Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/11

Mësoni të lexoni rezultatet e analizave të gjakut

 Vetëm një analizë e gjakut mund të sugjerojë në sëmundje të caktuar apo gjendjen e mirë shëndetësore të pacientit. Edhe pse mjeku duhet të japë mendimin përfundimtar për parametrat e shumtë të pasqyrës së gjakut, edhe ju vet, me sqarimet që vijojnë, mund të mësoni se a ekziston shenjë për alarm apo jo

– Pasqyra e gjakut është shumë e rëndësishme, posaçërisht në shikimin e parë. Ajo zbulon sasinë e përgjithshme të elementeve të gjakut dhe marrëdhëniet reciproke të tyre, gjegjësisht flet për stabilitetin e organizmit në tërësi – thonë mjekët.

PARAMETRAT DHE KUPTIMET E TYRE

Parametrat kryesorë në analizën e gjakut janë eritrocitet, leukocitet, hemoglobini dhe hamatokritet, si dy parametra të eritrociteve.

ERITROCITET

– Niveli i ulët i eritrociteve tregon për anemi akute, e cila ndodhë gjatë humbjes së shpejtë të gjakut, i cili tek femrat mund të paraqitet edhe gjatë ciklit menstrual, apo anemisë kronike e cila mund të jetë shenjë e sëmundjeve të traktit digjestiv te të cilat humbja e gjakut bëhet përmes zorrëve – shpjegon mjeku.

Vlerat normale janë prej 3,86 x 1012/l deri 5,08 x 1012/l për femra dhe prej 4,34 x 1012/l deri 5,72 x 1012/l për meshkuj.

– Niveli i shtuar i eritrociteve flet për policitemi, sëmundje e rrallë, e cila shpie në bllokimin (kongjestion) e gjakut dhe embolisë në organizëm.

LEUKOCITET

Vlerat normale të leukociteve janë 3,9 – 10 x 109/l.

– Ekzistojnë tri lloje dhe shumë nënlloje të leukociteve, pasqyra e gjakut zbulon sasinë e përgjithshme dhe marrëdhëniet e tyre. Niveli i shtuar tregon për proçese të ndryshme të ndezjeve në organizëm, kurse niveli i ulët mund të jetë indikator i infeksioneve apo të sëmundjeve më të rënda, si leukemia – shton mjeku.

SEDIMENTIMI

Sedimentimi është shpërbërja e eritrociteve të vdekura që është proçes normal pas 120 ditëve, sa është edhe jetëzgjatja e tyre. Kur në organizëm paraqitet ndonjë sëmundje, jetëzgjatja e eritrociteve zvogëlohet. Sedimentimi normal është më pak se 12 mm në orë.

HEMOGLOBINI DHE HEMATOKRITET

– Mungesa e këtyre dy proteinave, të cilët shpërndajnë hekurin dhe oksigjenin nëpër organizëm, është e lidhur me aneminë, pas ngritjes së nivelit nuk vërehet, por ajo vërehet në bazë të nivelit të eritrociteve – thekson mjeku.

KOHA E GJAKDERDHJES

Koha e gjakderdhjes shënon periudhën nga fillimi e deri te ndalimi i gjakderdhjes dhe është 240 – 600 sekonda. Te çrregullime të ndryshme të koagulimit mund të zgjasë edhe më gjatë.

RËNDËSIA E ANALIZAVE BIOKIMIKE

Këto lloje të analizave përcaktojnë elemente, enzime, produktet e metabolizmit, hormone, marker të tumoreve, koncentrimin e barërave të cilët ndodhen në organizëm apo përmes të cilëve dijagnostifikojmë sëmundje të caktuara.

SHEQERI (GLUKOZA)

Vlerat normale të sheqerit janë 3,5 – 6,1 mm për litër, kurse vlerat e larta paraqiten te sëmundja e sheqerit.

UREA

Ky produkt mbeturinë i metabolizmit, kur është në normale, ka vlerat 1,7 – 8,3 mm për litër, vlerë e lartë është prezente te sëmundjet e veshkëve.

ACIDI I URINËS

Vlera normale e acidit të urinës është 140 – 340 tek femrat dhe 200 – 420 mol për litër tek meshkujt, është e lartë tek sëmundjet e veshkëve dhe ato të metabolizmit.

BILIRUBINI

Ky produkt i metabolizës më së shpeshti haset në sasinë e përgjithshme me vlera normale prej 1,1 – 18,8 mol për litër. Është i lartë kur personi ka gurë në idhzë (vrer), sëmundje të mëlçisë, vlera e tij rritet edhe te disa gjendje fiziologjike, gjatë konsumimit të ushqimit të yndyrshëm dhe me erëza, lëngjeve të gazuar dhe alkoolit.

KREATININA

Niveli i lartë i kreatininës tregon sëmundjet e veshkëve, kurse vlerat e tij normale janë 44 – 80 (te femrat) dhe 6 – 106 (te meshkujt).
Ky enzim rritet kur personi vuan nga ndonjë lloj kanceri, çrregullimi të metabolizmit, pankreasit … Vlerat normale janë 0 – 270 për të rritur dhe 250 – 800 U për litër tek fëmijët.

KOLESTEROLI

Vlera të preferueshme janë nën 5,1 , kur vlerat janë mbi 6,2 mmol/l, flitet për kolesterol të lartë. E provokon trashja (obeziteti), çrregullimet e matabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare.

JONI TRIGLICERID

Vlerat normale janë prej 1,5, kurse të larta mbi 2,3 mmol/l, i lartë është tek personat me sëmundje kardiovaskulare.

ALT(GTP)

Ky enzim i mëlçisë, i cili është i lartë tek hepatitis, ciroza e mëlçisë, alkoolizmi, ka vlerë normale prej 8 deri 41 U për litër.

AST (GOT)

Edhe një enzim i mëlçisë, i cili rritet në situata të njejta sikurse ALT, ka vlera normale prej 7 deri 38 U për litër.

2018/07/10

Solzhenicini në shqip

Nga Kujtim Morina

 Solzhenicini është botuar në shqip që në fillim të viteve ‘90. Më përpara as mund të mendohej sepse edhe në Rusi ose Bashkimin Sovjetik, ai është botuar vetëm në vitin 1989. Fillimisht shtëpia botuese “Buzuku” ka botuar romanet “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit’ dhe “Pavioni i kancerozëve” të përkthyera nga Lili Bare. Më pas është botuar “Arkipelagu Gulag në vitin 2012 nga shtëpia botuese “Princi” në Tiranë, romani “Pavioni i Kancerozëve” në vitin 2014 nga shtëpia botuese “Fan Noli”, dhe më tej po kjo shtëpi botuese ka botuar në vitin 2015, ‘Një ditë e Ivan Denisoviçit” në vitin 2015, “Shtëpia e Matrionës” më 2016, dy volumet e para të romanit epope “Rrota e Kuqe – Gusht 1914”, 2018, të gjitha këto të përkthyera mjeshtërisht nga Nikolla Sudar.
Vepra e parë e Solzhenicinit në Rusi, ‘Një ditë nga jeta e Ivan Denisovicit” u botua në disa numra të revistës voluminoze ‘Novi Mir” rreth 10 vjet pas vdekjes së Stalinit, në nëntor 1962. Lideri i atëhershëm komunist Hrushovi e mbrojti këtë botim në frymën e dënimit të krimeve staliniste. Lexuesi rus e mbajti frymën të shihte anën tjetër të medaljes të realitetit dhe të një letërsie jashtë rrymës mbisunduese të realizmit socialist. Ky roman i shkurtër përshkruan një ditë të vetme në jetën e një zdrukthëtari të kapur në rrjetën e fshehtë të Bashkimit Sovjetik të kampeve skllavëruese të punës ku vdekja nga uria, i ftohti i hidhur dhe dënimet e regjimit të punës ishin bërë të zakonshme dhe ku siç thuhej jetëgjatësia mesatare në këto kampe nuk e kalonte një dimër. Në atë kohë, Solzhenicini punonte si mësues matematike në një provincë pasi kishte kaluar 8 vjet në burgjet dhe kampet e punës dhe tre vjet në internim. Kjo vepër e shkurtër tronditi Bashkimin Sovjetik dhe mbarë botën. Besohet se si vepër e parë që e bëri të njohur shkrimtarin botërisht ndikoi edhe stili i tij letrar, autori përshkruan një ditë të mirë të një të burgosuri në kamp, me pak frustrim apo akuza dhe pa përgjithësime intelektuale, historike apo morale në sfondin e vuajtjeve të tmerrshme dhe metodave të Sigurimit në kamp që merrnin shumicën absolute të kohës.

