Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/01/24

Letër nga Jahja Lluka

Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi Tokë.

Në historinë e njerëzimit shqiptarët nuk njihen për krime mizore ndaj popujve të tjerë, nuk njihen raste që në natyrën e popullit tonë të ushqehet urrejtja ndaj tjetrit.
Me gjithë pushtimet e jashtme,  me gjithë kanosjen e rrezikut apo të mosekzistencës tonë ne arritëm të mbijetojmë.
Por jo vetëm për vete, duke njohur rrezikun e zhdukjes populli shqiptar mbetet i vetmi në Evropë që i hapi derën një populli të largët por me histori të ngjashme sikurse i yni, hebrejve.
Ende nuk dihet saktë sa hebrejë kaluan këtej, në këtë kontekst nuk janë të rëndësishme shifrat sa i rëndësishem mbetet qëllimi madhor, qoftë dhe vetëm një hebre të kishte ardhur këtu, fakti që ekzistonte gadishmeria për ta ndihmuar, për mos ta dorëzuar, tregon në vetvete veprën hyjnore të popullit tonë.
Qytetrimi nuk mund të ekzistojnë pa humanizëm, dhe kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët në Evropë përgjatë kësaj periudhe, kur ligjet djallëzore morën frymë dhe po shfaqeshin pa drojë.
Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica,Prishtina,Peja,Gjakova, Deçani,Gjilani etj,pranuan dhe strehuan qindra hebrejë duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku.
Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh, shqiptarët nuk dinin çdo thotë të jesh antisemit sepse ata kur takonin hebrun, së pari shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njëlloj si njerëzit e gjakut mos dhe më shumë.

Edhe pse këto familje shqiptare i takonin besimit mysliman, dhe dihet botërisht urrjtja e popujve mysliman të Lindjes ndaj hebrejve dhe fesë së tyre.
Për shqiptarët ka një zot dhe një besë dhe kjo ndikoi që hebrejtë e gjetën tokën e premtuar, gjetën sofrën që i priti tek familjet shqiptare. Madje lidhja e tyre u forcua sa shumë raste që familjet shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijet me emra hebre shkaku i respektit dhe dashurisë që treguan për hebrejtë, në kohën kur antisemitizmi ishte ligj në shumë qendra evropiane.
Dhe jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm tek shqiptarët e fesë islame, por në gjithë trojet shqiptare, në famlije shqiptare të ritit katolik dhe ritit ortodoks, kudo që erdhën hebrejtë ndër shqiptarë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë, njohën Besën dhe nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një herbe të jetë dorëzuar nga dora shqiptare.

Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrejve duhet ruajtur, historitë e qinda familjeve që u vllazëruan mes vete, duhet të jenë shembull për mbarë botën, duhet të jenë sinjal se çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’i shtrish dorën dikujt kur ka nevojë.
Institucioni Yad Vashem në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi Tokë.


Jahja Lluka

2018/01/22

Letër nga New York-u

Peshku në det e tigani në zjarr! 
Nga Mimoza Dajçi Boletini


Janar 2018, SHBA. U hap lajmi se "peshku i madh" do të kapet shumë shpejt. Por nga e thëna në të bërë thotë populli është në mes një det i tërë. Protesta antikorrupsion nga shtresa të ndryshme të popullsisë dhe shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin një karakter të fortë social, kurse në Shqipëri edhe pse ka korrupsion edhe pse SHBA jep sinjalin se aty ka politikanë e pushtetarë, të cilët janë të korruptuar apo vrasës, përsëri populli nuk ndihet, hesht, e nuk proteston ndaj këtyre fenomeneve të rrezikshme që po i marrin frymën e jetën çdo ditë. 
Nëse një organizatë apo shoqatë ngre zërin për një kauzë të drejtë e mbarë njerëzore është mirë që ta përkrahim të gjithë, e jo të qëndrojmë indiferent, apo të protestojme vetëm kur na bëjnë thirrje partitë majtas, djathtas. Çfarë tregon se një masë e popullit tonë është tejet e politizuar e i bashkohet protestave me revolta masive, vetëm me urdhër partie. 
Kur populli i di shumë mirë se kush janë "peshqit e mëdhenj" atëhere pse duhet të huajt të na e kujtojnë sa herë, duke thënë se populli nuk duhet të pajtohet me këtë situatë. Pikërisht duke përfituar nga kjo mjegullnajë hajdutet e kriminelët në Shqipëri korrin e presin çdo gjë që u del përpara, duke u pasuruar apo edhe vrare njerëz të pafajshëm apo bashkëpunëtorët e tyre.
Por siç shikohet "peshqit e mëdhenj" nuk e kanë akoma grepin afër fytit, prandaj edhe vazhdojnë të shijojnë llukset e sarajet e tyre qofshin ujorë, nën ujore, tokësore, nëntokësore, ajrore, ndoshta edhe ndër planetare, ku i dihet...ndërsa populli pret që ti bien nga qielli drejt e në tiganin e hekurt të drejtësisë. 

