Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/03

Ç'është CIA -amerikane ?





Kur flasim për inteligjencë duhet marrë në konsideratë ndërthurjet institucionale të aktiviteteve të inteligjencës, si shërbimet e sigurisë, shërbimet secrete dhe shërbimet speciale. Ato aparate të shtetit që zhvillojnë në zyra qeveritare apo në institute të vecanta të destinuara për këtë qëllim, aktivitete informative dhe operative me mjete jo konvencionale dhe jo të zakonshme për administrata të tjera. Legjitimimi i këtyre veprimeve vjen për më tepër në funksion të qëllimit të tyre, domethënë të sigurisë së shtetit. Një gjë e tillë shkëputet pastërtisht nga rregullat normale, për të cilat administratat e zakonshme, në një shtet të së drejtës, duhet t’i përgjigjen parimit të ligjshmërisë. Kurse në botën e inteligjencës “legjitimiteti i qëllimeve” mbizotëron mbi “legjitimitetin e mjeteve”. Natyrisht, është mjaft e qartë se kjo dikotomi e prerë midis “legjitimitetit të qëllimeve” dhe “legjitimitetit të mjeteve”. Por, në mbrojtje të interesave më të larta të shtetit, rezulton e nevojshme që të veprohet në kontrast të dukshëm me ligjshmërinë formale.

Në fakt mendohet se agjencive të inteligjencës u janë ngarkuar detyra që të mbrojnë interesat jetike të shtetit nga një seri kërcënimesh që për nga vetë origjina e tyre janë klandestine dhe okulte. Kështu, aktivitetet kundërshtuese duhet të jenë njëlloj të okultuara, po të jetë e nevojshme. Për ta bërë një gjë të tillë shpesh kalohet kufiri i ligjshmërisë. Le të mendojmë për shembull për mbledhjen klandestine të informacioneve, që konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Për këtë motiv është rregull i përgjithshëm, jo i shkruar, për shërbimet e inteligjencës e thuajse të gjithë shteteve perëndimore, qënia ngurtësisht të ndarë nga organizmat e policisë, duke qenë drejtpërsëdrejti nën drejtimin e ekzekutivit.


Për t’i kuptuar funksionimin duhet hyrë në hollësi, në organizimin e shërbimeve inteligjente të vendeve kryesore perëndimore. Duhet nënvizuar një ndarje e parë e përgjithshme në bazë të metodës organizative midis vendeve të Aleancës Atlantike, me përjashtim të Spanjës e Italisë, por e vlefshme për Australinë, Zelandën e Re e Zvicrës, dhe ato të ish Traktatit të Varshavës. Metoda e parë në fjalë, e përdorur nga vendet atlantike, është e ashtuquajtura “binare”, që i jep preferencë ndarjes së organizmave kompetente për të zhvilluar aktivitete inteligjence në dy grupe: ato që operojnë jashtë vendit dhe ato që operojnë brenda tij, përgjithësisht për operacione kundërspiunazhi dhe sigurie.

Sipas këtij sistemi binar, është i pranishëm një shërbim kompetent për jashtë – si CIA në Shtetet e Bashkuara, MI6 në Mbretërinë e Bashkuar, BND-ja në Gjermani, DGSE-ja në Francë, vetëm për të dhënë ndonjë shembull – dhe një shërbim përgjegjës për aksionet e nevojshme brenda. Një shembull klasik është FBI-ja në Shtetet e Bashkuara apo britanikja MI5. Në kundërvënie me modelin binar, është i ashtuquajturi sistem “unitar” që parashikon një shërbim unik informacioni dhe sigurie kompetent si në çështjet e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme, siç ishte famshmja KGB. Përgjithësisht është sistemi i preferuar nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ai i atyre që ishin pjesë e ish Traktatit të Varshavës. Megjithatë, edhe vendet e ish bllokut sovjetik dora dorës po adoptojnë sistemin “binar”, duke e braktisur kështu atë unitar.


Inteligjenca amerikane

Në futjen në hollësi të organizimit të sistemit të inteligjencës amerikane, është e detyrueshme të nënvizohet se është ndër më të zhvilluarit dhe teknologjikisht më të avancuarit e botës, përveçse një prej më të famshmëve si prej meritave të shumta, ashtu dhe të po aq demeritave të shumta. Ai amerikan është një kolos i vërtetë në aspektin e inteligjencës botërore, me një komunitet që përfshin nja 100 midis enteve, departamenteve dhe zyrave që merren institucionalisht me inteligjencë. Por ngjarjet e trishtuara e 11 shtatorit 2001 i kanë zbuluar botës se sado e madhe mund të jetë struktura e inteligjencës, është e mjaftueshme një e çarë në sistem, edhe më e vogla, për ta bërë që të shembet në mënyrë të zhurmshme.

Megjithatë, është e pamohueshme që komuniteti i inteligjencës amerikane është ndër më të plotët në skenarin botëror. Ai është tërësia e agjencive federale e zyrave dhe e organizatave që e kanë kreun në Ekzekutiv dhe që kryejnë aktivitete informative dhe kundërinformative specifike në të gjitha sektorët e inteligjencës kombëtare, duke bashkëpunuar midis tyre modalitetet dhe objektivat e fiksuara në Executive Order 123331 – 2 dhe duke bashkuar në fakt tërësinë e agjencive federale e duke përfshirë në këtë mënyrë të gjithë harkun e impenjimit kombëtar amerikan në sektorin e inteligjencës.


