Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/07

Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën i ka vrarë Bislim Demiri me një grup kusarësh!


Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani 



Vrasja që nuk duhet të kalojë assesi në heshtje Ilir Konushevci dhe Hazir Mala nuk shkuan gjak hup Fatmir Haklaj merr hak në këtë bandë kusarësh dhe lë për vdekje Bislim Demirin, vëllanë e Agim Demirit, që e vret Ilir Konushevci, pa i dalë shpirti Kush ishte Ilir Konushevci Ilir Halit Konushevci u lind më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë (komuna e Podujevës). Ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj, ka lënë një vajzë – Nertilen. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmen në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj, të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve. Familja e Ilir Konushevcit u shpërngul nga fshati Konushefc dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb, ku në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij, Saimir Konushevci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj. Ishte në moshë të re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rëndësishme, protesta, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimet e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë, në mesin e të cilave e gjejmë Ilirin si në Ferizaj, Prishtinë, etj.


VËLLEZËRIT AGIM DHE BISLIM DEMIRI ME NJË GRUP KUSARËSH I ZËNË PRITË DHE I VRASIN ILIR KONUSHEVCIN DHE HAZIR MALËN

Më datën 9 maj 1998, Ilir Konushevci merr udhë për në Kosovë, për të futur armatim dhe furnizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kundër hordhive çetnikeserbiane dhe mercenarëve rusë. Mirëpo, me gjasë Ilir Konushevci me grupin e tij ka të ngjarë se ishte tradhtuar. Kështu që burrit të shqiptarisë, Ilir Konushevcit, i kishin ngritur pritë kaçakët dhe kusarët. Iliri kurrë në jetën e tij nuk e kishte menduar se do të vijë dita se do të vritej në tokën e shqipeve, në tokën e arbërit, ndonëse po ashtu, kurrë nuk u kishte besuar tradhtarëve të kombit. Tradhtarët e kombit nuk njohin komb e as fe dhe kishin zënë pritën të pabesët dhe nga këta zagarë të pushtuesit, shtinë nga pabesia dhe vrasin trimat Ilir Konushevcin, shefin e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mjekun tropojan Hazir Mala. Personalisht nuk e kam njohur Ilir Konushevcin, mirëpo gjatë kohës së luftës, shokët e tij të ilegales: I.Krasniqi, Sh.Klinaku dhe Fazliu, më patën thënë se Ilir Konushevci ishte anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Sido që të jetë, ai nuk luftonte për ndonjë parti politike as organizatë ilegale, ky burrë luftonte për çlirimin e Kosovës nga bandat terroriste serbiane dhe mercenarëve rusë, që ua kishin zënë frymën shqiptarëve, luftonte për BASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE.


Ilir Konushevci, në ilegalitet mbante nofkën “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerilasve në Kosovë. Ilir Konushevci ishte lidhja më e fortë e familjes më trime e më zë në tërë Shqipërinë që denbabaden kishin luftuar maleve kundër çdo pushtuesi të Muharrem Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë MaliBajram Curri ka mbetur ende i pagjykuar dhe autorët e tij ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Në mbrëmjen 8 majit 1998 posa kishte rënë terri dhe kishte mbuluar tokën, Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjesëtar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Përpos gjakësorëve serbianë, Iliri kishte frikë edhe nga policia shqiptare, sepse po të ziheshin do të merreshin të gjitha armët, kështu që, për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit.


Tradhtarët e kombit dhe zagarët e pushtuesit rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë, që u kishte bllokuar rrugën, duke hedhur shumë gurë në rrugë duke ngadalësuar shpejtësinë, sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Ndonëse i plagosur rëndë trimi i Kosovës ngreh këmbëzën e mauzerit dhe si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe njeri prej vëllezërve Demiri, më pas ka gjetur vdekjen. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur t’i mbijetojë pritës.


Atentati i dytë dhe hedhja e kufomave nga ura për të fshehur gjurmët Zagarët e pushtuesit dhe kusarët ishin shumë të pamëshirshëm kundër trimave të lirisë kombëtare, vetëm për plaçkitje dhe sërish langonjtë zënë pritë dhe derdhin breshëri plumbash kundër burrave më të fortë të kombit, duke menduar se do të pasurohen në këtë mënyrë dhe këta trima që kishin vendosur të japin jetën për atdhe do të shkojnë gjak hup…


Mjeku 60-vjeçar Hazir Mala, i plagosur, i rraskapitur ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, derisa ka ndeshur sërish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat. Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe më pas i mbuluan me gurë. Djali i konakut të Haklajve, Fatmir Haklaj, merr haberin për këtë vrasje në tradhti dhe prerje në BESË, për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala. Fatmir Haklaj kupton se në Bajram Curr po atë natë ka pasur një tjetër të vrarë (Agim Demiri), atëherë trimi Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës. Fatmir Haklaj ishte shumë i sigurt dhe nuk kishte fare dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmor aty për aty, vret të vëllanë, Bislim Demirin, shofer taksie në qytetin e Bajram Currit.


Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar dhe e padënuar nga drejtësia shqiptare. Kjo vrasje në tradhti nuk duhet të kalojë në heshtje, por duhet të zbulohet sa më parë dhe tradhtarët e kombit duhet të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar sipas ligjit, në qoftë se ka ligj, përndryshe këta zagarë dhe langonj të pushtuesit kanë marrë dënimin si TRADHTARËT ME DAMKË TË POPULLIT, QË SA TË JETË TOKA DHE QIELLI DO TË MBESIN TRADHTARË… Heronjve të kombit, Ilir Konushevcit dhe Hazir Shalës, po u këndohet këngë dhe lule mbi varret e tyre, ndërkaq, këtyre tradhtarëve… Kaq kësaj radhe, herën tjetër nga Reshat Badallaj-Zhuriani përse u la në harresë kjo në kohën e Fatos Nanos? Fatmir Haklaj vret Azem Hajdarin, merr hak për vrasjen e vëllait!?