Më tej do të vinte “Pavioni i Kancerozëve” një vepër voluminoze, një roman gjysmë-autobiografik, të cilën autori e përfundoi më 1966. Ky roman qarkulloi për dy vite në dorëshkrim siç ndodhte me librat e ndaluar e të censuruar që qarkullonin fshehurazi dhe madje edhe rishkruheshin me shkrim dore mes shkrimtarëve e lexuesve më të devotshëm dhe pastaj u botua në Perëndim në vitin 1968 në gjuhën ruse dhe më tej në gjuhë të tjera. Në këtë roman përshkruhet jeta e pacientëve në një spital onkologjik në Kazakistan më 1955, dy vjet pas vdekjes së Stalinit. Autori i romanit si gjithnjë operon me një galeri personazhesh por dy kryesorët janë; Oleg Kostoglotov, ish pjesëmarrës në luftë i cili kishte kaluar vite në kampet e punës si “kundërrevolucionar’ përpara se të internohej në Azinë Qendrore sipas nenit të atëhershëm 58 dhe Pavel Nikollajevic Rusanovit, personazhi i të cilit është rezultat i shkrirjes së dy tipave të ndryshëm, të një punonjësi të rëndësishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të një sekretari partie në shkollë. Ky personazh jo vetëm është konformuar me regjimin por edhe i ka shërbyer atij duke denoncuar bashkëqytetarët e tij për shkelje të parimeve të solidaritetit proletar apo të abuzimeve me pronën socialiste. Meditimet e personazheve janë gjithandej të pranishme në libër, ç’do të bëhet tani me disa ish të burgosur dhe të internuar që po kthehen në vendbanimet e tyre, do t’i rimarrin shtëpitë e tyre që ua kanë zënë të tjerët, do t’i denoncojnë apo sulmojnë bashkëpunëtorët e sigurimit që i kanë rrasur në burg për sajesa e shpifje të paqena, si mund të bashkëjetojnë ata në një fshat a në një lagje, etj. Personazhet janë në zgrip të ekzistencës njerëzore dhe e ndërthurur kjo me formimin e tyre dhe karakteret e ndryshme jep një botë me të vërtetë interesante. Ka edhe shumë kapituj apo fragmente ku mbizotëron dashuria njerëzore, humanizmi i madh që e karakterizon këtë autor në të gjitha veprat e tij. Për Solzhenicinin është thënë se vepra e tij karakterizohet nga “ruajtja e shpirtit njerëzor në kushtet e totalitarizmit dhe kundërvënia e brendshme ndaj tij, mbështetur në idealin liberal fetar”.

Më 1970, pasi ishte hapur sipari me botimin në Perëndim të romaneve “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviç dhe “Pavioni i kancerozëve” erdhi çmimi Nobël i autorit që ai s’mundi të shkojë ta merrte vetë por u shpreh në fjalën që e dërgoi për ta mbajtur në ceremoninë e dhënies së çmimit në Stokholm se ‘ një fjalë e vërtetë mund të kundërballancojë gjithë botën”.

Më tej vjen botimi i “Arkipelagut Gulag” në vitin 1973 jashtë Rusisë, që konsiderohet kryevepra e Solzhenicinit. Arkipelagu është një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave tranzit dhe policisë së fshehtë e regjimit komunist. Ky libër bazohet në dëshmitë e rreth 200 të mbijetuarve dhe në kujtimet e 11 viteve të Solzhenicinit në kampet e punët dhe në internim. Vepra u botua në tre vëllime por siç është shprehur autori “edhe kur përgatisja këtë version të fundit, unë nuk e kam parë asnjëherë të plotë librin së bashku, nuk e kam pasur të gjithë materialin e librit mbi tavolinë në të njëjtën kohë” ngaqë pasi i përgatiste kapitujt e veçantë i përcillte fshehurazi jashtë vendit nga frika e policisë së fshehtë duke mos besuar deri në fund se vepra do të botohej e plotë. Gulagu, që ka hyrë edhe në fjalorin e gjuhës angleze dhe që përbëhet nga inicialet e administratës së përgjithshme të kampeve, siç e përkufizon Solzhenicini është “grirësi i mishit njerëzor” (human meat grinder). Pa hyrë në shifra se sa miliona njerëz u ekzekutuan apo vdiqën nga uria, të ftohtit apo kushtet e punës në burgjet dhe kampet e Bashkimit Sovjetik, mund të themi se Arkipealgu është vepra e parë e plotë që sjell me fakte barbaritë e regjimit komunist, një sistem që sipas autorit s’mund të funksionojë sepse është në kundërshtim me karakterin njerëzor dhe sipas tij po e shkatërronte Rusinë dhe vendet e tjera ku ishte instaluar. Ka një kapitull tek Arkipelagu ku Solzhenicini kritikon edhe periudhën e sundimit të Hrushovit, i cili e kishte mbështetur por ai ishte në fund të fundit për revizionimin e regjimit por jo për ndryshimin e tij. Në shqip, Arkipelagu është përkthyer nga anglishtja, marrë nga një botim në SHBA më 1989, ku përzgjidhen pjesët më interesante të librit në një vëllim, me bashkëpunimin e autorit.

Regjimi sovjetik që pas rënies së Hrushovit po merrte hapa mbrapa, e pa se s’mund ta frenonte shkrimtarin e madh, veprat e të cilit po qarkullonin fshehurazi brenda Rusisë dhe po botoheshin jashtë duke u shpërndarë në miliona kopje dhe vendosi t’ia heqë shtetësinë dhe ta dëbojë shkrimtarin në Gjermani në vitin 1974. Thuhet se fillimisht pati një inskenim për ta vrarë por meqë nuk u arrit, atëhere u vendos dëbimi i tij. Autori nuk qëndroi shumë në Gjermani e Zvicër por emigroi në Amerikë ku siç thuhet në periudhën 1974-1991 u mor me romanin voluminoz “Rrota e Kuqe” në 10 vëllime, dy nga të cilat sapo janë botuar në Tiranë nga shtëpia botuese Fan Noli. Autori ka një stil të zhdërvjedhët, një dialog të këndshëm e të kursyer, siç thamë operon me shumë personazhe dhe i pranëvë kontekstit historik të veprave, stilin e tij letrar me përshkrime të paharrueshme të natyrës e karaktereve njerëzore duke depërtuar në botën e tyre të brendshme dhe me një humor të hollë. Përkundër Arkipelagut që siç thotë autori nuk ka emra të trilluar personazhesh apo ngjarjesh, vjen Pavioni i Kancerozeve, për mendimin tim, kryevepra e tij artistike ku autori e tregon talentin e tij letrar në përshkrime të gjalla të situatave tronditëse por edhe të momenteve shumë prekëse ku ngërthehet e bukura me të shëmtuarën, mirësia me gënjeshtrën, apatia me dëshirën për jetën, humanizmi dhe mizoria njerëzore.

