Mr. Ramazan Fetahu,Prizren
Kohët e vështira i nxjerrin në pah heronjët e vet. Në kohë lufte njihet dëlirësia e paqës, dhe në kohë paqe njihet realiteti i luftës. Të dy dimensionet si ai i luftës edhe ai i paqës janë të mishëruara në figurën e Ukshin Hotit.
Me të drejtë Ukshin Hotin mund ta quajmë mbreti-filozof sipas zhargonit Platonik. Sipas Platonit politika është realizimi i shpirtit. Ai fliste për një shtet ideal i cili më tepër i përngjanë imagjinatës sesa realitetit. Rrugët për arritjen e shtetit ideal janë niherit edhe shkallët e përndritjes shpirtërore, dhe pjekjes intelektuale të njeriut.
Njeriu është zoon politikon i cili synon ta realizojë vetën në sferën publike. Tek Ukshin Hoti ideja e shtetit (kosovar) – komb shqiptar më tepër i ngjante një imagjinate të shfrenuar se sa një realiteti të mundshëm. Ajo që Ai endërroi me sy hapur sot është një realitet i prekshëm për ne, por imagjinata e tij prej intelektuali dhe filozofi shkon më tepër se kaq, saqë vazhdon të jetë akoma imagjinat edhe në kohët tona.
Bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm është një domosdoshmëri organike, natyrore. Të gjitha tokat shqiptare janë një trup i vetëm dhe çfarë do lloj copëtimi i pegon funksionimin e pjesës tjetër.
Ukshin Hoti bashkimin kombëtar e shikonte si balancim mes dy blloqeve të mëdha poltike. Me krijimin dhe ngritjen e një subjekti politik Kosovar, SHBA, dhe aleatët e saj do të ngrisnin ndikimin e tyre në Ballkan kundrejt BRSS, dhe kështu do të arrihej një balancë forcash edhe në terenin gjeografik të Ballkanit.
Por ai nuk ishte aq naiv sa të besonte pasivisht në këtë ide. Duke qenë se BRSS, së bashku me të edhe Komunizmi po shkonin drejtë zhbërjes, në Shqipëri vetëm se Komunizmi kishte marrë fund dhe në Kosovë ishte në grahmat e fundit, Ai e pa zgjidhje vendosjen e Demokracisë. Kjo demokraci thotë ai: Duhet ndërtuar dhe jo imituar. Çdo lloj demokracie e imituar është vazhdimsi e sistemit paraprak.
Krijimi i një demokracie e cila është në harmoni me gjenin shqiptar. Kjo bëhet duke u nisur nga ekzistenca, dhe më pas rezistenca, nga fakti i “Çfarë-sisë” (çfarë jemi ne), së të qenit, drejtë “Si-në” e të bërit (ata që duam të bëhemi). Ukshin Hoti i mëshon shumë këtij fakti ku i kundërvihet Ismail Kadaresë duke i thënë: ”Si shqiptar dhe iliro-shqiptar, u linda këtu ndër të parët dhe nuk erdha nga askund. Askujt, madje as Evro-Amerikës, nuk do të provoj t`i vardisem me ndërrimin e fesë Islame dhe as të emrit ”, përkundrejtë Kadaresë i cili orvatet të krijojë një realitet virtual për shqiptarët, duke u nisur nga ideali për të zbritur tek realiteti, për të qenë në përputhje me orientimet e perëndimorëve.
Në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, Ukshin Hoti shprehet qartë derisa thotë: “Shqipëtarët u përcaktuan për diç tjetër dhe ajo do të ndërtohet, deshën apo nuk deshën të tjerët. Akceptimin i një demokracie të tillë do ta bëjë edhe Europa, pavarësisht nga dëshira e atyre që deshën të imponojnë zgjidhje të tjera”.
Zgjidhjen e çështjes shqiptare Ukshin Hoti e sheh vetëm në prizmin e realitetit duke përparuar drejtë idealit, dhe jo e kundërta. Për realizimin përfundimtar të planit të tij madhor janë dy probleme apo rrugë kryesore:
– Krijimi i një sistemi demokratik të mirëfilltë të lindur dhe të zhvilluar në përputhje me shabllonin shqiptar
– Krijimi i një trupi të vetëm, qoftë duke i zbukuruar kufijtë tanë me lule, duke i zbutur në mënyrë që të krijohet një frymë dhe një aromë më e ëmbël ndërshqiptare.
Për nga aspekti zhvillimor, që nga koha e Ukshin Hotit nuk është se kanë ndryshuar shumë rrethanat dhe ngjarjet. Në këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës refrenin e Ukshin Hotit e përsëriti kryeministri i shqipërisë Edi Rama në ambientet e parlamentit të Kosovës. Ndër të tjera Rama tha: Ajo që ishte ëndërr dikur, sot është realitet, dhe ajo që mund të imagjinohet sot mund të jetë realitet nesër. Ukshin Hoti këtë e kishte thënë dhe imagjinuar qysh para 25 viteve, dhe në rrethana shumë më të vështira.
Si rëndom që ndodhë tek ne, si në para 25 viteve edhe tani pati replika të forta kundra këtyre fjalëve të Ramës për president të përbashkët që në një formë është indikacion për bashkim kombëtar.
Kritikat argumentoheshin kinse kjo ide cenon sovranitetin e Kosovës, dhe nuk është në përputhje me planet e ndërkombëtarëve. Përveq asaj kjo deklaratë e Ramës zgjoi nga gjumi edhe antikombëtarët dhe armiqtë e hershëm të Ukshin Hotit. Gjithashtu sporadikisht pati reagime edhe nga të huajt për deklaratën e Edi Ramës.
Këtyre deklaratave me gjuhën e Ukshin Hotit do ti thonim –vullneti i përbashkët, i sinqertë dhe moral në krijimin e një trupi të pandarë do të akceptohet dhe pranohet me shumë respekt nga të gjithë, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët, sepse ajo do të bëhej në koordimin me interesat e tyre dhe realizimi i saj vetëm se do të rriste faktorizimin e tyre.
Ajo që kërkohet është vetëm formimi i një gjenerate të re me ideale të larta moralo-politike e cila do të krijojë dhe kultivojë një politikë origjinale shqiptare. Vetëm në ato kushte do të flitej për gjërat madhore për të cilat sot trumbeton Rama. Mos ekzistimi i një fryme të tillë që beson fuqimisht në idealet e saj e bënë që deklara të tilla të duken të parealizueshme dhe utopike.
Ideali i Kombit që ka filluar me Lidhjen e Prizrenit dhe është ushqyer nga Ukshin Hoti do të ecë drejtë realizimit të tij në përjetësi. Përjetësia në kuptimin Platonik krijimi i një shteti ideal shqiptarë në krye me filozofin-mbret.