2018-05-29

RAMI KAMBERI : CIKËK POETIK



Image result for RAMI KAMBERI

U lindi më vitin 1960 në fshatin Gajre të Tetovës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Tetovë. Studimet deridiplomike dhe pasdiplomike i ndoqi në Prishtinë, në Fakultetin e Filologjisë – Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë dhe, merret me kritikë letrare, publicistikë dhe historiografi.Është pedagog universitar në Tetovë.

Jeton dhe vepron në Tetovë.

Ka botuar:

Sy Sharri e Kosovë,
A plaket liria,
A kanë orë varret,
Pikëpamje,
Ikona e Kushtrimit të Lirisë etj.


Poeti shqiptar Rami Kamberi kryefjalë më shkronja floriri e ka ATDHEUN,NËNËN,BABAIN,
GRUAN,FËMIUN si dhe mendimi për të sfiduar të keqen, i shqiptuar aq herë, saqë shndërrohet në fjalë të përngjitur, në varg e reshtë, por që jep porosi për të kuptuar se si dallohet konkretja nga idealja, shpirtërorja dhe kombëtarja nga egoja e hienave dhe nihilizmi i zaptuesve e kanibalëve e tradhtarëve, të cilët s’kanë të sosur mbi faqen e tokës shqiptare të planetit Shqipëri.


PËR TA KUPTUAR SHQIPËRINË

Mësoje gjeografinë e varreve

për ta kuptuar Shqipërinë



mësoje gjuhën e durimit

për ta kuptuar Shqipërinë



mësoje udhën e lirisë

për ta kuptuar Shqipërinë



PËR TY TOKË ARBËRORE

Për ty tokë arbërore

Betohem në Zot e flamur, besa- besë

Ashtin do ta bëjë penë, gjakun ngjyrë, lëkurën fletore

Nuk lejoj dot, të mbetesh pike e pesë.



VARRET FLASIN




A kanë orë varret



Se po u vonuam

mund të zhbëhet kufiri



pas a dot kemi baltë e dhe

tokë e atdhe



a kanë orë varret


DUA TË JETOJ



Nëse nuk jam

më zgjoni nga gjumi i vdekjes



nuk i ka hije gjumi lirisë



Atë ditë kur vjen ajo

Dua të jem zgjuar



Edhe i vdekur nëse jam

Më nxirrni gurë kufiri

Të bëhet tokë me shenja



Kur të vijë liria

Kur të bashkohet Shqipëria


FISI IM


i kishin hije
edhe vdekjet
merreni me mend
sa hije i kishin
lindjet

Fshati im

gur i mbërthyer
ujë i kulluar
aty
dhembje
aty
stoli
sa një Shqipëri

Gjyshi im

akordoi orë
livadhit të madh
stinëve
u bë penel
u bë penë
Guri Shqipes
Shkumbini
i njohën mjeshtërinë

AJO (gjyshes sime)

ajo
ishte rritur
mbi rrugët e gjakosura
në Sharr
veshur me të zeza
moteve
oborreve të burgjeve
në pritje
ardhmërinë
ajo
sypatrembur
vuri nishan
në shumë pushkë
kullës
pararojë
ajo
ma mësoi besën
ngjyrën e atdheut
sa herë dëgjohej
krisma e armëve


Nëna ime


e fortë
e fortë
je
nëna ime
s’të trembin
rrudhat
ulli në ballë
as flokët e thime
e fortë
e fortë
je
nëna ime

Babai im

plisin
sa një qiell
Sharrin
zgjonte nga heshtja
rrënjët lëshonte
në zemrën e tokës
sa një diell

Unë

zhurmë loje
jehonë kënge
tokës i marr erë
erë djerse e gjaku
era
të luaj valle
në lëkurën time
për një fjalë të vetme
bëje ose vdis
Shqipërinë
ëndërr
zhgjëndërr
që të rri në sy
unë
zhurmë loje
jehonë kënge
bëje ose vdis
Shqipëri
një fjalë goje

Amanet

mos harro bir
të jesh rreze lirie
ngjyrë flamuri
kufi Shqipërie

Për ty tokë

Natë nëpër shekuj
Emërova
Rrugët
Pa fund
Takova
Ditët motet
Qielli e toka
Gjakonin
Hise e kujt je
Nëna e plis bardhëve
Arnonte tokën
Qëndiste flamurin

Kosovë

Kosovë
Mote vare mbi supe
Ec e ec
Deri te durimi
Rrugëve të botës
Kërkoje lirinë
Ajo rritej në gjak
E në krismë pushke
Maleve tua

Shkumbi

Për liri
Përsëri
Burim
Më ka Sharri
Djep Vardari
Si në ëndërr
Si në zhgjëndërr
Eci e s’ndalem
Në Egje
Dhe sot
Si në Iliri
Përsëri
Mbretëria e truallit
ESHTRAT – urë kohe
Tok me gjuhën
Tok me fiset
Rilind trualli

ILIRI

Kullat hi i shenjave
Nga hiri i kullave
Bëmat e fisit
Bënë kohë
Në shtjellë
Kujtimet dëshmi
Mbretëri e truallit
ILIRI
Damarët e gjakut
Më mbajnë gjallë
Damarët e gjakut
Të nënës e tokës
Abetare e jetës
Nuk më la vetëm
E mundi vdekjen
Ditët e kohët
Varur në emrin tim

Nëpër damarët e gjakut

Në udhëtim
I rreshtuan kafkat pa kthim
Etnocid
Sollën kafkat
Vëllazërim – bashkim
Pa kthim
Kolonizim
Rreshtuan mote
Në vendin tim
Një ditë erdhi
Krismë e pushkës

Vajet

Shkreptimë rrufeje
Vaje
Mote të liga
Qiellit tim
Ia nxinë hapësirën
Tokës sime
Shkreptimë rrufeje
Vaje
Motet prenë kufijtë
Përgjakën tokën
Qielli shtatzënë
Polli rrufe
Vaje

Shqipëri

Gjumi ikën qepallave
Botën shikon me sy hapur
Kosova m’i prishi ëndrrat
E përfletur-a viteve
Dita
Është imja
Drita
Kur vjen bashkimi
Nuk heshtet më
Kosovë
Çamëri
Gjuhë e gjak
Gjumë e ëndërr
Shqipëri

Sot bota

Në amfiteatrin e shekullit
Bota korrigjon gabimet
Loja vazhdon
Unë vritem si në skenë
Ti digjesh si në lojë
Historia nuk bëhet
Për një ditë
Në skenën e amfiteatrit
Ballkani ka aktin e tij
Përgjumen aktorët
Nga tmerri
Kufijtë marrin zjarr
Derisa të digjet
Përgjumja e botës

Ballin e kemi dëshmi

Për emrin tonë
Ballin e kemi dëshmi
Për gjakun tonë
Tokë e qiell
I kemi dëshmi

Takimi ynë
Iliri
takimi ynë i pa kryer
lindi nga hiri
kështjellë vetmie
lindi nga gjaku
kënga jonë e përgjysmuar
nëse bëhet nuse
i vëjnë kurorë


Teutë


Perendi e lashtë
Apo ëndërr e keqe
As nuk u mësuam me ty
Tërthoreve udhëkryqeve
Perendi e lashtë
Apo fjalë e reme
Ngrijnë udhëkryqet
Nga pritja
E ardhjes tënde

AMERIKË

Legjendat kanë rënë në gjumë
Nga oshtima jote
Kur u zgjua gjaku
Ti ishe tokë e qiell
Kur t’i dhash plagët
M’i ktheve prapa
Nuk kishin emër
U nis rruga
Dhe erdhët bashkë
Tokë e emër


Për ta kuptuar Kosovën


Mësoje gjeografinë e varreve
Për ta kuptuar Kosovën
Mësoje gjuhën e durimit
Për ta kuptuar Kosovën
Mësoje udhën e lirisë
Për ta kuptuar Kosovën