Sali Ramë Berisha dërgon njësinë speciale “RENEA” për ta vrarë Fatmir Haklajn. Si Hamdi Haklaj i përgjigjet me luftë “RENEAS”. Si u vra Çangu.

Si u arrestua Jaha Muloosmani…? Për të gjitha që them dhe shkruaj unë Reshat Badallaj-Zhuriani mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.

Më shumë: https://shqiperiaebashkuar.al/2016/05/ilir-konushevcin-dhe-hazir-malen-i-ka-vrare-bislim-demiri-me-nje-grup-kusaresh/

Ekskluzive: Izet Haxhia zbulon detaje, si u vra Ilir Konushevci dhe cili ishte problemi i tij me Shtabin


NGA: DRILON RRAHMANI


Image

Izte Haxhia 

Gazeta “Bota sot”, ka realizuar një intervistë me ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhiun, i cili e njihte nga afër SHIK-un, në veçanti Fatos Klosin, ku tregon disa momente të tyre. Ai tregon edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit, ku sipas Haxhiut, atë e kishin kryer vëllezërit Bislim e Agim Demiri.

Gjithashtu ai tregon një moment bisede me Ilir Konushevcin në kullën e Haklajve, ku Iliri i kishte thënë se ose do më vrasin ose do t’i vrasë, ku e kishte fjalën për shtabin e “Rognerit”.


Ilir Konushevci

“Autorët e vrasjes së Ilir Konushefcit dihen kanë qenë vëllezërit Bislim e Agim Demiri dhe disa të afërm të tyre. Bislim Demiri ka qenë një bashkëpunëtor i njohur i UDB-së serbe që në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë, kohë kur ky person hynte e dilte lirshëm ne Kosovë duke bërë kontrabandën e naftës, por e rëndësishme është të dihet se kush ishin urdhëruesit e kësaj vrasje. Ilirin kam pasur fatin ta takoj tek kulla e Haklajve në vitin 1998 dhe në bisedë e sipër, ai i zemëruar tha se ose do më vrasin ose do t’i vras ata në Tiranë dhe kishte fjalën për grupin e “Rognerit” të cilët po i nxirrnin njëmijë pengesa në furnizimin me armë të luftëtarëve në front të UÇK-së. Si duket grupi i Rognerit u tregua më i shpejtë me ndihmën e Klosit dhe e eliminuan këtë luftëtar te madh, patriot e të ndershëm te Kosovës”,- u shpreh Haxhia.

Nishani “godet” Edi Ramën: Armiqtë e pavarësisë së Kosovës, përdorën mjeshtërisht deklaratën e tij



Intervistë ekskluzive me ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani


Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani,  ka folur mbi aktualitetin politik në Shqipëri në Kosovë. Gjatë kësaj interviste Presidenti Nishani, ka thënë se skandalet qeveritare dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri janë pothuajse të përditshme. Ai ka folur edhe rreth deklaratave të fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me një President të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. “Armiqtë e pavarësisë së Kosovës e përdorën mjeshtërisht atë deklaratë për të ndaluar përkohësisht ato njohje të reja. Të jem i sinqertë unë nuk besoj se Kryeministri i Shqipërisë është i interesuar të dëmtoj Shtetin e Kosovës”, ka thënë Presidenti Nishani.

 Fillimisht ju falënderoi shumë për mundësin e realizimit të kësaj interviste.

Bujar Nishani: Unë ju falënderoj juve për kontaktin dhe intervistën.

 Si e vlerësoni rrjedhën politike aktualisht në Shqipëri?

Bujar Nishani: Situata politike në Shqipëri është drejt një kolapsi të plotë me pasoja shumë të rrezikshme për stabilitetin dhe mbi të gjitha demokracinë. Po tentohet të konsolidohet një sistem i koalicionit të autoritarizmit të pushtetit politik dhe ekzekutiv me botën e krimit dhe dhunës së rrugës si kërcënim ndaj qytetarit që kundërshton status-quon e varfërimit dhe tkurrjes së lirisë për shoqërinë. Shoh me keqardhje se kjo situatë që po fryhet përditë e më shumë po nënvleftësohet nga aktorët vendas dhe të huaj. Përfshij këtu edhe aktorët e huaj, jo se ata kanë përgjegjësi për jetën e qytetarëve të Shqipërisë por për problemet e rënda që ata do të duhet të përballin nga destabiliteti politik dhe social i Shqipërisë që do prekë edhe rajonin më pas. Kjo, për fat të keq ka ndodhur edhe në të shkuarën dhe duket që nuk janë nxjerrë mësime. Situata politike edhe në vendet e tjera të rajonit është gjithmonë e ndezur por rasti i Shqipërisë është i një lloji krejt të veçantë. Krimi i organizuar dhe individë me profil shumë të fortë kriminal kanë vendosur një autoritet të fortë në përcaktimin elektoral dhe kontrollin e institucioneve në vend. Paralelisht me këtë thellohet varfërimi ekonomik i qytetarëve në mënyrë të dhimbshme. Shumica e qytetarëve po e shohin zgjidhjen tek largimi. Shqipëria rezulton vendi i dytë pas Sirisë, që është në luftë, me numrin e qytetarëve që largohen për azil në Evropë dhe SHBA. Tashmë që politika e pritjes së emigrantëve do të pësojë një tkurrje të fortë, akumulimi do mbetet brenda vendit deri në eksplodim. Kjo duket si një tablo fataliste por kjo është e vërteta fatkeqe dhe nëse do vijojmë ta neglizhojmë nuk do mundet ti shpëtoj askush valës së eksplodimit social.

