Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/05/23

Përmes Asociacionit deri tek autonomia apo Republika

Përmes Asociacionit deri tek autonomia
Insistimi i Listës Serbe që formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe të bëhet sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel, por duke përjashtuar vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me Kushtetutën e Kosovës, është shkak i insistimit tjetër të këtij subjekti politik që të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore për formimin e Asociacionit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Sipas tyre, Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin parasheh një autonomi dhe kompetenca ekzekutive në fusha të caktuara, të cilat më pas Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në dhjetor të vitit 2015, i kishte vlerësuar në 23 pika jo në harmoni me Kushtetutën. Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese, gjithashtu, është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Lista Serbe ka synim të qartë që komunave me shumicë serbe t’iu krijojë një lidhje të organeve të komunave që ato t’i përfaqësojë përmes Asociacionit dhe të mos kenë më ndërlidhje me Qeverinë qendrore.

“Bashkësia e komunave (me shumicë serbe) është një lloj autonomie. Nuk mund të ketë diçka tjetër, sepse edhe komuna vetëvetiu është një lloj autonomie në nivelin lokal. Kjo nuk do të thotë se është diçka e keqe ose e mirë, por është e tillë. Në Kosovë mbetet që të respektohet Kushtetuta dhe ndryshimet të bëhen me marrëveshje. Por, jo që ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës të bëhen jashtë funksionit të karakterit të shtetit të Kosovës dhe të bëhen me imponim për shkak të gabimit të dikujt ose për shkak të Marrëveshjes në Bruksel sepse ajo është marrëveshje bilaterale. Nuk është konventë ndërkombëtare që e obligon Kosovën. Kosovën duhet ta obligojë Kushtetuta dhe ligji”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, fillimisht ka rikujtuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka folur për një akomodim më afirmativ të komunitetit serb në Kosovë. Ai e ndërlidh këtë deklaratë me kërkesat e Listës Serbe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese për formimin e Asociacionit.

“Presidenti Thaçi, së fundmi ka përmendur, si kompromis në marrëveshjen që do të arrihet me Serbinë, siç ka thënë ai ‘akomodimin më afirmativ të serbeve’. Unë besoj që flitet vetëm për një lloj autonomie. Asociacioni, si i tillë çfarë po pretendohet të krijohet në Kosovë, nuk mund të funksionojë, përkatësisht, nuk ka vend në Kushtetutën aktuale, në rregullin aktual kushtetues. Kështu që, sido që të quhet, qoftë Asociacion, qoftë me një emër tjetër, nuk është me rëndësi forma, por përmbajtja. Për mua, ajo do të jetë një lloj autonomie”, u shpreh Mushkolaj.

Megjithatë, sipas politologut Tahiri, edhe në rast se në cilëndo mënyrë iniciohen ndryshimet kushtetuese për formimin e Asociacionit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund ta pranojnë realizimin e Marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin, në formën të cilën e synon Lista Serbe. Kjo për arsyen se, sipas tij, tashmë ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese se kjo marrëveshje në 23 pika të saj nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Finalja do të zgjatet dhe do të synohet që të bëhet një kompromis, gjë që është krejtësisht normale. Por, i gjithë ky kompromis do të bëhet në Kuvendin e Kosovës e jo në Qeveri të Kosovës, sepse duhet të kalojnë ndryshimet përmes Kuvendit të Kosovës. Ani që statuti miratohet nga Bashkësia e këtyre komunave, çështja e Asociacionit, e cila e prek thelbin e shtetit, nuk mundet të mos kalojë nëpër Kuvend. Nuk ka organ tjetër që guxon ta miratojë, në qoftë se është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. E ajo është në kundërshtim në 23 pika dhe këtë e ka thënë vetë vendimi i Gjykatës (Kushtetuese)”, tha Tahiri.