Pas ndryshimeve demokratike, Solzhenicini kthehet në atdhe më 1994. Ai nuk pranon një çmim të madh letrar nga Jelcini duke shprehur zhgënjimin e tij në pozitën në të cilën kishte rënë Rusia qoftë në planin e brendshëm ashtu edhe për humbjen e influencës në botë. Solzhenicini njihet edhe për kritikat e tij për sistemin perëndimor që ai i ka shprehur hapur edhe kur jetonte në Amerikë. Më tej, megjithë përkrahjen prej tij të politikës së Presidentit Putin që nga viti 2000 derisa ndërroi jetë më 2008, ai konsiderohet një autoritet i padiskutueshëm në vendin e tij që kishte bërë shumë për demaskimin e regjimit komunist dhe as kritikët më të ashpër në vend nuk hapnin debate me të. Në fund të fundit, besoj se është vepra e shkrimtarit që mbetet.
Solzhenicin konsiderohet shkrimtari më i madh rus i gjysmës së dytë të shekullit XX në vazhdimësi të kolosëve të mëdhenj klasikë rusë si Dostojevski, Tolstoi, Çehovi, Pushkini, etj. Besohet se veprat më të mira ai i shkroi në vitet 55-70 të shekullit të kaluar. Ai e atakon disa herë në veprën e tij Maksim Gorkin që megjithëse e vlerëson si shkrimtar të madh, nuk ia fal propagandën e pakursyer për regjimin dhe faktin që ai u vu në radhën e parë të shkrimtarëve apo u bë instrument i regjimit për hyjnizimin e tij.
Solzhenicini është kritikuar shumë herë nga shtypi perëndimor për mbështetjen e tij ndaj politikës së Putinit. Në fund të fundit, ai është një shkrimtar që e do vendin e tij dhe nganjëherë rrëshqet edhe në deklarime nacionaliste që i krijojnë përplasje të ndryshme. Me Arkipelagun dhe veprat e tjera, ai tregoi se një regjimi të tillë shtypës, i duhet dalë përballë për ta demaskuar botërisht por nuk vë me faj për këtë popullin rus dhe kur sheh se vendi i tij fillon ta marrë veten ekonomikisht dhe politikisht, edhe ai e mbështet pavarësisht nga kundërshtitë. Kadareja e vlerëson Solzhenicinin si shkrimtar të madh duke e konsideruar atë “figurë kolosale të shekullit, një shkrimtar emancipues në shkallë planetare, ku vepra e tij rrezatoi gjerësisht. Ka qenë një shkrimtar i pakrahasueshëm në demaskimin e krimeve të Stalinit, një proces që ende vazhdon sot në botë me dënimin e krimeve të komunizimit.” Duket se të dy shkrimtarët kanë gjëra të përbashkëta në qasjen e tyre ndaj letërsisë, politikës, kombit të vet, etj. Dua të kujtoj këtu, dy ese të njohura të Solzhenicinit “Mos jeto me gënjeshtra” (Live not by lies) dhe “Marshi i hipokritëve’ të cilat mund të gjenden edhe në anglisht në internet. Në të parën, shkrimtari thotë që nëse me vetëdije nuk bëhemi shërbyes të fallcitetit të paktën të mos shkruajmë apo firmosim asnjë frazë që shtrembëron të vërtetën, të mos bëhemi agjitatorë të politikës së ditës, të mos ia lejojmë vetes të marrim pjesë në demonstrime apo takime kundër vullnetit tonë, etj. Ndërsa në esenë e dytë “Marrshi i hipokritëve” autori sjell shembuj e kritikon qasjet me shumë standarde të politikës ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në botë.
Përkujtimi apo nderimi që i bëri Kosova dhe Shoqata e botuesve kosovarë Solzhenicinit me rastin e 100 vjetorit të lindjes dhe 10 vjetorit të vdekjes është nderim edhe për veten e vet si një vend i lirë. Megjithëse është fakt se Solzhenicini është shprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe deri diku edhe kundër pavarësisë, vepra e tij është një monument kundër shtypjes njerëzore, kundër totalitarizmit, nga e cila Kosova dhe populli shqiptar kanë vuajtur aq shumë. Natyrisht se vepra e një autori mbetet ndërsa deklarimet për politikën e ditës përgjithësisht harrohen. Dëshiroj të falënderoj shoqatën e botuesve të Kosovës për ftesën në panair për të marrë pjesë në këtë aktivitet si përkthyes i Solzhenicinit, me besimin se do të rritet vëmendja ndaj librit dhe ndaj autorëve të mëdhenj që i kanë dhënë shumë letërsisë dhe botës.

Shënime
1- Përkthyes i
“Arkipelagu Gulag”.

“E vërteta e takimit të Kristaq Ramës me Popajt, si reagoi shtypi italian

Disa ditë më parë, referuar një emisioni televiziv të gazetarit Roland Qafoku, lexuesit u njohën me një dokument autentik të një raportimi të Kristaq Ramës për takimin e tij në vitin 1987 me përfaqësues të familjes Popa, strehuar nëpërmjet arratisjes politike, në selinë e Ambasadës Italiane në Tiranë.
Këtij veprimi shumë të dobishëm të kolegut do të mundohemi t’i shtojmë edhe lëndë tjetër informative, e marrë kjo shumë kohë më parë nga arkivi e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përveçse “Skulptor i Popullit”, këtë kohë Kristaq Rama qe edhe deputet i Kuvendit Popullor për rrethin e Durrësit, po ashtu edhe kryetar i Komisionit për Kulturën dhe Artet i këtij institucioni.

Nga: YLLI POLOVINA

SHTYPI ITALIAN, VEÇANËRISHT AI I VATIKANIT

Sipas një informacioni nga Drejtoria e Tretë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, hartuar më 8 shkurt 1987, të titulluar “Rreth qëndrimit publik që u mbajt në Itali dhe në botë lidhur me gjashtë qytetarët shqiptarë”, mes të tjerash thuhet: “Provokacioni doli publikisht kur gazeta italiane ‘Il Giornale’, tetë ditë pas ngjarjes, botoi artikullin e parë për këtë çështje…

Mbas këtij shkroi gjerësisht shtypi italian dhe shtypi e agjencitë e lajmeve të shumë vendeve të tjera. Fundi i dhjetorit 1985 dhe janari i vitit 1986 ishte koha kur pati më shumë shkrime e lajme të ndryshme lidhur me këtë çështje. Nga këto shkrime vihet re sa vijon: Në Itali: Për këtë provokacion shkruan mbi 65 organe shtypi, si “La Repubblica”, “Corriere della Sera”, “La Stampa”, “Il Messaggero”, pa llogaritur lajmet e dhëna nga Radiotelevizioni italian. Të gjithë ishin artikuj të cilët, ndonëse me nuanca të ndryshme, i bënin thirrje qeverisë italiane që të respektojë të ashtuquajturat të drejta të njeriut, t’u japë të gjashtëve strehim politik etj.

Gazeta “Il Giornale”, e cila vazhdon të shkruajë herë pas here për këtë çështje, karakterizohet nga qëndrimi krejtësisht fashist kundër vendit tonë. Kurse gazetat e tjera të mëdha sugjerojnë që të gjendet një zgjidhje në përputhje me parimet e mbrojtjes së “të drejtave të njeriut”, si edhe në kuadrin e marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve (“La Repubblica”).

Thuhet gjithashtu që “Italia e madhe nuk do dhe nuk mund t’i lejojë vetes asnjë prepotencë, por as duhet të jetë e gatshme që ta shndërrojë flamurin e të drejtave të njeriut në një leckë”. Nuk mungojnë edhe të tilla: “Marrëdhëniet ekonomike apo tregtare po qe nevoja do të sakrifikohen” (“La Repubblica”). Por fryma e përgjithshme e artikujve përshkohet nga ideja që zgjidhja e incidentit të bëhet nëpërmjet bisedimeve e të një kompromisi midis dy palëve.

Shtypi i Vatikanit, ashtu sikurse edhe gazeta “Il Giornale”, u bën thirrje “njerëzve të kulturës katolike e laike” që të shpëtojnë jetën e Popajve dhe, nga ana tjetër, ushtron presion mbi qeverinë italiane, duke e quajtur këtë rast si një “bankë prove” për të treguar aftësinë e saj që të dëgjojë e të ndihmojë të burgosurit e priftërinjtë që janë akoma në burg” (gazeta “Avenire” dhe revista “Prospetive nel mondo”). Kjo duket edhe në veprimet konkrete që ndërmori organizata fetare “Aleanca Katolike”, si mitingje, peticione, lutje në kisha etj.

Në këto veprimtari ajo bashkëpunoi gjerësisht me organizatën “Konferenca Ndërkombëtare e Rezistencave në Vendet e Pushtuara” (CIRPO), në të cilën bën pjesë edhe i ashtuquajturi “Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve” (të arratisurit politikë shqiptarë). Veprimtaritë e tyre, sado që nuk arritën të përfshijnë në asnjë rast masa relativisht të gjera, gjetën jehonë në “Il Giornale” e në gazeta të tjera të së djathtës ekstreme. Në këto veprimtari u aktivizuan në fillim edhe disa klerikë arbëreshë, të cilët më pas, nën presionin e opinionit pozitiv arbëresh, e kufizuan së tepërmi këtë veprimtari. Pas këtyre artikujve e aktiviteteve të fillimit të muajve të parë të vitit që shkoi, nuk mund të thuhet që kjo fushatë në shtyp vazhdoi.

