2018-04-12

Edvin Kristaq Rama shton truprojet për Romana Vlahutin. Kush po e kërcënon ambasadoren?

Rama shton truprojet për Romana Vlahutin. Kush po e kërcënon ambasadoren?

Me anë të një vendimi të mbajtur “sekret” për opinionin publik, qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi një shtim të numrit të punonjësve të Gardës së Republikës të ngarkuar për ruajtjen e sigurisë fizike të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht vendimin e qeverisë në bazë të të cilit mësohet se “qëllimi i këtij projektvendimi bëhet në kuadër të marrjes së masave të shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe rezidencës së Tij, ku kërkohet domosdoshmërisht ndryshim në menaxhimin e forcave, ndryshim në mënyrën dhe planifikimin e kryerjes së shërbimeve, si dhe shtesë në limitin e përgjithshëm të punonjësve të Gardës së Republikës me 10 punonjës, përkatësisht 2 punonjës niveli i mesëm, oficer dhe 8 punonjës niveli ulët, nënoficer”, – thuhet në relacionin e projektligjit.

Pavarësisht shpjegimit zyrtar që qeveria i bën vendimit, është ende e paqartë se pse ai është miratuar pikërisht tani.

Pikëpyetje ka gjithashtu edhe për arsyen e një shtese kaq të madh të numrit të punonjësve të Gardës të ngarkuar për ruajtjen fizike të ambasadores së BE-së.
Një vjetë më parë që politika gumëzhinte për çështjen e ministrit Saimir Tahiri, seç ka një tërheqje të faktorit ndërkombëtar.

Zbulohen fotot...Ja kush është vajza  dhe bashkëshorti i Romana Vlahutin

Asnjë nga trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë nuk po thotë asgjë. Ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin, të cilët nuk kanë ngurruar të flasin edhe me emra konkretë, nuk kanë thënë asgjë.

Ndërkohë, zonja Vlahutin ka bërë një gjë shumë më të mirë këto ditë, sesa të përfshihej në rrëmujën tonë politike. Sipas fotove që na sjell paparaci, ajo ka shpenzuar disa orë me familjen e saj në një qendër komerciale. Kjo është mbase hera e parë që ne shohim ambasadoren me një veshje sportive, e cila për hir të së vërtetës i shkon shumë.

Gjithashtu, kjo është hera e parë që ne njohim vajzën dhe bashkëshortin e saj. Për vetë natyrën problematike, me të cilën shoqërohen ngjarjet në Shqipëri, të huajt që ngarkohen me punë këtu, na bëhen shumë shpejt si persona me të cilët jetojmë prej kohësh dhe ndajmë përditshmërinë.

Ata shpesh duken si zgjatime të institucion-eve tona, por shpesh edhe si imponuese të vullnetit të Perëndimit. Prandaj dhe janë shumë të rëndësishëm për ne dhe i shohim si një dritë shprese sa herë hapin gojën.

****


2016-08-07

Ja kush është Romana Vlahutin, të dhënat dhe eksperienca e diplomates kroate

romana

Romana Vlahutin, e cila pritet që së shpejti të zyrtarizohet si ambasadorja më e re e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke zëvendësuar kështu Ettore Sequin, ka një eksperiencë të gjerë në fushën e politikës rajonale dhe evropiane.

Romana Vlahutin ka mbaruar studimet dhe ka marrë diplomën “Bachelor” në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit, ndërsa studimet Master në Shkollën e Qeverisë “J.F.Kennedy” në Universitetitn e Harvardit në SHBA, ku është specializuar në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe të sigurisë kombëtare.

Pas mbarimit të studimeve në fillimet e saj ka punuar si gazetare dhe redaktore në Radion 101, ndërsa në vitet 1991-1992 ka punuar si gazetare për mediat ndërkombëtare BBC e CNN në zyrën e yrën e Gazetarëve të Jashtme të Ministrisë së Informacionit në Kroaci.

Më pas ajo ka marrë pjesë në punët e Komisionit Bassiouni të OKB-së, ndërsa në vitet 1994-1997 ka qenë analiste në Ekipin e Strategjisë të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë si dhe studiuese në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, në zyrën e Washington.

Vlahutin ka punuar në një studim mbi zgjerimin e NATO-s në Evropën Juglindore në Institutin RAND. Nga viti 2000 e tutje, ajo ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë si diplomate në Departamentin Politik të ambasadës kroate në Uashington, shefe e Politikës, Analizës dhe Planifikimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe shefe e Departamentit Politik dhe zëvendësambasadore kroate në Beograd.