Kanë ndodhur disa skandale po me ministrat e kësaj qeverisje. Konkretisht ‘skandali’ Tahiri, sa është e qëndrueshme Qeveria 2, e Ramës dhe a ka brenda saj edhe skandale të tjera të paditura për publikun?

Bujar Nishani: Skandalet qeveritare dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri janë pothuajse të përditshme. Shikoni për shembull se si mijëra të mjerëve dhe të pamundurve fizikisht ju hoq ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër pesëfishohet buxheti i shpenzimeve operative për zyrtarët. Dëgjojmë çdo ditë nominime në poste të rëndësisë së veçantë të vendimmarrjes institucionale të personave të zbuluar dhe penalizuar për veprimtari kriminale. Skandale të tilla ka pothuajse çdo ditë e për këtë “skandali” si fenomen po merr statusin e realitetit rutinor ditor. Ndërsa përfshirja e Ministrit të Brendshëm Tahiri në rrjetin e narkotrafikut masiv drejt Italisë nuk është thjesht një skandal. Ajo është një veprimtari e mirëfilltë e krimit organizuar e ngritur mbi një platformë kombëtare të narkotizimit të vendit me destinimin drejt Evropës. Është një rast unikal në Evropë. Pavarësisht minimit që po i bëhet aktualisht hetimit nuk do të mundet të harrohet dot dhe të digjet. Ajo është dosja më kriminale në historinë e Evropës (në kuptimin e përfshirjes së një zyrtari të lartë shtetëror) në këto 25 vitet e fundit. Në radhë të këtij profili janë gjithashtu dosje të rënda si ajo e likuidimit të kompanisë CEZ, afera e përdorimit ilegal të kompanisë ARMO, grabitja e disa qindra milion euro në dosjen CHECK UP, INCENERATORET e kështu me radhë disa dosje që në Shqipëri tani kanë sinonimin e “peshku i madh”.

 President, ju keni thënë që kryeministri Rama jo që na zhgënjeu por na turpëroi para Presidentin e KE Jean Claude Juncker, të cilin e gënjyer që vetingu ka larguar 17 (shtatëmbëdhjetë) prokurorë e gjyqtarë”, gjë që nuk është e vërtetë. Pse e bëri këtë deklaratë Kryeministri?

Bujar Nishani: Vetingu është një prej fazave të parashikuara në procesin e reformës së sistemit të drejtësisë. Është një proces shumë delikat i cili do prodhojë shumë të papritura. Por le tja lemë kohës atë çka do vijë. Si koncept dhe si praktikë është një gjetje pozitive që nëse realizohet ashtu siç e parashikon modeli civil i “vetimit” jep një ndihmesë të madhe. Kryeministri i Shqipërisë po tenton ta përdorë si retorikë politike duke degraduar në këtë sjellje deri tek aje shfaqje e shëmtuar që bëri përpara Presidentit të Komisioni Evropian, Juncker. Shikoni, komisioni i vetmit ka nisur këtë proces mbi një listë të parë prokurorësh dhe gjyqtarësh. Janë ata që kanë aplikuar për tu zgjedhur në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ka hedhur me short disa prokurorë. Kjo është lista e parë për vetimin. Për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës do të duhet shumë vite që të përfundoj vetëm nga pikëpamja formale ky proces. Për këtë listë të parë nuk ka asnjë rezultat ende. Tani del Kryeministri i vendit publikisht dhe i thotë Presidentit të Komisionit se janë 17 gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga vetingu. Kjo është e paimagjinueshme, të paktën për kulturën time politike dhe shtetërore. Gjatë vitit të fundit janë 6 apo 7 gjyqtarë e prokurorë të larguar, por, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit apo përfundimit të mandatit si gjyqtarë në GJK apo GJL. Tani pse arrihet deri në këtë sjellje. Sepse nuk ka asnjë gjë serioze si e arritur që qeveria duhet të raportojë në procesin e përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe që BE i ka caktuar Qeverisë Shqiptare. Po pse ne do ti gënjejmë ata ? Ja ta zëmë se ja hodhi Presidentit të Komisionit, Kryeministri ynë “i shkathët”, por është një mekanizëm i tërë në Bruksel dhe në çdo kryeqytet të vendeve anëtare që na monitoron. Por problemi është se kjo sjellje është e Kryeministrit të vendit çka na përcjell si njerëz jo serioz neve në Shqipëri. Pastaj, ata kur shohin këtë nivel na trajtojnë si vend të kategorisë së dytë. Por ne që nuk jemi të këtij modeli nuk mund ta pranojmë këtë veshje që na vihet, pavarësisht se ai që ka të drejtën e fjalës zyrtare është kryeministër aktualisht.

Na fal Enver që të këqyrem si djalë “spiuni”!



Të premten veteranit të luftës Enver Hoxha mund t’i rritet edhe më shumë trishtimi. Ama nuk duhet të ndjehet i turpëruar me babanë e tij. Nuk e kishte spiun, por viktimë të një bande kriminale e cila fatkeqësisht edhe sot e ka në duar të ardhmen e Kosovës, njëjtë siç e kishte pasur në dorë jetën e babait të Enverit 20 vjet më parë.

Pak njerëzve u lexohet më shumë dhimbja në sy sesa ish-pjesëtarit të UÇK-së, Enver Hoxha. Trishtimi i tij është i njëjtë si sot e 20 vjet më parë.

Ajo mëri që i del prej shikimit të thellë të syve, buron nga enigma se kush ia vrau babanë më 2 tetor 1998 dhe lufta e vazhdueshme për ta hequr prej ballit tiketën e “birit të spiunit”.

