2018-05-31

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS


Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si Eqrem Çabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthënë të veprës fishtiane, Fishta, më shumë se cilido krijues tjetër, i ka dhënë shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar. I dëgjuar e i ngritur lartë deri në vitin 1941 si “poet kombëtar i Shqipërisë” dhe si “Homeri shqiptar”, pas vitit 1945 Fishta menjëherë ra në harresë. Edhe vetëm përmendja e emrit të tij, ishte një tabu për shqiptarët, që zgjati pothuajse gjysmë shekulli. Në periudhën para Luftës së Dytë Botërore, Fishta cilësohej si zëri i kombit.
Ka studiues që kanë pyetur: a mund ta mbajë epitetin poet kombëtar edhe gjysmëshekulli më vonë?

SHËNIME PËR JETËN – Lindi më 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës ku dhe u pagëzua nga misionari françeskan dhe poeti Leonardo de Martine (1830-1923)[1]. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan dhe në Shkodër ku, që fëmijë, u ndikua nga de Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaçeviq, i cili ia ushqeu këtij djaloshi të zgjuar dashurinë për letërsi dhe për gjuhën amtare. Më 1886, kur ishte 15 vjeç Fishta u dërgua nga françeskanët në Bosnjë për t’u bërë prift. Në seminaret dhe në institutet françeskane në Sutjeskë, në Livno dhe në Kreshevë Gjergji studioi teologji, filozofi dhe gjuhë të huaja, sidomos latinishten, italishten dhe serbo-kroatishten. Ai përgatitej për karrierë ekleziastikedhe letrare. Gjatë qëndrimit në Bosnjë ra në kontakt me shkrimtarin boshnjak Gërga Martiq(1822-1905) dhe me poetin kroat Silvie Strahimir Kranjçeviq (1865-1908) të cilët ia zgjuan talentin letrar. Më 1894 Fishta u shugurua prift dhe u pranua në urdhrin françeskan. Me t’u kthyer në Shqipëri në shkurt të atij viti, filloi punën si mësues në kolegjin françeskan në Troshan e më pas si famullitar në fshatin Gomsiqe. Më 1899 bashkëpunoi me Preng Doçin (1846-1917), i cili ishte abat me influencë në Mirditë; me prozatorin dhe priftin domNdoc Nikaj (1864-1951) dhe me folkloristin Pashko Bardhi (1870-1948) për të themeluar shoqërinë letrare Bashkimi të Shkodrës, e cila i hyri punës për ta zgjidhur çështjen shqetësuese të alfabetit të shqipes. Në këtë kohë Fishta ishte bërë figurë udhëheqëse e jetës kulturore dhe publike në Shqipërinë e veriut e sidomos në Shkodër. Më 1902 Fishta u emërua drejtor i shkollës françeskane në qarkun e Shkodrës, ku zëvendësoi italishten me shqipen, për herë të parë si gjuhë në shkollë. Më 14-22 nëntor 1908 mori pjesë nëKongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë letrare Bashkimi. Ky kongres ku morën pjesë delegatë nga Shqipëria dhe jashtë saj, vendosi përfundimisht alfabetin e gjuhës shqipe, çështje kjo e studiuar hollësisht nga Fishta. Ai u zgjodh nga kongresi për të kryesuar komisionin prej 11 delegatësh që do të përcaktonte variantin më të mirë të alfabeteve të propozuara. Në tetor 1913 Fishta themeloi të përmuajshmen françeskane Hylli i Dritës, e cila iu kushtua letërsisë, politikës, folklorit dhe historisë. Me përjashtim të viteve të Luftës së Parë Botërore, të viteve 1915-1920 si dhe të viteve 1925-1929, kjo revistë me ndikim dhe me nivel të lartë letrar doli rregullisht deri në korrik 1944. Nga 5 dhjetori 1916 deri në nëntor 1918 Fishta botoi gazetën e Shkodrës Posta e Shqypniës, gazetë politike dhe kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria në kuadrin e kultus protektorat-it. Po më 1916, së bashku me Luigj Gurakuqin (1879-1925), me Ndre Mjedën (1866-1937) dhe meMati Logorecin (1867-1941), Fishta luajti një rol udhëheqës në Komisinë Letrare Shqype, të ngritur prej Austro-Hungarezëve me sugjerimin e konsullit të përgjithshëm August Ritter von Kral (1859-1918), për të vendosur lidhur me përdorimin zyrtar të drejtshkrimit si dhe për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Pas disa diskutimeve, Komisia vendosi që të përdorej dialekti qendror i Elbasanit si një kompromis asnjëjës për gjuhën letrare. Fishta shpresonte se koinea shqiptare e veriut do të shërbente si normë letrare për gjithë vendin, ashtu siç kishte shërbyer gjuha e Dantes si udhërrëfyese për italishten letrare. Gjatë gjithë këtyre viteve Fishta vazhdoi të japë mësim dhe nga viti 1921 të drejtojë shkollën françeskane në Shkodër, me emrin Collegium illyricum (Kolegji ilirian), i cili ishte bërë institucioni kryesor arsimor në Shqipërinë e veriut. Tani ai ishte edhe një figurë me autoritet në letërsinë shqiptare.
Në gusht 1919 Fishta qe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe në këtë cilësi, iu kërkua nga kryetari i delegacionit – Imzot Luigj Bumçi (1872-1945) të merrte pjesë në një komision të posaçëm që do të dërgohej në SHBA për t’u kujdesur për interesat e shtetit të ri shqiptar. Atje Fishta e vizitoi Bostonin, Nju-Jorkun dhe Uashingtonin. Më 1921 përfaqësoi Shkodrën nëparlamentin e Shqipërisë dhe në gusht të atij viti u zgjodh zëvendëskryetar i tij. Talenti në gojëtari e ngriti në detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. Në vitet më pas mori pjesë në konferencat ballkanike në Athinë (1930), në Sofje (1931) dhe në Bukuresht (1932) para se të tërhiqej nga jeta publike për t’ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit françeskan dhe shkrimeve të veta. Nga viti 1935 deri më 1938 mbajti funksionin e provincialit të të gjithë françeskanëve shqiptarë. Këto vite, më të frytshmet e jetës së tij, i kaloi i veçuar në qetësinë e kuvendit françeskan të Gjuhadolit në Shkodër, në hajatin, në kishën dhe në kopshtin e tij plot trëndafila, ku Fishta merrej me krijimtarinë e vet letrare. Si poet kombëtar i brezit të tij, është nderuar me diploma, me çmime dhe tituj të ndryshëm, brenda e jashtë vendit. Më 1911 Austro-Hungarezët ia dhanë Ritterkreuz-in. Më 1925, Papa Piu XI e dekoroi me çmimin Al Merito. Qeveria greke ia dha medaljen prestigjioze Feniks. Urdhri françeskan e nderoi me titullin Lector jubilatus honoris causae, ndërsa më 1939 u bë anëtar i rregullt i Akademisë Italiane të Shkencave dhe të Arteve. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. U varros në oborrin e kishës së Gjuhadolit.

Nekrologun e varrimit e mbajti veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe personaliteti i arsimit Aleksander Xhuvani (1880-1961) dhe me atë rast Gjergj Fishtën e krahasoi me poetin antik Tirteun.[2]


Zotnij të ndershëm

Si vetëtimë u-perhap an’e kand të Shqipnisë lajmi i idhët i vdekjes së poetit t’onë kombëtar At Fishtës dhe e mahnitun mbetet sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zâmadh t’auktorit të Lahutës së Malcisë, që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin’e besën e fisit t’onë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu i vjetërsisë. E me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanëvet për luftë, njashtû edhe epopeja e Lahutës, odet edhe elegjit’e Mrrizit të Zanavet e të poezivet të tjera kanë mbjellë në zemër të djelmnisë s’onë dashunin e pamasë për truellin e të parëvet dhe për gjuhën amtare. Nji këto dy ideale, atdhedashtënija dhe ruejtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi e përparimi i saj kanë qenë polat, rreth së cilëvet shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veç neve arsimtarëvet që kemi pasë e kemi ndëpër duer edhe ua kemi mësue nxanësvet poezit’e tij, që e çmon mâ mirë veprën zâmadhe të Fishtës, e cila si nji far i math dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë s’onë, si nji Ungjill shkëndimath morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj. Nuk ka qenë pra Fishta për ne vetëm nji poet kombëtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinisë s’onë. Nuk kanë mësue e shijue nxanësit e shkollavet t’ona vetëm artin e tij poetik, bukurin’e harmonin’e vargut, rrjedhshmnin’e dlirsin’e stilit e të gjuhës së tij, që âsht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije të kulluet, por kanë thithë prej veprës së tij, si nji nektar të hyjnueshëm të bletës attike, idealet mâ të nalta të njerëzimit: urtinë, burrninë, besën, drejtësinë e dashuninë për të mirën, të bukurit, të drejtën e të vërtetën. Nuk jam unë, o burra, i premë sot që të mund të thuri imne për veprën lavdimadhe të At Fishtës. Âsht historija që ka për të zbukurue faqet e saj me emnin zâmath të tij; âsht letërsija e jonë që do të mburret për veprat e tij grat-plota e të pavdekshëme; janë Zanat e malevet t’ona, që ai ua përcillte vallet me lahutën e tij, që kanë me këndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprën e kangatorit zâ-ambël të tyne; âsht djelmënija shqiptare që ka për t’u-ushqye e për t’u-vaditë me manën hyjnore të tij; së mramit âsht Shqipnija mbarë, Gegë e Toskë, malsi e qyteta, që do të kujtojnë, deri sa të ndrisë e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet të mëdhej të saj, që e deshi, e lavdoi dhe e nderoi për gjithë jetën. Na të gjithë lavdimtarë të veprës së tij, shokë e nxanës të tij, të pikëlluem e të mallëngjyem thellë, kah kujtojmë veprat e tij, fjalët e ambëla e plot atdhedashtëni e këshillat e tij, le t’i lutemi Fuqimadhit Perëndi, që t’i caktojë pranë fronit nji vend të meritueshëm, si në kët dhe, prej kah të vijojë me i lutë për lumnin e Shqipnisë.

