Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/13

Kriminelet serbe filmojne femrat e perdhunuara shqiptare!!! (1999 Kosove)




Reportazhë e rrallë mbi dhunën serbe ndaj shqiptarëve në fillim të viteve 90.
Paramilitarët serbë kishin ushtruar dhunë mbi popullatën shqiptare. Ata rrahen brutalisht dhe plagosen shqiptarët që kishin vijuar meshën në kishën katolike në Pejë. Terrorizimi i popullatës vazhdoi në mbarë qytetin.
Aktivistët politikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila përfaqëson 90% të shqiptarëve të Kosovës, përndiqen dhe duhet të veprojnë në ilegalitet. Ndërsa Shqipëria është shumë e varfër dhe e pafuqishme për tu ndihmuar shqiptarëve në Kosovë dhe Jugosllavi.


https://www.youtube.com/watch?v=ZychoNPcp-4


 Kriminelet serbe filmojne femrat e perdhunuara shqiptare!!! (1999 Kosove)




Dihet se, luftërat kanë shkatërruar shumë gjëra, ka pasur shumë viktima, ka shkatërruar shumë shtete e qytete, por më mizorja është kur kjo ka ndodhur edhe tek femrat.

Gratë e dhunuara gjatë luftës - 15.01.2013


https://www.youtube.com/watch?v=1FUhKHNHpzk

Rrugëtimi i Prof Dr.Isuf Luzaj.

Nga Flori Bruqi


Isuf Luzaj lindi në Kaninë e Vlorës më 21 shkurt 1913 në një familje fetare, i ati ishte hoxha i fshatit. Isuf Luzaj shkollën fillore e kreu në Vlorë me 1926. Gjimnazin e vijoi në Shkodër, ku e kreu më 1933. Në vitin e dytë fitoi bursë nga gjimnazi për të studjuar jashtë vendit, aplikoi për bursë por iu refuzua.

Për të shkuar me studime u detyrua ta shesë pjesën e vet të tokës me ullinj.
Me 1933 vajti në Paris. Pasi ishte regjistruar dhe kreu liceun u regjistrua pranë Universitetit të Sorbonës.
Image result for Isuf Luzaj

 Nga pamundësia ekonomike u detyrua të tërhiqej nga studimet në Francë.


Në Shqipëri kthehet me 1936. Pas betimit para mbretit Zog fillon punën në Normalen e Elbasanit si mësues frëngjishteje, drejtor i së cilës ishte Aleksandër Xhuvani. Mandej u transfeua në liceun e Korçës po si mësues frëngjishteje në periudhën 1936-'38, ku asokohe punonte dhe diktatori i ardhshëm Enver Hoxha, dhe bashkë me Sotir Kozmon ishin të vetmit profesorë shqiptarë. Pas Protestës së Bukës të mbajtur në Korçë më 28 nëntor të vitit 1938, e kalojnë në Institutin Tregtar të Vlorës ku jep letërsi.

Në vitin 1938 botoi përmbledhjen e parë poetike me titull "Rrëfime". Pasi botoi këtë përmbledhje, e cila nuk arriti as të shpërndahet si duhet, u burgos, dhe si shkas ishte poezia "Neroni". Pasi u hodh në gjygj dhe 94 ditëve burg u lirua si i pafajshëm.

Me 120 studentë kishte vendosur të luftojë kundër trupave italiane të cilat zbarkoheshin më 7 prill të vitit 1939 bashkë me Hysni Lepenicës, Skënder Muçon dhe fshatarët e Sevasterit, Tragjasit dhe Lepenica  dhe Kuçi i udhëhequr nga Rrapo Çeloja. Fshatarët e Labërisë arritën disa herë t'i kthenin varkat e italianëve. Me pushtimin u mbyllën shkollat, Isuf Luzaj merr pjesë ndër protestat e djalërisë dhe qytetarisë vlonjate me 28 nëntor 1939 me flamurin shqiptar pa shenjat e liktorit.

I dyshuar për vrasjen e një polici italian burgoset në Vlorë, transferohet në Durrës nga ku, pas disa muajve, transferohet në Brindisi të Italisë me 12 studentë të Institutit Tregtar të Vlorës. Mandej në Gaeta e prej andej në Ventotene (ishull). Aty kishte takuar Abaz Ermenjin e Llazar Fundon. Këtu mbahet deri në 1942.

 Mandej nga këtu transferohet në kështjellën e Cortona D'Arezzo për shkak të disa poezive kushtuar Luftës së Vlorës. Aty ra në kontakt me Ali Këlcyrën i cili kishte formuar Ballin Kombëtar, me Mit'hat Frashërin, Fuad Bej Dibrën e Lef Nosin. Në kështjellë kishin shkruar Dekalogun e Ballit Kombëtar. Propozoi që në Dekalog të hynte pika e shtatë: “Organizata e Ballit Kombëtar do të zbulojë vlerat e vërteta, do t’i edukojë njerëzit pa marrë parasysh besimin, krahinën ose partinë politike”.

Me ndërhyrjen e Ali Këlcyrës te ministri i Arsimit Ernest Koliqi lirohet nga burgu dhe kthehet në Shqipëri në tetor 1942.

 Organizon çetat e Ballit në Dukat. Në Selenicë komandon luftën prej 13 orësh dukë dalë fitimtarë ndaj pushtuesit. Në vitin 1943 në fshatin Vajzë futet brenda një autoblinde Italianë ku lufton më tepër se një orë.[3] Iu bashkua patriotëve të vendit dhe ishte pjesëmarrës aktiv i Konferencës së Mukjes. Merr pjesë në themelimin e Partisë Social-Demokrate në rrethet Shkodër, Tiranë dhe Vlorë me Musine Kokalarin dhe av. Skënder Muço me 12 tetor 1943.
Image result for Isuf Luzaj
Në vitin 1944 më 28 nëntor ikën nga Shqipëria, duke lënë në Kaninë gruan më 5 fëmijë të mitur. Djali i madh nuk kishte veç 7 vjet, i dyti 5, i treti-3 dhe vajzat 2 e 1 vjeçe. Vajza e vogël vdiq në Kampin e Përqendrimit në Fushë Krujë për mungesë të ilaçeve kundër tuberkulozit, ndërsa për të tjerët as që dinte se a jetojnë apo edhe ata kanë vdekur ndër torturat tantalike të gjaksorëve komunistë.

 Vajti në Itali e aty arrestohet, si i dyshuar për vrasje e gjeneralit Zanini, burgoset.

 Kërkohet nga qeveria komuniste të riatdhesohet që t'i nënshtrohet “gjyqit të popullit për krime lufte”. Punoi më tepër se 2 vjet, me rekomandim të Sandro Pertinit, me të cilin ishte njohur në Ventotene, në Bibliotekën e Vatikanit, gjatë vuajtjes të dënim-internimit.

 Pas amnistisë del nga burgu, vendoset në Brescia ku jep mësim latinisht në një seminar pranë qytetit. Me 1948 largohet drejt Argjentinës. Fillon punë në Ministrinë e Arsimit si përkthyes i frëngjishtes, italishtes, latinishtes, në spanjisht. Përveç kësaj punë ai përgatiste edhe lajmet për radion Europa e Lirë, dhe gazetën “Laprensa”.Njihet me shkrimtarin Jorge Luis Borges.

 Me 1957 diplomohet në letërsi e filozofi. Po atë vit fillon punë në Universitetin e Buenos Airesit. Me 1960 emërohet drejtor i institutit francez,"La France à l'étranger" i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish-presidenti i Francës De Gaule. Në vitin 1961-1962 emërohet këshilltar i Ministrit të Arsimit në Argjentinë, përgatiste programet akademike për universitetet e Argjentinës. Më 1965 dekorohet me medalje ari nga Universiteti i Buenos Aires-it.
Related image
Në vitin 1965 anëtarët e Ballit e thërrasin në Amerikë, pasi kishte vdekur Ali Këlcyra më 1963. Në kongresin e mbajtur në New York zgjidhet kryetar i Balli Kombëtar.

Pasi stabilizohët në ShBA fiton konkursin në frëngjisht dhe fillon punë si profesor i filozofisë dhe gjuhës frënge, në Universitetin e New Hampshire (Nju Hempshajer).


Në vitin 1966 në Ministrinë e Arsimit Washington D.C., bën unifikimin e diplomave që kishtë marre në Argjentinë. Mes 1966 e 1968 emërohet shef katedre po në Universitetin e New Hampshire. Vitin akademik 1968-'69 punon profesor i letërsisë spanjolle, frënge, dhe drejtor i përgjithshëm i departamentit të gjuhëve të huaja në Barat College-Lake Forest, Illinois.