2018/01/21

DITARI I URREJTJES SË PASKAL MILOS NDAJ IBRAHIM RUGOVËS

REXHEP SHAHU

DITARI I URREJTJES SË PASKAL MILOS NDAJ IBRAHIM RUGOVËS

Lexova në shtyp pak faqe nga ditari i Paskal Milos, si ish ministër i jashtëm i Shqipërisë, për Kosovën. Qesha me vete dhe thashë: varja teneqenë e bjeri legenit.
Por teksa ndiqja një bisedë të tij me Babaramon në “5 pyetje nga Babaramo”, u nervozova dhe mendova se nuk duhet të heshtin të gjithë njerëzit se kështu helmohen të gjithë nga mashtrimet e Milos. Unë nuk dua të merrem me gjithë ditarin e tij, se rrenat e servilizmi i tij të bëjnë me vjellë, por sa lexova e dëgjova, ndjeva se Milo po hakmerret ashpër me Ibrahim Rugovën, i cili fizikisht nuk është më që ta tallë sërish të mjerin Milo.
Një herë në një takim mes Rugovës dhe Milos ka ndodhur kështu: Milo i fliste për Kosovën, për çeshtjen kombëtare, bënte patriotin e madh para Rugovës, bënte politikanin e klasit të lartë para Rugovës, gjeopolitikanin, sufleramerikanin, etj etj. Ai, Rugova, durimmadhi, që kishte si fatkeqësi të tijën patjen e informacioneve të shumta, të kryqëzuara e të verifikuara nga shumë drejtime e sidomos nga miqtë amerikanë të shqiptarëve dhe kancelari të tjera mike të shqiptarëve, teksa dëgjonte llomotitjen e Milos, heshtte e nënqeshte lehtë. Kur i erdhi radha, se ai linte radhë për të folur dhe dinte të priste radhën, fillon dhe i flet Paskalit të Milos, (si Çehovi grave… per reçelin…), për manin, si një pemë shumë e çmuar, një pemë e dobishme, për frutat e manit, për vlerat e tyre, për rakinë e manit, për vetitë e saj edhe kuruese etj etj. Sa më shumë Paskali hapte sytë, aq më shumë Rugova i fliste për manin, frutat e bardha, të zeza e të kuqe të manit dhe rakinë e manit.
Kështu filloi dhe mbaroi biseda e krejt takimi. Milo iku nga sytë këmbët dhe nuk ia harroi kurrë këtë gjë Rugovës. Edhe herë të tjera kur rastësisht dhe kurrë jo domosdoshmërisht janë takuar, Rugova ia ka kujtuar manin e rakinë e manit. Milo priti vdekjen e Rugovës dhe të kalojë do kohë e të bindet taman se Rugova ka vdekë (jo Kosova e jo rugovizmi) dhe del e shet dëngla, përralla e rrena për Rugovën. Ngeli Milo t’ia bëjë portretin Rugovës. Portreti i Rugovës është portreti i Kosovës. Në atë emision të Babaramos (i cili nuk u tregua miqësor me Milon), Milo foli për Demaçin, Qosen, Thaçin, Zekën, për pseudonimsa, shiksa, sigurimsa, anonimë etj. Tha se nuk kanë rëndësi votat, kur Babaramo i tha se politikani matet me vota. Nuk është tregues a të votojnë apo jo qytetarët e tu, por Rugova është i keq e Thaçi e Qosja të mirë, ani se këta dy të fundit dolën qeth e rruar, qose në zgjedhje në Kosovë pas luftës dhe nuk u vertetua teza komuniste se pushtetin e fitojmë me grykën e pushkës. Pasi qe bërë ngaterrese e madhe nga Milo e të tijtë në Shqipëri e Kosovë e ngado dhe nuk u dallua se a u luftua për të çliruar Kosovën apo për t’ia marrë pushtetin Rugovës. Luftë e madhe për Kosovën në hotelet, zyrat e lokalet e Tiranës, me mjekërrruarit, me ata që u veshën si gratë e rruan mjekrat për të ikur nga Prishtina e për t’u fshehur në Tiranë në vilat qeveritare. Dhe që nuk kanë thënë ende qartë se luftën e bënë dhe fituan amerikanët dhe NATO-ja dhe Bill Klintoni na la detyrë në Ferizaj që ne të fitonim PAQEN se luftën e bënë dhe fituan ata vetë e jo shqiptarët, ani pse qejfi ia ka Milos e të tijve të jetë ndryshe, por s’është dot ndryshe, për fat të keq të tigrave të paqes.
Kjo ngatërrese solli që të fitonte Rugova sepse nuk kishte hapur kurrë xhepin e palltos për të vjelë honorare patriotizmi, nuk kishte ikur dhe nuk e kishte braktisur Kosovën kurrë dhe nuk kishte ngritur seli në zyrat e Paskal Milos në Tiranë, në hotelet e Tiranës, Kukësit a ku të them tjetër. Rugova nuk e përfillte Milon dhe ky është shkaku i vetëm i diratit të urrejtjes. Nuk e konsideronte, nuk ia mbushte mendjen. Milo donte dhe i bënte fresk dikujt tjetër që i puthte dorën Janullatosit kur ai fliste keq për shqiptarët, dikujt, që ndërsa populli qante nga dhimbja, para shumë kufomave, u thote njerëzve në miting se unë shoh gëzim e lumturi në sytë tuaj, etj etj. Milo deomos laget sa herë përmend Thaçin, por ama laget dhe nuk e fsheh dot përulësinë mjerane para Thaçit, të cilin Milos ia ka prezantuar dhe ia ka çuar në zyrë ish shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi (kështu i rrefeu Milo Babaramos…)  dhe Milo me të tijtë është sjellë ndaj Kosovës, Thaçit e të gjithve si kapterr i Fatos Klosit.
Milo rreket të poshtrojë sa mundet e si mundet Rugovën dhe të lartësojë Thaçin. Rrëfen për takimin me Rugovën në Itali kur i ndjeri sapo ishte liruar nga Milosheviçi. Rrëfen siç don ai dhe për ta bërë të besueshme rrefenjën e tij përfshin edhe dy vartës të tij që mbanin shënime në mënyrë të pavarur. Në këtë takim a ka patur njeri tjetër aty pari apo Rugova ka shkuar i vetëm fillikat në takim me Milon… Rugova paska folur mirë për serbët. Milo ka pritur që Rugova të shajë, thërrasë e ulërasë, t’i vrasë serbët në tavolinë sy Milos, t’ua kalarojë nënat, t’i qahet Milos, dhe ai t’i jepte ndihmë, ta qetësonte, (ah sa vuajtje e ka burri që nuk e ka përfillë aspak ai Rugova…), Milo që për Rugovën ka qenë qysh prej fillimit i padenjë, i papërfillshëm, i padobishëm, i parëndësishëm, për çeshtjen shqiptare, për shkakun e vetëm se Rugova kishte shumë e shumë herë më tepër informacione të gjithëçfarëllojshme për Paskal Milon sa vetë Paskali nuk kishte e nuk dinte e nuk din ende për veten e tij.
Është mënyrë e mirë që për të rritur pjacën tënde, për t’u bërë dikushi dhe për t’i shpëtuar pluhurit të harrimit, të merresh e qoftë edhe të përgojosh figura të mëdha. Milo ka gjetur figurën e duhur për të shënuar emrin e tij. Bjeri Rugovës, pështyj Thaçit e kacavjerru e puthe e kafshojë prej gjoja dashurisë së madhe për të.
Por vetëm kaq do t’i thoja Milos: Po të ishte gjallë Rugova edhe 20 vjet, 20 herë do t’i fintonte zgjedhjet në Kosovë. Sepse e donte populli i tij. Ti Milo nuk je pjesë e popullit të tij. Mos i mashtro njerzit sidomos në Kosovë. Thaçi nuk mund të të dojë ty, sado hero ta bësh ti, sepse ai e kupton se ti e suvaton dhe bojatis si Rama pallatet e Tiranës për të mashtruar votuesit, nuk mund të të dojë ty më shumë se sa e don Ibrahim Rugovën. Sepse edhe Thaçi është rritë me Rugovën, është mëkuar me idetë e tij, është rritë me rugovizmin e tij, është një nga nxënësit e shkollës së tij. Edhe Thaçi s’del dot prej Rugovës. Ndaj mos i përçaj më shqiptarët në Kosovë. Sidomos tash që nuk është ai që të rrëfen ty në takime diplomatiko-politiko-ministrore, për manin, frutat e rakinë e manit.
Promovimi dhe reklama e tipit bolshevik që po i bëhet ditarit të Milos, ka për qëllim që të shuajë e sfumojë Rugovën, epokën e tij, filozofinë e tij, anise çfarë e si e tha ai ndodhi në Kosovë e me Kosovën realisht, si dhe të mitizojë dhe heroizojë kundërshtarët politikë të Rugovës. Në dukje është dëm për Rugovën, por në fakt është dënim që po u jep Milo kundërshtarëve të Rugovës, të cilët kujtojnë se kanë pushtetin në Kosovë. Rugovën s’e cënojnë dot paskalët e as milot e jo më shtetasit e tij sado të pushtetshëm të jenë bërë pas vdekjes së Rugovës. Sepse Rugova është udhërrëfyesi i çdo njeriu që i thotë vetes shqiptar e që jeton në tokën e tij amë, Kosovë, anipse edhe Milo, si serbët, i ndan në kosovarë e shqiptarë dhe u thotë kosovarëve se tokë amë kanë Shqipërinë, duke pohuar e vertetuar si historian tezën serbe se Kosova nuk është tokë shqiptare, siç ua thoshin serbët shqiptarëve të Kosovës kur i dëbonin, ikni shkoni në shtetin tuaj amë.  23.2.2009