Enver Hoxha, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur babanë ia kishin rrëmbyer dhe vrarë pjesëtarë të të njëjtës ushtri të cilës i përkiste ai.

Forca për të ecur përpara dhe guximi për të kërkuar drejtësi, është gjëja më e drejtë që mund të bëjë një familjar i një viktime të pafajshme.

Hetime të shumta të UNMIK-ut, pastaj të EULEX-it dhe së fundi ngritja e aktakuzës nga prokurorja speciale, Drita Hajdari kundër Fatmir Limajt, për përgjegjësi në vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja e Malishevës, pritet të marrë fund të premten kur një trup gjykues në Gjakovë do ta shpallë aktgjykimin.

Në gjithë këtë proces, më së paku ka rëndësi nëse dikush do të shpallet fajtor apo i pafajshëm. Më e rëndësishmja është se dy civilë pa fije faji janë vrarë nga UÇK-ja; familjet e tyre janë njollosur për vitet të tëra; dhe mungesa e ndjeshmërisë së shprehur prej ish-drejtuesve të UÇK-së për këto dy viktima.

Mungesë totale dhimbjeje kanë shprehur Azem Syla, Bislim Zyrapi, Sokol Dobruna e Jakup Krasniqit në këtë proces gjyqësor.

Kur i lexon ato e gjen arsyetimin se pse klasa politike e dalë nga lufta është kundër Gjykatës Speciale: ata kanë kryer krime të tmerrshme.

Fatmir Limaj, i njohur si komandant Çeliku është i akuzuari i vetëm për këtë krim, ndonëse përgjegjësinë për vrasjen e dy civilëve e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me anë të një komunikate.

Limaj ishte parë pas rrëmbimit të viktimave si dhe pak minuta pas ekzekutimit. Kishte kaluar afër kufomave, i shoqëruar nga një ushtar tjetër. E vetmja gjë që kishin bërë, ka qenë çarmatosja e Ejup Hoxhës, i cili po i ruante kufomat.

Veprime tjera nuk kishte ndërmarrë Limaj.

Ai u arsyetua se nuk është marrë me këtë hetim për shkak se përgjegjësinë e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Letërekzekutimi” i një analfabeti

Fshatarët e Bellanicës kishin falur xhumanë me 2 tetor 1998 nën drejtimin e imamit, Ymër Hoxha. Pas kryerjes së namazit, disa pjesëtarë të UÇK-së kishin shkuar për ta arrestuar Hoxhën e fshatit nën dyshimin se kishte pasur një takim me forcat serbe.

Arrestimin e imamit nuk e kishte lejuar Ramiz Hoxha. Kishte dalë në ballë të fshatarëve për ta kundërshtuar arrestimin. U kishte thënë pjesëtarëve të maskuar të UÇK-së se nuk mund ta marrin imamin. Kishte propozuar që të shkonin në odën e tij dhe të bisedonin. Kishte hipur në veturën e personave të armatosur.

Por, pak minuta dhe kilometra përtej fshatit Bellanicë, ishte pushkatuar. Një letërekzekutim e shkruar me dorë i ishte lënë afër trupit.

Së bashku me Hoxhën, ishte pushkatuar nga e njëjta skuadër edhe i riu Selman Binishi. Arsyeja pse ishte vrarë, ishte fakti se ai u kishte thënë ushtarëve të maskuar të UÇK-së, se e dinte se po i njihte se kush janë ata. Skuadra, e kishte futur në bagazh të veturës duke e dërguar në një mal për ta pushkatuar së bashku me Ramiz Hoxhën.

Krimi ishte mbuluar me një copë letre e shkruar nga një dorë analfabeti.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’i pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.

Disa ditë më vonë ishin arrestuar dy aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shtabi i Përgjithshëm kishte lëshuar komunikatë. Me të konfirmonte edhe vrasjen e Hoxhës dhe Binishit.

“Policia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut me datën 30. 10. 1998 ndërmori masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut, nga fshati Siqevë me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj dege”, shkruan në komunikatën e Shtabit të UÇK-së.

“Në bazë të të dhënave të Shërbimit informativ të UÇK-së të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzimin e armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët, Selman Binishi nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë i ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, anëtar i Kryesisë së LDK-së i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës”, thuhet në tej në komunikatën numër 4.

Drejtoria Policisë Ushtarake të UÇK-së thoshte se sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime kundër të arrestuarve, Jakup Kastrati dhe Cenë Desku në burgun hetues numër 3.

Përgjatë këtyre 20 vjetëve përpjekje të familjes Hoxha për drejtësi, dy gjëra janë të sigurta: Se Ramiz Hoxha e Selman Binishi nuk ishin spiunë të Serbisë, po viktima të një grupi kriminal që nuk di të shkruaj asnjë copë letër; se njerëz të UÇK-së kanë kryer krime lufte, për të cilat duhet të akuzohen dhe dënohen me burg.

Në gjithë politikën për ta penguar drejtësinë, klasa politike “ka kërkuar prokurori dhe gjykatë speciale vendore për hetimin dhe gjykimin e krimeve të pretenduara të UÇK-së.

Në kohën kur del një prokurore shqiptare dhe ngrit aktakuzë kundër një komandanti të fuqishëm të UÇK-së, nuk gjen gjyqtarë që më të njëjtin guxim dhe profesionalizëm do të gjykonte bazuar në atë aktakuzë.

“Është rast sensitiv, i kam dy fëmijë dhe duhet të kem kujdes”, kishte thënë një gjyqtar shqiptar kur i kishte rënë të gjykonte një komandant lufte.

Si njeri i drejtësisë, ai nuk e kishte zemrën dhe mendjen me viktimat, por me të akuzuarin se çfarë mund të pësonte apo përfitonte prej tij.

