2018-06-03

EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE

’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’.

Lord Byronë


Isuf B.Bajrami

Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë.(1.Straboni. VII,5;Plin,N.H.IV,1: App.Illyr 1.).Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" (parahanësor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman, ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.
Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë". Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.

Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë.(2.Etol.III,13,44;Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka,Perputhje onomastike iliro-epirote,në "Studime Historike"nr.2,1965,fq.85).
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3.H.Ceka,art.i cituar,fq.84). Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.
Tukiditi(4.Tukid.I,5,1.) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë ,duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5.Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et populis),"Apeiros " e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi (6.Tukid.I,16.) dhe Isokrati (7.Isokrati Harpokration dhe Suida) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8.Strab.1,10) thotë se:"Homeri me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden". Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin "Epeiros" quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë "stere", ose "kontinent"(tokë)(9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër (10.F.E.Sh.fq.242) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri (11.Po aty,fq.241-242).
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12.H.P.Sh.fq.46).
Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë" (13.Po aty,fq.43).
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14.Po aty,fq.43)
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni (15.Strab.VII,5) - , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: "në Epir ka pasur rreth 60 fise (16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit.), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori". Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët (17.Te Nilsson,po aty.).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë". Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh. Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët".(18. Tukid.I, 14,3;18, 2;I,24IV,126,II,96,97). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsid eron barbarë, do me thënë popuj johelenë. Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët (19.Po aty.). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni (20.Strab.VII,321), Skymni (21.Scymn.Europa 450), Polibi (22.Polyb,XVIII,58), Livi (23.Liv.XXII,34), Plini (24.Plin.III,45), etj.
Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:"Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë" (25.Tukid.po aty.). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kult uror të popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin "barbarë".
Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit (26 Steph.Byz.;De urbibus et populis,shiko emrin Athamania.), i cili i quan atamanët ilirë. Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit (27.N.Nilson,vep.e cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137). Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: "populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë" (28.Strab.VII,321).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek. Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike. Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm (29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës,në Bul.i shkencave shoqërore nr.I viti 1956,fq.181). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës (30.F.Prendi.Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë,në Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106) dhe të Matit (31.S.Islami, H.Ceka, F.Prendi, S.Anamali, Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit, në; Bul. Shke.Shoq.nr.1viti 1955, fq.134, S.Islami dhe H.Ceka,Të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, në Konf.I.,të stud.Alb.Tiranë,1962,fq.452). Te këto enë duket se ndërtues it e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.
Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32.H.Ceka,Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf.II,të stud.Alb.).
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33.Nga burimet e shkruara,përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë.Deri tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës.Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara,që tërthorazi bëjnë fjalë për këtë qytet. Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965,të ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës,nxorën në dritë një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronxi,në njëren faqe të cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo përmbysi identifikimin e Lekël-Antigone. Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave na shtyn të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me rrënojat e Jermës.). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla,etj.
Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër .(34.Dh.Budina.Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të Jermës,në Materiale të Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146). Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit (35.B.Jubani,Keramika ilire e qytezës së Gajtanit,në Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63) dhe të Rosunjës. (36.N.Jubani,H.Ceka,Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës.).
Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante, ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire.(37.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Studhist. nr.3viti 1966,fq.27) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj. Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe.Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.(38.F.Prendi,artik.i cituar fq.125: M.Korkuti, artik.i cituar fq.166).
Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari. Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit. (39. S.Islami, H.Ceka,F.Prendi, S.Anamali, artik.i cituar fq.131).
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës.(40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët. Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka.(41.Etol.III,13,44; Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Përputhje onomastike iliro-epirote,në Stud.His.nr.2 viti 1965,fq.85). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët.(42.H.Ceka,artik.i cituar fq.85).
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë (43.M.Nilsson,vep.e cituar), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire.(44.Po aty). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë. (45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të Butrintit,në Stud.hist.nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,në zbërthimin e emrave ka pasur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi.). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë).(46.Po aty). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës. (47.Po aty). Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-tëp.e.sonë. (48 S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës .(49.V.Toçi,Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,në Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë .(50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir.(51.H.Krahe "Lexikon altillyrischer Personnennamen" Heidelberg,1929,Vangjel Toçi,artik.i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet. (52.S,Islami,artik.i cituar fq.20). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut. (53.H.Ceka,Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,në bul.e shken. shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toçi,artik.i cituar fq.128).Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë.(54.H.Krahe,vep.e cituar,V.Toçi,artik.i cituar,fq.129).
Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë.(55.Tukiditi,II,50,5,6.). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!! Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë.(56 Steph.Byz.,De urbibus et populis,(shiko fjalën Algestaio).).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria. (57.E.Çabej,Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, në Bul.e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus,etj.
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan . Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni.(58.Strab.VII,328), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek. Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire. Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë". Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni meIlirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj.(59.Malte Brun,Precis de la geographie universale, 1810-1829, Paris). Ed he Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar. (60.Pouqueville,Udhëtime në More,në Kostandinopojë,në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798,1799-1800 dhe 1801,Paris 1805).
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhin, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë.(61.Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770). Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan;"… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë".(62. Teodor Momsen, Historia e Romës së Lashtë). Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe. (63.E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je XVI/1, 1981,fq.34-36), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë , që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.
Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit.(64.M.Reiter,Leibnizen’s Albanelbriefe,Zeitschrift fur balkanologie Jg. XVI, 1980,fq.82-93). Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;"...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir".(65.C.V.Lajbnic, Albanerbrife, Hanovër,24 janar 1705).Për epirotët dhe gjuhën e tyre meorigjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder.(66.J.G.Herdez,I deen zur Geschichte der Menschheit, Leipzig,1868,vol.III,fq.99), J.E.Tunman.(67.J.E.Tunman, Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore, Leipzig,1774), i cili thotë: "Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire". Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop.(68.Franc Bop,Uber das Albanesis ch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855), J.R.F. Ksilander. (69.J.Riter Fon Ksilander, Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve,Frankfurt am Main,1835),J.G.F. Han. (70.J.G.Fon Han,Albanesische Studien,Wien,1854), J.F. Falmerajer. (71.J.F.Falmerajer, Elementi shqiptar në Greqi,Munchen,1857), T.Mommsen.(72.T.Mommsen, Historia e Romes, Leipzig, 1932. "Historia e Romës së lashtë,Roma-Torino 1904,vëll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142), P. Kreçmer.(73.Paul Kreqmer,Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache,(Hyrje në historinë e gjuhës greke),Gottingen,1896) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit.(74.P.Kretschmer,po aty.), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët.(75.P.Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut.(76.P.Kretschmer, Sprachliche Vorgeschichte des Balkans, (Parahistoria gjuhësore e Ballkanit),Revue Internationale des e’tudes balkaniquee,vol.II viti 1935 fq. 41-48).
Ndërsa Hansjërg Frëmmer.(77.Hansjërg Frëmmer,Die Illyrer,Karlsruhe,1988) në librin e tij "Ilirët", që ai e botoi në vitin 1988, thotë: "Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstandinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke".(78.H.Frëmmer,po aty(Vitet e errëta)565-850).
Shovinistët grekë në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit.(79.Deukalioni,Fjalor i Mitologjisë,fq.57) dhe të Pirros.(80.Po aty.). Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër, si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërm. Në Përmbytjen e Botës. Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke; më vonë ata, kur dalin në tokë hedhin gurë. Ata që i hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra. Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm .Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u përket grekëve. Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit; Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin.