Shqip

Sot mos heshtni
As mos këndoni
Sot bëni emër
Sot mos vajtoni
As mos bëni gjëmë
Sot rrugën bëjeni shqip
Sot mos ngadhënjeni
As mos vdisni
Sot varret u flasin shqip


Kthehem prapë


Në rrugën e parë
Të gjej emrin
Në kështjellën e parë
Të lë varrin
Në greminë mali
Të ruaj gjakun
Kthehem prapë
të mos i harroj rrugët


Marr me vete


Marr me vete fjalët
Plagët përgjakjet
Kafkat i marr me vete
Që ta kem vdekjen tamam
E marr me vete pranverën
Pushkën plumbin gishtin
Varret i marr me vete
Që ta kem tamam atdheun


Prushi i fjalës


Fjalët kanë zjarrmi
Nga prushi i lirisë
Ma përskuqin fytyrën
Sytë gjuhën
Ma marrin drurin e varrit
Dhe më thonë
Paç fat të mirë

Valle

Vallja u përgjak
Nuseve iu ngri hapi
Shamitë mbetën ne qiell
Nuk i arrinte zjarri i tokës
Vijnë stinët
Dhe vijnë nuset
Dhe vijnë shamitë


A kanë orë varret


varret flasin
mund të zhbëhet
kufiri
po u vonuam
pas a do të kemi
baltë e dhe
tokë e atdhe

Beteja

shpalosen
ditarët e të humburve
haraçi
thërret fitimtarët
fuqi
fuqi
në dhe për dhe

Këndo

mbylla sytë
në ëndërr
më kthehet
vuajtja
të vdekurit
më thonë
në varrin
e ëndrrave
s’ka jetë për ty
këndo
Hijet shterpe
para syve
ushtar
natyra mort
liria
përmbytje në diell


Trishtim


lakuriq
i pa vendosur
çka bënë
në qytetin tim
të tjerët
t’i gëzosh

Në sytë tonë

rrufetë e gëzimeve
pushuan
sytë
rreze të shpresës
zemra
pëlciti
plehu i rehatisë
lulëzon
koka
në vaj

Dua të bëhem gur

për buzëqeshjen
e këngës
dua të bëhem
gur kufiri
ditën e bashkimit


Ejani të këndojmë


zjarri
mund të shuhet
prushi
mund të vdes
ejani të këndojmë
se korbi
do të shtegtoj
mbi çati
tymi do të ik qiellit
Vijëza ndarëse
më ndjek
ngado
më pagëzon
si do
shqiptar
kosovar
çam
më pagëzon
e më pagëzon
Të çuditshëm jemi ne
heshtim
për inat të ndarjes
tradhtohemi
për inat të bashkimit
e murosim vdekjen
për inat të jetës

Ai
u lind
u rrit
vdiq
e deshi zoti
në botën tjetër
si na
Ora e fitores
fitore
fitore
ashti në zjarr
emri
tokës i mungon
gjënë e gjatë
ne vallëzojmë
fitore
fitore
Humbje e dyfishtë
pas,
atdheut,
liria…
iku
pas.
E vërtetë
themi
themi
lirinë,
lirinë, liri…
bashkim,
bashkim, bashkimi…
ne krejt në jerm
Një karrige
çlodhet,
populli
në qytet
karrigen
dielli e martë
kur ha mish njeriu
Kjo pranverë
dallëndyshet
i mbetën vjeshtës
dashuria e amshuar
tokës
vaj
nënës sime
Ngjyrat
robëria
shpirtin jep
kësaj nate
hipokrizia
u plas për dhe
ngjyrat
buzëqeshje
Kameleonët
një mijë ngjyra
hileqare
veshin
çështjen kombëtare
besa-besë
burri-burrë
krisma
si pa kurrë

Historia
pas luftës
nën hijen e flamurit
njëmijë ngjyra
dielli
mungon
rretë
uluri-më
krisma në ecje
Me fytyrë
një natë
e putha
ditën
dhembjet u rrudhën
pllaka e varrit
buzëqeshi
me fytyrë
kah unë
Kullat
krenari
sofrat bujari
bebëzat jetë
ninulla lehonë
vdekja guxim
syri miqësi
shikimet besë
Deri kurrë
Atdhe
Mëmëdhe
unë,
jetim
Populli im
për
At
Dhe
një kullë
dhembje
liria
stoli
Lisi
toka
ia përkëdhel rrënjët
qielli ia përkëdhel gjethet
i lashtë
thesare-t ruan
për një shpresë të re
klithin lulëkuqet

Koha
e han njeriun
nëpër beteja
jeta
truall
botës
shikimet
i mbeten
varre
Ata pas nesh
fjalët thonë
rrufetë tregojnë
të kryqëzuar
do të mbesin
për gabimet tona
Fortesa e nderit
dritë
nga gjaku
i territ
vdekja
trishton zërin

Legjenda e re
turbull
duket lumi
i frikshëm
vrojtimi
njeriu
libër i hapur
i falet qiellit
në vend të diellit
Prapë gjak
dridhem unë
dridhesh ti
më vret
të vras
në terr
ku i kemi
sytë
Pollogu
bleron
nga gjaku
i kujtimeve
s’hesht
humnerave
të trishtuara
trimërohet
të zotëroj
emri ynë
Koha jonë
robëria
i zë vendin
lirisë
jermi-a
këndon për fitore
Marsi
një dritë e kuqe
flakëron
gurët e lumit
të rrahur
u bien kambanave
mali
nuk hesht
fushat dridhen
për bukurinë
e pafund
Pëllumbi
i dremitur
hap varrin
pret thikën
për tokën
e kufijve
të derdhur

Dje
shtëpitë përkundeshin
shtegton-te tufa
udhëtimi
pa kthim
nënëmadhja
ninulloj
Sharri
lulëzoj
lule
që çelin
nga gjaku
Mes kullave tona
errësira
harrohet në dritë
sytë
kërkojnë shkëlqim
Për një ardhmëri
Tirana,
Prishtina…
zgjuar
shikojnë bjeshkët
Lojë
duart e mbushura
me ngjyra
tmerroj
demonët
me këngë
zhbëj kufij
që pinë gjak
Shqipërie
përsëri
me ngjyra
me këngë
bëj kufij
Shqipëri
këndon lahuta
nga zilia
pëlcasin kalimtarët
në botën e pasur
sofra shtruar rin
shoqe të thonë
me buzëqeshje
i fshinë gjurmët e këngës
përsëri

Nuk them dot
vdekja
vetmi e madhe
mbi urën e lumit
s’ka kalim
jeta
hiqet nga sytë
njeriu
mbetet i trembur
lumi në gjumë
nuk them dot
vdekje
Nata ka dashuri
sonte
këtij njeriu
i lind vdekja
lulet i ikin
nga duart
vetmia mbretëron
ai harrohet
nata ka dashuri
vdekja e tij
fiket
Rrugëve dritëbardha
nën këtë qiell
dhe Dhe
merr uratë
që të mbetesh
ai që je
Dëshmori
puthi tokën
harroi plumbin
me petalet e lules
la amanetin
zgjohuni
lindi dielli
i bashkimit

Panoramë tetovare
të vdekurit
shqetësohen
buzëqeshja
pa buzëqeshje
prish qetësinë
jehona
kërkon
kriminelin e krimit
të pa falur


Lumi
i kujt është ky lum
që soset
në detin pa kufi
që ec vërdallë
dhe qesh
maleve, fushave…
shashtrisur perie
ky lum
që soset
në detin pa kufi
Lypësi i ri
kot
lutjen e ka
të butë
për dërrasë
të vdekjes
toka
vend nuk ka
për varre të reja


Motiv kohe
u kuqësua-n
fletët e librit
njeriu
u karbonizua
jetim zeza pranverë
lulet
s’i mbledh dot
zot o zot


Njeri
ngacmo sytë
mendimet
të shohësh
njerëzit
që fjalën
e përtypin
me dhëmbë
bukën
e lirisë e hanë
me grusht-a
e ti i vrarë

Në faqen e dheut
i varfër
i fyer
i burgosur
i vrarë…
i kam njëmijë arsye
për t’u bërë
luftëtar

