Sokol Olldashi (lindi më 17 dhjetor 1972 në Durrës dhe vdiq më 20 nëntor 2013) ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Më 20 nëntor 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë .
Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme
(Flori Bruqi)
****
Kush e vrau Sokol Olldashin?
Që e kanë vrarë nuk ka asnjë dyshim. Nuk dua të përsëris këtu gjithë të dhënat që kanë dalë në shtyp për versionin e vrasjes. Unë e kam vizituar vetë vendin e “aksidentit” para se atë ta tjetërsonin me ekskavator. Është e sigurt se në atë vend, me atë lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetëm që nuk mund të ketë gjetur vdekjen me ato plagë që pati, por vështirë se do të ishte lënduar më tepër se për të kaluar një natë në spital. Që nuk duan të zbulohen vrasësit as për këtë gjë nuk ka dyshim. Parakushti që të zbulohen vrasësit është që të pohohet zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje dhe jo për “aksident”. Këtu nuk është problemi tek praktika e punës me pista e Policisë dhe Prokurorisë.
Përse Edi Rama nuk do që të zbulohet e vërteta e vdekjes së Olldashit? Për të njëjtën arsye që nuk do që të zbulohet e vërteta e shpërthimit te shtylla e tensionit të lartë në Kurbin. Këtu lind pyetja: Kujt i interesonte politikisht vdekja e Sokol Olldashit?
Vdekja e Olldashit u interesonte njërit nga dy politikanëve kryesorë në vend: Lulzim Bashës (Sali Berishës), ose Edi Ramës. Në pamje të parë duket se vdekja e Olldashit i konvenoi Bashës dhe Berishës. Olldashi qartësisht ishte duke e përçarë PD-në dhe duke krijuar një fraksion, duke pasur mbështetjen e një numri jo të vogël deputetësh brenda grupit parlamentar të PD-së. Ky fraksion do të krijonte një parti të re. Në rrethana të tjera Basha dhe Berisha do ta shihnin këtë gjë si shumë të dëmshme, por në rrethanat që është PD sot, fraksioni i Olldashit do të ishte alibia perfekte për humbjen e paevitueshme të dy palë zgjedhjeve që e pret PD-në: zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Partia e re e Olldashit do të përdorej nga Basha dhe Berisha ashtu siç u përdor partia e Pollos në kohën kur PD ishte herën e parë në opozitë, pra si një alibi për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001 dhe të zgjedhjeve vendore të vitit 2003. Ashtu si Pollo, edhe Olldashi ishte i krishterë ortodoks, pra i përkiste një komuniteti vetëm një pakicë e të cilit e mbështet PD-në.
Prandaj ai nuk mund të shkëpuste ndonjë gjë të madhe nga anëtarësia dhe votuesit e PD-së. Olldashi mund të bëhej i rrezikshëm nëse bashkohej me partinë e Bamir Topit, por Basha dhe Berisha e dinin se Olldashi ishte ambicioz dhe nuk do të pranonte kurrë që të bëhej nr. 2 në partinë e Topit, gjë që nuk e pranoi as Kreshnik Spahiu. Ashtu siç i shërbeu Berishës dalja më vete në zgjedhje e Topit dhe Spahiut, ashtu do t’ i shërbente dhe dalja më vete e Olldashit dhe Topit.
Por në lojën politike ishte dhe faktori Edi Rama. Arsyeja kryesore që Sokol Olldashi po shkëputej nga PD ishte që ai të siguronte nga Edi Rama imunitetin faktik, pra që nuk do të arrestohej për shpërdorimet që kishte bërë me detyrën gjatë tetë viteve që kishte qenë ministër, me një ndërprerje prej dy muajsh kur kandidoi për kryetar bashkie në Tiranë, në 2007. Dhe Olldashi kishte qenë në ministri me shumë para, ku ishin bërë shumë abuzime. Vërtet që nuk ishte Edi Rama ai e nxiti Olldashin që të kandidonte përballë Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD-së, por ishte Edi Rama ai që e nxiti Olldashin të bënte provokatorin, duke thënë se zgjedhjet në PD qenë të manipuluara. Që nga korriku kur Olldashi shpalli kandidaturën dhe deri në nëntor kur vdiq, janë mbi 300 telefonata midis tij dhe Edi Ramës dhe kuptohet që tema e bisedës nuk ka qenë eksperienca e tyre e përbashkët si kandidatë për Kryetarë Bashkie në Tiranë në 2007. Por Edi Rama për ta nxitur Olldashin i premtoi atij para për të financuar përçarjen e PD-së, si dhe i premtoi që ta lejonte të fitonte bashkinë e Tiranës nëse do të kandidonte në 2015. Olldashi natyrisht nuk besonte shumë në premtimet, dhe më tepër donte paratë.