Pseudo historianët grekë, thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kanë ngritur këtë problem në forma të ndryshme. Ja njëra nga ato; Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë. Trashëgimtarja e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji), e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella. Qysh atëherë kjo qytezë – kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra. Në fakt kjo "histori" është vetëm një përrallë, (legjendë), sepse nuk ka asnjë dokument që të ketë ekzistuar njëfarë princeshe me këtë emër. Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar. Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?
Në studimet historike, në relacione e kronika ngjarjesh, historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjatë shekujve, mendime, kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë – kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend. Një mbështetje të tillë e gjejmë tek Emile Isambert.(81 Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique, 1861, fq.867-869), ku vihet në dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës), duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169 p.e.sonë, thekson: "Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra, që donë të thotë: "Kështjella e Pirros". Grekët e quanin : "Pirru – haraks". Që në shqip donë të thotë : vija mbrojtëse e Pirros.
Ndërsa Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun.(82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët dhe iliria te autorët antikë,fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7.). Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente), Plini sh.I-rë, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit. (83.Av.M.Kokolari, Nuk mbulohet dielli me shoshë,"Bashkimi i shqiptarëve" nr.6,fq.4,dt.15 shtator 1993,Tiranë). Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabit ën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.
Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos, (84.Po aty.) (ilirian), pra paraardhës i shqiptarëve. Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sil len edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror maqedon të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë ,ai si "Aleksandër Bej" donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet "Dhul-Quarnein"(Dybrirësh). (85.J.G.Fon Han,"Reise von Belgrad nach Salonik",1858,-Peter Robert Franke,"Alt-Epirus und das Kënigtum der Molosser",Erlangen,1954, (Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve), Mynchen-Bon,1949-‘54), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros.
"Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, ...paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre...". Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti "Epirotarum princeps"(Princ i Epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar "Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë" (Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studiuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke. (86.P.R.Franke,"Albanien im Altertum",Antike Welt,Sondernumner,1983).
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjen ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka pasur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se Gjirokastra është Argia e dikurshme.(87.U.M.Leek,"Travels in Northern Greece",1835). Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një Lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj.(88.Dr.Milan Shuflai,"Serbët dhe shqiptarët" fq.180) në veprën e tij "Serbët dhe Shqiptarët". Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arvanitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias.(89.Emile Isambert,vëll.i cituar fq.859-867). Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Tevepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e sh kruanin më vonë grekët.
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi ishek.XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijësit e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Mefjalë të tjera u quajt; Qyteza-kështjellë e Gjinit.(90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali Hadri, HPSH. Prishtinë, 1966, fq.42-43).
Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ). Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t’u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ; Chateau d’Argent ( Kështjellë e Agjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si agjent nga hëna dhe ditën nga dielli . Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt.(91.Dr.Ali Hadri,po aty.).
Sikurse që u pa më lart për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza, nuk ekziston asnjë dokument . Është vetëm një legjendë. Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare. Edison L.Clark.(92.Edison L.Clark,"Racat e Turqisë Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet",New York,Brodway,1878,fq.751) në veprën e tij, flet qartë për origjinën, gjuhën, shtrirjen e shqiptarëve. Ai thotë; "Shqiptarët, arnautët, siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët (banorët e shkëmbinjve), siç e quajnë ata veten banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë)së Jugut".(93.Edison L.Clark,po aty).
Ai vazhdon: "Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë".(94.Po aty). Edison , e qartëson dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë.(95.Sh.Delvina,"Rreth origjinës së suljotëve",Bujku,nr.1424,fq.10 ,maj 1996 Prishtinë).Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përreth ?!!. Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me djemtë më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke, ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë. Nga ku shpjegoheshin perënditë. Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë, kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet!. Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve. Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashrit vetëm truallin e Epirit, por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme, ata bëjnë një propozim anormal; Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar. Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa; ose të pranohet propozimi i palës greke, ose në të kundërtën, të mos krijohej aleanca, që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontradiktash.
Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashrin. Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.
Sipas dy raporteve sekrete, njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877, të shpallur në Athinë në revistën vjetore "Neos Kuvaras" të vitit 1962. Mavromat i raporton Harillas Trikupit:"Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet mbretërisë greke, pasi është tokë autoktone shqiptare".(96.Neos Kuvaras,Athens 1962). Më poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton: "Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt veriu t(në drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir".(97.Po aty).
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek. Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre, ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si; L’Epire et la questiongrecque, Memoire sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie de Janina par unë Epirote,...!! Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashri, i drejton redaksisë së gazetës "Moniteur Universale" të Parisit një artikull, i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879.
"Zoti redaktor.
Artikullit të botuar në gazetën "Republika Franceze" nuk i dhamë asnjë përgjigjeje,sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive. Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë. Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.
Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë . Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël,etj. Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngi lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre? ...Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.
Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë.
Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia".(98 Moniteur Universale",Paris maj 1879).
Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike, qarqet shoviniste greke e përqendruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit. Të ndryshëm nga gjakatarët serbo-malazez, që si edukatë speciale për të copëtuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone. Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të "sjellshëm", në këtë fazë të parë. Për ata gjithçka duhej të realizohej brenda gjendjes" normale", të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm "reciprok". Pra gjithçka duhej të zgjidhej " pa dhunë", me programe, spastrime masive, asgjësim fizik, dëbim kolektiv nga toka, por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një mënjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar, në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare. Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa, por, në radhë të parë, nga popullsia e "pakulturuar" e Epirit si një "fat i madh" për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit. Në kuadrin e "miqësisë" së lashtë, shqiptarët nuk kishin pse ti shikonin "vëllezërit e tyre të sinqertë" me frik e dyshim. Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t’u linin raste shqiptarëve të dyshonin në "dashurinë"dhe "sinqeritetin"e tyre, se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë, duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth. Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj. E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri.
Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t’i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit, për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë. Ata do të shfrytëzonin me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t’u fryrë burive pa reshtur në dyert e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.
Të palodhur për të zbatuar deri në një programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmë, të lidhur edhe me ideatorët e "naçertanës"e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi, prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë. Skemat ishin përgatitur me kohë. Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane. Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë, ku ditëlindja dhe ditëvdekja e saj ishte kaq pranë. Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkon një popull, lirinë dhe pavarësinë e tij. Greqia si Greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët, por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapo formuar të Vlorës.
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2.(99.Abdyl Frashri,"Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër",fq.100). Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare.(100.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979).Në Luftën e vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare.(101. Mr.Kolë Krasniçi,"Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët",Vjenë 1996,fq.56-58).
Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë.(102 Ahmet Hamiti,"Çështja shqiptare", Koha,nr.14/1991,fq.26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 - 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë.(103 Liman Rushiti,"Stradanja albanskog Naroda na Kosovu "1912-1918,Zagreb 1991,fq.24).Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2.(104.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.6.).
Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë.(105. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991,fq.12). Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2.(106. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913).(shih.FESh.fq.503).Në këtë kohë, kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj, shovinizmi grek, si gjithmonë i "urtë" dhe "dashamirës"ndaj popullit shqiptar. Në bazë të po atij skenari, pa shumë pretendime, bëri hapin e saj dhe tradhtinë ndaj kombit shqiptar . Në këtë radhë pasojat e politikës "fine" greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë.
Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. Por a do të copëtohej në tri pjesë Shqipëria në qoftë se Greqia, qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre territorial ndaj trevës së Çamërisë.(107. Dr.Muhamet Pirraku,"Ripushtimi jugosllav i kosovës",fq.7).

Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri përfqinjët . Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh:’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona ,...janë më të këqijtë armiqtë tanë’’.(108. Agim Shehu,"Kombi",Tiranë,nr.8,fq.4.).

Spiunet shqiptare qe kane punuar per Sigurimin, por edhe ata qe kane punuar per CIA-n ,KGB-ne,UDB-en,.MI-6 britanik, SIM-i italian etj.

Agjente shqiptare qe kane punuar per shtetin shqiptar, por dhe per shtete te huaja Ata qe kane punuar me nder, e ata qe kane lene pas punes se tyre turp. Ne kete speciale do te vijne historite e 50 prej tyre, te rrefyera ne media e libra nga ish-agjente te Sherbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nepermjet kujtimeve te ish-kreut te Komisionit te Verifikimit te Figurave, Nafiz Bezhani. Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmeria. Paradokset dhe lojerat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe veshtiresite, si dhe nderhyrjet nga sherbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i pare dhe i famshem shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njekohesisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Sherbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet "20. Ne saje te aftesive te tij, ai ki kishte arritur t"u kalonte shume informacion jugosllaveve. Per kete arsye, ne vitin 1924 pas ndihmes qe jugosllavet i dhane Zogut per te ardhur ne pushtet, ata i kerkuan ketij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t"i jepej posti i Minister i Brendshem. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojen qe bente kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qellohet per vdekje ne kafe "Passage" ne qytetin e Prages, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

"Ciceroni"

Iliaz Bazna eshte emri i legjendes shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin "Ciceroni". Ai u be nje nga spiunet me te famshem gjate Luftes se Dyte Boterore, ne kohen kur punonte si kamarier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. "Ciceroni" arrin t"u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha keto ne shkembim te parave. Brenda nje kohe te shkurter, ai arriti te mbledhe rreth 300 mije sterlina, nje shume jashtezakonisht e madhe ne ate kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. "Ciceroni" arrin te arratiset se bashku me te gjitha parate e tij te cilat rezultuan te ishin false. "Ciceroni" vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati

Hekuran Pobrati ishte anetar i grupit special te Ministrise se Brendshme, ai njihej me pseudonimin "Mali". Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollen e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigades se Pare Sulmuese me funksione nga zevendeskomandant kompanie deri ne zevendeskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatemujore per oficer dhe mori detyren komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nentor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzen e bashkepunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajesine. Ne kete vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin "Mali" dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.

"Dragoi"

Ne librin "Mekatare" te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjeresisht dosja "Dragoi", e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. "Dragoi" vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht "Dragoi" u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi "armiqesor" i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, "Dragoi" mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.

Lirim Dema

Ish-furnitor i mensave te punetoreve ne NSHFP te Kukesit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndermarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai per qellime perfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonje denimi, ai i kishte zene prite makines qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mberritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t"i sherbente me besnikeri çdo urdhri te saj. Keshtu ai punoi per UDB-ne, ne varesi te Mirko Vukoviq, nje agjent i rrezikshem qe punonte kunder Shqiperise, duke organizuar njesi me qellim rrezimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.

"Martini"

Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit "Mekatare 2", ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. "Martini" ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, "Martini" sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali.

Koll Qefalia

Nen pseudonimin e "Nishozit" fshihej Koll Qefalia, kryetar i Keshillit Popullor ne nje zone te Mirdites. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe "Luani", agjentit te sherbimeve sekrete italiane. "Nishozi" ishte njeriu qe luajti rolin e ndermjetesit per takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistences. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit per te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithese "Nishozin" e konsideronin si nje nga armiqte me te medhenj, e vleresojne shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, "Nishozi" i kamuflonte levizjet e tij. Qefalia kapet pas nje kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mehmet Shehu

Ai cilesohet nga ekspertet e Sherbimeve Sekrete si nje nga agjentet me te famshem shqiptare. Po ndryshe nga teorite e shumta qe jane hedhur per rolin e tij ne Sherbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij "Sherbimi i Fshehte", e cileson ate si dopioagjent ne favor te interesave te Shqiperise. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zberthehej "Balcan American Branche" (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Nderkohe pseudonime te tjera si "Mjekra", "Misha" etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojen me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandes legjende te Hamit Matjanit, ne shkembim te kerkesave te tyre nga blloku komunist.

Mark Dodani

Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit eshte futur ne kete sherbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vellait te tij ne vitin 1945. Por ne menyre te drejtperdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. "Mendoja se me kishin thirrur per punen time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjeter", ka rrefyer Dodani per median. Sipas shenimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: "Ti je Mark Dodani!". "I thashe se une jam", - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibes: "Mos e kerko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne". Keshtu, per 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane "Xhakoni" e "Studenti".

Alush Leshanaku

Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me nje trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne sherbim te fashizmit, teksa rekrutonte "Giovani Fashisti", te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin "Luani", punon si agjent i sherbimit sekret italian me mision ne Shqiperi. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t"i organizonte ato qe ishin per rrezimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte nje nga agjentet me te rrezikshem per Sigurimin e Shtetit, cilesohej si "Gjenerali i Perdes se Hekurt". Alush Leshanaku, i njohur me kodin "Luani", kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko

Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrise se Brendshme qe kishin si qellim depertimin ne radhen e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin "Tomorri". Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Sherbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko per pese vjet ka kapur 120 bandite. Taktika e tij ishte qe t"i perçante banditet, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qellimin per t"i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesen me te madhe te rasteve ai e arrinte kete me dollite qe ngrinte.

Kadri Hazbiu

Pseudonimi i tij ishte "Besniku". Nje nga figurat kryesore te diktatures deri ne vitet "80, kur u akuzua si "armik i popullit dhe i partise", ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilesohej si legjenda e sherbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistences, nje organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithe agjentet e huaj si dhe banda qe synonin permbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithese me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetem 23 vjeç kur u emerua shef i Sigurimit te Ushtrise. Studimet per kete detyre i kreu ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushen e agjentures dhe te çeshtjeve te policise. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet "50. Me cilesite e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emerua minister i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.

Pal Melyshi

Pal Melyshi, me pseudonimin "Furtuna", ishte nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i perkrahte idete komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qendroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luften kunder bandave. Por infiltrimi ishte shume i veshtire, pasi te gjithe e njihnin per komunist. "Furtuna" u vra nga sigurimsat ne nje shkembim zjarri me banden, nga e cila nuk u shkeput dot ne momentin e rrethimit.

Pashke Prela

Deshmorja nga Puka ka qene nje nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandes, "Keqanaj", te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne syte e femijeve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar per "Tirana Observer", se vejusha ishte nje agjente e zonja dhe se ishte afruar te Sherbimi pas kercenimeve te bandave, se ajo do te vihej ne sherbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmeronte fundin tragjik te Preles. Ndersa banda "Keqanajt" strehohej ne shtepine e saj, e cila nuk dyshonte per Prelen, , agjentja ve ne jete planin. "Pashka çorienton "kryebanditin". I mbushi rende çantat me ushqime, djathe, turshi, buke, nderkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gure, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin per t"iu ikur forcave qe i kishin rrethuar", rrefen Dodani. Kryebanditi arrin te shpetoje, dhe me gjithe se Preles iu kerkua te linte banesen, nuk pranoi, me shpresen se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne syte e femijeve.

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin "Mekatare 2" te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad per Drejtesi. Ishte zgjedhur anetar i Gjykates se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja per te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne liber, ne Sherbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizites turistike qe beri ne Shqiperi ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai eshte protagonist i asaj me emrin "Misioni Apollon", e cila kishte si qellim normalizimin dhe permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve fqinje, Shqiperi e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njejten kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkepunetor i sherbimit sekret grek, Asfali, gje e cila nuk vertetohet ligjerisht.