Zyrtarisht, komuniteti përfshin 17 organizata midis agjencive, departamenteve dhe zyrave. 8 prej tyre varen drejtpërsëdrejti nga Ministria e Mbrojtjes (DOD) dhe janë:

DIA, Agjencia për inteligjencën e mbrojtjes,
NSA, Agjencia për Sigurinë Kombëtare,
NIMA, Agjencia Kombëtare për Imazherinë dhe Hartografinë,
NRO, Zyra Kombëtare për Rikonjicionin,
Air Force Intelligence, Inteligjenca e Forcës Ajrore,
Navy Intelligence, Inteligjenca e Marinës,
Army Intelligence, Inteligjenca e Forcave Tokësore dhe
USMCI, Inteligjenca e Trupës së Marinsave.
Këtyre u bashkangjiten 5 që nuk i përkasin DOD-së, domethënë që e kanë drejtimin në ministri të ndryshme nga ajo e Mbrojtjes, si Departamenti i Shtetit, Departamenti i Energjisë, Departamenti i Thesarit, Zyra Federale e Investigimit dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme. E shkëputur nga strukturat e tjera dhe krejtësisht e pavarur, Central Intelligence Agency ose CIA. Kjo e fundit është sigurisht më e lidhura, në mos më e rëndësishmja, në brendësi të komunitetit të inteligjencës. Mjafton të mendosh se Drejtori i CIA-s është njëkohësisht Drejtor i Komunitetit të Inteligjencës dhe është i informuar në mënyrë konstante nga të gjithë anëtarët e tjerë të komunitetit.


Për më tepër, vetëm CIA, DIA, NSA, NRO dhe NIMA konsiderohen me titull të plotë pjesë e Komunitetit të Inteligjencës, pasi inteligjenca është interesi i tyre parësor. Kurse organizatat e tjera kanë vetëm një sektor të rezervuar inteligjencës dhe është si sektor specifik që është pjesë e Komunitetit të Inteligjencës. Për shembull, US Navy ka një zyrë inteligjence detare anëtare të Komunitetit të Inteligjencës, kurse pjesa tjetër e Marinës Ushtarake mbështet Departamentin e Mbrojtjes në tipologji të tjera misioni.

Historikisht, në konfrontimin me botën e re multipolare, prej përvojës së mëparshme bipolare, Komuniteti i Inteligjencës amerikane fillimisht është kushtëzuarnga një sfidë të vazhdueshme me rivalin sovjetik, e përqëndruar sidomos në konfrontimin politik ushtarak. Viti 1989 me ndryshimin e shpejtë dhe radikal të skenarit botëror ka përcaktuar një rishkrim të plotë të funksioneve të shërbimeve amerikane, që u ndjenë të detyruara të bëjnë një rikonvertim rrënjësor të të gjithë aparatit teknologjik dhe njerëzor. Në mënyrë të veçantë CIA dhe NSA e kanë orientuar strukturën e tyre të fuqishme drejt spiunazhit ekonomik, sektor në të cilin vetë Shtetet e Bashkuara qenë bërë subjekt pasiv i aktiviteteve ofensive kërkimore të Francës, Gjermanisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Kinës dhe Izraelit.


Një ndryshim i tillë u nxit fort nga vetë administrata amerikane, sidomos gjatë presidencës Clinton. Tendenca e re e imponuar nga Shtëpia e Bardhë ishte të mbështetej aktiviteti i industrisë amerikane. Në fakt, Zyra e Shkencës dhe e Teknologjisë deklaronte në një studim të përgatitur kinse për Presidentin se vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga spiunazhi teknologjik dhe industrial i kryer kundër Shteteve të Bashkuara shkonte në pothuajse 100 miliard dollarë. Veç të tjerash, për hir të së vërtetës, qysh në vitin 1971, një memorandum i Presidentit Nixon, në “presidencë perandorake” të plotë, kishte përcaktuar hyrjën në “Intelligence Community” e Departamentit të Thesarit, me qëllim koordinimin e përpjkejeve informative me nevojat e politikës ekonomike dhe financiare amerikane.

Duhet përmendur situata e veçantë historike e momentit, dollari në vështirësi, zhvlerësimi i ti dhe, për pasojë, braktisja e barazisë së arit, pikërisht prej nevojës për t’i çliruar Shtetet e Bashkuara nga ajo barrë e rëndë (që do t’i persekutonte deri në presidencën Reagan) e borxhit publik dhe e vështirësive në eksportime. Megjithatë, qysh nga viti 1992, për t’i përmbushur në mënyrë optimale detyrat e reja të saj, CIA ka nisur që të krijojë një degë të caktuar specifikisht për sektorin: Strategic and Business Group, qëllimi i të cilit ishte që të mbështeste nga pikëpamja informative politikën e jashtme e dëshiruar nga administrata, të kontrollonte sektorët teknologjike me interes për sigurinë kombëtare dhe, në bashkëpunim me FBI-në, të ushtronte kundërspiunazhin ekonomik, përveç se të ruante kompanitë nga infiltrimi kundërshtar. Aktiviteti jashtë vendit përkthehet në kontrollin e funksionarëve të kompanive që kanë fituar tendera për qeverinë federale, në mënyrë që të shmangen rreziqe eventuale korrupsioni.


Kështu, përveç aktivitetit të CIA-s, të FBI-së dhe të NSA-së, aktive me operacionet e spiunazhit elektronik i të cilit sistemi Echelon është pjesë përbërëse, vepron Office of Intelligence Support e Departamentit të Thesarit, e konceptuar që të prodhojë situata informative për drejtuesit e sistemit ekonomik e financiar federal. Në mbështetje të aktivitetit institucional janë agjencitë private të inteligjencës që përbëjnë kompleksin e njësive informative të dëshiruara nga vetë bizneset e mëdha, për të kundërshtuar rivalet amerikane dhe të huaja qysh nga vitet ‘50. Megjithatë, nga pikëpamja kulturore, establishmenti amerikan është mosbesues ndaj mbështetjes së kompanive private nga ana e inteligjencës ekonomike. Në fakt ekziston një armiqësi e thellë kundrejt ndërhyrjes publike dhe federale në ekonomik, sidomos për sa i përket sektorit privat.