Shkodër 31 dhjetor 1940


Pushtetarët e pasluftës, nën akuzën proitalian, i nxorën eshtrat e poetit nga varri dhe urdhëruan hedhjen e tyre në lumin Drin.

Lidhur me “fatin” e eshtrave të poetit, është botuar një shkrim në Gazetën Shqiptare, datë 10 prill 2008 që jepet në vazhdim:

Në Kishën e Fretënve Françeskanë zotëron heshtja këtë mesditë. S‘ka kurrfarë lëvizje. Asnjë pipëtime. Zëri ynë kumbon. Hapësira e sallës së madhe plotësohet veç prej stolave të drunjtë, të cilat në kohë meshe me siguri janë të mbushur plot me besimtarë. Është mbresëlënëse arkitektura e kësaj ndërtese. At Vitori, na shoqëron për tek ai vend që shumë kush sot e quan varri simbolik i At Gjergj Fishtës. Ecim drejt tij dhe ndeshim një kryq në mur, një flamur i kuq përbri tij dhe dy pllaka të errëta mermeri në dysheme. “Ky është vorri i Fishtës, – thotë At Vitori, ndërsa na rrëfen historinë e ndërtimit të tij. Historia është e njohur për shumëkënd. Në vitin 1995, aty në atë cep të kishës janë kryer gërmime. Të gjithë e dinin se aty ishte varrosur Fishta, varri i të cilit në vitin 1967 u hap, dhe prej andej u nxorën eshtrat e poetit të madh. Kjo ngjarje përkonte me kthimin e kishës në kinema për qytetin e Shkodrës, dhe në përgjithësi me sulmet e ashpra ndaj çdo subjekti të klerit katolik. Ai që i kishte zhvarrosur eshtrat e poetit në 1967 nuk kishte menduar ta pastronte deri në detajet më të imta varrin. Pjesë të vogla eshtrash dhe dëshmi të tjera kishin mbetur në vend. Në vitin 1995 aty u kryen gërmime, ku u gjendën disa eshtra të poetit. Dëshmi që i kishin rezistuar kohës, janë ende aty poshtë njërës prej pllakave të errëta prej mermeri. Pjesa tjetër e eshtrave? Ajo pjesë e historisë është e zotëruar prej hipotezave. Dje në Gazetë botuam një letër të hapur të studiuesit shkodran, Fritz Radovani, i cili dëshmon mbi një amanet që i kishte lënë në vitin 1980 ish-roja i varrezës së Rëmajt, i quajtur Gjon Gjergji. Në dëshminë e tij, Radovani tregon se si ish-drejtori i Ndërmarrjes që merrej me riparimin e Kinema “Punëtori” (ish-Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri Rrjolli, i kishte shkruar në shtëpi Gjon Gjergjit një pasdite rreth orës 15:00 dhe pasi e kishte marrë në makinën e tij, ishin drejtuar kah varreza e Rëmajt. Atje, në afërsi të varrit të Motrave Stigmatine, fare branë murit të varrezës pranë një selvie, kishin hapur një gropë të thellë rreth 50-60 cm dhe kishin futur brenda një thes çimentoje me eshtrat e Fishtës. Shyqyri Rrjolli sipas gjasave e kishte kryer këtë veprim në kundërshtim me urdhrin që i kishin dhënë. Ish-roja i varrezës ia ka treguar këtë sekret Fritz Radovanit në vitin 1980, duke iu lutur ta mbante të fshehtë deri kur të vinte momenti i duhur për ta publikuar. Dje, kjo dëshmia e publicistit Radovani u publikua në faqet e “Gazetës Shqiptare”. Ishte pikërisht kjo histori që na solli në Shkodër. Jemi fillimisht këtu, në Kishën e Fretënve Françeskanë, sepse këtu nis historia. Nga biblioteka e Françeskanëve kemi marrë procesverbalin e gërmimeve të vitit 1995, ku jepet me hollësi se ç‘pjesë të eshtrave kishin mbetur në varrin e Fishtës. Pjesa tjetër, e marrë që aty, nëse nuk janë hedhur në lumin Drin, sikurse është besuar deri më sot, duhet të jetë diku në Shkodër.

Sot, një shenjë varri e Fishtës ndodhet në kishën e Fretënve.

KRIJIMTARIA LETRARE - Fishta është poet, dramaturg, prozator, estet, publicist, klerik i lartë, politikan. Është autor i gjithsej 37 botimeve letrare, por emri i tij është i lidhur në mënyrë të pashlyeshme me një vepër të vetme, madje me një nga krijimet më mahnitëse – siç thonë disa studiues – në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, me poemën epike historikeLahuta e malcís, Shkodër 1937.
Vepra e Fishtës në letërsinë dhe në kulturën shqiptare është e shumanshme. Në fushën e letërsisë, ku punoi dyzet vjet, krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë. MeLahutën e malcis, për të cilën u pagëzua “epiku më i madh i shekullit”, e ndërtoi epin shqiptar të shekullit XX.
Edhe pse Fishta përmendet kryesisht si poet epik, arritjet e tij si poet lirik e satiriknuk janë më pak të rëndësishme se ato në gjini të tjera. Shumë studiues e vlerësojnë më lart poezinë e tij lirike.
Botimi i parë i Fishtës me poezi lirike, Vjersha të përshpirtshme të kthyeme në shqip,Shkodër 1906, përmbledh krijime me frymëzim katolik. Aty gjejmë përkthime poetësh italianë si Pjetro Metastazio-n (Metastasio, 1698-1782) nga Roma; romancierin e poetin romantik Alesandro Manxoni (Manzoni, 1785-1873) nga Milano; atdhetarin Silvio Peliko(Pelico, 1769-1845) nga Torino; lirikun dhe historianin e letërsisë Xhakomo Xanela (Zanella, 1820-1888) nga Viçenca etj.
Përmbledhja e parë e Fishtës me lirika origjinale u botua me titullin Pika voëset, Zarë 1909, kushtuar Luigj Gurakuqit (1879-1925).

Në librat me lirika: Mrizi i zanave dhe Vallja e Parizit paraqiti botën e tij shpirtërore që ushqehej nga dashuria dhe dhimbja për atdheun.
Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941. Poezitë si Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheu, Shqypnija e lirë dhe Hymni i flamurit kombtar shprehin krenarinë e poetit për pavarësinë e atdheut.
Në këtë vëllim janë përfshirë edhe melodrama alegorike Shqyptari i gjytetnuem dhe vazhdimi i saj Shqiptarja e gjytetnueme.
Krahas poezisë me tema atdhetare të përqendruar në vëllimin e mësipërm, poezinë e vet me tema fetare Fishta e përmblodhi në vëllimin me 235 faqe Vallja e Parrizit, Shkodër 1925. Poezia e kësaj përmbledhjeje, ndër to vjershat si Të kryqzuesmit, Të zanun e pafaj të Virgjërës Mri, Nuntsiata dhe Sh Françesku i Asizit, përbëjnë një kulm në letërsinë katolike në Shqipëri.
Fishta ishte edhe mjeshtër i poezisë satirike. I qortoi cenet e sjelljes dhe plogështinë intelektuale të bashkëvendësve. Ai nuk e kishte ironinë dashamirëse e këshilluese të Çajupit, por satirën therëse e djegëse, një ekuivalent ky në poezi i prozës satirike therëse të Faik Konicës. Fishta kishte botuar vjersha satirike në revistën Albania të Konicës me pseudonimin Castigat ridendo (qorton duke qeshur).
Më 1907, ai e botoi pa e vënë emrin e vet, përmbledhjen satirike me 67 faqe Anxat e Parnasit, Sarajevë 1907, e cila i hodhi themelet e satirës si gjini poetike në letërsinë shqiptare, e që nga disa kritikë konsiderohet si vepra më e mirë poetike e tij.
Me veprat satirike Anzat e Parnasit dhe Gomari i Babatasit Fishta u bë satiriku më i njohur i letërsisë shqiptare.
Anxat e Parnasit, e shkruar më pas Anzat e Parnasit me shumë shprehje therëse, por të bukura, u ribotua më 1927, 1928, 1942 dhe 1990. Kjo përmbledhje satirike i solli poetit shumë miq e armiq.
Gomari i Babatasit është një tjetër vëllim satiriko-humoristik, i botuar me pseudonimin Gegë-Toska, në kohën kur Fishta qe anëtar i Parlamentit të Shqipërisë. Në këtë vepër që fitoi popullaritet të madh në kohën e vet, autori godet atdhetarët e rremë dhe dembelët.