2018/01/20

Kryetar i rinjë i LSHK-së me vota të fshehta u zgjod Prof.Dr.Shyqri Galica



Kuvendi i Lidhjës së Shkrimtarëve,në mbledhjën e mbajtur sot, me 20 janar 2018 në Institutin Albanologjik në Prishtinë  zgjodhi Kryetarin si dhe Kryesinë e re të LSHK-së më vota të fshehta.

Kryetar i LSHK më manadt 4 vjeqar zgjodhi Kryetarin dhe Kryesinë prej 10 anëtarëve.


Fotografia e Flori Bruqi

Prof.Dr.Shyqri Galica 

Kryetar u zgjodh Prof.Dr.Shyqri Galica,shkrimtar nga Prishtina ( 27 vota) , ndërsa anëtarë të rinj të Kryesisë së LSHK-së    me vota të fshehta fituan këta shkrimtar :

1.Albina Idrizi( 3 5 vota)

2.Bedri Halimi (35 vota)

3.Flori Bruqi (34 vota)

4.Agim Berisha (31 vota)

5.Xheladin Mjeku (31 vota)

6.Dibran Fylli (26 vota)

7.Adem Zejnullahu (25 vota)

8.Shqipe Hasani( 25 vota)

9.Asllan Qyqalla(24 vota)

10.Ramadan  Oraça (24 vota)


Ndërsa Këshili mbikqyrës i Kryesisë së LSHK -së  është më këtë përbërje : 

1.Zeqir Bekolli

2.Fetnete Ramosaj

3.Ymer Berbati

 



Nga sot Uebfaqja e LSHK-së  mund të shfrytëzohet edhe pse është duke u plotësuar: www.lidhjashk.com

2018/01/15

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ASHT I PERJETSHEM !

Nga Fritz RADOVANI


Image result for gjergj kastrioti


17 JANAR 2018 Plot 550 vjet pa GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN


Isha i vogël kur më tërhiqte vemendjen një kuadër pikture mbi një tabake porcelani per me servirë kafe. Aty ishte një piramidë dikund ka Egjipti.
Një deve, nga pozicioni i kambëve, kuptohej se ishte në ecje…Përpara i printe një harap, që dukej sikur e tërhiqte deven me një litarë…
Dukej sikur edhe dielli binte vetëm mbi atë mjedis, ku rana digjej e të jepte përshtypjen e një tymnaje që ngrihej nalt…
Më dukej një jetë e mënershme. Piramidat, tash sa mija vjet, asnjena nuk lëvizin. Nuk lëvizin as sfinksat, as gurtë, as tullat, madje as faraonët që janë aty ndër ato piramida.

