Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/03

Urime Erion Veleiaj: Free Wi-Fi në sheshin “Skënderbej”



Kushdo që zgjedhë të kalojë nga sheshi “Skënderbej”, tashmë mund të përfitojë edhe internet falas. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Albtelecom ka startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e shërbimit “Free Wi-Fi” në sheshin “Skënderbej”, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat publike të qytetit, si Pazari i Ri, “Qyteti Studenti” apo Parku i Liqenit.



“Testi ynë i parë e kaloi me sukses provën dhe dua t’i ftoj të gjithë, teksa shkoni në shesh, regjistrohuni një herë në rrjet dhe mandej, sa herë të kaloni këtu, do të lidheni automatikisht me internetin falas”.

Përveç internetit falas në zonat më të frekuentura nga qytetarët, Tirana këtë vit, sipas Veliajt në bashkëpunim me Albtelecom do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar.

Gazetari grek Themis Anastasiadis është racist!


Themis Anastasiadis, ky është gazetari grek i cili përmes një shkrimi në të përditshmen “Protothema”, ka ngjallur shumë debate për termat raciste që ka përdorur ndaj shqiptarëve. Me fjalë vulgare dhe të papranueshme, gazetari ka ofenduar shqiptarët, të cilët i etiketon si “kafshë që emigruan në Greqi dhe u bënë njerëz”.

Qëndrimet raciste të gazetarit Anastasiadi kanë bërë që të reagonte dhe Komiteti i Helsinkit në Greqi, i cili ka denoncuar këtë shkrim në gazetën “Protothema”. Gazetari në fjalë flet për marrëdhëniet mes shteteve në Ballkan, duke u përqëndruar kryesisht në negociatat që Greqia zhvillon me Maqedoninë për çështjen e emrit dhe këtu sjell në vëmendje emigrimin e shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Shqiptarët agresivë, të cilët në i bëmë njerëz dhe që erdhën nga regjimi komunist i Enver Hoxhës i shtetit kafshëror, duhet të jetë një mësim për ne. I shpëtuam. U pasuruan këtu dhe pas 25 viteve mikëpritje kthehen dhe na kafshojnë si gjarpërinj. Shikoni disa “fytyra” në Tiranë që duan të bëhen evropianë. Kam frikë se në këtë mënyrë po veprojmë edhe me Shkupin. Shqiptarët, e përsëris, të cilët ne i bëmë njerëz dhe i nxorrëm nga gjendja kafshërore, na kanë “halë në sy”.

Kështu edhe maqedonasit, nëse ju krijojmë lehtësira për anëtarësimin në BE dhe në NATO, mund të na vendosin neve VETO. Nëse anëtarësohen ndonjëherë, është e keqja e parë që do të na bëjnë, ta mbani mend këtë. Ndërkohë që ne ulemi dhe diskutojmë me ta për emrin, ata “luajnë” me Turqinë. Një tjetër gjarpër që ne e ushqejmë si idiotë”, është një pjesë e shkrimit shkëputur nga analiza e gazetarit grek Themis Anastasiadis.

Babai kërcënon të bijën: Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpinë time!


Peripecitë e emigrantëve shqiptarëve për t’u integruar në shoqëritë e vendeve ku jetojnë janë të njohura tashmë. Nuk janë pak por gati një milionë e gjysmë që e kanë gjetur të ardhmen e tyre jashtë vendit. Por sa prej këtyre shqiptarëve kanë arritur të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre në shtetin ku jetojnë e punojnë? Me statistika është e vështirë ta thuash, por me siguri që ekziston si problem.



Për Nuredinin, i cili ka 21 vite që ka emigruar me familjen në Itali, kjo gjë është një shqetësim më vete. Ai erdhi enkas nga Brindisi për të marrë pjesë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në mënyrë që t’i kërkonte vajzës së tij Ada që t’i mësojë shqip nipit 6-vjeçar.

Megjithëse Mikele është gjysëm italian nga ana e të atit, sipas gjyshit, kjo nuk duhet të jetë pengesë që të përfitojë sa më shumë nga kultura e dy vendeve. Ai kërkoi që të paktën të dijë të flasë e të shkruajë shqip, pasi për të është e pa konceptueshme që fëmija të mos flasë gjuhën e nënës.

Duke u kthyer pas në kohë, Nuredini tregoi sesi u detyrua të emigrojë me gjithë familjen në vitin e tmerrshëm të 1997-ës. Ada në atë kohë sapo kishte filluar gjimnazin dhe udhëtonte çdo ditë me tren nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas. Duke e parë situatën që sa vinte dhe përkeqësohej, Nuredini mori një vendim, të cilin nuk do e kishte marrë asnjëherë në kushte normale.