 Vitin tjetër akademik, 1969-'70 emërohet profesor i letërsisë frënge në St. Joseph College, Indiana, SHBA. Punon shef katedre në Universitetin e Indiana-s, ku programonte dhe drejtonte kurset e 59 profesorëve të filozofisë.

Del në pension më 1980, por gjithnjë aktiv qëndron në krye të katedrës së filozofisë në Universitetin e shtetit të Illinois-it ku ishte emëruar që nga viti 1979. Në vitin 1979 ishte emëruar titullar katedre i 87 profesorëve në universitetin e Illinois-it. Më 29 dhjetor 1990 jep dorëheqjen për arsye moshe dhe shëndetësore. Profesor Isuf Luzaj vdiq në vitin 25 nëntor 2000 në Chicago dhe, sipas amanetit që la, u varros në fshatin e lindjes në Shqipëri.

Vepra

Në vitin 1938 ai botoi librin “Rrefimet”. Në këtë periudhe libri me vargjet lirike konfiskohet dhe ai dënohet me 94 ditë burgim. Bashkëpunon me revistën "Përpjekja shqiptare".

Në vitin 1946 përfundon librin “Ideoligjia Falimentuese si interpretim materialist i historisë”, botuar nga Universiteti Gregorian në Romë. Ka qenë bashkëpunëtor i revistave “Mbrojtja Kombëtarë” dhe “Besa”, të cilat botoheshin në Kosovë.

Në vitin 1954 boton novelën politike-shoqërore filozofike kundra komunizmit “Lumejt derdhen të kuq” në spanjisht (titulli origjinal Los Rios Bajan Rojos), shtëpia botuese Ultramar. Në vitin 1965 boton “Metodologjinë për studimet e filozofisë” që është përdorur për shkollat e mesme.
Image result for Isuf Luzaj
 Ndër vitet 1963-'90 boton artikuj pothuajse në të gjitha gazetat e Amerikës mbi filozofinë e Historisë së Markzizmit në teori dhe praktikë. Ka lënë 32 vëllime shqip në dorëshkrim.

I janë botuar "Gloria e çmendje", Tiranë 1995 dhe "Lamtumira e yjeve", Tiranë 2001.

Nderime

Isuf Luzaj ka marrë titullin "Professor emeritus" në SHBA, një dekoratë që mban shënimin "Profesor i Amerikës" dhe të cilën ia pat dorëzuar vetë presidenti Reagan, se kishte dhënë mësim në universitetet amerikane: Harvard, Columbia, Vox Hampshire, Indiana, Illinois, etj. Në vitin 1990 Universiteti i Illinois-it i dorëzon medaljen “Për shërbime të jashtëzakonshme akademike”. Në këtë ceremoni merrte pjesë presidenti i atëhershëm i ShBA George H. W. Bush, guvernatori i shtetit të Illinoisit dhe Sekretari i Arsimit. Në dhjetor 1990 Shoqata e Gazetarëve të Amerikës i jep “Medalje nderi” për 94 artikuj të botuar tek “Edistenologjia e Materializmit Historik”.



http://www.radiandradi.com/lamtumira-e-yjeve-parathenie-e-isuf-luzajt-per-librin/testata-kryesore/gazeta/

Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo”përuron studimin“Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.


Nga Vlad Haxhjiraj


     Në datën 10 nëntor 2017, në ambientet e Institutit të Studimeve Historike”Lumo Skëndo” u bë paraqitja e studimit “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt” i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe”.

   Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” në bashkëpunim me ShB “Nacional”, përuroi  studimin e rëndësishëm “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”të shkrimtares tashmë të mirënjohur si brenda dhe jashtë trojeve amtare Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe”, në praninë e shumë pjesëmarrësve, dashamirës të kulturës, lexues të autorës dhe shkrimtarë. Autorja dhe familja Haxhiraj një falënderim të veçantë  shpreh për pjesëmarrësit e  Sh.K.A “Armeni”, si dhe për vlonajtët që kurrë nuk kanë mungura në takime të tilla.

  Auditorin dhe autoren e nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Drejtori i Institutit“Lumo Skëndo”, historiani, studiuesi e shkrimtari Uran Butka, Drejtori ShB”Nacional”, Mujo Buçpapa( poet i disa çmimeve N/kombëtare, përkthyes dhe analist), Kryetar i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika -gazetar elitar, studiues dhe analist, Prof. Resmi Osmani-shkrimtar dhe studiues, bir i Thesprotisë Hyjnore. Veçanërisht duhet falenderuar ulqinaku nga trojet arbërore të Malit të Zi, Pjerin Pavaci që zbukuroi mjedisin me dy buqeta të bukura lulesh me aromë Dalamcie.

Dalja në dritë e studimit “Rrugëtimi filozofiik i Prof.Dr.Isuf Luzajt” është bashkëpunim i ShB.Nacional, me  redaktor njohësin e mirë të veprës së Isuf Luzajt, Prof. Xhevat Beqaraj; shtypshkronjën Europrint me punën e znj.Blerina Ndreu; disenjatorin e talentuar Jorgo Saqellari si dhe menaxherin, fotografin e moderatorin e takimit, të palodhurin, Fitim Haxhiraj.

 Të gjithë këta zotërinjë meritojnë mirënjohjen e autores dhe të lexuesit.

Ashtu siç thotë autorja e studimit, Vilhelme Vrana:Një libër artistik kërkon talent, mund dhe djersë. Kurse një studim , aq më tepër filozofik,  kërkon shumë kurajo, vullnet, guxim,  punë dhe kulturë. Që të flasësh për Prof.Dr. Isuf Luzaj është nder dhe privilegj për cilindo që merr përsipër një përgjegjësi të tillë. Të studiosh veprat madhore filozofike  të Prof.Dr.Isuf Luzajt, ku në çdo paragraf apo rresht poetik ka një filozofi më vete, është kurajo dhe guxim i tepëruar. Nga përvoja ime 20 vjet krijimtari, kam mësuar që një libër të dalë sa më i arrirë, veç punës dhe cilësive të mësipërme të studiuesit, duhet dhe shumë dashuri.

  Ky vendim  për studimin e gjithë veprave në shqip të Prof.Dr.Isuf Luzajt, u  arrit pasi tek unë u ngjiz dashuria për këtë njeri të madh. Dashuria për punën madhore të këtij personaliteti botëror kaloi nëpër tri-katër faza. 

I- Emrin e tij e njoha kur isha ende fëmijë pa shkuar në shkollë. Im Atë(i ndjerë) sa herë kalonoim pranë shtëpisë së familjes Luzaj, më thoshte: “-Bija ime, në këtë shtëpi ka lindur e është rritur një njeri i madh,’Isuf Luzaj’ , e quajnë...” Dhe unë vocërrakja kujtoja se ishte një vigan nga trupi, i cili në të vërtetë ashtu siç kishte shtatin e lartë , ishte i bukur dhe e kishte mendjen të artë. Për 40 vite nuk dëgjova gjë për këtë njeri të madh. 

  II- Kujtesa e dytë për të, ndodhi në vitin 1994. Ndërsa dilja nga Ambasada Italiane, ku isha takuar me Ambasadorin , për fatin dhe legalizimin e emigrantëve, por veçanërisht për fatin e grave e të fëmijëve që kishin lënë në mëshirën e fatit, përballem pas 32 vitesh me poetin brilant, sot Akademik, Xhevahir Spahiu(shok i shkollës pedagogjike Vlorë). Teksa doja të çmallesha përmes pyetjeve për vete dhe familjen, ndërsa Ai më fliste për vizitën në ShBA. Filloi të tregonte i magjepsur për një shqiptar, filozofin me përmasa botërore, Isuf Luzaj, të cilin e adhuronte pa masë. Kjo më bëri ta kujtoj me nderim njeriun, emrin e të cilit e kisha gdhendur në mendje .

  III- Ballafaqimi i parë me veprën e tij ndodhi në fillim të nëntorit 2000. Në Shesh të Flamurit , mes librave që shiteshin tek Lulishtja, syri më kap emrin e autorit”Isuf Luzaj”. E bleva librin dhe nisa ta shfletoj e ta lexoj qysh në rrugë.  Nuk ngopesha me mbi 100 konceptime  që i bënte ai sëmundjes së shekullit, komunizmit dhe menjëherë shkruajta në faqen e parë të librit: 

Më fal profesor, më fal, / më fal që s’e njoha dot, / vargun tënd margaritar, / sarkazëm dhembje dhe lotë!”- poeti filozof, Isuf Luzaj nisi të madhohej në sytë e mi. Dëshira për të kontaktuar me të ishte e madhe, por nuk u realizua. 