Related image


Ndonjë termet shkapë ndonjë gur aty-këtu, që rrëshqet dhe bie poshtë me shpejtsi,  thërmohet e bahet pluhun. 
Kur frynë erë, rana ngjitët e mbushë zgavrrat e gurëve, po edhe sytë e sfinksave, që qëndrojnë me aq madhështi mbi piedestalet e tyne. Kur bie shi apo breshën, boll rrallë në ata vise, gjithë ai pluhun lahet e rreshqet me ujin poshtë…
Mbas pak orësh dielli i fortë i atij vendi e thanë tokën e nuk mbetë ma asgja mbas atij rrebeshi që mund t’ jenë kenë mjaft i fortë.

Image result for gjergj kastrioti

Asht e vërtetë se edhe aty jeta vazhdon… Harapi e devja, të dy jetojnë… Tjerët nuk jetojnë, nuk kanë jetë, por vazhdojnë me kenë aty, madje edhe kur as harapi as devja nuk do të jenë ma…Për jeten e deves asht vështirë me folë. Thonë se asht mësue me vuejtë e me bajtë…
Në lidhje me “arësyetimin” e kafshëve kam pyetë njerëz me ide ateiste dhe materialiste, që e mendojnë veten trashigimtarë të majmunit, por vërej se e kanë të vështirë me mendue ndryshej, jo pse kanë bindje, por u pelqen ashtu, pse nga pema majmuni hypë ma lehtë mbi shpinën e gungueme të deves, sesa me kenë njeri dhe me kërkue rahatinë tek devja.
Ndërsa për harapin e shkretë çka mundesh me thanë ma parë..?
Jeta e ban njeriun me pranue me kenë i gjallë ndër të vdekun.
Kërkon gjithmonë i shkreti njeri me kenë i gjallë e, shpesh, thuhet se edhe “Shqiptarët janë kenë të vdekun ndër të gjallë…”
Jam i sigurtë se këtë mendim për Shqiptarët e kanë “ata” që kanë jetue të hypun mbi shpinë të deves, se, po t’i takonte me jetue si devja, me u tha etjet si ajo, ose si harapi që i prinë zbathë, tue u djegë kambësh në ranën e nxehtë, tue vrapue me gjetë dy grushta uji me njomë fytin e gojën e shkrumueme, atëherë, me andje të madhe do të çonte sytë kah qiella dhe, ashtu gjysë të verbuem nga lodhja, uja, etja, zharitja e frika e vetmisë, apo nga dajaku e shpata e mumjes së “faraonit”, do të fillonte me vrritë me gjithë forcën e zanit të shkyem, me sy të zgurdulluem, tue shikue drejt tek drita e fortë e diellit, derisa të fillojë me pa në rrethin e tij Kryqin…e, kur i marrakotun do të binte për tokë, e i shkrryem në ranë, do të thërriste:
“Zoti im, Zoti im…pse më lëshove dore..?”
Jo, nuk asht blasfemi kjo, vëllazen e motra!
Këto janë fjalët e Krishtit!
Shqiptarët kanë të drejtë me pyetë…
Se vuejtën gati 550 vjet… si Krishti!



E madje, tue kenë Populli trashigimtar i Gjergj Kastriotit...

Related image

E Ti, o Gjergj Kastrioti, shka i le mangut Golgotës n’ ata 25 vjet lufta?!
Në historinë e Epokës mbas Krishtit, nuk besoj se ka një shtet tjetër në Europë, si Shqipnia, që tue kenë ndër ma të vogjlit e këtij kontinenti, me u përfshi në të gjitha ngjarjet kryesore të tij, madje edhe tue u “diskutue” edhe ekzistenca e kenjes së Saj...
Unë nuk dyshoj se Toka e Saj asht në kontinentin Europë ...Po ka njerëz që nuk e dinë endè, jo nga injoranca, sa nga dëshira mos me kenë edhe sot Shqipnia aty. Historia e shteteve të Europës Perëndimore kurrë nuk mund të jetë e plotë pa emnin e Shtetit Shqiptar, edhe pse e kanë gri e coptue si mos ma keq, tue u mundue me i plotsue qefin e interesat e të gjitha shteteve rreth nesh, njenit ma dashakeq se tjetri.
A mundet Italia me thanë se Popullit Shqiptar na i kemi dhanë një dhuratë të çmueshme, e cila i ka sjellë qytetnim dhe zhvillim të madh njerëzor në të gjitha aspektet, deri tek “liritë dhe të drejtat e Njeriut, një nga bazat e qytetnimit modern”, e kjo dhuratë asht kenë Krishtënimi?
– Jo, po e përsëris: “Jo”! Na jemi të Krishtenë aq ditë para Italisë, sa Shën Pali ka vonue me mbërrijtë nga Durrësi me anije në tokën e tyne.., e, mbas tyne janë kristjanizue vendet tjera mosmirnjohse Europjane...
Kush ma parë se Ilirët u ndodh mes zjarrit të Romës e Bizantit? Këte le të shpjegojnë historianët, dhe atëherë Europa do të “mësojë” se me sa vuejtje e sakrifica Ilirikët e ruejtën prej asaj kohë, pra, që nga viti 67 mbas Krishtit, kur në Iliri fillon edhe përndjekja e pafund e katolikëve.
Prof. Zef Mirdita në librin e Tij të çmueshem, “Krishtënizmi ndër Shqiptarë”(1998), në fq. 159, shkruen: “Kisha e krishterë ndër Shqiptarë, përkundrejt vështirësive e vazhdon kontinuitetin e mëparshëm. Edhe në kohën e skizmës (1054), përkundrejt ndihmave dhe presioneve të përandorve bizantinë dhe të kryepeshkopëve të Ohrit, ajo shpirtërisht mbetët në bashkësi me Romën...” A nuk asht edhe ky një fakt tjetër i Shqiptarve, që nuk u shkëputen as atëherë nga Europa?