Por, analisti Mushkolaj shfaq drojën se deputetët e Kuvendit do t’i nënshtrohen presioneve të caktuara që të mundësojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të jenë kompromis drejt një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pa ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, Asociacioni nuk mund të ekzistojë si i tillë sipas kërkesës së Listës Serbe. Mund të ekzistojë vetëm nëse është organizatë joqeveritare. E të gjithë e dimë që nuk është organizatë joqeveritare. Unë besoj që do të gjendet mënyra që këto ndryshime ligjore dhe kushtetuese të bëhen në mënyrën sa më të lehtë të mundshme. Të mos harrojmë se kur vjen puna te ndryshimet e tilla, hyn në funksion edhe presioni që mund të vijë nga brenda dhe nga jashtë. Ne do të jemi të detyruar që, në emër të një kompromisi që po u dashka që të arrihet, të lejojmë që Asociacioni të akomodohet si një nivel tjetër i qeverisjes”, theksoi Mushkolaj.

Sidoqoftë, Lista Serbe ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore paraqesin “mënyrën e vetme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet ashtu siç është arritur marrëveshja në Bruksel”. Sipas tyre, gjithçka tjetër, nënkupton zvarritje të sërishme dhe probleme për formimin e Asociacionit.

Lideri Vetëvendosjes Albin Kurti kujton masakrën e Dubravës dhe të plagosurit e saj që u transferuan në Lipjan


Kurti kujton masakrën e Dubravës dhe të plagosurit e saj që u transferuan në Lipjan

Lideri Vetëvendosjes Albin Kurti në një postim në profilin vet të Facebookut ka përkujtuar ditën kur në burgun e Lipjanit në të cilin gjendej edhe vetë, ishin transferuar të plagosur që i kishin mbijetuar masakrës së Dubravës në majin e vitit 1999.

Sipas Kurti disa nga të plagosurit kishin vdekur më pas nëpër burgje e spitale

Ky është postimi i Kurtit:

“Ishte 24 maji i vitit 1999 kur në Burgun e Lipjanit në të cilin ndodhesha vetë, sollën shumë të burgosur. Ishin më shumë se zakonisht, nuk ishin rishtas të arrestuar si zakonisht, dhe kësaj radhe kishte edhe të plagosur midis tyre.

Prej datës 19 maj e deri në 24 maj të vitit 1999, pra 19 vite më parë, ndodhi Masakra e Dubravës. U vranë në mënyrë sistematike, me ekzekutime klasike të burgosurit e burgut të Dubravës që ndodhet afër Burimit. Mes tyre shumica dërrmuese ishin të burgosur politikë, e kishte edhe të burgosur ordinerë, të cilët ishin grumbulluar ato ditë nga burgjet e largëta nëpër Serbi.

Grumbullimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgun e Dubravës ndodhi në ditët e para të majit ’99, siç u mësua më vonë, për arsye të informacionit që kishte pushteti serb, se në atë zonë do të bombardonte NATO-ja. Mbi gjysëm shekulli pas përfundimit të luftës së dytë botërore, në Kosovë u instalua një kamp përqendrimi. Me këtë rast pushtuesi mizor vendosi t’i heqë qafe të burgosurit politikë me dorën e tjetrit. Kështu ata llogarisnin që edhe patriotët shqiptarë të burgosur vriteshin, edhe fajin për fatin fatal të tyre, t'ia linte NATO-s, ashtu siç tentoi ta plasojë me mediet e saj.

Bombardimet e NATO-s ndodhën në datat 19 dhe 21 maj, duke lënë të vrarë 23 të burgosur. E me datat 22 dhe 23 maj, vetë forcat e armatosura serbe që ndodheshin në burg (gardianë, policë, ushtarë, paramilitarë e madje edhe të burgosur ordinerë serbë të armatosur enkas për atë situatë) filluan masakrën ndaj shqiptarëve që ende kishin mbetur gjallë. Mbi 120 të burgosur të identifikuar u vranë, ndërsa mbi 300 të tjerë u plagosën rëndë e lehtë prej granatave dhe breshërive të mitralozave e armëve të tjera të zjarrit.

Ata që mbijetuan, në datën 24 maj u transferuan nëpër burgje e spitale, ku ka pasur edhe të tjerë që kanë humbur jetët. Njëri prej tyre, të cilit nuk ia di emrin, vdiq në mbrëmjen e 10 qershorit 1999 në Burgun e Pozharevcit, në Pavilonin VI ku isha edhe unë, pasi që na rrahën të gjithëve, pa kursyer as të plagosurit.