Përveç melodramave të përmendura më sipër, Fishta është autor edhe i disa veprave të tjera për teatër, ndër to edhe përshtatje nga një varg klasikësh të huaj, p.sh. I ligu për mend, Shkodër 1931, komedi në tre akte e Molierit dhe Ifigenia n’Aulli, Shkodër 1931 eEuripidit.

KRIJIMET DRAMATIKE - Ndër veprat e tjera dramatike që hartoi apo përshtati janë edhe disa pjesë të shkurtra me tema fetare: Barit e Betlêmìt, pjesë me tre akte për krishtlindjen, Sh’ Françesku i Asisit, Shkodër 1912, tragjedia Juda Makabé, Shkodër 1923, Sh’ Luigji Gomzaga,Shkodër 1927 dhe Jerina, ase mbretnesha e luleve, Shkodër 1941.

Fishta ka shkruar ese dhe studime për çështje të kulturës autentike shqiptare dhe për problemet estetike të artit. Në shkrimin Parathënia e Kanunit të Lek Dukagjinit, bën një tipologji të kulturës shqiptare në gjirin e kulturave të tjera botërore.
Fishta shkroi një tip të veçantë proze, në fillim udhëpërshkruese e më vonë një shkrim dëshmues dhe komentues – eseistik: Lot gjaku, Një udhëtim nëpër Shqipëri të re.
Me veprën e tij, himnizonte shqiptarin e përjetshëm duke kritikuar shqiptarin e përditshëm.

SI LINDI LAHUTA E MALËSISË – Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh me fshatarin e moshuar Marash Uci (vdiq më 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Marash Uci i rrëfente Fishtës për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në Urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të poemës me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan në Zarë më 1905 e 1907. U ribotuan të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Fishta i shkruante këngët e tjera të cilat filloi t’i botonte që nga viti 1921 në revistën që drejtohej prej tij - Hylli i Dritës. Botimi përfundimtar i poemës me 30 këngë dhe 15.563[3] vargje u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të 25-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Poema permban 1274 fjalë të rralla.
Verbi (fjala) fishtiane i përcjell notat muzikore të instrumentit të lahutës me përsëritjet e tingujve të fjalëve dhe të strukturave sintaksore; me epitetet, krahasimet, similitutat [4]dhe hiperbolat; me metaforat, simbolet dhe mitemat[5]; me pyetjet dhe përgjigjet, mepyetjet retorike, pasthirrmat etj.
Poema ka një strukturim të hapur gjuhësor dhe ritmik (aliteracioni, rima, ritmi i këmbyeshëm brenda njësisë metrike dhe ndërmjet vargjeve).
Kjo poemë epike u ribotua në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe përsëri në Romë më 1991.
Lahuta e malësisë është përkthyer edhe në gjermanisht dhe në italisht.





LAHUTA E MALCIS

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit. Këngët e tjera mbulojnë periudhën e revolucionit të xhonturqve, i cili në fillim u ngjalli shpresa nacionalistëve shqiptarë për një autonomi, si dhe luftërat ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
* * *
Lahuta e malcis, me synimin që të bëhej epope kombëtare, e kapërcen stilin baladesk të De Radës dhe tregimin historik të Naimit, duke u derdhur me një vrull epik dhe dramatik. Duke qenë se poema u shkrua për një kohë të gjatë, ajo nuk e ka të njëjtën fuqi në çdo këngë veç e veç, ashtu siç nuk ka dhe një strukturë të lidhur në vazhdimësi. Në variantin përfundimtar, autori krijoi një renditje kronologjike për ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës, më 1913. Në poemë pasqyrohen luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë të shumtë dhe nga ana funksionale janë të ngjashëm në vepër, për arsye se i kanë karakteristikat e heroizmit shqiptar.
Vepra nis me heroizmin e shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre nga sulmet e malazeziasve, të përqendruara në Shqipërinë e veriut. Ajo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për t’i kapur ndodhitë dhe cilësitë shqiptare. Nga fokusimi i një krahine vepra zgjerohet në tërësinë etnike shqiptare. Nis me trajtimin e burrërisë së një mjedisi për të arritur te koncepti i burrërisë si virtyt kombëtar.
Në këtë mënyrë Lahuta e malcis bëhet vepër për himnizimin e virtyteve të përhershme të shqiptarëve si dhe projekt i idealeve të poetit. Duke u mbështetur në jetën autentike shqiptare, me mjediset reale e fantastike të mendësisë shqiptare si dhe me kërkimin e modelit të shkrimit që mbështetet në letërsinë popullore shqiptare, poema epike e Fishtës synon të ngrihet në nivelin e eposit kombëtar.
Pavarësisht nga fakti se poeti mbështetet në modelet krijuese të letërsisë popullore,Lahuta e malcis është një vepër e kulluar autoriale.

Poema përmban tre tipa këngësh:

- këngë historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit të cilat janë të ngjashme me këngët popullore historike. Në to ngjarjet historike pasqyrohen në kohë;
- këngët kreshnike, ku shpërthimet krijuese imagjinatave shpiejnë te cikli i kreshnikëve apo te baladat popullore. Në to fantazia krijuese e poetit ndërtohet mbimitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragonjtë);
- këngët autoriale, si Patër Gjoni apo Tringa, ku imagjinata e poetit, edhe kur mbështetet në tekstet e baladave, i shndërron ato në stilin vetanak. Te këto këngë vepron fantazia e autorit, por edhe mendësia e tij që del në vepër në trajtën e porosisë përfundimtare.
Kjo formë e krijimit i prek edhe heronjtë e veprës: përballë Oso Kukës së patrembur, i cili për atdheun në çdo çasst është i gatshëm të flijojë veten, model ky popullor i therorisë shqiptare, shfaqet Abdyl Frashëri – hero i ideologjisë kombëtare, apo Naim beu (Frashëri) – hero i kulturës shqiptare (në këngën origjinale të Patër Gjonit). Shfaqet edhe heroina Tringa, e cila, bashkë me flijimin për atdheun, shpalos një bukuri, dashuri, virgjëri dhe pafajësi, duke u kthyer kështu në një krijesë poetike burimore të Fishtës.
Lahuta e malcis është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik, ku spikatin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër dhe gjuha e folur, e cila, duke u kthyer në gjuhë të shkruar, i ruan shenjat e emocioneve të personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili, poeti vë në tekstin e tij format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, rëndom më fuqishëm – në trajtën e urimeve dhe të mallkimeve.
Një nga figurat zotëruese të poemës është hiperbola me të cilën poeti përshkruan ngjarjet dhe pamjen fizike të personazheve. Kjo figurë është ndërtuar rëndom duke marrë për bazë krahasimin.
Faqe tronditëse të poemës janë ato ku bashkohen dhe harmonizohen veprimet epike me shpërthimet lirike dhe me lirinë e imagjinatës së autorit, duke krijuar kështu një dramacitet të fuqishëm. Të tilla janë këngët që ndërlidhen me heroinën letrare – Tringën. Këtu bashkohen idealet e poetit: trimëria dhe atdhetarizmi deri në flijim; bukuria dhenjomësia që rrezatojnë dashuri; pasqyrimi i moralit të femrës shqiptare dhe tragjizmi i saj. Të gjitha këto lidhen në një orkestrim të habitshëm e të magjishëm të natyrës.
Në veprat e tij epike, poeti manifestoi një forcë të madhe lirike, ngase atje kishte mundësi. Vetëm mjedisi shqiptar i krijonte mundësi poetit të shfaqte shpërthimet personale, si karakteristika të lirikës së tij.
Poeti u mbështet në modelin e Këngës së Gjergj Elez Alisë. Në këngën e Fishtës veprimi është invers: i sëmuri (vëllai) vdes dhe mbetet Tringa (motra), e cila mbron nderin, pragun, bukurinë e saj të paprekur, virgjërinë dhe botën poetike të Fishtës. Në këtë mënyrë, ajo i dorëzohet jo vdekjes, por pavdekësisë. Ajo që ndodh më tej me Tringën, është endje e imagjinatës së poetit në botën e mitologjisë shqiptare. Heroina shkon te simotrat e saj –zanat.
Cikli i këngëve për këtë heroinë zbulon mënyrën se si poeti e ndërton Lahutën e malësisë: ngjarja apo ndodhia reale, me anë të frymëzimit lirik, kalon në shkallën e përgjithësimit dhe të idealizimit. Çdo gjë që është burimore shqiptare ngrihet në nivelin e përjetësisë, si kërkesë morale, jetësore dhe artistike e poetit. Një portretizim të tillë fizik dhe moral të bukurisë me anë të figuracionit popullor, poeti e bën pikërisht te personazhi i Tringës.
Sipas disa studiuesve, kryevepra e Fishtës – Lahuta e malcis, është e papërsëritshme në letërsinë shqiptare. Ajo pasqyron në mënyrë të sistemuar kulturën dhe historinë autentike të shqiptarëve me anë të shprehjeve të pasura gjuhësore, si dëshmi e jetës shqiptare edhe në lëmin e gjuhës.
Vargu i poemës, tetërrokëshi i ngjashëm me vargun më të njohur popullor, ndikoi që poema të fitojë një popullaritet të shpejtë.
Vepra ka një histori të gjatë shkrimi dhe leximi që kanë ndikuar te njëra-tjetra. Këngët e para të poemës autori i botoi si këngë popullore. Por, lexuesi i priti ato më me endje se krijimet e tjera të tij. Me fjalë të tjera, shija e lexuesit, u bë frymëzim shtesë që autori ta vazhdojë dhe ta përfundojë veprën. Mirëpo, Fishta nuk do të ishte i madh, sikur të mos e tejkalonte shijen e kohës. Në këngët popullore, poeti gjeti vetëm modelin e komunikimit, ndërkaq këndvështrimi për qenësinë shqiptare është i vetë poetit.