Më 27 nëntor 2000, profesori ishte ndarë nga jeta. Dhimbja për një personalitet botëror dhe pamundësia e njohjes me të , më bënë që t’i kushtoja disa vargje lamtumire(poemën “Vdiq poeti filozof”, që e lexova në përcjelljen e tij drejt Përjetësisë.

   IV- Amaneti i motrës së tij ishte vendimtar për të nisur njohjen e veprës së tij madhore.
Për t’më falenderuar motra e tij e ndjerë, znj.Rahile Caushaj, në kushte regjimi shtrati, më ftoi në shtëpi. Shkova tok me bashkëshortin tim, Fitimin, jo vetëm për ta ngushëlluar, por i dhurova edhe poemën. Kur hyra në shtëpi, ajo Zonjë  e mrekullueshme, tha: “sot më ka ardhur Isufi në shtëpi.” 

E  kundërshtova sepse unë isha një fillestare në krijimtari, isha dhe jam një hiç para atij kolosi në filozofi, atij individualiteti me përmasa botërore. Si mirënjohje ajo më dhuroi gjithë librat e botuara në shqip. Më pas nga djali i madh i Profesorit, Muhmeti më erdhi nga ShBA,  libri “Lumenjtë rrjedhin të kuq” në spanjisht.

Kur u ndava me të, më la një amanet: Vilhelme, shkruaj diçka për Isufin se vëllai im i gjorë, humbi si sopata pa bisht”- përsëri i dhashë shpresë, se ai jo vetëm do të njihet por edhe do të studiohet nëpër shkollat e Shqipërisë.”

- Së pari studiuesi ballafaqohet me  njohjen  e personalitetit apo veprës që do të punojë. Veç dëshirës ddhe këmbëngukljes i duhet dhe shumë dashuri për një punë të vështirë. Ndaj qautores Vrana i janë dashur 17 vite punë që të arrinte deri këtu. 

Të tjerë studiues ,duke e parë nga një këndëvështrim tjetër,do të studiojnë veprat e Prof.Dr.Isuf Luzajt.Sudiuesi jo vetëm njeh dhe zbërthen Filozofinë Luziane, por në të njëjr tën kohë nga vëzhgues, apo admirues, duke hyrë në rrugën e njohjes së filozofisë , madhohet edhe vet si individualitet.

Vilhelme Vrana Haxhiraj






  Prof.Dr.Eshref Ymeri


Përshëndetje nga Santa Barbara –Californi-USA

Prosf.Dr.Eshref Ymeri
 
  Dy fjalë autores Vivra:

  Posteri, ftesa dhe fletëpalosja janë kompozuar bukur, shumë mirë. Kopertina e librit është befasuese: rrathët vërtitës në kopertinë përcjellin thelbin e mendimit filozofik të Profesorit të Madh, mendim që endet mbi rruzullin tokësor në përjetësi. Në librin tuaj ju keni zbuluar thelbin e filozofisë të atij mendimtari të shquar. Thelbi i filozofisë tij më sjell në kujtesë një thënie të margaritartë të poetit, personalitetit politik dhe mendimtarit anglez Xhon Milton (1608-1674):     

    “Moj filozofi hyjnore! Ti nuk je as e ashpër, as e thatë, siç mendojnë një takëm budallenjsh, por je plot muzikalitet, si llauta e Apolonit. Kur i provon një herë frytet e tua, atëherë në gostinë tënde mund të shijosh atë nektar të ëmbël, me të cilin s’ke të ngopur”.Xh.Milton.

       Po ajo fotografi! Në portën e gurtë, poshtë stemës së Vrana-Arianitëve. Dukeni si perëndesha e bukurisë dhe e dashurisë, vetë Afërdita, që ka bekuar Kaninën me madhështinë e saj mbizotëruese mbi tokë dhe detet!... Timit nuk i luan ndopak tepeleku kur shikon atë fotografi?
                              
Përshëndetje miqësore gjithë auditorit!

         Të nderuar zonja dhe zotërinj, të pranishëm në prezantimin e librit të zonjës Vilhelme, kushtuar Profesorit Isuf luzaj. Ju lutem të më lejoni edhe mua të them dy fjalë me rastin e botimit të kësaj vepre të shquar në historiografinë dhe në memorialistikën tonë kombëtare.

        Kjo vepër është një homazh mjaft emocionues që kjo zonjë e nderuar ia ka kushtuar një figure emblematike të kombit shqiptar, një personaliteti të madh në aradhën e figurave të ndritura të kulturës botërore. Është nder dhe përgjegjësi e madhe të shkruash për Profesorin Isuf Luzaj, i cili, me veprimtarinë e tij të pasur letrare dhe shkencore në disa fusha të dijes, ka shkëlqyer si një meteor në historinë e shek. XX.

        Nga përmbajtja e veprës-homazh e shkrimtares dhe e publicistes me emër të madh,Vilhelme Vranari Haxhiraj, rezulton se Profesori Isuf Luzaj i ka bërë rentgenografinë më të përsosur ideologjisë komuniste, kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, e cila personalitetin e njeriut e shtyn drejt një përçudnimi marramendës me pasoja shkatërrimtare. Ai e pati studiuar komunizmin që në gjenezën e vet, duke pasur parasysh terrorin e jakobinëve. 

Karl Marksi jo vetëm e pati justifikuar terrorin revolucionar të jakobinëve, por u bënte thirrje edhe klasës punëtore dhe udhëheqësve të saj për të vënë në jetë përvojën e jakobinëve, praktikat e Robespierit për larjen e hesapeve me kundërshtarët politikë përmes organizimit të banjave të gjakut, çka solli si pasojë që edhe vetë të përfundonte në gijotinë.

 Metodat jakobinase në luftë  me kundërshtarët politikë, të cilat Marksi i pati mbështetur aq fuqimisht, i patën përvetësuar me zell të madh revolucionar Lenini dhe Stalini. Ato metoda, duke i pasuruar edhe më shumë me artin e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin, të cilin krimineli Enver Hoxha e përvetësoi aq mjeshtërisht sipas udhëzimeve të emisarëve serbosllavë, çuan në përçarjen tragjike të popullit shqiptar, me pasoja të rënda edhe në ditët tona.

        Autorja e librit ka hedhur dritë mbi personalitetin e Profesorit Isuf Luzaj, i cili, me nuhatjen e një intelektuali mendjehollë, pati zbuluar thelbin e ideologjisë komuniste në kushtet e Republikës së Shqipërisë, ideologji, e cila kishte si pikësynim ta shndërronte shumicën e popullit shqiptar, siç edhe e pati shndërruar faktikisht, në një turmë të bindur, të paaftë për të menduar, kurrizshtruar dhe servile shembullore ndaj udhëheqjes komuniste.

 Kësisoj udhëheqja kriminale komuniste e Enver Hoxhës përjetonte një kënaqësi të jashtëzakonshme kur populli e shikonte në dritë të syrit për kafshatën e gojës.

  Pra, zonja Vilhelme i shpalos lexuesit filozofinë e Profesorit Isuf Luzaj, i cili, në jetën e tij është udhëhequr nga një tjetër metodë, antikomuniste, që ka në qendër të vëmendjes edukimin e personaliteti të njeriut.

    Me shumë të drejtë, zonja Vilhelme revoltohet që mjaft personalitete të shquara nga radhët e nacionalizmit shqiptar, nuk gjetën vlerësimin që u takonte pas ndërrimit të sistemit në fund të vitit 1990.

 Klasa politike që ka hipur dhe ka zbritur nga pushteti gjatë këtyre gati 27 vjetëve, nuk ka treguar kurrfarë interesimi për rehabilitimin tërësor të atyre personaliteteve të shquara nacionaliste, të cilat, duke iu kundërvënë politikës kriminale të kastës komuniste, me në krye argatin e Beogradit Enver Hoxha, kërkonin orientimin e vendit drejt Perëndimit.

 Kjo nuk ndodhi se në kushtet e pluralizmit, frenat e pushtetit i morën në dorë neokomunistët, trashëgimtarët e veprës kriminale të Enver Hoxhës, i cili nacionalizmin shqiptar e zhduku me rrënjë dhe me degë. Prandaj edhe Profesori Isuf Luzaj nuk u vlerësua që në vitet e para të vendosjes së demokracisë, si një personalitet i jashtëzakonshëm i kombit shqiptar.