Nga viti 2006-2007 ajo ka qenë drejtor e politikës së misionit të OSBE-së në Kosovë. Ajo ka shkruar një numër esesh dhe letrave në kulturën dhe artin, si dhe dokumente të ekspertëve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.

Po ashtu ajo mori pjesë në mënyrë aktive në dhjetëra konferenca ndërkombëtare marrëdhënieve organizuar nga institutet e mëdha dhe grupe ekspertësh. Ajo është lektore në një numër programesh të lidershipit politik në shkollat për politikanët e rinj. Aktualisht ajo është Këshilltare e Punëve të Jashtme e Presidentit të Kroacisë.




Gafa e Mogherinit. Romana Vlahutin del zbuluar në krah të Edi Ramës

Gafa e Mogherinit. Romana Vlahutin del zbuluar në krah të Edi Ramës

Vendimi i fundit i ish Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle përpara se të largohej nga zyra e tij në Bruksel, ka qenë plotësimi i dëshirës së kryeministrit shqiptar Edi Rama për një emërim të fundit. Sipas zërave, kërkesa e Edi Ramës ishte që Fyle të emëronte si ambasadore të BE-së në Tiranë, një diplomate kroate të quajtur Romana Vlahutin. Siç e konfirmon edhe historia, Fyle ia plotësoi kërkesën Ramës dhe sot flokëkuqja kroate është ura kryesore lidhëse diplomatike në Tiranë mes Shqipërisë dhe Brukselit.

Në rastin më të mirë, analiza e angazhimit të saj si diplomate në Tiranë e nxjerr aktivitetin e Romana Vlahutin si anemik, ndërsa në rastin më keq dhe ashtu siç është në të vërtetë, ajo rezulton të jetë e para diplomate ngushtësisht e lidhur me interesa e një njeriu. Nuk është çështja se Romana Vlahutin qëndron në krahun e kryeministrit dhe kritikon rolin e opozits, problem është se ambasadroja e BE-së në Tiranë zbaton urdhërat e Edi Ramës për t’iu kundërvënë opozitës.

Në këtë rast “viktimat” janë shumë ndërsa i fituari është vetëm një njeri dhe intersi i tij personal politik.

“Drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet europiane. Është thelbësore gjithashtu, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3­tash të parlamentarëve shqiptarë”, ka deklaruar sot shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini. Në pamje të parë kjo duket një deklaratë normale politike që vjen nga Brukseli për ti kërkuar “mistrecëve” të Tiranës së bëjnë Reformën në Drejtësi.

Por në një analizë të vogël të fjalëve dhe termave të përdorur, kjo deklaratë është një gafë politike e shefes së diplomacisë së BE-së në prag të takimit Rama-Basha. Ne duam dhe e besojmë fort se kjo deklaratë e zonjës Mogherini nuk është një paaftësi e saj për të interpretuar drejt dhe për të tejçuar mesazhin politik, por ne besojmë dhe e sigurtë është se znj. Mogherini është e keqinformuar ose që të jemi politikisht korrekt e dezinformuar qëllimisht.

Burimi i këtij keqinformimi nuk është i vështirë të identifikohet!…

Ajo që keq dhe dezinformon shefen politikës së jashtme të BE-së, është e njëjta zonjë e cila ditën e parë që vuri këmbë si ambasadore e BE-së në Tiranë, kritikoi opozitën për qëndrimet e veta ndaj qeverisë.

Burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë që para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar i ftonte të rinjtë të lexonin në Google-in për cilësitë e kandidatëve të tyre, duke tentuar të tallej me deklaratat e opozitës që çirrej kundër kandidimit të Elvis Rroshit e Artur Bushit.

Burimi që keqinformon znj Mogherini, është e njëjta zonjë që sipas mediave të majta po të doni akuzohet se: “Në këto rrethana nuk duhet e marrë si e vërtetë hyjnore gjithcka që thotë ose bën një ambasador në Tiranë, ca më tepër ajo çupa nga Kroacia, ardhja e të cilës në Shqipëri është shoqëruar me shtimin e madh të firmave nga Zagrebi që marrin pjesë në tenderat publikë.”