Në poemën epike, Lahuta e malësisë, kemi personazhe historike si: Oso Kuka, Ali Pashë Gucia, Abdyl Frashëri, Marash Uci, Çun Mula, Haxhi Zeka, Pater Gjoni, Bec Patani, Tringa, Dedë Gjon Luli. Fishta na jep edhe figura historike të huaja si: Franc Jozefi i Austro-Hungarisë, Vilhelmi i Gjermanisë, Krajli i Inglizit, Regji i Italisë etj.
Përballë tyre, autori i poemës na jep figurat historike të palës kundërshtare, si: knjaz Nikolla, Mark Milani, Vulo Radoviqi, Mil Spasi, Mehmet Ali Pasha, Abdullah Pashë Dreni, Turgut Pasha; cari i Rusisë, kreu i Francës etj.
Poeti na i jep në poemë edhe figurat mitologjike: Ora e Shqipnisë, Ora e Bardhë e Trojanit, Zana e Durmitorit, Zana e Miliskaut, Zana e Veleçikut, Zana e Madhe, Zana e Frymëzimit, Ora e Durmitorit, dragonjtë, kuçedra etj.

Për poemën mund të nxirren disa konstatime por edhe ca dilema, si:

- Uniteti i poemës duhet gjetur te fryma e kombit e cila ka bashkuar njerëz, fakte dhe ngjarje të Rilindjes deri në pavarësi;
- Mjetet artistike për krijimin e poemës janë marrë, qoftë nga eposi i lashtë shqiptar, qoftë nga tradita homerike;
- Mbështetja e poemës në eposin e lashtë duhet kërkuar në motivet tradicionale që i përshtaten lëndës bashkëkohore, në mendësinë kanunore që i përshtatet më së miri mendësisë bashkëkohore, duke himnizuar besën dhe burrërinë me gjuhën burrërore të Këngëve të kreshnikëve;
- Lidhjen me traditën homerike të Lahutës fishtiane duhet kërkuar në situatat e veçanta të kënduara në poemë me figuracion dhe përmasë homerike;
- Bota mitologjike e poemës duhet studiuar në dukurinë funksionale të saj: zanat dhe qeniet e tjera të mitologjisë sonë (Lugati, Kulçedra, Dragoi etj.) a janë te Fishta me funksionin që kanë hyjnitë te Homeri, ku njerëz, fakte dhe ngjarje shpesh varen prej kapricave të hyjnive;
- Figuracioni, a i ka ato përmasa hiperbolike siç e kërkon epika tradicionale dhe siç e kanë Këngët e kreshnikëve, ku topuzi ngulet 12 pash nën dhe, dhe 12 pash përpjetë ngrihet pluhuri.

Parimet nga të cilat u udhëhoq poeti për krijimin e epopesë së shqiptarëve janë njësintezë e poetikës aristoteliane me shkollën romantike të Evropës perëndimore të shekullit XIX.[6] Duke qenë se Fishta bazohet te klasikët greko-romakë, poema epike e tij Lahuta e malcis është vepër neoklasiciste[7]
Vargu epik i Fishtës këmbehet me pasazhe lirike pa më të voglin kufizim dhe si tablotë rrëqethëse tragjike që mbizotërojnë në vepër, filtrohet në të, një ironi e hollë.
Përveç konfliktit shumëpalësh, që herë zgjerohet e herë qendërzohet dhe subjektit të pasur me episode dramatike, në poemë veprojnë edhe qindra personazhe të individualizuara që e shpalosin karakterin e tyre me veprime heroike, përballë kundërshtarëve dhe krahas bashkëluftëtarëve e qenieve mitologjike. Fati i tyre është i përcaktuar historikisht, manipulohet nga mbretër e diplomatë, mbrohet ose braktiset nga Orët e Zanat dhe në çastin e fundit, ndodhet në dorën e vetë atyre, pikërisht si fati i atdheut. Këndej buron ndoshta edhe mesazhi më optimist i eposit fishtian. Mesazhi i poetit është mesazh i krijuesit artistik të frymëzuar nga Zana mitologjike, mesazh i përjetimeve vetjake nga kontaktet me thellësitë e shpirtit njerëzor të një fisi që ka mbetur i pacenuar prej ideologjive të huaja. Ky mesazh optimist vjen si një ndjenjë që përftohet nga skajshmëritë e dhimbjes dhe të krenarisë, të zhgënjimit dhe të kokëfortësisë, të pasionit dhe të stoicizmit, të arsyes dhe të instinktit, të qytetërimit dhe të primitivizmit.
Trajta tregimtare, e gërshetuar me dialogje të gjata, i mundëson poetit të përcjellë një informacion të gjerë etnografik dhe një dendësi të thellë mendësish kontradiktore. Përshkrimet e dhjetëra betejave me hollësi tronditëse janë tabllo të gjalla, ku vijnë në kontrast ngjyrat natyrore të peizazhit në orë të ndryshme të ditës apo të natës, të ngjeshur me ngjyrën e kuqe të gjakut, që kullon nga kokat e prepra dhe nga baruti i djegur, përzier me kundërmim kufomash kundërshtare. Betejave të individualizuara u paraprijnë kuvendet e trimave, debatet e diplomatëve, prapaskenat e mbretërve, të shfaqurit e qenieve mitologjike, që për nga veprimet dhe gjykimet, me të madhe u ngjajnë njerëzve.

VLERËSIME PËR LAHUTËN E MALCIS DHE PËR FISHTËN

Eqrem Çabej: “…Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe mbërrin te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij të zgjerojë dalëngadalë botën në një brendi më fort nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar…duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një epos ballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si në dukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës…”
Katër vjet para se të vdiste Fishta, Çabej jep këtë gjykim: “Gjergj Fishta është bërë, sidomos në Lahutën e malcis, përfaqësuesi më i parë i literaturës së sotme shqiptare”.[8]

Lasgush Poradeci: “Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar, ky është si të thesha “monopoliteti” gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit…” [9]

Kostaq Cipo: “Tetërrokëshi i ngadalshëm e vrap e vrap, si e lyp zjarri i zemrës, asht i premë për poemë epike. Me këtë ritëm janë pre ngjetmi e pashoq fishtian, thërrmënitë e forta, uratat e mallkimet…” [10]

Sterjo Spasse: “Lahuta e at Fishtës shfaq ndjesitë më të thella dhe karakteristikat më të kristalizuara që i ruajti raca shqiptare përmes shekujve plot shtrëngata… Shqipëria e tërë përfshihet e dehur nën vargjet e kësaj Lahute, e cila bëhet pronë kombëtare, mish e gjak, ndjenjë e mendim i përbashkët”.[11]

Ernest Koliqi: “Tue lexue Lahutën e tij, (të Fishtës – Xh.Z.) përplot me teprica kangësh rapsodike të pa emën, të duket se je tu e vështrue popullin shqiptar kah i këndon vedvetit, me fjalët e Fishtës, ma të kulluetën kangë, e cila shpërthen nga një gjak misterioz, që rrjedh në zemrën e tij ilire” [12]

Faik Konica: “Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo, jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm si autor i Lahutës së malcis – një epope pastorale e kalorësiake, përkthimi gjerman i së cilës, i botuar në Lajbcig para disa vitesh, të lë një përshtypje të dobët, meqë nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit të Fishtës dhe koloriti i tij verbal”.[13]