Sot jemi me fat që kemi ende në mesin tonë disa prej të mbijetuarve të asaj masakre, të cilët mund të dëshmojnë e të na tregojnë për tmerret çnjerëzore që kanë parë e kanë përjetuar. Deri më tani, si drejtësia vendore ashtu edhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar krejtësisht (për të mos thënë se nuk patën as vullnet e interesim) të ndjekin e dënojnë kriminelët që organizuan dhe ekzekutuan planin morbid të kësaj masakre.

E përkujtojmë me dhimbje këtë ngjarje të rëndë të historisë sonë. Kemi kaluar nëpër vuajtje të mëdha, si komb e si shoqëri. Ato dhimbje e vuajtje na kanë bërë këta që jemi sot. Ato dhimbje e vuajtje ua trashëgojmë edhe fëmijëve e gjeneratave të reja, ashtu siç u trashëgojmë fatkeqësisht edhe varfërinë e moszhvillimin tonë kolektiv. Janë ngjarje të paharrueshme, janë plagë që nuk mbyllen. Veç drejtësia, dhe lejimi e ndihma që Kosova të hyjë në rrugën e zhvillimit e konsolidimit shtetëror mund të jetë ilaç për plagë të tilla”.

Të pakënaqurit nga anulimi i listave rezervë për infermierë në SHSKUK paralajmërojnë padi




Të pakënaqur me arsyetimin që u dha Basri Sejdiu, për humbjen e mundësisë që të marrin kontratat e punës si infermierë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pasi listat e pritjes ku ishin emrat e tyre, u anuluan me datën 10 të këtij muaji. Ani pse, disa prej kolegëve të tyre tashmë kanë nisur punën.

Ata padrejtësinë që thonë se iu është bërë, kanë dashur t’ia tregojnë edhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Dyert e Ministrisë nuk u hapën, pasi ministri i shëndetësisë nuk i priti, e njëjtë vepruan edhe zëvendësit e tij.

Por, këshilltari i ministrit Ismaili, Albatrit Matoshi, u tha atyre se ShSKUK-ja është institucion i pavarur nga ta dhe ministri nuk mund të përzihet në punët e SHSKUK-së.

Por, ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij procesi, duke paralajmëruar padi në Gjykatë.

E kandidatët të takohen sërish me drejtorin e ShSKUK-së, pasi si Inspektorati i Punës ashtu edhe Ministria e Shëndetësisë, e hoqën përgjegjësinë nga vetja për të drejtuar gishtin nga institucioni që e ka hapur konkursin.

Por, as ky takim nuk solli rezultate.

Inspektorati i Punës kishte anuluar listat rezervë të konkursit të fundit për infermierë në ShSKUK, 3 muaj pas zyrtarizimit të tij, pasi vlerëson se listat e tilla janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

ShSKUK-ja thotë se një rekrutim të tillë e kishte bërë vazhdimisht për shkak të nevojës së madhe dhe të vazhdueshme për infermierë.

Për konkursin e njëjtë ka pasur edhe hetime, pasi është dyshuar se janë shitur vendet e punës.

Krejt çfarë u tha sot në kongresin kombëtar “Kosova që duam”

Politikanë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të sindikatave e institucioneve shtetërore kanë marrë pjesë në kongresin e parë kombëtar “Kosova që duam”, me qëllim të krijimit të një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e problemeve kryesore në vend.

Mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert, kongresi është përqendruar në temat si puna dhe jeta me dinjitet, zhvillimi ekonomik dhe vendet e punës, shëndetësia dhe mirëqenia, edukimi për punësim dhe zhvillim, si dhe aktivizmi qytetar për një qeverisje më të mirë.

Frank Hantke, nga ky fondacion, ka thënë se organizatat, duke vepruar individualisht me kompetencat e tyre, nuk krijojnë trysni të mjaftueshme politike për të qenë të kyçura direkt në politikëbërje, andaj duhet bashkuar për të dhënë efektin e tyre.

Si e mori lejen avioni turk që dërgoi “gulenistët” nga Prishtina në Stamboll


Brenda 24 orësh, aeroplani i ‘Birlesik Insaat’ kishte arritur ta siguronte lejen për aterrim në Kosovë, leje e cila përveç që ishte dhënë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, kishte devijuar edhe qëllimin.