E pra burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë e cila një vitë parë parë i sugjeronte mazhorancës që ta miratonte Reformën në Drejtësi me votat e saj dhe pa një marrëveshje me opozitën.

E njëjta zonjtë flokqëkuqe e cila dikur përfundoi edhe në mediat kroate për një “histori rozë”, duket se është autorja e keqinformimit dhe dezinformimit me dashje të shefes së diplomacisë së BE-së Mogherini. Është pikërisht ajo që në urdhërin e rradhës së marrë nga një sms në segmentin Surrel- Pallati 24-katësh (ku ndodhen zyrat e BE-së), rrezikon seriozisht ta shëndrrojë takimin e kërkuar nga Rama me Bashën, në një show.

Edi Rama me kompaninë e tij të drogmeneve dëshiron kokën e Heroit të demokracisë

Related image

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të enjte, teksa ishte i ftuar në ABCNews.

I ftuar për të folur për aktualitetin politik, Berisha është ndalur tek një histori që ai ka pasur me ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Nuk flitet më për ngelje “hatri” mes Berishës dhe Vlahutin, pasi kjo dihet, por as më pas dhe as më shumë sesa kërkesën e kësaj të fundit për të arrestuar ish-kryeministrin.

Berisha është shprehur sa ka qenë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka raportuar tek Bujar Nishani, President në atë kohë, se ambasadorja e BE-së i kishte kërkuar arrestimin e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfeu se kur e ka marrë vesh këtë gjë, nuk e ka pasur, por duket parë sjelljet e ambasadores kohët e fundit, është bindur se ajo mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë, transmeton Express.

“Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar, as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 përqind“, tha Berisha.

Por, lideri historik i PD-së ka shkuar me tej, duke treguar edhe një ngjarje tjetër me ambasadoren Vlahutin.

Bëhet fjalë për një takim para disa muajsh që ambasadorët e BE në vendin tonë do të zhvillonin tek zyrat e saj, që ndodhen në të njëjtin pallat që ka zyrën edhe ish-kryeministri, Berisha.

Sipas Berishës, ajo u ka kërkuar ambasadorëve që të fiknin telefonat, pasi mund të përgjoheshin nga ai.

“Se kur ke fiksime dhe komplekse, atëherë nuk di të ndalesh. Çfarë ka bërë kjo zonja që e di nga burimet? U thotë një ditë para disa muajsh ambasadorëve të BE-së, hiqini telefonat se këtu nja katër kate më poshtë është Sali Berisha dhe na regjistron. Tani, që një ambasadore të thotë kështu ka dy arsye. Ose është e sëmurë dhe ka obsesione, sëmuret çdo njeri.

Që t’i thotë mendja asaj se Sali Berisha mund të na përgjojë, ajo duhet të ketë një ‘berishofobi’ 10 herë më të madhe se Edi Rama dhe kjo është një gjë e turpshme. Ose pastaj ajo bën një provokacion aq banal, sa ka pasur prej atyre që edhe kanë qeshur.”, -tha Berisha.

Por, lidhur me pretendimin e ish-prokurorit Adriatik Llalla, se ambasadori Donald Lu, në vitin 2017 I ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, kryetar Kuvendi dhe kryetar i LSI-së, në atë kohë, Berisha shprehet skeptik se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur.

Ish-komandanti suprem i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), gjenerali i pensionuar amerikan Wesley K. Clark, ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor është para shpërthimit, përsëri.




Nëpërmjet një shkrimi autorial, të publikuar në The Washington Post, Clark ka porositur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të veprojnë për ta parandaluar një gjë të tillë.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur kam bashkëpunuar me Richard Holbrooke dhe ekipin tonë për të negociuar ndaljen e luftës në Bosnjë. NATO’ja u mobilizua dhe më pas veproi për të ndalur edhe spastrimin etnik nga serbët në Kosovë”, ka shkruar Clark.

“Sot, tri shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO’s. Kroacia dhe Sllovenia janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kosova tani është shtet i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve e kanë skajuar në mendje atë konflikt brutal si problem të zgjidhur”, ka theksuar gjenerali i pensionuar.
Fotografia e Wes Clark
“Fatkeqësisht, kjo s’është fare e vërtetë. Konfliktet e vazhdueshme politike për natyrën etno-fetare të këtyre vendeve vazhdimisht rrezikojnë të shndërrohen në kriza kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin cak kyç për ndërhyrje nga fuqitë e huaja”, ka shkruar ish-komandanti i NATO’s.