Nga ana tjetër, tendenca politike amerikane është që t’i reduktojë në minimum mundësitë e një ndërhyrjeje publike në privat. Patjetër që është më e lehtë e kundërta. Nuk janë të pamundura presionet ndaj administratës federale nga ana e lobeve shumë të fuqishme, në gjendje që të drejtojnë aktivitetin informativ zyrtar në favor të komponenteve të ndryshme të grupit të veçantë të interesuar. Ky fakt rezulton vendimtar për individualizimin e efikasitetit relativ të sistemit informativ ekonomik, pasi prej numrit të pafundëm të mjeteve, teknologjive dhe financimeve Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në pararojë të sektorit, por në fakt ky efikasitet rezulton inferior dhe bile me shumë, me atë çka vende si Japonia e Franca, duke pasur në dispozicion struktura të kolauduara prej vitesh dhe të mirëintegruara në jetën ekonomike, janë në gjendje që të sigurojnë. Ky është një prej elementëve themelorë që mund të ndajnë në multipolarizëm sferat e influencës (më shumë se në unipolarizëm).


Kurse për sa u përket problematikave të mbetura të multipolarizmit, Shtetet e Bashkuara, prej mbulimit global të agjencive të tyre të inteligjencës dhe mundësisë për ndërhyrje planetare, janë në hap me përballimin e sfidave të tilla si luftëra informatike, përplasje etnike, neoterrorizëm apo proliferim të armëve të shkatërrimit në masë. Duke qenë vetë Shtetet e Bashkuara një objektiv “shpërblyes”, e gjithë struktura e sigurisë kombëtare është orientuar nga mbrojtja e interesave kombëtare, me kapacitete specifike, nga ana e FBI-së, në sektorin bakterologjik, dhe të Departamentit të Energjisë, me ekipin e ndërhyrjes për emergjencat bërthamore (NEST – Nuclear Emergency Security Team).

Uashingtoni i shtoi çdo miliarder rus “listës së oligarkëve” të tij. A ka kuptim një gjë e tillë? Kush janë këta “oligarkë”?


1 Çfarë ndodhi?

Departamenti amerikan i Thesarit nxori të ashtuquajturën “listë të Kremlinit” të tij, duke përmendur 210 qytetarë rusë të cilët Uashingtoni mund t’i shënjestrojë me sanksione të ardhshme. Kriteret kyçe të listës janë afërsia me Presidentin Vladimir Putin dhe niveli i influencës mbi ekonominë ruse i këtyre individëve. Uashingtoni përfshiu një shtojcë të dytë – një “listë oligarkësh” – që liston 96 “oligarkë rusë”.

2 Kë konsideron Uashingtoni si “oligark” në Rusi?

Dokumenti i deklasifikuar i Departamentit të Thesarit liston emrat e 96 njerëzve të parë që janë në listën e vitit të kaluar e 200 biznesmenëve më të pasur në Rusi sipas revistës “Forbes”. Me pak fjalë, Uashingtoni listoi cilindo në Rusi që vlen 1 miliard dollarë ose më shumë.

3 Por kush janë realisht “oligarkë”? Janë thjesht biznesmenë shumë të pasur?

Jo, ky nuk është sigurisht një përkufizim shterrues. Siç mund ta kujtojmë nga lënda e historisë, termi “oligarki” fillimisht përshkruante një formë qeverisjeje në Greqinë dhe Romën e lashtë, ku një grup i vogël njerëzish ushtronin pushtet. Sipas Aristotelit, “oligarkia” është diçka si një aristokraci e degjeneruar, ku njerëzit grumbullojnë pushtet nëpërmjet pasurive dhe lidhjeve, jo prej meritës. Fjala greqishte “oligarki” nënkupton “sundim prej pak njerëzve”. Fjalorët modernë japin përkufizime dhe cilësime të ngjashme se oligarkët e përdorin pushtetin në interesin e tyre, shpesh për të pasuruar veten. Fjalori i Oxford e përkufizon “oligarkun” si “një biznesmen shumë i pasur me një influencë politike goxha të madhe”, duke nënvizuar në thonjëza: “veçanërisht në Rusi”.

4 Kush oligarkët e Rusisë? Nga vijnë ata?

Në kuptimin e ngurtë, nuk ekziston asnjë shpjegim i vërtetë në këtë. Megjithatë, si rregull, koncepti zakonisht shqiptohet në këtë mënyrë: oligarkët në Rusi janë një grup niznesmenësh të pasur të cilët kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të resurseve të vendit dhe ushtrojnë goxha influencë mbi autoritetet. Oligarkët u shfaqën gjatë tranzicionit të ekonomisë së sovjetike drejt modelit të tregut të Rusisë bashkëkohore. Vetë termi u shfaq në vitet ‘90, anipse askush nuk mund të binte dakord se kush e krjjoi atë si term. Shumë njerëz thonë se një moment i rëndësishëm në historinë e oligarkisë ruse qe një intervistë e vitit 1995 e biznesmenit të njohur Boris Berezovsky me të përditshmen “Financial Times”, ku ai përmendi 7 vetë, që sipas tij praktikisht kontrollonin më shumë se gjysmën e ekonomisë ruse dhe diktonin politikat qeveritare. Kjo çoi në konceptin e famshëm të “7 Bankierëve”. Ja se kush qe në listën e Berezovsky:

Alexander Smolensky (Stolichny Bank)
Vladimir Potanin (Unexim Bank)
Mikhail Khodorkovsky (Menatep Bank)
Vladimir Gusinsky (Media – Most Holding)
Pyotr Aven dhe Mikhail Fridman (Alfa Group)
Boris Berezovsky (LogoVAZ dhe United Bank)
Ekonomisti Leonid Polishchuk argumenton se oligarkia e Rusisë u formua për shkak se kolapsi i Bashkimit Sovjetik krijoi një konsensus në shtet dhe në shoqëri se reformat e mëdha dhe jopopullore ekonomike (“terapia e shokut”) do të ishin më thjesht të implementoheshin nëse institucionet demokratike të vendit “çaktivizoheshin”. Institucione të tilla si gjykata të pavarura ekzistonin vetëm në emër. Si rezultat, shoqëria qe e keqpërfaqësuar në qeverisje dhe grupet e organizuara të interesit – oligarkët – mbushën këtë boshllëk.

