Romana Vlahutin, e cila pritet që së shpejti të zyrtarizohet si ambasadorja më e re e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke zëvendësuar kështu Ettore Sequin, ka një eksperiencë të gjerë në fushën e politikës rajonale dhe evropiane.
Romana Vlahutin ka mbaruar studimet dhe ka marrë diplomën “Bachelor” në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit, ndërsa studimet Master në Shkollën e Qeverisë “J.F.Kennedy” në Universitetitn e Harvardit në SHBA, ku është specializuar në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe të sigurisë kombëtare.
Pas mbarimit të studimeve në fillimet e saj ka punuar si gazetare dhe redaktore në Radion 101, ndërsa në vitet 1991-1992 ka punuar si gazetare për mediat ndërkombëtare BBC e CNN në zyrën e yrën e Gazetarëve të Jashtme të Ministrisë së Informacionit në Kroaci.
Më pas ajo ka marrë pjesë në punët e Komisionit Bassiouni të OKB-së, ndërsa në vitet 1994-1997 ka qenë analiste në Ekipin e Strategjisë të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë si dhe studiuese në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, në zyrën e Washington.
Vlahutin ka punuar në një studim mbi zgjerimin e NATO-s në Evropën Juglindore në Institutin RAND. Nga viti 2000 e tutje, ajo ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë si diplomate në Departamentin Politik të ambasadës kroate në Uashington, shefe e Politikës, Analizës dhe Planifikimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe shefe e Departamentit Politik dhe zëvendësambasadore kroate në Beograd.
Nga viti 2006-2007 ajo ka qenë drejtor e politikës së misionit të OSBE-së në Kosovë. Ajo ka shkruar një numër esesh dhe letrave në kulturën dhe artin, si dhe dokumente të ekspertëve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.
Po ashtu ajo mori pjesë në mënyrë aktive në dhjetëra konferenca ndërkombëtare marrëdhënieve organizuar nga institutet e mëdha dhe grupe ekspertësh. Ajo është lektore në një numër programesh të lidershipit politik në shkollat për politikanët e rinj. Aktualisht ajo është Këshilltare e Punëve të Jashtme e Presidentit të Kroacisë.
Gafa e Mogherinit. Romana Vlahutin del zbuluar në krah të Edi Ramës
Vendimi i fundit i ish Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle përpara se të largohej nga zyra e tij në Bruksel, ka qenë plotësimi i dëshirës së kryeministrit shqiptar Edi Rama për një emërim të fundit. Sipas zërave, kërkesa e Edi Ramës ishte që Fyle të emëronte si ambasadore të BE-së në Tiranë, një diplomate kroate të quajtur Romana Vlahutin. Siç e konfirmon edhe historia, Fyle ia plotësoi kërkesën Ramës dhe sot flokëkuqja kroate është ura kryesore lidhëse diplomatike në Tiranë mes Shqipërisë dhe Brukselit.
Në rastin më të mirë, analiza e angazhimit të saj si diplomate në Tiranë e nxjerr aktivitetin e Romana Vlahutin si anemik, ndërsa në rastin më keq dhe ashtu siç është në të vërtetë, ajo rezulton të jetë e para diplomate ngushtësisht e lidhur me interesa e një njeriu. Nuk është çështja se Romana Vlahutin qëndron në krahun e kryeministrit dhe kritikon rolin e opozits, problem është se ambasadroja e BE-së në Tiranë zbaton urdhërat e Edi Ramës për t’iu kundërvënë opozitës.
Në këtë rast “viktimat” janë shumë ndërsa i fituari është vetëm një njeri dhe intersi i tij personal politik.
“Drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet europiane. Është thelbësore gjithashtu, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3tash të parlamentarëve shqiptarë”, ka deklaruar sot shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini. Në pamje të parë kjo duket një deklaratë normale politike që vjen nga Brukseli për ti kërkuar “mistrecëve” të Tiranës së bëjnë Reformën në Drejtësi.
Por në një analizë të vogël të fjalëve dhe termave të përdorur, kjo deklaratë është një gafë politike e shefes së diplomacisë së BE-së në prag të takimit Rama-Basha. Ne duam dhe e besojmë fort se kjo deklaratë e zonjës Mogherini nuk është një paaftësi e saj për të interpretuar drejt dhe për të tejçuar mesazhin politik, por ne besojmë dhe e sigurtë është se znj. Mogherini është e keqinformuar ose që të jemi politikisht korrekt e dezinformuar qëllimisht.
Burimi i këtij keqinformimi nuk është i vështirë të identifikohet!…
Ajo që keq dhe dezinformon shefen politikës së jashtme të BE-së, është e njëjta zonjë e cila ditën e parë që vuri këmbë si ambasadore e BE-së në Tiranë, kritikoi opozitën për qëndrimet e veta ndaj qeverisë.
Burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë që para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar i ftonte të rinjtë të lexonin në Google-in për cilësitë e kandidatëve të tyre, duke tentuar të tallej me deklaratat e opozitës që çirrej kundër kandidimit të Elvis Rroshit e Artur Bushit.
Burimi që keqinformon znj Mogherini, është e njëjta zonjë që sipas mediave të majta po të doni akuzohet se: “Në këto rrethana nuk duhet e marrë si e vërtetë hyjnore gjithcka që thotë ose bën një ambasador në Tiranë, ca më tepër ajo çupa nga Kroacia, ardhja e të cilës në Shqipëri është shoqëruar me shtimin e madh të firmave nga Zagrebi që marrin pjesë në tenderat publikë.”
E pra burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë e cila një vitë parë parë i sugjeronte mazhorancës që ta miratonte Reformën në Drejtësi me votat e saj dhe pa një marrëveshje me opozitën.
E njëjta zonjtë flokqëkuqe e cila dikur përfundoi edhe në mediat kroate për një “histori rozë”, duket se është autorja e keqinformimit dhe dezinformimit me dashje të shefes së diplomacisë së BE-së Mogherini. Është pikërisht ajo që në urdhërin e rradhës së marrë nga një sms në segmentin Surrel- Pallati 24-katësh (ku ndodhen zyrat e BE-së), rrezikon seriozisht ta shëndrrojë takimin e kërkuar nga Rama me Bashën, në një show.