Viktor Volaj (1910-1995): “Shqiptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes një histori për me u afirmua. Bota e Lahutës së malcis asht shfaqja më e sigurt e shpirtit të tij heroik e fisnik”.[14]

Vehbi Bala: “Me gjeninë e tij, Fishta ka ditur ta shfrytëzojë me plot fantazi thesarin e popullit dhe duke i shtuar atij trillin e vet krijues, ka arritur në majat më të larta të artit poetik të letërsisë sonë”.[15]

Daniel Gjeçaj: “Fishta, çmos kurni shkrimtari tjetër të Rilindjes sonë, aq i hini shpirtit shqiptar, që në fund të fundit ishte dhe shpirti i tij… Fishta këndohej pa ditë se si i thojshin emnit: këndohej pse në kangë të tija ishte shqiptari: shqiptari në doke, në kanu, në mitologji, në folklor, në aspirata, në jetë, në luftë e në ngadhënjime… Shqiptari pa Lahutë (të malcis – Xh. Z.) asht pa epokë kombëtare: Lahuta pa shqiptarë asht pa subjekt”.[16]

Engjëll Sedaj: “Vargjet e Lahutës mund t’i lexosh në fillim, në mbarim, në mjedis apo në çdo mëngjes para se të fillosh punën ditore. Ato të japin fuqinë e jetës, fuqinë e punës, sepse mobilizojnë të gjitha ndjenjat e shpirtit… Aq shumë imponohet kjo vepër, saqë disi kurrë më nuk e heq nga dora… Poeti ka arritur të mishëronte të gjitha ligjshmëritë artistike në poezinë popullore, sidomos në përdorimin e figurave stilistike të krahasimit dhe të metaforës”.[17]
Anton N. Berisha: “Nga poezia gojore Fishta mësoi dhe shfrytëzoi atë që kuptimisht ishte më e rëndësishme, artistikisht më e vlershme dhe me mundësi ndikimi estetik më të madh, por çdo gjë duke ia nënshtruar sistemit të vet krijues, asimilimit në shkallën dhe mënyrën më të lartë, qoftë edhe atëherë kur në të parët fitohet përshtypja se në veprën e vet ka futur pjesë të tëra të poezisë gojore”.[18]

Gjergj Zheji: “Te Fishta ndihet një vargëzim në të njëjtën masë sa poeti erudit, aq edhe rapsodi popullor, që di të krijojë me dorë të sigurt dhe shije të rrallë artistike orkestrimin e muzikalitetit të vargjeve dhe të verbit të tij të pashtershëm poetik”.[19]

Norbert Jokli: “Ai hyri aq thellë në shpirtin e këngëtarëve të maleve shqiptare dhe diti të karakterizojë në mënyrë të dhimbshme dhe të sigurt artin, botën ideale e gjithëmbarësisht të gjitha veglat e armët e rapsodëve që gjenden edhe ndër më të skajshmet krahina të maleve. Vetëm ai që gjendet në mes të kësaj bote mund të ndiente aq thellë zemrën e të rrahmen e diellit të këngëtarit kombëtar shqiptar, mund të kuptonte aq mirë e qartë mendimin e tij”.[20]

Maksimilian Lamberc: “…Lahuta e malcis e Gjergj Fishtës, jo vetëm se ka rëndësi në pikëpamje artistike, por edhe pse ajo, por si vena e mirë, sa ma shumë vjet që të kalojnë aq ma vlerë merr, duke qenë se ajo është pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave, e përpjekjeve, e luftës dhe vdekjes së shqiptarëve: me një fjalë, Lahuta asht shprehja më e qartë e dokeve të fshatarëve, banorëve të Maleve të Veriut. E prej se doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm ka për t’ia ditë për nder më dhjetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malcis na la një ritrat të Shqiptarit, të përshkruar nga goja e dëshmitarëve njëkohorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit XX me atë ndryshim të vogël, që shqiptari pësoi ç‘prej kohërave të largëta të iliro-trakëve”.[21]

Për Fishtën dhe krijimtarinë e tij letrare është prononcuar edhe Sejfulla Malëshovanë vitin 1945, me pseudonimin e vet Lame Kodra. Ai botoi konferencën e mbajtur më 10 qershor 1945 në Kinema – teatrin “Kosova”, me titullin: Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme”. Te faqja 21 e këtij botimi Sejfulla Malëshova (Lame Kodra) thotë: “Kam dëgjuar, p.sh. se në disa rrethe ka tendenca që Faik Konica dhe Fishta të fshihen fare nga defteri… Koncia, Noli dhe Fishta janë fytyrat më të mbudha të Shqipërisë në fushën e kulturës. Bashkë me K. Kristoforidhin dhe Naim Frashërin ata janë leronjësit e mbëdhej të gjuhës shqipe, janë ata që kanë ngritur gjuhën shqipe në dignitetin e një gjuhe letrare… Kontributin e tyre e qujamë pjesë të pandarë të trashëgimit t’onë nacional, të pasurisë s’onë kulturale”.[22]

Disa autorë e kanë shikuar shkrirjen e letërsisë gojore dhe asaj të shkruar si të pafrytshme, kurse të tjerë e kanë parë Lahutën e malësisë si një anakronizëm në shekullin XX.

Lidhur me gjuhën e veprave të Fishtës e ka dhënë mendimin e vet edhe Prof. Dr. Konrad Gjolaj (1918-2000) i cili thotë: “Në lidhje me gjuhën e veprave të Fishtës kam mendimin personal se nuk duhet të preken për asnjë arsye praktike letrare, sepse gjuha e Fishtës asht e do të mbetet gur themeltar për literaturën e ardhshme shqiptare…”[23]
Sipas Dhimitër Shuteriqit (1915-2006), Vehbi Bala (1923-1990) kishte përgatitur 40 faqe për Fishtën, që të përfshihej në historinë e letërsisë të Akademisë, por nuk e lejuan ta botonte.
Sipas Eqrem Çabejt (1908-1980) “Fishta qe një bir i vërtetë i polemit (popullit) të tij dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet ay u bë, në një tjetër kuptim se sa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë”.[24]

Në prag të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Fishta u njoh nga të gjithë si poet kombëtar. Albanologu austriak Maksimilian Lamberc (1882-1963) në vitin 1948 e ka cilësuar si “poetin më të talentuar që ka pasur Shqipëria” [25]. Poeti italian Gabriele d’Anuncio (1863-1938) e ka quajtur Fishtën “poeti më i madh i popullit të lavdishëm të Shqipërisë”.[26]
Për të tjerë, Fishta ishte Homer shqiptar. Aleksander Xhuvani (1880-1964) e ka krahasuar Fishtën me poetin lirik grek të shekullit VII p.e.s. – Tirteun.
Pas luftës, Fishta u godit dhe u përgojua ndoshta më shumë se çdo shkrimtar tjetër i paraluftës dhe u la në harresë. Poeti kombëtar u kthye në mallkim. Historia e letërsisë shqiptare, botuar në Tiranë në vitin 1983, trajtimit të Fishtës i jepte një hapësirë të kufizuar. Në të Fishta cilësohet si poet, publicist, pedagog, politikan. Thuhet se drejtoi për një kohë të gjatë shtypin e urdhrit françeskan dhe veprimtarinë kulturore dhe arsimore të këtij urdhri.
Kryeredaktori i kësaj Historie të letërsisë shqiptare – Dhimitër Shuteriqi për Fishtën thotë: “Për të, interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e të popullit, gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë, por edhe cinizmin, dhe e kishte vënë në themel të punës së tij si letrar. Vepra e tij kryesore, poema epike Lahuta e malësisë, duke sulmuar shovinizmin e fqinjëve të veriut, propagandonte antisllavizmin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër pushtuesit osman. Ajo i ngrinte himnin patriarkalizmit e bajraktarizmit, obskurantizmit fetar e klerikalizmit, dhe spekulonte me ndjenjat patriotike, kur ishte fjala për të ngritur lart ngjarjet dhe figurat e historisë kombëtare të periudhës së Rilindjes sonë… Ai kishte një qëndrim të theksuar konservator në lëmin e gjuhës. Fishta i mbaroi ditët si akademik i Italisë fashiste”.[27]
Në këtë Histori të letërsisë shqiptare që përmban 629 faqe, të hartuar nga Vehbi Bala, Razi Brahimi, Klara Kodra, Ali Xhiku, Dhimitër Fullani, Shaban Çollaku, të drejtuar nga Prof. Dhimitër S. Shuteriqi (njëherazi edhe kryeredaktor) dhe të redaktuar nga nga Prof. Mahir Domi, nga Dr. Jorgo Bulo, Prof. Vebi Bala dhe nga Doc. Razi Brahimi, Fishtës i kushtohen 22 reshta.
Pushteti i pasluftës katër dekada e quajti Fishtën “poet klerik e fashist”. Por, populli i Shqipërisë së veriut, e sidomos shkodranët, nuk e kishin harruar. Vepra e tij ka qarkulluar fshehurazi dorë më dorë dhe është lexuar ndër breza. Pas afro gjysmë shekulli, Gjergj Fishta u përkujtua hapur për herë të parë më 5 janar 1991 në Shkodër. Gjatë një recitimi, aktori në një çast kishte ngecur, por menjëherë dhe në mënyrë spontane u ndihmua nga salla, e cilaLahutën e malësisë ende e dinte përmendësh.