5 A është ky përkufizimi i vetëm i “oligarkisë”?

Jo, mund të mendoni më gjerësisht për termin. Në një artikull të botuar në vitin 2005, ekonomistët Sergei Guriev dhe Andrei Rachinskiy shkruanin se oligarku është një biznesmen që posedon aq resurse sa të influencojë politikën kombëtare. Lista e tyre e oligarkëve merr në konsideratë jo vetëm përmasat e svilave të biznesmenëve, por edhe vëllimet e shitjeve dhe numrin e njerëzve që ata punësojnë.

6 A ka Rusia “oligarkë” sot?

Kjo është pyetje e vështirë. Nga njëra anë, individët biznesmenë nuk posedojnë aq shumë influencë ndaj qeverisë si oligarkët e intervistës së Berezovsky, që u jep autoriteteve një arësye për të pretenduar se Rusia nuk ka më “oligarkët”. Nga ana tjetër, e njëjta listë Forbes që u përdor për të shkruar pjesën e “listës së Kremlinit”e Departamentit amerikan të Thesarit liston shumë biznesmenë që konsiderohen se janë “miq të Putinit” të cilët e bënë pasurinë e tyre pjesërisht falë fitimit të kontratave qeveritare. Studime sociologjike gjithashtu tregojnë se rusët sot besojnë akoma se “oligarkët” janë një prej institucioneve kyçe të vendit — më i rëndësishëm edhe se vetë Këshilli i Federatës apo Duma (të dyja dhoma të parlamentit rus).

Winston Churchill-i, dritëhijet e një udhëheqësi kontradiktor

Disftatat e para

Në imagjinatën kolektive, Winston Churchill është një titan që i çoi britanikët drejt fitores në luftën kundër nazizmit. Aq shumë sa në vitin 2001 kur ndodhën atentatet e 11 shtatorit George W. Bush u foli amerikanëve: “Nuk do të rrëzohemi, nuk do të pushojmë, nuk do të lëkundemi, nuk do të dështojmë.” Këto fjalë aludojnë një diskurs të Churchill-it në shkurt të 1941. Megjithatë në vitin 1940 në fillim të mandatit të tij shumë nga britanikët e shihnin nën një dritë shumë ndryshe. Në ato momente ishte një 60 vjeçar i dështuar prej të cilit mbaheshin mend një numër gabimesh që kishte bërë duke mbajtur poste të rëndësishme.

Për këtë biografi, Robert Rhodes-James në vitin 1970 do ta titullonte kështu librin mbi jetën e mëparshme të kryeministrit “Një studim mbi dështimin”. Sado e pabesueshme mund të duket tani, në atë kohë flitej për një personazh pak a shumë qesharak, shqetësimi i vetëm i të cilit ishte vetëmbrojtja. Një frazë që i atribuohet lord Birkenhead-it, një nga miqtë më të mirë të tij, e sqaron më së miri karakterin ambivalent të tij: “Kur Winston-i ka të drejtë është unik, por kur gabohet…Ah Zot!” Në Luftën e Dytë një lord tjetër Alanbrooke iu referua vështirësisë të Churchill-it për të dalluar mes idealit dhe gabimit. Katalogu i vendimeve të diskutueshme nuk bazohet në zbulimin e fakteve të panjohura.

Anët e errëta të personalitetit janë mjaft të njohura. Specialistët që janë pro njohin egocentrizmin dhe guximin, besojnë se në një peshore historike duhet të peshojnë më shumë aspektet si aftësia për të udhëhequr një vend në kohë të vështira si ajo e Luftës së Dytë Botërore. Vetë Churchill-i ishte i ndërgjegjshëm për defektet e tij dhe për këtë arsye nuk mbante ditar, nuk donte të linte dëshmi për dobësitë e veta. Fëmijë i një familjeje aristokrate iu qas karrierës ushtarake, ishte i ri dhe i etur për veprimin, pasi e kishte parasysh se bëmat e tij në fushën e betejës mund të hapnin rrugën drejt politikës. Në Sudan dha ndihmën e tij pas revoltës me përmasa të mëdha të udhëhequr nga një lider fetar, mahdi.


Ndërhyri në ato momente në betejën e Omdurmán-it (1898) si pjesë aktive e kalorësisë së ushtrisë britanike. Do t’i rrëfente përshtypjet e tij në një libër “Lufta e Nilit”, në një vepër mjeshtërore nga pikëpamja kinematografike mbi sulmin. Idetë e tij për sudanezët janë ato të një imperialisti viktorian: “Duhet të vesh rend në një territor të ndarë në tribu barbare”. Popullata zezake sipas përshkrimit të tij nuk zotëron cilësi përtej vlerave dhe ndershmërisë. Në Afrikën e Jugut do të përjetonte një aventurë tjetër, këtë herë si korrespondent i luftës së Boers. U kap rob, por arriti të arratisej. U shndrrua në hero, arriti të merrte një vend në Partinë Konservatore nga e cila do të dilte në vitin 1904 duke luajtur një lojë të rrezikshme, por që dha rezultat. E dinte që në rradhët e liberalëve kishte një vend në qeveri. Si Home Secretary (ministër i brendshëm) rezultoi mjaft polemizues. Në vitin 1910 u përball me një grevë minatorësh në Uells për kushte më të mira pune. Futi ushtrinë për të frenuar revoltat me metoda efikase.