Kohë e pakohë
e papërshkrueshme
vdekatar-re
ka gjithmonë soditje
më vrojton
në zemër


Pa dilemë
dikush
këputi luleborën
maleve të Sharrit
dikush
vrau
një zog lajmëtar
dikush prishi
një ëndërr
me tradhti
dikush
dikush
dikush
dikush mbeti
enigmë
përsëri

Dëshmi
më kërkuan dëshmi
u dhashë emër e mbiemër
më kërkuan dëshmi
u dhashë gurët rrugët qytetet
më kërkuan prapë
u dhashë dhjetëmijë vjet
të më kërkojnë
Angullime
zgjuar
zotëron
lumin e shenjtë
të trembur peshqit
vallëzojnë
Vragë
ruan ngjyrë
kështjelle
një lule
veshi
klithje-t i dëgjon

Stuhia e tërbuar
në pritje
tokën në gji
fisi
stina plotë
të reshu-ra
koha
përplot trazira
si fytyrat tona
Fjala
nga goja
në gojë
koha
nuk gjen-ë qetësi
rrugëve tona
vjershëron
Besa
të rëndon
sa toka
të ngushton
sa robëria
të jesh
një hiç
nëpër kohë

Triumf
qeshnin dje
të tërbuar
sot qeshin
të ndërsyer
na ecim
të trullosur
Shekujve
maleve tona
gjuha
e pranverës
së madhe
xixa stralli
me këngën
e krushkut të parë
Ne banojmë edhe atje
ne jemi
etërit ishin
thonë varret
e brezave thirravaje
Polai
përmendore
Mbishkrimi
vazo
e mbushur
me liri
qafa
shkruante
ruaje
për zemra
të guximshme
Fletët e mendimeve
hakmarrja
pa fund
premtimi pa zë
jetë
janë përdhosur
janë puthur
nga ligështia
mendimet

Fyelli
mes e përmes
mbigurinës
thërret
o njeri
të kalben arkivolet
lavdiplote
freskohu
pranë lumit
të jetës
që rrjedh nën dheut
nesër të pranveron


Mbigurrinë
Iliria
gdhendur në ballin tënd
të vdekurit
bëjnë luftë
Andini
flakë dyngjyrëshe
për lirinë e pafund
Orë
mes jetës e vdekjes
dëshpërim memec
vitet sa një orë
për orën
Prapë ndriçon
syri kah qielli
goja e çelur
koka përballë
trupi ngricë yllësi-e
shpirti akull
ndriçon
në emër të dritës

Shqiptar
nga faqja në faqe
luftë
nga faqja në faqe
rob
mbishkrimi
bashkim
jeta
ngjyrë historie
Lapidari
pranvera u plak
fuqi trrishta-ke
mbi kokën
e gurit
gjuha
gjelbërim
buke
lapidari
buzëqeshë
Lavdi
mbetën yje
mes fshatrave
mes qyteteve
emrat
kështjellë
koha
luftë
Emri i tij
banon
në kufomën e vdekjes
nuk lëviz dot
piskamë skëterre
themi ne
Sytë
e kokës
e zemrës
janë sytë e mi
që presin
këngë
lule
Pesha e fjalës
nënë
babë
rëndon njësoj
bukë
ujë
rëndon njësoj
Atdhe
Liri
rëndon njësoj
në të gjitha buzët
që duan jetë

Ecja nëpër flakë
koha
kohë
unë
bir urie
bir trimërie
thinjat
m’i numëron
shpirti i madh
kulla strehon
oshtimën e fjalës
ecja
nëpër flakë
Asnjë gjurmë
në librin e dosjeve
demon i lirisë
qanë
për veten
pse vdekja i erdhi
në shtrat
duke qeshur
Mendim
plagë varri
njeriu i çmendur
ruan germat
e paprekura
nga bishat
fundit të këtij dimri

Vrapim i çmendur
viteve të kobshme
librat
bënë gara
njeriu pyeti
sa është ora
agimi
nuk ishte
siç ishte
Mbishkrim në sofër
fyelli
çiftelia
lahuta
flasin me yje
gur i varrit
u flet metropoleve
Romë
Stamboll
Moskë
Londër
Kastrioti
u fton në sofër


Liria
na erdhi
as ta gëlltitim
as ta pështimë
pagjumësia s’pushon
trupi duron
Sot
liri
kush të nduku
nga ëndrrat
tok me premtimet
para kohe

Pas luftës
Sharri plak
në mendime
kulm i betejave
plagë e tradhtisë
në ecje

Një shikim e dy sy
për emrin
e tokës sonë
vargje të reja lindin
guri do të pëlcas
nga cicërima
unë jam
i kësaj toke

Durimi mori fund
udhëtimi
pa kuptim
ngjyra jete
mes kufijve
qyqarët
me dekorata
emri
pikë e pesë


Vdekja
lakuriq
përpara amshueshmërisë
jeta
qortim biografie
vdekja
vishet
Indiferent
frika
përgjigje
dielli në thirrore
të shtangur
njerëzit vështrojnë
rrëmujën
Me kullë të hekurt
trembin terrin
malet lëkunden
plisat
vdesin e lindin
sy më sy
ardhmëria

Dielli
luan
me yjet e zjarrta
toka
luan
me zjarrin e vullkaneve
shi
borë
zoti i etshëm
Motet
çmenduria
me lëkurë
dimrit
kokë e zhytur
në dëshprime
loja
vazhdon
Mëso
ironinë e kohës
prej ajrit
shpresës
të mos mbetesh
i humbur


Prania jonë
u mbush lumi
plagët
majë maleve
gjaku
ngjyros emrat
deri atje
ku shihet
shtegu im
Kullat kanë moshë
në gjak
terrin e pinë
buzëqeshjen
ia qepin
maleve të Sharrit
me tokë
me bajrak
në gjak
Gurët e mi
kandili
në Prizren
natën e pi
kafkat e pluhurosu-ra
pillojnë kohën
syri me afshe
lirie
Pagjumësi
libri
histori kombëtare
gishti
ndjek fiset
mbretëritë
gjejnë
datën kur u lindëm
Mos hesht
unë
u rrita
për këto mote
mos hesht
kulla ime
Në emër të zotit
rruga
rrugëton
nata
robëron vargje
zoti
është një
vizioni i tij
u pi


Për ujë
e etur
me peshën e origjinës
dimrit të madh
ushton
ta kuptojnë
perënditë
për etjen
Kur bie shi
buzëqesh
perëndia
njeriu
i etur
për lojë
Gajre
kullë e thinjur
emër ke pasur
sytë e Shqipes
këngë
fyellin e gurit
dashuri

Ditë kobi
më thonë
puthe vdekjen
e emrit
nëpër birë
të gjilpërës
bëhu kështjellë
me ngjyrë
me emër
të ri
Tradhtia
me shekuj
gjarpëron
mbi tokën tonë
na përqafon
na puth
e ne
skuqemi
nga ngjyra e gjakut
Fjalë bote
ligjet
frikësojnë
jetën
si në përrallë
jetën
që trimëron
të mbetesh gjallë

Pishtari i kushtrimit
(kushtuar Rafi Halilit)
jetën
lënë peng
këngën
të përsëdytet
dëshirën
bashkimit
urtësinë
moteve të ardhmërisë
Pus malor
për çdo agim
në gjakun
e trupit tim
endet
Shkumbi
akull
s’duroi
përbiu
acar e stuhi
qesh
në ecje

Poeti i maleve
nënshtron murrlan-et
nga mali në mal
nga bjeshka në bjeshkë
përplas vdekjen
dhuron jetën
Pena
të jetojë
u bë gjak
flamur
përballë
buzëqeshjes
libër
Mos
mos,
mos ma merr
penën
është kënga ime
mos,
mos ma merr
penelin
është jeta ime
mos,
mos ma prek tokën
është koka ime

