2018-05-30

Ndryshojnë kushtet për punësim, veç të tjerave duhet të keni fansa në Instagram

Kohët kanë ndryshuar dhe Instagrami ka arritur të ketë rol kyç në jetën e njerëzve. Ai ndihmon figurat publike dhe jo publike të promovohen dhe shumë biznese po ashtu. Tashmë numri i fansave në Instagram është dhe kriter për t`u punësuar. Kjo më së shumti në botën kinematografike, pasi një aktor duhet të jetë shumë popullor.


Që një artist të plotësoje të gjitha kriteret, veç talentit duhet të ketë dhe një numër të caktuar fansash.

“Një prej gjërave më stresuese për mua është kur më pyesin në audicone rreth Instagramit dhe sa ndjekës kam”,- është shprehur disa kohë më parë aktorja Samantha Colley

Facebook po përgjon telefonin tonë

Një skandal i madh ka përfshirë sërish Facebook-un, i cili akuzohet së ka përgjuar jo vetëm mesazhet e përdoruesve por edhe telefonat e tyre.Dyshimi është thelluar më shumë gjatë viteve. Facebook mendohet të ketë dëgjuar telefonatat e përdoruesve të tij përmes mikrofonit të celularit.


Gjithashtu përgjon edhe vendndodhjen, leximin e mesazheve dhe regjistrin e telefonatave. Denoncimi këtë herë vjen nga “Six4Three”, që ka dorëzuar padinë në gjykatën e San Mateo në Kaliforni.Sot ajo i ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj, por në vitin 2015 pretendon të ketë qenë dëmtuar rëndë nga ndryshimi i politikës së Mark Zuckerberg.

Që prej vitit 2015, Facebook u ndaloi kompanive të treta që zhvillonin shërbime për rrjetet sociale, si “Six4Three”, të mblidhnin informacione mbi rrjetin e miqve të përdoruesve.

Ja çfarë i ndodh celularit tuaj nëse ç’aktivizoni aplikacionet Facebook e Messenger

Nëse ju ç’instaloni nga telefoni juaj celular dy aplikacionet, Facebook e Mesenger, aparati juaj do të punojë me efikasitet më të lartë.



Ekspertët e inxhinjerisë elektronike kanë pohuar se ç’aktivizimi dhe fshirja e këtyre aplikacioneve bën që aplikacionet e tjera të punojnë 15 % më shpejt.

Veç kësaj, ç’instalimi ruan baterinë tuaj më 20 % më shumë në ditë.


Si ta kuptoni që keni afër një person “helmues”?


Ka njerëz në jetën tonë që na mbushin me gëzim dhe përçojnë energji pozitive.

Ka njerëz të tjerë që na tërheqin poshtë, na bëjnë të ndihemi keq apo fajtorë dhe krijojnë një mjedis toksik.

Ndonëse duket e thjeshtë t’i diktosh këta njerëz, është më e ndërlikuar nga se duket.

Nëse ndjeni se rrethoheni nga këta njerëz, por thjesht kërkoni të siguroheni lexoni më poshtë shenjat paralajmëruese .

1. Ata luajnë gjithmonë rolin e viktimës

Një person toksik është duke luajtur viktimën gjithë kohën.

Ata do të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni keq për ta ose të fajësoni dikë tjetër.

2. Ata duan vëmendje

Ata zakonisht janë të kënaqur vetëm kur flasin për veten ose kur qendra e botës janë vetë ata.

3. Janë gjykues

Një person toksik jeton për të krijuar negativitet rreth e rrotull.

Ata gjykojnë çdo gjë dhe gjithkënd rreth tyre.

4. Ata janë abuzivë

Një person toksik mund të jetë fizikisht abuziv, por abuzimi vjen në forma të ndryshme.

Mund të jenë të ashpër me fjalë dhe mund të lëndojnë qëllimisht duke hedhur fjalë për ju ose për të tjerët.

5. Mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë

Atyre nuk u intereson mendimi i të tjerëve dhe mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë!

Nëse nuk pajtoheni me ta, do keni vështirësi të merreni vesh, sepse një njeri toksik nuk bën kurrë kompromis.

6. Ata nuk marrin përgjegjësi

Ata rrallë ndjejnë keqardhje ose empati ndaj njerëzve të tjerë dhe për më tepër janë të papërgjegjshëm.