Gazetat e akuzuan për brutalitet. Biografi Alan Moorehead-i sinjalizon se ishte atëherë kur filloi mosbesimi i sindikatave kundrejt Churchill-it në çështje të politikës së brendshme. Akoma më keq ishte dështimi i Galipolit pak vite më vonë, në mes të luftës përballë trupave otomane pati 250 000 humbje në rradhët e ushtrisë britanike. Në atë kohë Churchill besonte se mund ta detyronte Turqinë, aleate të gjermanëve, të tërhiqej nga konflikti në mënyrë të tillë që Londra të mund të kontaktonte me aleatët rusë përmes Detit të Zi. Fronti perëndimor mbeti i palëvizur nga lufta e llogoreve, ideja ishte hapja e një skenari të ri lufte. Megjithatë një rezistencë e paepur e çmontoi këtë plan së bashku edhe me mungesën e disiplinë së garnizoneve. Katastrofa i dha origjinë termit “sindroma e Galipolit”, ngurrimi për të kryer zbarkime në plazhet e kontrolluara nga armiku që u zgjat deri në Normandi tri dekada më vonë. Faji nuk ishte plotësisht i Churchill-it sepse ishte kryeministri Henry Asquith që miratoi vendimet e tij. Ka edhe një fakt tjetër se Admirali injoroi këshillat e këshilltarëve dhe nuk mori masat e duhura të parandalimit. I zhgënjyer dhe me shpirt të vrarë ka të ngjarë që Churchill-i të merrte në konsideratë idenë e vetëvrasjes. Shkoi në Francë ku kërkoi një fat në front në mënyrë që të merrte merita për të harruar përgjegjësitë e tij.


Ishte i etur për të fshirë imazhet, sepse mendonte se ishte një i ri ambicioz që ishte ngjitur shumë shpejt në një post më të madh nga sa mund të mendonte. Përballë Gjermanisë së perandorit Guillermo II, Churchill-i ishte në favor të një manovre navale përmes një bllokimi që do të linte të vdisnin urie burra, gra dhe fëmijë. Gjykata e Hagës në vitin 1907 e përkufizonte këtë taktikë si krime lufte. E konsideronte legjitime vetëm, nëse do të përdorej për të dobësuar ushtrinë armike jo si armë kundër civilëve. E rrethuar, Gjermania reagoi duke përdorur nëndetëset. Në ato momente askush nuk diskutonte aftësinë e tij të punës, as aftësinë e tij për të mahnitur interlokutorët. Megjithatë shumë besonin se fshihte një defekt karakteri që e pengonte të sillej arsyeshëm. Kryeministri liberal, Lloyd George mendonte se mund të përfitohej nga energjia e Churchill-it për aq kohë sa të mbahej nën kontroll. Për këtë arsye i dha një vend në qeveri në vitin 1917 si ministër i armatimit. Dy vite më vonë u bë sekretar i shtetit të luftës. Megjithatë nuk pati fat. Për të luftuar kundër bolshevikëve rusë që i shihte si kërcënim për demokracinë britanike urdhëroi një sulm për të kapur transiberianin. Rezultati ishte dështimi i radhës dhe sipas biografit Anthony McCarten u konsolidua ideja se ishte një aventurier ushtarak i pandreqshëm, të cilit nuk mund t’i besohej.

Pengesat nuk ia zbehën besimin tek vetja. Ndërroi edhe një herë partinë për t’u kthyer tek rradhët konservatore. Kryeministri Stanley Baldwin i ofroi në vitin 1925 ministrinë e financave duke menduar se një njeri kaq dinamik sa ai ishte më mirë ta kishe mik dhe jo kundër. Filloi atëherë që Alan Moorehead-i do ta përcaktonte si periudha me pak më shumë fat në politikë.

Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA dhe Turqia: Çfarë po ndodh realisht me luftën e Sirisë?



Në luftën e Sirisë janë përfshirë shumë vende të tjera – jo vetëm regjimi i Assadit dhe kundërshtarët e tij. Interesa të tyre kanë edhe Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA…

Irani: Mbështetësi më i madh i Assadit

Regjimi jofetar i Sirisë dhe toekracia iraniane në parim nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por pikërisht Teherani e ka shpëtuar presidentin e Sirisë Baschar al-Assad nga rrëzimi. Të paktën deri në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në vjeshtën e vitit 2015, Irani ka qenë partneri më i rëndësishëm ushtarak i regjimit të Assadit. Teherani ka dërguar para, armë, informacione sekrete, këshilltarë ushtarakë dhe trupa në Siri. Ato trupa janë pjesë e Gardës Revolucionare, milicëve shiitë dhe Hezbollahut.

Tendosjet fetare i hapin hapësirë Iranit që të paraqitet atje si mbrojtës i shiitëve. Ndryshe aleanca e regjimit të Assadit me Iranin bazohet tek tri synime kryesore: dëshira për uljen e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme, dobësimin e Izralit e më herët ka qenë edhe kufizimi i ndikimit të regjimit irakian në kohën e Saddam Husseinit. Ndërkohë të dy vendet janë edhe kundërshtare të Arabisë Saudite. Në aspektin rajonal, Siria është për Iranin një hallkë e rëndësishme për lidhje me Libanin.