Në këto rrethana, natyrisht se klasa politike do të kërkojë “prokurori dhe gjykatë speciale vendore për krime lufte”, dhe do t’i kundërvihet Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Sepse përtej ndjekjes së rasteve të veçanta, Gjykata Speciale do të gjykojë të akuzuarit për përgjegjësi në krimet e rënda që nga janari 1998, deri në dhjetor të vitit 2000. Përgjegjësia për këto krime është e qartë: ajo është e shkruar në secilën komunikatë të UÇK-së siç është komunikata numër 4.

Të premten Enverit mund t’i rritet edhe më shumë trishtimi. Ama nuk duhet të ndjehet i turpëruar me babanë e tij. Nuk e kishte spiun, por viktimë të një bande kriminale e cila fatkeqësisht edhe sot e ka në duar të ardhmen e Kosovës, njëjtë siç e kishte pasur në dorë jetën e babait të Enverit 20 vjet më parë./Insajderi

Sot, gjithë shoqëria duhet t’i kërkojë falje familjeve Hoxha dhe Binishi. Sepse pos që nuk bëri asgjë për t’i ndihmuar të gjenin drejtësi, i shikoi me përçmim si familje të “dy spiunëve” të vrarë nga UÇK-ja.

 Insajderi

Neveria...dhe diç më tepër!!!

REXHEP SHAHU
NEVERI! VAZHDOJNË TA PËSHTYJNË ADEM JASHARIN!
Lexoj shkrime e komente të neveritshme për Adem Jasharin nga njerëz që hiqen si miq e shokë të tij të idealit por që nuk iu gjenden pranë kurrë, e lëpijnë për me marrë yndyrë prej trimërisë së tij, e tallin, e fryjnë, e bëjnë hero prej letre. Edhe kur e nxjerrin në fotomontazhe, ia vënë në duar a krahëqafë mitralozin më të madh se sa është vetë Ademi, i varin në qafë aq shumë fishekë sa duhet një kamion me i mbajtë...
E bëjnë Skënderbe, e bëjnë Ismail Qemal, e bëjnë komandant legjendar, e pështyjnë, fyejnë e tallin pafund, duan ta bëjnë si veten e tyre që mashtrojnë se kanë luftuar e sikur kanë bërë namin, ndërkohë kanë bërë një vrimë në ujë, nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë, kanë marrë të ardhura e benefice pafund, kanë shaluar lavdinë e rreme, bëjnë terror politik ndaj njerzve të thjeshtë dhe i imponohen historisë e cila nuk i përfill, nuk ua shkruan emrin askund .
Lavdia e Adem Jasharit është vetem e Adem Jasharit jo e UÇK.
Adem Jashari ka qenë bir i Kosovës dhe jo ushtar i asnjë partie. Ka qenë i LDK aq sa ka qenë i tillë çdo shqiptar i Kosovës. Ai ka qenë ushtar i Kosovës. Ai me sjelljet e veprimet e veta e ka pranuar se ka patur përkrahje e nevojë për institucionet e Kosovës, ashtu siç ata ishin, është mbështetë tek ato institucione, tek Ibrahim Rugova si udhëheqës i Kosovës dhe këtë e ka bërë legalisht pa i marrë leje asnjë çapaçuli, asnjë spiuni sepse Adem Jashari ka qenë sovran dhe ka pyetur veç veten e jo Serbinë. Çdo tentativë për ta vënë përballë Rugovës, duke dfashtë me përçmue Rugovën, përveçse ligësi kapterrash e hajduta konservash, ëshët fyerje për Ademin, ai nuk ka konkuruar në histori si udhëheqës i Kosovës, por si ushtar i lirisë së saj.
Çdo tentativë spekullante për ta mbiçmuar Adem Jasharin, për të tentuar për ta quajtur burrë shteti, është ta rivrasësh sot e kësaj dite. E dinë shumë njerez se një grup krerësh kryesorë të të ashtuquajturit krah i luftës janë gëzuar dhe e kanë demonstruar kënaqësinë edhe me zgërdhirje e fjalë përçmuese ndaj Ademit kur e morën vesh te Rogneri në Tiranë se është vra Adem Jashari.
Adem Jashari është heroi shqiptar që sakrifikon veten për idealin, që bëhet shembull, që beson se "po nuk vdiqa për kojshi... tibe n'zotin nuk vdes për ty...". Ani se për Ademin nuk vdiq asnjë ushtar UÇK, asnjë kojshi, asnjë nga Shqipëria, asnjë kapterr Shqipërie që shitet për gjeneral e kumandar në Kosovë, aq sa shitet për kalë me shalë gomari gërdallë.
Adem Jashari nuk vdes si ushtar UÇK, nuk vdes si komandant, nuk vdes si politikan, nuk vdes si udhëheqës, nuk vdes si burrë shteti, nuk vdes si legjendar, ai vdes si shqiptar, ai behet frymëzim si shqiptar si hero shqiptar, si ushtar i lirisë së shqiptarëve.
Nëse ka pasë UÇK aty pranë apo rrotull, ajo del se e ka tradhëtue Adem Jasharin sepse as nuk u plagos as nuk u vra as nuk vdiq asnjë ushtar UÇK-je pos familjarëve të Adem Jasharit por si shqiptarë e jo si ushtarë UÇK-je.
Nuk u shkreh asnjë plumb nga trimat e UÇK. Nuk iu gjend pranë askush, nuk i erdhi në ndihmë askush.
Adem Jashari është vetëm Adem Jashari, i del e tepron vetja e tij, nuk ka nevojë të jetë Skënderbe as Ismail Qemal, ka jetuar në kohë historike, para 20- vitesh ka qenë mes nesh, nuk është as komandant UÇK as legjendar as nuk ka qenë asnjëherë. Ata që mashtrojnë për Adem Jasharin dhe për UÇK-në, që duan t’i bëjnë të mistershëm, që duan t’i mbështjellin me fshehtësi, kanë hall të na ushqejnë me mashtrime dhe të shesin veten e tyre si trima si ushtarë UÇK që kanë bërë namin duke u fshehur në fakt, duke u fshehur skutave, duke luftuar klubeve krah për krah me mua në Tropojë, Has, Kukës, Tiranë, Durrës, Zyrih, Shtutgard, Bernë etj etj.
Mashtrimet nuk i duron gjatë historia. Mashtruesit kujtojnë se kanë shaluar historinë, por ajo i hedh prej shale.
Mashtrojnë sikur kanë luftuar në luftra të ndryshme individë që ndonjëherë në të rrallë, gjatë gati dy vjetëve, të shoqëruar e mbrojtur si veshka mes dhjamit, kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe mund të kenë marrë pjesë në ndonjë pritë rasti e çasti, në ndonjë betejë çasti që e shpallin luftë dhe epope, por nuk kemi heroj nga Shqiperia që kanë qëndruar gjithë kohën në Kosovë në luftë sepse jo gjithë kohën ka pasë luftë në Kosovë. Deshmitarë për këtë janë dy milionë njerëz, ndërsa mashtrues lufte janë një grusht trimash e kumandarësh që ngrenë mullarë mashtrimi.