Nga figura e Gjergj Fishtës u ndikuan poetë dhe studiues françeskanë si Pashko Bardhi (1870-1948), Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), Pal Dodaj (1880-1948), Vinçenc Prennushi (1885-1949), Marin Sirdani (1885-1962), Anton Harapi (1888-1946), Justin Rrota (1889-1964), Bernardin Palaj (1894-1947), Donat Kurti (1903-1969), Benedikt Dema (1904-1960) dhe Gjon Shllaku (1907-1946).

VLERËSIMI I DISUTUESHËM I ISMAIL KADARESË PËR LAHUTËN E MALËSISË TË FISHTËS:

“…një tjetër personalitet, madje më i njohuri e më i reklamuari, i kurrorëzuar si poet kombëtar, prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit të françeskanëve po rrekej të krijonte një vepër që ishte sa jashtë kohe, aq edhe jashtë mundësive të tij. Ai orvatej të thurte poemën e madhe totale ku të mblidhte krejt eposin shqiptar në shembullin e mbledhësit mesjetar të Nibelungëve, të epeve të tjera evropiane, madje edhe më thellë, të epeve homerike. Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë për shkak se poetit françeskan i mungonin shumë gjëra, e në radhë të parë ai talent i veçantë për të përpunuar apo më saktë për të vënë në fre, atë shkumëzim të lirë, magjepsës e me bukuri befasuese, herë parajsore e herë infernale të eposit verior. Në vend të atij tërbimi ai nxori nga pena poemën e gjatë monotone “Lahuta e malcis”, një kronikë sterile, e cila duke qenë, veç të tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut aq sa ç‘mund të ngjante ujët e distiluar me ujëvarat e bjeshkëve.
Në këtë poemë, që u shpall e në të vërtetë “vepra e jetës së tij”, himnizohej Shqipëria e prapambetur, kanunore e mesjetare. Në kërkim të një të vërtete të përjetshme të kombit, çka do të kushtëzonte dhe universalizmin e pretenduar prej tij në poezi, ai nuk shkoi më tej konfliktit ndëretnik midis shqiptarëve e sllavëve, që e shpalli si një luftë gati kozmogonike…
…Ndeshja sllavo-shqiptare kishte qenë dhe vazhdonte të ishte e egër dhe se eposi shqiptar vazhdonte të këndonte kundër sllavëve edhe pse shqiptarët kishin armikun e ri – osmanët.
Nuk i lejohej një poeti, e aq më tepër një poeti të shekullit XX, që të mos shihet në këtë kob asnjë dritë e asnjë rrugë pajtimi, madje as aq dritë sa jepte herë-herë vetë eposi zemrak. Aq më pak nuk i lejohej një poeti që duke dhënë tablo tronditëse të kësaj ndeshjeje dhe duke u revoltuar me të ndaj padrejtësive që i qenë bërë e vazhdonin t’i bëheshin kombit shqiptar, të mos bënte, megjithatë, një dallim midis popujve sllavë dhe shovinizmit sllavomadh e sidomos serbomadh… Mesazhin racionalist të Fishtës, mesazh që herë-herë merrte përmasat e një ksenofobie totale e që synonte izolimin e plotë të Shqipërisë prej botës së jashtme, nuk e përfilli as letërsia e as mendësia shqiptare…”[28]

Lidhur me Lahutën e malësisë Kadareja ka dhënë vlerësime disa herë. Mund të përmenden vlerësimet në vitet 1988 dhe 1991: “Mirëpo kësaj vepre artificiale, që ishte veç të tjerash një manifest reaksionar, idealizimit të Shqipërisë së prapambetur, kanunore e mesjetare, iu bë një reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe. Dukuri jo fort të shpeshta, vepra të tilla (të një autori, të një grupi autorësh ose të një drejtimi letrar) qëllon që shfaqen në letërsi të ndryshme, tamam si sëmundje, që duhen kapërcyer. Për fat të mirë, letërsia shqipe u çlirua më shpejtë se ç‘pritej nga ky keqkuptim e nga ky ankth”.[29]
Tre vjet më vonë lidhur me Lahutën e malësisë Kadare thotë: “Në të vërtetë, me gjithë mosqasjen e ftohtësinë që treguan për të shkrimtarët e intelektualët e shquar shqiptarë, veprës së Fishtës, sidomos Lahutës së malësisë, iu ngrit një kult e iu bë një reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe. Dukuri jo fort të shpeshta, vepra të tilla (të një autori, të një grupi autorësh ose të një drejtimi letrar) qëllon që shfaqen në letërsi të ndryshme, tamam si sëmundje, që duhen kapërcyer. Për shkaqe e rrethana jashtëletrare (çlirimi i vendit nga fashizmi, përmbysja shoqërore etj.), u çlirua më shpejtë se ç‘pritej nga ky keqkuptim”.[30]
Mirëpo, në takimin me studentët, lidhur me vlerësimet e tij për Fishtën dhe përLahutën e malësisë, Kadareja thotë: “…mbase mund ta kem gabim”.[31]

DUHET SHTUAR PO ASHTU SE KADAREJA KA THËNË: “FISHTA NUK DO TË DALË KURRË MBI NAIMIN, AS KONICA MBI NOLIN”[32]

* * *

QËNDRIMI SLLAV NDAJ FISHTËS DHE KRIJIMTARISË LETRARE ARTISTIKE TË TIJ

Ndjenjat antisllave të shprehura në poemën Lahuta e malësisë të Fishtës bënë që vepra dhe autori i saj të ndaloheshin nga autoritetet jugosllave. Elementi antisllav i veprës së Fishtës është gjithashtu i vetmi që theksohet në botimin e parë të Enciklopedisë së Madhe Sovjetike në Moskë. Në të është shkruar: “Veprimtaria letrare e priftit katolik Gjergj Fishta pasqyron rolin që ka luajtur kleri katolik në përgatitjen e agresionit italian kundër Shqipërisë. Si ish agjent i imperializmit austro-hungarez, Fishta, në vitet e para të veprimtarisë së tij letrare, mori një qëndrim kundër popujve sllavë, të cilët ishin kundër planeve grabitqare të imperializmit austro-hungarez në Shqipëri. Në poemën e tij shoviniste antisllave “Lahuta e malcis”, ky spiun ngrinte lart ndjenjat armiqësore të shqiptarëve kundër popujve sllavë, duke bërë thirrje për luftë të hapur kundër sllavëve”.[33]
Kështu shkruajnë për zërin e kombit – Gjergj Fishtën – bolshevikët dhe bizantinët rusë, të cilët historikisht kanë vepruar për shfarosjen e kombit shqiptar në Ballkan.

* * *

Lidhur me vlerësimet për Lahutën e malësisë unë kam këtë mendim:

- në një vepër letrare-artistike, në radhë të parë duhet të studiohet struktura dhe arkitektura sipas të cilave është ndërtuar ajo;
- në një poemë lirike, epike apo epiko-lirike duhet të analizohen në radhë të parëmetrika dhe stilistika sipas të cilave është krijuar ajo;
- në një krijim letrar-artistik duhet të vlerësohen gjuha dhe stili.
- në një krijim letrar-artistik duhet të vlerësohet porosia që jep autori nëpërmjet veprës;
- dimensioni human i veprës;
- karakteri universal i veprës;
- bashkëkohësia e veprës (a është shkruar vepra në kohë të duhur, apo disa dhjetëvjeçarë më vonë).

Vlerësimet e Kadaresë për Lahutën e malësisë kanë të bëjnë vetëm me një apo dy mendimet e mia të sipërthëna. Me analizën e një vepre letrare, mund të merret profesionalisht, sidomos kritiku letrar, teoricieni i letërsisë, historiani i letërsisë, metodologu letrar, esteti dhe eseisti. Vlerësuesit e tjerë, mund të ndodhë të japin gjykime jomeritore dhe jokompetente.

Sa i përket Lahutës së malësisë të Fishtës, kam këtë mendim: Poema është shkruar me vonesë. Përfundon më 1937, d.m.th. 25 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kjo poemë mbase do të kishte qenë më e vlefshme për letërsinë shqipe dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar, sikur të botohej në kohën e Rilindjes Kombëtare. Po të ishte botuar në shekullin XIX, epi fishtian do t’i printe lëvizjes së pavarësisë. E finalizuar 25 vjet pas pavarësisë, kjo poemë nuk ka mundur ta ketë një mision të tillë kombëtar.
Një shkrimtar është i madh sidomos kur shkruan për kohën e vet dhe për vendin e vet dhe jo kur i kthehet të kaluarës, shekullit XV, prejardhjes së largët. Shkrimtari që nuk ballafaqohet me problemet e kohës, ai në të vërtetë, për shkaqe të caktuara, oportuniste apokonformiste, u ikën problemeve. Po të mos kishte qenë Balzaku bashkëkohës i problemeve që i pasqyron në veprat e veta, askush nuk do ta përmendte sot.

