Nga
Fritz RADOVANI:
KERKOVA PO, NUK
E GJETA KUND
PO
T’ ISHTE ENGJULL... A DO T’A MBANTE DREQI KAQ AFER VETES ?
Kam lexue disa artikuj per Pllumb Xhufin, që nuk i shkon
ai emen pranë dreqit!
Njeni i thotë “zotni”, tjetri “profesor”, një tjeter “historian”...
Ndersa ai, kujton se me të vertetë i meriton “ata tituj” që nuk dij me i kuptue
se ku rrijnë... Ndonse, të gjithë “ata” që vajtuen Enverin dhe Ramizin me
vjerrsha e fjalime, vazhdojnë me ruejt “titujt”!
Sami Frashëri ka thanë: “Fjalët e keqdashësit janë si
qymyri, që edhe po s’të dogjën, të nxijnë!” Me siguri kjo aksiomë asht
kryefjala e “akademikëve tanë”! Ata sot nuk kanë se shka me djegë ma, se
Shqipnia asht ba zhari... Po, shpifjet e fallsifikimet po e bajnë edhe ata
punen e vet, se sllavokomunizmi anadollak i vitit 1941, gjoja “nuk ishte
çfarosës”!!..
Ai ishte vertetë sllavokomunizem, që pat fekondue djalin
e bylykbashit gjinokastrit. Dhe sot mbas gati 80 vjetësh “toka e nxime si
qymyri, nxinë edhe surretnit e pasuesve të tij”!
Po mos t’ ishin shfarosës Tito, Stalini, Mao Ce Duni e sa
imoral të tjerë, a do ta pranonin në strofullat e veta Enver Hoxhen e Ramiz
Alinë?! Pllumbi me shokë i kanë provue ato!
Sot flitet per Enverin e Hitlerin... Xhufi duhet ta
krahasojnë Enverin me Sulltanin që tha: “Duhet të shtijmë në punë të gjitha
energjitë dhe armët tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnji shkodranë...”
Per këte temë duhet ti ketë folë si nana dhe motra e tij...
Ata që i krijuen kampet e shfarosjes e burgjet e
terrorizmit në Shqipni janë vetem vrasës!
Unë i besoj pa pikë dyshimi asaj që ka shkrue z. Kastriot
Dervishi!
Artikullin unë nuk do ta persëris, po do të shkruej vetem
si mbyllet:
“Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron
mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin. Unë kam bindjen
se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të
dënojë krimet e komunizmit.”
“
-Babanë sekretar në komitet partie”
“-Nënën
me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”
“-Motrën
me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”
“-Dajën
prokuror”
“-Burrin
e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”…
***
Ja pra, kjo ishte çerdhja terroriste e dreqit që e polli
Pllumb Xhufin me shokët e tij!
E
shka kerkoni me dijtë tjeter gja... A po.., pritni që “historianët t’ ju
sjellin ringjalljen”?!
Mos
harroni thanjen e Shkodres së vjeter: “Shka leu prej micës gjuen mijë!” Kerkova
me gjetë të pakten edhe një historian me këte prejardhje po, nuk e gjeta asnjë
per farë!!..
Melbourne,
Prill 2018.