Rusia: Shpëtimi i Asadit

Kur Assadi ishte me shpatulla pas muri, ishte Rusia ajo që e shpëtoi. Rusia i nisi mww 2015 aksionet ushtarake në mbështetje të regjimit të Assadit. Qëllimi zyrtar i Rusisë: lufta kundër terrorizmit. Faktikisht nuk është sulmuar vetëm “Shteti Islamik” (IS), por edhe shumë kundërshtarë të tjerë të Assadit.

Por Moska nuk është e interesuar vetëm për mbështetjen e Assadit. Pas izolimit të Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin ka dashur që ta rikthejë vendin e vet në skenën ndërkombëtare – dhe e arriti me sukses. Edhe Assadi ka përfituar nga kjo ndërhyjre. Presidenti i Sirisë e ka rimarrww pushtetin në pjesën më të madhe të vendit. Rusia i ka arritur sukseset më të mëdha ushtarake në Aleppo dhe Palmyra. Por Kremlini është kritikuar shpesh edhe për krime lufte ndaj civilëve në zonat e luftës.

Arabia Saudite kundërshtare e Irani

Arabia Saudite është shqetësuar për shkak të rritjes së influencës së Iranit në këtë rajon, që nga lufta e Irakut në vitin 2003. Riadi shqetësohet edhe për shkak të afërsisë mes Damaskut dhe Teheranit.

Prej fillimit të kryengritjeve në vitin 2011, Arabia Saudite ka mbështetur opozitën në Siri. Qëllimi: rrëzimi i Assadit dhe marrja e pushtetit nga opozita. Në këtë kuadër janë furnizuar me armë dhe para grupe të ndryshme xhihadiste.

Tuqia: Dikur mik e tani armik

Turqia me veprimet e saja të njëanshme dhe në veçanti presidenti Recep Tayyip Erdogan, kanë pasur nga mesi i vitit 2000 raporte të shkëlqyeshme me regjimin e Assadit. Ata kanë publikuar madje edhe fotografi nga pushime të përbashkëta në Detin Mesdhe.

Me shpërthimin e luftës qytetare në Siri, Turqia është pozicionuar kundër regjimit të Assadit dhe e ka mbështetur opozitën. Nëpër territorin e Turqisë kanë kaluar shumë armë dhe luftëtarë, që kanë shkuar në Siri, shpesh edhe xhihadistë dhe luftëtarë të IS. Ndërkohë duket se Turqia duket se ka një qëllim kryesor – të evitojë krijimin e territoreve të lira kurde në zonën e afërt kufitare me Turqinë – ndonëse këtu është në konflikt me partnerin në NATO – SHBA.



Përveç kësaj, Erdogani do që të ketë një fjalë vendimtare për rregullimin shtetëror të Sirisë pas luftës. Ky është një prej qëllimeve të ndërhyrjes ushtarake përtej kufirit. Projeksionet turke kanë për qëllim që Turqia të bëhet një fuqi hegjemoniste në Lindjen e Mesme.

Izraeli: Armiku gjendet në Teheran

Shqetësimi më i madh i Izraelit në luftën e Sirisë është prezenca e Gardës iraniane dhe milicëve të afërt me Teheranin në Siri. Izraeli ka frikë në radhë të parë se milicët e Hezbolllahut do të pozicionohen dhe fuqizohen në Golan, në zonën kufitare mes Sirisë dhe Izralit dhe prej atje mund të godasë territoret izraelite me raketa. Prej atje ndaj Izraelit janë nisur prej vitit 2011 rreth 100 sulme dhe ka pasur shumë autokolona me armë.

SHBA: Pa plan

Mësimet nga dështimet e ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe Libi, dhe hezitimet e ish-presidentit Barack Obama e kanë dobësuar pozitën amerikane në këtë rajon. Kur Assadi në vitin 2012 ishte buzë humbjes, Obama ka refuzuar një angazhim më të fuqishëm atje, ndonëse ka kritikuar ashpër sjelljen e Assadit. Në vend të SHBA ndërhyri Rusia dhe e mbështeti Assadin.

Hezituese është edhe politika e Donald Trumpit. Qëllimet e tij janë shkatërrimi i IS dhe dobësimi i influencës së Iranit. Ndaj prezenca amerikane kufizohet në angazhimin e njësive speciale dhe disa sulme ajrore. Në këtë mënyrë SHBA është përfshirë në këtë luftë, pa pasur ndonjë rol vërtet të rëndësishëm. Ofensiva më e re turke kundër kurdëve ka shkaktuar dilema në SHBA, sepse Turqia është një partner i rëndësishëm në NATO. Uashingtoni njëkohësisht i sheh milicët kurdë si partner të rëndësishëm në luftën kundër IS.

Gjermania: Ndihmat

Qeveria gjermane ka theksuar në të kaluarën gjithnjë se angazhohet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, por pa presidentin Assad. Së fundi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit që të ushtrojnë ndikimin e tyre. “Pa mbështetjen e këtyre partnerëve, regjimi i Assadit nuk do të ishte atje ku është sot”.

Ushtarakisht Gjermania nuk është përfshirë në konfliktin e Sirisë dhe nuk paraqet lojtar tepër të fuqishëm në rajon. Ndonëse avionët gjermanë mbështesin aksionet për zbulimin e pozicioneve të IS. Avionët gjermanë kanë flutuar së pari nga Turqia, e pas tërheqjes së Bundesverit nga Incirliku, tani fluturojnë nga Jordania.

Përveç kësaj Bundesveri mbështet në veri të Irakut kurdët, që luftojnë kundër IS. Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Por së fundi ka pasur debate të shumta për shkak të dërgimit të tankeve gjermane Leopard në Turqi, të cilat përdoren tani nga Erdogani kundër kurdëve në Siri.

Franca: Macroni kërkon zgjidhje politike

Franca ka një rol të rëndësishëm atje. Fillimisht ka dërguar pajisje mjekësore për kryengritësit në Siri e më pas edhe armë. Në fund të shtatorit të vitit 2015, Franca ka zgjeruar sulmet ushtarake kundër trupave të IS, pas sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015.