Ymer Kondo

Nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart nje histori mjaft interesante. I ardhur nga nje familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listen e personave qe konsideroheshin armiq te klases punetore. I rritur me kete njolle ne biografi, ai ishte nje person i izoluar nga shoqeria dhe njerezit. Por, per çudi, ai pranoi te punonte per Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne nje nga arrestimet e tij, nje nga gjeneralet e Ministrise se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne nje kurs te veçante per ta stervitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me nje te shkuar te tille, te gjithe besonin se Kondo ishte nje i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe "Njekovin", nje poliagjent te njohur.

"Papastrati"

Nje nga agjentet me te njohur eshte edhe ai me pseudonimin "Papastrati". Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. "Papastrati", sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet "70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, "Papastratin", i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti "Papastrati" rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.

"Berlini"

Agjenti "Berlini" eshte padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen "Berlini" nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.

"Gramafoni"

"Gramafoni" eshte nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin "Garmafonin" ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. "Gramafoni" u fut ne Shqiperi ne vitet "50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap "Gramafoni" pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye ne çeshtje dite ne vitin 1953, ku u shenua si incident i marredhenieve shqiptaro-jugosllave. Per kete ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshem te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursen e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Nderkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vezhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne "Mekatare 2" se ne dosjen e tij kishte raporte te hollesishme per Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilet 12 konsiderohen te rrezikshem. Adem Rama ishte i biri i nje shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe perkonte me kohen e gjimnazit, ai kerkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte nje djale inteligjent dhe i shkathet.

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qene nje agjent i sherbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar per nje kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga sherbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te sherbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga sherbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dergohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnje rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsise dhe intuites se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin per llogari te saj ne Shqiperi.

Demo Tafani

Demo Tafani ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane gjate kohes se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqiperia se bashku me mikun e tij dhe agjentin e sherbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dergohen me mision ne Shqiperi, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gezonin edhe nje mbeshtetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne kete periudhe sherbimi i zbulimit e kunderzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depertimin e personave apo grupeve speciale ne keto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.

Dielli

Nje nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit "Dielli", me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli "Diellin" ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se "Dielli" ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret "Dielli" kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.

Et"hem Çako

Ka qene nje nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore si kundershtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dergohet ne Shqiperi me mision per te organizuar luften kunder rrezimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te pergatiste terrenin per zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjehere rob i tyre sa zbarkon ne Shqiperi.

"Gaveta e Vjeter"

Ndue Zefi, me pseudonimin "Gaveta e vjeter", mund te quhet padyshim si nje nga agjentet me frutdhenes te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve "40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, "Gaveta e vjeter", me origjine nga nje fshat i Mirdites, dha nje kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante ne ate kohe. I kamufluar si nje anetaret i ketyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me sherbimin sekret jugosllav qe sherbente ne ato ane. Por agjenti i sherbimit sekret do kishte nje fund tragjik, pasi vetem pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e nje skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.

“Gjenerali”

“Gjenerali” ishte nje agjent dopiorol. Ai e pranon kete fakt edhe perpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithe agjentet e sherbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftes Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndersa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Nderkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne keto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne menyre sekrete dhe pasi zberthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zevendesministri, “gjenerali” dhe nje nenkolonel e keshilltar jugosllav.

Gjon Gjinaj, “Munella”

Gjon Gjinaj ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te agjentures italiane ne fund te viteve "40. Ai ishte cilesuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe per kete arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirdites ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura per te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me banden e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. "Grupi Special" i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.

Halit Bajrami

Padyshim eshte cilesuar si nje nga agjentet me te miret e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne ate kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçes. Gjate kesaj kohe ai qendroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga sherbimet sekrete te huaja. Por gjate kesaj kohe, si agjent i sherbimeve te huaja, Halit Bajrami i dergoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami ben te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anetaret e tjere te bandes se Mustafes te eliminoheshin. Pas kesaj ngjarje, Halit Bajrami dergohet perseri nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit.

Hamit Matjani

Drejtori i CIA-s ne vitet "50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofken "Tigri". I cilesuar si nje nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqiperia menjehere pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, "Tigri" kishte arritur te desantonte ne Shqiperi gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga sherbimi sekret amerikan si njeriu me i zote per te desantuar ne Shqiperi. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqiperi, ishte futur nga toka nepermjet Greqise. Heren e fundit qe ai u fut ne Shqiperi ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetem pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios nderlidhese. Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.

"I penduari"

Ky ishte pseudonimi i nje prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen e lare per oficer dhe Akademine Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte per nje fraze, ishte denuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne sherbim te organeve te Sigurimit si i penduar, per te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij "I penduari". Per 11 vjet, ndonese agjent i Sigurimit, ai i eshte nenshtruar torturave çnjerezore per te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarise se tij agjenturore. Per 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me denime disiplinore por ne fakt me sherbime teper speciale, te pergatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me permbysjen e diktatures, "I penduari" fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emerohet ne funksione te larta te shtetit.

"Hutini"

"Hutini" hyn ne listen e atyre agjenteve qe bejne historine famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene nje personalitet ne arenen e politikes shqiptare pas "90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar per 10 vjet per kete sherbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numer 17594, paraqitet edhe veprimtaria e ketij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracise, "Hutini" emerohet ne organet qendrore te vendit.

Hysen Lepenica

Hysen Lepenica ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s. Veprimtarine e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve "40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjere zbarkon ne Shqiperi me detyre per te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nendetesja doli ne siperfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te nje varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do deshtonte per shkak se rane pre e nje kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

Idriz Seiti, "Profesori"

Agjenti Idriz Seiti ishte anetar i i "Grupit Special" te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne ate kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftes se Dyte Boterore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua per trimeri dhe besnikeri ndaj Partise. Per kete arsye, menjehere pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne ate kohe ishte minister i Brendshem, emerohet anetar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi "Profesori". Gjate veprimtarise se tij si agjent, "Profesori" luajti nje rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te sherbimeve te huaja.

Jonuz Mersini

Eshte cilesuar pa dyshim si nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashte vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet "50, arriti deri aty sa te punonte prane mbretit Zog gjate kohes se qendrimit te tij ne France. Gjate kesaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste per rrezimin e regjimit komunist te deshtonin. Ne vitin 1952 ai u urdherua ne ate kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por kete mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqiperi. Historia e tij i sherbeu me vone edhe nje shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj liber qe pati shume sukses ne ate kohe.

"Kobra"

Eshte nje nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Sherbimit Sekret. "Kobra" kishte luftuar me devotshmeri si partizan ne kohen e luftes e me pas ishte vene ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetem te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte "arratisur" ne Amerike, ku u trajnua per dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer nderkohe Akademine Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. "Kobra" njihej si agjent shetites i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjeker e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Nje nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u denua nga te dyja sherbimet dhe qeverite. Nga Partia e Punes u akuzua si tradhtar dhe si "sherbetor i imperialisteve amerikane", ndersa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqiperi disa muaj para se te vdiste. "Kobra" kreu shume funksione te suksesshme per llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qendruar besnik te dy ketyre sherbimeve.

Koçi Xoxe

Ish-ministri i pare i brendshem ne qeverine e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetem kater vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte nje nga agjentet me te fuqishem te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh per llogari te jugusllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem. Me 28 nentor 1948, ai arrestohet me akuzen si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurre akuzen dhe gjykata me pas e denon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.

"Koloneli"

"Koloneli" eshte cilesuar si nje nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne nje familje patriotike ai u rekrutua nga sherbimi sekret britanik qe ne vitet "30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftes "Koloneli" u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuheve te shumta arriti te behej edhe perkthyesi i Enver Hoxhes gjate takimeve te ketij te fundit me misionaret angleze. Gjate kesaj kohe ai filloi te punoje edhe per Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje per Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dergohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit ku qendron per nje kohe te gjate.