Image result for gjergj kastrioti

Kisha Katolike në Shqipni e ritit romak dhe lindor, në shek. XIV e XV, asht faktori kryesor në ruejtjen e identitetit etnik dhe të pavarësisë së Shqiptarëve. Kisha Katolike dhe i Madhi Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, janë ”pararoja e qytetërimit të krishtenë Europjan. Pushtimi otoman dhe përhapja e islamizmit bën që një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar ta braktisë vendin dhe të strehohet në Itali e Greqi. Kjo kohë është edhe zanafilla e Kishës së Krishterë Arbëreshe...” (fq. 166)
Se kush ishte Gjergj Kastrioti, Flamuri i Tij, Atdheu e Feja e Shqiptarve e tregojnë Malet, shpellat dhe gjaku i shkuem rrëkajë nga maja e Bratilës, luftat e pafund të Dedë Gjo’ Lulit, malësorve e bajraktarve që nenshkruen Memorandumin e Gerçës dhe klerikëve që ua mësuen Atyne Formulen “Fe e Atdhe”, me e shkrue dhe me e ruejt në Gjuhen e bekueme Shqipe.
Ma kjartë se kushdo që asht mundue me tregue figurën e luftat e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut flasin dokumentat e Vatikanit, per të cilat disa “shqiptarë” vazhdojnë me ba sikur nuk i njohin...ose, edhe kur i “njohin”, mundohen me i paraqitë aq të gjymtuem, sa edhe vetë Vatikani me dyshue në “pronën” e vet që ruen tash sa shekuj. Madhështia e Kastriotit gjendet e shkrueme nga vetë Papët, e po aty edhe nga anmiqtë e tyne. Skenderbeu në botë njihet si mbrojtës i qytetnimit Perëndimor, por edhe i vetë Kishës Katolike. Papa Kalisti III shkruen: “Nuk ka njeri që i ka të njohura veprat e tua e që nuk i ngritë në qiell me lavdatat më të larta dhe të mos flasë për trimërinë tënde si për një ushtar të vërtetë, për një mbrojtës të emrit të krishterë.” (Prof. Z.Mirdita po aty, fq. 173.).

Image result for gjergj kastrioti

Po Ai Papë vazhdon: “Me të vërtetë shohim se ai pothuajse i vetmi, i cili, i është kundërvenë invadimit t’ egër turk, e nuk e ka lejuar afrimin e tyre.”
Papa Kalisti III shkruen: “Meritat e Tij janë më të mëdha se të të gjithë princërve të tjerë të krishterë!”.
Papa Piu II, shkruen: “Mbrojtësi më i rreptë i Krishtit”.
Plot 25 vjet ishte Gjergj Kastrioti - Skenderbeu që mbrojti Europën e përçame nga invazioni turk. Islamizmi anadollak ka provue në truellin Shqiptar se shuen traditat e vjetra kombëtare dhe shpartallon kulturën shpirtnore të popullit. Aty ku nuk ka veprue me forcën e shpatës apo të vendosjes në hu, aty ka përdorë formën e taksave dhe të nënvleftësimit të njeriut si kenje “e dytë”...Kjo ishte edhe arësyeja e largimit të një sasije të konsiderueshme nga Shqipnia për në Itali dhe Raguzë (Dubrovnik), ku kanë lanë edhe shumë trashigimtarë deri sot.
Kisha Katolike asnjëherë nuk ka mohue identitetin dhe entitetin etnik të Popullit Shqiptar. Kjo vërtetohët edhe me veprat e klerikëve të asaj kohë, kur ata iu mbështetën e u inkuadruen në gjiun e kulturës dhe shkencës së Evropës së asaj kohë, tue mbetë prap sot të pandryshuem që nga gjaja ma elementare, alfabeti latin. Një ndër kolosët e Kishës Katolike në Shqipni të asaj kohë asht edhe prifti Don Gjon Gàzulli, laurue në Padova, n’ Itali me 1430. Ky ishte misionar diplomatik i Skenderbeut, shkencëtar në fushen e astronomisë e të matematikës.
Dokumenti ma i parë i Gjuhës Shqipe, me 1462, nga Imzot Pal Engjëlli, “Formula e Pagëzimit”, asht dëshmia e pakundërshtueshme e të gjithë Shqiptarëve në qëndresën e Tyne kundër pushtimit barbar turk.
Kisha Katolike në Shqipni, mbas vdekjes së Skenderbeut, strehohet ndër shpella e male, ndërsa arbëreshët e Italisë krijojnë Kishën e vet.
Mbas vitit 1622 fillon njëfarë “ringjallje” e Kishës Katolike, që në shek. XIX shpërthen në Shkoder, kohë në të cilën Turkia lejon edhe me u ndërtue Kisha e Madhe Katedrale (1858). Kjo periudhë, edhe pse asht Shqipnia e pushtueme endè nga turqit, dallohet për përpjekjet e Klerit Katolik Shqiptar në hapjen e disa shkollave në Gjuhën Shqipe, ku asht përdorë alfabeti latin, gja që vazhdon me tregue vijushmeninë pa asnjë ndërpremje të rrugës kombtare ndaj kulturës Europjane. Jemi edhe para një fakti: “Asnjë krahinë e Shqipnisë nuk përdorë gjuhën turke!”