E vetmja gazetë që ka folur herë pas here, duke e mbajtur ngritur problemin, ka qenë “Il Giornale”. Me rastin e kapjes së tetë peshkatarëve, në janar të këtij viti, shtypi italian u tregua tepër i ndjeshëm. Në disa artikuj nuk u mungua të bëheshin hamendësira se mos ne e përdornim këtë rast për t’i shkëmbyer tetë peshkatarët italianë me gjashtë qytetarët shqiptarë. Gazeta si “La Repubblica”, “Il Giornale” etj. nënvizuan se “prapa peshkatarëve të arrestuar fshihet një qëndrim hakmarrës i Shqipërisë” dhe se “mbase është një lidhje me rastin e vëllezërve Popa…”.

7 JANAR 1987
Takimi i Kristaq Ramës me familjen Popaj në mjediset e Ambasadës Italiane në Tiranë ka një histori të tërë përtej ditës së kryerjes, 23 janarit 1987. Sipas një informacioni të diplomatit të rëndësishëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Piro Bita, kryer në 7 janar 1987, atë ditë, në orën 8:00, ai pati thirrur në Ministri të Ngarkuarin me Punë a.i. të Ambasadës së Republikës italiane, Patrizio Fondi, të cilit mbasi i pati uruar Vitin e Ri, i kishte komunikuar: “Deputeti i rrethit të Durrësit në Kuvendin Popullor, Kristaq Rama, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Kulturën dhe Artet, dëshiron të takohet me gjashtë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Ambasadën Italiane. Dëshira e tij është që ky takim të bëhet shpejt”.

“P. Fondi, mbasi dëgjoi sa më sipër, thuhet në raportin e Piro Bitës, tha se këtë çështje do t’ia transmetojë MPJ dhe se ai nuk sheh pengesë për këtë takim. Ai shtoi se e njeh K. Ramën, e ka takuar në një pritje në Ambasadën Egjiptiane dhe se është një skulptor i njohur, që ka punuar monumentin “Partizani” etj. I thashë se është një skulptor i shquar e personalitet i njohur shoqëror.

I ngarkuari me punë a.i. italian, në formë pyetjeje shprehu mendimin se K. Rama do të bisedojë me të gjashtët, për shkakun që i bën ata të mbajnë atë qëndrim. Ju përgjigja P. Fondit se nuk e di me saktësi çfarë do të bisedojë shoku K. Rama, por sigurisht çështja ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të të gjashtëve… Tani në vendin tonë zhvillohet fushata e zgjedhjeve të deputetëve… dhe kandidatët për deputetë, sipas rregullave, marrin kontakte të gjëra me popullin. Duket se në këto takime që ka pasur deputeti Kristaq Rama (i cili është propozuar përsëri si kandidat për deputet në rrethin e Durrësit), ka dalë problemi i gjashtë qytetarëve shqiptarë, që janë banorë të këtij rrethi dhe ai dëshiron të flasë vetë me ta.

I ngarkuari me punë a.i. P. Fondi përsëriti se nuk ka asnjë problem që të mos bëhet ky takim. Nesër, tha ai, do të vijë ambasadori Xhentile dhe do ta bisedojë me të këtë çështje, por që sonte do të lidhet me MPJ për të transmetuar këtë kërkesë. Ai pyeti nëse deputeti Kristaq Rama i njeh personalisht gjashtë “refugjatët”.

Ju përgjigja se shoku K. Rama është nga Durrësi, ashtu si edhe ata, e ka mundësi që t’i njohë. Me ndonjë prej tyre ai është edhe moshatar e mund ta kenë kryer shkollën bashkë… P. Fondi tha se përfiton nga rasti për të shtruar një problem që nuk ka të bëjë me familjen Popa. Më 5 gusht, Ambasada Italiane ka dërguar një notë verbale, me anë të së cilës kërkon që pala shqiptare të mbështesë kandidaturën italiane për në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ai falënderoi që pala shqiptare ka mbështetur kandidaturat italiane në raste të tjera, si në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, etj. Prandaj, tha ai, duke u mbështetur në këtë praktikë tradicionale, qeveria italiane e konsideron të rëndësishme përkrahjen e Shqipërisë edhe për këtë kandidaturë dhe e quan atë çështje prestigji. U lut që të ketë përgjigje. I thashë se nuk kam dijeni për këtë kërkesë dhe se do të bisedoj me drejtorinë që merret me këtë çështje”.

23 JANAR 1987, “LA STAMPA” ËSHTË OPTIMISTE

E vëmë në dijeni lexuesin se misioni i Kristaq Ramës për t’u takuar me familjen Popa ishte pjesë e një zinxhiri të tërë takimesh me këta të arratisur politikë, ku nuk munguan deri edhe grupe parlamentare italiane. Qëllimi ishte të zgjidhej ky incident mes dy vendeve me qëllim që të çliroheshin raportet mes Shqipërisë dhe Italisë, të cilat para se të ndodhte kjo ngjarje, qenë në rritje të vijuar dhe pastaj, në pesë motet e pranisë së Popajve në selinë e Ambasadës në Tiranë, ngrinë në vend dhe u tkurrën në mënyrë të rëndë.

Siç dihet, të dyja palët nuk ranë dakord veçanërisht për shkak të qëndrimit dogmatik, ideologjik të palës sonë dhe koha e zhvillimeve në Lindjen komuniste drejt rënies së Murit të Berlinit dhe shoqërive të hapura, bëri që më në fund të triumfojë edhe e drejta e natyrshme e Popajve për të emigruar jashtë, në Perëndim, kah lëvizjeje që ata e theksonin vazhdimisht.

Ndërkohë e informojmë lexuesin se ditën kur u zhvillua, në orën 10.00, në prani të ambasadorit italian Karlo Xhentile, takimi i Kristaq Ramës me dy përfaqësues të familjes Popa, gazeta italiane “La Stampa” pati botuar shkrimin “Popajt së shpejti të lirë”. Nëntitulli qe “Gjashtë vëllezërit e motrat do të mund të ikin nga ambasada jonë në Tiranë”. Në shkrim thuhej: “Romë-Trembëdhjetë muaj pas hyrjes ilegale në Ambasadën Italiane, për vëllezërit e motrat shqiptare Popa, të strehuar si të arratisur në përfaqësinë tonë diplomatike, po afrohet një zgjidhje.

Bisedimet midis Farnezinës dhe qeverisë së Alisë duket se po arrijnë në një çast vendimtar. Akile, Nikola, Ileana, Irena, Zhaneta e Ermioni, këta janë emrat e të strehuarve, do të mund të largohen nga Shqipëria pas bisedimeve diplomatike, po qe se Qeveria e Tiranës do të heqë dorë nga quajtja e tyre fajtorë, ashtu si edhe babai i tyre, Moisi, farmacist (i diplomuar në Napoli) për bashkëpunim me fashizmin në kohën e pushtimit italian.

Të gjashtë vëllezërit e motrat janë strehuar në përfaqësinë tonë në Tiranë, qysh nga 12 dhjetori i vitit 1985, ata gëzojnë një sistemim të përshtatshëm nga të gjitha pikëpamjet, na kanë konfirmuar nga ambasada: shohin televizionin italian, lexojnë gazetat e librat e bibliotekës sonë, janë të strehuar në një krah të ndarë të vilës”. Vijon më tej “La Stampa”: “Optimizmi, që ndihet qysh prej pak ditësh në Tiranë, rrjedh nga mënyra si u mbyll ngjarja me anijen e peshkimit të Otrantos.

“Lirimi i ekuipazhit, thotë në telefon ambasadori Karlo Xhentile, tregon korrektësinë e qeverisë shqiptare. Unë jam diplomat, besoj në bisedimet e në miqësinë midis dy vendeve. Rasti është i vështirë, por besoj se mund të zgjidhet”. “Kujdesi i Xhentiles lë të nënkuptohet, shkruan “La Stampa”, punën e heshtur për një zgjidhje që do të mund t’i lejonte të gjashtë Popajt që të zgjedhin rrugën e Perëndimit, siç ka bërë vëllai i shtatë, Rolandi, i arratisur në 1952″.