"Loro"

"Loro", ishte nje ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim "per mungese vigjilence", pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nenreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit "Mekatare 3" te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas perjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te sherbimeve te huaja. Ai ndihmoi keto sherbime per futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasaden italiane. Nje ngjarje e madhe kjo qe shenoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.

Nikoll Melyshi

Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve eshte nje nga me interesantet e sherbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne nje familje, i ati te sherbente per nje agjenture sekrete dhe i biri per nje tjeter. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte nje nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet "50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte nje bande me te cilen organizonte aksione te ndryshme kunder regjimit komunist. Por nderkohe qe ai punonte per CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.

Agjenti "Profesori"

"Profesori", ishte nje nga kreret e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohes se regjimit komunist, por njekohesisht ai ishte edhe nje nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij per llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dergimin e tij jashte vendit dhe infiltrimin e tij ne radhet e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kesaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhena shume te vlefshme si per situaten e spiunazhit ashtu edhe per zhvillime te tjera me rendesi.

Panajot Plaku

Panajot Plaku eshte akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrise shqiptare, ndryshe nga miqte e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilet u arrestuan dhe u denuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetem pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin per llogari te sherbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithese arriti t"i shpetonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t"i shpetonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.

Sabaudin Haznedari

Ai ishte nje nga anetaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te derguar nga CIA per eliminim e Enver Hoxhes. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durres dhe kishte qene nje njeri shume aktiv gjate Luftes Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas nje konflikti me nje nga kreret e partise se ketij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqiperia se bashku me nje shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kesaj periudhe ai rekrutohet nga sherbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje per ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustafen. Por vetem pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate nje perplasje me policine Sabaudin Haznedari vritet.

Shemsi Aliaj

Agjenti sekret prane ambasades shqiptare ne Rome konsiderohet si nje nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te kete nje rrjete te gjere informatoresh ne radhet e zyrtareve italiane, ne duart e te cileve qarkullonin te dhena sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifres se Ushtrise Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Sherbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkepunetoret e tij vendas. Ai u shpall "non grata" dhe u debua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te kete rekrutuar rreth 25 bashkepunetore ne Itali.

Skender Barçi

Skender Barçi eshte nje agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet "60. Kryesisht veprimtarine e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte per detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga sherbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas ketyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyren per eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhene vete ministri i Brendshem i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e denoi ate vetem me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi per llogari te tyre.

Taho Sejko

Taho Sejko eshte cilesuar si koka e krijimit te "Grupit çam" i mbeshtetur dhe financuar nga sherbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit te Shtetit, eshte edhe personi qe kreu rekrutimin per llogari te sherbimeve sekrete greke te vellait te tij me te vogel, gjeneralit te njohur, Teme Sejkos. Ende nuk behet e ditur se si ai u rekrutua nga sherbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit, ai arriti te krijonte nje grup agjenturor shume te madh. Ne vitin 1960 ai shkarkohet nga te gjitha postet e rendesishme qe mbante dhe arrestohet bashke me vellain e tij. Por ndryshe nga vellai i tij, Teme Sejko, qe i pranoi te gjitha akuzat si agjent i sherbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve te atyre koheve nuk e pranoi asnjehere akuzen. Por megjithate ata shpallen fajtore, me akuzen e krijimit te grupit armiqesor çam dhe denohet me vdekje.

Teme Sejko

Teme Sejko eshte quajtur nga Sigurimi i Shtetit si nje nga agjentet me te rrezikshem qe kane punuar per agjenturen greke. Madje, sipas Sigurimit te Shtetit, ne baze te dokumenteve dhe deklarimeve te ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyre rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes. Pas çlirimit ai mori poste shume te rendesishme, madje ishte nje nga gjeneralet e pare shqiptare si dhe kunderadmiral i Flotes Shqiptare. Ai ishte rekrutuar per llogari te sherbimeve greke nga i vellai i tij me i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vellezerve u zbulua ne vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime te shumta. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi te gjitha akuzat per spiunazh. Ai u denua me vdekje dhe u pushkatua po ate vit.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikes, Xhevdet Mustafa eshte njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqiperi per te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qendrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur per forcen e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italise, Mustafa se bashku me 2 persona te tjere zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhes. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyren e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdher te mbretit per te desantuar ne Shqiperi. Detyra e tij ishte t"i paraprinte mberritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqiperi ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nepermjet tij ata realizojne kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron kete te fundit te zbarkoje ne Shqiperi, duke i paraqitur nje situate tjeter ne vend. Pas kesaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqiperi dhe kapet menjehere nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetem pak dite qe ishte vrare.

"Vogelushi"

Edhe peshen e ka pasur te vogel tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithe jeten. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e nje ambasadori, qe duhej t"i kontrollonte figuren. Ne librin "Mekatare" shpjegohet se "vogelushi" u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse per te filluar studimet e larta, nje hile qe perdorej shpesh per te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte per çdo sjellje te shokeve te tij qe studionin atje, veçanerisht per veprimet e tyre ne perkrahje te kultures perendimore. Ai bie ne dashuri atje me nje franceze. Per kete, Sigurimi i preu bursen e perjashtoi nga radhet e veta duke e akuzuar rende per marredhenie intime me nje agjente te sherbimit te huaj. Ai vezhgohej per çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thote vezhgim gjate 24 oreve. Nje rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.

Agjenti Mehilli

Agjenti me pseudonimin "Mehilli" ishte ne nga spiunet me te rrezikshem te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqiperi. Ai ishte nje nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarise se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarine e ketij agjenti rezultoi se ai kishte derguar UDB me shume informacion per figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve "80, dhe do denohej rende nga drejtesia e asaj kohe.

Nga Flori Bruqi : Eliza Hoxha tërbon mediat serbe: “Kosova është gjaku që nuk falet”,ajo fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe se populli serb duhet t’i gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet.


Opinionisti i njohur shqiptar që jeton në Amerikë Profesor Skënder Karaçica, ka komentuar shkuarjen e artistes nga Kosova Eliza Hoxha në Beograd, atje ku shpalosi krijimet e saj artistike.

Karaçica, përmes një reagimi  ka thënë se  Eliza Hoxha e fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe se populli serb duhet t’i gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet.




Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Eliza Hoxha, populli shqiptar dhe serb në vitin 1999, janë ndarë njëherë e përgjithmonë. Beogradi është qytet i huaj dhe në dritën e kronikave historike të kohës, shqiptarët në këtë qytet shkonin vetëm si sharrraxhi (term i Esad Mekulit) dhe ata ishin në shkallën më të ulët të denigrimit (shiftari-term i shkinisë me përbuzje,-nënvizimi im).



Eliza Hoxha në një intervistë ekskluzive për gazetën “Danas” thekson se si ajo paskësh shëtitur lirshëm nëpër Beograd dhe e sigurt(!), por artistja shqiptare e Kosovës na e zbardhi fytyrën me qëndrimin e saj heroik para policisë serbe në Merdare, që nuk ia lanë disa nga krijimet e saj artistike për djelmeninë shqiptare të Kosovës (UÇK) që u bënë Lulet e Lirisë dhe të Pavarësisë të shtetit tonë të shpalosen në Beograd, kur regjimi më barbar në shekullin e kaluar i Millosheviqit bënte projektin shfarosës dhe për tokën e djegur të Kosovës!


Eliza Hoxha nisi në Beograd mesazhin artistik se populli shqiptar dhe shteti i Kosovës kanë vlerat njerëzore e kombëtare si popull i lashtë e fisnikë që di të participojë këto vlera me të tjerët.