Këtë fakt e ka pranuar edhe drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj, i cili ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, duke thënë se kompania fluturuese i ka mashtruar autoritetet kosovare.
Si e mori lejen avioni turk që dërgoi “gulenistët” nga Prishtina në Stamboll
Për këtë, Gjonbalaj ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime por që kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës. Gjonbalaj ka pranuar se pas miratimit të një fluturimi komercial nga MI-ja, Agjencia bën kontrollimin e aeroplanit dhe asnjë pasagjer nuk mund të hyjë pa kaluar përmes Agjencisë por kjo nuk kishte ndodhur me aeroplanin që po i bartte gjashtë personat për në Turqi.

Tutje ai ka bërë të ditur se kompania mund të dënohet deri në 1 milion euro gjobë. Ministria e Infrastrukturës nuk kishte dhënë shumë detaje për fluturimin misterioz që me vete mori 6 turqit e arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje elektronike, Argjend Zejnaj, këshilltar i ministrit Pal Lekaj, në kohën e arrestimit, kishte treguar për KTV-në se aeroplani i kompanisë turke kishte aplikuar për leje fluturimi jo të rregullt/charter 48 orë para fluturimit. Ministria nuk ishte përgjigjur as në kërkesën e televizionit.

Dushan Kozarev: Institucionet e Serbisë janë në Kosovë, po ndërtohet Lugina e Diellit

Në Këshillin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë sot është folur për raportin e Punës të vitit 2017 të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kozarev: Institucionet e Serbisë janë në Kosovë, po ndërtohet Lugina e Diellit

Dushan Kozarev


Duke raportuar për të, zëvendësi i Marko Gjuriqit Dushan Kozarev, ka vlerësuar se vjet Serb ia ka dalë të ruajë institucionet e veta përkundër shumë presioneve nga Kosova, transmeton Koha.net.

"Të arriturat dhe suksesi më i madh i Serbisë në Kosovë në vitin 2017 është se Serbia ia doli t’i ruajë institucionet e veta përkundër se pati presione ndaj tyre", ka thënë Kozarev dhe ka shtuar se gjatë vitit të vjetëm Zyra ka ndërtuar dhjetëra objekte kishtare, ka ndihmuar 500 amvisëri bujqësore si dhe është punuar në mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të njeriut.

Ai, siç përcjell portali kossev, duke folur për kthimin dhe mbetjen e serbëve në Kosovë, ka thënë se procesi është i vështirë dhe i kufizuar, ndërsa ka përkujtuar se po vazhdon projekti “Lugina e Diellit” për kthimin 300 familjeve.

Gjatë prezantimi të raportimit Kozarev ka folur edhe për Gazivodën. Ai ka thënë se Serbia po përpiqet tga mirëmbajë atë edhe pse Kosova shpesh kërcënon se do ta marrë nga Serbia.

Për Trepçën ka premtuar se do të pengohet marrja e saj nga Kosova ashtu siç është penguar edhe marrja e Brezovicës”.

“Logjika e Kosovës, me të cilën nuk pajtohemi, është se ajo mendon se të gjitha asetet në territorin e Kosovës pas vitit 1999 i takojnë asaj”, ka thënë Kozarev.

Sipas “modelit gjerman-gjerman”, Kosova do të përfundonte nën Serbi

Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Akademik Prof. Dr. Mehdi Hyseni,Ph.D


Imponimi i “modelit gjermano-rus” Kosovës, do të rikthente, JO vetëm Kosovën nën Serbi, por edhe luftën e ftohtë në Evropë!*** Nuk ekziston kurrfarë “modeli mes dy gjermanive”, por modeli i kompromisit perëndimor – lindor - Sovjetik (1945-1990)!

Një kompromis i tillë historiko-politik, diplomatik dhe ushtarak mes fuqive të mëdha perëndimore (Amerika, Britania e Madhe dhe Franca) dhe Bashkimi Sovjetik si shtete aleate dhe fitimtare kundër nazifashizmit hitlerian, është arritur në “Konferencën e Potsdamit, më 17 korrik 1945, me ç’rast këto shtete, Gjermaninë e ndanë në katër zona okupuese, ku secila prej tyre kontrollonte pjesën e vet”.