Mes krismave që dëgjoheshin nga të katër anët, ai mori bashkëshorten, dy fëmijët e moshës 9 dhe 16 vjeç dhe hipën në një anije të vjetër për të shkuar drejt Italisë, duke lënë pas prindërit dhe gjithë jetën që kishin ndërtuar deri në ato momente. Pas 24 orësh udhëtimi me rreziqe, mbërritën në Brindisi dhe autoritetet i strehuan në një kamp. Duhej t’ia nisnin nga e para sepse ishin mes katër rrugëve, me dy fëmijë.


Me kalimin e kohës, Ada u njoh dhe u dashurua me Roberton, një italian, i cili sot është bashkëshorti i saj. Aty filloi të normalizohej jeta e familjes sepse gjetën një shtëpi, fëmijët u shkolluan dhe pas disa vitesh u pajisën me dokumente të rregullta. Nuredini gjatë këtyre viteve punoi shumë që jo vetëm të ndihmonte familjen e tij, por edhe të afërmit në Shqipëri, ashtu siç bëjnë shumica e emigrantëve.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë dhe Ada duke u përkujdesur në maksimum për të afërmit e saj. Ashtu siç u shpreh Nuredini, kjo ishte një nga arsyet për të cilën kishte ardhur në studio, pasi dëshironte ta falenderonte për kontributin dhe dashamirësinë që ka treguar për familjarët. Por kjo ishte gjysma e mesazhit të ëmbël që i ati donte t’i jepte të bijës. Gjysma tjetër, ajo paksa më e athët e më pikante ishte shqetësimi se Ada nuk i ka mësuar djalit të saj, Mikeles gjuhën shqipe.

“Djali kupton shqip, por nuk e flet. Ai reagon po të flasësh keq për atë, por nuk na e kthen në shqip, por në italisht”, u shpreh Nuredini. Sipas tij, ky është një fenomen tek shumë shqiptarë, jo vetëm tek vajza e tij dhe për këtë sjell në vemendje një situatë konkrete.

“Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës. E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës. I thashë: ‘Me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky?’ Më tha që kështu jemi mësuar. I bëra një pyetje: ‘Ti si i shikon ëndrrat, në shqip apo në italisht?’ ‘Pse ma bën këtë pyetje’, më tha. Jo i thashë unë, sepse atëherë njeriu është pa ndienja. ‘Shqip i shikoj’, më tha. ‘Atëherë je shqiptare puro’, i thashë, andej nga Kavaja ndaj fliti fëmijës shqip”.


Ada, vajza e Nuredinit është surprizuar së tepërmi kur e ka parë që nga krahu tjetër i murit të studios ishte babai i saj. Ajo nuk i ka ndalur dot lotët kur janë përmendur njerëzit e dashur, të cilët Ada i ka mbështetur në vështirësi e fatkeqësi e që tashmë nuk janë më.

“Nuk e kam patur kurrë iniciativën për të të falenderuar. Para 10 vjetësh vdiq motra ime. Ti e di sa ke bërë për atë. Ti ia zgjate jetën asaj dhe 3 vjet të tjera. Rasti i dytë ishte dhe për mamin tënd e bashkëshorten time. I ke qëndruar në kokë gjatë operimit që bëri te valvula në zemër. Po të mos ishe ti edhe ajo sot nuk do të ishte. Me një fjalë ti ke qenë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar nënën tënde, por edhe të tjerët. Për këtë doja të të falenderoja publikisht dhe besoj që ti je ajo vajza që kanë qejf ta kenë të gjithë prindërit!”, iu drejtua Nuredini të bijës, duke e falenderuar për gjithçka që ka bërë.



Ndërsa Ada iu përgjigj: “Në qoftë se unë jam sot kjo që jam është falë këtyre prindërve! Çdo gjë që bëj nuk e mendoj, por më vjen natyrshëm sepse prindi është i pazëvendësueshëm dhe nuk kam nevojë për faleminderit”.

Por asaj iu rikthye buzëqeshja nga mesazhi tjetër i të atit në lidhje me gjuhën shqipe. Ajo u mundua të “justifikohet”, duke thënë: “Djali di shqip, por nuk flet sepse ka frikë se gabon”.

Nuredini ishte i përgatitur sepse tregoi “penalitetet” në rast se Ada nuk i mëson shqip Mikeles. Ai u la afat deri në fund të vitit që nipi të flasë shqip, përndryshe nuk do jenë më të mirëpritur në fundjavë tek shtëpia e gjyshit, siç tashmë e kanë bërë traditë që të mblidhen.