2018/03/06

Zef Pergega”Refleksione “Me zemrën u zura keq” të Dedë Shkurtit

PREJ GJELES SE PA HARRUAR TEK APOSTULLI I VOGEL MATEO
…refleksione rreth vellimit poetik “Me zemren u zura keq” te poetit Dede Shkurti!
    ZEF PERGEGA
        Me kujtohet ajo dite edhe pse kane kaluar 12 vjet. Viti 2006 ne Detroit. Pikerisht ishte 24 janar. Bente ftohte e kishte bore. Flokezat e bores bini mbi supin e tij e mua me ngjanin si yje. Ata luanin me thinjat e tij te pakta sic luajne femijet me lodrat. Ndosha ato flokeza te bardha luanin me enderrat e tij ose e thene ndyshe e ngushellonin se paudhesite e miqeve nuk do te m nd ta nxinin shpirtin e tij dhe as te ardhmen e femijeve. Bora e bardhe me refleksione te argjenda kishin fakte per kete. Dy femijet e tij me Gjelen bashkeshorte ishte ne kontinentin e Ri. Njeri ne Detroit dhe tjetri ne Kanada. Duhej vetem nje ure e vogel mes pengesave te medha qe te hidhej dhe cdo gje do te shkonte ne perfeksion. Po bora kishte e dhe nje fakt ne dore. Bardhen bashkeshorte kurajoze dhe e denje jo vetem si bashkeshorte por edhe se ajo ishte e ambjetuar me jeten amerikane dhe ne fakt ishte e afte per shoqerine e lire ne kapitalizem. E papertuar dhe ne kerkim te aftesive te saj. Po bora perseri kishte fakte te tjera. I mbante per vete apo ua thoshte te ligjeve dhe miqeve kete nuk e di. Po Deda e kishte nisur udhen e poezise ne themel te urave per te mberritur ne bregun e legjendave…Ai me zemren ishte zene ngusht. Dicka ajo i fliste e atij i dukej se nuk po e degjonte. Ndoshta pikellimi me i madh per shpirtin edhte kur bie ngusht me zemren! Ndohta ai duhej ti bente hapat e matur qe te mos ia prishte zemres!
       Dhe keshtu ai me dhuroi kete dite librin e tij “Me zemren u zura ngusht” Ne germen “U” te vellimit  poetik, pra ne titull jane dy zemra te lidhura me dy shtyllat e kesaj germe te alfabetit latin te Abat Docit te Mirdites. Zemra e Gjeles se paharruar dhe zemra e Mateos birit te tij te vogel, te cileve u dedikonte kete liber.  Poshte fjales “poezi” eshte nje fingo e kuqe si hark ylberi ku shkruhet “Mirdita” Mirdita e tij…
       Ashtu sic eshte menyra ime e te folurit i thashe: “Ndoshta titulli mund te ishte “Ura mes dy zemrave!”
     Qendroi pak ne heshtje e tha: “ Po keni te drejte, por ne ate moment nuk te kisha ty afer qe te ma propozoje!”
      E pastaj nisi te shkruante dicka ne autografin e tij. E cela kapakun dhe lexova: “Te urtit te fjales, te zellshmit te penes, mikut tim Zef Pergeges!”
  Me fute ne telashe, i thashe, se me duhet te punoi shume qe ti meritoj keto qe shkruani. Megjithe ate nga zemra te uroj qe keto dy zemra te bashkohen ne kete ure te veshtire dhe te jeni te lire!  Rrethi I syve erdh dhe u njomur duke marre nje shkelqim drite, por diga e qepallave e mbajti brengen e burrit. Kishte te drejte, eshte shekulli qe ndan familjen. Posi mund te rrjedhe lumi pa ura, vetem ky shekull i mbrapsht mund ti jape pergjigje…si mundet pa familje?!
        Deda u rezervua te fliste nga qe nuk donte te ngacmonte plaget ne zemren time nga mungesa e familjes. Familjet tona kishin pothuajse te njejtit armiq… 3- 4 mirditor. Te lig shume o njeri i mire! Te dy i kemi meshiruar duke ia lene Zotit!
    …jete e shtrenjte me shume me ka zhgenjyer
       Sa pak shoke e miq ne nje det me cmire!
       Thone se ne Shpellen e Akullit te Mirdites celin lulet e gjakut. Jane lulet e sakrifices dhe sublimit te mirditorit per te mbrojtur mikun malesor Ded Gjo’lulin. Sa here binte me Deden te flisnim per temat historike dhe ato letrare ai ishte si nje “clik” kompjuteri ku te shfaqet i gjithe informacioni qe kerkon. Per shume tema kemi folur per te kaluaren, por me shume per projekte ne te ardhmen.
      Nje gazete apo nje bulletin me emrin “Shqiptari’ asp “Ora shqip”-  i thashe, do te ishte mire, mbasi po na zen frymen e fjales komercialzimi dhe me keq orgazimet agjenturore te ish diktaturave ne Shqiperi e ne ish jugosllavi si fara me korroduese ndaj kultures shqiptare! Ai perseri qeshi lehte e premtoi angazhimin e tij sapo te perfitonte te drejten e qendrimit…Rrufitem nga nje kafe dhe e lame tymin te shkonte ne punen e vet!
Per Gjelen e tij te dashur ai kishte nje brenge. Mesuesen Gjele… ne Rreshen me thoni kush nuk e permend?!