7. Ata janë mospërfillës dhe nuk dëgjojnë!

Ata gjithashtu nuk kanë respekt për askënd apo për ndonjë gjë tjetër.

Një person toksik nuk dëgjon, sepse thjesht nuk u intereson.

Ky person kurrë nuk do të jetë një shpatull për të qarë ose një vesh për të dëgjuar.

Zëri i Amerikës ështëzëri i së vërtetës



Koncesionet e inceneratorëve të plehrave në Shqipëri, janë bërë shkak i debateve dhe akuzave politike të ndërsjellta në ditët e fundit. Këtë problem e ka prekur pak ditë më parë edhe Zëri i Amerikës, i cili ndiqet me shumë interes nga shqiptarët. Kjo ka të bëjë me besimin që kanë shqiptarët tek Zëri i Amerikës, të cilin shqiptarët e konsiderojnë si zëri i së vërtetës. Të gjithë e kanë të qartë se Zëri i Amerikës është një media shumë objektive, e paanshme dhe shumë korrekte. Zëri i Amerikës është media shtetërore e SHBA-ve dhe nuk ka asnjë mundësi të ketë qëndrime të njëanshme. Në këtë këndvështrim, askush nuk ka arsye dhe dyshimin se kjo media me shumë reputacion dhe integritet në botë, mundet të gabojë apo mundet të mbajë anësi politike.

Në debatin që po bëhet për inceneratorët e plehrave që do të ndërtohen në Shqipëri, gazetari Arben Xhixho i Zërit të Amerikës, ka marrë në intervistë kryeministrin Rama, duke e prekur edhe këtë problem, i cili për banorët e zonave ku do të ndërtohen inceneratorët e plehrave, janë shqetësim i madh. Kronika me banorët e fshatrave ku do ndërtohen inceneratorët e plehrave, thuhet nga opozita, se pas këtyre projekteve janë kompani nga zonat “Off Shore”. Pikërisht për këto shqetësime, Zëri i Amerikës brenda etikës profesionale i kërkon kryeministrit një shpjegim të qartë. Në këtë intervistë shumë serioze nga kolegu Arben Xhixho, Rama është përgjigjur në natyrën e tij të ashpër duke harruar se tashmë është në intervistë të drejtpërdrejtë me Zërin e Amerikës.

Për një moment le të gjykojmë se Rama ka folur ashpër për mediat shqiptare ashtu si gjithnjë, por që gjithnjë ka gabuar, kur mediat i etiketon kazan mediatik. Ndërkohë, a e mendon kryeministri se kur je para Zërit të Amerikës duhet kujdes politik, kulturë, edukatë sepse përfaqëson liderin që qeveris një vend, i cili është anëtar i NATO-s, është vend kandidat në BE dhe aspiron për të hapur negociatat për anëtarësim në BE?! Kjo deklaratë e z. Rama sigurisht nuk tingëllon aspak mirë në opinionin shqiptar, por me siguri kjo deklaratë e tij nuk do t’i pëlqejë aspak edhe Zërit të Amerikës si institucioni mediatik më i vërtetë në planet.

Nga ana tjetër, kemi individë politikanë nga opozita, e cila me të drejtë i komenton deklaratat e Ramës ashtu siç ka dëshirë dhe siç i interesojnë. Opozita, në mënyrë objektive ka kapur momentin ku kryeministri citon me zë të qartë “këneta politike mediatike”, por për cilat media flet kështu Rama?!

Para një debati publik ku kryeministri thotë “mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike”dhe kur nga ana e kundërshtarëve politikë, dikush përpiqet të bëjë avokatin për Zërin e Amerikës, kjo nuk shkon fare nga të dyja anët ku vlen të them se kjo është e neveritshme nga të dyja anët. Kështu pyes veten, sa janë shanset që politika dhe politikanët në Shqipëri të ndryshojnë? Kur do të mësojnë politikanët e nivelit më të lartë në Shqipëri, që të deklarohen me kulturë dhe etikë? Deri kur do të bëjnë Hamletin, politikanët tanë? Këto pyetje duan kohë të marrin përgjigje, por me sa gjykoj, kjo kohë është larg sepse edhe politikanët e rinj janë të infektuar nga politika e vjetër ironike.