Eliza Hoxha e fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe populli serb le të gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet jallane të Kosovës!


Po kush është Eliza Hoxha ?

Image result for eliza hoxha


Eliza Hoxha kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa studimet i përfundoj jashtë shtetit në vitin 1996. Pas një qëndrimi të gjatë në Blegjikë, Eliza u kthye në Prishtinë ku edhe po bëhej gati për lansimin e këngës së saj të parë. Elizën e njohin të gjithë. Një bukuroshe, e thjeshtë, e veshur me një palë pantallona të shkurtra, çizme të gjata dhe një sako të kombinuar. Kjo ka qenë arsyeja se pse në fillim të karrierës së saj është vlerësuar shumë mirë nga njohësit e muzikës për zërin dhe stilin e saj unik.
Eliza është prezente në skenën Shqiptare në festivale si profesioniste që nga viti 2000 me kengen Me Ritem Do të Vallzoj. Kështu e nisi udhëtimin e saj nëpër festivale dhe duke sjellur këngë dhe projekte të tjera për publikun shqiptar dhe në këtë mënyrë Eliza Hoxha ishte pjesë edhe e “Festivalit të RTSH-së“, “Top Fest 6 dhe 8“, “Kënga Magjike“, “Zhurma Show“ dhe “Netët e Klipit Shqiptar“. Përveç bashkëpunimeve dhe projekteve shumë të bukura që ka sjellur Eliza për publikun shqiptar, ajo ka qenë gjithashtu autore e disa këngëve siç janë “Të dua veç ty“, “Rruga e zemrës“ bashkëpunim me Rosela Gjylbegun si dhe ka qenë autore e këngës “Ike ti“ të Elsa Fazlia.


Përveç muzikës profesioni I saj siç të gjithë e dimë është ariktektura. Ajo ka studiuar programin Master në Belgjikë dhe pas një kohe ishte kthyer në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për vendin. Dhe pikërisht për këtë, për veprimtarinë e saj të suksesshme në profesionin si arkitekte në prill të vitit 2010 u nderua me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës në Kosovë“ nga “Shoqëria e Arkitektëve të Kosovës“. Si një emër shumë I njohur në skenën e muzikës Shqiptare, Eliza Hoxha sa herë që ngjitet në skenë dhuron emocion të veçantë si me zërin ashtu edhe me imazhin e saj. Ndërkaq përkushtimi I saj për vendin është vënë në dukje edhe pas realizimit të disa projekteve që ajo i ka bërë për Prishtinën dhe për Kosovën. Projektet si Pendimi (Kenga), Ende dhe “E Dua kete Vend“ ishin pjesë e disa kampanjave sociale në Kosovë që bënin thirrje të rinjëve të mos e braktisin Kosovën dhe gjithashtu ishte pjesë e një kampanje për komunitetin “Doën Syndrome Kosova“ si ndihmë për të gjithë fëmijët që janë të prekur nga ky sindrom. Eliza nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit në muzikë pasiqë më shumë I është kushtuar profesionit të saj si arkitekte dhe gjithashtu është edhe ligjëruese pranë “Universitetit të Prishtinës“, fakulteti I Arkitekturës.


Eliza pa dyshim është një vajzë shumë e zonja gjë të cilën e ka dëshmuar ndër vite. Përveç që është e zgjuar dhe shumë puntore Eliza Hoxha gjithashtu është edhe një këngëtare shumë e dashur për publikun. Por nganjëherë gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë siç duhet në çdo sferë të jetës. Si duket Eliza ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së saj për të cilën ajo nuk duket se e ka për ngut. Beson që princi I saj do të vijë së shpejti dhe do të jetë dikush që vërtetë e meriton ta ketë pranë.Eliza Hoxha e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, është arkitekte me profesion, e diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Studimet e avansuara pasdiplomike i kreu në vitin 2006 në Univerzitetin Katolik të Luvenit, në Belgjikë, e fokusuar në fushën e planifikimit urban. Momentalisht është duke ndjekur studimet e doktorraturës në TU në Graz të Austrisë.

Që nga viti 2003, është e angazhuar në Katëdrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Përgjatë viteve 2007-2009 ishte e angazhuar si ligjeruese në fushën e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni. Midis tjerash, Hoxha është aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimeve urbane në projekte të ndryshme praktike nëpër komunat e Kosovës. Ajo që e shquan viteve të fundit më së shumti janë shkrimet e saj mbi kulturën urbane të botuara nëpër gazetat ditore si: Express, Koha Ditore, Lajm, dhe Zëri, nën kornizën “DITARI URBAN”. Së fundi ka botuar librin “ Qyteti dhe dashuria” i cili vjen si përmbledhje e kolumneve të lartëpërmendura.


Related image

Njerëzit e botës së artit dhe kulturës e njohin edhe nga sfondi i projekteve të saja muzikore, por edhe atyre të artit alternativ dhe fotografisë. Vlen të theksohet projekti i saj multimedial për personat e pagjetur në Kosovë me titull “ Për ata që s’janë” - ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Kosovës në prill të vitit 2007, dhe më pas në Gjirokastër- Shqipëri, gjegjësisht në vitin 2008. Gjithashtu, projekti multimedial me titull “bridging the tëo” i cili rrëfen Mitrovicën e pasluftës si pjesë e Biennales së Venecias në qershor 2009, (eventet kolaterale) etj. Projekti i saj i fundit multimedial i është kushtuar viktimave të mbijetuara të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999 në Kosovë - ekspozitë personale e mbajtur në Muzeun Kombëtar të Kosovës me 14 maj 2014, e titulluar “Heshtja e Kangës”.

Është autore dhe moderatore e emisionit të vetëm në Kosovë mbi arkitekturën dhe kulturën urbane në përgjithësi “ÇELËSI” i cili transmetohet të dielave në RTV21.


Related image

Eliza Hoxha, artistja kosovare që në fillimet e saj publiku e njeh si këngëtare më pas si fotografe e piktore, ka tronditur opinionin publik serb me një ekspozitë që ka mbajtur në Beograd.

Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.

Featured Image

Bëhet fjalë për një foto nga protestat e vitit 1998 ku studentët ngrinin lart parullën UÇK; një tjetër ku gjithashtu studentët e Prishtinës i bënin të ditur Beogradit se “Kosova, është gjaku që nuk falet”, si dhe një e tretë ku paraqitet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.


Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”, si nismë e BE-së për pajtimin serbo-shqiptar.

Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.

Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.


“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.

Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb.



Eliza Hoxha, ka tronditur opinionin publik serb me ekspozitën e saj në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që është mbajtur për tri ditë rresht në Beograd. Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.

Featured Image

Bëhet fjalë për një foto nga protestat e vitit 1998 ku studentët ngrinin lart parullën UÇK, një tjetër ku gjithashtu studentët e Prishtinës i bënin të ditur Beogradit se “Kosova, është gjaku që nuk falet” si dhe një e tretë ku paraqitet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.

Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”.

Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.


Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.

“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.

Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.
Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb.

Radikalët e Sheshelit kërkuan ndalim për mbajtjen e kësaj ngjarjeje kulturore dhe nga Tempulli i Shën Savës ata akuzuan Beogradin se po diskriminon serbët.


Por Eliza Hoxha ftoi për të mos e dramatizuar çështjen. Në një prononcim që B92, ajo tha: “I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi që i kemi sjellë prapë këtu”, tha artistja kosovare,

La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria


Romani i Mira Meksit Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë me titullin La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria përkthyer nga shqipja në italisht nga përkthyesit Shpëtim Doda dhe Valentina Notaro. Romani është botuar nga Salento Books, në kolanën Nadir-Besa, dhe shoqërohet nga pasthënia e autores.