     …dikush se e coi i pari anijen ne Mars e njeriun ne Hene
       Kombi im eshte krenar se i dha botes nje nene!
    …Kush I ul ne gjunje, cezaret, napoleonet!
Perpara jush belbezojne ciceronet!
      Meraku nga Gjela e humbur kalonte tek nena e tij e vjeter. Ndoshta Mateo i vogel e kalonte kohen me njerezit e tjere te familjes ne Tirane, me lodra e shoke, me ndonje telefonate apo qe e gezonte nga Amerika ndonje dhurate. Po nena e Dedes nuk kishte ngushullim. Ajo i kishte then: “Kurt e kthehesh, ktheju i qeshur. Ndryshe nuk mund ta duroj motin e vranet ne syrin tend!”
     “Po luftoi fort me gjykaten e emigracionit qe jo vetem ta gezoi e ta bashkoj familjen, por edhe ta lehtesoj zemren e nanes qe sa here flas ne telefon mundohem ta mbush fjalen me gazment, por ajo e kupton kete sforcim…! – me tha nje dite.
   Flisnin rreth kesaj ceshtje mbasi kisha disi me shume eksperince. Per ta kuptuar shqiptari dhe mirditori qe i lexon keto radhe me mirekuptimin e tyre po shtoj ca rreshta. Gjykata e emigracionit ne Detroit ishte nje nga me te veshtirat ne Amerike. Mundesia per ti fituar letrat ishte shume e paket. Nder 2 mije shqiptar bie fjala nuk e kane marre me shume se 20 vete. Po pse?! Diku e kam sqaruar, por po them vetem pak se nuk dua te dal nga tema, por qe ne fakt i perket problemit. Shqiptaret kishin mberritur te punonin ne gjykaten e emigracionit si perkthyes. Si more te gjithe jugor?! Keta ishin bije te familjeve komuniste ose qe e donin sistemin e diktaures ne Shqiperi. Oficer te sigurimit qe punonin ne Ambasaden Amerikane ne Tirane, njerez te besimit osman, me poste ne diktature dhe qe kishin bere krime, deshmi keto te sjella prej emigranteve ne gjykaten e emigracionit ne Detroit, kerkonin lek, punonin per ngjensi te zbulimeve arabe ne Shqiperi, te cilet jepnin informacione te rreme kundra atyre qe ishin intelektuale apo krijues, kundershtare politik apo te persekutuar poltik. Ky rrjet ishte i forte dhe keshtu emigrantet binin ne rrjetin e tyre. Keta shfaqeshin se i dinin ligjet e emigracionit dhe se ishin te gatshem te “ndihmonin”…por ato kishin hallin qe te merrni shpeblime prej emigranteve , pra e thene troc ti mbanin peng dhe sa me gjate te shkonin proceset aq me shume fryheshin xhapt e tyre keta xhelate te paskrupullt. Ne kete loje kishte edhe mirditor meqenese shtireshin si shoke patriote…
   Po Deda nuk kishte si te ia shpjegonte nenes gjithe kete zullum. Ai nuk ishte ne nje kala ku mund te shikonte nga frengjite armikun. Po ishte ne nje terren te pambotjur ne lutjen drejtuar Zotit.
 …Shate here te thirra e dashur
Koken s’ktheve
Shtate here te thirra o mike
Syrin s’ktheve
Oh nana ime, Ku Je?!
Pernjeheresh me erdhe!
      Libri poetik “Me zemren u zura ngusht” e shtjelluar artistikisht ne pese grupime ka 65 poezi. Shtepia botuese “Mirdita” me redaktor Ndue Dedaj dhe Bardhok Pulaj, 2006!
     Ne grupin e pare nepermjet mitit dhe legjendave eshte vedlindja Shqiperi. Ne keto poezi Ded Shkuri na deshmoj edhe rrenjet e te pareve, duke i dhene nje shuplake politikaneve dhe tregtareve te njemije flamureve, shitesve te tokave te ullinjeve qe mbollen cifte e Skenderbeut dhe detin…shitesve te nderit shqiptar. Ja ai shkruan ai per Himaren shqiptare dhe Vunoin me sy arber mirditor.
Hur hyr o Mare
Brenda tek ky breg
Une tu befsha gji
E tit e me behesh det!
Veri veri Ndue
Bregut keta ullinj
Rrenje eshte emer
Ngul ne Toskeri!
….
Tu percjellim brezve
Kush i vu ne fare
Ndoi
Nga Nderfanina
Nderfandistja Mare!
    Rrjedha e rrefemit poetik te autorit Ded Skurti ka nje hap kaprolli qe kapercen krepa e male, bie ne lendine  dhe futet ne per lule pa trazuar bletet, por qe me briret e tij shpon tekpertej erresiren ee ka mbjell genjeshtra historike. Dhe kete ai e deshmon pa sforcim, por lemuar qe ta kuptoje i vogli dhe i madhi kete mesazh kumbues per brezat. Pikerisht ketu ne kete deshmi te tij mbin keq si mulla ne qafe gjembi i eger i pushtetit qe nuk do te ia dije me qellim duke i anashkaluar keta vepra me vlere te arte deshimie e me veshje zanash artistike. Sepse poezia e Ded Shkurtit eshte si gjurmet e zanave qe ecin zbathur bregut te detit te njomura gjithe jeten me uje te kristal me kripe…kripe e uje qe i japim jete bukes dhe zemres! Ne kete shkrim po ndalem vetem ne grupin e pare. Ja c’fare shkruan autori ne poezine “Bjeshket e Namuna”