“Një përzierje e dëmshme e qeverisjes së keqe, e ngecjes ekonomike dhe e institucioneve të dobëta demokratike e ka lënë një pakicë të vogël, por të rëndësishme, pre të rekrutimit nga xhihadistët e dhunshëm. E gjithë kjo e lë rajonin të hapur për shfrytëzim nga organizatat terroriste, dhe për ndërhyrje nga të huajt, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë”, ka nënvizuar Clark.
Fotografia e Wes Clark

“Për më keq, rajoni po vuan nga neglizhenca e demokracive që kanë qenë vendimtare në ndaljen e luftërave në Jugosllavi. Duke besuar se e ardhmja demokratike e Ballkanit është në BE, Shtetet e Bashkuara në masë të madhe ia kanë dorëzuar Brukselit përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik të rajonit. Megjithatë, inercia politike brenda BE’së e ka mbajtur Bosnjës, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur. Dhe, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po flenë, fuqitë e tjera po veprojnë”, ka paralajmëruar Clark.
Fotografia e Wes Clark
“Kremlini po e rrit vazhdimisht ndikimin e tij. Rusët po punojnë për të nxitur ndjenjat anti-BE dhe anti-NATO. Ata po mbështesin grupet ekstremiste (njëri prej të cilëve po hetohet në Bosnjë për aktivitete të dyshuara paramilitare) dhe po shpërndajnë ndihma ushtarake për to. Kremlini gjithashtu u ka hedhur benzinë flakëve të përçarjeve etnike, nëpërmjet fushatave të keqinformimit, që i shtyjnë në konflikt popullatat ortodokse kundër atyre myslimane, duke nxitur qëllimisht tensionet që i ka dhënë shtysë luftërave jugosllave në vitet ’90 të shekullit të kaluar”, ka shkruar gjenerali i pensionuar amerikan.
Fotografia e Wes Clark
“Ndërkohë, Turqia dhe shtetet e Gjirit po investojnë shumë në Ballkanin Perëndimor. Turqia është investitori i tretë më i madh në Bosnjë, dhe udhëheqësi i partisë kryesore myslimane të Bosnjës udhëton rregullisht në Stamboll, për t’u fotografuar me presidentin turk, gjithnjë e më autoritar, Recep Tayyip Erdogan”, vazhdon shkrimi i Clarkut.
Fotografia e Wes Clark
“Arabia Saudite dhe fqinjët e saj të Gjirit kanë përqendruar kontributet e tyre në mbështetjen e organizatave fetare, duke ndërtuar xhami të reja dhe duke ofruar udhëzime fetare për imamët lokalë. Interpretimi i rreptë Vahabi i islamit, që shpesh është bazë e trajnimit të tillë, ka fare pak lidhje me traditën e moderuar që është praktikuar në Ballkan me shekuj, dhe që konsiderohet faktor për rritjen e fundamentalizmit në rajon”, ka theksuar Clark.
Fotografia e Wes Clark
“Rreth 1.000 luftëtarë të huaj (kryesisht nga Kosova dhe Bosnja) kanë luftuar për Shtetin Islamik në Siri dhe në Irak. Ndonëse numri i luftëtarëve të huaj nga Ballkani po vazhdon të bjerë, mjediset në të cilat këta individë janë radikalizuar, dhe dobësia karshi rekrutimit në mesin e segmenteve të popullatës, vazhdon të përbëjë shqetësim. Problemi i riintegrimit të luftëtarëve të huaj, të kthyer në vendet e tyre, përbën një sfidë edhe më të ndërlikuar”, ka vlerësuar ai.

Fotografia e Wes Clark

“Edhe Kina gjithashtu po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj në rajon. Pekini pritet të ofrojë investimin masiv kapital që nevojitet për të realizuar projekte shumë të nevojshme infrastrukturore në Ballkan. Por, siç kemi parë në Afrikë, investimet e tilla gjithmonë vijnë me diçka në prapavijë”, ka paralajmëruar ai.
Fotografia e Wes Clark
“Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor – me një theks të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike, në mënyrë që qeveritë të mund të adresojnë nevojat e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Clark.
Fotografia e Wes Clark
“Një zonë e tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, e propozuar nga udhëheqësit e rajonit, mund të jetë një hap në drejtimin e duhur.

