecit, Kondovës dhe trazirave të brendshme në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë”, është shprehur Nuhiju për gazetën Bota sot.

Sipas Nuhijut, vetëm hetimet që do të bëhen nga Prokuroria Speciale Publike mund ta zbardhë “Rastin e Kumanovës”.

“Kjo gjë do të zbardhet me siguri nga hetimet e Prokurorisë Speciale Publike, si edhe rasti i fundit në Kumanovë”, pohon Nuhiju.

Në “Rastin e Kumanovës” ishin të përshirë një grup nga Kosova, që gjatë 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, u përleshën me forcat e policisë së Maqedonisë. Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur

Ah, sikur të ishte vetëm Edi Rama kundër Ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën!

Image result for mehdi hyseni

SHKRUAN: AKADEMIK  PROF.DR.MEHDI HYSENI

Me gjithë rezervat dhe me "xhelozinë" tonë, Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit, me fat u qoftë miqësia, por, pa Kosovën dhe pa Shqipërinë Etnike, sepse Vuçiqi e Rama "kanë bërë shumë për normalizimin e marrëdhënieve" të Serbisë me Kosovën, Vuçiqi me Serbinë e inicioi dialogun Beograd-Prishtinë për revidimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, kurse Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbështetën dhe, ende po mbështesin pa asnjë rezervë. -Ja, këto janë "meritat" dhe "kontributi historik" i diplomacisë miqësore të Shqipërisë dhe të Serbisë për "zgjidhjen" e konfliktit shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk ka merita reciproke Tiranë-Beograd

(Rama-Vuçiq), pa njohjen e pavarësisë së plotë të Kosovës nga ana Serbisë! Vërtet, i dhembshëm, absurd dhe i papranueshëm është prononcimi i kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ndërkaq, sa u përket "meritave" të tij të normalizimit të marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe biznesore të Shqipërisë me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit (president aktual), ajo është çështje e tij personale, le ta ketë mik të shpirtit dhe të zemrës Vuçiqin, pse jo, me fat u qoftë miqësia, por, ama nuk ka përzierje të gishtave në çështje të brendshme të Kosovës, sepse kemi Amerikën e presidentit Donald Trump. Vetëm politika dhe diplomacia e Uashingtonit ka të drejtë legale, që të ndërhyjë në çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, askush tjetër, as Serbia, as Shqipëria londineze (1913), sepse Amerika së bashku me NATO-n dhe me UÇK-në e ka çliruar, shpëtuar dhe pavarësuar Republikën e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.- JO Shqipëria, as Kina, as Rusia, as Greqia dhe as Turqia. Kjo është historia e Kosovës (24 mars 1999- 2017) së sotme. Edi Rama nuk e do ribashkimin me Kosovën, sepse i frikësohet tundjes së kolltukut dhe prishjes së miqësisë shekullore me Serbinë e mikut të tij, Vuçiq (1912-2017)! Një proverb popullor thotë: "Nga shkon rrota e parë, shkon edhe e mbrama". Prandaj, nuk është ndonjë novus, pse kryeministrit të qeverisë aktuale të Republikës së Shqipërisë, "i dhimbset Vuçiqi", pse ka dhënë një propozim, që të debatojë me të gjithë përfaqësuesit legjitimë të spektrit politik serb në Beograd, kinse për të gjetur zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, e në anën tjetër, nuk i dhimbset dhe, as nuk ndien keqardhje për deklaratën e tij kundër RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ME KOSOVËN!? As Edi Rama, as Ilir Meta, dhe askush nuk ka të drejtë të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, përpos Amerikës së Donald Trumpit me partnerët e Evropës Perëndimore, që e çliruan dhe e shpëtuan Kosovën nga terrori dhe gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999)! Jo vetëm kryeministri Rama, por asnjë lider politik shqiptar qoftë në pushtet a në opozitë, nuk ka pse të gëzohet ose shqetësohet nga një propozim i tillë i presidentit Aleksandar Vuçiq, sepse çështja e Kosovës, që nga pavarësimi i saj (17 shkurt 2008) është zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Në këtë pikëvështrim, nuk mund të ketë kurrfarë "dialogu urgjent" e as jo urgjent me qeverinë e as me presidentin e Serbisë, pavarësisht nga miqësia e tij me kryeministrin e qevrisë së Shqipërisë, Edi Rama. Këtë, duhet ta mbajë parasysh, edhe Edi Rama, edhe Ilir Meta, që të mos përzihen POST FESTUM kinse për "zgjidhjen e statusit" të Kosovës, sepse ai është zgjidhur më 17 shkurt 2008 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga aleatët e saja evropianë perëndimorë, pa kurrfarë pjesëmarrjeje dhe pa kurrfarë ndërhyrjeje të politikës dhe të diplomacisë zyrtare shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Historikisht (1912-2017) mungon dëshira e politikës dhe e diplomacisë së Shqipërisë për ribashkim me Kosovën