Prandaj, plotësisht është gabim lëndor të thuhet dhe të shkruhet kinse për “modelin e dy gjermanive”. Kështu, diçka nuk mund të gjesh në literaturën e historisë së marrëdhënieve politike ndërkombëtare e as të së drejtës ndërkombëtare, sepse copëtimi i territorit dhe i popullit në Republikën Demokratike Gjermane, nuk është bërë për arritjen e ndonjë kompromisi politik mes gjermanëve perëndimorë dhe lindorë të “ dy gjermanive”, por vetëm në relacionin Perëndim – Lindje ( SHBA, Britania e Madhe dhe Franca dhe Bashkimi Sovjetik).

Nuk ka asnjë dyshim se një copëtim i këtillë i Gjermanisë nga shtetet e theksuara, tri vite më pas (1948) evoluoi në krizën serioze të Murit të Berilinit”, ku për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zuri fill Lufta e Ftohtë mes SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Si rrjedhim, një vit më vonë (1949) formohet Republika Demokratike Gjermane nën tutelën dhe “kapelën” e Bashkimit Sovjetik si kundërpeshë dhe si formë specifike e luftës së ftohtë kundër Amerikës dhe Evropës Perëndimore.

Logjika doktrinare dhe praktike e fillimit të luftës së ftohtë nga ana e Bashkimit Sovjetik ndikoi që edhe Amerika me aleatët e saj evroperëndimor të ndërtonte strategjinë e saj mbi bazën e sistemit rajonal të sigurisë kolektive. Për këtë qëllim formoi Paktin NATO (4 prill 1949) . Mirëpo, gjashtë vite më pas ( 14 maj 1955) Bashkimi Sovjetik formoi Traktatin e Varshavës si kundërpërgjigje Organizatës së Atlantikut Verior, si dhe formimit të pakateve të tjera rajonale me bazë politike, ushtarake dhe ekonomike siç ishin “ANZUS ( 1951), SEATO (1954) dhe CENTO (1955)” .

Kjo ndarje politike, ushtarake, ekonmike dhe gjeopolitike e botës, bazuar logjikën e politikës së forcës dhe të garës së armatimit bërthamor të dy superfuqive botërore (SHBA – BRSS) krijoi bazën e hekurt të luftës së ftohtë dhe të përdorimit të politikës së forcës në sistemin bipolor të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (1948-1990).

O, ladutë, nuk ka pasur “model gjerman-gjerman”, por model ruso-perëndimor!

-Ndaj, bashkëpunimi, afrimi dhe komunkimi i gjermanëve lindorë nën Rusi me vëllezërit e tyre gjermanë në Berlinin perëndimor, është zhvilluar aq sa kanë lejuar interesat politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Këtë, ndër të tjera e ka dëshmuar edhe ngritja e Murit të Berlinit me betonarme e me tela gjembaçë (1961-1989), që mbi të dhe rreth tij janë vrarë qindra e mijëra gjermanë lindorë në përpjekje për t’u arratisur në Berlinin Perëndimor (1961-1989).

-Ja, ky ishte “modeli gjerman-gjerman”, o të marrë, o kokëkrisur, o tradhtarë, o shitës të Kosovës!

Sipas “modelit të dy gjermanive”, Serbia do ta rikthente Kosovën nën obrellën e saj kolonialiste shekullore (1912-1999), ashtu sikurse Gjermania Perëndimore, që e riktheu Gjermaninë Lindore, më 1990.

Mirëpo, kjo do të ishte një padrejtësia më e madhe ndaj Kosovës, sepse as territori e as popullsia e saj me mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nuk kanë asgjë të përbashkët me serbët, me territorin dhe me Serbinë kolonialiste, por vetëm me Shqipërinë, me shqiptarët dhe me territorin indigjen të tyre, ashtu sikurse Gjermania Perëndimore me gjermanët dhe me territorin e Gjermanisë Lindore Demkratike.