“Po i lej afat deri në fund të Dhjetorit. Djalit nuk do i flasësh kurrë më italisht, vetëm shqip dhe brenda kësaj kohe t’ia mësojë. Por nëse djali më 31 Dhjetor nuk më flet mua shqip, atëherë ajo nuk do të vijë më në shtëpinë time, siç mblidhemi të dielën”, “kërcënoi“ Nuredini.

Nga ana tjetër Ada tregoi se djalit i flet edhe shqip edhe italisht, pasi bashkëshorti dhe prindërit e tij janë italianë, si dhe në shkollë mëson në gjuhën italiane, ndaj dhe duhet të ruajë një balancë mes të dyja gjyhëve.

Mikele i premtoi gjyshit se do ta mësojë gjuhën shqipe, duke e lumturuar pa masë. Por Nuredini gjithashtu “e kërcënoi” se nëse nuk do ta mësojë, nuk do t’i blejë më lodra.



Pasi e solli të bijën nga Brindisi në Tiranë për t’i dhënë këtë mesazh të rëndësishëm, Nuredini bëri gjithashtu një apel edhe për shqiptarët nëpër botë e për shtetin shqiptar që të ndërmarrin hapa konkretë për ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj.

“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që t’u mësojnë shqip fëmijëve. Me këtë rast u bëj thirrje edhe qeverisë që të bëjë ndonjë gjë për të hapur shkolla që të mësojnë të paktën për një vit që të shkruajnë e të flasin gjuhën amtare”.

Historia prekëse, nëna gjen djalin pas 45 vitesh: Më fal që të braktisa

Takimi nënë e bir për herë të parë pas 45 vitesh është pritur me emocion të madh në studion e “E Diela Shqiptare” në TV Klan. Nisur nga rrethanat, Lumturi Bregu ishte detyruar ta braktiste djalin e saj kur ishte veçse një foshnje 3 muajshe, por nuk ka rreshtur kurrë së kërkuari për të.

Përtej dëshirës për ta takuar, Lumturia ka qetësuar shpirtin nga dilema e mundimshme se a do arrinte Fatjoni ta falte që e braktisi. Nga sot nuk ka më asnjë dyshim. Përqafimi i ngrohtë mes tyre i ka hapur rrugën një kapitulli të gjatë pranimi dhe njohje mes të dyve.



Lumturia kishte udhëtoi enkas nga Palermo e Italisë, ku jeton prej 25 vitesh, drejt Tiranës për të kërkuar të birin. Teksa tregonte historinë e saj në studion e emisionit, ajo nuk e dinte që stafi i’a kishte gjetur djalin dhe ai ishte pak metra më tutje, përtej murit, duke dëgjuar me kureshtje të vërtetën e ardhjes së tij në jetë.


Fatjoni është birësuar nga një çift nga Pogradeci dhe pas disa vitesh është zhvendosur me banim në një fshat të Elbasanit. Teksa e ëma biologjike, Lumturia e kërkonte pa pushim, nuk e dinte që familja që e kishte birësuar e kishin sjellë aq afër saj, pak minuta larg qytetit të Elbasanit. Ai mësoi që ishte fëmijë i adoptuar që në moshë të re, por kurrë nuk e ka ditur se cila ishte nëna që e solli në jetë.

Por cila është historia e Lumturies dhe Fatjonit?

Ende pa mbushur 16 vjeç, Lumturia u dashurua me një djalë nga Elbasani, me të cilin mbeti shtatzënë. Dy familjet nuk e dinin për lidhjen e të rinjve dhe as ata vetë nuk ishin të përgatitur për të sjellë në jetë një fëmijë. Sapo i dashuri i saj mori vesh faktin se do bëhej baba, këmbënguli që Lumturia ta hiqte fëmijën, por ajo nuk pranoi. Ai e braktisi dhe Lumturia duhej të përballej e vetmje me pasojat që do vinin pasi të mësohej fakti se ishe shtatzënë. Ka qenë një moment thuajse prag tragjedie dita kur i ati i Lumturies ka marrë vesh të vërtetën për të bijën. Si një ish-ushtarak e veteran i nderuar në qytetin e tij, shteti i kishte dhuruar armën e shërbimit, të cilën e mbante në shtëpi. Në një moment dëshpërimi të thellë nga braktisja e të dashurit, në prag të lindjes së një fëmije e vetme dhe frikës nga “persekutimi” i opinionit publik, Lumturia mori armën e të atit dhe vendos t’i japë fund jetës.