SKEDAT PA DATË DHE UDHËZIMET E ASHPRA TË MINISTRIT TË JASHTËM, REIZ MELILE

Në arkivin e MPJ në Tiranë ka një lëndë shkrimore të datuar në 23 janar 1987. Mjaft rrethana, sidomos disa skeda të mbushura me shkrim dore dhe të padatuara, e bëjnë shumë të dyshimtë kohën e hartimit të këtij materiali, më pas të daktilografuar. Patjetër, ai është thurur më parë, të paktën më 22 janar.

Lënda ka disa udhëzime të ministrit të Jashtëm, Reiz Malile, se si duhet të përgjigjet gjatë takimit Kristaq Rama në rrethana kundërpyetjesh të ndryshme të familjes Popa. Në krye të tekstit të skedave me shkrim dore, por të daktilografuara tashmë në një fletë A4 të përthyer më dysh, me një si laps-stilo, shumë majë hollë, janë shkruar këto fjalë: “Shënim. Teksti i bisedës të sh Kristaq Rama me armiqtë Popaj që mbahen në Ambasadën Italiane”. Firma tepër e kuptueshme: Reiz Malile.

Pastaj ka një vizë dhe poshtë është vënë data 23.1.87. Ndërkohë që takimi i Ramës me dy përfaqësuesit e Popajve u krye te zyra e ambasadorit Karlo Xhentile, po këtë ditë, në orën 10.00, vërtet i dërguari Rama i ka marrë udhëzimet, po këtë ditë të 23 janarit para kësaj ore? Në fletën e parë të daktilografimit të skedave nuk ka asnjë korrigjim, por në të dytën janë disa ndërhyrje, patjetër të ministrit Malile. Pas tekstit “…ne shqiptarët kurrë nuk lozim dhe askujt s’i bëjmë lëshime, vijon i daktilografuar teksti, i futur më pas në kuadrat me të njëjtin stilo majëhollë, “A ju kujtohet historia me jugosllavët, me sovjetikët apo me kinezët? Kur ata deshën të marrin nëpër këmbë sovranitetin tonë, as për ata ne nuk pyetëm”.

Reiz Malile, në anën e djathtë të këtij teksti, porosit: “Kjo pjesë na tha sh. Ramiz, të mos thuhet”. Ndërhyrja tjetër e ministrit të Jashtëm shqiptar është një paragraf më pas, në vazhdim të tekstit “përfitimi nga amnistia nuk është pakufi”. Këtu Malile shënon: “Unë jam interesuar pranë organeve juridike dhe jam informuar se efekti i amnistisë ndoshta nga muaji mars mbaron”. Në tekstin e daktilografuar qe shkruar e pastaj prishur nga Malile se ajo amnisti skadon më 1 mars.

Ndërkohë ka një fletë të katërt, së gjëri, ku është shkruar “Në qoftë se ata tregohen agresivë dhe shprehen me fjalë armiqësore të ashpra ndaj (teksti në vazhdim nënvizohet-shënimi ynë) shtetit tonë ose vetë Kristaqit (këtu ndërpritet nënvizimi), ky me qetësi t’u përgjigjet, se nga mënyra (rifillon nënvizimi) si flisni, si trajtoni dialogun dhe dëshirën e mirë për zgjidhjen e drejtë (ndërpritet nënvizimi) të fajit që keni bërë (nënvizon sërish), tregon (ndërpritet nënvizimi) që ju nuk e keni kuptuar më parë, as e kuptoni tani (nënvizohet) zemërmirësinë (ndërpritet nënvizimi) e pushtetit tonë popullor, tregon që ju jeni njerëz (nënvizohet) pa personalitet e pa moral.

Me gjithë këtë, qëndrimi im nuk ndryshon. Reflektoni për ato që ju thashë. Tjetër rrugë nuk ka”. Më tej, Reiz Malile komandon përgjigjet e Kristaq Ramës: “Në qoftë se thonë, ju na keni vrarë babën ose nënën etj., etj., Kristaqi, me qetësi, t’u thotë, së pari nëna ju ka vdekur e s’e ka vrarë njeri. Por më mirë t’i lëmë këtë muhabete, se po të flasim për të vrarët, popullit tonë i janë vrarë 28 mijë veta nga fashistët italianë, gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Prandaj, më mirë të flasim për situatën tuaj dhe rrugët që të dilni këtej e të jetoni si qytetarë të lirë”.

ÇFARË POHOI ME SHKRIM KRISTAQ RAMA PËR TAKIMIN

Më në fund, në 26 janar 1987, u plotësua dosja për këtë ngjarje, e nisur si proces më 7 janar. Në të ndodhen në gjashtë fletë, e hartuar me kaligrafi shumë të bukur, por ku në shumicën e rasteve, autori nuk përdor “ë”-të, ky raportim autentik i Kristaq Ramës: “Zgjedhësit më kanë pyetur për ju dhe më kanë kërkuar t’u sqaroj drejtpërsëdrejti pozitën tonë, duke ju bërë thirrje të reflektoni. Ju, duke hyrë në Ambasadën Italiane, keni bërë faj të rëndë. Ishit të lirë, ishit në punë.

Në qoftë se kishit ndonjë ankesë ose kërkesë, kjo duhej bërë duke iu drejtuar autoriteteve të vendit e jo një shteti të huaj që (këto fjalë nënvizohen, yp) nuk ka asnjë të drejtë ligjore ndërkombëtare as t’ju japë strehim diplomatik, as t’ju zgjidhë gjë. (ndërpritet nënvizimi, yp) Shqipëria është vend i pavarur, ajo ushtron sovranitetin e vet mbi gjithë qytetarët e saj dhe nuk i lejon askujt të përzihet në punët e saj të brendshme.

Unë dëshiroj t’ju sqaroj se (nënvizohet) Qeverija jonë (hiqet nënvizimi) ja ka bërë të qartë Qeverisë italiane që (fillon nënvizimi) nuk njeh as të drejtën e strehimit të qytetarëve tanë në Ambasadën Italiane, as lejon që ajo t’ju nxjerrë nga Shqipëria (mbaron nënvizimi). Zgjidhja e vetme është të dilni vetë nga ambasada dhe për të dalë jashtë Shqipërisë duhet t’u nënshtroheni rregullave të vendit si qytetarë shqiptarë që jeni. E thashë, që duke hyrë në ambasadë, keni bërë faj të dënueshëm. Megjithëkëtë (nis nënvizimi), unë si deputet (mbaron nënvizimi), ju siguroj se po të dilni vetë, të gjithë do të jenë të lirë, të jetoni e të punoni pa asnjë konsekuencë për veprën që kryet.

E bëjmë këtë për humanizëm, sepse kemi parasysh moshën dhe shumica jemi gra, për këtë do të ju përfshijë amnistia e shpallur, por e bëjmë edhe për të ruajtur marrëdhëniet miqësore me Qeverinë italiane, dhe për fjalën që japim ne nuk presim në besë njeri. Duke qëndruar këtu në ambasadë, ju po i rëndoni fajet. Marrëdhëniet e Ambasadës italiane me autoritetet shqiptare janë zbehur, në mes ka hyrë mosbesimi, gjë që nuk është as në të mirën e Italisë, as të Shqipërisë. Sa më shumë zgjat kjo gjendje, më keq është. Ju e dini se (nis nënvizimi) me sovranitetin kombëtar, me pavarësinë (mbaron nënvizimi) ne shqiptarët kurrë nuk lozim dhe askujt s’i bëjmë lëshime.

Dua t’ju them edhe se sa më gjatë të qëndroni këtu brenda në ambasadë, edhe për ju personalisht vështirësohet puna, përfitimi nga amnistia nuk është pa kufi. Ndoshta skadon nga muaji mars (kështu qe shkruar edhe më parë, por një i dytë i ka korrigjuar me një stilolaps dhe kaligrafi tjetër, duke e mbajtur të njëjtën përmbajtje dhe afat-shënimi ynë). Pas kësaj nuk vepron më automatikisht amnistia, por do të veprojnë ligjet për fajin që keni bërë dhe vetëm Presidiumi i Kuv. Popullor mund t’ju falë. Nga ana tjetër, përse të rrini këtu brenda, si në burg: mosha ka halle, ka sëmundje.