Shikuar në retrospektivën historike të Shqipërisë, si gjatë kohës së sundimit të Ahmet Zogut, të Enver Hoxhës, ashtu edhe në kohën më të re të Sali Berishës, të Fatos Nanos…, si dhe të Edi Ramës e të Ilir Metës, nuk ekziston asnjë dokument historik, politik ose diplomatik, i publikuar dhe i formalizuar zyrtarisht i asnjë qeverie shqiptare (qoftë mbretërore monarkike, komuniste socialiste, qoftë demokratike (1990-2017), që Shqipëria ta ketë kërkuar ribashkimin e Kosovës me të qoftë nga ana e shteteve të mëdha të Evropës, nga Amerika, ose nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (1955- 2017).- Domethënë për 62 vjet rresht, Shqipëria asnjëherë nuk ka shtruar kërkesë zyrtare (as me shkrim e as verbale) për zgjidhjen e problemit kolonial të Kosovës në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme ose të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara! Përjashtim i një politike dhe diplomacie të tillë të gabuar, ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës (28 Nëntor 1912), të cilat në Platformën e tyre kombëtare, politike dhe shtetërore kishin autonominë, pavarësinë dhe ribashkimin e gjithë kombit shqiptar dhe të të gjitha territoret (katër vilajetet) e SHQIPËRISË ETNIKE. Mirëpo, për fat të keq, këtë rrugë të ndritshme dhe të domosdoshme të Lëvizjes së Abdyl Frashërit dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si dhe të Ismail Qemalit në krye të Qeverisë së Shqipërisë Etnike, pasardhësit e tyre në pushtetin e Shqipërisë londineze (1913)nuk e ndoqën as në kuptimin historikt, as politik, as juridik e as në atë diplomatik. Një politikë e tillë fataliste antiribashkim bëri që shqiptarët e copë- tuar dhe të kolonizuar, praktikisht, të "pajtoheshin" me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), sepse asnjëra nga qeveritë shqiptare nuk u doli në ndihmë, që të mbështeteshin kërkesat e tyre të drejta dhe të ligjshme, që të ribashkoheshin me nënë Shqipërinë. Kështu që, si rrjedhim i një politike të tillë të gabuar, gjysma e Shqipërisë Etnike dhe gjysma e kombit shqiptar (mbi 50%) mbetën nën zgjedhën kolonialiste shekullore të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë (1878- 2017). Edi Rama, eja, mos vono në Shtëpinë e Bardhë në Uashington te Donald Trump, mos hy në "këpucë" të mikut Vuçiq në Beograd, sepse atë Kosova nuk e ka kurrfarë miku, por AMERIKËN SHPËTIMTARE. Mirëpo, si duket kot "po rrahim ujë në havan" me këto lutjet tona të përshpirtshme, që Kosova të ribashkohet me Shqipërinë, sepse siç duket, as kryeministri i sotëm i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama nuk është përjashtim i këngës së vjetër politike shekullore antiribashkim, edhe pse POPULLI gjithmonë e ka dashur, dhe e do ribashkimin (këtë para disa vitesh e ka pasqyruar edhe një anketë e GALLUP-it, sipas së cilës mbi 60% të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, janë deklaruar për ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën). Mirëpo, asnjë politikë dhe asnjë diplomaci zyrtare e Shqipërisë (1920-2017) nuk është angazhuar, që të bëhet një ribashkim i tillë kuptimplotë dhe shumëdomethënës për ekzistencën, për zhvillimin dhe për përparimin e gjithanshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Edi Rama, mos u fut si "macja në thes" në këpucët e Vuçiqit, por formalizoje kërkesën zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, fut në xhep, e, eja në Uashington, lute "prej tokës në qiell" presidentin e nderuar të Amerikës, Donald Trump, që të japë dritën e gjelbër për Ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Kjo, do të duhej të ishte detyra prioritare e qeverisë sate, jo të "shitësh kopalla" simuluese politike dhe diplomatike antikombëtare, se gjoja " e respekton shumë iniciativën e Aleksandar Vuçiqit që të thërrasë për dialog të brendshëm për Kosovën dhe në këtë formë të ballafaqohet direkt dhe në mënyrë jotradicionale me të kaluarën". Natyrisht, nëse e shohim se horizonti i integrimeve evropiane do të mbyllej për rajonin tonë, atëherë nuk është kurrfarë shkence të parashihet se fantazmat e së kaluarës do të ringjallen. A është e qartë?

(Kosova Sot)

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...