LITERATURA


Aurel Plasari , Fishta – estetikë dhe kritikë, në, Hylli i Dritës, Tiranë 1999;

Benedikt Dema, Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, Romë 1992;

Lek Pervizi, Mbi Gjergj Fishten, Revista Kuq e Zi, Nr. 44-45, 2010;

Stefan Çapaliku, At Gjergj Fishta, Shkodër 1993, 33 f.;

Stefan Çapaliku, Historia e letërsisë si grindje metodike, Studime shqiptare 2. Shkodër 1995, 99 f.;

Lahuta e malësisë, Botimi i tretë, Romë 1991, 525 faqe, botuar nga Qendra e Katolikëve Shqiptarë Jashtë Atdheut;

Gjergj Fishta, Lahuta e malcis Sh. b. “Faik Konica”, Prishtinë 2000, 508 faqe;

Injac Zamputi, Fishta, koha, njeriu, vepra, Tiranë 1993, Sh.b. “Pasqyra” ;

Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f. 283-304;

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Botim i ri, Tiranë 2008, I-III; Vëllimi I, f. 684-686;

Pjetër Jaku, Vlerat letrare në Lahutën e malësisë të Gjergj Fishtës, Lezhë 2000, Sh.b. Kuvendi, f. 88;

Vehbi Bala, Gjergj Fishta, Jeta dhe vepra, Tiranë, Ombra, GVG, 1998, f. 165




[1] Leonardo de Martino është autor i dramës së parë të shkruar dhe të botuar në shqip në Shqipëri – Nata e Këshndellavet (1880).

[2] Nekrologun e Aleksandër Xhuvanit me rastin e varrimit të Fishtës, Adrian Klosi (1957-2012) e ka botuar në gazetën Shekulli të datës 14.03.2010.

[3] Numri i vargjeve, ndër studiues të ndryshëm të Lahutës së malësisë, nuk del i njëjtë. Sipas disa studiuesve, poema ka rreth 17.000 vargje.

[4] Similitudë-a (lat. similitude = ngjashmëri, përngjasim) – krahasim i zgjeruar, kur të dy krahët e krahasimit nuk janë dy fjalë, por dy fraza. I ka përdorur me të madhe Homeri, Naimi etj.

[5] Mithema – greqisht: njësi struk

Lahuta e Malcís


Ballina e "Lahutës" nxjerrë nga Kolana Françeskane. Me parathanje të Át Zef Pllumit, dhe fjalorth të At Benedik Demës në fund

Lahuta e Malcís (shqipe e sotme: Lahuta e Malësisë) konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.

Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të Lahuta e malcís, me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht.

Shumica e këngëve trajton heroizmin e malsorëve, sepse edhe vetë vepra lidhet me një periudhë historike: duke filluar nga ngjarjet e mëdha të Lidhjes se Prizrenit, kur mbahet Kongresi i Londrës e deri në kohën kur copëtohen tokat shqiptare. Këtu përshkruhen edhe luftërat e popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane. Gjithashtu edhe lufta kundër shteteve fqinje, të cilat tanimë veç kishin marrë disa pjesë të tokave shqiptare, konkretisht Mali i Zi dhe Serbia.

Image result for lahuta e malcis

Te "Lahuta e Malësisë" urrejtja ndërmjet ky kampeve armike është plazma ngjitëse e poemës. Ajo vë në marrdhënie grupimet e personazheve. Në radhë të parë dy grupimet më të mëdha, që përcaktojnë frymën realisto-fantastike të poemës: grupimin e personazheve historike nga njëra anë dhe grupimin e personazheve fantastike, të përfytyruara ose mitologjike. Duke pasur të dy grupimet të drejtën për të hyrë natyrshëm në çdo ngjarje, në çdo mjedis a rethanë, të bisedojnë bashkë, të grinden, të rrihen, të luftojnë, të besatohen, të urrehen e të dashurohen, edhe në realitet ato u përkasin, shkrihen në një të vetëm. Realiteti mitologjik, qiellor s'është aspak më hyjnor se sa realiteti i jetës së përditshme.


"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17,000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet. Nëse do të kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. Është Fati i Shqipërisë, jo më me këtë emër si në poemat e tjera epike si "Skënderbeu i pafat" i Jeronim De Radës, "Historia e Skënderbeut" të Naim Frashërit etj. Këtu Fati i Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik "Ora e Shqipërisë". Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e fiseve, bajrakëve, trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësisht në vepër meqë përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesës së shqiptarit dhe të kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që mund të vijë. Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejt edhe zanat, ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësor të veprës. Kjo është Zana shqiptare që ka kuptimin e Muzës së "Iliadës" të Homerit. Në pikëpamje të rolit që luan në poemë, përbën binom me Orën e Shqipërisë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë, lugetërit, hijet etj., etj. Ngjarjet e poemës kanë një shtrirje kohore prej dy brezash njerëzore. Ato fillojnë më 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisë, kërkon të zaptojë tokat tona. Filli i poemës mbaron kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe Konferenca e Londrës ka vendosur copëtimin përgjysmë të këtyre trojeve. Kobi, kështu ekziston në poemë, në të njëjtin binom me Fatin. Fishta bën njëfarë grupimi të këngëve, sipas kronologjisë historike të ngjarjeve. Kështu, kemi disa cikle këngësh, kemi ndërmjet tyre edhe këngë që qëndrojnë disi më vete, por që luajnë rolin e rrugëkalimit nga njëri cikël në tjetrin. Në pikëpamje të leximit të veprës ato përkohësisht e shkëputin lexuesin nga terreni historik real dhe e çojnë në sfera fantastike. Cikli që hap poemën është ai për Oso Kukën - pesë këngët e para. Ngjarjet vazhdojnë pothuaj njëzet vjet më vonë, të ndërmjetësuara nga këngët "Dervish Pasha" dhe "Kuvendi i Berlinit". Këto dy këngë japin atmosferën që ishte në dëm të fatit tonë kombëtar. Cikli vijues, që zë hapsirën më të madhe në poemë, është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve të ciklit është nga pala armike, Mark Milani i Malit të Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollës. Cikli strukturohet në disa nëncikle. Nëncikli i parë (tre këngë) ka në qendër Çun Mulën. Pas ekspozesë që bën kënga "Kulshedra" vjen nëncikli prej pesë këngësh që sjell skena masive të përmasave vigane. Nëncikli vijues ka në qendër Tringën para dhe pas vdekjes. Ngjarjet, pas një pushimi tjetër prej tridhjetë vjetësh, vijojnë me kryengritjet e Pavarësisë. Këngët përmbyllëse pothuaj janë të pavarura nga njëra-tjetra. Kënga e fundit "Konferenca e Londonit", është në vend të epilogut të poemës. Studiuesit e ndryshëm janë përpjekur të gjejnë pikëtakime mes "Lahutës së Malësisë" dhe "Iliadës" së Homerit, sidomos në atmosferën që i zotëron dy poemat. Ata kanë krahasuar personazhet që kanë tipare të përbashkëta, skenat e ngjarjeve etj. Por përfundimi i tyre ka qenë se poema homerike, përveçse model i largët, ku është bazuar poeti, me poemën fishtjane kanë të përbashkët përkatësinë ballkanike. Në të vërtetë këto lidhje i bën më të qëndrueshme një burim i mirëfilltë i eposit të Fishtës me eposin tonë legjendar, kryesisht me thelbin e këtij eposi, ciklin e kreshnikëve. Konflikti në poemë, në mes shqiptarëve dhe sllavëve, mes dy kombeve arsyetohet si një konflikt natyror, me prejardhje nga gjeneza, në vargun e famshëm, proverbial "n'mni t'shoshoqit kemi le". Megjithatë, poeti bën thirrje që të shmanget ky fatalitet i pashmangshëm. Zoti n'qiell e na mbi tokë/ por gjithnji vllazën e shokë. Sidoqoftë, tensionon skajshëm ngjarjet, duke i dhënë "Lahutës së Malësisë" trajtën e një eposi dramatik krejt origjinal nga eposet e kombeve të tjera, me trajta kryesisht tregimtare. Është në mes të dy palëve urrejtja patologjike jo vetëm mes njerëzve, por edhe mes qenieve mitologjike përkatëse, mes natyrës, dukurive natyrore etj. çfarë e bën të pamundur që të pushojë a të prehet së luftuari shpirti i asnjërës racë, qoftë për një çast të vetëm.