Pra, një model i këtillë i “dy gjermanive”, do të mund të t’u imponohej shqiptarëve dhe Kosovës së Shqipërisë, vetëm sikur Serbia të ishte Shqipëri dhe sikur serbët të kishin qenë shqiptarë, sikurse gjermanët që ishin i njëjti popull (jo dy popuj të ndryshëm gjermanë dhe ruse) dhe i NJËJTI TERRITOR GJERMAN, JO dy territore të ndryshme gjermane-ruse, siç është rasti konbkret i DY TERRITOREVE TË NDRYSHME shqiptare – serbe, i DY POPUJVE TË NDYRSHËM SHQIPTARË DHE SERBË DHE I DY SHTETEVE TË NDRYSHME KOSOVA DHE SERBIA.

Ky rast i Kosovës dhe i Serbisë asgjë nuk ka të përbashkët-simetrike me ish-modelin famëkeq të copëtimit të dy gjermnaive (1949-1990) mbase si vumë në dukje më sipër, është fjala për të njëjtin komb dhe për të njëjtin territor gjerman, jo ruso-gjerman.

“Modeli i dy gjermanive” Kosovën nuk e shpie në Nju-Jork, por në Beograd, “o tradhtarë, o kirenarë”… tebdilë si barinjë… hosanna, baraba…” të Fan S. Nolit !(albanaipress, nëntor 2012)!

Nuk mund të jesh diplomat i mirë dhe i suksesshëm i popullit dhe i vendit tënd, nëse në radhë të parë, nuk e njeh historinë e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Njëherazi ky është kusht i domosdoshëm për ta njohur edhe të drejtën ndërkombëtare.

Mirëpo, ky kriter nuk vlen për kryediplomatin dhe për diplomatët “qebapxhinj” të Kosovës (të akredituar në Uashingnton dhe në metropolet e tjera të Evropës), sepse politikën dhe diplomacinë e bëjnë sipas “standardeve” dhe interesave nepotiste grupore, klanore, mahallore, nahijore, provincialiste dhe partiake të bajraktarëve të tyre. Ndryshe, nuk do të kishin pranuar kurrfarë dialogu me krerët serbë të Beogradit, pa e njohur Serbia Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, duke qenë të bindur se, sa më afër Beogradit, aq më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Kjo diplomaci është e Beogradit dhe e Moskës, sepse asnjëra e as tjetra, kurrë nuk do të pranojnë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së.

Këtë e thotë, edhe VETO-ja bllokuese e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, pse të pranojmë të negociojmë me Serbinë, para se ajo ta njohë Republikën e Kosovës?!

Për ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxha “modeli i dy gjermanive qenka interesant për anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

-Përkundrazi, nëse arrihet, që kjo formulë e “dy gjermanive”, t’i imponohet Kosovës si “kompromis politik” në procesin e Brukselit (2011-2018), SERBIA E KA TË FITUAR KOSOVËN. – Ashtu si Gjejrmania, e cila pas gjysmë shekulli e rikktheu pjesën e saj lindore më 1989.

-Edhe pse në rastin konkret tonin, nuk kemi të bëjmë me “modelin e dy kosovave”, por me modelin “KOSOVË – SERBI”, që nuk kanë asgjë të përbashkët, ashtu sikurse “modeli i dy gjermanive”, siç shpjeguam më sipër.

-Sigurisht se një model i tillë, i tjeklauar, që nuk përkon as me kohën e as me realitetet e krijuara në Evropën Lidore dhe Juglinodre (1989-2018) për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, “është interesant” vetem për ish-kryediplomatin e Kosovës, Enver Hoxhaj , sepse ai konsideron se me pranimin e tij, Kosova do të anëtarësohej më shpejt në OKB!

Mirëpo, kjo është vetëm një miopi dhe utopi diplomatike, sepse një model i tillë stereotip, që tanimë i përket të së kaluarës historike të shekullit XX të marrëdhënieve ndërkombëtare të luftës së ftohtë, Kosovën nuk do ta çonte në OKB, por do ta justifikonte mosnjohjen e saj nga ana e Kombeve të Bashkuara, duke i “rezervuar” rikthimin gradual të saj nën ombrellën e sovranitetit kolonial të Serbisë së Madhe. Ky do të ishte “efekti pozitiv” i afrimit të Kosovës me OKB-në në favor të Serbisë së Aleksandar Vuçiqit (president) të Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe minister i Jashtëm).