A i mendoni këto? Ju do ta vini në situata shumë të vështira edhe vetë Ambasadën Italiane, sepse, sidoqoftë ju jeni qytetarë shqiptarë dhe për gjendjen tuaj dhe për çfarëdo që mund t’ju ndodhë, përpara autoriteteve shqiptare përgjigjet ambasada italiane që ju mban. Mendoni seriozisht për këto që ju thashë. Dhe mendoni pa vonesë. Tani më 1 shkurt janë zgjedhjet. Atmosfera është e favorshme për të kapërcyer këtë situatë të pakëndshme. Unë pres përgjigje nga ju, në mos sot, nesër, pasnesër, sa më shpejt që të mundeni. (nis nënvizimi) Ju theksoj se hyj unë garant për çdo gjë (hiqet nënvizimi). Në qoftë se doni, dilni që tani 2-3 nga ju. Të shihni në praktikë që ne e mbajmë fjalën. Pastaj dilni të tjerët. Mendohuni mirë”.

Pikellimi i Pikellimes

Fotografia e Vera Istrefaj

Vera Istrefaj

Rrembimit te Lumes hapat e jetes tende Havzi Nela. Gremisjeve ia dole karshi Gjalices per te sjelle vrullin e lirise.

Pashtriku kundron me krenari per Ty.

Pikellima ka mbetur ne pikellim per Ty. Nuk po gjen qetesi.

Kush u var Havzi, fjala apo Ti?

Fjala jote mbetet ne lulezim, e ti Havzi ende frymezim Grykes se Vanave vjen vjen fllad bjeshkor per te freskuar shume koka te nxehta, shume çeshtje te prushta.

Ende ne rendje jane njerezit te flasin per Ty, te shkruajne per Ty, te perfitojne nga Ti.

A nuk eshte gjallimi ky? Ti je i gjalle Havzi!

Aty ne vendin e varjes tende, ka mbetur ne lekundje sot e asaj dite integriteti i vrasesve,i te heshturve.
Po aty ka mbetur edhe krenaria per qendresen tende. 

Madje, ka mbetur ne mendje e ne sy te minatoreve te minieres se Gjegjanit dhe punetoreve te ish-uzines ne Rexhepaj.

Ende e kam te gjalle fytyren e babait tim te ndjere kur u kthye nga turni i trete i punes. 

Ishte bere fytyre e mermerte. Biseda peshperitese qe pati me nenen time ende me ushton ne veshe.
-Mos i ler femijet te shkojne andej sot. 

Mbaji nen kujdes! Kane varur Havzi Nelen, kusheririn e Bajramit qe kemi ketu ne kat te pare!

Fundi i kesaj bisede u shoqerua me syte e shqyer te nenes time dhe kercellitjen e dhembeve te babait.

 Kaq, vetem kaq!

Fotografia e Vera Istrefaj

Une nuk te njihja atehere Havzi. Nuk kisha lexuar asgje nga Ti, por kisha nje respekt maksimal per kusheririn tend artist, i cili ne raste te vecanta te komshinjve, i binte firzamonikes aq bukur!
Nje dite tjeter, tek ndihmoja nenen time ne palosjen e letrave (i mblidhnim ne femijet per t’i shitur) , e degjova tek i thoshte babait:

- Kam pare Lavdien, gruan e Havzi Neles! Ishte sosur!

Asgje tjeter nuk mbaj mend nga ato vite deri ne vitin 1991, kur rastesisht, ne biblioteken e qytetit degjoj dy burra tek bisedonin:

-Do te takoj nipin e Havzi Neles. Kam shprese te gjej ndonje shkrim te tij.

Ende sot e kesaj dite nuk e di cilet ishin keta dy njerez, ama e kam nder sy imazhin e njerit me syze, plot rrudha mbi balle, kemishen e kalter te tij dhe tonin plot respekt per figuren e Havzi Neles.

Me pas, filluan bisedat e zakonshme neper qytet, ku mbizoteronte misteri, kurioziteti per veprimtarine e Havzi Neles. Ne qarqe letrare e politike perdorej shpesh Havzi Nela.

Related image
Nje dite, krejt rastesisht, ne vitin 1996 kur punonja ne Kukes Televizion , vjen nje zonje dhe me prezantohet: -Jam gruaja e Havzi Neles!

Nje atmosfere e pazakonte me perfshiu. Kurioziteti, respekti, interesimi me erdhen kaq natyrshem.
U ulem ne nje kend e po degjoja historikun e saj, aq sa u hutova dhe gati-gati harrova punen per te cilen isha aty.

Dhimbja jote, Havzi Nela, ishte e gjalle, e kishte Lavdija nder sy!

Me pas lexova shume artikuj apo shkrime te ndryshme per Ty. Madje dolen edhe libra, por ishin “gjera” shume te vogla krahasuar me Ty!

E une mbeta gjithmone “ e etur” per te lexuar rreth teje.

Kohet e fundit u ngrit busti Yt. Isha ne ceremoni dhe kuptova se jo vetem une isha kaq e vogel para teje, por gjithkush qe ishte aty.

Ishim te vegjel para bustit tend, edhe me te vegjel para veprimeve te tua.

Prezences se figurave te shquara u shtohej prarimi I rrezeve te diellit ate dite, por asgje nuk ndrinte sa ti.

Ti dritoje neper terr Havzi! Dikur dritoje territ te qelive, sot territ te “ rendjes per te te pervetesuar”.
Por ti mbetesh i yni, biri I Lumes .

Mbetesh i gjalle, sepse ne litar nuk u var as fjala, as Ti!

Je ende kalvarit te vuatjeve “per te dale ne drite” .

E Pikellima, ka mbetur ne pikellime per Ty!

******
Floripress(Flori Bruqi) 

Kush ishte Havzi Nela ?

Havzi Nela lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme.

 Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist. 

Related image

Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. 

Image result for poeti nela

Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë - u lexonte nxënësve poemat e tij. 

Më pas ai arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. 

Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.

Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte.

 Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën "Shko dallëndyshe" shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. 

Fjalët e fundit të Havzi Nelës para ekzekutimit,  botohen foto e rralla
Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, "Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun ..." dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.

Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit.

Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB.

Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje.
Image result for poeti nela
Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. 

Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën.

 Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunistë Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje.

Related image
Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.[3]

Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri.

Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993.

 Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. 

Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli "Dëshmor i Demokracisë."

Në përkujtimin e 75 vjetorit të lindjes së Havzi Nelës shkrimtari i shquar Ismail Kadare shkruante: "Poeti Havzi Nela është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë".

Krijimtaria letrare

Në qelitë e burgut
Nuse më dhanë robninë
Eni të vajtojmë Shqipërinë
Nusja e flamurit

KUR TË VDES

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”,
A e dini se çfarë kam hjekë,
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”,
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai urreu mizorin”,
Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”.

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuejtje e dërmoi”,
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritën ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”,
Thoni: “Për njerëzinë këndoi
E për vete mbajti zi!”.

Thoni se e qorroi terri,
Thoni: “Dielli nuk e ngrohu”,
Thoni se e trishtoi tmerri,
Ai të shtypunit i tha: “Çohu!”.

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue,
Mbi vorr tim me gur’e ferra
Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur ta ngushlloni
Thoni: “Gjallë kërkush s’ka mbetë!”

(Qafë-Bar, me 5 shkurt 1983)

NË QELIT’ E BURGUT

Në qelit’ e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret, m’janë terrue sytë.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta m’u randue, dëshirë nuk kam të vdes.

Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres t’afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres t’më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.

Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s’i nënshtrohem;
I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t’jesh lypsar s’ke kujt t’ia shtrish dorën.

Dit’ e net i mbyllun si zogu n’kuvli,
Për shtrojë e mbulojë me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trashë se letra.

Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m’arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikë më le mue t’zinë
Fluturon e s’ndalet, s’e duron robninë.

Sa n’nji krah në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligshtue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.

Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitën trupin, zemra s’ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën!

FRYMA E HELSINKIT

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë!

Image result for poeti nela

Lexoni :

 https://www.blogger.com/blogger.gblogID=8422905568708046283#editor/target=post;postID=2536647033413176132

Një cikël me poezi mikste nga Përparim Hysi

Image result for perparim hysi

1.Më tremb boshësia

Ta dini që më tremb boshësia
Qoftë dhe një ditë bosh,e quaj fare të kotë
Boshësia është vet neveria
Një jetë bosh, të kthen në idiot.

Dhe një dhomë bosh, pothuaj të tremb
Jetën e dua të gjallë dhe të kumbojë
Zbrazja e fshatrave nga banuesit më dhemb
Dhe shkaktarët e kësaj braktisje i mallkoj.