Fotografia e Wes Clark


Por, një iniciativë e tillë nuk duhet të shikohet si zëvendësim i garancive të mundshme që do t’i ofronte NATO’ja dhe BE’ja.

Fotografia e Wes Clark

Një udhërrëfyes serioz për anëtarësim në BE do t’i ofronte vendeve të rajonit shtysën e nevojshme për të bërë reforma të nevojshme politike dhe ekonomike, për të rritur bashkëpunimin e tyre, dhe për të adresuar tensionet ndëretnike në rritje”, ka paralajmëruar gjenerali i pensionuar.
Fotografia e Wes Clark
“Natyrisht, përpjekjet e tilla duhet të sigurojnë mbështetje popullore për të pasur sukses – një sfidë kjo, në një rajon ku popullata mbetet ndjeshëm e përçarë në qëndrimet karshi institucioneve, siç është NATO’ja”, ka theksuar Clark.

Fotografia e Wes Clark

“Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit, ndonëse serbët, kroatët dhe myslimanët e Bosnjës janë të përçarë për shumë çështje, ata janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Shtetit Islamik, dhe në dëshirën e tyre për të adresuar problemet ekonomike.

Fotografia e Wes Clark

Anëtarësimi në NATO do të ishte më i lehtë për t’iu shitur serbëve etnikë të rajonit (të cilët priren të jenë pro-rusë dhe anti-NATO), nëse anëtarësimi do të ofrohej si ndihmë në forcimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar ai.
Fotografia e Wes Clark
“Ne kemi shumë mjete në dispozicion për të shmangur destabilizimin e afërt të Ballkanit Perëndimor. Le të sigurohemi që të mos e çojmë dëm investimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë rajon të ndjeshëm, dhe të përtërijmë angazhimin tonë për t’i ndihmuar demokracitë e reja që të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, përfundon shkrimi i Clarkut.

Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq: Ramush Haradinajn s'e njoh, Thaçi është korrekt, me Pacollin s'i të ishim të një nëne

Daçiq: Haradinajn s
Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, në një intervistë për mediumin serb “blic” ka thënë se gjatë takimeve me ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin flasin sikur të ishin të lindur nga një nënë, ndërsa ka shtuar se shefi i diplomacisë kosovare pas takimeve e akuzon atë se bën diversione ndaj Kosovës.

Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, në një intervistë për mediumin serb “blic” ka thënë se gjatë takimeve me ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin flasin sikur të ishin të lindur nga një nënë, ndërsa ka shtuar se shefi i diplomacisë kosovare pas takimeve e akuzon atë se bën diversione ndaj Kosovës.

Në pyetjen se si duken takimet e tij me Behgjet Pacollin, Daçiq është përgjigjur:

“Sikur të na kishte lindur një nënë. Aq bukur flet kur jemi vetëm unë e ai sa që unë ndihem keq. Porse, sapo të dalë nga takimi, ai ankohet se unë ia prish konceptet. Thotë se ‘sapo bëj diçka unë, Daçiq shkon dhe e tërheq një njohje’. Ai personalisht e kupton këtë. Arsyetohet madje se nuk i shkruan kumtesat me të cilat më sulmon, porse disa shërbime”.

Në pyetjen se a merret vesh më mirë me Hashim Thaçin apo Ramush Haradinajn, Daçiqi u përgjigj: “Haradinajn nuk e njoh. Me Thaçin kam punuar dhe më duhet të them se kemi pasur marrëdhënie korrekte”.

Shefi i diplomacisë duke folur për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ka thënë se Serbia nuk të do lejojë dhe e ka “arsyetuar” kështu:

“Fakti se nuk do të lejojmë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk është çështje inati ose komploti. Është çështje parimi. Duam zgjidhje që do ta përfshinte edhe këtë segment. Për karrigen e Kosovës në OKB nuk do të na pyesë askush. E po të pyetemi, kjo do të thotë se ne duhet ta thërrasim Rusinë e Kinën dhe atyre t’iu themi ‘lëreni të hyjë KB’. Ose të gjitha vendet që i kam bindur ta tërheqin njohjen, t’i thërras e t’iu them ‘njiheni sërish Kosovën’. Kjo është joserioze”, ka thënë ai.

Kryediplomati turk i ashpër me Kosovën: Pse hytë në telashe me ne, s'ju lejojmë t'i strehoni gylenistët

Kryediplomati turk i ashpër me Kosovën: Pse hytë në telashe me ne, s

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Kosovës, duke thënë se shteti turk nuk po përzihet në punët e kosovarëve, por vetëm po kërkon dëbimin e gylenistëve.