Image result for lahuta e malcis


Te "Lahuta e Malësisë" urrejtja ndërmjet ky kampeve armike është plazma ngjitëse e poemës. Ajo vë në marrdhënie grupimet e personazheve. Në radhë të parë dy grupimet më të mëdha, që përcaktojnë frymën realisto-fantastike të poemës: grupimin e personazheve historike nga njëra anë dhe grupimin e personazheve fantastike, të përfytyruara ose mitologjike. Duke pasur të dy grupimet të drejtën për të hyrë natyrshëm në çdo ngjarje, në çdo mjedis a rethanë, të bisedojnë bashkë, të grinden, të rrihen, të luftojnë, të besatohen, të urrehen e të dashurohen, edhe në realitet ato u përkasin, shkrihen në një të vetëm. Realiteti mitologjik, qiellor s'është aspak më hyjnor se sa realiteti i jetës së përditshme. Realiteti njerëzor, gjithashtu s'është aspak më tokësor se sa i përfytyruar e i fantazuar, se sa realiteti i largët i paprekshëm, mitologjik, qiellor. Një familjaritet krejt malësor , krejt i natyrshëm zotëron mës grupimit të personazheve mitologjike dhe grupimit të personazheve historike. Ora e Shqipnisë krijon marrëdhënie krejt njerëzore, gati prindërore me Ali Pashën e Gucisë kur është çasti që po luhet me fatin e kombit. Zana e madhe është simotër e përhershme e poetit, i jep trimëri, i jep shpirt për të ndjekur zhvillimin e ngjarjeve, si poeti, uron, mallkon, prandien. Po kështu, orët e tjera, sipas emrave të fiseve ose zanat e tjera sipas emrave të maleve.



Familjariteti tipik i kësaj natyre krijohet në këngën Zana e Vizitorit që shquhet edhe për vlerat e rralla artistike. Poeti kujdeset që personazhet historike të veprës ti vendosë në binom me personazhet mitologjike. Zakonisht, këta janë shëmbëllesa të njëri-tjetrit. Tiparet e njërës palë pasqyrohen te tjtra palë. Bukuria, fisnikëria, dlirësia e Tringës pasqyrohen tek Zana e Vizitorit dhe ndërsjelltas. Zana e Vizitorit, zanë shqiptare, ndërkohë është në konflikt me Zanën e Durmitorit, zanë malazeze, nxitëse e Mark Milanit ndaj shqiptarëve. Në fund të luftimeve zana e huaj ngelet robinë te varri i Tringës duke realizuar edhe hakmarrjen për simotrën shqiptare. Vetë natyra, përbërësit e saj do të ishin një grupim tjetër personazhesh po aq njerëzorë sa edhe dy grupimet e tjera. Autori, ndonëse e hedh vështrimin herë pas here nëpër gjithë trojet shqiptare, skenën e ngjarjeve e kufizon në malësitë e Veriut. Qendër simbolike të zhvillimit të ngjarjeve, siç e pohon mendimi i studiuesve, është Shkodra. Megjithatëai nuk bie në religjionalizëm. Ai, siç thotë profesor Eqerem Çabej, përdor njësinë e fisit për të dhënë njësinë e kombit. Tek fisi janë pikëzuar tiparet e kombit, tiparet e racës. Kjo i jep veprës përmasat kombëtare dhe universale. Vargu me të cilin është ndërtuar poema është tetërrokshi i poezisë popullore të epikës historike të Veriut. Ai arrin që në këtë varg të sjellë me dhjetra personazhe, secili prej tyre krejtësisht i individualizuar, me tipare krejtësisht të vetat, që nuk mund të largohet nga kujtesa e lexuesit. Ai, po ashtu, individualizon me dhjetëra beteja, me dhjetëra skena betejash madhështore, ku secila prej tyre pikturohet me ngjyrat e dritat e veçanta, për t'u dalluar qartësisht nga moria që e rrethon. Fjalori i Fishtës, pjesa më e madhe e të cilit nuk është përdorur më parë në veprat letrare aq më pak në poezi, me fjalë të panjohura, me arkaizma, solecizma, me fjalë kompozita, shpesh të ndërtuara prej tij sipas gjedheve burimore, arrin të krijojë jo vetëm figura pamore, por edhe dëgjimore. Rima është një ndër dukuritë më thelbësore të poemës. Aty shprehet edhe qëndrimi ideoemocional i poetit. Rimat herë janë të përputhura, herë të alternuara ose të kryqëzuara etj. Ritmet, gjithashtu, janë shumëtrajtëshe, varësisht nga vendet ku bëhen pushimet e vogla ose të mëdhatë gjatë leximit, ku në pikëpamjet sintaksore mbarojnë pjesët e fjalive ose fjalitë. Fishta përdor në mënyrën e tij përsëritjet në fillim, në mes ose në fund të vargut, refrenet, përsëritjet e teksteve të plota, citimet nga kryeveprat e folklorit, rendin e përmbysur të fjalëve etj. Dialogët e shpejtë, sentencat filozofike, përbetimet, lutjet, urimet, mallkimet, sharjet e ashpra, pasthirrmat, pyetjet retorike, pyetjet në përgjithësi krijojnë larmi ritmesh, larmi gjendjesh shpirtërore te lexuesit. Ritmin e shprehjes së shprehësisë artistike, të leximit e përcakton fuqimisht figuracioni. Hiperbola është mjeti kryesor i eposit fishtjan, por një hiperbolë sa fantastike aq edhe realiste. Fantastike për përmasat zmadhuese të tiparit ose efektit të tiparit, realiste për konkretësinë e tyre. Karakteristik është krahasimi, sidomos krahasimi i gjatë, shpesh i ndërlikuar me disa krahasime e të tjera në përbërje të tij, që zotëron tekste të tëra këngësh. Gjithashtu, metafora përdoret me origjinalitet me nëntekste të shumfishta të folklorit. I papërsëritshëm në krejt letërsinë tonë është përdorimi i eufemizmave me efekte artistike, herë përkëdhelëse, adhurues, e himnizues, herë paditës, i ashpër, e makabër. Eufemizmi funksionon në vend të emrave të perëndive, qenieve mitologjike, por edhe të personazheve kryesore të grupimit historik. Epiteti ka gjithnjë ngarkesa metaforike, është pjesmarrës në krahasime ose hiperbola. Animizmi dhe personifikimi sikurse dendur prozopopea janë mjetet më efikase të drejtpeshimit fishtian në mes të realitetit tokësor, të zbritur në rrafshin më intim e më konkret tokësor. Disa ndër këngët më të përkryera të poemës si "Kulshedra", "Te ura e Sutjeskës", "Zana e Vizitorit" etj. janë një manifestim pothuaj marramendës i të gjitha llojeve të figurave stilistike. Dhe i gjithë ky univers artistik i realizuar me tetërrokëshin e famshëm fishtjan!
(Floripress)

SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE


Image result for fritz radovani



Nga Fritz RADOVANI:


AT  GJERGJ  FISHTA O.F.M.

PARIS  20 QERSHOR 1919


MELBOURNE  2018

     M U E J    QERSHOR  2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

FJALIMI NË KONFERENCEN E PAQËS:

“SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”

PËRGATITË NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
SEKRETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR  NË PARIS ...
U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI,
KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR... NË PARIS 1919
KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT  ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË PLLAMBË TOKË NGA TROJET TONA SHQIPTARE !

Image result for skenderbeu


***

Image result for lahuta e malcis


24 Qershor 1879 Asht le Fra Ndue VILA (1879 – 1956)U arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat kriminelëve Zoi Themeli e Pjerin Kçira.

26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At Gjon Shllakut me prirje letrare Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne teatrin e Fretenve në Shkoder…Vdiq me 16 Gusht 1993 dhe u vorros në Rrëmaji Shkoder.

●Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar i tha një deputet Imzot Luigj Bumçit:

“Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u pergjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta!”

25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue studimet në Linz Austri.

13 Qershor 1944 Bekohet Kisha e Françeskanve të Tiranës nga At Anton Harapi O.F.M.
5 Qershor 1945 arrestohet në Plan të Dukagjinit nga sigurimi i shtetit At A Harapi…

15 Qershor 1945 At Mati Prennushi dergon nder Malsi klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj…

21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe fillon Kalvarin e pafund…

13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes vrane Mark Gjomarkun dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e shkatrrimit Mirditës.

20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani tri vjet burg dhe vdiq në 1950.

10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987) Nuk firmoi “Statutin e Kishës së 1950” perpilue nga shteti, vdes në burg në kampin e shfarosjes Zejmen  1987.

5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.

13 Qershor 1967 arrestohet Alfons RADOVANI e denohet 10 vjet burg se beson në Zotin.
29 Qershor 1967: U mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.

11 Qershor 1970 arrestohet Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.
9 Qershor 1973 Inaugurohet Muzeu Ateist në Shkoder: “I Vetmi në Botë”...

7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka Shugurohet Meshtar (1924 – 1995).

11 Qershor... Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit Shkoder... Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku me “urimet e Popullit” dhe, nuk erdhi kurrma në Shkoder...

12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh...Mbas takimit në Venecia dhe Katovicë...

Loja e këthimi në Parti Socialiste.., dhe “qendresa komuniste para RILINDJES”...


            Melbourne Qershor 2018.     

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...