Këtë të vërtetë, hoxhistët, thaçistët, pacollistët, hajredinët dhe veselët… , duhet ta dinë se, Republika Demokratike Gjermane nuk ka hyrë në OKB si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve me Republikën Federale të Gjermanisë Perëndimore (pa e njohur reciprokisht njëra-tjetrën), por në saje të influences, të ndërhyrjes dhe të diktat direkt të BRSS-së (si superfuqi botëroire) në OKB .

Ndërkaq, sot, edhe pas shembjes së BRSS-së, me Kosovën po ndodh e kundërta, edhe pse Kosova ka mbështetjen e Amerikës (si e vetmja superfuqi botërore) dhe të fuqive të mëdha të BE-së, kjo nuk është anëtare e OKB-së, pikërisht pse Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ky është problemi i subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, që e ka shkaktuar VET0-ja e Rusisë dhe abstenimi i Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, duke marrë parasysh këtë fakt, pranimi i “modelit të dy gjermanive” si kompromis eventual politik i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën patronatin e BE-së për zgjidhjen e problemit të Veriut të Kosovës, në negociatat e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (qoftë në nivel presidentësh a kryeministrash), do ta zhvleftlsonte Planin e Marti Ahtisarit dhe, në vend të tij, do të vinte në shprehje ndonjë plan tjetër, sikurse dikur “Plani Z 4” sipas të cilit minoritet serb në Kroaci i garantohej autonomia e plotë politike dhe territoriale brenda territorit dhe shtetit sovran të Republikës së Kroacisë.

Në të vërtetë, ky edhe është objektivi i zhvillimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit (2011-2018), që minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës, të paktën t’i njihet statusi special i autonomisë politike dhe territoriale në kuadrin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ndryshe, refuzimi i tij eventual nga pala shqiptare, do ta radikalizonte kërkesën e Beogradit zyrtar, që në Veriun e Kosovës, të krijohej një mini “Republika srpska” e Bosnjës me lidhje të forta me Beogradin dhe me Palen, gjëqë kjo formulë serbomadhe, pa dyshim se, do të çonte në copëtimin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë kundërshtarët e kësaj teze serbe qoftë në Prishtinë, qoftë në Bruksel apo në Uashington.

Nëse diplomacia e allashtetarët dhe alladiplomatët e Kosovës, në vazhdimin e bisedimeve me palën serbe për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, do të pranonin “modelin e dy gjermanive” (pa e njohur Serbia Republikën e pavarur të Kosovës), kjo formulë, në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmonte, as nuk do ta përshpejtonte procedurën formale ligjore, që Kosova të bëhej anëtare e OKB-së në Nju-Jork (pavarësisht nga fakti se, sipas së drejtës ndërkombëtare Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB-së), por “flytrym”, pas disa vitesh, Kosovën do ta çonte në përqafimin kolonial të Serbisë.

-Po, “model interesant” për Beogradin, por jo, edhe për aderimin dhe përshpejtimin e Kosovës në OKB!

Kësifarë përfundimi naiv dhe të gabuar të kryediplomatit të Kosovës, Enver Hoxhaj, se gjoja zbatimi i “modelit të dy gjermanive po e bëjka “interesant anëtarësimin e Kosovës në OKB”, mund ta japin vetëm ata që nuk kanë lidhje me historinë, me politikën, me diplomacinë dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse ribashkimi i dy gjermanive në viitin 1989 pas rrëzimit të Murit të Berlinit, nuk është bërë si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve të tyre, të cilat, nuk e kanë njohur njëra-tjetrën gjatë periudhës së luftës së ftohtë (1948-1989), por si rezultat i angazhimit maksimal dhe të drejtpërdrejtë të politikës së jashtme dhe të diplomacisë racionale të Republikes Federale te Gjermanisë Perëndimore nën drejtimin e kancelirt Helmut Kol dhe të ministrit të Jashtëm të tij, Hans Ditrih Gensher.