Por Edi Rama donte që paratë t’ i përdorte Bamir Topi që t’ i rritej autoriteti në PD. Rama e dinte se Olldashi ishte maniak i bixhozit dhe se kishte shumë mundësi që paratë e projektit për përçarjen e PD-së të përfundonin në kazinot e Malit të Zi. Kështu që marrëdhëniet mes Ramës dhe Olldashit u tensionuan shumë në javët e fundit para vdekjes së Olldashit. Mes tyre në këtë kohë ka pasur mbi njëqind telefonata dhe shumë sms nervoze. Olldashi ishte nervoz se kohët e fundit qëkurse kishte dalë në opozitë po humbte shumë në bixhoz. Gjithashtu e kishte tepruar shumë edhe me alkoolin. Rama e kuptoi se Olldashi duhej të nxirrej nga loja. Dhe Olldashi doli nga loja atëherë kur duhej. Tani Bamir Topi mbeti i vetmi lider i mundshëm për ata që duan të shkëputen nga PD. Aq me zell e ka marrë Bamiri këtë punë sa ishte i vetmi politikan që në natën e fundit të vitit, në 31 dhjetor 2013 doli në një intervistë të gjatë televizive ku i ftoi hapur deputetët e PD-së që të shkëputen nga grupi parlamentar i kësaj partie dhe t’ i bashkohen partisë së tij. Tani Edi Rama dhe Bamir Topi po enden në skenën politike me arkivolin e Sokol Olldashit mbi shpinë. Vargan i çuditshëm. Figura më groteske që u shkon pas është një deputete e PD-së e cila që prej vdekjes së Sokol Olldashit bën çmos për të treguar se ajo ka të drejtë të mbajë zi për “Kolin” më tepër se gruaja e të ndjerit. Njeriu që di më shumë përveç këtyre për vdekjen e Olldashit është Mero Bazja i cili ka thënë në një editorial se ai kohët e fundit kishte qenë një shoqërues i pandarë i Olldashit. Merret vesh se për ç’ qëllim. Mero Bazja nuk ishte me Olldashin vetëm natën e “aksidentit”.(Kastriot Myftaraj)
1.Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike
2.Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit
3.Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitë nga dyshja Berisha-Basha
4.Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-BASHA
5.Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD
6.Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës
7.Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD
8.Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive
9.Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD
10.Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizje të re politike
11.Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike
12.Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashi njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare
13.Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë
14.Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta
15.Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër Arvizu
16.Sipas ambasadorit amerikan, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite
17.Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit
18.Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD
19.Sokol Olldashi akuzoi Berishën për mbështetjen që i dha Bashës në garën për PD
20.Sali Berisha nuk e ktheu në kauzë vdekjen e Olldashit siç ka bërë zakonisht me deputetët e tjerë të PD, kur kanë humbur jetën
Dyshimet rreth aksidentit
-Pse policia prishi me shpejtësi provat në vendngjarje, duke marrë makinën me karrotrec?
-Pse media u mbajt dy orë larg ngjarjes?
-Pse persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë?
-Pse dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentin?
-Pse Igli Cara jep dy variante për telefonatën nga humnera dhe për vendndodhjen e shoferit të Olldashit?
-A mund të telefononte Olldashi pas goditjeve të rënda në kokë dhe qafë?
-Pse u raportua për disa orë me radhë për ekzistencën e një personi të dytë?
-Pse u raportua se personi i dytë u nis drejt Spitalit Ushtarak dhe më pas ky variant u mohua?
-Pse policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen?
-Pse policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë?
-Pse mungoi konkluzioni dhe procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria?
-Pse u vonua akti i ekspertimit autoteknik i mjetit, ku u gjend trupi i deputetit?
-Pse nuk zbardhen tabulatet telefonike?
(Adriatik Doçi)
Çfarë ishte Sokol Olldashi?
Pse shumë njerëz po e nderojnë sot? Nuk është punë interesi sepse ai nuk ka pushtet, pushteti i vetëm që ka është pushteti i kujtimit. Pse unë po shkruaj për të kur duke qenë brenda PD-së inkuzicioni i ri mund të bëjë edhe lista armiqsh siç kanë guxuar t’i bëjnë, ky i atij, ky i atij, ky i atij? Pse s’po bëhem “pragmatik” meqë edhe nuk kam qenë mik i Olldashit, hera e fundit që e kam parë ka qenë në verë të 2013 në Shëngjin ku po takonte disa njerëz për t’u zgjedhur kryetar dhe, të rri urtë? Jo sepse ka diçka më të fortë në ketë mes.