    Në mbyllje dëshiroj të theksoj se shkrimtarja dhe publicistja e talentuar Vilhelme Vranari Haxhiraj, ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në botën e letrave shqipe, jo vetëm me krijimtarinë e saj artistike, për çka dëshmojnë dyzet vepra të botuara në disa gjini letrare brenda dy dhjetëvjeçarëve, por edhe në fushën e publicistikës nacionaliste, së cilës i ishte zënë fryma tërësisht në periudhën e diktaturës komuniste. Është e vetmja zonjë që ka botuar vazhdimisht në këtë fushë mjaft të rëndësishme të dijes, e cila lidhet tërësisht me tre probleme me një peshë të jashtëzakonshme kombëtare:

   Së pari, me nxjerrjen në dritën e diellit të të vërtetave të dhimbshme për tragjedinë e rëndë që i shkaktoi vendit tonë krimineli Enver Hoxha me shfarosjen e lules së inteligjencies shqiptare, e dalë nga gjiri i nacionalizmit shqiptar. Këtë problem ajo e ka trajtuar me mjaft profesionalizëm në librin që ka nëpër duar dhe që po përgatitet ta botojë së shpejti, me titull “Tradhtia e madhe ndaj kombit”.

   Së dyti, me përpjekjet e saj të mundimshme për rehabilitimin e elitave të nacionalizmit shqiptar, të cilat klasa politike e këtij më shumë se një çerek shekulli nuk ka dashur t’u japë vendin që meritojnë.

 Në këtë kuadër, libri që po prezantohet sot, është dëshmia më e gjallë e djersës që ajo ka dedhur dhe vazhdon të derdhë për rehabilitimin e elitave tona të shquara nacionaliste, çka do të konkretizohet edhe me librin mjaft interesant që ajo ka nëpër duar, me titull “Elitat  e mohuara”.

  Së treti, me kujtesën për klasën politike mercenariste se pa zgjidhjen e Çështjes Kombëtare, Ribashkimin e Trojeve Tona Etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur, kombi shqiptar nuk do të ngrihet kurrë më këmbë dhe ka rrezik që të shkojë drejt rrëgjimit të shkallëshkallshëm.

Me këtë rast më lejoni ta përshëndes ngrohtësisht zonjën Vilhelme për këtë vepër-thesar që po e vë në dorën e lexuesve dhe t’i uroj asaj nga zemra shëndet dhe, si gjithmonë, krijimtari të begatë, për prezantimin e të tjera veprave me rëndësi kombëtare. 

Përshëndes ngrohtësisht drejtorin e Bibliotekës Lumo Skëndo, intelektualin e shquar, zotërinë Uran Butka, i cili vuri në dispozicion mjedisin e kësaj biblioteke për këtë prezantim, presidentin e Shtëpisë Botuese “Nacional”, krijuesin e talentuar të letrave shqipe, zotërinë Mujo Buçpapa, për hedhjen në qarkullim të këtij libri, redaktorin e librit dhe krijuesin e mirënjohur të letrave shqipe, zotërinë Xhevat Beqaraj, disenjatorin me shije të hollë, zotërinë Jorgo Saqellari, menaxherin, fotografin dhe moderatorin e këtij takimi, artistin e talentuar të koreografisë, zotërinë Fitim Haxhiraj, si edhe të gjithë të pranishmit e nderuar.

Me respekt dhe mirënjohje.
Prof.dr. Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
07 nëntor 2017



SI E PERKUJTUAN GJERGJ KASTRIOTIN 50 VJET ME PARE SHQIPTARET E AMERIKES


“ …ne vend te nje kujtese dhe respekti per profesorat dhe akademiket e trevave shqiptare, pa ato te Amerikes, per temat e tyre qe do te referojne ne sesionin shkencor te Detroit!”



ZEF PERGEGA

Viti 1968 per te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte atdheut mund te themi se ishte Viti i Skenderbeut kryeheroit te shqiptarizmit ne te gjitha trevat. Gjate atij viti u ktyen veprimtari te shumta e te ndryshme nga shqiptaret ne kujtim te fatosit te paharruat te Kombit. Nderi kryesor per nismen dhe organizimin e ketyre manifestimeve u takoi Arberesheve te Italise mene krye kleriket dhe personalitete vendore me origjine arberore, si dhe grupe te rinjesh dhe te rejash nga Sicilia e Kalabria qe kurr nuk e harruan kengen “Moj e bukura More!” Te veshur me costume kombetare ato per tre dite 24-26 prill 1968 manifestuan madherisht ne shehsin e Vatikanit dhe ne Rome. Ne keto manifestime moren pjese shume shqiptare nga Amerika, Europa dhe vende te tjera.
Arbereshet dhe shqiptaret e Amerikes u priten edhe nga Papa Pali VI-te. Ati iShenjte me nje respekt te vecante per shqitaret dhe Heoin e tyre iu drejtua me nje fjalim, i cili u botua ne organin zyrtar te Vatikanit “L’ Osservatore Roma” me 28 prill 1968 ne gjuhen shqipe dhe italiane. Nder te tjera Ati Shenjte tha: “…Po ju sjelim ju nje mireseardhje te vecante., mbasi jeni mbledhur per te perkujtuar Peseqindvjetorin e Gjergj Kastrotit Skenderbeu, fatosit te kombit tuaj e Krishterimit, prane kesaj Selie Apostolike, te cilen mund ta quani si shtepine tuaj. Ne po ju shohim me kenaqesi, sepse e dijme se shpirti me te cilin ju e kujtoni kete rast eshte shpirti i hershem te fisit tuaj, i cili gjithnje permbi cdo interes, ka vene vlerat e trasheguara te BESES, NDERIT e te BURERISE…!” (Keto tri fjale Ati i Shenjte i tha ne gjuhen e embel shqipe!”
Pesegjindvjetori i vdekjes se Skenderbeut u perkujtua me madheshti edhe ne Amerike, Belgjike.Argjentine e gjetke. Fedetata “Vatra” e kujtoi Skenderbeun me nje darke me 5 maj 1968 ne te cilen moren pjese me shume se 500 bashkombas nga te gjitha trevat. Kardinali Cushing u dergoi nje leter pergezimi ku e lartesoi shume figuren e kryetrimit shqiptar dhe autoritete e larta te Bostonit e Massachusets e shpallen ate dite: “Dita e Skenderbeut”Xhavat Kalajxhi mbajti fjalen e rastit si kryeredaktori i gazetes “Dielli” Me sherbesa te vecanta kete jubile te lavdishem e perkujtuan edhe qendrat fetare si kisha katolike, xhamia. Kisha ortodokse dhe bektashinjt.
Me nismen e Shoqates Shqiptare e themeluar me 31 maj 1952 ne krye te rruges “ALBANIA” ne kryeqytetin e Argjentines, Boenos Aires u vendos nje pllake e madhe prej bronxi ne kujtimi te Skenderbeut. Ne kete plake eshte skalitur portreti i Skenderbeut ne kembe ku eshte shkruar shqip: 1468 – 1968 Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne peseqindvjetorin e vdekjes se tij. Bashkesia e shqiptareve te Argjentines, shoqata shqiptare “28 nendori”
Gjate vitit 1968 u botuan nje numer i konsiderueshem botimesh si libra, studime, dokumenta te rralle ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhe te huaja, ku vendin kryesor nekete rol jashte shtetit ame e mori Instituti Nderkombetar i Studimeve Shqiptare prane Universitetit te Palermos. Nga Amerika Xhavat Kallajxhi dhe shkrimtari Nelo Drizari, te cileve shume shpejt shqiptaret e Amerikes te renduar pas dollarit dhe bythlepirjes ua harruan emrat ketyre dy figurave te ndritura te fjales dhe shkrimt shqip ne diaspora, ngase u duhet te paguajne te tjeret qe te vijne e te na tregojne se kush ishte Skenderbeu, per ti bere me paret e humanisteve ata mbiheronj, botuan nga nje liber te vogel mbi jeten dhe vepren e Gjergj Kastrotit, ne menyre qe femijet e shqiptareve te Amerikes te dinin se kush eshte heroi I tyre, per ti frymezuar ne vepra atdhetare qe te mos e harronin token prej nga vinin. Edhe federata “Vatra” botoi nje liber mbi Skenderbeun me permbajtje shkrimesh te ndryshme, shume prej te cileve ne gjuhen shqipe, mbi jeten dhe vepren e Kryezotit te Krujes, si dhe mbi levizjet e shqiptareve per liri e pavaresi.
Ne qytetin e Filadelfias ne ate kohe jetonin mbi 100 familje italo-shqiptare, te cilit ishin ngulur ne kete vend ne fillim te vitit 1900. Keto familje ishin te gjitha nga fshati Montecilfone te krahines se Campobasso te Italise dhe qendronin bashke ne nje zone te qytetit te Filadelfias dhe te gjitha flisnin gjuhen shqipe, jo vetem grate e burrat e moshshuar, por edhe femijet e lindur ne Amerike. Pervec gjuhes shqipe dhe tradites se lashte ata mbanin gjalle edhe kujtimin per Skenderbeun dhe pa kete kujtim nuk mund ta quanin veten shqiptar. Ata kishin klubin e tyre kulturor te pagezuar “Gjergj Kastrioti” Pikerisht aty ku pjestare te familjes se Kastriotit ne fund te shekullit te 16-te celen nje kafe shqiptare, me flamur dhe nje portret te Heroit. Ata e nderonin Skenderbeun jo vetem si prijes por edhe si shenjtor, emrin e te cilit e celebrojne me aktivitete te shumta me 23 prill te cdo viti me nje darke solemne ku marrin pjese te gjitha familjet. Keshtu vepruan edhe me 500 e do te veprojne dhe me 550 vjetorin e vdekjes se Gjergj Kstriotit. Po kush i ka vizituar?! Ka ndonje patriot flamuri e kombi qe ta kete bere apo organizuar njegje te tille?! Tani kur po flitet se Amerika po mbushet me Konica, Fan Nola e Gjergj Fishta?! Titujt e nderi po blihen me dollare, po jeten nuk e kane te gjalle!