Image result for gjergj kastrioti


Në gjysën e dytë të shek. XIX, në Shkoder, kemi edhe shkolla të mesme si dhe seminar për klerikë katolikë Shqiptarë, ku që në bankat e shkolles fillore asht përdorë gjuha Shqipe. Nuk do të përsëris karakterin dhe rolin e këtyne institucioneve arsimore e kulturore në zhvillimin e ngjarjeve të asaj kohë, por do të theksoj se roli që ka luejtë Kleri Katolik Shqiptar në të gjitha aspektet për çeshtjen kombtare dhe kryesisht të primjes së saj në të gjitha kohët me kahun e pandryshueshëm të vetin nga Europa, janë e do të mbetën monumente të pavdekëshme historike të lavdisë së Tij.
Ai me të vërtetë u masakrue, u përndjek, u var, u vue në hujë, u muer zvarrë...dhe, u pështye si Thëmeluesi i Tij, por guximi dhe përpjekja me ruejtë në tiparet shpirtnore të besimtarëve binomin “Fe e Atdhe”, asht një meritë që na endè nuk e gjejmë të vlerësueme në masen që meriton. Vëreni me kujdes se sa asht e lidhun Historia e Shqipnisë me Historinë e Europës, përderisa vetë egzistenca e qytetnimit Europjan mvarej nga fati i luftave të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Vëreni me kujdes se me sa guxim e pjekuni vepron Kleri Katolik në momentet kyçe të historisë sonë, kur fatet e saj rrezikojnë edhe një zhdukje të përjetëshme, ose gabime të pakorrigjueshme nga vetë politika e ndërthurun e shteteve të tjera.
Hapni arkivat e shihni letrat e dorëshkrimet e At Gjergj Fishtës drejtue sulltanëve dhe politikanëve të Europës, kur të gjithë papërjashtim janë para hartës së Ballkanit tue ba “pazarlleqet” e tyne për kufijtë tonë, për Trojet tona, e për caktimin e “sunduesit” të ri të Popullit Shqiptar! Mos u ndaloni vetëm tek At Fishta, as tek i Madhi Luigj Gurakuqi, as tek Don Ndre Mjedja, por vazhdoni e shfletoni dosjet e “mykuna” të Londres, Parisit, Romës dhe New Yorkut, ku do të gjeni një tjetër kolos të Klerit Katolik Shqiptar t’ “harruem”, Imzot Luigj Bumçin, që di me folë me të gjithë përfaqsuesit e ndryshëm të Lidhjes së Kombëve “pa përkthyes” e, me bindë edhe Papët e Vatikanit për të drejtat e Trojeve tona në 1920, si dhe praninë etnike dhe të vetëdijes sonë kombëtare në Europë.
Mbas vitit 1941, lidhjet e tradhtarëve tanë me sllavokomunistët, dhe “Jalta e 1945”, ishin dhe janë shkatrrimi i plotë i Atdheut Kastriotit...

Image result for KËTU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU


KËTU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU

E gjurmët e shkatrrimit i keni nder thëmelet e Kishës së Vaut të Dejës, e hjedhun n’ erë në vitin 1969, në 500 vjetorin e vdekjes së Kastriotit. I keni nder mbeturinat e Vorrit Gjergj Kastriotit në Lezhë, i keni në dokumentat fallco të historisë s’ Akademisë së Shkencave, i keni nder vorrezat greke në Token tonë, i keni në zhdukjen e kolosve të Gegnishtes, që kujtoni se janë zhdukë! Ata janë e kanë me kenë “Gurt’ e Parë, thëmeli i lidhjeve të Pavdekshme me qytetnimin e kulturen e Europës Perëndimore”!
Kjo vetëdije e Shqiptarëve dhe karakteri kulturor i saj, ku vazhdojnë me qendrue edhe doket e zakonet tona, u ruejt dhe u trashigue me sakrifica nga Populli Shqiptar, ndonse sot “historianët” e mohojnë, tue shpërfillë nga gjoksi i vet tinzisht flamurin e “marksizem – leninizmit” me shpifjet e fallsifikimet e tyne të turpshme e të pa baza, e këto “vepra të tyne” janë tradhtia e vjeter dhe e re që para Botës Përparimtare, kanë krijue idenë fallso se “Shqipnia sot anon nga orjenti...”


Image result for KËTU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU

Po, Shqiptarët e vertetë kudo që janë në rruzullin toksorë sot BESOJNË:


GJERGJ  KASTRIOTI  SKENDERBEU  ASHT  I  PERJETSHEM ! 



Melbourne, 15 Janar 2018.




2018/01/14

Kur Kosova u bë drita e botës

NGA: MARIUS CHELARU



(Shkrim i botuar në Floripress,Facebook,Twiter dhe Bota sot)


Duke e prurë Jahja Llukën në gjuhën rumune, Baki Ymeri ia shton edhe një pjesë magjike misterit poetik nëpërmjet të cilit autori ynë mund të krijojë një përfytyrim mbi mënyrën se si ndjehet dhe shkruhet në gjuhën e sotme shqipe, në vende të ndryshme ku gjenden pasardhësit e dardanëve.


Dy janë koordonatat ndërmjet të cilave mund t’i plasojmë tekstet e Jahja Llukës, poet shqiptar nga Kosova, jeta e të cilit i është përkushtuar edhe veprimtarisë sociale dhe politike, gjë për të cilën ka qenë i burgosur (nga regjimi serb) si pasojë e bindjeve të tij, periudhë të cilën e gjejmë në poezinë „I burgosur” (Në qelinë ku drita e diellit/ nuk futej/ frymova me zor për muaj / s`e dija as kur ishte ditë/ e as kur ishte natë./ I lodhur asht e lëkurë/ lutesha të dilja i gjallë/ vetëm ta puthja edhe një herë / baltën e dheut tim.). Dhe pastaj pason dashuria ndaj atdheut (atdheu është si feniksi/ ringjallet/ nga hiri i tij/ për ta kthyer/ shkëlqimin e humbur/ ndër shekuj), për liri.
Poeti shqiptar shkruan edhe për femrën, për të dashurën, për pritje, për kujtimin e të priturës apo të humburës (Veç kujtimet më mbetën / jam lodhur/ s'e pres më / kthimin tënd.). Apo: “Në portën e shtëpisë sime/ më vjen hija jote/ natë për natë”, një hije e heshtur që iku në pakthim (Bukuria ime/ përse vallë/ ike me furi?). Apo: “Po flas me ty/ duke të përshëndetur/ kudo që je/ për përgëzimet që m’i dhurove.”; “Bukuria zgjat pak/ I lumtur se të njoha!”; “Ti ishe drita ime/ ishe shpresa ime/ ishe fryma ime/ dashuria ime/ ishe çdo gjë për mua/ tani jam një i humbur”, etj. Dhe me siguri, në mënyrën e llojit në të cilin shkruan për përjetimet e tij, ai shkruan edhe për degdisjen e dashurisë (Dalngadalë/ kështjella e vjetër/ e dashurisë / po shembet.). Dhe më tej: “Malli që kam për ty/ më është bë lak në fyt.”. Ndërkaq, në anën tjetër, dashuria konsumon gjithëçka, çfarëdoqoftë lloji bariere zbehet para përmallimit. Poeti është i disponuar të presë kthimin e së dashurës, në njërën apo në mënyrën tjetër të pritjes (Të pres/ deri në pambarim.// E ndjej kthimin tënd/ e dij se më përket.).