Gjithashtu, faktor tjetër vendimtar për ribashkimin e dy Gjermanive, ishte edhe përfundimi i kaptinës 41-vjeçare i luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), me ç’rast, së pari, erdhi në shprehje shthurja e Traktatit të Varshavës ( formuar më 1955 si kundërpeshë e Paktit të NATO-s), përkatësisht shembja e përjetshme e Bashkimit Sovjetik si superfuqi botërore. Këtë oportunitet historiko-gjeopolitik dhe diplomatik të prishjes së sistemit bipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, Gjermania Perëndimore me në krye kancelarin Helmut Kol dhe me ministrin e Jashtëm Hans Ditrih Gensher, diti ta kapitalizojë në favorin e rikthimit të së drejtës historike të popullit gjerman mbi territorin e vet. Kjo strategji kombëtare dhe shtetërore vizionare e tandemit Kol – Gensher, solli në ribashkimin e popullit dhe të territorit të Gjermanisë.

Pra, në rastin konkret, kemi të bëjmë me një popull gjerman, me një shtet gjerman, me një territor gjerman, jo me dy popuj të ndryshëm, jo me dy territore të ndryshme, jo me dy shtete të ndryshme siç janë shqiptarët dhe serbët, të cilët janë në konflikt të hapur që nga viti 1878, për shkak të pushtimit, të kontestimit, të kolonizimit dhe të aneksimit të territorit indigjen të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky konflikt shekullor, si dhe gjenocidet e kyera qindravjeçare të Serbisë dhe të serbëve mbi shqiptarët dhe mbi territoret e Shqipërisë etnike, janë pengesa kryesore, që vetëm Kosova të hyjë në çfarëdo dialogu a negociatash me Serbinë, pa involvimin e Tiranës zyrtare dhe të shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

“Modeli i dy gjermanive” nuk është substitut i “Planit të Marti Ahtisarit”, por antitezë e tij, që shpie në zhvlerësimin gradual të statusit të pavarësisë së Kosovës!

Se formula e “dy gjermanive” nuk u bie tamam Kosovës dhe Serbisë, kam shkruar që në vitin 2007 (si dhe në tetor 2012), kur diplomati gjerman Volfgang Ishinger e propozoi si opsion për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Mirëpo, Beogradi dhe Moska e patën refezuar atë si të papranueshme për palën serbe. Si rrjedhim i dështimit të bisedimeve serbo-shqiptare në Vjenë, nën drejtimin e emisarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, OKB-ja ia imponoi Serbisë dhe Kosovës, “Planin e Marti Ahtisarit”, sipas të cilit, Kosova më 17 shkurt 2008 fitoi pavarësinë unilaterale nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 22 shteteve të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe pse “ Plani i Marti Ahtisarit” ishte në kundërshtim me të drejtën historike, me të drejtën legjitime, si dhe me të drejtën e plotë të vetëvendosjes ngaqë popullit shqiptar të Kosovës iu mohua e drejta demokratike e deklarimit të tij me Referendum për statusin politik të Kosovës, si dhe në anën tjetër minoritetit kolon serb i njohu më shumë të drejta sesa që i takonin sipas së drejtës ndërkombëtare, posaçërisht kur është fjala për “decentralizimin” ekstraterritorial të Kosovës, “Plani i Marti Ahtisarit” i hapi rrugë Kosovës, që të shkëputej nga Serbia kolonialiste.

Gjithashtu, “Planin e Marti Ahtisarit”, e mbështeti edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, ku sipas Opinionit Këshillëdhënës të saj, shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Megjithëkëtë vlerësim të kualifikuar juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia nuk e njeh as “Planin e Marti Ahtisarit” e as Deklaratën e shpalljes së pavarësisës së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ky është motivi thelbësor, pse Serbia (postfestum, pasi e ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën shqiptare) e ka kurdisur dhe, ua ka imponuar një dialog të ri Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Amerikës, që do të thotë nuk është fjala vetëm veriun e Kosovës, por për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.

Kjo është arsyeja, pse politika dhe diplomacia e Beogradit është në kërkim të medeleve të ndryshme autonomiste evropiane, në saje të së cilave, kolonëve serbë në Kosovë, do t’u mundësonte krijimin e kantoneve autonome politike dhe territoriale sipas “sistemit të decentralizimit” të komunave serbe në Kosovë, duke filluar me eksperimentin e parë në Veriun e Kosovës, i cili qe 18 vite është jashtë sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...