Fatmirësisht i ati e vërejti që ajo kishte marrë armën dhe lajmëroi policinë, e cila mundi ta parandalonte tragjedinë në kohë. Nga marrja në pyetje, ajo u detyrua të tregonte të fshehtën e saj dhe kështu familja mësoi se vajza e tyre priste një fëmijë. Vështirësitë për adoleshenten që priste të bëhej mama u shtuan edhe më tepër, pasi i ati nuk arrinte ta pranonte këtë gjë. Edhe kur lindi, Lumturia ishte e vetme, pasi nuk i tregoi asnjërit prej pjesëtarëve të familjes që t’i gjendej pranë.

Mëngjesin e 22 Janarit të vitit 1973 ajo shkoi në maternitet për të sjellë në jetë Fatjonin. Për tre muaj ajo qëndroi bashkë me të birin në maternitet, duke e ushqyer vazhdimisht me gji. Imazhi i foshnjes ende nuk i shqitet nga mendja, megjithëse kanë kaluar plot 45 vjet.

Duke iu dridhur zëri ajo tha: “Nuk më hiqet nga mendja. Ai ishte bjond, me pak flokë të rëna si i ati, sytë i kishte me qerpikë të kthyer. Çuni ishte i bukur. Ia vura emrin Fatjon Bregu, me mbiemrin tim”.



Pas tre muajsh Lumtria duhej të linte spitalin dhe të kthehej në punë tek Uzina Kimike në Mjekës. U largua zemërthyer sepse djalin nuk e mori dot me vete. Ajo kujtoi e trishtuar sesi babai nuk e lejoi ta merrte djalin në shtëpi, për shkak të opinionit të njerëzve.

Përpos kësaj ajo kishte probleme shëndetësore, të cilat vazhdon t’i ketë edhe sot. Lumturia si një adoleshente pa përkrahje, pa mundësi ekonomike e shëndetësore dhe e paragjykuar nga njerëzit u detyrua të hidhte firmën me dorën që i dridhej, që djali të kalonte nën kujdestarinë e shtetit.

“Vajta për ta parë çunin prapë në maternitet, ato ma nxorrën dhe ika prapë në shtëpi. Kur vajta herën tjetër e kishin larguar dhe nuk e gjeta sepse e kishin çuar në befotrof. Një komshia ime që ishte mami më tha që e kanë çuar në Shkodër. Vajti çuni i xhaxhait për ta kërkuar dhe vëllai im po ashtu, por u thonin që “nuk kemi këtu Fatjon Bregu” e nuk tregonin”, rrëfeu ajo.



Kështu Lumturia u nda nga Fatjoni pa mundur ta shohë më kurrë. Çdo derë ku trokiste i mbyllej dhe kjo e bënte ta përjetonte aq keq sa sot pas 45 vitesh i janë shteruar dhe lotët. Ajo tregoi se herë pas here djali i dilte në ëndërr dhe ngrihej nga gjumi duke qarë, por këtë dhimbje nuk mundej ta ndante me askënd.

Në vitin 1982 Lumturia u martua me një minoritar, me të cilin u divorcua pas 10 vitesh. Në vitin 1993 u njoh në Elbasan me një shtetas italian, me të cilin u martua dhe u zhvendosën në Palermo për të jetuar. Pas 15 vitesh italiani u nda nga jeta dhe tashmë Lumturia jeton e vetme që prej vitit 2008.

E vetmja gjë që e mban në jetë është kujtimi për djalin e saj të vetëm, Fatjonin. Ajo erdhi enkas nga Italia për ta kërkuar tek rubrika “Ka një mesazh për ty” dhe e priti me shumë gëzim lajmin që stafi i emisionit kishte rënë në gjurmët e djalit. Për herë të parë pas 45 vitesh ajo mundi të shohë fytyrën e t’i dëgjojë zërin Fatjonit nga mesazhi që gazetarët i kishin dërguar në Selanik, aty ku jeton që prej fillimit të viteve ’90.


E humbur në mendime teksa nuk ngopej duke e parë, ajo u shpreh: “Nga fytyra mua më ngjan. I ngjan dhe pak atij, por ka ndryshuar shumë nga tre muajsh në 45 vjeç”. Ajo nuk po u besonte syve dhe nuk mundi të thoshte shumë fjalë.

“Jam e lumtur që e shoh. Më ka munguar, por nuk e kam harruar dhe gjithmonë e kam kërkuar. Unë kërkoj që të më mirëkuptojë. I kërkoj falje që e lashë se nuk kisha mundësi ta mbaja për momentin”, tha Lumturia pak para se të përshëndetej me djalin përballë e t’i jepnin njëri – tjetrit përqafimin e munguar.

Nga ana tjetër Fatjoni ka qenë akoma dhe më fjalëpak, duke u mjaftuar me shprehjen: “I ka jeta këto gjëra…”. E teksa e përqafonte me shumë dashuri, i tha të ëmës: “Do të mirëkuptohemi për çdo gjë, pa merak”.