Bashkim
mungesa
më frikëson
bëhem zog
fluturoj
të të gjejë
Gjaku
mbi fletë
qëndrese
qëndis historinë
më tha nëna
biro
kështu rrëfen
çiftelia
Jeta e poetit
trupin
stoli eshtrash
rrugëve në ecje
i vetmuar
sofra
një copë bukë
shtrati
fletë dhe libra
pagjumësive
gapërro-n
në jetë
për jetë
Për këto male
robëri
je
tepër e ngushtë
për shpirtin
që do
liri
Buzë detit Jon
desha
t’ shuaj etjen
të shëroj plagët
valët
që më ledhatuan
ballin
përsëri
ma shtuan etjen
m’i hapën plagët
o zot
ma tanë detit
përkundë djepin
një Shqipëri




Kali Trojës
erë e madhe
e tallasitur
troket
e dëgjoni
hingëllimën
trokun e kalit
ulërimën
që diellin hesht
e dëgjoni
erën e madhe
si hiena
globit harbon
gjashtë gishtërinj
përkëdhelin tokën tonë
urithët
ia kërkojnë zemrën
ne
pa zë
koha akullon emrin
bashkim
e dëgjoni
hingëllimën
trokun
prapë trokasin
në dyert tona
bashkë me erën e madhe
Madhështia e mëngjesit
daullja e kohës
jehonë
dielli u qarkua
me rrethe gri gjak
me plloshën e tokës
damarët vdesin

Natë
fjalë të copëtuara
dritë nate
shikimi tinëzar
kafshon
gjaku
hedh dritë

Era
stuhi
shi
motit i prinë ujërat
era
han gjethet
lisat
tmerrohen

Koha
mungojnë
orët
zanat
laureshat
kali mbi shkëmb
shqelmon
hënën
që premton
diell

Feneri i turpit
Ndriçon
me boçën e kujtesës
ne i mbyllim sytë
në pritje të ditës


Në bisht të syrit
mes dy kodrave
ecte nata
dita
kërkonte
vend të ri

Një këngëtar
shkrepi pushka
nata zbardhëllo-i
kënga
e ruan
me xhelozi


Kujtimet
sot
i varros
vdekja mbyllet
çilet lindja
o njeri
mos ma mbush
qiellin me harrime


Kryqëzimi
zoti e di
pas kreshtave
freska
flet
bashkë me ca shkresa
digjeshim në flakë
shikimet plotë
shpresë
për dashuri
Ilirie

Rrugën e bëj vetë
të gjej kohën
që më kishte braktisur
e s’më kishte vrarë
në ecje
nga të gjitha anët
trishtim
Mjegull moti
heshtjes dhe durimit
u pushojnë eshtrat
dëshirat
u zvarriten mbi tokë
sa tmerr
vrap i kohës
Korbat
o njerëz
nuk pendohem
e kam parë
nën kupolën e kishës
në minare të xhamisë
korbin
princ i hijeve
bashkë me korbat
hanin mish njeriu

Gjuha e dhembjes
syri
shikim i bukur
pritja
rri varur
në bashkim
trupin
koha akullon
shpirti i dridhur
gjak pikon

Jam forcë e gjenit

të lutem
motër
ri-qajë
të gjejë ditën
e motit të madh
në pëllëmbën e dimrit
të qeshem
Bora
bie pa rreshtur
flet
globi
me gjuhë nervoze
sytë i falen zotit
për mëkatet
Qeshjen tënde
trishtueshëm
të pikojnë lotët
qerpikëve
Gurë-shqipe
unë
çlodhem
mbi buzëqeshjen tënde
Kjo rrugë
merr emrin tënd
ata
ulin krahët
botës
vrapon
kali i bardhë

Në tokën time
sytë
të mjegulluar
shikime gjak
gjuhë e huaj
vijnë e vijnë
më kërkojnë shpirtin
më kërkojnë kullën
nga toka
nga qielli
Rreth meje
baltinë gjaku
klithmë e huti
vdekja turret
jeta
ferr
Shikimet e blerta
në sfond të zi
bëhen therorë
për një dritë
Unë
nuk kam si t’i mbrojë
Pas shiut
në rrugë
një statujë
me lot kujtimi
nga revolta e parë
midis gojëve tona
kotësi
Me sy
do të doja
të jem
si isha
me piskamë
e uluri-më


Ku të gjeta
ku më gjete mua
e unë ty
që të mbytemi
nga xhelozia
në emër të zgjuarsisë
për hir të njerëzve


Fjala
vjeshta xheloze
shpirt i harruar
zi e më zi
emër la
nga koka në kokë


Për ty
në lëkurën
e trupit tim
do t’i ruaj
vargjet
nesër
me hijen
e syrit
të më ruash
hirin

Shpirti im
në më pyet
sa të dua
mos pyet
pse derdhet
lumi
Në dridhjet e tokës
qep
kripë
nata piu ditën
flemë
yjet na ngacmojnë
lutemi
Zot
na lerë si jemi


Vdiq
vjedhësi i qetësisë
ëndërrimtari në agim
bashkë me ëndrrat
mbi dhe
njerëzit pyeteshin
vdiq
po pse vdiq
i mirë ishte

Sytë e ujkut
i shoh në pyll
dimrit të dridhma-ve
qeshem
mund të flenë
i dobët është
them
dhe prapë qeshem

Vdekja është uratë
për jetën e madhe
mëkatet
përplasen në vete
mbi faqen e dheut
shkundulisen lulet
Lulekuqja e pafajshme
qeshjen
lot
ujqit e natës
i kafshuan petalet
dita hesht


U flak guri
pas shpinës sime
prushi i moteve
mes turrës
mes urrejtjes
fjala
zotërojnë
xixat

Burimi
nxjerr përroska
nxjerr lumenj
nxjerr liqe-j
nxjerr dete
nxjerr e nxjerr
oqeane e oqeane
mos e prek
o mik
nuk ia din fuqinë

Në detin e turbullt
kambana binte
Joni lëkundej
Adriatiku dridhej
Polai
në vrojtim
kërkon Beratin
toka çahej
me një ngjyrë
gjak


Në kopshtin tim
pëllumbi
i trembur
i uritur
prej pleqërisë
u flak si coftinë
nëpër këmbët
e demit
Dikur
muret kishin vesh
rrugët kishin sy
e di
por
nuk e di
muret
a i dinin veshët e mi
rrugët
a i shihnin sytë e mi
Varr mbi varr
erërat e kobit
dheun lëkundin
hapësirat e yjeve
gjëmim
ndriçimi
fak vullkani
mi gjelojë
jetë
e re
Të shihni
do t’ua shqep
zgavrat e syve
të myshku-ra
të shihni
nga vjen
mjegulla


Rreth prushit
lojë e vjetër
puth fjalët
midis kufijve
të vdekurit
marrin të gjallët


Iliri
liri
ti ike
Iliri
korbat pinë
gjakun e fiseve
na themi
ishim ilir
ishim të lirë
në Iliri


Ngjyrat e qiellit
ftohtë
nëna lexonte
hënën
tundi kokën
për valle të reja
me hijet e serta
që ndjellshin uri
gjashtë fëmijë
u pyetëm
pse na zuri nata
në hendekun e rrugës
ajo buzëqeshi
për fjalën tonë
Një gacë
ndez zjarret
fiken yjet
për kokat e lidhura
që nuk shohin
diell

Shekulli na pi
digjemi në zjarr
na vjen era hi
kemi sy
shekulli na pi

Mitologji
mbushen kështjellat
mbrëmjeve
perandoritë
nuk përkulen
ushtarët duan luftë
figura të gdhendura
mallkojnë mbi kokë
zotin
pse ua mori zotërimin


Deri atje
shko
me kujtimin e gjallë
je hyjnor
i kryqëzuar
nga dhembjet e skamjet
shko
trego
mes perëndive
për kobin mbi tokë
Bjeshka mbi Tetovë
ikte nga fatkeqësia
bota se kuptonte
kush
shpirtin ia nxjerr
Jemi ushtri e tokës sonë
nuk jemi ushtri
e vdekjes
as e krimeve të reja
nuk jemi magji e vjetër
jemi ushtri
që lind liri
që lind bashkim
Ata pas nesh
plagët e rënda
që çelin lule
mbysin gjarprin
lartësojnë kullën
do ta kujtojnë
si në përrallë