Në kopertinën e romanit shkruhet: “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë është një roman i parezistueshëm historik, në të cilin historia, legjenda dhe miti bashkohen për t’i dhënë zë njërës prej periudhave më pak të dokumentuara historikisht…”.

Ndërsa për autoren shkruhet: “Mira Meksi, shkrimtare dhe përkthyese shqiptare, përfaqëson një nga zërat më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm në panoramën letrare të periudhës pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës”.

Romani Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë u botua për herë të parë në shqip nga Botimet Toena në vitin 2014, ku në edicionin e 17-të të Panairit të Librit në Tiranë, njohu rekord shitjesh. Lexuesi i këtij romani të rrallë historik u rrit edhe më shumë pas ribotimit të tij të ripunuar nga autorja në vitin 2015 sërish nga Botimet Toena. Në vitin 2015 romani u nderua me çmimin Rexhai Surroi të Kosovës për letërsinë, si romani më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe, botuar në vitin 2014. Në ceremoninë e marrjes së këtij çmimi në Prishtinë, Mira Meksi u shpreh ndër të tjera:

“… Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, roman mbi Ilirinë dhe mbretëreshën e saj Teutën, simbol dhe shenjë identitare për ne shqiptarët, është ndërtuar dhe shkruar në çdo kaptinë, në çdo syth dhe në çdo fjalë të tij nën udhëheqjen e dy parimeve: së pari, nën udhëheqjen e nevojës për një rizgjim dhe përforcim të kujtesës dhe ndërgjegjes historike kombëtare, aq i domosdoshëm në kohët e globalizmit, që sa vjen dhe po njeh një shtrirje me ritme galopante; së dyti, nga parimi se historia nuk përfshin në vetvete vetëm një repertor ngjarjesh dhe jetimesh, por edhe një repertor përjetimesh – përjetimet gjatë ngjarjeve dhe përjetimet pas ngjarjeve, me bindjen e palëkundur se pikërisht këto përjetime janë tërë ajo çka formëson ajthin e kujtesës dhe ndërgjegjes historike të një populli”.

Mira Meksi : Flutura mes gjinjve



Fotoja e FLUTURA MES GJINJËVE - MIRA MEKSI

Tatuazhi i profilit të fluturës japoneze mes gjinjve të një gruaje të bukur fsheh plot mistere erotike. Një dashuri e fajshme trondit nga themelet besimin te vetë dashuria. Emri i gruas që marrosi Servantesin dhe u bë simboli njerëzor i dashurisë së paarritshme, është gdhendur në kalanë e Ulqinit. E vërteta e mizorisë, luftës, dashurisë dhe vdekjes së kontit Drakula, gjendet në Labirintus Budavari, 1040 Budapest. Këto dhe të tjera tema nga më të larmishmet dhe më të jashtëzakonshmet formëzojnë tregimet dhe novelat e “Flutura mes gjinjve”. Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D : Lirizmi emocionues i shkrimtares Mira Meksi

Image result for mira meksi





Para do kohësh më ra në dorë përmbledhja me novela dhe me tregime e zonjës Mira Meksi, me titull Flutura mes gjinjve”. Çdo libër artistik zbulon universin e botës së shkrimtarit. Aty, në njërën ose tjetrën mënyrë, vinë e ravijëzohen tallazet e botës së tij të brendshme, gulshet e shpirtit të tij, moria e emocioneve të tij të fuqishme, të cilat janë pasqyrim i ndjenjave të tij të holla, të përjetuara gjatë përpjetave dhe tatëpjetave të jetës, plot me të papriturat e saj.

Shkrimtarja Mira Meksi, një personalitet i mirënjohur tashmë në botën e letrave shqipe, me këtë përmbledhje me novela dhe me tregime, e ka pasuruar më tej fondin e krijimtarisë së vet artistike.

Lirizmi, si njëri nga tiparet thelbësore të këtij libri, ndjek hullinë e përhershme të rrëfimtarisë së kësaj shkrimtareje, çka, në këndvështrimin tim, përbën boshtin e krijimtarisë së saj artistike. Prandaj skenat e jetës që pasqyrohen në këtë përmbledhje, përcillen përmes filtrit të jetës së autores, përmes përjetimeve të saj të fuqishme.

Autorja pikësynon dhe ia arrin të shprehë në një mënyrë mjeshtërore këndvështrimet dhe përfytyrimet e saj për normat socialetike që shpalosen në skenat e jetës së heronjve të tregimeve dhe të novelave. Ajo e përqendron vëmendjen në mendimet dhe në ndjenjat e tyre, në dialektikën e shpirtit të tyre. Prandaj në strukturën e veprave të natyrës lirike janë të mundshme lidhjet në raportin kohë dhe hapësirë. Kjo është edhe arsyeja që në këto novela dhe tregime janë aq të shpeshta kujtimet, retrospektivat, si edhe shtegtimet drejt një së ardhmeje të përfytyruar. Struktura e tyre, në një masë të konsiderueshme, përcaktohet nga funksionet e këndvështrimit të autores, e cila jo vetëm e organizon fabulën në një të tërë, por edhe kushtëzon ritmin e rrjedhës së ngjarjeve, duke e veshur përmbajtjen me një harmoni estetike.

Përmbajtja e kësaj përmbledhjeje zbulon lirizmin origjinal dhe të papërsëritshëm të autores. Shkrimtarja Mira Meksi, si mjeshtre e fjalës artistike, ka një këndvështrim të vetin për botën që na rrethon, ka mendimin e vet poetik që shpaloset në mënyrat e shtjellimit të temës. Lirizmi i saj e rrëmben lexuesin me natyrshmërinë e jashtëzakonshme të rrëfimtarisë. Kur lexon tregimin e parë, që shërben edhe si titull i kësaj përmbledhjeje, ai e ka të pamundur të mos emocionohet nga skenat që autorja përshkruan me aq ngohtësi shpirtërore për jetën e Violës, heroinës kryesore të tregimit.

Si një tipar mjaft i rëndësishëm i lirizmit të autores, vjen e ravijëzohet pikësynimi i saj për t’i përcjellë lexuesit ndjenjat dhe përjetimet individuale të heronjve të saj si emocione gjithpërfshirëse.

Mes tipareve që përcaktojnë thelbin e përmbajtjes së novelave dhe të tregimeve të kësaj përmbledhjeje, kam bindjen se më e rëndësishme është natyra çiltërore e “unit” lirik të autores.

Përshkrimet e mjedisit, ku zhvillohen ngjarjet dhe del në pah bota e heronjve të kësaj përmbledhjeje, qoftë në trojet amtare ose në botën ispanite apo italiane, janë modele të një lirizmi të mahnitshëm. Skenat e skalitura me aq art befasues, janë të lidhura ngushtë me jetën e heronjve, me përjetimet e tyre plot uljengritje shpirtërore. Ato mbartin në vetvete një ngarkesë të fuqishme, sa psikologjike aq edhe emocionale. Bukuria e atyre skenave, të cilat autorja i ka gdhendur me aq elegancë krijuese, janë dëshmi e erudiconit të saj të admirueshëm.

Mbresa të fuqishme më la tregimi me titull “Prifti i mallkuar dhe gjuha e shenjtë”, të cilin autorja ia ka kushtuar stërgjyshit të saj, priftit Isaia. Ky prift, me një formim të jashtëzakonshëm nacionalist, është modeli i shqiptarit atdhetar, i cili pati rënë pre e urrejtjes së kishës shoviniste greke, me përkrahjen e gjithanshme të agait të Stambollit. Idenë themelore të tregimit, të shtjelluar mjeshtërisht në vetën e parë, autorja, me një leksik të kursyer, e ka dhënë në një fjali me domethënie kuptimplote:

“Të gjithë ata që kanë dashur të zhbëjnë kombin e shqipes, janë vënë të zhbëjnë gjuhën e tij”.