Lumturia nuk mundi të priste fund më të lumtur sesa ky që e kishte ëndërruar për vite me radhë. Jo vetëm që gjeti djalin e saj të vetëm, por mori prej tij mirëkuptim dhe falje. Derisa u mbyll emisioni, ata nuk ndalonin së pyeturi njëri – tjetrin për të mësuar sa më shumë gjëra. 45 vite mungesë nuk janë pak, por nuk janë dhe shumë, nëse do arrijnë të ruajnë të njëjtin respekt dhe dashuri që shfaqën sot tek “Ka një mesazh për ty”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Pajtimi me Serbinë, në këmbim të njohjes së Pavarësisë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra, deklaron Haradinaj për RTK 2.

Haradinaj tha se pajtimi nënkupton të kalohet mbi të zhdukurit, të dhunuarit e të vrarët, por shpjegoi si duhet bërë kjo.

“Njohja.. çka mund të jep Kosova që të arrihet kjo marrëveshje, një pajtim, se tjetër nuk kemi çka japim. Pajtimi nuk është pak, do të thotë të kalohet mbi dhimbjen tonë, mbi të zhdukurit, mbi të vrarët, mbi dëmet, mbi dhunimet seksuales, me ekonomi të shkatërruar e të plaçkitur, e kur ne të pajtohemi, po japim shumë, më shumë se që dikush kish mujt me dhanë. Nuk po themi me harru, se nuk e bëjmë kurrë, por ne mund të pajtohemi ndonjëherë, për njohje.

A është ky viti për këtë? Nuk mund të ngutem të them për këtë, por ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë dhe po ju tregoj që Kosova kur qëndron pas Amerikës, e bënë për interesin e vet”, tha ai.

Ai nuk tha nëse këtë vit do të ndodh pajtimi dhe njohja, por tha se ky është viti kur Kosova duhet anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.

Haradinaj u shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Çdo vend që e pengon Kosovën të anëtarësohet ne INTERPOL është duke e ndihmuar luftimin e krimit trans-nacional. Është gabim. Kush do ta luftojë krimin trans-nacional e ndihmon Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL. Këtë vit është koha kur duhet të vendoset kjo punë. Jam thellë i bindur që plotë vende do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL se ashtu luftohet krimi trans-nacional që është i rrezikshëm, është kërcënim”, tha ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga shtetet mike të ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol. Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ku sipas tij, shpejt duhet mbyllet kjo çështje.

Ushtarë të armatosur serbë pranë kufirit të Jarinjes


Forca të armatosura të ushtrisë së Serbisë së bashku me pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë vendosur që nga mëngjesi i sotëm afër kufirit të Jarinjes.

Sipas këtyre burimeve, ata janë dislokuar në Rudnicë, që ndodhet pak metra nga Jarinja në drejtim të Serbisë dhe janë duke kontrolluar të gjitha hyrje-daljet e personave dhe automjeteve, të cilat qarkullojnë Kosovë-Serbi dhe anasjelltas.

Po sipas këtyre burimeve, është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që ushtarët serbë dhe të armatosur shihen në këtë vend.

“Ushtarë të Serbisë nuk janë parë ndonjëherë afër kufirit prej krijimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe prezenca e tyre ka befasuar edhe policët kufitarë të Kosovës. Nuk dihet qëllimi i prezencës së ushtarëve të armatosur serbë sot afër kufirit”, kanë thënë burimet.

EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE

’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’.

Lord Byronë


Isuf B.Bajrami

Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë.(1.Straboni. VII,5;Plin,N.H.IV,1: App.Illyr 1.).Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" (parahanësor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman, ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.
Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë". Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.

Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë.(2.Etol.III,13,44;Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka,Perputhje onomastike iliro-epirote,në "Studime Historike"nr.2,1965,fq.85).
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3.H.Ceka,art.i cituar,fq.84). Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.
Tukiditi(4.Tukid.I,5,1.) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë ,duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5.Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et populis),"Apeiros " e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi (6.Tukid.I,16.) dhe Isokrati (7.Isokrati Harpokration dhe Suida) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8.Strab.1,10) thotë se:"Homeri me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden". Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin "Epeiros" quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë "stere", ose "kontinent"(tokë)(9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër (10.F.E.Sh.fq.242) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri (11.Po aty,fq.241-242).
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12.H.P.Sh.fq.46).
Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë" (13.Po aty,fq.43).
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14.Po aty,fq.43)
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni (15.Strab.VII,5) - , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: "në Epir ka pasur rreth 60 fise (16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit.), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori". Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët (17.Te Nilsson,po aty.).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë". Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh. Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët".(18. Tukid.I, 14,3;18, 2;I,24IV,126,II,96,97). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsid eron barbarë, do me thënë popuj johelenë. Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët (19.Po aty.). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni (20.Strab.VII,321), Skymni (21.Scymn.Europa 450), Polibi (22.Polyb,XVIII,58), Livi (23.Liv.XXII,34), Plini (24.Plin.III,45), etj.
Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:"Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë" (25.Tukid.po aty.). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kult uror të popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin "barbarë".
Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit (26 Steph.Byz.;De urbibus et populis,shiko emrin Athamania.), i cili i quan atamanët ilirë. Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit (27.N.Nilson,vep.e cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137). Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: "populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë" (28.Strab.VII,321).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek. Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike. Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm (29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës,në Bul.i shkencave shoqërore nr.I viti 1956,fq.181). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës (30.F.Prendi.Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë,në Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106) dhe të Matit (31.S.Islami, H.Ceka, F.Prendi, S.Anamali, Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit, në; Bul. Shke.Shoq.nr.1viti 1955, fq.134, S.Islami dhe H.Ceka,Të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, në Konf.I.,të stud.Alb.Tiranë,1962,fq.452). Te këto enë duket se ndërtues it e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.
Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32.H.Ceka,Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf.II,të stud.Alb.).
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33.Nga burimet e shkruara,përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë.Deri tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës.Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara,që tërthorazi bëjnë fjalë për këtë qytet. Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965,të ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës,nxorën në dritë një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronxi,në njëren faqe të cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo përmbysi identifikimin e Lekël-Antigone. Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave na shtyn të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me rrënojat e Jermës.). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla,etj.
Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër .(34.Dh.Budina.Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të Jermës,në Materiale të Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146). Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit (35.B.Jubani,Keramika ilire e qytezës së Gajtanit,në Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63) dhe të Rosunjës. (36.N.Jubani,H.Ceka,Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës.).
Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante, ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire.(37.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Studhist. nr.3viti 1966,fq.27) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj. Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe.Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.(38.F.Prendi,artik.i cituar fq.125: M.Korkuti, artik.i cituar fq.166).
Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari. Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit. (39. S.Islami, H.Ceka,F.Prendi, S.Anamali, artik.i cituar fq.131).
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës.(40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët. Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka.(41.Etol.III,13,44; Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Përputhje onomastike iliro-epirote,në Stud.His.nr.2 viti 1965,fq.85). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët.(42.H.Ceka,artik.i cituar fq.85).
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë (43.M.Nilsson,vep.e cituar), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire.(44.Po aty). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë. (45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të Butrintit,në Stud.hist.nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,në zbërthimin e emrave ka pasur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi.). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë).(46.Po aty). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës. (47.Po aty). Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-tëp.e.sonë. (48 S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës .(49.V.Toçi,Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,në Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë .(50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir.(51.H.Krahe "Lexikon altillyrischer Personnennamen" Heidelberg,1929,Vangjel Toçi,artik.i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet. (52.S,Islami,artik.i cituar fq.20). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut. (53.H.Ceka,Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,në bul.e shken. shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toçi,artik.i cituar fq.128).Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë.(54.H.Krahe,vep.e cituar,V.Toçi,artik.i cituar,fq.129).
Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë.(55.Tukiditi,II,50,5,6.). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!! Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë.(56 Steph.Byz.,De urbibus et populis,(shiko fjalën Algestaio).).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria. (57.E.Çabej,Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, në Bul.e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus,etj.