TE HUAJT NISEN TE SHKRUAJNE PER SKENDERBENE…
Pak pas vdekjes se Skenderbeut ne boten e jashte u fillua te shkruhej per heroin e shqiptareve qe zani i pat shkuar deri ne qiell. U duken ne horizontin e fjales biografet e pare dhe piktoret e pare qe e kishin pikturuar edhe kur ishte gjalle. Autori i pare sic e dime nga historia ka qene Marin Barleti, nje prift katolik nga Shkodra, i cili jetoi ne kohen e Skenderbeut, por iri qe i njihte bashkeluftetaret e tij. Ata i rrefyen gjithcka dinin per heroin, trimerite, luftrat e fituara ne fushat e betejes,te cilat Barleti kishte patur rastin ti shikonte me sy. Duke jetuar ne Vededik Barleti shfletoi shume dokumenta mbasi familja e Gjergj Kastriotit kishte kriporen me te madhe ne Ballkan ne Ishem te Krujes dhe kishte patur marredhenje tregtare e plotike me Rep. e Venedikut. Hitorine e Skenderbeut e botoi ne Rome ne gjuhen latine ne fillim te shek. 16-te.
Nje shekull me vone Giammaria Biemmi, nje prift Italian nga Breshia, zbuloi nje biografi tjeter te Skenderbeut te shkruar nga nje autor anonim nga Tivari, te cilin Fan Noli e ka pagezuar me emrin Tivarasi. Biemmi shkroi vete nje veper mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeu me titullin “Istoria di Giorgo Castrioto Scanderbeg” te mbeshtetur plotesisht ne biografine e Tivarasit ne latinisht dhe i botuar ne Venedik me 1480. Sipas dates ne fleten e pare, liber qe ka humbur, ky botim eshte me i vjeter se i Barletit. At Dhimiter Frangu, nje prift katolik, icili sipas Fan Nolit eshte shqiptar, shkroi ne latinisht nje biografi te shkurter mbi Skenderbenun. Kjo veper eshte perkthyer latinisht me tituj te ndryshem. Edicioni i fundit botohet ne Venedik me 1539, i cili permendet nga historiani Fallmerayer.
Nje burim original mbi jeten e Skenderbeut edhe Gjin Muzaka, sundimtar i Beratit dhe luftetar krah per krah me Skenderbeun. Kjo veper mban daten e botimit 1510, por mbeti e fshehur ne Biblioteken Brancacciana te Napolit deri me 1863 kur e zbuloi Carl Hopf, i cili e botoi me 1873. Gjin Muzaka shkroi nje gjeonologji te familjes se tij, i cili shkruan edhe per historine e Skenderbeut dhe e lidhjeve me te. Duhet permendur edhe fisniku francez Jacques da Lavardin, i cili ne vitin 1597 botoi nje biografi te plote mbi Skenderbeun. Ne parathenjen e tij Lavardin i drejtohet aristrokracise franceze me keto fjale:
“…Kjo eshte vepra e Gjergj Kastrotit i quajtur Skenderbe nga turqit, Mbreti i Shqiptareve. Emri i pavdekshem ite cilit meriton pa asnje dyshim te shenohet ne tempulln e kujtimit!”
I frymezuar nga kjo veper poeti francesi Ronsard shkroinje vjershe mbi ngadhnjimet e lashta te Gjergj Kastriotit, Mbret i Epirit
“…dhe Skenderbeu, mundes i skitheve
Qe prej gjithe Azise, Ungjillin kane debue
O ti Nder i ketij shekulli
O shqiptar i shenuem prej Fatit
Dora jote mundi Turqine njezet e dy here
Shtine tmerrin ne radhet e tyne
I bane me lane eshtrat ne muret e Keshtjelles
Po ti do te kishe vdek i harruem prej njerezimit
Sikur perpjekja e devotshme e te diturit Lavedin
Te mos kishte perjetue betejat tuaja…!”
Dhe poeti i degjuar amerikan Herry Longfeillow, shkroi nje vjershe i frymezuar nga Dora D’Istria mbi kthimin e Gjergj Kastrotit ne Kruje, te cilen e pertheu ne gjuhen shqipe Fan Noli.
“…dhe pastaj me sulltanet
Veshur armet si nje mbret
Nga keshtjella shpejt ka rene
Flamuri gjysemhene
Flamur shdrit ne ere
Shkabe e zeze me dykrene!

FJALE LAVDI NE TEMPULLIN E KUJTIMIT…
Aqsa te shumta kane qene veprat e shkruara per Skenderbeun po aq kane qene vlersimet nga personalitete te larta kishtare, politikike, ushtarake dhe letrare te kohes. Titullin e larte “Kampion i Krishterimit” qe ia dha Skenderbeut Papa Nikolla I V-te ia konfirmuan edhe pasardhesit e tij Papa Pius I II-te, i cili ne komentaren e Tij shkruan: “E kaloi pothuajse gjithe jeten e tij duke luftuar per kauzen kristiane. Eshte e veshtire te gjesh nje tjeter prijes kryqezatash qe mund te krahasohet me te!”
Edhe Papa Kalisti III-te ne nje leter qe I dergon Skenderbeut me daten 11 shtator 1457,i shkruan: “…Nuk ka njeri ne bote qe te mos i dije trimerite qe keni bere dhe te mos ju lavderoje si nje kryembrojtes i vertete dhe nje kryeluftetar bujar i krishterimit!”
Ne librin e Lutjes se mbretereshes se Anglise Elizabete botuar ne vitin 1559, len kete shenim diten e vdekjes se Skenderbeut: “17 janar. Si sot vdiq princi i mire Skenderbeu, Mbreti i Epirit dhe shfarosesi I turqeve!”
William Temple, burreshteti dhe shkrimtar i shquar anglez i shekullit 17-te e ve Gjergj Kastriotin ne radhen e prijesve dhe perandoreve luftetare me te medhenj te historise. Ne vepren e tij mbi Virtytet Heroike, ai shkruan: “Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njohur ne pergjithesi me emrin Skenderbe, si edhe Hunjadi nenmbreti i Hungarise, jane dy gjenerale ngadhnjimtare dhe burra me karakter te larte, te cilet luftuan sa qene gjalle si kampione te Krishterimit. Ata ishin bere tmerri i turqeve dhe duke patur vetem nje fuqi ushtarake te vogel, u bene balle me sukses, per shume vjet sulmeve te perseritura te krejt ushtrise turke!”
Gjenerali kanadez Wolfe, brojtesi i Rajonit te madh te Quebech-ut dhe nje ekspert mbi historine e lufterave shkroi me 1756: “…Skenderbeu ua kapercen te gjithe prijesve ushtarake, te kohrave te vjetra e te reja si nje udheheqes i nje ushtrie te vogel mbojtese!”
Historiani gjerman, Johan Philip Fallmerayer e lavderon Skenderbeun me keto fjale: “Gjergj kastrioti eshte nje nga kryeluftetaret me te perkryer, me fatbardhe dhe me te medhenj te kohes. Sa ishte gjalle ruajti lirine e kombit.kte nuk mund tua linte sternipave ashtu si nuk munden ted y bashkeluftetaret e tij te degjuar Pirrua dhe Ali Pasha. Por keta i kapercyen jo vetem ne madheshtine morale, por edhe ne fatmiresine qe u hoq nga fusha e veprimeve midis fames dhe shkelqimit i kurorezuar me dafina, i cili u kthye pas vdekjes!”
Dhe balozi i nje shtei europian qe mori pjese ne varrimin e Skenderbeut ne katedralen e Shen Kollit ne Lezhe deklaroi: “Ne qoftese gjer tani, kur ka qene rasti per te lavderuar trimerite e dikujt eshte thene se fillani luftoi si hero, ketej e tytje do te thuhet se heronjte luftojne si Skenderbeu!”


