Nga Përparim Hysi
Është vendi për ta filluar këtë "ese" timen me thënien me vlerë të poetit Vasllav Shallamov (1907-1982) që thotë:"Nuk ka gjë më të ëmbël, se sa kur të bie në dorë një libër që nuk e ke lexuar". Kështu ka ndodhur dhe me mua: mikja ime, Majlinda Nana Rama, më ftoi në promovimin e librit të saj me poezi "Lulet e egra" dhe,ngaqë nuk e thashë dot fjalën time në atë promovim, po e bëj përmjet kësaj eseje.
* * *
Promovimi i librit me poezi lirike "Lulet e egra" u bë në një nga sallat e Akademisë së SHkencave. Paneli drejtues ishte nga njerëz, personalitete në fushën e letërsisë, si: Akademik ALI ALIU, Profesor-doktor NASHO JORGAQI, Profesor-Doktor YMER ÇIRAKU,Profesor-doktor KLARA KODRA.
Moderatori i gjithë promovimit,edhe ky një zë me pontencë në fushën e letërsisë, profesor BEHAR GJOKA që jo vetëm e drejtoi me kulturë me fjalën e tij, por dhe e"disiplinoi" paksa auditorin. Parë në tërësi, gjithë referencat e këtyre diskutantëve aq me peshë, arrihej në një emërues të përbashkët: autorja,MAJLINDA NANA RAMA, është një krijuese gjithëplanesh,se, veç poezisë, shkruan prozë; është dhe eseiste,por dhe kritike.
Kur referuesit kryesorë mbaruan referencat e tyre, moderatori, matjani i mirë,BEHAR GJOKA, befas sikur bëri një"kcim Pindarik" dhe, nga matjan që është, tak dhe veshi "qyrkun e një gjirokastriti", duke na dhënë vetëm nga një minut kohë.
Tek e dëgjova këtë kusht të mikut tim të mirë, fisnikut BEHAR GJOKA: "vetëm një minut", pa dashje u zhvendosa tutje në kohë,kur përmjet radios vinte zëri unik i këngëtarit, tani të ndjerë, AGRON BERISHA me këngën" Vetëm 5 minuta": Vetëm 5 minuta, dëgjonte dhe një bohem në fshatin tonë dhe tha:- Profesor,- m'u drejtua mua,- çfarë thotë dhe qy,AGRONI, vetëm 5-minuta, por për 5-minuta, o profesor, vetëm lepri e ka!!! Analogjia pak e "trashë, sigurisht, por dua që t'i them atij Beharit aq të mirë, që njëherë tjetër: lëshoje pak dorën,se unë., të paktën, për 1 minut mezi them emrin tim.Por jashtë shpotisë sime me"leprin" e atij bohemit, them se, nëse unë nuk qeshë i zoti, kish të tjerë që ia bën bam, si: Poeti NASE JANI që,sapo kish ardhur nga Athina; një tjetër që nuk ia mora dot emrin,kish ardhur nga Amerika dhe, në fund fare, një bashkëvendas i autores nga fshati Krahs i Tepelenës. Në promovim qenë shumë antraktivë me ndërhyrjet e tyre një aktor që recitoi poezi nga autorja dhe, si qershia mbi tortë, gazetarja dhe shkrimtarja MONIKA STAFA (SHOSHORI) i dhuroi auaditorit recitime me diksion nga libri.
* * *
Promovimi është bërë qysh në datën 6 prill dhe unë që prej asaj dite, rri dhe bëj vetgjyqësi me veten: të them apo mos t'i them ato që pashë; ato që lexova dhe, ca më shumë, ato që ndjej. Ato që ndjej, u bënë pak si ai "GURI mitik i SIZIFIT" që duket po më zë frymën. Dhe do ma zërë,po nuk e hodha tej. Së fundi, e hodha, duke përdorur si"levë të Arkimedit" vargjet e Poetit të madh,AGIM SHEHU, që thotë: "Rri,po nuk më rrihet/ se më shkojnë mornica/ edhe nisa vrapin.tutje nga Babica". Poeti ndoshta nuk i ka thënë tamam kështu dhe, nëse ia kam prishur, ai është aq zemërmadh që të më falë. Dhe mua më shkojnë mornica,por jo "për nga Babica",po për nga MAJLINDA që me"Lulet e egra" ka sjell ca lirika aq të ngrohta; aq të brishta; aq të guximshme dhe të shkruara me aq shpirt dhe me aq kulturë,sa më vjen keq vetëm për një gjë: pse nuk jam më i zoti që disa syresh t'i mësoja përmendësh, siç mësoja dikur lirikat e LASGUSHIT, të ALI ASLLANIT; të BËRNSIT; të PUSHKINIT; të ESENINIT; të OMER KHAJAMIT; të SAADIUT dhe të ndonjë tjetri, domosdo.
Tek lexoj poezitë e MAJLINDËS, ndaloj që të mbushem me frymë. Diçka, një si dritëz, ndizet së brendshmi.se aq shpirtërore është poezia. Ndodh ai fenomen që aq bukur e ka theksuar, poeti italian GIUSEPPE UNGARETI (1888-1970) që thotë:" Poezia është poezi,vetëm nëse dikush, duke e dëgjuar, ndjehet, menjëherë, i goditur së brendshmi!"