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan . Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni.(58.Strab.VII,328), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek. Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire. Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë". Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni meIlirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj.(59.Malte Brun,Precis de la geographie universale, 1810-1829, Paris). Ed he Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar. (60.Pouqueville,Udhëtime në More,në Kostandinopojë,në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798,1799-1800 dhe 1801,Paris 1805).
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhin, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë.(61.Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770). Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan;"… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë".(62. Teodor Momsen, Historia e Romës së Lashtë). Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe. (63.E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je XVI/1, 1981,fq.34-36), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë , që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.
Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit.(64.M.Reiter,Leibnizen’s Albanelbriefe,Zeitschrift fur balkanologie Jg. XVI, 1980,fq.82-93). Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;"...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir".(65.C.V.Lajbnic, Albanerbrife, Hanovër,24 janar 1705).Për epirotët dhe gjuhën e tyre meorigjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder.(66.J.G.Herdez,I deen zur Geschichte der Menschheit, Leipzig,1868,vol.III,fq.99), J.E.Tunman.(67.J.E.Tunman, Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore, Leipzig,1774), i cili thotë: "Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire". Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop.(68.Franc Bop,Uber das Albanesis ch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855), J.R.F. Ksilander. (69.J.Riter Fon Ksilander, Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve,Frankfurt am Main,1835),J.G.F. Han. (70.J.G.Fon Han,Albanesische Studien,Wien,1854), J.F. Falmerajer. (71.J.F.Falmerajer, Elementi shqiptar në Greqi,Munchen,1857), T.Mommsen.(72.T.Mommsen, Historia e Romes, Leipzig, 1932. "Historia e Romës së lashtë,Roma-Torino 1904,vëll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142), P. Kreçmer.(73.Paul Kreqmer,Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache,(Hyrje në historinë e gjuhës greke),Gottingen,1896) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit.(74.P.Kretschmer,po aty.), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët.(75.P.Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut.(76.P.Kretschmer, Sprachliche Vorgeschichte des Balkans, (Parahistoria gjuhësore e Ballkanit),Revue Internationale des e’tudes balkaniquee,vol.II viti 1935 fq. 41-48).
Ndërsa Hansjërg Frëmmer.(77.Hansjërg Frëmmer,Die Illyrer,Karlsruhe,1988) në librin e tij "Ilirët", që ai e botoi në vitin 1988, thotë: "Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstandinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke".(78.H.Frëmmer,po aty(Vitet e errëta)565-850).
Shovinistët grekë në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit.(79.Deukalioni,Fjalor i Mitologjisë,fq.57) dhe të Pirros.(80.Po aty.). Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër, si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërm. Në Përmbytjen e Botës. Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke; më vonë ata, kur dalin në tokë hedhin gurë. Ata që i hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra. Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm .Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u përket grekëve. Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit; Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin.
Pseudo historianët grekë, thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kanë ngritur këtë problem në forma të ndryshme. Ja njëra nga ato; Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë. Trashëgimtarja e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji), e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella. Qysh atëherë kjo qytezë – kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra. Në fakt kjo "histori" është vetëm një përrallë, (legjendë), sepse nuk ka asnjë dokument që të ketë ekzistuar njëfarë princeshe me këtë emër. Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar. Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?
Në studimet historike, në relacione e kronika ngjarjesh, historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjatë shekujve, mendime, kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë – kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend. Një mbështetje të tillë e gjejmë tek Emile Isambert.(81 Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique, 1861, fq.867-869), ku vihet në dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës), duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169 p.e.sonë, thekson: "Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra, që donë të thotë: "Kështjella e Pirros". Grekët e quanin : "Pirru – haraks". Që në shqip donë të thotë : vija mbrojtëse e Pirros.
Ndërsa Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun.(82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët dhe iliria te autorët antikë,fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7.). Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente), Plini sh.I-rë, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit. (83.Av.M.Kokolari, Nuk mbulohet dielli me shoshë,"Bashkimi i shqiptarëve" nr.6,fq.4,dt.15 shtator 1993,Tiranë). Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabit ën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.
Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos, (84.Po aty.) (ilirian), pra paraardhës i shqiptarëve. Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sil len edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror maqedon të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë ,ai si "Aleksandër Bej" donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet "Dhul-Quarnein"(Dybrirësh). (85.J.G.Fon Han,"Reise von Belgrad nach Salonik",1858,-Peter Robert Franke,"Alt-Epirus und das Kënigtum der Molosser",Erlangen,1954, (Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve), Mynchen-Bon,1949-‘54), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros.
"Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, ...paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre...". Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti "Epirotarum princeps"(Princ i Epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar "Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë" (Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studiuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke. (86.P.R.Franke,"Albanien im Altertum",Antike Welt,Sondernumner,1983).
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjen ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka pasur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se Gjirokastra është Argia e dikurshme.(87.U.M.Leek,"Travels in Northern Greece",1835). Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një Lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj.(88.Dr.Milan Shuflai,"Serbët dhe shqiptarët" fq.180) në veprën e tij "Serbët dhe Shqiptarët". Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arvanitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias.(89.Emile Isambert,vëll.i cituar fq.859-867). Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Tevepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e sh kruanin më vonë grekët.
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi ishek.XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijësit e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Mefjalë të tjera u quajt; Qyteza-kështjellë e Gjinit.(90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali Hadri, HPSH. Prishtinë, 1966, fq.42-43).
Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ). Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t’u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ; Chateau d’Argent ( Kështjellë e Agjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si agjent nga hëna dhe ditën nga dielli . Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt.(91.Dr.Ali Hadri,po aty.).