Mos më kërkoni
mos më kërkoni
mes jush
kur të vdes
i gjallë do të jem
në bisht të korbit
në lindje e perëndim
me gjilpërë në dorë
me arnat tokë


Fara jonë
tradhtar
erdhi
nga stuhia
nga terri
askush nuk e di
kur u pagëzua
kjo fjalë
në farën tonë


Toka
e etur
pinë gjak
nuk flet

Çiftelia
shpirti e dashuron
zemra se tradhto-n
veshi e dëgjon
syri e lexon


UÇK

Shenjë e një gjuhe
Liri
Shenjë e një ushtrie
Rrugët me shenja
Nuk i humbin udhëtarët
Amaneti i Adem Jasharit
Të vdesim
E të hapim udhë liria
Tha me zë
Adem Jashari
Fjala u bë kështjellë
Këngës i erdhi zëri
Lisat u ritën në Drenicë
Qielli i Kosovës
E mori amanetin
Tha me zë njeriu
Të vdesim
E nëpër gjak
E në gryk pushke
Të hapim udhë lirie


Trim e mal
Në Mbigurinën e Sharrit
Kishte ndezur qiririn
E shpresës
Pse pak është kjo
Zu rrugën e Prizrenit
Bashkë me malin
Të shikonte si lind
Liria
Pse pak të panë sytë
Tetovë
Kudo në botë thonë
Nuk vdes huta e saj
Kënga është e vjetër
Dashuria është e re
Në netët e errëta
Këngë e hutë t’i kërkojnë
U ndezën zjarret
Po vijnë plagët
Këngët janë të përgjakura
Tetovë
Kudo në botë thonë
Nuk vdes huta e saj
Komandantit legjendar
Ç’të vuri nëna mbi pelerinë
Sy Kosove dhe qumshtë gjiri
Ç’rrugë ta mësoj hapin
T’i bëjë shteg lirisë
A t’u dridh toka
Kur i zgjove varret
Cila ishte pëllëmba jote
Që na mban kokën lart
Për rasën tonë
Ç’u bë me këngën
Ç’thotë legjenda
Edhe perënditë
Kanë kënduar
Po kënga ç’bë
Kulla është e imja
Trupin
Me dymijë e një plagë
Në mes të oborrit
Tha
Kulla është e imja
I gjallë
E i vdekur
Është e imja
Tha
Plis bardhi
Flokëzbardhur
Kulm i kullës


Nuk ta jap djepin
Djepin ngarkuar kurrizit
Unë jam mbulesa e tij
Edhe një hap se erdhe
Shqipja çukit te balli
Emrin e flamurit
Nuk ta jap djepin
Më është përgjakur balli
U dashurua
U dashurua
Në liri
E deshi Kosovën
U dashurua
Në bashkim
E deshi Shqipërinë
U dashurua në dashuri
Dhe e deshi jetën

Pritja
Kërkoje dashurinë
nëpër botë
eja dhe gjej
Kosovë
Kërkoje ikjen
Nëpër botë
Eja të lindësh
KOSOVË

Kur u linda unë
Kur u linda
gjyshi e gjyshja
kishin ndezur zjarr
të mos ngrihej buzëqeshja
hirit i kishin dhënë
ngjyrë qielli
prushit
ngjyrë dielli
kullën e kishin bërë
të bardhë
që të ecja bardhësive


Sytë e mi
Kanë gjuhë
Që e mundin harrimin
Kanë kuptimin
E emrit
Që e kishte në fillim
Kanë madhësinë
E tokës së përgjakur
Kanë mallin
për të pa ardhmen
Dua të jetoj

Nëse nuk jam
Më zgjoni nga gjumi i vdekjes
Nuk i ka hije gjumi lirisë
Atë ditë kur të vjen ajo
Dua të jem zgjuar
Edhe i vdekur nëse jam
Më nxirrni gur kufiri
Të bëhet tokë me shenja
Kur të vijë liria
Kur të bashkohet
Shqipëria

Ditari i dosjeve
Emrat u tretën kontinenteve
Populli mësoi heshtjen
Me gjuhën e dosjeve
Fliste vdekja
Emrat u tretën nëntokës
Masakrave
Dosjet thoshin
Shikimet i kishin atdhe
I kishin hartë gjeografie
Fshehur Evropës
Botë gënjeshtare


Në një gur varri
Të një shqiptari
Në dhe të huaj
Dhembje e mall e vuajtje
Dëshirë e fundit e tij
Eshtrat t’i vijnë në shtëpi
Botë gënjeshtare
Që nuk lexon kronikat
E gurëve të varreve
Të shqiptarëve


Nëse
Kur ta mësosh vetminë
Atdheu ka mbetur diku skajeve
Ruan një këngë për ty
Një këngë dashurie
Ku nuk mbetesh në shteg
Ku nuk të lënë këmbët
Në gjysmë të jetës
I vetmuar
Në ecje
Dheun e mëmëdheut
Dheun e mëmëdheut
E mori me vete
Një jetë
Thoshte
I mori erë
Erë dheu
Të mëmëdheut
Nuk e mori vesh
I humbi era e dheut
Apo dheu i mëmëdheut
Motive Sharri
I merrni me vete
Motet shpërnguljet
Sharrin e leni ku është
I merni kujtimet
Ngarkoni në shpinë
Dhe nisuni nëpër botë
Sharrin mos e prekni
Vijnë djepat
Pa Sharrin ngelin bosh
Kush i duron pastaj
Këto motive Sharri
Do të kthehem
Në rrudhat e ballit
Janë të gjitha udhët
Si u nisëm pa kthim
Kështu nënë
U plak toka
U plak nusja
A plaket pritja jote nënë
Hartat e kontinenteve
Të flejnë ballit
Dera e oborrit
Të rri në sy
U plak toka nënë
U plak nusja nënë


Nënë
Nënë
borxh tërë jetën
as nuk e thotë gjuha
as nuk i lanë emri
nënë
borxh edhe vdekjen

Jam poezia më e mirë
Ka kohë
që jam e shkruar
Para portës
të shtëpisë së vjetër
Fletët
Shkronjat
ka kohë që janë zbehur
Po,
Jam poezia më e mirë
Për nuset e reja
Epsh i pasosur
Për prostitutat
Hijeshia e ikur
Për vajzat
Dashnor i humbur
rrugëve të qytetit
Për nënat
Vajtim i trishtë
rënkim i shpirtit
që i tremb portat
Në shpirt të shtatzënë-s
Gëzim
Po,
Jam poezia më e mirë
Në dorën e lypësit
e shtrirë për lëmoshë
Në sallonet aristokrate
Piano
Në sytë e fshatarit
Mendim
Në sytë e qytetarit
Kërkim
Po,
Jam poezia më e mirë
Për sytë e vrasësit
Pendim
Për hipokrizinë e politikanit
Fëmijë
Për pushkën e lirisë
Ardhmëri
Për dëshmorët e kombit
Histori
Për armiq
Qëndresë
Për mik
Besë
Po,
Jam poezia më e mirë
Rrugëve të ardhmërisë
Libër i rrallë
për jetë
i pasosur
Dhe
për Atdhe

MARRSHONTE SHQIPNIA SOCIALISTE ME KAMPE SHFAROSJE


Nga Fritz RADOVANI:


NË BEDEN TË KAVAJËS

1948 –1950 NGA MIRDITA E MBYTUN NË GJAK NË KAMPIN E SHFAROSJES PER NDERTIMIN E REZERVUARIT TË KËNETËS SË BEDENIT…
1898 Kashnjeti i Mirditës i dhuroi Atdheut një nga Klerikët ma të nderuem e besnikë:
DON NIKOLL  LASKAJ, i cili mbasi perfundoi studimet në Seminarin Papnuer në Shkoder, u diplomue në Innsbruck t’ Austrisë per filozofi e teologji. U kthye në Atdhe mbas Luftës së Parë dhe shkoi me sherbim në Ungrej nga 1939 – 1942. Binte në sy per nga trupi i shkurtë po i hollë nga mendja dhe urtësia. Mbas 1942 shkoi në Blinisht, ku ju vue studimit të historisë së shkollave të Mirditës dhe perpjekjeve per Pamvarsi.
Mbytja e Don Mark Xhanit në hetuesinë e atjeshme ishte paralajmërim i arrestimit të Don Nikoll Laskaj, ndonse të dy ishin të pafajshem nga një kujdes i veçantë per Ta i Imzot Frano Gjinit, i cili shihte kjartë perpjekjet e Sigurimit të Shtetit  per vrasjet e Tyne.
Nga fundi i vitit 1946 Don Nikollin e arrestojnë dhe dënohet në Shkoder me 2 vjet burg, mbasi nuk kishin asnjë fakt per dënimin e Tij perveç kenjes Klerik Katolik.
Mbasi u dënue dergohet në kampin e shfarosjes së Bedenit Kavajës, ku ishin në një nga brigadat e punës së randë 29 Klerikë Katolik: Don Mikel Koliqi, Don Tom Laca, Don Nikollë Shelqeti, Don Nikollë Laskaj, Don Rrok Fisku, Don Nikollë Mazreku, Don Ndue Suma, Don Ndue Soku, Don Mark Hasi, Don Vlash Muçaj, Don Pal Gjini, Don Injac Gjoka, At Gegë Luma, At Agostin Ashiku, At Donat Kurti, At Çiril Cani (75 vjeç), At Frano Kiri, At Dionis Makaj, At Karlo Serreqi, At Leon Kabashi, At Aleks Baqli, At Filip Mazreku, At Mëhill Miraj, At Mark Harapi, At Jak Gardini, At Anton Luli, Don Alfons Çuni dhe Fra Zef Pllumi. Per këte kamp të Shqipnisë Socialiste, po i referohem: Ish Drejtorit të Arkivit të Shtetit z. Kastriot Dervishi, që kur flet per Kampin e Bedenit shkruen: “Nuk kishte vend në Botë që të kishte kaq shumë priftërinj në një kamp të tillë pune të rëndë” Çdo koment do t’ ishte i tepert...
1948...Mbas sa vuejtjesh dhe mjerimit të pashoq, kjo qender masakrash u kthye në një brrakë smundjesh per të burgosunit, të cilve u mungonte gjithshka, edhe uji i pijshem...
Don Nikoll Laskaj ishte 50 vjeç kur ra në balten e kënetes ku dha Shpirtin e Tij panjolla.
Askush nuk mujti me e shkëputë nga llomi që e mbyti... Aty u ndoll një djalë i rij jevk, i cili e mori dhe e çoi brij kanalit ku i hollën pak dhe siper... Aty ishte vorri i Don Nikollit!
Mbas pak vitësh, naten, një grup Mirditorësh e morën dhe e vorrosen në fshatin e Tij...
Sot mbas 70 vjetësh ne kujtojmë një Martir të Kishës Katolike Shqiptare, që e dha jeten e Tij per Shqipninë Europjane, me Stemen e Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut !
E Këta Martirë Mirdita Heroike nuk i ka të paktë! Sot atje flasin Kullat... Flasin e do të flasin Burrneshat e Atyne Viseve që, u kalbën nder kampet e Shqipnisë Socialiste Mizore!
            Melbourne 29 Maji 2018.

2018-05-28

Pesha e medimit dhe fjalës ‘’Nga dritarja e klasës”së autorit Maxhun Osmanaj

                                                   

      Nga Flori  Bruqi



Maxhun Osmanaj u  lind më 25 prill 1958 në fshatin Prekallë të Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Zallq të Istogut, gjimnazin në Istog, ndërsa (ish) Fakultetin Filozofik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë. Si gjimnazist, pra më 1977 botoi dy vjershat e para në “Pionieri”.

Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon në shumë gazeta dhe revista në Kosovë dhe në Shqipëri. Është anëtar i kryesisë së Klubit letrar “Podguri” të Istogut. Nga marsi i vitit 2016 është anëtar i redaksisë “Zog mëngjesi”, revistë shkollore për fëmijë.

Shkruan poezi, prozë, vështrime letrare për fëmijë dhe të rritur. Është anëtar i LSHK-së.

Është pjesëmarrës me poezi në disa Antologji poetike në Kosovë.

Në “Peja poetike”, 2016 u nderua me shpërblimin e tretë për poezi nga SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Punon në SHFMU ”Avni Rrustemi” në Zallq.

Jeton dhe vepron në Prekallë.



Deri tani ka botuar këta libra:

- “Zgjimi i dhembjes “(poezi,1998)

- “Këngë zemre”(poezi,2ooo)

- “Çka i tha toka diellit”(tregime,2oo3)

- “Buzëqeshja e natyrës”(poezi,2oo4)

- “Krojet e vendlindjes”(vjersha dhe tregime,2oo7)

- “Idriz R. Osmanaj pishtar i arsimit dhe poet”(monografi,2oo9)

- “A flet atdheu”(vjersha për fëmijë dhe të rinj, 2o16)

-"Nga dritarja e klasës",(2018)

Ka në dorëshkrim një libër për të rritur.



 Letërsia shqipe për fëmijë në Kosovë,në 10 vejtëshin  e fundit ka ngelë  pa disa pena të ndritura .Megjithatë ,pranë kësaj ikjeje natyrore ,janë  edhe disa pena të reja, ndonëse jo edhe në moshë, të cilët e lëvrojnë  më kënaqësi poezinë për fëmijë.

Sot, më kënaqësi në këtë enviniment kulturor po e pëurojmë

Image result for librat e maxhun osmanaj
Librin  për fëmijë dhe të rinj të Maxhun Osmanajt me titull “Nga dritarja e klasës” e cila  botohet me rastin e 6o vjetorit të lindjes dhe 4o vjetorit të krijimtarisë  së tij letrare.


Vëllimi  poetik shpërfaq një trekëndsh ideor: edukimin si taban,si poentë, dhembja si refleksion nëpër kohë që kalon autori dhe dashuria si dhuratë dhe nektar që u ofron fëmijëve.

“Nga dritarja e klasës” është libri i pestë për fëmijë dhe sapo ta lexojë lexuesi,qoftë i vogël apo i rrituri,njoftohet se autori ka hyrë guximshëm  në botën e fëmijëve: di çfarë duan ,di si të hyjë në botën e fëmijëve,në shpirtin e çiltërt të tyre,di t’i befasojë ata me tema të larmishme  nga përditshmëria, nga e kaluara,nga flora-fauna,nga realiteti .

Ai i kthehet  të kaluarës  herë si dhembje,herë  me mall ,e herë – here me dashuri.

Libri është i ndarë në pesë cikle:

1.Rreze të dritës,
2.Lulet zgjohen në mëngjes,
3. Fara arbërore,
4.Nga dritarja e klasës dhe
5. Bota ime.

Në fund libri përcillet nga pesë reflektime të shkurtra për poezinë e autorit nga studiues dhe shkrimtarë.

 Libri hapet me vjershën paksa meditative –filozofike me elemente autobiografike-empirike.

Unë në tri kohë ku realiteti dhe imagjinata takohen në mes veti.

Ja sesi e sheh poeti vehtën në poezinë “ Maxhuni në tri kohë”.

Citojmë:

Maxhunin që e njoha dje
Lirinë ia kishin vrarë,
Me  t’nëpërkëmburin At-Dhe
Gati për t’u qarë.

…..

Maxhuni që njoh sot
Dhurata ka për fëmijë,
                                          Me ditë të tëra dhe net
Shpërndan rreze-dashuri.

Me Maxhunin nesër
Ende s’jam takuar,
Besoj jeton me shpresën
Askë për ta dëshpëruar.

(Unë në tri kohë,faqe 5)

Pra,  autori në vetën e parë sikur dëfton poetikisht  një autobuografi pak me mall-dhembje,pak me dashuri.