Dhe mos u godit së mbrendshmi, po munde.Ja, tek vij me vargjet e saj (vetëm me disa,sigurisht) dhe a do ndizeni a jo?" E nisëm së bashku të vështirën rruginë/kur cickat më buçitën si të bardhat lulebore/ qiejt e gojës suaj i ngrija mbi shpinë/nëpër vite, vazhdimisht, ju mbaja prej dore.) A më tej edhe ca më mirë:/ ju, të dashurit e mi, qejflinj buzëprush/që kopshtet e Edenit m'i mbollët manushaqe/ si gjerdanë të çmuar ju mbaja varur nëpër gushë/hënëzat tuaja, i ngjisja hartë në faqe/. Nuk ke si mos ndizesh dhe, në të njëtën kohë, zë ndihesh mirë, Shijon një poezi sa të ëmbël dhe, po aq, të guximshme. Se, në fund të fundit, këto vargje nuk është se shkruhen nga një adoleshente që, pas puplave, po zë e vë krahë. Jo. Përkundrazi karizma e POETES MAJILNDA NANA RAMA sa vjen dhe bëhet edhe më e plotë,por edhe më e bukur, se kjo poezi kaq e çiltër, kaq"bio", do të thosha, vjen nga një ZONJË me dinjitet e integritet, nga një familjare e mirë që ka përkrah një bashkëshort, edhe ky krijues, dhe, në të njëjtën kohë, ka dy djem si dy yje në moshën e adoleshencës. Veçanërisht, mbi ballin e saj të bardhë, duhet shënuar edhe guximi,edhe dlirësia dhe, në të njëtën kohë, talenti që,veç tjerash, kur vjen puna për poezinë, është paksa "peshqesh" nga ZOTI. NOBELISTI JOSEF BRODSKI e ka thënë me kohë këtë. E ka thënë,ende, pa e marrë çmimin:"Poezia është dhunti nga ZOTI!". Është kështu dhe nuk e luan topi. Se, kur thotë ESENINI:" Që të jesh poet,duhet të plagosësh veten kurdoherë dhe me gjak të ndjenjave tuaja, të ledhatosh shpirtrat e të tjerëve". Dhe më duket kështu ka ndodhur dhe me poezinë e Majlindës. Unë, sado që jam pak poet, tek lexoj poezitë e saj, zë e tjetërsohem. Më ka zënë ajo "Sindroma e Stokholmit" pas vargjeve të saj: sa unik e të papërsëritshëm,aq të bukur dhe me mesazhe që ta ngrohin shpirtin. Dhe mos kujtoni se flas me apriori apo po nxjerr tym nga koka si ndonjë ashik mendjerrjedhur. Jo.Aspak. Por nuk mundesh që mos "plagosesh" nga vargje të tilë,si:" O të dashurit pushkinë të mi nëntëqiejsh/ që haremit tim shpërthenit zogj të valë/... ca më tej:" Onjeginë që ma deshët akullin e huaj/ ju që më quajtët Helenë a Ana Kareninë/ ... dhe, ngaqë nuk mund që ta sjell varg për varg,shikoni se si e mbaron këtë poezi që mban titullin" Ju që më deshët me zjarr". Që ta shijoni drejtpërdrejt,ja se si mabron:
"Apollonë të regjur,vjeshtakë katërstinësh
Secili m'u lut të më bëhej një ditë burrë
Nën gjuhë më fshehët, të më takinit tinëz
Unë hënë e dikujt që s'më deshi kurrë."
I kthehem dhe i stërkthehem kësaj poezie dhe më duket , se nuk ka se si këndohet më bukur. Të duket sikur ke përpara një filxhan me musht të nxehtë dhe do që ta rrufitësh me nge nga pak. Se do që mos mbarohet, se, kur e sos, të vjen keq që nuk e ke si një send që ta marrësh me vete dhe,sa herë të të marrë malli, e nxjerr nga xhepi dhe relaksohesh.
* * *
Majlinda Nana Rama jo vetëm ka zërin e saj origjinal në poezi, por është dhe nga më uniket. Rrallë, shumë rrallë mund të gjesh të gjashmin a të gjashmen e saj në poezi të veçanta. Këtu nuk bëhet fjalë për metrikën e vargjeve dhe as për rimën e ritmin, por ajo që vë re unë dhe e veçoj ng të tjerët, se kjo poete arrin të krijojë strofa të tëra me rimë të mbrendshme. Me rimë të mbrendshme dhe kjo rimë herë është me emra; herë me mbiemra;herë me folje a ndjafolje. Kaq nuk është pak dhe nuk ke se si mos e vësh në dukje.Ja,sa për illustirm:"Zvariten/zbaviten/në kohë.pa kohë/mahniten/mbllaçiten/çuditen/veniten/ ose"ekrisur,e gremisur/e shashtisur/e vidhisur ..e çfarë të shtoj më tej. Hegeli,duke folur për poezinë, ka thënë:"Vjen nga shpirti dhe ka destinë shpirtin". Kështu ka ndodhur dhe me poezinë e MAJLINDA NANA RAMËS.Tek e mbyll këtë ese timen modeste, them ka patur shumë të drejtë,ALEHANDRA PIZARNIK që thotë:" Të shkruash një poezi, do të thotë të shërosh një plagë të thellë,sespe të gjithë jemi të plagosur". Pra,poezia është si një ilaç dhe,sa për mua, MALJINDA NANA RAMA e ka atë "lincencën e spiceres" për të shpërndarë këtë ilaç që, me të vërtetë,është kaq shërues në ditët e sotme ,kur shoqëria është ftohur dhe është bërë polare.
Tiranë, 10 prill 2018