Per fat te keq, ndersa jashte pas vdekjes se Skenderbeut per nje kohe te gjate u botuan nje numer i madh veprash rreth jetes dhe trimerive te kryezotit te Krujes, brenda ne Shqiperi nuk u shkruan asgje as mbi Gjergj Kastriotin dhe as mbi ngjarjet qe ndodhen me vone.
“Shqiptaret, thote Fan Noli, nuk pushuan se luftuari, por pushuan se shkruari!”
Me gjithe kete, kujtimi i Skenderbeut mbati gjalle brez pas brezi ne gojedhenat e popullit shqiptar, te cilati mblodhi At Marin Sirdani nga fundi i shek 19-te. De Rada me 1872 botoi poemen “Skenderbeu i pa fame!” dhe fletoren “Flamuri i Arberit” ne dy gjuhe shqip dhe italist, me ane te se ciles e beri te njohur kombin dhe heroin e tij te madh Gjergj Kastriotin.
Fan Noli botoi ne Amerike te paren histori te Skenderbeut ne proze me 1921 ne gjuhen shqipe, te cilen e ribotoi te permiresuar ne vitin 1950. Kjo veper u perdor si tekst historie ne shkollat e Shqiperise. Ne vitin 1937, Prof Athanas Gegaj i parashtroi Universitetit te Louvain-it, ne Belgjike nje teze dokterature, te cilen e mbrojti ne gjuhen fringe me titullin “L’Albanie et l’Invasion au XV-eme slecle” e cila u botue ne forme libri me shpenzimet e Universitetit. Fan Noli shkruan se vepra e Z. Gegaj, e cila merret kryesisht me kryqezaten e Skenderbeut eshte ndoshta me e perkryera qe e ka pare driten gjer me sot si nga forma, nga lenda dhe nga baza dokumentare!”
Me 1947 Fan Noli botoj nje histori tjeter te Skenderbeut ne gjuhen angleze. Per kete veper Tahir Zavalani shkruan: “Kjo eshte nje veper shkencore e nje niveli shume te nalte, sidomos per shenimet kritike mbi veprat e autoreve te shumte qe kane shkruar mbi Skenderbeun, ashu si mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qe kane patur lidhje me epopene tone kombetare. Dobia me e cmueshme e kesaj vepre qendron ne orvajtjen e autorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet!”
Shqiperia dhe Skenderbeu jane bere per popullin shqiptar nje binom i pandare, dy emra te bashkuar ne menyre te pashqitur me njeri-tjetrin dhe kete e tregon edhe poezia e Kole Tamares:

Sa te rroje gjithesia
Sa te rroje gjithe dheu
Do te rroje Shqiperia
Edhe emri Skenderbeu!

EMRI I SKENDERBEUT NE AMERIKE E KANADA
Emri i Skenderbeut u be popullor edhe ne Amerike e Kanada. Nje anije me emrin”Scanderbeg” mbarriti ne brigjet e San - Franciskos dhe Kanadase nga fundi ishek.16-te e nisur nga portet e Italise se Jugut.Ata trasheguan mbiemrin Skanderbeg dhe Beg, u bene fermere, celen kisha dhe library, botuan libra artistik e fetar, nxoren poet dhe parlametare. Gjergj Kastrioti hyri ne letersine amerikane fale mendjes se mprehte te talentit krijues te poetit amerikan Clement Moore, i cili ne vitin 1950 botoi nje liber bieografik me titull “George castriot Scanderbeg king of Albania”
Ne vitin 2002 nje piktor zezak amerikan idhuroi kishes se Shen Palit nje protret te Skenderbeut. Me 24 shtator 2006 inagurohet monomenti i Gjergj Kastriotit ne grigjen e kishes se Shen Palit me kontributin e vecante te malesoreve te Malesise se Madhe ne Mal te Zi me banim ne Detroit. Ne inagurimin e te cilit merr pjese Presidenti iShqiperise Alfred Moisiu. Ne vitin 2007 Nik Gjonaj dhe Ndue Gjelaj malesore nga Detroiti, realizojne dokumentarin artistic dhe historic mbi Skenderbeun me 94 minuta.
Ne korrik te vitit 1601 u luajt ne teatrin e Londres drama “Historia e vertete e te madhit Skenderbeg!”Ne anglisht kemi edhe tri drama te tjera kushtuar Kastriotit. Njera eshte botuar nga William Hevard dhe vene ne skene me 1733 ne teatrin londinez “Goodman Filids!” Tjetra e titulluar “Heroi iKrishtere” ka per autor Xhorxh Lillos dhe u shfaq per here te pare me 1735. “Tragjedia e Skenderbeut” u shkrua nga Tomas Winkop dhe u botua me 1747, por pa mundur te vihet ne skenen e Londres. Komondani kanades qe mundi forcat francieze ne Quebek me 1759 ka shkruar: “Skenderbeu ua kalon te gjithe oficereve te vjeter dhe modern ne taktiken mbrojtese te nje ushtrie te vogel!” Pse te mos mendojme se ne kete fitore ai apikoi nje nga taktikat e Gjergj Kastriotit?!
Ne Akademine ushtarake te New-Yorkut i kushtohen 60 ore leksione mbi taktikat e Gjergj Kastriotit dhe sipas disate dhenave ne Akademine ushtarake shqiptare vetem 60 minuta.
Ne vitin 1861 Hannes Bjarnason ne librin per Skenderbeun me 1000 vargje e paraqet heroin shqiptar, te cilin nuk e kap as heshta dhe as shpata e turkut. Gjate viteve 1603 – 1725 jane realizuar 500 piktura per Gjergj Kastriotin. Faik Konica ka mesuar se me 1466 italiani Xhentile Benini e kishte pikturuar heroin tone kur ai ishte ne Rome per te marre nga Papa Piu II-te shpaten e shenjte dhe kapelen e bekuar.
Romani historic me i fundit, kushtuar kryetrimit tone eshte shkruar nga kanadezi Charl Ewert, botuar me 1981 me titull; “Skenderbeg Shqipja e Shqiperise”.Aurtori ne profesion avokat ishte frymezuar nga rrefimet e patrotit Duro Cini me banim ne Kanada.Kopertina e librit te tij ka Skenderbeun bust duke terhequr kalin e tij dhe ne te majte nje engjell te bardhe, I cili sap o ka mbarritur nga qielli ne toke duke e shoqruar ecjen e heroit me sy dhe bekim.










2017/11/12

Përgjigje një patrioti!...