Prioritetet e Francës në Siri, sipas pohimeve në Paris, janë përmirësimi i gjendjes humanitare në Siri, lufta kundër terrirozmit dhe rifillimi i negociatave të paqes. Presidenti Emmanuel Macron në veçanti angazhohet për këto negociata. Macroni vitin e kaluar ka shpallur se Franca nuk kërkon domosdoshëmrisht rrëzimin e regjimit të Assadit për vazhdimin e negociatave paqësore.

Para një jave presidenti francez ka kërcënuar me sulme ushtarake, në qoftë se dëshmohet se atje po përdoren armë kimike kundër civilë.

Kampet e përqëndrimit ishin një ide e nazistëve?

Screen Shot 2015-06-10 at 08.45.55
Kampet ku mund të mbylleshin civilë mbi bazë etnike u ideuan nga anglezët gjatë Luftës së Dytë anglo-boere (1899-1902) në Afrikën e Jugut dhe jo nga nazistët. Britankët u vunë zjarrin të korrave dhe fshatrave të boerëve (kolonë me origjinë holandeze), dëbonin të moshuarit, gratë dhe fëmijët në kampe ku do të gjenin vdekjen më shumë se 40 mijë vetë. Britanikët, nga ana e tyre, sipas disa historianëve ishin frymëzuar prej spanjollëve, të cilët kishin mbyllur në kampe indigjenët e Kubës. Gjatë Luftës së Parë Botërore në Francë u ndërtuan kampe ku u mbyllën mijëra persona “fajtorë” se ishin gjermanë apo austriakë, dhe në vitet tridjetë Stalini nisi në BRSS internimet në masë. Por do të ishin nacionalistët turq, në vitet 1915-1916 që organizuan fushatën e parë sistematike: më shumë se 800 mijë armenë gjetën vdekjen në ata kampe përqëndrimi (shumë prej tyre në Siri). Një politikë genocidi e cila ishte burim frymëzimi edhe për Hitlerin. Nazistëve u mbetet parësia e kampeve të shfarosjes, qëllimi i të cilëve, përvec punës së detyruar, ishte vrasja e programuar në dhomat e gazit të hebrejve, romëve, homoseksualëve dhe personave me të meta mendore.

Padi për Krime Lufte ndaj Nënkryetarit të Beogradit të Ri


Qendra për të Drejtën Humanitare ngriti një padi kundër Svetozar Andriqit, një ish-komandanti të Ushtrisë Serbe të Bosnjës i cili tani është zëvendëskryetar komune në Beograd, duke e akuzuar atë për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qendra për të Drejtën Humanitare të premten paraqiti një ankesë penale kundër Andriqit, ish-komandant i Brigadës Birak të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke pretenduar se ai urdhëroi në mënyrë të paligjshme largimin e më shumë se 10,000 boshnjakëve nga qyteti i Zvornikut më 28 maj 1992.


Boshnjakët të cilët ishin dëbuar u detyruan të strehoheshin në fshatra të tjerë, tha Qendra për të Drejtën Humanitare.

“Disa ditë më vonë, më 31 maj, Andriq lëshoi një urdhër për të ngritur kampin e burgut Susica. Kampi funksionoi deri më 30 shtator 1992 dhe gjatë asaj periudhe të burgosurit iu nënshtruan kushteve çnjerëzore,” u tha në një njoftim për shtyp.

Sipas Qendrës për të Drejtën Humanitare, të burgosurit flinin në një dysheme prej betoni, iu jepej një vakt në ditë dhe mbaheshin në kushte johigjienike. Shumica e tyre u rrahën çdo ditë, ndërsa gratë u përdhunuan dhe rreth 160 të burgosur u vranë.

Qendra pohon gjithashtu se në maj dhe qershor 1992, brigada e Andriqit dëboi popullsinë boshnjake nga më shumë se 20 fshatra në komunën e Vlasenicës dhe dogji një fshat tjetër në mars të vitit 1993.

Andriq nuk komentoi menjëherë padinë e Qendrës për të Drejtën Humanitare.

Por ai mohoi kryerjen e krimeve të pretenduara kur dëshmoi në gjyqin e Ratko Mlladiqit në vitin 2015.
Image result for kampet e luftes ne bosne
Ai i tha në Gjykatën e Hagës se në maj 1992, ai urdhëroi “largimin e popullsisë civile myslimane” nga territori nën kontrollin e Brigadës Birac, por këmbënguli se kjo ishte bërë “në një mënyrë të organizuar” dhe se urdhri aplikohej vetëm për ata boshnjakë “të cilët donin të largoheshin”.

“Ai urdhër shpëtoi me mijëra, pasi shumë nuk do të kishin mbijetuar dot,” tha Andriq, duke pretenduar se boshnjakët duhet të largoheshin nga zona për të shmangur dhunën nga ana e paraushtarakëve.

Andriq aktualisht është zëvendëskryetar i komunës së Beogradit të Ri, i cili drejtohet nga një prej kandidatëve në zgjedhjet e të dielës për kryetar të komunës së Beogradit, Aleksandar Sapiq.

Ai është gjithashtu anëtar i presidencës së Partisë së Popullit Serb, pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi.

Qendra për të Drejtën Humanitare tha se në vitin 2006, ajo i dërgoi një letër kryeprokurorit të atëhershëm të krimeve të luftës Vladimir Vukçeviq, duke i kërkuar atij të hetonte Andriqin për krime të dyshuara në kampin e burgimit Susica dhe në Zvornik dhe Srebrenicë, por nuk dihet nëse prokuroria e bëri apo jo këtë.