Cilido qoftë realiteti i sotëm kjo është e vërteta e djeshme. Ishte një djalë i familjes së tij, i demokratëve gjithashtu. Po i shkruaj pra këto rradhë bash pse nuk jam krijesë ushqimore. E pakta që mund të bëjë familja e demokratëve është gjejë nderin prej ushtarësh romakë e të nderojë një djalë të demokratëve. Atë që e shpejtoi hapin më shumë se të tjerët dhe pa e kuptuar shkoi e takoi vdekjen para të tjerëve. Nderim.
(Indrit Vokshi)
****
1.Të gjithë figurat e së djathtës, pretendentë për të drejtuar Partinë Demokratike, pa lejen e Sali Berishës, janë vrarë ose kanë humbur jetën në rrethana misterioze. Kujtojmë vrasjen e Azem Hajdarit dhe vdekjen misterioze të Gramoz Pashkos.
2.Vitet dhe sidomos muaj para se të vritej, Olldashi po përgjohej nga Sali Berisha me anë të Shërbimit Informativ Shtetëror.
3.Para aksidentit, Olldashi denoncoi manipulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, duke dalë kundër familjes Berisha.
4.Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike.
5.Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit.
6.Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitës nga dyshja Berisha-Basha.
7.Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-Basha.
8.Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD.
9.Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës.
10.Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin ë Lulzim Bashës si kryetar i PD.
12.Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD.
13.Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizjet të re politike.
14.Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike.
15.Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashit njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare.
16.Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë.
17.Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta.
18.Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër ambasadës së SHBA.
19.Sipas ish-ambasadorit amerikan, Arvizu, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite në SHBA.
20.Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit.
21.Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD.
22.Prokuroria fshehu 10 muaj me radhë raportin për Sokol Olldashin
23.Prokuroria e publikoi raportin pasi vëmendja për ngjarjen u fashit
24.Në raport thuhet se dyert e makinës ishin të hapura, ndërsa xhamat të pa thyer
25.Raporti konstaton njolla gjaku jashtë makinës
26.Në konkluzionet e prokurorisë nuk thuhet shpejtësia e makinës
27.Prokuroria flet për sekuestrimin e pamjeve filmike të tunelit, por i fshehu ato
28.Prokuroria pohon se ka zbardhur tabulatet telefonike, por nuk i zbardhi ato.
29.Në raport bëhet një përshkrim i hollësishëm për veshjet e viktimës, por nuk thuhet asgjë për portofolin e vjedhur
30.Viktima po udhëtonte me një shpejtësi të ulët, 45 km/h, që nuk justifikon pasojat e aksidenti
31.Sipas ekspertizës, kushtet teknike të makinës kanë qenë të mira
32.Makina nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme
33.Makina nuk ka rënë nga një lartësi e madhe
34.Makinat e kishte sistemin e frenimit në parametrat normale
35.Lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet duhura.
36.Sistemi i drejtimit të mjetit operon plotësisht në të dy drejtimet.
38.Kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve
39.Ekspertiza krijoi alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes
40.Strukturat e policisë prishën provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.
41.Persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë
42.Media u mbajt dy orë larg ngjarjes, që të mos filmonte personin e dytë.
43.Dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet
45.U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjend trupi
46.Policia u vonua 24 orë për të dhënë mbajtur qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen.
47.Policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë.
48.PD, PS dhe LSI vendosën që të mos flisnin më për këtë çështje.
49.Pas ngjarjes, një ish-ministër i PS, ndau bashkëshorten, për të cilën thuhet se ka qenë në makinë me Olldashin.
50.Në rrethe të ngushta qarkullojnë fotot e Olldashit pas ngjarjes. Kush i ka parë fotot, nuk beson se ka qenë aksident.
“Të përgatita ëmbëlsirën e preferuar”…
Shkrimtarja e mirënjohur Kozeta Mamaqi :
Nëna e Sokol Olldashit na përloti me dedikimin prekës
Në ditën që do të festonte 45-vjetorin, Kozeta Mamaqi, nëna e të ndjerit Sokol Olldashi ka përgatitur ëmbëlsirën e tij të preferuar dhe ka pritur e përcjellë miqtë e dashamirësit e tij. Me anë të një dedikimi në Facebook ajo na ka prekur të gjithëve.
Flori Bruqi