Ai ka thënë se Kosova duhet të pastrohet nga njerëzit që tentuan të bëjnë grusht shtet në Turqi.

"Shpresoj që Kosova të pastrohet nga këta të pabesë. Vëllezërit tanë kosovarë të gjejnë paqe, por pa marrë parasysh, qoftë në Kosovë qoftë në ndonjë vend tjetër nuk do të lejojmë strehimin e tradhtarëve ndaj nesh. Kjo nuk është përzierje në punët e brendshme të tyre. Kosova nuk duhet të strehojë në vendin e saj tradhtarët që kanë bërë grusht shteti në Turqi. Kjo është ajo që presim nga miku. Shpresojmë se pas kësaj Kosova ndërmerr hapa të përgjegjshëm dhe bën atë që kërkon miqësia dhe vëllazëria". tha minstri i jashtëm turk, raporton AA.

Reagimi i Çavu?o?lu ka ardhur pas akuzave të Kryeministrit Ramush Haradinajt dhe Kryeparlamentarit Kaadri Veseli se Presidenti i Turqisë po përzihet në punët e Kosovës, duke paralajmëruar fundin e Qeverisë aktuale.

Ky zyrtar turk ka përmendur faktin se Turqia ka ndihmuar Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve, duke thënë se në secilin takim lobojnë për kosovarët.

"Presidenti ynë kurdo që ka ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën, në bisedën e tij me kryeministrin, presidentin e atij vendi ia kujton këtë. Këtë e bëjmë sepse i besojmë kësaj. Marrëdhëniet me Serbinë janë të shkëlqyera. Pika e vetme në të cilën nuk mund të pajtohemi është Kosova. Me Serbinë i zhvilluam marrëdhëniet duke e marrë Kosovën në kllapa. Me Serbinë duam në çdo aspekt të zhvillojmë marrëdhëniet, ashtu edhe me gjithë. Por pse Kosova? Më së shumti ne investojmë. Jemi në vendin e tretë. Ka dy shkaqe; e para FETO. Kanë infiltruar në pikat më të thella të çdo institucioni. Pse i larguan nga detyra disa? Ja njëri prej atyre që erdhi, rrëfeu: Jemi duke i shkolluar fëmijët e atyre, prandaj. I marrin fëmijët e tyre, i marrin fëmijët e elitës. Ato hyjnë në institucionet shtetërore dhe kontrollojnë brenda. Edhe Kirgistanit i bëjnë kështu. Edhe në shtetet tjera. Në Afrikë bëjnë kështu. Gjithashtu edhe shpenzojnë shumë para", ka shtuar ai.

“A jeni miku i dy pabesëve, ose i Turqisë? Ne gjatë historisë kemi qenë mik dhe vëllezër. Edhe pas kësaj do jemi kështu. Duhet të pastrohen pabesët nga vendi jonë dhe nuk duhet të lejojmë që të marrin peng marrëdhëniet tona".

Ai theksoi se reagimet erdhën pas presionit të "mbështetësve të këtyre të pabesëve".

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik kombëtar për Shtetin.

Behgjet Pacolli kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI’së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti.

Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar.
Pas kësaj, Kryeministri Haradinaj ka lëshuar një shkresë me të cilin ka kërkuar lirimin e pozitave shtetërore të Sefajt dhe Gashit.

Bedri Hamza do të humbë nga 3 mijë e 300 euro në muaj

Image result for BEDRI HAMZA
Bedri Hamza, një anëtar i devotshëm i PDK’së, i cili fillimisht kishte mbajtur pozitën e Zëvendësministrit të Financave për t’u bërë pastaj Ministër pasi ishte larguar Ahmet Shala për në diplomaci do të dëmtohet më së shumti financiarisht pasi është bërë pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Bazuar në deklarimet e pasurisë së Agjencinë Antikorrupsion, në BQK e ka pasë rrogën 4 mijë 459 euro (për një vit 53 mijë 517 euro) kurse në ministri 1200 € ( për një vit rreth 14 mijë e 300 euro).

Dëmi i shkaktuar ndaj kuletës së Hamzes si Ministër për çdo muaj do të jetë 3 mijë e 309 euro. Derisa dëmi financiar për një vit për ish-guvernatorin do të për 39 mijë e 217 euro.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...