REXHEP SHAHU

PËRGJIGJE NJË PATRIOTI

Ka ndodhë shpesh në histori, që heroi nuk pranohet, xhelozohet, çheroizohet. Gjithmonë nga ata që janë e kundërta e heroit. Frikacaku urren trimin. Tradhetari urren atdhetarin, patriotin. Ai që ikë nga fusha e betejës fajëson jo veten e frikën e tij, por atë që bie në fushën e betejës e jep jetën e tij e nuk i mbetet më asgjë për të dhënë.
Ka ndodhë, siç edhe ndodhi në luftën e fundit të shqiptarëve, që ata që ikën me vrap prej atdheut, pa provue të bëjnë pak qëndresë, të luftojnë pak, të plagosen pak, të vdesin pak në luftë e në përpjekje për qëndresë, kanë fajësue ata që ia nisën luftës, ata që luftonin, sikur ata ishin fajtorë sepse ata shkuan dhe e “ngucën dreqin me krane, e ngucën Serbinë”.
Ka ndodhë shpesh, në mos gjithmonë, në historinë tonë që të mos i çmojmë, vlerësojmë e nderojmë viktimat, përkundrazi, t’i përbuzim, t’i nënvlerësojmë, t’i lëmë mënjanë e në harrim.
Sillemi me viktimat sikur i kemi vrarë vetë ne me duart tona, (ndoshta po, duke mos i mbrojtë), kur në fakt viktimat na i ka vrarë armiku dhe “armiku na i ka shpallë deshmorë”, siç thotë Izet Duraku.
Duke u sjellë si të dehur me liri, duke u treguar trima pas lufte e urtarë pas kuvendi, patriotë dimiash në ekzil apo patriotë refugjatë, në mënyrë mizore akuzojmë, nënçmojmë e i shohim si kobsjellës ata që i ka dëmtuar e shkatërruar, vrarë e dhunuar më shumë e më egër pushteuesi serb, duke harruar ligësisht se pushtuesi serb nuk ka dënuar, burgosur, vrarë, apo masakruar kurrë shërbyesit e vet, spiunët e vet, por gjithmonë kundërshtarët e vet, ata që nuk pranuan kurrë t’i shërbejnë e të vihen në shërbim të tij kundër shqiptarëve, ata që i ka parë rrezik për vete, ata që e kanë kundërshtuar dhe e kanë luftuar. 
Hijena e korba të ndryshëm korb të zij, krrokrrasin ndryshe e duan të na e mbushin mendjen se Serbia ka vrarë e masakruar shërbyesit e spiunët e saj, ka burgosë e ka mbajtë në burgje shërbyesit e vet.
Mungesën e patriotizmit, të atdhëtarizmit askush nuk e kompenson duke drejtuar gishtin e përbuzjes e dyshimit ndaj qëndrestarëve të vërtetë, ndaj atyre që u kalbën në burgjet serbe ku u kalit qëndresa shqiptare, ku u formua e forcua vetëdija kombëtare, duke drejtuar gishtin e përbuzjes, të dyshimit e të nënçmimit ndaj atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën e lirinë e saj, sepse ata dhanë gjënë më të çmuar, jetën e tyre e s’kanë çfarë të japin më, nuk janë më mes nesh që të mbrohen prej akuzave e fjalëve të pista të monstrave që fatkeqësisht kanë mbetë gjallë e që ndotin rëndë mjedisn tonë, të sotmen e të nesërmen tonë.

2017/11/10

SOTIR ATHANASI : JUSTITIA PEREAT MUNDU (Paramnezi*)



( Ky tregim është paraqitur në garën e shoqërisë letrare “Xingografia” ku, në qoftëse
vlerësohet, fiton çmimin simbolik: një buqetë me lule ).


- Vazhdojnë çudirat shqiptare, - tha Eduardo sapo futi këmbët në lokalin e Gabrielës. Kjo me tabaka në dorë, kish gjallërinë e njohur karakteristike të saj: lojcakërinë. Por jo vetëm. Se shkelte me kujdes, në shtegun e dashurisë së re. Dritat që binin mbi qelqet ia reflektonin fytyrën në tavanin e drunjtë si aoreorë ikone. Me diskun në duar, qe drejtuar në tavolinën ku rrezja e portës, nuk e lejonte të dukej i dashuri. Ndonëse e dinte e gjithë qyteza se cili ishte. Natyrisht, nga ky privileg, si përherë, ishte I përjashtuar vetëm Eduardo. Klienti i fshehur disi, u ngrijt dhe në sekondë, si të ishte i zoti i këtij bari, rrëshqiti përjashta nga porta e pasme.
Gabriela, që I kryente të dy detyrat si të banakut, ashtu edhe të kamarjeres, në atë çikë kafene i hodhi një buzëqeshje fallco mirëseardhjeje italianit. Noima e saj ngrijtur në lartësinë e artit koreo-grafik, sa e hijshme, aq edhe tepër e njohur nga të gjithë, me lëvizjen e dy gishtave të dorës së majtë dhe tundjen e kokës, ia ktheu përshëndetjen. Po kështu, ndërroi drejtimin për te tavolina që, për fat të mirë, me ndonjë ndryshim të vogël, porosia ishte e njëjtë.
- Vazhdojnë çudirat shqiptare, - përsëriti Eduardo, plotësisht I pavëmendshëm. Thellimi në gjetjet e veçanta dhe që përbënin lajm të freskët, tek ky tip, kishte mënjanuar çdo gjë. Përfshi këtu edhe dashurinë për Gabrielën e cila, pse e kishte kuptuar e braktisi atë.
- Ndonjë rast tjetër si ai I javës së shkuar?
- Pse, isha unë këtu javën që lamë pas? - pyeti ai me hutim. Kjo I ndodhte sa herë qëllonte të peshkonte në lajme të reja.
- Si jo, apo harrove që tregove se si në lagjen pranë kishës Santa Luçia, një makinë adoleshentësh, përmbyset në autostradë dhe të dy djemtë, dolën pa asnjë gërvishtje. Ata ishin fëmijë emigrantësh shqiptarë.
- Dhe ç'është më e bukura, automjeti u bë sallatë e me rrota përpjetë nga përplasja në parmakët mbajtës anësor, - plotësoi tjetri për të shtuar. - Vërtetë, paskam qënë?
- Po.
- Çudi?!? Por kjo e sotmja ama, nuk ka të bëjë me rastësinë.
- As me politikën?
- Jo.
- Po me çfarë ? Mbase me domosdoshmërinë?
- E di që je e zgjuar ti Gabriela? Emigracioni thua t'u ketë bërë më intelegjent ju shqiptarët?
Gabriela buzëqeshi kësaj here jo gjithaq me kënaqësinë që të sjell miklimi, se sa me një lloj krenarie për përkatësinë e saj shqiptare. Se e merrte me mënd që informacioni në vazhdim nga Eduardo, patjetër duhet të kishte të bënte: o me Shqipërinë, o me shqiptarët. Ajo dinte gjithashtu që ky italian I çuditshëm me të cilin kishte kaluar një iluzion dashurie në fillim, kishte (në mënyrë patologjike ) pasion antenat dhe kompjuterin. Lajmet përpara se t'I dëgjonte në radio e cila rrinte gjithë ditën e ndezur mbi banak, Gabrielës, së pari i vinin nga Eduardo. Ai, veç së tjerash, merrte honorare të majme nga stacionet lokale për informacionet që u servirte. Kjo në fillim e gëzonte Gabrielën. Por kur morri vesh se i dashuri i saj, Eduardo, kishte ndërhyrë deri në të rejat e papublikuara nga NASA, por që kishin të bënin me 'të, u zëmërua keq. Ata u grindën dhe meqënëse pasioni i Eduartit, qëndronte mbi dashurinë me Gabrielën si deti midis dy brigjeve, punët shkuan deri në ndarjen e pariparueshme. Në tërsinë e marrëdhënies së tyre, qëndronin lajmet e vjedhura nga agjensitë e epërme. Madje, të marra nga kompjuterët e redaksive. Ky qe shkaku pse vajza, pasi u bind që italiani nuk mund të hiqte dorë nga ky ves i kthyer tashmë në mjet jetese, u largua muaj të tëra prej tij për t’u hedhur në krahët e njeriut të porsa larguar. NASA I pati propozuar një vënd pune në institucionin e saj shkencor dhe i kishte lënë kohë tre muaj të mendohej. Eduardo s'kishte pranuar. Për ‘të, mbase mund të qe edhe Gabriela shkaku që nuk dëshëronte të riemigronte. Se ishin vitet e para pas '90-tës. Fjala hakerr atëhere, qe e barazvlerëshme me . . . rrufjanërinë dhe aspak me hajdutërinë. Por, kjo qe dukja. E sipërfaqshmja. Gjetiu rrinte ende zgjuar shkaku i vërtetë. E ky s’kishte të bënte aspak me mungesën e dëshirës për riemgrim nga Gabriela. Jo. Ajo kishte vuajtur luftën e klasave në atdheun e saj dhe e trëmbte çdo përplasje me shtetin. Çdo kondravajtje me 'të, të cilën e mendonte të pashmangshme për rrugën që ndiqte i dashuri i saj. Paralajmërimi I bërë nga zotrinjtë e institucionit NASA në latinisht qe: “JUSTICIA PEREAT MUNDU”. Gabriela kishte qënë e pranishme në bisedën e bërë me t'a dhe njerëzit nga NASA kishin përdorur latinishten ( të cilën Roberto e zotronte shkëlqyeshëm ) për të pështjellur ëmbël kërcënimin nga veshët e saj. Por... Banakjerja, ishte aq e zgjuar sa të shkonte te prifti dhe Ai, ia kishte përkthyer fjalë për fjalë që do të thoshte: “DREJTËSIA TË BËHET. Veç kësaj, ai I kishte nënvizuar se ky ishte: KUSHTI PA TË CILIN, ose në latinisht: “CONDITO SINE QUA.
Kaq mjaftoi që ajo të dridhej. Gabriela pas kësaj, i rralloi takimet derisa iu ftoh fare me Eduardon dhe ky të bindej se ishte e kotë vazhdimsia. Vajza, sipas parimit se gozhda del me gozhdë, pas dy a tre muajsh kishte hedhur dashurinë me Filipin. Ky, një njeri i qetë, mekanik I cili, jo rrallë vinte edhe me duart gjithë graso që t’a pinin së bashku kafenë e orës dhjetë paradreke. Gabriela me atë gjestin e lëvizjes së dy gishtave të dorës së majtë dhe tundjen e kokës në mënyrën kur duam t’i themi tjetrit një fjalë mikluese, gëzohej kur dëgjonte nga ai se në garazhin e tij qe i mbytur në punë. Por, le të mos I largohemi tregimit tonë.
- The që vazhdojnë çudirat shqiptare. Kështu?
Tjetri tundi kryet:
- Çudira të rekordit Gines, - nënvizoi.
- Pa të shohim?
- Në Kili, - dhe Eduardo nxorri nga gjoksi një hartë të printuar me rru-gët në qytetin Halpën. Qe si të thuash përpjekja e fundit për pajtim. Ishte karshi me banakjeren dhe ia rrotulloi fletën që ajo të lexonte, tejet e befasuar në gërmat latine: RRUGA E DURRËSIT, RRUGA E DIBRËS, RRUGA E ELBASANIT dhe. . . ,RRUGA E SHKODRËS.
Këtu Gabriela nuk duroi më dhe iu mbushën sytë me lot. Qe gati t'a puthte, por çuditërisht, ndjehej sikur do të poshtëronte Filipin po t'a bënte atë. I ngjante sikur ato duart e tij me graso do t'a përkëdhelnin jo për t'a lajkatuar, por për t’a turpëruar. Edhe Eduardon nga ana tjetër e preku ftohtësia e saj dhe nuk tentoi as t'ia kërkonte si shpërblim. Ai u mjaftua me fjalët:
- Kaq shumë të ka marrë malli për Shkodrën?
- Më ka marrë the? Pse s'thua më ka djegur e zhuritur? U bënë pesë vjet që jam larguar. Pesë vjet sa një gjysëm shekulli. Aty kam lënë nën dhe të parët e mi, kam lënë fëmijërinë dhe rininë time të hershme, kam lënë. . . , dhe Gabrielën e mbytën lotët. Atë çast ishte zhndërruar me imagjinatë në një dallandyshe që kthehej në vëndlindje. E mbase iu kujtua edhe poezia e VASO PASHËS “Shko dallandysh”!
Eduardo nuk foli. Ky nuk e dinte se çfarë është emigrimi. Jetonte I vetëm me nënën dhe një vëlla me tjetër baba. Nuk dinte në ka kjo Botë gjyshër e gjyshe dashuria e të cilëve, në mos barabitej me atë të prindërve, joshja e kënaqësia në prehërin e tyre, qiejt kapte. Eh! Midis Eduartit dhe vëllait të tij, zotronte një ftohtësi e skajshme. Shpërfillja ndaj njëri-tjetrit, qe kostante në marrëdhëniet e tyre.
Gabriela, kjo katolike e thekur lexonte me etje e kënaqësi: RRUGA VLORA, apo, RRUGA TIRANA dhe shëtiste me sy gjithë atë fletë të printuar për t’u ndalur në RRUGËN SHKODRA. Në kalldrëmet e saj. Aty sikur kërkonte të gjente mbase KISHËN E MADHE ku kishte vajtur me prindërit në kremtimet e KËRSHNELLAVE, apo lagjen PARRUCË. Sikur. . . . kërkonte të shihte TEATRIN “MIGJENI”. Sikur. . . ., Mendimin ia preu Eduardo kur tha: - Sapo lexova RRUGA SHKODRA, u kujtova se kam të bëj me një nga Çuditë shqiptare.- Por KRYEÇU-DINË, do t’a shikoja kur lexova në një faqe interneti (ndofta të Bashki-së së Hualpenit ) se emigrantët nga ish Jugosllavia, konkretisht Kroa-cia, ua kishin vënë emrin këtyre rrugëve. Këtu qëndron pakuptimshmë-ria. Pse kroatët t’u vënë emrat shqiptare rrugëve? Kur ju nuk jeni shquar për marrëdhënie të mira me 'ta?!? Por, këtu, mendoj unë se qëndron çudia si të gjitha çudirat shqiptare. Për mua spjegimin mund të jetë kështu:
- Shqiptarët janë paraqitur si kroatë. Dhe kjo nuk çudit kërkënd, kur di se edhe në Angli ka rrugë me emrin Scutari ( Shkodër ). Por më tepër, qindra shqiptarë të Shqipërisë, me dokumente të falcifikuara, janë regjistruar sikur vijnë nga KOSOVA. Pra, sikur janë kosovarë. Kjo okelio I legalizoi ata. Rrugë me emra shqip, kam parë edhe në SH.B.A.Si: Albania Stret, ose Albania Avenu. Por këtu origjina e tyre mund të ketë karakter jashtë çudirave shqiptare.