Çka e prokupon poetin Maxhun Osmanaj ?

Poeti nuk rri duarkryq para penave që i dhanë letërsisë, shkruan përkushtime si fjala vjen  për  poetin Gani Xhafollin,Arif Demollin ,Xhahid Bushatin,Ferit Lamajn e ndonjë tjetri ,dashurin për ta Osmanajt  e sjellë në vargje.

Poezitë e poetit Maxhun Osmanajt  përkojnë  shumë me realitetin ,  më botën e tij  imagjinative që është mjaft e pasur më buzëqeshje,lojë, valle ,blerim të nënës natyrë ,me bletët ,dallëndyeshët,zogjët, shkollën,mësuesin,historinë e atdheut ,të sotmën dhe të nesërmen e tij.

Poetin  Maxhun Osmanaj e provokojnë  shumë fenomene,ku vargjet na dalin  si dëshira,herë si pyetje,herë si befasira.

Ndërsa vjersha “ Nga dritarja e klasës” që mban edhe titulli i librit shpërfaq një meditim dhe mall-nostalgji për fëmijërinë e ikur të autorit që s’kishte fëmijëri ku shkruan:

Nga dritarja e klasës
Mësuesi fluturon n’fëmijëri
Eh,dikur çfarë jete bënim
A e kishim këtë lumturi?
Pak çasti,pak vitet,pak koha

Iu përzien si dhembje,si nostalgji
Ah, sikur të isha si këta pëllumba
Do të shkriheshim në lumturi!”

(Nga dritarja e klasës,faqe 57)

Për poezinë për fëmijë  te Maxhun Osmanajt  ,kanë shkruar disa studiues .
Poezia për fëmijë  e poetit të talentuar,Maxhun Osmanaj ,përherë të ngjallë kureshtje për fabulën që ndërton,për figuracionin që shndrit dhe për mesazhin që përcjellë.Nga ana tipologjike,zt.Maxhun  Osmanaj  i përket poetëve që njohin botën dhe psikën e fëmijës,ndaj edhe vargjet e tij kanë përherë  dashuri dhe rrezatim”(Xhahid Bushati,studiues).

Ndërsa studiuesi dhe redaktori i këtij libri,Prof.Dr. Xhevat Syla në mes tjerash shkruan:”Ka disa decenie  që Maxhun Osmanaj jetën e kundron dhe përjeton  si poet,madje,poet kryesisht për fëmijë,por edhe për të rritur.Jeta shkollore,fëmijëria dhe aktualiteti,sikur ia dikton profesioni të cilin e ushtron  me nxënës” .

Për vlerat e këtij libri  kanë shkruajnë  disa vështrime të shkurtra edhe Prend Buzhala,Avdush Canaj,Xhane Sherif  Imeraj etj.

Çdo varg i  Osmanat  është i kapshëm  ,i përsosur me figuracione,metaforë me rrëfime dhe krahasime  figurative që vetëm poeti Maxhun Osmanaj din ti shtellojë aqë bukur në librin e tij të tetin me radhë “Nga dritarja e klasës” që u botua kohë më pare nga Klubi letrar  “Podguri”nga Burimi nën përkujdesjen e redaktorit brilant Xhebvat Syla.
Dhe krejt në fund,autorit i dëshirojmë  shëndet duke  i uruar suksese në vazhdimësi me ndonjë vepër të re që do të jetë befasi për lexuesin tonë

MINISTRINË E KULTURËS DHE KËSHILLI I MËHALLËS


Ministria e Kulturës e Rinisë dhe Sporteve më në fund e bëri publike angazhimin e saj në jetën kulturore duke mbështetur disa nga individët e caktuar dhe organizatat kulturore, kur e kur më shumë se një herë!

Duke dëgjuar për përkushtimin e ministrit të ri, Kujtim Gashi, për kulturën, kishim menduar se këtë vit do të jetë ndryshe: përkrahja nuk do t’u bëhet vetëm dy a tri shtëpive botuese, sikur ka ndodhur me ministrat e gjertanishëm, dhe se përkrahja nuk do t’u bëhet dy a tri herë individëve të njëjtë, sikur ndodhi edhe kësaj here!

Duke dëgjuar për përpjekjen e shtëpive botuese që në jetën tonë kulturore dhe madje shkencore, të sjellin vepra dhe vlera të rëndësishme kulturore, letrare e shkencore, kishim besuar se ministri sado pak do të formojë një Këshill të denjë jo-oborrtar për vlerësimin e tyre, po atij sikur nuk i mjaftoi kjo, formoi një Këshill të mëhallës, që për letërsinë flasin e kuvendojnë ndër skuta kafenesh e organizata joqeveritare, po kurrë në institucionet arsimore, shkencore, kulturore e publike.

Mjafton t’i hedhësh një sy listës së paraqitur në këtë përzgjedhje, për të parë se si në këtë konkurs janë përfshirë shkrimtarë dhe vepra me krijime letrare që vetëm facebook-u personal i tyre i duron, ndërsa në të njëjtin konkurs janë shpërfillur vepra si ajo e dorëshkrimit të veprës së parë të Martin Camajt, zbulimi i së cilës vitin e kaluar ishte ngjarje më vete në jetën kulturore shqiptare. Nuk besoj se Këshilli i përbërë prej personaliteteve me ‘grada’ shkencore e kulturore, universitare e partiake, nuk e dinte këtë gjë dhe nuk besoj se duhet të ishin më shumë se marangozë, sikur do të shprehej dikur miku im Robert Elsie, për të kuptuar këtë vlerë që gjatë këtij viti pritej t’i shtohej jetës kulturore shqiptare.

E dorëshkrimi i veprës së parë, përkatësisht versionit të parë të veprës Nji fyll ndër male të Martin Camajt, me kërkesë në këtë ministri për botim tekstologjik, ishte një prej kontributeve, që studiuesit dhe institucionet kombëtare, ka më shumë se një dekadë që po përpiqen t’ia kthejnë Martin Camajt dhe atdheut të tij.

Kaq modest, intelektualisht, profesionalisht dhe kulturalisht paska qenë Këshilli i Ministrisë (pasi i mësova vetëm emrat e dy a tre anëtarëve, po i kursej edhe emrat e tyre) sa të mos e di se Martin Camaj nuk është poeti a poetja e facebook-ut N. N.; sa të mos e kuptojë se dorëshkrimi i veprës së parë të Martin Camajt Nji fyll nder male, përkatësisht versioni i parë i saj, i përgatitur me parathënie të autorit dhe jo ai që u botua me parathënie të Dançetoviqit, nuk është një libër i vjetër i shokut Tito; sa të mos ketë dëgjuar që në studimet letrare ky do të ishte i pari botim i këtij lloji në Kosovë dhe një prej veprave të rralla të botuara në gjithë hapësirën shqiptare, e të tjera e të tjera si këto. Si të vlerësohet puna, përkatësisht dija, e një Këshilli të këtij niveli, apo të besojmë se po ky Këshill ndër skuta kafenesh, përsëri do të ankohet, se si ishte ministri Kujtim Gashi, ai ‘që futi në Këshill shokët e mëhallës’ dhe kështu ata me vota imponuan përzgjedhjen e disa botuesve dhe veprave të tyre, ndërsa emra dhe vepra të caktuara të facebook-ut i shtoi në fund vetë ministri!

Ndryshe si të shpjegohet përzgjedhja klanore e shtëpive botuese dhe individëve gjatë këtij viti, si të shpjegohet përzgjedhja, përkatësisht përjashtimi i disa shtëpive botuese dhe individëve, që më parë se sa përjashtimi i botuesve, është përjashtim i vlerave historike dhe letrare të autorëve dhe veprave, që pritej të botoheshin!

Begzad Baliu, editor i shtëpisë botuese ERA.