Letërn nga Amerika/Shkruan Mimoza Enver Dajçi

Izraeli heton Presidentin, hajdutët shqiptarë kanë imunitet!
Nga Mimoza Dajçi
Shkurt 2018, SHBA


Presidenti i Izraelit Benjamin Netanyahu është nën hetim nga organet e policisë për disa afera korruptive që rëndojnë mbi atë. Akuzohet për pastrim parash, marrje dhuratash ilegalisht e mijra dollarësh nga personalitete të pasura botërore. Policia vendase ka deklaruar se atij dhe bashkëshortes së tij Sara pronarët e "Bezeq Telecom" i kishin afruar favore në shkëmbim të rregulloreve të telekomunikacionit. Po sipas Agjensisë Anadolu (AA) ata akuzohen për një sërë aferash korruptive. Akuza të cilat i kanë hedhur poshtë. 
Raste të tilla ka patur edhe në vende të ndryshme, por  Shqipëria "bën përjashtim", atje nuk merren në pyetje e nën hetim personalitete të larta të shtetit e politikës, se kanë "imunitet". Mijra krime, vjedhje kanë ndodhur në vend, por përveç Llallës asnjë emër tjetër nuk po shikojmë të shpallet non grata me gjithë familje. Faleminderit SHBA për këtë masë parandaluese ndaj këtij personi, se të ishte për hetuesinë shqiptare në krye të Prokurorisë do ta kishim akoma. U kap prokurori i përgjithshëm, u pezullua nga çdo veprimtari e udhëtim jashtë vendit, shpresojmë të kemi edhe individë të tjerë, që e kanë dëmtuar vendin e shoqërinë shqiptare. U kap një Llalla, por të mos vonohet shpallja non grata e bozave të tjera, kriminelëve të pangopur. 
Nuk mjaftuan krimet e komunizmit në Shqipëri, që nëse nuk shembej, ditë pas dite të gjithë do ti kalonim asaj gijotine të tmerrshme, por duhej ky popull të vuante edhe krimin e korrupsionin e vendit mbi shpatuallat e tij të lodhura e të dërmuara...
Ku shkuan letrat me vlerë për ish të burgosurit politikë dhe letrat me vlerë që ju shpërndanë nënpunësve shqiptarë e puntorëve, disa u shitën nën dorë për shuma qesharake, disa ndodhen akoma nëpër sirtare. 
Politikanët e qeveritarët tanë janë të "paprekshëm" kanë iminutet, por në fakt po i ikën truri se nuk dinë ku të fshehin paratë, ku ti depozitojnë. Pjesa dërmuese e popullit tonë, nuk mbushin dot barkun me bukë, janë të pastrehë, të pa punë, ndërsa "elita" hajdute shqiptare tallet me hallet e të varfërit popull.
Ku shkuan ndihmat që erdhën për të persekutuarit politikë, ku shkuan ndihmat për vendin tonë si më i varfëri në Europë. Ja, që këtu duhet të nisë hetimi për korrupsion, mashtrim, abuzime ndihmash e fondesh, e parash të vjedhura. Lidhja e politikës me krimin po mban peng fajtorët e të korruptuarit prej 28 vitesh, por pasojat bien mbi qytetarin e fshatarin e thjeshtë. Përderisa aty nuk ka fabrika, e industri prodhimi edhe varfëria sigurisht që do të jetë prezente kudo në çdo cep e në çdo skaj. Gjendja e rëndë ekonomike, shkakton xhelozinë, divorcet, vrasjet e krimet brenda familjes. Po kush mund ti parandalojë këto fenomene e vese të trashëguara, aksush për derisa kemi në krye akoma politikanë e qeveritarë kontrabandistë e të korruptuar. 
Ku i gjetën mijra dollarë politikanët tanë që ndërtuan vila lluksoze me dy tre kate, në det, në mal e fushë...Kush ja fali ato para. Kujt ja xhvatën. Ndërsa populli fukara akoma bashkëjeton vetë i dhjetë apo i dymbëdhjetë në një apartament dhomë e kuzhinë e nuk ka mundësi as ilaçet të marrë për të sëmurët.
Emigrantit në SHBA i duhet të bëjë dy punë në ditë për të mbajtur familjen e të paguajë qiranë mujore të një apartamenti. Shumë djem e burra të rinj i shikojmë rrugëve në New York që ecin me paterica ose shkopinj dore, sepse kanë pësuar dëmtime duke punuar orar pa orar, në punë në ndërtime. Këtë "fat" kemi dëgjuar se i urojnë vehtes edhe shumë prindër të tjerë fëmijësh që si e si të kenë mundësi të paguajnë ushqimin mujor, strehimin e shkollimin e fëmijëve të tyre. 
Disa gra - nëna për mbijetesë edhe pse në Shqipëri ndonjëra ka punuar inxhiniere apo punë zyre, i kemi parë në Bronx të mbledhin e shesin shishe e kanoçe nëpër parqet e rrugët e qytetit. Po, po kjo është e vërtetë A. M, M. D, S. L edhe ndonjë tjetër kanë mbledhur e shitur kanoçe pasi erdhën në Amerikë me xhepat bosh e jo me miljona të vjedhura...Sa histori kemi dëgjuar kur pronarët e pallateve edhe pse shqiptarë i kanë hedhur në gjyq, apo i kanë nxjerrë në rrugë të madhe pasi nuk kanë qenë në gjendje qoftë edhe për një muaj të mos pagimit të qirasë mujore.
Ndërsa për ndërtime vilash lluksoze e me pishina shumicës së tyre as që i shkon mendja, pasi vilat nuk ndërtohen me rrogë mujore e me një apo dy krahë pune...kurse politikanët në Shqipëri vrasin e vjedhin pasurinë e popullit.
 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...