Si edhe në veprat e tjera, edhe në këtë përmbledhje, tema e dashurisë zë kryet e vendit.

Dashuria është një ndjenjë hyjnore, e cila fsheh në vetvete një botë të mistershme. Ajo ka qenë dhe mbetet një enigmë joshëse deri në përjetësi. Por, çuditërisht, dashurive “të mëdha” Hyjnia u ka vënë përballë fatkeqësinë, prej nga burojnë trishtimet, vuajtjet, zhgënjimet, të cilat shpeshherë çojnë drejt ngjarjeve tragjike.

Kur arrita në faqen e fundit të këtij libri, me përshtypje ende të freskëta nga jeta dhe dashuritë e heronjve të tij, vetvetiu m’u kujtua Pol Valeri (Paul Valéry - 1871-1945), poet, eseist dhe filozof francez. Midis aforizmave që u ka lënë trashëgim brezave pasardhës, tepër domethënës është aforizmi në vijim:

“Në natyrë, rrënja e pemës zgjatet poshtë drejt vlagës, kurse maja e saj bën përpjetë drejt diellit. Dhe pema vjen e hedh shtat nga njëra mungesë kënaqësie te tjetra. Të jetosh, do të thotë që orë e çast të përjetosh pamjaftueshmëri në diçka: të ndryshosh për të arritur diçka dhe kësisoj të kalosh në gjendjen e një tjetër pamjaftueshmërie”.

Figuracioni në këtë vepër të shkrimtares Mira Meksi, i ngritur deri në nivelin e fantastikes, lind, si të thuash, në pikëtakimin e dukurive të realitetit dhe të pasqyrimeve të tyre në vetëdijen e autores, ku ato, duke ruajtur lirizmin, ngrohtësinë e shpirtit njerëzor, vijnë e shndërrohen në një realitet të dytë, hipotetik, të afërt dhe të kuptueshëm për një lexues me një diapazon të gjerë të rikuptësimit krijues të tekstit.

Fahri Xharra : Prej Indisë deri në Serbi – falsifikimet serbe



Ikni se Serbët e morën historinë botërore. “ Duke kërkuar për rrënjët serbe Ognjen Raduloviq shkruan se Gadishullin Ballkanik së pari e kishin banuar serbët të cilët pastaj e vërshuan Europën. Serbët sipas tij nuk erdhën këtu , por që nga këtu e filluan jetën, Nëndanubi është djepi i civilizimit europian e pastaj edhe i atij botëror.”
Kështu ,pra fillon historia sipas tyre . Njerëzimi i ka “borxh”të madh civilizimit 8000 vjeçar serb !!!

Nuk është për tu qeshur kjo tentative serbe për gjetjen e rrënjëve të saja të lashta historike në truallin e Ballkanit e më shumë. Atyre iu duhet autoktonia ( edhe pse e falsifikuar ) që të mbrohen karshi botës që ne shqiptarët jemi të ardhur . Të ardhur , bile rishtas.
Serbët derdhin mjete të mëdha financiare për të “ shkruar historinë “ e tyre; numri i studjuesve është përditë e më i madh . Po iu lexoj disa emra : Olga Luković-Pjanović, Jovan Deretić, Ranka Kuić, Miloš Milojević, Sima Lukin-Lazić, Laza Kostić, Pavel Šafarik, Ilija Živančević, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav Srejović , Siprijan Rober, Emil Birnuf, Adolf Pikte, Ami Bue, Lorenc Surovjecki, Fransis-Maria Apendini Kazimir Šulc Adam Mickijević dhe të tjerë.

Serbët shkojnë aq larg gjetur veten edh në historinë e Kinës; në” “Istoriji naroda srednje Azije” ( Historia e Azisë së Mesme ) njëfarë Joachim II paska gjetur dhe shënuar fjalët e guvernerit Hju-Ju ( viti 160 prKR) ;” Serbët na sulmuan 30 herë nga pranvera deri në vjeshtë. Kurse një burrë shteti kinez i kohës Çaj Jun shkruante :” Që kur u larguan Hunët (Yunët) na u vërsulën serbët dhe na pushtuan tokat tona . Janë me mijëra ushtarë , të arsimuar, të forte e të përgatitur dhe vështirë e kemi me ta që t`iu kundërvihemi “

Serbët shkruajnë që edhe në Tibet edhe ende ekzistojnë fjalët e tyre të pastra serbe si:” čedo, jarak, sila, čiča, rudnik, gora, luč “ si dhe emrat “Božan, Milovan, Srbica dhe tjerë , Miloš Milojević i paska gjetur mbi 710 emra dhe fjalë serbe që përdorën në Tibet . Jakob Grim paska shkruar: … nuk ka emer më të famshem se sa emir serb “
Serbet e citojnë edhe Herodotin i cili paska shkruar :” Të gjithë Thrakasit, Skithet ,Vendet , Tribalet dhe Iliret janë serb. Bile e bëjnë një korrigjim të gjuhës greke se thrakasit është shkruar gabimisht , se ata ishin raset ( e Rashkes )
Edhe një histori e lezetshme serbe “ Serbët po u përmendkan edhe në librin e shenjt “Ungjillin e vjetër “. {pr mos të harroj të shkruaj se serbët që 2000 vjet pr Kr qenkan nisur për Indi, nga Nishi i sotëm me qëllim Indinë. dhe ky ishte se depërtimi i parë I arianëve atje sipas Perëndisë Aron, gjurmët e kultit e të cilin po u gjendkan edhe sot në Kosmet ( Kosovë )
Serbët sipas Herodotit paskan qenë pas indusëve populli më i madh në botë. Dr.Rački në librin e tij “Historia e sllavëve “ shkruan : Në fillim sllavët janë quajtur Serb , kurse gjermanët i paskan quajtur edhe Vend (? ) . E shihni se si shkruhet historia nga serbët!
Historian gjerman i paskan gjetur varrezat serbe në Spanjë , Portugali dhe në Britani , të vjetër 3000 vjet para KR.
Dhe gjëja më interesante është kjo : “Po Iliji Živančeviću Dušanov Zakonik predstavlja samo kontinuitet tradicionalnog vendskog porekla, a Valter Vist (Walter Wuest) piše da je sanskritski jezik nastao iz vendskog, ali mu ne moze odrediti vreme. On tvrdi da je u Indiju došao sa severozapada, a po svim upoređivanjima jedina je mogućnost da je to bio srpski jezik. “
Pra sipas Zhivanoviqit kanuni i Dushanit paraqet vazhdimësi të origjinës tradicionale VENDE, kurse Walter Wuest paska shkruar se gjuha sanskrite ka lindur nga gjuha vende . Gjuha sanskrite arriti në Indi nga Veriperëndimi i saj dhe sipas të gjitha gjasave duhej të ishte gjuha serbe “

Edhe kjo : “Emil Burnouff nalazi da je to bilo daleko pre, čak u doba “mrače praistorije”. On nije usamljen u tvrdnji da su grči i latinski jezici nastali iz pelazgijskog jezika. A za narod Pelazga kaže da su živeli u Sredozemlju i po Alpima. Pelazge su mnogi proslovekovni autori identifikovali sa starovekovnim Srbima.”
Studjusi Emil Burnouff paska thënë se gjuha greke dhe latine kanë lindur nga pellazgjishtja , dhe se pellazgët ishin serbët e vjetër të Mesdheut dhe Alpeve .

Cilët ishin Vendet? , një pyetje për ne .


Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...