Mbas dy javevësh, afati për t'u menduar lidhur me vajtjen në institucionin NASA, u mbush. Përfaqësuesit e saj, kishin mbërrijtur. E gjithë qyteza VIJA STREXHO e kishte marrë vesh. Madje, ata krenoheshin tashmë me Eduardon e tyre. Dhe kishin të drejtë. Për t'a ky njeri nderonte gjithë zonën e cila përveç peshkimit, nuk shquhej për asgjë. Dhe, siç është e natyrshme, thashethemet urbane flisnin për një emigrante, si të bëhej fjalë për një balenë të padëgjuar në ujërat e tyre, që e pengonte të shkonte në SH.B.A. Pra, në NASA. Kjo bëri që prifti I cili përktheu kërcënimin me shprehjen latine: JUSTITIA PEREAT MUNDU, pasi dëgjoi edhe rrëfimin e shkodranes sonë emigrante, tha në meshën e së djelës:
- Bijt e mi, dëgjoni:
GABRIELA në BIBËL, është: GABRIELDhe ne e dimë që ky KRYEËNGJËLL paratha lindjen e JEZUIT të virgjëreshës MARI. Për analogji, pse të mos jetë bijt e mi, EDUARDO ynë shkencëtari që e kërkon si me qiri, Institucioni famëmadh NASA. Dhe GABRIELA jonë, emigrantia shqiptare nga. . . , SCUTARI, të parathatë lindjen e tij dhe t’i japë liri rrugës së tij në shkencë?
Të pranishëm në këtë shërbesë ishte e gjithë paria e qytezës, ashtu si edhe njerëzit e NASA-s me Eduardon në mesin e tyre. Ky u dha fjalën nën bekimin e priftit se do të shkonte me t'a.

Sapo u fut në kadillakun luksoz, Eduardo uli xhamin e dritares dhe pa shkodranen emigrante, Gabrielën. Ajo e përshëndeti. Por, përbri ishte I dashuri I saj, Filipi. Eduardo u tërbua:
- Si është e mundur, - u tha shoqëruesve, - Ky është vëllai im me baba tjetër?!? Më ka vjedhur të dashurën.
Personat që e shoqëronin ishin shkencëtarë të nivelit. Ata, (sigurisht që kishin dijeni për ‘të, si e gjithë qyteza e vogël ), buzëqeshën të dy thuajse njëherësh.
- Edhe ti na ke vjedhur të dhënat dhe ne po tregohemi miqësor me ty. Ndonëse për 'to ti ke marrë honorare.
- Kur një femër hidhet në krahët e një tjetri, kolegu im, - foli personi tjetër, - kërkon të zbatohet ligji i thjeshtë se dashuria duhet të ushqehet.
Eduardo e uli xhamin e dritares. Kolegu nga NASA tha me humor shprehjen latine:
JUSTITIA PEREAT MUNDU!
( DREJTËSIA TË BËHET ).

Eduardo po udhëtonte drejt Romës ku do të fluturonte për në Amerikë. Dhe konkretisht, në institucionin NASA. Në mëndje kishte shkodranen GABRIELA dhe çudirat shqiptare. Megjithatë nuk është se ndjente ndonjë zëmërim që t'i ushqente urrejtjen. Por. . .
Sapo kadillaku la pas provincën e tij të dashur VIJA STREXHO, një ndjesi e pazakontë e rëqethi. Ishte mbase CONDITION SINE QUA. Domethënë KUSHTI PA TË CILIN nuk mund të quhesh emigrant. Prandaj, sytë iu njomën.
---------------------------------------
*)Paramnezinë ( Portogal ) = Përzierje e realitetit ma trillin artistik

SOTIR ATHANASI,
Gjenevë,
29, Qershor, 2016!
Rired: Tetor, 2017!


Dërguar nga Samsung tablet.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...