 Nga vije e kryqezohen ketu keto name
Memece te shurdher?
Ne verri mijra vjet
Djepat bosh perkund era
Nuset tek llajka ne furka pritjen tjerrin!
Vetetimat zana, qiellit iu vodhen me tundim
Te shuanin pak buzet tek djemt e livadheve
Te hijeshmit djemte e maleve!
     Pasi Ded Shkurli lundron me anijen e vargjeve ne lumin Danub, ku pergjate bregut te tij kane jetuar dikur shqiptaret qe ende gjenden gjurmet e rrenojave te kullave te tij, qe shelgjet me deget e gjata deri ne vale te lumit si floket e shtojzovalleve me valset e Shtrausit qe perpiqeshin ta vinin ne gjume nga vozitja e gjate dhe qe gjithe bukurine lumi me detin nuk donin qe henes te ia prishnin virgjerine, poeti ne kthim ndalet ne trojet shqiptare kosovare, aty ku telat me gjemba te kufirit kombit shqiptar iu ngulen ne palce te kurrizit ,aty ku gati per nje shekull Dheu ame me Kosoven, te ndezur e mbajten njesimin, ai i ngrinte lart rete e shiut e ajo i sillte ujet e Drinit!.
      Nga malet kalon poeti per te pushuar pak ne “Maje te LLeshit te Zi” atje ku i pari i tij ne kulle te kapidanit ka sherby! Atje ne ate koder qe sa nje sise e ka toponimin, nje koder e vogel sa nje pellembe, ndoshta baresha e bukur e kishte ftuar te lidheshin ne ate stan!
   C’u prish se te fali ne cast, nje buze
Ndoshta dicka tjeter s’ka rendesi
Legjenda te mbajti lidhur me terkuze
Emrin e madh si shpagim le Ti
Kapedan, kapedan Lleshi I ZI!
Dhe keshtu “Agolli i Mirdites” pasi ndeshet e pjeket krye per krye me mitin e Pormeteut te mberthyer me zingjire ne tri epoka, por e ndryshuar meria e Zeuseve, por perseri zingjire ne qafe, ne brez, ne keme e duar per pesemije vjet, edhe ne keto kohe si stoli, por t =e pa dara nga miti, hakmarreje roberi, poeti ndalet tek grykat e vendit te tij qe jane djepe ererash e porta shterngatash si kuaj gerdalle qe flasin vetem me feshferimat…syri i tij shikon malet qe zihen me njeri – tjetrin si cubat, u hakrrehen fushave si burrat e dehur grave te urta, por qe shpinen ua kane kthyer Lindjes…bie poshte te kaloje “Uren e Tarazhit” buze qytetit te Rreshenit, se ka nje dasem!
Nder kembet e tua kam kaluar dhjetra here
Shtatin duke soditur pa emocion
Lagesh prej shiut
Thahesh ne ere
Mushke gjigande hekurbeton!
 Poeti Shkurti ne mbiemer po dritegjate ne emer, nxiton te mos mungoje ne dasmen e sotme mirditore. Nuk ka si te mungoje, jo vetem se ka nje ftese si krushk i pare, por kush me shume se ai i beri thirrje te rese qe te vije si pranvera pa vese e fije shtrigane qe e rrethuan keq folene e syve te se ardhes. Ato fije qe na vrane kohen dhe jeten, ato fije qe shemben ura e minosen shtylla drite. E dasmat mirditore…
Ne shpella folklori jane groposur
Njembjedhjete shkrushq kesulbardhe
Gozhdet e epikes se mocme
Mbajne pushket kryeposhte!
E kali i Rexhes kullot ne balade!
….
Drejt maternitetit me nusen nje taksi rend
E zune …te sajt
Te trashegohet cifti, o mik
Me jete te gjate nipi!
   Dhe ti i dashue lexues lexoje princin gri, Ded Shkurtin ne ure te legjendave, princin pa mbreteri, po me vargje mbreti!
    Detroit me 6 mars 2018, mengjes heret vetem me nje kafe si dikur me Deden dhe per Deden!

Ish-presidenti i Universitetit Kristal eshte arrestuar nga policia me akuzen e dhenies se diplomave te falsifikara.



Burimet zyrtare thane se Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare ka regjistruar procedimin penal nr. 741 date 22.01.2018, lidhur me referimin e bere nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane, per dyshime ne dhenien e diplomave te falsifikuara.


Ne kuader te ketij hetimi, Drejtoria Vendore e Policise Tirane, ne bashkepunim me Prokurorine, kane arrestuar ne flagrance shtetasin Ahmet Mucaj, ish administrator i Universitetit “Kristal”, per vepren penale “Korrupsioni pasiv ne sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, i cili eshte kapur ne kushtet e flagrances duke i dorezuar nje shtetaseje nje diplome te nivelit “Bachelor”, dega “Drejtesi”, kundrejt marrjes se nje vlere monetare.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...