Nga ana tjetër, poeti shkruan për Shqipërinë (Më e bukura e dheut / bijë Zeusi/ që gjithë bota të lakmoi), vendi në të cilin, kur atdheu digjet, digjet flaka e ëndrrave si një mallkim. Dhe vjen Kosova (margaritar i vogël/ i Ballkanit të përgjakur), vuajtjet e së cilës janë më të mëdha se shekujt, por ku sot “lotët e fëmijëve tu/ u shndërruan në lule/ plagët e nënave/ u shndërruan në gëzim.”. Poeti shkruan me dashuri për të shkuarën e lavdishme dhe për tanishmërinë, për mitet dhe legjendat e popullit shqiptar (Rozafa: Emër sacrifice/ simbol besnikërie/ mishërim bukurie/ ëndërr burri./ Rozafë / kështjellë/ krenari/ dhimbje / frymë/ gjurmë loti). Pason përshkrimi i femrës shqiptare, “Mbretëreshë e historisë”, me sy shqiponje e trup hyjneshe, bukuria e së cilës “shkund malet”. Në substratin e lirikës së tij, poeti e prek edhe situatën e zonës së Kosovës.

Pasojnë edhe plane tjera të cilat i prek kalimthi, duke na e bërë të ditur se sa të shkurta janë çastet e bukura në jetë (Gjithçka zhduket lehtas/ e ne veten e fajsojmë/ se nuk ditëm vlerën/ e cikrrimave të lumturisë.) Bota e sotme, mënyra në të cilën e ndjen autori, me zhurrmën, marrëzinë, kaosin. Bota sipas tij, për çdo ditë rrëshqet në kaos, dhe gjithçka duket se është e përmbysur (i drejti shkelet/ tradhëtari lartësohet/ e mira përbuzet/ e keqja shenjëtrohet/ dija rrënohet/ injoranca përgëzohet). Dhe jo vetëm që s’e sheh një zgjidhje në vizionin e tij: “nuk e di si do jetë fundi/ se fund nuk ka”, por nuk duket se ku e ka vendin njeriu në të gjitha këto (ku mbeti njeriu/ a thua është vra?). Pason rrjedha e kohës, ardhja e pleqërisë: as vuajtje, as burg, as dhimbje, me të gjitha pasojat (Kur të vjen pleqëria/ askush në derë nuk të troket/ të gjithë të harrojnë/ sikur nuk je më.) Ja poezia “Pa kthim”, njëra nga vjershat më të bukura të poetit kosovar: “Janë disa rrugë/ që nuk shkelen dy herë,/ janë disa ndjenja/ që nuk kthehen dy herë,/ janë disa fjalë/ që nuk thuhen dy herë,/ janë disa ëndrra/ që s'ëndërrohen dy herë,/ janë disa dashuri/ që nuk përjetohen dy herë./ Pa kthim/ shpesh gjërat ndodhin.”

Egzistojnë autorë, siç është Jahja Lluka me këtë rast, për të cilët, tejmatanë poezisë, madje edhe përtej faktit për të qenë poet, më e rëndësishme është ajo që ka për t’i thënë botës. Janë autorë që pikësëpari u japin rëndësi përjetimeve personale, përjetime që ua djegin shpirtin. Për çdo poet, këto përjetime e zënë vendin elementar. Duke i lexuar këto vargje, kuptojmë se nga mënyra në të cilën i parashtron mendimet, sentimentet, opcionet e jetës, përjetimet e mveshura me petkun poetik, poeti kërkon një ekspresivitet të veçantë, një fjalor të sofistikuar, një “lojë” të metaforës në kuptimin e mirëfilltë. Në anën tjetër vjen edhe mënyra për të plasuar vetëveten, duke shkruar faktikisht për dashuri, për atdhe, për historinë e shkuar dhe të tanishme. Poeti kështusoj bën një analizë të ekzistenciales, të gjendjes faktike në të cilën jeton, duke u përpjekur t’i sistematizojë gjërat përrreth, përjetimet, situatat, jetën personale dhe jetën e fjalës, duke u shndërruar në një “rrobaqepës” teshash të bukura, duke i dhënë prioritet konceptit të kuptimit dhe mirëkuptimit.

Mesazhi që duket në qendër të gravitetit, ia shton vlerën diskursit poetik, imagjinatës së bujshme, përfytyrimeve që i parashtron për „vizatimin” me fjalë, duke patur përballë një stil dhe një fjalim të drejtërpërdrejtë. Në këtë kontekst mund të themi se nuk i mungojnë figurat e stilit. Për poetin është e rëndësishme të kuptohet mesazhi i tij për atdhe, për dashuri, për femrën e dashur, për pritje dhe kërkime. Ngase, shkruan duke derdhur lotë, për gjakun e dashurisë, duke e nxjerrë në pah jetën nëpërmjet vuajtjes. Kurse, kur është i lumtur dhe i gëzuar, poeti me penën e tij bën magji. Duke e prurë Jahja Llukën në gjuhën rumune, Baki Ymeri ia shton edhe një pjesë magjike misterit poetik nëpërmjet të cilit autori ynë mund të krijojë një përfytyrim mbi mënyrën se si ndjehet e shkruhet në gjuhën e sotme shqipe, në vende të ndryshme ku gjenden pasardhësit e dardanëve.