Shumë nën zë thonë “Rama ka patur mbështetje politike nga ndërkombëtarët, Rama ka mbështetje nga Sorosi, për Ramën bëjnë lobingje në arenën ndërkombëtare kundrejt pagesave te majme, Rama është i lidhur me Hillary Clinton”. Sa qesharakë bëhen këta thashethemexhinj politikanë të vegjël në mendje. Ata, edhe pse janë në politikë ku më shumë shikojnë interesat e tyre personale, nuk e kanë aspak të qartë se Amerikës nuk i intereson aspak se kush është në pushtet, amerikanët janë të drejtpërdrejtë në qëndrimet e tyre, ata janë kritikë për cilëndo palë politike kur gabon. Amerikanët, kurrë dhe në asnjë moment nuk i kanë fërkuar krahët asnjë krahu politik, por kërkojnë që Shqipëria të udhëhiqet në mënyrë demokratike, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Amerikanët e duan Shqipërinë drejt një prosperiteti perëndimor-europian. Për çudinë e të gjithë shqiptarëve, partitë politike gjithnjë kur janë në hall kërkojnë ndihmën e SHBA-ve, duke kthyer kokën përtej oqeanit sikur prej andej vjen shpëtimi i tyre. Pastaj ka patur shumë raste që i kanë kthyer krahët Uashingtonit, kur kritikat kanë ardhur po përtej oqeanit ku ata kërkojnë shpesh ndihmë dhe oksigjen për të mbijetuar. Jo pak herë, ambasadorët amerikanë në Shqipëri janë anatemuar me deklarata të turpshme dhe të papranueshme nga liderë dhe politikanë të nivelit më të lartë në Shqipëri.

Politikanët tanë duhet të mësojnë një herë e mirë se Zëri i Amerikës është një media transmetimesh ndërkombëtare që financohet nga qeveria amerikane nëpërmjet Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet. Me këtë dua të theksoj se kryeministri Rama duhet të jetë shumë i kujdesshëm në qëndrimet e tij për mediat në Shqipëri,të cilat meritojnë shumë respekt sepse mbijetojnë me shumë sakrifica, por nga ana tjetër dua të them se Zëri i Amerikës nuk ka nevojë për “avokat politik” dhe as ka nevojë për servilizma politike. Zëri i Amerikës është zëri i së vërtetës dhe si i tillë duhet dëgjuar me shumë vlerësime, sepse është një media amerikane transmetimesh ndërkombëtare shumë i respektuar për profesionalizëm dhe objektivitet.

Shpallet fituesi i çmimit “Kadare 2018”



Virgjil Muçi është fituesi i çmimit “Kadare 2018”, i cili jepet çdo vit nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës. Muçi u vlerësua me veprën në dorëshkrim “Piramida e shpirtrave” me motivacionin “Për mënyrën sesi ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor.

Një grotesk ndaj banalitetit, i cili kërkon të zbehë njerëzoren, të shenjtën, duke e zëvendësuar me përshtatjen e pafundme”. Virgjil Muçi u lind në Tiranë më 18 gusht 1956. Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme.

Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare.

Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm, si: Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari, Kagan, Edgar, Rothschild, Dickens, Christie, Candito, Salleo etj.

Gjithashtu ai është aktiv edhe në shtypin e përditshëm e atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës.

Ndërkohë, vepra tjetër pretendente për çmim, që mori 2 nga 5 votat e jurisë në raundin e fundit, autobiografia e Vera Bekteshit “Një rrugë e gjatë pa krye” u vlerësua për narracionin përmes së cilës ndërton e përjetëson kujtesën për rrëfimin dhe refleksionin e jetes së vet si një dëshmi autentike e kujtesës njerëzore; për energjinë jetësore të kaluar nga një kohë në tjetrën me dinjitet dhe klas.

1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Festohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve


Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit të Kosovës tek ata.

Kjo ditë për fëmijtë e Kosovës është një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët duhët ta ngrisin zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kinës.

Në vitin 1925, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e Anijes se Dragoit.
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë.

Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në vitin 1927. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies se tyre.

Kjo festë me aktivitete të shumta festohet edhe në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, në Republikën e Kosovës organizohën aktivitete publike në përkrahje të të drejtave të fëmijëve tanë.

Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugët e Kosovës për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave. Organizata të ndryshme që veprojnë në Kosovë në mbrojtje të Drejtave të Fëmijëve, kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për indiferencën e shtetit ndaj fatit të këtyre fëmijëve, që detyrohen të rrinë nëpër rrugë duke lypur, vjedhur apo shitur trupin e tyre.

F.B

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...