Sikurse që u pa më lart për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza, nuk ekziston asnjë dokument . Është vetëm një legjendë. Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare. Edison L.Clark.(92.Edison L.Clark,"Racat e Turqisë Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet",New York,Brodway,1878,fq.751) në veprën e tij, flet qartë për origjinën, gjuhën, shtrirjen e shqiptarëve. Ai thotë; "Shqiptarët, arnautët, siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët (banorët e shkëmbinjve), siç e quajnë ata veten banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë)së Jugut".(93.Edison L.Clark,po aty).
Ai vazhdon: "Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë".(94.Po aty). Edison , e qartëson dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë.(95.Sh.Delvina,"Rreth origjinës së suljotëve",Bujku,nr.1424,fq.10 ,maj 1996 Prishtinë).Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përreth ?!!. Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me djemtë më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke, ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë. Nga ku shpjegoheshin perënditë. Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë, kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet!. Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve. Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashrit vetëm truallin e Epirit, por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme, ata bëjnë një propozim anormal; Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar. Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa; ose të pranohet propozimi i palës greke, ose në të kundërtën, të mos krijohej aleanca, që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontradiktash.
Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashrin. Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.
Sipas dy raporteve sekrete, njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877, të shpallur në Athinë në revistën vjetore "Neos Kuvaras" të vitit 1962. Mavromat i raporton Harillas Trikupit:"Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet mbretërisë greke, pasi është tokë autoktone shqiptare".(96.Neos Kuvaras,Athens 1962). Më poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton: "Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt veriu t(në drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir".(97.Po aty).
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek. Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre, ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si; L’Epire et la questiongrecque, Memoire sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie de Janina par unë Epirote,...!! Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashri, i drejton redaksisë së gazetës "Moniteur Universale" të Parisit një artikull, i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879.
"Zoti redaktor.
Artikullit të botuar në gazetën "Republika Franceze" nuk i dhamë asnjë përgjigjeje,sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive. Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë. Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.
Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë . Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël,etj. Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngi lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre? ...Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.
Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë.
Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia".(98 Moniteur Universale",Paris maj 1879).
Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike, qarqet shoviniste greke e përqendruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit. Të ndryshëm nga gjakatarët serbo-malazez, që si edukatë speciale për të copëtuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone. Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të "sjellshëm", në këtë fazë të parë. Për ata gjithçka duhej të realizohej brenda gjendjes" normale", të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm "reciprok". Pra gjithçka duhej të zgjidhej " pa dhunë", me programe, spastrime masive, asgjësim fizik, dëbim kolektiv nga toka, por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një mënjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar, në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare. Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa, por, në radhë të parë, nga popullsia e "pakulturuar" e Epirit si një "fat i madh" për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit. Në kuadrin e "miqësisë" së lashtë, shqiptarët nuk kishin pse ti shikonin "vëllezërit e tyre të sinqertë" me frik e dyshim. Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t’u linin raste shqiptarëve të dyshonin në "dashurinë"dhe "sinqeritetin"e tyre, se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë, duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth. Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj. E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri.
Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t’i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit, për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë. Ata do të shfrytëzonin me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t’u fryrë burive pa reshtur në dyert e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.
Të palodhur për të zbatuar deri në një programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmë, të lidhur edhe me ideatorët e "naçertanës"e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi, prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë. Skemat ishin përgatitur me kohë. Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane. Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë, ku ditëlindja dhe ditëvdekja e saj ishte kaq pranë. Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkon një popull, lirinë dhe pavarësinë e tij. Greqia si Greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët, por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapo formuar të Vlorës.
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2.(99.Abdyl Frashri,"Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër",fq.100). Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare.(100.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979).Në Luftën e vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare.(101. Mr.Kolë Krasniçi,"Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët",Vjenë 1996,fq.56-58).
Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë.(102 Ahmet Hamiti,"Çështja shqiptare", Koha,nr.14/1991,fq.26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 - 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë.(103 Liman Rushiti,"Stradanja albanskog Naroda na Kosovu "1912-1918,Zagreb 1991,fq.24).Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2.(104.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.6.).
Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë.(105. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991,fq.12). Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2.(106. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913).(shih.FESh.fq.503).Në këtë kohë, kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj, shovinizmi grek, si gjithmonë i "urtë" dhe "dashamirës"ndaj popullit shqiptar. Në bazë të po atij skenari, pa shumë pretendime, bëri hapin e saj dhe tradhtinë ndaj kombit shqiptar . Në këtë radhë pasojat e politikës "fine" greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë.
Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. Por a do të copëtohej në tri pjesë Shqipëria në qoftë se Greqia, qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre territorial ndaj trevës së Çamërisë.(107. Dr.Muhamet Pirraku,"Ripushtimi jugosllav i kosovës",fq.7).

Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri përfqinjët . Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh:’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona ,...janë më të këqijtë armiqtë tanë’’.(108. Agim Shehu,"Kombi",Tiranë,nr.8,fq.4.).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...