--------------

Image result for jahja lluka



Jahja Lluka veprimtar i kauzës kombëtare, i burgosuri që përjetoi masakrën e Dubravës dhe ferrin e kazamateve serbe, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngul nga trojet e tyre, krijues i disa veprave letrare, sot edhe një herë befasoi këndshëm adhuruesit e fjalës se shkruar duke bërë promovimin e pesë veprave të tij dhe atë “ Kosova nga Naçertanie e deri të Pavarësia 1844-2008”, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1994“ si dhe librat me poezi të shkruara në burgjet serbe.


Dr. Muhamet Mala vlerësoi lartë kontributin e Jahja LLukës ne këtA dy libra të tija, ku ofrohen shifra e fakte që flasin edhe për plagën e rendë të popullit shqiptar dhe hemarogjinë e vazhdueshme te tij, për fatin e rëndë të shpërnguljes së popullit të këtyre vatrave dhe të Kosovës, duke filluar nga vitet 1912 -1994 , por duke mos harruar edhe eksodin biblik të viteve 1998 -1999, dhe ikjen e fundit të shqiptarëve nga Kosova .

Një nga e veçantat ne Librin “Kosova nga Naçertanie e deri të Pavarësia 1844-2008”, sipas recensentit Prof.Dr. Hakif Bajrami, është fakti i Konventës Jugosllavo –Turke, për shpërnguljen e shqiptarëve nga Shqipëria Kontinentale. Ndërkaq, për prof,dr. Irna Peshkopia ky libër, ashtu sikurse edhe ai për shpërnguljen e shqiptarëve, janë vepra te formatit akademik dhe universitar, duke sjelle një vështrim te ri historik edhe në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Duke folur për krijimtarinë e Jahja Llukës në rrafshin poetik ,krijuesi dhe publicist Pejanë Profesor Sejdi Berisha, ndër të tjera vlerësoi se në vargjet e Jahja Llukës, ngërthen ndijesimi i fortë shpirtëror, i cili pjesën dërmuese te poezive e ka shkruar ne burg. Berisha në veçanti u ndal ne vargjet e botuara në përmbledhjen e Jahës “ Edhe ti atdhe” në të cilën Jaha, i këndon fuqishëm lirisë, dashurisë ndaj atdheut dhe njerëzve të tij, dhe dashurisë madhe ndaj shokëve dhe bashkëveprimtarëve ete tij.

Po kush është Jahja Lluka ?

Jahja Lluka u lind më 17 mars 1952, në Pejë, ku e përfundoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb. Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Magjister i maredhanjeve nderkomtare. Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës. Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bashku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht. Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish-regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës. Z. Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës. Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga hordhitë serbe. Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozharevcit. Është edhe krijues letrar. Ka botuar përmbledhjet me poezi “Edhe ti Atdhe” dhe “Vargje vetmie” librin faktografik “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina 1912/1994” dhe Monografin “Për Shtetin tim, Kosovën”. Aktivitet e tij nëpër vite:

• Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990);
• Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë dhe Kryetar i sajë (1990);
• Themelues i Partisë Republikane të Kosovës dhe nënkryetar i saj;
 • Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës;
• Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
• Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005);
 • Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi;
• Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku;
•Këshilltar i Kryeministrit  Ramush Haradinaj(2017 -)
• Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.
• Themelues i çmimit “Hasan Prishtina” i cili ndahet për merita të veçanta për pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për kthim, (deri me tani ky çmim ju ka nda: Nënës shqiptare – nënë e cila ka lind 16 fëmij dhe të gjithë kanë qendruar në Kosovë, Presidentit Klinton, Kryeministrit Tony Bler, Sekretares se shtetit znj. Olbrait, Familjes Jasharaj, Familjes Haradinaj, Gjeneralit Klark, Ambasadorit Voker dhe Ambasadorit Wisner);
Botimet: • Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja dhe Rrethina – 1912 – 1994
 • Përmbledhje me poezi “Malli i Atdheut”
• Përmbledhje me poezi “Vargje Vetmie”
 • Monografi – “Për Shtetin Tim, Kosovën”
• Në klanë e zemrës sime(2018)

Flori Bruqi

2018/01/13

Letër nga New Yorku : Në Kullēn e Bacës Isē!


Nga Rita Saliu


SHBA, Janar 2018. Si protagoniste në eventin më të rëndësishëm historik, kur u zhvillua Ceremonia e rrivarimit të eshtnave të Heroit tonë kombëtar Isa Boletini, djemve, nipave dhe luftëtarëve të tij të lirisë, po ndaj me ju bashkëkombasit e mi disa momente kujtimi. 
Fotot e mëposhtme janë realizuar në Qershor të vitit 2015 në Mitrovicë. Ishte vërtetë çast shumë emocionues, ku më në fund pushoi odisea e rrivarosjes së eshtnave të heroit Isa Boletini. Ato prehen të qeta në vendlindjen e tij. Me këtë rast përkujtojmë ditën e tij të lindjes së Heroit 15 Janar 1864 dhe vrasjes në Podgoricë më 23 Janar 1916.
Në këtë Ceremoni, e cila u zhvillua ne stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të Institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, familjarë, miq e dashamirës të çështjes kombëtare, si dhe familjarë të firmëtarit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit.
Pas këtij eventi madhor, personalisht kam vizituar Kullën e Bacës Isë si dhe familjarët e tij, Gazmend Boletinin që kujdeset për Kullën, nanën, bashkëshorten e fëmijët e tij. 
Po atë ditë i dorëzova Gazmend Boletinit  "Proklamatën e Nderit" që Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. i akordoi Heroit tonë Isa Boletini për ditën e lindjes së tij, të cilën ma dha për t'ja dorëzuar familjes në Mitrovicë nipi i familjes së Boletinëve, patrioti dhe ish i burgosuri politik në Shqipëri Enver Dajçi (ndjesë pastë), i cili jetonte pranë së bijës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetares dhe aktivistes të drejtave të njeriut  Zj. Mimoza Dajçi.
I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Isë Boletinit!

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...