Prishtinë, më 25 maj 2018


P.s Materiali është dërguar me postë elektronike në këto adresa :

From: Begzad Baliu bbaliu@yahoo.com [Sterkala] <Sterkala@yahoogroups.com>
To: Flori Bruqi <bruqif@yahoo.com>; Rtklive Www.lajme <www.lajme@rtklive.com>; Forumishqiptar Webmaster <webmaster@forumishqiptar.com>; www.albaner.net <kosovar@albaner.net>; Kosovapress Info <webmaster@kosovapress.com>; www.lajmishqip.com <posta@lajmishqip.com>; Albaniapress Info <info@albaniapress.com>; Epokaere Info <info@epokaere.com>; Epoka E. Re <epokaere_mm@hotmail.com>; MALI EPOKA E. RE <malqorraj@hotmail.com>; Ministria E. Kultures <it@kultura.gov.al>; Gazeta Shkodra <gazeta.shkodra@yahoo.com>; FJALA E. LIRE FREE SPEECH <fjalalire@gmail.com>; Yahoogroups <sterkala@yahoogroups.com>; Li Bri <libri57@hotmail.com>; Nacional Revista <nacionalalbania@yahoo.com>; Dielli Vatra <gazetadielli@gmail.com>; TRIBUNA SHQIPTARE <gazeta@tribunashqiptare.info>; Gazeta Lajmi Prishtine <meta_2002@yahoo.com>; Gazeta55 Info <info@gazeta55.net>; Gazeta Javore <kohajavore@t-com.me>; Gazeta Shqip Info <info@gazeta-shqip.com>; EXPRES <faton.raci@gazetaexpress.com>; Gazetalajm Info <info@gazetalajm.info>; Gazeta Newborn New Born <gazetanewborn@gmail.com>; Revistaklan Info <info@revistaklan.com>; Revista Letrare METAFORA <lshk-metafora@hotmail.com>; floribruqi@yahoo.com ,
revistafjalevale@hotmail.com <revistafjalevale@hotmail.com>; revista-kombi@yahoo.com <revista-kombi@yahoo.com>
Sent: Sunday, 27 May 2018, 16:12:07 CEST


TRADHETIA NDAJ KOMANDANT TELIT




Për ekzekutimin e Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij, menjëherë pas ngjarjes u akuzuan bashkëpunëtorë dhe agjentë të shërbimit sekret shqiptar(SHISH). Masakra e Gazi Babës, e njohur me emrin "tradhëtia e madhe" vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur as sot, afro gjashtë vjetë nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone të famëkeqit Lube Boshkovski, masakruan Lefter Goxhajn, Pajtim Rocin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin, Arben Bajramin dhe Abaz Beqirin. Komandant Teli kishte qenë tmerri i ushtrisë maqedone në betejat më të ashpra me trupat e UÇK-së, por ai ra në duart e tyre tre ditë pasi ishte firmosur armëpushimi i 4 gushtit dhe 6 ditë përpara se të firmosej marrëveshja e Ohrit, e cila do të ishte themeli i shtetit të ardhshëm të Maqedonisë. Autoritetet maqedone e cilësuan vrasjen e tij si suksesin më të madh të gjithë luftës me guerriljet shqiptare, madje nuk ngurruan ta etiketonin si një terrorist që kishte hyrë në Shkup për të sabotuar firmosjen e marrëveshjes së Ohrit një javë më pas.

Dyshimi


Mënyra se si ndodhi ngjarja dhe kapja krejtësisht në befasi e komandantit të njësisë elitë të UÇK-së dhe truprojave të tij shpjegohet me faktin se dikush i mirëinformuar për lëvizjen e Telit, e kishte shitur atë të trupat speciale maqedone. Në të vërtetë as pas dhjetë vitesh nuk është e qartë pse u tradhëtua Komandant Teli ? Versionet pas ngjarjes ishin disa. Një prej tyre kishte të bënte me faktin se Goxhaj duke qenë një nga komandantët më të vendosur në luftimet në terren, kundërshtonte me forcë firmosjen e marrëveshjes së Ohrit me shtetin maqedonas, ujdi kjo e arritur me ndërhyrjen e shërbimeve sekrete amerikane. Në të vërtetë 6 ditë pas vrasjes së tij, përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë e firmosën marrëveshjen dhe ranë dakort për çarmatimin e trupave të UÇK-së në kuadër të operacionit të NATO-s me emrin e koduar "Korrje të domosdoshme".


Telashi


Versioni tjetër ka të bëjë me faktin se, Goxhaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda në Greqi e Shqipëri. Emri i tij ishte në listën e kuqe të personave më të kërkuar nga Interpoli, në 178 shtete të botës. Pasi kishte marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës, në konfliktin e Luginës në Preshevës dhe në konfliktin shqiptaro-maqedonas, për Goxhajn nuk kishte alternativë tjetër veçse të kthehej në vendlindjen e tij. Kthimi i tij në atdhe, me statusin e një heroi dhe një komandanti me reputacion të padiskutueshëm do të sillte kokëçarje të mëdha për autoritetet shqiptare ndërkohë që ai kishte mbi supe dy burgime të përjetshme. Për ti paraprirë dhe një telashi të tillë, u hodh dyshimi se Goxhaj dhe ushtarët e tij u shitën nga një kombinim i shërbimit sekret shqiptar. Nga dyshimi për tradhëtinë e Gazi Babës nuk janë përjashtuar as disa prej komandantëve në terren të UÇK-së. Pavarsisht akuzave të ngritura deri tani, asnjë prej tyre nuk është provuar dhe askush si andej kufirit ashtu dhe këtej kufirit nuk është i interesuar ta zbardhë "tradhëtinë e madhe të Gazi Babës", ndodhur mesnatën e 7 gushtit 2001.

Artan Hoxha

TEORITË E KONSPIRACIONIT KUNDËR SHISH FSHEHIN TË VËRTETËN MBI VRASJEN E KOMANDANT TELIT!



Të akuzosh SHISH për një veprim që e kanë bërë disa "kumandarë shiftarë" të UÇKombëtare është jo vetëm amatorizëm, por edhe kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të kombit shqiptar dhe po fsheh pikërisht tradhtarët që ishin tellall për shërbimin maqedonas në atë rast.

Luan Hamiti

Në faqen Illyria News Agency (INA) ka dalë një shkrim redaksional mbi vrasjen e komandant Telit, ku po akuzohej Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH) për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Megjithatë, nuk po jepet asnjë provë konkrete mbi këtë, asnjë dokument dhe vetëm hamëndësohet me debilizëm të theksuar se gjoja SHISH e ka kryer këtë vrasje (!?)

Image result for komandant Teli


Nuk mund të akuzosh një Institucion si SHISH se ka kryer një vrasje pa prova.

Kjo shkresë është për konsum të brendshëm për ata lexues që gëlltisin çdo fake news që del nëpër pordh-tale dhe nuk paraqet një dëshmi e saktë dhe të besueshme.

Më shumë, vrasja e komandant Telit kishte ndodhur nën kontekstin e luftës së brendshme midis faksioneve kundërshtare brenda UÇK-së dhe për këtë ka dëshmi dhe dëshmitarë!

Të akuzosh SHISH për një veprim që e kanë bërë disa "kumandarë shiftarë" të UÇKombëtare është jo vetëm amatorizëm, por edhe kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të kombit shqiptar dhe po fsheh pikërisht tradhtarët që ishin tellall për shërbimin maqedonas në atë rast.

Agjencia INA, me këtë veprim, po radhitet karshi shërbimit maqedonas, që ka interes të sulmojë dhe të krijojë përshtypje të çnatyruar mbi SHISH, të vrasë me një gur dy zogj, duke fshehur të vërtetën mbi këtë vrasje të trimit Teli me shokët e tij në lagjen Gazibabë të Shkupit.

Por, besoj se misioni i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) do të vazhdojë, përkundër sulmeve dhe goditjeve mediatike të argatëve të armiqve të kombit shqiptar! Ky Institucion është garanti i sigurisë kombëtare të kombit shqiptar dhe asnjë sulm të qëllimshëm nuk do ta rrëzojë.

hamitiluan1234@gmail.com


Tiranë, 25 maj 2018


****







Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...