-Qemë tetëdhjetë shtëpi, tani veç tre
(Shoh një kronikë që më dhëmb)
Hamendësoj me veten dhe shtroj pyetjen:-Pse?
Askush nuk përgjigjet, boshësia më trëmb.

Mu në mes të ditës,- na sulmon ariu
(thotë një fshatar,i mbetur, në vetmi)
Bosh fshatra të tëra (mungon në to njeriu)
Dhe unë zë bërtas:-Ku je, qeveri?

2. Më tha dikush

- Sa më pe mua, dhe tak vure syzet
A nuk më thuaj:- Përse?
I vura,- i thashë,- se nuk dua të shoh sytë
Se je njeri i ndytë.

Takohemi dhe bën sikur qesh
Mbas shpine zë e nxjerr gjuhën
E ke në gjak:këdo e përqesh
Dhe troç po ta them: më kall krupën.

Iku me bishtin nën shalë
Dhe më nuk më del përballë.

3. Blerim në dimër

Dimër është. Është janar
Por unë e ti ndihemi valë
Dimrin e kemi kthyer në behar
Se aq duhemi dhe kemi mall.

4. Për të të besuar

Për të të besuar,nuk më duhen betime
As dhe prova,por as dhe kohë e gjatë
A je i zoti(e zonja) mos m'u shmangesh syve
Se sytë tregojnë në je ditë apo natë.

5. Një mikeje

Fytyra jote një trëndafil i madh dhe i bardhë
Se kaq e bardhë ishte fytyra jote,sa bora në mal
E kujtoj kështu fytyrën tënde dhe mbushem me mornica
Se jam i tëri si një det me batica e zbatica.

Zë e sjell fytyrën tënde në kujtesë
Dhe, pse mos ta them:-Kam debulesë.
Se plaga e vjetër rrjedh, kur i heq korën
Nëpër vargje sikur ma ndjen "oh-ën!".

6. Dashurinë dhe urrejtjen

Dashurinë e kam të madhe, të thellë, të përjetshme
Urrejtjen? Si piskamë a si një teshtitje
E nxjerr... dhe e harroj:
Si j a s h t ë q i t j e !!!

7. Plagjiati

"Ha-ha bëjnë krushqit
Ha-ha dhe nusja"
Këngë shpotitëse popullore

Pashë një plagjiat që kërkonte "siguri"
(se mos guxoni të prekni shkrimet e tij)
Se shkrimet që ka vjedhur janë me"bukë"
Si"bankë sigurie", kish zgjedhur fejsbuk.

E kanë bërë dhe të tjerë që janë krijues
Pas gjurmëve të tyre dhe ky "dejues".
Tërr s'ia bën syri që vjedh shkrime
Por që vjedh pa teklif, e quan legjitime.

Dikush larg e larg,i thotë me politesë
Të heqë dorë sa më parë nga ky ves
Po ku dëgjon nga ky vesh plagjiati
(Mua nuk më dëgjon, se jam nga fshati).

-Ku merr vesh ti,- më tha,- mor palofshatar
Unë jam poet,- tha,- por jam dhe shkrimtar
Tash të"siguruara" i kam të miat shkrime
(Sa përfitojmë me të tilla k o p j i m e!!!)

8. Sa vende të bukura ka në botë

Sa vende të bukura ka bota
Ku dora e njeriut ka bërë mrekullinë
Duket sa nuk të ikë mendja nga koka
Sikur para teje sheh "magjinë".

S'do mend që prekesh e mbushesh me shend
Sado negativist apo nihilist të jesh
Por mua më shkon mendja veç tek imi vend
Se them se më të bukur nuk ke ku të gjesh.

Ka fusha,kodra,shkëmbinj e male
Lumenj, liqej e det
Pyje që i japin një bukuri përralle
S'ka si vendi im; e kam shpallur "MBRET!"

Le ta braktisë këtë vend kush të dojë
Por unë këtu dua të jap frymë.
Me asgjë tjetër vendin tim s'e ndërroj
Mbi gjithë mrekullitë e botës, është vendi im.

9. Nuk shoh dot njeri të brengosur

Nuk shoh dot njeri të brengosur
Sa e shoh, më dhimbet dhe brengën dua t'ia heqë!
Me hallet e njerëzve shpesh herë jam nakatosur
Dhe, ndonjëherë, e kam pësuar keq.

Se kurrë nuk kam bërë sikur hallin nuk e shoh
Dhe kam bërë aq sa kam mundur
Nuk ka patur rëndësi: e njoh, nuk e njoh!
Por kurrë nuk e kam përbuzur.

Se gjasme ky nuk është halli im
Dhe ta lë hallexhinë apo ta braktis
E kam ndihmuar aq sa kam patur"fuqinë"
Qoftë dhe i panjohur si IKS...

10.Përpara një të bukure

Hiç nuk më vjen turp që përkulem par teje
Turpi? Në dreq! Është i paskrupull
Ende i nxehtë gjaku im në deje
Të falem , të përulem,se je e bukur.

Tiranë, 10 korrik 2018

******
Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit.
Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier.

Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi.

Ka botuar katër libra me poezi: 

“Rektimat e dashurisë”, 

“Prushi i dashurisë”,

 “Më piku dashuria”, 

““Luftë” me dashurinë”.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.

Ka botuar librat në prozë:

"Tregime",

"Faji" i Isakovskit, 

"Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", 

"Lotët e Kumurisë" 

dhe librat me poezi:

"Eh,si qenka dashuria!",

"Kurthi i mallit",

"Kot s'jam i vdekshëm",

"Njerëz që dua"

dhe "Mbeta dashurive".

Etj.

Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime.

Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë.

Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.

2018/07/09

Masakra e Srebrenicës kthehet në film, kërkohet mbështetje edhe nga Serbia

Producentët e filmit për masakrën e Srebrenicës më 1995, që po e përgatit regjisorja nga Bosnja e Hercegovina, Jasmila Zhbaniq, do të kërkojnë mbështetje financiare edhe nga Serbia, shkruan sot “Blic” i Beogradit.

Niederlande Urteil Ratko Mladic | Fernsehübertragung (picture-alliance/AA/n: Ibrahimkadic)

Ajo planifikon t’i ofrojë Serbisë të bëhet bashkëproducente e projektit, i cili merret me njërën nga temat më të dhimbshme të historisë së saj më të re, protagonist i së cilës është komandanti i luftës së Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, i dënuar në shkallën e parë nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm, ndër të tjera, për shkak të vrasjes së tetë mijë boshnjakëve në Srebrenicë.

Jasmila Zhbaniq (44), bashkë me fituesin e Oscarit Danis Tanoviq, i prin grupit të krijuesve filmikë nga BeH të formuar dhe të bërë publik pas luftës. Për filmin “Gërbavica” më 2006 ka marrë çmimin Ariu i Artë.

Ajo ka bërë të ditur se partnere në këtë projekt e ka Xhemile Taliq Gabrijel, e cila jeton në Australi, dhe e cila ka qenë producente në filmin e saj paraprak “Për ata që nuk mund të flasin”.

Ende nuk është publikuar se kush cilin rol do ta luajë, pra as rolin e Mlladiqit.

Sulmi mbi Srebrenicën kishte filluar më 6 korrik të vitit 1995 dhe ka përfunduar pesë ditë më vonë, pas hyrjes në qytet të ushtrisë së Republika Serpska nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, përcjell Koha.net. Sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës, ushtarët nën komandën e Ratko Mlladiqit deri më 19 korrik në mënyrë të organizuar dhe sistematike vranë rreth tetë mijë meshkuj e djem boshnjakë (myslimanë). Rreth 30 mijë gra e fëmijë u deportuan brenda dy ditësh.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë masakrën e Srebrenicës më 2007-ën e cilësoi si akt gjenocidi. Rezolutat me të cilat u vërtetua ky aktgjykim u morën në Parlamentin e vendeve të BE-së, Kanadasë, SHBA-së dhe të Australisë.

Kuvendi i Serbisë më 2010-ën miratoi Deklaratën me të cilën dënohen krimet në Srebrenicë, duke konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por në tekstin e Deklaratës nuk përmendej shprehja gjenocid.

