Por i gjithë rasti sipas policisë ka qenë inskeim nga vetë 11 vjeçari.
“Lidhur me rastin e rrëmbimit të fëmijës 11 vjeçar nga Shtimja, rast ky i raportuar më 08.04.2018, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë hetimit të rastit, intervistimit të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, nxjerrjen e video –incizimeve në disa lokacione në qytetin e Ferizajt, kanë arritur në përfundim se nuk ka të bëjë fare më rrëmbim”.
“Zbardhja e këtij rasti, i cili në masë të madhe e shqetësoi mbarë opinionin, është arritur pas sigurimit të të gjitha provave relevante, ndërkaq, sot, në prani të punëtorit social dhe të psikologes, është intervistuar i mituri, (E.T.), i cili e ka pranuar se rasti është inskenuar. Sipas tij, rastin e ka inskenuar bashkë me dy djemtë e axhës së tij, me punë në Belgjikë, (V.T.21 vjeç dhe D.T.19 vjeç)”.
“I mituri, E.T. gjithashtu ka deklaruar, se rastin e kanë inskenuar me qëllim që i njëjti të përfitoj dokumentacionin valid të shtetit të Belgjikës”.
“Policia e ka intervistuar edhe babain e të miturit, (A.T.), i cili e ka pranuar dhe vërtetuar se rasti është inskenuar, por sipas tij, ai nuk kishte qenë në dijeni”.
“Lidhur me hetimet e këtij rasti, është njoftuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt si ,”Lajmërim apo kallëzim i rremë, ndërsa SRH do të vazhdojë me hetimet e mëtejme të rastit”.