Bosnien und Herzegowina Geschichte über einen Knochenjäger (DW/Z. Ljubas)

"Kasapi i Ballkanit", Ratko Mladiq u denua në Tribunalin e Hagës me burg të përjetshëm. Gjykatësit konstatuan se ish-komandanti i forcave serbe është përgjegjës për veprat më të rënda gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

Ratko Mladiq, është fajtor për gjenocid në Srebrenicë dhe për krime të tjera që janë bërë në Bosnje-Hercegovinë. Trupi gjykues në Tribunalin e Hagës, në procesin e fundit që po zhvillohet atje, ishte i bindur me argumentet e prokurorisë dhe vendosi që ish-komantandi i forcave serbe në Bosnje - Hercegovinë të mbetet në burg të përjetshëm. Udhëheqësi i trupit gjykues, Alfons Ori, kontatoi se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve të atjeshëm. Qëllimi i të akuzuarit ishte ndarja e burrave nga femrat dhe ekzekutimi i tyre, deportimi i popullatës tjetër dhe spastrimi nga myslimanët. Mladiqi ka dhënë urdhëra konkrete në lidhje me krimet dhe gjenocidin në Srebrenicë.

Mlladiqi bën kryq, por gjendja e tij përkeqësohet

Ratko Mladiq u fut në sallë në gjendje të mirë shëndetësore. Së pari bëri kryq, ngriti gishtin e madh dhe u ul. Gjatë fjalës së gjykatësit Ori, i cili lexonte argumentimin e vendimit, Mladiqi tundte kokën në shenjë mohimi dhe me buzëqeshje përcolli fjalinë e tij, se "pas një vendimi të nënshkruar nga Karaxhiqi dhe Mladiqi, ka qenë shumë i qartë qëllimi që territori i Srebrenicës të spastrohet nga boshnjakët dhe ajo të shndërrohet në territor serb".

Por ndërkohë gjatë leximit të vendimit, u përkeqësua gjendja e tij shëndetësore dhe seanca u ndërpre për më shumë se gjysmë ore. Mbrojtja kërkonte ndërprerjen e procesit. Mbrojtja kërkoi që vendimi të shqiptohet pa leximin e argumentimit. Por gjykata vendosi të vazhdojë leximin, ndërsa Mladiq u largua nga salla, për të ndjekur procesin përmes videos.

Gjykata ka konstatuar se forcat serbe kanë granatuar edhe objektiva civile në Sarajevë, ku banorët kanë jetuar në një gjendje të pandërprerë rreziku. "Çdo herë kur kanë dalur nga shtëpia kanë rrezikuar jetën nga mundësia e goditjes së snajperistëve". I akuzuari ka udhëhequr personalisht me granatimin e Sarajevës dhe ka urdhëruar ndërprerjen e furnizimit të qytetit. Ai ka drejtuar edhe fushatën e goditjeve me snajper të popullatës civile në Sarajevë.

Keqtrajtime, deportime, krime, dhunime

Në burgje ka pasur keqtrajtime të rënda fizike dhe psiqike. Të zënit robë janë detyruar të dhunojnë njëri-tjetrin. Shumë myslimane janë dhunuar, ndër to edhe fëmijë që kanë pasur vetëm 12 vjet. Në shumë rajonet të Bosnje-Hercegovinës (Banjalukë, Bijeljinë, Foçë, Ilixhe, Novi Grad, Pale, Prijedor, Rogaticë, Sanski Most, Sokolac, Vlasenicë), ka pasur deportime masive të myslimanëve. Gjakata ka konstatuar se në B-H janë bërë krime kundër njerëzisë dhe shfarosje masive të mylsimanëve. Pala kundërshtare ka treguar pak, apo aspak, sjellje njerëzore dhe humane.

Bosnien und Herzegowina Geschichte über einen Knochenjäger (DW/Z. Ljubas)
I akuzuari ka qenë në kontakt të përhershëm me Serbinë dhe krerët e ushtrisë serbe, me qëllim koordinimin dhe furnizimin e forcave serbe në B-H. Mladiqi kishte kufizuar edhe furnizimin e popullatës civile mysliamane. Ai kishte organizuar edhe një qendër propagande kundër kroatëve dhe myslimanëve dhe ka gënjyer bashkësinë ndërkombëtare. Veprat e tij kanë mundësuar kryerjen e krimeve në përmasat që kemi parë.

Qëllimi i të akuzuarit ka qenë largimi i përhershëm i myslimanëve dhe kroatëve nga territoret, për të cilat është pretenduar që atje të mbeten vetëm serbët. Mladiq ka qenë pjesë e grupit kriminal ku kanë qenë edhe Plavshiq, Krajishnik, Karaxhiq dhe të tjerë. Mladiq ishte përgjegjës edhe për marrjen peng të pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare (Unprofor), të cilët janë dërguar në vendet strategjike, për të penguar bombardimet e forcave ndërkombëtare.

Vendimi

Pas trajtimit të të gjitha argumenteve, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe dokumentet, Ratko Mladiq, nuk shpallet fajtor për gjenocid në gjashtë komuna të Bosnje-Hercegovinës, që ishte pika e parë e atkakuzës. Por Mladiqi u shpall fajtor për 10 pikat tjera të aktakzës: për gjenocid në Srebrenicë, krime, deportime, dhunime, vrasje, krim kundër njerëzisë, terror dhe shkelje të parimeve të luftës, sulme ndaj civilëve, marrje të pengjeve... Këto janë krimet më të rënda që njeh njerëzia. Ndaj gjykata në shkallë të parë vendosi: Rako Mladiq denohet me burgim të përjetshëm.

Flori Bruqi

“Shqiptarët në shtypin britanik 1774-1856” si tablo për tetë dekada

Në historiografinë bashkëkohore gjithnjë e më tepër po vërehet trendi i studimit të informacioneve të ofruara nga mediat e shtypit për ta ri-konstruktuar të kaluarën apo për t’iu qasur një problemi të caktuar historik.
“Shqiptarët në shtypin britanik 1774-1856” si tablo për tetë dekada

Studimi dhe analizimi i informacioneve të tilla çojnë në ndërtimin e një tabloje më të gjerë të një çështjeje historike, sepse mediat pasqyrojnë perceptimin e qëndrimeve të njerëzve të kohës, mentalitetit dhe botëkuptimit të tyre, përfshirë shtresa të ndryshme, qoftë gazetarë, politikanë, ushtarakë, tregtarë apo njerëz të rëndomtë; pastaj ofrojnë qasje shumëdimensionale ndaj një problemi, shpeshherë të përcjella me krahasime të zhvillimeve ndërkombëtare; përveç tjerash ofrojnë edhe perceptimin sociologjik e psikologjik përmes shkrimeve mbi mënyrën e jetës dhe të ushqimit, sjelljeve, kushteve të banimit, traditave, religjionit, etj., që për një historian modern ofrojnë lehtësi të dukshme në lidhjen logjike të ngjarjeve, shkruan Armend Mehmeti.

Prandaj, duke ndjekur një trend të tillë, studiuesi i historisë, prof.i asoc. dr. Memli Krasniqi na sjell studimin e titulluar “Shqiptarët në shtypin britanik (1774-1856)”. Në këtë studim, të shkruar në 407 faqe, autori bazohet plotësisht në të dhënat e gazetave britanike, pra angleze, skoceze, irlandeze dhe uellsiane, të vjela nga arkivat e Bibliotekës britanike, kur dihet se Britania njihet si njëra ndër vendet e para në botë ku lindi gazetaria moderne, sidomos kur kihet parasysh se ajo respektonte lirinë e shtypit dhe ishte jashtë ndërhyrjeve të politikës ditore, së paku në aspektin e shkrimeve me karakter ndërkombëtar. Për t’i dhënë studimit një karakter sa më shkencor dhe për të ofruar argumente sa më të pasura historike autori përdor edhe burime primare nga Arkivi Kombëtar Britanik, Arkivi Osman, Arkivi Kombëtar i ShBA-së, Koleksione nga Biblioteka Kombëtare Amerikane, Arkivi i Institutit të Historisë në Tiranë, etj. Po ashtu autori përdori një varg burimesh dokumentare të botuara, me theks të veçantë dokumente nga provenienca bullgare, serbe, maqedonase, turke, etj. Sigurisht që nuk mungoi analizimi i një literature të gjerë të gërshetuar me studimin e të dhënave nga interneti.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...